Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


04
12.2011

Vllaznia kërkon merkato për Sukajn

:::ShkoderZemer
Mapo - Shkodranët duan të sigurojnë qendërmbrojtësin Dushku të Tiranës në këmbim të lojtarit dhe shumës prej 50 mijë eurosh. Vllaznia ka nevojë për afrime cilësor në janar, në mënyrë që të arrijnë objektivat e saj, që është minimum kapja e një vendi, që e çon në Kupat e Europës. Por duket se këto kohët e fundit po bëhet shumë zhurmë sa i takon merkatos së janarit, pa të cilën nuk bëhet fjalë për t’u arritur


asnjë objektiv, sado minimal qoftë ai, por duket se nuk ka as një orientim të qartë. Nisur nga kontaktet e deritanishme, të krijohet përshtypja se Vllaznia do t’i përqëndrojë “goditjet” e saj, në merkaton e janarit, në kampionatin shqiptar, por mund të jetë edhe krejt e kundërta. Nga sa mësohet, dhe ashtu siç e kemi pohuar 24 orë më parë, kuqeblutë po kërkojnë një qendër-mbrojtës “importi” dhe këtu bëhet fjalë për pistat e mundshme jashtë Shqipërisë. Kjo vërtetohet më së miri edhe nga fakti, se mësohet se u është refuzuar vlonjatëve huazimi deri në fund të sezonit të mbrojtësit Julian Brahja, që Flamurtari e ka afruar në këmbim të sulmuesit Xhevahir Sukajt, kuptohet se këtu do të shtohej edhe ndonjë shumë financiare, por jo apo prej 50 mijë eurosh. Refuzimi për Brahjen, është bërë me argumentin se do të kërkohet të sillet, në janar, një qendër-mbrojtës nga jashtë kampionatit tonë. Në këto kushte vihet në pikëpyetje shumë të madhe apo më mirë të themi, zbehet së tepërmi edhe pista për mbrojtësin e Tiranës, Erjon Dushku. Ky i fundit luan në qendër të mbrojtjes dhe është projektuar për në vendin e malazezit Petroviç, që është një dështim i madh, deri tani për shkodranët. Madje thuhet se Dushku pret të mbyllet faza e parë, për të parë reagimin e drejtuesve të Tiranës dhe më pas të “mësyjë” drejt Shkodrës.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1978 sec, 0.0614 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,229kB