Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


15
01.2012

Çka do t’jèt Shkodra?

:::ShkoderZemer
Dom Lazer Shantoja -«Nё piken e tretё e kam dà t’ju zhvilloj se çka do t’jèt Shkodra: çka do t’jèt e jo çka kà me kênё, pse as jam as s’due tё jem profetё. Shkodra, o zotёnì, do t’jèt kryeqyteti i Shqipnìs! jo vetem kryeqyteti moral, por edhè kryeqyteti fizik i Shqipnìs. Âsht faret punё e kotё qi une kёtû t’ju parashtroj provёt e argumentat qi i japin Shkodres ket tё drejtё posё qytetevet tё tjera.


Retro/Press:


Kёto argumenta e provё keni mujtё me i lexue n’«Oren e Maleve» e âsht kot t’i persris, âsht kot pse nё kjoftё se Shkodra nuk bâhet kryeqytet nuk âsht pse nuk kà tё drejtё m’u bâ; nuk âsht pse i mûngojn argumentet e provat mbî tё cilat m’u pshtetё kjo e drejtё, por vetem pse nuk don ndokush qi tё bâhet: nuk e don ndoj i huej e ndoj i jonё qi per interesa e veçanta tё vetat âsht bâ vegel qorre e e ndytё e tij.

E ky fakt, o zotёnì, tham un, âsht argumenti mâ i madh qi do tё perdorin nacjonalistat e vertetё per me bâ Shkodren kryeqytet. Shkodra do tё bâhet kryeqytet jo pse kà kênё gjith herё, jo pse âsht qyteti mâ i lulzueshem e perparimtàr, jo pse po rrenohet ekonomikisht; jo ne e mram pse lypim na Shkodranёt, por fillё pse nuk e duen t’huejt e interesat e tyne. Me deklarimin e Shkodres kryeqytet Kuvêndi Kushtetues kishte me i lanё nji êmen tё paharrueshem vedit e kishte me mujtё m’u quejt me tё vertetё Kuvênd Kombёtàr.

Na kà bâ me qeshё artikulli i nji deputatit nga Kruja nё «Shqiptarin e Amerikёs» me tё cilin diftote se Shkodra nuk mûnd t’u bâte kryegjytet per arsye tё Bunёs e Drinit qi aj barasote me dy kulshedra. Jo, zotёnì! tjera janё kulshedrat qi ja ndalojn ket tё drejtё Shkodres: kёto kulshedra po e persris, janё t’huejt. Une me ket fjalё nuk due me thanё se gjith ata qi kundershtojnё tё drejtat e Shkodres, janё tё gjith tё shitun polikes s’huej, tham se tё gjith, dashtё o pà dashtё, bajn politiken e huej.

Kёtû rrî soni i punёs, e prandej na Shkodranёt kemi tё drejtё me vûe «pregiudiziali» kuer âsht fjala per kryeqytet. Nuk jemi na Shkodranёt ata qi per nji plesht jemi gadi me djegё jerganin; nuk jemi ata qi thonё se kuer tё mbaroj un, batall fort per tjerё; nuk jemi na shkodranёt qi lypim Shkodren per me hupё Shqipnìn por duem Shkodren kryegjytet pse vetem me Shkodren kryeqytet kà me na u mbushё mêndja se kà Shqipnì, se kà Shqipnì pernjimênd!

Kёtû mё duket se ndokush do me mё pvetё: Mirё po, tё tana fjalёt e mira e tё bukra; por fûndi, a po bâhet a s’po bâhet Shkodra kryeqytet?

Zotёnì kёsajё pvetje s’mûnd t’i pergjegjem. Do t’i pergjegjem vetem tuj protestue n’emen tё gjith juvet, tё fyemvet qi nji fletore e ndyet, e poshter, guxoj me i bâ Shkodranvet e Deputetvet tё Shkodres.

- Mbas kёtyne fjalvet konferencjeri xjerrё prej xhepit fletoren «Shpresa Kombёtare» nё tё cilen kёndon: «Shkodra po mbaron per faqe tё zezё tё gjith Shkodranvet. Ata qi kan marrё besimin t’onё, ata qi na perfaqёsojnё, ata e vetem ata e kan nё dorё me bâ Shkodren me lè per sё dytit e sè me e gjykue per vdekje.»-

Protestojmё, o Zotёnì!

Zoti mos e thashtё! Por nё kjoftё se Shkodra mbaron nuk mbaron pse e gjykuene per vdekje deputett t’onё, deputett e popullit, tё zgjedhun me djersen e popullit, por pse e gjikuene per vdekje deputett e BEGUT tё zgjedhun prej BEGUT e prej pares.

Zoti mos e thashtё! Por nё kjoftё se Shkodra mbaron, nuk mbaron per faqe tё zezё tё gjith Shkodranvet, por vetem per faqen e zezё t’atyne faqezezvet e trathtarvet shkodranё tё cilёt êmnin e tyne e kan lidhё per mot tё motit me êmnin Koplik!

Zotnì! Tuj ju pà kёtû nё ket ças âsht tuj mё ngà mêndja tu nji shen¸ e zakont¸ n¸ kohen e rromakvet kur t¸ gjykuem¸t per dek¸ para se t¸ shkoshin me marr¸ ndeshkimin do t¸ kaloshin para perandorit e nji lajmtàr n’êmen tё tyne, i thotё: «Ave, Ceasar, morituri te salutant!» Rrnosh o Mbret, tё gjykuemёt per dekё tё falen.

Nё ket ças mё duket se kam para vedi me pranì fizike tё tanё Shkodren e rrethet e saja: mё duket se shoh kёtû malcorёt t’onё, burrat e Kosovёs a t’Hotit e tё Grudёs: mё duket me pà tё ngjalluna hijet e martirvet tё lirìs kombёtare, mё duket me pà tё njallun para mejet fatosin e Traboinit Ded Gjo Lulin, e mё duket se prej kёtyne gjindvet sot çohet nji zâ i nâltё e i madh qi mrrînё deri nё Tiranё e jehon nё Kuvêndin Kushtetues: «Ave, morituri te salutant!»

Ndînje, o zotёnì, zânin t’onё, kёqyrni tё drejtat t’ona! Per hater tё Zotit, per hater tё Shqipnìs, per hatrin e kombit shqiptàr, mos e dёnoni Shkodren, persè Shkodra do tё rrnojё! persè Shkodra edhè trup i dekun ne u baftё prej jush, kà per tё kênё «das lebende Leichnam» - kufomё e gjallё - Dinje se Perendija Shkodren e kà bâ per Shqipnì, sikur kà bâ Shqipnìn per Shqiptàr!

GAZETA “ORA E MALEVE”, SHKODER, 19 PRILL 1924, NR. 17.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2417 sec, 0.0952 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB