Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


26
08.2012

Bind Skënderbeu i Josës, shkodranëve u mungon fantazia e saktësia para portës.

:::ShkoderZemer
Super-debutim i kroatit me kampionët, kuqeblutë e Duros në tapet. Kishte arsye trajneri i Vllaznisë, Shpëtim Duro, kur ngulmonte për Pero Pejiçin. Por oferta më e ulët e shkodranëve bëri që sulmuesi të firmoste për Skënderbeun. Dhe konfirmimi erdhi që në ndeshjen e parë të kampionatit: Vllaznia 1 – Pejiçi 3.


Më keq se kaq nuk mund të niste kampionati për kuqeblutë. Edhe pse luhej në tempullin e tyre “Loro Boriçi”, edhe pse nuk mungoi atmosfera e mbështetja e mijëra tifozëve shkodranë, edhe pse përballë nuk kishin Skënderbeun më të mirë (ndoshta më të kujdesshmin), përsëri “armata” e re e Duros tregoi limite negative të frikshme, thuajse në çdo repart. Mbrojtja e shkujdesur, mesfusha pa fantazi dhe sulmi i varur vetëm nga “koka” e Rexhës. Nga ana tjetër, kampionët në fuqi thjesht vunë në punë cilësitë e padiskutueshme të Pejiçit dhe natyrisht ky i fundit, në ndryshim total nga sulmuesit kuqeblu, shkoi tri herë te porta dhe shënoi tre gola, duke i dhënë kështu Skënderbeut tri pikët e para të sezonit.
Ndeshja – Nën një atmosferë të bukur, ku nuk munguan edhe ceremonitë e rastit, dhe me një dekor të mrekullueshëm të tifozërisë vendëse, startoi Vllaznia-Skënderbeu, e cila ngriti edhe siparin e kampionatit të 74-t të futbollit. Të dy trajnerët kanë hedhur në fushë 11- shet më të mira, paçka se korçarët janë të privuar nga kapiteni Shkëmbi. Në fillim duket se është Vllaznia ajo që i merr iniciativat, duke qenë se provon si me gjuajtje nga distanca, edhe me dalje nga krahët, kryesisht me rumunin Dragoi. Por, vetëm kaq ama. Në gabimin e parë në mesfushë, Skënderbeu i ndëshkon: Deliç humb topin, të cilin e merr Lilaj. Ky i fundit pason për Pejiç dhe fundi është i kuptueshëm: rrjetë. Vendësit tentojnë të reagojnë, por regjia me Deliç nuk funksionon, ndërsa Nallbani në mesfushë dhe Hysa në sulm janë thuajse sa për numër. Por, sikur të mos mjaftonte fakti se Vllaznia vuan përpara, vjen edhe gafa e kapitenit Beqiri, i cili, i pozicionuar keq, nuk arrin ta markojë siç duhet Pejiçin. Kroati merr një top me kokë nga Plaku dhe vërshon drejt portës, duke shënuar golin e dytë. Nuk ka më Vllazni në fushë, pasi kuqeblutë janë totalisht të shpërfytyruar. Kapitullimi – “Muzika” nuk ndryshon as në pjesën e dytë, pasi miqtë e nisin menjëherë me sulme dhe natyrisht nuk vonon goli. Kros në zonë për Pejiç, Beqiri sërish gabon në mënyrë amatoreske duke lënë të pamarkuar kroatin, i cili përballë Vujadinoviçit nuk e ka të vështirë të trefishojë. Trajneri Duro nuk arrin t’u besojë syve, ndërsa Josa nga ana tjetër nuk i përmbahet gëzimit duke festuar së bashku me lojtarët. Gjithsesi, kuqeblutë nuk dorëzohen dhe mundohen që të rikthehen në lojë, teksa tekniku tiranas bën menjëherë ndryshime në formacion për të fuqizuar mesfushën, realisht reparti më problematik. Përgjigjet janë të menjëhershme si me Rexhën dhe më pas me Beqirin, por mungon goli. Ky i fundit do t’i ndizte disi shpresat e vendësve vetëm në minutën e 77-të, kur Smajli gjuan fort në hyrje të zonës me të majtën, duke e përplasur topin dy herë në shtyllë para se sfera të përfundonte në rrjetë. Goli i bukur që i zgjon kuqeblutë, por jo deri në atë stad sa të shikojmë rrejta të tjera, kjo edhe për faktin se Hysa gabon të pagabueshmen, përballë portierit Shehi, ndërsa Rexha është thuajse jetim në zonën e mbrojtur nga dy gjigandë, si Gvozdenoviç dhe Bici.
VLLAZNIA-SKËNDERBEU 1-3
Shënues: Smajli 77’/ Pejiç 19’, 34’, 47’
Kartonë të verdhë: Osmani, Belisha, Rexha/ Lilaj
Gjyqtarë: Laver Alla/ D.Korreshi dhe D.Rexha
Delegat: Ilir Shulku
Vëzhgues: Plarent Kotherja
VLLAZNIA: Vujadinoviç, Smajli, E.Beqiri, Osmani, Begaj (Shtubina 70’), Dragoi, I.Nallbani, Deliç (Semina 53’), Hajdari (Belisha 82’), Hysa, Rexha. Trajner: Shpëtim Duro
SKËNDERBEU: Shehi, Radas, Bici, Gvozdenoviç, Arapi, Orelesi, Lilaj, Dimo (Vrapi 63’), Kërçiku (Çaushaj90+2’), Plaku (Kuli 84’), Pejiç. Trajner: Mirel Josa

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1781 sec, 0.0409 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB