Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Fragmente Nga Librat |
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Shkruani ketu fragmente mbreselenese qe ju kane bere pershtypje ne librat qe keni lexuar... Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Dashuria...eshte gjithnje e duruar dhe e mire.Ajo nuk eshte kurre xheloze. Dashuria nuk eshte kurre krenare, mendjemadhe. Ajo nuk eshte kurre e eger apo egoiste. Ajo nuk fyen dhe nuk mban meri. Dashuria nuk gjen kenaqesi ne mekatet e te tjereve, por prehet tek e verteta. Ajo eshte gjithmone e gatshme te fale, te besoje, te shpresoje dhe te zgjase, pavaresisht se c'ndodh... 'Nje shetitje e paharrueshme' - N.Sparks Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
ShKoDrAn_NyC |
| ||
>>>>ALBO 4 EVER<<<<![]() ![]() Registered Member #956 Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pmPosts: 4917 | "Religion is an illusion and it derives its strength from the fact that it falls in with our instinctual desires." Freud: New Introductory Lectures on Psychoanalysis, 1932. Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK | ||
Back to top | | ||
.: Deno :. |
| ||
Larg ...... shume ....![]() ![]() Registered Member #18 Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pmPosts: 1550 | Fjala "liri" e ven ne konflikt njerzimin me te gjitha forcat, pra edhe me forcat e Zotit dhe te natyres. Prandaj jemi te detyruar qe, kur te vijm ne ne pushtet, ta fshijm nga fjalori edhe vete fjalen "LIRI", si simbol ifuqise shtazarake, e cila , masat i shnderron ne egersira te etshme per gjak. Mirpo, gjithashtu eshte e vertete se, egersirat e ngopura me gjak i ze lehte gjumi, te clat eshte e lehte edhe ti lidhesh. Perndryshe, nese mungon gjaku, nuk flejn po rrihen me njeri tjetrin ... Sakreti i sundimit te botes. Procesverbalet e pleqesie sioniste ps: Kush nu e din se cfar esht ky liber, mos ta lexojn kot se nuk kupton kergja ![]() www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip ![]() | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | C'valle është njeriu që e ngrene kaq lart,që e bëjnë një gjysme perendi?Oh,një hic është me siguri. Sepse ai është me teper se kurre i dobet pikerisht atehere kur lipset me shume se kurre që te jetë i forte.Dhe qofte kur fluturon mbi flatrat e gezimit, a qofte kur gremiset ne greminat e zeza te hidherimit, a s'është valle e vertete që stepet e rikthehet ne vetedijen e tij te ftohte e majetopitur pikerisht atehere kur lakmonte,enderrimtar, te humbiste ne gjirin e pafundesise e te shkrihej e te behej një me te? "Vuajtjet e djaloshit Verter" - Gete Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
.: Deno :. |
| ||
Larg ...... shume ....![]() ![]() Registered Member #18 Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pmPosts: 1550 | Qeliza është sistemi më kompleks dhe më elegant që mund të ekzistojë. Profesori i biologjisë, Michael Denton, në librin e tij "Evolucioni: Një teori në krizë", e shpjegon këtë kompleksitet duke dhënë këtë shembull: "Për të kuptuar realitetin e jetës, ashtu siç na revelohet nga Biologjia Molekulare, do të na duhej ta zmadhonim qelizën një miliard herë, derisa diametri i saj të bëhet 20 km dhe të jetë e ngjashme me një aeroplanmbajtëse gjigande. Ajo që do të shohim është një kompleksitet i pakrahasueshëm dhe një ndërtim i papërsëritshëm. Në sipërfaqen e qelizës do të gjejmë miliona vrima të ngjashme me dyert e një anijeje të madhe kozmike, të cilat hapen dhe mbyllen për të lejuar hyrjen dhe daljen e një rryme të vazhdueshme materialesh. Nëse do të kishim mundësi të hynim brenda në një prej këtyre vrimave, do ta gjenim veten në një botë me një super-teknologji dhe me një kompleksitet të habitshëm, i cili nuk mund të arrihet nga kapaciteti ynë krijues. Ky realitet është në antitezë me rastësinë dhe lë shumë prapa çdo gjë të prodhuar nga inteligjenca e njeriut Gjunjezimi i EVOLUCIONIT www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip ![]() | ||
Back to top | | ||
Guest2983928 |
| ||
![]() Registered Member #953 Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47amPosts: 3836 | "Nena" nga Maksim Gorki ... Ate mbremje nena nuk e ndezi soben, nuk beri gjelle, as piu çaj, vetem naten vone hengri nje kothere buke. Dhe kur ra te flinte; e ndjeu se kurre ndonjehere gjer ate dite jeta nuk i ishte dukur aq e zhveshur, aq e hidhur, aq e mjere. Keto vitet e fundit ajo ishte mesuar te rronte duke pritur dicka me rendesi, dicka te kendshme qe duhej te vinte. Rreth e rrotull saj sillej rinia e gjalle dhe e gezuar dhe gjithmone perpara saj kishte fytyren serioze te djalit, krijuesit dhe udheheqesit te kesaj jete te embel, ndonese plot me shqetesime. Dhe ja, tani Pavlin e moren dhe s'mbeti asgje. ... | ||
Back to top | | ||
ShKoDrAn_NyC |
| ||
>>>>ALBO 4 EVER<<<<![]() ![]() Registered Member #956 Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pmPosts: 4917 | BOSSI ka shkruar: Fjala "liri" e ven ne konflikt njerzimin me te gjitha forcat, pra edhe me forcat e Zotit dhe te natyres. Prandaj jemi te detyruar qe, kur te vijm ne ne pushtet, ta fshijm nga fjalori edhe vete fjalen "LIRI", si simbol ifuqise shtazarake, e cila , masat i shnderron ne egersira te etshme per gjak. Mirpo, gjithashtu eshte e vertete se, egersirat e ngopura me gjak i ze lehte gjumi, te clat eshte e lehte edhe ti lidhesh. Perndryshe, nese mungon gjaku, nuk flejn po rrihen me njeri tjetrin ... Sakreti i sundimit te botes. Procesverbalet e pleqesie sioniste ps: Kush nu e din se cfar esht ky liber, mos ta lexojn kot se nuk kupton kergja ![]() BOSSI e kam lexu edhe un ket liber shume interesant liber i vogel os ema mire me than pamflet por me te ba me mendu shume... ?! ?! ?! Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK | ||
Back to top | | ||
.: Deno :. |
| ||
Larg ...... shume ....![]() ![]() Registered Member #18 Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pmPosts: 1550 | ShKoDrAn_NyC ka shkruar: BOSSI ka shkruar: Fjala "liri" e ven ne konflikt njerzimin me te gjitha forcat, pra edhe me forcat e Zotit dhe te natyres. Prandaj jemi te detyruar qe, kur te vijm ne ne pushtet, ta fshijm nga fjalori edhe vete fjalen "LIRI", si simbol ifuqise shtazarake, e cila , masat i shnderron ne egersira te etshme per gjak. Mirpo, gjithashtu eshte e vertete se, egersirat e ngopura me gjak i ze lehte gjumi, te clat eshte e lehte edhe ti lidhesh. Perndryshe, nese mungon gjaku, nuk flejn po rrihen me njeri tjetrin ... Sakreti i sundimit te botes. Procesverbalet e pleqesie sioniste ps: Kush nu e din se cfar esht ky liber, mos ta lexojn kot se nuk kupton kergja ![]() BOSSI e kam lexu edhe un ket liber shume interesant liber i vogel os ema mire me than pamflet por me te ba me mendu shume... ?! ?! ?! Duhet me besu ne teori konspirative qe me mendu ashu si po mendon ti ... edhe un ne fakt besoj se ekzistojne teori te tilla, por ma mire me than, dyshoj ... se me besu duhen edhe disa argumente ma shum ![]() www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip ![]() | ||
Back to top | | ||
.: Deno :. |
| ||
Larg ...... shume ....![]() ![]() Registered Member #18 Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pmPosts: 1550 | Nga fundi i viteve 1980 bota komuniste u shemb dhe sistemi nderkombetar i luftes se ftohte i kaloi historise. Ne boten pas luftes se ftohte dallimet me te rendesishme mes popujve, nuk jane ideologjike, politike, ose ekonomike .Ato jane kulturore. Popujt dhe shtetet po perpiqen ti pergjigjen pyetjes me themelore me te cilen ballafaqohen njerzit : Kush jemi ne? Dhe ata po i pergjigjen kesaj pyetje ne menyren tradicionale, me te cilen i jane ergjigjur njerzit, duke iu drejtuar gjerave qe kane me shume vlere per ta. Njerzit e percaktojne veten nga pikpamja e paraardhesve , besimit, gjuhes, historise, vlerave, zakoneve dhe inistitucioneve. Ata njejtesohen me grupet kulturore: fiset, grupet etnike, bashkesise fetare, kombet dhe, ne nivelin me tegjere, me qyteterimet. Njerezit e perdorin politiken jo vetem per te permbushur interresat e tyre, por edhe per te percaktuar identitetin e tyre. Ne mund tadime se kush jemi, vetem kur dime se kush nuk jemi, dhe shpesh vetem kur dijm se kunder kujt jemi .... Samuel P. Huntington (Perplasja e qyteterimeve) www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip ![]() | ||
Back to top | | ||
.: Deno :. |
| ||
Larg ...... shume ....![]() ![]() Registered Member #18 Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pmPosts: 1550 | Dashuria ndaj parave eshte baza e cdo te keqeje ... Nikola M. Nikolov ( Komploti Boteror) www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip ![]() | ||
Back to top | | ||
ShKoDrAn_NyC |
| ||
>>>>ALBO 4 EVER<<<<![]() ![]() Registered Member #956 Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pmPosts: 4917 | BOSSI ti nuk medon se ka keshtu idesh konspirative...????? jam dakort me ty qe duhet me dyshu por jo gjithcka asht bardh e zi... une per vedi nuk mendoj se jan ene ket fare niveli qe pershkruhet ne libra por qe ekziston nje seri sekretesh qeveritare eshte e pamohueshme... Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK | ||
Back to top | | ||
.: Deno :. |
| ||
Larg ...... shume ....![]() ![]() Registered Member #18 Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pmPosts: 1550 | ShKoDrAn_NyC ka shkruar: BOSSI ti nuk medon se ka keshtu idesh konspirative...????? jam dakort me ty qe duhet me dyshu por jo gjithcka asht bardh e zi... une per vedi nuk mendoj se jan ene ket fare niveli qe pershkruhet ne libra por qe ekziston nje seri sekretesh qeveritare eshte e pamohueshme... Padyshim besoj se ekzistojn mor grup, por po them ate qe thu edhe ti, qe per shkaqe te ndryshme edhe i ekzagjerojne ... www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip ![]() | ||
Back to top | | ||
.: Deno :. |
| ||
Larg ...... shume ....![]() ![]() Registered Member #18 Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pmPosts: 1550 | I perkasim klonizimit Shume njerez nuk besojne ne ringjalljen pas vdekjes. Shume nga ata qe e besojne, nuk mendojne se kjo do te perjetohet fizikisht. Shume prej atyre qe besojne ne njefare ringjalljeje fizike, besojne se kjo i mvishet nje cikli shumeformesh ekzistencash, nen nje ylber variabel lekurerash apo luspash a puplash. E gjitha kjo brenda ashensorit te nje lloj top-ten-i zoologjik hierarkish te percaktuara nga rezultatet pozitive a negative te jetes se meparshme. Ama gati krejt unanimisht, si ata qe besojne ne ringjalljen, ashtu edhe te tjeret, tashme jane te bindur se nje perplasje hiç etike midis bioteknologjise dhe nostalgjise e biznesit ka mundesuar kopjimin fizikisht te sakte te qenieve te gjalla. Duke u nisur prej kesaj bindjeje te prodhuar nga besimi fondamentalist i kesaj epoke ne fene e shkences, mora guximin nje dite prej ditesh, ne nje kafene te lagjes "Kala" (Elbasan), t'i shpjegoj ringjalljen nje mikut tim shqiptaroamerikan, skeptik dhe poet, duke i bere nje paralele abuzive me klonimin. Sipas kesaj pseudo-eskatologjie, robi nuk ka pse beson me lehte se ringjalljen, faktin se qimja behet tra (klonimi i shpjeguar popullorçe). Ose me shqip akoma, nuk ke pse quan te çuditshme ringjalljen fetare se dyti pas vdekjes, kur teknologjise i mjafton per diç te perafert veç nje therrmije nga zbokthi yt mbi jake, qofte kjo jake edhe ne muze dekada pas vdekjes. Gjalle a vdekur, fantashkenca ne veprim ta premton qe tani kopjen tende identike te shumefishuar X-here, pafundesisht-here, qe ta prekesh me dore e vete ta rritesh veten, nje vete endrre nga ato qe vetem te ngjajne e nuk te binden, nuk i kontrolloke dot. (Duke u dridhur te skuqur, imagjinoni qe tani nje zhgjenderr fajtore narcisizmi incestuoz.) Njeriu i ri triumfalisht po i sokellin universit se me ne fund ia doli me ane te teknologjise (lindjeve in vitro apo klonimit) ta divorcoje perfundimisht seksin nga lindshmeria, dhe se me ne fund ndjenjat e pergjegjesise ne sektorin problematik te seksit do te zhvoshken perfundimisht. Si ca prometenj seksuale egoiste, por politikisht te ndergjegjshem per te ardhmen e njerezimit, do te mund te aplikonim ne vete sterilizimin e perhershem per te kaluar pastaj kohen e lire ne disiplina te ndryshme sportive seksuale, pa çare koken fare per ndonje incident apo efekt anesor. Pa qene nevoja te imitojme me kangurin, kalamajte (nuk di a do t'i quanim me keshtu) do t'i prodhonim ne seri, diku jashte trupave tane, duke perdorur thonjte e prere pas dushit. Sigurisht, nese nuk do te kishim filluar te urrenim per vdekje veten. Apo sigurisht pasi te kishim hedhur nje short kok-a-pil me partnerin, (femer a mashkull, human apo jo, nuk ka me ndonje rendesi mosperputhja ngjizese), short per ate se kujt i takon fati te kopjohet, te perjetesohet ne nje fare menyre. Sipas hartave genetike, te depozituara ne banka publike te dhenash, hartuar sipas turli mikroskopesh e makinerish biospiunazhi, do ta shihnim veten krejt lakuriq, me gjithe semundjet a trashegueshme e pritshmerite e mundshme per semundje, me gjithe difektet e anomalite tona. Dhe keshtu autoritetet mbase nuk do na jepnin leje te gjitheve te kopjoheshim, per te parandaluar dhimbjen, tragjedine e parakohshme apo shemtine, duke mbrojtur kesisoj te drejtat e njeriut te palindur per te pasur nje mendje te shendoshe ne nje trup te shendoshe ne nje shoqeri te shendoshe. Rreth shtepise se ndonje çifti paraplegjikesh qe i ka puqur bashke horoskopi i solidaritetit, do te organizoheshin demonstrata aktivistesh e koncerte sensibilizuese tip Pavaroti me shoke", dhe pergjimi shteteror 24 oresh do te garantonte qe difektozet te mos benin ndonje proçke duke nxjerre tinez per tek ndonje laborator klandestin materialet biologjike te dashurise se tyre. Laboratoret pa license do te sfidonin çmimet e larta duke punuar per fukarenjte me makineri te vjetra a te pershtatura psh nga ndonje repart akulloresh apo i pastrimit kimik. Kurse çdonjerit para se te hynte ne pune a te kandidonte per ne ndonje kat te pushtetit, do t'i duhej te paraqiste te sakta patentat e laboratorit-maternitet ku eshte ngjizur, kopirajtet dhe te drejta e te barazlarguara imet, ato vijezat vertikale mbi shifra qe stampohen ne rreze te çdo malli. Por gjithsesi nostalgjiket apo reaksionaret qe nuk mungojne ne te tilla raste te grupuar ne shoqata, klube a botime speciale e rezervate do te ofronin metodat e vjetra, ato demodete nente apo shtatemujorshe tip "kam ngrene nje gamile", me nje ritem nevrikoses mesjetar zhvillimi si te ndonje kompiuteri Pentium I, (a thua se s'kemi ndonje pune tjeter nderkaq), me te marra mendesh e te vjella e dieta surrealiste e shpartallime muskujsh e gjak e lengetyre qe aman-aman… Te prishesh linjat dhe karrieren-larg qofte… Po ama ashtu si preferojme qumeshtin apo vezet e kushtueshme te katundarit (qe gjithsesi i ben pula ose lopa), ashtu si preferojme domatet e thjeshta te bahçeve me diell e jo domatet "çun-mamaje" te serave, (top-modele me makiazh modifikuar me kirurgji estetike), po ashtu do na shkonte nje dite goja leng per ndonje kalama te bere vete, safi, alla turka. Nje qe eshte tamam trup gjak e temperature e jotja… Gjithe veshtiresia per kete ndodhet tek ca rrjeteza fatale peshku a merimange, ku kenga ne mode e sirenave te burgos ne mitet e rinise se perhershme dhe ne modele parajsash prej shkume sapuni te kenaqesive se momentit, nga ato qe mund t'i konsumosh edhe ne kembe si byreket e çastit. Qe kur je fare i ri, ashtu si gozhdohesh perfundimisht me vathe kudo a me tatuazhe te pashlyeshme dashurish te lehta, ashtu si vendos te stukosh trupin e fytyren me silikon, mund te shkosh e t'i fusesh pa e menduar gjate nje vasoktemi apo sterilizim te perhershem, se kjo ndodh edhe ne kohet tona tani, e jo me ne qyteterimin e ardhshem te klonimit. Gjithsesi ky shkrim u tregua teper optimist, dhe parashikoi jo vetem suksesin e plote te klonimit njerezor, por arriti te sheroje edhe SIDA-n, fantazma e te ciles sillej neper togfjaleshat e mij te pakontrolluar seksuale, si komunizmi njehere e nje kohe neper Evrope. ERVIN HATIBI ( REPUBLIK OF ALBANANA ) www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip ![]() | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Nje pershkrim mahnites ky qe ka vu bossi.... C'gje eshte e mire? - cdo gje qe te njeriu rrit ndjenjen e fuqise, vullnetin per fuqine, vete fuqine. C'gje eshte e keqe? -cdo gje qe rrjedh nga dobesia. C'gje eshte lumturi? -ndjenja per faktin qe fuqia rritet, qe nje pengese kapercehet. Antikrishti - F.Nietzcsce (Nice) Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Rabije |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1168 Joined: Fri Aug 31 2007, 06:36pmPosts: 1371 | Perpara tij un nuk turperohem, sepse ai nuk me kupton. Por ai qe e kupton lidhjen, ai nuk me gjykon dhe nuk krenohet aspak. Perpara tij un nuk turperohem, sepse ai me kupton. Ai qe e ka gjetur njehere vetveten, nuk mund te humbase me ne kete bote. Dhe ai qe ka arritur njehere te kuptoje njeriun brenda vetes, ai i kupton te gjithe njerezit. Nata Fantastike Stefan Cvajg Kush s'nigjan nanen, del n'rrug e then kamen | ||
Back to top | | ||
Rabije |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1168 Joined: Fri Aug 31 2007, 06:36pmPosts: 1371 | Enderrat magjike jane si ata vaporet pa timon, qe shmangen pa objektiv, duke u perkundur me endje te madhe mbi ujrat e qeta dhe vezulluese derisa kalluma e tyre te perplaset fort pas ndonje bregu te panjohur. Por, realiteti eshte shume me kokeforte se te gjitha enderrat. Ylli Siper Pyllit Kush s'nigjan nanen, del n'rrug e then kamen | ||
Back to top | | ||
Kafscett@ |
| ||
°*°OnE LikE NonE°*°![]() ![]() Registered Member #642 Joined: Thu Apr 05 2007, 02:42pmPosts: 1370 | Martesa eshte si ajo kurtha per minj, ata qe jane brenda duan te dalin jashte dhe ata qe jane jashte duan te futen brenda. Xhovani Verga "Familja e Malavolajve" Iluzjone optike | ||
Back to top | | ||
Kafscett@ |
| ||
°*°OnE LikE NonE°*°![]() ![]() Registered Member #642 Joined: Thu Apr 05 2007, 02:42pmPosts: 1370 | Diku lexova shkarazi... -Pikerisht fakti qe kufiri i jetes nuk eshte i percaktuar, do te thote qe ajo zgjat pafundesisht, çka ngjall mendimin qe "ende do te gjej kohe te bej ate qe ende s'kam gjetur kohe ta bej." Jeta mund te shprehet me parimin qe mund ta shprehim vetem me nje fjale "PASTAJ". Na duket sikur tek aji qe na pret perpara, gjithmone do te gjendet kohe dhe mundesi. Me sa duket, e kemi te domosdoshem ndijimin e pafundesise faktive* te jetes, pa te do te ishte tmerresisht e pamundur te jetoje. Ndoshta kjo eshte...per mire...Por kjo, padyshim eshte, iluzjon, sajese, veteqetesim. "Pastaj" nuk ekziston! faktive* (= gjoja) Iluzjone optike | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | - Dhe cfare keni kuptuar ne burg, Rajkumari? - Kam kuptuar, - tha ajo duke ngritur gishtin tregues, - kam kuptuar qe te gjitha grate ne bote jane njelloj dhe duan te njejtat gjera: nje familje, nje shtepi, para per te jetuar, duan lirine. Kam kuptuar se indianet kane vuajtur per ndryshimin e ketyre gjerave - nje ndryshim ky nga me dramatiket qe grate e nje vendi kane pesuar ndonjehere. Nuk di te them nese kjo gje i ka bere me te lumtura ose fatkeqe, por per nje gje jam e sigurt: nuk jane me flutura te pademshme. Jane flutura te hekurta. Seksi i shperfillur - Oriana Fallaci [ Edited Tue Apr 01 2008, 10:58pm ] Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | E mplakur, e semure, e shkaterruar madje, e bindur q fundi po rrezohej mbi te, mamaja do te kenaqej, per te qene me pak e trishte, qe une te isha kthyer per dreke ne shtepi. Qofte edhe per te mos thene nje fjale, i inatosur ndofta per punet e mia, te cdo lloji. Por ajo, nga shtrati, sepse nuk ngrihej dot nga shtrati, do ta dinte qe une isha matane, ne kuzhine, e kjo do ta ngushellonte. Une perkundrazi jo. Une shetisja Milanon duke qeshur ore e cast me shoket, idiot, maskara qe isha, ndersa thelbi i jetes sime, mbeshtetja ime e vetme e vertete, e vetmja krijese e afte per pergjakej per mua ( e s’kisha per te gjetur me nje tjeter si ajo, edhe sikur te jetoja 300 vjet), ishte duke vdekur. Do t’i kishin mjaftuar dy fjale para drekes, une i ulur ne divanin e vogel e ajo e shtrire ne krevat, ndonje informacion per jeten e per punen time. E me tej, pas drekes, do me kishte lene te lire me gjithe zemer, ku dreqin te doja, s’do t’i vinte keq, perkundrazi ishte e lumtur kur gjeja rast te defreja. Por para se te dilja, ne erresire, do isa futur ne dhomen e saj per nje pershendetje te fundit. “E ke bere gjilperen?”. “Po, kete nate shpresoj vertet te fle!” Kaq pak kerkonte, kurse une as kete s’e beja, per egoizmin tim te shpifur, une isha i biri e ne egoizmin tim prej djali, refuzoja te pranoja sa shume e doja. Dy shoferet - Dino Buxati Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | ROJTARI Duke vrapuar i shpetova rojes se pare. Pastaj, per nje cast u tmerrova, u ktheva dhe i thashe: "Une kalova kur ju nuk e kishit mendjen". Ai pa per nje cast dhe nuk tha asgje. "Me duket se nuk duhet ta kisha bere kete gjest", i thashe. Ai serish ndenji pa folur. "Heshtja juaj a do te thote gje miratim per te kaluar ?". Franz Kafka Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Zonja Roza Hanaj - Khalili Gibran I mjere eshte ai mashkull qe dashuron nje femer, e merr per grua, derdh tek kembet e saj djersen e lekures, gjakun e trupit dhe jeten e zemres. Qe vendos ne duart e saj frutin e rraskapitjes dhe te ardhurat e zellit te tij; vetem per te kuptuar nje dite qe zemra te cilen ai ishte munduar te blej, I eshte dhene falas dikujt tjeter per hir te kenaqsise se sekreteve te saj te fshehura dhe me te thelles dashuri. E mjere eshte ajo femer qe zgjohet prej endrrave me sy hapur dhe ngutjes se rinise, vetem per te gjetur veten ne shtepine e nje burri I cili e mbulon me ar e argjend, me dhurata te cmuara, me argetime luksoze, por qe nuk eshte I afte t’I kenaqe shpirtin me veren e parajses te cilen Zoti e derdh prej syve te mashkullit tek zemra e femres. Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Loris |
| ||
Veni-vidi-vici !!![]() ![]() Registered Member #2417 Joined: Thu Oct 30 2008, 12:28pmPosts: 2261 | Fati i taketukes Nuk eshte per t'u pasur zili fati im: une kurre nuk ndez, une vetem shuaj pasionin e ndezur te cigares. Dhe ne fund c'mbetet? Hi vetem hi. "Vetmia e diellit"- Ridvan Dibra Ne nuk jemi ajo qe themi, ne jemi ajo qe bejme! | ||
Back to top | | ||
Loris |
| ||
Veni-vidi-vici !!![]() ![]() Registered Member #2417 Joined: Thu Oct 30 2008, 12:28pmPosts: 2261 | Nga dashuria per agrepet Ne ndryshim nga njerezit dhe gjarperinjte e te tjera kafshe qe e kane helmin ne goje, akrepet e ruajne ne bisht ate, cka do te thote se nuk mund t'i konsiderosh krejt te pergjegjshem per efektin e helmit te tyre, njelloj si per shoferin, per shembull, per aksidentin qe kryen me rrotat e pasme. A nuk eshte kjo nje arsye per ta respektuar akrepin ne raport me njerezit dhe gjarperinjte e te tjera kafshe qe e kane halmin ne goje? "Vetmia e diellit"- Ridvan Dibra Ne nuk jemi ajo qe themi, ne jemi ajo qe bejme! | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Powered by e107 Forum System