Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
Peisazh i qytetit tim

by Suela Selhani print the content item {PDF=create pdf file of the content item^plugin:content.17}
 8.2 - 4 votes -

Peisazh i zbehtë nga ngjyra
Ditë dimri e ftohtë
Pejsazh i krijuar nga natyra
Zoti e krijoi me dorën e tij të fortë


Pulëbardhat enden mbi liqen
Krahët hapin në fluturim
Sikur një mall se ç’po e bren
Qiellin që rri si në meditim


I vërejtur në heshtje rri
Tek sheh urën e vjetër të bëjë sehir
Me këmbët ngulur në thellësi
Nis edhe një mijëvjeçar të ri…


Dhe aty pranë një përmbi një
Shtëpi të vogla, shtëpi përdhese
Nata ndriçuar nga një qiri
Drita e llampës histori “harrese”


Pejsazh i varfër për një qytet
Thuajse jeton në mesjetë
Dritë elektrike s’ekziston vërtetë
Nata e zezë si njeriu pa jetë


Rrugët e shkreta, boshatisur
Orar i caktuar, thua shtetrrethim
E punën fillojnë gjeneratorët e krisur
Ato që natës i japin gjëmim


Punë jo e bukur për një shtet
Që njerëzit në kukuvajkë poi kthen
Po e shkatërron gjithë një qytet
E zemrën njerëzisë po ia bren…




Limiti i robit tashmë ka ardhur
Koha nuk prêt, minuti s’fal
Njeriun vitet e kanë zbardhur
Dhe këmba hapin e bën të çalë


Rruga e njeriut e pandriçuar
Truri si dritat, i stakuar mbeti
Planet për jetën shembur, rrëzuar
Dashurisë së zemrës i iku lezeti


Dhe njeriu si qyteti i tij
Pejsazh i vdekur…”harresë”
E bukura për të mbeti zili
Mirësia banore e katit përdhes


Natyrë e varfër njerëzore
Por një Zot e di a ndryshon
Ndoshta, një ditë pranverën përallore
Ai i pari në rrugë e takon



E bashkë me qiellin blu
Hapet dhe jeta e qytetit
Ndriçon drita që dikur “tabu”
E mbaron tragjedi e Hamletit



E rrugët dikur bosh, buçasin
Në dammar do rrjedhë gjak i ri
Dhe boritë e makinave ulërasin
Ndajnë dritën, nga “terri i zi”


Suela Selhani
Viti III, dega psikologji, Universiteti i Shkodres
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Lexime te Tjera
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2117 sec, 0.0668 of that for queries. DB queries: 49. Memory Usage: 3,217kB