:::ShkoderZemer
“Një natë e paharrueshme dhe e papërsëritshme”. Kështu e përkufizoi Pandi Laço prezantuesi dhe skenaristi i spektaklit të vetëm të muzikës popullore, mbrëmjen e së shtunës. Protagonist i mbrëmjes ishte Frederik Ndoci,një nga zërat më potent të muzikës shqiptare,i cili dhuroi një kolanë
muzikore të mrekullueshme në recitalin, që mbylli performance e tij të këtij sezoni, tek “Këngët e Shekullit”.Por surprizat kushtuar këngëtarit shkodran , qenë të shumta. Tinguj muzike,
humor shkodran dhe miq të shumtë.
I pari që u ngjit në skenën e teatrit të Televizionit Klan, për të shoqëruar Ndocin në një duet të paparë ndonjëherë, ishte këngëtari korçar i muzikës së lehtë Sherif Merdani. Të dy artistët, intepretuan një potpuri me këngët më të njohura shkodrane.Një tjetër surprizë për Frederikun ka qenë dueti me këngëtaren e mirënjohur Myfarete Laze dhe në vijim me bashkëshorten e tij, Alisa Baraku.
Por ‘qershia mbi tortë’ ishte performanca me dy motrat e tij Juli dhe Rita Ndoci, të cilat erdhën posaçërisht nga Gjermania, për të rijetuar edhe një herë emocionet e së shkuarës
E kështu, mes njerëzve të dashur që i falën dashuri, Frederik Ndoci dhuroi një mbrëmje të mbushur me emocione të forta në spektaklin e madh të “Këngëve të Shekullit”
Vazhdo Leximin... You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup |