Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Fragmente Nga Librat
Go to page  1 2 3 4 5
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Loris
Thu Jan 08 2009, 05:47pm
Veni-vidi-vici !!

Registered Member #2417
Joined: Thu Oct 30 2008, 12:28pm

Posts: 2261
Plaku dhe deti

Plaku u mori leje bjeshkeve dhe u ul te shihte detin qe nuk kishte pare kurre. Sa u ndodh perballe hapesires se pamate ujore, ngriti koken nga qielli dhe, si u sigurua se ai ishte ne vendin e vet, tha:
- Gabim o Perendi, kushedi sa miser do te ishte mbjelle ne gjithe kete vend.

"Vetmia e diellit"- Ridvan Dibra

Ne nuk jemi ajo qe themi, ne jemi ajo qe bejme!
Back to top
babo
Fri Jan 09 2009, 08:25pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
Robinson Crusoe , me ka mahnit gjithmone

The third son of an English merchant family from York, Robinson Crusoe rejects the comfort and security of his home and against his father’s advice embarks on a life of adventure. “Bent upon seeing the world,” he sets sail from London aboard a ship bound for Africa. En route, he is captured by Turkish pirates and sold into slavery. After managing to escape, he sails to Brazil aboard a Portuguese trader. There he buys a small plantation, but, once again feeling restless, he sails to Africa for slaves. On this voyage he is shipwrecked and finds himself marooned on a small island off...

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
Loris
Tue Apr 07 2009, 09:10pm
Veni-vidi-vici !!

Registered Member #2417
Joined: Thu Oct 30 2008, 12:28pm

Posts: 2261
Ernest Koliqi – pjese nga libri Gjurmet e stineve


Kjo stine muzikore e jetes teme buloi ne nji dhe te huej. Me shkonte mendja kah dheu em i larget. Perkujtojshem vigat e permortshem te mbramjeve te kuqe te fmijnis e shifshem gjithni popullin tem ne robni e ne skam. Kush do ia falte zanin e vet shperblimtar asaj robnije, atij skami? Jo, krenija nuk me verboi aqe sa me kujtue se un vetem isha i paracaktuem prej fatit me thye heshtjen e nji kombi mbare. Zane tjera te forta e depertuese ishin cue. Nata e jone ushtonte me kelthime te tyne. Por une mendova se nuk mjafton nji za, as dy zane, as dhjete me zgjue shqipet e fjetuna mbi cerdhet maje maleve. I thojshim vetes se lypeshin ma shume kengetare mbasi kombi i yne kishte heshte gjate shume qindvjetave. Sa ma teper bylbyla cercerrisin ne terr te nates, aq ma fort afrohet agimi i papritun.


Ne nuk jemi ajo qe themi, ne jemi ajo qe bejme!
Back to top
SuperGirl
Wed Nov 25 2009, 01:45pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Meqe e kam kap me sagen e Twilight sot





Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Gurabi
Sun Dec 06 2009, 02:56am

Registered Member #1920
Joined: Thu May 29 2008, 09:10pm

Posts: 6466
twilight///eclips



Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! .......
Back to top
SuperGirl
Mon Sep 27 2010, 11:39am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Nga Alkimisti i Coelhos


"And I know the Soul of the World, because we have talked at great length to each other
during this endless trip through the universe. It tells me that its greatest problem is that,
up until now, only the minerals and vegetables understand that all things are one. That
there's no need for iron to be the same as copper, or copper the same as gold. Each
performs its own exact function as a unique being, and everything would be a symphony
of peace if the hand that wrote all this had stopped on the fifth day of creation.

"But there was a sixth day," the sun went on.

"You are wise, because you observe everything from a distance," the boy said. "But you
don't know about love. If there hadn't been a sixth day, man would not exist; copper
would always be just copper, and lead just lead. It's true that everything has its destiny,
but one day that destiny will be realized. So each thing has to transform itself into
something better, and to acquire a new destiny, until, someday, the Soul of the World
becomes one thing only."



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
OLIVE OYL
Mon Nov 22 2010, 12:15am
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
sasht taman fragment po hajt spo gjesha nji tem me e postu

Gjeja
me e mire per t'i dhene armikut eshte fjala; kundershtarit-tolerancen;
mikut-zemren; babait-nderimin; nenes-sjelljen qe do ta bente KRENARE per
ty; vetes-respektin; te gjitheve-miresine.....



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
SuperGirl
Thu Nov 25 2010, 01:19pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Olivia sa e bukur ajo qe ke shkru, shume e vertete


Nga libri 'Il cacciatore di aquiloni':



-Ho paura perché sono felice, e una felicità così grande puoi provarla solo quando stai per perderla.




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
OLIVE OYL
Thu Dec 16 2010, 07:02pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
KUR ADHURON , KUR DASHURON
Janis Ricos përkthyer nga Llambro Ruci

-Kur adhuron, shfaq vetëm gjysmën e adhurimit, që të fshihesh.
Gjysma tjetër është bishë - do të hajë cka ti adhuron dhe të ha ty!...
Më thuaj, pra, më thuaj, më thuaj!
Mund të shpëtosh? - Mundemi.
Kur adhurojmë, gjithë adhurimi eshtë dashuri! Kur adhuron, gjysma e dashurisë është frikë për humbjen e dashurisë.
Gjysma tjetër është urrejtje
për skllavërinë e dashurisë.
Gjithë dashuria është dhembje kur mungon dashuria.
Ku është gëzimi i dashurisë? Ku është dashuria? - Kur dashurojmë, gjithë dashuria është dashuri. Dashurojmë!



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Fri Dec 17 2010, 08:54pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
1 e Korintasve (13)
1 Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon.

2 Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.

3 Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!

4 Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,

5 nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq;

6 nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,

7 i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.

8 Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet,

9 sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht.



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Fri Dec 17 2010, 09:03pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Shen Pali per Korinthasit
Dashuria eshte gjithnje e duruar dhe e mire.Ajo nuk eshte kurr xheloze.Dashuria nuk eshte kurr krenare,mendjemadhe.Ajo nuk eshte kurr e eger apo egoiste.Ajo nuk fyen dhe nuk mban meri.Dashuria nuk gjen kenaqesi ne mekatet e te tj poer prehet tek e verteta.Ajo esht gjithmon e gatshme te fale,te besoj,te shpresoj dhe te zgjas pavarsisht sec ndodh..kjo esht dashuria e vertet
A walk to remember



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
☼sunshine
Sun Jan 09 2011, 02:00pm
(¯`·._.รยภรђเภє._.·´¯)

Registered Member #2555
Joined: Tue Jan 13 2009, 02:25pm

Posts: 11539
"Un cuore che cerca sente infatti che gli manca qualcosa; ma un cuore che ha perduto sente la privazione di ciò che aveva. L'ardore del desiderio si trasforma in ribellione ed impazienza, e un animo femminile, avvezzo all'attesa passiva, vorrebbe allora uscire dalla propria sfera, diventare attivo, tentare, fare anche qualcosa per la sua felicità."
Le affinità elettive - W. Goethe

* * *
O nate e qete...
qe xhiron bosh...
kur degjon frymemarrjen time..
mos mendo..
te luash muziken tende
te vetmis...
une veshtroj qiellin..
duke prit mengjesin..
te vallzoj...me diellin...



Back to top
- Stella -
Sun Jan 09 2011, 02:03pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Bisogna essere felici di nulla,
magari di una goccia d’acqua
oppure di un filo di vento.
Di un animaletto che si posa
sul tuo braccio o del profumo
che viene dal giardino.
Bisogna camminare su questa terra con le braccia tese verso qualcosa che verrà
e avere occhi sereni per tutte le incertezze del destino.
Bisogna saper contare le stelle,
amare tutti i palpiti del cielo
e ricordarsi sempre di chi ci vuole bene.
Solo così il tempo passerà senza rimpianti e un giorno potremo raccontare di aver avuto tanto
dalla Vita.

Poesia della Vita,Alvarez


[ Edited Sun Jan 09 2011, 02:05pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
☼sunshine
Sun Jan 09 2011, 02:35pm
(¯`·._.รยภรђเภє._.·´¯)

Registered Member #2555
Joined: Tue Jan 13 2009, 02:25pm

Posts: 11539
"Una volta Nana le aveva detto che ogni fiocco di neve era il sospiro di una donna infelice da qualche parte del mondo.
Che tutti i sospiri che si elevavano al cielo, si raccoglievano a formare le nubi e poi si spezzavano in minuti frantumi, cadendo silenziosamente sulla gente. "A ricordo di come soffrono le donne come ...noi" aveva detto. "Di come sopportiamo in silenzio tutto ciò che ci cade addosso"

Khaled Hosseini - Mille Splendidi Soli

* * *
O nate e qete...
qe xhiron bosh...
kur degjon frymemarrjen time..
mos mendo..
te luash muziken tende
te vetmis...
une veshtroj qiellin..
duke prit mengjesin..
te vallzoj...me diellin...



Back to top
☼sunshine
Sun Jan 09 2011, 03:23pm
(¯`·._.รยภรђเภє._.·´¯)

Registered Member #2555
Joined: Tue Jan 13 2009, 02:25pm

Posts: 11539
"NOn devi mai aVere VergOgna. Accetta ciò che la Vita ti Offre e sfOrzati di bere dalle cOppe che ti VengOnO presentate.
Si deVOnO assapOrare tutti i Vini: di alcuni, sOlO qualche sOrsO; di altri, l’intera bOttiglia.” “COme pOssO ricOnOscerli?” “Dal gustO. SOltantO chi ha assaggiatO il VinO cattiVO sa indiViduare quellO ...buOnO." (Paulo Coelho)

* * *
O nate e qete...
qe xhiron bosh...
kur degjon frymemarrjen time..
mos mendo..
te luash muziken tende
te vetmis...
une veshtroj qiellin..
duke prit mengjesin..
te vallzoj...me diellin...



Back to top
Guest2983928
Thu Apr 14 2011, 02:31pm
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Ora e takimit kishte mbërritur! Por, a ishin puqur vërtet shtigjet tona dhe a qenë bashkuar shpirtrat tanë? Ç’ëndërr marroke paskesh qenë e gjithë kjo! Jo, shtigjet vazhdonin të ishin paralele, ndonëse tanimë muri që i ndante ishte prej xhami dhe unë arrija ta shikoja Marien si një figurë të heshtur dhe të paprekshme…Jo, as ky mur nuk ishte përherë kështu: hera-herë kthehej në një mur prej guri të zi, dhe atëhere unë nuk e dija se c’ndodhte në anën tjetër, se ç’ndodhte me të në këto grimca kohe anonime, ç’gjëra të çuditshme bënin vaki; deri më shkonte mendja se, ato çaste, fytyra e saj ndërronte, se një feçkë përtallëse e shtrembëronte dhe se kishte, ndoshta, shkëmbime të zgërdhirash me një tjeter feçke dhe se e gjithë historia e shtigjeve ishte një shpikje qesharake, apo thjesht një bindja ime dhe se, sidoqoftë, ekzistonte një tunel i vetëm, i errët dhe vetmitar, tuneli nëpër të cilin kishte rrjedhur fëmijëria dhe rinia ime, e gjithë jeta ime. Dhe, nga një copëz e tejdukshme e murit prej guri, unë kisha parë këtë vajzë dhe kisha menduar se edhe ajo vinte nga një tjetër tunel paralel me timin, ndërkohë që, në të vërtetë, ajo i përkiste botës se madhe, botës pa kufi të atyre që nuk jetojnë nëpër tunele; dhe ndoshta i qe afruar nga kërshëria njërës prej dritareve të mia të çuditshme dhe i kishte zënë syri spektaklin e vetmisë sime pa shpëtim, ose e kishte tërhequr gjuha memece, çelësi i pikturës sime dhe atëherë ndërsa unë bëja përpara gjithmonë brenda tunelit tim, ajo jetonte jashtë jetën e saj të natyrshme, jetën e rrëmujshme të njerëzve që jetojnë përjashta, atë jetën e çuditshme dhe absurde, ku ka vallëzime dhe festa dhe gëzim dhe mendjelehtësi. Dhe, nganjëherë, qëllonte që, kur unë kaloja përpara njërës prej dritareve të mia, ajo ishte duke me pritur e pagojë dhe plot ankth (Përse më priste? Dhe përse e pagojë dhe plot ankth?); porse nganjëherë ndodhte që ajo të mos vinte në kohë, apo e harronte këtë qenien e mjerë të mbyllur dhe atëhere unë, me fytyrën e ngjeshur pas murit prej xhami, e shikoja larg tek buzëqeshte apo vallëzonte shkujdesurazi, ose, ç’ishte më e keqja, nuk ma zinte syri gjëkundi dhe e përfytyroja në vende të paarritshme apo të fëlliqura. Dhe atëherë e ndieja se fati im ishte përfundësisht më i vetmuar sesa e kisha përfytyruar.

Tuneli ~ Ernesto Sabato
Back to top
Guest2983928
Thu Apr 14 2011, 02:42pm
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
“Ah, po të isha i pasur, po ta kisha ruajtur pasurinë time e të mos ua kisha dhënë, ato do të ishin këtu, do të më lann faqet me të puthura! Do të banoja në një pallat, do të kisha dhoma të bukura, shërbëtorë, zjarr për t’u ngrohur, dhe ato do të ishin këtu, me lot për faqe, me gjithë burrat dhe fëmijët e tyre. Do t’i kisha të gjitha. Kurse tani s’kam asgjë! Paraja të jep gjithçka, edhe vajzat. Oh! Ku janë paratë e mia? Sikur të kisha thesare për të lënë, ato do të më rrinin te koka, s’do të dinin ç’të më bënin më parë, do t’u dëgjoja zënë, do t’i shikoja.
.....
Ato të dyja kanë zemër prej guri. Kaq e madhe ishte dashuria ime për to, saqë s’mbetej vend për dashurinë e tyre ndaj meje. Një atë duhet të jetë gjithmonë i pasur, duhet t’i mbajë për freri fëmijët e tij, si kuajt e hazdisur. Kurse unë rrija në gjunjë para tyre. Faqezezat!

Xha Gorioi ~ Honore de Balzak
Back to top
SuperGirl
Sat Apr 30 2011, 06:54pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
" Dashuria i ve gardh vdekjes. Dashuria eshte jete. Gjithcka, gjithcka qe une kuptoj, e kuptoj vetem sepse dashuroj. Gjithcka eshte e kufizuar vetem nga dashuria. Dashuria eshte Zoti, dhe te vdesesh do te thote per mua nje grimce dashurie te kthehem mbrapsht tek origjina universale edhe e perjeteshme e dashurise."



''Lufta dhe Paqja'' - Tolstoi




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Fri May 20 2011, 09:09am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
E kisha lexu italisht ket fragment, po e gjeta rastesisht edhe te perkthym ne shqip dhe mendova me e nda me ju. Fabio Volo...se ku i gjen kto fjale :X :X

~


"Femra në rilindje" - Fabio Volo

Absolutisht, gjëja më e mrekullueshme, më shumë se perëndimet, më shumë së fluturimi i një zogu, është një femër në rilindje. Kur ringrihet në këmbë pas katastrofës, pas rënies. Kur dikush mund të thotë: mbaroi. Jo nuk ka mbaruar kurrë për një femër. Një femër ringrihet gjithmonë, edhe kur nuk e beson, edhe kur nuk e dëshiron. Nuk flas vetëm për dhimbjet e pafund, për ato plagë të shkaktuara si nga mina anti njeri që të shkakton vdekja apo sëmundja. Flas për ty që kjo periudhë nuk mbaron kurrë, që po luan me ekzistencën në një punë të vështirë, që çdo mëngjes është një provim më keq se në shkollë. Ti gjykatëse e papërkulshme e vetvetes, që nga mënyra sesi shefi do të të vështrojë do të vendosësh nëse je në lartësinë e duhur apo se duhet të dënohesh. Dhe kështu ky provim nuk mbaron kurrë. Dhe je ti që e bën të zgjasë. Ose flas për ty, që ke frikë të flesh me një mashkull, që je e terrorrizuar se një histori të merr ajrin, që nuk flirton me askënd sepse ke tmerrin se dikush futet në jetën tënde. Më keq: se ke frikë mos ngec ti e pastaj vuan si qen. Je e lodhur: është gjithmonë dikush me të cilin duhet të justifikohesh, që do të të ndryshojë ose që duhet të ndryshosh ti për ta mbajtur pas vetes, kështu po rrit vetminë brenda në shtëpi. Madje e rrëfen, e thua edhe kur flet me të tjerat: ”Unë jam mirë kështu. Jam mirë kështu. Jam mirë e më më mirë kështu.” Dhe qielli ulet një pëllëmbë më shumë. Ose me atë djalë ke bashkëjetuar, ke jetuar Krishlindje e Pashkë. Ka kaluar shumë kohë, dhe në atë mashkull ke derdhur shpirtin, ke hedhur aq shumë shpirtin sa një ditë fillon të kërkosh pas pasqyrës sepse nuk di më në cilën je shndërruar. Sido që të ketë shkuar, tani je këtu dhe e di që ka qenë një moment në të cilin ke parë postë dhe i kishe këmbët të lidhura. Kudo që të kesh qenë ke qenë ngushtë: në lidhjen tënde, në punën tënde, në vetminë tënde. Dhe ishte krizë dhe ke qarë. Zot sa qani! Në stomak keni një burim uji. Ke qarë ndërsa ecje në një rrugë të populluar, në stacionin e metrosë, në motor. Aq papritur. Nuk mund ta mbaje. Dhe atë natë që more makinën dhe i dhe për orë të tëra, me qëllim që ajri i errësirës të të thante faqet? Dhe pastaj ke gërmuar e ke folur, sa flisni vajza! Jeni fjalë e lot. Për të kuptuar, për të nxjerrë jashtë një rrënjë 6 metra të gjatë që t’i japë një kuptim dhimbjes tuaj. ”Përse veproj kështu? Pse përsëris të njëjtën skemë? Mos ndoshta jam e çmendur?” I kanë bërë të gjitha këto pyetje. Atëherë i futesh me themel historisë tënde, me dy, a katër duar dhe dalin në dritë mijra copa. Një mister i ndërlikuar. Ja këtu fillon gjithçka. Nuk e dije? Nga ajo kurajo e madhe që duhet për të parë veten kështu, të përbërë nga mijra pjesë, që do të rifillosh. Sepse një femër rifillon gjithësesi, ka brenda një instinkt që e tërheq përpara. Do të të duhet një strategji, duhet të shpikësh një mënyrë për një ti të re. Sepse të ka qëlluar të rinjihesh përsëri, për t’iu prezantuar vetvetes. Nuk mund të jesh ajo e mëparshmja. Përpara gërmimit. Nuk të entuziasmon? Do të të tërheqë dalëngadalë. Të dashurohesh përsëri me vetveten, ose për herë të parë është si një karburant. Niset ngadalë duhet të këmbëngulësh. Por kur ndizet ikën me revan. Të rindërtosh vetveten është një aventurë. Më e madhja. Nuk ka rëndësi nëse e nis nga shtëpia, nga ngjyra e perdeve apo nga prerja e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, femra në rilindje, për atë mënyrën e mrekullueshme me të cilën i ulërisni botës ”jam e re “ me një fund me lule apo me një kaçurrel të freskët bjond. Sepse të gjithë duhet të shohin e të kuptojnë: ”Kujdes kantieri është i hapur, po punojmë edhe për ju. Por mbi të gjitha për vetveten tonë”. Më shumë se mëngjeset, më shumë se dielli, një grua në rilindje është mrekullia më e madhe. Për atë që etakon dhe për vetveten. Është pranvera në nëntor,atëhere kur nuk e pret.

~

:X




[ Edited Fri May 20 2011, 09:09am ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Sun Jun 12 2011, 06:47pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Kapitulli i fundit i librit 'Sikur te isha djale' i Haki Stermillit.
Ka vite qe e kam lexu dhe shum detaje me kane humb. para nja nje jave e nxora jashte se ma kerkoi mami me e lexu, dhe sa ta kryjn tapo e filloj edhe iher une. ket kapitull e gjeta online. enjoy




6 Prill

Oh sa dëshiroj me i argëtue e me i puth fëmijt. Ata vijnë rreth e rrotull shtratit t'em dhe më shofin me.... dashuni e dhimshuni. Afrohen dhe kërkojnë, me veshtrime lutës, që t'i ledhatoj e t'i puth si parandej. Por unë, nga droja se mos u ngjis ndonjë mikrop, i largoj pa i prekë fare.

Sot mbas dreke, në nji kohë kur ndodhesha vetëm në kthinë, erdh Meti dhe, mbassi u avit ngjat shtratit t'em, më tha:

- Përse je hidhënue, Dije, me mue?

Zani i tij ishte i mbytun. Nga syt shprazësh pezmatimi i zemrës së vogël.

- Kush të tha se jam hidhnue me ty? - e pyeta,

- Kurrkush s'më ka thanë, por e ndi vetë - tha me sy përposhtë.

- Si ë ndin? Si e kupton?

- E kuptoj se as m'argëtojsh as edhe më puthish ma - gjegji tue bëlbëzue dhe me një za gati të përvajshëm.

- Nuk të puth se jam sëmunë - i thashë.

- E ç'ka se je sëmunë? Edhe tata dikur që sëmunë, por më puthte - i a bani.

- Po, por....

- S'më don ma. Je hidhnue me mue.

- Jooo. Të due dhe të due shum Met - i thashë me nji za që dilte nga thellësit e zemrës së trazueme.

- Atëhere më puth nji herë - më tha dhe, tue u rrasë e krrusë mbi shtrat t'em, m'a zgjati faqen.

- Jooo. Largohu! - thirra dhe e ktheva kryet m'anë tjetër që të mos e preki fryma e eme helmatuese.

U zbrap menjiherë dhe u zhgreh në vaj. Iku tue ulërue me të madhe dhe tue thanë me nji za të mbytun:

- S'më don ma, s'më don.

Edhe un shpërtheva në vaj dhe qava nji copë herë.

9 Prill

Në nji kohë, kur isha vetëm, u çova nga dale dhe shkova në fund të kthinës për t'u pamë në pasqyrë. Ka shumë kohë që s'e kam pamë vetëhen. Pranndaj më kapi nji trill që më shtynte të shof se çfarë ndryshimi kam bamun në fëtyrë, pse gishtat e duervet më janë tehollue aq shum, sa më duken të shëmtueshëm dhe si t'ajtun në kyçet e tyne.

U habita kur dola përpara pasqyrës q'asht mbështetë për muri. Nji farë mërzije, e bashkueme me habi, më kapi kur e pashë vetëhen n'atë gjendje. Ndryshimi që kishte pësue trupi i em ishte i madh: E tanë bukuria e vajzënis s'eme kishte perëndue ma. Flokët e mij, dikur t'artë, gjajshin si fije bari të thatë. Syt e kaltërt e të qëndisun që Shpendi kishte pagëzue sy laroshe ishin gropue e turbullue tue u qarkue edhe prej nji rrethit të zi. Qepallat kishin nisë me u rralue e me u ngjitë në njena tjetrën. Vetullat e holla dukeshin si dy nepërka që rrijnë gati me i kafshue ata dy sy. Ngjyra e trandafilitë e fëtyrës ishte zavendësue me nji bardhëni neveritëse që duket vetëm ndër fëtyra të vdekunish. Mollzat e faqeve ishin skuqë pa shijshëm tue u grumbullue gjaku ndër to. Flegrat e hundës ishin tëhollue dhe hapë jasht masës. Buzët e kuqe ishin zbemë e gjelbëruem. Veshët ishin tëho llue shum dhe gjajshin si fletë të verdha. Gusha ishte zhdukë dhe vendin e sajë e kishte zanë nji gropë. Qafa ishte zgjatë për së tepërmi dhe supet kishin ramë përposhtë. S'ishte kurrkund ajo Dije e parë. Aty dukej nji skelet që ende nuk asht zveshë krejt nga mishi. Duket se po afron koha që t'i them lamtumirë kësaj bote. Oh

sa mirë do t'ishte që të vinte sa ma sbpejt ajo orë, pse do të shpëtojsha nga vuejtjet, nga mundimet, nga brengjet dhe dëshpërimet e kësaj jete. Ç'më dubet të rroj dhë përse të rroj? Jeta, për mue, s'ka kuptim ma. Asht e randë dbe e paduruesbme. Ajo duhet të shuhet sa ma parë.

Oh sikur të vinte Shpendi e të më shifte se sa jam prishë e tretë, se sa jam denatyrue dhe sa fort më ka ndryshue sëmundja. Pa dyshim do të derdhte lot dësbpërimi. Por ai asht mbyllë mbrenda katër mureve për

me mos u pamë me mue, ndoshta për jetë. Oh ma mirë të kishte qenë larg, tej maleve e detnave, se sa i

mbyllun në burg.

11 Prill

Prap erdh Pranvera. Përsëri nisi me këndue bilbili. Oh sa e sa pranvera kanë për t'ardhë, por un s'kam me i parnë ma; sa e sa shekuj me rradhë ka me këndue bilbili, por un nuk do t'a ndigjoj ma. Erdh, po Pranvera. Por simjet më duket sikur nuk asht e shkëlqyeshme si herët tjera; më gjan sikur nuk e ka sjellë me vetëhe gazin dhe haren e përparshme. Ndoshta këto mungojnë pse Shpendi i em vuen e gjëmon në burg dhe se pse zemrat t'ona u vranë e u vorrosën. Këndon bilbili, por zani i tij simjet gjan si ai i qyqes që ndjell kob e mjerim. Nuk asht i ambël e i kandshëm si herët tjera, nuk asht i butë dhe i përmallshëm si përpara. Ai nuk m'a gicilon ma zemrën dhe nuk m'a kënaq shpirtin si parandej. Ai duket sikur qan e vajton, gjan sikur psherëtin e rrënkon. I tanë ky ndryshim, sigurisht, do të jetë shkaktue nga mungesa e Shpendit t'em, nga vuejtja e tij në thellësit e burgut.

Thonë se këndon bilbili, por mue më duket se qan. E si mund të këndojë i gjori kurse trandafili i tij asht i rrethuem prej gjembash dhe fati i dashunis së tij asht nopran? Ai ndoshta ka këndue dikur, por tash qan dhe qan për vetëhe e për dashunin e vet, plotsisht si un e shkreta.

13 Prill

Iu luta babës që të më lejonte me e thirrë Mamë Gjystinën e me u pamë me te. Ai e pranoi lutjen t'eme dhe lejoi të takohem me të gjithë pjestarët e familjes së Xha Simonit. U çova f jalë dhe i thirra. Erdhën bashkë me Irenën që këto ditë ka ardhë këtu me të shoqin. Erdhën, por shum pak folën, pse u pikëlluen kur më panë të mbarueme dhe të ndeme në shtrat. I mundi pezmatimi dhe u zhgrehën në vaj. Xha Simoni m'a fërkoi ballin tue më folë me dashunin e pafajshme dhe me dhimbjen e nji atit të mirë. Iu mbushën syt me lot. U tërhoq me nji anë dhe vazhdoi të qajë kadalas. Mamë Gjystina dhe Irena më rrokën n'grykë dhe më mbuluen me puthje. Aq fort qanë të shkretat sa em atë u shtrëngue t'u lutet që të qetësohen. Sa ngushullim ndiu zemra e eme prej vizitës së tyne e sidomos prej dhimbjes që shfaqën tue derdhë lot. Më kishte marrë malli shum për ta. Jam mjaft e ngushullueme sot, mbassi munda me u shmallë me ta. Ndoshta mbas pak ditësh do t'i mbyll syt e nuk do t'i shof ma. Sa mirë bani im atë që më lejoj të shifen me ta dhe sa bekime ka marrë prej zemrës s'eme. Qysh nga kjo datë e deri në mbarim shënimet janë bamë me plumbsh dhe shkrimi asht mjaft i keq.

15 Prill

Hajrija e Luçija, dy shoqet e mija të shkollës, kishin ardhë sot mbas dreke për me më pamun, mbasi kishin marrë vesht se jam e sëmunë. Oh sa u gëzova kur i pashë. Sa u kënaqa nga vizita e tyne. Sa mirë e ndien vetëhen njeriu kur asht pranë atyne që e duen dhe që e dhimshunojnë. Sa i kënaqet zemra njeriut kur e shef vetëhen në mes të shoqeve të shkollës, të cilat janë ma të dashuna se të gjitha tjerat. Në rasa të tilla i duket njeriut sikur i përtrihej jeta dhe i përsëriten ditët e bardha të vogjëlis që ka kalue në shoqni me to.

Ato më flitshin me dashuni dhe përpiqeshin me më bamë me gaz, pse e dijnë se gazi asht i dobishëm për zgjatjen, sado pak, të jetës së nji tyberkulozes. Nji dhimbje e thellë dhe nji pikëllim i ndryem për mbrenda pasqyrohesh në syt e tyne. Veç kësaj vuna re se zani i tyne, shpesh herë, kumbonte i dridhshëm dhe i venitshëm, ashtu si tingëllon zani i atyne që ndijnë dhimë në shpirt. Natyrisht ato u pezmatuen dhe u helmuen

kur kuptuen se shoqja e tyne mbas pak kohë nuk do të jetë ma në mes të tyne. Ikën tue m'urue shëndet dhe tue më premtue se prap do të vijshin me më pamun. Kush e din. Ndoshta s'kanë me më gjetë ma. Ndoshta do të vijnë më vizitue ke Vorrezet e Bamit dhe, në shenjë dashunije e mallëngjimi, kanë me vu disa lule mbi vorrin t'em.

18 Prill

Më tha Irena se për të shpejti do të dali Shpendi nga burgu me lirin kondisional. Ajo, tue pamë se po m'afrohet vdekja dhe tue e çmue mallin e djegën që ka zemra e eme për Shpendin, ka mundue të më shërbejë tue trillue nji gënjeshtër të tillë. Ndoshta asht e vërtetë, por nuk kuptoj se lirimi i tij ka me ngjamë përpara se un të kem vdekë.

Herë mbas here më shkruen Shpendi. Në letrat e tija tash nuk shifet ai dëshpërim që shprazej ma parë. Duket se nuk don me më pezmatue me mërzin dhe dëshpërimin e vet. Flet ma shum për shëndetin t'em dhe më siguron se më dashunon ma fort se përpara, mbasi un arrina me bamë sakrifica për t'a kënaqë at. Shton se, posa të lirohet nga burgu, do të bajë përgatitje për t'u aratisë rishtazi. Shkurt përpiqet me më mbajtë gjallë tue përdorë çdo mjet e mënyrë. I shkreti Shpend! Edhe ai qenka fatzi që ndeshi në nji fatzezë si un.

Iku Irena për Shkodër. U ndamë me lot ndër sy pse e ndijshlm se nuk do të shifeshim ma. Ajo më dha shpresë për lirimin e shpejtë të Shpendit. Oh sikur të mundesha me e pamë. E shof se po m'afrohet vdekja. Nuk më vjen keq që po largohem nga kjo botë munduese, por jam thellësisht e pezmatueme pse po shkoj pa u pamë edhe nji herë me Shpendin. Oh sa ngushullim të madh do të ndijsha sikur të vdissha në krahët e tij, në krahët e

atij që i dhashë zemrën.

21 Prill

Me gjith që trupi m'asht tretë e shkri fare, zemra duket e fortë në dashuni. Ajo duket se nuk ka me vdekë edhe mbassi të vdesin të gjitha gjymtyrët tjera dhe do ta vazhdojë me e dashunue at që e magjepsi me nji shiqim.

Tue e kujtue gropën e errët të vorrit, tue e memdue shdukjen e përjetshme, e ndij se më vjen keq të vdes, e kuptoj se po më dhimset vetja. Por tue gjykue se rrojtja e eme pa Shpendin asht nji vdekje ma se mërzitse, ma shum e pëlqej vdekjen se sa rrojtjen. Në kohët e fundme shpesh e kam pamë n'andërr t'eme amë. Edhe dje mbrama e pashë. Ajo më muer n'grykë, më puthi, më shtrëngoi me dashuni të madhe dhe, tue më kapë për duer, më terhoq drejt nji lulishtes së bukur që thosh se ish e saja. A thue se me të vërtetë do të bashkohem me të në lulishtet e Parrizit? Kush e din. Vetëm dij se këto andrra janë shenjat lajmuese t'afrimit t'orës së fundme. Edhe un jam gati të nisexn ma.

24 Prill

Dje mbrama, aty kah ora dhetë mbas darke, isha vilanisë dhe nji kohë të gjatë nuk isha përmendë. Ma vonë isha jermue dhe kisha folë shum në kllapi tue e përmendë, shpesh e shpesh, emnnin e Shpendit t'em. Sot jam këputë fare. Nuk mundem as edhe me shkrue ma. Nuk jam e zoja për kurrgja ma veçse për të qamë e për të rrënkue vazhdimisht.

Çova me e thirrë kushrinin t'em Hamitin që t'i a dorëzoj kët libër, ku kam shfry tue i qamë hallet e mija. Do t'i lutem që, mbassi t'a këndojë vetë, t'i a dorëzoje Shpendit me letrën dhe shamin që po i dërgoj si kujtimin e fundit të dashunis s'eme të pafat. Si prej Hamitit ashtu edhe prej Shpendit do të kërkoj që t'a mprojnë femnën Shqiptare. Tirana e ka zakon me i nusënue vajzat që vdesin të pamartueme. I mertisin dhe i stolisin si të jenë nuse për të shkue ke burri. Mbasandaj i qojnë me pikëllimin ma të madh dhe i përcjellin për në vorr. Ky zakon më pëlqen. Prandaj i thashë sot Hallë Halixhës që edhe mue të më përcjellin simbas atij zakoni, mbassi nuk u martova me hirin t'em dhe me at që dashunova. Ajo nuk m'u përgjijg. U zhgreh në vaj. S'mund të shkruej ma, se nji tallaz gjaku po më shpërthen nga goja dhe dhimbje të forta po ndij në krahënuer. Duket se janë rrenimet e fundit që ban sëmundja. Po të la o libër për jetë ma. Lamtumirë se po ndahem prej teje e prej jetës s'eme.

„Këtu mbarojnë shënimet e Dijes."

Letra që më shkruente përmbante këto fjalë:

I dashtuni Hamit,

Në fletorin që po të dorëzoj e kam shkrue shkurtazi, jetën t'eme. Mbassi t'a këndojsh epja Shpend Rrëfes bashkë me letrën dhe shamin e bardhë që po i dërgoj si shenjën e qefinit t'em. Nga përmbajtja e fletorit keni për t'a kuptue se sa shum vuen femna Shqiptare, se sa keq përdoret ajo e gjora dhe si asht ulë në shkallën e robneshës e të kafshës.

Prandaj kërkoj prej jush që të ndërmerrni nji lëvizje të gjanë për emansipimin e vërtetë të femnës Shqiptare dhe për naltësimin e nivelit të saj kultural, moral e sosial. Pres të më zotoheni se do t'a përmbushni dëshirin

t'em të fundit që të vdes e shkujdesun dhe e qetë. Për ndryshe shpirti i em kurrë nuk do të prehet edhe sikur

të mbahet, me pekulet ma të mëdha, në lulishtet e Parajsës. Shpirti i em i pakënaqun do t'ju duket juve n'andërr dhe do të kërkojë t'a përmbushni zotimin, do t'ju ndjeki kurdoherë dhe kudo, që t'a mbani premtimin. E çdo shkrojë ase f jalë e këtij libri do të jetë si nji grenzë për me i thumbue e kafshue ndërgjegjet t'ueja në rasë se nuk do të qëndroni në besë.

Thueji Shpendit se po vdes me emnin e tij në gojë dhe me mall të pashuem në zemër për te. Gjithashtu njoftoje se shamia që po i dërgoj asht ajo që kam mshimë lotët ditën që më martuen me kët tregtarin dhe m'a vranë zemrën.

Ty të falem nderit, Hamit, për ndihmat e mëdha që më ke dhanë gjatë jetës s'eme. Lus që të shpërblehesh me gëzime.

Po ju përshëndes për herën e fundme tue ju urue e bekue me të gjitha fuqit e mija, me të gjitha forcat e atij shpirti që asht tue u largue nga ky trup i dërmuem dhe i kalbun.

Kushrina e jote:

Dija

Kur e mbarova librin së kënduemi, kishte nisë me zbardhë drita. Me gjith që gjatë leximit shpesh herë qava, bashkë me Dijen e shkretë, kur e mbarova prap m'u mbushën syt me lot. Nji copë herë, kujtoj mjaft të gjatë, mbeta i mposhtun nën pushtetin e mallëngjimit e të dhimjes dhe derdha lot. Nga pagjumësia dhe leximi i vazhdueshëm, isha lodhë aq shum, sa s'kisha fuqi me lëvizë. Balli më digjesh shum dhe krejt shtati më ishte drobitë. Edhe syt m'ishin turbullue dhe më qitshin xixa lodhjeje. E ndijsha nevojën urdhëruese për t'u prehë e qetsue. E vuna librin me nji anë dhe u shtrina për të flejtë, por nuk më lejshin mendimet. Si grenza të kuqe më msyejshin mendimet dhe më kafshojshin pamëshirshëm tue më shkaktue dhimbjë në zemër. Po, mendojsha për Dijen e ngratë. Dojsha të gjej se në ç'gjendje ndodhesh aso kohe, Tue gjykue se ajo pritte prej meje nji përgjigje zotuese, nisa me u shqetsue se mos vdes përpara se të jem takue me te. Prandaj' vendosa të nisem.

U çova, por pashë se nuk mundesha me i qëndrue udhtimit dhe besova se do të ngec në mes të rrugës. Dashë e pa dashë rashë rishtazi. Nji kohë të gjatë u përpusha në shtrat. Me zi më muer gjumi, të cilin e ndolla shumë. Bana nji gjumë shum të keq dhe me andrra shum të këqia. Edhe Dijen e pashë n'andërr. E pashë sikur më lutesh, me lot ndër sy, që t'u dilsha zot femnave, sidomos femnës Shqiptare. Shkurt gjumi që bana që nji kllapi e keqe.

Vonë u zgjova. Menjiherë u ngrita dhe nisa me u mveshë, pse ora kishte kapërcye dhetët. Tue u mveshë

hyni mbrenda shërbëtori i hotelit dhe m'a dha këtë telegram që vinte prej t'atit të Dijes së mjerë.

„Eja shpejt se të kërkon Dija."

Sulë Kërthiza

Punën, për të cilën kisha shkue atje, e lashë pa e krye dhe pa humbë kohë u nisa për Tiranë. Por të nesermen sosa, pse na u prish automobili në rrugë. Kur mbrrina në kryeqytet ajo kishte vdekë dhe ishte vorrue.

Më njoftuen se më kishte kërkue shum dhe kishte porositë të më thonë se kërkonte t'i a përmbush dëshirin

për shka m'ishte lutë. Shkova ke vorri i saj dhe, me lot ndër faqe, u betova se do t'a përmbush dëshirin e saj.

Në marrëveshtje me Shpendin, vendosa t'i shtyp shënimet e saj në formë libri që janë si shpërblim për të dhe si mësim për të tjerët.



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Tue Aug 16 2011, 01:09pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
I don’t know you. The only thing I know about you is, you’re reading this. I don’t know if your happy or not; I don’t know whether you’re young or not. I sort of hope you’re young and sad. If you’re old and happy, I can imagine that you’ll smile to yourself when you hear me going, he broke my heart. You’ll remember someone who broke your heart, and you’ll think to yourself, Oh yes, i remember how that feels. But you can’t, you smug old git. Oh you’ll remember feeling sort of plesantly sad. You might remember listening to music and eating chocolates in your room, or walking along the embankment on your own, wrapped up in a winter coat and feeling lonely and brave. But can you remember how with every mouthful of food it felt like you were biting into your own stomach? Can you remember the taste of red wine as it came back up and into the toilet bowl? Can you remember dreaming every night that you were still together, that he was talking to you gently and touching you, so that every morning when you woke up you had to go through it all over again?
— Nick Hornby (A Long Way Down)

Love it!




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Sat Sep 24 2011, 10:00pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
- Nuk dua tê me largohesh per asnje çast- tha Ka, - sepse kam rene kaq brenda ne ty. - Ti as qe me njeh mua - iu pergjigj Ipeku. - Ka dy lloj burrash,- foli Ka me nje ton prej mesuesi, - I pari, para se te bjere ne dashuri, kerkon te dije se si e ha sanduiçin kjo vajze, se si i kreh floket, me çfare budalleqesh e lodh koken, perse zemerohet me babane e saj apo histori te tjera qe kane lidhje me te. Ndersa i dyti, dhe une jam njeri prej tyre, duhet te dije sa me pak gjera qe te bjere ne dashuri...
- Ti po thua se ke rene ne dashuri me mua, pikerishte se nuk me njeh? Sipas teje kjo eshte dashuri? - tha Ipeku. - E tille eshte dashuria per te cilen njeriu jep gjithçka, - tha Ka. - Dashuria jote do te marrka fund pasi te shohesh se si e ha sanduiçin dhe seç bluaj ne koke. - Por deri atehere afersia e krijuar midis nesh do te thellohet dhe do te kthehet ne nje deshire qe pushton trupat tane, ne lumturi dhe ne kujtime qe na lidhin me njeri - tjetrin- U pergjigj Ka. - Çfare duhet te bej qe te biesh ne dashuri me mua? - pyeti embel Ka. - Ji vetvetja - ja preu Ipeku...

“Bora” – Orhan Pamuk





Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Sun Sep 25 2011, 07:26pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
E mban mend kur të shkrova se ai sapo më kishte lënë?
Mbase të kam thënë "e lashë",se ato kohë inati qe më i fortë se dhembja,po c'rëndësi ka?Lamë njëri-tjetrin,për të qenë brenda.
Erdhën ditë e net vetëm.Jo se netët i kishim kaluar bashkë,por ditët pa të nuk shtyheshin dot para.Sidomos nuk përballohej zgjimi fiks më 5:00,kur si nëpër ëndërr pyesja veten:"gabova?"-"Gabimi qe qysh në nisje",-vetëpërgjigjesha,pastaj,në gjumë e sipër,kujtoja c'më kishte thënë në krye të lidhjes:"Kur të ndahemi,nëse ndahemi,kujto grindjet tona(që s'ishin edhe aq pak),mendo vetëm keq për mua,do të jetë më e lehtë për ty".
Pastaj flija,pastaj zgjohesha,shkoja në punë,vija nga puna,flija përsëri,zgjohesha më 5:00,flija më 6:00,cohesha më 7:00,shkoja në punë më 8:00 dhe cdo ditë,cdo minutë e harroja nga pak dhe e doja më shumë.
Por atë doja e një tjetër kërkoja,një tjetër si ai,një të panjohur për ta njohur të gjithin për vete,ti nuk je e vetmja që di se ai ishte i martuar kur ne u lidhëm,por je e vetmja që e di se nuk ka një të ngjashme me mua në orvatjet e dështuara dëshpëruese të kërkimit në fjalë.
Por kesaj here kisha vendosur te kerkoja me gjithe dijet e perftuara nga humbjet ne vite (te cilat,te siguroj,vetem humbje te reja pjellin) dhe nga leksionet e vjedhura neper dialoge me ato qe une,ti dhe bota i quajme kurva.Keshtu qe kerkova sa kohe mes te njohurish,kujtimesh,copash ditari te fshehura e te degjoja ish-ish te dashurin qe fliste ne radio,ndersa une lexoja nje vellim poetik te porsadale te ish-ish-se dashures se ish-te dashurit tim.I nderpreva me urdher radion,librin dhe lotet.
Mengjesi me kapi me nje ndjesi se me priste dicka e re,dicka ndryshe ,e paardhur kurre deri me pare.
E kam me te thene se dashurine e jetes njeriu e takon befas,kthen koken dhe shikon ate,ate qe ka dashur e pritur gjithemone.Sa me shume ia perseritja vetes,aq me ngultazi i shikoja njerezit neer rruge.I fiksoja ne menyren me te pacipe te mundshme,duke pritur nje shkendije magnetike me nje ankth edhe me te madh sesa ai qe provon kur pret te plotesohet viza e dyte e testit te shtatezenise.
Por hic,asgje,asgjekundi.Te gjithe ishin te martuar.I urreja grate e tyre edhe pa i njohur.
Kur pashe se nuk kishte asgje me te mire per te bere sesa te prisja e lashe kerkimin.
Nisja t'i denoja ditet ne pune.E ke vene re edhe ti:sapo ta dusha punen tende,nuk ehste asnjhere motiv i mjaftueshem,kur je vetem.Nje mikeshe e ime thote se te gjithe ikin nje dite,vetem pune nuk te le,ndaj ps saj ia vlen te kapesh fort,S'e di!E kam vrare mendjen per kete shpesh,sa here ezihesha me ate para lajmeve dhe futesha ne banjen e punes per e qare apo vjelle.Ose,kur ne zhegun e fushatave elektorale ,nese ai priste du bileta per te ushetuar,mua me dukej se zgjedhjet kishin mbaruar dhe nisesha.Ndoshta,ndaj femrat ,edhe me te aftat e races,jane nje hap pas meshkujve,ne rastin me te mire.I tradhton zemra pikerisht atehere kur nuk duhet.
Ne njeren prej diteve qe i rendoja me keso persiatjesh,duke pritur gjumin ,me trembi zhurma qe ben celulari kur sjell nje mesazh te ri.
Keshtu nisi historia ime e sms-ve me nje te panjohur nje te diel shtatori.po t'i tregoj gjithme c'shkrova e me shkroi,pa ndalur te te shpjegoj,Eja pas meje!

"Preja e një martese të lodhur" Rudina Xhunga



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
~*Christel*~
Sun Sep 25 2011, 10:12pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Sa bukur... Une jam tu e lexu keto dite

[ Edited Sun Sep 25 2011, 10:13pm ]
Back to top
SuperGirl
Sun Sep 25 2011, 10:13pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
~*Christel*~ ka shkruar:

Sa bukur... Une jam tu e lexu keto dite



Shijoje
Ka me t'befasu fundi



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Go to page  1 2 3 4 5  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2699 sec, 0.0651 of that for queries. DB queries: 65. Memory Usage: 3,247kB