Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji
 
<< Previous thread | Next thread >>
Problemet e shoqnis Shqiptare (Sociale)
Go to page  1 2 3 4 5
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Al Bundy
Sat Mar 06 2010, 05:46pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Deshta ma ba humor po u tkurra se nuk asht vendi.Ne fakt tu u msheh homoseksualiteti nuk asht se zhduket.Kisha me thane qe lezhjanet sa me ba protesta per do marrina te Big Brother ma mire me protestu per do vende pune psh.M'duket sikur ka ma prioritet.



Back to top
SuperGirl
Sun Mar 07 2010, 01:48am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Kuku o Zot cfare injorance...marre me i than kujt.

per sherr m'takoi sot me e pa nja 3 here ne lajme...shqiptari ska me u ba rob kurr!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
~*Christel*~
Sun Mar 07 2010, 01:19pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Ne dilem me qesh a me qa! A thu bahena naj her si popull????
Back to top
Mbreteresha
Sun Mar 07 2010, 10:01pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
Miri74 ka shkruar:

Deshta ma ba humor po u tkurra se nuk asht vendi.Ne fakt tu u msheh homoseksualiteti nuk asht se zhduket.Kisha me thane qe lezhjanet sa me ba protesta per do marrina te Big Brother ma mire me protestu per do vende pune psh.M'duket sikur ka ma prioritet.


MA MIRE PA BUK NBARK SE SA PA BURRNI ::d..BRAVO JU QOFTE :p

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
L - N
Tue Mar 23 2010, 12:08pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Policët ose qytetarët morën 1.2 milionë lekë të Romeos

ELTON QYNO

23/03/2010 Grabitja e bankës tek “Rogneri”. Prokuroria: Mungojnë 1.2 milionë nga paratë që hodhi

TIRANE- Megjithëse policia konfirmoi gjetjen e sasisë së parave të grabitura nga 25-vjeçari Romeo Leka, Prokuroria gjatë numërimit ka konstatuar se një pjesë e tyre mungon. Janë plot 1.2 milionë lekë të vjetra, që i mungojnë shumës financiare prej 30 milionësh që lezhjani arriti të grabiste nga filiali i bankës “Raiffaizen” që ndodhet në ambientet e hotel “Rogner” dhe pas rrethimit nga policia ai i hodhi në rrugë. Lidhur me mungesën e kësaj shume, hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë ngritur dyshime se ajo mund të jetë grabitur nga qytetarët e ndryshëm ose nga efektivë të policisë, pasi këta të fundit rrethuan zonën. Shkak i kësaj grabitje, sipas Prokurorisë është bërë situata kaotike që përfshiu zonën, pasi shumë kalimtarë të rastit dhe efektivë të policisë, shikonin me vëmendje veprimet e Lekës, i cili në ato momente kishte marrë peng 19-vjeçaren nga Skrapari Lori Hatellari. Për të provuar mungesën e parave, organi i akuzës ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një faturë të bankës “Raiffaizen”, e cila ndodhej brenda thesit të përlarë nga Romeo Leka. Mësohet se në këtë faturë është shkruar shifra prej 30 milionëshe e parave që ndodheshin në thesin e hedhur në rrugë nga 25-vjeçari Leka. Ndërsa për sa i përket grabitjes së 4 mijë dollarëve, kjo shumë është gjetur dhe sipas deklarimeve të punonjësve të bankës, ajo s’ka qenë pjesë e thesit, por atë Romeo e ka marrë në sportelin e arkës financiare. Aktualisht Prokuroria s’ka asnjë person të dyshuar për grabitjen e 1.2 milionë lekëve, por ndërkohë hetimet lidhur me këtë çështje janë duke vazhduar dhe pritet që ditën e sotme Romeo Leka të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, që ka kërkuar Prokuroria. Për thellimin e hetimeve kjo e fundit ka hartuar edhe dy letërporosi që shumë shpejt do i dërgohen Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atij grek, vende këto ku Romeo Leka dyshohet se ka kryer krime. Hetimi do të përqendrohet në marrjen e deklarimeve të dëshmitarëve si dhe kryerjen e një sërë ekspertizash, ku do përcaktohet gjendja psikike e 25-vjeçarit, ekspertiza teknike e armës së krimit si dhe zbulimi i bashkëpunëtorëve, në qoftë se ka. Ngjarja për të cilën akuzohet Leka ndodhi të premten e javës së kaluar, ku i riu me një pistoletë në brez mundi të hyjë pa u vënë re nga askush në ambientet e holet “Rogner” dhe më pas ju drejtua filialit të bankës “Raiffazen”, nga ku grabiti 30 milionë lekë dhe 4 mijë dollarë. Shumë shpejt ai u zbulua dhe më pas u rrethua nga patrulla e policisë.

Pengmarrja

Romeo Leka kishte planifikuar grabitjet në çdo detaj, por nuk e mendoi se shumë shpejt do binte në “rrjetën” e policisë dhe më pas të bëhej protagonisti i një skene, që vetëm në filmat hollivudianë mund të shihet. I zënë me “presh në dorë” nga rrethimi i efektivave të Patrullës së Përgjithshme, 25-vjeçari Leka ka vështirësuar punën e policisë, pasi sapo ka hedhur thesin e mbushur me para, në dorën e tij është gjendur në kushte e pengmarrjes, një studente 19-vjeçare nga Skrapari, por banuese prej vitesh në kryeqytet.

Grabitje të tjera

Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se 25-vjeçari është autor i vjedhjes me armë të mbetur në tentativë të filialit të bankës Union Bank e ndodhur më datë 18 mars 2010 në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Një tjetër tentativë e Lekës që aktualisht po hetohet nga prokurorët është vjedhja me armë ndodhur dy ditë më parë në Unazë të Re në Tiranë. Për dokumentimin e këtyre dy çështjeve, po punohet me qëllim gjetjen e provave dhe dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, kur Leka i sulmoi me armë për t’i marrë pasurinë.

© 2004 METROPOL GROUP
trokit ketu

Tash ne kjoft e vertet se Polict i kan mledh kto lek per vedi athere ku ku per qytetart Shqiptare qe presin drejtsi prej "POLICIS".

Kurse per sa i perket asaj qi publiku i ka marre athere policia asht dasht me ba punen e vet ne radh te pare, dhe shoqnia Shqiptare te nergjegjsohet se ka njaq shum probleme sa askush tjeter nuk munet me ja zgjell ne bote pervec vedit por perpara duhet me pranu se ka probleme rrajsore e jo me u munu vetem me fajsu e me dale si gjithmone te palame si persona, me te than menja se jan ule prej universeve tjera. Ikjo asht gjenja kulturore e intelektuale Shqiptare.




Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Mar 26 2010, 11:47am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Komunizmi në modë

Vendosur: 26/03/2010 - 09:14

Ermal Hasimja

Sado e çuditshme që tingëllon, aktualisht komunizmi ka filluar të rikthehet në modë në mjedise të ngushta. Ajo që e nxit është kryesisht fryma radikale që ai ofron. Dallimi me komunistët që dalin në protesta me rastin e ditëlindjes së Enver Hoxhës ose më 1 maj është se komunistët e rinj nuk njohin dhe aq shumë (ose fare) komunizmin që kaloi Shqipëria, por komunizmin e librave dhe kryesisht atë të pasuesve bashkëkohorë të Marksit.
Nëse do të pyesësh sot 20-vjeçarët tiranas se çfarë ishte në thelb komunizmi i realizuar në Shqipëri do të mbetesh thellësisht i zhgënjyer nga përgjigjja. Ky është një konstatim që e kam matur personalisht në shumë raste, me individë, por edhe më grupe, si individ, por edhe në cilësinë e studiuesit. Imazhi i krijuar te të rinjtë për komunizmin që përjetoi Shqipëria është ai i një tiranie paksa të ekzagjeruar që karakterizohej nga papërgjegjshmëria e udhëheqjes, varfëria, ndalimi për të dëgjuar rock and roll, tepria në trajtimin e armiqve të regjimit dhe njëfarë dogmatizmi i panevojshëm. Ky imazh i varfër nuk është i rastësishëm, por është pasojë e njëfarë banalizimi të komunizmit. Për ata që frymëzohen sot nga idetë komuniste (nganjëherë edhe pa e ditur që janë komuniste) komunizmi shihet si një ide e përkryer teorikisht, por e zbatuar keq në praktikë në vendin tonë. Pothuajse nënkuptohet se komunizmi do të duhet të ishte zbatuar me më tepër seriozitet, sepse vetëm ashtu do të kishte funksionuar. Në fakt, dhe këtu them natyrisht qëndrimin tim, komunizmi është ideja më e keqe e mundshme dhe fatkeqësisht në Shqipëri u realizua në formën më të mirë të mundshme. Ndoshta, i vetmi vend që ia ka kaluar Shqipërisë në zbatimin e tij është Koreja e Veriut. Komunizmi ynë u ndërtua mbi parimet themelore të marksizmit dhe leninizmit, mbi vullnetin për t’i imponuar të gjithëve një vizion absolut politik, në kufizimin në një totalitet instrumental të mendimit dhe veprimit dhe sidomos me synimin për t’i “edukuar” njerëzit e për t’i shndërruar në “njerëz të rinj”. Fatkeqësisht, rinia shqiptare e përfytyron komunizmin kryesisht mbi bazën e disa simptomave të regjimit, por jo mbi bazën e thelbit të tij.
Përse ndodh kjo?
Së pari, sepse imazhi i komunizmit është thjeshtëzuar, komercializuar dhe “bërë i kuptueshëm” për audiencën.
Së dyti, sepse vështrimet që hidhen sot mbi periudhën komuniste nisen nga konteksti aktual. Meqenëse historia e komunizmit i është lënë në dorë kryesisht mediave dhe jo profesionistëve, këto të fundit nuk mund ta bëjnë të kuptueshëm atë, përveçse përmes projektimit të së tashmes në të shkuarën. Botimi i dëshmive dhe kujtimeve të protagonistëve të kohës, (gjë shumë e mirë në vetvete, por e rrezikshme jashtë një analize të plotë) nganjëherë të krijon përshtypjen se politika e viteve 50-60 ishte në thelb një projektim i konflikteve të sotme mes Ramës dhe Berishës, me dallimin që emrat tashmë janë ata të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Nako Spiros, Koçi Xoxes, etj.
Së treti, vetë protagonistët e epokës komuniste synojnë ta “liberalizojnë” idenë e komunizmit. Një shembull i tillë është ai i një protagonisteje të komunizmit, ish-shefe e propagandës së kohës, e cila pak a shumë shfajësohej me idenë se dëmet e komunizmit nuk ishin ende të njohura në kohën kur ajo ishte ende në pushtet. Kjo është teza e ngjashme me atë sipas së cilës të gjithë fajin e kishte Hitleri, ndërsa Gëbelsi, si shef i propagandës dhe të tjerët me të, ishin vetëm vegla injorante të tij. Në fakt, komunizmi nuk ishte vepër ekskluzive e Enver Hoxhës, por edhe e qindra dhe mijëra shqiptarëve të tjerë që në një mënyrë a një tjetër mundësuan funksionimin e tij. Amnistia politike dhe morale e padeklaruar që u realizua në Shqipëri nuk duhet të nënkuptojë as harresën e rolit të këtyre “veglave” dhe as riinterpretimin e funksionit të tyre. Komunizmi nuk ishte një regjim normal “me të metat dhe të mirat e veta”: synimet dhe ideologjia e tij totalitariste u realizuan plotësisht dhe me sukses të plotë, jo vetëm me dijeninë, por edhe me bashkëpunimin e “veglave”.
Së katërti, është vetë qeverisja që e deformon imazhin e komunizmit te brezat e rinj përmes një ligjërimi historikisht bosh që nxjerr në pah pikërisht simptomat. Kjo nuk është e rastësishme, por është një përpjekje eventualisht e vetëdijshme në formën e një lloj rishkrimi të historisë sipas interesave aktuale. Kështu, historia e komunizmit synohet të rishkruhet, duke riformuluar rolet. Ligji i Lustracionit mund të shërbejë si një formë e rishkrimit utilitar të historisë. Çuditërisht ligji rishpërndan përgjegjësitë e komunizmit në disa kategori të caktuara ekzekutive (p.sh. prokurorë e gjykatës), duke “harruar” ose trajtuar si “të detyruar prej hallit” të shumë kategorive të tjera, kryesisht të atyre që lidhen në fakt me pjesën më vitale të komunizmit: me shpëlarjen e trurit dhe propagandën. Komunizmi nuk do të kishte mbijetuar më shumë se pak vite në Shqipëri, nëse do të kishte qenë thjesht një tirani e thjeshtë e Enver Hoxhës së shërbyer prej disa prokurorëve, gjykatësve e spiunëve. Ai mbijetoi aq gjatë sepse Partia ia doli me sukses të pjellë “Njeriun e ri”, që është baza e vërtetë e regjimit. Tiranitë përmbysen kollaj me një grusht shteti apo një vrasje misterioze, mirëpo totalitarizmi është shumë më rezistent pikërisht për shkak sepse mbështetet te vetë viktimat e tij. Sa për t’i dhënë një shije pikante këtij aspekti: është interesante të vëresh sesi Lustracioni, në versionet e propozuara prej të majtës e të djathtës, nuk do të kapte vetë diktatorin, ndërsa mund të prekë lehtë “veglat” ekzekutive të tij. Nga ana tjetër Lustracioni nuk prek në asnjë mënyrë pjesën më të rëndësishme të totalitarizmit: propagandën komuniste. Në të njëjtin kah shkojnë edhe përpjekjet për “institucionalizimin e kujtesës” së komunizmit. Ndërtimi i memorialeve, instituteve dhe botimeve pa fund nuk do të ketë asnjë vlerë dhe dobi, madje do të jetë i dëmshëm si shmangie, nëse do të shërbejë vetëm për ekspozimin e prangave, veglave të torturës dhe imazheve të vuajtjeve të të burgosurve apo të pushkatuarve. Duke fokusuar vëmendjen te simptomat sipërfaqësore dhe jo te rrënjët, kjo lloj “kujtese” jo vetëm nuk i shërben kuptimit të komunizmit nga brezat e rinj, por e dhunon këtë kujtesë për aq sa ekziston te brezat që e përjetuan dhe e pamundëson kuptimin nga ata që nuk e kanë pasur këtë përvojë.
Kuptimi i komunizmit shqiptar ka vlerë të madhe, jo thjesht historike. Ai merr vlerë edhe në kuadër të këtij rikthimi në modë të komunizmit në formën e tij teorike, pavarësisht se mund të marrë emra të ndryshëm. Ky rikthim në modë, duke pranuar gjithsesi të drejtën e gjithkujt për të besuar në gjithçka, do të duhet të mos ambalazhohej me tezën e mbrapshtë se në Shqipëri nuk kishte komunizëm, por një deformim të tij. Të paktën kështu, ata që magjepsen sot nga teoritë komuniste të ditëve të fundit do të ishin më të legjitimuar në kërkimin e tyre për një rrugë tjetër, qoftë ajo edhe rruga për asgjëkund.

