Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Fragmente Nga Librat
Go to page  1 2 3 4 5
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Guest2983928
Thu Nov 10 2011, 03:25am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Çdo gje eshte rritur e eshte bere e forte si nje heshte. Ti dhe une, sa gjate qe e kemi kerkuar njeri-tjetrin!
A mund ta imagjinojme valle veten larg nga njeri-tjetri?
A eshte mundur valle, madje edhe duke e genjyer veten, te mendojme se mund te dashurojme ndonje tjeter?
Dhembeza e ingranazhit perputhet me dhembezen tjeter dhe aty nuk ka vend per asgje tjeter, madje as per ajrin.
Dora mu lodh e nuk do qe te levize me, por zemra nuk eshte lodhur. Do t'ia them kete eres e le ta mbaroje ajo letren.
Tashti po te shkruaj me doren e majte.
Te dua, dhe duame sepse nuk dua te marr fryme pa ty.

Thuame se me dashuron ~ Remarque
Back to top
SuperGirl
Fri Jan 20 2012, 01:06pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Ska shum qe e kam pa ket filmin, e mu kujtu kja pjesa. e kam para syve edhe ne liber. great message!!

Ka vetëm një mëkat. Një të vetëm. Vjedhja. Çdo mëkat tjetër është vetëm një variant i vjedhjes.
Kur vret një njeri, i ke vjedhur jetën. Vjedh të drejtën e gruas për të pasur një burrë, u vjedh fëmijëve babanë. Kur i thua një gënjeshtër dikujt, i vjedh të drejtën për të njohur të vërtetën. Nëse tradhton, i vjedh të drejtën për besnikëri.


"Gjuetari i balonave" -Khaled Hosseini



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
MiCoLjA
Fri Jan 20 2012, 01:19pm


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
uhhhh sa e bukur super po e ve sstatus ne fcb

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
SuperGirl
Fri Jan 20 2012, 01:26pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
MiCoLjA ka shkruar:

uhhhh sa e bukur super po e ve sstatus ne fcb







Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Fri Jan 20 2012, 09:23pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Kur u zgjova, te pashe...Flije.Ishe ende larg. Rreshkite e gjitha larg meje.Nuk dije asgje rreth meje.Ishe diku ku une smund te te ndiqja.
Si mund te kete dashuri kur çdo nate te humbas ne gjume?...

Remarque






Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Sun Jan 29 2012, 05:09pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire,gjej kohen per ta, thuaju "me vjen keq", "me fal" , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di.
Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta.

Gabriel Garcia Marquez©


[ Edited Sun Jan 29 2012, 05:09pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Sun Jan 29 2012, 05:13pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Kam lexuar libra,kam udhetuar,kam kerkuar nje ekuiliber ,nje paqe,nje qender graviteti te perkohshem si Battiato.
Por une ndjehem jo i qete cuditerisht,ndjej qe dicka tek une zien, por nuk di si ta nxjerr jashte.
Rrembehem ndonjehere nga deshira per te ditur,hyj ne librari e i shikoj te gjithe librat e jane shume,shume ,shume,dhe e di qe ne secilin prej tyre duhet te kete dicka qe duhet ta di qe mund te me nevojitet e dua ti lexoj te gjithe.
Ndihem i pambrojtur perballe faktit qe nuk di shume gjera ,e qe nuk do me mjaftoje nje jete per te ditur.
Me ndodh edhe me muziken,mendo sa kenge qe une nuk i njoh por qe do te cmendesha duke i degjuar.
Sa emocione qe me bejne mishin kokerr nga te cilat heq dore per injorance.
Sa gjera qe nuk njoh.Sa, Shume!

Fabio Volo©


[ Edited Sun Jan 29 2012, 05:14pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Sun Jan 29 2012, 09:32pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Ajo qeshi dhe mbas nje hezitimi te shkurter tha-Falenderojme fatin qe na nxorri pa asnje konseguence nga te gjitha aventurat,nga ato te vertetat dhe nga ato te enderruara.
Je e sigurte?-u pergjigj Fridolin
Kaq e sigurte sa qe ndjej qe realiteti i nje nate,dhe ai i nje jete te tere,nuk duan te thojne ne te njejten kohe edhe te verteten me te thelle.
Dhe asnje enderr nuk eshte teresisht enderr-shtoi.
Albertine mori midis duarsh koken e te dashurit dhe me perkedhelje-Po tani u zgjuam per shume kohe-
Per gjithmone donte te shtonte Fridolin por para se te thonte keto fjale ajo embelsisht i vuri gishtin perpara buzeve dhe pershperiti lehte:Nuk mund te njohim te ardhmen.
Ngelen keshtu ne qetesi,njeri afer tjetrit,pa enderruar deri kur si çdo mengjes trokiten ne dere dhe nje rreze dielli qe hynte nga tendat e e qeshura e nje femije filluan nje dite te re.

Artur Schnitzler©


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Sun Jan 29 2012, 10:10pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Stellina ka shkruar:

Ajo qeshi dhe mbas nje hezitimi te shkurter tha-Falenderojme fatin qe na nxorri pa asnje konseguence nga te gjitha aventurat,nga ato te vertetat dhe nga ato te enderruara.
Je e sigurte?-u pergjigj Fridolin
Kaq e sigurte sa qe ndjej qe realiteti i nje nate,dhe ai i nje jete te tere,nuk duan te thojne ne te njejten kohe edhe te verteten me te thelle.
Dhe asnje enderr nuk eshte teresisht enderr-shtoi.
Albertine mori midis duarsh koken e te dashurit dhe me perkedhelje-Po tani u zgjuam per shume kohe-
Per gjithmone donte te shtonte Fridolin por para se te thonte keto fjale ajo embelsisht i vuri gishtin perpara buzeve dhe pershperiti lehte:Nuk mund te njohim te ardhmen.
Ngelen keshtu ne qetesi,njeri afer tjetrit,pa enderruar deri kur si çdo mengjes trokiten ne dere dhe nje rreze dielli qe hynte nga tendat e e qeshura e nje femije filluan nje dite te re.

Artur Schnitzler©





Ah sa e bukur



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Sun Jan 29 2012, 11:51pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
- 'Francesca ha detto di amarmi e io le credo. Non solo perché lo dice, ma anche perché lo avverto in tante cose, nei piccoli gesti, nelle attenzioni che lei non sa nemmeno di fare. Di questo è totalmente inconsapevole, così come il mare non sa di chiamarsi mare. Mi accorgo che mi ama anche dal fatto che quando sto con lei ho spesso voglia di fischiare e canticchiare.
Qualche ora fa stavamo passeggiando per strada vicino a casa.
Ci regaliamo spesso questi momenti. Passeggiare insieme la notte ci fa bene. Parliamo di noi, e di come viviamo questo appuntamento importante della vita. Condividiamo il nostro sentire. Quando viviamo un momento che ci emoziona, ci chiediamo a vicenda di farci una domanda su quell’istante per aiutarci così a preservarlo meglio nella memoria. A volte invece passeggiamo senza parlare.'




- 'Innanzitutto è una donna, e io non lo darei così per scontato. Poi su tante cose la pensiamo in maniera simile, pur essendo totalmente diversi. Ma soprattutto è una donna che ha avuto il coraggio di vivere le proprie idee.
Il coraggio di non piacere, il coraggio di non fare scelte per accontentare gli altri. Quando l’ho incontrata era
una persona felice. Sophie non è felice perché sta con me. E felice a prescindere da me. Sophie ama la vita.
Non ci si può fare niente, le persone che amano si finisce sempre per amarle. È una legge della natura.'


Fabio Volo©
Un posto nel mondo





[ Edited Sun Jan 29 2012, 11:52pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Mon Jan 30 2012, 02:49pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Zweig - Autor i shkelqyshem, e per mu kja asht novela ma e bukur e tij.
Gjeta rastesisht iket cope, kur te shkoj ne shpi du me e marr librin me e lexu edhe iher se kane kalu vite e i kam harru detajet...


"Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje" - Stefan Zweig


-Ngrihuni shpejt! Këtë çast!... Ju thatë: edhe këtë radhë…

Mirëpo atëherë ndodhi diçka e papritur. U kthye rrëmbimthi, po fytyra që më shikonte nuk ishte më e përvuajtur dhe e turpshme, ishte fytyra e një budallai, e një të çmenduri, me sy të flakëruar e buzë që i dridheshin nga inati.

-Lermëni rehat! – thirri. – Sa herë që vini ju, humbas. Kështu bëtë dje, kështu po bëni dhe sot. Shkoni!

Mbeta një çast si e ngurosur. Përballë marrëzisë së tij shpërtheu dhe inati im.

-Unë ju kam sjellë tersin? – e sulmova. – gënjeshtar, hajdut: m’u betuat…

Po s’munda të vazhdoja, sepse ai i çmendur brofi në këmbë dhe më shtyu, pa çarë kokën për zhurmën që nisi të bëhej rreth nesh.

-Lermëni rehat! – thirri si i xhindosur. – Unë s’jam nën mbrojtjen tuaj... Na... na..., merrini paratë që ju kam borxh, - dhe më hodhi disa kartëmonedha qindëshe. – E tani lermëni të qetë!

.......

Kanë kaluar njëzet e katër vjet që atëherë, e megjithatë, tek më kujtohet ai çast kur rrija atje e fshikulluar nga ironia e tij, faqe njëmijë njerëzve të huaj, më ngrin gjaku në rrëmba. Dhe e ndjej përsëri me lebeti se çfarë lënde e dobët, e ngartë dhe e mjerë duhet të jetë ajo që ne, me fjalë tepër të mëdha, e quajmë botë të brendshme, shpirt, ndjenjë, ajo që ne e quajmë dhimbje, sepse të gjitha këto, qoftë dhe në kulm, nuk janë në gjendje ta dërrmojnë krejt trupin e munduar – pse rrojmë prapëseprapë në të tilla çaste, me gjakun që na rreh në deje si çekan, në vend që të vdesim, të këputemi e të biem si ajo pema kur e godet rrufeja. Po ashtu është si ju thashë: dhimbja qenka e poshtër, u mposhtka nga dëshira cipëplasur për të jetuar që, siç duket, ka hedhur në mishin tonë rrënjë më të thella nga të gjitha pasionet e vdekshme të shpirtit.




Përktheu Enver Fico



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Sun Feb 05 2012, 09:20pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


~

‎...Sepse nata dhe gjumi, e dashur, janë tradhtarë ! A të kujtohet si na zuri gjumi këtë natë, njeri pranë tjetrit; ishim aq afër sa ç'mund të jenë dy njerëz afër në këtë botë. Fytyrat tona, lëkura jonë, mendimet tona, fryma jonë takoheshin, perziheshin...E pastaj, dalëngadalë, midis nesh filloi të depërtonte gjumi, si një masë e murrme njolla-njolla dhe, më vonë, erdhi e u përhap posi zgjebe mbi mendimet tona, u fut në gjakun tonë, pika-pika n hodhi verbimin...E pastaj, përnjëherësh, secili nga ne u ndodh i vetëm; ne lundronim të braktisur diku nëpër kanale të errëta, nën mëshirën e forcave të panjohura dhe të kanosjeve të padukshme....

Remarque©



Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Sun Feb 05 2012, 09:24pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


~

..Cdo dite me duket se dje nuk te kam dashur fare, aq e forte eshte ndjenja e re qe me kaplon dhe cdo dite mendoj se nuk mund te kete me asnje "me shume", por prapseprape neser do te mendoj se sot as qe mund te mendohet sa te dua aq sa do te te dua neser."

Remarque©


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Tue Feb 07 2012, 12:38pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Stellina ka shkruar:



~

..Cdo dite me duket se dje nuk te kam dashur fare, aq e forte eshte ndjenja e re qe me kaplon dhe cdo dite mendoj se nuk mund te kete me asnje "me shume", por prapseprape neser do te mendoj se sot as qe mund te mendohet sa te dua aq sa do te te dua neser."

Remarque©





Remarque



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Tue Feb 21 2012, 10:55am

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Nje buzeqeshje.
Asimetrike.
Mezi dukej...
Por ishte atje.
Pas nesh ishtin mbledhur nje grup femijesh, qe brohorisnin dhe qe ishin gati per te gjuajtur balonen jeshile, e cila po binte siper pemeve.
Pulita syte.
Buzeqeshja nuk ishte me.
Por kishte qene aty.
Une e kisha pare.
-A do qe te gjuaj balone per ty?
Pashe Sohrabin e vogel te ngrihej dhe te ulej ndersa u pertyp.
Era i'a mori floket. M'u duk se pohoi me koke.
-Per ty dhe nje mije here te tjera,- thashe pa kuptuar.
Pastaj u ktheva dhe fillova te vrapoja.
Ishte vetem nje buzeqeshje, asgje me shume.
Nuk ndryshoi shume gjera. Nuk ndryshoi ndonje gje.
Vetem nje buzeqeshje.
Dicka e vogel.
Nje gjethe ne pyll, qe dridhet nga rrahja e nje zogu te trembur.
Por do ta pres.
Me krahe hapur.
Sepse,kur vjen pranvera, floket e debores, shkrihen nje e nga nje dhe ndoshta une isha deshmintar i shkrirjes se flokut te pare.
Vrapoja.
Nje burre i rritur qe vraponte i ndjekur nga nje lume femijesh qe bertisnin.
Por nuk me interesonte.
Vrapoja duke ndjere eren qe me rrihte ne fytyre dhe mbi buze, nje buzeqeshje te paane, si Lugina e Pashnjerit...



Khaleid Hossein©
Gjuetari i Balonave

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Tue Feb 21 2012, 07:21pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
"Se tu vieni, per esempio, tutti i pomeriggi, alle quattro, dalle tre io comincerò ad essere felice. Col passare dell'ora aumenterà la mia felicità. Quando saranno le quattro, incomincerò ad agitarmi e ad inquietarmi; scoprirò il prezzo della felicità! Ma se tu vieni non si sa quando, io non saprò mai a che ora prepararmi il cuore… Ci vogliono i riti". (Il Piccolo Principe)



Perkthimi:

"Nese ti vjen, per shembull, cdo pasdite ne oren kater, nga ora tre une do filloj te jem e lumtur. Me kalimin e ores do te shtohet lumturia ime. Kur te jete ora kater, do filloj te shqetesohem e te nervozohem; do te zbuloj cmimin e lumturise! Por, nese ti vjen nuk dihet se kur, une nuk do te di kurre se ne cfare ore te pergatis zemren... Duhen ritualet" (Princi i vogel)



ps. ajo ca ndjej une cdo here qe e di qe kam me u taku me gjysen teme. entuziazmi e shqetesimi fillojne nji jave para...



