Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
:::ShkoderZemer
Sun Nov 16 2008, 02:23am


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803

Kol Idromeno is the initiator of the Albanian painting school of realism in the XIX – XX centuries. The first teacher of Idromeno has been Pietro Marubi, an Italian emigrant living in Shkodra, who was painter, architect and photograph. His first drawings and aquarelles date from 1871 – 1874. Due to Marubi’s insistence, Idromeno goes in Venice in 1875, in order to attend studies in picture. After having learned for about six months, he stayed in this city for three other years working as assistant in the studio of a Venetian painter. There he admired the works of great Venetian masters of the Renaissance, such as Krivel, Mantenja, Belini, etc. Kolë Idromeno turned back home as an affirmed painter in 1878. It was right the time when it was founded the League of Prizren. In Shkodra Idromeno was actively involved in the anti - Turkish movement for the independence of Albania.
Kolë Idromeno joined the intellectual circles of that time (Filip Shiroka, Mati Kodheli, Ndre Mjeda, etc) that were engaged in the resistance. Because of his well known anti – Turkish attitudes, the occupational authorities deported him in 1987 in the city of Ulqin, where he stayed for about one year. Idromeno’s life span and activity extends over two very important periods of the history of Albania: Albanian Renaissance and National Independence. Idromeno’s contribution in painting is wide and manysided. He has realized portraits, compositions, landscapes, designs and aquarelles mainly of urban themes. One can find in his portraits not only friends, relatives and members of his family, but many well known intellectuals, clergymen and patriots of the time, too.
In 1883 he realized the first Albanian realistic picture known with the name “Motra Tone”; but what is more important, this picture is a masterwork of the Albanian painting, both of Renaissance and Independence periods. Idromeno is a very interesting and complex personality: He liked playing music (trombone) and was member of the musical band of the city; he realized decors for theatrical performances and has even worked for some years as the painter of well known city carnivals (1917 – 1936).
In 1885 he opened his photographic studio in Shkodra; in 1912 he brought for the first time in our country an equipment for playing movies, after having established a contract with famous Lumiere brothers, in France. Idromeno was urbanist and architect, too. He has designed about 50 public and industrial buildings as well as private residences, such as the cinema “Rozafat”, the State Bank, the Big Café, etc.
Idromeno has organized exhibitions in Roma, Budapest, Vienna, Bari and New York (1898 – 1939). In his artistic realizations in painting he has applied a uniform brushwork, without using strong contrasts, and by diffusing a silent light throughout his pictures. The realism of his works is almost photographic. Besides portraying his family members, he has painted also portraits of his friends from reach people of the city, dressed in national, traditional costumes. After the early works of religious nature “Life Ways”, “The Flight of Madonna”, etc (1890 – 1896), Idromeno painted subjects from the history, life and traditional costumes of the people, such as “The Portrait of Scanderbeg”, “Shkodra Wedding”, “The Old Man from Postriba”, “A House Garden in Shkodra”, etc. These paintings make him the first Albanian artist entering the way of laic and realistic picture. Idromeno remains the most important painter of the Albanian realistic picture of the XX century. His work “The Portrait of Shtjefën Gjeçovi” belongs to the series of the portraits he has realized under the influence of the Italian school of the picture.
The figure of the patriot Gjeçovi – a Franciscan priest, is shown frontally, in a bust form, wearing a characteristic Franciscan dress. A silent light coming from the left hand side penetrates all the painting. Idromeno has realized the portrait of Gjeçovi by using warm colors. The passage from the light to the shadow is realized with delicacy, by paying special attention to his eyes and sight. These details provide a psychological and very communicative portrait. This work must have been created by Idromeno during the first years of XX century.

[ Edited Wed Jul 21 2010, 05:07pm ]

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
::bud::
Wed Dec 10 2008, 01:38pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Kolë Idromeno

Kolë Idromeno lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër. I ati i tij, Arsen Idromeno, kish ardhur në qytetin verior nga krahina jugore shqiptare e Çamërisë dhe ishte martuar me shkodranen Roza Saraçi. Ai ushtronte profesionin e marangozit, ku e ndihmonte dhe Kola i vogël, sidomos duke i zbukuruar orenditë prej druri me vizatime. Më vonë djali mori mësime për vizatim pranë fotografit të njohur të qytetit, Pjetër Marubi, i cili pasi dalloi tek nxënësi aftësi të veçanta, e këshilloi të atin ta dërgonte djaloshin për studime jashtë vendit. Këshilla e fotografit u pranua menjëherë, dhe djaloshi në moshen 15-vjeçare, filloi studimet për pikturë në Venecje të Italisë, ku vazhdoi mësimet vetëm për dy vjetë. Pas kthimit në vendlindje, Kola, përveç pikturës që e ushtronte papreraz, po e tërhiqte edhe fotografia që e shihte me kënaqësi në studion e Marubit. Në studio në atë kohë punonte si ndihmës një djalosh zadrimor, Mati Kodheli, me të cilin Kola u miqësua shpejt, por për një kohë të shkurtër, sepse më 1881, ai vdes. Theksojmë se në këtë periudhe u ngjiz miqësia ndërmjet familjeve Marubi dhe Idromeno që vazhdoi për një kohë të gjatë.

Vendin e tij për një farë periudhe e plotësoi Idromenua i ri që thithte shumë të fshehta të profesionit nga mjeshtri italian që gjithësesi nuk ishte "koprac" në ndihmën ndaj të rinjëve. Duke parë aftësitë e të birit në lëmë të fotografisë, Arsen Idromeno, vendosi të hapi edhe ai bashkë me të birin një atelie fotografike. Punën në të e drejtonte dhe e përballonte vet Kola i cili çfaqi pasion dhe zell të madh si artist dhe teknolog në proçeset e fotografimit. Gjatë punës si fotograf, Kola, bën lidhje miqësore me shumë njerëz të të gjitha shtresave, duke u bërë kësisoj njeri i njohur në qytet. Ndërkohë studioja e ngritur në vitin 1884, u quajt me një emër fare shqip "Dritëshkronja e Kolës", emër që më vonë u huazua edhe nga Marubi që emërtoi atelien e tij "Dritëshkrojetoria Marubi".

Kola tanimë punon kryesisht në dy fusha, pikturë dhe fotografi të cilat duke qënë brendëzuar në artet pamore, drejtëpërdrejt ose tërthoraz, ndihmonin njera-tjetrën. Kështu për të pikturuar pikturën e njohur “Motra Tone”, Kola përdori dhe fotoportretin që i kish bërë ai të motrës, ndërsa piktura e mësonte të bënte fotografi artistike sa më ndjesore dhe piktorike. Ai fotografonte shumë, e në xhamat dhe celuloidët e tij "ngrijnë" pamje tërheqëse të natyrës shqiptare, të qyteteve dhe fshatrave , njerëz të njohur e të panjohur të tyre, figura të shquara të historisë, por sidomos malësorë, gjithmonë të armatosur me armë brezi të zbukuruara me sedef dhe argjend. Në fotografitë që Idromeno u bënte fshatarëve me veshjet karakteristike krahinore, vërehet ndërthurje e vlerave etnografike me ato artistike dhe estetike. Objektivit të aparatit të tij nuk i kanë shpëtuar edhe shfaqje të ndryshme të grupeve amatore të qytetit verior. Përmendim se në pjesën më të madhë të fotove të Kolë Idromenos ndjehet dhe vërehet sensi i tij i veçantë artistik, një poetikë karakteristike për pikturën e ngjizur nga mjeshtri në masën e duhur në veprat fotografike. Kjo, ndoshta e ka ndihmuar ta arrijë shpejtë nivelin e Pjetër Marubit, madje në disa drejtime edhe ta kalojë atë.

Fotot e para artistike të Kolës datojnë rreth vitit 1886, pra vetëm dy vjetë pas hapjes së studios. Të përmendim se në atë kohë proçeset teknollogjike të fotografimit dhe stampimit ishin mjaftë të ndërlikuara, dhe, pasi kërkonin shumë mund për tu përvehtësuar, lypnin rreptësi të madhe në zbatimin e rregullave të punës. Në fillim të veprimtarisë së tij si fotograf, Kola ka përdorur proçesin kolodio të shpikur në vitin 1849, më vonë zbatoi teknollogjinë me xhama të thatë me bromur argjendi, një mënyrë relativisht e re edhe në Evropë, atje ku kishte lindur fotografia dhe mjeshtrit e saj ishin në garë të vazhdueshme për rezultate sa më të larta në fotografim. Duke qënë profesionist duarartë e me kërkesa të larta artistike dhe teknike, ai porosiste materiale të cilësisë më të mirë që prodhoheshin në vendet më të zhvilluara në lëmë të fotografisë. Ndihmë në këtë drejtim i jepte edhe çfrytëzimi me aftësi i literaturës së huaj profesionale, të cilën e konsultonte rregullisht. Ndriçimit qoftë për arsye teknike, e po ashtu edhe estetike, Kol Idromeno i kushtonte një vëmendje te veçantë. Për ndriçim, ai përdorte si përgjithësisht të gjithë bashkëkohësit, kryesisht dritën natyrore diellore, dhe shumë rrallë dritë artificiale të përftuar nga disa llamba vajguri. Edhe në këtë pjesë të rëndësishme të punës, në sajë të pasionit, ishte tepër i kujdesëshëm.

Kol Idromeno, me emrin Nikollë, përmendet edhe në disa botime ndërkombëtare me karakter tregtar dhe publiçistik së bashku me Pjetër Marubin si fotografët e vetëm të Shkodrës, por edhe të gjithë Shqipërisë tek të cilët duhet të drejtoheshin të huajtë që do të kishin nevojë për njohuri mbi këtë vend të vogël të Ballkanit. Një numur i madh i fotografive të Idromenos, janë shtypur dhe qarkulluar si kartolina brenda dhe jashtë Shqipërisë, por këto të fundit si shpesh herë me vepra shqiptare, pa autorësi. Nuk na çudit fakti që në vitin 1911 përgatit flamuj shqiptare për kryengritjen e madhe të atij viti që shpertheu në veri të vendit.

Duke vërejtur me përfilljen e duhur pjesë nga veprimtaria fotografike e Kol Idromenos, dallon menjëherë kërkesat e larta artistike me një ndjenjë të veçantë fisnikërie dhe shpirtëmadhësie. Jo rrallë ato kanë nje ngjyrosje të pazakontë piktorike që i bënë mjaftë tërheqëse për dashamirët e fotografisë natyrisht, por edhe admiruesit e artit në përgjithësi.

Kështu me lëmin e madh të prurjeve fotografike, por sidomos me cilësinë e tyre të mënjëanëshme, Kol Idromeno, pamëdyshje, hynë me të drejtë në kupolën e artë të fotografisë shqiptare krahas Pjetër e Kel Marubit, Kristo Shulit, Petro Korçarit, Kristaq Sotirit, Shan Picit, Vani Burdes etj.që me veprat e tyre kanë bërë historinë e saj në vite.

Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Kol%C3%AB_Idromeno"


[ Edited Wed Dec 10 2008, 01:39pm ]
Back to top
lissandro
Wed Aug 05 2009, 03:49pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
paskeni harru da gjana per sa i perket Kol Indromenos ai ka ken edhe arkitekt ka ber disa projekte ne ate koh ne shqiperi
nje nder keto asht Kafja e madhe . nuk e mbaj mend mir por e kam lexu qe te projektosh ne ate koh qatin ne tip kapole ka ken shum e veshtir dhe ky ka ken nder te paret ne shqiperi qe ka ber ket projekt .

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
::bud::
Thu Aug 06 2009, 10:05am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Tabloja më e njohur e tij është “Motra Tone” dhe “Dasma shkodrane”. “Motra Tone” u realizua në vitin 1883 dhe qëndroi në shtëpinë e Shkanjetëve, ku ishte e martuar motra e piktorit. Pas vdekjes së Tones, Idromeno e mori pikturën, në kujtim të motrës, dhe e mbajti gjatë gjithë kohës në shtëpinë e tij. Ajo u ekspozua për herë të parë në vitin 1954, pra, 71 vjet pas krijimit të saj.

Kol Idromeno - Motra Tone (Mona Liza Shqiptare).



Dasma Shkodrane



[ Edited Thu Aug 06 2009, 10:10am ]
Back to top
L - N
Sun Oct 11 2009, 03:02pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Idromeno, Kur Djalli dhe Njeriu ecin përdore

(Dërguar më: 11/10/09) Nga Ermir Xh. Hoxha

Ndër pikat më të errëta të Historisë së Artit Shqiptar, edhe në ditët që po flasim, mbeten tablotë me temë fetare të fundit të shekullit të XIX-të. Shkatërrimi barbar i kishave shekullore nga fanatizmi komunist, në mesin e viteve ’60, solli, në të gjithë vendin, prishjen e habitatit natyror për qindra vepra artistike kulti. Këto thesare të trashëgimisë kulturore, në mos u dogjën apo u shkatërruan, u mbyllën në fondet plot lagështirë të muzeve të rretheve.
Një prej këtyre veprave të çmuara, është dhe “Kur hyn Dreqi në shtëpi” (?), realizuar nga artisti shkodran Kolë Idromeno (1860-1939), si pjesë e një serie të tërë realizimesh me po të njëjtën temë, shumica e të cilave sot për fat të keq kanë humbur. Për analizimin e kësaj vepre, fillimisht, na duhet të ndalemi në zhvillimet e kohës kur artisti jetonte, në zhvillimet politike, kulturore dhe në sferat e tjera sociale që ndikuan në zhvillimin artistik të tij.
Në kohën kur jetonte artisti, Shkodra, prej shekujsh kishte qenë fillimisht nën influencën e kulturës venedikase e më pas nën atë Austro-Hungareze. Kulmin e saj si një qendër e rëndësishme tregtare, Shkodra, e njohu në mesin e shekullit të XIX-të, faktor që do ta favorizonte ngritjen e një sërë sferash kulturore. Kronikat historike tregojnë për një qytet në lulëzim, ku veshjet, lëkurat, duhani, koburet me barut, zejet dhe kostumet popullore ishin disa nga produktet kryesore. Pozicionimi stilistik e tematik i artistit në këto vite është një problem kyç, pasi hulumton me kërshëri tematikën e larmishme që ata trajtojnë.
Të dhënat biografike thonë që Idromeno u lind në qytetin e Shkodrës, ku fillimisht studioi pranë fotografit italian Pietro Marubi dhe më pas, për pak kohë, në Akademinë e Arteve në Venecia. Studimet e tij u ndërprenë shpejt, për t’u përmbushur në botegën e një piktori italian, po në Venecia. Artisti u kthye përfundimisht në atdhe në vitin 1878. Përveç impenjimit të tij në gjininë e pikturës, ai interesohej dhe merrej dhe me arkitekturë, fotografi, skenografi, urbanistikë e muzikë. Në vitin 1912, importoi për herë të parë në Shqipëri aparate filmike, shfaqi filma dhe në gusht të po atij viti, firmosi një kontratë me shoqatën Josef Strauber në Austri, për të krijuar atë që mund të quhet kinemaja e parë në Shqipëri. Përveç kësaj, ai ishte pjesë e bandës së qytetit si dhe njihet si arkitekt i shumë ndërtesave të rëndësishme të qytetit të Shkodrës. Një hapësirë të rëndësishme në karrierën e tij artistike, do të kishte dhe fotografia, që ishte shfaqur në Shkodër kur Idromeno akoma nuk ishte lindur. Edhe pse në mesin e shekullit të XIX-të, fotografia nuk konsiderohej si art; ajo për herë të parë fikson dhe dokumenton aspektet e jetës dhe të traditës shqiptare të kohës. Ishte fotografia ajo që ndërtoi një fizionomi të re të artin shqiptar dhe i hapi rrugë paraqitjes së imazheve të jetës së vërtetë. Bashkë me Marubin, Idromeno ishte një ndër pionerët e parë të fotografisë shqiptare. Sot, akoma nuk është hedhur dritë mbi raportin që kishte arti i fotografisë me pikturën e Idromenos.
Duke u rikthyer tek Idromeno piktor, duhet thënë se artisti në karrierën e tij artistike, trajtoi temën e portretit, atë fetare, peizazhin etj. Larmia e tematikave të tabllove të tij, në dy dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit të XIX, duhet kërkuar pikësëpari tek ato klasa shoqërore që e financonin këtë art, pasi artistët në atë kohë punonin në bazë komisionimesh. Një pjesë e porosive për artistin, vinin nga familje të mëdha tregtare, të cilat paraqisnin tipare borgjeze europiano-perëndimore, dhe një vizion të ri e modern për qytetin. Kjo shtresë e lartë e shoqërisë, komisiononte portrete e tabllo, kryesisht, me tipare realiste e romantike. Në të njëjtën periudhë, kemi dhe një intensifikim të rretheve patriotike, të cilat zhvillonin aktivitetin e tyre brenda dhe jashtë vendit. Këto rrethe shpesh komisiononin vepra me temë patriotike, të cilat konsistonin kryesisht në paraqitjen e portretit të heroit historik kombëtar, Skënderbeut.
Një zë i fuqishëm investimi ishin dhe institucionet fetare, që për qëllimet e veta, për shekuj, kishin financuar artistët shqiptarë. Ato komisiononin këta artistë për realizimin e tablove me tematikë fetare, për funksion didaktik. Arti me tematikë fetare i drejtohej pjesës së popullsisë fshatare-analfabete, e dominuar historikisht nga një kastë udhëheqëse me tipare feudalo-orientale.
Pra, tematika artistike në këtë periudhë diktohet dukshëm nga zhvillimet gjeografike, politiko-kulturore dhe ekonomike të kohës. Bashkangjitur kësaj, nuk duhen anashkaluar dhe tabllotë që merrnin spunto nga frymëzimi vetjak i artistit, të cilat zhvillohen nën një fizionomi artistike personale.
Duke e parë artin shqiptar në këtë këndvështrim, mund të kuptohet lehtë pse një artist si Kolë Idromeno, disponon një larmishmëri të tillë tematike në karrierën e tij artistike.
Siç thamë, një nga seritë më interesante të artistit konsiston në tabllotë me temë fetare, të cilat sipas përshkrimit të Auguste Degrand, në librin e tij “Kujtime nga Shqipëria e Epërme”, në kapitullin dedikuar fesë, ndihmonin priftërinjtë për funksionet e tyre në meshat mes malësorëve. Degrand flet për kushtet e vështira ku jetonin malësorët, izolimin shekullor dhe vështirësinë që hasnin priftërinjtë françeskanë, për t’i kthyer ata në rrugën e drejtë të moralit kristian. Ai tregon për zakonet orientale të tyre, varfërinë dhe egërsinë e realitetit ku ata jetonin. Gjithashtu, Degrand tregon për investimin e institucioneve fetare mbi artin, ku kisha e kohës kontaktonte një piktor të ri (Kolë Idromenon), për realizimin e disa tabllove me temë fetare. Prej tij, kërkohej të paraqitej me imazhe sa më dramatike, bota e përtejme, aty ku do jepej llogari për gabimet e jetës tokësore. Vetëm kështu malësorët mund të kuptonin më mirë rrugën e duhur të moralit fetar, larg supersticioneve e praktikave vendase orientale. Kjo praktikë e kultivuar në shekuj edhe në vendet e tjera evropiane, shërbeu për të ilustruar atë që mendjet e thjeshta nuk e kuptonin dot me fjalë. Sipas Degrandit, priftërinjtë kishin kuptuar që vetëm me anë të imazheve, mund të pushtonin mendjet e malësorve të egër, për të dalluar të mirën nga e keqja. Sipas tij, nuk mjaftonte që prifti të fliste për parajsën dhe ferrin, koncepte të cilat ata nuk ia kuptonin rëndësinë, por duhej që ata t’i shihnin vetë këto skena. Ndodh kështu që Idromenos i komisionohej të krijonte imazhe befasuese, ku syri i malësorit të mbetej i traumatizuar nga ajo që shihte.
Idromeno realizoi një sërë syresh, prej të cilave sot kanë mbetur vetëm dy: “Dy rrugët” dhe ajo e njohur me emrin “Kur hyn Dreqi në shtëpi” (?). Sipas një fotoje të viteve `80 dhe një përpunimi kompjuterik, mund të bëhet e mundur një analizë paraprake. Tablloja me dimensione 169 x 132.5 cm, paraqet nje skenë mistike, ku dallohet ambjenti i brendshëm i një shtëpie malësori.
Vështirësia më e madhe e analizimit të kësaj tablloje, qëndron në zbërthimin e fabulës së ngritur nga artisti, ndërkohë që ne mund të ngremë disa hipoteza. Nga një vështrim paraprak, dallohet qartë që fshatarin ka ardhur ta vizitojë vetë Vdekja me një lukuni Djajsh e Demonësh. Duket sikur atij i ka ardhur ora e fundit, ndërkohë që e Keqja po i komunikon mëkatin e kryer. Malësori i frikësuar ndodhet në qendër të kompozimit, i shtrirë e i gjakosur nga një e çarë në kraharor. Prifti ndodhet pranë tij për shërbimet e fundit, por, prania e demonëve tregon se ai ka ndërruar jetë.
Për një vështrim më të kujdesshëm, vërehet domosdoshmëria e ndarjes së personazheve të botës tokësore nga ato të së përtejmes. Personazhet realë janë dy gratë, fëmija, prifti dhe malësori i vdekur. Zgjidhja e gjëegjëzës së artistit duhet kërkuar tek figura e dy grave. E para, në të majtë të kompozimit me fëmijën pranë, duhet të jetë gruaja e malësorit, ndërsa e dyta në kahun e kundërt duket sikur vështron me kërshëri se ç‘po ngjet. Gruaja e dytë është dhe arsyeja e vërtetë e ardhjes së djajve në shtëpinë e malësorit.
Një nga plagët e moralit të kohës, ngritur si problematikë nga institucionet fetare, ishte pikërisht poligamia. Degrand na informon që në bjeshkët shqiptare ndodhte shpesh që një burrë të merrte apo të blinte një grua të dytë, me të cilën jetonte pa patur mundësi ta bekonte lidhjen në kishë. Duket sikur malësori ka shkelur pikërisht këtë kod morali fetar. Kjo hipotezë ngrihet duke analizuar edhe qëndrimet që mbajnë gratë ndaj asaj që po ngjet. E para, duhet të jetë gruaja e parë e malësorit, që ka dhe një fëmijë me të, prandaj paraqitet dhe më e traumatizuar për atë që ka ngjarë. Ngjizja me të shoqin dhe fëmija e tyre e ka bërë lidhjen e tyre shpirtërore më të madhe. Ndryshe reagon, gruaja e dytë, që thjesht vështron me kuriozitet atë që po ngjet. Ajo nuk mund të jetë motra e malësorit dhe as e bija për vetë ftohtësinë që paraqet në qëndrimin emocional.
