Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji
 
<< Previous thread | Next thread >>
Problemet e shoqnis Shqiptare (Sociale)
Go to page  1 2 3 4 5
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Wed Jul 22 2009, 10:25am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
E kujt është Tirana?

Eda Derhemi | 21/07/2009

E para gjë që më bën të ndihem mirë sapo vij në Tiranë, është gjuha. Që në aeroport i gëzohem tingullit të shqipes që sa vjen e forcohet.

Pastaj zhurmat teksa dua t\ fle, kur luftoj me jastëkun dhe me 'jetlagun' që t'i vjedh natës ndonjë orë gjumë, janë edhe ato në shqip: fshesarë, të dehur, dashnorë, të pastrehë që herë kuisin e herë këndojnë në dy apo tre të mëngjesit.

Dhe pastaj zgjimi i parë në Tiranë: qepena që ngrihen me zhurma Shqipërie, përshëndetje pleqsh që dalin herët për pazaret e ditës, të papunësh të lagjes që mezi presin të hapet Kafja e qoshes, të bërtiturat e atyre që zgjohen me humor të mirë e që u hedhin romuze komshinjve që pa gdhirë. Ahhh, erë Shqipërie dhe Tirane!

Shqipja e Tiranës dhe ankesat

Po shqipja që të kap veshi këtyre viteve nuk është më ajo që dëgjohej një herë rrugëve tiranase. Është e përzier, e përthyer, ndoshta edhe e copëzuar në tingull e përmbajtje. Dikur forma kryesore e folur (dhe e dëgjuar) e kryeqytetasve ishte nj\ rrumbullakim relativisht i njëtrajtshëm i letrarishtes prestigjioze nga e folmja e Tiranës (dhe anasjelltas).

E flisnin pjesa dërrmuese e njerëzve, dhe kur të kapte veshi dialekt të pastër, qoftë Jugu e qoftë Veriu, e papritura të bënte t'i ndaloje pakëz mendimet mbi të apo t'i hidhje një sy kalimtarit. Është ndryshe sot. Të folme nga gjithë qytetet, qytezat e fshatrat shqiptare harlisen rokoko rrugëve copë-copë të Tiranës.

?shtë bërë e zakonshme edhe shprehja bezdisë tiranase ndaj tyre. Por shqipja e re është veç shenjëza, flamurthi i ngritur, dhe busulla e kalimtarit të painteresuar, që sinjalizon se ndryshime shumë më të mëdha kanë ndodhur brenda hapësirës tiranase.

Thuajse 700.000 banorë të regjistruar dhe nj\ prurje e lartë vjetore e të ardhurve, e bën Tiranën t'i afrohet një metropoli, për nga sasia e njerëzve, po me paplotësi dhe arnime në gjithçka tjetër. Thellësisht mungojnë kushtet materiale, infrastruktura dhe kultura e tradita asimiluese qytetare që u japin ecuri normale jetëve të njerëzve që fati i kapërtheu kësaj Tirane. Tirana jonë, me shumë njerëz e pa shumë kushte!

Bashkë me të ka një pikëllim e qarje "qytetase" mes tiranasve. "Duhet të mbyllësh veshët rrugëve që të mos dëgjosh malokët!", ankohen "autoktonët". "Na mbytën katundarët! Lagjet ku ngulen i kanë ndarë sipas fshatit nga vijnë!", "Na kanë zaptuar çeçenët!". "S'sheh më tiranas rrugëve - fshihen se kanë frikë nga llumi!", "Tirana emigroi, fshati e zaptoi!".

Disa i referohen këngës socialiste dhe përmbysin raportin në të: "E bëmë qytetin si fshati!" Qytetas është ky ankim, por nuk është as qytetar dhe as i menduar, është thjesht gulçimi i hallexhiut tiranas që nuk e gjen fajin atje ku faji kapardiset, po te bashkëviktima në krah të vet. Klishe e përhershme e njerëzimit...

Sa për "gjuhën e keqe", argumenti nuk rri, se shqipja leksikalisht e djegur në nevojë për fjalë të reja, ka një shans të madh pasurimi në prurjen masive e ballore gjuhësore të të folmeve anësore në kryeqytet.

Madje, edhe për pjesën strukturore, që sido që e kodifikuar, mbetet e ngushtë dhe me nevoja vjeljeje të mëtejshme, vlen po kaq mundësia fatlume që rrjedh nga përzierja e natyrshme e të folmeve brenda hapësirës së Tiranës. Por problemi me gjuhën nuk është "shqipja e malokëve", që bartin po aq vlerë të gjallë gjuhësore sa edhe "tiranasit denbabaden".

Çështja është se sot nuk ka më një normë funksionale gjuhësore të detyruar, të respektuar e të institucionalizuar si nëpër shkolla, ashtu edhe nëpër gjithë institucionet shtetërore e private, që nga mediat e më poshtë (e lart), që të gjithë shqiptarët ta njohin, ta shkruajnë e ta përdorin drejt, ta studiojnë nëpër shkolla, ta vlerësojnë e t'i binden. Kjo e keqe e madhe ka pllakosur tiranasit e hershëm po aq sa edhe ata të sapoardhur dhe i bën t'i vënë lenten kalimtarit që guxon të thotë një gjysmë llafi shqiptuar ndryshe.

Po të kishim shkolla funksionale e institucione me një standard ftues e me forcë integruese ndaj elementeve të të folmeve, të hapur e përfshirës, më pak do bëheshin dallimet fonetike terren pjellor për dasi sociolinguistike Laboviane, shoqërisht të mjera e skllavëruese, mes njerëzish të abuzuar e të shfrytëzuar keq nga sistemi; me një të tillë standard, më shumë do qe i mundur integrimi i gjithë kësaj larmie në një harmoni e pasuri tërësore kryeqytetase e më pas kombëtare, në vend të kaosit kakofonik gjuhësor që mbizotëron e që rikrijon shtresime sociale jodemokratike e kasta që në fakt nuk kanë bazë reale ekzistence.

Kur gjuhëtari kosovar Rexhep Ismajli thotë se Tirana (institucionale) e sotme nuk e luan dot më rolin gjuhësor qendror dhe asimilues që ka pasur dikur në raport me dialektet, nuk e ka fjalën për një pamundësi absolute apo teorike të Tiranës, por për një realitet të trishtë zyrtar, shkaktuar nga braktisja nga shteti, institucionet dhe qytetarët e kujdesit për gjuhën, kujdes që, pavarësisht nga arsyet, deri para njëzet vjetësh ende jetonte e na bënte, në këtë pikë së paku, të ngjashëm me botën e zhvilluar që funksionon mbi një variant standard e përbashkues.

Braktisja e standardit është një krim shoqëror i sistemit, ndërsa në nivelin e njeriut të thjeshtë i ngjan aktit primitiv të shkatërrimit të plantacioneve me mollë sepse duan punë, ose se ishin mbjellë gjatë socializmit.

Çfarë tjetër sjellin "ardhacakët"? - Por, siç thashë më lart, gjuha është vetëm tregues i jashtëm për diçka më të thellë që vëlon në barkun e Tiranës. Gëlimi i jotiranasve në të, shoqërohet shpesh nga një gëlim i varfërisë dhe i gjithë veseve e ceneve që shoqërojnë atë, është gëlim i joqytetares që do një shans dhe një periudhë që të mësohet e të bëhet qytetare atëherë kur ka një terren që e lejon ndryshimin.

Të ardhurit e padukshëm, ose pjesa më e madhe e Tiranës sot, ata që vishen keq e mbajnë erë djersë kur të kalojnë në krah, ata që kanë zënë vrima qosheve, që mezi mbushin barkun, që i hyjnë krimit se zgjidhje më të mirë nuk kanë, që kanë fare pak shpresë për jetë normale e prapë s'e lëshojnë Tiranën, ata të cilët të ashtuquajturit "tiranas safi" i vështrojnë si objekte që të prishin rehatllëkun ambiental duke t'u vërtitur në hapësirën pamore që ndërkaq u takon padyshim tiransve të vërtetë, janë vulë e shëmtuar e një sistemi qeverisës jofunksional në Shqipëri.

Atyre mund t'u vësh faj po aq sa fëmijëve të rritur në familje abuzuese, pa kushte, pa rregull, pa dashuri.

Perversiteti i fëmijëve të tillë është social e jo biologjik. Sistemi politik mban mbi vete këtë barrë, jo individi.
Tufa e madhe njerëzore që shpesh përdoret si mish për top apo si prapavijë për vota, pa identitet të qartë, e egërsuar, e përulur, servile dhe po aq e ashpër, është në Tiranë për një arsye të vetme: për një jetë më të mirë.

Kush mund të gjykohet për më normalen ndjenjë njerëzore që e ka lëvizur njerëzimin dhe historinë e tij nga koha 0, dhe kush mund t'i njohë vetes të drejtën e gjykuesit ndaj tyre?

Për vjedhjen e tokave, ndërtesat abuzive, prostitucionin profesional, mbijetesën korruptive, injorancën e llumin e përditshëm, sjelljen e keqe që disa nga "ardhacakët" bartin, tjetërkush duhet gjykuar, jo viktimat që thjeshtë kërkojnë derman. Që t'i kërkosh individit t'i bindet ligjit, e para duhet të ketë një të tillë, e dyta duhet të ketë një sistem që i detyron qytetarët t'i binden ligjit.
***
Cilët janë tiranasit "legjitimë" e ata të inatosur? - Para pak ditësh më treguan një anekdotë të jetuar. Një tiranas (prej vërteti) takon në New York City një grup emigrantësh nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, që luftonin suksesshëm me të përditshmen e egër amerikane (po jo aq të egër sa ajo e Tiranës).

Në një pikë të caktuar tiranasi u thotë fakirëve ende kokulur se "amerikanë e njujorkezë ata mund të bëheshin padyshim, po tiranas nuk do bëheshin dot ndonjëherë". Më vjen turp nga kjo arrogance e kryelartësi boshe nga ana e "tiranasve 18 karat".

Dhe është tamam kjo ideologji, njëkohësisht shprehje inferioriteti, që është në bazë të ndasive e urrejtjeve tiranase sot. Nevojë e pastër për t'u ndier superior së jashtmi, sepse nuk e ke brenda qetësinë që të jep respekti për aq sa ke, sa di apo për atë që kryen.

Rendja pas identifikimit absurd me kërthizën e Tiranës është si rendja e atyre që duhet të gjejnë patjetër një lidhje gjenealogjike të familjes me heronj të së shkuarës, me Skënderbeun vetë, se përndryshe ndihen të pavlerë, ose e atyre që duhet të kenë një makinë që e ka në ballë koston 50,000 euro e lart, është mbushja e një boshllëku real me pseudomateriale që sjellin më pas pseudoprestigj.

Ky është vegjetim qytetar, e kulturë dështake që e sëmur shoqërinë dhe krijon lloj-lloj parazitësh e qeniesh kallpe.

Po të shohësh mes atyre më të inatosurve me "të ardhurit" ose me "çeçenët", rrallë gjen tiranas nga ata që janë në Tiranë prej 200 vjetësh e që ndoshta janë "shpronësuar" tiransat, de facto nga të ardhurit e de jure nga një qeveri e keqe.

Më të hidhurit janë ata që kanë zbritur këtu para tridhjetë apo dyzet vjetësh, disa madje që edhe nuk kanë lindur fare në Tiranë, e që në çdo rast kanë prindër të lindur viseve të tjera të atdheut.

Historia e ardhjes dhe integrimit të ngadalshëm, pa një kulturë të paraqenë, por një miks kulturor në bërje e sipër, ka qenë tipar i gjithkohshëm i Tiranës, si i gjithë qyteteve që rastësia u ka dhënë destinin e qendrorësisë. Përse për të ardhurit në vitet e komunizmit e drejta ishte e merituar, ndërsa për mjeranët e sotëm, jo?
Apo se tani e quajnë veten kaluar e të mbiqytetëruar, fshatarët e djeshëm ardhur disa dekada më parë? Ndryshimi mes aksentit të qartë fshatarak të atij që ia ka hipur 30 a 40 vjet më parë Tiranës, dhe këtij të sotmit, është se ky i fundit e ka ende këmishën të çjerrë e s'ka guxim t'i thotë ende vetes tiranas.

Ndryshimi mes prurjeve të dikurshme e të sotme është te fluksi sasior i paparë, por i kuptueshëm i të ardhurve në njëzet vjetët e fundit, si dhe te mungesa absolute e rregullimit të kësaj lëvizjeje gjigante demografike nga shteti apo e ndërhyrjes së tij me reforma e kujdes. Tjetër ndryshim është mungesa e plotë e përzgjedhjes së të ardhurve sipas ndonjë lloj kriteri. Vjen kush do.

Ndryshimi tjetër përmbajtësor është mes kohës së ardhjes, arsyeve dhe rrethanave: dikush zbriti këtu nga koha e Zogut, dikush me çlirimin, të tjerë me industrializimin, disa me spiunllëqe e dallavere, disa me krushqi e miqësi, disa me farefis, disa me harbutëri e makutëri, disa me partishmëri e aktivizëm militant, disa zbritën nga mali si partizanë, disa iu deshën kryeqytetit si të shkolluar, disa i mori vala e urbanizimit të natyrshëm të kohëve moderne, që moderne tamam kurrë s'u bënë tek ne, e disave u kish rënë rrisku të pilleshin në fushën mes kodrave dhe Dajtit.... Por të gjithë erdhën apo ndenjën këtu për të jetuar më mirë e që të mund të hanë nga "çorba magjike" e kryeqytetit, që në raport me Shqipërinë e varfër e të pakushte, është ende vërtet magjike.

Si në vendet me traditë emigracioni, edhe në Tiranë, "racizmi" i meritokratëve ndaj ardhacakëve, vjen së pari tamam nga ata që vetëm së fundmi e kanë vuajtur atë racizëm mbi kurrizin e tyre.

Dhe sigurisht që sasia e kapitalit kulturor tiranas që ardhacakët e djeshëm kanë në raport me të sotmit, është më e madhe. Por varësia proporcionale e këtij kapitali nga koha e qëndrimit në Tiranë, përpjekjet dhe fati në qytezën e re, janë këtu për të ndenjur, siç kanë qenë gjithnjë. Ndaj është e drejtë t'u japësh të ardhurve kohën e ndihmën që u takon.

Pra...e kujt është Tirana? - Tirana, ku mbushja e hapësirës duket sikur ka arritur limitet e saj e s'shkon dot më tutje, ku Dajtin ua kanë marrë peng qytetarëve, ku makinat ndërthuren si kope bagëtish shumëllojëshe, ku lypësit dhe të papunët përbëjnë shumicën, degjeneron, betonohet, vret me ajër e tokë të helmuar, me korrupsion, prostitucion e vegjetim masiv, ...por kjo jo sepse "kanë zbarkuar çeçenët".

Arsyeja e vërtetë është mungesa totale e një politike që ta mbajë fshatarin aty ku i ra koka e t'ia bëjë tërheqës truallin e vet; është shfrytëzimi i paskrupullt e kriminal nga ana e politikës qeverisëse (lejimi madje edhe nxitja nga lart) i uzurpimit prej të ardhurve të tokave dhe hapësirave që zyrtarisht duhet ta kishin një zot në Tiranë; është mosprania e një shteti dhe e institucioneve që me ligj dhe rregull krijojnë hapësirë për qytetari dhe bllokojnë krimin dhe abuzimin ndaj qytetarisë; është injorimi dhe vonesa e planeve urbane rregulluese të ndershme e të kuptimshme që nuk do ta tkurrnin krenarinë e Tiranës te plani sistemues italian i paraluftës; është te mungesa e politikave sociale kryeqytetase.

Për fat të keq, Shqipëria nuk i ofron perspektivë të vërtetë as atij që ka qenë në Tiranë, as atij që vjen në Tiranë, e as atij që vendos të rrijë te copa e tokës së vet në majë të malit kudo qoftë.

Ka veç një kategori fitimtare në oligarkinë e despotëve tribialë të Shqipërisë gjysma feudale: ata vetë, qeveritarët e sotëm! Atyre u takon edhe Tirana. Ne të gjithë, tiranas e të ardhur, jemi veç pengjet e viktimat e radhës që i lehim njëri-tjetrit, në vend që të shohim kush na nëpërkëmb e na lë mbrapa.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Sun Aug 23 2009, 03:07pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 24 2009, 09:57am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Lumë” shqiptarësh, kapur me drogë

MARIGLEN MULLAI

22/07/2009 Në Rexho Kalabria, shkatërrohet rrjeti i kokainës, 3 prej anëtarëve ishin shqiptarë

Skuadra shqiptare e futbollit “Albaboys” ditën luante me top, natën shiste drogë

Në tre operacione të mëdha Antidrogë si dhe disa aksione lokale të zhvilluara në Itali u arrestuan 11 shqiptarë të implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës si dhe në shpërndarjen e lëndës narkotike. Prangat e para iu përkasin 3 shqiptarëve të komanduar direkt nga Ndrangheta që sillnin një pjesë të drogës në Itali, për të vijuar më tej me një skuadër imagjinare futbolli që ditën luante me top e natën shpërndante drogë, ku 5 prej tyre ishin shqiptarë e për të përfunduar me 3 shqiptarë të tjerë që u kapën për shpërndarje droge. Këtu nuk përfshihen disa arrestime të tjera.

Shqiptarët e mafies

Mediat italiane shkruajnë se hetimet kanë nisur para dy vitesh dhe u finalizuan dje me operacionin e quajtur “Trovador”, ku policia e shtetit dhe struktura e saj në Rexho Kalabria mundi të arrestonte 49 anëtarë të kësaj bande, ku 13 prej tyre ishin të huaj. Këtu përfshihen peruanët, kilianët, uruguaianët, rumunët, shqiptarët dhe malazezët që përbënin një degë të kësaj strukture gjigande që komandohej nga Ndrangheta, mafia më e fuqishme në Itali. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publikë, as sasia e bllokuar e drogës. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të substancave narkotike, shitje, mbajtje, transport e shitje të kokainës, duke mos përfshirë këtu edhe sende me vlerë të grabitura. Në përgjimet e regjistruara janë verifikuar linjat e transportit të drogës, ku përfshihen zona si Rexho Kalabria, Lombardia, Marche, Lacio, Liguria. Ndërsa linja shtrihej në Spanjë, Shqipëri, Greqi, Kili, Bolivi e Peru.

Futboll e drogë

Policia arrestoi 5 shqiptarë, 4 italianë dhe një rumun që ditën luanin futboll dhe natën shpërndanin kokainë. Skuadra e quajtur “Albaboys” kishte fituar popullaritet në shitjen e drogës. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët ditën përveçse luanin futboll punonin edhe në ndërtim, ndërsa natën shpërndanin kokainë. Një dozë shitej për 80 deri në 90 euro, ndërsa droga sillej nga Shqipëria. Gjatë operacionit u bllokuan 3 kg kokainë dhe një pistoletë. Në pranga u vunë Zabit Xeka, 26 vjeç, Flamur Qoshi, 26 vjeç, Ndriçim Zira, 29 vjeç dhe dy vëllezërit Jahja e Festim Kazazi, 29 e 27 vjeç.

Shpërndarësit

Tre shqiptarë me inicialet E.M., E.H. e H.J, respektivisht 27, 23 dhe 25 vjeç, të gjithë me precedentë penalë, u kapën nga policia sepse kishin krijuar një grup që shpërndante drogë. Gjatë operacionit u sekuestruan 60 gramë kokainë të prerë e të përzier me kafeinë, mjetet që duheshin për të përpunuar drogën si dhe një sasi e konsiderueshme eurosh që ishte përfituar nga shitja e drogës.

Vëllezërit beratas, 12 mijë euro në ditë nga shitja e femrave


ALMA ÇUKA

22/07/2009 Gjykata bllokon llogaritë bankare të vëllezërve Shehu nga Berati që pastronin para

TIRANË-Gjykata bllokon pasuritë e dy vëllezërve nga Berati që trafikonin femra të ndryshme në Greqi. Fitimi nga trafiku i nxjerr nga organizata kriminale arrinte shifrën e 12.000 eurove në ditë. Të gjitha fitimet e ardhura nga ky trafik i paligjshëm janë depozituar në disa banka në vendin tonë. Ndërkohë në shtetin helen kanë nisur hetimet mbi dy vëllezërit Shehu nga Berati. Menjëherë pas nisjes së hetimeve dhe arrestimit të tyre është kërkuar vendosja e sekuestros preventive mbi të gjitha pasuritë dhe llogaritë bankare. Organizmat kriminale me qëllim trafikun e femrave për prostitucion. Pastrim parash dhe hapje llogarish bankare në emra të ndryshëm në vendin tonë. Prokuroria për Krime të Rënda pasi ka marrë dosjen penale nga shteti fqinj ka arritur të bllokojë në gjykatë të gjitha llogaritë bankare, të cilat janë hapur në vitin 2008 nga dy vëllezër nga Berati. Sokol Asllan Shehu dhe Aleksandër Asllan Shehu janë vëllezërit nga Berati, të cilët akuzohen nga shteti helen për kryerjen e veprës penale të “ trafikut të qenieve njerëzore” “shfrytëzim prostitucioni”. Ka qenë gjyqtari Gjin Gjoni ai që ka bllokuar llogaritë bankare të këtyre personave. Por nuk është vetëm kjo. Shetasi Can Murataj është kunati i vëllezërve nga Berati. Edhe ky shtetas ka hapur llogari bankare, të cilat tashmë janë bllokuar. Është e vërtetuar, sipas akuzës, se Can Murataj ka bërë transaksione parash nga Shqipëria drejt Greqisë në emra të ndryshëm kryesisht femra. Ardian Braho, Gentjan Osmani, janë prokurorët që kanë kërkuar vënien e sekuestros mbi këtë pasuri bankare.

Llogaritë e bllokuara

Është bllokuar llogaria në euro me nr. 45995835101, (me mbajtjes të dytë shtetasin Fatos Zeka) e hapur në datë 09.01.2008. Po kështu është vendosur sekuestro preventive edhe mbi llogarinë bankare të shtetasit Can Azem Murataj në Bankën “Alfa Bank” e më konkretisht llogarinë në euro me nr. 029425300000455, e hapur në dt. 30.04.2008. Aleksander Shehu dhe Sokol Shehu janë akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të parave” të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal. Në 22.05.2009 me shkresën nr. 3648/1 protokoll Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Departamentin për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë të Shtetit ka dërguar një material për fillimin e ndjekjes penale regjistruar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë me numër nr. 2662, datë 22.05.2009. Interesimi për të bllokuar llogaritë e dy vëllezërve ka ardhur nga autoritetet greke. Sipas tyre, shtetasi shqiptar Aleksandër Shehu, i biri i Asllanit dhe i Resmies, i datëlindjes 20.02.1975 lindur në Drenovicë, komuna Kutalli të rrethit Berat dhe banues në rr: “Sami Frashëri”, Tiranë po hetohet në shtetin grek për veprat penale të trafikut të qenieve njerëzore dhe të pastrimit të parave. Ky shtetas së bashku me vëllain e tij Sokol Shehut akuzohen për krijim të organizatës kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit. Organizata kishte një fitim prej 12,000 euro në ditë dhe fitimet e përllogaritura që janë dërguar në Shqipëri janë afërsisht 1,500.000 euro. Kjo veprimtari kriminale ka filluar para tre vjetësh dhe kryesisht paratë e fituara brenda ditës i kalonin vëllezërve Shehu ku këto para mblidheshin nga shtetasi Sokol Shehu, i cili së bashku me shtetasin Fatos Zeka i biri i Shqirit dhe i Hyrijes, i datëlindjes 25.05.1973, lindur dhe banues në Drenovicë, komuna Kutalli të rrethit Berat më datë 09.01.2008 kanë çelur një llogari bankare me nr. 45995835101 në euro në bankën “Intesa Sanpaolo” në shumën prej 500,000 euro. Nuk është vetëm kjo. Vëllezërit Shehu shfrytëzonin edhe kunatin e tij. Ky i fundit paratë e marra prej tyre pasi i depozitonte i niste drejt Greqisë në emra të shtetasve grekë me kombësi ruse. Rrjeti i trafikut, sipas hetimeve paraprake, ishte tepër i madh. Ky rrjet organizohej nga dy vëllezërit nga Drenovica e Beratit. Ndërkohë që është vërtetuar se vëllezërit nuk kanë pasur asnjë aktivitet të ligjshëm. Ata kanë bërë pastrim parash gjatë gjithë kohës. E gjithë veprimtaria e paligjshme kryhej në Athinë. Për tre vjet rresht, vëllezërit Shehu kanë vënë një pasuri të madhe, e cila nuk kishte si pikënisje ndonjë aktivitet të ligjshëm të tyre. Vëllezërit Shehu kanë blerë edhe një tokë në Tiranë.

Aldo Bare bllokon gjykatën me dilemat e ekstradimit

ALMA ÇUKA

22/07/2009 Tjetër letërporosia në Ankara “Zgjidh ku do të ekstradohesh, këtu apo në Itali”

TIRANË- Pasi u bë veçimi i çështjes për Aldo Baren dhe Enver Dondollakun dhe ky i fundit u dënua në mungesë me pëlqimin e tij për të qenë prezent avokati mbrojtës, procesi gjyqësor ka mbetur pezull. Aldo Bare sërish nuk i ka dhënë shansin gjykatës të nisë seancën gjyqësore. Asnjë njoftim nga autoritetet turke për mbërritjen ose jo të tij. Madje nuk dihet nëse Bare do të preferoj t’i përgjigjet kërkesës së shtetit italian për t’u gjykuar atje, apo shtetit tonë. Edhe vet avokati mbrojtës Vladimir Meçi nuk dha ndonjë përgjigje. Avokati tha se nuk ka dijeni se si do të veprohet, madje as nëse Bare do të shkoj në Itali, shtet i cili ka bërë kërkesë për ekstradim. Dje gjyqtari i çështjes bëri një tjetër kërkesë. Drejt shtetit turk është nisur një tjetër letërporosi për të vërtetuar pjesëmarrjen ose jo të tij. Ndërkohë që ende nuk është kthyer një përgjigje për letrën e parë të dërguar nga autoritetet tona. Shkak për të shtyrë sërish seancën është bërë mungesa e përgjigjes nga autoritetet turke. Sipas drejtuesit të seancës, Flora Hajredinaj, autoritetet turke kanë njoftuar në një përgjigje se letërporosinë e dërguar nga ana jonë ia kanë përcjell organeve policore. Në këtë mënyrë, Aldo Bare ende nuk është njoftuar për fillimin e procesit gjyqësor duke bërë të dështoi gjyqi. Por duke qenë se Bare nuk ka dijeni në rrugë zyrtare për fillimin e procesit gjyqësor, gjykata është e detyruar të shtyjë seancën deri në marrjen e një përgjigje reale. Pas marrjes së përgjigjes pritet ekstradimi i Bares nga autoritetet turke. Fillimi i procesit do të bëhet në tetor. Gjykata ka lënë tre muaj afat për të pritur një përgjigje nga autoritetet turke. Bare deri tani nuk ka kthyer asnjë përgjigje për gjykimin, ndonëse për pjesën më të madhe të grupit të tij janë dhënë dënime.

Sëmuren të gjithë ditën e gjyqit

22/07/2009 Fatmir Mediu dhe banda e Cërrikut shtyhen sërish

TIRANË- Janë shtyrë sërish disa nga proceset e pritshme ditën e djeshme në dy gjykatat penale të shkallës së parë. Tek Krimet e Rënda që në orët e para të mëngjesit është shtyrë procesi ndaj bandës së Cërrikut. Shkak për shtyrjen e këtij procesi është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës. Është dashur që gjykata të hap seancën dhe të bëjë vetëm verifikimin e palëve për disa minuta. Më pas gjithçka ka kaluar për në muajin shtator, muaj kur të gjithë kthehen nga pushimet verore. Të paktën kështu ka vepruar gjykata për një pjesë të madhe të proceseve gjyqësore. Pothuaj nga dhjetë procese që janë planifikuar në ditë pesë prej tyre pësojnë shtyrje për në shtator. Të njëjtin fat pësoi dje edhe procesi gjyqësor i nisur me kërkesë të Fatmir Mediut, ish- ministër i Mbrojtjes. Gjyqtari Kreshnik Omari e ka marrë të mirëqenë raportin e dërguar nga Fatmir Mediu për një kurim afatgjatë në shtetin grek. Pasi ka konfirmuar për herë të dytë raportin, gjyqtari shtyu gjyqin për në datë 14 shtator. Po në këtë datë e ka shtyrë procesin për Fatnmir Mediun edhe Gjykata e Lartë. Në shkallën e parë Fatmir Mediu ka paditur Kryeprokuroren Ina Rama për nxjerrje të sekretit shtetëror. Paralelisht me Ina Ramën ai ka bërë edhe një padi për prokurorin Sokol Stojani. Sipas Mediut, Prokuroria ka nxjerr informacione, të cilat ende nuk kanë dalë në proces gjyqësor. Por të dyja paditë ende nuk janë marr në shqyrtim. Fatmir Mediu është duke u gjykuar në Gjykatën e Lartë për tragjedinë e Gërdecit. Bashkë me Mediun, por në një proces të ndarë janë duke u gjykuar edhe një pjesë e ish- ushtarakëve.

2004 METROPOL GROUP Te gjitha te drejtat e rezervuara.


[ Edited Sun Aug 23 2009, 03:06pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 24 2009, 10:43am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Të predestinuar për mirësi


24-07-2009 / Nga Umberto Veronesi

Bujaria dhe altruizmi janë ndjenja të lindura te specia njerëzore Disa studime të vona konfirmojnë se ekziston një kod moral universal me baza neurobiologjike

Njeriu, për nga natyra e tij, gjithmonë ka qenë i mbrujtur nga një ndjesi bujarie dhe altruizmi. Po qe se i hedhim një shikim origjinës sonë, vërejmë se në procesin evolutiv të qenieve të gjalla, seleksionimi i species njerëzore ka paraqitur një element thurjeje. Kur kushtet nuk i përshtatshin jetës, posaçërisht jetës së më të dobëtëve, të grave dhe të fëmijëve, njeriu i ka transformuar: zjarri, vendbanimet, rezervat e ushqimit kanë qenë një sfidë aq e madhe që njeriu primitiv i ka bërë seleksionimit të pastër dhe të thjeshtë natyror. Ajo çka e mbrunte në këto luftëra ishte një ndjesi edhe e altruizmit ndaj të afërmit më të dobët dhe të pambrojtur, zotësia për të dalluar atë që ishte e drejtë dhe atë që nuk ishte. Sipas antropologut Donald E. Brown, nga Universiteti i Kalifornisë, disa gatishmëri shpirtërore, do të thotë ajo që ne e quajmë mirësi, si empatia, bujaria, njohja e të drejtave të tjetrit, ndëshkimi i dhunës si vrasja dhe dhunimi, gjithmonë kanë gjetur strehë në zemrën e njeriut, edhe të atij të shpellës. Se ishte fundamentalisht një shpirt i mirë dhe paqësor. Në të vërtetë njeriu e ka zbuluar menjëherë dimensionin social, që është diçka ndryshe nga organizimi komunitar i bletëve apo thneglave dhe është diçka ndryshe nga hierarkitë që i drejtojnë dyndjet e kafshëve. Krijimi i familjes, rritja e të vegjëlve, mbrojtja e të dobëtëve kanë qenë qysh prej fillimi forma të bashkëpunimit mes individëve që pastaj janë grumbulluar në klane, pra në tribu, derisa janë bërë popuj. E edhe kjo që për mua është forma e shkëlqyer e mirësisë, do të thotë kërkimi dhe ruajtja e paqes, përherë ka qenë bashkënatyrore me specien njerëzore. Po, specia njerëzore anon, për nga natyra, kah paqja. Filozofi Jean-Jacques Rousseau na e kujton se lufta është një koncept që nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me raportin e njerëzve mes vete. Mes njerëzve të thjeshtë nuk ka luftë, por vetëm kundërthënie. Prej disa deceniesh, para se gjithash pas zbulimit të DNA-së, shkenca e gjenetikës molekulare moderne dhe antropologjia e teorive më të avancuara evolucioniste përpiqen t’i japin një përgjigje disa pyetjeve fondamentale: ku lind ndjenja jonë e mirësisë? Pse jemi të mirë? Dhe si dimë ta dallojmë atë që është e mirë nga ajo që është e keqe?

Janë pyetje për të cilat edhe etika, filozofia dhe religjioni janë munduar të japin përgjigje.

Gregory Berns, profesor i psikiatrisë në Emory University të Atlantës, duke përdorur teknika të imaging cerebrale, ka zbuluar se kur personat kanë qëndrime altruistike, në trurin e tyre shtohet fluksi i gjakut pikërisht në zonat që aktivizohen nga shikimi i gjërave të këndshme, qofshin ato një grua e bukur, një ëmbëlsirë, paratë apo gjëra të tjera. Sikur të thoshim se një gjest bujarie, thjesht të treguarit mëshirë, është i mjaftueshëm të na bëjë të ndihemi të lumtur. Carlo Matessi, drejtues i kërkimit në Institutin e gjenetikës molekulare të CNR të Pavias, jep një shpjegim biologjik që bazohet në evolucionin e specieve: altruizmi i njeriut aktual është ende ai që e ka zhvilluar Homo sapiens-i apo dikush nga pasardhësit e tij të epokës së Paleolitikut. Një altruizëm i lindur ose një nevojë po aq e hershme e drejtësisë. Steven Pinker, profesor i psikologjisë në Universitetin e Harvard-it dhe autor librash që kanë bërë jehonë të madhe (si ‘Instinkti i gjuhës’ dhe ‘Si funksion mendja’), ka një tezë të ngjashme: “Ndjenja morale nuk rrjedh nga religjioni që na ngulitet; parimet morale që secili nga ne ndien t’i respektojë janë të para-programuara në trurin tonë qysh nga lindja dhe kanë baza neurobiologjike”.

Studiues të tjerë, si biologu Marc Hauser, po ashtu profesor në Harvard, dhe Richard Dawkins, biolog po edhe etolog në Universitetin e Oxford-it, sa për t’i përmendur sall ata më të njohurit falë librave të tyre të përhapur anekënd, pohojnë të njëjtën ide, në të cilën edhe unë, sado që jo në mënyrë eksperimentuese por me intuitë, kam besuar gjithnjë, do të thotë se disa parime morale janë universale, i kapërcejnë barrierat gjeografike, kulturore dhe religjioze. Në metodën e tyre të kërkimit eksperimental, studiuesit përdorin sondazhe statistikore në shkallë të gjerë (edhe me pyetësorë përmes internetit), ku propozohen dilema morale (për shembull: “A është e drejtë të sakrifikohet jeta e një personi për t’i shpëtuar shumë të tjera?”).

Përgjigjet janë më shumë se univoke: pavarësisht nga besimi religjioz ose jo i të intervistuarve, nga shkalla e tyre e kulturës dhe nga gjendja ekonomike, nga mosha dhe gjinia. Për të demonstruar, siç pohon Hauser, se në drejtim të gjykimeve tona morale është një gramatikë morale universale, një aftësi e mendjes që ka evoluuar gjatë miliona viteve derisa ka ngulitur një bashkësi parimesh që të gjithë e pranojnë të drejtë ta respektojnë. Pra eksiton një shqisë e gjashtë, ajo e moralit, një organ kompleks me baza të sakta neurobiologjike që mund të aktivizohet dhe çaktivizohet si një lloj prize. Kur ndizet, mënyra jonë e të menduarit drejtohet nga një predispozicion specifik mendor, që na bën t’i shqyrtojmë disa veprime si imorale (“vrasja është e gabueshme”), përveçse të diskutueshme. Impulset e moralitetit manifestohen qysh nga fëmijëria. Sipas psikologëve Elliot Turiel dhe Judith Smetana, fëmijët e azilit njohin diferencën mes konvencioneve sociale dhe parimeve morale. E dinë se nuk është e lejueshme të vishen pizhame në shkollë (një konvencion) e edhe se nuk është e lejueshme të ngucet shoku pa arsye (një parim moral). Por kur i pyesim ata nëse këto veprime do të ishin të lejueshme nëse mësuesi do t’i lejonte, pjesa më e madhe e fëmijëve përgjigjen se veshja e pizhameve do të ishte e lejueshme, ama jo rrahja me shokun.

Dhe ekziston një gramatikë morale edhe te kafshët. Sipas psikologut-filozofit Jonathan Haidt të Universitetit të Virginia, instinkti për ta refuzuar dhunën është i pranishëm edhe te majmunët reso (kompleksi i gjeneve të një qelize e të cilit është identik 98 për qind me tonin), të cilët, në vend se ta tërheqin zinxhirin që u jep ushqim atyre por njëkohësisht e trazon majmunin fqinj, heqin dorë nga ushqimi. Është e vërtetë se gjeni i mirësisë ende nuk është zbuluar, ama ndjenja e të mirës dhe altruizmit është e regjistruar në gjenet tona.

.Gazeta 55 Online


[ Edited Sun Aug 23 2009, 03:03pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 26 2009, 11:22am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kush merret me edukimin e brezit të ri

Nga Sadedin Çeliku

Për gati dy dekada nuk ka pasur asnjë institucion që të merret me edukimin e brezit të ri, brez ky që është e ardhmja e çdo shoqërie. Në vende të ndryshme zbatohen metoda e politika të ndryshme për edukimin e tyre. Kjo realizohet, jo vetëm nga shoqëria civile apo organizatat jofitimprurëse, por dhe nga shteti, të cilët zbatojnë politika sociale që synojnë edukimin dhe integrimin e këtij brezi.

Ky brez është aq i dobishëm sa dhe vetë zhvillimi. Pikërisht për këtë fakt dhe vendet e zhvilluara që kanë një moshë mesatare të lartë, të aftë për punë, zbatojnë politika emigrimi me njerëz të rinj në moshë, por dhe me arsim. Kështu, SHBA çdo vit pranojnë rreth 55 mijë emigrantë nga e gjithë bota. Ka dhe vende të tjera si Kanadaja, vendet skandinave dhe ato të Ulëta që organizojnë këtë emigracion për të siguruar dinamiken e zhvillimit ekonomik të vendeve të tyre.

Plagët sociale që janë shndërruar në fenomene nuk shfaqen vetëm në vendin tonë, por në të gjithë vendet. Kështu, droga është një plagë e madhe që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme. Çdo vit rritet numri i përdoruesve të tyre, edhe pse të gjitha vendet i luftojnë këto trafiqe. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për plagë të tjera, të cilat ka zënë rrënjë në mënyrë të veçantë në vendet e varfra dhe ato në zhvillim. Pra, të gjitha këto plagë shfaqen në mënyra të ndryshme dhe luftohen me forma të ndryshme.

Po te ne kush merret me edukimin dhe integrimin e këtij brezi?

Më vjen keq të theksoj se qeveritë, kushdo që ka qeverisur, nuk kanë pasur asgjë në programet e tyre politike ose i kanë pasur ato formalisht vetëm në letër. Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve janë vetëm katër nëpunës që gjoja merren me rininë. Kjo punë i është besuar shoqatave apo organizatave jofitimprurëse. Po a e bëjnë këto këtë punë dhe kush i kontrollon?

Në Shqipëri ka gati 1100 shoqata që askush nuk e di se me çfarë merren. Disa shoqata të huaja, por dhe në bashkëpunim me ato tonat, në emër të bamirësisë kanë blerë toka dhe kanë ndërtuar objekte në vendin tonë. Ato gjithçka mund të bëjnë, vetëm bamirësi jo. E për edukimin e këtij brezi as që bëhet fjalë.

Po mirë, si i bëhet atëherë?

Le t’i kthehemi vendit tonë dhe mënyrës se si shfaqen problemet që lidhen me edukimin. Në Shqipëri shifrat e papunësisë mund të mbajnë rekord në Evropë. Zyrtarisht raportohet nga 13-16 për qind, por në fakt këto shifra janë rreth 40 për qind, sepse të papunët nuk kanë besim te qeveria e për rrjedhojë nuk regjistrohen si të tillë në zyrat e punës, zyra këto që nuk kanë ç’t’i ofrojnë kësaj kategorie. Papunësia prodhon kriminalitet, trafikantë kombëtarë e ndërkombëtarë. Prodhon hajdutë dhe vjedhës (nuk është e njëjta gjë), profesioniste apo amatorë. Prodhon analfabetë, të cilët çdo ditë shtohen. Të gjitha këto plagë ekzistojnë te ne për shkak të mungesës së politikave të qeverisë. Kushdo që ka qenë në qeveri, ka zbatuar politika çasti dhe afatshkurtra, që nuk i kanë sjellë kurrfarë dobie shoqërisë, madje fondet e vëna për këtë qëllim janë grabitur ose së paku janë keqadministruar. Rininë tonë e shikon tërë ditën në kafene, duke përdorur pije alkoolike, madje dhe në lokalet më të shtrenjta. Një pjesë e tyre janë përdorues droge, ndërsa ata që nuk janë të tillë kërkojnë punë me pagesa të larta e të pamerituara. Tani ata kanë kuptuar se, edhe të shkojnë në universitete publike, është humbje kohe, sepse një diplomë universitare, madje edhe master, mund ta marrësh kollaj me pará këtu në shkollat jopublike apo në Strugë e Tetovë.

Pra dalim te Ministria e Arsimit që nuk ka program e politika për reduktimin e analfabetizmit, për forcimin e konsolidimin e sistemit arsimor jopublik.

Ministria e Punës dhe Shanseve të Barabarta nuk merret me edukimin e shtresave në nevojë dhe ato vulnerabël. Të kuptohemi, shkrimi im nuk bën fjalë për edukim klasik, por për hemorragjinë që ka pllakosur Shqipërinë dhe brezin e ri. Këtë brez ende të padeformuar, pavarësisht plagëve dhe fenomeneve që janë prezent, e kemi të mirë, por të pamotivuar.

Ata duhet t’i motivojë politika, qeveria e partitë politike që s’ia vënë veshin kësaj çështjeje. Vendi ynë ka me mijëra studentë jashtë shtetit që kanë përfunduar studimet universitare, mastera, doktoratura dhe ata preferojnë të qëndrojnë atje, sepse këtu nuk i qas njeri. Ata që preferojnë të vijnë, janë ajo kategori që kanë marrë virozë nga politika dhe duan të bëhen direkt deputetë, se më së fundi e kanë kuptuar se si të tillë mund të fitojnë shumë pará veç rrogës, madje dhe mjaft privilegje të tjera. Këtë komoditet ua afron politika shqiptare, e cila vendos që ata, pa punuar asnjë ditë, të ulen në karrigen e parlamentit. Pse duhet t’i shpërblejmë në mënyrën më të keqe dhe jo t’u afrojmë vende në administratë, aty ku aq shumë vuajmë nga keqqeverisjet? Natyrisht që parlamenti duhet të rinovohet me të rinj, por kjo jo domosdoshmërisht parakupton moshën, por pjekurinë, formimin profesional e politik, e gjithçka tjetër që i duhet parlamentit. Ligjet kërkojnë profesionalizëm dhe jo siç ndodh rëndom që miratohen ligje që nuk zbatohen kurrë dhe prodhohen vetëm për të mbushur fletoren zyrtare.

Administrimi i kësaj moshe, e cila e ka mendjen të lërë Shqipërinë për shkak të mungesës së vullnetit politik, është problem kryesor që duhet të ketë një qeveri dhe pas kësaj fillojnë rrugët, punët publike e hallet e tjera.

Shqipëria mund dhe duhet të bëhet, por ajo që do ta bëjë vërtet është rinia e brezi i ri.

Le të shpresojmë se kështu do të ndodhë!

© Copyright 2007 tema.al.


[ Edited Sun Aug 23 2009, 03:03pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 26 2009, 03:53pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
HAJDE BACE!

Sokol Shameti

Teksa ora përparon drejt mesnatës, vezullimi i aeroportit nga distanca nis e bëhet verbues. Zonat përreth nisin të kridhen në errësirë, duke e theksuar edhe më tepër kontrastin mes asaj copëze tokësore të veshur me asfalt, mermer, alumin dhe qelq ku ulen avionë dhe flitet kryesisht në gjuhë të huaj dhe gjithçkaje tjetër përreth ku dominon balta, blegërijnë bagëti dhe ku ndërsa tashmë ka ngjarë gjithçka që kishte për të ngjarë brenda një dite, nuk flitet, por gërhitet shqip.

Shumë njerëz në Shqipëri mendojnë se pikëtakimi kryesor ku përballemi "ne" dhe "Europa" janë kangjellat e ambasadës italiane, gjermane ose britanike. Duke qenë një derë që funksionon kryesisht vetëm në konceptin hyrës (shqiptarët që hyjnë atje për të kërkuar një vulë të vogël që do t‘u mundësojë atyre të udhëtojnë për në Perëndim), paradigma e ambasadës mbetet e cungët, ndaj unë vajta të shoh se çfarë ndodh te një portë e afërt ku edhe merret edhe jepet, një portë hyrëse dhe njëkohësisht dalëse, pritëse e njiherit përcjellëse. Në aeroport.

"Hajde bacë", mërmërit nëpër dhëmbë me vete shoferi i paligjshëm i taksisë, teksa shikon pasagjerin e hutuar që del nga salla e mbërritjeve në hollin gumëzhitës të aeroportit. Por "baca" kalon afër shoferit pa ia hedhur sytë. Pak çaste më pas, shoferi që pret "gjahun" sajon aty për aty një tjetër nofkë për pasagjerin e radhës që shfaqet në hyrje të sallës. "Hajde komandant" portretizon plot fantazi teksa flet me vete taksisti ilegal ndërsa vëren me kujdes lëvizjet e "komandantit". "Bacët" dhe "komandantët" në fjalë janë kryesisht austriakë, gjermanë apo europianoqëndrorë të tjerë të skuqur të linjës Vjenë-Tiranë, turistë, zyrtarë, biznesmenë, profesorë, tifozë të Rapid-it të Vjenës. Shoferi u shkel syrin policëve apo punonjësve të aeroportit që vërdallosen përtueshëm në hapësirën midis shiritave që ndajnë mbërritësit nga pritësit. Ata nuk e shqetësojnë. Nëse "baca" apo "komandanti" i pikasur në fillim afrohet, ai stampon një buzëqeshje kinse babaxhane të stërvitur mirë dhe pyet me një ton krejt tjetër kësaj radhe plot familjaritet: "Taksi mister?". Kjo e folur dyfytyrëshe, me ironi dhe tallje për përdorim vetjak apo brendashqiptar dhe gjithë përulje e servilizëm në sytë e Perëndimit është një refren i gjatë. Teksa oferta refuzohet ose thjesht injorohet, kjo skenë përsëritet në dhjetëra e dhjetëra raste, e shumëfishuar në një mizëri shoferësh, lypësish apo spekulantësh të llojeve të ndryshëm që bubërrojnë në sallën e madhe të Aeroportit të Rinasit. Brenda shkëlqimit të pastër të mermerit dhe ftohtësisë moderne të këtij impianti ata, tok me fytyra të tjera të nxira nga dielli dhe takimet e rralla me sapunin, flokët e ngjitur nga djersa, dhëmbët e zverdhur, çehret e liga, veshjet e errëta e të zymta, bizhuteritë e rënda, shtatet e kërrusura dhe përherë abnormale (ose tejet obeze ose tejet thatime), si dhe mendimi trishtues për arsyen pse të gjitha këto detaje të vogla janë kaq të kudondodhura, të kujtojnë ty shqiptarit që mendon se je aq i civilizuar sa të mund të bësh vëzhgime të tilla, sesa artificiale dhe e papërshtatshme është kjo martesë midis "shqiptares" dhe "europianes". Se sa të huaja dhe të largëta janë këto dy botë. Se çfarë ishulli i paadoptueshëm, i padëshirueshëm, i refuzueshëm dhe i injorueshëm është "shqiptarja" brenda kësaj miniature ku Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë shkrirë tashmë së bashku në një territor eksperimental-aeroportual që ngjan si një parathënie e sikletshme e asaj sesi do të dukej në realitet një shkrirje e tillë në përmasa më të gjera.

Të tillë shembuj të mospërshtatshmërisë sonë me mjedisin ku haset "Europa" janë të shumtë dhe i sheh ngado në jetën e përditshme. Nuk është thjesht fizionomia jonë tipari më i dukshëm dhe elementi më i dallueshëm në çdo kontakt fare rastësor midis "nesh" dhe "atyre", pasi ajo është thjesht produkt. Është një filozofi e tërë jetese të cilën krejt pa pasur as vullnetin më të vogël për ta ndryshuar ne synojmë ta legalizojmë si ndërtimet pa leje në Bathore të Tiranës. Është këmbëngulja psikopatike dhe e rrënjosur në mënyrë sugjestive në popull te sistemi ekonomik që kemi adoptuar tok me varfërinë dhe injorancën që pjell ai, të cilin ne synojmë ta mbartim me vete brenda Europës me shpresën se me të hyrë atje "ata" do ta shërojnë. Është varianti shqiptar i tregut të lirë deri në çakërdisje përballë traditës së konsoliduar europiane të tregut të drejtë. Është mjerimi ynë i vrazhdë i "kompeticionit social" përballë historisë së gjatë europiane të "drejtësisë sociale". Është korrupsioni dhe të menduarit korruptiv të shndërruar në mënyrë jetese sot ndër shumë shqiptarë ai që vetvetiu ushqen përmes rryshfetit dhe anashkalimit të devocionit dhe obligimit ndaj detyrës një ambient të infektuar dhe që ne synojmë ta transportojmë me vete në Europë, pasi edhe këtë do ta kurojnë "ata". Është vetë struktura dhe organizimi ynë shtetëror, institucionet jofunksionale, rezultatet e zgjedhjeve që kurrë nuk pranohen nga humbësit, kultivimi i militantizmit si meritokracia e vetme, klientelizmi i imponuar politik i medias, kastrimi i artit dhe frymës kritike (përfshi këtu shoqërinë civile). Është mbjellja dhe ujitja e përditshme e një ndjenje pafuqie dhe dorëzimi përballë këtij realiteti. Është psikoza se ne nuk mund ta ndryshojmë këtë gjendje dhe shpresa e vetme mbeten të huajt të cilëve ndaj edhe u varemi, u servilosemi dhe u nënshtrohemi me shpresën se do binden një ditë se jemi të devotshëm aq sa duhet dhe do na lejojnë edhe ne një copëz vend në sofrën e tyre të begatë. Është ideja se "ata" japin detyra të cilat ne i plotësojmë dhe lutemi pastaj me ankth, shpresë e besim se do të shpërblehemi për këtë përkushtim. Askush nga lidershipi shqiptar nuk ka marrë ende guximin të thotë se inferioriteti është dera e gabuar nga mund të hyhet në Europë. Se fundja "Europa" është një koncept gjeografik ku shqiptarët bëjnë pjesë do apo s‘do komisioneri i zgjerimit të BE-së. Se nëse ka disa standarde të organizimit shtetëror, ekonomik apo social që duhen përmbushur, këto duhen bërë për t‘u përmirësuar jetën qytetarëve të këtij vendi dhe jo për të plotësuar progres-raportet e disa burokratëve nga Brukseli.

Shqipëria ka sot një nevojë urgjente që t‘i rikthehet autoriteti dhe krenaria. Kjo është një nevojë e pavarur nga proceset integruese. Në momente të tilla dekadence të plotë kombëtare, më shumë se për qaravitje dhe ankesa është nevoja për një projekt kombëtar që duhet të çrrënjosë me themel këtë kompleks inferioriteti ndaj Perëndimit dhe burimet nga ushqehet ky kompleks: varfërinë, injorancën, prapambetjen. Një projekt që mund të përfshijë deri një moratorium apo ngrirje të të gjithë procesit të integrimit në BE derisa ne të jemi gati. Një projekt kuraje që do të kushtojë vërtet disa vite, por që do t‘i kthejë shqiptarët kësaj radhe seriozisht drejt punës, progresit dhe drejtësisë. Drejt dijes, kulturës dhe zhvillimit. Dhe që më në fund do ta kthejë integrimin tonë në familjen ku përkasim, nga një kërkesë mëshire në një të drejtë të pamohueshme.


© Gazeta Shqip - 2006-2008[/b] [/i]


Arrestohet tutori, si e kërcënoi një vajzë për t‘u bërë prostitutë

Historia rrëqethëse e Jultinës që kaloi disa shtete për të "shitur trupin" në Norvegji


Fillimisht e ka joshur, më pas i ka kërkuar që të shkojnë të punojnë jashtë shtetit për një jetë më të mirë, e në fund e ka kërcënuar se do i vriste vëllezërit më të vegjël, nëse nuk pranonte të bëhej prostituta e tij. Kështu është cilësuar në vendimin e gjykatës që e ka dënuar Alfred Kurtin me 10 vjet burg për trafikimin e një femre në Norvegji, por që fatmirësisht nuk ka dalë në rrugë, pasi ka kërkuar ndihëm e policisë së atjeshme. Policia e ka arrestuar Kurtin që ditën para se ajo të kalonte kufirin, por një bashkëpunëtor tjetër, duke i vënë pistoletën në kokë, e ka detyruar vajzën t‘i telefononte familjes që të tërhiqte denoncimin. 32-vjeçari është liruar sërish e që prej asaj kohe, arrestimi i tij është mundësuar vetëm dje. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se kanë vënë në pranga Alfred Kurtin, i cili është dënuar me dhjetë vjet burg për trafik femrash në bashkëpunim dhe për falsifikim dokumentesh.

Kapja e tij është realizuar në Tiranë, ku ai fshihej që prej shumë vitesh. Sipas dosjes penale, Alfred Kurti është njohur me të dëmtuarën Jultina Sh. në fund të vitit 2002. Në këto kushte, Kurti i ka kërkuar Jultinës të shkonte të punonte jashtë vendit te disa të njohur të tij. Ajo nuk ka pranuar, por ai e ka kërcënuar me jetën e familjarëve të saj, sidomos të vëllezërve të mitur. Nën këtë dhunë psikologjike, ajo ka pranuar. Alfredi ka falsifikuar një pasaportë në emër të bashkëshortes së tij, Elda Kurti dhe me foton e Jultinës. Më 12 shkurt të vitit 2003, Jultina, pa vënë në dijeni familjarët e saj, është larguar nga banesa dhe është takuar me Alfredin. Ata janë takuar edhe me Fatos Xhakrosën dhe Spiro Dangën, që kanë marrë vajzën e re dhe janë larguar në drejtim të Sarandës. Familjarët e Jultinës kanë bërë denoncim në polici për largimin e vajzës së tyre, pasi kanë vënë re se ajo kishte marrë rroba me vete. Meqë është dyshuar se Alfred Kurti kishte lidhje me largimin e saj është bërë arrestimi i tij. Të nesërmen, dy shokët e Alfredit kanë marrë vesh arrestimin dhe Spiro i ka falsifikuar një tjetër pasaportë Jultinës me emrin Rovena Gjini. Me atë pasaportë, ajo ka kaluar ilegalisht në Greqi, bashkë me Fatosin, ndërsa Spiro ka kaluar me traget. Kur janë takuar në Greqi, ajo i ka telefonuar familjes dhe u ka thënë se kishte ikur në Kosovë me disa shoqet e saj dhe të tërhiqnin denoncimin se Alfredi nuk ka faj, pasi i kishin vënë pistoletën në kokë nëse fliste ndryshe. Nga Greqia, më 17 shkurt të vitit 2003, kanë shkuar në Itali, më pas në Gjermani, Francë, Suedi, e duke mbërritur pas disa ditëve udhëtimi në Norvegji. Rrugës, Fatosi i kishte thënë Jultinës se do të punonte si prostitutë dhe se paratë e Jultinës do të ndaheshin ndërmjet tij dhe Alfredit. Në Norvegji janë sistemuar te një person i quajtur "Shpend", i cili jetonte me një vajzë tjetër nga Shqipëria, e quajtur "Zana", ku edhe ajo punonte si prostitutë. Pas disa ditësh, Fatosi e ka dërguar Jultinës në një kamp refugjatësh me qëllim për t‘u regjistruar me emrin e rremë Jultina Kurti, që të punonte si prostitutë e mos të kishte probleme me dokumentacionin. Aty, duke përfituar nga moskontrolli i tij, Jultina ka biseduar me policinë dhe i ka treguar se çfarë kishte ndodhur. Në këto kushte, ajo është sjellë në Shqipëri më 23 mars dhe deri në atë kohë është mbajtur nën mbrojtjen e policisë.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Mon Oct 05 2009, 12:09pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jul 27 2009, 05:00pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Deshmia: "Vellane e vrava, se kerkoi seks me shokun tone"

E Hene, 27 Korrik 2009

Bardhyl Bejko

SARANDE- Fakte te reja per krimin ne familje qe ndodhi te enjten e kaluar, kur nje 25 vjecar vrau me thike te vellane ne perleshje. Dalin ne drite deshmi te reja nga vete goja e te dyshuarit Ermir Myrtaj, i cili krejt papritur ka ndryshuar theniet qe ka bere para prokuroreve, duke nxjerre nje tjeter shkak perballe gjykatesit te gatshem gjate mases se sigurise, ate te imoralitetit. Paraditen e djeshme, 25-vjecari dhe shoku i tij i akuzuar si bashkepunetor, 19 vjecari Jorgo Beruka, kane dale per mase sigurie ne Gjykaten e Sarandes, ku jane degjuar edhe pretendimet per vrasjen e Laze Myrtaj, 30-vjec, i njohur dhe si perdorues droge. Ermir Myrtaj ka mohuar qe te kishte goditur per vdekje te vellane per shkak te celularit te vjedhur dhe shitur per te blere narkotikun, duke pretenduar se krimin e kishte kryer per veprime te pamoralshme dhe ndjenjen e fyerjes. Myrtaj tha se i vellai i kishte kerkuar kryerjen e marredhenieve seksuale ne gjini shokut te tij, gje qe eshte kundershtuar nga i ndjeri, i cili ka qene dhe nen efektet e droges ne momentet e ngjarjes.

Deshmia

I dyshuari Ermir Myrtaj eshte shfaqur i qete para trupit gjykues te kryesuar nga Thanas Merkuri. Seancat per 25 vjecarin dhe shokun e tij Jorgo Beruka, nga fshati Gjashte, jane zhvilluar te ndara. Masa e dhene ndaj tyre eshte ajo e "arrestit ne burg", duke shenuar edhe ndryshimin e deshmise. "Nuk ishte vjedhja e celularit shkaku i perleshjes qe perfundoi ne vrasje aksidentalisht, pasi nuk doja ta vrisja. Por mesova se im vella i kishte kerkuar me kembengulje pasi kishte konsumuar droge, kryerjen e marredhenieve seksuale ne gjini shokut tim. Ky i funsit ka kundershtuar duke i thene se i pelqenin femrat, por duket se Laze nuk eshte terhequr. Une u ndjeva i fyer dhe debatova ashper, nuk di se si e kam qelluar me thike", ka rrefyer 25-vjecari para gjyqtarit te gatshem, duke i lene te shtangur te pranishmit ne salle. As perfaqesuesi i prokurorise nuk e ka pritur kete ndryshim thenieje, pasi Myrtaj nuk ia ka bere te ditur kete fakt. Kjo deshmi ndryshon rrjedhen e hetimeve, por sipas te dyshuarit, kerkesa e te vellait ka qene e rende dhe ai eshte ndier i irrituar dhe i turperuar. Me vone eshte marre per mase sigurie edhe 19-vjecari Jorgo Beruka, pozicioni i te cilit ne akuze eshte si bashkepunetor ne krimin e vrasjes.

Zyrtaret

Burime zyrtare nga prokuroria konfirmuan ndryshimin e deshmise gjate mases se sigurise me dyer te mbyllura, ashtu sikurse edhe gjyqtari i gatshem. "Ai pranoi autoresine e krimit dhe rrefeu rrethanat ne te cilat ndodhi, duke nxjerre nje piste te re", thane zyrtaret per "KJ". Ne seancen e mases se sigurise dje, 25-vjecari i dyshuar Ermir Myrtaj, ka pohuar faktin se i vellai ka qene nen efektin e droges kur i ka kerkuar shokut te tij te kryej marredhenie seksuale ne gjini.

Kembengulja

"Nuk eshte e vertete qe e qellova per celularin, po per kete shkak", ka kembengulur 25-vjecari, duke e cilesuar aktin si aksidental dhe ne gjaknxehtesi. Kerkesa e te ndjerit eshte bere gjate pasdites se merkure, kurse krimi ndodhi disa ore me pas, duke gdhire dita e enjte, ne banesen e familjes Myrtaj, ne fshatin Gjashte. "Jorgo Beruka erdhi tek une dhe me tregoi se cfare i kish kerkuar vellai im qe te bente me te. Vellai ishte teper kokeforte dhe shume kembengules per te pranuar ate qe i kish kerkuar shokut tim per te kryer me te marredhenie seksuale. Kjo me irritoi pa mase dhe u ndjeva i fyer dhe shume i revoltuar", perfundoi Ermir Myrtaj rrefimin per ngjarjen e ndodhur.

Vrasja, pas perleshjes fizike ne oborr

Grindja mes dy vellezerve ka nisur mesnaten e se merkures, ne fshatin Gjashte. Sipas fakteve te reja te pranuara nga vete i dyshuari, Ermir Myrtaj ka mesuar nga shoku i tij, Jorgo Beruka, 19-vjec, se Lazja i kishte kerkuar marredhenie seksuale ne gjini nen efektin e droges. Menjehere 25-vjecari ka shkuar ne shtepi dhe eshte ballafaquar me 30 vjecarin. Ky i fundit ka mohuar te kishte kerkuar nje gje te tille, por shoku i Ermirit pranoi se kerkesa ishte bere. Kaq ka mjaftuar qe mes vellezerve te shkembehen fyerje dhe sharje, deri ne perleshje fizike. Rreth ores 01:30 te rinjte jane perleshur ne oborrin e shtepise, ne sy te nenes se dy vellezerve, duke perfunduar ne vrasje. Laze Myrtaj eshte goditur dy here ne zemer nga i vellai dhe ka nderruar jete ne spitalin e Sarandes.

Prokuroria, hetime te reja per pisten e dyte

Prokuroria e Sarandes eshte e detyruar qe te rimarre ne pyetje per te disaten here te dyshuarin Ermir Myrtaj, pasi ky i fundit i ka befasuar me deshmine e tij te re ne gjykate gjate mases se sigurise. Rrethanat dhe shkaku ndryshojne, ndaj ne materialet hetimore do te perfshihen pretendimet e 25-vjecarit dhe keto do te ballafaqohen me deshmine e shokut te tij dhe nenes. Prokuroria kishte shenuar si shkak te krimit shitjen e celularit te autorit te dyshuar nga i ndjeri, me qellim blerjen e droges, fakt qe e ka deshmuar vete Ermiri pas arrestimit.

Policia: Dy vellezerit, me precedente penale

Policia e Sarandes beri te ditur se i dyshuari Ermir Myrtaj, 25 vjec, ka qene nje here i denuar me pare per krimin e "vjedhjes". Ai eshte kapur pas vrasjes, teksa vizitonte te vellane ne spital, pasi e kishte qelluar me thike ne zemer gjate perleshjes fizike. I dyshuari kishte lidhje shoqerore me 19-vjecarin Jorgo Beruka, njekohesisht fqinj i tij. Sipas grupit hetimor, edhe i ndjeri Laze Myrtaj ka qene nje here i denuar per krimin e "vjedhjes", ndersa njihej edhe si kontingjent i perdorimit te drogave ne qytet. Ngjarja eshte pare nga nena e dy vellezerve, e cila edhe pse ka nderhyre, nuk ka shmangur dot tragjedine.


Sherr per nder, tre viktima

E Hene, 27 Korrik 2009

TIRANE- Grindja per shkak te nje ngacmimi dyshohet te jete bere shkak per ekzekutimin e nje 20-vjecari, plagosjen e vellait te tij dhe xhaxhait. Krimi ka ndodhur dje rreth ores 13:00 perballe Drejtorise se Doganave ne Laprake, kur dhe ne rruge ka pasur shume levizje njerezish dhe makinash. Deshmitaret kane pare dy grupe qe debatonin me njeri-tjetrin dhe me pas degjuan te pakten 3 te shtena pistolete dhe tre persona qe largoheshin me shpejtesi. Policia tha se per pasoje ka humbur jeten Artan Allushi dhe jane plagosur Nertil Allushi, 22-vjec e Kujtim Allushi, 45 vjec. Ne kerkim u shpall i dyshuari Bashkim Qefalia, 40-vjec, ndersa hetohet edhe per dy persona te tjere qe mund te kene qene ne shoqerine e tij. Burime policore thane se Kujtim Allushi, bashke me dy niperit, akuzonte Qefaline per ngacmimet ndaj vajzes se tij dhe dje i kane zene rrugen per sqarime. Debati ka kaluar ne konfrontim dhe deri ne perdorimin e armes me pasoja tragjike. Dy vellezerit e plagosur jane derguar ne Spitalin Ushtarak dhe gjenden jashte rrezikut per jeten.

Ngjarja

Deshmitaret kane pare nje mjet furgon qe ka ndaluar buze rruges Tirane-Durres, perballe Doganave, prane nje lokali. Tre persona, mes te cileve dy te rinj, kane nisur te debatojne me shoferin e mjetit, qe rezulton te jete 40-vjecari Bashkim Qefalia. Burime policore thane se xhaxhai dhe niperit e tij i kane kerkuar shpjegime Qefalise per ngacmimin e vajzes. Teksa Kujtim Allushi ka pretenduar sqarimet nga 40-vjecari qe bente linjen Tirane-Laprake, situata ka degjeneruar ne kercenime fizike dhe nje perleshje mes dy grupeve ku jane perfshire me shume se pese persona. Kalimtare te shumte jane terrorizuar nga tre te shtena arme dhe ne pak sekonda kane pare te shtrire pertoke dhe te pergjakur tre persona. Me pas nje mjet qe ka levizur ne shpejtesi. Pasi ka ndertuar dinamiken e ngjarjes, hetuesit zbuluan se i dyshuari Qefalia, teksa nuk ka pranuar akuzat dhe eshte ndjere i kercenuar nga dhuna fizike e tre kundershtareve, ka shkuar per te marre nje arme pistolete dhe ka qelluar mbi ta pa paralajmerim. Deshmitaret i thane policise se disa persona kaluan permes banesave menjehere pas te shtenave, duke ngritur dyshime edhe per bashkepunetore te ekzekutorit.

Hetimet

Nga te shtenat sipas policise ka mbetur i vdekur ne vend Artan Allushi, 20-vjec dhe jane plagosur xhaxhai i tij, Kujtim Allushi dhe vellai, Nertil Allushi. Dy te plagosurit u derguan me urgjence ne Spitalin Ushtarak, kurse viktima ne Morg. Policia ka ngritur postblloqe te shumta ne hyrje e dalje te qytetit si dhe ne zonen e Kamzes, ku banon i dyshuari Bashkim Qefalia, 40-vjec. Madje forca policie jane lene tek banesa e te dyshuarit per te shmangur ndonje gjakderdhje tjeter mes fiseve. Burime zyrtare thane se shpallen ne kerkim Qefaline dhe po hetojne per te zbuluar bashkepunetore te tjere te mundshem te tij. Grupi hetimor pasi mori ne pyetje deshmitaret dhe te aferm te viktimave arriti ne perfundimin se krimi ka ndodhur per motive te dobeta. Pjesetaret e fisit Allushi i kerkonin shpjegime Qefalise per ngacmimet e vajzes se Kujtimit. Deri dje ne mbremje i dyshuari nuk ishte vene ne prangat e policise.

A. Q.

Abuzoi seksualisht me 16-vjecaren, hetohet ne mungese

E Diele, 26 Korrik 2009


Hetohet ne mungese, pasi akuzohet per marredhenie seksuale me dhune me te mitura. Policia e Elbasanit ka nisur hetimin per Pirro Duken, me banim ne lagjen "Syrja Dylgjeri" ne kete qytet, pasi akuzohet se gjate muajit maj te ketij viti ka kryer marredhenie seksuale me dhune me shtetasen Xh.M. 16-vjece me banim ne lagjen "28 Nentori" Elbasan.

Fillimisht e dhunuara seksualisht ka pasur frike te denoncoje, per shkak te kercenimeve qe i bente 26-vjecari. Por me pas, ka kryer kallezim penal ne adrese te tij. Policia ka shpallur ne kerkim Pirro Duken dhe pasi nuk e ka gjetur, ka nisur procedimin penal. Ndaj tij eshte ngritur akuza e "marredhenieve seksuale me dhune me te mitura" ne bashkepunim. F.S.

Vrau per hakmarrje, Austria ekstradon Marashin

E Hene, 27 Korrik 2009

TIRANE- Ekstradohet nga Austria nje i denuar per vrasje per motive hakmarrje, shtate vjet me pare. Artan Marashi, 37 vjec, eshte sjelle dje me pranga ne duar nga agjentet e Interpol Tiranes ne aeroportin e Rinasit "Nene Tereza" dhe u eshte dorezuar autoriteteve te burgjeve, ku do te vuaje denimin me 15 vite burg, pasi eshte shpallur fajtor nga drejtesia per vepren penale te vrasjes. Burime nga policia bene te ditur se, Marashi eshte arrestuar nje vit me pare ne Austri, mbi bazen e nje urdher-arresti te firmosur nga drejtesia shqiptare dhe ku fshihej pas krimit te kryer. Mesohet se 37-vjecari nga Shkodra ishte denuar ne vitin 2002 ne mungese nga Gjykata e Faktit me 15 vjet burg per nje vrasje te kryer per motive hakmarrje. Por, pas kryerjes se krimit te rende, ai kishte mundur te largohej nga Shqiperia dhe te mberrinte si emigrant ne Austri, pa rene ne pranga. Per gjashte vite me radhe ka mundur te fshihet, derisa autoritetet austriake kane mundur te zbulojne se fshihej ne kete vend, duke e prangosur. Burime zyrtare thane se Artan Marashi eshte cilesuar fajtor per nje vrasje te kryer ne vitin 2002 ne Shkoder, per motive hakmarrje.

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Mon Oct 05 2009, 12:10pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jul 28 2009, 11:23am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
E DIELA E ZEZE, POLITIKA DHE STANDARDET E SIGURISE

Berti Koxha

Tingëllon krejtësisht absurde situata aktuale mediatike, kur pas "bombardimit" të opinionit me farsën post-elektorale të inaugurimeve të bujshme të Kryeministrit për fillim punimesh në vepra, që rezultojnë edhe të pafinancuara, dëgjon diku në fund të edicioneve, edhe njoftime krejtësisht të ftohta.

Dëgjon për një vrasje mafioze të ndodhur në Elbasan, ku persona të paidentifikuar me maska kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi një ish-agjent të policisë kriminale, i cili prej më se dhjetë vjetësh kishte qenë pjesëmarrës në shumë operacione për goditjen e trafikut të drogës, por që prej tre vjetësh, shteti e kishte nxjerrë në reformë. Ironia e sarkazma bëhet therëse, kur lajmi raporton se, së shpejti viktima ishte planifikuar të rikthehej në radhët e uniformave blu. Por ja që nuk qe e thënë...!

Dëgjon raportime se, nënë e bijë u gjetën të helmuara për shkak të varfërisë; se një 14-vjeçar tentoi të vetëvarej; një tjetër u gjet i vetëvarur për shkak të depresionit; e së fundi raportimet për ngjarje aksidentale rrugore, që çdo ditë u marrin jetën, sakatojnë e lëndojnë dhjetëra njerëz.

E ndërsa ngjarjet kriminale dhe ato aksidentale shtohen, e situata po bëhet gjithnjë e më shumë alarmante, askush nuk shqetësohet për qindra familjet që përballen me një dramë të dhimbshme morale, psikologjike dhe ekonomike.

Pasi nuk dëgjova një prononcim të titullarëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit për vrasjen mafioze të ish-kolegut, asnjë prononcim të drejtuesve të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit e të Policisë Shtetit, përgjegjës për sigurinë rrugore në vend (më se dhjetë viktima nga aksidentet brenda një dite), kërkova në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë Shtetit, me shpresën se mos lexoja qoftë edhe një njoftim të shkurtër për këto ngjarje. Nuk pretendoja të gjeja programe e plane-veprimi për të paraprirë situata të tilla, por një njoftim mendova se duhet të kishte. U trishtova kur pashë se njoftimi më i fundit ishte falënderimi që ministri Bujar Nishani kishte marrë nga homologu i tij spanjoll për bashkëpunimin në kapjen e një të kërkuari.

Raportimet nga kronika e zezë, shumë rrallë shoqërohen me komente, analiza gazetarësh, specialistësh të fushës përkatëse apo me prononcime të drejtuesve të institucioneve përgjegjëse. Kjo situatë dramatike e sigurisë së jetës, qëllimshëm sfumohet me transmetim për orë të tëra të aktiviteteve qeveritare, analizave deh debatit politik, pre e të cilave, fatkeqësisht bie shpesh edhe media.

Shumë mirë që, pothuaj çdo javë, të gjitha mediat elektronike organizojnë ‘shows‘ për sportin dhe futbollin, për modën apo muzikën. Por a nuk do të ishte me vlerë që, të paktën një herë në muaj të analizohej situata e sigurisë rrugore, me më se 150 ngjarje aksidentale, rreth 30 viktima, dhjetëra të plagosur, e me qindra automjete, vepra publike dhe private, të dëmtuara?

Sa më shumë se shtatë apo dhjetë të vdekur e dhjetëra të plagosur, brenda një dite të vetme në rrugët e vendit, duhet të jetë bilanci i mjaftueshëm për të sensibilizuar Kryeministrin që të kursejë, qoftë edhe për një ditë të vetme, retorikën me kundërshtarët politikë e të flasë për masat që ofron qeveria për situatën dramatike të sigurisë së jetës? Çfarë më tepër se bilanci me 40 të vrarë e dhjetëra të plagosur në rrugët e vendit, vetëm në një muaj, duhet për të sensibilizuar Kryeministrin që të heqë nga axhenda një ditë inaugurimesh për të mbledhur Komitetin Ndërministror të Sigurisë Rrugore? Kujtoj se Presidenti francez, që e drejton këtë strukturë në Francë, e mbledh atë në çdo tre muaj, ndërsa Kryeministri ynë, gjatë gjithë mandatit të kaluar, e mblodhi vetëm një herë!!!

Pas të enjtes së zezë, javën që shkoi, bilanci tragjik i kësaj të diele me të paktën 10 të vdekur e më se 20 të plagosur, është i mjaftueshëm për t‘u rënë kambanave të alarmit, jo vetëm për strukturat e sigurisë, që është pak të thuhet se kanë rënë në letargji të thellë apo nuk janë kthjelluar ende nga avujt e dehjes së "fitores" elektorale.

Në këto rrethana, natyrshëm lind pyetja: Mos vallë Shqipëria po ndryshon në rrugën e gabuar me njerëzit e gabuar? Le të shpresojmë që shqiptarët, edhe pse të lodhur nga sjelljet arkaike, në mungesë të alternativave të zhvillimit e shpresës për një të ardhme më të mirë, besimin e materializuar në shprehjen "Zoti na ruajttë", ta shoqërojnë me aksion qytetar, që të mos na mundojë dilema se ku po shkojmë.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Sun Aug 23 2009, 02:58pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 30 2009, 02:07pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Trafikoi kushërirën, rrogë për vajzën


(Dërguar më: 30/07/09)

Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim tre të akuzuar për trafik femrash për qëllime prostitucioni në shtetin fqinj, Greqi. Të pandehurit, Mehdi Xhihani, Xhemal Zenuni dhe Altin Brahimi do të përgjigjen para Drejtësisë për tentativën e trafikimit të tri femrave në muajt e parë të këtij viti. Për të vërtetuar akuzat e “trafikimit të femrave” në bashkëpunim me persona të tjerë”, ndaj të pandehurve prokurori Ardian Nezha për muaj të tërë ka mundur të sigurojë prova të shumta, si dhjetëra biseda të përgjuara mes tyre dhe një prej viktimave të trafikut, përgjime ambientale, apo pamje filmike të takimeve mes tyre. Nga hetimet ka rezultuar se dy kushërinjtë e pandehur, Xhemal Zenuni dhe Altin Brahimi me ndihëm e mikut të tyre, Mehdi Xhihani kanë tentuar të trafikojnë Marsida Lleshanakun, nga Durrësi, nënë e një vajze të mitur. Po ashtu, tre të pandehurin akuzohen dhe për trafikimin e dy femrave të tjera, Marjana Abazi dhe Nertila Rapushi. Pritësi i viktimave të trafikut ishte një shtetas me banim në Greqi, që thirrej nga të akuzuarit me emrin ‘Aleks’, por ende nuk është identifikuar. Ndaj, për të identifikuar personat e tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale, Prokuroria po vazhdon hetimet.
Hetimet
Hetimet për të zbuluar autorët e trafikimit të Marsida Lleshanakut kanë nisur mbi të dhënat dhe dëshmitë e të dëmtuarës. Një javë para se Lleshanaku të bënte kallëzimin në polici, konkretisht me datë 29 dhe 30 janar 2009, atë e ka takuar kushëriri i saj, Xhemal Zenuni, i cili i ka propozuar për të punuar si prostitutë në Greqi, ku do ta dërgonte atje me disa të njohur të tij. “Xhemali e ka takuar Marsidën me dy të njohurit e tij, konkretisht shtetasin Altin Brahimi, të cilin e ka djalë teze dhe Mehdi Xhianin, i cili është shoku i ngushtë i Altinit dhe njëkohësisht ka lidhje shoqërore me Xhemalit. Nga biseda që kanë bërë me Xhemalin, Altini dhe Mehdiu kanë marrë përsipër të organizonin gjithçka në interes të realizimit të trafikimit dhe shfrytëzimit të Marsidës si prostitutë në Greqi”, - thuhet në dosjen e Prokurorisë.
Rekrutimi
Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Altin Brahimi ka bashkëpunuar me Mehdi Xhihanin, me qëllim trafikimin e femrave në Greqi. Për të vënë në jetë planin e tij kriminal, i pandehuri Altin Brahimi ka biseduar me kushëririn e tij, Xhemal Zenuni me të cilin ka njohur edhe Mehdi Xhihanin dhe ka kërkuar prej tij t’i propozojë shtetases Marsida Lleshanaku dërgimin e saj si prostitutë ne Greqi. Nëpërmjet Xhemalit, Altini dhe Mehdiu janë njohur me Marsida Lleshanakun dhe të tre kanë bashkëpunuar për të rekrutuar dhe dërguar atë në Greqi, ku do të ushtronte prostitucion. Përfitues i punës që do të kryente Marsida do të ishin Mehdiu, Xhemali dhe Altini. Ky i fundit synonte nga ana e tij të dërgonte në Greqi për të ushtruar prostitucion një shoqen e tij 16- vjeçare. “Propozimin për ta trafikuar Marsidës ja ka bërë fillimisht kushëriri i saj, Xhemali, i cili më pas e ka takuar Marsidën me të pandehurit Mehdi dhe Altin, dhe të tre bashkë janë takuar dhe kanë biseduar për të rekrutuar atë. Marsidës i janë premtuar kushte të mira jetese në Greqi, të ardhura të sigurta atje nga prostitucioni si dhe i kanë premtuar edhe një shpërblim për të ëmën dhe vajzën e saj që do të qëndronte në Shqipëri”, - thuhet në aktakuzën e Prokurorisë. Më tej thuhet se, pasi janë takuar tri herë me Marsidën, Mehdiu dhe Altini kanë garantuar Xhemalit se do të krijonin mundësinë që pasi Marsida të shkonte ne Greqi të punonte si prostitutë, me paratë që ajo do të sillte do të bëhej e mundur dhe dërgimi i Xhemalit në Greqi. “Në përpjekje për të rekrutuar Lleshanakun, me autorizim të prokurorit, tre të pandehurit janë përgjuar në vende publike, fotografuar dhe vëzhguar. Veç Marsida Lleshanakut, të pandehurit janë përpjekur të rekrutojnë për ta trafikuar në Greqi, edhe shtetasen Marjana Abazi. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se momentin e kapjes në flagrancë të shtetasit Mehdi Xhiani, ai udhëtonte për të kaluar kufirin për në shtetin grek i shoqëruar me shtetasen Nertila Rapushi, edhe kjo e destinuar për t’u trafikuar në Greqi ku do të ushtronte prostitucion.
Pritësi
Pritësi i femrave që do të trafikoheshin ishte një person të cilin i pandehuri Mehdi Xhihani, në të gjitha komunikimet me të, e thërriste “Aleks”. Por, identiteti i këtij personi nuk është zbuluar ende. “Nga hetimi është arritur të dokumentohet fakti se i pandehuri Mehdi Xhihani bashkëpunon për kryerjen e aktivitetit kriminal të trafikut të femrave për prostitucion me një person të thirrur ‘Aleksi’, që jeton ne Greqi dhe që është pikërisht pritësi i femrave të cilat sigurohen në Shqipëri nga Mehdiu dhe akomodohen në Greqi tek ‘Aleksi’. Këtë fakt e konfirmon në deklarimet e saj, edhe shtetase Marjana Abazi”, - thuhet në aktakuzën e Prokurorisë. Për këtë shkak, Prokuroria po vazhdon hetimet për të bërë të mundur identifikimin dhe vënien para Drejtësisë të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Sun Aug 23 2009, 02:57pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 31 2009, 02:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqiptarët e “urrejnë” më shumë vendin se të tjerët

