:::ShkoderZemer
Tv1-Channel - Fundjava është lënë pushim për futbollistët shkodranë. Pas përfundimit të ndeshjes miqësore, Vllaznia-Beslidhja e zhvilluar mbrëmjen e së premtes në stadiumiun “Loro Boriçi”, Vllaznia ka zhvilluar edhe një seancë stervitore, atë të paradites të së shtunës, më pas tekniku Duro ka udhëzuar që futbollistët të qëndrojnë pushim deri diten e hënë kur rifillojnë sërish përgatitjet me seancat e programuara stervitore. Duke iu rikthyer
ndeshjes miqësore me lezhjanët, ashtu si edhe për pjesëtarët e tjerë të stafit teknik, edhe për drejtorin sportiv, Armir Grima, Vllaznia akoma nuk po del në lojën e saj për të justifikuar edhe mbështetjen që i ka dhënë klubi dhe Bashkia e Shkodrës me blerjen e disa futbollistëve cilësorë.I pyetur rreth një çështjeje shumë të lakuar ditët e fundit, rreth largimit nga posti i drejtorit organizativ të Kujtim Shabës, gjë e cila në opinionin sportive dhe komentet mediatike, quhet punë e kryer.Pas seancave stervitore të ditës së hënë dhe të martë, në mesjavë, diten e mërkurë, Vllaznia do të udhëtojë drejt Peqinit për të zhvilluar testin numër katër të ndeshjeve miqësore.
Vazhdo Leximin...
Comments
Ishalla mir, po i shofim qa po nxjerrin ne drit me tan ket shpenzim qe kan ba. |
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup |