Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


15
01.2012

Kujtime mbi Imzot Vinçenc Prennushin

:::ShkoderZemer
Mapo - Arshi Pipa - Nëntor 1947, është vala e terrorit komunist. Të gjithë ato që janë kundërshtarë, veprues ose jo të partisë, janë fshirë ose rrasë nëpër burgje. Gjykimi është sa për sy e faqe. Proçesi kurdiset nga Ministria e Brendshme. Gjyqi vetëm vihet në skenë. Në sallën e gjyqit para meje është një burrë i moshuar dhe ky i burgosur si ne, çohet në këmbë kur thërrasin: Vinçenc Prennushi. Akuzat janë fallse pa asnjë fakt


konkret dhe steriotipe “Armik i popullit” ”Bashkëpunëtor me okupatorin” ”Agjent i Vatikanit”. Vendimi 20 vjet burg. Në fjalën e fundit ai thotë: Nuk i kam dasht kujt të keqen. Jam mundue me ba mirë.

Me Imzot Prennushin u njoha mirë mbas gjykimit, nuk vonoi dhe u miqësuam meqe rrinim në një dhomë. Flitshim shumë për letërsi, histori dhe pak politik se nuk i pëlqente, me të tjerët zakonisht fliste pak dhe ato pak gjëra që ja sillnin mundohej ti ndante me të tjerët. Rrinte shpesh i fiksuar dhe i tretur me shikim nga dritarja, me ngjas atëherë lutej. Ishte i butë, me shpirt, thellësisht i devotshëm.

Portreti i tij: Dinjiteti i krishterë i Vinçenc Prennushit i kombinuar me vlerën e tij letrare dhe i këqyrun (pamë) nën prizmin e atdhetarisë shqiptare i jep fytyrës së tij një rëndësi madhore në rradhët e përfaqësuesve të kombit. Jeta e tij qe e pa njollë dhe e shkrime në shërbim të idealeve eprore që ishin: Atdheu, Arti, Feja.

Është fort i njohur nga shkodranët, që i ri i veshur me shgunin e fratit tregoi takt dhe kuptim të rrallë në të zbuturit e fanatizmit në qytet po dhe mbahen mend ligjëratat që mbante mbi atdhetarizmin në datat historike të vendit.

Po kështu nis dhe veprimtaria letrare si në fushën e folklorit me botimin “Kënga Popullore Gegënishte”, vepra tjetër “Gjethe e Lule” e vitit 1925 ku ka lirikat e veta shumë të përmendura. Pasuroi letërsinë tonë me autorë të mëdhenj botërorë nga përkthimet që bëri. Ai u lartësua dhe në hierarkinë kishtare duke u zgjedhë Provincial i franceskanve dhe më vonë u emërua nga Selia e Shenjtë Ipeshkëv si dhe Arqipeshkëv i Durrësit. Por nuk mund ta kishte gjatë me komunizmin, i cili është në të njëjtën kohë kundër fesë dhe atdhetarisë.

At Prennushi më ka rrefue se qysh E. Hoxha e kishte thirrur gjoja të këshillohej me të për punët e kishës shqiptare, por në të vërtete me i imponue pikëpamjet e veta komuniste ndaj fesë, por nuk mundi ta bindte. Më vonë At Prennushi u burgos, ai u vërsul ashpër kundër tij në njërin nga fjalimet e veta. Nga goja e tij mësova se e kanë rrahë më parë me dru, mandej e kanë lidhë prej këmbësh e duarsh duke i fut në mes një shkop e duke e var shkopin në një gozhdë të madhe në murin e wc-së, e kanë lënë aty deri sa i ka rënë të fiktë. Me varen si “Dashi në krraba” shtonte duke buzeqeshur Imzoti. Tortura dhe puna e rëndë në kamp s’mbaruan kurrë mbi këtë të moshuar, e çuan në keqësimin e shëndetit. Zuri shtratin nga azma kardiake. Krizat e kulshimit, ato të rendat, i kalonte natën. Kërkonte vetëm të kishte dritë në dhomë, ne bëmë çmos që drita të mos i mungonte. Ajo elektrike ishte deri në mesnate pastaj gjatë ditës bënim kujdes me gjet dru dhe me i ndez në votër me qellim që flaka të ndriçonte sadopak. Duke me falenderuar, më tha me zë të lodhur e copa-copa: “Po me kujtohen fjalët e GOETHES: ”MEHR LICHT!” (Dua Dritë). Ajo dritë së cilës i kishte thirrur poeti në prag të vdekjes nuk ishte sigurisht drita që shohin sytë tanë. Këtë dhe Imzot e dinte mirë. Por cili njeri nuk pa në dritën e ambël të qiellit simbolin e Jetës? -Me të ba sytë dritë mbi dhé -thotë populli ynë. Kjo një shprehje egërsisht poetike por me cilësinë e Jetës. Dhe kur mendja e njeriut u rrek me gjet një urë lidhëse në mes asaj materiale e jomateriale u ndal si njëherë për herë tek Drita. Imzot Prennushi u nda kësaj jete një natë frorit 1948. Atë natë kishte zjarr në votër. Kur ja mbylla sytë, sy të lodhur e të shterrur që aq fort kishin kërkuar dritë mu duk se pashë në fytyrën e tij të shkrime një ndriçim jo të zakontë. Ndoshta më bënin sytë e mij të përlotur por ndoshta ishte diçka tjetër: SHPIRTI, që në grahmat e dhimbjes fizike, topitet, tkurret kur dhima te praj( te pushoje) .

Njeriu mund të mos besoj në pavdeksinë e shpirtit, por është e vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin.

Kur vërejmë qysh njerëzit vdesin -japin jetën për IDEALIN!

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2508 sec, 0.1003 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB