Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


15
07.2012

Dy fshatra në konflikt për pronat, banorët në protestë

:::ShkoderZemer
Balkanweb - SHKODËR- Konfliktet për pronat tani përfshijnë jo vetëm familjet njëran me tjetrën, por edhe fshatra të tërë. E tillë është situata në zonën e Vaut të Dejës ku konflikti mes dy fshatrave për tokën është acaruar dhe ende nuk ka marrë asnjë zgjidhje ligjore. Banorët e fshatit Naraç në Bashkinë e Vaut të Dejës janë në konflikt me banorët e fshatit Hajmel. Problemet e lindura prej 20 vitesh kanë bërë që banorët e Naraçit të dalin dhe të


protestojnë në rrugë. Ata kanë ndërmarrë këtë veprim paraditen e së mërkurës për të sensibilizuar institucionet shtetërore dhe për të parandaluar ndonjë konflikt të rëndë. Rreth 100 banorë të zonës së Naraçit kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën kryesore që lidh fshatin me rrugën nacionale në orët e paradites të së mërkurës. Njëri nga protestuesit, Gjovalin Shtjefni tregon: "Në fshatin tonë toka është ndarë sipas ligjit të shtetit shqiptarë në bazë të ligjit 7501. Ndërkohë banorët e fshatit Hajmel në mënyrë absurde kanë marrë me forcë këtë tokë dhe e shfrytëzojnë atë prej kaq vitesh. Ne jemi këtu sot për të sensibilizuar të gjithë institucionet dhe për të ngritur zërin ndaj kësaj pa drejtësie që na bëhet ne", pohon kështu Shtjefni. Sipas tij, banorët i bëjnë thirrje shtetit të ndërhyjë dhe të mos bëhet shkaktar për zhvillime të mëtejshme apo edhe thellimin e konflikteve. "Ne jemi këtu pa tokë. As me ligjin e vjetër dhe as me të riun ne nuk përfitojmë. Me se duhet të jetojmë ne?", - vazhdon të flasë në emër të banorëve, Shtjefni. Banorët e përfshirë në protestë nuk ngurojnë të kërcënojnë se ata do të përdorin të gjitha mjetet për të nxjerrë në dritë të drejtën e tyre. "Ne kështu nuk mund të jetojmë. E kuptoni që nuk kemi me çfarë të jetojmë. Një zgjidhje do ta gjejmë. Por po kërkojmë një herë ndihmën e shtetit", - vazh dojnë të deklarojnë protestuesit. "Duke qenë se shteti nuk po zbaton ligjet e tij, nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse me marrë armët dhe të lirojmë tokat tona që na i kanë zënë padrejtësisht", pohon një tjetër protestues. Sipas banorëve ata nuk duan viktima pasi nuk duan që numrit të të vrarëve për tokën t'u shtohen dhe banorë të kësaj zone. Institucioni i Prefektit nga ana tjetër ka pohuar se është vënë në dijeni të këtij problemi dhe ka nisur të punojë për të parë nga afër të gjithë situatën dhe për të gjetur zgjidhjen e duhur.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2082 sec, 0.0742 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,229kB