Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


24
03.2012

Sezon i dështuar, ja revolucioni kuqeblu

:::ShkoderZemer
Panorama - Vllaznia/ Klubi po mendon për vitin e ri, projektohen ndryshime të mëdha. Pritet një trajner tjetër, shumë largime dhe rikthime.
Humbja me Flamurtarin dhe për më tepër eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, që ishte mundësia e fundit për shkodranët për t’u përfaqësuar në Kupat e Europës, ka bërë që ky sezon të jetë një nga më të dështuarit për këtë ekip në 10 vitet e fundit. Pavarësisht se kampionati ende nuk është mbyllur, tani askush nuk beson më tek kjo Vllazni dhe te ideja se ajo mund të bëjë mrekullinë. Dështimi i plotë shihet më tepër si


një faj kompleks, ndaj drejtuesit, përveç frikës se skuadra mund të rrezikojë edhe zonën e plejaut, po shikojnë edhe mundësitë për ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm, duke programuar ndryshime të mëdha. Pavarësisht se për të ardhmen e trajnerit Rudi Vata do flitet muajin e ardhshëm, mësohet se ndryshimet do nisin pikërisht nga tekniku. Vata ka deklaruar se do ta shihte edhe vetë qëndrimin e tij pranë skuadrës shkodrane, por tani edhe drejtuesit e klubit duken të bindur se largimi i parë mund të nisë nga numri një i ekipit. Një tjetër fakt interesant që mësohet, ka të bëjë me futbollistët e ardhur gjatë merkatos së janarit, të cilët direkt apo indirekt janë afrime të vullnetshme, apo edhe të imponuara të teknikut Vata. Këta lojtarë, kryesisht të huaj, mund të mos jenë në planet e shkodranëve për sezonin e ardhshëm futbollistik. Futbollistë të tillë si Moreno, Vuk apo edhe Brnoviç e Jablan, kontratat e të cilëve skadojnë në fund të këtij sezoni, sipas të gjitha gjasave nuk do të rinovojnë. Po ashtu edhe Brnoviç. Gjithsesi, nuk duket se revolucioni do të mbarojë me kaq, pasi Petroviç pret të marrë valixhet sapo të mbarojë kampionati, e gjithashtu edhe Popoviç nuk duket shumë larg një gjëje të tillë. Ndërkohë vetëm dy janë emrat të cilët momentalisht janë të konfirmuar për të qenë sezonin e ardhshëm pjesë e shkodranëve: portieri Vujadinoviç dhe mbrojtësi Smajli, ndërsa shumë pranë rinovimit mund të jenë Hajdari e Gocaj. Ndërkohë drejtuesit po mendojnë për më tej, ku nuk mungojnë emrat konkretë. Do të niset nga shkodranët Lika e Bala, që luajnë për Tiranën, po ashtu nuk mund të përjashtohet as Vucaj që luan aktualisht me Laçin, por edhe Shtubina që është pjesë e Flamurtarit. Ndërsa nuk përjashtohet një rikthim i shkodranëve të sulmit, Sukaj e Vajushi, të cilët kanë lëvizur dhe mund të bëjnë përsëri hapa pas për rikthim. Mësohet se edhe një ish-lojtar i Vllaznisë, si Igor Radusinoviç, që aktualisht luan për Rudarin në Mal të Zi, mund të afrohet sërish në skuadër, pasi para katër viteve ka qenë pjesë e saj.
Tirana, në pritje të rrogave
Ishte premtuar që pagat do të jepeshin të martën, por nuk u dhanë, e njëjta gjë ndodhi edhe të mërkurën, ndërsa të enjten nuk u mbyll asgjë për shkak të pushimit kombëtar. Mirëpo, burime pranë klubit bëjnë me dije se skuadra do të likuidohet 100 për qind sot, duke qenë se rrogat tashmë kanë kaluar në bankë, por thjesht janë vonuar si pasojë e disa procedurave burokratike.
Ja kush mund të largohet
Rudi Vata
Sergi Moreno
Gordan Vuk
Ivan Jablan
Gavrilo Petroviç
Popoviç
Nenad Brnoviç
Ja kush mund të afrohet
Gilman Lika
Bekim Bala
Ndriçim Shtubina
Erjon Vucaj
Xhevair Sukaj
Armando Vajushi
Igor Radusinoviç



Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1613 sec, 0.0279 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,230kB