::bud::
Kriza ekonomike dhe jo vetëm, ka bërë që numri i grabitjeve të rritet frikshëm. Tani vjedhjes nuk po i shpëtojnë as institucionet e pushtetit qendror dhe lokal. Viktima e radhës është Bashkia e Vaut të Dejës. Gjatë orëve të natës së kaluar, nga arka e kësaj bashkie janë grabitur një shumë prej tetë milionë lekësh.
Paratë ndodheshin në zyrën e financës ndërsa policia nuk ka konstatuar dëmtime të portës. Ajo ka bërë shoqërimin e disa prej të dyshuarve dhe po heton për gjetjen e autorëve. Në krye të këtij institucioni të pushtetit lokal qëndron Gjon Marku, i Partisë Demokratike.
Ngjarja
Ngjaja ka ndodhur gjatë natës ku persona akoma të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e Bashkisë së Vaut të Dejës dhe kanë thyer derën e zyrës së arkivës ku kanë marrë një shumë rreth 8 milionë lekë të vjetra që ndodheshin në kasafortë.
Autorët kanë shfrytëzuar natën dhe shiun e dendur që binte dhe janë larguar pa lënë gjurmë. Vjedhja është konstatuar mëngjesin e së premtes dhe është lajmëruar policia. Kjo ka bërë shoqërimin e disa të dyshuarve por akoma nuk ka asnjë prove që i lidh ato me vjedhjen.
Sipas policisë sasia e parave të vjedhura është 766.480 lekë të reja. Mendohet se autorët kanë hyrë nga dritarja e tualetit të godinës së Bashkisë, nëpërmjet korridorit janë ngjitur në katin e dyte, ku me mjete të forta kane hapur derën e arkivës së Bashkisë, ku ka qenë e vendosur kasaforta dhe kanë marrë shumën e parave.
Policia ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës për shtetasit, Vitore Gjon Gaci vjeç 50, me detyrë e arkëtare në Bashkinë e Vau Dejës Shkodër, banues në Laç Vau-Dejës rrethi Shkodër dhe Marko(Vital) Gjok Tanushi, 39 vjeç, me detyre roje private në Bashkinë Vau-Dejës, banues në Laç, Vau Dejës.
Vazhdo Leximin... You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup |