Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Problemet e shoqnis Shqiptare (Sociale) |
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Gratë në burgje, mungesë tualetesh dhe mjekësh ALMA ÇUKA 23/11/2008 101 të burgosura, mes tyre 13 të sëmura mendore ankesa me shkrim tek Avokati i Popullit TIRANË - Vendi ku gratë vuajnë dënimin është burgu me ndërtesën më të vjetër në të gjithë vendin për sa i përket kësaj kategorie. Porta e hekurt, e cila është ndërtuar në pjesën e jashtme të burgut, të fut brenda tij e më pas porta të tjera të shoqërojnë. Ndërkohë që futesh në këtë burg, të lënë mbresa pastërtia dhe mënyra e pritjes. Në ambientet e burgut të sigurisë së zakonshme në të gjitha rastet janë thënë fjalë të mira për drejtuesit. Por këtë radhë ankesat që janë drejtuar te zyra e Avokatit të Popullit nuk kanë të bëjnë me drejtuesit, për të cilët të burgosurit flasin shumë mirë, por për mundësinë e krijimit të kushteve sa më të përshtatshme dhe rehabilitimit të godinave. Përveçse ne i kemi parë nga afër vetë këto godina tepër të vogla, Avokati i Popullit, në kuadër të misionit për parandalimin e torturës, ka bërë një inspektim në datën 12 nëntor. Gjatë këtij inspektimi Avokati i Popullit mori 50 ankesa individuale me shkrim nga të burgosurat gra dhe burra, që do të trajtohen në vazhdim. Për të gjitha konstatimet e vëna re në burgun 325 Avokati i Popullit ka vënë në dijeni ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Gazmend Dibra dhe drejtoreshën e re të Burgut 325 Irena Çela. Te gratë Burgu 325 në Tiranë strehon 101 gra dhe 95 burra. Por në bazë të të dhënave të marra në këtë burg dhe në bazë të kapaciteteve të përcaktuara duhet të strehojë gjithsej 130 persona, pra ky burg ka mbipopullim rreth 56 persona më shumë. Avokati i Popullit vëren se kjo shifër mbipopullimi nuk është normale, sidomos te gratë, duke pasur parasysh edhe godinën tejet të amortizuar në të cilën ndodhet kjo kategori. Burgu 325 ka të punësuar një mjek psikiatër, 1 psikolog, 2 punonjës socialë dhe 2 kujdestarë në përbërje të personelit të tij mjekësor dhe edukativ. Burgu 325, sipas dëshmive të mjekes, strehon aktualisht 13 të sëmurë mendore, nga këta 5 skizofrenë, të cilët kërkojnë një asistencë mjekësore më të specializuar dhe shërbim 24-orësh monitorimi dhe mjekimi. Nga verifikimi rezultoi se këto të sëmura rrinin në të njëjtat ambiente fjetjeje me të dënuarat e tjera. Në këtë institucion janë të punësuar gjithsej 5 persona staf mjekësor, nga të cilët 1 mjek, 1 stomatolog, 3 infermierë. Kushtet në të cilat stafi mjekësor punon janë në kubaturë të vogël dhe jo të bollshme. Konkretisht, vizitat bëhen në një kioskë jashtë kushteve normale. Si rezultat, ky ambient nuk mundëson që të sëmurëve mendorë t’u ofrohet një shërbim i specializuar. Ngado mungesa Nga inspektimi i veçantë që u bë në qendrën e shërbimit mjekësor të burgut, si dhe nga kontaktet dhe ankesat e të burgosurve rezultoi se numri i mjekëve dhe i infermierëve është i mjaftueshëm për t’i qëndruar në çdo kohë me korrektese kërkesave mjekësore të 101 të burgosurave. Krahas kësaj të dënuarat ishin të kënaqura ndaj shërbimit stomatologjik të burgut, i cili ofrohej në kohën dhe me cilësinë e duhur. Gjithashtu drejtues të këtij burgu kanë lidhur një kontratë njëvjeçare me ambulancën nr. 2 për vizitat gjinekologjike ndaj të dënuarave, e nxitur kjo nga specifika e vetë kësaj kategorie. Në burgun 325, aty ku qëndrojnë gratë, në dhoma ka mungesa të pllakave të dyshemeve dhe muret me lagështirë. Për shkak të mbipopullimit ka raste kur në dysheme flenë edhe 7 gra, ndërkohë që shtretërit janë të amortizuar. Të burgosurat kanë shfaqur ankesa për mungesën e ujit, që sipas tyre vjen me orar dhe nuk mund të përballojnë nevojat vetjake. Një tjetër pikë e vënë re është edhe mungesa e tualeteve dhe dusheve. Për 101 gra të dënuara në këtë burg janë vetëm 7 tualete dhe dushe, që për Avokatin e Popullit janë të pamjaftueshme. Ndërkohë që gratë janë ankuar për dhënien e lejeve nga ana e administratës. Prej disa kohësh lejet janë pezulluar për shkak të ndërrimit të drejtuesit të burgut. Por u tha se shumë shpejt komisionet do të mblidhen për të filluar dhënin e lejeve. Konstatimet në regjimin e burrave Kushtet e dhomave të fjetjes të njëjta me ato të regjimit të femrave. Dhoma e takimit me familjarët e vogël dhe jo në parametrat e kërkuar. Dhomat e izolimit, sistemi elektrik i rrezikshëm Tualetet të papranueshme njësoj si te regjimi i grave. Telefoni ishte brenda kabinës së oficerit të rojës, pra nuk siguron privaci. Kushtet dhe problematika e ngritur nga të dënuarit në regjimin e burrave ishin të njëjta me ato të ngritura nga të dënuarat në regjimin e grave. Sipas Avokatit të Popullit, të dënuarit meritojnë një trajtim sipas standardeve. Një vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet respektimit të të drejtave të të dënuarve dhe komunikimit sa më dinjitoz me ta nga ana e stafit punonjës. Rekomandimet për Burgun 325 Mbajtjen në konsideratë dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve të konstatuara në Burgun 325 në Tiranë. Fillimin sa më parë të rikonstruksionit të ambienteve të burgut për përmirësimin e plotë të kushteve të të dënuarve, veçanërisht në tualete dhe furnizimit normal me ujë, evitimit të lagështirës etj. Marrjen e masave për sistemimin e të sëmurëve mendorë që vuajnë nga skizofrenia në ambientet e spitalit të burgut. Përmirësimin e nivelit të çmimeve të ushqimoreve dhe artikujve të tjerë brenda atyre reale të tregut për të evituar abuzimet në çmime. Rregullimi sa më parë me anë të një grafiku të takimeve të të afërmeve të dënuarve, edhe në ditët e shtuna. Evitimin e përgjimit të takimeve nga ana e personelit mbikëqyrës dhe krijimin e kushteve normale të privatësisë sipas ligjit. Marrjen e masave për shtimin e një kabine tjetër telefonike dhe komunikimin e lirë të këtyre telefonatave si me institucionin e Avokatit të Popullit, ashtu dhe me familjarët e tyre Marre prej Gazets Meropol Online [ Edited Thu Jan 07 2010, 07:27am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Femijet, prioritetet e Sherbimit Social Shteteror E Shtune, 22 Nentor 2008 Institucionet e perkujdesit te femijeve, vec permiresimit te infrastruktures se tyre, kete vit i kane kushtuar nje rendesi te vecante marrjes se masave, per zbatimin e standardeve lidhur me procedurat e biresimit dhe marrjes se kujdestarise ligjore te femijeve. Sherbimi Social Shteteror (SHSSH) vlereson se institucionet e perkujdesit per femije ne politikat e tyre e kane vene theksin ne respektimin e te drejtave te femijeve, rritjen e cilesise se sherbimit dhe integrimin e tyre ne jeten sociale. Keto institucione, ne bashkepunim me UNICEF-in, kane hartuar ne menyre te unifikuar modulet dhe formularet e vleresimit te nevojave sociale, edukuese, shendetesore te femijeve sipas grupmoshave dhe treguesve te cdo standardi dhe eshte bere shperndarja e tyre ne gjithe rrjetin e institucioneve rezidenciale te femijeve per zbatim. Sipas SHSSH-se, edhe udhezimi i dale nga Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta mbi procedurat e pranimit te klienteve ne institucionet publike dhe jopublike, ne lidhje me kujdestarine ligjore, eshte ne zbatim per te gjithe institucionet. Per zbatimin e tij jane realizuar takime me perfaqesuesit e te gjithe institucioneve mbi trajtimin e problemeve te dala gjate zbatimit, dhe plotesimin me te dhenat e duhura te data-baset e institucioneve te perkujdesit. Aktualisht 50 % e institucioneve kane filluar procedurat ligjore te marrjes se kujdestarise se femijeve me vendim gjykate. SHSSH thekson se gjate ketij viti, per here te pare eshte realizuar dhe Regjistri Kombetar me te dhena mbi klientet ne institucionet publike dhe jo publike per femije. Ne 55 institucionet ditore te perkujdesit trajtohen rreth 586 femije, nga te cilet 285 femije ne institucione publike (53 ditore), dhe 354 ne OJF-te. Marre prej Gazets Koha Jone Online [ Edited Sun Aug 23 2009, 03:09pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Privacia e jetës intime dhe vulgariteti i shoqërisë GëZIM TUSHI 27/11/2008 1. Më shumë respekt për intimitetin njerëzor Shoqëria shqiptare është edhe moralisht në tranzicion, që do të thotë se është në një proces të ndryshimit intensiv nga pikëpamja e mentalitetit moral dhe e plotësimit të standardeve qytetare. Ndaj nuk duhet të çuditemi aq shumë, sepse në këtë fazë është normale që në jetën tonë sociale të ketë dukuri kontroversale qoftë me kohën, qoftë me parametrat e qytetërimit modern. Ndoshta mungesa e respektit për jetën private të njeriut, e sidomos dimensioni ende i zgjeruar i ndërhyrjes në jetën intime, janë deformime që shoqërisë sonë i vijnë si pasojë e transmetimit mekanik të mentalitetit social-kolektivist të shoqërisë sonë të së kaluarës. Në njëfarë mënyre kjo tendencë ende e fortë është sindromë sociale, sjellje atavike, mënyrë të jetuari, që tashmë për njeriun e qytetëruar është mënyrë jetese jashtë kohës. Ndryshimet esenciale demokratike, ekonomike dhe shpirtërore e kanë bërë proces të determinuar, të pakthyeshëm ndryshimin e tipologjisë së jetës, kanë sjellë ndryshimin e parametrave të jetës së shoqërisë dhe të njeriut tonë nga binarët e jetës së socializuar kolektive, pa identitet dhe liri personale, në platformën e jetës moderne, që ka si parim bazë, shenjë kryesore dalluese respektimin e njeriut, liritë dhe të drejtat e tij. Nga pikëpamja sociologjike analiza e situatës së raportit të ndryshuar midis njeriut dhe shoqërisë, midis jetës private dhe publike tregon se ende shoqëria jonë është në kapërcyell dhe e orientuar mbi bazën e dubël standardeve. Personalisht mendoj se shoqëria jonë ka ende probleme kulturore dhe qytetare për respektimin e parametrave midis pjesës publike dhe private të njeriut. Kjo do të thotë se duhet të bëjmë më shumë konceptualisht dhe kulturalisht për formimin modern të njerëzve tanë, për respektimin e pjesës private të jetës së njeriut. Kjo do të thotë se duhet të bëjmë më shumë punë për të siguruar balancën moderne, si kusht për respektimin e njeriut si qenie sociale dhe individuale, duke vlerësuar pa limit të drejtën themelore të jetës së lirë, intime, të përveçme, të pacenueshme në privacinë personale. Ky problem social i jetës sonë është dukuri që shfaqet në nivele të ndryshme, e diversifikuar në jetën e personave publikë (VIP) dhe në jetën normale të përditshme të njerëzve të zakonshëm. Kjo situatë ka shkaqet e veta. Nga njëra anë, për shkaqe historike, kulturore dhe psikologjike vlera e opinionit publik në shoqërinë shqiptare është ende shumë e rëndësishme. Por jo vetëm kaq, sidomos për faktin që shoqëria shqiptare po bëhet përditë e më tepër mediatike, ose siç e quajnë sociologët modernë “shoqëri e spektaklit”, e “sehirit social”, e vëzhgimit me kureshtje deri në detaje të jetës së tjetrit. Nga ana tjetër, jeta moderne ka mundësi të gjëra, ta pakufizuara të afirmimit individual të njeriut, të kalimit të rrufeshëm të statusit nga njeri i zakonshëm në njeri të rëndësishëm publik. Kjo tendencë ristratifikuese e jetës ka bërë që të rritet numri i njerëzve publikë. Dhe sipas logjikës së modernitetit, për këtë shkak njerëzit që fitojnë status të ri social, që afirmohen në publik, bëhen objekt i investigimit të jetës personale nga publiku. Sepse, siç thotë filozofi i shquar Jurgen Habermas, “ekspozimi dhe fama janë qëllimi i shfaqjes në publik” të çdo njeriu. Megjithatë, duket se në shoqërinë shqiptare ka një shpërpjesëtim midis së drejtës për jetë personale të njeriut dhe së drejtës së opinionit për të njohur jetën e njerëzve që luajnë role publike në shoqëri. Duket se ka vështirësi për vendosjen e balancës midis këtyre dy të drejtave, individuale dhe sociale. Nëse analizojmë këtë situatë në shoqërinë tonë, duket se ka një tejkalim të së drejtës së ndërhyrjes së shoqërisë, të opinionit publik në jetën private të njeriut, cilido qoftë ai, publik apo ordiner. Nuk është normale për shoqërinë tonë, që kërkon të europianizohet duke shkelur me të dyja këmbët detyrimin social të nderimit të jetës private të qytetarit. Nderimi i jetës së tjetrit nga “unë” dhe shoqëria nuk është thjesht komponent i etikës së qytetarit, nuk është aq shumë element formal pa rëndësi. Në kushtet tona, mund të themi pa frikë se psikologjia sociale e jetës sonë shoqërore është e inonduar në përmasa të hipertrofizuara me defekte të mentalitetit të vjetër të shoqërisë kolektiviste, të shoqërisë politike, në të cilën kishte fare pak hapësirë për privaci dhe intimitet. Ka ardhur koha që të kuptojmë imperativët e jetës moderne në të gjithë spektrin e tyre, të kultivojmë një mentalitet të qytetëruar në shoqërinë tonë të re. Kjo do të thotë se duhet të fillojmë të ndryshojmë, të bindim veten dhe të tjerët se në kushtet e jetës së qytetëruar një pjesë e rëndësishme e jetës personale të njeriut është dhe duhet të jetë e padukshme për të tjerët. Njeriu modern nuk jeton në vëzhgimin e pafund të panoptikonit të shoqërisë. Vetëm në shoqëritë totalitare, në burg dhe në institucionet e tjera të disiplinës, në të cilat vlerësohet pjesa publike e njeriut, mund të ndërhyhet brutalisht, pa takt dhe humanizëm në jetën private të njeriut, deri në skutat e intimitetit dhe të subkoshiencës së tij. Nuk mund të modernizohet jeta jonë sociale, nëse nuk ndërtojmë parametra të vlerësimit të jetës dhe shijeve private të njeriut. Kjo është kërkesë imperative, bazale, është kusht për ekzistencën e jetës njerëzore të humanizuar, sepse edhe në këtë pikë dallohet dhe ndryshon jeta humane nga sjellja “transparente” e kafshëve, të cilat nuk kanë asgjë intime, shoqërisht e padukshme, në jetën e tyre biologjike. Fshehtësia e jetës private është vetëm dukuri njerëzore. Natyrisht, çdo njeri është në të njëjtën kohë qenie private dhe sociale, tek i cili ka një raport të caktuar, personal, të papërsëritshëm midis pjesës private, intime dhe pjesës sociale, publike. Ato nuk janë gjithnjë në të njëjtin përpjesëtim. Kjo dukuri e unitetit të jetës publike dhe private shfaqet e shpërpjesëtuar. Nuk është e barabartë pjesa e jetës private me atë publike te çdo njeri. Madje, nuk është i njëjtë interesimi i njerëzve për të intervenuar në këtë pjesë të jetës private, sidomos kur bëhet fjalë për personat publikë. Shikoni faqet e shtypit, fotot e papracëve, shkrimet me aluzione dhe të personalizuara për jetën publike dhe private të politikanëve për të kuptuar përmasat e dukurisë së intervenimit social të opinionit në jetën private të njeriut publik më shumë sesa është norma e transparencës për një shoqëri moderne, demokratike. Si rregull, shumica e interesimit dhe thashethemeve sociale të përmasave të mëdha janë për njerëz me rrezatim të fortë publik. Madje, duket se ka një normë, që vepron tashmë e shfrenuar në shoqërinë tonë, sipas të cilës sa më i madh të jetë aspekti publik i personalitetit të njeriut, aq më e kufizuar bëhet jeta private e tij. Sa më publik të jetë njeriu, aq më shumë tërheqëse, interesante dhe intriguese bëhet jeta personale, aq më shumë interes ka ajo si mënyrë e shfaqjes së tipologjisë së personalitetit në publik. Interesimi i opinionit publik për jetën private është në përputhje me dimensionin publik të njeriut. Njerëzit publikë e kanë këtë risk social. Ata kudo kanë detyrë të jenë të kujdesshëm dhe të bëjnë jetë private më të kufizuar, më të vetëkontrolluar ndaj synimeve vëzhguese dhe observuese të medies, opinionit, sepse në çdo rast janë objekt i “gjuetisë sociale” për thashetheme, zmadhime të së vërtetës, shpifje, intriga, që është vështirë të disiplinohen në një shoqëri që është e lirë dhe e hapur. Kjo e detyron njeriun publik të bëjë jetë private me më shumë restrikcione, më të kontrolluar sesa njerëzit e zakonshëm. Ky është bërë një ligj social i pashkruar i shoqërisë moderne kudo në botë. Të gjithë personat VIP janë të detyruar të vuajnë këtë presion social në formën e “tiranisë së opinionit”. Shumë politikanë, biznesmenë, artistë të skenës dhe ekranit, për shkak të postit, famës, pasurisë, bukurisë apo përmasave ekscentrike të jetës intime janë të detyruar që një pjesë të madhe të jetës private ta kenë jo nën komandën e tyre, por të vendosur jashtë vetes, jashtë dimensionit privat. 2. Jeta personale dhe vulgariteti social Problemet e intimitetit në shoqërinë sonë vuajnë nga mungesa e qëndrimit dhe ekuilibrit social të qytetëruar. Këtë tipar të raportit të shpërpjesëtuar midis jetës publike dhe private shpesh nuk e vlerësojnë si duhet eksponentët e rëndësishëm të jetës publike, që e bëjnë padashur jetën e tyre private pjesë të të tjerëve, të vulgaritetit social. Këtij risku social të drejtë apo të padrejtë në Shqipëri, nuk i shpëton dot as Presidenti, Kryeministri, ministrat, pjesëtarët e familjes së tyre, këngëtarët, artistët, sportistët e shquar, njerëz të shquar të jetës publike, mediatike etj. Ata e kanë të kufizuar jetën private, ngaqë të shumtën e kohës janë të ekspozuar para vlerësimit të publikut, para kamerave të televizionit, në tribunat e tubimeve të politikës apo në veprimtari të larmishme kulturore-artistike. Prandaj për ta ka interes publik, sjelljet e tyre shihen me lente sociale, lexohen dhe analizohen faqe më faqe nga opinioni, ashtu siç lexohet një libër apo shikohet një film. Jeta e tyre private, për shkak të kontakteve të detyruara me publikun, shteron më shpejt se jeta e njeriut të zakonshëm, e cila ka një konsum më të ngadaltë në anonimitetin e saj. Jeta private e njeriut të suksesshëm, publik apo mediatik, i politikës apo biznesit, i bukurisë apo artit, është gjithnjë e kontrolluar. Prandaj ka një sensibilitet social, shpesh alogjik për të mësuar me frenetizëm për manierat e jetës së tyre private, e cila, duke qenë non stop e kontrolluar, do të thotë se është pranë zbulimit social, pranë skandalit publik, të vërtetë apo të sajuar. Për çdo “devijim” të jetës private, personale apo familjare të politikanëve, artistëve, të njerëzve me influencë nga normat e moralit publik e bëjnë të vështirë jetën e tyre deri në fund të karrierës. Sa më publik të jetë njeriu, aq më shumë interes dhe intrigë ka për jetën e tij personale, për lidhjet, miqësitë, pasionet, sjelljen seksuale, jetën familjare, për funksionimin e martesës, për lidhjet paralele erotike etj. Nuk mund të jemi të qetë si qytetarë kur prishet masa humane e gjërave, kur deformohet e drejta e opinionit mbi thellësitë e jetës intime të njerëzve të zakonshëm apo të personave publikë. Kjo do të thotë se duhet të jemi të gjithë më të kujdesshëm në ndërhyrjet ndaj ekzibicioneve të jetës private. Së pari, shoqëria shqiptare duhet të korrigjojë diçka në konceptin e moralitetit të saj për këtë çështje. Jeta private, intime e njeriut, cilido qoftë ai, është e vendosur në mënyrë normale midis pjesës publike, që është pjesë e gjykuar nga të tjerët, dhe pjesës private, të cilën njeriu e shijon dhe e konsumon në mënyrë personale, në intimitetin e tij. Çdo njeri, pavarësisht nga roli social që luan, pozita që ka në shoqëri, është qenie dyfishe, që ka në një raport të caktuar, ku janë të bashkuara dy pjesët e pandara të jetës personale. Çdo njeri ka të determinuar një raport midis pjesës publike, si qenie që jeton në shoqëri dhe ka marrëdhënie sociale me të tjerët, dhe pjesës private, intime, për të cilën mban përgjegjësi dhe jep “llogari” vetëm para vetes së tij. Në këtë pjesë nuk ka punë askush të gjykojë për asgjë, për mënyrën se si organizon jetën private, se çfarë dëshira ka, se cili është orientimi i tij seksual, raporti i tij me martesën, shijet estetike, ushqimet, pijet, qejfet etj. Presioni social i opinionit publik dhe tendenca e ndërhyrjeve të shumta në jetën private të njeriut është pamje e shëmtuar e moralit të vjetër, të trashëguar nga kultura jonë e së kaluarës. Intensiteti social i ndërhyrjes në jetën private të njeriut është pa dyshim kuintesencë, mbeturinë e mentalitetit ballkanik. Ky presion është një nga shkaqet që i detyron pastaj që edhe personat publikë të këtij vendi të bëjnë stratagjema për t’iu fshehur publikut. Presioni ndërhyrës në jetën privatë po i detyron njerëzit publikë të këtij vendi që të denatyrohen, të mos jenë të sinqertë me veten dhe shoqërinë. Ka një rregull psikosocial për sjelljen e njeriut publik. Nëse ai nuk e ka të garantuar privacinë e jetës së vet, nëse ka frikë nga ndërhyrjet e tepërta të opinionit në pjesën e jetës së tij që nuk është e publikut, por pjesë e jetës private, e detyron atë që të bëhet paranojak, të shkëputet prej natyralitetit social, për shkak të stigmës që krijon njohja e padrejtë e individualitetit të jetës personale, sjelljeve private, intime, të veçanta. Të gjithë kemi vënë re sikletin që kanë njerëzit e politikës, artit, medies, të botës publike, të cilët për shkak të ndërhyrjeve të padrejta të publikut në “humnerat e jetës” intime detyrohen të mbrohen dhe të fshehin jetën private. Nën këtë presion të jemi të sigurt se personat publikë të këtij vendi do të bëhen më dinakë, më të pasinqertë, qenie sociale të deformuara jo nga vetja, por nga dhuna e ndërhyrjes brutale të opinionit. E drejta e shoqërisë mbaron atje ku fillon e drejta e njeriut për jetë private të personalizuar. Të mos e harrojmë të kaluarën tonë. Vetëm shoqëria jonë totalitare dhe të tjera të ngjashme me të mundën të mohojnë të drejtën e jetës private, duke krijuar njerëz me mendje dhe shpirt të robëruar, deri në skutat më të errëta të jetës intime. Skaneri i Cesllav Milloshit në librin e tij “Mendja e robëruar” është një interpretim elokuent i këtij realiteti makabër në shoqëritë e totalitarizmit komunist. Koha kërkon që të bëhemi më shumë qytetarë, të respektojmë standardet e jetës moderne, duke mos ndërhyrë në lumturinë, ëmbëlsinë apo hidhërimet e natyrshme të jetës familjare të të tjerëve. Niveli shumë i lartë i fjalëve që qarkullojnë në shoqërinë tonë, në pamje të parë të krijon idenë e “epokës sociale të tronditur”, ngaqë shfaqet një egoizëm social i shfrenuar, shpërthim i fjalëve, thashethemeve, shpifjeve, luftë verbale e “të gjithë kundër të gjithëve”. Në këtë pikë duhet të reflektojmë individualisht, por dhe institucionet e shtetit, shtypit, medies elektronike, që kanë filluar ta zgjatin “teleskopin zbulues” në jetën private më shumë sesa është norma qytetëruese e jetës demokratike. Liria e njeriut, e drejta e tij për jetë intime të pakontrolluar nuk ka pse të shndërrohet në ankth, që deformon të drejtën dhe liritë e njeriut për privaci në jetën intime. Shoqëritë që kanë sens të tepërt të ndërhyrjes në jetën private të njeriut, nga pikëpamja sociologjike konsiderohen me tregues të lartë të “kalbëzimit të marrëdhënieve sociale”. Sipas sociologëve modernë, jeta personale nuk është vetëm private, por ca më shumë ajo është “pohim dhe mohim i vazhduar i vetes”, në të cilën nuk ka punë as shoqëria, morali, zakonet etj. Nuk ka për të qenë normale dhe e qytetëruar shoqëria jonë, nëse nuk ndërtojmë kufirin social, nëse nuk vendosim parimin moral të dallimit dhe të respektimit të jetës private, të fshehtësisë së jetës intime, tënde dhe të tjetrit. Jeta private intime është një humnerë personale e njeriut të përveçëm, për të cilën shoqëria me parametra qytetarë duhet të jetë indiferente. Sociologët kanë të drejtë që thonë se në një shoqëri të qytetëruar, kur flasim për jetën private të tjetrit, duhet të jemi të matur, të kujdesshëm, të nderojmë privacinë. Megjithatë, edhe personat publikë kanë përgjegjësi për përmasat e vulgaritetit social dhe mënyrat e realizimit dhe shfaqjes së jetës private në publik. Vërtet intimiteti është privat, por nuk është i mbyllur në vetvete, si një gjendje vegjetacioni pasiv, që nuk ndikon në sensibilitetin social të shoqërisë. Privacinë e jetës së tyre intime personat publikë të mos e përfytyrojnë si gjendje e mbyllur, e pavëzhguar nga askush tjetër. Kjo është e pamundur tashmë në shoqërinë tonë, që çdo ditë bëhet më moderne, e hapur, transparente. Marre prej Gazets Metropol Online [ Edited Wed Aug 12 2009, 01:55pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Viktimat e trafikut, nga zonat urbane dhe të varfra Botohet raporti i katërt vjetor për Antitrafikun në Shqipëri Një raport i publikuar nga USAID hedh poshtë supozimet për një sërë shifrash të publikuara mbi viktimat e trafikut. Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, organizmi amerikan ka bërë një analizë të thellë të këtij fenomeni në Shqipëri, duke nxjerrë në pah shkaqet dhe mënyrat e trafikimit. Në një konferencë për shtyp, ku mori pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Z. John L. Withers II dhe zëvendësministrja e Brendshme, Iva Zajmi, programi antitrafik i Ambasadës së SHBA dhe USAID publikuan të rejat e raportit të tij të katërt vjetor mbi situatën e përpjekjeve në Shqipëri për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ky raport ofron një përmbledhje dhe një analizë të programeve dhe politikave antitrafik në Shqipëri, të lidhura në veçanti me shërbimet sociale dhe edukimin. Raporti i këtij viti ofron të dhëna të nxjerra veçanërisht nga përvoja e një rrjeti mbarëkombëtar të përbërë nga qeveria dhe organizatat e shoqërisë civile që bashkëpunojnë me programin e USAID-it. Në këtë konferencë shtypi, ambasadori Withers nënvizoi rëndësinë e përpjekjeve, si të qeverisë, ashtu dhe të shoqërisë civile, në drejtim të Antitrafikut. "Duke bashkuar të dhënat dhe duke krahasuar analizat e përfundimet, si raportet e shoqërisë civile, ashtu dhe ato të qeverisë, përfitohet një legjitimitet më i madh", tha ai. Zëvendësministrja Zajmi falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vlefshme dhe të vazhdueshme që Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për sa u përket përpjekjeve antitrafik të qeverisë shqiptare. Sipas Zajmit, ky raport prezanton "një analizë shumë të mirë të tendencave të trafikut në qeniet njerëzore, si dhe një prezantim të mirë të profilit të viktimës dhe të punës së bërë nga strukturat qeveritare dhe joqeveritare në vijim të përmbushjes së detyrimeve dhe përgjegjësive përkatëse". Raporti përmban një analizë të dhënash të nxjerra nga rastet e viktimave të trafikuara, të mbledhura nga "Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Antitrafik", që bien në kundërshtim me një numër supozimesh gjerësisht të besuara mbi shkaqet dhe cenueshmërinë e trafikut të qenieve njerëzore. Sipas këtij raporti, shumica e viktimave të trafikuara rekrutoheshin në komunitetet e tyre të origjinës, nga dikush që ato e njihnin personalisht. Gjithashtu, në raport citohet se pjesa dërmuese e viktimave të trafikuara rekrutoheshin nga ato zona të vendit që janë më të urbanizuara dhe nga ato qarqe që janë në gjendje më të vështirë ekonomike. "Më shumë se gjysma e viktimave të trafikuara, të asistuara në strehëza, e kanë përfunduar edukimin e detyrueshëm", thuhet në raport. Më tej, duke publikuar të dhëna, raportohet se mbi 90% e viktimave të trafikuara, të asistuara në strehëza, vijnë nga komuniteti shqiptar dhe vetëm 9% vijnë nga komunitetet e minoriteteve rome dhe egjiptianeballkanase. Programi KVKTNj i USAID-it synon të luftojë trafikimin e grave dhe të fëmijëve, duke e shtrirë ndikimin e tij në shoqërinë shqiptare nëpërmjet aktiviteteve që synojnë përfshirje në nivel të komuniteteve lokale, në nivel rrethi dhe në nivel kombëtar. Marre prej Gazets Shqip [ Edited Wed Aug 12 2009, 01:56pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Fight club Albania 15-02-2009 / Nga Lavdrim Lita Ka shumë dukuri të sjelljes së njerëzve tanë, të cilat po bëhen shqetësuese për shoqërinë tonë. Një nga këto raste është dhe ngjarja krejt e pazakontë që ndodhi para pak ditësh në një nga shkollat e qytetit të Fierit, ku dy grupe të organizuara fëmijësh janë ndeshur për të treguar forcën fizike. Dhe jo për të folur për lëndën e fizikës. Organizimi është çudia më e madhe e këtij lajmi. Dhe çudia ka qenë se kjo ndeshje ishte planifikuar prej dy grupeve gati një javë më parë dhe “ndeshja” e zhvilluar para disa ditësh ka qenë vetëm raundi i parë, pasi një tjetër raund do të ishte disa ditë më vonë. Një larje hesapesh rinore që i bën nder kategorisë kriminale. Një organizim me një ftohtësi dridhëse që i shkon përshtat të rriturve dhe jo të grupi një minigangsterësh. Por mjaft mirë kësaj radhe, ka qenë ndërhyrja e forcave të sigurisë që ka ndërprerë planin agresiv e të rinjve. Në komisariat përfunduan pesë kapobanda të moshave nga 13 në 15 vjeç dhe pritet që të sqarojnë motivet e kësaj humbje të realitetit. Kuptohet, tepistët e së ardhmes kanë mundësinë e artë të rikthehen në realitetin moral të vlerave njerëzorë të miqësisë dhe jo të atyre të armiqësisë infantile. Ta shohim ndryshe. Nga ana siperstrukturore kjo denoncon një klimë regresive në shkollat e qyteteve jashtë orbitës së Tiranës. Është një manifestim i qartë impulsit për të mbisunduar në shkollë, jashtë saj dhe pastaj kudo në shoqëri që nuk iu ka mbirë vetvetiu, por iu është lënë që bari i keq të fus rrënjët në mendjet e tyre akoma të pagjykuara. Po ta shohim nga ana jo banale kjo “lojë” për t’u rrahur midis tyre shënon një përkeqësimi akut të edukimit familjar dhe njëherësh të atij shkollor. Kjo ngjarje është thjesht triumfi i injorancës. D.m.th triumfi i paditurisë. Sepse kalitja e mendjeve të fëmijëve i dorëzohet avitjeve klasike, sipërfaqësore që s’bëjnë gjë tjetër veçse të trashëgojnë një tip vlerash të atrofizuara sociale, kulturore dhe jo të rikrijojnë vlera që i përkasin një shoqërie moderne të shekullit XXI-të, ndaj të cilës aspirojmë. Këto ngjarje na njoftojnë, me siguri, me simptomat e tyre se po përballemi më një tërmet, e më të gjitha pasojat që sjell ajo në tronditjen shpirtërore të shqiptarve që po krijojnë "dajakëzimin e vlerave". Ne duhet të kuptojmë se kultura nuk është një problem i një shtrese sociale, i një moshe të caktuar, apo të një grupi të caktuar social. Është një problem pikëvështrimi gjithanësor i këtij kulmi. Një problem i cili zgjidhet vetëm nga edukimi. Nga edukimi familjar si fillim e pastaj nga ai shkollor. Kuptohet duke ndryshuar avitjet e edukimit. Tashmë është demonstruar katërçipërisht se kultura qytetare ka si kuptim të saj të vërtetë e të gjerë edukimin. Pra, kultura është stadi i qytetërimit që një popull ka arritur, është grumbullimi i eksperiencave shpirtërore, shkencore dhe morale. Ngjarja e Fierin na dëften një krizë qytetërimi. Po. Dhe jo thjesht një “lojë” ku marrin pjesë 60 nxënës të ekuipazhuar me shkopinj, e jo me fjalë. Flasim për një krizë që ka nisur nga shumë kohë. Bjerrja e edukimit familjar dhe atij shkollor po shkakton infektimin e të rinjve në dhunë masive. Fëmijët e të rinjtë nuk ka fjalë në bagazhin e tyre mendor për t‘u përdorur në komunikim, në bisedë, në shkollë. Komunikimi është bërë nul. Inventari i këtyre gangsterracakëve po t’i dëgjosh shkon jo më shumë se 800-të fjalë, ku një komunikim normal do të kërkonte rreth 4000 të tilla. Dhe çfarë ngelet pos pate fjalë për të biseduar? Instinkti. Dhuna. Dhuna si shtegu më i shkurtër i përfundimit të një debati, që kulmon në një sherr. Ku çdo mos-marrëveshje banale është e mirë për t’u konfrontuar fizikisht e jo “intelektualisht”. Sherrakët e të dy shkollave e kishin bërë planin e ndeshjes së pa-harrueshme me një preçizion guerilesh, aq sa e kishin ndarë në disa pjesë ballafaqimin. Imagjinata e shfrenuar nga etja për pak lavdi lagjeje gati sa s’bëri hatanë. Krijimtaria tipike shqiptare për të shkatërruar sikur kalon nëpër majat e gjakut. Nëse e terezisim pak situatën që përjetojmë, duhet të prekim në një reflektim të përthellë si qytetarë, si familjarë, për faktin që shoqërisë shqiptare vazhdon të mos i funksionojë si duhet "sistemi i edukimit të vlerave" morale, me të cilat ndërtohet jeta dhe qytetërimi modern. Kur shumica e njerëzve tanë janë të hutuar, të çoroditur për atë që po ndodh përreth tyre. Atëherë këtë pa-siguri të hallakatur e transmetojnë edhe në fëmijët e tyre. Të cilët për shkak të moshës që kanë nuk kanë mjetet intelektuale të gjykojnë situatat apo ndodhitë negative. Devijimi nga binarët e jetës sociale të shoqërisë shqiptare, dhe eksodi i madh i vlerave pozitive të trashëguara apo të krijuara, ka sjellë një golle humnere në rini, i cili ka bërë të mundur që, shkallë shkallë, sistemin e domosdoshëm të vlerave, ta zëvendësojmë me “kulturën e dajakut”. Shkaqet që çojnë disa të rinj për të mbisunduar në lagje, në shkollë, në qytet, si dhe ato që çojnë të tjerë të shikojnë këtë shfaqe, kanë ekzistuar gjithnjë në shoqëri e në kohëra të ndryshme, por sot kanë ndryshuar edhe përgjigjet që të rinjtë kthejnë. Ky është çelësi kopil për të interpretuar dhe për të kuptuar e identifikuar një shkak kaq degjenerues, si kjo e “ndeshja” e Fierit. Për të kuptuar më mirë këtë dajakzim të shoqërisë i duhet rikthyer sytë te historia e evolucionit të familjes shqiptare, evolucionit të shkollës shqiptare që duhet thënë shkon drejt ortekut final. Marre prej gazets shqiptare Online [ Edited Thu Jan 07 2010, 07:28am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Qytetërim pa sjellje të qytetëruar?… GëZIM TUSHI 17/02/2009 Shoqëria shqiptare nuk ka pasur periudhë edukative më të vështirë dhe problematike sesa sot. Koha moderne për ne po shfaqet tejet e ndërlikuar në luftën sociale për të vendosur parametra të sjelljes së njeriut të qytetëruar. Problemet e marrëdhënieve të njeriut tonë me veten dhe shoqërinë janë bërë nyja gordiane, zgjidhja e së cilës është kuintesenca e qytetërimit që duam të ndërtojmë. Vështirësitë e përcaktimit, zbatimit të standardeve dhe parametrave të sjelljes sociale dhe individuale i ndeshim përditë në jetën tonë, në sjelljet e njerëzve, në jetën private dhe publike, në marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe me rregullat sociale që garantojnë funksionimin dhe natyrën sociale të shoqërisë. Sipas mendimit tim, problemet e sjelljes së njeriut në shoqërinë shqiptare janë bërë aq të mprehta, saqë besoj se duhet të pranojmë se po përjetojmë krizë etike për shkak të paqartësisë që ndeshim në ndërtimin dhe funksionimin e tyre. Nëse ndryshimet e jetës materiale të njeriut dhe shoqërisë shqiptare, pavarësisht natyrës përgjithësisht kaotike, janë shumë të shpejta dhe të dukshme, në problemet e sjelljes individuale dhe ndërtimit të etikës sociale moderne të përshtatshme me natyrën e qytetërimit shoqëria dhe njerëzit tanë shfaqen në një pozitë dukshëm të prapambetur. Kjo kontradiktë nuk është vetëm me natyrë etike, por është element esencial, që pengon progresin e qytetërimit në përputhje me standardet e sjelljes qytetare. Po pse kjo prapambetje kaq e dukshme e qytetërimit tonë? Çfarë ka shoqëria jonë që është kaq enorme në këtë aspekt? Pse ka kaq shumë neurotizëm, mungesë takti dhe komportimi qytetar në sjelljen e njerëzve tanë? Në të vërtetë, duke e parë ca më thellë situatën etike, veçanërisht shkaqet historike dhe aktuale të saj, nga pikëpamja sociologjike duhet pohuar se shoqëria jonë në të kaluarën është marrë shumë pak edukativisht me veten dhe njeriun e saj. Edukimi formal dhe antinatyror i shoqërisë totalitare dhe përpjekjet e saj për ndërtimin e “njeriut të ri” tërësisht ideologjik doli një dështim i madh. Procesi nuk ishte edukim qytetar, por krejt e kundërta: një deformim social i përmasave të mëdha. Natyrisht, kjo e kaluar edukative e shoqërisë sonë nuk është argument që justifikon faktin që në shoqërinë tonë ka një zbehje të pafalshme të rolit social të sjelljes së njeriut, mungesë të mekanizmave modernë të edukimit, si proces social natyror inkrementalist, që fillon në familje, vazhdon në shkollë dhe forcohet si sjellje sociale e përputhur me normat e sjelljes konsensuale që ka në çdo shoqëri e qytetëruar. Me sa duket, ende e gjithë shoqëria jonë, e dhënë e tëra pas parasë, mirëqenies dhe obsedimit materialist, po harron se ç’njeri po lë pas, se ç’sjellje antiqytetëruese po e deformojnë natyrën e njeriut dhe të qytetërimit tonë. Ky nënvleftësim i zgjeruar social për rolin e edukimit ka filluar të japë pasoja deformuese në natyrën e qytetërimit tonë. Indiferenca e shtetit, politikës, familjes, shkollës, komunitetit, institucioneve fetare dhe shoqërisë civile në tërësi ka koston e vet në shtimin e brutalitetit social, zgjerimin e perversioneve dhe sjelljeve anormale jashtë standardeve të qytetërimit, në përhapjen e shfrenuar të agresivitetit personal dhe social. Neurotizmi dhe konfliktualiteti social po bëhen një dukuri tipike, shumë shqetësuese për qytetërimin tonë. Disa nga këto dukuri, si: hakmarrja, gjakëmarrja, krimi, vrasjet për motive të forta apo të dobëta, dhunimet e përdhunimet, shtimi i dhunës në familje dhe komunitetin e gjerë social të shoqërisë sonë, janë bërë tipike dhe po e përçudnojnë natyrën e njeriut dhe të shoqërisë. Po pse është kjo situatë dhe çfarë duhet bërë për të rikthyer normalitetin në sjelljen sociale dhe individuale të shoqërisë sonë? Sipas mendimit tim, së pari duhet të bindemi konceptualisht dhe të pranojmë se problemet etike të natyrës së njeriut dhe shoqërisë sonë, ndreqja e deformimeve etike dhe përsosja nuk mund të realizohen në kushtet e reja me mjetet e vjetra të edukimit, me mjetet që familja, shkolla, shoqëria dhe komuniteti social kanë përdorur në të kaluarën. Në betejën e re morale për përsosjen e sjelljes sociale dhe individuale nuk mund të hyhet me armët e vjetra të edukimit, të cilat tashmë kanë dalë nga loja dhe janë të papërshtatshme për natyrën e qytetërimit modern. Ajo që besoj se duhet kuptuar nga ne individualisht, por dhe si shoqëri, është fakti që problemet e sjelljes tani janë bërë tejet shqetësuese, madje kanë dalë në plan të parë si shqetësim social i ditës, i cili nuk mund të neglizhohet më tej. Është koha për të kthyer kokën seriozisht nga problemet e sjelljes. Kjo do të thotë se është koha që problemet e sjelljes sociale dhe individuale të njeriut në shoqërinë tonë të vendosen në qendër të sfidës për ndërtimin e qytetërimit modern, duke e ndërtuar atë mbi bazën e standardeve të sjelljes së qytetëruar. Ky duhet të jetë debat i madh, që sipas mendimit tim duhet ndezur ashpër, duke e vënë në qendër të punës edukative të familjes dhe shoqërisë shqiptare. Sepse problemet e sjelljes dhe të edukimit të njerëzve tanë, kurimi edukativ i natyrës së njeriut dhe shoqërisë shqiptare nuk është proces social i lehtë. Këtë e kuptojmë të gjithë, këtë na e vënë në dukje edhe të huajt, miqtë dhe armiqtë e qytetërimit tonë. Sfida dhe beteja edukative e shoqërisë sonë me veten dhe njeriun e saj ndoshta është imperativi më i madh dhe më i vështirë me të cilin po përballet qytetërimi ynë. Zgjidhja nuk është e lehtë, dhe as mund të bëhet për një ditë, sepse ky nuk është problem thjesht me natyrë psikosociale, që ka të bëjë vetëm me vlerësimin e natyrës komplekse të njeriut tonë, që si gjithë të tjerët në këtë kohë të modernitetit është qenie e komplikuar. Debati për natyrën e njeriut dhe rrugët për përmirësimin e sjelljes në shoqërinë tonë është i lidhur me disa qëndrime të njëanshme me natyrë biosociale, që shfaqet në punën që bën shoqëria dhe institucionet e edukimit. Sepse problemet e edukimit në shoqërinë tonë vërtiten ende në korniza konceptuale të ngushta, të papërshtatshme për natyrën dhe standardet e njeriut dhe shoqërisë sonë. Qytetërimi nuk mund të ndërtohet dhe sjellja qytetare e njerëzve tanë nuk mund të përmirësohet duke u hallakatur pa sens në konceptimet e njëanshme tradicionale të edukatës me natyrë marksiste apo frojdiste. Përkundrazi, sfidat e kohës, vështirësitë sociale të formimit dhe edukimit të njeriut dhe shoqërisë kërkojnë që të ecim në rrugë tjetër, duke iu larguar interpretimeve të gabuara dhe të njëanshme të natyrës së njeriut modern sipas klisheve edukative të Marksit dhe Frojdit, që e trajtojnë njeriun ose si qenie biologjike të pastër (trajtimi biologjizant) ose si qenie shoqërore të thjeshtë (shikimi sociologjizant). Në luftën për formatimin teorik të tipologjisë së sjelljes së njeriut dhe si reagim hibridizues, që zbuti njëanshmëritë e shikimit frojdist dhe marksist të natyrës së njeriut, ekzistencializmi i Sartrit u mundua të vendoste ekuilibër te njeriu, duke vlerësuar natyrën e tij të dyfishtë me fillesë biologjike, por dhe e determinuar në natyrën e sjelljes sociale. Besoj se vlerësimi i natyrës së dyfishtë të njeriut, vendosja në ekuilibër e kërkesave biologjike individuale dhe respektimi i rregullave sociale është rruga që duhet të ndjekim në ndërtimin e sjelljes së njeriut dhe shoqërisë sonë moderne. Në këtë kontekst, shoqëria dhe veçanërisht institucionet e edukimit, duke filluar nga familja e duke përfunduar tek institucionet fetare, nuk mund të kenë sukses nëse nuk vlerësojnë këtë natyrë të dyfishtë të njeriut, këtë kontradiktë ekzistenciale që është në thelbin e tij dhe që nuk mund as të “shtypet” as të neglizhohet. Nëse ka një defekt të shfaqur në punën për edukimin e njerëzve tanë me standardet e sjelljes qytetare, ajo sipas mendimit tim ka të bëjë pikërisht me njëanshmërinë e shikimit ende sociologjizant të procesit të edukimit, si punë verbale, me formula e slogane bajate, e cila në të vërtetë pengon shoqërinë dhe strukturat e edukimit që të gjejnë ekuilibrin e sjelljes shoqërore të njeriut. Kjo do të thotë se puna formale, e mbushur me slogane, që janë jashtë ose përtej natyrës së vërtetë të njeriut, mungesa e shikimit të baraspeshuar të natyrës së njeriut modern, duke e parë atë jo në mënyrë të njëanshme, si qenie me nevoja të thjeshta dhe vetëm me natyrë biologjike, por as si qenie sociale e determinuar nga imperativat e shoqërisë dhe synimeve të saj për “njeriun social”, nuk ka më shans të jetë produktive dhe të ketë sukses social. Natyrisht, për shkaqe historike, për arsye se lënda edukative e deformuar e marksizmit qarkulloi për gati gjysmë shekulli midis nesh, ndihet më e fortë pesha e shikimit sociologjizant të njeriut, i cili vlerësohet kryesisht nga këndshikimi dhe vlerësimi i tij si një qenie sociale që ka “pozicione dhe role” sociale të determinuara dhe konform me standardet e shoqërisë. Ndërkaq, si hakmarrje ndaj këtij deformimi historik, kanë filluar të shfaqen dhunshëm edhe qëndrime ekstreme të konceptimit të purifikuar të njeriut si qenie me nevoja të pastra biologjike, plotësimi i të cilave duhet të realizohet jashtë çdo determinimi social. Mbi këtë bazë duhet të mendojmë më mirë të vërtetën edukative dhe të pranojmë se në shoqërinë tonë nuk jeton njeriu i kulluar, i njëanshëm, si qenie që ka thjesht nevoja biologjike apo njeriu si qenie për eksperimente sociale. Në konceptin modern të ndikimit edukativ duhet të nisemi nga parimi pragmatist se njeriu është qenie që krijohet, formatohet dhe edukohet pikërisht në pikëprerjen e natyrshme të kërkesave të tij si individ, si qenie me natyrë dyfishe, ku shkrihen uniformisht kërkesat individuale me natyrë biologjike dhe imperativat e sjelljes sociale. Besoj se në këtë harmonizim qëndron çelësi i rregullimit të sjelljes individuale të njerëzve tanë, harmonizimi me kërkesat dhe standardet e qytetërimit. Me këtë optikë duhet t’i shikojmë gjërat, nëse duam të ndryshojmë realitetet tona edukative… Marre prej Gazets Metropol Online [ Edited Wed Aug 12 2009, 01:58pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Konferencë kombëtare në sensibilizimin kundër krimit SULO GOZHINA 16/02/2009 Qendra shqiptare e