::bud::
Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri pasditen e së shtunë në rrethin e Shkodrës pas një konflikti me kushëririn e tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Toptan të Komunës Shllak të Dukagjinit, ku Marash Mali ka plagosur me automatik djalin e xhaxhait të tij, Sokol Malin, pas një konflikti të çastit me të.
I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit të Shkodrës për marrjen ndihmës së parë mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka sekuestruar armën krimit, një automatik kallashnikov dhe është vënë në ndjekje të autorit të plagosjes, i cili është larguar menjëherë pas krimit.
Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht motivet e krimit.
Vazhdo Leximin...
Comments
Per fat te keq nuk eshte nje gje e re qe degjojme, por dicka qe tashti e degjojme rendon ! Njerzve u ka ikur truri dhe vriten per kurrgje ! Duhet serish kohe dhe perpjekje prej shume faktoresh ne menyre qe kjo pririe "barbare" dhe tejet "anakronike " te minimizohet ! Zoti i rujt shquptaret, prej shqiptarve ! |
Menelau, Zoti i rujt Shqiptart, prej Shqiptarve !  |
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup |