Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


29
06.2012

“Kushërinjtë, gjithçka për mua”

:::ShkoderZemer
Top-Channel - “Për mua kushërinjtë janë shumë të rëndësishëm se janë gjaku im. Me ata kuptohem, kam kaluar momentet më të bukura të fëmijërisë dhe vazhdoj të dëgjohem gjatë të gjithë kohës. Për këtë arsye, marrëdhëniet me ta më duken absolutisht të nevojshme”. Ky është Oltjon Rukaj, djali shkodran që nga qyteti i tij nuk ka trashëguar vetëm kulturën dhe traditën, por edhe dashurinë e madhe për njerëzit e tij.


Vazhdon studimet në Universitetin e Tiranës, megjithatë, pavarësisht të gjitha angazhimeve të përditshme, ai gjen gjithmonë kohë për kushërinjtë dhe kushërirat e tij.

“I takoj shpesh, ndodhta në fundjavë dhe bëj çmos sepse në të vërtetë janë njerëzit më të afërt dhe mendoj se gjë e mirë të jesh afër njerëzve të tu. Padiskutim, gjithmonë përpiqem të gjej kohë dhe mundësinë për t’i takuar”, thotë Rukaj.

Sakrificat janë të të gjitha palëve. Pavarësisht “ideve tabu” se kushërirat nuk kanë marrëdhënie të mira me kushërinjtë, në këtë rast ndodh krejt e kundërta.

Gerta, kushërirë e parë me Oltonin, shprehet: “Është një pjesë shumë e rëndësishme dhe kam marrëdhënie të mira me kushërinjtë në përgjithësi, sidomos me ata që kam një afërsi në lidhje gjaku. Shoqëria e tyre është shumë më e pastër se një shoqëri që mund të gjesh diku tjetër”.

Për Oltjonin është shumë e rëndësishme edhe shoqëria me të cilën kalon pjesën më të madhe të ditës, por asgjë dhe askush nuk mund të zëvendësojë vendin e miqve të tij më të mirë, vendin e miqve të tij të privilegjuar, kushërinjve të tij të parë.

“Me kushërinjtë është më e lehtë të kuptohesh, pasi i njeh më mirë dhe e di se si janë rritur e jetojnë. Unë i shoh nga afër dhe i kuptoj shumë më mirë”, vlerësoi Oltjoni.

Janë të paktë ata njerëz që bëjnë përpjekje për t’u takuar me djalin e hallës apo vajzën e dajës. Por, të rinjtë e familjes Rukaj, nuk janë prekur ende nga kjo sindromë e shoqërisë. Ata flasin në telefon, takohen për kafe, krijojnë debate, organizojnë festa dhe vazhdojnë të ruajnë kontakte intensive jo vetëm me moshtarët e tyre, por me të gjithë fisin.

Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
“Kushërinjtë, gjithçka për mua”, ::bud:: 06 Jul : 18:08 Reply to this

doli shqiptari i par qe doka kushrijt e tij. Bravo keshi lajmesh kena nevoj per Top Chanel.

A mendoni sa do ti kene kushtu ky kerkim.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2072 sec, 0.0819 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,230kB