Prifti, personazhi tjetër real i skenës, duket i tronditur nga prania e këtij mëkati të pafalshëm morali kristian. Ai duket sikur kërkon shpëtim vetëm tek mëshira hyjnore. Të gjithë këta personazhe nuk i shohin krijesat e përbindshme të botës së përtejme. Secili prej tyre sheh diku, por jo krijesat e mbinatyrshme. Gruaja me fëmijë sheh burrin e vet, ndërsa gruaja e dytë atë të parën. Me kuriozitet ajo sheh vuajtjen e saj, por nuk e kupton atë. Ndërsa prifti sheh lart, pasi kjo “punë” tashmë i ka kaluar një autoriteti tjetër.
Në anën tjetër, janë personazhet e botës së përtejshme. Malësori i vdekur është epiqendra e vëmendjes së tyre. Malësori sheh i tmerruar Demonin në të djathtë të tij, i cili mban në dorë qesen e parave, si provë e mëkatit të blerjes së gruas; më tej duket një tjetër demon, në këmbë, i cili i tregon malësorit mëkatin e shkruar në një libër të hapur. Vdekja, një skelet me kosë në dorë është pranë tij, e gatshme për të marrë pjesën që i takon. Disa demonë më të vegjël qëndrojnë në anët e malësorit, duke pritur me epsh fundin e tij. Më poshtë një dragua me gojë të zjarrtë mban fort një zinxhir që ka lidhur përqafe vetë malësorin. Duket sikur fati i tij është i lidhur fort pas këtij zinxhiri të hekurt.
Por, duket sikur Idromeno ka lënë hapësirë dhe për shpresën në mëshirën hyjnore. Në këmbë, pranë priftit të shokuar, gjendet figura e një ëngjëlli i cili me njërën dorë prek ballin e malësorit dhe me tjetrën i tregon atij që fjalën e fundit do e thotë Ai, Zoti, në gjygjin e fundit.
Të gjitha personazhet janë zhytur në gjysmëerrësirën e shtëpisë së varfër. Skena përshkohet nga një vibrim tmerrues e shoqëruar me ngjyrat dramatike që të sjellin në mendje një inskenim teatral tragjik. Dera e hapur në sfond, nga ku kanë hyrë dhe personazhet, është e vetmja shenjë jete në këtë skenë infernale.
Malësori është vrarë nga një plagë e hapur në kraharorin e tij. Pra, ai ka vdekur me nder, siç e do zakoni i maleve. Arsyeja mund të jetë e çfarëdoshme: hakmarrje, një zënkë por, ai nuk do digjet në flakët e përjetshme të Ferrit për këtë, por për një mëkat moral. Në antitezë me moralin islam, kisha katolike predikonte dhe vinte në qendër të shqetësimit të saj, poligaminë, si një shenjë të qartë të shthurjes së moralit kristian dhe të institucionit të familjes. Degrand në tekstin e tij i quan këto zakone turke, duke nënvizuar luftën që bënin priftërinjtë për largimin e malësorve nga këto zakone.
Idromeno pikturon Njeriun dhe Djallin. Ai i futi ato si pjesë e një realiteti të pandashëm, si mënyra më e mirë për të depërtuar në psikologjinë e ngurtë të malësorëve të izoluar nga harresa e shekujve. Djajt, demonët, dragojnë e skeletët duhet të pushtonin mendjet e tyre, sepse lufta mes së Mirës dhe së Keqes ishte e pranishme dhe në odat e tyre të mbuluara nga skamja.
Arti i Idromenos i drejtohet shoqërisë së kohës. Sipas Degrand ai është i detyruar të ulet në nivelin e njerzve të cilët iu drejtohet, por, sipas tij, pikturat e Idromenos karakterizohen nga një shkallë naiviteti që nuk paraqitet pa sharm. Mbi të gjitha, ato kanë meritën e të qënit ekzakte nga këndvështrimi i zakoneve kombëtare. Ato paraqiteshin të shpjeguara dhe të komentuara pas fjalës së priftit... ndërsa i drejtohet atij që ka mëkatuar, i cili qan e dridhet kur i del përpara fundi i tij tragjik. Idromeno duket i shqetësuar për shkallën artistike, aq sa për vërtetësinë dhe fuqinë e imazhit, si një mjet i pastër katarsisi për shoqërinë e vrazhdë të kohës. Subjektet e tij duhet të mbërthenin fort kujtesën vizive dhe shpirtrat e malësorve që vinin në ambjentet e kishës. Krijimet me temë fetare të këtij artisti edhe sot përbëjnë disa nga shembujt më të mirë të artit të fundshekullit të XIX-të. Risjellja e tyre para publikut të gjërë do të ridimensiononte periudhën artistike dhe vlerat e saj.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 21 2010, 05:03pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Restaurohet koleksioni i Kol Idromenos



