Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


17
03.2012

"Bomba" e Vatës: Kampionati dhe Kupa, të fiksuara

:::ShkoderZemer
Panorama - Rudi Vata ‘Të ndërhyjë Prokuroria, futbolli shqiptar po degjeneron’
Kampionati dhe Kupa e Shqipërisë janë të fiksuara. Të paktën kështu mendon trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, tekniku ka shprehur haptazi indinjatën e tij për mënyrën se si i është marrë fitorja ekipit që ai drejton në takimin e fundit me Laçin.


Sporte Premte, Mars 16th, 2012

Kritikat e ashpra kanë qenë nga ana e teknikut kuqeblu në drejtim të gjyqtarit Kridens Meta. Madje, Vata ka kërkuar që të ketë një ndërhyrje të Prokurorisë për sa u përket gjykimeve të tilla, të cilat çojnë edhe drejt trukimit të rezultatit. Për Vatën nuk ka më asnjë dyshim që këta persona që sot po mbizotërojnë futbollin shqiptar, po ndikojnë direkt në rezultatet e takimeve, duke e kthyer kampionatin në farsë.
Si është ndier Vata dhe stafi i tij pas takimit me Laçin?
Jam shumë i indinjuar, sepse për 94 minuta që zgjati ndeshja, Vllaznia, futbollistët, stafi teknik, stafi mjekësor i saj, janë dhunuar ose, më mirë të themi, janë përdhunuar psikologjikisht në mënyrë sistematike, nga gjyqtari i ndeshjes Kridens Meta. Ai kishte ardhur me qëllim të caktuar në këtë takim, për ta ndëshkuar Vllazninë dhe ia arriti qëllimit. Është hera e dytë që ky gjyqtar e trajton Vllazninë në këtë mënyrë. Hera e parë ka qenë ajo në Kuçovë ndaj Tomorit, ku na anuloi dy gola (shënim i redaksisë: Në fakt, në këtë ndeshje arbitër ka qenë Bardhyl Pashaj dhe jo Kridens Meta).
Duket si krejt personale…
Jo, por unë pyes veten si guxon ky njeri të tallet me djersën e futbollistëve, me një skuadër futbolli, me krenarinë e një qyteti. Shteti, qeveria shqiptare, ministria që mbulon sportin, urgjentisht duhet të angazhohen për të ndëshkuar këta njerëz që po dëmtojnë rëndë futbollin, imazhin e kësaj loje të bukur. Na gjykojnë njerëz anormalë dhe askush nuk ndërhyn. Nuk duhet të vazhdojmë më në këtë mënyrë. Duhet të ndërhyjë edhe prokuroria e instancat e tjera, sepse kemi të bëjmë me persona të inkriminuar.
Folët me arbitrin pas ndeshjes?
Po, dhe madje i thashë se do më kishte nga pas të 365 ditët e vitit, për ta luftuar atë dhe të keqen që e sundon futbollin shqiptar. Përmes deklaratës së bërë, Vllaznia ka kërkuar që ky gjyqtar të mos e gjykojë më përjetësisht Vllazninë, por unë do shkoj më tej: Kridens Meta nuk duhet të jetë më pjesë e gjykimit, sepse fjala “gjyqtar” është shumë e madhe dhe ai nuk ka aspak lidhje me këtë profesion. Unë uroj dhe shpresoj që organet e federatës të marrin masat përkatëse, sepse këta gjyqtarë janë shkaktarët kryesorë të largimit të tifozëve nga shkallët e stadiumeve. Kur mendon se Partizani nuk është më pjesë e Superligës, kur mendon se edhe Dinamo po shkon drejt asaj rruge, këta njerëz e kanë më të lehtë për të dominuar dhe për të bërë ligjin në futboll.
A është ndërlikuar situata për kalimin e turit për ekipin e Vllaznisë pas humbjes me Laçin?
Pas kësaj humbjeje janë ndërlikuar shumë gjërat për ne. Dikush më tha para ndeshjes se fitorja jonë në Durrës i ka prishur punë shumëkujt, ndaj për ta rregulluar atë, Laçi do të fitonte ndaj Vllaznisë dhe kështu ndodhi. Po shoh se kampionati dhe kupa këtu janë të fiksuara. Megjithatë, sa i takon Vllaznisë, pavarësisht këtyre vështirësive, do të kërkoj dhe të luftoj deri në fund për të arritur objektivat. Unë i pari dhe të tjerë pas meje, s’mund të lejojmë këta njerëz të tallen me emrin e Vllaznisë.
A e shikoni të mundur kalim e turit tjetër kur ju duhet një fitore mbi dy gola me Flamurtarin?
Fillimisht duhet të mendojmë të kalojmë Kastriotin për të synuar vendin e pestë pas kësaj jave dhe pastaj të mendojmë për Flamurtarin. Ne do bëjmë të pamundurën, por në këtë luftë duhet të bashkohen edhe ata njerëz që e duan futbollin e bukur dhe të ndershëm. Vetëm kështu mund të kemi një kampionat të fortë, ndryshe nuk mund të kemi as Kombëtare të fortë me këto probleme.

Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
"Bomba" e Vatës: Kampionati dhe Kupa, të fiksuara, ALBERTSA 17 Mar : 22:19 Reply to this

Me vjen keq per trainerin e vllaznis qe e ka kuptu itesh qe futbolli shqiptar esht i korruptum kur ne te gjith europen kampionati shqiptar esht i perjashtum nga çdo baste e sketina sepse ndeshjet shiten shum kollaj,dhe kur shoh njerz ne stadiume qe bertasin dhe gezohen per skuadren e tyne esht shum qesharake..

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1846 sec, 0.0579 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB