Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Fragmente Nga Librat |
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Ka persona të cilët që nga koha që i njeh, nuk do pushosh së dashuri kurrë...sepse gjenden në ate kënd të zemrës tënde në te cilin kur njeriu hynë, çfarëdo që të ndodhë, nga aty nuk do te dalin kurrë, janë ata miq e të afërm specialë që i japin shije jetës tënde, duke e bëre unike... Fabio Volo© Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Jam i lodhur duke para fytyra femrash të rrethuara nga botox .Gjinj të tejmbushur , të copëtuar nga konkurrenca , prapanica të ekspozuara ,taka dhe truke kozmetike , gjeste të vështira për gratë e lirshme ,tashmë të padallueshme edhe nga ato të zanatit ... Dëshiroj të shikoj femra me feminitetin e tyre , me sjellje të butë ,me buzëqeshje plot hir ,lëvizje joshëse , me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njëjtën kohë .Me mendime origjinale dhe të reja . Dëshiroj të shikoj femra të pavarura , jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre .Femra me zemra prej akulli të shkrirë ,shoqe dhe mike të meshkujve ,të lira dhe të sinqerta. Charles Bukowski© Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Në këtë moment , kam nevojë vetëm për një gjë : një përqafim . Një gjest që është aq i vjetër sa është edhe njerëzimi . kuptimi i të cilit shkon përtej takimit të dy trupave . Një përqafim do të thotë : Nuk je më një rrezik , nuk kam frikë të të qëndroj pranë , mund të shlodhem , të ndihem i mbrojtur dhe të shikoj , që është një person i cili është i gatshëm të më kuptojë Sipas traditës , çdo herë që përqafon dikë me kënaqësi , fiton një ditë jetë . Të lutem , më përqafo tani! Paulo Coelho© [ Edited Tue Apr 10 2012, 11:47pm ] Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Në çdo marrëdhënie njerëzore , gjëja më e rëndësishme është të flasim .Por njerëzit nuk e bëjnë më : nuk ulen për të biseduar dhe për të dëgjuar të tjerët . Shkohet në kinema , teatër ,shikohet televizor , dëgjohet radio ,lexohen libra por askush nuk flet pothuajse asnjëherë . Nëse duam të ndryshojmë botën , duhet të kthehemi në kohët kur luftëtarët mblidheshin rreth zjarrit për të treguar historitë e tyre . Paulo Coelho© Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Në botën që kisha imagjinuar, dashuria e saj më dha forcën për të shkuar përpara, për të eksploruar të gjitha limitet e mia. Në botën e realitetit, përkundrazi, ishte një fiksim dhe mani totale, që përthithte energjinë time, pushtonte çdo hapësirë timen. Paulo Coelho© Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | E nese nuk e kam thene, mos mendo qe nuk e kam menduar... S'di te kem bere tjeter gje vecse te te dua...Ja ashtu thjeshte , me heshtjen time , pertej se ciles shpesh here as veten s'e kuptoj ..Mbytur ne fjalet pa ze , qe vetem nje Zot e di sesi ti nuk i lexon dot ne syte e mi te thelle ! Ndjej ne thellesite me te erreta te shpirtit sesi egoizmi im perkulet e vdes dalengadale...Por ze nuk nxjerr ! Nje mjergull e hirte mes nesh , i thyen tingujt e zemres sime dhe i kthen ne belbezime pa kuptim...Dhe ti me pyet : - The gje ?! Jo ! - te them...Genjej... Genjej ne cdo shikim timin sa here qe ciltersise tende prej femije i pergjigjem me ndrojtjen e pashprese, qe e mallkoj sa here qe centimetrat mes nesh rriten...Rriten vazhdimisht aq sa behen metra, e me tej kilometra... Dhe s'di ku humbas kur per cdo kilometer qe te mban larg meje, malli i nenshtrohet nje progresioni te pafundem...Mendoj shume here ...Mendoj per gjithcka... Mbase me duhet te them mendoja... Qe ne momentin qe mendimet e tua u paraqiten me fytyre e zeri yt i pertejme zbuloi origjinen e tij , une ndjeva se kisha bere zbulimin me te madh , kisha sfiduar cdo eksplorator , por me me shume pak udhetim....Dy buze te kuqeremta qe emetojne me doza perkedhelie, embelsine e botes, qe flinte prej kohesh ne hambarin e kujtimeve te mia te paemerta....! Fation Lami© Fjalet qe nuk t'i thashe Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Të jesh femër është kaq magjepsëse. Është një aventurë që kërkon një kurajo të tillë, një sfidë që nuk të mërzit kurrë ….Do të ndërrmarrësh kaq shumë gjëra nëse do të lindësh femër. Si fillim, do të duhet të luftosh për të bindur se nëse Zoti ekziston mund të jetë një plakaruqe me flokë të bardhë ose një vashëz e bukur. Pastaj do të të duhet të shpjegosh që mëkati nuk lindi ditën që Eva mori mollën: atë ditë lindi virtyti, më i shkëlqyer, i quajtur mosbindje… Dhe në fund, do të të duhet të luftosh për të treguar se brenda një trupi të lëmuar dhe me forma ka një inteligjencë që kërkon të dëgjohet… Oriana Fallaci© Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Duam! Dashurome!.E kam vendosur jeten time mbi tenden si nje piramide te kthyer kokeposhte. A eshte mundur valle, madje edhe duke e genjyer veten, te mendojme se mund te dashurojme ndonje tjeter? Dhembeza e ingranazhit perputhet me dhembezen tjeter dhe aty nuk ka vend per asgje tjeter, madje as per ajrin... _Remarque ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Sa e du Remarkun ![]() - Pse ndodh keshtu Ravik ? Pse naten cdo gje duket e larmirshme ... dhe ne pandehim se mund t'i bejme te gjitha ... dhe ate qe s'e arrijme dot , e mbushim me endrrat tona ? Pse ? Ai vuri buzen ne gaz . - Endrrat i kemi , sepse pa ato nuk do ta duronim dot te verteten . - A keni qene ndonjehere i lumtur Ravik ? -Shpesh . - S'e kam fjalen aty , por a keni qene vertete i lumtur , i lumtur sa s'behet , gjer ne cmenduri , shpirt e trup i lumtur ! Remarque Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | - Ah , miku im i gjorë...Fajin e kanë zemrat tona që nuk janë plakur . E ndjej , e imja rreh me kaq gjallëri . Oh , sa shumë e dashuroni ! Ai po mbytej nga dënesat . -Po , shumë , shumë ! -Po mua , s'më keni dashur kurrë kështu ? Ai se mohoi sepse po përjetonte çaste të tilla , kur njeriu thotë vetëm të vërtetën : -Jo ! Atëherë isha shumë i ri ! Ajo u habit dhe e pyeti : -Tepër i ri ?Si kështu ? Sepse atëherë më buzëqeshte fati . Vetëm në moshën tonë mund të dashurojë njeriu deri në vetëflijim . -Ajo që ndjeni pranë saj , është e njëjta gjë që ndjenit kur ishit pranë meje ? -Edhe po ...Edhe jo ...Ju kam dashur aq sa mund të dojë njeriu një grua .Atë e dua ashtu siç ju dua ju , sepse ajo dhe ju jeni një e vetme . Por kjo dashuri u bë e parezistueshme , rrënuese , më e fortë se vdekja . GI DE MOPASAN Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | " Ti nuk ke nevoje te shtiresh se je e forte,nuk duhet te tregosh gjithmone se gjithcka po shkon mire,nuk mund te shqetesohesh per ate qe mendojne te tjeret,neqoftese ndjen nevojen,qaj,sepse eshte mire qe ti te qash deri ne lotin e fundit,sepse vetem atehere,mund te rikthehesh te buzeqeshesh! " Paolo Coelho [ Edited Fri Jul 20 2012, 03:41pm ] Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | "Do vazhdojne ta takojne njeri tjetrin. Ka shume mundesi qe po, pikerisht ashtu sic bejne me shekuj. Do e bejne derisa te humbin gjurmet, edhe pse i kane premtuar njeri tjetrit qe e kane mbyllur pergjithmone. Do vazhdojne ta takojne njeri tjetrin dhe do takohen instiktivisht. Po pse nuk ndalojne se shmanguri njeri tjetrin ? Sepse nje dashuri e tille eshte e veshtire per t'u kontrolluar dhe te frikeson. Ata thjesht do vazhdojne ta kerkojne njeri tjetrin. Eshte e shkruar ne fatin e tyre. " Fabio Volo© ![]() [ Edited Fri Aug 17 2012, 07:57pm ] Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | "Ka me teper te fshehta ne floket e tu sesa ne njemije pyetje...Kur njerezit dashurojne cdo gje ka kuptim;duket mrekulli dhe gjeja me evidente ne bote, ndersa pa dashuri s'mund te jete asgje vecse nje i vdekur ose ne kovalishence, asgje me teper sesa nje cope leter me disa te dhena dhe me nje emer te shkruar ne te, dhe mundet fare mire te vdese..." Remarque - Harku i Triumfit© [ Edited Fri Jul 20 2012, 03:39pm ] Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Ndeshim dike ne rrugen tone, fare rastesisht, si nje kalimtar ne park ose ne rruge, dhe i dhurojme atij o nje veshtrim te thjeshte, o te gjithe jeten tone. Nuk e di pse ndodh keshtu, kush dhe pse i kryqezon rruget ton. Dhe pse dy rruge papritur shkrihen ne nje. Kush ben qe njerez pak me pare krejt te huaj per njeri-tjetrin te duan te ecin perkrah neper kete rruge? Janusz Wisniewski© Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Stellina ka shkruar: Ndeshim dike ne rrugen tone, fare rastesisht, si nje kalimtar ne park ose ne rruge, dhe i dhurojme atij o nje veshtrim te thjeshte, o te gjithe jeten tone. Nuk e di pse ndodh keshtu, kush dhe pse i kryqezon rruget ton. Dhe pse dy rruge papritur shkrihen ne nje. Kush ben qe njerez pak me pare krejt te huaj per njeri-tjetrin te duan te ecin perkrah neper kete rruge? Janusz Wisniewski© ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Pikerisht kur mendon se po vdes nga dhimbja, qe duhet te perballosh nje situate qe shkon pertej aftesive te tua, fantazive te tua, mundesive te tua, zbulon nje pjese te panjohur tenden dhe te rendesishme. Prej andej vjen kurajoja, deshira per sukses, nevoja dhe pergjegjesia per te shkuar me tej, per veten dhe njerezit qe te rrethojne. Pikerisht kur mendon se po mbytesh perfundimisht, perfundon duke mesuar te marresh fryme. Anton Vanligt © Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | “Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj, sepse nuk mund të bëj si të tjerët një punë normale. Shkruaj që libra si te mitë të jenë të shkruar dhe që t’i lexojnë. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën. Shkruaj sepse më pëlqen të rri mbyllur në një dhomë, gjatë gjithë ditës. Shkruaj sepse nuk mund ta duroj ndryshe realitetin, përveçse duke e ndryshuar. Shkruaj q ë mbarë bota ta dijë çfarë lloj jete kemi jetuar dhe jetojmë, unë, të tjerët, ne të gjithë. Shkruaj sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj sepse ky është një zakon dhe një pasion. Shkruaj sepse kam frikë të jem i harrueshëm. Shkruaj sepse besoj si një fëmije në pavdekësinë e bibliotekave dhe në vendin që do të zënë aty librat e mi. Shkruaj sepse nuk arrij të jem i lumtur, çfarëdo që të bëj. Shkruaj për të qenë i lumtur”. Kto janë disa rreshta të shkëputura nga fjalimi i shkrimtarit të njohur turk Orhan Pamuk, gjatë marrjes së çmimit “Nobel". Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | - O ma’, sa do te doja te behesha edhe nje here i vogel, por ndryshe, i urte, i degjueshem, qe te te lodhja me pak, te te doja me shume, te te beja vertet te lumtur dhe ti te kishe kohe te rrije me gjate me mua, te me perkedhelje me shume, o ma’! Pastaj te rritesha pa te sjelle andrallat qe te solla e qe, me siguri, ta kane shkurtuar jeten… ndaj te them “Me fal, o ma’!” Sa do te kisha dashur te isha edhe njehere i ri dhe, me te dale ne jete, me te mare rrogen e pare, te realizoja endrrat e tua te parealizuara deri me sot! Te kam merzitur mama, shpesh… t’i kam cingeritur nervat…aq me teper qe ti punoje edhe ne nje ndermarrje, edhe merreshe me punet e shtepise, dhe me shpije fillimisht ne cerdhe, pastaj ne kopshtin e femijeve, nga me merrje gjithashtu pasditeve vone, dhe te mjeku ti me coje. Lodheshe, rraskapiteshe shume, jo rrallehere te ndodhte qe tere streset t’i shkarkoje mbi mua duke me bertitur, madje duke me goditur kur t’i acaroja nervat ne kulm me prapesite e mia. Megjithate, isha tmerresishti i lidhur me ty: edhe kur me godisje, ne vend qe t’ia mbathja me te katra – sic me keshillonte fshehtas ime gjyshe – une strukesha midis gjunjeve sepse, turbulltas, e ndjeja veten fajtor. Isha aq i lidhur me ty saqe e kisha tmerr kur shihja qe do te me lije vetem, qofte edhe per pak kohe. Qaja, sa here ikje ne pune e me lije me dike tjeter, duke t’u lutur: “Mos ik o ma’!”… Shkeputur nga libri i Edmond Tupes. Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
S~erenity |
| ||
~Joy of Life~![]() ![]() Registered Member #2891 Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41amPosts: 5994 | Asht kenaqesi gjithmone me lexu itu dhe falemners Stellina e Super qe na e pasuroni kete teme ![]() | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | S~erenity ka shkruar: Asht kenaqesi gjithmone me lexu itu dhe falemners Stellina e Super qe na e pasuroni kete teme ![]() It's a pleasure Serenity,m'bahet qefi qe te pelqejn. Letersija asht ner gjanat ma te bukra qe egziston per mu e m'pelqen me pru fragmente qe i hasi neper libra ![]() [ Edited Fri Sep 21 2012, 12:34pm ] Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | She wished she had a little yellow house of her own, with a flower box full of real flowers and herbs – pansies and rosemary – and a sweet lover who would swing dance with her in the evenings and cook pasta and read poetry aloud. — Francesca Lia Block Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Rashe ne nje nga periudhat e mia patetike te mbylljes ne vetvete. Shpesh, me qeniet njerezore, te mira e te keqija, shqisat e mia shkeputen, lodhen: une heq dore. Jam i edukuar. Pohoj. Shtirem sikur kuptoj sepse nuk dua te lendoj askend. Kjo eshte dobesia qe me ka sjelle me shume telashe. Duke u perpjekur te jem i sjellshem me te tjeret, shpesh e gjej veten me shpirtin feta-feta, te katandisur si nje pjate makaronash te shtypura. Nuk ka rendesi. Truri im mbyllet. Degjoj. Pergjigjem. Dhe ata jane teper te ngathet per te kuptuar se une nuk jam atje. " - Charles Bukowski - Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Me kujtohet kur vajza ime Lea ishte tre vjec dhe deshironte te eksploronte cdo gje rreth saj. Ajo ishte aq e gjalle sa mund te vraponte gjithe diten pa u lodhur aspak. "Vrapo me mua, babi! Hidhu!" Ajo rrotullohej pa pushim derisa i merreshin mendte, pastaj rrezohej dhe vetem qeshte pa pushim. Ajo ndiqte pilivesa, fliste me gjethet, tundte kembet ne stol, dhe perkedhelte cdo qen qe shihte. Asaj i pelqente t'u vinte emra objekteve dhe zhvilloi nje vesh te ndjeshem ndaj fjaleve. Kur shikoja Lean, shikoja pulsimin e plote te jetes. E kisha zili ate dhe psheretija per ate çka kisha humbur! - Harville Hendrix Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | - E kam këndue dikur paqin e plogët të ditëve tueja, andjet e përgjumshme mbrenda avullijave që ndajnë prej botës. Sot ndrrova. Dëshireve ju u vutë për caqe murin e shtëpisë edhe lumin e qytetit. Unë dashunoj lirinë që then çdo cak të padrejtë e çon, përtej mureve e përtej lumejve, në vllaznim me të panjoftunin e udhës që flet gjuhën tim e. Lumnia që ju kërkuet pat një ritëm të ngathët e qe rrethue me një bukuri tepër vetmitare. Unë due ndiesit e forta e të hapta që nxisin me ia hy veprimeve të guximshme, dashunoj lëvizjet përtrise, sruhit pastruese, luftat plot rrezik që nxjerrin nga fati me përdhuni agime ma të lume për të gjithë; adhuroj qiellat e lira, shqipet fiuturuese dhe theroret e përtrime maje maleve që kanë Zanat për priftnesha. Ata ulen kryet e, një nga një, u larguen kah fundet e mjegullueme të pasqyrës edhe humben në mbretninë e hijeve. Bukuria e zbehtë e jetës shkodrane të dikurshme mbet e robnueme në avujt e një pasqyre të vjetër, ku unë s'deshta me u pasqyrue. Fragment nga - “Pasqyrë e vjetër shkodranë” - Ernest Koliqi Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
☼sunshine |
| ||
(¯`·._.รยภรђเภє._.·´¯)![]() ![]() Registered Member #2555 Joined: Tue Jan 13 2009, 02:25pmPosts: 11539 | I bambini sono senza passato ed è questo tutto il mistero dell'innocenza magica del loro sorriso. Milan Kundera * * * O nate e qete... qe xhiron bosh... kur degjon frymemarrjen time.. mos mendo.. te luash muziken tende te vetmis... une veshtroj qiellin.. duke prit mengjesin.. te vallzoj...me diellin... ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Powered by e107 Forum System