Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


31
03.2012

Rudi Vata: Arratisja ime në Francë dhe negociatat për stolin e kombëtares

:::ShkoderZemer
Mapo - Flasim për një eksperiencë kaq të madhe në klube të ndryshme, me të drejtë mund të lindë pyetja, ç’ju shtyu të lëvizni në kaq shumë klube europiane? Jam larguar nga Shkodra në moshën14-vjeçare, jam larguar me qëllimin për t’u edukuar dhe për t’u rritur nga ana profesionale si futbollist. Për herë të parë u largova nga familja kur lëviza në Tiranë, ku mbarova shkollën e mesme të “Mjeshtërisë Sportive”. Kjo eksperiencë 4-vjeçare në Tiranë ka qenë shumë e rëndësishme, sepse më ka mësuar për të punuar dhe për të jetuar jashtë familjes.


Largimi në mars të ‘91-it në Francë, ishte një situatë e tillë që ishte e pamundur vazhdimësia e jetës profesionale në Shqipëri. Ishte ai moment kur kombëtarja shqiptare do shkonte të luante në Francë. Sigurisht ishte një vendim i marrë me shumë guxim, sepse ishte një situatë që do largoheshe nga vendi yt për në një vend të huaj, do ballafaqoheshe me një realitet krejt tjetër, kulturë tjetër, gjuhë tjetër e çdo gjë tjetër. Do fillohej jeta nga e para.

Duke pasur eksperiencën e parë në Francë, e cila ka qenë mjaft e vështirë dhe mjaft delikate në situata të tilla, fillimi është shumë i vështirë. Kam kaluar një periudhë të vështirë edhe nga ana fizike, sepse në një provë të parë që kam bërë me një skuadër në Le Mansh, e cila ishte një skuadër në kategorinë e dytë franceze, kam pësuar një frakturë në këmbën e djathtë gjatë stërvitjes, gjithashtu kam pasur një tërheqje të ligamenteve të jashtme.

Duke qenë një person që kisha kërkuar azilin politik, të cilin nuk e kisha fituar akoma dhe duke qenë pa sigurime sociale, lufta për mbijetesë bëhej akoma më e vështirë. Gjithsesi, kjo situatë u kalua me sukses dhe më shërbeu për eksperiencat në vazhdim.

Të ndalemi pak tek largimi për herë të parë nga Shqipëria dhe kërkimi i azilit politik, ishte diçka e paramenduar apo diçka e çastit?

Ishte një periudhë shumë e vështirë për familjen time. Në fillim të marsit të ‘91-it, vëllai im ishte larguar me peshkarexhë nga porti i Shëngjinit. Familja ime kishte një periudhë 3-javore që nuk kishte asnjë lloj komunikimi apo informacioni për vëllanë. Familja ishte në një situatë të vështirë, pasi ne ishim vetëm dy fëmijë. E shikoja dhimbjen në fytyrën e tyre, në sytë e tyre. Vendimmarrja për të qëndruar në Francë për mua ishte shumë e vështirë. Kur jam nisur nga Shqipëria në Francë, mendimet dhe ideja ime ishte që të kthehesha përsëri në Shqipëri, por në Francë mora vesh se ku ndodhej vëllai im dhe arrita të komunikoj me të, ndërkohë në atë moment mora edhe vendimin që të qëndroj në Francë, sepse ishte e vetmja mundësi që unë të fitoja lirinë dhe të rritesha nga ana profesionale. Gjithashtu e shikoja si mundësi për të realizuar një ëndërr në jetë, ëndrra ishte të luaja me një skuadër europiane.

Ju më parë thatë që kam lëvizur shumë, kam pasur eksperienca në shumë vende, por kjo ka qenë pjesa më e bukur e jetës sime, sepse çdo eksperiencë ka qenë ndryshme. Kanë qenë eksperienca të vështira dhe fitimprurëse, por gjithsesi duke punuar shumë sistematikisht më kanë bërë të ndihem njeri me vlera. Nga eksperienca njeriu bëhet më i fortë dhe më i zoti.

Rudi, pak më parë përmendët eksperiencat tuaja në Francë, por dëshiroj të ndalem shkurtimisht në disa detaje se si u krijuan lidhjet me këto dy klube, Le Manshin dhe Toursin?

Në korrik të vitit ’90, në Shqipëri u hapën ambasadat, pati shumë shqiptarë që kaluan muret e ambasadave dhe kërkuan azil politik në vende të ndryshme. Në Francë, kur shkuam në vitin 1991 ka pasur shumë djem nga Tirana, të cilët ishin shokët e mi dhe që erdhën për të parë ndeshjen Francë – Shqipëri. Ishte ndihma e tyre dhe dëshira e tyre, këto krijuan mundësitë dhe lidhjet që unë të shkoja e të provohesha tek skuadra e Le Manshit.

Në Skoci keni qëndruar rreth 4 sezone, cila ishte arsyeja që lëvizët nga Franca në Skoci?

Në vitin ‘91 –‘92 nuk jam aktivizuar në ekipin kombëtar sepse nuk kisha dokumentet për të lëvizur. Në vitin ‘92 arrita të përfitoj një vizë franceze dhe në atë kohë, trajneri i kombëtares Bekush Birçe më bëri një ftesë që unë të rikthehesha në ekipin kombëtar. Pas rikthimit tim në ekipin kombëtar bëra ndeshje me Spanjën dhe më pas me Irlandën në Dublin. Ka qenë pikërisht kjo ndeshje, ku trajneri i Celtikut të asaj kohe Liam Bredi, një emër i madh i futbollit britanik dhe një lojtar i madh i skuadrave Juventus, Sampdoria e Inter në Itali, kishte ardhur për të shikuar se çfarë do prodhonte kjo ndeshje. Pas ndeshjes ai ka kërkuar që të kontaktonte direkt me mua, ka kërkuar që të më kishte në ekipin e tij Celtic Glasgow.

A ishit ju i vetmi lojtar i skuadrës kombëtare që u zgjodhët?

Po, unë isha i vetmi shqiptar.

Çfarë ju tërhoqi nga Skocia, pasi duhet theksuar se këtu keni qëndruar më shumë se në asnjë vend tjetër?

Skocia ishte një vend me mot shumë të ftohtë, por kishte njerëz shumë të dashur, mikpritës. Celtiku ishte klubi i parë britanik që kishte fituar Champions League në vitin 1967, me një histori dhe traditë të jashtëzakonshme. Mënyra e të jetuarit dhe të punuarit në këtë klub ishte tepër speciale. Mikpritja që më ka bërë ky klub dhe tifozët, ka qenë shumë e veçantë saqë vazhdon edhe sot e kësaj dite që ky klub të jetë pjesë e ndjenjave të mia të mira.

Pas gjithë këtyre eksperiencave, tani kur e mendoni, cila ka qenë më e vlefshmja për ju?

Nuk mund t’i ndash, pasi çdo eksperiencë ka qenë e vlefshme, çdo eksperiencë ka qenë ndryshe. Çdo eksperiencë më ka dhuruar momente të bukura. Gjithsesi mund të them se eksperienca më e fortë dhe ajo që më ka rritur profesionalisht ka qenë eksperienca gjermane.

Ju kanë paragjykuar ndonjëherë për faktin që jeni shqiptar?

Asnjëherë, sepse në jetë po të punosh, po të sillesh mirë, po të respektosh rregullat e jetës dhe po të jesh serioz, mendoj se të vlerësojnë dhe të trajtojnë mirë, të trajtojnë për atë që jep.

Kalojmë tek një kapitull tjetër, tek pjesa familjare. Kur u larguat nga Shqipëria, ju ishit një djalë i ri, por a menduat ndonjëherë se do krijonit familje jashtë Shqipërisë?

Asnjëherë nuk e mendoja që do krijoja familje jashtë Shqipërisë, as nuk e kam ditur se kur mund të mendoj për të krijuar një familje. Futbolli për mua ka qenë mjaft i rëndësishëm, ka qenë gjëja më e rëndësishme e jetës sime. Çdo ndjenjë e imja ka qenë e fokusuar tek futbolli. Çdo ditë kam punuar që të arrija të bëhesha një futbollist i mirë dhe të bëhesha një futbollist i kombëtares sime, por me kalimin e kohës jeta sjell momentet e veta dhe më pas çdo gjë ka ndodhur natyrshëm dhe, aspekti familjar nuk ka qenë i planifikuar në këtë mënyrë.

A mund të na rrëfeni se si u njohët me znj. nga Skocia, Ann Frances, bashkëshorten tuaj?

Ka qenë një natë fundviti, natë Krishtlindjesh. Unë kisha dalë me disa shokë të mi në një klub nate në Hamilton Palace, i cili është një ndër klubet e natës më të famshme në Skoci dhe aty ka qenë takimi ynë i parë, takim i cili është pasuar me shumë takime të tjera.

