:::ShkoderZemer
SHKODËR- Rreth 50 artistë të rinj të moshave të ndryshme nga Shkodra dhe rrethet e tjerë të Shqipërisë, filluan sot në edivion e 11-të të Çmimit Kombëtar “Pjetër Gaci”. Aktiviteti i kthyer tashmë në traditën e qytetit verior, organizohet në përkujtim dhe nderim të personalitetit të madh të muzikes shqiptare, Pjeter Gaci, i cili mbetet një simbol i muzikes shqiptare.
Dita e parë e konkurimit është zhvilluar në mjediset e “Fshatit të Paqes”. I konceptuar në formën e një festivali të interpretuesve të zhanreve të ndryshme, ky aktivitet organizohet nga Qendra Kulturore "Pjeter Gaci" në bashkëpunim me shkollen artistike “Prenke Jakova” me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkences. Në këtë event do të konkurojne për dy ditë me radhë instrumentistë dhe këngëtarë lirikë nga të gjitha trevat shqiptare. Konkurentet e ciklit të ulët dhe të lartë u ndanë në interpretimet e tyre për instrumenta, në harqe, piano dhe fizarmonikë, ndërsa kantoja konkuroi në vete.
Sipas organizatorëve, pas dy ditëve të para të konkurimit në sallën e koncerteve të "Fshatit të Paqes", takimi final me interpretët më të mirë të këtij edicioni do të zhvillohet ne diten e tretë për çmimin special, në hollin e teatrit "Migjeni" të qytetit. Krahas konkurentëve për çmimin “Pjetër Gaci”, organizatorët kanë rezervuar edhe një program artistik ku për të pranishmit do të interpretojë orkestra e harqeve Shkodër në bashkëpunim me disa prej interpretëve më të spikatur të këtij edicioni nën dirigjimin e Daniel Glineur nga Belgjika:
(el.me/BalkanWeb)
Vazhdo Leximin... You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup |