Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


22
01.2013

Atentat mafioz në Shkodër, vritet 46-vjeçari. Durrës, 2 hajdutë plagosin oficerin e krimeve

::bud::
SHKODER/DURRES –Vrasja e një 46-vjeçari në Shkodër dhe plagosja e një oficeri krimesh në Durrës kanë tronditur opinionin publik mëngjesin e kësaj të diele. Dy persona kanë ekzekutuar pronarin e një lokali në lagjen “Zdrale” në Shkodër, ndërsa në Durrës është plagosur me mjete te forta një oficer i krimeve, në tentativë për të ndaluar dy grabitës.



SHKODËR, EKZEKUTOHET ME ARMË ZJARRI NJË 46-VJEÇAR, POLICIA NIS HETIMET
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur në lagjen ‘Zdrale’, ku 46-vjeçari Kujtim Vajushi është qëlluar disa herë me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar.
Mësohet se 46-vjeçari, pronar i një lokali në Shkodër, është qëlluar sapo ka dale nga automjeti i tij nga dy persona me motoçikletë dhe skafanda në kokë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbuluar shkaqet dhe autorët e vrasjes. Pista kryesore ku po hetohet është ndonjë konflikt i vjetër mes autorëve dhe viktimës. Kujtim Vajushi është viktima e dytë e vrasjes në Shkodër gjatë këtij muaji. Disa ditë më parë në Berdicë të Shkodrës u vra shtetasi Lazer Paloka.
DURRËS, PLAGOSET ME MJETE TË FORTA OFICERI I KRIMEVE
Oficeri i krimeve në Durrës, Kujtim Vreka, është plagosur me mjete të forta nga dy persona, të cilët dyshohet se kishin grabitur dyqanin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në Lagjen 14 të Durrësit, kur Vreka ishte duke u kthyer në banesën e tij. Sipas burimeve nga policia, rreth 50 metra larg shtëpisë ai ka parë dy persona të cilëve u ka bërë thirrje të ndalonin, pasi dyshoi se kishin grabitur dyqanin e tij.
Këta të fundit e kanë goditur oficerin me mjete të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda në fytyrë, dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Policia po punon për identifikimin e autorëve, ndërkohë që oficeri Kujtim Vreka ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.




Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2469 sec, 0.0901 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,229kB