Ju shihte me një sy të çuditshëm ngaqë ju ishit shqiptar?

Atë periudhë kam qenë futbollist i Celtikut të Glasgow-t dhe po ashtu kam qenë ndër shqiptarët e vetëm në Skoci dhe sinqerisht mund të them që njerëzit nuk e kishin idenë se nga i binte Shqipëria. Në qoftë se je futbollist i Celtikut të Glasgow-t, nuk mund të mendosh se do paragjykohesh sepse je person i veçantë dhe nuk mendohet të ketë situata racizmi.

Duke qenë se ju ishit një djalë shqiptar, sa e lehtë dhe sa e vështirë ishte për ju të ndërtonit jetën me një zonjë nga Skocia, me një mentalitet krejt të ndryshëm nga Shqipëria e asokohe?

Ka ardhur çdo gjë natyrshëm, nuk mendoj se ka qenë diçka e vështirë. Nuk mendoj që kam pasur një mentalitet të atillë, apo kam menduar që mund të trajtohem si shqiptar sepse kam besuar shumë tek vlerat e mia, si profesionale ashtu edhe njerëzore. Kur sillesh mirë me njerëzit e punon mirë, atëherë edhe jeta është më e thjeshtë.

A ka qenë ndonjëherë bashkëshortja juaj në vendin tonë?

Po, ka qenë shumë herë.

Çfarë mendimi ka ajo për Shkodrën?

Shkodra i pëlqen çdokujt. Shkodranët janë shumë mikpritës. Traditat shqiptare janë të mrekullueshme, shpresoj t’i ruajmë.

Rudi, ju keni dy djem biondë me nënshtetësi britanike, si e shikojnë ata Shqipërinë? A kanë dëshirë të vijnë herë pas here në vendlindjen e babait?

Unë i sjelli çdo vit. U pëlqen shumë Shqipëria, madje ndihen më krenarë që janë shqiptarë sesa skocezë. Ata shpeshherë zihen me njëri-tjetrin se cili është më shqiptar se tjetri.

Dhe cili nga ata të dy është më shqiptari?

Atë do e vërtetojë koha, për momentin të dy kanë dëshirë të jenë shqiptarë.

Rudi Vata, a gjeni kohë që herë pas here t’u flisni atyre për Shqipërinë, për realitetin këtu, për doket, për zakonet dhe kur e bëni këtë, a jeni i sinqertë në atë që thoni, apo thoni atë që ju do dëshironit të ishte realitet këtu?

Ata kanë informacion të bollshëm për Shqipërinë, por edhe nëpërmjet historisë së babait të tyre ata arrijnë ta njohin Shqipërinë.

A keni arritur të pikasni tek ndonjëri nga ata dëshirën për të luajtur futboll, apo dëshirën për të trashëguar talentin e babait?

Të dy mundohen të luajnë, të dy kanë natyra të ndryshme, por mendoj që djali i vogël ka disa gjëra që mua më bëjnë të besoj se mund të arrijë diçka. Është më i dedikuar, është më i përqendruar dhe stërvitet sistematikisht.

A konsumoni kohë me ta duke i mësuar për futbollin?

Konsumoj shumë kohë me djemtë, por ata shkojnë edhe në skuadrat e grupmoshave në Skoci, ku kanë trajnerët e tyre të përkushtuar për t’u shpjeguar çdo gjë.

Kthehemi prapa në kohë, ku flasim mbi kandidimin tuaj për kreun e FSHF-së. Çfarë mendoni se ju penalizoi që nuk arritët të viheshit në krye të FSHF-së?

Unë kisha dëshirën që të kthehesha dhe të kontribuoja në vendin tim, të ofroja diçka ndryshe për të ndryshuar mënyrën e të punuarit, që të përmirësoja futbollin në Shqipëri; për këtë vendosa të kandidoj për postin e FSHF-së. Mua më penalizoi mungesa e vullnetit dhe e dëshirës jo të mirë të qeverisë dhe opozitës. Në momentin e parë që kam ardhur në Shqipëri kam dashur të takoj z. Berisha dhe z. Rama. Berisha e refuzoi ftesën, nuk iu përgjigj ftesës dhe menjëherë kuptova se nuk ekzistonte dëshira për të ndryshuar fytyrën e futbollit në Shqipëri.

Si e shihni nivelin e kampionatit shqiptar dhe cilat do ishin masat emergjente që ju do merrnit?

Futbolli shqiptar ka shumë probleme, probleme me dhunën, ka probleme me arbitrat, ka probleme të fiksimit të ndeshjeve, pra është një kompleks problemesh të cilat nuk zgjidhen brenda një nate. Për t’i zgjidhur këto duhen njerëz të cilët, siç e thashë edhe më sipër, duhet të kenë vullnetin dhe dëshirën për t’i ndryshuar gjërat. Sigurisht që shteti është një faktor shumë i rëndësishëm për këtë ndryshim. Nëse qeveria nuk ndërhyn për t’i ndryshuar dhe për t’i eliminuar këto probleme, futbolli shqiptar do vazhdojë të përkeqësohet.

Pse erdhët tek Vllaznia, ç’ju shtyu të merrnit drejtimin e saj?

Isha në Shkodër, pata një telefonatë nga drejtori teknik i Vllaznisë. Ishte periudha kur u largua nga Vllaznia trajneri Mirel Josa, dhe përderisa bëhej fjalë për drejtimin e ekipit të vendit tim, pranova pa hezituar.

A e kuptojnë mentalitetin tuaj njerëzit me të cilët punoni, stafi i Vllaznisë?

Mendoj që më kuptojnë, mendoj se e kuptojnë si duhet të funksionojë futbolli profesionist, se si duhen ndryshuar gjërat, por shumë faktorë nuk varen nga ato. Përsëri problemi është kompleks, pasi duhet vullneti i disa personave për të filluar ndryshimi.

Si një ish-futbollist i Vllaznisë që jeni, a mendoni se Vllaznia do ishte më mirë në drejtimin e një presidenti, sesa nën drejtimin e Bashkisë?

Mendoj se po. Bashkia ka shumë telashe të tjera, ka shumë përgjegjësi për qytetin dhe mendoj që automatikisht futbolli është në plan të dytë, por që nuk duhet harruar se futbolli në mendjen e shumë njerëzve në Shkodër është në plan të parë dhe mendoj se pranë Vllaznisë duhet të jetë një president që të jetë përfaqësues në të gjitha tribunat VIP.

Si një ish-futbollist i Vllaznisë që jeni, a mendoni që arbitrat nuk kanë asgjë personale me Vllazninë apo ndonjë ekip tjetër të kampionatit shqiptar, por është thjesht çështje biznesi?

Mendoj që është kthyer në biznes, e di që nuk kanë asgjë personale me Vllazninë dhe ekipet e tjera. Arbitrat janë të interesuar të fitojnë në rrugë jo ligjore, në Shqipëri anti-ligji është ligj. Të vjen keq që pas gjithë kësaj askush nuk shqetësohet. Të vjen keq pasi fenomeni i arbitrave është kthyer në një gjendje të turpshme për futbollin.

Si një ish-futbollist i kombëtares shqiptare, a mendoni që tifozët janë mërzitur me trajnerët e huaj?

Nuk e di nëse tifozët janë mërzitur me trajnerët e huaj, por di që trajnerët e huaj nuk i kanë dhënë ndonjë gjë speciale ekipit kombëtar. Mund të them që tifozët e kombëtares, për një kohë relativisht të gjatë mund të realizojnë ëndrrën e tyre për të marrë pjesë në një format europian apo kombëtar.

*Intervistuar për emisionin radioteleviziv EURODITA.



SKEDA Rudi Vata

U lind më 13 Shkurt 1969 në Shkodër.

1991 kërkon azil politik në Francë

Martohen me Anne Frances, skoceze

Kanë dy djem, Ruanin dhe Rokon.

1987 debutimi me Vllazninë

‘88 – ‘91 luan për Dinamon-Tiranë

‘91 – ‘92 luan për Le Manshin dhe Toursin-Francë.

‘92 – ‘96 luan me Celtic Glasgow-Skoci

‘96 – ‘98 luan me Apollon Limasol-Qipro.

‘98 – ‘99 Energjie Kutbus-Gjermani

‘01 – ‘02 LR Ahlen-Gjermani

‘02 –‘03 Tirana-Shqipëri

‘03 luan për Yokohama-Japoni

‘03 –‘04 luani për Sen Jonstone-Skoci.

241 ndeshje me klube dhe 22 gola

59 ndeshje me Kombëtaren dhe 5 gola.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2304 sec, 0.0624 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,242kB