Marre prej Gazeta Panorama Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
:IROLF:
Fri Mar 26 2010, 12:36pm


Registered Member #2138
Joined: Tue Jul 22 2008, 10:10am

Posts: 3284
Homazhe 26 marsit

Fatmir Musaj PANORAMA

Kërcënimi më i madh shoqërisë nuk i vjen nga e keqja, po i vjen nga hapësira që i jepet të keqes. E mira dhe e keqja e ka shoqëruar njeriun që nga ekzistenca e tij e deri më sot. Ka popuj që të keqes i marrin “frymën”, e izolojnë dhe të gjithë hapësirën ia japin të mirës, njerëzores, lirisë, dhe këtë e kanë kultivuar në luftë me të keqen duke nxjerrë mësime , dhe kanë fituar mbi të, duke qëndruar gjithmonë syçelët. Ka dhe popuj që përpëliten dhe nuk gjejnë vetveten si populli ynë, që nuk e izolojnë të keqen, që nuk nxjerrin mësime nga pësimet, nuk nxjerrin mësime nga e keqja dhe që i japin hapësirë të keqes. Ne jemi gati të falim, dhe kemi treguar fisnikërinë e kemi falur shumë gjëra me ndërgjegje. Por ne nuk harrojmë dhe nuk duhet të harrojmë individë apo një grupim njerëzish, me trashëgimi kriminale ku krimin e kanë kryer me ndërgjegje apo pa ndërgjegje. Ishin ata që jepnin vendimet me vdekje, me internime, me burgime e syrgjynosje. Ishin ata xhahilët e xhelatët, prokurorët e hetuesit e djeshëm dhe janë po sot të shpërndarë kudo, në poste të rëndësishme vendimmarrje, në parti e ekzekutiv. Këta ishin një grup njerëzish agresivë që, ishin shtyllat që e mbajtën diktaturën gjallë, ku me energjinë satanike dhe me një epsh kafshëror i bënin gjëmën shqiptarit, gjakut të tyre, vëllait e motrave të tyre. Dhe janë përsëri në shtyllat e shtetit, që masin, që helmojnë, që s’e kanë humbur akoma rrezatimin agresiv të diktaturës, dhe janë akoma shtylla e një shteti që nuk mund të quhet kurrë demokratik, për deri sa nuk ka bërë divorcin nga e kaluara. Historia jonë është si një centrifugë diabolike, ku më shumë të ngatërron e çorienton, dhe ku është shfrytëzuar e përdorur nga politika duke e mbuluar të vërteten, dhe herë-herë duke e bërë monopol atë, dhe herë-herë duke e interpretuar për interesat e saj dhe me ndërgjegje të mbrapshtë, duke bërë një krim të dytë, duke mos kërkuar as falje dhe asnjë shenjë pendese. Shembulli më i fundit si një fakt dhe akuzë janë varret masive anonime të diktaturës. Një histori ku faktet interpretohen nga intelektualë mediokër, apo intelektualë të mbërthyer në darën e një skallavërimi militantist, apo të ndarë në preferenca partiake. Në vend që të hedhin dritë mbi faktet historike dhe në bazë të këtyre fakteve të pranojnë dhe të dizenjojnë realitetin historik, duke mos e shenjtëruar apo duke mos e përdhosur atë, ata shpërndajnë vetëm amnezi e çorientim. Duam apo nuk duam, me dëshirë apo pa dëshirë, ne duhet të kujtojmë dhe ta shkruajmë historinë ashtu siç ka ndodhur. Pse duhet ta shkruajmë historinë, edhe pse kundër dëshirës tonë? Pse nuk duhet ta konservojmë atë? Pse duhet të themi të vërtetën? Pse nuk duhet të harrojmë por të kujtojmë? Jo, se nga kujtesa, dhe duke mbajtur të gjallë kujtesën, ne nxjerrim dhe duhet të nxjerrim mësime. Kujtesa na duhet për të ndërgjegjësuar përgjegjësinë kolektive që të mos harrojmë: sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe që dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm. Kujtesa na duhet që të mos biem viktimë e humbjes së lirisë, arbitraritetit dhe shtypjes, po që njerëzit ta gëzojnë lirinë. Dhe lufta e njeriut kundër pushtetit është lufta e kujtesës kundër harresës. Kujtesa është shumë më tepër se një kthim në të kaluarën. Kujtesa ka të bëjë me identitetin, me normat, me ndërtimin e marrëdhënieve sociale e politike dhe ka të bëjë me orientimin e prespektivave të shoqërisë.
Njëzet vjet më parë, nga një largësi në më pak se pesëdhjetë kilometra në vijë ajrore nga Tirana, qytetarët e Kavajës bënë përplasjen fizike me diktaturën, duke u ngritur në demonstratën e parë në historinë e diktaturës orvelliane. Me të gjithë fuqinë e shpirtit e guximit dhanë sinjalin, duke i rënë kambanave të lirisë, që regjimi më i egër stalinist duhej të rrëzohej. Ishin të parët që u vranë, u gjakosën e u përleshën si në ngjarjen biblike: David-i kundër Goliath-it dhe e rrëzuan diktaturën. Dhe ky është një fakt historik, që edhe pse injorohet dhe lihet në hije, ka brenda të vërtetën e pamohueshme historike. Nuk është puna se ne i kemi borxh Kavajës dhe qytetarëve të saj, po ne i kemi borxh të vërtetës, ne i kemi borxh historisë dhe asnjë nuk ka licencën për t’i bërë monopol, dhe të manipulojë faktet historike, ashtu siç është bërë në diktaturë dhe për gati njëzet vjet, duke monopolizuar ngjarjet historike dhe duke i injoruar e duke i mëshuar trumbetave populiste, sa herë i është dashur për interesa partiake. Rrah e kërkoj në internet për ngjarjen e 26 Marsit, dhe nuk gjej asgjë në bibliotekën universale të internetit, ose më saktë si një paradoks gjej një artikull që është publikuar nga një gazetar i huaj në “New York Times”, më 14 dhjetor 1990. Autori i shkrimit është gazetar special i gazetës amerikane, David Binder, ku shkruan për ngjarjet në Shkodër dhe në Kavajë. Më trishton fakti që një datë e tillë si 26 Marsi, një datë shumë domethënëse historike, mesa di unë është shënuar si datë kombëtare. Pra për një ngjarje të tillë nuk gjej një artikull kushtuar 26 Marsit dhe Kavajës. “Ata që do të bien, brezat do t’i kujtojnë si simbole të lirisë” - shkruhej në fund të traktit që u shpërnda para ndeshjes Besa - Partizani. Ishte marsi i trimërisë dhe i lirisë. Kjo ishte një pranverë e paharruar që do të shkrinte njëherë e përgjithmonë dimrin e acartë të diktaturës. 26 Marsi nuk është një ngjarje lokale për Kavajën, njëzet e gjashtë marsi është një ngjarje kombëtare. Është një ngjarje kombëtare se për herë të parë mbas dyzet e pesë vjetësh në historinë e diktaturës orvelliane një qytet; e përsëris jo një individ, apo një grup i vogël njerëzish, po një qytet, u përlesh dhe i ra kambanave të zgjimit për t’i treguar shqiptarëve që duhet të zgjoheshin dhe ta shembnin diktaturën. Një qytet që diktatura nuk e gjunjëzoi, një qytet që u gjakos, një qytet që diktatura e mbërtheu si në një geto: me tanke, ushtri, policë e sampistë, për ta bërë shembull në të gjithë Shqipërinë. Një qytet ku diktatura, terrori satanik, terrori i kuq, që kërkonte gjak, zbriti në Kavajë të gjithë arsenalin dhe potencialin fizik dhe bashkë me të, delirin dhe epshin gjakësor e kafshëror dhe bëri terror.
Vetëm për hir të së vërtetës historike, dhe fakteve të pakundërshtueshme, rrugëtimi i demokracisë kalon nëpërmjet Kavajës, dhe Shkodrës, si stacione demokratike ku u përleshën të parët me shtetin diktatorial. Dhe nuk e teproj aspak kur them që Kavaja zgjoi gjithë Shqipërinë nga gjumi letargjik ku kish rënë. Që kryeqyteti të ngrihej në revolta u desh një vit përleshje dhe gjakosje, vrasje, tortura dhe burgosje. Dhe nga një largësi në më pak se pesëdhjetë kilometra në vijë ajrore nga kryeqyteti. Dhe ky është fakti, dhe kjo është e vërteta. Kujtesën mund ta sfumosh, mund ta zmerilosh, mund t’ia heqësh emocionin, mund edhe për një farë kohe ta mbulosh dhe ta veshësh me harresë, ashtu siç bëjnë me ndërgjegje disa lilipute politikanë dhjetoristë dhe harrojnë: që në shtëpitë e kavajësve kishin prenotuar ilegalitetin e tyre nga frika e raprezaljeve komuniste. Por kujtesa nuk vdes kurrë, ashtu siç dhe nuk ka vdekur.
Back to top
L - N
Sun Mar 28 2010, 10:03am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kush ia jep të drejtën “Soros”-it të "korrektojë" orientimin gjinor dhe seksual të fëmijëve shqiptarë?

ALTIN GOXHAJ

27/03/2010 Çdokush këto ditë ka krijuar një ide të tijën për propagandën “GAY” në shkollat e fillores, por asnjëherë nuk kam parë një qëndrim kaq unik të publikut ndaj një problemi. Kur ditë më parë pretendova në TV KLAN se ka libra që strukturat e “Soros”-it publikojnë për të ndikuar në edukimin gjinor të fëmijëve të vegjël, me synimin që të influencojnë në homoseksualitetin e tyre të ardhshëm, menjëherë mu hodh në grykë një përfaqësues i spinoff-eve të “Soros”-it se këto libra synonin të mësonin djemtë shqiptarë që të bënin punë shtëpie. Unë e mirëkuptoj dikë që i duhet të mbrojë mirëbërësin e jetës së tij, por kjo smë ndaloi ti tregoja publikut shqiptar se në shkollat fillore, në shkelje të plotë të ligjeve të shtetit, në mënyrë të fshehtë dhe të heshtur po përhapej ky model “edukimi korrektues” nëpërmjet trajnimeve të mësuesve të fillores dhe publikimit të manualëve trajnues. Ashtu siç prej 18 vjetësh punojnë strukturat e “Soros”-it në Shqipëri për të realizuar AGJENDËN SOROS, edhe ky program ka vite që po implementohet pak e nga pak, dhe për vitet e ardhshme ky program mund të përhapet dhe të cenojë fëmijët e kopshteve, nxënësit e shkollave të mesme dhe mësuesit e ardhshëm në universitete. Dhe këtu nuk po flasim për dhjetëra mijë euro të deritanishme, por për miliona e miliona euro, pjesë të qindra milionëve dollarëve të agjendës “Soros” për Shqipërinë, që nuk i nxjerr nga xhepi, por që ua merr qeverive gjermane, holandeze, suedeze, spanjolle, zvicerane, Bankës Botërore, deri edhe UN dhe BE-së, pjesë të fondit të asistencës teknike për Shqipërinë, para të taksapaguesve evropianë, ku me siguri një pjesë shumë e madhe e tyre janë antisoros, edhe pse mund të jenë katolikë, protestantë apo thjesht kritikë si puna ime.

Dje dikush më pyeti i habitur: “Çhyn këtu “Soros”-i, pasi ai na ka ndihmuar se na ka bërë shkolla?” dhe mu desh ti tregoja se në Shqipëri prej 18 vjetësh ka një agjendë holandeze të “Soros”-it, pjesë të një agjende globale të OSI-t (Instituti i Shoqërisë së Hapur Soros - NY) që bazohet në 5 objektiva:

Legalizimi në çdo vend të botës i:

1. Martesave gay (përfshi dhe adoptimin e fëmijëve të vegjël).

2. Abortit (apo siç quhet NVSH, Ndërprerje e Vullnetshme e Shtatzënisë).

3. Drogat e lehta (marihuana dhe canabis).

4. Eutanazia (vrasje e dëshiruar nga viktima).

5. Prostitucion i lirë.


Librat e spinoff-it sorosian Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim apo siç quhej ndryshe deri dje Programi i Gruas i fondacionit “Soros” dhe më pas Qendra e Gruas e fondacionit “Soros”, apo më pas shkurt Qendra e Gruas, janë pjesë e edukimit me ideologjinë androgjenike të feminilizimit të djemve të vegjël dhe mashkullizimit të vajzave të vogla, si një pararendje e pjekurisë seksuale të tyre duke inkurajuar çorientimin e tyre seksual në adoleshencë, duke influencuar në këtë mënyrë në rritjen e numrit të homoseksualëve në moshat e reja në brezat e ardhshëm.

E gjitha kjo është një “fiction” pretendojnë mbrojtësit e këtij programi, pasi homoseksualët lindin të tillë dhe nuk bëhen, dhe ne sado të përpiqemi, nuk mund të influencojmë dot mbi fëmijët e vegjël çfarëdo që tu themi. Unë nuk e besoj këtë. Unë besoj të kundërtën. Unë nuk besoj se përqindja më e madhe e gayve në Holandë dhe më e vogël në Bullgari ka të bëjë me ndryshime gjenetike midis racave. Unë nuk besoj se "Luca" i famshëm i Italisë që ishte gay dhe u bë heteroseksual (dhe për këtë u shkrua dhe një këngë që fitoi “Sanremon” vite më parë) është një mashtrim, pasi e kam parë vetë në TV duke treguar historinë e tij.

Unë nuk besoj se po tu themi të gjithë, nga mëngjesi deri në darkë, fëmijëve të vegjël që të jesh gay është një zgjedhje po aq e bukur dhe krenare, sa të jesh edhe heteroseksual, ne nuk do të ndikojmë në orientimin e tyre seksual.

Unë besoj (dhe kam studiuar për këtë qëllim) që modeli i shoqërisë, i familjes, i shkollës dhe i propagandës dhe vlerave që propagandon media ndikojnë shumë fort në orientimin seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve, por në raste të caktuara edhe tek të rriturit, pa neglizhuar këtu kushte individuale biologjike favorizuese që në lindje (të pamjaftueshme po nuk u favorizuan nga rrethana të caktuara) apo "aksidente" në formimin e orientimit seksual. A e dini se sa ishte numri i prostitutave homoseksuale shqiptare meshkuj në Greqi dhe Itali në vitet e para të emigracionit masiv shqiptar në botë? Në intervistat e disave prej tyre të kryera në një studim në fillim të viteve 2000, ata nuk e pranonin që ishin gay të lindur, por varfëria ekonomike i detyroi të prostituonin, pra rrethanat shoqërore. Psikologjia zyrtare nuk e neglizhon konstatimin e faktit se një model i caktuar i autoritetit dhe posesivitetit te nënës dhe zbehje apo mungesë e rolit të babait, është shpesh modeli i familjes ka janë rritur gay-t.

Pra, mjedisi i jashtëm ka rolin e vet përcaktues. Kjo është edhe arsyeja pse agjenda “Soros” në Shqipëri, me paratë e shteteve ku janë legalizuar martesat gay, gjeti të vetmen ganxhë ku të kapej për të influencuar në orientimin gjinor të fëmijëve të vegjël, pra gjeti shkollën, pasi familjes dhe shoqërisë shqiptare skishte çfarë ti bënte. Dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, si një spinoff i “Soros”-it që është që prej 1999, prodhoi një program edukimi duke trajnuar mësuesit që ti bëjnë djemtë e vegjël që të ndihen si vajza dhe vajzat si djem.

Nga studimi që ZMK u bëri librave përkatës, rezultoi se në to jepen modele të çuditshme edukimi dhe influencimi duke iu referuar një “ideologjizimi gjinor” postmodern, ku promovohet një identitet gjinor androgjen (edhe mashkull edhe femër), i cili siç dihet, përbën një shkak të mundshëm për një influencim në krizën e identitetit seksual në adoleshencën e parë të meshkujve 10-14 vjeç, çka mund të sjellë edhe shkarje drejt homoseksualitetit. Ky model edukativ për fëmijët e vegjël para se të aplikohej duhej që të siguronte një njohje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por paraprakisht i duhej ofruar për diskutim publikut dhe specialistëve të fushës dhe sidomos komunitetit të prindërve, nëse ata do të ishin dakord që ky program të zhvillohej.

Pretendimet e deritanishme mediatike në media të aktivistëve të të drejtave të homoseksualëve se ky program synon të ulë shkallën e agresivitetit të meshkujve shqiptarë që fëmijë të vegjël është absurd dhe nënkupton pretendime për modifikimin e karakterit njerëzor, pretendime të njohura vetëm nga sistemet totalitare komuniste apo fashiste që kërkonin të ndërtonin njeriun e ri apo krijimin e modeleve njerëzore në përshtatje me ideologji të caktuara totalitare.

Siç po mësojnë shqiptarët çdo ditë, në këta libra ka ndërhyrje dhe influencime të tilla absurde tek edukimi i fëmijëve 6 apo 7 vjeç, ku djemve të vegjël iu kërkohet të përgatisin ese ku ata të shprehen se si do të ndiheshin, po të ishin femra; çfarë elementi femëror identifikojnë tek vetja, të mos kenë paragjykime dhe të luajnë me kukullën barbi, të luajnë si femrat me litarë dhe vazhdimisht e vazhdimisht në të gjithë librat, djemtë e vegjël nxiten me çdo kusht që ata të pyesin veten se çfarë elementi femëror kanë te vetja. Një nga detyrat më absurde që kemi konstatuar tek këta libra është detyra e shtëpisë që kanë djemtë e vegjël që të kontrollojnë dhe studiojnë me vëmendje çantën e mamasë apo raftin e objekteve kozmetike ku natyrisht përfshihet edhe buzëkuqi, makeup, etj. si këto, çka do të thotë në këndvështrimin e psikologjisë infantile edhe nxitje të kuriozitetit për ti përdorur. Pikturat shoqëruese të fëmijëve androgjenikë që luajnë me barbin, apo modele të letrave që djemtë iu dërgojnë djemve të shoqëruara me vizatime lulesh (karakteristike për gjininë tjetër), apo konvertimi i heronjve të mitologjive moderne në role femërore si Batmani që fshin pluhurat me pupla karakteristike për stereotipat e erosit me figura femërore, supermeni që parodizohet me një fshesë me korrent në pozicione trupore aksioni etj. janë një model influencimi viziv, i cili dekonstrukton maskilitetin drejt feminilitetit duke androgjenizuar pikërisht atë kufi ndarjeje të nevojshëm që kanë fëmijët e vegjël për të diferencuar modelet e tyre të diferencës mashkull-femër, që do të ndikojë gjithsesi nesër edhe në orientimin e tyre seksual.

Kush ia jep të drejtën “Soros”-it dhe spinoffeve të veta në Shqipëri që të korrektojë shtratin familjar dhe shoqëror të orientimit gjinor nëpërmjet këtij "edukimi" ideologjizues androgjenizues feminilizues për djemtë e vegjël dhe mashkullizues për vajzat e vogla?

Kush është ky George Soros, që guxon dhe krijon spinoffe që synojnë të ndërhyjnë në kushtet e orientimit seksual të djemve të vegjël shqiptarë? Kush ia jep të drejtën që të ndërhyjë në orientimin seksual të fëmijëve të vegjël këtyre OJF-ve duke iu fshehur edhe Ministrisë së Arsimit? Kush janë këta, more, që guxojnë dhe i japin të drejtë vetes që të ndërhyjnë në shtëpitë tona, duke u kërkuar fëmijëve të vegjël që të shohin me sy kritik dëshirën e prindërve që djemtë e vegjël të luajnë me lodra djemsh dhe vajzat me lodra vajzash?

Marre prej Gazeta Metropol Online
trokit ketu

Kujdes fëmijët!

ARMAND MAHO

27/03/2010 Bërja publike e disa teksteve për fëmijët e fillores, ku u kërkohej të shfaqnin tendencat e tyre seksuale, i hodhi dhe më shumë benzinë zjarrit mbi debatin e homoseksualëve në Shqipëri. Pasi hasën në rezistencën e opinionit publik për këtë çështje, këto shoqata së fundmi kanë kthyer sytë nga brezi i njerëzve që ende nuk kanë një formim të tyre, fëmijët e fillores. Por çdo të thotë të mbrush një brez ende të paformuar me idetë e pranimit të homoseksualizimit si vlerë? Do të thotë që dita-ditës këtë ne ta pranojmë si një normë shoqërore, pavarësisht se kështu s’bëjmë asgjë tjetër, vetëm se hedhim poshtë vlerat e familjes. Nga ana tjetër më lind e drejta të shkoj dhe më tej, kur shoh se çfarë ka ndodhur me abuzimet ndaj fëmijëve, jo vetëm në vendin tonë. Komuniteti i homoseksualëve po kërkon të na bindë se kjo është një si punë sëmundje e lindur e parrezikshme për shoqërinë. Madje kanë preferuar ta quajnë dhe deviacion, seks i tretë apo ku di unë se çfarë, duke i dhënë këtij fenomeni përmasat e normales. Nuk është çudi që një ditë prej ditësh të zgjohemi dhe të dukemi jashtë kohe, ngaqë në jetën tonë nuk kemi provuar të shkojmë me një mashkull. Mendoj se ide perverse të tilla duhet të qëndrojnë larg fëmijëve. Homoseksualizmi është po aq i rrezikshëm, sa janë dhe fenomene të tjera që kanë të bëjnë qoftë me abuzimin seksual, qoftë me përhapjen e sëmundjeve. Por homoseksualizmi ka dhe rrezikun e prishjes së një vlere që është krijuar ndër shekuj, atë të familjes, që me aq kujdes na e kanë mbrujtur prindërit tanë. Por në rast se do i referohemi rrezikshmërisë që kanë këta individë, mjaft t’i kujtojmë opinionit të gjerë publik se persona homoseksualë si rasti i David Brawunit, që abuzonte me fëmijët në qendrën “Fëmijët e tij” janë kudo nëpër botë. Tekefundit dhe ai më duket se homoseksual aktiv është. Për më shumë që nga statistikat ka rezultuar se në botë abuzimi me fëmijët e vegjël meshkuj është më i lartë se ai me fëmijët femra. Pra, ja që dhe homoseksualët vikan një ditë dhe na u bëkan të rrezikshëm për shoqërinë. Unë nuk dua që nesër djalit tim apo të gjithsecilit prej nesh t’i bjerë për mësues ndonjë David Browun, që nën petkun e të mësuarit t’i mëkojë idenë se homoseksualizmi na qenka një normalitet shoqëror, madje dhe modern. Veprimtari të tilla të dyshimta duhen ndalur, dhe le të marrim dhe koston e të na quajnë “shpellarë” apo “homofobë”. Do jemi më mirë me këto epitete, sesa nën shenjën e modernizmit të na mbushen rrugët me antivlera shoqërore. Është më mirë kështu, sesa këtë ves të keq ta lejojmë të na kthehet në epidemi. Faleminderit, por duam të qëndrojmë në injorancën tonë!

Marre prej Gazeta Metropol Online
trokit ketu



[ Edited Sun Mar 28 2010, 10:03am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Mar 28 2010, 10:07am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Të bëjmë fëmijë apo qejf?

AGIM BAçI

27/03/2010 Qëllimi i një shoqërie është të edukojë një fëmijë, të përkujdeset për të. Po ne, a po e bëjmë këtë detyrë që i jep zgjidhje edhe vijimit të gjeneratave të së ardhmes? Pra, a jemi ne të sigurt se përmes edukatës së sotme po edukojmë brezat e duhur?

Duhet thënë që në fillim se një familje ka konceptin psiko-social nga ardhja në jetë e një fëmije. Mjafton të kujtojmë se edhe në traditën tonë, në dasma, njerëzit thonë “të trashëgoheni”, e jo “bëfshi qejf”, pasi në themelin e vet bashkëjetesa në familje nënkupton vijimin e brezave, ndërkohë që kënaqësia shihet si diçka personale, pa lidhje të drejtpërdrejtë me shoqërinë, ose më saktë, larg qëllimit të interesimit të shoqërisë për “shkallën e qejfit”. Edhe marrëdhëniet sociale të një familjeje me hallkat shoqërore kanë në epiqendër të tyre fëmijët, edukimin, jetesën, përkujdesjen, duke i dhënë bashkëjetesës edhe formatin e duhur moral. (Besojmë se edhe në ato raste kur Zoti nuk i ka gëzuar me fëmijë disa çifte, sërish dëshira e tyre mbetet lindja e një pasardhësi.)

Por modeli i sotëm i sugjeruar i disa teksteve përgatitore për mësuesit, a është i shqetësuar në mënyrë të drejtë dhe të shëndetshme për edukimin e brezave?

Jam i bindur se shumë prindërve do t’u duhet që të nisin edukimin nga ruajtja e gjinisë, e rrezikuar së fundmi nga disa tekste, të përgatitura me donacione nga fondacioni “Soros” dhe ambasada suedeze, që tundojnë mendjen e brishtë të fëmijës lidhur me gjetjen e veçantive në komunikim. E futur kjo në tekste përgatitore, edhe pse fakultative, nënkupton mundësinë potenciale që në të ardhmen e shpejtë fëmijëve t’u vihet në provë vetëvendosja për lojërat që do të ndjekë, duke inkurajuar kështu devijime që vijnë edhe për shkak të natyrës kurioze që kanë fëmijët. Imagjinoni se ç’mund të ndodhë me një fëmijë, që në abetaren e ardhshme mund të shohë mamin me babin (në këtë rast dy burra ose dy gra), të cilat do t’i japin një pamje të devijuar të familjes, e si pasojë edhe të mundësisë së edukimit, ndërkohë që vetë “prindërit e sugjeruar” janë të paaftë që në mënyrë të natyrshme dhe të shëndetshme të sjellin në jetë fëmijë me portret të plotë të një familjeje.

Kjo situatë e krijuar do të vinte në një pozitë tejet të vështirë mijëra prindër, të cilët ruajtjen e traditës nuk e kanë marrë si diçka që flitet, por vetëm zbatohet. Pra, për një pjesë të prindërve, të pamësuar me atë që sot quhet “debati modern”, debati i sotëm është çoroditës dhe do të devijojë edukimin e nevojshëm për të rritur breza të shëndetshëm kulturalisht dhe në mundësi natyrale për t’i dhënë jetë vazhdimësisë së brezave.

Të rrisësh një fëmijë... Padyshim që asnjë përgjigje e vetme nuk do të formulonte dot rrugën që duhet ndjekur për të edukuar një fëmijë, që do të ishte njëkohësisht edhe një qytetar i mirë. Por së pari, duhet të ruajmë modelin e edukimit brenda një gjinie, që do të ruante edhe tiparet e nevojshme për një shoqëri që do të vijojë të ketë në qendër të vet fëmijën e jo qejfin. Ka dashur Zoti që ne shqiptarët e kemi pasuri familjen, ndaj duhet ta ruajmë atë. Në të kundërt, çdo edukim tjetër do të ishte banal, në mos pervers, pasi do të kishte në themel seksin dhe jo vijimësinë e jetës.

Marre prej Gazeta Motropol Online
trokit ketu

Ky është pedofilizëm institucional

KASTRIOT MYFTARAJ

27/03/2010 1) A është normale që djemtë e vegjël të luajnë me kukulla barbi?

Unë mendoj se kjo është pedofili e institucionalizuar. Se ja, imagjinoni pak një të rritur, i cili bisedon me një fëmijë të seksit mashkull, dhe i stimulon sjellje të tilla si ato që përshkruhen në tekstet e përmendura, të cilat u janë dhënë shkollave nga fondacioni “Soros”, pra e nxit që të sillet si femër etj. Të gjitha këto veprime të këtij pedofili do të përdoreshin si prova nga prokuroria për të ngritur akuzën ndaj tij. Ky njeri do të përfundonte në burg dhe do të dënohej mbi bazën e këtyre provave. Ndërsa kur këtë gjë e bën një fondacion perëndimor dhe autoritetet arsimore shqiptare, kjo quhet normale. Ata mund t’ia lejojnë vetes një gjë të tillë që ta bëjnë me të gjithë fëmijët e Shqipërisë. Por para ligjit janë të barabartë, si ai pedofili i cili manipulon një fëmijë me biseda si përmbajtja e këtyre teksteve, ashtu edhe zyrtarët e fondacionit “Soros” dhe të Ministrisë së Arsimit. E pra, këta kanë kryer një vepër penale. Me këto tekste u lehtësohet puna pedofilëve, të cilët do të gjejnë fëmijë të bërë gati, si të thuash, që këta të ushtrojnë mbi ta perversitetin e tyre. Dhe si do të sillen këta fëmijë kur të rriten? Kjo mund të imagjinohet lehtë.

2) A duhet që nxënësve t’u imponohet si vlerë homoseksualizmi?

E keqja është se homoseksualizmi stimulohet në këtë mënyrë te fëmijët. Homoseksualizmi bëhet një lloj mode. Të qenët homoseksual kërkohet të paraqitet si mënyra për të qenë trendi, për të qenë modern. Kështu që fëmijët mund të influencohen më lehtë dhe këtë gjë ta ruajnë në moshë të rritur dhe ta përcjellin te pasardhësit.

3) Për mendimin tuaj cili është qëllimi i financimit të këtyre teksteve?

Unë kam bindjen e plotë se qëllimi është që të shkatërrohet edhe ai bastion i shoqërisë shqiptare, i cili është solid, dhe që është familja

Marre prej Gazeta Metropol Online
trokit ketu

Dhëmbët e ujqërve, mprehur për mish qengji

MARIGLEN MULLAI

27/03/2010 Në vorbulldramën e fundit, ku mpleksen instinkte të rriturish përballë pafajësisë fëmijërore, po del hapur tendenca e më të mëdhenjve për të nënshtruar apo devijuar rendin normal që vogëlushët përshkruajnë në vitet e para të jetës. Natyrisht, që të shfaqej romani i Haki Stërmillit “Sikur të isha djalë” në tekstet e “fëmijëve filozofë”, këtë as që e kisha menduar ndonjëherë se mund të ndodhte. Diku, mes fletëve të kësaj abetareje speciale, mësuesja i kërkon vajzës të thotë se ç’do të bënte, sikur të ishte djalë, dhe djali gjithashtu mund të shprehet se si do ndihej, po të ishte vajzë. Hartuesit janë treguar amatorë, sepse vetë përdorimi i frazave “djalë që luan me kukull”, apo “djalë që të njohë markën e buzëkuqit të mamit”, e nxjerr sheshit qëllimin e fshehur pa kujdes. Autorët të na i tregojnë hapur më mirë. Karta që ata po luajnë është e rrezikshme, aq sa as ata vetë s’e kanë imagjinuar. Terreni i Tiranës është xhungël e vërtetë, ashtu sikurse edhe në arenën ndërkombëtare po shfaqen tendenca të frikshme pedofilie. Ekspertëve të policisë e prokurorisë disa herë u kanë shpëtuar nga duart nja 2 pedofilë që kishin fotografuar e filmuar vogëlushë. Dhjetëra të tjerë janë prangosur me këto akuza. Në Greqi ka nisur valë arrestimesh, kurse Vatikani sot akuzohet për abuzime monstruoze të klerikëve me të mitur. Eksperiencat jetësore kanë treguar që për shkak të prirjeve homoseksuale apo pedofile, shumë prindër kanë abuzuar me fëmijët e tyre. Nëse kjo ka ndodhur, çdokush mund të imagjinojë se ç’mund të bëhet me fëmijën e tjetrit, aq më tepër që pyetësori apostafat i ka nxjerrë zbuluar. Fusha shqiptare ku po ecin këta trima të huaj është e shtruar me mina që po plasën, do t’u shkaktojnë të parëve plagë vetë atyre që e hapën. Hyrja me forcë në trurin e vogëlushit e aq më rëndshëm në libidon e tij, orientimin seksual apo më troç te “bibilushi”, besoj se shkakton shumë bezdi te prindi. Ndoshta duhet t’i njohësh nga afër këta njerëz, që të kuptosh sensin e asaj që kërkojnë përmes kësaj metode që zbulon djemtë e brishtë. Shenjat për t’i shkuar gjer në fund kësaj udhe janë dhënë. Denoncuesit kanë reaguar e tashmë vendimi përfundimtar i takon Kuvendit. Gjersa këto ujëra të qetësohen, dua t’u them ujqërve që të mos i mprehin shumë dhëmbët për mish të butë deleje të pafajshme. Në qofshin dele deputetët tanë të mençur, le të mos shqetësohen për ankesën e ZMK-së, sepse pa dashje do të quhen bashkëfajtorë në nismën: “Ejani në Shqipëri, se gjetëm djem që luajnë me kukulla.”

Marre prej gazeta Metropol Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Apr 02 2010, 04:25pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
SHQIPTARI TË FAL GJITHÇKA POS SUKSESIT

02/04/2010Ramiz Kelmendi

Shqiptari, përkrah gjithë asaj morie pa fund virtytesh e cenesh, bese e trimërie, vetëlavdi e rrahagjoksi, ka dhe ndonjë të “metëzë” a “plagëzë”, që as i bën nder dhe as mund të krenohet me të. Në mos e pastë, madje-madje, edhe për turp edhe për marre.

E kam fjalën, shkurt, për Smirën tonë ndjellakeqe e ndjellazezë. Me shkronjë të madhe! Për këtë jo aq dukuri a fenomen, sa – lumoskëndoiançe - p l a g ë n tonë nga më të mëdhatë: Zilinë ndaj njëri-tjetrit. Thuaj urrejtjen, deri në armiqësi, përplot përçmim e poshtërim, përplot sharje e fyerje. Një sëmundje jona kjo, një patologji pothuajse mbarëkombëtare. Siç e shpjegon edhe Fjalori ynë: një ndjenjë e lakmisë dhe e keqdashjes, që na ngjallet kur shohim dikë më mirë se veten.

E ne, siç, me gjasë, amanet na ka lënë i pari, pothuajse kurrë s’e duam tjetrin sa veten. Pothuajse gjithmonë e përdhosim çdokënd që na del – mbi veten. Edhe në qoftë shqiptar.
Edhe n’e paçim vëlla t’bab’s e t’nan’s!

E kam fjalën, pra, për shqiptarin smirëkeq, për shqiptarin smirëzi, për shqiptarin resëtar dhe resëmadh, që s’e ka smirë - as ia bën ngat! – “shkjaut” (të Fishtës), “junanit” a “taljanit”, sa vëllait të gjakut e të fisit.

Pikërisht para ndonjë jave u mbushën 20 vjet nga ajo Lëvizja e Madhe Gjithëpopullore e Madhore e Pajtimit të Gjaqeve, prirë nga Anton Çetta e Mark Krasniqi, Azem Shkreli e Bajram Kelmendi me shokë, po sidomos me të rinj dhe të reja, kur shqiptari i fali shqiptarit mbi një mijë gjaqe. Burrërisht. Shqiptarisht. Me lot në sy. Jam dëshmitar, ende i gjallë nga ata pak, kur nëna shqiptare fali – në emër të lirisë e në emër të rinisë, në emër të Kosovës! – deri katër gjaqe. Katër djem.

Përkrah Besës, Burrërisë e Trimërisë, shqiptari, po, edhe – fal! Të fal, po, edhe kur ia mbyt babën e djalin. Edhe kur ia vret vëllain a dajën. Edhe kur ia shkel fëmijën.
Të fal shqiptari, sepse faljen, animë të gjaqeve, e ka për nder.
E konsideron, më shumë se akt burrërie, një akt – trimërie. Se jo më kot e ka fjalën e vet të urtë: Veç trimi fal. Falja fryn njerinë, nakari fryn mërinë.
Gjithçka, po, fal shqiptari. Gjithçka, po, po.
Ja që, ka një Një, ka një diçka që nuk ta fal – assesi!
Shqiptari, shkurt fjala, nuk ta fal – suksesin.

Edhe po të pati vëlla. Se më, qoftë larg (!) , po e pati koleg mjeku mjekun, aktori aktorin, shkrimtari shkrimtarin, historiani historianin, kritiku kritikun, artisti artistin, politikani politikanin, ministri ministrin etj., etj., plas - plasja!

Një zonjë tiranase me emrin Ana Kodima futi gishtin në këtë plagë, që e quajti “Smira jonë sociale” (e unë do i shtoja edhe – kombëtare!), tek tha se në çdo sektor të jetës sonë luftohet egërsisht dhe me ngulm - i suksesshmi, i guximshmi, ambiciozi. Vetëm e vetëm pse bie ndesh me mentalitetin barazitar-ist.

Po u dallove nga të tjerët, po u bëre i shquar, i njohur dhe i dashur publikisht, vaj halli! Se na shquan edhe një tjetër “tipar” ne shqiptarëve: me qiri e me pishë ta kërkosh, pale a e gjen një shqiptar ta lëvdojë një shqiptar të aftë dhe publik! Siç nuk e gjen asnjë t’i bjerë në qafë dembelit a parazitit. S’do mend, mbase edhe mund të kuptohen, në qoftë se nuk arsyetohen, të dështuarit e të dëshpëruarit, të pakënaqurit e të pazotët, hileqarët e ziliqarët.

Mirëpo, si shpjegohet dhe a arsyetohet egoja patologjike, vetëlavdërimi i skajmë dhe ulja, nënçmimi e përçmimi i tjetrit, i kolegut, deri edhe me broçkulla, tek i prin, e pushton dhe mbisundon zilia, smira, inati “pse ai ka përparuar më shumë se unë? Pse, ç’është ai? Mos është më i zoti se unë”?
Flitet ndër shqiptarë një si anekdotë, kur dy vëllezër shpëtuan të birin e princit nga vdekja.
Për t’i shpërblyer, e pyeti princi të parin ç’dëshiron. Disa dele, u gjegj ai, t’i kullos dhe t’i shtoj. Saora princi ia plotësoi dëshirën.

Po ti tjetri ç’dëshirë ke të ta plotësoj menjëherë?

Pa u hamendur, hazërxhevap, vëllai i dytë i tha: “Dua t’ia marrësh vëllait delet që ia fale, që të mos ketë ç’të kullotë”!

Anekdota anekdotë, e kurdisur a e kotë, mbetet se mbetet anekdotë. Po kur unë “i prek me dorë” dhe bëj be në Kuran e në Bibël, sepse i njoh me farë e me fis, me emër e me mbiemër, jo një po plot shtatë palë, shtatë çifte vëllezër të një babe e të një nëne, që jo vetëm nuk flasin kurrë njëri me tjetrin me vite e vite, po nuk gjen “turk as shkja” t’i përgojojë e t’i shajë më keq e më zi se ata njëri-tjetrin. Përkrah amanetit dhe dëshirës së fundit të një fshatarit tonë plak para vdekjes: që t’i cofë lopa e vetme – fqinjit të vet më të parë!

Kam mbi 20 vjet që botova librin “Fytyra dhe turinj” me mbi 370 faqe. Në qe se këta 7 vëllezërit prishtinas edhe i “kuptojmë” dosido, si do “kuptuar” zilinë, zënkat, grindjet, rragatat, sharjet e fyerjet e kokave më të shtrenjta, më të merituara dhe më të njohura të kombit tonë ndër vite?
A mjafton të zë ngoje edhe vetëm “majat: Fan Nolin me Faik Konicën dje! Ismail Kadarenë me Rexhep Qosjen sot?

Se më: Fishtën (“Gabove, Hilë!”) kundër Hilë Mosit; Nikollë Ivanajn kundër Faikut e Fishtës; Konicën kundër Naimit dhe një vargu “xuxubocërish dhe doçërish”; Hasan Prishtinën kundër Ismail Qemalit; Faikun kundër Asdrenit; Gramenon kundër Faikut; Luigj Gurakuqin kundër oponentëve; Çajupin kundër Dr. Adhamidhit; Branko Merxhanin kundër Lasgush Poradecit etj., etj., deri te Vehap Shita kundër Hasan Kaleshit (“Medice, cura te ipsum”).

Enish, siç e kish zakon të thoshte babai i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, Anton Çetta, pa mëtuar të moralizoj, do mësuar të çmojmë, të nderojmë dhe të krenohemi me njerëzit e zot, me ata që janë më të mëdhenj dhe më të afirmuar se ne.

Pa Smirë!
Pa Zili!
Pa Inat!

Marre prej Gazeta Shqip Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Apr 27 2010, 09:41am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqiptarët me rakinë, si rusët me vodkën





27/04/2010

340 mijë persona konsumojnë alkool. Alarmi, rreth 5% e femrave në moshë riprodhuese e konsumojnë rregullisht

Konsumatorët e alkoolit në vendin tonë po rriten nga dita në ditë. Në grupin e pijetarëve po shtohen edhe pijedashësit e moshave të reja, që nisin të nxisin këtë ves që në adoleshencë.
Sipas të dhënave dhe statistikave, alkooli është një nga substancat më të përdorura në listën e produkteve psikoaktive, të dëmshme për shëndetin. “Alkooli, pavarësisht nga çrregullimet serioze shëndetësore dhe psikosociale të derivuara nga abuzimi i tij, edhe në vendin tonë përbën substancën psikoaktive më të përhapura në krahasim me substancat e tjera psikoaktive”, sqarohet në analizën e Institutit të Shëndetit Publik, në analizën raportuese të situatës së alkoolit në vendin tonë.

Deri tani, të alkoolizuarit në vendin tonë janë trajtuar disa te mjeku i stomakut, të tjerë te mjeku i mëlçisë. Pas tre vitesh diskutimi është arritur që të ngrihet një repart i veçantë, ku do të trajtohen të varurit nga alkooli. Madje për herë të parë ka nisur edhe taktika e të folurit në grup, njësoj siç procedohet edhe në qendrat e specializuara në spitalet perëndimore.

Qendra e alkoolit që u inaugurua dje mund të përballojë 12 të shtruar, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë, ndërkohë që do të presë e përcjellë për terapi të gjithë konsumatorët e alkoolit, të cilët ndodhen në stade të ndryshme.

Studimi

Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve, përveç se janë pijedashës, e kalojnë masën normale të konsumit të pijes, duke sëmurur veten, por edhe duke i prishur qetësinë dhe pjesëtarëve të familjes. Studimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, në fushën e alkoologjisë, evidentojnë se në vendin tonë rreth 340 mijë persona konsumojnë alkool. Nga këta konsumatorë rezulton se 58% pinë alkool tej masës së lejuar dhe rreth 2% e popullsisë janë të varur prej tij.

Po ashtu, rreth 4.8% e femrave të moshave riprodhuese rezultojnë konsumatorë “të rregullta” të alkoolit.

Qendra e alkoologjisë

Për herë të parë dje është inauguruar pranë shërbimit të psikiatrisë, klinika alkoologjike me një kapacitet prej 12 shtretërish. Sipas mjekëve, kjo qendër u mendua të ngrihej pranë shërbimit të psikiatrisë, për shkak të nevojës reciproke të dy shërbimeve, në raport me trajtimin e diagnozave të dyfishta. Modalitetet trajtuese të këtij shërbimi janë plotësisht të përcaktuara në protokollin e mjekimit dhe konsistojnë në trajtimin e fenomenit të tërheqjes dhe varësisë alkoolike. Terapia hospitalore ka një kohëzgjatje rreth një muaj dhe do të përbëjë vetëm fazën e parë të trajtimit të varësisë alkoolike. Kjo fazë pasohet nga faza e dytë, ajo e trajtimit ambulator, me kohëzgjatje rreth 11 muaj, gjithsej terapia mbajtëse zgjat rreth 12 muaj. Një ndër komponentët e fazës ambulatore është frekuentimi një herë në javë nga abstinentët, mundësisht dhe familjarëve të tyre, i klubeve të abstinentëve alkoolikë. Këto klube, të cilat do të drejtohen nga sociologë, do të përbëjnë ambiente ku psikoterapia do të ushtrohet natyrshëm dhe do t’i ndihmojë abstinentët duke i motivuar për vazhdimin e terapisë, si dhe për ndryshimin e tyre të sjelljes.


Marre prej Gazeta shqip Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Apr 30 2010, 11:34am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Krim i dyfishtë brenda familjes, vret gruan dhe veten

Tiranë – Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur sot në Tiranë.
Një burrë ka vrarë bashkëshorten dhe më pas edhe veten rreth orës 11:00 të ditës së sotme. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Siri Kodra” pranë Selvisë, kur 58-vjeçari Skënder Meshi, ka hyrë në lokalin ku punonte gruaja e tij, Dylbere Meshi, 50-vjeç, duke e qëlluar për vdekje. Policia ka gjetur armën e krimit, tip pistoletë, me të cilin burri ka vrarë gruan dhe pas më edhe veten.

Policia tha se 58-vjeçari ndodhej në gjendje depresive në momentin që ka ndërmarrë aktin tragjik. Çifti ishte nga Lezha dhe banonte prej disa vitesh në Tiranë.

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Apr 30 2010, 11:42am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Humb të dashurin dhe studimet në Oxford, vetëflijohet 24 vjeçaria

30/04/2010

TIRANË- Vetëhelmohet në gjendje depresive një vajzë në periferi të kryeqytetit, pak vite pas humbjes së një njeriu të njohur të saj. Ndërkaq familja i pohoi policisë se e bija kishte fituar të drejtën e studimit në Universitetin e Oksfordit, por se nuk kishin para ta paguanin ndaj edhe ajo kishte kaluar në gjendje depresive për këtë shkak. Ngjarja e dhimbshme ndodhi në Paskuqan, në fillim të kësaj jave, kur 24- vjeçarja Sabajeta Peposhi, lindur në Kukës dhe banuese në Paskuqan të Tiranës, konsumoi një sasi tabletash valiumi me qëllimin për t'u vetëflijuar. Vajza mësohet se ka konsumuar medikamentin në banesën e saj në periferi të Tiranës, në Paskuqan, por pas disa minutash është gjendur nga familjarët e saj në gjendje të rëndë. Sipas policisë, Peposhi është dërguar më pas për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak nga të afërmit, ku ka mundur të jetojë dy ditë në reanimacion, por më pas ka ndërruar jetë për shkak të intoksikimit të rëndë. Ajo humbi jetën pas dy ditë qëndrimi në sptial, edhe pas ndërhyrjeve të shumta të mjekëve për t'i shpëtuar jetën. Policia ka nisur hetimet duke marrë në fillim dëshmitë e familjarëve të viktimës, të cilët kanë rrëfyer për problemet e mundshme që ajo mund të ketë pasur. Nga të dhënat paraprake të Policisë së Tiranës, dyshohet se dy janë shkaqet që mund ta kenë shtyre Sabajeta Peposhin që të vetëhelmohet, vdekja e të dashurit të saj në një aksident automobilistik. Si pistë të dytë, policia ka hetuar edhe pamundësinë e vazhdimit të studimeve jashtë Shqipërisë të saj. Mësohet se Peposhi, e diplomuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës, ka pasur një lidhje me një djalë, për më shumë se katër vjet, por ky i fundit ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Ndërkohë pjesë e hetimeve të policisë është edhe pista e mos vazhdimit të studimeve në Oksford Sabajetja, pasi mësohet se i kishte dalë një bursë për të studiuar në Angli. Në pamundësi ekonomike, viktima nuk i ka vazhduar studimet jashtë Shqipërisë dhe dyshohet që kjo është njëra nga arsyet që e kanë bërë të renë që të kalojë në një gjendje depresive. Këto janë dy pistat, ku janë përqendruar hetimet e policisë dhe në ditët ne vazhdim, pas përfundimit të hetimeve pritet që të mësohen motivet që e kanë shtyre 24- vjeçaren nga Kukësi që t'i japë fund jetës, duke u vetëhelmuar. Nga hetimet që po zhvillon Policia e Tiranës mësohet se Peposhi me origjinë nga Kukësi, por banuese prej disa vitesh në Tiranë, e ka kryer aktin e vetëhelmimit në kushtet e gjendjes së rëndë depresive. Viktima është përcjellë dje për në banesën e fundit.


© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun May 09 2010, 10:07am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vëllai ther me thikë vëllain, për dy rrënjë domate



09/05/2010
Hysen Likdisha

Dibër

Konfliktet mes vëllezërve, të vjetra. Fëmijët e viktimës nuk pranojnë në mort ata të vrasësit
Grindja për dy rrënjë domate ka qenë shkaku i vrasjes së 54- vjeçarit Ilmi Buci, nga dora e të vëllait. Viktima, ish-inspektor policie i fshatit Fushë-Çidhnë, në Dibër, i dalë në reformë para tre vitesh, u ther me thikë nga vëllai i tij mbrëmjen vonë të së premtes. Konfirmohet se konfliktet e pronësisë kanë qenë të hershme mes dy vëllezërve Buci, ndërkohë që vëllavrasësi është kapur mesnatën së premtes, jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Krimi



“Ilmiu, së bashku me bashkëshorten, kanë qenë duke punuar në një kopsht të sapohapur prej tyre”, tregon Xh.Buci, një i afërt i vëllezërve Buci. Më tej ai rrëfen se në mbrëmje, bashkëshortja e Ilmiut ka marrë lopën dhe është nisur drejt shtëpisë, kurse Ilmiu ka vazhduar të qëndrojë dhe për pak kohë. Ai i ka thënë bashkëshortes të shkonte, sepse ai do të kthehej në shtëpi pak më vonë. Në këtë moment, krejt papritur është shfaqur Fiqiriu, i cili ka nisur sherrin me të vëllanë, Ilmiun, për domatet që kishte mbjellë në kopshtin e sapohapur. Duke e njohur mirë temperamentin e vëllait, ai e ka ndjerë rrezikun dhe ka tentuar të largohet, por është goditur me një copë dru. Pasi i ka prerë rrugën, Fiqiriu 64-vjeçar ka nxjerrë thikën, duke i shkaktuar vëllait një plagë që i solli vdekjen. Ndonëse viktima është dërguar me urgjencë nga të afërmit në spitalin e Peshkopisë, çdo gjë ka qenë e kotë, pasi Ilmiu kishte ndërruar jetë. Policia menjëherë është vënë në ndjekje të autorit të krimit, i cili është kapur nga blutë e Komisariatit të Peshkopisë rreth mesnatës në afërsi të fshatit. Ngjarja e pazakontë, ku vëllai vret vëllain për disa rrënjë domate, natyrshëm që i kishte tronditur banorët e Fushë-Çidhnës. “Nuk dimë çfarë të themi për këtë ngjarje, përgjigjet pothuajse çdonjëri nga banorët e pyetur për këtë ngjarje të rëndë.

Familjarët
Në shtëpinë e Ilmi Bucit ka pllakosur morti. Edhe ata pak njerëz që prisnin sipas zakonit për ngushëllim, nuk kanë pranuar të japin detaje për vëllavrasjen. Ndërkohë, dy familjet e vëllait të vrarë dhe vrasësit ndodhen fare pranë njëra-tjetrës. Sipas banorëve të këtij fshati, shteti duhej të ndërhynte me kohë për zgjidhjen e konflikteve mes vëllezërve Buci, aq më tepër kur njëri prej tyre ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit.

Konfliktet
Bashkëfshatarët e vëllezërve Buci konfirmojnë për “Shqip”, se konfliktet për ndarjen e pronave mes dy vëllezërve, Ilmi dhe Fiqiri Buci, kanë nisur me fillimet e demokracisë, kur pas shpërbërjes të kooperativave bujqësore çdo familje mori tokën e saj. Kështu, sipas banorëve të fshatit, që prej 19 vitesh dy vëllezërit Buci nuk kanë folur me njëri-tjetrin për shkak të qejfmbetjeve të krijuara për ndarjen e pronës. Prej disa vitesh, vrasësi Fiqiri Buci, 64 vjeç, me arsim të lartë për agronomi, u zhvendos me familjen për të jetuar në Durrës, gjë kjo që mendohej të çonte edhe në “pushimin” e konflikteve mes dy vëllezërve Buci. Por, mbrëmjen e së premtes konflikti mes vëllezërve është rindezur dhe ka degjeneruar në krim, kur 64-vjeçari Fiqiri Buci ka therur me thikë vëllain e tij, Ilmiun.

Copyright © 2010 Gazeta SHQIP. All rights reserved
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 14 2010, 11:36am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Krujë/ Vret motër e vëlla për pronën, në kërkim Gëzim Zeneli

Policia vë në dispozicion 10 mijë euro shpërblim për gjetjen e vrasësit nga Thumana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Krujës, ku një konflikt pronësie i ka kushtuar jetën dy personave. Vëlla e motër mbetën të vrarë dje me armë në Krujë ndërsa policia ka identifikuar autorin e krimit të dyfishtë. Dyshohet se krimi ka ndodhur për motive pronësie.

Policia e Krujës bëri të ditur se shtetasit Xhevrie Stafa 41 vjeçe dhe Qemal Çepani, motër e vëlla janë ekzekutuar me armë.

Efektivët blu dyshojnë se autor i ngjarjes së rëndë është shtetasi Gëzim Zeneli, ndaj të cilit kanë nisur kërkimet intensive. Ekzekutimi i tyre është bërë me armë zjarri dhe mendohet se ky konflikt pronësie ka qenë i hershëm. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë paraqitur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur nga puna për identifikimin e autorit të këtij krimi. Sipas burimeve të policisë maskara e ndodhur në fshatin Fushë Thumanë të Krujës ka për autor shtetasin nga Laçi Gëzim Zeneli. Sipas njoftimit të policisë 30 vjeçari Zeneli ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti për pronën Xhevrie Stafën dhe Qemal Çepanin. Dy viktimat kanë marrë plagë serioze në trupë dhe janë dërguar menjëherë nga të afërmit në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Por megjithë ndihmën mjekësore dy personat kanë gjetur vdekjen dhe nuk kanë mundur dot ti përballojnë plagët e marra. Më tej burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:50 në Fushë Thumanë dhe baza ka qenë një konflikt i vjetër për probleme pronësie mes dy viktimave dhe vrasësit Gëzim Zeneli. “Menjëherë pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar. Nga ana jonë janë vënë në dispozicion të ngjarjes dhe kapjes së autorit të dyshuar strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë si dhe shërbime të hetimit të krimit në Drejtorinë e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë. Pronësia është kthyer shpesh herë në mollën e sherrit, e cila ka përfunduar në vrasje. Nuk kanë qenë të pakta rastet e vrasjeve si rezultat gjaknxehtësie në një mosmarrëveshje pronësie. Vetëm para pak javësh një vrasje me motiv pronësie ndodhi në zonën e Dibrës, ku vëllai vrau vëllanë vetëm për nj përfitim prone. Nga statistikat e kohëve të fundit konstatohet se vrasjet me motiv pronësie vazhdojnë të jenë të shumta në numër, por jo në vendin e parë. Gjithsesi këto vrasje janë problem shqetësues për vendin tonë, sidomos kur ndodhin brenda rrethit familjar, pasi efekti i vrasjes është i dyfishtë.

Shpërblimi

Policia e shtetit vendosi 10 mijë euro shpërblim për personat që japin informacione në ndihmë të arrestimit të shtetasit Gëzim Zeneli, 30 vjeç, i akuzuar për vrasjen e dy personave ditën e djeshme. Autori i vrasjes së shtetasve Xhevrie Stafa, 41 vjeçe dhe Qemal Çepani, 41 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pasi qëlloi me armë dy viktimat. Policia është vënë në ndjekje të Gëzim Zenelit, banues në Vinjol të Laçit por kërkimet nuk kanë dhënë rezultat. Sipas burimeve të policisë, vrasësi është komshi me dy viktimat, Xhevrie Stafa dhe Qemal Çepani. Policia ka thënë se jep 10 mijë euro shpërblim për personat që japin informata në lidhje me vendndodhjen e shtetasit Gëzim Zeneli. Sipas një deklarate të policisë, personat që kanë informacion mbi vendndodhjen e vrasësit duhet të kontaktojnë në numrat e telefonave 126, 129 dhe 069 41 02 733/ 052 2222 66 për dhënien e informacionit kundrejt anonimatit. Vrasja e djeshme, sipas hetimeve të deritanishme ka pasur si shkak një konflikt pronësie që vëlla e morët kishin me ekzekutorin. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Krujë. Shkak i krimit te dyfishte dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje pronësie mes viktimave dhe autorit të vrasjes, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga të dhënat paraprake mësohet se dy persona kanë humbur jetën pasi janë qëlluar nga një person i tretë.

Qemal Çepani dhe Xhevrie Stafa, 41 vjeç, mësohet se është identiteti i dy personave të vrarë ndërsa policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka shpallur në kërkim Gëzim Zenelin.

Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për motive pronësie por ende nuk ka një pistë zyrtare të deklaruar nga uniformat blu të zonës. Pritet ende rezultati i hetimeve të mëtejshme të forcave të policisë, të cilët po vazhdojnë të punojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në vrasjen e dy personave. Nga ana tjetër togat blu po vijojnë me kërkimet për të gjetur autorin vrasjes, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Madje personi që jep informacion për vendndodhjen e Gëzim Zenelit do të shpërblehet me 10 mijë euro.


Anxhela Tato

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


[ Edited Fri May 14 2010, 11:37am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed May 26 2010, 04:38pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pse vallë jemi popull i dhunshëm?!

Written by Gazeta SOT
E Marte, 25 Maj 2010 00:00
Nga Edgar FRASHËRI


Që jemi popull (shtet) ende me rrënjë dhune, nuk ka nevojë të na e thotë i madhi Mahatma Ghandi. Por kush është ky që e ka thënë!?-mbase dikush pyet. Kush nuk e di le të mbetet i tillë. Sidomos brezi i cili rritet me pseudokulturë dhe analfabetizëm (mund të jetë dhe me “Master” prodhim vendi), me siguri që nuk e ka lexuar ose dëgjuar emrin e tij. Por edhe brezi ynë më i vjetër nuk besoj të mbetemi mbrapa pikërisht sepse Ghandi i madh ka bërë anatominë e origjinës së dhunës e për rrjedhojë të regjimeve të dhunshme diktatoriale. Dhe në këtë aspekt, ne të cilët jemi rritur në ato kushte, jemi gjithashtu vërtetim në praktikën e asaj që filozofi i madh i jodhunës e ka përmbledhur me pak fjalë në këto radhë: “Rrënjët e dhunës janë tek: Pasuria e vënë pa punë (të ndershme-E.F.), Kënaqësia pa vetëdije, Dija pa karakter, Tregtia pa moral, Shkenca e bërë pa humanizëm, Feja e praktikuar pa sakrificë dhe Politika pa principe.

Ghandi ka shumë thënie të cilat tashmë kanë hyrë në fondin e paçmuar të urtësisë botërore të cilat, edhe se ka kaluar gati shekull nga koha kur janë thënë, mbeten si të vërteta universale.

Por kjo më goditi fort, sepse gati-gati sa nuk klitha dhe thashë: Mos vallë ky Ghandi e ka origjinën nga vendi ynë ( si Nënë Tereza) dhe meqenëse ka zbuluar faktin e hidhur të mësipërm, ja ka mbathur të jetojë në Indi (si dhe nënë Tereza) ku atje gjeti vehten dhe i dha lirinë një populli qindra milionësh?- Por le të mos merremi me Ghandin sepse qëllimi nuk është këtu. Le të merremi me thënien e tij dhe ta përkthejmë atë në gjuhën tonë që të jetë e kuptueshme dhe për ata që nuk dinë shkrim por të paktën dinë të lexojnë.

Dhunë ka kudo në botë. Ajo është e mbushur plot me të. Sepse dhuna e ka origjinën tek instinktet që njerëzimi ka trashëguar kur ende nuk kishte filluar të ecte me dy këmbë. Ajo sot fillesën e ka atje dhe pastaj sofistikohet duke u ngritur në sistem atje ku qytetërimi mbetet ende mbrapa niveleve të zhvillimit të asaj pjese të botës e cila quhet e “qytetëruar”. Dhe të jesh pjesë e kësaj bote nuk mjafton vetëm ti përkasësh asaj gjeografikisht, as dhe të vetëshpallesh popull i qytetëruar dhe as nuk merret titull me favore apo shërbime sado të mëdha qofshin ato.

Sot kam dëgjuar që nga të katër anët e “analistëve” tanë të flitet pa pushim, si një gramofon i prishur, që ne jo vetëm se jemi popull i qytetëruar, sepse jemi në mes të qytetërimit me nivelin më të lartë që sot është arritur në rruzullin tonë, por se edhe mbase na është ngrënë pak haku, sepse nuk na kanë dhënë vendin e merituar, gjë që po e korrigjojnë tani duke na futur në NATO. Pra që të futesh tek popujt e qytetëruar duhet të vendosësh një sistem krahasimi vlerash dhe të shohësh se ku je. Dhe këto vlera nuk i vendos ti. Por ato janë të pranuara botërisht dhe janë të tjerët që ta gjejnë vendin në atë familje. Dhuna është ajo që bën një shoqëri ose bashkësi njerëzish me pak ose aspak të qytetëruar. Pikërisht ky element përbën edhe treguesin më të qenësishëm për të marrë atributet e një populli ose shoqërie të zhvilluar.
Nisur nga ky mendim, atëherë analiza fillon e qartësohet. Po qe se je shoqëri e organizuar me dhunë brenda, atëherë shih se je ende në “pyll”. Kjo me çon tek përkufizimi që i ka bërë Ghandi dhunës në çdo lloj shoqërie. Me dhimbje duhet të pranoj që shoqëria shqiptare sot, në stadin në të cilin ndodhet, mund të jetë ndër të paktat në botë, jo vetëm në rajon e cila i plotëson njëqind për qind kushtet sipas këtij përkufizimi që të jetë dhe të shfaqë rrënjë të thella dhune. Bile shumë më tepër sesa nga ajo e kohës së komunizmit. Nuk është fare për tu habitur. Jo se atëherë nuk kishte dhunë. Kishte dhe... çfarë se. Por ajo shoqëri (përsëri e jona) zhduku pothuajse të gjithë elementët nga përkufizimi i Ghandit dhe prandaj u quajt shoqëri e një shteti diktatorial, sepse i mbeti vetëm politika pa princip e pa moral.
Sot ne “fatmirësisht” i kemi të gjitha elementët për tu quajtur gjoja shoqëri e hapur por e dhunshme. Bile për të qenë më i saktë në vlerësim duhet të vendos si kriter (personal) që fenomeni të shfaqet në më shumë se gjysmën e vlerave të matshme.

1- Pasuria e vënë pa punë (të ndershme- E. F.), Pra si fillim, le të vijë dikush të më kundërshtojë se në gjendjen e sotme të gjërave, pasuria është vënë me punë (të ndershme). Sepse duhet të pranohet që pjesa më e madhe e popullit në këto njëzet vite ndryshimi nuk punon të pasurohet, por thjesht për të mbijetuar ose jetuar. Jo- sepse ata të cilët gjatë të njëjtës periudhë kohe janë pasuruar ose tej pasuruar me kriterin e mësipërm, nuk e kanë vënë atë me punën (e ndershme) të veten. Dhe kjo nuk është hipotezë! Sepse puna akoma nuk është bërë për popullin shqiptar i vetmi burim të ardhurash, mirëqenie e zhvillimi. Ndryshe nuk do të lulëzonin si askund në botë skemat piramidale të cilat në themel kishin dembelizmin tipik anadollak të rrënjëve tona.

2- Kënaqësia pa vetëdije. Po pse vallë në këto dy dekada ne si popull, kemi rafinuar apo jo shijet dhe kënaqësitë. Jo zotëri! Edhe mbas kaq kohe jemi ende primitivë në kënaqësi. Pra jemi ende (në shumicë të popullit) në ato kënaqësi të thjeshta që sapo na kanë ndarë nga një stad i pazhvilluar shoqëror dhe shpesh ato janë kënaqësi instinktive. Për mua, si ai ose ajo që vjen nga Parisi dhe tregon se çfarë ka ngrenë ose ka blerë, pa treguar se çfarë ka parë e mësuar, është njëlloj si me atë shtetasin tjetër tonë i cili nuk ka parë botën e madhe me sy, por që të arrijë kënaqësinë e vet duhet të asgjësojë një gjysmë qingji të pjekur dhe të pijë një damixhane raki sa ti dalin trutë nga koka. Edhe ky popull nuk lexon, nuk njeh muzikën, pikturën, (njeh celularin, TV-në), është me kënaqësi të njëjta në përmbajtje me atë që ka lexuar, shkon edhe në opera, ose galeri arti, por që i ka vetëm llustër. Jemi popull sipërfaqësor edhe në kënaqësi. Thjesht kopjojmë por nuk shijojmë.

3- Dija pa karakter. Sa për Dijen, këtu të më falin të gjithë por personalisht në mënyrë kategorike ulërij se pikërisht ajo që i mungon sot dijes shqiptare është karakteri. Nuk po flas për atë të trashëguarën, sepse ajo u krijua në rrethana të veçanta të një sistemi diktatorial i cili krijoi Lei Fenin e vet të shkolluar, i cila mbasi u shkri për atdheun, la nga pas një varfëri e cila kishte në themel këtë dije pa karakter. Po sot vallë çfarë bëhet? - Vetë njerëzit e “ditur” të kohës pranojnë nën zë, se dija është kthyer në mall, bile fare të lirë... sepse si duket në këtë vend atë vlerë ka! Dhe për sa kohë që brenda kësaj shoqërie do të ndjehet rehat si analfabeti me diplomë, me master ose profesorat vendi, ashtu edhe biznesmeni i pasur por pa shkolle, atëherë kjo është mina me sahat që kjo shoqëri ja ka vënë vetes duke garantuar një të ardhme akoma të dhunshme. Sistemi arsimit dhe institucionet e “dijes” kanë dy dekada që vuajnë eksperimente nga më të çuditshmet, duke prodhuar një brez me qëndrim e vlerësim amoral e pa karakter ndaj dijes në përgjithësi. Populli vazhdon të ruajë me fanatizëm dijen që në kohën e Haxhi Qamilit, me veshje moderne.

4- Tregtia pa moral. Sapo u përmbys sistemi i diktaturës, u çliruan energjitë krijuese të një populli të shtypur. Shqiptari gati i verbër, shikoi përpara me dëshirë e optimizëm se shoqëria dhe ekonomia e lirë do të bëhej sa hapë e mbyllë sytë. Për këtë naivitet nuk mund të na vësh faj. Por shumë shpejt gjërat u përvijuan. Nga fakti qe ekonomia e trashëguar ishte një rrënim total dhe se ajo nuk i ofronte asnjë frymëzim trurit të shpëlarë të shqiptarit për të ndërtuar kapitalizmin, ai fare kollaj e gjeti shpëtimin tek tregtia e cila mbushi për pesë minuta me çfarëdolloj plehrash të bukura e të lira që vërshuan nga bota përreth, ato nevoja jetike tonat të cilat bota jashtë kishte gjysmë shekulli që i kishte bërë pjesë të jetës së përditshme. Tregtia sot vazhdon të jetë sektori ku shqiptarët vazhdojnë të punësohen ose vetëpunësohen më shumë sepse thuhet se është sektori që nuk kërkon shkollë!!!. Dhe meqenëse thuhet se nuk ka nevojë për shkollë të bësh tregti, unë e përkthej, sepse kështu është kudo, se nuk ka nevojë për moral të bësh tregti. Tregtia në vendin tonë sot nuk ka moral. Para tetëdhjetë vitesh tregtarët kishin moral dhe bile të shëndoshë. Ndonjëri që nuk kishte tregohej me gisht. Por sot është shteti që sjell amoralitetin në tregti. Ky shteti, pa ju lëkundur qerpiku, që në ditët a para të lindjes mori anën e amoralit kur u fut në tregti. Dhe bëri tregti se nuk kishte tjetër çfarë të bënte. Bile krijoi shtresën e vet të tregtarëve që të mbulohej pas imorales. Lejoji (bëri) tregti ilegale karburantesh, cigaresh, armësh, droge, prostitutash, klandestinesh, parash (piramidat), fëmijësh, e çfarë nuk lejoi, kur kuptoi se shteti që të mbahej me ato premtime fantastike elektorale, duheshin para të cilat nuk dilnin nga një popull që nuk punonte dhe që nuk ishte takse pagues. Ky është modeli, dhe populli ndjek shembullin. Edhe ky është model dhune.

5- Shkenca e bërë pa humanizëm. Këtë tregues nuk po e marr mundimin ta trajtoj sepse ai nuk ekziston. Këtu nuk ka pas as dhe nuk ka shkencë. Bile për shumë kohë as që mendohet dhe nuk ja vlen që në të harxhojmë energji të vyera për shkencë. Ne vetëm të jemi të zot ta zbatojmë atë, për të mirën e këtij populli dhe kështu themi se do të kemi aplikime humane shkencore. Deri tani kemi vetëm pseudoshkencëtarë të vjetër e të rinj, që ë ndjejnë veten mirë në këtë kaos tipik anti-human. Vetë shteti nuk ka në buxhet fonde për R&D dhe mirë e ka bërë sepse do të vidheshin.

6- Feja e praktikuar pa sakrifice. Aha, Feja! Kjo është edhe “qershia mbi tortë” e jona. Për këtë ulërijmë të gjithë se jemi shembulli i bashkëjetesës fetare, se kështu kemi qenë gjithmonë edhe kur nuk bashkëjetonim, dhe se bota ketë na e quan vlerën tonë të veçantë. Kjo është pjesërisht e vërtetë për sytë e asaj bote që na mbikëqyr e vlerëson. Në thelb atyre nuk iu intereson të dinë më shumë. Por e vërteta është se shqiptari përsëri mbetet afetar ashtu si ka qenë në shekuj. Pikërisht ky fakt historik ka në rrënjët e veta edhe elementin e dhunës së kësaj shoqërie sot. Sepse ekzistenca e tre besimeve (apo më shumë) fetare si institucione të ngjizura dhe jo si bindje e ndërgjegjshme, ka bërë që të ruhen të pa prekura rrënjët e dhunës, jo tek fetë me njëra-tjetrën por brenda shoqërisë, familjes, institucioneve të shtetit në raport me shtetasin, sepse feja duke mos qenë unike, nuk ka vendosur tolerancë mbarë kombëtare si filozofi populli siç janë popujt me një fe. Thuhej se feja e shqiptarit ishte shqiptaria si element koheziv spekulativ ose mbase edhe naiv i rilindësve tanë, por në këto dy dekada, ajo nuk duket te jetë më dhe shpesh na është dashur të ulim kokën kur është përmendur emri shqiptar.

7- Politika pa principe. E fundit ku i madhi Ghandi ka gjetur rrënjët e dhunës është politika pa principe. Këtë nuk ja vlen ta trajtoj sepse tashmë e kemi të ngulur thellë në vetëdije sipas përvojës kombëtare se politika e prodhuar në vendin tim kur ajo u bë veprimtari shoqërore, është katërcipërisht pa principe. Fare pa principe! Sepse ajo si e tillë u krijua, duke i vjedhur besimin një populli të shfytyruar, lehtësisht të mashtrueshëm i cili më pas kuptoi se ishte përsëri i përdorur. Mire të na bëhet! Sepse jemi akoma popull me rrënjë dhune dhe kjo politike e të gjitha të tjerat janë prodhim i yni; made of albanians. Prandaj, o popull përpiqu të zbutesh pak sepse edhe kur të na fusin brenda oborrit, ata (të qytetëruarit) do të na japin fshesën për të pastruar oborrin, dhe kur të nxjerrë krye dhuna do të na fusin përsëri në kafaz, por atje brenda. Këtë do ta shohin brezat e tjerë.


Last Updated on E Hene, 24 Maj 2010 21:17

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu



Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jul 26 2010, 12:23pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Nënë e bir vrasin babanë se donte të shiste shtëpinë



26/07/2010 Matilda Troka

Fier
Ylli Zeqaj u masakrua me thikë. Policia arreston ish-gruan dhe djalin 16 vjeç
Një 48-vjeçar nga Fieri është gjetur i masakruar në banesën e tij, ndërkohë që policia ka arrestuar djalin dhe ish-bashkëshorten e tij, të cilët dyshohet se kanë kryer krimin brenda familjes. Viktima, Ylli Zeqaj, është gjetur nga njëri prej djemve mes pellgut të gjakut në banesën e tij në lagjen “Apolonia” të këtij qyteti. 48-vjeçari kishte rreth një vit që ishte divorcuar nga bashkëshortja, me të cilën kishte dy djem.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë është konstatuar dje, rreth orës 10.30, ndërsa dyshohet se Ylli Zeqaj është vrarë dy ditë më parë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se 48-vjeçari është gjetur nga i biri, Mariusi, i shtrirë në dysheme, mes një pellgu gjaku. Ai ndodhej në një nga dhomat e shtëpisë dhe nuk shfaqte shenja jete. I biri, i trembur nga skena që ka parë, ka vrapuar në lagjen “Kastriot”, ku banonte gjyshja e tij dhe mes lotëve ka treguar se çfarë kishte parë në shtëpi. Menjëherë drejt banesës së Zeqajt kanë rendur të afërmit, të cilët kanë lajmëruar policinë. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy automjete të patrullës së përgjithshme të Policisë së Fierit. Uniformat blu kanë bërë ekspertizën dhe trupi i pajetë është dërguar për në morgun e spitalit rajonal të qytetit për t’iu nënshtruar autopsisë.

Hetimet

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 48-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e tetë plagëve të thella që dyshohet se janë shkaktuar nga një thikë e gjatë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, 48-vjeçari është masakruar disa ditë më parë dhe trupi është gjetur rastësisht nga i biri. Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje e përqendroi punën te dyshimet për një krim brenda familjes dhe vetëm disa orë pas zbulimit të kufomës arriti të siguronte prova e fakte që tregojnë se vrasja është bërë nga ish-bashkëshortja dhe nga djali 16 vjeç i viktimës.

Hetuesit mësuan nga të afërmit se viktima ka pasur gjatë gjithë kohës grindje me ish-bashkëshorten. Ai prej disa kohësh kishte nxjerrë në shitje shtëpinë dhe ky vendim nuk është mirëpritur nga ish-gruaja, e cila kishte të drejta pronësie. Pas divorcit, ajo banonte në lagjen “1 Maji” të Fierit, bashkë me dy djemtë. Tri ditë më parë viktima kishte komunikuar me ish-gruan, e cila i kishte telefonuar sapo kishte marrë vesh se 48-vjeçari po bënte një ndarje me mur në njërën prej dhomave të shtëpisë.

Pas një pune intensive hetimore, policia arrestoi si të dyshuar për vrasjen Luljeta Zeqajn, 45 vjeçe dhe djalin e saj, A.Zeqaj. Sipas burimeve zyrtare të policisë, nënë e bir kanë kryer në bashkëpunim vrasjen e Ylli Zeqajt të premten më 23 korrik, pas një sherri që lidhej me pronësinë e banesës.

©2010 Gazeta SHQIP
trokit ketu



Gjendet i vdekur një 38 vjeçar në Shkodër



Një tjetër viktimë i është shtuar listës së vrasjeve në qytetin e Shkodrës ditën e sotme. Pas vrasjes brenda familjes në orët e para të mëngjesit, ku kryefamiljari goditi me vdekje bashkëshorten dhe vajzën e tij 18 vjeçare, një tjetër vrasje ka ndodhur orët e mbrëmjes së ditës së sotme. Në fshatin Bërdicë të Shkodrës, është gjetur i vrarë 38 vjeçari,

Dashamir Cerjani. Policia ka mbërritur në këto momente në vendin ku është gjetur viktima dhe ka filluar hetimet për zbardhjen ngjarjes si dhe autorin e krimit. Policia informon se deri më tani ka nisur hetimet në dy pista për zbardhjen e ngjarjes. Po ashtu, policia informon se në vendin ku është gjetur viktima, në banesën e tij është gjetur gjithashtu dhe një pistoletë.

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Shqiptari masakron bashkëshorten në mes të Athinës



Krimi i ndodhur mesditën e sotme në qendër të Athinës, ka pasur si protagonistë dy shqiptarë. Bashkëshorti ka qëlluar bashkëshorten e tij, kurse i biri i tyre është vënë në dispozicion të hetimit policor, nën akuzën e nxitjes së sulmit të dhunshëm.

Burri 45 vjeçar ka qëlluar me gjakftohtësi të shoqen 40 vjeçare duke e rrëzuar në tokë në gjendje koma, pasi e plagosi në kokë, publikisht në mes të rrugës. Viktima u dërgua në spitalin shtetëror universitar të Athinës ku raportohet se gjendja e saj është kritike për jetën. Nga hetimet e para të policisë mësohet se burri e qëlloi të shoqen me një plumb të vetëm në kokë me pistoletë që mbante pa leje. Policia ka arrestuar jo vetëm të dyshuarin e vrasjes por edhe të birin pasi ai akuzohet se ka nxitur të atin që ta qëllojë 40 vjeçaren, akt që u krye “me sukses” me armen me fishek të kalibrit 22 mm. Sipas hetimit, ngjarja ka ndodhur në kushtet e xhelozisë dhe akuzave për prishje të familjes nga djali 20 vjeçar i çiftit dhe akuza për tradhti bashkëshortore që përforconte burri i 40 vjeçares.


© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu

Shkodër/ Krim i dyfishtë në familje, burri vret bashkëshorten dhe vajzën 17 vjeçare



Policia: Pjetër Rrjolli vuante nga depresioni, shkak i vrasjes xhelozia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një burrë ka ekzekutuar për vdekje bashkëshorten dhe vajzën e tij. Krimi i dyfishtë u shënua rreth orës 05:30 të mëngjesit të djeshëm në fshatin Samrish të Komunës Dajc në familjen Rrjolli.

Mësohet se kryefamiljari Pjetër Rrjolli qëlloi me armë zjarri për vdekje vajzën e tij 17 vjeçe Kristina Rrjolli dhe bashkëshorten Mina Rrjolli 40 vjeç.


© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


[ Edited Mon Jul 26 2010, 12:49pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Mon Jul 26 2010, 09:57pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
lexo shtypin shqiptar, plot vrasje. lexo shtypin anglez po ashtu. mos me t'u ba me lexu lajme


Back to top
L - N
Fri Jul 30 2010, 06:43am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Has, një burrë vret gruan dhe veten





Has – Një tjetër krim i rëndë ka goditur familjen shqiptare, kur protagonistë janë bashkëshortët.
Ngjarja më e fundit tragjike është regjistruar në Has, kur një burrë ka vrarë gruan e tij me armë dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Gëzim Muslika ka qëllur për vdekje gruan e tij Pranvera, 30-vjeç, ngjarje e cila sipas policisë ka ndodhur pas një gridjeje midis tyre. Policia lokale bëri të ditur se menjëherë pas krimit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Duke parë forcat e shumta të rendit, burri 32-vjeçar ka goditur veten. Tashmë tre fëmijë të çiftit kanë mbetur jetimë.


2010-07-28 10:49

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
MiCoLjA
Fri Jul 30 2010, 06:46am


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
omg ater thojn ka me ardh funi botes me falni njerz po qa pritni ma shum prej funit te botes e tmerrshme ...

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
Go to page  1 2 3 4 5  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3320 sec, 0.0354 of that for queries. DB queries: 59. Memory Usage: 3,332kB