ngritur para 3 vitesh për këtë qëllim zhvillon konferencën “Terrorizmi - Sfida e Inteligjencës” Kush përfiton na puna e kësaj qendre e shtrirë në shumë shtete të botës. Flet drejtori Maksim Ferra TIRANË- Zhvillohet në ambientet e hotel “Sheraton” Konferenca e Parë Kombëtare “Terrorizmi - Sfida e Inteligjencës”. Kjo konferencë është mbajtur nga Qendra Shqiptare e Studimeve të Luftës Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar me rastin e 3-vjetorit të krijimit të saj. Në fjalën e tij përshëndetëse për të ftuarit dhe krejt pjesëmarrësit të konferencës dhe njëkohësisht të analizës 3-vjeçare nga krijimi i qendrës deri në ditët e sotme, kreu i ekzekutivit të kësaj qendre Maksim Ferra, ka folur në detaje për punën e bërë nga stafi drejtues i qendrës dhe nga filialet e tij të ngritura deri tani në 5 prefekturat kryesore të Shqipërisë si dhe në shtetet ku ka emigrant shqipfolës. Sipas drejtorit ekzekutiv, Maksim Ferra, qëllimi kryesor i ngritjes së kësaj qendre si OJF është që shoqëria civile, shteti shqiptar si dhe të gjithë anëtarët e komunitetit shqipfolës kudo që mund të ndodhen, kanë emigruar dhe janë rezidentë, të kenë një organizëm ligjor më shumë në parandalimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar në shoqërinë e tyre. Misioni i qendrës Më pas kreu i ekzekutivit shtoi se “Misioni i saj kryesor është që nëpërmjet veprimtarisë së specialistëve, punës studimore dhe praktike të tyre, në bashkëpunim me institucionet ekzekutive të ngarkuara me ligj dhe organizatat civile brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të interesuara për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, të japë ndihmesën e kualifikuar në parandalimin e kësaj veprimtarie me anë të: Studimeve zonale, rajonale dhe me gjerë, rekomandimeve teorike dhe praktike mbi bazën e metodikave me efikase, Ndihmesën për përpilimin e hartave gjeokriminale për krimin e organizuar dhe Shkëmbimin e informacioneve të marra nga burimet e hapura dhe konfidenciale si rrjedhojë e lidhjeve me komunitetet në drejtim të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar transnacional. Staf i specializuar Për të arritur qëllimin dhe misionin e saj, qendra ka në përbërje të saj ekspertë dhe specialistë të fushave të ndryshme të luftës kundër krimit, ish-oficerë të sektorëve të ndryshëm në policinë e shtetit, të shërbimeve inteligjente, të ushtrisë shqiptare, me përvojë të lartë në luftën kundër kriminalitetit dhe të sigurisë kombëtare, disa prej tyre në moshë të re, që fatkeqësisht politika e reformave të herëpashershme të pakontrolluara dhe të pamotivuara si rezultat i ndërrimit të pushteteve i ka nxjerrë në rezervë, specialistë të cilët kanë në memorien e tyre një bagazh të madh profesional dhe sekretesh. Ka në përbërje të saj anëtarë nga shoqëria civile si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij në radhët e emigrantëve të përkushtuar ndaj luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. “Nga njëra anë, me anën e këtyre specialistëve profesionalisht ndihmojmë organet përkatëse ekzekutive si dhe ato hetimore e gjyqësore, duke bërë të mundur uljen e amplitudës së veprimtarisë kriminale, dhe nga ana tjetër si strukturë e shoqërisë civile, ndihmojmë konkretisht, vënien në jetë të dispozitave kushtetuese për të drejtat e njeriut. Për këtë qëllim e kemi filluar aktivitetin në muajin nëntor të vitit 2005. Qëllimi kryesor ka qenë ndihma dhe bashkëpunimi efektiv me strukturat të shtetit dhe pushtetit në parandalimin e veprimtarisë kriminale, veçanërisht në problematikat e mprehta të trafikimit të të rinjve dhe fëmijëve në vendet e rajonit ( Itali, Greqi, Kosovë, Maqedoni, Belgjikë, Zvicër, Austri, Angli etj. ). Objektivat Si rrjedhojë e këtij aktiviteti arrihen dy objektiva kryesore parandalimi i veprimtarisë kriminale të krimit të organizuar, sidomos në moshat e reja, gjetja dhe identifikimi i personave të humbur që sipas statistikave rezultojnë të jenë rreth 2500, dhe identifikimi i personave të trafikuar prej organizatave dhe grupeve kriminale, tutorëve të tyre, etj, të cilët ( sipas statistikave ) rezultojnë të jenë rreth 8 000 ( rreth 65% e të cilëve janë poshtë moshës 26 vjeç ) si dhe ezaurimin e kërkesave dhe denoncimeve të familjarëve, çka realizojmë një dimension të rëndësishëm human për kombin tonë”, tha drejtori Ferra. Këto objektiva do të realizohen me anë të Agjencisë së Kërkimit dhe të Identifikimit, e cila është në juridiksion të kësaj qendre, si dhe të degëve të saj në rrethet kryesore të Shqipërisë si Durrës, Kavajë, Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Më pas drejtori ekzekutiv Ferra tha se “Këtë mision, qendra do ta realizojë në mënyrë më të kualifikuar nëse Parlamenti shqiptar do të miratojë projektligjin ‘Mbi Agjencinë e Detektivëve Private’, projekt të cilin e kemi përgatitur dhe paraqitur për shqyrtim Komisionit parlamentar të Ligjeve dhe Sigurisë Kombëtare”. Deri më sot qendra ka përgatitur një seri metodika të plota, të cilat të harmonizuara me rekomandime dhe metodologji për zgjidhje afatshkurtër dhe afatgjata u paraprijnë synimeve themelore të Qeverisë dhe plotësimit të standardeve integruese. Në fund të punimeve konferenca zgjodhi drejtuesit e saj në qendër dhe në filialet e saj. Drejtori ekzekutiv i kësaj qendre me seli në metropolin shqiptar u zgjodh Maksim Ferra. Të humburit Hartë e saktë e gjeokrimit dhe trafikimit “Me interes është përpjekja profesionale e grupit të ekspertëve për përpilimin e saktë të hartës së gjeokrimit, me elementë të spikatur të krimit të organizuar dhe terrorizmit si dhe ndihma konkrete në fushën e shkëmbimit të informacionit me interes policor dhe inteligjentë. Po kështu pranë qendrës është ngritur dhe funksionon Agjencia e Kërkimit dhe Identifikimit të Personave të Humbur, të trafikuar apo femrave që shfrytëzohen duke ushtruar prostitucionin jo vetëm në vendin tonë, por dhe në vendet me komunitet shqipfolës veçanërisht në Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Kosovë, Maqedoni e ndonjë vend tjetër, e orientuar kryesisht për gjetjen e personave të trafikuar. Gjithsesi në kumtesat tuaja do të plotësohen dhe jepen mendime për shumë probleme, të cilat qendra do t’i vërë në interes të punës dhe do të nxjerrin detyra për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, drogës prostitucioneve etj. Ndërsa vlen të përmendet se me kërkesën e prindërve apo persona të afërt të tyre po realizohet koordinimi i informacionit dhe veprimeve me instrumentet shtetërore, duke respektuar të drejtat e individit, të drejtën e informimit dhe ruajtjen e sekretit (konfidencialiteti dhe anonimati i burimit të informacionit). Prania e drejtuesit të qendrës në Komitetin rajonal Antitrafik si dhe në Bordin Këshillimor ndërsektorial për Draftin Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar në Ministrinë e Brendshme, zgjedhja dhe emërimi i tij në fillim të këtij viti nga Forumi Politik i Ballkanit si koordinator për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, dëshmon rolin dhe vlerën e punës studimore-shkencore të qendrës”, tha Maksim Ferra në fjalën e tij. Kush përfiton... Fëmijët, por edhe persona të tjerë të humbur apo të deklaruar të zhdukur do të jenë përfituesit kryesorë sepse jo vetëm do të ndjejnë kujdesin e shoqërisë ndaj tyre (mungesa e tij shpesh i shtyn të largohen nga familjet), dhe do të rigjejnë mundësinë për t`u shkëputur nga kthetrat e grupeve kriminale. Gjithashtu dhe prindërit dhe familjarët do të jenë përfitues nga projekti sepse mjaft prej tyre nuk kanë mjete të mjaftueshme për të realizuar një nevojë dhe të drejtën për të gëzuar një jetë familjare të shëndetshme dhe përgjegjësitë si prindër. Shoqëria shqiptare e më gjerë përfiton, sepse kështu demonstrojnë vullnetin dhe kujdesin për të ardhmen, për garantimin e barabartë të lirive demokratike për shtetasit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, duke zvogëluar riskun që i vjen nga veprimi i organizuar kriminal dhe terrorizmi. Qendra ka hedhur hapa konkrete në shtrirjen e saj në disa zona problematike për shifra të ndjeshme të trafikimit të prostitucionit, drogës, trafikut të armëve, fëmijëve për lypsa dhe trafik organesh etj në qytetet Tiranë, Durrës, Fier, Korçë, Elbasan, Shkodër, Berat ku këtu vlen të theksojmë se një ndihmesë të mirë në përmbushjen e misionit dhe qëllimit të aktivitetit të punës së saj. Nga ana tjetër kësaj qendre po i japin ndihmesën e tyre zv/drejtori i qendrës zoti Luan Musabelliu, deputeti Jak Ndoka, drejtori i Bordit të Trajnimit Shkëlqim Zeneli dhe ekspertët Arqile Kosta e Hasan Rançi, pa lënë të papërmendur këtu dhe drejtuesit e tjerë të bordeve specialistët prof. dok. Sokrat Amataj, Gazmend Dardha dhe Sami Koni. Goditja e fortë, por jo aq sa duhet Krimi, ende jashtë procedimit penal krerët e tij Nëpërmjet studimeve dhe krijimit të bërthamave rurale qendra brenda një kohe të shkurtër ka vendosur kontakte psikologjike dhe profesionale me komunitetin e gjerë për të njohur dhe evidencuar problemet, tendencat dhe kontingjentet kriminalë në të gjithë vendet me anë të ngritjes së filialeve të saj në rrethet kryesore të Shqipërisë, po ashtu dhe jashtë saj në vendet ku ka më shumë komunitet shqipfolës ( emigracion ) Synohet të harmonizohen veprimet dhe format e punës së qendrës në interes të procesit të shoqërisë demokratike, reformës institucionale të administratës dhe luftës kundër korrupsionit. “Ne mendojmë se situata kalimtare e reformës, me gjithë përpjekjet pozitive në përmirësimin ligjor dhe zbatimin e normës juridike penale, ka krijuar një boshllëk të favorshëm për aktivitetin e rrjeteve apo individëve kriminalë”, shprehet Ferra. Gjithashtu drejtuesit e qendrës kanë mendimin e studiuar se ende nuk janë goditur dhe ndëshkuar kupola e krimit të organizuar, janë ende të paprekura lidhjet e krimit ordinerë me suporte administrative dhe të politikës. Koncepti “state kapture” kërkon edhe mbështetjen e shoqërisë civile për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe përsosjes së marrëdhënieve të administratës me publikun, në zbatimin korrekt të ligjit. Qendra vlerëson pozitive aksionin e strukturave policore dhe të drejtësisë në goditjen e rrjeteve kriminale. Ky këndvështrim e ka ndryshuar imazhin e sigurisë së mjedisit demokratik si dhe po jep hapësirat e nevojshme për më tej. Por drejtuesit theksojnë s’duhet ngritur niveli i goditjes në shkallën e drejtueseve apo krerëve të trafiqeve, pasi ata janë ende jashtë procedimit penal. “Me gjithë hapat e marra në fushën e bashkëpunimit dhe të krijimit të forumeve apo strukturave lokalë e rajonalë, grupi i ekspertëve të qendrës konstaton një mospërputhje të prioriteteve të faktorit ndërkombëtar (BE, SHBA) me shkallën e efektivitetit të punës dhe angazhimit konkret të mekanizmave shtetërore e të shoqërisë civile”. Të sensibilizohet shoqëria dhe shteti Sa pak është bërë për 562 fëmijët shqiptarë të zhdukur Për një periudhë dyvjeçare pranë kësaj qendre kanë kërkuar ndihmë individë dhe familje të dëmtuara nga trafikimi, është krijuar dosja e punës me denoncime dhe të dhëna për personat e kërkuar apo të humbur. Në mungesë të marrjes së projekteve dhe të fondeve financiare qendra vazhdon punën e saj sensibilizuese nëpërmjet hapësirave mediatike (gazeta “Metropol”, “Albania” etj). Shoqëria civile dhe organet shtetërore duhet të bëjnë më shumë punë në drejtim të parandalimit të trafikimit të fëmijëve dhe femrave. Shumë prej drejtuesve të kësaj qendre thonë se nuk duhen harruar rastet e ngjashme nëpër botë sidomos rastin i Tomazit të vogël tek opinioni italian ku mbeti mbresa dhe përkujdesi i jashtëzakonshëm, ose rasti i rrëmbimit të vogëlushes angleze nga dhoma e gjumit të hotelit në kohën kur prindërit e saj ishin duke ngrënë bukë në restorant, rasti i fundit në shtetin fqinj grek me vrasjen nga policia e një të riu ku ende dhe sot nga revoltat e demonstrimet e popullit rrugët e Athinës digjen flakë, ndërsa për 562 fëmijët shqiptare të zhdukur në tokën helene në Agjio Varvara të Athinës nga viti 2002 - 2005, për dhjetëra e mijëra fëmijë shqiptare, objekt i trafikut të organeve, prostitucionit, lypsarisë dhe drogës, si dhe për familjarët e tyre po bëhet ende pak. Pranë qendrës është ngritur dhe funksionon Agjencia e Kërkimit dhe Identifikimit të personave të humbur, të trafikuar apo femrave që shfrytëzohen duke ushtruar prostitucionin jo vetëm në vendin tonë, por dhe në vendet me komunitet shqipfolës veçanërisht në Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Kosovë, Maqedoni e ndonjë vend tjetër, e orientuar kryesisht për gjetjen e personave të trafikuar. Të ftuar në këtë konferencë ishin përfaqësues të ambasadave amerikane, holandeze e rumune, deputetët Leonard Demi, Jak Ndoka anëtarë të Komisionit parlamentar të Sigurisë, ish-këshilltari i presidentit për sigurinë Zabit Brokaj, kryetari i të drejtave të njeriut Sami Starova, merrnin pjesë shefa komisariatesh, krimesh, të rendit të Tiranës dhe të komisariateve të rretheve të tjera. Kryetar të organizatave të ndryshme jo fitimprurëse, si dhe pedagogu i psikologjisë Edmond Dragoti, ish përfaqësuesi SECIT Agron Sojati, Indrit Aliu drejtor i donacioneve si dhe fizikanti Sokrat Amata. Krerët e filialeve në disa shtete mes të cilëve kryetari i filialit të Anglisë Yli Toska dhe të ftuar të tjerë personalitete të pushtetit vendor dhe atij qendror. Marre prej Gazets Metropol Online [ Edited Wed Aug 12 2009, 01:58pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ç’e ka gjetur këtë qeveri, me këtë popull!!!!? Written by Gazeta SOT Saturday, 28 February 2009 22:01 Nga Besi BEKTESHI Në disa segmente të qytetit më të madh në veri të Shqipërisë, që është Shkodra, janë investuar disa fonde dhe me anën e tyre kanë ndërtuar jo vetëm rrugë, por edhe trotuare. Në Shkodër ekzistojnë sot trotuare edhe më të gjerë se sa vetë rruga dhe ky është patjetër një moment paradoksi në urbanizimin e vazhdueshëm të qytetit shumë tepër i lënë mbas dore, dhe që duket se ka sot një ndryshim në këtë drejtim. Por çfarë ngjet në këto trotuare. Ngjet ajo që, megjithëse trotuari është 10 metra dhe rruga vetëm gjashtë-shtatë metra, njerëzit shpesh herë ecin në rrugë. Është e jashtëzakonshme, por ja që është dhe të tregon në momentin që e shikon një nga “apoteozat” e pamëshirshme që paradoksi urban dhe qytetërues i një prej qyteteve më të vjetër të Shqipërisë të paraqet. Në një moment të tillë, kur gra dhe fëmijë dorë për dore, po ecnin në rrugë të makinave kur trotuari ishte lirshëm (jo i zënë nga privatët me tavolina) dhe në trotuare kishte kërcyer ndonjë makinë dhe biçikletë, një e moshuar nga jugu, e cila po shoqëronte një të huaj dhe po merrte dhe mendimin e saj më thotë: Ç'e ka gjetur këtë qeveri me këtë popull!!!? Kam qeshur një orë më pas me vete, saqë pastaj u bëra “serioz”, sepse kisha frikë se ato që më njihnin do të thoshin “ju prish edhe këtij truma”, shprehje e zakonshme kur të ikën truri, e thënë shpesh herë në Shkodër. Por normalisht “e moshuara nga jugu që asnjëherë nuk e përtypi shkodrançen” edhe pse ka mbi 60- të vite në Shkodër, praktikisht kësaj radhe kishte të drejtë. Në këtë rast “populli po sillej më keq se sa qeveria”. Nuk mund të ndodhë që në një vend të çfarëdoshëm ku ka trotuare, njerëzit të ecin në rrugë të makinës dhe makinat të parkohen në trotuar apo trotuaret që janë më të gjera se sa rruga, të jenë bosh me njerëz dhe rruga plot më kalimtarë. Jo, nuk mund të bëjë vaki kjo gjë. Po pse ndodh kjo? Nuk mund të vazhdojmë të merremi me “gjëegjëzën” se kush e bëri: Veza pulën apo pula vezën, sepse nuk ja dalim dot, por shprehja botërore “ç’do popull meriton qeverinë që ka, mund të konvertohet edhe me shprehjen “ç’do qeveri përfaqëson popullin e saj”. Nejse, ndoshta është edhe gabim por...? Por realiteti është ky që megjithëse ndërtojmë trotuare vazhdojmë të ecim në rrugë kur rreziku është më i madh, ku pengojmë qarkullimin e mjeteve dhe ku demonstrohet plotësisht anti-urbanizimi i një pjese të madhe të njerëzve, që kur arrihet të formohet si ndikim dhe praktikë, ne e quajmë në mënyrë gjysmë tallëse “popull shqiptar”. Mënyra për të bërë të kundërtën e asaj që është rregull është veti e shumë njerëzve dhe po ta lësh, bëhet pastaj modë dhe për këtë duhet edhe qeveria, sepse ndryshe kaosi dhe mënyra anarshi e të jetuarit kthehet në “qeverisje e plotë e kaosit dhe rrëmujës”. Po ta lësh edhe Vjenën pa shtet dhe polic disa ditë, domethënë pa rregull dhe ruajtës me uniformë, ato pak hajdutë që mund të jenë, bëjnë namin dhe ndikojnë edhe te të tjerët. Në fakt asgjë nuk e ka gjetur këtë qeveri me këtë popull, sepse ky është populli që ambientohet më të gjithë të këqijat e botës dhe me sa duket kjo është një nga momentet më të rëndësishme për tu kritikuar në ndërgjegjen tonë. Mësohemi me të keqen dhe bashkëjetojmë deri me padrejtësinë, sepse për shumë vite me radhë jo vetëm që nuk kishim ku të ankoheshim, por edhe pse e keqa ishte një zotërim maksimal i qenies dhe trupit tonë, duke u përfaqësuar nga diktatura. Ecin sot në rrugë të makinave njerëzit dhe sidomos moshat më të vjetra që mësojnë edhe ato më të rejat, sepse dikur duke mos pasur makina nuk ju bënte përshtypje në se kalojë në rrugë. Nuk ishin mësuar dhe nuk kishin praktikuar asnjëherë semaforë dhe viza të bardha ku vetëm aty lejohet të kalosh dhe besoj se ky ndikim është edhe mbas 18- të vite demokraci. Jemi një popull që nuk njohim në vend dritën jeshile që të lejon të kalosh. Të kuqen që të ndalon të kalosh dhe portokallien ku mund të vendosësh që të kalosh shpejt apo të ndalesh. Jo, këtë rregull qarkullimi nuk e kemi me shumicë si popull, as në vetëdije dhe as të praktikuar në qytetet e shumtë tonët. Sepse qeveria (të gjitha qeveritë) nuk i ka vendosur. Nuk zbatojmë në shumicën më të madhe të hapësirave urbane vijat e bardha, dhe po ashtu nuk respektojmë as policin, i cili shpesh herë nuk respekton as veten, duke parë se askush nuk ka respekt për të. Pastaj kjo gjë shtrihet deri në kazanët e plehrave ku shpesh herë shikon plehrat në rrugë dhe kazanin bosh. Ne jemi republika e vetme në Europë ku plehrat janë në rrugë dhe kazanët ose të djegur ose bosh, sepse askush edhe si popull nuk e ka seriozisht me to aty ku qeveria dhe pushtetet i kanë vendosur. Këto janë aspekte krejtësisht të vogla, por që të tregojnë qartë se në çfarë gradë zhvillimi është qytetërimi te ne. Çfarë pret pastaj prej zyrave, prej policisë, nga gjykatat dhe nga politikanët në përgjithësi. Nuk ke se çfarë pret, sepse të gjithë pothuaj se ecin në rrugë dhe shumë pak në trotuare. Po ashtu shumë pak ecin në vija të bardha dhe shumë pak respektojnë semaforët edhe ato pak që janë. Po në të njëjtën linjë shumë pak respektojnë kazanin e plehrave dhe shumica i hedhin plehrat në rrugë etj., etj. Por asnjëherë populli nuk mud të ketë kaq shumë faj sa “belaja të ketë gjetur qeverinë”. Gjithmonë popullin e gjen belaja me qeverinë që ka dhe ndoshta mund të jemi populli më i pa qytetëruar ndër shumë të tjerë, por duhet thënë se nuk jemi edhe kaq të kë[shhttt] sa mos të kemi semafor dhe vija të bardha së bashku me kazanë. Sepse këtu është edhe problemi. Të gjithë qeveritë që kemi pasur nuk e kanë krijuar këtë moment qytetërimi. As në diktaturë dhe as sot. Ne vazhdojmë të jemi në këtë pikë sa pas të tjerëve ashtu edhe kokëfortë, për tu mos bashkuar me popujt dhe vendet e qytetëruar. Nuk është mungesë krenarie kjo, por një realitet që duhet të shprehet për të reflektuar. Një popull tjetër ballkanik që pa tjetër ka një kulturë mbi 3500 vjeçare si grekët megjithëse si qytetërim i vërtetë perëndimor nuk kanë kaq shumë, gati e dogjën vendin e tyre dhe po vazhdojnë përsëri për arsye të një adoleshenti të vrarë dyshueshëm nga policia. Tani ne kemi frikë edhe të protestojmë, sepse kur e kemi bërë këtë gjë, kemi prishur të gjithë vendin dhe kemi vrarë njeri-tjetrin në mënyrë trashanike dhe makabër jo shumë larg, por vetëm afro 12 vite më përpara. Por ne na plasin shpërthime gjigandeske në afërsi të Tiranës, duke vrarë njerëz dhe kemi vetëm të akuzuar, 26 të vrarë dhe asgjë tjetër në historinë e trishtë e cila po të kishte ndodhur afër Parisit bie fjala, francezët nuk dihet se çfarë do të kishin bërë. Dhe kujt do t'ja kishin bërë? Qeverisë së tyre që jo vetëm ka vendosur prej dekadash dhe qindra vitesh semaforë, dhe kazanë plehrash por edhe viza të bardha që ka edhe moralin që të kërkojë të falur. A ndodhi gjë nga ana e popullit, kur plasi Gërdeci? Jo or burrë... të gjithë ecën në rrugë dhe askush nuk donte të hipte në trotuar. Pikërisht sipas mënyrës “këtë kokë ke këtë feste të vendos” dhe kështu është edhe ndërsjella e përbashkët popull-qeveri. Po ashtu ndodh kur pa leje zaptojnë pronën e tjetrit ose mashtrohen si popull si dikur në firmat e famshme dhe po të njëjtën pa përgjegjshmëri ka edhe qeveria që deklaron “tolerova apo nuk i dija si piramidat dhe Gërdecin”. Po se mos vetëm me këtë qeveri ka këtë sjellje ky popull që vazhdon të ecë në rrugë në vend të trotuarit!!! Ai popull duronte pa drita (bie fjala në Shkodër) me muaj të gjatë në kohë të qeverisë së majtë. Me muaj dhe pa asnjë orë energji në ditë. Ishte një masakër humane. Kur vinte puna për të protestuar dilnin pak veta dhe të tjerët vazhdonin të mos kishin dritë dhe vazhdonin të mos paguanin po me muaj dhe ndoshta me vite e energjinë të cilën deklaronin se nuk e kemi dhe nuk kemi pse ta paguajmë. Pastaj vinte fushata elektorale ashtu sikundër do të vijë edhe kësaj radhe dhe po ky popull do të bërtasë për programet e partive edhe pse nuk i lexon ato si puna e semaforëve që nuk e shikon kurrë, por ecën si t'ja marrë mëndja çfarëdo ngjyre të ketë i shkreti semafor, gjithmonë kur është. Është e jashtëzakonshme me durimin dhe “apogjeun” ku lartësia e tij gjen vend në mendjen, dhe psikikën jashtë normales që shpesh herë shfaqet në masën dërmuese. Për më tepër se kaq herë është gënjyer dhe kaq herë është mashtruar, saqë ka ardhur një ditë që nuk kuptohet qartë në mentalitetin e masës në përgjithësi në se mashtrimi ka vlera apo .... ka diçka tjetër në këtë mes. Në politikë dhe qeverisje nuk mund të jetë populli, por elita e tij dhe këtë të fundit me sa duket ky popull dhe shumica e tij që kërkon të jetë element konstruktiv në vendimmarrje, nuk po e gjen. Në të gjitha rastet si në pozitë dhe opozitë, ato sipër janë një lloj mentaliteti i katapultuar i popullit, sepse ne nga “marsi nuk mund të na vijnë politikanët dhe shtetarët” por së paku në popuj të tjerë që kanë mësuar të ecin në vija të bardha, dhe trotuare, është ngulitur bindja se duhen katapultuar elita të qytetëruara dhe jo mashtrues që popullin e lënë gjithmonë pa semafor dhe vija të bardha, që ai të aksidentohet ose të rrezikohet vazhdimisht. Më e bukura qëndron në faktin e pamohueshëm dhe atë që binomi popull-qeveri është një e tërë që ecën në kohë së bashku. Ne kemi mbi 1 milion njerëz në botën perëndimore. Sa do popull shqiptar që janë në vendet ku janë miq dhe në një shumicë rastesh janë edhe qytetarë të atij vendi, janë të detyruar të zbatojnë rregullat dhe ligjet që qeveria dhe shteti aty ka vendosur. Kur vinë këtu, vetëm ditën e parë një shumicë e tyre qëndrojnë ai në vendet ku janë miq apo edhe shtetas, kurse ditën e dytë përshtaten pa rregulla, pa kazanë dhe pa vija të bardha, por edhe pa semaforë në çdo gjë. Konkluzioni!!! Gjithmonë populli nuk mund të ndërrohet, por ai mund të ndryshojë qeveri deri sa të gjejë më të mirën e mundshme. E patjetër ka edhe momentin kjo gjë (zgjedhjet) dhe normalisht duhet të ruhet që përpara alternativave që i dalin së paku të mos bjerë nga shiu në breshër, sepse kjo do të ishte akoma më keq. Last Updated on Saturday, 28 February 2009 22:03 Nejse un kisha me than te kunerten se ca e ka gjet kyt popull me kyt klas politike sepse ajo prin popullin don apo nuk don populli [ Edited Wed Aug 12 2009, 02:00pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Divorcet në kryeqytet, çdo ditë ndahen tre çifte Depozitohen në Gjykatën e Tiranës 145 padi për zgjidhje martese Divorcet tashmë janë kthyer në modë. Sipas statistikave të Gjykatës së Tiranës, brenda 24 orëve ndahen tre familje. Divorcet janë kthyer në një nga fenomenet me rritje të madhe në kryeqytet. Çdo ditë në Tiranë ndahen mesatarisht tre çifte në ditë, ndërkohë që 2.9 të tjerë depozitojnë kërkesën për t’u ndarë pranë gjykatës së kryeqytetit. Çiftet në pamundësi për të vazhduar bashkë, kërkojnë të ndahen. Në Gjykatën e Tiranës vetëm në këto dy muajt e parë të këtij viti, janë depozituar 145 kërkesë-padi për zgjidhje martese, që përbëjnë një mesatare prej 2.9 kërkesash të depozituara në ditë. Ndryshe nga viti i kaluar, numri i padive për zgjidhje martese është rritur. Më e rëndë shfaqet situata, pasi në këtë gjykatë janë pasuar nga vitit i shkuar 359 raste, duke e çuar në 507 çështje divorcesh, të cilat pritet të gjykohen brenda vitit 2009. Kështu, i gjithë numri i çështjeve që janë gjykuar dhe po vazhdojnë të gjykohen ka arritur në shifrën 507, ku përveç padive të reja, 145 janë kërkesë-padi të mbartura nga viti i kaluar. Referuar burimeve nga gjykata, gati çdo ditë në gjykatë vijnë bashkëshortë të ndryshëm që interesohen për kërkesat që kanë depozituar apo për avancimin e procesit. Sipas burimeve zyrtare pranë kësaj gjykate, mësohet se në fillimi, pasi bëhet kërkesa për divorc, gjykata zhvillon një seancë paraprake pajtimi, ku përpiqet që të bindë bashkëshortët të mos shkojnë drejt këtij hapi. Por, në fakt pajtime të tilla ndodhin tepër rrallë, duke iu referuar shifrave të gjykatës. Referuar ligjit, pajtimi është detyrë e gjykatës. Në këtë rast, ajo e ka për detyrë funksionale që të realizojë një seancë paraprake, në mënyrë që të ndihmojë çiftin e bashkëshortëve që të mos heqin dorë dhe mos të ndërpresin lidhjen e tyre bashkëshortore. Ndërsa sipas psikologëve të gjykatës, gjendja e tyre ekonomike dhe psikologjike në pjesën më të madhe është shumë problematike dhe bashkëshortët në pjesën më të madhe bëhen shumë konfliktualë me njëri-tjetrin kur vijnë në gjykatë. Të krahasuara me shifrat e së njëjtës periudhe të vitit të kaluar, vihet re se ka një rritje të ndjeshme të numrit të çifteve që divorcohen. Sipas të njëjtave burime, numri i kërkesave për divorce në gjykatat e rretheve të tjera, si ajo e Fierit, Shkodrës dhe Vlorës është më i ulët se në Gjykatën e Tiranës. Plagët sociale Arsyet që i çojnë një çift të ndahet janë të ndryshme. Edhe rastet që paraqiten në gjykatë për prishje të kurorës paraqiten të ndryshme. Sipas statistikave referuar kësaj gjykate, janë plagët sociale që përjetojmë çdo ditë, si tradhtia bashkëshortore, papunësia, gjendja e rënduar ekonomike, mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijë, emigrimi, mospërputhja e karakterit dhe dhuna fizike, që kanë detyruar qindra çifte t’i drejtohen Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për t’i thënë “mirupafshim” martesës. Disa prej çifteve nuk pranojnë të paraqesin para gjykatës arsyet se përse duan t’i japin fund jetës bashkëshortore, duke i përkufizuar vetëm me një fjalë të vetme “nuk përputhemi”. Një numër i madh i divorceve ndodh edhe si pasojë e emigrimit. Kjo, për faktin se shumë çifte rrinë të ndarë për shumë vite me radhë larg njëri-tjetrit, duke qenë se shumica e meshkujve shqiptarë kanë emigruar jashtë shtetit. Sakaq, edhe tradhtia bashkëshortore përbën një motiv që në shumë raste bashkëshortët t’i japin fund martesës Shkaqet e divorceve Shkaqet dhe motivet që çojnë në prishjen e një kurore janë të ndryshme si: tradhtia bashkëshortore, papunësia, gjendja e rënduar ekonomike, mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijë, emigrimi, mospërputhja e karakterit, dhuna fizike. Gjendja e rënduar ekonomike është një nga arsyet më të shpeshta që kërkojnë të ndahen çiftet. Tepër të lodhur dhe të stresuar nga varfëria, dhe duke parë që gjendja ekonomike është e vështirë, nga këtu lindin konflikte mes çifteve. Një numër i madh i divorceve ndodh edhe si pasojë e emigrimit. Kjo, për faktin se shumë çifte rrinë të ndarë për shumë vite me radhë larg njëri-tjetrit, duke qenë se shumica e meshkujve shqiptarë kanë emigruar jashtë shtetit. Por, edhe tradhtia bashkëshortore përbën një motiv që në shumë raste bashkëshortët t’i japin fund martesës. Ndërkohë, një faktor tjetër që ndikon në rritjen e numrit të divorceve është dhe rritja e nivelit arsimor dhe personalitetit të grave, si dhe pavarësia e tyre ekonomike. Të ardhurat e pakta dhe mbetja pa punë e njërit prej bashkëshortëve kryesisht burrit, ka qenë pikënisja që në familje të lindin kontradiktat, të cilat në shumë raste kanë përfunduar me përdorimin sistematik të dhunës, gjë që ka bashkuar me problemet e tjera, e ka bërë të pamundur bashkëjetesën. Emigrantët Në lidhje me jetën e re numrin më të madh të kërkesave për divorc në Gjykatën e Tiranës e kanë bërë emigrantët, të cilët kërkojnë të ndahen nga bashkëshortët e tyre. Këtu nuk duket ndonjë tendencë, nëse janë femrat apo meshkujt ata që i drejtohen më shumë gjykatës për t’u divorcuar. Sipas statistikave të gjykatës, rreth 55 për qind e kërkesave janë bërë nga personat që kanë emigruar jashtë vendit. Madje burime nga gjykata bëjnë të ditur se ka pasur raste kur emigrantët që kanë kërkuar divorcin, kanë krijuar një familje në vendin ku kanë emigruar. Trancizoni që po kalon vendi ynë po reflektohet shumë mirë dhe në familjet shqiptare. Tabuja e paprekshmërisë së martesës është thyer dhe në pjesën më të madhe janë femrat ato që duan të divorcohen nga burrat e tyre, të cilët mund t’i kenë tradhtuar apo keqtrajtuar. Marre prej Agjensia e Lajmeve "SOT" [ Edited Wed Aug 12 2009, 02:01pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Rrihen gjyqtarët në Pukë Delvinë, portieri në koma Vendosur: 01/03/2009 Jetmir Halilaj Është rikthyer me përmasa të frikshme dhuna në futbollin shqiptar dhe viktimat janë gjyqtarët e futbollistët. Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes Butrintit dhe Memaliajt, janë goditur me sende të forta e më pas keqtrajtuar nga futbollistët, arbitrat e ndeshjes. Gjyqtari anësor, Rifat Daja, është goditur me sende të forta në takimin që është luajtur në Delvinë. Në pjesën e dytë është gjuajtur edhe portieri i Memaliajt, Ervin Mergani, si dhe gjyqtari kryesor, Shkëlqim Balliu. Futbollisti dhe dy arbitrat janë dërguar me urgjencë në spitalin e Delvinës ku kanë marrë ndihmën mjekësore, pasi kanë qenë në gjendje kritike për jetën. Ndeshja mes Butrintit dhe Memaliajt është ndërprerë disa herë gjatë pjesës së parë, për shkak se tifozët e skuadrës sarandjote kanë hedhur gurë e sende të forta në fushë. Në fraksionin e parë të ndeshjes është goditur me sende të forta edhe anësori Rifat Daja, por treshja e arbitrave ka vendosur të vazhdojë lojën. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve 1-0. Në minutën e 83-të të takimit është goditur me sende të forta portieri i skuadrës mike, Ervin Mergani. Ky i fundit ka mbetur për 10 minuta i shtrirë në fushë, në gjendje kome dhe më pas është shoqëruar me ambulancë në spital, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Gjatë këtyre minutave, kryesori ka ndërprerë ndeshjen dhe priste udhëzime nga drejtuesit e FSHF-së për të marrë një vendim përfundimtar, por futbollistët e skuadrës së Butrintit i janë vërsulur atij dhe kanë filluar ta qëllojnë. Më pas edhe disa tifozë të skuadrës sarandjote kanë kapërcyer gardhin dhe kanë ushtruar dhunë barbarisht mbi gjyqtarët. Arbitri Shkëlqim Balliu dhe asistenti i tij, Rifat Daja, kanë pësuar dëmtime të rënda fizike dhe janë shoqëruar në spitalin e Delvinës, ku kanë marrë ndihmën e parë. Në Pukë Mentor Sopjani, gjyqtari i Kategorisë Superiore, ka rrezikuar seriozisht jetën dje në ndeshjen Tërbuni-Kastrioti. Ai është dhunuar fizikisht nga tifozët e skuadrës pukjane dhe është dërguar me urgjencë në spital. Arbitri lushnjar ka mbërritur në spitalin e Pukës në gjendje të rëndë dhe aty i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore. Pas vetëm dy orësh nën kujdesin e mjekëve, këta të fundit deklaruan se ai ishte jashtë rrezikut për jetën. Arbitri me origjinë nga Lushnja, i cili për disa vjet ka punuar si gardian në burgun e Peqinit, ka anuluar një gol me rroveshatë të vendësve, me pretendimin se autori i golit kishte bërë lojë të rrezikshme. Ishin minutat e fundit të takimit dhe vendimi i Sopjanit çoi në nxehjen e gjakrave. Në fushë kanë vërshuar thuajse të gjithë tifozët dhe viktima e parë ka qenë pikërisht arbitri kryesor, ndaj të cilit është ushtruar dhunë masive dhe është goditur rëndë edhe në kokë. FSHF paralajmëron ndëshkime maksimale Federata Shqiptare e Futbollit paralajmëron masa të ashpra ndaj incidenteve që kanë ndodhur dje në Delvinë dhe në Pukë. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, institucioni më i lartë i futbollit në vendin tonë ka dënuar dhunën e shfaqur dje. “Dënoj dhunën e përdorur ndaj gjyqtarit Mentor Sopjani dhe ndihmësve të tij. FSHF dënon dhunën masive të përdorur në fushën e Pukës, nga civilë që kanë pushtuar objektin sportiv, pa u ndalur nga forcat e rendit, përgjegjëse për organizimin e aktivitetit. Dënojmë aktet e dhunës, me pasojë goditjen e një futbollisti me gur në kokë, në ndeshjen mes Sarandës dhe Memaliajt. Akte të tilla cenojnë jo vetëm futbollin dhe imazhin e tij, por prishin edhe bukurinë e lojës. FSHF-ja kërkon nga forcat e rendit, nga klubet dhe sportdashësit e tyre, të ruajnë qetësinë e të mbajnë një qëndrim ‘fair play’. Ajo do të jetë e ashpër ndaj gjithkujt që prish bukurinë e lojës dhe e çon atë deri në dhunë. Të gjitha strukturat e saj, përfshi edhe komisionet, nuk do të tolerojnë askënd që prish bukurinë e futbollit dhe imazhin e tij. Federata Shqiptare e Futbollit u bën thirrje klubeve, sportdashësve, futbollistëve dhe të gjithë faktorëve të tjerë, që marrin pjesë në organizimin e garës së kësaj ‘loje magjike’, që të jenë sa më pranë saj për t’i luftuar e për t’i shuar ato”, thuhej në deklaratën për shtyp të federatës Marre prej Gazeta Panorama Online [ Edited Wed Aug 12 2009, 02:02pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
guest |
| ||
![]() Registered Member #1283 Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35amPosts: 4466 | a me qesh apo me kja per kta budalleqe qe bajn nje pjese e jona | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Lypësit tradicionalë, përballë lypësve politikë të veshur me "Armani" Written by Gazeta SOT Tuesday, 03 March 2009 21:36 Nga Besi BEKTESHI Jemi në kohë lypësish dhe megjithëse jemi një popull jo i pasur, në të vërtetë tregohemi tepër bujarë me të gjithë. Nuk guxon të ulesh në një lokal kur mbas shumë pak fillon mësymja e lypësve që shpesh herë ndodh që vijnë njëri pas tjetrit, duke të krijuar bindjen se “jemi në kohë të një lypje masive që po zëvendëson konceptin e munguar të punës me tendencën e lypjes”. Po ti shtosh edhe lypësit e rrugëve pastaj.... Në fakt shumica janë cingarelë të vegjël dhe më të rritur që kanë gjetur parajsën në qytetërimin tonë. Nuk kanë shumë faj, sepse janë të lirë të jenë të varfër dhe këtë liri ja ka dhënë ky qytetërim që po ndërtojmë. Ka edhe prej atyre që kanë kuptuar se më i sigurtë je duke lypur, se sa duke punuar. Bie fjala po të gjesh një punë të çfarëdoshme si hamall mund që të merresh në punë një herë në tre ditë dhe paguhesh vetëm 500 lekë. Kurse kur lyp ke të sigurtë këtë shifër ditë për ditë. Por një 500 lekësh në ditë është edhe një pension i lartë dhe një punë në të zezë ose edhe në të bardhë sipas shtetit shqiptar, që nuk lejon të ketë pagë më të vogël se 16.000 lekë të reja. Atëherë ku është diferenca??!! Në Shkodër kanë shekuj që thonë: Lypja faqen e zezë ka, por nuk të len pa gja!! Një pensionist ka turp që të lypë, por ai është në shkallaren e pagës në një rang me lypësit edhe pse mund të ketë mbi 40 vite kontribut në këtë shtet si atëherë dhe tani. Kuptohet se pensioni është njëra anë. Po ndihma ekonomike?? Ajo është shumë më pak se sa fitimi i përditshëm i lypësve edhe më atë më me pafat që në fund të fundit një 200 lekësh në ditë e nxjerr, sepse nga 10-të deri në 20 lekë në një xhiro lokalesh do ta fitojnë se s’bën nga që një shifër e tillë as që i hyn kujt në punë dhe natyrisht ka edhe për kamerierin dhe për cingarelin. Bukur fort!! Një fjalë gojë që po them “bukur fort”, sepse kur është një shtresë prej gjysmë milioni njerëz që jetojnë në nivelin e lypësit që shoqëria i mban me kusure, kjo do të thotë se nuk i kemi bërë mirë llogaritë për dinjitet njerëzor. Nuk është çështje e qeverisë së sotme që e cila si pensionet dhe pagat i ka çuar me ritme më të larta se sa bie fjala në 2005- sën. Problemi është te sistemi “lypje” i cili është barabar me sistemin pension dhe pagë në Shqipëri. Sepse, në botën normale sa do të lypësh në rrugë, nuk mund të fitosh sa një pagë mujore apo sa një ndihmë ekonomike!! Por ky nuk është problemi i vetëm. Lypësit janë të ndershëm në mënyrën e tyre të të jetuarit. Të ndershëm, sepse nuk vjedhin dhe më kryesorja nuk të premtojnë gjë. Kërkojnë vetëm lëmoshë, e cila duhet të jetë termi i vërtetë i lypjes. Tani lëmosha pension dhe pagë e shtetit, është më poshtë se lëmosha e njerëzve në rrugë përballë lypësve. Lypësit nuk të premtojnë asgjë, ato kërkojnë vetëm “copën” e tyre pa asnjë premtim. Patjetër që kjo është ndershmëri në “trendin” që ato kanë në jetën e tyre të përditshme. Po, mund të thuhet se nuk duan të punojnë. Po se mos është kujdesur kush, që të punojnë, ose që të mbrohen nga shoqëria për të mos lypur. Përfundimi.... Janë më të sinqertë se ato që lypin duke premtuar dhe që pastaj premtimin nuk e mbajnë. Këto të fundit janë politikanët. Tani ka filluar “lypja masive e votës” dhe ky është momenti kur fytyrat e tyre janë më të qenësishme, më të afruara me masën dhe më të ngritura në art, në rolin e madh të shkrirjes me njerëzit. Por këto lloj lypësish ( në të vërtetën e madhe të gjitha fushatat elektorale janë një lypje e votës, një kërkesë me shtrirje dore për të siguruar një votë dhe një konsensus, për ato që premton) kanë një të keqe të madhe se premtojnë, dhe kanë dy defekte të qartë në këtë drejtim. E para është se nuk ka në programin e “lypjes” së votës një, dy apo tre propozime mbi të cilat bëhet edhe dalja në fushatë. Të gjithë “lypësit politikë” premtojnë absolutisht çdo gjë!! Përmbysin në kërkimin e tyre të votës absolutisht çdo gjë të deri tanishme, dhe premtojnë pikë për pikë çdo gjë, që ai që ka qenë më përpara ka premtuar!! Të duket se me “lypjen masive të votës”, çdo gjë fillon nga e para dhe nga viti “Një”. Pra të gjitha të premtuarat përsëriten dhe kjo tregon qartë dashje pa dashje se premtimet dikur nuk janë mbajtur, përderisa përmbyset çdo gjë kështu. Pikërisht kjo është e dyta që ka të bëjë me mos mbajtjen e premtimit. Një lypës tradicional të vjen e të kërkon 10 qindarka dhe të uron “ to ruajt zoti ty dhe fëmijët” ose “bëj sevap e mi fal 100 lek”. Më të tillë lypës je i qartë se çfarë kërkojnë, se çfarë kanë si synim dhe se çfarë ke ti mundësi për ti dhënë, por edhe se ke bërë mirë. Kur vijnë ato që të “lypin votën” nuk je i qartë tamam se çfarë kërkojnë, se çfarë kanë si synim dhe patjetër nuk je i qartë në se ke mundësi për ti dhënë atë që kërkojnë, dhe për më tepër në se bën mirë apo jo!!. Lypësit tradicional kërkojnë 10 qindarka dhe ti e di, lypësit politikë kërkojnë votën dhe ti nuk mund të jesh i qartë nga që janë shumë, në se “vota” shërben apo jo si qindarkat për cingarelin. Jo nuk e di, sepse të vijnë ta kërkojnë “hidhe te unë” dhe mund ti shkojë dikujt tjetër. Nuk e kupton e do ai apo ai tjetri “shok me të”. Nuk e di se çfarë kanë synim, sepse lypësi i do lekët për të mbajtur frymën gjallë, kurse lypësit politikë për të mbajtur gjallë postin e tyre për tu pasuruar akoma më shumë. Për më tepër pa shërbyer asnjë ditë dhe pa punuar asnjë ditë. E kjo nuk është shumë rastësore. E kundërta po. Kurse në qoftë se nuk ke qindarka për lypësin tradicional ai ecën drejtë dhe të “harron” kurse lypësit politikë të regjistrojnë dhe të matin se nga “cili krah je” të ndajnë në rreshta dhe ushtri të ndryshme etj., etj. Ke edhe mundësi të mos ju japësh gjë, por ashtu përsëri të regjistrojnë dhe natyrisht me ato vota që marrin nga ushtritë e përqendruara pastaj të bëjnë edhe gjyqin me një administrim pushteti që të lë pa mënd. Kur i jep lypësve tradicionalë “100 lekëshin” në çdo moment ke bërë mirë. Por kur i jep lypësve politikë votën dhe mbas disa kohëve shikon që ke bërë keq kjo është pastaj që të ulërish, por për veten që je treguar një idiot i plotë që ndihmon “lypësin” që mirë që të gënjen dhe vjedh, por edhe të “vret” më mënyra nga më të ndryshmet për të të marrë shpirtin për ditë, për muaj dhe vite me radhë pse ti dikur, i ke “dhënë lëmoshë”. Kjo është e keqe shumë, dhe patjetër duhet ndrequr. Në këtë pikë si ka ardhur puna në Shqipëri, është më e kollajtë të “investosh 100 lek” në cingarelët e vegjël që sa mbledhin disa prej tyre, shkojnë e pijnë ndonjë coca cola apo hanë ndonjë byrek, se sa në “cingarelët me Armani” që me votën tënde vendosin financa për vete në Zvicër, ndërtojnë vila dhe blejnë makina luksoze, shëtisin veten dhe fëmijët, por edhe dashnoret në perëndim dhe lindje, apo kapardisen ditën e marrjes së “100 lekëshave vota” duke mos të thënë as “ta baftë zoti hallall” ose “ të dhëntë zoti shëndet” etj., etj. Pastaj fillojnë të mos të shohin në sy, të mos kujtohen më për ty, të tallen për ditë me ty dhe ti si popull harron se të kanë ardhur, për të të lypur votën. Ato të kanë gënjyer, sepse të kenë premtuar të gjitha. Dritat, arsimin, shëndetin, pensionin, rrugën, kanalin, kazanët, lulishtet, kopshtet, drejtësinë, ruajtjen e pronës, policin në shërbim, lirinë e fjalës dhe të punës, uljen e taksave, mbrojtjen sociale,argëtimin dhe kulturën, sportin dhe relaksin, udhëtimin dhe vizat, bujqësinë dhe ekologjinë, barazinë mes njerëzve dhe ndëshkimin e kriminelit, etj., etj. E në fakt të gjitha këto i “kanë bërë”, por përsëri i premtojnë nga e para. Sepse kjo gjë po ndodh nga që ikën një “lypës politik” dhe vjen një tjetër akoma më “lypës” se sa ai, dhe kërkon të njëjtën gjë për të premtuar po të njëjtat gjëra. Por që nuk i mban, dhe ndoshta i bën akoma më keq. Prandaj në përballje me cingarelët këto me “kostum Armani” janë të rrezikshëm, sepse bëjnë dëm të madh, i cili përkthehet në shkatërrim ekonomik, financiar, moral dhe politik dhe të gjitha këto vetëm e vetëm, se “nuk ke ditur cilin lypës të respektosh” dhe cilin mos ta pranosh as në derë dhe as në rrugë. Po atëherë si i bëhet hallit? Jo nuk i bëhet shumë hallit, sepse duhet që të kalojë kohë që cingareli të jetojë normalisht dhe kostumi “Armani” të mos jetojë më në trupin e mashtruesit, hajdutit dhe injorantit në origjinë dhe trashëgimi. Sepse mund të kontrollohen shumë lehtë përfaqësuesit e popullit të dekadave më përpara se çfarë mbiemrash kishin dhe se të çfarë sojit ishin me shumicë. Ku i kishin mbaruar studimet dhe se çfarë kontributi kishin. Kurse sot..... Mortorizimi i informacionit” dhe Potter-Box 04/03/2009 - 11:16 • Gilman Bakalli Pjesa e parë e titullit të këtij artikulli është vënë midis thonjëzash, sepse i referohet titullit të artikullit të fundit të Mustafa Nanos... Duke e vlerësuar ndjeshmërinë e autorit në lidhje me problemin që ai trajton, duke qenë dëshmitar gjithëshqisor i bombardimit të përditshëm mediatik me lajme të kobshme e makabre, dëshiroj ta pyes atë dhe kolegët e tij, nëse organet drejtuese të masmediave shqiptare i referohen ndonjëherë atij modeli të arsyetimit etik të propozuar nga profesori i Harward-it, Dr. Ralph Potter? Struktura Potter Box parashtron katër faza për të analizuar vendimet etike në komunikimin masiv: 1. Përcaktimi: përcakto faktet në çdo rast; faktet që shkaktojnë ngritjen e një çështje etike. Ky përcaktim duhet të jetë sa më i plotë që të jetë i mundur, duke u mbështetur në shumë burime dhe pohime. 2. Vlerësimi: përcakto rëndësinë e vlerave të rastit. Në gazetari, vlerat përfshijnë vërtetësinë, vlerën e një qytetarie të kultivuar, objektivitetin, drejtësinë dhe saktësinë. Por, mund të ndikojnë edhe vlera të tjera si respekti për privatësinë e individëve, miqësia me njerëzit e përfshirë në ngjarje, mirëqenia jonë ekonomike, siguria publike, e kështu me radhë. 3. Parimet etike: faza e tretë bën thirrje që komunikuesi të peshojë rëndësinë e vlerave të kundërta duke iu referuar njërit prej sistemeve etike, siç janë ato të përfaqësuara nga Mill dhe utilitarizmi, ose imperativa kategorike e Kantit, ose liberalizmi egalitarian i Rawlsit, ose të tjerë. 4. Besnikëritë: përcakto besnikëritë që mund t’i bien ndesh njëra-tjetrës kur mendon të komunikosh një mesazh ose një ngjarje. Në vendimmarrje, komunikuesit duhet të marrin parasysh se kujt po i tregojnë besnikëri dhe nëse besnikëria ndaj tyre apo ndaj të tjerëve është e përshtatshme në këtë rast. Besnikëria në konkurrencë të fortë është besnikëria që duhet të tregosh ndaj vetes, ndaj kolegëve, ndaj institucionit ose organizatës të cilës i përket, ndaj burimeve financiare (tuaja ose institucionit tuaj që mund të jenë agjencitë e reklamave ose aksionerët), ndaj njerëzve që janë subjekti i rastit, dhe ndaj publikut në përgjithësi. Mund ta aplikojmë këtë model për marrjen e vendimit, nëse duhet të shfaqen apo jo sekuenca filmike nga ngjarjet e kobshme (aksidente automobilistike, (vetë)vrasje përdhunime etj.), që mediat tona i shfaqin 24 orë në 24, apo fotografi njerëzish që hidhen nga katet e larta të pallateve apo dergjen nëpër pellgje gjaku të shkaktuara nga vrasje apo aksidente. Cilat janë faktet? Lehtësisht të evidentueshme, duke shkuar në vendngjarje. Çfarë vlerash dalin në pah në vendimin për të transmetuar pandërprerë lajme të trishta dhe, veçanërisht për publikimin e fotografive? Media të ndryshme mund të kenë pikëpamje të kundërta mbi këtë problem. Disa mendojnë se duhet të fotografohet çfarë ndodh në të vërtetë dhe t’i tregohet të gjithë shqiptarëve tmerri i ngjarjes. Kalimtarë të shkelur nga një makinë, një vajzë që dergjet me kokë të shembur në beton si pasojë e hedhjes nga ballkoni i katit të 5-të, një e mitur e përdhunuar, një gjimnazist i varur në një pemë, e të tjera si këto janë pjesë integrale dhe e vërtetë e ngjarjes; të tjerë botues mund të mendojnë se imazhet janë tepër të gjalla dhe lënduese për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Pra, vlerat që i kundërvihen njëra-tjetrës në këtë rast janë, nga njëra anë, e vërteta dhe angazhimi për të treguar historinë e plotë dhe, nga ana tjetër, e drejta e privatësisë, respekti dhe ndjeshmëria njerëzore për viktimat dhe familjarët e tyre. Çfarë parimesh etike duhen marrë në konsideratë për të zgjedhur në mes vlerave të kundërta? Një perspektivë utilitariste mund të sugjerojë se e mira apo e dobishmja maksimale realizohet duke zbuluar të gjitha regjistrimet e një ngjarjeje të kobshme. Shqiptarët, fjala bie, duke parë pamjet e lemerishme të një aksidenti rrugor, të një përdhunimi seksual të një të miture do të njihen me nivelin e tragjedisë, do të ndjejnë më shumë keqardhje për viktimën dhe më tepër urrejtje për agresorin (indirekt mediat i bëjnë apel shoqërisë për më shumë kujdes). Shqetësimi për tjetrin, që përfaqësohet nga etika dialoguese dhe etika e kujdesit, argumentojnë se përkujdesja njerëzore për privatësinë e viktimave qëndron mbi parimin utilitarist. Ngjarja, do të thoshin ithtarët e këtij këndvështrimi, është në vetvete kaq e tmerrshme, saqë nuk ka parim utilitarist që mund ta tejkalojë parimin e përkujdesjes dhe dhembshurisë njerëzore. A ka besnikëri të veçanta ndaj individëve ose grupeve të caktuara që na ndihmojnë të zgjedhim në mes vlerave dhe parimeve të kundërta? Një imazh më sensacional mund të tërheqë më shumë lexues ose një audiencë më të gjerë. Një imazh që bën më shumë përshtypje mund të ndihmojë një fotoreporter ose një botues gazete të marrë një çmim të famshëm. Kujt i japin përparësi fotografët dhe publikuesit tanë: besnikërisë ndaj lexuesit/shikuesit, besnikërisë ndaj kokëfortësisë së fakteve, besnikërisë ndaj sensacionit që rrit shitjen/kuotat e shikueshmërisë? Personalisht gjykoj se besnikëria ndaj njerzillëkut mund të peshojë më tepër në arsyetimin etik të vendimmarrjes në komunikimin masiv dhe mund të na e lehtësojë atë përballjen deprimuese të përditshme me makabritete e horrore të gjithfarëllojshme. Botuesit e medias mund të këmbëngulin duke thënë se besnikëria më e rëndësishme mbetet besnikëria ndaj së vërtetës, ndaj fakteve. Po, në fund të fundit, cila është lidhja midis së vërtetës dhe fakteve? Dikush vëzhgon disa aspekte të një situate dhe anashkalon disa aspekte të tjera. Njerëzit mund të ndryshojnë nga njëri-tjetri në atë që vëzhgojnë dhe në çfarë raportojnë lidhur me të njëjtën ngjarje. Cili vëzhgim, cili raportim është ai i sakti? A nuk janë që të dy në një farë mënyre të saktë? A nuk është e vërteta, tekefundja, diçka më e pasur se thjesht pasqyrimi i fakteve? Ajo e vërtetë, e cila na sugjeron çdo ditë se, pas fakteve të ftohta e sterile, qëndrojnë njerëz prej mishi e gjaku, të cilët, pas një dite të ngarkuar psikologjikisht e fizikisht nuk kanë më energji të bluajnë fate dhe fakte tragjike që ua servirin me një lehtësi të papërballueshme mediat e këtij vendi. Marre prej Gazets Panorama Online [ Edited Thu Jan 07 2010, 07:28am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ku t'i gjejmë heronjtë dhe kauzat? » Vendosur: 05/03/2009 - 09:19 • Mentor Nazarko Në një shkrim të para disa ditëve, kolegu Kajsiu analizonte shoqërinë civile në Shqipëri dhe identifikonte disa prej defekteve të saj. Është një temë e rëndësishme për të përcaktuar llojin e demokracisë shqiptare, ndaj po kuturisem dhe unë të jap një kontribut modest. Për të vijuar me analizën do ishte e udhës të bënim marrëveshjen e fjalës: ç'quhet shoqëri civile? E nevojshme kjo marrëveshje sa kohë që në forume të ndryshme publike ofrohen koncepte jo gjithnjë univoke të kësaj shoqërie. Sipas një përkufizimi të Shkollës Ekonomike të Londrës, me "shoqëri civile do t'i referohemi arenës së një veprimi kolektiv me bazë vullnetare, që kanë në qendër interesa, qëllime dhe vlera të përbashkëta. Në teori, format e saj institucionale janë të ndara nga ato të shtetit, familjes dhe tregut, ama në praktikë jo..... Shoqatat civile janë shpesh të populluara nga organizime si ato të mëshirës apo solidaritetit, organizata jo qeveritare zhvillimi, grupe komunitare, organizata grash, organizata me bazë besimin fetar, shoqata profesionale, sindikata, grupe vetëndihmuese, lëvizje shoqërore, shoqata biznesi, koalicione dhe grupe mbrojtjeje". Edhe me një shikim të parë, secili prej këtyre grupeve të mësipërm nuk duket aktiv në veprimin e përgjithshëm shoqëror: d.m.th nuk arrin të imponojë diçka në axhendën publike. Po e vijoj shkrimin me një konvencion pragmatik - kur them shoqëri civile do i referohem kryesisht organizatave të shoqërisë civile, OJF-ve, të cilat synojnë të korrigjojnë veprimtarinë shtetërore, apo ta zëvendësojnë atë dhe jo asaj, pra shoqërisë civile sipas këtij përkufizimi. Në shoqërinë civile mund të futeshin edhe universitetet, por sa kohë që ato nuk janë as juridikisht me statusin e OJF-ve si në SHBA, nuk po i marr në shqyrtim. Edhe për lehtësi analize. Është fare e qartë se shoqëria civile nuk ka forcë në Shqipëri: nuk imponon thuajse asgjë. Organizmat e kësaj shoqërie që unë po konsideroj në këtë analizë përgjithësisht kanë disa përmasa thelbësore, karakterizuese. Kanë një dimension të rëndësishëm, atë solidaristik, apo të mëshirës. Kanë një tjetër dimension, atë analitik të zhvillimeve, bëjnë parashikime, por dhe mundohen të shkojnë në origjinë të problemeve, d.m.th te shkaqet e tyre në shoqëri në përgjithësi. Kanë apo duhet të kenë një përmasë tjetër, atë mobilizuesen. Pra koagulojnë rreth grupeve të interesit apo shoqërisë në përgjithësi lëvizje, manifestime që synojnë të rrisin ndjeshmërinë publike, t'i bëjnë presion shtetit të korrigjojë diçka, etj. Organizimet e solidaritetit Nëse do t'i marrim me radhë secilën prej përmasave, atëherë do të kuptohet qartë se shoqëria civile nuk është efektive. Organizime me bazë solidaritetin, mëshirën, janë deri diku funksionale ndërsa janë në kornizën e komuniteteve fetare. Por dhe atje ka diçka të dyshimtë: këto organizata apo vetë komunitetet financohen nga jashtë, pra nuk janë produkt i një sistemi kolektiv mëshire dhe solidariteti që vjen prej shqiptarëve vullnetarisht. Sa kohë që këto komunitete nuk kanë prona apo kanë fare pak, as që mund të mendohet një veprim autentik i tyre në mbrojtje të grupeve në nevojë, etj. Ky vend ka potencial mëshire dhe solidariteti dhe miti i shqiptarëve bashkatdhetarë të Nënë Terezës nuk është shpikje e sotme. Rasti i italianëve, hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo sjellja ndaj kosovarëve në vitet 1999 janë mjaft për të përgënjeshtruar çmontuesit modernë të miteve shqiptare. Organizimet mobilizuese Po përmasa mobilizuese? Ka qenë e fortë në momentet e para të tranzicionit, kur akoma nuk ishte shkatërruar ekonomia publike, dhe për pasojë kishte klasë punëtore të pafraksionuar në ndërmarrje të vogla. Sindikatat e kohës arritën madje dhe suksese politike, por prej asaj kohe, sindikatat thuajse nuk ekzistojnë. Në sektorin privat nuk flitet fare për to. Nuk mund të pritet ndërkaq përmasë mobilizuese prej organizimeve të tjera, apo krijim organizimesh ad hoc. Shoqëria civile jo shumë e denjë për këtë emër, në Shqipërinë e '91-'97 gjendej në duar të papërshtatshme për misione të tilla. Atë e drejtonin figura që ranë për shkak të anglishtes së tyre, të parët në kontakt me emisarët e perëndimit, të ardhur për ta themeluar shoqërinë civile si gjetkë në Lindje. Këta individë nuk mund të mobilizonin askënd, për shkak të origjinës së tyre shoqërore dhe politike të lidhur me diktaturën. Ata nuk mund të ofronin shembull as për rininë as për brezat më të rritur. Thellësisht të ndërgjegjshëm për këtë mungesë, dhe duke identifikuar atë si njërin ndër shkaqet e rënies së shtetit në 1997, perëndimi investoi fuqimisht në krijimin e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri. Kemi prej asaj kohe lulëzimin e tyre, por jo në cilësi. Asnjëra prej tyre, me ndonjë përjashtim, nuk ka prodhuar lëvizje, mobilizim shoqëror, efekte korrigjuese në veprimtarinë e shtetit, rritje të ndjeshmërisë së publikut për ndonjë padrejtësi. Bëhet fjalë për veprime me rezonim kombëtar, dhe jo me hapësirë të kufizuar ndikimi, siç mund të ketë pasur shpesh. Shumë pak prej tyre kanë prodhuar madje lëndë të parë njerëzore për politikën, ndërkohë që duhet të ishte e vërtetë e kundërta. Figura të spikatura të shoqërisë civile nuk i janë imponuar dot politikës që t'i përfshijë ato brenda saj, me ndonjë përjashtim të vogël, në rastin e ndonjë gruaje të shquar. Aq më tepër nuk mund të flasim si gjetkë, kur organizime të shoqërisë civile janë kthyer në parti me një rëndësi të caktuar siç është rasti i Serbisë, Rusisë, etj. Përjashtim bën ndoshta Lëvizja Mjaft, e cila "polli" Partinë G99 të cilat duhet pranuar se patën një mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe në planin financiar. Mjaft-i stimuloi shpresë të madhe me kreativitetin e vet, me freskinë e fytyrave që solli para publikut, por jo gjithnjë linearisht dhe me një rëndësi që u zbeh me kalimin e kohës. Rënia e besueshmërisë te liderët e saj, ose mosprodhimi i besueshmërisë në një shkallë të madhe sa të provokonin pështjellime të rëndësishme shoqërore, bënë që rreth Mjaft-it apo prej Mjaft-it, mjerisht të mos prodhoheshin kauza të mëdha. Ky është një defekt, një element gjenetik që e ndjek G99 dhe sot, megjithëse brenda saj ka djem dhe vajza të shkëlqyer që kanë studiuar jashtë vendit, por që nuk arrijnë dot të krijojnë atë që italianët e quajnë "pikëza që bëri ujin të derdhej prej gotës", si në rastin e KOP-it të PD. Vetëm dimensioni analitik apo raportues. Po Kosova? Mjerisht i vetmi dimension i rëndësishëm i shoqërisë civile shqiptare mbeten aktivitetet me përmasa analitike, parashikuese, raportuese për OJQ perëndimore nëna apo aktivitete studimore në përgjithësi. Janë aktivitete të financuara sigurisht nga jashtë, duke dëftyer kështu njëlloj varësie prej parave perëndimore. Kaq është pak për t'i dhënë këtyre organizimeve që duhet të qëndrojnë midis shtetit dhe shoqërisë, emrin e shoqërisë civile. Po a është kjo mungesë e rëndë e tranzicionit shqiptar, mungesë me karakter gjenetik? Apo kombëtar, që vihet re dhe gjetkë në viset shqiptare? Jo, për fat të mirë. Mjafton të shikojmë Kosovën, ku shoqëria civile i ka të fortë qoftë dimensionin mobilizues, qoftë atë solidaristik të farkëtuar që prej kohësh nga Rugova i ndjerë. Kam përmendur shpesh forcën e organizimeve civile të Kosovës, që grumbullojnë në sheshe dhjetëra mijëra vetë, siç është rasti i protestave me në krye Albin Kurtin. Udhëheqës të tillë dinë të krijojnë kauza, besueshmëri, me karizmën dhe diturinë e tyre. Shqipëria dhe në këtë fushë të veprimit kolektiv shoqëror mbetet mbrapa Kosovës. Jemi në pritje të heronjve të rinj, të kauzave të reja. Të rinjtë janë të çorientuar dhe s'kanë modele. Kështu politika e vjetër vërtet mund të mbretërojë gjatë. Edhe pas zgjedhjeve, kushdo qoftë në pushtet. Marre prej Gazets Panorama Online [ Edited Wed Aug 12 2009, 02:06pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Shifrat se 70% të shqiptarëve paguajnë ryshfet janë shokuese. Deklarata vjen nga ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Bernd Borchardt. Në një intervistë për revistën "Mapo" ai thotë se disa nga sektorët janë më keq se në vitin 2006 kur lufta kundër korrupsionit filloi të jepte rezultatet e para. Zoti ambasador, Shqipëria ka marrë para pak muajsh ftesën për në NATO. Sa ka ndihmuar ky hap i ri për të përmirësuar realisht imazhin dhe pozitën e vendit pranë partnerëve ndërkombëtarë? Gjermania është angazhuar që Shqipëria të merrte ftesën për anëtarësim në NATO, në Samitin e Bukureshtit. Me këtë, ne dhe partnerët e tjerë të NATO-s, dëshironim të shprehnim vlerësimin për hapat përpara të bëra nga Shqipëria në drejtim të reformave dhe rolin pozitiv të vendit tuaj në rajon. Ky vlerësim është pranuar edhe në arenën ndërkombëtare, ka ndikuar pozitivisht në imazhin e Shqipërisë dhe duhet ta inkurajojë Shqipërinë për të kryer reforma të tjera energjike. Por ka edhe zhvillime më pak të gëzueshme, të cilat rëndojnë imazhin e Shqipërisë. Studimi i IDRA-s mbi korrupsionin në Shqipëri, i financuar nga USAID, i cili u publikua në fillim të muajit maj, solli rezultate tronditëse. Veçanërisht keq në disa nga parametrat, rezultatet për Shqipërinë ishin akoma më të këqija se në vitin 2006, kur lufta kundër korrupsionit e ndërmarrë nga qeveria shqiptare kishte dhënë rezultatet e para. Në këtë pikë mbetet ende shumë për t'u bërë. Situata politike e brendshme paraqet një rënie tensioni mes dy partive të mëdha, në funksion të disa vendimeve të rëndësishme politike e institucionale, ndër të cilat ndryshimi i Kushtetutës. Si i vlerësoni ju kompromiset e fundit të arritura për paketën e ndryshimeve kushtetuese? Rënia e tensioneve politike ndërmjet grupeve më të mëdha politike në Shqipëri dhe sidomos bashkëpunimi i dukshëm konstruktiv në legjislacionin mbi reformat në parlament, bëjnë pjesë në zhvillimet shumë pozitive të Shqipërisë këtë vit. Kompromisi në parlamentin shqiptar për sa i përket paketës me ndryshimet kushtetuese u arrit me shumicën e parashikuar nga Kushtetuta shqiptare për kryerjen e ndryshimeve në kushtetutë. Ndryshime të veçanta janë legjitime dhe orientohen drejt modeleve të ndryshme të demokracive të reja. Përkundër avancimit të marrëdhënieve me NATO-n, duket se qeveria po merr sinjale negative nga disa raporte të organizmave ndërkombëtare, lidhur me indeksin e korrupsionit, trafiqeve dhe krimit. A është e saktë të thuhet se në këtë drejtim progresi është i pamjaftueshëm? Lufta kundër korrupsionit është një nga sfidat kyçe para së cilave ndodhet Shqipëria, sikurse janë dhe lufta kundër trafiqeve të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar. Ne e kemi ndjekur me shumë vëmendje progresin e Shqipërisë në këto fusha. Për sa i përket luftës kundër korrupsionit Shqipëria gjendet ende para detyrimeve të mëdha. Nëse lexoj në studimin e IDRA-s, të cilin e përmenda pak më lart, se rreth 70% e shqiptarëve u është dashur të paguajnë ryshfete për trajtime mjekësore, ose që pothuaj po kaq shumë të tjerë nuk kanë besim te gjyqtarët, kjo të shokon. Progresi i shënuar në luftën kundër korrupsionit, në administrimin e financave, në kontrolle dhe në sektorë të tjerë, ashtu sikur funksionimi i marrëveshjes së Integrim-stabilizimit me Bashkimin Evropian tregojnë se, në Shqipëri progreset janë të mundshme. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë së bashku me partnerët e tjerë evropianë në këtë fushë dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe do ta kritikojmë. Edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës ne vërejmë hapa përpara. Ne shpresojmë që këto hapa përpara të jenë të qëndrueshme dhe që kokat e strukturave kriminale të përfundojnë pas hekurave. Kuadri zgjedhor në Shqipëri mbetet ende për t'u ribërë. A mendoni se zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jenë të rrezikuara, nëse kjo infrastrukturë zgjedhore nuk do të jetë brenda standardeve të kërkuara? Bashkimi Evropian ashtu sikurse dhe OSBE-ja mbështesin fuqimisht Shqipërinë në ndërtimin e një regjistri të besueshëm të zgjedhësve. Qeveria shqiptare ka përzgjedhur një firmë, e cila duhet të prodhojë për qytetarët shqiptarë dokumente identifikimi të pafalsifikueshme. Kështu krijohen premisat bazë për infrastrukturën zgjedhore. Të gjithë partnerët e Shqipërisë shpresojnë dhe presin që këto masa të jenë ndërmarrë në kohë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Askush nga ne nuk dëshiron, që një anëtari të NATO-s t'i thuhet se zgjedhjet në vend nuk janë zhvilluar në përputhje me standardet. Marrja e ftesës për në NATO duket se i ka dhënë hov edhe shpresave për një afrim më të shpejtë me Bashkimin Evropian. Sa e ndryshon perspektivën e anëtarësimit në BE ky hap paralel i hedhur me NATO-n? Me kriteret e Kopenhagenit, Bashkimi Evropian ka vendosur kushte shumë më komplekse dhe të gjithanshme për pranimin në BE, sesa NATO-ja për anëtarësimin në të. Në këtë mënyrë hapi në drejtim të NATO-s mund të konsiderohet si një hap i parë, i cili duhet të ndiqet nga të tjerë. Hapi i ardhshëm në drejtim të BE-së do të jetë kërkesa e Shqipërisë për statusin e kandidatit. Shpesh dëgjoj se Shqipëria do ta paraqesë kërkesën në vjeshtë të këtij viti. Gjermania përshëndet faktin që Shqipëria vendos objektiva ambicioze. Këto janë një shtysë e fortë për të çuar para procesin e reformave. Njëkohësisht, për BE është e rëndësishme që ne para dhënies së statusit të kandidatit duhet të kemi mbledhur eksperienca të mira me implementimin e MSA-së. Para kësaj është e pamundur të mund të vendoset në mënyrë të drejtë për një kërkesë të tillë. Implementimi i mirë i marrëveshjes së Integrimit nga Shqipëria na inkurajon, por MSA-ja sipas gjasave do të ratifikohet vetëm në vjeshtë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Njëkohësisht nuk duhet të harrojmë, se qytetarët e BE-së, te të cilët në shumë vende është përhapur një farë "lodhje nga zgjerimi" duhet të binden, para marrjes së vendimit lidhur me afrime të mëtejshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo do të thotë që ne kemi nevojë për më shumë lajme të mira lidhur me reformat, pikë së pari në sektorët ku ka shumë pak lajme inkurajuese, si p.sh., në fushën e korrupsionit, të cilën e përmenda pak më parë. Sa më shpejt dhe sa më shumë lajme të mira mbi reformat, zgjedhje të mirorganizuara dhe hapa përpara në sektorë problematikë si korrupsioni të mbërrijnë në kryeqytetet dhe qytetarët e BE-së, aq më shpejt Shqipëria do të ketë shanse të mira për statusin e kandidatit. Si i vlerësoni marrëdhëniet aktuale mes Shqipërisë dhe Gjermanisë? Në cilat aspekte mendoni se mund të bëhet më shumë? Marrëdhëniet dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë po rriten në mënyrë të dukshme. Edhe kjo është një rrjedhojë e ftesës për anëtarësim në NATO. Përmes kësaj, vëmendja ndaj Shqipërisë bëhet më e madhe. Ne e vërejmë këtë edhe në një shkëmbim më intensiv vizitash. Po përmend p.sh., vizitën e kryetarit të parlamentit gjerman Dr. Lammert në muajin maj. Në sektorin e ekonomisë ne jemi duke përgatitur një sërë konferencash dypalëshe, të cilat duhet të shërbejnë për të rritur interesin e ekonomisë gjermane ndaj Shqipërisë, çka gjen shprehje edhe në bashkëpunimet e para me firma shqiptare ose investime. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit ne kemi nënshkruar një marrëveshje për futjen e mësimit dygjuhësh në shkollat shqiptare. Edhe shkëmbimet kulturore, ndërkohë po intensifikohen. Veç kësaj, ne këtë vit do të festojmë 20-vjetorin e bashkëpunimit për zhvillim ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë: Shqipëria është vendi i cili nga viti 1988 përfitoi ndihmën më të madhe për kokë të popullsisë nga Gjermania. Kryeministri Berisha e ka quajtur Gjermaninë donatorin më të madh në planin bilateral dhe multilateral në mbështetje të Shqipërisë. Ne duam të punojmë më tej në këto sektorë. Aktualisht jemi duke përgatitur një konferencë tjetër ekonomike në tetor si dhe një sërë aktivitetesh kulturore. Së bashku me bisedimet për të çuar para ndihmën tonë për zhvillimin e Shqipërisë, në tetor shpresojmë të organizojmë një "Tetor Gjerman" sa më të dukshëm. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Jo dhunës, si asaj fizike dhe mediatike » Vendosur: 07/03/2009 - 10:39 Marre prej Gazeta Panorama Online • Rexhep Uka* Asnjëherë nuk do dal në mbrojtje të dhunës, sado e justifikuar qoftë ajo ndonëse në të vërtetë, termi është i gabuar, se nuk ka dhunë të justifikuar. E kam fjalën për ngjarjen në stadiumin e Pukës. Kjo, për Pukën, simbol i tolerancës, është unike e këtij lloji. Diçka e rëndë duhet të ketë ndodhur që janë ndezur gjakrat. Ky opinion nuk është aspak subjektiv apo personal imi, por i konfirmuar në shkallë kombëtare dhe nuk mund ta ndryshojë askush për hir të një episodi sado zhurmëlënës dhe i stisur qoftë ai. Do të bëja gabim nëse do të zgjatesha në përshkrimin e asaj që ka ndodhur, pasi media e ka katranosur deri në tepri. Unë jam dakord me dënimin publik të dhunës, por asnjëherë nuk do pajtohem me ekstremet, se ato takohen në një pikë të përbashkët, dhuna mediatike për njerëzit është binjake me atë fizike. Se cila është më e rëndë, do të isha në gjendje ta shtjelloj, madje hollë, por nuk e marr përsipër edhe për një arsye tjetër, për t’i qëndruar një fjale apo premtimit tim ditën e parë të kuvendit aktual, sipas të cilës, moralizimi sot është i bezdisshëm dhe i papranueshëm. Puka, jo për mua, por për këdo që e njeh sadopak historinë tonë, është me të vërtetë një shembull i maturisë, tolerancës dhe urtësisë. Kjo ka shumë shpjegime e fakte që e bëjnë realitet të pakundërshtueshëm, kam krijuar bindjen që jo më kot një nga 2 rrugët më të rëndësishme në historinë e këtij vendi “Egnatia” dhe “Via Pubblica”, kjo e fundit ka kaluar në Pukë, sepse në të udhëtohej me siguri dhe qetësi, gjë shumë e vështirë për ato kohëra... No coment... Në 1997, Puka ishte zona që me shqetësim ndiqte ngjarjet e dhimbshme në vend, në qetësi të plotë, pa asnjë krismë apo xham të thyer. Eshtë shkruar për këtë, por jo sa duhet. Ky virtyt është kulturë dhe kultura nuk është as fushore as malore, krahas hireve të natyrës të këtij vendi me një popull të shumëvuajtur përbën një pasuri të vërtetë, e cila do gjejë vetëm shpërblim në çdo kohë. Por ja që ngjarja e fundit me të vërtetë na ka tronditur shumë. Një popull që e karakterizon toleranca mendoj se mban në vetvete dhe pozicionimin ndaj padrejtësisë. Ndaj padrejtësisë, arbitrimit arbitrar, në turmë, në këtë raport të fortë subjektiv dhe kolektiv, edhe psikologët do ta kishin të vështirë të gjykonin në mënyrë të drejtë. Jam i bindur se në stadium zhduken të gjitha partitë, ideologjitë dhe triumfojnë këmbët, topi, rrjeta etj., etj. Në atë fole të vogël sportdashësish, kur një ekip futbolli po zgjonte dhe prishte monotoninë e zakonshme, ku të gjithë pa asnjë dallim politik fokusojnë vëmendjen dhe investimet duke e parë sportin dhe në veçanti sot për sot futbollin si një avantazh konkret të zhvillimit të sotëm dhe të ardhshëm për zonën me investime jo të vogla në infrastrukturën përkatëse, penalizohet me shumë zell dhe pasion ekipi për të mos e marrë më veten për kushedi sa kohë që askush nuk e di, më duket e padrejtë. Nëse do ishte efikase kjo masë, do të isha unë dakord i pari, por nuk jam aspak, sepse gjykimi duhet nisur nga shkaku që solli incidentin, d.m.th. gjykimi i arbitrit. Sa herë na ka qëlluar të gjithëve këtu të asistojmë në ndëshkimin e ekipit tonë të zemrës vetëm nga njëanshmëria apo fobia e arbitrit? Çfarë bën federata me këta arbitra në të tilla raste? Në rastin e Pukës, që kur u panë shenjat e para të gjykimit diskriminues të arbitrit në fjalë, u bënë paralajmërime për ndaljen e provokimeve negative dhe respektimi i “fair play”-t. Megjithatë, asnjë reagim konstruktiv, përkundrazi, ato u shtuan duke ndezur edhe më shumë rebelimin e sportdashësve pukjanë. I ftoj të gjithë, në radhë të parë federatën, ta rigjykojë problemin dhe të jenë të bindur se jashtë çdo kompleksi do të japim të gjitha sugjerimet tona për një zgjidhje më profesionale dhe demokratike. *Deputet i Pukës [ Edited Wed Aug 12 2009, 02:06pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Katër vetëvrasje shënohen brenda një dite 06/05/2009 Për tre viktimat, shkak depresioni. Një fëmijë 8-vjeç mbytet aksidentalisht me litar Tre vetëvrasje, njëra prej të cilave e mbetur në tentativë dhe një vdekje aksidentale janë regjistruar 24 orëshin e fundit në të gjithë Shqipërinë. Viktimat janë të moshave të ndryshime duke filluar nga një djalë 8-vjeçar i mbytur aksidentalisht nga litari i kolovarëses deri tek një grua 80-vjeçare, e cila ka goditur veten disa herë me thikë. Vetëvrasjet Rasti i parë është shënuar në Durrës dje në mëngjes teksa familjarët e një të riu 28-vjeçar e kanë gjetur këtë të fundit të vetëvarur. Blenard M. 28-vjeç babai i një vajze 3 vjeçe është gjetur i varur në zdrukthëtarinë ku punonte së bashku me të atin. 28-vjeçari, sipas pohimeve, nga të afërm kishte rënë në depresion, pasi ai e kishte të pamundur të kuronte gruan, e cila vuante nga zemra dhe ndërkohë pret edhe fëmijën e dytë. Frika e përballimit të barrës së dytë në një gjendje problematike të shëndetit të bashkëshortes, ka thelluar krizën mendore të të riut. Disa herë në familje është diskutuar pamundësia e tyre për ta kuruar nusen e re, e cila mbahet nën kujdes të fortë mjekësor për shkak të tronditjes së rëndë që i ka sjellë vdekja e burrit. Ndërkohë loja me litar në një kolovarëse i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme një fëmije në Spitallë të Durrësit. Pasditen e djeshme, rreth orës 15 në oborrin e shtëpisë, është gjetur i varur në litar viktima i quajtur Agustin L., 8 vjeç. Fëmija së bashku me bashkëmoshatarë të lagjes si dhe më të vegjël se ai vet, mblidheshin në një kënd të oborrit atje ku kishte varur litarin për të lozur të gjithë me radhë. Në kohën që Lasku 8-vjeçar ka hipur për të rrëshqitur i shtyrë nga pas nga fëmijë të tjerë, Agustin Lasku nga pakujdesia ka futur kokën në litar duke krijuar edhe lakun e kokës. Litari është përdredhur disa herë nga shpejtësia e të lëvizurit dhe në këtë mënyrë ka shkuar gjithnjë e më shumë duke i bllokuar edhe frymëmarrjen fëmijës 8-vjeçar. Një e moshuar në moshën 80 vjeç ka vendosur të vetëvritet duke u goditur në bark disa herë me thikë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 në fshatin Kuqan të rrethit të Elbasanit. Shahine L. 80 vjeç lindur në Gramsh dhe me banim në fshatin Kuqan ka vendosur që në mënyrën më makabre të vetëvritet. E moshuara ka përdorur thikën e kuzhinës për të realizuar krimin ndaj vetes duke u vetëqëlluar disa herë në pjesën e barkut. Ajo është në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit. Po në këtë qark i ka dhënë fund jetës me kallashnikov një 21-vjeçar nga Cërriku teksa ishte duke kryer shërbimin ushtarak. Eglantin M. 21 vjeç me banim në lagjen nr 3 në Cërrik u vetëvra natën e kaluar teksa ishte në vendin e shërbimit pranë repartit të mbrojtjes civile në Krastë të Elbasanit. Me gjithë ndihmën e dhënë nga oficerët dhe ushtarët e tjerë ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka mbërritur në spital i vdekur. Nga burime ende të pakonfirmuara thuhet se telefonata e fundit pak minuta para se të vriste veten ka qenë me të ëmën. Kjo telefonatë mendohet të ketë qenë e fundit për të dhe dyshohet se ai ka thënë lamtumirë duke bëra gati dhe shkrehur armën menjëherë pas fjalëve tronditëse. Në repart i riu konsiderohej shembull për korrektësinë e tij. Nga të njëjtat burime konfirmohet se i riu kishte qenë një ditë më parë në shtëpinë e tij në Cërrik. Sipas shokëve, ai kishte të atin të paralizuar dhe ndoshta ky problem ka ndikuar për të ndërmarrë aktin fatal të vetëvrasjes. Vetëvritet 28-vjeçari Blenard M. 28-vjeç babai i një vajze 3 vjeçe është gjetur i varur në zdrukthëtarinë ku punonte së bashku me të atin. 28-vjeçari, sipas pohimeve nga të afërm, kishte rënë në depresion pasi ai e kishte të pamundur të kuronte gruan, e cila vuante nga zemra dhe ndërkohë pret edhe fëmijën e dytë. Frika e përballimit të barrës së dytë në një gjendje problematike të shëndetit të bashkëshortes, ka thelluar krizën mendore të të riut. Disa herë në familje është diskutuar pamundësia e tyre për ta kuruar nusen e re, e cila mbahet nën kujdes të fortë mjekësor për shkak të tronditjes së rëndë që i ka sjellë vdekja e burrit. Viktima ishte mbyllur në vetvete dhe prej disa muajsh thuajse nuk dëshironte të komunikonte me askënd. Marangozi një natë para ngjarjes duket se kishte marrë edhe vendimin. Ai ka dalë në orët e vona të natës nga shtëpia dhe pasi ka hyrë në lokalin e punës e ka mbyllur nga brenda zdrukthëtarinë. Në mëngjes Blenard Molla është gjetur i varur me litar brenda lokalit të punës. Ka qenë i vëllai i tij, i cili është vënë në kërkim të 28-vjeçarit menjëherë pasi bashkëshortja e viktimës ka dhënë edhe alarmin në mëngjes. Xh. Gradica Shpëton 80-vjeçarja Një e moshuar në moshën 80 vjeçe ka vendosur të vetëvritet duke u goditur në bark disa herë me thikë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 në fshatin Kuqan të rrethit të Elbasanit. Shahine Latifi 80 vjeçe, lindur në Gramsh dhe me banim në fshatin Kuqan, ka vendosur që në mënyrën më makabre të vetëvritet. E moshuara ka përdorur thikën e kuzhinës për të realizuar krimin ndaj vetes duke u vetëqëlluar disa herë në pjesën e barkut. Sipas të afërmve të familjes, plaka e ka kryer vetëvrasjen në kohën kur nuk kishte asnjë në shtëpi. E gjetur e gjakosur nga familjarët, 80-vjeçarja është transportuar në spitalin kirurgjik ku ka marrë mjekimin e nevojshëm. Sipas të dhënave për shkak të moshës së saj, gjendja është e rënduar. Sipas mjekëve, ende nuk mund të flitet për gjendjen e të moshuarës, pasi ajo ndodhet në reanimacion. Në vendin e ngjarjes shkoi një grup hetimor, i cili arriti në konkluzionin se e moshuara është vetëvrarë në kushtet e tronditjes së rëndë psikike për shkak të depresionit. 80-vjeçarja u ka thënë efektivave se jetonte vetëm dhe se i ishte mërzitur jeta e vetmuar që bënte. L. Lleshi Vetëvrasja e ushtarit I ka dhënë fund jetës me kallashnikov një 21-vjeçar nga Cërriku teksa ishte duke kryer shërbimin ushtarak. Eglantin M. 21 vjeç me banim në lagjen nr 3 në Cërrik u vetëvra natën e kaluar teksa ishte në vendin e shërbimit pranë repartit të mbrojtjes civile në Krastë të Elbasanit. Me gjithë ndihmën e dhënë nga oficerët dhe ushtarët e tjerë ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka mbërritur në spital i vdekur. Nga burime ende të pakonfirmuara thuhet se telefonata e fundit pak minuta para se të vriste veten ka qenë me të ëmën. Kjo telefonatë mendohet të ketë qenë e fundit për të dhe dyshohet se ai ka thënë lamtumirë duke bëra gati dhe shkrehur armën menjëherë pas fjalëve tronditëse. Në repart i riu konsiderohej shembull për korrektësinë e tij. Nga të njëjtat burime konfirmohet se i riu kishte qenë një ditë më parë në shtëpinë e tij në Cërrik. Sipas shokëve, ai kishte të atin të paralizuar dhe ndoshta ky problem ka ndikuar për të ndërmarrë aktin fatal të vetëvrasjes. Ndërkohë shokët e të riut shprehen se ai ishte një tip mjaft gazmor e i shoqërueshëm dhe akoma nuk e besojnë se Englantini i ka dhënë fund jetës. L. Lleshi Vdekja e 8-vjeçarit Loja me litar në një kolovarëse i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme një fëmije në Spitallë të Durrësit. Pasditen e djeshme, rreth orës 15 në oborrin e shtëpisë është gjetur i varur në litar viktima i quajtur Agustin L., 8 vjeç. Fëmija së bashku me bashkëmoshatarë të lagjes si dhe më të vegjël se ai vet, mblidheshin në një kënd të oborrit atje ku kishte varur litarin për të lozur të gjithë me radhë. Në kohën që Lasku 8-vjeçar ka hipur për të rrëshqitur i shtyrë nga pas nga fëmijë të tjerë, Agustin Lasku nga pakujdesia ka futur kokën në litar duke krijuar edhe lakun e kokës. Litari është përdredhur disa herë nga shpejtësia e të lëvizurit dhe në këtë mënyrë ka shkuar gjithë e më shumë duke i bllokuar edhe frymëmarrjen fëmijës 8-vjeçar. © 2004 METROPOL GROUP Te gjitha te drejtat e rezervuara. [ Edited Wed Aug 12 2009, 02:07pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | kur lezon keto ngjarje njeriu ndjen shume keqardhje per fatkeqesite qe ndodhin.edhe ne lajme cdo dite degjohen ngjarje te shume si :vetvrasje,hakmarrje,aksidente.....etj. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Dy nëna braktisin fëmijët e vegjël në Tiranë dhe Fier Një foshnjë u gjet në shkallët e pallatit. Tjetra në rrugë Një fëmijë një vjeç është braktisur nga nëna në rrugët e fshatit Marqinet në Tiranë. Ndërsa në Fier, një foshnjë njëjavëshe është braktisur në shkallët e një pallati dhe policia nuk e di ende se cila është nëna e tij. Ende nuk ka asnjë shpjegim të qartë për këto dy ngjarje, por mendohet se të paktën në rastin e Tiranës, shkak i braktisjes së fëmijës ka qenë ekonomia e dobët. Tiranë Një nënë ka braktisur foshnjën në kushte të pashpjegueshme dhe më pas është arratisur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vorë të Tiranës, ndërkohë që policia ka nisur punën për gjetjen dhe kapjen e nënës, e cila mendohet se është një grua nga Kruja, me qëllim qartësimin e rrethanave të këtij veprimi të rëndë. Nëna 24-vjeçare e ka kryer këtë veprim disa net më parë, por vetëm të hënën policia është vënë në dijeni. Ajo ia ka lënë te banesa një 40-vjeçareje, e cila ka mbetur e shtangur, kur ka parë foshnjën para portës së shtëpisë. Burimet zyrtare nga policia e kryeqytetit shpjeguan se dy ditë më parë, në rajonin e Policisë së Vorës është paraqitur M. Picari, 40 vjeçe, e cila është nga fshati Marqinet. Ajo ka treguar se në rrugë, pranë shtëpisë së saj, kishte gjetur një foshnjë 1 vjeçe të braktisur. Sipas deklarimit të saj, gjetja e foshnjës është bërë disa ditë më parë, më datë 2 të këtij muaji. Por, për disa ditë e ka mbajtur foshnjën në banesë dhe ka nxjerrë lajmërimin në fshat, duke besuar se e ëma do interesohej për të dhe do vinte ta merrte. Por, askush nuk është paraqitur dhe në këto kushte i është drejtuar policisë. Sapo morën kallëzimin, uniformat blu kanë identifikuar nënën e fëmijës, e cila është Donika Gjura, 24 vjeçe, dhe banon në Krujë. Ajo mendohet se ka braktisur të birin Aleksio dhe më pas është arratisur. Për këtë arsye, policia ka kërkuar ndihmën e Komisariatit të Krujës për gjetjen e nënës së re. Por deri në orët e vona të natës, policia nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër për këtë ngjarje, veçse deklaroi se është pranë dokumentimit të plotë të saj dhe sot pritet që të kryejë gjithë veprimet për këtë rast. Ble. Gi. Fier Një foshnjë që mendohet se është rreth 7-ditëshe është gjetur në pallatin nr.11, pranë Shtëpisë së Ushtarakëve Fier. Policia e ka dërguar fëmijën në repartin e të porsalindurve të Maternitetit Fier, ndërsa ka nisur hetimet për gjetjen e nënës së tij. Meti Sharra, banor i lagjes "11 Janari" në Fier, ka njoftuar policinë se në shkallët e pallatit ku banon, gjendej një bebe. Sipas burimeve të policisë, foshnja e seksit mashkull është çuar në Maternitetin e Fierit, ku është lënë në kujdesin e mjekëve. Mjekja pediatre, Mirela Metaj, u shpreh se bebja nuk ka shenja dhune në trup. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për gjetjen e nënës. Vogëlushi ka qenë i veshur me pelena dhe vetëm një batanije ka "kujtim" nga nëna, e cila mori vendim tragjik. Policia pohon se po verifikon të gjitha lindjet e ditëve të fundit në qytet, por nuk përjashton mundësinë që fëmija të jetë braktisur nga ndonjë grua që ka udhëtuar nga një qytet tjetër. Përzgjidhen familjet që do të strehojnë jetimët Dokumenti i politikave të kujdestarisë nis zbatimin në shtator Rreth 45 familje në Tiranë dhe 25 të tjera në qytetin e Shkodrës janë përzgjedhur për të strehuar fëmijë jetimë e të braktisur. Në përputhje me kriteret e vendosura ka rezultuar se këto familje plotësojnë kushtet e duhura për të qenë kujdestare të fëmijëve, të cilëve u krijohet mundësia të braktisin institucionet shtetërore dhe të gjejnë strehë në familje normale. Bëhet fjalë për strategjinë "Dokumenti i Politikave të Kujdestarisë", që parashikohet të nisë nga zbatimi në muajin shtator. Ajo synon rikthimin e këtyre fëmijëve në jetën familjare dhe heqjen e tyre nga institucionet shtetërore në të cilat ka rezultuar se këta të mitur humbasin konceptin e familjes. Përfaqësues të Ministrisë së Punës bëjnë të ditur se shërbimi i kujdestarisë do të ofrohet si për fëmijët e strehuar në institucionet e shtëpisë së fëmijës, ashtu dhe në familjet e tyre biologjike që nuk ofrojnë standarde të jetesës. "Për të rritur cilësinë e jetës së fëmijës që do të përfitojë kujdestari, ekspertët do të punojnë paralel dhe me familjet e tyre biologjike për të rritur standardet e jetës apo të rehabilitohen, nëse kanë probleme me dhunën", shprehen këta përfaqësues. Sipas tyre, nëse familja biologjike nuk do të tregojë gatishmëri për të bashkëpunuar, sipas ligjit do të dënohet me heqje të së drejtës prindërore. Ndërkohë, familjet që do të marrin përsipër trajtimin e këtyre fëmijëve, do të asistohen edhe nga punonjës socialë e ekspertë të tjerë të fushës, për t‘u dhënë fëmijëve ndihmën e duhur në procesin e rritjes. Fillimisht është menduar që projekti të zhvillohet në qytetet e mëdha, ku ka më shumë qendra të përkujdesit të fëmijëve, si dhe familje që do të duan të marrin përsipër kujdestarinë e tyre. Megjithatë, ekspertët pohojnë se zbatimi i këtij projekti pritet të shtrihet në të gjitha rrethet e vendit. Nga të dhënat e Shërbimit Social Shtetëror, në vendin tonë janë regjistruar të paktën 1198 fëmijë jashtë kujdesit prindëror. Prej tyre, rreth 448 janë vendosur në institucione publike (350 në institucionet për fëmijë të moshës 0-3, 3-6 dhe 6-14 dhe 98 fëmijë në qendra rezidenciale zhvillimi). Pjesa tjetër e këtij grupimi është nën kujdesin e organizatave jofitimprurëse. Kështu, 581 fëmijë janë në qendra ditore, 169 të tjerë jetojnë pranë të afërmve, rreth 60 të mitur adoptohen çdo vit brenda dhe jashtë vendit. © Gazeta Shqip - 2006-2008 [ Edited Thu Jan 07 2010, 07:29am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | [b]I vdes bashkëshorti, vetëvaret nëna e 7 fëmijëve[/b] B.Nergjoni /A.Dushi | 11/06/2009 Dy vetëvrasje kanë ndodhur brenda 24-orëve ku kanë ndërruar jetë një 58-vjeçare dhe një 60-vjeçar GRAMSH - I jep fund jetës duke u vetëvarur nëna e 7 fëmijëve. Ngjarja është regjistruar në fshatin Kodovjat të rrethit të Gramshit. Behije Seda, 58 vjeç, është gjetur nga fëmijët e saj e vetëvarur në kasollen e bagëtive. 58-vjeçarja kishte humbur bashkëshortin dhe dyshohet se depresioni ka qenë shkaku që e ka çuar deri në aktin fatal. Rreth orës 10:00 është njoftuar salla operative se në fshatin Kodovjat kishte gjetur vdekjen një grua. Menjëherë grupi hetimor ka mbërritur në shtëpinë e familjes Seda. Gruaja që kishte përdorur litarin e bagëtive, kishte humbur bashkëshortin për shkak të një sëmundjeje. Nëna e shtatë fëmijëve po kalonte edhe një periudhë të vështirë ekonomike. Kjo situatë është përkeqësuar ndjeshëm pas vdekjes së bashkëshortit. Prej kohësh ajo qëndronte e mërzitur dhe po e përjetonte mjaft keq gjendjen. Mëngjesin e së enjtes, kur të gjithë kanë qenë në punë, gruaja ka vendosur të kryejë aktin vetëvrasës. Ka qenë një prej fëmijëve që e ka gjetur pa jetë teksa po e kërkonte. Fati tragjik i gruas është komentuar nga banorët si një fatkeqësi pas fatkeqësie. Po dje një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Isuf Mehmetaj, lindur në Reç të Malësisë së Madhe dhe banues në lagjen "Ahmet Haxhia" në Shkodër, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë frutore në oborrin e banesës së tij në Shkodër. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të vetëvarur 60-vjeçarin. Sipas dëshmive që ka grumbulluar policia, Mehmetaj kishte disa kohë që vuante nga kriza të forta të dhimbjes së stomakut për të cilat shprehej se ishin të padurueshme për të dhe ia kishin mërzitur jetën. Ky mendohet të ketë qenë shkaku i vetëvarjes së tij, ndërsa familja nuk ka probleme ekonomike dhe viktima nuk ka pasur ndonjë problem. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP [ Edited Wed Aug 12 2009, 02:08pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shqipëria ka 70 mijë të dehur Studimi (Dërguar më: 08/07/09) Esmeralda Keta Në vendin tonë numri i person ave me varësi ndaj alkoolit arrin deri në 70 mijë persona. Sipas Sokol Morinës, koordionator i projektit kombëtar kundër alkoolit, shifra e personave të cilët konsiderohen konsumues të tepërt të alkoolit arrin deri në 7 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Morina ka shpjeguar gjithashtu se shqetësues mbetet fakti se alkooli në Shqipëri konsumohet edhe nga persona nën 18 vjeç, gjë të cilën ligji e ndalon. Ndërkohë që një studim i bërë nga Instituti i Shëndetit Publik, nxjerr në drit se rreth 59% e studentëve janë konsumatorë të rregullt të pijes, e cila vazhdon të jetë rakija tradicionale. Morina ka sqaruar gjithashtu se brenda muajit korrik do të nisë nga puna edhe klinika për trajtimin spitalor të personave me varësi nga alkooli. Klinikë për të alkoolizuarit Në fakt kjo është një eksperiencë që praktikohet për herë të parë në vendin tonë. Kjo klinikë speciale, e cila është ndërtuar pranë spitalit nr.5 në Qendrën Universitare Spitalore "Nënë Tereza" do të rehabilitojë nga 10-12 persona në muaj, trajtim i cili përfshin kurën medikamentoze dhe trajtimin psikologjik. Ky trajtim spitalor do të menaxhohet nga një mjek dhe një punonjës social. Mbas trajtimit spitalor pacientët do t'i nënshtrohen fazës së trajtimit ambulator, e cila konsiston në vazhdimin pa ndërprerje, edhe për 11 muaj të tjerë të terapisë farmakologjike ditore me disulphiram. Studentët Rritja e konsumit për frymë të pijeve alkoolike në vend, por veçanërisht ulja e moshës së përdorimit të tyre, përbën një nga sfidat me të cilat përballet shëndeti publik. Të dhënat e një studimi të ndërmarrë nga specialistët e shëndetit publik treguan se prevalenca e konsumimit të pijeve alkoolike tek studentët është në shifra të larta. Kështu, 59.3 % e studentëve deklarojnë se janë konsumatorë të rregullt të pijeve alkoolike. Nisur nga kjo, specialistët rekomandojnë më shumë programe me target të rinjtë, sidomos studentët, për parandalimin e këtij fenomeni. Studimi i ISHP-së përfshiu 400 studentë në Tiranë, me moshë mesatare prej 21 vjeç, të cilëve iu shpërnda një pyetësor për nxjerren e të dhënave të ndryshme socialdemografike. Studimi u realizua gjatë periudhës prill-maj 2009. Studentët kishin një prejardhje nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, ndërsa rreth 56 % e tyre ishin meshkuj, kundrejt 44 % femra. Bazuar në rezultatet e studimit, 75.2 % e studentëve referojnë se e përdorin për qejf alkoolin, kundrejt 11.6 % që referojnë se e përdorin atë kur mërziten. Ndërsa 10.6 % e studentëve referojnë arsye të tjera për përdorimin e alkoolit. Pjesa më e madhe e studentëve, 57.6 % e tyre, mendojnë se rakia është akoma pija kryesore në familjet shqiptare. Shoqëria mbetet mënyra më e mirë për konsumimin e pijeve alkoolike për 42.3 % të të intervistuarave. Por, shumica e tyre, 91.7 %, duket janë të ndërgjegjshëm për pasojat negative serioze të konsumimit të alkoolit. Vendi ynë ka një konsumim të lartë të pijeve alkoolike për frymë. Specialistët e ISHP-së theksojnë se pijet alkoolike paraqesin një rrezik serioz për shëndetin e të rinjve, pasi mungon vëmendja e duhur për sigurinë e pijeve alkoolike. Prevalenca në shifra të larta e konsumimit të pijeve alkoolike te studentët është problem shqetësues jo vetëm për ata dhe familjet e tyre, por për gjithë shoqërinë. Në vend konsumohet jo vetëm rakija, si pije tradicionale, por gjithmonë e më shumë konsumohen pije jotradicionale. Gazeta Shqiptare Online Copyright 2007 Gazeta Shqiptare [ Edited Wed Jul 08 2009, 03:47pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ulet mosha e përdoruesve të drogës, rast edhe një 9-vjeçar Eglantina Bardhi | 26/06/2009 Mjeku i qendrës "Stop AIDS", pohon se po ulet mosha e përdoruesve të drogës. Një vëzhgim në vendet ku përdoruesit marrin mallin Fenomeni I gjen ngado, në periferi dhe në qendër. Tashmë, vendet e tyre të preferuar për të marrë helmin e "bardhë" nuk janë vetëm qendrat e braktisura, por edhe shtëpitë e tyre. Ndërkohë, tragjedia e këtij fenomeni është se mosha e përdoruesve të drogës po ulet, duke përfshirë edhe adoleshentët. Një vëzhgim i gazetës, shoqëruar nga aktivistë të qendrës "Stop Aids" nëpër vendet ku përdoruesit marrin mallin çdo ditë, ofronte pamje trishtuese. Mjeku i kësaj qendre, Dritan Kamani, shpjegon përmasat që po merr fenomeni dhe rastet specifike, më të cilat ndeshen çdo ditë. "Është e trishtueshme, por në praktikën tonë të punës kemi patur edhe rast ku një përdorues heroine ishte vetëm 9 vjeç",- pohon mjeku Kamani. Fenomeni Shiringa të hedhura pa më të voglin kujdes, ende të freskëta nga vakti i radhës. Diku afër një lugë që u shërben për të përgatitur drogën apo edhe sendet të tjera që u nevojiten për të marrë pluhurin, i cili u dëmton jetën çdo ditë e më shumë. Kjo është një pjesë e panoramës që të ofrohet nëpër godinat e braktisura dhe të vjetra, qendra këto ku strehohen përdoruesit e drogës sa herë marrin malin dhe që i gjen ngado, që nga qendra deri në periferitë e Tiranës. "Në fakt, sot po vihet re një fenomen i ri, pasi po pakësohen pikat dhe qendrat në terren, si godinat e vjetra, godinat e braktisura dhe vendet e fshehta, sepse po behën ndërtime dhe po shfaqet fenomeni i injektimit në banesa. Ky është edhe shkaku që është më e vështirë për të arritur tek ata, pasi janë më larg syrit dhe vëmendjes sonë", - shpjegon mjeku Kamani. Tendencat Kategorisë së përdoruesve të drogave po i shtohen gjithnjë e më shumë edhe femrat. Por ato maskohen më shumë për hir të mentalitetet shqiptar. Sipas mjekut të qendrës "Aksion Plus", femrat janë më vështirë të identifikohen, pasi në momentin që zbulohen nga familja se janë përdoruese, mbahen larg vëmendjes së njerëzve. Por, sipas tij, ajo çka e bën situatën më shqetësuese është fakti se po ndeshen gjithnjë e më shumë përdorues droge tek moshat e reja. "Kemi histori që e kanë filluar drogën që 9 vjeç dhe është ky personazhi këtu që e shikoni në foto. I ka vdekur edhe vëllai nga përdorimi i drogës. Pra, po vihet re një fenomen që po ulet mosha e përdoruesve të drogave",- thekson Kamani. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shqipëria mund të përjetojë sërish një valë në rritje trafiku të qenieve njerëzore Nga Dan Bilefsky, “New York Times” Vlorë, Shqipëri - Vetëm pasi trafikanti i saj ia mbylli gojën me izolant, e drogoi dhe kërcënoi se do t’i vriste familjen, gruaja me pamje fëmijërore, tashmë në moshën 27 vjeç, thotë se, e kuptoi se burri me të cilin kishin planifikuar të martohet, e kishte joshur me një mashtrim të tmerrshëm. Udhëtimi i saj në moshën 18-vjeçare nga një fshat i Shqipërisë në një nga shtëpitë publike të Londrës, ku kaloi pesë vite duke punuar si prostitutë, filloi me një unazë të artë fejese, premtimin për një jetë më të mirë jashtë vendit - e ashtu si shumë të tjerë para saj - me një udhëtim me gomone nëpër terrin e natës drejt Italisë. Aq shumë gra janë trafikuar jashtë vendit për të punuar si prostituta, për të bërë punë të detyruara e për të lypur, aq sa qeveria shqiptare tre vjet më parë vendosi të ndalojë të gjithë qytetarët shqiptarë që të përdorin mjete të shpejta lundrimi që favorizonin transportimin e përdorur nga trafikantët për të nxjerrë njerëzit jashtë vendit. Kjo masë drastike, e shoqëruar me kontrolle më strikte të kufijve dhe vrasjet për hakmarrje të trafikantëve nga familjet e viktimave, ka patur një efekt domethënës, duke reduktuar trafikun në më shumë se gjysmën e tij dhe duke i dhënë fund rolit të Shqipërisë si një pikë madhore e transitit të trafikut njerëzor drejt Evropës Perëndimore nga pjesët jugore dhe lindore të kontinentit, thonë ekspertët që merren me çështjet e trafikimit. Por ky kufizim solli protesta të forta nga peshkatarët dhe njerëzit e industrisë së turizmit, e në muajin maj u hoq. Zyrtarët e policisë dhe ata që merren me të drejtat e njeriut thonë se si shkak i kësaj trafiku njerëzor mund të shpërthejë sërish - veçanërisht në këto kohëra të vështira. Shumë ekspertë thonë se kriza financiare mund të rrisë trafikun njerëzor në mbarë botën. Një raport i Departamentit të Shtetit i qershorit paralajmëronte për rrezikun potencial duke thënë se kriza po shkakton “një kërkesë në rritje për punë dhe një angazhim në rritje të punonjësve për të marrë rreziqe më të mëdha për të pasur mundësi ekonomike.” Në rastin e Shqipërisë, një vend i varfër në Ballkanin Perëndimor që u bashkua me NATO-n në prill dhe që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, aftësitë e qeverisë për të luftuar trafikun shihen si një test kritik. Për viktima si gruaja nga fshati i vogël, që u mashtrua nga premtimet e gënjeshtërta nga trafikanti i saj, kjo betejë është një çështje mbijetese. “Isha e dashuruar me të, ëndërroja të jetoja me të, por ishte vetëm një gënjeshtër e madhe”, - thotë ajo në një intervistë të realizuar në një strehë për viktimat e trafikut. “Doja të arratisesha, por në sytë e ligjit unë isha një prostitutë me dokumente të rreme. Ku mund të shkoja?” Ajo thotë se, burri që e rrëmbeu, kishte fituar besimin e saj prej muajsh dhe vetëm më pas e kishte mbyllur në një dhomë dhe i kishte marrë pasaportën dhe telefonin celular. Ajo thotë se ai e rrihte dhe e kishte goditur disa herë me thikë për ta paralajmëruar se çfarë do t’i ndodhte, në rast se tentonte të arratisej. Ajo thotë se ishte detyruar të bënte prostitutën në Londër dhe në Antwerp, Belgjikë. Për të mbuluar gjurmët, familja e burrit kishte telefonuar prindërit e saj dhe u kishte thënë se çifti kishte lëvizur drejt Kosovës fqinje. Gruaja nuk është e gatshme të japë emrin e saj nga frika e hakmarrjes nga trafikanti duke e bërë të pamundur bashkëpunimin me policinë. Por koordinatori dhe drejtori i strehës ku po qëndron ajo thotë se ka parë me kujdes detajet e historisë së saj dhe i beson plotësisht. Në kulmin e trafikimit, ekspertët përllogarisin se mijëra gra, burra dhe fëmijë janë dërguar në Greqinë dhe Italinë fqinje, por dhe në vende të tjera për shfrytëzim seksual dhe punë të detyruar. Kombet e Bashkuara përllogarisin se 12.3 milionë njerëz në gjithë botën janë të punësuar në shërbimet e seksit dhe bëjnë punë të detyruar. Shumë prej tyre mashtrohen me premtime të gënjeshtërta, martesa reale dhe me oferta false për punë. Në disa raste viktimat janë shitur nga familjet e tyre. Në raste të tjera ata shkojnë dhe vullnetarisht. Edhe me moratoriumin për ndalimin e skafeve, Departamenti i Shtetit thotë në raportin e tij të qershorit se Shqipëria nuk ka arritur “as standardet minimale për të eliminuar trafikun”, edhe pse “ka bërë përpjekje domethënëse për të arritur këtë”. Raporti thotë se korrupsioni mbetet shumë i përhapur. Në qershor 2007, Ministria e Brendshme arrestoi 12 oficerë policie të akuzuar për trafik njerëzor në tri raste, përfshi gjashtë oficerë me përgjegjësi direkte në strukturën që merret me antitrafikimin. Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri thonë se shpesh mungon ndihma nga vende të tjera për të mbledhur prova e për të dënuar trafikantët. Iva Zajmi, koordinatorja për antitrafikun në Ministrinë e Brendshme, nënvizon se si rezultat i prostitucionit të toleruar dhe legal në vende si Belgjika, Gjermania dhe Holanda, shumë gra të trafikuara nuk identifikohen si viktima në këto vende. “Legalizimi i prostitucionit ka krijuar një mur, pas të cilit trafikantët mund të fshihen dhe të dhunojnë viktimat e tyre”, - thotë ajo. Trafikimi ka zënë rrënjë në Shqipëri në vitin 1991, pas rënies së komunizmit dhe për pothuajse dhjetë vjet trafikantët kanë punuar pa u ndëshkuar për shkak të mungesës së ligjeve për trafikimin. Problemi arriti kulmin në vitin 1997, kur skemat piramidale financiare shokuan Shqipërinë dhe e shtynë vendin në prag të luftës civile. “Shqiptarët po shisnin motrat e tyre për pará”, - thotë Ilir Yzeiri, një gazetar shqiptar që ka bërë një dokumentar për trafikun njerëzor. Në vitin 2004, qeveria krijoi gjykata për të proceduar çështjet e trafikimit dhe miratoi ligje të forta për trafikimin që përfshijnë madje dhe dënimin me më shumë se 15 vjet burg për trafikantët. Por ekspertët e të drejtave të njeriut thonë se procedimet janë shumë të rralla, pjesërisht për shkak se shumë viktima janë shumë të frikësuara për të dëshmuar. Vitin e kaluar, 22 raste të trafikimit u proceduan, sipas raportit të Departamentit të Shtetit, më pak se gjysma e numrit të procedimeve në vitin 2007. Brikena Puka, drejtoreshë ekzekutive e “Vatrës”, një grup që ndihmon viktimat e trafikut, thotë se procedimet janë të pakta, pjesërisht për shkak se shumë viktima gjykohen për prostituim. Në disa raste gratë burgosen, pasi deportohen nga vendet e tjera. “Gratë e trafikuara në këtë mënyrë viktimizohen dy herë”, - thotë ajo. “Një herë nga trafikantët e më pas nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri.” Edhe në rast se do të duan të ngrenë akuza, gratë e trafikuara, që u intervistuan, thonë se është jashtëzakonisht e vështirë që të arratisesh prej trafikuesve, të cilët janë pjesë e rrjeteve të organizuara ndërkombëtare. Një viktimë e trafikut që po tregonte historinë e saj kujtonte se trafikanti i saj kishte kontakte në çdo qytet që ata kishin vizituar. Ajo thotë se trafikanti kishte punësuar një person që u ofronte dokumente false. Ajo thotë se më në fund u çlirua, kur trafikanti i saj u arrestua në Londër në vitin 2006 dhe u soll në Shqipëri. Por në fakt, vëllezërit e tij dhe gratë e tyre, që ishin gjithashtu në Londër, e rifutën atë sërish për të punuar si prostitutë. Ajo thotë se në atë kohë ajo bënte më shumë se një mijë euro në ditë, por nuk lejohej kurrë që t’i mbante ato. Brenda disa javësh, ajo telefonoi policinë britanike, që shumë shpejt e solli atë në Shqipëri, ku ajo ngriti dhe një padi në policinë shqiptare ndaj trafikuesit të saj. Ajo thotë se, kur familja e saj mori vesh çfarë kishte ndodhur, e braktisi atë. Brenda disa javësh ajo sërish ishte në duart e trafikantit të saj që ishte liruar nga burgu. Ai e kërcënoi se do e vriste, në rast se nuk tërhiqte denoncimet e bëra në polici. Kështu ajo i tha policisë se “kishte gënjyer për shkak të xhelozisë”. Koordinatori i strehës ku ajo po qëndron thotë se deklarata origjinale e gruas dhe historia e saj ishte aq e detajuar - dhe ajo kishte aq shumë shenja të dhunës fizike dhe psikologjike - sa policia vendosi të mos e pranojë tërheqjen e denoncimit. Ajo u dërgua te streha, që e inkurajoi atë të ngrinte një padi për trafikantin. “Ajo e bëri këtë dhe burri u burgos për një muaj për t’u liruar për të dytën herë”, - thotë koordinatori, që kërkon të ruajë anonimatin për shkak të arsyeve të sigurisë. Ish-prostitutë prej pak kohësh, ajo po përballet me terrorin e përditshëm të trafikantit të saj, por është e detyruar të jetojë nën mbikëqyrjen konstante të policisë dhe në maksimumin e sigurisë në strehë, prej së cilës nuk është larguar prej tre vitesh. Ajo e kalon kohën duke parë televizor dhe është duke mësuar të bëhet parukiere. “Ti pret që vendi yt të mbrojë qytetarët e tij?” - thotë ajo. “Ti pret që ligjet të mos e bëjnë viktimën kriminel?! Jashtë Shqipërisë ishte ndryshe, por sërish këtu në vendin tim po abuzohet me mua”. © Copyright 2007 tema.al. [ Edited Thu Jan 07 2010, 07:29am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Pse po ftohet vizioni i shoqërisë civile në Shqipëri? GëZIM TUSHI 13/07/2009 Në të vërtetë, duket se ka rënë shumë entuziazmi për rolin e shoqërisë civile i fillimit të viteve ’90, kur pas një gjysmë shekulli ajo filloi, si në të gjitha vendet ish-komuniste, të artikulohej si shpresë, si term dhe të aplikohej si praktikë. Një realitet që në Perëndim kishte kohë që ishte harruar apo zbehur, ngaqë shoqëria civile ishte formatuar dhe konsoliduar si alternativë e forcës qytetare përballë forcës së shtetit. Megjithatë, ndoshta për shkak të mungesës së traditës, të përvojës dhe të totalitarizmit ekstrem të diktaturës, përfytyrimi për të në Shqipëri filloi dhe vazhdoi në mënyrë sempliste. Nuk mund të gjendet model më i thjeshtëzuar sesa “modeli shqiptar” i shoqërisë civile, duke e unifikuar të tërë konceptualitetin dhe praktikën e saj, në vizionin e thjeshtë të veprimtarisë së disa organizatave joqeveritare, të cilat, për hir të së vërtetës, në fillim kanë qenë tepër aktive, dinamike, konkurruese dhe komplementare me shtetin në disa fusha, si fjala vjen në zbutjen dhe zgjidhjen e problemeve sociale. Madje, fillimisht edhe me një ndjenjë të dukshme vullnetarizmi të njerëzve, që dëshironin të bënin diçka për vendin e tyre si qytetar të tij. Por ideja mbeti deri këtu. Madje, në disa aspekte ideja dhe praktika e shoqërisë civile, e sinjifikuar në veprimtarinë e organizatave dhe shoqatave, filloi të marrë në shumë raste karakter formal, pse jo edhe abuzivist. Tashmë duket se duke qenë i unifikuar në këtë konceptim semplist, idesë së rolit të veçantë të shoqërisë civile në ndërtimin e demokracisë së vërtetë (jo formale) i ka dalë ca boja, i ka rënë autoriteti i merituar, është zbehur entuziazmi i qytetarëve, madje akoma më shumë, është zbehur vizioni për rolin e saj. Unë jam marrë shumë me këtë temë. Madje, në librin tim “Shoqëria civile” ka analiza të gjera konceptuale dhe kontekstuale për filozofinë dhe realitetin e shoqërisë civile në Shqipëri, për problemet aktuale dhe perspektivat e zymta të zhvillimit të saj. Megjithatë, tani në një distancë disavjeçare, që nga koha kur shkrova librin, më duket me vend që të denoncoj dy fakte determinuese, që kanë ndikuar negativisht në autoritetin e cenuar të shoqërisë civile në vendin tonë. Këtë realitet të veprimtarisë së cekët të organizatave të shoqërisë civile e ndjeva fort disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, kur në disa televizione pashë liderët e vjetër të disa shoqatave tradicionale, që u angazhuan në monitorimin e procesit zgjedhor. Fytyra të vjetra, njerëz që i kanë bërë organizatat monopol privat, që i kanë kthyer thjesht në vende punë e përfitimi personal. Ishte një skenë e turpshme dhe më vjen keq se disa prej tyre i njoh dhe i kam kolegë. Por kam më shumë mik të vërtetën, që tregon se shumica e shoqatave të shoqërisë civile janë ndryshkur dhe fosilizuar. Mënyra e tyre e drejtimit, qëllimet pragmatiste të disa prej drejtuesve kanë kohë që kanë paralizuar dinamizmin e vërtetë, jo thjesht të organizatave, që më shumë janë bërë private, por të krejt shoqërisë civile në Shqipëri. Janë të rralla, mund të gjendet ndonjë me gisht për të treguar rolin e tyre si pjesë e shoqërisë civile, sidomos kur është fjala për rolin themelor të tyre si kundërshtar dhe alternativë ndaj politikave dhe zgjidhjeve të shtetit në çdo fushë. Sipas mendimit tim, struktura, formatimi dhe veprimtaria e organizatave joqeveritare, që gabimisht në Shqipëri ende konsiderohet e barabartë dhe e barasvlershme me shoqërinë civile, vuan nga dy të meta themelore, që pengojnë funksionimin e saj. Së pari organizatat joqeveritare asnjëherë nuk u bënë autoritariste, ca më pak me ide e zgjidhje alternative me shtetin. Në shumicën e rasteve ato ose kanë qenë vasale, të orientuara me politikat e majta apo të djathta, që janë mbajtur më këmbë me financime të shtetit, ose të partnerëve të tjerë, por jashtë vëmendjes dhe së drejtës monitoruese të shtetit. Por nuk është vetëm kjo që ka të bëjë me mungesën e autoritetit të shoqërisë civile. Së dyti, realiteti social ekonomik shqiptar kaotik, me një shoqëri që më shumë është anomike sesa e strukturuar apo e stratifikuar, është duke përjetuar një proces të thellë individualizimi, në të cilin njerëzit kanë tendencë të atomizohen, duke pasur përfytyrime tejet të personalizuara, duke e zbehur nevojën determinuese të shoqërisë sonë për “integrim social”. Këtë detyrë e ka shoqëria civile dhe jo shteti. Por ajo nuk po e bën, ose po e bën keq. Sepse edhe organizatat e saj janë pajtuar me realitetin social politik, duke e justifikuar veten me idenë se kjo është shoqëria moderne dhe kështu ndërtohen marrëdhëniet e individit me shoqërinë. Në të vërtetë, këtë defekt, tashmë të evidentuar edhe në vendet e tjera europiane, e ka diktuar me inteligjencë profesori i Universitetit të “Oksfordit” Michael Ignatieff, i cili thekson se edhe shoqëria civile është e infektuar nga “virusi individualist” dhe se në kushte të tilla te njerëzit është zbehur shpresa se ajo “mund të përfaqësojë diçka”. Kjo është e vërtetë, sepse universalisht në jetën sociale të shoqërive moderne ka një prirje të zbehjes së njeriut social, me natyrë shoqërore integruese. Vendin e këtij njeriu po e zë njeriu-modular, i vetmuar, i vetëmjaftueshëm, i izoluar nga shoqëria civile. Kjo sëmundje e modernitetit tashmë është realitet i diagnostikuar nga pikëpamja sociologjike edhe në realitetin tonë. Në fakt, duke i ditur pasojat sociale të individualizimit dhe anonimizimit të jetës sociale, që do të kishte edhe shoqëria moderne shqiptare, ne, ashtu si dhe intelektualët dhe popujt e tjerë të Europës Lindore, e pritëm me entuziazëm idenë e lindjes dhe mundësinë e ndërtimit të shoqërisë civile në Shqipëri. Kjo ngaqë teorikisht e dinim, por dhe historikisht ishte i njohur roli dhe misioni në këtë aspekt, që është tejet delikat. Së paku kishim përvojën e vendeve të Perëndimit, ku roli i saj ishte i qartë, funksionues. Sepse kalimi nga shoqëria tradicionale, në të cilën lidhjet sociale kanë qenë detyruese, apo që ka qenë e bazuar mbi lidhjet e gjakut, fisit, fqinjësisë dhe ndjenjave komunitare kanë qenë më të forta, natyrshëm që me kalimin në shoqërinë moderne do të zbeheshin, njerëzit do të ftoheshin me njëri-tjetrin, me strukturat sociale të shoqërisë tradicionale. Roli i familjes, shkollës, fesë dhe komunitetit do të ndryshonte. Por në traditën e vendeve perëndimore këtë vakum social që krijon shoqëria moderne me njerëzit e saj, këtë ftohtësi sociale, këtë zgjerim të anomisë dhe individualizmit, e plotëson shoqëria civile, e cila në këtë rast nuk është faktor komplementar, por më shumë se kaq. Roli aktiv, dinamik, gjenerues i shoqërisë civile është i madh. Por, për fat të keq, në Shqipëri paraqitet në realitet ose e seplifikuar dhe i abuzuar, ose i deformuar. Sociologët modernë të shoqërive postkomuniste të Europës Lindore janë të zhgënjyer nga ky realitet gati inekzistent ose anemik i shoqërisë civile në vendet e tyre. Nuk e di sa mund të jetë e vërtetë, por sipas tyre shoqëria civile ka qenë dhe mbeti e dobët, gjë që ka qenë një nga faktorët pengues për procesin e kalimit, që shoqëritë e tyre (besoj duke përfshirë dhe tonën) mbetën për një kohë të gjatë në “baltën e tranzicionit”, duke e bërë të vështirë kalimin nga e kaluara komuniste në shoqërinë kapitaliste. Ne në fillim e kuptuam mirë dhe filluam të ecnim në rrugën e duhur, sepse reformat sociale filluan nga ndërtimi i bazave të shoqërisë civile. Por mungesa e përvojës, idetë obsesive e totalitariste për rolin dominues të shtetit krijuan një teren të brishtë për ecurinë dhe konsolidimin e saj. Këtë e ndiejmë fare bukur sot, kur shoqëria civile është katandisur në një strukturë sociale me natyrë burokratike. Në pamje të parë duket sikur gjërat shkojnë normalisht dhe influenca e shoqërisë civile ndihet e pranishme në mediet e pavarura, në lidhjet “dialektike” herë me qeverinë e herë të tjera me opozitën, me institucionet sociale joqeveritare, në marrëdhëniet me organet gjyqësore dhe policinë për respektimin e të drejtave të njeriut të privuar nga liria, në organizata vullnetare të mjedisit etj. Por me fushata, për bujë sociale dhe sidomos për të siguruar financime. Një gjë duhet pranuar hapur: edhe pse kanë kaluar dy dekada përvojë nga veprimtaria e shoqërisë civile në Shqipëri, sipas meje nuk është arritur standardi i veprimtarisë së OJF-ve në Perëndim. Sepse ende nuk janë konsoliduar “kanalet joqeveritare” të veprimit, të komunikimit të pavarur. Ca më pak ka qenë ndikimi i tyre për të kultivuar te njerëzit idenë moderne, që të mos i mbajnë sytë për çdo gjë nga shteti, por nga vetja. Këto janë objektiva strategjikë, që shoqëria civile shqiptare nuk i ka realizuar ngaqë i ka neglizhuar, ose ngaqë nuk ka dashur të distancën e duhur nga qeveritë. Një gjë nuk duhet harruar: demokracia shqiptare pa një shoqëri civile të konsoliduar do të mbetet një demokraci formale. Këtë kemi filluar ta ndiejmë. Çdo gjë që bëhet në Shqipëri është vendim monopolist i shtetit. Vetëm shteti merr vendime në këtë vend, vetëm ai bën politika, pa llogaritur as ndërhyrjet minimale që ka bërë shoqëria civile. Kujtoni protestat e qytetarëve për TEC-in dhe Petroliferën në Vlorë, apo angazhimet anemike të shoqërisë civile për të kundërshtuar ndryshimet kushtetuese të 21 prillit. Në vendet e Perëndimit organizatat e shoqërisë janë qendra vendimtare të debatit qytetar. Nuk mendoj se nuk kanë të drejtë analistë dhe politologët që ende japin definicionin e frikshëm për realitetin e shoqërisë civile në vendet ish-komuniste. Sipas tyre, ende regjimet postkomuniste janë demokratike sa për emër. Demokracia në Shqipëri, që ka dalë nga faza formaliste, që të bëhet demokraci e vërtetë, ka nevojë për një shoqëri civile të fuqishme. Në mënyrë të përmbledhur filozofi Ignatieff e definon këtë rol me fjalët: “Pa shoqëri civile demokracia mbetet lëvozhgë e zbrazët, pa shoqëri civile tregu shndërrohet në xhungël.” © 2004 METROPOL GROUP [ Edited Sun Aug 23 2009, 03:10pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Nënat mohojnë t’i kenë lindur fëmijët, braktisen në jetimore 18/07/2009 Qarku i Korçës, 45 fëmijë romë të paregjistruar në zyrat e gjendjes civile “Qarku i Korçës numëron 45 fëmijë romë të paregjistruar në zyrat e gjendjes civile”. Kështu shprehet për gazetën “Metropol”, koordinatori i Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, dega Korçë, Arben Kosturi. Sipas tij, këta fëmijë u përkasin moshave të ndryshme, ku më të rriturit shkojnë deri në 14 vjeç. Që të gjithë këta fëmijë kanë mbetur pa nëna, sepse këto të fundit, pasi kanë braktisur bashkëshortët e tyre, në të njëjtën kohë kanë braktisur edhe fëmijën apo fëmijët e lindur nga vetë ato. Tashmë këto nëna, që përgjithësisht kanë një martesë të dytë, mohojnë të kenë qenë të martuara ndonjëherë tjetër më parë, ashtu siç mohojnë kategorikisht që të kenë lindur fëmijë. “Për rrjedhojë, shpjegon Kosturi, 45 fëmijët e braktisur e kanë të pamundur të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile, por duke mos u regjistruar, këta fëmijë mbeten njerëz anonimë, sepse ata nuk mund të përfitojnë nga shërbimet sociale, nuk mund të kenë një librezë shëndetësore, ashtu siç nuk mund të jenë përfitues të beneficeve të tjera. Në rast se një fëmijë i kësaj kategori vdes, atëherë njerëzit e afërt të tij e kanë të pamundur ta varrosin. Vetëm në qytetin e Korçës ka pasur dy raste të tilla kur bashkia nuk mund të jepte lejen e varrimit dhe kjo gjë është tepër tronditëse dhe absurde”. Por nëse një fëmijë mund të mbetet i paregjistruar, atëherë ai mund të bëhet lehtësisht “pre” e trafikut, e shitjes dhe e shfrytëzimit. “Të gjendur në këto rrethana, (pa nëna) vijon më tej Kosturi, 45 fëmijët e cituar më sipër, nuk mund të merren në kujdestari as nga babai i tyre, as nga gjyshi apo gjyshja. Nëse për këtë kategori fëmijësh nuk do të ketë një ligj të posaçëm, atëherë ata do të vazhdojnë të mbeten të paregjistruar në zyrat e gjendjes civile. Për marrjen në kujdestari të fëmijës ekzistojnë një sërë ligjesh dhe vendimesh, por me sa duket ende nuk ekziston një ligj që mund të trajtojë problemin kur një nënë ngre pretendimin se ky apo ai fëmijë nuk është i lindur prej saj. Pyetja që lind është: A nuk kanë përgjegjësi këto nëna për fëmijët e lindur, a nuk mund të merren ato forcërisht nga shteti, a nuk mund të përballen ato me ligjin etj”. Gjithsesi për të sqaruar edhe më tej këtë shqetësim të komunitetit rom në qarkun e Korçës ne i morëm këtë intervistë, koordinatorit të Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, dega Korçë, Arben Kosturit. Kosturi, ajo çka biseduam paraprakisht duket absurde, si është e mundur që një nënë të braktisë fëmijën e saj dhe të thotë se këtë fëmijë nuk e kam lindur unë? Në të vërtetë fenomeni në fjalë është real. Gjithkujt mund t’i duket absurde, por në komunitetin rom kjo gjë ndodh në mënyrën më të rëndomë, sepse rrethanat që çojnë në këtë situatë janë edhe më komplekse nga sa duken në pamje të parë. Vajzat e komunitetit rom martohen nën moshën e përcaktuar me ligj, pra martohen të vogla. Shpeshherë prindërit e tyre (të vajzave) mendojnë ta nxjerrin bijën e vet nga shtëpia përmes martesës, duke shpresuar se me pakësimin e një anëtari të familjes gjendja e tyre ekonomike mund të rritet. Megjithatë, martesat në moshë të vogël ndodhin edhe për shkak të zakoneve dhe traditave që ka pasur dhe ka ky komunitet. Pavarësisht nga këto, më duhet të theksoj se këto martesa përgjithësisht nuk kanë pasur jetëgjatësi. Kur çifti bëhet me fëmijë fillon të konstatojë se nuk është i aftë të mbajë familjen, kjo për shkak të varfërisë, mungesës së punësimit, papjekurisë së bashkëshortëve etj. Të gjendur në këto kushte, të parat që prishin lidhjen bashkëshortore janë femrat, të cilat vihen në kërkim të një martese të dytë. Pavarësisht nga fakti që vajzat rome martohen të vogla, fëmija e tyre mund të regjistrohet, pasi ekziston një martesë ligjore apo jo? Pikërisht te mungesa e një martese ligjore nis dhe “aventura” e 45 fëmijëve që tashmë kanë mbetur të braktisur dhe pa nëna. Vajzat rome duke u martuar në moshë të vogël, nuk mund të bëjnë celebrimin, pasi nuk i njeh ligji. Në këto kushte martesa e tyre vijon të mbetet e panjohur nga ligji dhe institucionet. Në momentin që ato braktisin bashkëshortët dhe fëmijën e tyre e dinë mjaft mirë që nuk figurojnë as të martuara as si nëna. Për disa prej tyre mund të ekzistojë vetëm certifikata e lindjes (nëse kanë lindur në maternitet), ndërsa për rastet e tjera nuk ka asnjë dokument tjetër që të vërtetojë martesën apo lindjen e fëmijës. Për të gjitha këto arsye, këto nëna pretendojnë se nuk kanë qenë kurrë të martuara më parë dhe se nuk kanë pasur ndonjëherë fëmijë të lindur në martesë të rregullt ose jo. Nisur nga sa më sipër ne kemi kërkuar nga shteti që përkohësisht të ketë një ligj që të njohë edhe martesat në moshë të vogël, kjo edhe për shkak të kulturës që ka komuniteti rom në këtë drejtim, por deri më sot nuk ka gjetur zgjidhje. Do të ishte mirë që ky ligj të ishte i zbatueshëm kur martesa bëhej fakt i kryer, me qëllim që t’i hapej rruga celebrimit dhe regjistrimit të fëmijës, sepse në të kundër do të gjendemi në situata të tilla ku ndodhemi sot Edhe diçka tjetër, çfarë i shtyn këto nëna të mohojnë fëmijët e tyre? Këtë gjë nuk mund ta them saktësisht, sepse mund të ketë disa arsye. Nënat e reja rome pasi prishin martesën dhe braktisin fëmijën, në përgjithësi largohen nga vendi, duke kërkuar punësim sezonal apo të përhershëm në vendet fqinje, por në të njëjtën kohë vihen edhe në kërkim të një martese të dytë. Gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Greqi apo vende të tjera, ato prezantohen si vajza të pamartuara. Lindjen e një fëmije në martesën e parë e mbajnë si sekret të tyren. Për rrjedhojë, këtë të vërtetë nuk e mëson dot asnjëherë edhe bashkëshorti i dytë i saj. Me sa duket këto nëna përpiqen ta heqin veten si vajza të pamartuara për të shmangur martesën me një burrë të martuar, por ndoshta edhe për të pasur një mundësi zgjedhjeje më shumë ndaj meshkujve. Ndoshta mendojnë se një ditë mund t’i takojnë fëmijët e tyre, por kur ato nuk duken as për 14 vjet me radhë, atëherë fëmijët e braktisur nuk mund të lihen në këtë gjendje. Ata kërkojnë sa më parë të jetë e mundur të gjendet një zgjidhje dhe një orë e më parë të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile. Përse këta fëmijë nuk mund të regjistrohen nga babai? Sigurisht që këtë gjë nuk mund ta bëjë dot i ati, sepse në radhë të parë kërkohet me kë e ka lindur ai këtë fëmijë. Nga ana tjetër nëna e tij mohon të ketë qenë ndonjëherë e martuara dhe aq më shumë të ketë pasur fëmijë në martesën e parë. Në këto kushte çështja bëhet edhe më e komplikuar. Ajo çka duket e papranueshme ka të bëjë me faktin se si është e mundur që shteti nuk paska fuqi të marrë me forcë këto gra, si ka mundësi që nuk i vendos përpara ligjit?! Nuk ka rëndësi, nëse ajo apo kjo nënë, e do apo nuk e do fëmijën e saj, mjafton që ajo të pranojë që është fëmija e vet dhe t’i hapë rrugë regjistrimit të fëmijës, pas kësaj le të shohë jetën e saj me bashkëshortin e dytë nëse është e martuar. Nëse kjo nënë jeton në Greqi apo diku tjetër dhe nuk mund të vijë në Shqipëri për shkak të mungesës së dokumentacionit të emigracionit, atëherë a mundet që kjo grua të mos lëshojë një prokurorë, qoftë kjo edhe në fshehtësi të burrit të saj të dytë dhe të zgjidhë kështu problemin?! Si mund të pranohet që këto nëna, duke braktisur fëmijën në këtë lloj mënyre, nuk paskan asnjë përgjegjësi përpara ligjit?! Ka ardhur koha që shteti të vendosë në kohë për zgjidhjen e këtij fenomeni Aktualisht kush kujdeset për këta fëmijë? Fatmirësisht të 45 fëmijët nuk janë të braktisur nga baballarët e tyre, por e keqja është se ata ligjërisht nuk njihen si baballarët e tyre. Këta fëmijë nuk mund t’i marrë nën kujdestari as gjyshi dhe as gjyshja, sepse është e pamundur ligjërisht, kur dihet historikisht që, kur njëri prej prindërve të fëmijës, për një arsye apo një tjetër mungonte, atëherë fëmijët e tij i rrisnin të afërmit e tij. Kështu ndodh edhe sot e kësaj dite, por kur fëmija nuk është i regjistruar në zyrat e gjendjes civile ai mbetet anonim. Mbetet anonim edhe pse ka nënë, babë, dajë, hallë apo teze, të cilët asnjëherë nuk mohojnë lindjen e fëmijës. Por e keqja nuk përfundon këtu, e njëjta gjë ndodh edhe në Greqi. Ju doni të thoni se edhe në Greqi, vajzat rome sillen njësoj ashtu si edhe në Shqipëri? Sigurisht që po. Nuk mund të them dot se sa mund të jetë numri i fëmijëve të braktisur, sepse nuk kam të dhëna, por di që fëmijë të tillë ka edhe në Greqi, të cilët nuk mund të regjistrohen dot në zyrat e gjendjes civile. Të kuptohemi, bëhet fjalë për vajzat rome shqiptare. E them këtë se kam pasur rastin të njoh një djalë rom 13-14 vjeç që jetonte në Follorinë të Greqisë dhe kishte të njëjtat probleme me 45 romët e qarkut Korçë. Megjithatë, mund të them se si koordinator i Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut kam bashkëpunuar edhe me policinë e qytetit të Follorinës, posaçërisht për këtë fëmijë. Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet që bëhen nga shteti dhe shoqëria, mosregjistrimi i fëmijëve i hap rrugë trafikut të fëmijëve shfrytëzimit, dhunimit emocional dhe fizik pa përjashtuar as trafikimin e tyre qoftë edhe për transplantim organesh. 45 fëmijë po rriskojnë me jetën e tyre. Deri kur kështu, vetëm e vetëm pse qenkan bij të disa nënave të papërgjegjshme që tolerohen pafundësisht nga ligji apo mungesa e tij? Bisedoi: Vepror Hasani © 2004 METROPOL GROUP [/b][/i] [ Edited Sun Aug 23 2009, 03:12pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shqipëria dhe tregtia e seksit /REPORTAZH (Dërguar më: 20/07/09) Udhëtimi i saj, kur ishte 18- vjeçe, prej një fshati shqiptar drejt një bordelloje të Londrës, në të cilin sipas saj ka kaluar pesë vjet duke punuar si prostitutë, filloi me një unazë të artë fejese, me premtimin për një jetë më të mirë jashtë vendit -sikurse edhe për shumëkënd para saj - dhe me një udhëtim me motor-barkë të shpejtë drejt Italisë, nën errësirën e natës. Aq shumë gra, meshkuj dhe fëmijë u trafikuan jashtë vendit që të punonin si prostituta, si punëtorë të detyruar ose si lypës, saqë qeveria e Shqipërisë para tri vitesh ua ndaloi shtetasve shqiptarë përdorimin e motor-barkave të shpejta, mjetin e preferuar transportues për trafikimin e njerëzve, jashtë shtetit. Kjo masë drastike, bashkë me kontrollimin më strikt të kufirit dhe me vrasjet hakmarrëse të trafikuesve nga ana e familjarëve të viktimave, patën efekt të konsiderueshëm, duke e ulur trafikimin me përgjysmë, ndonëse nuk e eliminuan rolin e Shqipërisë si pikën kryesore të transitit për trafikimin e njerëzve nga pjesët lindore dhe jugore të kontinentit drejt Evropës perëndimore, pohojnë ekspertët që e vëzhgojnë trafikimin. Mirëpo, ndalesa nxiti protesta të zhurmshme të peshkatarëve dhe të njerëzve të industrisë së turizmit, kështu që ajo u pezullua në muajin maj. Zyrtarët ligjor dhe ata për të drejtat e njeriut janë të shqetësuar që, si rezultat, trafikimi i njerëzve do të mund të rieksplodojë - në një kohë jashtëzakonisht të vështirë. Sipas shumë ekspertëve, kriza financiare do të mund të rriste trafikimin e njerëzve në gjithë botën. Raporti i qershorit i Departamentit të Shtetit tërhiqte vërejtjen e një rreziku potencial, duke pohuar se kriza po shkakton "një ulje të kërkesës për punë dhe një rritje të punëtorëve, të gatshëm që të marrin përsipër rreziqe edhe më të mëdha për përfitime ekonomike". Në rastin e Shqipërisë, shtetit të varfër në jug të Ballkanit, që iu bashkua NATO-s në muajin prill dhe që synon t'i bashkohet Bashkimit Evropian, mundësia e qeverisë për të luftuar trafikimin shikohet si një test kritik. Për viktimat, si rasti i femrës nga fshati i vogël që ra në grackën e premtimeve të rreme nga trafikuesi i saj, luftimi është çështje e mbijetesës. "Unë isha e dashuruar në të. Ëndërroja ta jetoja jetën me të, por e tëra ishte vetëm një rrenë e madhe", - tregonte ajo kohë më parë gjatë një interviste, në strehimoren për viktimat e trafikimit. "Doja të ikja, por para ligjit unë isha një prostitutë me dokumente false. Ku mund të shkoja"? Sipas saj, njeriu që e keqpërdori dhe që besimin e saj e fitoi brenda disa muajsh, pastaj e mbylli në një dhomë, duke ia marrë pasaportën dhe celularin. Ai tregonte se e kishte rrahur dhe ia kishte prerë flokët me brisk xhepi, një vërejtje kjo se çfarë mund t'i bënte po të tentonte të ikte. Ishte e detyruar me dhunë që të bëhej prostitutë në Londër dhe Andwerp (Belgjikë). Për të mbuluar gjurmët, familja e mashkullit i kishte thirrur prindërit e saj, duke u thënë se çifti ishte vendosur në Kosovën fqinje. Gruaja nuk e tregon emrin, nga frika se mund të ndëshkohet nga trafikuesi duke e bërë kështu të pamundur konfirmimin e tregimit të saj në raportin policore, të cilin tregon se e ka plotësuar kundër tij. Mirëpo, koordinatori dhe drejtori i strehimores ku ajo qëndron, i kanë parë detajet e rastit të saj dhe kanë garantuar për kredibilitetin e saj. Në periudhën e kulmit të trafikimit, ekspertët vlerësojnë se me mijëra femra, meshkuj dhe fëmijë janë dërguar në Greqinë e afërt, në Itali, apo diku tjetër, me qëllim të eksploatimit seksual ose për punë të dhunshme. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 12.3 milionë njerëz janë punësuar në gjithë botën si skllevër seksi ose të punës me dhunë. Shumë nga ta janë joshur përmes fejesave të rrejshme, martesave të njëmendta ose përmes ofertave false të punës. Në disa raste, viktimat, madje edhe ishin shitur nga familjet e veta. Të tjerët kishin pranuar vullnetarisht. Me gjithë ndalimin e motor-barkave të shpejta vitin e kaluar, në raportin e tij të qershorit, Departamenti i Shtetit pohon se në vitin 2008 Shqipëria nuk ka rritur as "minimumin e standardeve për eliminimin e trafikimit", edhe pse ka ndërmarrë "përpjekje të konsiderueshme për bërë këtë". Sipas raportit, korrupsioni ende mbetet i përhapur. Në qershor 2007, Ministri e Brendshme arrestoi 12 policë të akuzuar për tri raste të trafikimit të njerëzve, përfshirë gjashtë oficerë, përgjegjës të drejtpërdrejtë për luftimin e trafikimit. Zyrtarët ligjor të Shqipërisë pohojnë se ndihma nga shtetet tjera për mbledhjen e dëshmive për dënimin e trafikuesve shpeshherë mungon. Iva Zajmi, koordinator i antitrafikut në Ministrinë e Brendshme, theksoi se si rezultat i prostitucionit të toleruar ose legal në disa shtete, si Belgjika, Gjermani apo Holanda, shumë femra të trafikuara nuk ishin identifikuar si viktima në ato shtete. "Legalizimi i prostitucionit ka krijuar një mur, prapa të cilit trafikuesit mund t'i fshehin dhe keqtrajtojnë viktimat", - sqaroi ai. Trafikimi në Shqipëri filloi në vitin 1991, menjëherë pas rënies së komunizmit, dhe përreth 10 vjet trafikantët atje punuan të pandëshkuar, në mungesë të ligjeve kundër trafikimit. Problemi kulmoi në vitin 1997, kur skemat piramidale shkundën Shqipërinë, duke e shtyrë vendin fare pranë luftës qytetare. "Shqiptarët po i shitnin edhe motrat e tyre për para", - tregonte Ilir Yzeiri, një shkrimtar shqiptar që bëri një film dokumentar për trafikimin e njerëzve. Në vitin 2004, qeveria themeloi gjykatat për gjykimin e rasteve të trafikimit dhe aprovoi ligje të rrepta kundër trafikimit, përfshirë edhe dënimet me burg për trafikuesit, që shkonin deri në 15 vjet. Mirëpo, ekspertët për të drejtat e njeriut thonë se gjykimet janë të rralla, pjesërisht për shkak se shumë viktima frikësohen të dëshmojnë. Vitin e kaluar u gjykuan 22 raste trafikimi, që sipas raportit të Departamentit të Shtetit paraqet një numër përgjysmë më të vogël se në vitin 2007. Brikena Puka, drejtoreshë ekzekutive e 'Vatra', një grup ky i njohur gjerësisht për ndihmën e dhënë viktimave të trafikimit, deklaroi se ndjekjet penale ishin të pakta, pjesërisht edhe për shkak se shumë viktima po gjykohen për prostitucion. Në disa raste, femrat madje ishin burgosur pasi që ishin deportuar nga shtetet e ndryshme. "Femrat e trafikuara po viktimizohen dy herë. Fillimisht, nga ana e trafikuesve, e pastaj edhe nga sistemi juridik i Shqipërisë", - tregon ajo. Madje, edhe nëse dëshirojnë të ngrenë padi, femrat e trafikuara që u intervistuan thonë se është jashtëzakonisht e vështirë që t'iu shmangen ndjekësve, të cilët janë pjesë e një rrjeti të organizuar ndërkombëtar. Viktima e trafikimit që e tregoi rrëfimin e saj, përkujton se trafikuesi i saj kishte kontakte në secilin qytet që e kishin vizituar. Sipas saj, trafikuesi, madje kishte punësuar edhe një falsifikues, i cili ia siguronte dokumentet false. Mendoi se më në fund do të lirohej, atëherë kur trafikuesi i saj u arrestua në Londër, në vitin 2006, dhe kur u deportua për në Shqipëri. Por, në vend të kësaj, vëllezërit dhe gruaja e tij, që mbetën në Londër, e kthyen prapa në tregun e seksit. Sipas saj, asokohe mund t'i bënte mbi 1.000 euro në ditë, gjegjësisht rreth 1.400 funta, megjithëse kurrë nuk iu lejua që t'i mbante. Brenda disa javësh, kujton ajo, kontaktoi policinë britanike, e cila shumë shpejt e depërtoi në Shqipëri, ku plotësoi ankesën në policinë shqiptare, duke e akuzuar trafikuesin për abuzim. Dhe, kur më në fund ia tregoi të gjitha familjes, ata e dëbuan. Pak javë më vonë, ajo ishte rrëmbyer përsëri nga takuesi i saj, që ishte liruar ndërkohë. E kishte kërcënuar se do ta vriste nëse nuk e tërheq deklaratën nga policia, kështu që u detyrua t'i thoshte policisë se, "kishte gënjyer për shkak të xhelozisë". Koordinatori i strehimores ku ajo qëndron tani, pohon se deklarata origjinale e rrëfimit të gruas ishte aq e detajuar - dhe shfaq aq shumë shenja të abuzimit psikik dhe psikologjik - saqë policia ka refuzuar tërheqjen e saj prapa. Ajo, madje i referohej edhe strehimores së saj, e cila e kishte trimëruar që të ngiste një akuzë formale kundër trafikuesit. Në fund e bëri këtë, dhe trafikuesi u arrestua për një muaj, para se të lirohej për herë të dytë, tregon koordinatori, i cili insistoi në anonimitet për shkaqe sigurie. Ish-prostituta nuk përballet më me tmerret e përditshme të trafikuesit, por është e detyruar që të jetojë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të policisë brenda strehimores me siguri maksimale, të cilën nuk e ka braktisur për tri vjet. Kohën e kalon duke shikuar televizorin dhe duke mësuar, sepse dëshiron të bëhet stiliste në sallonin e improvizuar të strehimores. "Gjithkush pret që shteti të mbrojë qytetarët e vet. Gjithkush pret që ligjet të mos e shndërrojnë viktimën në kriminel. Jashtë Shqipërisë, isha e vetmuar, e tani, megjithëse jam në shtetin tim, ende jam e akuzuar", - shprehet ajo. Dje/ në “New York Times” Gazeta Shqiptare Online Copyright 2007 Gazeta Shqiptare [ Edited Sun Aug 23 2009, 03:12pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Powered by e107 Forum System