::bud::
Ndodhi ajo qe pritej, tekniku largohet nga skuadra shkodrane.
“Partizani? Kam biseduar parimisht, por 100% akoma nuk jemi ulur me drejtuesit”Shpetim Duro nuk eshte me trajneri i Vllaznise. Konfirmimi ka ardhur nga trajneri ne nje konference per shtyp vetem pak moment, pasi kishte zyrtarizuar divorcin me kuqeblute. Pavaresisht se zevendesimi i tij ishte bere fakt i kryer, Duro qendroi ne drejtimin e skuadres deri ne momentet e fundit dhe e gjitha kjo per te justifikuar impenjimet e tij kontraktuale dhe per mbrojtur rolin qe trajneri duhet te kete ne nje ekip futbolli. Ne prononcimin e tij te fundit, Duro ka falenderuar te gjithe bashkepunetoret e tij ne qytetin e Shkodres, ashtu sic nuk ka nguruar ti kerkoje ndjese tifozeve per rezultatet jo te mira.
“E kerkova vete kete konference per shtyp per te informuar se para pak castesh nderpreva marredheniet e mia me klubin Vllaznia. Eshte hera e fundit qe prezantohem si trajner i Vllaznise. Sigurisht, ndihem pak i qete per arsye se zgjidha problemet me klubin dhe me drejtuesit me mirekuptim, ne menyre konsensuale, qytetare dhe profesionale. Ky ishte qellimi dhe ideja ime, qe ashtu sic u prezantova, sigurisht me mjaft dashamiresi, te largohem ne menyre profesionale dhe me mirekuptim. Kjo eshte arsyeja qe ju ta keni te qarte si media: ashtu sic e kritikoni, duhet te beni me shume per ta mbrojtur institucionin e trajnerit deri ne momentin e fundit. Une kam nje eksperience 17-18 vjecare ne Superlige, presidentet dhe drejtuesit kudo te jene, ashtu sic mirepresin emerimin, duhet te jene shume profesionale dhe qytetare ne largimin e trajnereve, keshtu sic po largohem sot (dje) nga Vllaznia.
Patjeter qe dua te falenderoj gjithe aktoret, gjithe bashkepunetoret qe kane bere te mundur bashkepunimin tim ne kete periudhe qe kam qene ne drejtimin e Vllaznise; patjeter drejtuesit e bashkise per bashkepunimin, koleget dhe stafin tim teknik, qe ka qene mjaft profesional dhe ka punuar me mjaft seriozitet, stafin mjekesor. Ne vecanti do te falenderoj per bashkepunimin me mjaft seriozitet dhe me sinqeritet drejtorin sportiv Grima. Me vjen keq qe nuk munda te bej te Vllaznia ate qe kam bere me skuadra te tjera, por profesioni i trajnerit dihet. Nuk eshte cdo gje dhe e mendon ashtu sic mund ta parashikosh. Duhet te falenderoj te gjithe sportdashesit e Vllaznise, u kerkoj ne distance ndjese qe nuk arritem te shkojme aty ku e mendova. Por, perseri ju them se faji nuk eshte imi personalisht, elementet jane shume komplekse, qe nuk ia vlen t’i diskutojme tani, por sido te jete problemi faturen ne keto situata e merr trajneri. Kam ndjere respekt ne te gjithe ambientet e Shkodres, e them me sinqeritet. Me kane respektuar shume.
Patjeter, ne stadium ka patur momente te vecanta edhe kontestime per rezultatet, per lojen ne momente te vecanta, por i mirekuptoj edhe sportdashesit e Vllaznise, deshiren qe ta shohin skuadren lart e me lart. E them me sinqeritet qe largohem me pershtypje te mira. Sigurisht, do t’ju falenderoj edhe ju, mediat. Them qe se bashku kemi bashkepunuar ne menyre mjaft korrekte dhe profesionale ne kete periudhe. Ky eshte mendimi im.
Profesor, u larguat vete apo ju detyroi situata e krijuar ne klub te braktisni punen ne keto momente?Nuk kisha presion, sepse ju e dini shume mire qe kampionati mbaroi fazen e pare. E kam stervitur skuadren deri ne momentet e fundit. Nuk kisha ndonje lloj presioni, sepse aktivitet nuk kishte. Por eshte ajo qe thashe: duhet te mbrohet institucioni i trajnerit, te ikja ne menyre sa me profesionale. Jam i qete realisht per arsye se kam vepruar shume mire, kam stervitur dhe trajnuar skuadren deri ne momentet e fundit. Qysh me mbarimin e fazes se pare procesi stervitor ka qene i panderprere, skuadra eshte ne kuota shume normale fizike, eshte 100%, nuk ka asnje lloj demtimi. Patjeter qe shqetesimi im ishin 2-3 blerje cilesore, qe mund te realizohen, dhe skuadra e them me bindje se eshte, ashtu sic kisha propozuar dhe premtuar qe isha i vendosur per te arritur objektivin. Kjo qe bera ishte vetem gjysma e punes. Me kete skuader, me 2-3 blerje cilesore per fazen e dyte, perseri e them se objektivi eshte shume i realizueshem. Skuadrat jane shume prane njera-tjetres.
E ardhmja e Duros, me siguri te Partizani, sipas komenteve mediatike….Une s’kam dashur te prononcohem, por profesioni im eshte ai i trajnerit. Kemi bere biseda parimisht, eshte normale, ashtu sic kane bere biseda edhe te tjere qe do te vijne pas meje te Vllaznia. Por 100% akoma nuk jemi ulur, me detaje, me drejtuesit e Partizanit. Ndoshta nuk me takon mua, por me gjithe respektin per drejtuesit e bashkise, te klubit Vllaznia, normalisht terheqja e tyre dhe kalimi ne duart e nje personi tjeter tregon qe me gjithe mundimin qe kane bere, sforcimet maksimale te bashkise per kete sezon dhe sezonin e kaluar, tregon se nuk ishin 100% te afte per te menaxhuar, per te bere nje skuader kompetitive. Flas ketu per te ardhur tek Vllaznia futbolliste “big”, si Pejic apo Gilman Lika. Them se pergjegjesia ne keto momente eshte e drejtuesve te rinj, qe te pakten te therrasin shkodranin e tyre, qe eshte futbollisti “big” ne Shqiperi, Gilman Liken. Tani nuk eshte pergjegjesi e drejtuesve te bashkise, eshte pergjegjesi e presidentit qe do te marre ne drejtim skuadren, ne qofte se e ka seriozisht. E ka te lire keto dite Gilman Liken, qe eshte 50% e skuadres. Nuk eshte normale qe ai te largohet me skuadra te tjera brenda Shqiperise. Nese nuk vjen te Vllaznia, une e shoh me skepticizem te ardhmen e saj.
Cili ka qene momenti me i bukur dhe me i hidhur ne 6 muaj pune ne Shkoder?Kam punuar me mjaft seriozitet gjate gjithe periudhes se veres, por pengu im ishte se nuk e ndertova skuadren sic e doja, me ato ide, mendime, ata futbolliste qe doja te vinin te Vllaznia. Kjo per shume faktore dhe element, qe nuk ia vlen t’i diskutojme. Sigurisht, momenti i mire ishte kur arritem ne vendin e dyte, ishte mundesia 4-5 jave para perfundimit. Por eliminimi ne kupe dhe 3-4 ndeshjet e fundit sigurisht na zbriten poshte. Sidomos eliminimi ne kupe ndikoi moralisht ne ambientin dhe ne situaten ne skuader. Me ngel pishman demtimi i Dragoit, kur ishim ne vendin e dyte, sepse ishte futbollisti me produktiv. Nese ai do te ishte edhe 4-5 ndeshjet qe mungoi, skuadra do te ishte shume e shume me lart.
Vazhdo Leximin...