21/07/2010

Sektori i konservimit dhe restaurimit do të ndërhyjë në 26 veprat e fondit që ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve. Specialistët kanë studiuar nivelet e ndryshme të dëmtimeve, ndërkohë që mungesa e kushteve e bën të vështirë restaurimin e disa pikturave. Piktura të panjohura më parë, si edhe skica e vizatime do t’i prezantohen më 2011-n publikut në një ekspozitë të posaçme për Kol Idromenon


Kol Idromeno është nxjerrë nga fondi i Galerisë së Arteve. Njëzet e gjashtë veprat që gjenden në fondin e institucionit po kalojnë me radhë në laboratorin e konservimit dhe restaurimit. Prej muajit shkurt ka nisur procesi i restaurimit të veprave të piktorit të njohur. Në tavolinën modeste të punës dje ndodheshin gjashtë vepra që po merren në shqyrtim. Specialistët po bëjnë së pari evidentimin e dëmtimeve. Janë të dukshme piketimet me të bardhë që shefja e sektorit, Majlinda Agolli, dhe restauruesi Olsi Lasko kanë bërë mbi pikturën “Shën Maria me Krishtin e Shën Anën”. Në një cep qëndron piktura “Portret Djali” (1927). Në tablo janë të dallueshme qartë vragat e bëra nga koha dhe prova që specialistët kanë bërë në një cep për të provuar nëse është e domosdoshme apo jo heqja e vernikut të mëparshëm. Restauruesi Olsi Lasko shprehet se të paktën këto 20 vitet e fundit kjo pikturë nuk është ekspozuara asnjëherë, por ka mundësi që edhe më parë të mos i jetë bërë e njohur publikut. Lasko tregon se mbi këtë vepër për momentin është bërë vetëm një pastrim që i ka kthyer portretit ngjyrën origjinale. Ende nuk është ndërmarrë restaurimi. Në pjesën e fundit të veprës janë të dukshme dëmtimet e bëra në kanavacë. Specialisti shprehet se gjatë kësaj kohe që u ka shërbyer për studimin e 26 veprave që Galeria Kombëtare e Arteve ruan në fondin e saj nga Idromeno, kanë vënë re dëmtime të ndryshme. Një pjesë e veprave ka nevojë për një pastrim të thjeshtë, ashtu siç ka ndodhur me “Fshatarin”, ndërsa të tjera paraqesin nivele më të rënda dëmtimi siç është shkëputja e shtresave, dëmtimi i kanavacës, shkëputja e bojës nga kjo e fundit. Në tavolinën e punës gjenden aktualisht edhe “Plaku me çibuk” (1927), “Autoportret” (1938), “Portret i mbesës” (1932). Pas restaurimit të specializuar që iu bë “Motrës Tone” në Francë, specialistët kanë vendosur që sivjet të punojnë edhe me veprat e tjera të fondit të Idromenos. Lasko shprehet se ky proces po kryhet falë ndihmës që ka dhënë Fondacioni për Artet Pamore Shqiptare Pa Kufij (FAVA). Me fondin dhënë prej tyre janë blerë materialet e nevojshme për të trajtuar veprat. “Në të kundërt, Galeria e Arteve nuk kishte mundësinë të siguronte materialet e nevojshme për të bërë studimin e sidomos restaurimin e këtyre veprave”, shprehet Lasko. Nëse i referohemi mundësisë që ka ky laborator për të trajtuar dëmtime të rënda të veprave të artit, specialisti i restaurimit shprehet se ka shumë mungesa. Një rast konkret përbën trajtimi i veprës “Kur hyn dreqi në shtëpi”. “Është një vepër shumë e bukur në përmasa të mëdha dhe e