Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Ismail Kadare |
Go to page 1 2 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
Mbreteresha |
| ||
Love and Peace !!![]() ![]() Registered Member #2649 Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55amPosts: 8531 | WORLD ka shkruar: Perosnalisht mendoj se eshte nje nga shkrimater me nje te shkuar "te dyshimt". I lidhur fort pas rregjimit te asaj kohe, nuk arrij ta percaktoj deri ku ishte kunder e deri ku ishte "PALE" e rregjimit. Nje gje e di. me pelqen stili i tij, mendimi i tij..Kujtoj nje shprehje te tij qe thote: "Te falesh nuk do thote te harrosh".... qa po me pelqen kjo shprehje naq..se kisha nigju por paska fol bukur itu "Te falesh nuk do thote te harrosh".... Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !! | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | " Shkodra...pervec keshtjelles dhe kishave, pervec kullave,kumbanareve dhe minareve te xhamive,kishte jeten kulturore. Ajo kishte intelektuale,sallone ku fliteshin e diskutoheshin gjithfare problemesh,gra te bukura me histori te nderlikuara dashurie, dyqane ku shiteshin libra,disqe e parfume te Parisit...por dhe kopshte te bukura te veshur me shermashek, vegetime stinash virgjine,burra me qoke,malesore kreshnike qe zbrisnin nga malet, vajza si zana qe mund t'i kene zili hyjneshat greke..." Ismail Kadare Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Ti ishe për mua Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja Troja që unë dot s’e pushtoja. Ti ishe për mua e pakuptueshme, Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske. Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra T’i përqafoja flokët e dendura. Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja Se gjithë grekët kur ra Troja. Vetëm në ëndrra m’ishe e kuptueshme, Ti, e shtrenjta ime etruske. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Edhe kur kujtesa Edhe kur kujtesa ime e lodhur Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë, Unë ty s’do të harroj. Do të kujtoj Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu, Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim Si një dëborë e pashkundshme. Ndarja erdhi Po iki larg teje… Asgjë e jashtëzakonshme, Veç ndonjë natë Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë… ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Kinema e vjetër Kinema e vjetër, Kinema e braktisur, Ku prej kohësh më s’lozin filma të përsëritur, Ku s’bëjnë më zhurmë njerëzit me karriget, Ku në pushimet e seancave S’shesin kikirikë. Ekrani me njolla, Megafonët prishur, Stolat janë boshe si radhë të pashkruara; Këtë poemë stolash të gjatë, të braktisur Nga dera e vështroj Plot mall e i menduar. Kinema e fëminisë, Kinema e rrëmujës, Kam parë aq vende, Kam parë aq salla, Por n’asnjë prej tyre s’kam hyrë me aq bujë, Sa tek ti, E shtrenjta barakë, E rralla! Më mirë asgjëkund veten s’e kam ndier, As në sallat luksoze me kadife që shndrit, Megjithëse në to me leshverdha kam qenë, Kurse tek ti vija Me jevgun Rakip. Lekë, lekë, Të mbledhura me mundim paret, Tingulli i gëzuar në biletari, Afishet tek xhamia Dhe tek Qafë e Pazarit Të shkruara nga vetë portieri Qani. Për të njëjtin film tek njëra afishe Shkruhej titulli ndryshe, Te tjetra. Por kjo asnjeriu punë s’i prishte. T’i falnin ty të gjitha, E dashura, E vjetra. Në atë copë ekran, Për herë të parë, Një copë të botës së gjerë ne pamë. Në gjashtë metra katrore. Bota fund s’kish e anë, Bota ngjante e shkëlqyer, Ndonëse ekrani ish me arna. Dhe ne ishim me arna, Me arna ish Republika, Koha, bërrylat, shtetet ishin me arna. Por në sytë tanë Kish të tillë dritë, Që nuk e patën kurrë Më të ndriturat ekrane. Kinema e vjetër, Kinema e braktisur, Stola ku janë ulur varg Ditët e fëminisë, Cicëronjëse gjithmonë Si një rresht zogjsh Mbi një tel telefoni. Kinema e vjetër, Kinema e braktisur, Stola të rëndë, të gjatë, të vithisur. Në çdo moshë që të hyj, Në çdo vend që të vete Si hamall këto stole Do t’i marr me vete. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Natën në Helsinki Shiu befas pushoi, Vrapojnë njerëzit. Strehëve, Dancingjeve, Futen me rradhë. Vetëm statujat s’i lënë piedestalet, Sikur tremben mos ua zënë vendin. Të gjallët. Në rrugë vrapojmë ne të dy Le të shkojnë statujat të pushojnë pak, Ne vendin s’ua zëmë kurrsesi, O, mbi piedestale është mërzi, Nën shi, jemi të përjetshëm Sonte bashkë. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Ti qave Ti qave dhe më the me zë të ulët Se unë të trajtoja si prostitutë, At'here lotëve të tu s’ua vura veshin Të desha, pa ditur se të desha. Veç një mëngjes të beftë kur u gdhiva Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m’u duk, At'here kuptova ç’kisha humbur, Ç’kisha fituar kuptova gjithashtu. Me rrezellinte si smerald mërzitja, Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re… Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja Sepse seicila m’e bukur se tjetra qe. Se ish i tillë ky koleksion bizhush Që dritë e terr lëshonte njëkohësisht, Që njëqindfish etjen për jetën shtonte, Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ~*Christel*~ Ka kohë që s’shihemi dhe ndiej si të harroj un’ dalngadalë, si vdes tek unë kujtimi yt, si vdesin flokët dhe gjithçka. Tani kërkoj unë posht’ e lart një vend ku ty të të leshoj. një strofë a notë a një brilant ku të të lë, të puth, të shkoj. Në s’të pranoftë asnjë varr asnjë mermer a morg-kristal. mos duhet vall’ prap të të mbart gjysëm të vdekur, gjysmë të gjallë? Në s’gjetsha hon ku të të hedh të gjej një fushë a një lulnajë ku butësisht porsi polen gjithkund, gjithkund të të shpërndaj. Të të mashtroj ndoshta kështu dhe të të puth e t’ik pa kthim dhe nuk do të dimë as ne, askush harrimi ish ky, a s’ish harrim. Gabim shtypit, titullohet Kristal ![]() ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Ismail Kadare mes 10 shkrimtarëve që rekomandohen për t'u lexuar në Angli Revista angleze ”Calvaret Journal” trokit ketu ka botuar para disa ditëve listën e dhjetë shkrimtarëve që rekomandohen për t’u lexuar e që vijnë nga Ballkani. Kjo reviste ka rekomanduar dhjetë autorë nga Ballkani që duhen lexuar, duke nisur nga elegjitë për Kosovën deri te mitet pagane ballkanike. Në listën e të dhjetëve është edhe shkrimtari Ismail Kadare ku rekomandohet libri “Tri këngë zie për Kosovën”. Me ndarjen e Jugosllavisë, siç shkruan Hannah Weber për CJ, u shkaktua lëvizje edhe në identitetin e Ballkanit, por kjo sidoqoftë ka ndihmuar në lulëzimin e një letërsie bashkëkohore në këtë anë të kontinentit evropian. Krahas Kadaresë, në listë janë edhe Dubravka Ugresic nga Kroacia, Ioana Parvulescu nga Rumania, Miroslav Penkov nga Bullgaria e Herta Muller nga Rumania. Libri i Kadaresë përbëhet nga tri tregime : Lufta e vjetër, Zonja e madhe dhe Lutje mbretërore. Të tria këto tregime bëjnë fjalë për betejën e Kosovës më 1389. ![]() [ Edited Fri Mar 03 2017, 07:12pm ] ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 | |
Powered by e107 Forum System