Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


22
04.2012

Xhamia e Plumbit në fokusin e ambasadës kuvajtjane

:::ShkoderZemer
SHKODËR- Pasi është takuar një ditë më parë me kreun e Bashkisë së Shkodrës, Ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, Najeeb A. Al-Bader, ka preferuar të qëndrojë edhe gjatë ditës së sotme në qytetin verior. Duke pasur në fokus mbështetjen ndaj monumenteve të kulturës, Al-Bader është perqendruar kryesisht tek Xhamia e Plumbit, një nga veprat e spikatura të trashëgimisë kulturore rrëzë kalasë së lashtë Rozafa.


Gjatë vizitës që bëri pranë këtij objekti kulti, ambasadori kuvajtjan vleresoi kete veper monumentale, e cila flet për një histori të kahershme të aktivitetit të saj në këtë zonë historike e rrethuar edhe me zbulime të tjera të hershme që po dalin në dritë gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike.

Në një prononcim për mediat, ambasadori i Kuvajtit, Najeeb A. Al-Bader, tha se “jam shumë i lumtur që sot ndodhem këtu, në këtë zonë historike të qytetit të Shkodrës. Ajo çfarë kam parë është një pasuri e madhe historike e Shqipërisë, por duhet bërë shumë për këtë xhami.” Për këtë ai shprehu gatishmërinë e ambasadës që përfaqëson si dhe të shtetit të Kuvajtit, që në bashkëpunim edhe me Myftininë e e Shkodrës, të bëjnë të mundur rehabilitimin e plotë të kësaj vepre historike.

Nga ana e tij, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamet Sytari, në emër të komunitetit mysliman ka falenderuar diplomatin kuvajtjan për vizitin dhe kujdesin e treguar për të investuar në rehabilitimin e këtij institucioni që për Shkodrën ka një histori më vete.

(d.b/BalkanWeb)

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2189 sec, 0.0881 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,228kB