paekspozuar më parë. Kjo pikturë paraqet dëmtime në strukturën e kanavacës, por për ne është shumë e vështirë të ndërhyjmë. Në këtë rast duhet të bëjmë një dublurë (bashkëngjitje e kanavacës së re me atë të vjetrën), por na mungon një tavolinë vakumi. Nëse do të mundohemi të veprojmë në kushtet që jemi, ka shumë mundësi që kjo ndërhyrje t’i shkaktojë probleme të mëvonshme sesa ta ndihmojë në konsolidimin e saj”, shprehet Lasko. Ende nuk dihet nëse do të jetë i mundur restaurimi i kësaj vepre, që mbi të gjitha do të donte edhe një kohë më të gjatë trajtimi. Në këtë rast, specialistët janë duke studiuar edhe restaurimet që u janë bërë më parë këtyre veprave, për të vendosur se çdo të bëhet më pas. Specialisti tregon shenjat e dukshme të ndërhyrjeve në kohë te tablotë, mbi të cilat po punojnë aktualisht. “Ende nuk është përcaktuar nëse do të ngrihet një komision që do të vendosë nëse duhet hequr apo jo verniku i vendosur më parë në këto piktura. Ka raste kur ai ka arritur ta ruajë mirë veprën dhe ne nuk kemi garanci nëse verniku i ri që mund të aplikojmë do të ketë të njëjtin veprim. Me shumë mundësi do të ketë një komision vlerësimi para se të kryejmë restaurimin”, tregon Lasko. Përveç pikturave të paekspozuara më parë, që gjenden në fondin e GKA-së, një pjesë të panjohur të piktorit përbëjnë edhe skicat e vizatimet. Ato ruhen në një dosje dhe ende nuk janë marrë në shqyrtim. Lasko shprehet se puna me to do të jetë më e vështirë në mungesë të specialistëve për t’u marrë me letrën. Sipas tij, pasi të shqyrtohen, me shumë mundësi do të bëhen ndërhyrje vetëm në raste kritike dhe pjesa tjetër do të ekspozohet në gjendjen që janë. Pas ndërhyrjes konsoliduese dhe restauruese, të gjitha veprat e Kol Idromenos që ndodhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve do t’i prezantohen publikut në një ekspozitë të veçantë. Për momentin, nga veprat që janë aktualisht në linjën e GKA-së, vetëm “Motra Tone” nuk kërkon ndërhyrje. Specialistët bëjnë të ditur se ende janë duke diskutuar për “Dasmën shkodrane”, pasi në këtë pikturë janë të dukshme dëmtimet. Për t’iu bashkuar kësaj ekspozite, do të merren tri a më shumë vepra edhe nga Galeria e Shkodrës. Ato do të kalojnë të njëjtin proces si veprat e tjera. Sipas Laskos, mes këtyre veprave është sërish një tablo e madhe që kërkon kushte të posaçme për t’u restauruar. Bashkë me ekspozitën do të ketë edhe një botim për piktorin shkodran, një prej piktorëve më të mëdhenj të shkollës shkodrane të arteve pamore. Por puna për restaurimin do të kërkojë edhe disa muaj të tjerë, prandaj specialistët, pa dhënë dot një datë të saktë, shprehen se ekspozita do të realizohet vitin tjetër.


©2010 Gazeta SHQIP. All rights reserved.
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
LUPEN
Wed Feb 15 2017, 09:36pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264



Skënderbeu - Kolë Idromeno, 1890



Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2410 sec, 0.0785 of that for queries. DB queries: 43. Memory Usage: 2,761kB