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Sat Feb 25 2012, 12:22pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Gjalle je, nenoke?Edhe une Gjalle jam.
Shendet me pac,shendet! Drite u befte kjo mbremje e lume Izben tende qe me mall me pret.
Thone qe je ligur e je tretur Nga meraku im,po nuk ankon Se,pershtjelle me nje shall te vjeter, Fillikaterruges shpesh kalon.
Dhe kur mugetire e kalter bie. Nje vegim i zi te kall ty frike, Sikur ne nje sherr diku ne pije, Vjen dikush e ma keput me thike.
Kot,e dashur,vuan kaq,besome, Brengat t'i fanitin keto nder sy. S'jam aq pianec i lige sa c'thone, Si do te vdes pa te te pare ty?
Une jam po foshnje,si nje here, Dhe nje shprese vec ushqej ne gji: T'iki nga ky tym e kjo potere. Te shtepiza jone aty te vij.
Dhe do vij ,kur kopshti yne i bardhe Anekende vishet me blerim: Vetem ti ,si tete vjete me pare, Mos me zgjo aq heret ne agim.
Mos e zgjo ate qe shkrumb ju bene Enerrat e moshes plot hare. Me ka vrare jeta mjafte, o nene, Dua vec te shlodhem e te fle.
As ti lutem Zotit mos me thuaj, Si dikure ne t'arten mituri. Ti ke mbetur ngushellim per mua, Drite e pa rrefyer,vetem ti.
Ndaj merak ti mos m'u bej aq teper Tek e liga mendjen mos e co, Dhe aq shpesh me shallin tend te vjeter,
Fillikate rruges mos kalo...


Sergej Hessen©
Leter nenes

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Sun Mar 11 2012, 02:58am

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
'Engjell,sirtaret e tavolines sime ruajne shume fotografi te tuat,e disa prej tyre po i shikoja.
Sa gje e kendshme ishte te degjoja prape zerin tend permes detrave e ne kundershtim me shtrengatat ne castin kur Orioni qendron mbi male,ndersa hena e re pasqyrohet ne liqen.
Trendafilat,zymbylat e eger e lulekembanat ketu lulezojne,por lumturia eshte e numrit njejes,si gjithmone,ndersa dhembja nuk ka kombesi.
Kur syte i ke te veshur,Panteoni te duket kasolle e vetem zemra percakton horizontin tone te jetes.
Zemer,djep dhe Varr!!
Por ka edhe zemer per dy vete.
Flaka,ylberi mbi humnere neper te cilen kalojne te sigurt si sonambule vetem te dashuruarit.'


Remarque©


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Sun Mar 11 2012, 03:01am

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
'
-Troket aq fort,-peshperiti ajo.
-Kush? Ora?
Ajo tundi koken paksa ne shenje pohimi:
-Bubullon...
Une e hoqa oren nga dora.
Ajo veshtroi gjithe ankth akrepin e sekondave.
-Hiqma nga syte!...
Une e mora oren dhe e perlasa fort pas murit.
-Ja, tani nuk troket me! Tani koha eshte ndalur ne vend.E kemi shqyer ne mes. Vetem ne te dy kemi mbetur ketu, vetem ne te dy, ti dhe une dhe askush tjeter.
Ajo m’i hoqi syte qe i qene zmadhuar tejmase.
-I dashur ...- peshperiti me ze te shuar.
Une s’munda ta duroja me ate shikim. Vinte qe nga larg ,kalonte permes meje dhe tretej diku.
-Trimeresha ime, - murmuria une,- Trimeresha ime e shtrenjte ,e dashur...

Remarque
Tre shoket©


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Thu Mar 15 2012, 09:07pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


S’kam ardhur të këndoj, mund ta merrni kitarën.
As të mbush dosjen time s’kam ardhur,
Që pas vdekjes shenjtor të më bëjnë.
Kam ardhur të shoh fytyrën time në lotët që rrjedhin
Drejt detit
Me lumin
E me retë.
Në lotët që fshihen në fund të pusit
Nëpër natë
E nëpër gjak.

Kam ardhur të shikoj fytyrën time në gjithë lotët e botës
Të vë një pikël zhive, vajtimi, një pikël hequr prej lotëve të mi
Mbi këtë pasqyrë të paskaj ku të mund të më shohin e vetveten
Të njohin ata që do të vijnë.
Kam ardhur të dëgjoj sërish atë sentencë të vjetër në terr:
Me djersën e ballit bukën ta fitosh
Dhe dritën me dhimbjen e syve të tu.

Burim lotësh e burim drite janë sytë e tu.

Leon Felipe©


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Sat Mar 17 2012, 03:30am

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort fort dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera , do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera.

Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do degjoja zerin tend, do magnetofonoja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri , perseri. Nese do e dija qe keto do ishin momentet e
fundit qe do te te shihja do te te thoja "te dashuroj" dhe do supozoja jo llogjikisht se e dije me pare.

Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t'i bejme gjerat sic duhet , por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja. Do doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s`do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend si i ri si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do.

Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre , sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te tyre.

Mbaj ata qe dashuron prane vetes, thuaji duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroi , sillu mire gjeje kohen per ta, thuaji "me vjen keq", "me fal", "te lutem","faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuarsine qe t'i shprehesh. Tregoju te tjereve domethenien e tyre. Fillo te besh realitet endrrat e tua. Tani eshte momenti!!!!!


Marquez©





[ Edited Sat Mar 17 2012, 03:34am ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Tue Mar 20 2012, 10:34am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Stellina ka shkruar:



Mbaj ata qe dashuron prane vetes, thuaji duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroi , sillu mire gjeje kohen per ta, thuaji "me vjen keq", "me fal", "te lutem","faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuarsine qe t'i shprehesh. Tregoju te tjereve domethenien e tyre. Fillo te besh realitet endrrat e tua. Tani eshte momenti!!!!!














[ Edited Tue Mar 20 2012, 10:35am ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Thu Mar 22 2012, 11:15pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Kur mendoj se trupi i një gruaje ka aftësinë të sjellë në jetë një tjetër qënie njerëzore, e ndjej veten fare të vogël... Më ndodh ende të mbetem i magjepsur nga drita e shkëlqyeshme që banon brenda saj... Ajo ha dhe trupi i saj, sikur të ishte laborator, krijon një njeri. Si mund të quhet kjo mrekulli? Ah... grua. Ka ndonjë gjë të bukur në botë, që nuk gjendet në vështrimin e një gruaje?

Marre nga Fabio Volo©
Nje vend ne bote.



p.s:Micole ky postim asht per ty ne vecanti


[ Edited Fri Mar 23 2012, 07:56am ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Thu Mar 29 2012, 07:24am

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Grate qe lexojne jane te rrezikshme sepse nuk merziten kurre, cfaredo gjeje qe te ndodhe kane gjithmone nje rruge arratisje, nuk duan t’ja dine nese i ben te vuash shume sepse ato dashurohen me nje tjeter liber, me nje tjeter histori, dhe te braktisin. Grate qe lexojne jane te rrezikshme sepse ushqejne endrrat e tyre dhe nuk ka asgje me revolucionare se nje femer qe enderron te ndryshoje jeten e saj, nese e ben, do krijoje revolucion nese nuk e ben do mbjelle terror.

Grate qe lexojne jane te rrezikshme sidomos per vetveten.

Do te kete nje motiv se perse historia e njerezimit ua ndaloi leximin femrave, natyra e dinte qe do t’u kishte komplikuar atyre jeten.

Sidoqofte durim, te lexosh eshte e mrekullueshme.


Daria Bignardi


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Thu Mar 29 2012, 04:19pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Në çdo marrëdhënie njerëzore , gjëja më e rëndësishme është të flasim .Por njerëzit nuk e bëjnë më : nuk ulen për të biseduar dhe për të dëgjuar të tjerët .
Shkohet në kinema , teatër ,shikohet televizor , dëgjohet radio ,lexohen libra por askush nuk flet pothuajse asnjëherë .
Nëse duam të ndryshojmë botën , duhet të kthehemi në kohët kur luftëtarët mblidheshin rreth zjarrit për të treguar historitë e tyre .

Paulo Coelho©

(Sa e drejt kjo qe thot Coelho!)

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
Go to page  1 2 3 4 5  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2565 sec, 0.0729 of that for queries. DB queries: 60. Memory Usage: 3,108kB