Tiranë –Shqiptarët e Shqipërisë, janë qytetarët që dëshirojnë më shumë të emigrojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Vendi ynë qëndron në krye të listës nga të gjithë shtetasit e Ballkanit, rezultatet e të cilit janë publikuar nga “Gallup” për “Ballkan Monitor” i bazuar në sondazhe me një numër të madh qytetarësh në Ballkan, për çështje të emigrimit. Raporti i vitit 2009 konstaton se pikërisht ato vende që u lanë jashtë liberalizimit të vizave e duan më shumë hyrjen në BE, ndryshe ngta vendet që përfituan nga ky liberalizim.

Sipas raportit, një arsye që lidhet me dëshirën e shqiptarëve për të emigruar është fakti se shumë shqiptarë mendojnë se gjendja në vend po bëhet më keq.

Po sipas këtij raporti:
38 % mendojnë se po bëhet më mirë,
26 % se gjendja është njësoj dhe
35 % se gjithçka po shkon më keq.

Qytetarët e Shqipërisë dhe ato të Maqedonisë do të dëshironin më shumë të largoheshin nga vendi i tyre. Sipas raportit, rreth 120 mijë, shumica nga Shqipëria dhe Maqedonia do të dëshironin të iknin nga vendi i tyre. Shqiptarët kanë numrin më të madh të familjarëve jashtë vendit në vende si Greqi, Itali e Gjermani. 44 për qind e shqiptarëve kanë familjarë në emigrim prej nga marrin dhe të ardhura për të jetuar.

Megjithatë përsa i përket nivelit të të ardhurave Shqipëria është në vend të dytë dhe të ardhurat më të mëdha nga emigrantët hyjnë në Kosovë.

Kroacia që aktualisht e ka në fuqi procesin e liberalizimit të vizave dhe është kandidati më i afërt për tu bërë anëtari i 28-të i Bashkimi Europian, është vendi i fundit që e dëshiron anëtarësimin në bllok.

2009-07-31 09:54

Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Sun Aug 23 2009, 02:57pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 05 2009, 08:35am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Qytetaria ekonomike, sfida demokratike e shekullit XXI

Written by Gazeta SOT

Thursday, 30 July 2009 12:38
Nga Ivana TOMÇO
Një nga problemet më të mëdha me të cilin përballet shoqëria e sotme, është ndjenja e pafuqisë në nivel individual. Hapësirat tona manovruese duken gjithnjë e më të ngushta, detyrimet e jashtme, gjithnjë e më të forta, fusha e realizimeve të mundshme, gjithnjë e më e ngushtë. Atëherë, përse të mundohemi kot për të ndryshuar rrjedhën e gjërave? Përse të bëjmë përpjekje e të investojmë? Përse të shpenzojmë energji të kota?


Ndjenja e pafuqisë për t’ i bërë ballë situatave, shpesh na shtyn të heqim dorë, të braktisim gjërat e dashura, të biem në fatalizëm, të tërhiqemi apo të veprojmë “secili për vete”, duke përbuzur të tjerët. Është pikërisht ndjenja e pafuqisë ajo që na bën të mos presim ndonjë gjë të madhe nga të tjerët, nga jeta, përveçse një lumturi materiale dhe mbyllje në guaskën personale apo familjare. Kjo ndjenjë pafuqie acarohet veçanërisht në fushën ekonomike, ku sundon abstenimi ekonomik. Individit i duket gjithnjë e më shumë sikur nuk merr pjesë në sistemin ekonomik: ai shpesh e percepton veten si një ingranazh të një makine më e fuqishme se ai vetë, mbi të cilën mendon se nuk mund të ketë asnjë ndikim. I mbetet veç të përshtatet sa më mire me situatën dhe të përfitojë pjesën më të mirë të mundshme për veten e tij… Ndryshe nga ajo që ndodh me abstenimin politik, abstenimi ekonomik zakonisht është një pasojë dhe jo zgjedhje jona. Me anë të veprimtarive të ndryshme ekonomike si konsumi, puna, kursimet, etj, individi vepron në mënyrë të vullnetshme për të pasur një impakt pozitiv në jetën e tij dhe atë të kolektivitetit. Ai kujdeset në të gjitha aspektet: Konsum i produkteve të kontrolluar (produktet bio), tregti e rregullt, kursim dhe financa solidare, sindikalizëm, përgjegjësi shoqërore dhe ambientale, investim shoqëror i përgjegjshëm etj. Por, megjithë potencialin e rëndësishëm të zhvillimit dhe aftësinë për të dominuar e për t’u bërë mazhoritare, këto forma dhe praktika ekonomike më pjesëmarrëse, më solidare, më ekologjike, me një fjalë më humaniste, shpesh mbeten të pavlerësuara, të karikaturuara apo të nënvleftësuara.
Ndërkohë që ekonomia sot luan një rol shumë të rëndësishëm dhe strukturues në qytetarinë tonë, ajo mbetet paradoksalisht e mënjanuar nga fatet demokratike dhe qytetare. Në shekullin e 20-të, të ishe qytetar do të thoshte të votoje, të njihje institucionet, të respektoje ligjet dhe parimet. Sot, në shekullin e 21-të, të jesh qytetar, i përfshin natyrisht të gjitha këto, por kërkon gjithashtu të jesh i ndërgjegjshëm që me veprimet ekonomike, secili prej nesh ka një përgjegjësi dhe një pushtet në funksionimin e ekonomisë. Kjo është diçka që të gjithë e dinë, por është e vërtetë gjithashtu që sot shumë njerëz nuk e kanë të mundur ta ushtrojnë si duhet qytetarinë e tyre ekonomike. Jo të gjithë mund të zgjedhin e të konsumojnë ushqime bio, pasi këto kushtojnë më shtrenjtë. Jo kushdo mund t’i transferojë kursimet e veta drejt produkteve apo bankave, të punojë në ndërmarrje të përgjegjshme, ose thjesht të ketë akses në informacionet mbi këto forma dhe praktika të ndryshme ekonomike. Sfida demokratike e shekullit 20-të ishte politike (e drejta e votës, liria e shprehjes, etj…) ndërsa ajo e shekullit 21-të, do të jetë ekonomike. Si mund të veprojmë për të krijuar kushtet e favorshme për demokratizimin dhe përhapjen e rrugëve dhe mënyrave, në mënyrë që çdo njeri, cilatdo qofshin të ardhurat e tij apo gjendja shoqërore, të ketë mjetet, mundësitë dhe aftësinë t’i gëzojë avantazhet të plota? Dy çështje themelore që tejkalojnë diferencimin i djathtë-i majtë, duhet të ishin në zemër të debatit ekonomik dhe politik. Rruga e vetme është të bëjmë ç’është e mundur për ta evidentuar dhe afirmuar qytetarin si një aktor të veçantë dhe kryesor në lojën ekonomike, përkrah tregtisë dhe shtetit.

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:05.08.09


[ Edited Sun Aug 23 2009, 02:54pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Aug 07 2009, 11:40am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Sa të kushton jeta, o shqiptar?

02 August, 2009 10:50:00 Kico Blushi

Zgjidhni madhesine e germes:

Shqipëria jonë e dashtun, pasi e kaloi edhe Kinën për rritjen ekonomike (me dy shifra!), tash po kalon edhe Irakun,...... edhe Afganistanin për numrin e vrasjeve në ditë. Edhe kjo, natyrisht, me dy shifra! Duam nuk duam, këto janë suksese të qeverisë sonë të cilën e votuam, të një qeverie që na ka premtuar të na evropianizojë e të na bëjë hem të shquar, hem të veçantë, hem me viza në sytë e vetes dhe të botës.
E ndërsa suksesi i parë (ai ekonomik) propagandohet me bujë dhe krenari të pasosur nga Berishë-qeveria, (pasi ajo zotëron një INSTAT që jep bash ato shifra e statistika që i lipsen propagandës së saj), për të dytin nuk flitet, heshtet me dinjitet, paçka se kronikat e zeza sa vjen e bëhen më ogurzeza. Madje as analistët nuk bëzajnë, habitërisht. Ditët që shkuan p.sh, ishin ditë të një kasaphane, të një lufte pa luftë nëpër rrugët e Shqipërisë; çdo mbrëmje e kemi të vështirë të numërojmë nga ekranet sa të vrarë e sa të plagosur ishin dje e sa janë sot…Vetëm se gjakderdhja nëpër rrugët tona përcillet nga ne me atë qetësi dhe mospërfillje që përcillen edhe kronikat e kamikazëve dhe vrasjeve makabre në Irak…Fajin, ashtu si ndodh në gjykatat tona, përherë e kanë viktimat, ata që vriten, ata që vdesin, sepse fajtorët përherë “ikin në drejtim të paditur”. Vdekjet dhe vrasjet nuk na shkaktojnë ndonjë mbresëlënie të pashlyeshme, ashtu si na bëjnë efekt p.sh, fjalët e deklaratat politike të Berishës, Metës apo Ramës…Brenda shpirtit dhe mendjes së çdo qytetari shqiptar mesa duket ka një Nafije, e cila vuan më shumë po të na mërziten krerët partiakë, po të rrezikohen ata me largim nga posti, se sa po të vriten në një ditë tetë njerëz të pafajshëm në autostradë…Kujë e zezë!
A thua këtë trashëgimi e kemi nga diktatura, apo kjo farë skllavëruese u mboll djallëzisht në këto vite të gjasme demokracisë që ne të ambientohemi me çdo të keqe e të mos bëzajmë?
***
Sidoqoftë, fakt është se ne përditë e më tepër ndihemi të tëhuajtësuar e larg e më larg nga njëri-tjetri edhe për shkak të politikës vrastare të shpresës. Kultivimi i urrejtjes dhe pasiguria në rritje kanë bërë të mundur që vdekja e tjetrit, vrasja e tjetrit, aksidenti i tjetrit, ngujimi i fëmijëve të tjetrit, dhunimi i tjetrit të na duken sikur nuk kanë lidhje me ne...Për shkak të sherrpolitikës jemi të ngujuar moralisht në guackën e vetes dhe nuk funksionojmë si komunitet; sherrpolitika na ka hedhur e na ka lënë në botën e askundit; rrugët tona nuk na mirëpresin, madje edhe shtigjet e katundeve tani të çojnë në qorrsokak, edhe ato nuk të nxjerrin kurrkund, kurse bulevardet dhe autostradat kanë për asfalt urrejtjen, gjakun, kurthin, pasigurinë. Sa vjen e më tepër ne kemi hyrë në gjendje lufte me rrugët tona, sepse na duket se ato mezi presin të na plagosin, të na vrasin, të na poshtërojnë, të ndotin, të na fyejnë, të baltosin…Rrugën tashmë nuk e kemi aleat, po armikun kryesor, ndoshta më i rrezikshmi dhe më i paparashikueshmi i familjes. Të gjitha të këqijat, - sëmundjet e trupit dhe ato sociale, kulturore dhe morale, etike dhe politike, - po na vijnë nga rruga. Sot prindërit normalë më shumë se çdo gjë kanë frikë rrugën. Në rrugë përplasen makinat, interesat, diferencat, zilitë, inatet, hakmarrja, thikat, koburet, dhuna, komplekset, fuqia, pasuria, dasitë, mungesat, injoranca, nepset dhe tundimet…
Andaj mosbesimi është bërë streha jonë e vetme dhe e sigurt. Sa del nga shtëpia, nuk dihet se kur dhe se si do të kthehesh…Në çdo kilometër të çdo cepi të Shqipërisë tanimë gjen një lapidar me lule artificiale jo në kujtim të dëshmorëve, po të viktimave të pafajshme të vrarë në rrugë e nga rrugët tona…Aq e rrezikshme është bërë rruga, sa tani habitesh po të shohësh fëmijë që luajnë të pashoqëruar nga prindërit…Askush nuk e di se sa i kushton jeta sot…Askush nuk e di se si do të gdhihet nesër…Askush nuk është i sigurt nëse rruga nesër nuk do ta përmbysë normalitetin dhe qetësinë e familjes së tij krejt papritur…
Por shumëkush nga ne kujton se fajin për këtë e ka rruga, vulgariteti dhe agresiviteti në rritje i saj, d.m.th, nuk e ka fajin as shoqëria, as vetja jonë, aq më pak qeveria jonë demokratike dhe krerët tanë të shtrenjtë, që ne i votojmë symbyllur sa herë ata në e lypin votën!
***
Kështu, që nga janari e tëhu po vritet mesatarisht një njeri në ditë e po plagosen mbi dy të tjerë, gjë që do të thotë se në një vit janë të destinuar të lënë përfundimisht këtë jetë mbi 300 shqiptarë, pa përmendur të plagosurit, të vetëvrarët, të vrarët në pusi me armë zjarri, të ngujuarit, të vetëhelmuarit me fostoksinë, të burgosurit, të bashkëtherurit me thika, të vetëvarurit nëpër haure, ata që mbyten nëpër plazhe, lumenj, rezervuare a liqene, njerëz të humbur pa nam e nishan, ata që ikin “në drejtim të paditur”, ata që papritur e pakujtuar luajnë mendsh prej halleve, ata që mbjellin kanabis, ata që drogohen, apo edhe ata që arratisen me kuç e me maç dhe ikin nga ky vend i mrekullueshëm dhe demokratik për të mos u kthyer më kurrë! Falë një politike të re apo të vjetër, ne jemi një vend përnjëmend i lirë, edhe pse ne si popull e kemi humbur dhe nuk po e gjejmë dot rrugën e Evropës: pavarësisht nga kjo, gjithkush sot është i lirë të vritet, i lirë të vdesë, i lirë të sëmuret, i lirë të jetë i papunë, n’daç edhe të vetëvritet e të vetëhelmohet, por edhe të vrasësh cilindo, fqinjin, gruan, kohën, shansin, votën, nderin, vëllanë, fëmijët, njëri-tjetrin, të nesërmen, bashkëjetesën, sigurisht pa përjashtuar as nënën e babanë…
Kjo tregon se jeta e shqiptarit është zhvlerësuar më shumë se leku, apo fjala “e burrit”; jeta e njeriut është bërë, më në fund, mjaft e pavlerë. Gjëja që kushton më pak dhe vlen më shumë nuk qenka “fjala e mirë për shqiptarët”, si më ka pas thënë dikur një i huaj, po tani mesa duket jeta njerëzore është katandisur si një plaçkë gabi që kushton më pak edhe se një fjalë e mirë! Krimi, vjedhja, korrupsioni, abuzimi, arroganca, gjaku, përdhunimi, janë bërë pjesë e përditshmërisë. Duket si paradoksale, por nuk ka “sukses” më të madh për krerët e politikës se ky lloj inflacioni/zhvlerësimi i jetës së njeriut! Këtë qëllim ata e kanë realizuar plotësisht e për këtë duhet të ndjehen krenarë para historisë, te e cila synojnë të hyjnë me të dy këmbët. Nëse ka pasur një arritje politika, kjo është më kryesorja: jeta e shqiptarit tanimë nuk peshohet e nuk vlen as në vendin e vet e aq më pak jashtë! Po nuk e pagove mjekun, ai të lë të vdesësh te dera e spitalit, edhe po ta pickoi fëmijën gjarpri!
Sepse tanimë, jo vetëm Shqipëria shitet një euro (edhe pse nuk po e blen kush!), po edhe jeta e shqiptarit mund të merret e mund të falet qoftë edhe për një euro! Shumë-shumë, jeta e një shqiptari mund të vlejë sa një gërvishtje apo një parakalim me makinë, sa një ikje me gomone në det, më pak se një vizë, apo edhe sa një fyerje publike! Ky është zhvillim, vëlla! Ne, as një laborator për gripin e derrit nuk kemi. Ama po të zuri gripi, duhet të presësh disa javë sa të vijnë analizat nga jashtë; por ama po vdiqe ndërkohë, fajin e ke vetë! Por ne nuk na ka dehur liria, ne na ka budallallepsur rrokopuja, pasiguria, mosrespekti që kanë për Ligjin të fortët, të mëdhenjtë e pushtetit, anarkia që buron përherë nga lart, zullumqaria kolektive që ka më shumë fuqi dhe inerci edhe se derrgripi që ka kllaposur botën…Sepse, mjerisht, ndër ne ka liderë të shquar e karizmatikë që ende besojnë se nuk ka zhvillim e përparim, liri dhe demokraci pa mbjellë konflikte, pa tensione, pa përplasje, pa sakrifica, por dhe pa gjak! Tekefundit, vetëm në një shoqëri ku jeta nuk ka asnjë vlerë, mund të të votojnë si në Gërdec!
Prandaj nuk gaboj po të them se në këto 20 vjet, përditë e më tepër po provohet dhe po dëshmohet kjo e vërtetë e hidhtë: këtu, jeta sa vjen e më tepër zhvlerësohet, po e humbet kuptimin që i ka dhënë Zoti, natyrisht jo rastësisht, po qëllimisht! Pas këtij arsyetimi nuk është e vështirë të pranohet se çdo gjë tjetër, -zgjedhjet, kush i fiton e kush i humbet, kush na drejton e kush na poshtëron, kush na gënjen e kush na mashtron, kush na vjedh e kush na fëlliq, - duken edhe më të parëndësishme.
***
Ne vërtet na erdhi demokracia si dhuratë nga Zoti, pa derdhur gjak; madje edhe kur përmbysëm monumentet e diktatorit nuk u derdh pikë gjaku, e për këtë vazhdojmë të mburremi; po kjo nuk do të thotë që të mos e paguajmë tranzicionin për instalimin e demokracisë më shtrenjtë se të gjithë popujt që dolën nga diktaturat! Ne jemi vërtet shtet i pavarur dhe sovran, paçka se nuk kemi regjistër të popullsisë, le më statistika shtetërore sa njerëz janë vrarë nëpër rrugë, sa njerëz e humbën jetën në vitin 1997, sa shqiptarë janë të burgosur nëpër botë, sa të burgosur kemi këtu, sa kanë ikur përgjithmonë, sa janë të ngujuarit, sa të vetëvarurit, sa të depresuarit…sa…sa…Trupi i kombit është i sakatosur, i plagosur, i hapërdarë, një eshtër këtu e një në fund të botës…Vetëm po të shkosh nëpër varreza mund të marrësh një përgjigje të saktë dhe të kuptosh se në Shqipëri janë më të shumtë të rinjtë, 20-vjeçarët, se sa pleqtë, ata që ikin nga kjo botë njëherë e përgjithmonë! Rrezik vetëm tek ne ndodh që vdekjet “aksidentale” mund të jenë në këtë palo tranzicion më të shumta se vdekjet natyrore.
Por po ta shohësh me një tjetër sy këtë dukuri “zhvillimore”, vërtet nuk ka vend për të vënë alarmin e obobosë. Krerët tanë, që janë përgjegjës për këtë vend, mendojnë krejt ndryshe. Sipas tyre, derisa tek ne ka rënë çmimi i jetës, kjo do të thotë që edhe krahu i punës këtu është i lirë; e pra, kjo do të sjellë automatikisht edhe shumë investitorë të huaj, gjë që do ta evropianizojë edhe më tepër Shqipërinë…Që vriten përditë njerëz nëpër autostrada, kjo tregon se ne jemi urbanizuar e civilizuar, se kemi hyrë më në fund në botën e zhvilluar, se i lamë pas “shtigjet e dhive” dhe tani po ecim nëpër autostrada!..A nuk u bë e gjithë fushata e kaluar me billborde gjigante pas supeve të udhëheqësve ku tregoheshin autostrada? Jo, jo, nuk duhet vrarë mendja ku do të na çojnë ato rrugë, sepse kjo është një qasje antikombëtare! Nuk ka rëndësi as që në ato autostrada po vriten përditë njerëz; as duhet shkuar nëpër mend se ato, më shumë se do t’i bashkojnë njerëzit, po i vrasin! Derisa nuk ka pikë rëndësie sa kushton jeta e njeriut, nuk ka rëndësi as sa po kushtojnë këto rrugë! Rëndësi ka vetëm kjo: që rruga Durrës-Kukës të marrë nesër emrin Sali Berisha!
Kësisoj, sa më shumë shqiptarë të vriten rrugëve apo të ikin në emigracion, të theren, të grinden, të hasmosen e të gjakmerren mes vedi, aq më mirë është për krerët e sotëm partiakë, sepse andrallat e tyre kësisoj do të jenë më të pakta, privatizimet dhe tenderimet më të kollajta, pasurimi më i shpejtë, mbajtja gjatë e pushtetit në pak duar dhe manipulimet e zgjedhjeve do të jenë më të lehta… Një qytetar që nuk e ka të sigurt jetën dhe që lufton për mbijetesë dhe për të nxjerrë bukën e gojës është më i kollajtë për ta manipuluar e tërhequr për hunde! Një popull që rruga e çon në qorrsokak nuk shikon dot larg, nuk ka vizion, ndaj kënaqet me pak dhe bindet pa kushte, qoftë edhe me gënjeshtra, duke u bërë madje edhe mercenar….Në një shoqëri të gërdecarizuar ku jeta është kaq e zhvlerësuar, nuk mund të kërkosh standarde dhe rregulla demokratike. Ja pra përse liderëve tanë u leverdis një e tillë shoqëri e traumatizuar dhe e mëkuar me vuajtjen e pashmangshme dhe idenë e vdekjes “aksidentale”; ja përse hollë-hollë atyre nuk u lipset as anëtarësimi ynë në BE, pasi e dinë se kështu ata do të humbasin edhe fuqinë, edhe pushtetin, edhe tahmanë, edhe sundimin e pakontrollueshëm. Ja përse askush nuk shqetësohet për vrasjet nëpër rrugë që po bëhen si në një betejë të pashpallur! Ja pra përse edhe Drejtësia, edhe policia, edhe qeveria, edhe partitë, edhe krerët nuk merakosen edhe kur në një 24 orë vriten tetë vetë nëpër rrugë e plagosen dhjetëra të tjerë…Sepse ne vazhdojmë të besojmë se vdekja e tjetrit nuk është vdekja jonë! Vetëm delet nuk e kuptojnë se kur theret e rripet e pastaj piqet në hell shoqja, do të theret më pas edhe vetë!
Sepse, afërmendsh, derisa në Gërdec u vranë 26 njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë, madje u hodh në erë edhe një zonë e tërë e nuk i hyri gjemb në këmbë askurrkujt, atëherë si mund të mos duken më se të natyrshme edhe vrasjet e përditshme “aksidentale” nëpër të gjitha rrugët e Shqipërisë? Prandaj, ky është krimi më i rëndë që ka kryer me sukses të plotë politika në këto 20 vjet: E ka ambientuar qytetarin me vrasjet, me vdekjen, me zezonën e fatalizmit (“ky vend nuk bëhet!”), me gjakun e derdhur kotekot nëpër rrugë, me dhunën, me shpifjet, me poshtërimin e njeriut nga njeriu, me urrejtjen e pakuptimtë të shqiptarit për shqiptarin, që…që kësisoj ta sundojë sa më lehtë këtë njeri e këtë shoqëri e cila, fatkeqësisht, po denatyrohet e po degradohet moralisht dita-ditës!

trokit ketu
trokit ketu


[ Edited Sun Aug 23 2009, 02:53pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Aug 07 2009, 11:47am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
8 vjecari qëllon me thikë të vëllain 11 vjec


(Dërguar më: 07/08/09) Ngjarja e rralle ka ndodhur ne Librazhd, ku pas nje grindje mes tyre, me i vogli me inicialet L.G ka qelluar me thiken e kuzhines vellanë e vet 11 vjec. Vellai i plagosur derghet me urgjence ne Tirane

LIBRAZHD-Pasi janë grindur me njëri-tjetrin, vëllai nuk ka ngurruar aspak ta qelloje disa herë me thike vellanë e tij. Behet fjale per dy vellezer, por ajo qe cudit me shume eshte fakti se te dy jane minorene, vetem 11 dhe 8 vjec. Ngjarja e rralle ka ndodhur ne Librazhd, ku pas nje grindje mes tyre, me i vogli me inicialet L.G ka qelluar me thiken e kuzhines vellanë e vet 11 vjec. Familjaret kane mbetur te shokuar nga ajo qe kane pare dhe kane derguar menjehere ne spitalin rajonal fëmijën 11 vjec. Mjeket pasi kane dhene ndihmen e pare kane vendosur ta dergojnë të miturin në Qëndrën Universitare Spitalore Nënë Tereza në Tirane. Ngjarja ka lënë të cuditur familjaret dhe bluzat e bardha, por edhe policine qe ka shperndare dhe njoftimin perkates ashtu si ne cdo rast tjeter plagosjeje.

(d.b/News24/BalkanWeb)


[ Edited Sun Aug 23 2009, 02:55pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Aug 09 2009, 11:19am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Tre në pranga në Pukë, plagosën dhe grabitën kushëririn

Pukë - Tre persona u arrestuan nga policia e Pukës, pasi ata akuzohen të kenë dhunuar një të afërmin e tyre të cilit më pas i kanë grabitur, nën kërcënimin e armës, një shumë të konsiderueshme eurosh.
Burime zyrtrare të policisë së Pukës thanë se "ngjarja për të cilën akuzohen Mark Vasija, Alfred Vasija dhe Florin Vasija, respekivisht 28, 25 dhe 24 vjeç, të tre lindur në Kçirë të rrethit Pukë dhe banues në lagjen Kodërmarlekaj, në Lezhë ndodhi dje pasdite në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Korthpul, në komunën Luf-Qerret të rrethit Pukë".

Mësohet se Ilir Vasija, 38 vjeç, lindur e banues në fshatin Kçirë të komunës Qerret të rrethit Pukë u godit në kokë dhe në fytyrë, me pasoja jo serioze për jetën, nga tre të afërmit e tij, të cilët i kanë grabitur dhe një shumë prej 3100 euro që ai kishte me vete.

Autorët, sipas policisë u larguan menjëhere nga vendi i ngjarjes, me një automjet tip veture BMV, me targë X 933 GHL, duke udhëtuar në drejtim të Laçit Vau-Dejes,

Policia, e njoftuar për këtë ngjarje, ka ngritur pika kontrolli, duke i ndaluar tre të akuzuarit në Kryebushat të rrethit Shkodrës.

Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Sun Aug 23 2009, 02:55pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Aug 10 2009, 02:39pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Prostitucioni, harta e zonave më të frekuentuara

Eglantina Bardhi | 06/08/2009

Raporti i "Aksion Plus" për punonjëset e seksit në Tiranë, publikon zonat, kategorinë e klientëve dhe vlerën e fitimeve që kanë

Kryejnë marrëdhënie seksuale për të siguruar mbijetesën. Tashmë i gjen në mes të kryeqytetit, në periferi e deri te spitalet, të gjitha në "krye të detyrës" për të siguruar bukën e gojës.

Bëhet fjalë për punonjëset e seksit (prostitutat), të cilat dëshmojnë fakte tronditëse për aktivitetin e tyre. Në raportin e fundit mbi punonjëset e seksit në Tiranë nga qendra "Aksion Plus", e vetmja që ofron shërbime në terren për këto kategori, bëhet e ditur harta e shpërndarjes së prostitucionit, kategoria e klientëve, fitimet që ato sigurojnë dhe një sërë problemesh që ndeshin punonjëset e seksit gjatë aktivitetit të tyre. Drejtuesi i kësaj qendre, Genci Muçollari, tregon për gazetën të gjitha detajet e këtij raporti.

Ndërsa Mira Ruka, punonjëse në terren me punëtoret e seksit, tregon eksperiencën e saj të përditshme. "Ndoshta njerëzit mendojnë se shumica e prostitutave janë rome, por në fakt nuk është kështu, pasi ka më shumë femra që janë të dorës së bardhë, pasi ato janë edhe më të preferuara",- pohon Ruka, duke shtuar se ushtrojnë prostitucion duke filluar që nga zona prapa Pallatit të Kulturës, zona tek 15-katëshi, Liqeni Artificial, spitale dhe zona të tjera.

Gjithashtu, ata bëjnë të ditur se kriza ekonomike po ndikon në rritjen e numri të punonjëseve të seksit. E ndonëse e dinë që ushtrimi i prostitucionit është i jashtëligjshëm, Muçollari pohon se ato kërkojnë ngritjen e shtëpive publike.

Raporti

Në analizën sociale dhe demografike janë përfshirë 53 punonjëse seksi. Genci Muçollari pohon se numri i tyre është shumë herë më i madh në Tiranë, por jo të gjitha janë përfshirë në studim. Sipas tij, pjesa më e madhe e punonjësve të seksit janë analfabete (31%), ose kanë përfunduar arsimin fillor (24%) dhe 8-vjeçar (38%).

"Kryesisht ato janë të braktisura nga familjet dhe jetojnë në ambiente të braktisura (tek furgonat e "Stacionit të Trenit", në ambiente të hapura, ku kanë sajuar një vend për të futur kokën, në shtëpi me qira.

Një pjesë e tyre jetojnë bashkë me fëmijët, madje tre punëtore seksi i mbajnë pranë fëmijët kur kryejnë marrëdhënie seksuale me klientët,"- pohon Muçollari, duke shtuar se kjo sjell rrezik edhe për fëmijët, të cilët mund të modelojnë sjelljet, qëndrimet, profesionin e prindit me të cilin jetojnë.

Ndërsa sa i takon kategorive të klientëve, ata janë të martuar, beqarë, adoleshentë, dhe klientë të moshës së tretë. "Mos mendoni se të gjithë klientët janë të varfër. Një pjesë e tyre vijnë me makina luksoze dhe marrin punonjëse seksi për të kaluar natën",- pohon Mira Ruka.

Arsyet

Raporti i qendrës "Aksion Plus" bën të ditur se punonjëset e seksit raportojnë se, fakti që ata kanë zgjedhur të ushtrojnë këtë profesion, janë vështirësitë ekonomike, nga ana tjetër transvestitët e intervistuar shprehen se është një ndjenjë dhe proces i brendshëm që ata zgjedhin atë mënyrë të jetuari.

"Shumica e punonjësve të seksit punojnë pa tutor (21% raportojnë që kanë tutor) dhe ato kanë zgjedhur vetë që të mos jenë të mbikëqyrura nga tutorët. Ata preferojnë që të punojnë vetëm, pasi shpesh ata dhunohen nga tutorët, si dhe detyrohen që të punojnë më gjatë, duke mos patur mundësinë që të zgjedhin klientët",- pohon Genci Muçollari.

Ndërsa sa u takon fitimeve, sipas tij, punonjëset e seksit raportojnë se pagesa që marrin nga klientët varijon nga 300-500 lekë për person (11%), 500 - 1000 lek (7%), 1000 - 2000 lekë (61%).

Ka mënyra të ndryshme për të tërhequr klientin si, provokimi, qëndrimi në zonat që janë të njohura edhe nga klientët, nëpërmjet tutorit, shoqeve ose telefonit. Shumica prej tyre (61%) shprehen se, duke qenë se kanë shumë vite që punojnë në këtë profesion, ato njihen nga klientët, kështu që janë klientët ata që i kërkojnë.

Mosha

Është tragjike, por e vërtetë. Një pjesë e punonjësve të seksit e kanë filluar aktivitetin e tyre që kur ishin 10 vjeçe dhe raporti i "Aksion Plus" bën të ditur se 7 për qind e tyre kanë nisur të prostituojnë në këtë moshë dhe plot 34% e punonjëseve të seksit raportojnë që kanë filluar kryerjen e marrëdhënieve.

"Mungesa e pjekurisë dhe e
zhvillimit seksual e psikologjik ka bërë që ato të jenë më vulnerabël dhe të pranojnë më lehtë të qenit punëtore seksi", - pohon drejtori i "Aksion Plus", Muçollari.

Grupi etnik

Pa dallim feje, ngjyre dhe statusi. Të gjitha kategoritë i gjen në rrugë për të ushtruar prostitucion. Sipas raportit të "Aksion Plus", 62 për qind e punonjëseve të seksit në Tiranë janë me kombësi shqiptare dhe 38 për qind janë me kombësi rome.

Ndërsa sa i takon statusit të tyre, vetëm 3 për qind janë të martuara, ndërsa pjesa tjetër janë beqare ose të divorcuara. "Tashmë po vihet re që shumë punonjëse seksi vijnë nga rrethet e tjera për të punuar në Tiranë, si nga Elbasani, Fieri, Berati, Dibra etj", - pohon Muçollari.

Disa nga zonat që frekuentojnë punonjëset e seksit:

Zona prapa Pallatit të Kulturës

Zona tek 15-katëshi
Zona tek "Stacioni i Trenit"
Zona tek "21 dhjetori"
Lulishtja tek Sahati
Liqeni Artificial
Motelet
Spitalet

Gjendet një foshnje e vdekur në kazanin e plehrave

Shekulli Online | 04/08/2009


TIRANË-Një foshnjë e sapolindur është gjetur e vdekur në një kazan mbeturinash në afërsi të maternitetit "Koço Gliozheni", në kryeqytet.
Ajo është konstatuar nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë sinjalizuar policinë. Nga të dhënat e para, dyshohet se foshnja ka lindur e vdekur, u është dorëzuar prindërve dhe më pas kanë qenë këta që e kanë hedhur në plehra.
Policia ka kontaktuar me drejtorinë e maternitetit dhe ka bërë sekuestrimin e kartelës së lindjes. Pas kësaj ka nisur kërkimin për gjetjen e prindërve.
Efektivët nuk bëjnë të ditur emrat e tyre, por theksojnë se ata janë nga një fshat i periferisë së Tiranës. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Mon Oct 05 2009, 12:11pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 12 2009, 01:53pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Hajduti qëllohet me sëpatë teksa vidhte

11/08/2009 Vëllai i pronarit të lokalit e qëllon 47-vjeçarin në kokë, arrestohen të dy

Në Kashar, vendi ku ndodhi ngjarja, u gjetën edhe një palë paterica

TIRANË- Një 47-vjeçar, që shkoi për të vjedhur lokalin, u qëllua me sëpatë nga vëllai i pronarit. Dje në mesditë specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit realizuan arrestimin në flagrancë të shtetasve Selim Kamberi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, dhe Përparim Madani, 47 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tyre u bë sepse mbrëmë dyshohet se në ambientet e një lokali të ndodhur në Kashar shtetasi Përparim Madani ka shkuar me synim për të vjedhur, por vjedhja është konstatuar nga shtetasi Selim Kamberi, vëllai i pronarit të këtij lokali, i cili e ka goditur në pjesën e kokës me sëpatë autorin e vjedhjes. I dëmtuari Përparim Madani është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndësuar shëndetësore. Në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një lopatë dhe një palë paterica. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për veprat penale të plagosjes së rëndë, me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, parashikuar nga neni 88/b i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Selim Kamberi dhe të vjedhjes së mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 12 2009, 02:28pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ne nje dite tre plagosje per "2 m" toke

11/08/2009 Për motive të dobëta. Rëndë në spital i riu. I plagosur ka mbetur dhe autori 46-vjeçar

Babë e bir qëllojnë mekallashnikov 26-vjeçarin

XHEVAHIR GRADICA

Grindja për motive të dobëta mes një familje në Kamreas dhe një shtetasi nga Fushë-Kruja ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit duke shkaktuar dy të plagosur. Pak metër larg banesës së tij shtetasi Genc Kasalla është akuzuar nga policia se ka shtënë me armë zjarri, kallashnikov si dhe ka plagosur rëndë shtetasin Edmond Kadiu.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites rreth 300 m nga shtëpia e autorit të krimit, shtetasit Genc Kasalla. Sipas policisë 46-vjeçari Kasalla së bashku me të birin e tij 17 vjeç R.Kasalla kanë debatuar e janë grindur me 26-vjeçarin Edmond Kadiu, i cili pas këtij sherri do të plagoset. Policia nuk ka deklaruar se cilat kanë qenë arsyet që i riu nga Fushë-Kruja u gjet pranë banesës së personit të akuzuar për krim, por ka saktësuar se në këtë ngjarje të rëndë së bashku me autorin që ka përdorur armën ka qenë edhe djali i shtëpisë, R.Kasalla 17 vjeç. Palët duket se kanë qenë në një konflikt shumë të ashpër pasi 46-vjeçari ka qëlluar me kallash në drejtim të të riut nga Fushë-Kruja duke e plagosur në shpatull. Nga ana tjetër plagë ka marrë edhe autori që ka shtënë në drejtim të 26-vjeçarit Edmond Kadiu. Fillimisht në spitalin ushtarak në Tiranë në gjendje kritike për jetën është dërguar i plagosuri Kadiu dhe pak pas tij edhe Genc Kasalla. Plagosja e këtij të fundit ka mbetur e paqartë për policinë pasi në vendin e ngjarjes oficerët e policisë kanë gjetur 5 gëzhoja të automatikut kallashnikov model 56. Ekspertët kanë konfirmuar së gëzhojat e kalibrit 7.62 mm model 56 kanë dalë nga e njëjta armë e cila ka plagosur rëndë fushëkrujasin, ndërkohë që nuk ka asnjë pistë aktualisht se si dhe kush e ka plagosur shtetasin Kasalla. Ky i fundit pritet të arrestohet sapo të kalojë situatën kritike, ndërsa viktima e tij Edmond Kadiu i cili ka pasur hemorragji të madhe në çastin e plagosjes por edhe gjatë rrugës për në spital, mbahet në reanimacion dhe nën mbikëqyrjen e policisë.

Motivet e pronësisë

Thikë në kraharor të riut në Durrës


DURRES- Motivet e pronësisë ende të pazgjidhura kanë shtyrë dy vëllezër të godasin me mjet të ftohtë personin në konflikt si shenjë e acarimit të konfliktit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 16 të qytetit të Durrësit ku banojnë vëllezërit Armand Myftari e Klodian Myftari si dhe shtetasi i therur me thikë prej tyre Xhafer Neli. Burime policore bëjnë me dije se palët kanë pasur konflikt prej disa kohësh madje është dashur disa herë ndërhyrja e inspektorit të zonës për të qetësuar palët. Ata janë dërguar edhe në polici, por pasi kanë nënshkruar se do të shuajnë konfliktin janë lënë të lirë. Një ditë më parë, sipas policisë së Durrësit, sherri është rikthyer. Këtë herë acarimi ka shkuan në përdorimin e mjeteve të ftohta. 23-vjeçari Neli i lindur në Burrel dhe banues në lagjen numër 16, fare pranë vëllezërve Myftari, është qëlluar më thikë në kraharor. Goditja ka dëmtuar rëndë organet jetike pasi maja e armës së ftohtë ka çarë kraharorin dhe ka prekur edhe mushkëritë. Në çastin e sherrit me dy vëllezër matjani Neli ka qenë së bashku me kushëririn e autorëve të krimit, shtetasin Agim Myftari, i cili nuk i ka shpëtuar ndëshkimit. Ai ka marrë një goditje me thikë në anë të supit, por pa i sjellë ndonjë pasojë. Në vendin e ngjarjes policia ka ndaluar shtetasin Armand Myftari 23 vjeç, ndërsa është vënë në kërkim të Klodian Myftarit. Pronësia ka shënuar dhjetëra procese penale pas vetëgjyqësisë mes grupeve dhe individëve të përfshirë në mosmarrëveshje. Në prill të 2009-s në afërsi të mbikalimit të Shkozetit është vrarë me armë zjarri shtetasi 49- vjeçar Shaban Karabrahimi si dhe kalimtari i rastësishëm Sadik Laze 37 vjeç. Policia pasi ndaloi autorin e krimit, 38-vjeçarin Kujtim Hasanin, pohoi se vrasja kishte ndodhur për pronësinë e një sipërfaqe toke 150-200 m2. Xh. Gradica

Grindja për spërkatësin e oborrit

Qëllon me armë fqinjin, i plagos vajzën 19-vjeçare


SHKODER- Një shtetase 19-vjeçare ka mbetur e plagosur me armë zjarri nga fqinji i saj, pas një konflikti banal mes të atit dhe autorit. Ngjarja ka ndodhur në Laç të Vaut të Dejës të rrethit të Shkodrës, rreth orës 13:00 të ditës së hënë, kur shtetasi 60-vjeçar Xhafer Hoxha ka marrë armën e zjarrit automatik dhe ka vajtur në oborrin e shtëpisë së fqinjit, shtetasit Medi Smajli. Burimet policore shprehen se shtetasi Hoxha ka debatuar ashpër me fqinjin e tij, çka ka bërë që e gjitha familja të dalë jashtë për të qetësuar gjakrat. Fatkeqësisht shtetasi Hoxha nuk është qetësuar aspak, por ka shkrehur gjithë karikatorin e automatikut drejt banesës së fqinjit Smajli. Njëri nga plumbat ka plagosur në këmbë vajzën 19-vjeçare të shtëpisë, shtetasen L.S. Pas kësaj ngjarje blutë ,të lajmëruar në sallën operative të Shkodrës ,janë nisur menjëherë për kapjen e autorit. Vetëm rreth 15 minuta pas kësaj ngjarje blutë kanë arrestuar shtetasin Xhaferr Hoxha,të akuzuar si autor i kësaj ngjarje. Burimet policore shprehen se hetimet paraprake kanë nxjerrë se shkak i konfliktit mes fqinjëve është bërë spërkatësi i një zorre uji, i cili sa herë që ujiste tokën e shtetasin Smajli, lagte dhe oborrin e shtetasit Hoxha. Lagia e padëshiruar e oborrit të shtetasit Hoxha nga ana e fqinjit të tij Smajli është bërë objekt debati i përditshëm derisa precipitoi në ngjarjen e djeshme. Ndërkohë grupi hetimor, po vijon punën për kryerjen e veprimeve të duhura hetimore e procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet në ngarkim të shtetasit Xhaferr Hoxha do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. V. Abdyli

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 12 2009, 05:40pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gjobëvënia, rrëmbehet nga djepi foshnja 4-muajshe

» Dërguar më: 12/08/2009 - 13:46

Arbër Zapodi

KUKES -Një foshnje 4-muajshe është rrëmbyer mëngjesin e djeshëm nga djepi, ndërkohë që pista kryesore e hetimit për policinë e Kukësit është ajo e hakmarrjes. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në një nga pallatet e lagjes numër 3 të Kukësit, ku prej disa muajsh banonte me qira familja e foshnjës që kishte ardhur nga fshatrat e Hasit. Mësohet se rrëmbimi i foshnjës është diktuar rastësisht nga një polic, fqinj i familjes, në momentin që ai po kthehej në shtëpi nga turni i tretë. Pasi ka dyshuar, e ka pyetur të ëmën e foshnjës (që pastronte shkallët e pallatit) dhe ka dhënë menjëherë alarmin. "Në një operacion të gjerë me forca e mjete, arritëm që në harkun e 45 minutave të gjejmë foshnjën. Ajo u gjet bri rrugës nacionale në krahët e një vajze 9 vjeç, me inicialet E.E., lindur dhe banuese në Kukës, familja e së cilës njihet me precedentë penalë", - pohon Irena Laknori, zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Kukësit. Mësohet gjithashtu se të parët që janë shoqëruar kanë qenë 9-vjeçarja dhe familjarët e saj.
NGJARJA
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 07:30 të ditës së djeshme në lagjen nr.3 në Kukës. Familjarët kanë vënë re mungesën e foshnjës vetëm pasi dikush nga komshinjtë, që rastësisht është një efektiv i lartë i policisë në Kukës, ka parë vajzën e panjohur që mbante foshnjën në krahë dhe i habitur ka pyetur nënën e viktimës se ku po e çonte atë. Nëna e foshnjës, një grua 26 vjeçe, në ato çaste kishte qenë duke larë shkallët e pallatit. E befasuar nga pyetja, ajo është përgjigjur se e kishte lënë në djep, brenda në shtëpi. Këtu ka nisur edhe alarmi, që fatmirësisht ka qenë shumë shpejt pas rrëmbimit. Ndërkohë, 9-vjeçarja E.E., duke e ditur se foshnja ishte e vetme në shtëpi, e instruktuar dhe nga persona të tjerë ende të paidentifikuar, është futur në banesë e qetë-qetë ka marrë fëmijën dhe ka dalë në aksin e rrugës nacionale. Mendohet se ato momente kur është parë nga punonjësi i policisë me foshnjën në duar, ajo po priste automjetin me udhërrëfyesit e rrëmbimit. Po rrëmbimi i dyshuar ka mbetur në tentativë.
POLICIA
Në një operacion të shpejtë policia ka gjetur foshnjën dhe ua ka kthyer prindërve. Ndërkohë që ka bërë menjëherë shoqërimin e 9-vjeçares E.E., nënës së saj, një motre të saj 16 vjeçe dhe vëllait 14-vjeçar të së njëjtës familje. "14-vjeçari i kësaj familjeje është person me precedentë penalë. Ai është një nga personat që disa javë më parë grabiti me armë dhe plagosi një grua kosovare. Dyshohet që edhe rrëmbimi i foshnjës të jetë bërë nga persona të kësaj familjeje për gjobëvënie. Hetimet në proces do të saktësojnë gjithçka", - shtojnë burimet zyrtare të policisë.
Mësohet se policia ia ka kthyer foshnjën menjëherë nënës së saj shëndosh e mirë, ndërsa për këtë ngjarje janë shoqëruar në komisariatin e Kukësit 9-vjeçarja së bashku me nënën dhe familjarë të tjerë, një motër 16 vjeçe dhe një vëlla 14 vjeç. 9-vjeçarja mësohet të ketë thënë në polici se foshnjën ia kishte lëshuar në krahë një kalimtar tek agjencia e udhëtarëve dhe se nuk e njihte dhe as dinte çfarë të bënte me të. Nëna dhe dy fëmijët më të rritur të familjes kanë mohuar të kenë qenë mbështetje për rrëmbimin dhe kanë thënë se nuk dinin asgjë për ngjarjen.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 13 2009, 08:00am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Qeveria, status të ri për policët e rënë, fëmijët marrin pagën e plotë deri në 18 vjeç


Kreu i qeverisë i kërkoi dje ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, nisjen e procedurave për ndryshimin e statusit të policëve të rënë në krye të detyrës. Ai theksoi se me statusin e ri, fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës do të përfitojnë pagën e plotë deri në moshën 18 vjeç dhe pas kësaj periudhe, bashkëshortet do të marrin pensionin e tyre. Berisha kërkoi gjithashtu edhe shpërblimin e oficerëve të tjerë, të cilët morën pjesë në operacionin për asgjësimin e bandës kriminale të Dritan Dajtit. Ndërkohë që, vetëm pak orë më parë se të zhvillohej mbledhja e qeverisë, kryeministri e deklaroi këtë vendin edhe gjatë takimit me efektivat e Policisë së Shtetit. "Ju keni një luftë permanente, konstante, e cila duhet të frymëzojë të gjitha institucionet e tjera për të luftuar dhe prerë me gërshërët e ligjit çdo lidhje me krimin. Unë erdha gjithashtu t'ju garantoj ju, se qeveria u mbështet dhe do t'ju mbështesë plotësisht. Unë i kam kërkuar ministrit të rishqyrtojë tërësisht ligjin për statusin e policit të rënë. Ne ju sigurojmë ju, çdo pajisje dhe çdo mjet për luftën më efiçente kundra tij, por siguria gjithnjë ka çmimin e vet. Ajo çka do të bëjmë ne, do të jetë që familjet dhe fëmijët e policëve të rënë, përveç mungesës së njeriut të tyre më të dashur, të mund të kenë çdo gjë sikur ata të ishin në detyrën në të cilën ranë", tha kryeministri. Ai ka theksuar se statusi do të rishqyrtohet themelisht, duke shprehur bindjen se sakrifica e tyre, kontributi dhe ndihma e tyre juaj për sigurinë e vendit në tërësi ja vlen për çdo lloj kontributi tjetër të saj ndaj Policisë së Shtetit. "Ndaj dhe erdha edhe njëhërë t'ju përshëndes, t'ju ngushëlloj, të përgëzoj të gjithë efektivin e Njësisë së posaçme që mori pjesë në atë operacion. Na mungojnë 4 më të mirët, por banda nuk është më" është shprehur kryeministri gjatë takimit me efektivat e Policisë së Shtetit.


Blerina TOSLLUKU

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 13 2009, 11:53am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Aksidentet e rënda, dy të arrestuar në Kavajë

Kavajë - Forcat e Policisë së Kavajës arrestuan dy personat e dyshuar si shkakëtarë për dy aksidentet rrugore, me pasojë vdekjen e disa personave që ndodhën një ditë më parë në këtë rreth.
Burime nga policia lokale bënë të ditur sot se shërbimet e policisë rrugore arrestuan shtetasin Idajet Patoshi, 44 - vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, me akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

Patoshi, duke qarkulluar në krah të kundërt në segmentin rrugor Kavajë - Durrës, në afërsi të fshatit Qerret, me automjetin tip kamion Man, u përplas me një automjet tip Golf.

Për pasojë gjetën vdekjen tre nga katër personat që udhëtonin me mjetin "Golf", Çelnik Dashi, Fatjona Alliu, dhe shtetasia Gëzime Alliu, me banim në Librazhd. Ndërsa, Fatmir Alliu, 58 vjeç, pësoi dëmtime të rënda në trup dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Po nga shërbimet e policisë rrugore në Kavajë u arrestua për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" shtetasin Besmir Biba, 23 - vjec, lindur dhe banues në Lezhë.

Bëhet e ditur se, 23 vjeçari, duke qarkulluar në aksin rrugor Rrogozhinë - Durrës, me një automjet tip Rover, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe duke dalë në krahun e kundërt të rrugës u përplas me një automjet tip Benz, drejtuar nga shtetasi Edmond Haka, 21 vjeç.

Si pasojë, gjeti vdekjen shtetasi Amarildo Lleshi, 21 - vjec, banues në Kavajë, i cili ndodhej pasagjer në automjetin tip Benz ndërsa u dëmtua shtetasi Gëzim Merkja, 22 - vjec, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Çështjet ndaj këtyre personave, sipas burimeve policore, i kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Kavajes.

Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 19 2009, 09:11am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vera vazhdon të jetë e përgjakshme, dy të vrarë ditën e djeshme

Nga Tema

Shqiptarët po përjetojnë një verë të përgjakshme. Krimi i organizuar po trondit vendin, por jo më pak të dhunshme e të frikshme janë vrasjet që po bëhen për motive të dobëta. Këto të fundit tregojnë se shoqëria është në krizë e dora e shtetit nuk ndjehet.

Këto, shoqëruar me vdekjet masive në rrugë për shkak të aksidenteve, e kanë kthyer këtë sezon në një luftë të vërtetë.

Vetëm ditën e djeshme kanë ndodhur dy vrasje. Pak pas mesdite një 40 vjeçar u vra me armë zjarri në Shkopet të rrethit të Kurbinit. Alfred Gjeçi është qëlluar me plumba automatiku nga kunati i tij, vëllai i bashkëshortes, Alfred Sefgjini. Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi në një lokal të këtij fshati, rreth orës 14:30. Autori është arrestuar pas pak, ndërsa e gjitha ngjarja është zhvilluar në prani të fëmijëve të viktimës.

Alfredi, që mbeti i vrarë, ishte i martuar me motrën e autorit të krimit. Mësohet se çifti kishte probleme të vazhdueshme, dhe siç thonë bashkëfshatarët, ai e keqtrajtonte gruan. Disa herë ata ishin ndare dhe ribashkuar. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja që e ka çuar të vëllanë të vrasë burrin e saj.

Ndërsa duke gdhirë dita e martë, një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur pas një sherri për muzikën e lartë në kioskat e plazhit. Zihni Dushku, 54 vjeç ka vrarë 30 vjeçarin Marenglenc Jahoelezin. Si pasojë e plagëve të rënda ai humbi jetën në Spitalin Ushtarak.

Edhe në këtë rast autori i ngjarjes është arrestuar pak pas ngjarjes. Por mësohet se konflikti mes tyre ka lindur që ditën e diel në plazhin e Hidrovorit Hamallaj tek lokali tip kioske e shtetasit Zihni Dushku duke marrë shkas nga muzika e lartë qe kish vënë autori. Të dy shtetasit kanë nga një kioskë shumë pranë njëri-tjetrit. Atë ditë janë thirrur në polici dhe pasi kanë plotësuar deklaratën për mospërsëritje janë lënë të lirë. Ndërsa kanë rifilluar sherri mbrëmjen e djeshme rreth orës 11:00 në të njëjtin vend. Zihni Dushku ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka qëlluar mbi Marenglencin dhe miqtë e tij. I riu ka marrë plagë shumë të rëndë që i morën jetën pak minuta pasi mbërriti në spital.

© Copyright 2007 tema.al.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Aug 23 2009, 03:08pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Aftësia e kufizuar, si problem filozofik dhe social…

GëZIM TUSHI

21/08/2009 Para ca ditësh pata një takim të këshillimit profesional me prindërit e një fëmije me aftësi të kufizuara. Për shkak të natyrës së profesionit, kam shpesh rastin që të luajë këtë “rol”, të njihem dhe të studioj raste të veçanta që janë të komplikuara dhe që meritojnë më shumë vëmendje se një “studim rasti”. Zgjerimi sasior dhe komplikimet cilësore që sjell në jetën e individit dhe të familjes prania e aftësisë së kufizuar, në formë fizike, mentale apo si dukuri e zgjeruar e “poli-handikapit”, më ka bërë që të merrem gjatë jo vetëm me çështjet empirike dhe komplikacionet materiale, por sidomos me reflektimet dhe pasojat jetësore dhe ekzistenciale. Sepse tashmë për personat me aftësi të kufizuar nuk mund të arsyetohet dhe të flitet si më parë, duke e parë thjesht si një problem të reduktuar medikal dhe material. Koha kërkon që këtë çështje ta vështrojmë në këndvështrime të reja, duke e parë së pari si problem të thellë ekzistencial, që lidhet me filozofinë e kuptimit dhe përballimit të zgjidhjeve sociale të nevojave të tyre. Ka rëndësi këndvështrimi social dhe filozofik i problemit të përcaktimit të “aftësisë së kufizuar” me të cilat përballen këta persona, familjet e tyre dhe sidomos Institucionet e Përkujdesit Social në Shqipëri. Në kërkimet personale për të studiuar “ontologjikisht” problemet e perceptimit filozofik, psikologjik dhe social të personave me aftësi të kufizuara, për të gjetur ide, mendime, përvoja dhe praktika të mira sociale dhe shtetërore të trajtimit të tyre, më ka rënë në sy fakti që shumica e filozofëve të mëdhenj, të së kaluarës dhe të kohës sonë, krahas temave të mëdha të filozofisë, sociologjisë, ontologjisë dhe epistemologjisë, si probleme të mëdha dhe themelore të filozofisë, janë marrë herë pas here me problemin e konceptimit individual, të trajtimit social të personave me aftësi të kufizuara.

Personat me aftësi të kufizuar në botë nuk janë pak. Statistikisht ata janë deri në 4% të popullsisë. Kjo është jeta dhe në të ka shumë njerëz që plagosen prej saj. Ndonjëherë në mënyrë të vështirë, madje edhe të pakthyeshme. Ndaj duhet parë dhe vlerësuar ndryshe pozita individuale dhe realiteti social i disa njerëzve “fati” i të cilëve është i dhimbshëm. Tashmë realiteti ynë na jep fakte për shumë njerëz që për shkak të aftësisë së kufizuar të lindur apo të “fituar”, jetojnë në jetë jo normalisht si gjithë të tjerët, por me privime dhe kufizime, që i detyron ata ta pranojnë këtë “fat individual”. Pranimi i realitetit është vetia e rëndësishme e njohjes së shpirtit njerëzor të personave me aftësi të kufizua. Nga njohja personale që kam me qindra persona me aftësi të kufizuara, kam parë vendosmërinë, vullnetin dhe këmbënguljen e tyre mbinjerëzore për të qenë të barabartë me të tjerët dhe të integruar në shoqëri. Në këtë kontekst, më është krijuar bindja se filozofi i madh Hegel, ka pasur të drejtë kur thotë se “mbetet mister fakti, që edhe pse të goditur nga fati dhe të mbetur me aftësi të kufizuara, këta njerëz ja dalin mbanë të jetojnë me dinjitet” dhe të integruar në shoqëri. Për shkaqe të lindura apo arsye sociale dhe aksidentale, shumë qytetarë kanë mbetur të paralizuar dhe në kushte të kufizuara për të shijuar të gjithë gëzimet e jetës. Nuk është pak, që shumica prej tyre bëjnë të gjithë përpjekjet personale për të sfiduar aftësinë e kufizuar, për të mposhtur pengesat, vështirësitë e integrimit social vetëm për të bërë një “jetë të denjë”.

Natyrisht ka shumë gjëra që duhen parë me optikë të re nga vetë ata, nga familjet e tyre, por edhe nga vetë shoqëria. Sipas mendimit tim, ajo që duhet ndryshuar është në radhë të parë në “dorën” e vet personave me aftësi të kufizuara. Që në kohën e tij Hegeli kërkon me të drejtë, që më së pari të ndryshojë shikimi dhe vlerësimi pozitiv dhe optimist i vetvetes, nga vetë personat me aftësi të kufizuara. Ai ka të drejtë kur thotë, se “plagët nuk janë vetëm dëmtime” që pëson njeriu nga jeta. Shikimi optimist i problemit nga individi dhe shoqëria kërkon që ta konceptojmë ndryshe problemin e aftësisë së kufizuar. Kufizimet që të cakton “fati” nuk janë vetëm fatkeqësi për individin, por edhe një mundësi e madhe që cakton jeta për t’u përballur me të, në kushte të vështira dhe me forcë morale të veçantë. Nuk janë gjithçka vetëm aftësitë e plota, sepse ka shumë raste që tek këta persona me aftësi të kufizuara ka njerëz me “dhunti të veçanta”, që dinë të zënë vendin e tyre të merituar në jetë, pa qenë asnjëherë të nëpërkëmbur apo të nënvleftësuar.

Çdo njeri qoftë edhe me aftësi të kufizuara, përtej madhësisë së aftësive personale ka mundësi të ndjekë një rrugë shpirtërore, të bëjë historinë e tij, të ketë përvojën vetjake, personale, të veçantë të papërsëritshme. Kjo është pasuria më e madhe e njerëzve me aftësi të kufizuara, të cilët familja, komuniteti dhe dora sociale e shtetit duhet ta ruajë, zhvillojë dhe kultivojë në personalitetin e tyre. Natyrisht duke i ndihmuar dhe plotësuar sa më mirë kushtet, që ata të kenë jetë biologjike, shpirtërore dhe integrim social të merituar. Pa këtë mbështetje jeta e njerëzve me aftësi të kufizuara është e vështirë dhe tejet e trishtueshme. Shikoni se sa qindra njerëz me aftësi të kufizuara për mungesë kushtesh qëndrojnë të “burgosur” në shtëpitë e tyre, të izoluar dhe të paintegruar në shoqëri.

Hegeli kishte mendimin e vendosur që për këta njerëz që fati i ka “cenuar”, duhet të bëjmë çdo gjë që mundemi, që të ngjallim ndjenjën e dashurisë dhe të mirënjohjes për jetën, që njeriut qoftë edhe me aftësi të kufizuara i jepet vetëm një herë. Nuk kam gjetur tezë më optimiste se sa ajo që përcakton Hegeli për jetën e personave me aftësi të kufizuara. Me staturën e filozofit të madh ai këshillon njeriun me aftësi të kufizuara, familjen dhe shoqërinë që të përcaktojnë saktë detyrën themelore të jetës së njeriut, e cila pavarësisht fatit dhe mungesave, është detyrë e çdo njeriu që të luftojë me të gjithë forcat dhe mjetet për “ndërtimin e përhershëm i vazhdimësisë së saj”. Sepse sipas tij, jeta është gjithmonë një rikthim në vetvete, qoftë edhe kur përballet me vështirësi që vijnë nga tjetërsimet sociale dhe dëmtimet biologjike.

Rindërtimi i jetës personale në kushte të vështira është detyra më e lartë, në shërbim të të cilës së pari duhet të vënë vetveten njerëzit, pavarësisht madhësisë së aftësisë së kufizuar. Kjo është e rëndësishme të bëhet pikë orientuese për këta persona, që me luftën e tyre të shmangin përplasjet kaotike të jetës, që për ta është natyrisht më e vështirë se të tjerët. Sipas Hegelit, por dhe parimeve të jetës së sotme modern, detyra e çdo njeriu është që të dijë të “udhëheqë ekzistencën e vet” në rrugën e duhur. Por personat me aftësi të kufizuar, ndryshe nga ata që janë normalë kanë nevojë të mbështeten për të mbrujtur jetën e tyre të vështirë, jo vetëm brenda kufijve të mundësive të tyre të determinuara, por t’i ndihmojmë ata që me optimizëm të mendojnë dhe synojnë për më tej për jetën e tyre individuale. Në këtë kontekst, ata kanë nevojë për ndihmën e shoqërisë, që ajo dhe shteti të bëjnë më shumë dhe më sinqerisht se deri tani, për të gjetur motive e shtysa të reja. Veçanërisht ata kanë nevojë të mos ndihen pesimistë, të deprimuar dhe të papërkrahur, por të mbështeten në gjetjen e këndvështrimeve të reja pozitive, për një të ardhme personale më të mirë…Shoqëria, shteti, familja dhe çdo aktor tjetër që ka role sociale në shoqërinë tonë, duhet të bëjë të gjithë përpjekjet që personat me aftësi të integruar të ndihmohen për të dalë nga qerthulli i grupit social me “status të mbyllur”. Shoqëria jonë do të quhet vërtetë moderne kur t’i japë fund realisht situatës së tyre të vështirë. Nuk është e drejtë që nga pakujdesia, neglizhenca, indiferentizmi apo çfarëdo gjëje tjetër, të lëmë këta njerëz në pozitën sociale pasive të njeriut me aftësi të kufizuara

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Aug 25 2009, 12:45pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Djeg të gjallë gruan, merr flakë pylli pranë kishës në Greqi

Nga Niko Samara, NOA

Vetëm nëpër filma mund të ngjasin të tilla gjëra dhe skenaristët që ndoshta vuajnë për histori të tilla, mund të gjejnë padyshim një episod inspirues në ngjarjen e ndodhur dje në Greqi.

Një grua e re shqiptare është përfshirë nga flakët, pasi i shoqi e leu me benzinë dhe i vuri zjarrin dhe, në përpjekje për të shpëtuar, u hodh në shkurret pranë shtëpisë, duke shkaktuar pa dashje përhapjen e flakëve në të gjithë pyllin.

Ngjarja e rrallë, informon korrespondenti i agjencisë NOA, ka për protagonistë një 27-vjeçare nga Shqipëria, emri i së cilës nuk u konfirmua nga policia dhe bashkëshortin e saj 41-vjeçar, gjithashtu emigrant shqiptar.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit në Athinë bënë të ditur se gjithçka ndodhi dje pasdite në orën 17.30 në Hasia, lokaliteti Ano Liosion, vetëm pak metra larg manastirit të Shën Kiprianu, ku 27-vjeçarja kishte shkuar të ndizte një qiri, siç bënte çdo të diel.

Emigranti 41-vjeçar vendosi t’i marrë jetën së shoqes dhe për këtë zgjodhi një mënyrë mjaft të dhimbshme.

Duket se plani nuk ishte aq i çastit, përderisa 41-vjeçari e priste gruan e tij jashtë objektit të kultit, me një shishe benzinë në dorë, gati për të spërkatur të shoqen me të dalë nga manastiri.

Kur ka dalluar të shoqen të dilte nga kisha, 41-vjeçari e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë zjarrin duke e shndërruar në pak çaste në një tufë me gjuhë flakësh që shoqëroheshin me klithma tmerri dhe dhimbjeje nga 27-vjeçarja e pambrojtur. Në tmerr e sipër, 27-vjeçarja, ashtu në flakë siç ishte, ka vrapuar në një mori shkurresh afër vendbanimit duke u përpjekur të shuajë sa të mundet flakët.

Por jo vetëm që kjo nuk ka qenë e lehtë, por për më tepër zjarri është përhapur në zonën përreth duke përfshirë në flakë të gjithë pyllin brenda vetëm disa minutash.

Pikërisht kjo situatë ka sjellë lëvizjen e forcave të repartit zjarrfikës.

Ata u informuan për zjarrin e radhës në Hasia, në këto ditë kur mbi 100 zjarre të furishme kanë përfshirë Greqinë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe alarm për rrezikimin e jetës së banorëve.

Disa nga zjarrfikësit janë befasuar kur në fillim të pyllit kanë gjetur në djegie e sipër një grua që po mekej nga klithjet pafund.

Ata e kanë nxjerrë nga shkurret ku ishte e rrethuar nga flakët dhe, pasi arritën të zhdukin gjuhët e zjarrit nga trupi i saj, e dërguan në spitalin shtetëror të Athinës.

Për shkak të gjendjes së rëndë, 27-vjeçarja u dërgua në Repartin Special të Terapisë së Djegieve në KAT, spitali kryesor i kryeqytetit grek, ku mjekët kanë pohuar se gruaja e re ende po lufton me vdekjen, me djegie të gradës së lartë.

Ndërkohë, policia, mbështetur nga ato pak fjalë që nxori nga e shoqja, si dhe nga hetimet e kryera në vendngjarje, ka arrestuar sot në mëngjes 41-vjeçarin, bashkëshort i të plagosurës.

I dyshuari u lokalizua në kilometrin e 28 të rrugës Olimpike (autostrada Athinë-Korint) dhe iu dorëzua prangave pa kundërshtime.

Ai përballet me akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e rëndë, shkaktim të zjarrit me pasojë shkatërrimin e pasurisë publike etj.

Policia tha se ende nuk i ka të qarta shkaqet e ngjarjes, por po punon për zbardhjen e tyre të plotë.

© Copyright 2007 tema.al.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Aug 25 2009, 12:50pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Durrës, vetëvritet nëna e dy fëmijëve

Një e sëmurë mendore mbytet në liqen, ndërsa një 17-vjeçare pi ilaçe pas konfliktit në familje

Vali Qyrfyçi

Shtohen frikshëm rastet e vetëvrasjeve. Fundjava ka pasur një bilanc tragjik në Durrës, ku janë regjistruar tre raste tentativash vetëflijimesh. Për pasojë, dy vajza të reja kanë vdekur, njëra prej tyre nënë e dy fëmijëve, ndërsa një tjetër është nën kujdesin e bluzave të bardha. Rasti i parë është shënuar në fshatin Likesh të Komunës Gjepalaj, kur një peshkatar ka gjetur trupin e pajetë të një 18-vjeçareje të mbytur në rezervuar. Hekuran C., ka qenë duke peshkuar në rezervuar kur ka gjetur trupin e shtetases Anila L., 18 vjeçe, nga fshati Likesh i Komunës Gjepalaj. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se vajza ishte me prapambetje mendore dhe e lënë jashtë kujdesit të familjes në një orë të drekës ka mundur të dalë nga shtëpia dhe të shkojë drejt rezervuarit. Shtëpia e viktimës ndodhet rreth 300 metra larg rezervuarit dhe vajza është futur bashkë me rroba në ujë për të shuar vapën e drekës, ose të tjera rrethana mund të kenë ndikuar në vendimin e saj. Për pasojë, 18-vjeçarja është mbytur dhe më pas është gjetur nga peshkatari që ka njoftuar familjarët e saj. Burimet policore bënë të ditur se vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes së adoleshentes, ndërsa materialet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes i kaluan organit të akuzës durrsake për hetime të mëtejshme. Ndërkaq, përballimi i jetës e vetme, me dy fëmijë të vegjël për të rritur dhe pa një bashkëshort në krah, e ka detyruar një të re t‘i japë fund jetës së saj. Humbja e të shoqit disa muaj më parë nga rënia në korrent e ka futur në depresion 27-vjeçaren Anila D., me banim në Shijak. Ajo është dërguar në fundjavë nga familjarët e saj në spitalin e qytetit të Shijakut në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një vetëhelmimi. Nëna e dy fëmijëve është ndarë nga jeta rreth dy orë pas dërgimit në spital, me gjithë ndihmën mjekësore të dhënë nga mjekët. Për të zbardhur motivet e këtij vetëhelmimi është angazhuar seksioni i Krimeve të Rënda, agjentët e të cilit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kryen veprimet procedurale. Anila ka konsumuar një lëndë helmuese, e cila ende nuk është përcaktuar se cilit lloj i përket. Ajo ka tentuar dhe herë të tjera të vetëvritej, po nëpërmjet përdorimit të helmit. Hetimet zbardhën se para disa muajsh asaj i ka vdekur bashkëshorti nga rryma elektrike. Në fundjavë ajo ka qenë bashkë me njerëzit e burrit të saj në varreza, te varri i të shoqit dhe kur është kthyer në banesë ka përdorur lëndë helmuese. Gjatë këqyrjes së kufomës nuk ka pasur shenja dhune. Edhe në këtë rast, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dosja është bazuar në veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes. Hetimet për të njëjtën vepër penale kanë nisur për një tjetër rast, atë të 17-vjeçares Sonila M., nga Ishmi. Rreth orës 23:00 të një nate më parë, vajza është dërguar nga familjarët në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore. E mitura e ka marrë vendimin për të konsumuar medikamente mjekësore si një formë reagimi për të tërhequr vëmendjen e njerëzve të saj, pas një grindjeje familjare. Burimet bëjnë të ditur se ajo është në terapi intensive dhe situata e saj po përmirësohet.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Aug 31 2009, 10:08am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Grinden për pronën, godet me thika xhaxhain


Konflikti për pronën për pak sa nuk i ka marrë jetën një 43-vjeçari nga Elbasani. Etja për pronë nuk ka penguar një 36-vjeçar të qëllojë me thikë xhaxhin e tij, ndërkohë që burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të së dielës. Të njëjtat burime referojnë se është arrestuar në flagrancë 36-vjeçari Tomorr Sinani, banues në lagjen "28 Nëntori" të qytetit të Elbasanit, i dënuar më parë për "Dezertim". Mësohet se ndalimi i të riut është bërë pasi në lagjen ku banon, gjatë një konflikti për motive pronësie, ka tentuar të vrasë me armë të ftohtë të llojit thikë, xhaxhain e tij, 43-vjeçarin Naim Sinani. 43-vjeçari ka marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, ndërkohë që është duke u trajtuar në spitalin kirurgjikal të qytetit të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë".

© Gazeta Shqip - 2006-2008




Varfëria, nëna vetëvritet, babai në psikiatri, 5 fëmijë në mjerim

Kristaq Thanasi | 31/08/2009

FIER - Një familje prej 7 vetësh jeton në mjerim të plotë. Pa shtëpi dhe ekonomi. Në një kasolle ku dhe bagëtitë do të refuzonin të futeshin. Familja e përbërë vetëm nga 5 fëmijë jetimë në komunën e Levanit të rrethit të Fierit jeton pothuajse në qiell të hapur. Ajo kërkon ndihmë për të jetuar dhe për të mbajtur shpirtin gjallë. Pesë fëmijët, ku më e madhja Shpresa porsa ka mbaruar klasën e 9-të dhe më i vogli Klodiani është 5 vjeç (ky i fundit vuan nga verbëria) jetojnë jo vetëm në një skamje të plotë, por edhe pa shtëpi.

Ata kanë ardhur nga një fshat i Tropojës, komuna Bytyç para dy vjetësh. Jetojnë veçse me një pension prej 7500 lekësh të vjetër që merr babai i jetimëve, i sëmurë psikik. Historia e tyre është tepër e dhimbshme dhe ka nisur që kur nëna e tyre është vetëvrarë me armë zjarri vite më parë për shkak të kushteve të vështira të jetesës në qytetin e Tropojës, ndërsa babai i tyre është i shtruar në spitalin e të sëmurëve mendorë mbas ngjarjes tragjike të së shoqes. Më pas ai u martua me Prenda Gecin, një grua që iu përkushtua fëmijëve që gjeti dhe një fëmije që lindi me Ademin. Tashmë ajo është kujdestare për të gjithë fëmijët.

Për t'i shpëtuar trafikimit të fëmijëve, thotë Ademi, babai i fëmijëve, ata migruan në rrethin e Fierit dhe u vendosën në komunën e Levanit. Fëmijët e kanë vuajtur këtë dramë familjarë dhe shumë herë kjo familje ka kërkuar nga organet shtetërore që të përfitojnë pensionin e jetimëve, ndërsa Klodiani pesëvjeçar kërkon një ndihmë për sëmundjen e verbërisë. Kujdestarja e tyre, Prenda Geci, rrëfen historinë e kalvarit të vuajtjeve të fëmijëve.

Kanë ardhur nga një fshat i largët e Tropojës nga komuna Bytyç, pas vetëvrasjes së gruas së parë të Ademit. Ajo quhej Bora dhe ishte vetëm 24 vjeçe. Varfëria e tejskajshme ishte shkaku që ajo i dha fund jetës së vet me një armë zjarri. Pikërisht këtu filloi edhe jeta e vështirë e familjes së Adem Gecit. Vdekja e gruas shkaktoi më shumë vuajtje në këtë familje ku vetë Ademi pësoi kriza nervore dhe në shumë raste është kuruar në psikiatri. Prenda një grua e zgjuar, me arsim të mesëm, pas propozimit të Ademit pranoi të martohej me të. Kjo bëri që fëmijët e Ademit të kalojnë me vendim gjyqësor në kujdestarinë e Prendës për shkak të sëmundjes që ai kalonte herë pas here.

Nga frika se fëmijët mund të trafikoheshin, ata menduan që të largoheshin nga fshati. Kanë takuar një patrioten e tyre të martuar në Fier, e cila i propozoi të shkonin në këtë rreth dhe pikërisht në komunën e Levanit. Kanë lëvizur duke marrë edhe para borxh dhe një banor i Levanit, aktualisht emigrant në Amerikë, u ka lënë një dhomë (në rast se do ta quajmë kështu). Aty nuk do të jetonin dot as bagëtitë, dhe jo më një familje prej 7 vetash. Por problemet ekonomike shumë të vështira i kanë bërë anëtarët e kësaj familjeje që të mos pretendojnë "shumë". Në kushtet e krijuara, komuna i ka ndihmuar me ndonjë ndihmë ekonomike dhe vetëm kaq. "Nuk kemi fonde më shumë që t'i ndihmojmë, -thotë punonjësi i ndihmës ekonomike pranë komunës, Paskal Duda.

Mësohet se shteti është interesuar për këtë familje. U kanë premtuar falë letrave dërguar kryeministrit shqiptar dhe të gjitha organizmave të tjera ndërkombëtare. Prenda u bën apel atyre për ta ndihmuar këtë familje, pasi fëmijët jetojnë në kushte jashtë çdo norme njerëzore. Prenda shprehet: "Na kanë premtuar nga Ministria e Çështjeve Sociale për të na ndihmuar me një banesë. Për këtë ka ardhur edhe drejtoresha e entit të banesave Fier. Ajo është dërguar prej qeverisë për të na ndihmuar, por kemi frikë se nuk do ta mbajnë fjalën. Dimri po afron dhe është shumë e vështirë të rrish këtu, sidomos kur të fillojnë reshjet. I bëjmë apel shtetit që të na ndihmojë urgjentisht". Prenda Geci si kujdestare e 5 jetimëve shprehet se, nëse do mungojë përkujdesja e shtetit, ajo u kërkon ndihmë donatorëve të ndryshëm, biznesmenëve për përballimin e kushteve të jetesës. Është një thirje që ajo e bën nga dëshpërimi, nga vitet që ajo po kalon në një vuajtje që askush të mos ta ketë si kjo familje. Në këto kushte, në rast se shteti i ka premtuar që t'u japë një fond për blerjen e një shtëpie, duhet ta bëjë urgjentisht, pasi dimri po vjen dhe kjo familje prej 7 vetash do të vuajë pasojat e këtij mjerimi.


© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Thu Jan 07 2010, 07:31am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
MiCoLjA
Mon Aug 31 2009, 10:57am


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
ufff qa me than gjihtkush per vedi zoti per tan shteti qyrme shtru rrug kur ka ala fmailje qe vujn per buk goje pfff ishalla i nimon zoti e naj donator se valla per shtettan kishim dek unit

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
Go to page  1 2 3 4 5  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3903 sec, 0.0731 of that for queries. DB queries: 58. Memory Usage: 3,591kB