Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


19
06.2006

“Turistet e pare malazese me tragete dhe panair per turizmin ne Shkoder”

:::ShkoderZemer
“Turistet e pare malazese me tragete dhe panair per turizmin ne Shkoder”
VIRTYT ABDYLI
19 Qershor Perurohet pika e re e kalimit kufitar Shqiperi – Mali i Zi

Tre vite pas nenshkrimit te marreveshjes ndermjet dy qeverive fqinje, Shqiperise dhe Malit te Zi, eshte arritur te hapet edhe nje pike e re e kalimit kufitar. Kere radhe, ne ndryshim nga pikat e tjera tokesore, u hap nje pike kalimi kufitar ujor. Kjo eshte pika e re e kalimit kufitar, Shkoder - Vir Pazar, e cila kishte funksionuar deri ne fillim te viteve te para te diktarures.

“Dita e Liqenit te Shkodres”

Diten e djeshme, fillimisht ne ambientet e hotel “Colosseut”, ndermjet perfaqesuesve te dy qeverive u nenshkrua marreveshja per diten e Liqenit te Shkodres. Aktivitetet u organizuan nga Qendra Rajonale e Mjedisit, REC, ne bashkepunim me Ministrine e Mjedisit, Bashkine Shkoder, Prefektura, si dhe gjithe grupet e interesit per zhvillimin e zones se mbrojtur “Liqeni i Shkodres”. Pas shume vite pune Qendra Rajonale e Mjedisit, REC, arriti ne celebrimin e “18 Qershorit, si Dita e Liqenit te Shkodres”,ne te dy anet e tij Shqiperi – Mali i Zi, si pjese e projektit “Nxitja e shkembimit mes vendeve qe ndajne burime natyrore te perbashketa”.

Tashme e shtuna e trete e çdo Qershori do te njihet dhe festohet si “Dita e Liqenit te Shkodres”, e cila do te jete nje feste tradicionale popullore.

Pas caktimit te dites se Liqenit te Shkodres, me angazhimin e te gjithe strukturave vendore e qendrore shqiptare, 18 Qershori shenoi dje edhe hapjen zyrtare te kufirit ujor Shkoder – Vir pazar, moloja, e se ciles per anen shqiptare do te jete prane Ures se Lumit Buna.

Rikthim te tradita e zhvillimit

Ne fjalen e tyre perfaqesuesit e qeverise shqiptare ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli dhe ministrja e Integrimit, Arenca Trashani, si dhe ministri i malazez i mjedisit, Boro Vuçiniç, u shprehen se hapja e pike kalimit kufitar ujor, perbente nje ngjarje te rendesishme per rajonin pasi krijon premisa per zhvillimin e qendrueshem te turizmit ne rajon, perben nje potencial me shume ne fushen e marredhenieve tregetare si dhe sjell perfitime per popullsine e rajonit te Shkodres.

Ndersa, kryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, pasi vleresoi rihapjen e kesaj pike kalimi, pas me se 60 vitesh, ftoi dhe donatoret e ndryshem, qe tani e tutje investimet qe do te beheshin ne Liqenin e Shkodres, te ishin te dukshme dhe te prekshme nga komuniteti.

Njekohesisht Topalli, nisur nga marredheniet shekullore, si ne turizem, ashtu dhe ne tregti, te realizuara nepermjet Liqenit te Shkodres, jo vetem ndermjet dy vendeve fqinje, por dhe me gjere, theksoi gadishmerine e qeverise per rikthimin e kesaj tradite qe sillte zhvillimin rajonal.

Ceremonia dhe panairi per turizmin

Ceremonia e hapjes se kesaj porte te re komunikimi, e cilesuar si nje arritje e shumepritur, u mbyll me inagurimin e pikes kufitare, si dhe mberritjen se tragetit, ne “portin e ri” te lundrimit, te dhjetra malazezve, te cilet u priten me atmosfere festive ne piken tone kufitare, prane Ures se Bunes.

Shiriti i inagurimit te pikes kufitare ujore Shkoder - Vir Pazar, u pre nga kryeparlamentarja Topalli, dhe ministrat homologe te mjedisit, Xhuveli dhe Vuçiniç.

Gjate aktiviteteve te dites se djeshme, pjesmarresit moren dhe kenaqesine e panairit “Dite Takimi me Turizmin”, iniciuar nga Departamenti i Turizmit ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe mbeshtetur nga REC, GTZ, “Teuleda”, Dhoma e Tregtise Shkoder dhe QZHE.

Ne kete panair ishin mbledhur bizneset, qe ofrojne sherbime turistike ne rajonin e Shkodres, si dhe prodhuesit e destinacionit turistik te ketij rajoni.

Hapja e nje panairi te tille, shenoi interesin e bisnesit per zhvillimin e turizmit ne rajon.
[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 1printer friendly
Comments
“Turistet e pare malazese me tragete dhe panair per turizmin ne Shkoder', :::ShkoderZemer 19 Jun : 21:01 Reply to this

Do mos do kjo pike kufitare ka vlere ekonomike te madhe dhe eshte nje hap i madh per shkodren.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2159 sec, 0.0942 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,235kB