Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Problemet e shoqnis Shqiptare (Sociale) |
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Pse opinioni publik nuk bëhet opinion qytetar? GëZIM TUSHI 01/09/2009 Nuk është fjala për të bërë përcaktime teorike as për të hapur ndonjë debat sociologjik për përmbajtjen e koncepteve “opinion publik” dhe “opinion qytetar”, por më shumë për të bërë dallime që kanë rëndësi për marrëdhëniet tona, jetën empirike të qytetarit, medieve dhe institucioneve që merren me studimet e opinioneve dhe ndikimin e tyre në jetën sociale të shoqërisë shqiptare. Nëse shikojmë dhe vlerësojmë përdorimin e përditshëm nominal të koncepteve “opinion publik” dhe “opinion qytetar”, të krijohet ideja se nuk ka ndonjë dallim midis tyre. Madje, shpesh i përdorim si koncepte ekuivalente dhe të ndërkëmbyeshme, pa u qederosur shumë për dallimet sasiore dhe cilësore që kanë këto dy koncepte esenciale. Jo vetëm në bisedat empirike të qytetarëve të thjeshtë, në përdorimet utilitare komunitare, por dhe në trajtimet dhe interpretimet mediatike. Madje edhe në shkollë, në tekstet e medies së shkruar dhe elektronike ndihet ky konfondim konceptual, terminologjik dhe përmbajtjesor. Në të vërtetë, më duket se problemi nuk është kaq i thjeshtë. Duhet të mësohemi të bëjmë dallime kur përdorim termat, sepse opinioni publik mund të jetë nga pikëpamja sasiore më i gjerë dhe më masiv sesa opinioni qytetar, i cili mund të jetë më i ngushtë nga pikëpamja sasiore, por më i zgjedhur, i përpunuar dhe më cilësor sesa opinioni publik. Ndërsa opinioni publik mund të jetë rezultat i thashethemeve që përhapen dhe “krijon opinion korrent”, që mund të ndikojë përkohësisht qoftë dhe kur përhapet në formën e “epidemisë sociale”, ndërsa opinioni qytetar është opinion i vërtetë, i përpunuar dhe selektiv, është më i qartë dhe më i pranuar nga njerëzit. Pra, nëse duam të vlerësojmë këto dy hallka të opinionit kur bëjmë testime apo matje të tyre, duhet të nisemi nga dallimet sasiore dhe cilësore që ato kanë dhe që ndikojnë në garancinë dhe saktësinë e tyre. Nga pikëpamja sociologjike thuhet se ka ligje mbi të cilat formohet opinioni publik dhe opinioni qytetar. Këto ligje, sipas filozofit modern spanjoll Josep Ramoneda janë shumë komplekse. Mungesa e dallimit midis tyre është me rëndësi, jo thjesht terminologjike dhe sociologjike, por dhe në terrenin praktik të ndikimit në jetën e njerëzve dhe grupeve sociale. Me gjithë afërsinë që ato kanë si koncept dhe si përmbajtje, në të njëjtën kohë duhet pranuar se midis tyre ka dallime të rëndësishme, që duhen vlerësuar drejt. Ne kemi një të kaluar të gjatë totalitariste, në të cilën opinionet kanë qenë kaotike, spontane dhe veçanërisht të filtruara në “kanalet ideologjike”. Kjo ka bërë që ende në shoqërinë shqiptare për shkak të inercisë sociale të ketë më shumë vlerë, fuqi ndikuese sasia e opinionit publik, qoftë edhe ashtu bruto, në formën e thashethemnajës. Kjo inerci sociale, që përbën një nga defektet e qytetërimit tonë, është e lidhur me të kaluarën kolektiviste dhe natyrën holiste të shoqërisë sonë, vazhdon të jetë e madhe. Natyrisht, sfida jonë është si të bëjmë të mundur që opinionin publik ta bëjmë sa më qytetar, sa më cilësor, të besuar, të kulturuar në rrjedhat e disiplinës së qytetërimit modern. Në këtë rast opinioni publik ka forcë, ngaqë, siç thonë sociologët e modernitetit, në jetën e sotme opinioni publik nuk është i kufizuar dhe parcial, por më së shumti shfaqet si opinion i përgjithësuar. Këtë realitet e analizon qartë politologu dhe sociologu modern italian Xhovani Sartori, sipas të cilit “mund të ekzistojë dhe vërtet ekziston një opinion i përgjithësuar (i përhapur mes një publiku të gjerë) për çdo çështje. Megjithatë, termi “opinion publik” shënon në radhë të parë një publik të interesuar për çështjet publike. Opinioni publik është i publikut, por ai ka vlerë kur shfaqet si opinion jo i njerëzve të rëndomtë, por si opinion i qytetarëve tanë. Publiku që krijon opinionin për diçka, ka vlerë kur është publik qytetarësh, një publik i kultivuar, që ka një opinion qytetar për trajtimin e problemeve publike, pra për problemet e qytetit politik. Vlera e opinionit publik dhe qytetar është një nga vlerat e mëdha të lirisë, një nga treguesit cilësor të shoqërisë civile, të përbërë nga shoqata, komunitete dhe grupe interesi, që tashmë janë zgjeruar në Shqipëri. Ekzistenca e opinionit publik dhe lidhja e tij e ngushtë me cilësitë pozitive të opinionit të kultivuar me parametra qytetare është një tregues i rëndësishëm i faktit demokratik se publiku dhe qytetarët nuk janë vetëm objekt, por dhe subjekt të shprehjes publike. Ne duhet ti kushtojmë vëmendje kultivimit të opinionit publik dhe luftës së shoqërisë për ta bërë atë sa më qytetar dhe të lidhur me çështjet e jetës sonë publike, sepse një opinion emërtohet publik apo qytetar jo vetëm pse është i publikut dhe i qytetarëve (i përhapur në shumë njerëz), por edhe sepse ka të bëjë me gjëra dhe fusha që kanë karakter publik. Xhovani Sartori thotë se ato janë të lidhura dhe shprehje e interesit të përgjithshëm, me të mirën publike... Ka rëndësi që të kuptojmë se jo çdo gjë që përhapet përbën opinion publik dhe ca më pak qytetar. Pa dyshim nuk mund të mohohet e vërteta se opinionet nuk formohen me parametra shkollareske. Ato kanë logjikën e tyre të formimit, përhapjes, transmetimit dhe ndikimit në jetën publike. Por megjithatë është detyrë e sociologjisë, shkollës, medies, instrumenteve të shoqërisë civile, që të dinë dhe të ndikojnë në mekanizmat që kanë forcë për krijimin e opinionit, për transformimin e tij nga opinion bruto publik në opinion të vërtetë, të përzgjedhur, cilësor, të besueshëm, qytetar. Sepse nuk ka opinion pa pasur veprimin e disa kushteve dhe lidhjen e hallkave që e formojnë atë. Kjo do të thotë se janë të paktën dy karakteristika të pandara të koncepteve “opinion publik” dhe “opinion qytetar”. Duhet së pari të kemi me çdo kusht praninë e një informacioni të përhapur në publik, dhe e dyta këto informacione të jenë thelbësisht të lidhura me çështjet publike dhe për të cilin kanë interes të cilësuar qytetarët, komuniteti, vendi, jeta publike, mirëqenia, mjedisi, arsimi, shëndetësia etj. Natyrisht, opinioni publik në tërësinë e vet është përgjithësisht spontan, i zakonshëm, jo i zgjedhur dhe as i seleksionuar në kuptimin cilësor të termit. Opinioni publik shfaqet bruto, i papërpunuar dhe i paseleksionuar sipas standardeve të “opinionit qytetar”. Veçse një gjë duhet kuptuar drejt, pa akademizëm dhe pa sloganet e tepërta të sociologjisë së opinionit publik: opinionet e njerëzve në shoqërinë tonë, dhe jo vetëm në shoqërinë tonë, vërtet janë spontane dhe të paorganizuara, madje shpesh edhe të pavërteta apo të paargumentuara, por në të njëjtën kohë kanë vlerë pikërisht pse janë natyrale, në kuptimin e realitetit të drejtpërdrejtë ekzistencial të tyre. Kalimi nga parametrat e opinionit publik në standardet e opinionit qytetar është i lidhur ngushtë me kulturën dhe nivelin e qytetërimit tonë. Në këtë pikë ka ndikimin e tij fakti që kemi qenë dhe jemi një popull i vogël, me territor të ngushtë, me jetë sociale fisnore, klanore dhe patriarkale. Këto janë vështirësi ontologjike në krijimin e kushteve që realizojnë kthimin e opinionit publik në opinion të qytetëruar, të vërtetë, të zgjedhur dhe eiltar. Megjithatë, ende në shoqërinë shqiptare është e fuqishme “tirania e opinionit”, si tirani e shumicës, që mendon në të njëjtën kohë njëlloj, ose që ka opinione të përbashkëta, të ngjashme për çështje të caktuara. Kjo është ligjësia e opinionit. Kur ai bëhet pronë e shumicës së njerëzve, që mendojnë në të njëjtën kohë njësoj, ky opinion bëhet i natyrshëm dhe nuk mund të neglizhohet nga askush, pavarësisht nëse është publik apo qytetar. Opinioni qytetar është kushti për të shmangur të keqen e opinionit publik, i cili për shkak të madhësisë, spontanitetit dhe shpërndarjes ka forcë që të luajë rol negativ dhe ta detyrojë njeriun të jetojë nën kthetrat e tiranisë së opinionit, të mendimeve të njerëzve, fjalëve dhe thashethemeve të tyre. Dhe ky është një defekt i vjetër etnopsikologjik i shoqërisë sonë, që është i lidhur më historinë, të kaluarën dhe veçoritë e formimit kulturor. Prandaj është e domosdoshme të bëjmë çdo gjë mundemi, që jo vetëm të bëjmë dallimin e domosdoshëm sasior dhe cilësor të këtyre dy lloj opinioneve: publik dhe qytetar, por dhe të përpiqemi të vëmë në lëvizje ato mekanizma psikosocialë dhe edukativë që e bëjnë këtë opinion të qytetëruar. Shumica e opinioneve që qarkullojnë janë opinione spontane, të krijuara në ambiente të zakonshme, si: në shtëpi, klub, me thashetheme rruge. Në këtë kontekst, shpesh ai është krejt i ndryshëm nga opinioni qytetar. Opinioni qytetar është krejt tjetër nga opinioni i rëndomtë i rrugës. Opinioni qytetar është tjetër opinion, është më i qëndrueshëm dhe më i qenësishëm, është i lëvizshëm dhe nuk pretendon që të jetë e “vërtetë e konstatuar së fundi”. Opinioni qytetar është tepër labil, i ndryshueshëm dhe i korrigjueshëm. Shoqëria dhe strukturat civile të saj nuk orientohen dhe drejtohen nga opinioni spontan i njerëzve. Shoqëria moderne, duke mos e mohuar rëndësinë e këtij opinioni, përpiqet të kalojë përtej tij dhe kërkon një tjetër opinion - opinionin e qëndrueshëm dhe me themele më të forta sesa opinioni spontan. Opinionet spontane shpesh janë kaotike, të pasistemuara, jo të bazuara në fakte, madje edhe në Shqipëri në jo pak raste, opinioni spontan ka arritur deri në kufijtë e së pabesueshmes dhe së paradoksales. © 2004 METROPOL GROUP Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Fytyra që kemi (Dërguar më: 03/09/09) Nga Alba Malltezi Kur dhe herë të tjera jam shprehur se niveli etiko-moral i shoqërisë që të gjithë së bashku kemi ndërtuar, është në pikën më të ulët që mund të ketë njohur ndonjëherë historia e Shqipërisë: pra në të njëjtin nivel me pikën më të ulët të rruzullit tokësor, Detit të Vdekur, kam pasur parasysh jo viktima e fajtorë, por në vërtetë të gjithë. Sepse është shumë më tepër e rëndë për një shoqëri të prodhojë individë të gjithëpushtetshëm në kohë lirie se në diktaturë. Dhe fakti e kronikat tregojnë se ne shqiptarët e 2009 po prodhojmë individë e klane me pushtet të pakufishëm ekonomiko-politik; dhe askush nuk shpëton nga përgjegjësia përballë kësaj. Media psh. Denoncuesja e madhe e shtrembërimeve e deformimeve që pushteti i bën ligjit në favor të tij. Me përjashtime shpresëpakta, faktorët kryesorë mediatikë janë po aq të përlyer sa pushtetarët pa kufi që shoqëria jonë ka prodhuar. Sa të besueshme mund të jenë denoncime apo ulërima mediatike për shkelje Kushtetute, rrezik diktature, të kryera nga tribuna të lindura si korrupsion i mirëfilltë media-politikë? Faktorët kryesorë mediatikë ushqejnë dhe ushqehen nga ata që në të vërtetë duhet të denoncojnë. Çdo tentativë serioze hedhur në tavolinat e lindura për të mbarsur degradimin shtetëror rezulton si përçapje e një të dehuri që tenton të mbajë fjalime serioze. Kështu, lexues e teleshikues prej vitesh vënë buzën në gaz për “denoncimet” në media apo kur lexojnë shkrime plot indinjatë për politikën, turizmin, zhurmat, korrupsionin… Në media qarkullojnë njerëzit e impenjuar: intelektualë, profesionistë, ata që nuk janë indiferentë, sepse një tjetër pjesë e shoqërisë as nuk tenton të impenjohet. Eshtë totalisht e dorëzuar dhe aspak në antagonizëm. Thjesht, si spektatore qesh. Që pas ngjarjes së Gërdecit, shoqëria jonë ka nisur një rrugë pa kthim, ku të gjithë pa përjashtim: të pasur e të varfër, të mençur e budallenj, të pushtetshëm e të pafuqi, të talentuar e patalent, të mëdhenj e të vegjël janë viktimë e një çorbe të gatuar keq. Nga ne. Nuk ka gjë që mund të ndreqë situatën që është krijuar; pesë pushtetet janë seriozisht të dëmtuar dhe ngjarjet edhe më tragjike treten pa nxjerrë asgjë në dritë. Çfarë pamje ka realiteti ynë sot? Tamam atë të një spikereje lajmesh që lexon lajme të rreme me fytyrë plot operacione estetike të bëra keq. Shumë keq. Çfarë mund të bëhet? T’u themi fëmijëve tanë: Na falni nuk ditëm të bëjmë Shtet. -email- BalkanWeb.com [ Edited Tue Sep 08 2009, 07:47am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Absurdi shqiptar, ne kufijte e Evropes E Enjte, 03 Shtator 2009 Nga Albana Cakshiri Duke udhetuar drejt Greqise pak dite me pare u ndesha ne disa ndodhi, qe ngjasonin thelbesisht me njera-tjetren. Arsyeja e pare e kesaj ngjashmerie ishte tek personazhet. Ata ishin teresisht shqiptare. Hapesira ku shtrihej ndodhia, ishte kufiri mes Shqiperise dhe Greqise. Po c'rendesi ka kjo. Mund te ishte kudo tjeter. Nje grua rreth te 40-ve me nje mjet teper luksoz X5, ishte futur pa radhe ne vargun pambarimisht te gjate te makinave, qe prisnin te hynin ne shtetin fqinj. Por ritmi i kesaj i levizjeje u kthe ne nje sherr qe perfshiu te pakten 50 vete. Burrat e "kurbetit" lane mjetet e tyre dhe familjet dhe nisen te shanin dhe te fyenin zonjen, qe kishte dashur te shpejtonte edhe pse kishte pohuar nje arsye per kete veprim jo te "denje" te saj ne kufi. Ne fakt policia jone gati ishte inekzistente, ndersa zonja drejtuese e mjetit pohonte se duhej te ecte me shpejtesi drejt Greqise se kishte nje femije rende ne spital. Ajo gati u mbyt nga fjalet e turmes te perbere nga burrat. Une vazhdova udhetimin, porse nuk do te ndaleshin me kaq cudite shqiptare ne kufi, ne shume pak minuta. Disa metra me tej pikerisht ne sportelin grek, nje tjeter sherr serish shqiptar. Polici grek ka tentuar t'i vendose ne radhe udhetaret per te mbaruar shpejt kontrollin me pasaportat qe duhet te vulose, por nuk mund t'i binde dot njerezit e vendit te shqipeve se nevojitej pak qetesi per te punuar dhe per te mos krijuar konfuzion, qe vecse ne shqiptaret kemi qejf ta kemi perhere perkrah. Sherri mes tre personave ka perfunduar me disa grushte, derisa punonjesi grek i policise mbylli sportelin per ta hapur pas me shume se 60 minutave, deri ne sqarimin e situates. M'u duk se gjithcka mori fund dhe pritja per nje veprim nderkufitar te zakonshem ne nje vend te BE-se. Por jo. Nuk ngjante aspak me nje vend te Bashkimit Evropian ku ne duam te aderojme, pasi protagonistet ishin ekstrakomunitare sic quhen rendom neper Evrope. Dhe kjo ne kete rast jo per faj te tyre, por te sjelljes qe sikur vinte nga disa qindra shekuj larg. E per ta mbyllur kete panorame kufiri, nje grua shqiptare rreth 35 vjece, bashkeshorte e nje shtetasi grek, kacafytet me nje vajze te brishte, serish per radhen para sportelit grek. Jo pa qellim i solla keto copeza jete shqiptaresh me konfliktet e tyre, per te nisur reflektimin per sjelljen e nje kombi, qe duket se eshte ne nje faze gati te pashembullt mentale. Kete here duket se as politika, as ligji, as shteti, as poetet, asgje nuk mund te ndale kete katrahure qe banoret e ketij vendi te vogel ne mes te Evropes e mberthejne fort pas vetes si per ta patur nje menyre te tyre identifikimi. Disa vjet me pare ne vendet ku shqiptaret emigronin si Itali, Greqi apo gjetke, identifikoheshin fare thjesht nga policite perkatese. Ishin te keqveshur por jo te kequshqyer, pa higjiene personale por mbi te gjitha me nje sjellje te nje shoqerie bizantine. Ngjarjet me shqiptare marrin nje tjeter kuptim jashte kufijve tane territoriale, nderkohe qe ne Shqiperi na duken gjera kaq te zakonshme grindjet me fqinjet ne pallat, grindja me punonjesin e policise tek dera e komisariatit, sherri me zyrtarin ne bashki, fyerjet ndaj kryekomunarit, fyerjet ndaj shtetit, per te vazhduar me fyerjen ndaj bashkeshorteve, prinderve, deri dhe njerezve qe i duam me shume. Gjithcka shkon si nje varg te mbyllur te hermetizuar por qe bredh sa ne njerin kah ne tjetrin duke share, fyer, goditur, pastaj dhe vrare. Po, po. Edhe vrasjet ne vendin tim jane bere mjaft normale. Nuk na tronditin me, madje nuk kemi me deshire t'i degjojme, se jane bere aq shume dhe kane ardhur nga nje konflikt banal, nga ndonje ndodhi si e zonjes ne kufi qe gati u permbyt nga vala e burrave te forte. Mund te kishte ndodhur edhe keshtu, por duket se dicka i ndali, ndoshta fakti qe ishin ne kufi dhe kishin perballe punonjes policie te nje shteti te huaj. Qyteterimi evropian s'na ka hyre ne pune. Shqiptaret duan te jene ne qender te konfliktit, pasi ata nuk dine te kene respekt. Respekt per veten, punen e tyre, per djersen e derdhur, respekt per dashurine, shoqerine, per shtetin, per ligjin, policin, respekt per gjithkend me te cilin perballemi, respekt per ligjvenesin qe perpiqet te vendose rregullin e munguar, qe nis nga ne qe e urrejme dhe e zbythim cdo dite ate. Ky eshte absurdi yne qe te vret brenda atdheut tend dhe jashte tij te cmend. Dhe ka me keq akoma se keto te dyja, te izolon. © 1991 - 2009 Koha Jone Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Përdhunon në lokal me armë në kokë 20 vjeçaren ELTON QYNO 23/09/2009 E dëmtuara tentoi të vriste veten. Dëshmia rënqethëse në policinë e Tirane TIRANE- Një 20 vjeçare nga Bathorja ka rënë viktimë e përdhunimit nga një person, i cili sipas policisë është individ me precedent penale. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur pesë ditë më parë në ambientet e një lokali, ku shtetasi Ilir Peraj nga Shkodra por banues në Tiranë, me anën e dhunës fizike dhe asaj psikologjike, ka detyruar një vajzë 20 vjeçare të kryeje marëdhënie seksuale me të. Për oficerët e policisë së Tiranës ky rast nuk ka qenë një përdhunim i rëndomtë që ata hasin shpesh në kryeqytet, por një tmerr i vërtetë. Nga veprimet hetimore policia ka konstatuar se pas kryerjes së marëdhënieve seksuale, vajza ka tentuar të vrasë veten. Sipas deklarimeve të vajzës në polici, ajo është marrë në rrugë prej 40-vjeçarit Ilir Peraj, i cili prej disa kohësh i kishte shfaqur simpatinë e tij që kishte ndaj 20 vjeçares. Mirëpo duke qënë se përgjigjia e saj kishte qënë negative, Ilir Peraj ka planifikuar që çëshjen me 20 vjeçaren mos e mbyllte pa shfryrë epshet seksuale të tij. Kështu ditën e premte të javës së kaluar, 40 vjeçari Peraj, ka pritur derisa “e dashura” e tij të mbaronte mësimin. Sapo ajo është gjendur e vetme në rrugë, përpara saj është shfaqur shtetasi Ilir Peraj, i cili mësohet ti ketë ofruar një ftesë për kafe 20 vjeçares. Duke qënë se ajo ka refuzuar ftesën e 40 vjeçarit, ky i fundit ka insistuar pasi sipas tij kjo do ishte ftesa e fundit dhe më tej nuk do i dilte më në rrugë. E ndodhur në këto kushte, 20 vjeçaria ka pranuar ftesën, mirëpo sapo kanë hyrë në ambientet e një lokali që ndodhet tek Nish Tulla 3, në afërsi të urës së Institutit Bujqësor Kamës, e dëmtuara ka rënë pre e dhunës fizike dhe asaj psikologjike. Ajo është përpjekur të largohet nga duart e manjakut 40 vjeçar, por këtë gjë nuk e ka arritur dot, pasi i arrestuari Ilir Peraj e ka goditur me grushta të dëmtuarën. Më pas ai ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar sërisht me forcë me qytën e armës, duke e kërcënuar se do e vriste nëse ajo nuk pranonte të kryente marëdhënie seksuale me të. E ndodhur në një gjendje shoku, të krijuar nga frika dhe nga dhimbjet që kishte marrë nga goditjet e forta, 20 vjeçaria i ka dhënë “ok” kërkesës së 40 vjeçarit Ilir Petriti, i cili nuk ka dashur tia dijë për lutjet dhe lotët e vajzës 20 vjet më të vogël se ai. Pasi ka kryer marëdhënie me të dëmtuarën, mësohet se kjo e fundit i ka kërkuar 40 vjeçarit Peraj që ai ta linte të lirë. Mirëpo kërkesa e saj nuk është miratuar, pasi shkodrani ka vazhduar ta godasë atë në pjesë të ndryshme të trupit. Veç rahjes Peraj e ka kërcënuar me vdekje për disa orë të tëra 20 vjeçaren, në mënyrë që kjo e fundit mos e denonconte në polici. Mirëpo duke marrë fjalën e saj se ajo nuk do kryente denoncim si dhe sdo i tregonte anëtarëve të familjes, 40 vjeçari e ka lënë të lirë. Pasi shpëtoi nga duart e “manjakut” vajza u bind se duhet të kishte qenë më mirë të kishte vdekur, se sa të kryente të njëjtin gabim për ti plotësuar shijet seksuale të 40 vjeçarit Ilir Peraj. Për policinë Peraj njihet si person me precedent penal. Denoncimi në polici Sapo 20 vjeçaria ka rifituar lirinë, ajo ka shkuar në shtëpi, ku ngjarjen e rëndë ia ka treguar familjarëve të saj. Këta të fundit janë tronditur nga rëfimi i vajzës dhe kanë vendosur të kryejnë denoncim në polici. Përpara hetuesve vajza ka treguar historinë e dhimbshme të saj si dhe emrin e Ilir Perajt. Menjëherë ky i fundit është shoqëruar në polici, e cila pasi kryevi disa veprime hetimore arriti të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale një pistoletë të kalibrit 8mm dhe një thikë. Aktualisht 40 vjeçari Peraj akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me kërcënim me përdorimin e armës”, “Heqie e paligjëshme e lirisë”, “dëmtimeve të tjera me dashje”, “kanosjes” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”. Arrestohet Ibrahim Hurdha: Konfliti për pronën, godet me sëpatë komshiun e tij TIRANE- Një konflikt i nisur për çështje pronësie për pak ka rrezikut të kthehet në gjakderdhje, kur një 63-vjeçar goditi me sëpatë rivalin e tij për tokën. Ngjarja ndodhi dje në fshatin Dershet, komuna Dajt në Tiranë kur Ibrahim Hurdha, 63 - vjeç, dyshohet se ka goditur me mjete mprehëse, sëpatë, pas një konflikti për motive pronësie 63-vjeçarin Nezir Ahmeti, lindur dhe banues në fshatin Dërshen, Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë është njoftuar policia e kryeqytetit, efektivat e të cilës kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e krimit. Uniformat blu arrestuan të moshuarin Ibrahim Hurdha, ndërsa sipas kontrollit të ushtruar në banesës e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sëpatë, si dhe një armë zjarri karabinë m-54 si dhe 427 fishekë luftarak m-56. Motivi kryesor i kësaj ngjarje ka qënë një pjesë trualli ku dy personat e sipërcitaur pretendonin se ishte në pronësi të tyre. Konflikti ka degjeneruar në sharje dhe fyerje ndaj njëri-tjetrit, derisa 63 vjeçari Hurdha ka rëmbyer sëpatën dhe e ka qëlluar shetasin Nezir Ahmeti. Lidhur me këtë krim, policia ngriti akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Arrestohet pronari Bari Babaj Këputen hekurat e vinçit, vdes saldatori Redi Janku TIRANE- Një saldator ka gjetur vdekjen teksa po saldonte një vinç i cili u këput duke e zënë poshtë atë. Ngjarja ndodhi dje në segmentin rrugor Bathore-Zall Herr kur 40-vjeçari Fredi Jaku nga Shkodra ka qenë duke salduar një vinç kur ai është këputur dhe ka rënë duke zënë poshtë saldatorin i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Burime nga policia thanë se pronari i vinçit ishte Bari Babaj, 50-vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Ai kishte punësuar viktimës për saldimin e vinçit, duke mbajtur kështu për policinë përgjegjësinë për vdekjen e saldatorit. Gjatë momentit të tragjedisë 40 vjeçari Janku ishte duke salduar një nga pjesët që mbante vinçin. Mirëpo nxehja e shumtë nga saldimi, ka bërë që hekuri të këputet dhe i gjithë vinçi të bjerë poshtë, duke e zënë të gjithin punëtorin Fredi Janku. Dëshmitarët që kanë qënë në vendin e ngjarjes, kanë tentuar ti japin ndihmën e parë, por pesha e rëndë e vinçit i kishte shkaktuar 40 vjeçarit disa fraktuara, nga të cilat më pas ai ndroi jetë. Lidhur me këtë ngjarje policia e kryeqytetit arrestoi pronarin e vinçit, shtetasin Bari Babaj, duke e akuzuar atë për veprën penale të “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”. Ina Rama vizitë në Itali Takon, Piero Grasson për hetimin e organizatave TIRANE- Kryeprokuroria Ina Rama ka kryer ditën e djeshme një vizitë zyrtare në shtetin Italian, ku ka takuar personalitetet më të larta të drejtësisë së këtij shteti. Burime pranë akuzës shqiptare thanë se Ina Rama është pritur nga shefi i antimafias Italiane Piero Grasso, me të cilin kanë biseduar lidhur me bashkëpnumin që duhet të kenë dy institucionet si dhe koordinimin e informacioneve, për luftimin e organizata kriminale që kuperojnë në Shqipëri dhe Itali. Baashkëpunimi në luftën kudër trafiqeve ilegale si dhe hetimi i disa organizatave Italo-Shqiptare, ka qënë qëllimi kryesor i këtij takimi. Ndërkohë që të dyja palët ranë dakort që zyra e antimafias të trajnojë një numër të kunsiderueshëm prrokurorësh si dhe oficerash gjyqësiorë. Sot kryeprokuroria Rama, pritet të takohet edhe me zyrtarë të tjerë, të Guardia di Financias e të tjerë. Ina Rama shoqërohet nga shefja e kabinetit Miranda Bushi, drejtori i hetimit Sokol Stojani si dhe nga disa persona të tjerë të administratës së Prokurorisë së Përgjithshme. Takimi në prefekturë Vocaj-Kruja, bashkëpunojnë për rendin publik TIRANE- Prefekti i ri i Qarkut të Tiranës Keltis Kruja, zhvilloi dje një takim prezantues e informues me drejtuesit e Strukturave të Policisë së Tiranës që kanë nën juridiksion kryeqytetin. Prefekti i Qarkut Tiranë vlerësoi punën dhe arritjet e deritanishme, për reformat e realizuara në Polici, siç janë, përmirësimi i kuadrit ligjor, aplikimi i strukturës së re dhe gradave të reja policore, aplikimi i filozofisë së policimit në komunitet, përmirësimi i kushteve të punës e shërbimit në Drejtori dhe Komisariatet e Policisë etj. Më tej, në fjalën që mbajti Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Tonin Vocaj, informoi Prefektin mbi gjendjen e Strukturave të Policisë, situatën e rendit dhe sigurisë publike, tendencat e kriminalitetit etj. Gjithashtu kreu i policisë së kryeqytetit tregoi për masat e marra nga Policia për sigurinë rrugore, për sigurinë në shkollat e të gjitha niveleve, për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për luftën kundër © 2004 METROPOL GROUP Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Vrasja e tranvestitit, policia arreston autorin Nji shqiptar te Kosovs 22/09/2009 Sebadin Hoxha pranon krimin. “E qëllova me thikë se më zhgënjeu” Një psikolog po punon me të, pasi gjendja mendore e tij është shumë e rënduar TIRANE- Policia e Tiranës ka mundur të verë në pranga personin kryesor që dyshohet se ka ekzekutuar me thikë në qafë tranvestitin Petrit Licaj ose “Kristina” nga qyteti i Elbasanit. Burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë thanë se emri i të arrestuari është Sebadin Hoxha, 36 vjeç nga Prizreni i Kosovës. Mësohet se identifikimi i tij është kryer nga disa deklarime që kanë dhënë kolegët e tjerë të viktimës, të cilët i thanë policisë se “Kristina” ishte parë për herë të fundit me një shtetas kosovar, i cili prej rreth dy javësh rinte në ambientin ku ushtronin prostitucion tranvestitët dhe femrat e moshave të ndryshme. Pas këtyre dëshmive grupi hetimor ka mundur të identifikojë dhe të lokalizojë vendndodhjen e Shqiptarit t'kosovs 36-vjeçar, i cili pasi u shoqërua në ambientet e policisë së kryeqytetit është marrë në pyetje nga hetuesit e çështjes. Përpara tyre Sebadin Hoxha ka pranuar krimin e rëndë, duke u shprehur se e kishte vrarë tranvestitin pas zhgënjimit që ai kishte pasur gjatë marrëdhënies seksuale. “Vendosa të kaloja disa momente të bukura me të, pasi në pamje të parë mu duk si femër e bukur, por kur shkuam në hotel vura re se ai i përkiste gjinisë mashkullorë”,- mësohet të jetë shprehur në polici i arrestuari shqiptare nga Kosova Sebadin Hoxha. Pas këtij zhgënjimi i irrituar në kulm, 36-vjeçari e ka qëlluar me thikë në qafë tranvestitin Petrit Lucaj, ku si pasojë e të cilës ai ka humbur shumë gjak dhe gjatë rrugës për në spital ka humbur jetën. Aktualisht kosovari mbahet i izoluar në ambientet e policisë së Tiranës, ku një psikolog po punon me të, pasi gjendja mendore e tij është shumë e rënduar. Pritet që së shpejti ai të dalë përpara gjykatës së Tiranës, e cila do vendosë masën e sigurimit për të dyshuarin 36-vjeçar nga qyteti i Prizrenit të Kosovës. Qendra e kryeqytetit është kthyer në një xhungël të vërtetë prostitutash e tranvestitësh, ku edhe konsumi i lëndëve narkotike nga punëtorët e seksit dhe klientët ia shton edhe më tepër këtë paralizë metropolit shqiptar. © 2004 METROPOL GROUP [ Edited Thu Sep 24 2009, 09:21am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
West**** |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2098 Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46amPosts: 1827 | Me duket se vete problemet i bime ne vete , sepse jemi shume te angazhuar qa bajn politikanet , me se merren , ne nji kohe qe askujt spo i bjen nder mend per popullin ,atehere lind pyetja : Pse mos jemi ne me te menqur se ato??? | ||
Back to top | | ||
:::ShkoderZemer |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1 Joined: Mon May 22 2006, 08:16pmPosts: 1803 | Shume gjana na ke sjell ktu qe ia vlen te lexohen Flm http://www.shkodraonline.com/galeria | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Denoncimi në gjyq: Policët më vodhën Një i arrestuar për kanabis kërkon nisjen e hetimeve për zhdukjen e bizhuterive nga shtëpia Matilda Troka Një 52-vjeçar nga Fieri, i cili është duke u gjykuar për kultivim të bimëve narkotike, ka denoncuar dje autoritetet policore për vjedhje të sendeve me vlerë në shtëpinë e tij. Denoncimin është bërë gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme, ndërkohë që i arrestuari ka deklaruar përpara trupit gjykues se ka bërë deri tani gjashtë shkresa me shkrim për të hetuar këtë pretendim, por prokuroria dhe policia nuk kanë marrë parasysh asnjërën prej tyre. Asllan Hoxha, 52 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ngjeqar të Komunës Kurjan në Rrethin e Fierit është arrestuar në tetor të vitit 2007 për prodhim dhe mbajtje të bimëve narkotike. Gjatë seancës së fundit gjyqësore ai i kërkoi trupit gjykues të regjistrojë denoncimin e tij kundër policisë, që sipas Hoxhës i ka vjedhur disa sende me vlerë. "Ju, kryetar i trupit gjykues, dhe ju dy anëtarët e tjerë, që në fillim të gjykimit të çështjes time jeni informuar për denoncimin e kryer nga unë. Po ashtu edhe ju prokuror jeni njohur me këtë denoncim", tha Hoxha gjatë seancës. Ai tregoi më tej se gjatë arrestimit të tij policia ka qëndruar për më shumë se tetë orë në banesë dhe ka ushtruar presion mbi familjarët. "Dua të di ku kanë shkuar denoncimet e mia pafund të depozituara edhe me postë nga burgu ku unë po qëndroj. Edhe kur më ka marrë në pyetje prokurori Genci Mane, pas arrestimit apo dhe në vijim të hetimeve, i kam shprehur atij kërkesën për denoncim. Por asnjë nga autoritetet nuk e ka vënë ujin në zjarr dhe nuk e ka vlerësuar padinë time", tha i arrestuari Asllan Hoxha. Ai ka kërkuar gjithashtu që trupi gjykues të lejonte gazetarët në sallën e gjyqit, në mënyrë që denoncimi i tij të bëhej publik. "Vendosëm të kërkojmë ndihmën e medias, pasi denoncimet e njëpasnjëshme të bëra nga Asllani nuk kanë marrë asnjë përgjigje, qoftë edhe negative", thotë një i afërm i të arrestuarit. Vetë Asllan Hoxha e sqaroi trupin gjykues se në momentin e arrestimit, në shtëpi i është vjedhur një sasi bizhuterish me vlerë të madhe monetare. "Në dhomën time të gjumit kanë hyrë në vendin ku ime shoqe mbante bizhuteritë. Kanë marrë të gjitha ato që kanë gjetur atje. Po ashtu edhe në qilarin ku unë mbaja verën shumëvjeçare policia ka bërë dëme. Për dëmshpërblimin dhe kthimin e sendeve me vlerë kam kërkuar edhe nga prokurori Genci Mane ndërhyrje, por më kot. Dua drejtësi dhe besoj për të deri në autoritetet më të larta", tha Asllan Hoxha në sallën e gjyqit. Në kancelarinë e Gjykatës së Fierit mësojmë se letrat e personit në gjykim janë depozituar nga gjykata, por nuk ka nisur proces gjykimi për to, pasi është prokuroria ajo që merret me këtë kategori denoncimesh. Por, në prokurori mohohet ekzistenca e ndonjë denoncimi nga ana e këtij personi. Prokurori i çështjes thotë se reagimi i Asllan Hoxhës në këtë mënyrë bëhet për të mbrojtur veten nga dënimi i rëndë. Merr hakun e babait, katër plumba fqinjit Shkodër, autori u kap në vendin e ngjarjes, duke u interesuar për fatin e viktimës Ardi Hoti Rikthehen rastet e gjakmarrjeve në qytetin e Shkodrës. Pak para mesnatës së të dielës, një drejtues kamionçine për pak ka humbur jetën nga plumbat e hasmit të tij. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 23:30 në afërsi të tregut të "Zdrales" në qendër të qytetit. 39-vjeçari Ridvan Bajrami, banues në lagjen "Ajasëm" të Shkodrës, ka qenë duke ngarkuar kamionçinën e tij me dhe në një shesh ku po hapeshin themelet për ndërtim, kur është qëlluar me pistoletë katër herë. Ai ndodhej brenda kabinës së makinës dhe fatmirësisht dy plumba kanë mundur ta prekin vetëm në këmbë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin rajonal të Shkodrës, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, duke kaluar çdo rrezik për jetën. Ndërkohë, mësohet se tri orë pas ngjarjes, blutë e Shkodrës kanë arrestuar autorin e ngjarjes, i cili ishte kthyer në vendin e ngjarjes për të mësuar nëse ishte realizuar objektivi i tij - vrasjen e kundërshtarit. Mësohet se ai është Bledar Kruja, 35 vjeç dhe sipas policisë, u kap pranë vendit të ngjarjes, ku ishte futur mes turmës së njerëzve kuriozë, për të mësuar çfarë kishte ndodhur. Sipas burimeve nga policia lokale, ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Mes autorit të plagosjes dhe të lënduarit, dikur fqinj dhe miq me njëri-tjetrin, ka një histori konflikti të nisur 5 vjet më parë. Në fund të vitit 2004, Ridvan Bajrami pas një konflikti në familje tentoi të qëllojë me armë zjarri mbi të atin. Në këtë moment ndërhyri fqinji i tyre, Zija Kruja, i cili ishte babai i agresorit 35-vjeçar, Bledar Kruja. Zijai ndërhyri për të qetësuar fqinjët, por breshëria e plumbave ra mbi të dhe ai gjeti vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes, Ridvan Bajrami u arrestua për akuzën e "vrasjes aksidentale" të fqinjit dhe "vrasjen e mbetur në tentativë" të babait të tij. Pas vuajtjes së dënimit, Ridvan Bajrami doli nga burgu në fund të vitit 2008 dhe vazhdoi të punonte si shofer me kamionçinën e tij. Por për familjen e viktimës, duket se nuk mund të quhet e mbyllur vrasja e kryefamiljarit të tyre vetëm me katër vite burg. Kështu djali i viktimës, në shenjë hakmarrjeje ka qëlluar me armë zjarri ndaj 39-vjeçarit Bajrami, i cili 4 vjet më parë i kishte vrarë babanë. Fillimisht, policia e Shkodrës ka bërë shoqërimin e disa personave si autorë të dyshuar të ngjarjes në fjalë. Sipas policisë lokale, mësohet se njëri nga të shoqëruarit mendohet që të jetë i përfshirë në ngjarje në rolin e përkrahësit të autorit të krimit. Gjatë orëve të para të ditës së djeshme, policia e Shkodrës ka bërë disa kontrolle në banesat e të dyshuarve si autorë të mundshëm të ngjarjes dhe pas tri orësh është bërë i mundur arrestimi i 35-vjeçarit Kruja, i cili e kishte fshehur armën e krimit, jo shumë larg vendit të ngjarjes. Policia bëri të mundur sekuestrimin e armës së krimit, një pistoletë tip TT, të cilën autori e mbante pa leje. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 4 gëzhoja pistolete, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Nxënësit, protestë për largimin e mësueses "monstër" Fier Dhuna e ushtuar nga mësuesja e fizikës i ka detyruar nxënësit e tre klasave të 9-ta në shkollën "Andon Xoxe" të Fierit, të protestojnë dhe kërkojnë largimin e saj nga puna. Pasi kanë njoftuar drejtorinë e shkollës, nxënësit kanë lënë orët e para të mësimit dhe kanë protestuar përpara shkollës, nga ku kanë kërkuar ndihmën e institucionit më të lartë arsimor në Fier për largimin e mësueses Majlinda Rista. "Është e sëmurë mendore, e dhunshme dhe e frikshme", këto kanë qenë ankesat e nxënësve të klasës së 9-të të shkollës "Andon Xoxe" në qytetin e Fierit. Protesta e nxënësve është mbështetur edhe nga bordi drejtues i shkollës dhe dhjetëra prindër. Nxënësit kanë kërkuar largimin nga puna të mësueses Majlinda Rista, me motivimin se ajo ushtronte presion dhe dhunë tek ata. "Në orën e saj të mësimit qëndrojmë me frikë. Na ka rrahur dhe kërcënuar. Gjendja e saj përkeqësohet kur ka mot me shi e me bubullima. Ndaj ne lusim gjithmonë që të kemi mot të mirë", shkruhet në relacionin e firmosur nga të gjithë nxënësit e tre klasave të nënta të shkollës "Andon Xoxe". Të njëjtin shqetësim ka dhe vetë drejtori i shkollës "Andon Xoxe". "Unë kam pasur sinjale herë pas here qysh një vit më parë, por asnjëherë nuk kam pasur një rast konkret dhe flagrant. E kam kërkuar me ngulm një rast të tillë, por asnjëherë nuk më është servirur. Një rast që kam vënë re ka qenë një debat i ashpër që kjo mësuese ka bërë me një kolegen e saj, por që nuk është mësuese në shkollën tonë, është thjesht anëtare e bordit drejtues. Menjëherë këtë rast e kam relatuar te Drejtoria Arsimore dhe kjo e fundit e pezulloi përkohësisht", ka thënë drejtori i shkollës 9-vjeçare "Andon Xoxe", Remzi Kalemi. Ndërkohë, në Drejtorinë Arsimore shprehen të pafuqishëm ndaj këtij rasti. "Nuk mund ta largojmë nga puna, pasi nuk ka bazë ligjore. Duhet që ne të kemi rast konkret abuzimi, qoftë dhe presioni, dhune, kërcënimi ose të jetë në ndjekje penale. Asnjë prej tyre nuk është në këtë rast dhe ne e kemi të vështirë për të vendosur", kanë thënë përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Fier. M.Troka © Gazeta Shqip - 2006-2008 Foshnja 4-muashje vdes në befotrof, nuk jepen shkaqet Shekulli Online | 29/09/2009 KORÇË - Vdes në rrethana "misterioze" foshnja vetëm 4-muajshe në Shtëpinë e Fëmijës në Korçë. Bebja ka humbur jetën vetëm disa çaste pasi është çuar në dhomën e gjumit. Ngjarja ka ndodhur rreth një muaj, ndërkohë që nga ana e befotrofit të qytetit juglindor deklarohet se ende nuk dihet shkaku përse foshnja ka ndërruar jetë pas gjumit për shkak se ende nuk kanë marrë përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërkaq, në skedën e saj të vdekjes rezulton se vajza është mbytur. Vetë personeli i Shtëpisë së Fëmijës ka vendosur varrosjen e bebes, teksa shkaqet e vdekjes së saj duket se janë lënë në harresë nisur edhe nga fakti se vetë nëna e foshnjës me inicialet G.B. nga qyteti i Librazhdit, nuk ka pranuar të tërheqë kufomën e krijesës së saj. Ngjarja Gjithçka mësohet të ketë ndodhur në datën 21 gusht 2009 në Shtëpinë e Fëmijës, në qytetin e Korçës. Vogëlushja vetëm 4-muajshe me inicialet G.B., e ardhur në jetë nga një lidhje jashtëmartesore, ka qëndruar vetëm dy muaj në befotrof, duke vdekur në gjumë, pas ushqimit të drekës. Sipas personelit të Shtëpisë së Fëmijës, foshnja është ushqyer me biberon me "muhalebi" dhe më pas është vënë për të fjetur, ashtu si dhe fëmijët e tjerë. Vetëm gjatë kohës kur edukatorja përgjegjëse ka shkuar të shohë fëmijët për të cilët kujdesej, ka parë gjendjen e vajzës. Në këto kushte ajo ka kërkuar ndihmë, ndërsa në spitalin pediatrik që ndodhet vetëm 50 metra larg Shtëpisë së Fëmijës, është konstatuar vdekja e foshnjës katërmuajshe. Mjekët nuk kanë mundur të bëjnë më asgjë, siç edhe shprehen ata vetë për "Shekulli"-n. Madje, sipas tyre, në spital foshnja nuk është regjistruar pikërisht për këtë fakt. Më tej trupi i fëmijës i është nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore. Shkaqet Të pyetur lidhur me shkakun e vdekjes, në Shtëpinë e Fëmijës "nuk dinë" asgjë. Sipas tyre, përgjigjja e autopsisë mjeko-ligjore nuk ka mbërritur ende në këtë institucion. Vetë personeli shprehet se fëmijës i janë bërë shërbimet dhe ditën që vajza 4-muajshe ka ndërruar jetë është ushqyer rregullisht prej tyre dhe më pas është vënë në gjumë. Ata deklarojnë se nuk e kanë idenë se pse mund të ketë ndodhur vdekja. Por ndërkohë, sipas informacioneve të siguruara nga burime të gazettes, bëhet e ditur se në skedën e vdekjes së foshnjës 4-muajshe si shkak për marrjen fund të jetës së saj të shkurtër përcaktohet bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, shkak ky i firmosur nga mjeku-ligjor në qytetin e Korçës. Megjithatë, mësohet se ende nuk ka një hetim lidhur me shkakun e vdekjes së vogëlushes. Vetë personeli i Shtëpisë së Fëmijës bën të ditur se ata kanë kryer varrimin e foshnjës edhe për shkak se nëna e saj nuk ka pranuar që të marrë trupin e vajzës së vet. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP [ Edited Mon Oct 05 2009, 12:08pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Gjendet e braktisur në rrugë, foshnja e sapolindur (Dërguar më: 06/10/09) Mjekëtnë Maternitetin e Shkodrës pohojnë se vajza e braktisur nga e ëma kishte lindur dy ditë më parë. Sipas tyre, foshnja ishte veshur mirë dhe e ushqyer. SHKODËR - Braktiset foshnja e sapolindur. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 18:00, kalimtarë të rastit kanë gjetur anës rrugës, në afërsi të Kishës së Fretërve në qytetin e Shkodrës, një vogëlushe të seksit femër. Mësohet se të qarat e foshnjës kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët kanë sinjalizuar menjëherë policinë për ngjarjen. Fëmija është dërguar në Maternitetin e Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekë të këtij spitali pohojnë se vajza e braktisur nga e ëma kishte lindur dy ditë më parë. Sipas tyre, foshnja ishte veshur mirë dhe ushqyer. Policia po heton për identifikimin e nënës së fëmijës dhe shkaqeve që çuan në braktisjen e së bijës. (s.g/BalkanWeb) Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Bozho |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3363 Joined: Mon Oct 05 2009, 01:52pmPosts: 226 | Nendoj se problemi me i rendesishem ne Shkoder eshte edukimi pa nje shoqeri te edukuar nuk mund te pretendohet per asgje | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Bozho ka shkruar: Nendoj se problemi me i rendesishem ne Shkoder eshte edukimi pa nje shoqeri te edukuar nuk mund te pretendohet per asgje Jam dakord shum me ty zotni Bozho, dija nepermjet edukimit ka ken asht e ka me kene problemi numer 1 per shoqnin tone ne dacim najhere mu zhvillu taman ashtu si asht munsia, dhe kurr s'ka me nryshu ky problem prej venit te pare. Gjithsesi ishalla ka me ardh ajo dite qe cdo familje dhe cdo Shkodran e Shqiptare ka me pa pshtimin, zhvillimin e te ardhmen vetem nepermjet edukimit. Shpresoj e uroj qi korrupsionit ne arsim ne Shkoder e Shqipni ti vijn funi nji dit jo fort te largt, se asht marre e turpi jone i perbashkt si shoqni, me pase kriminela me diploma fallco ne xhep tuj ju sorodhat neper rrug te Shkodres e Shqipnise apo me pase studenta te diplomum si profesionista sepse kan pagu e jo se e kan meritu. Nejse gjanat e kqija jane gjithmone pjes e shoqnise perderisa te egzistojn padija e prapametja por shpresoj e uroj qi kjo gja te pranohet e te luftohet prej tanve ne mnyra t'nryshme e t'vecanta [ Edited Tue Oct 06 2009, 01:55pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Lec Neli ka shkruar: Bozho ka shkruar: Nendoj se problemi me i rendesishem ne Shkoder eshte edukimi pa nje shoqeri te edukuar nuk mund te pretendohet per asgje Jam dakord shum me ty zotni Bozho, dija nepermjet edukimit ka ken asht e ka me kene problemi numer 1 per shoqnin tone ne dacim najhere mu zhvillu taman ashtu si asht munsia, dhe kurr s'ka me nryshu ky problem prej venit te pare. Gjithsesi ishalla ka me ardh ajo dite qe cdo familje dhe cdo Shkodran e Shqiptare ka me pa pshtimin, zhvillimin e te ardhmen vetem nepermjet edukimit. Shpresoj e uroj qi korrupsionit ne arsim ne Shkoder e Shqipni ti vijn funi nji dit jo fort te largt, se asht marre e turpi jone i perbashkt si shoqni, me pase kriminela me diploma fallco ne xhep tuj ju sorodhat neper rrug te Shkodres e Shqipnise apo me pase studenta te diplomum si profesionista sepse kan pagu e jo se e kan meritu. Nejse gjanat e kqija jane gjithmone pjes e shoqnise perderisa te egzistojn padija e prapametja por shpresoj e uroj qi kjo gja te pranohet e te luftohet prej tanve ne mnyra t'nryshme e t'vecanta pershendesim zotni lec nelin ,,per pergjigjen e dhene ndaj postimit te zotni bozhos,,, me vertet pergjigje e bukur!!! | ||
Back to top | | ||
Bozho |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3363 Joined: Mon Oct 05 2009, 01:52pmPosts: 226 | flas jo vetem per edukimin nepermjet dijes ose te mesuarit por edh per edukimin e atyre qe pretendojne se dine....ato duhet te edukohen qe detyrate tyre ne sherbim te shoqerise te mos i konsedirojne si pron te tyre sidomos ne aresim e shendetesi | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Bozho ka shkruar: flas jo vetem per edukimin nepermjet dijes ose te mesuarit por edh per edukimin e atyre qe pretendojne se dine....ato duhet te edukohen qe detyrate tyre ne sherbim te shoqerise te mos i konsedirojne si pron te tyre sidomos ne aresim e shendetesi Ke shum te drejt zotni Bozho, por tuj ju kthy te shqetsimi e edukimit qi parashtrove ti zotni, a thu e merr kush parasysh ne shoqnine tone (Arsimtare-Mjek-Politikan=Intelektual), se me msu se puna dhe detyra karshi shoqnise nuk duhet mu personalizu e personifiku, por asht detyrim per mirsine e perbashkt. Nejse noshta edhe jam gabim, por tuj pase parasysh rrethanat dhe faktet se si asht kriju perbamja e shoqnis tone sot, personalisht nuk besoj se menimi qi klasa prefesioniste e shoqnise sot asht njaq e nergjegjshme, apo si me thane asht njaq e kuptushme, apo asht njaq e logjikshme me virtyte sa me pranu se kane nevoje me pranu se sherbimi dhe detyrat karshi Shoqnise nuk duhet mu personalizu. Besoj se ba me pa holl e holl kjo kultura e mrapsht e personifikimit te detyrs t'con aty ku jena sot, ku sherbimi dhe detyra kthehet me vetdije ne qellim perfitimi personal ne fun te tunelit te menimit te ktyne individve=fitese=korrupsion. Nejse shumica e shoqnise tone (si ne rastin tone te tranzicionit) nuk jena as te ekspozum karshi ktyne rrugve t'dijes, por nuk kena as elite intelektuale me terhek pjesen tjeter t'shoqnise kundrejt rrugve t'pafun te dijes, kastan jena itu tu diskutu per kyt shqetsim (prapametje) mes shum shqetsimeve (prapametjeve). Zakonisht nuk jam as i turbullt e as i errt ne shpresa, por sot per sot nuk shof naj rrugzgjillje, sepse (noshta jam Gabim) por menoj se jena ne at shkalle intelektuale me dije sa na duhet me prit nja 4-5 breza per me perjetu shkallen tjeter te vetnergjegjsimit qe pranon detyrat ja mburrjen e perfitiin personal, qi me te drejt je tu kerku zoti Bozho, pamvarsisht se nuk je tu kerku shum, mos te harrojm se jena te indoktrinum me ngatrrime (mosdije-mesjetare-komuniste-moniste-prapametje) ose T@INFEKTUM NE KRY, MENIME, KULTURE ne tana menimet qiperkthehet ne tana fushat e jets si shoqni shqiptare [ Edited Wed Oct 07 2009, 03:37pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Studimi, 1 ne 4 shqiptare ka probleme mendore Sonila Isaku E Enjte, 08 Tetor 2009 Studimi me i fundit i kryer nga Organizata Boterore e Shendetesise, tregon se 1 ne 4 persona rrezikon te preket nga semundjet e shendetit mendor dhe faktori kryesor mbetet stresi. Specialistet kane arritur ne perfundimin se stresi ne pune dhe ne familje, eshte faktori kryesor i depresionit, ndersa 20 per qind e adoleshenteve, nen moshen 18 vjecare, vuajne nga probleme te zhvillimit ose sjelljes dhe 1 ne 8 ka nje semundje mendore. Studimi Shkalla e depresionit rritet me kalimin e moshes, ky eshte nje nga perfundimet e nxjerra nga studimi i fundit. Sipas tij rezulton se depresioni prek 1/3 e popullates mbi 50 vjec. "OBSH ne shkalle globale, njeh qe 1 ne 4 persona ne nje moment apo ne nje tjeter te jetes se vet, do te pesoje nje problem te shendetit mendor. Per kete nuk jemi ne gjendje te themi sa jane shifrat me te sakta midis nje diagnoze dhe nje tjetre. Jane shume faktore, se pari jane faktoret gjenetike, stili i jeteses, sigurisht stresi ne pune, ne jete, eshte nje fakt qe mund te precipitoje semundjet mendore ne jeten e individit", u shpreh gjate takimit te djeshem perfaqesuesja e OBSH-se ne Shqiperi, Ledia Lazeri. Sipas saj, keto jane shifra alarmante dhe kerkohet hapja e qendrave te trajtimit te ketyre personave. Mjekimi Nje tjeter pike e rendesishme per kete kategori njerezish eshte edhe mjekimi i tyre. Instituti i Sigurimeve dhe i Kujdesit Shendetesor ne baze te medikamenteve te rimbursueshme qe tregtohen me teper, ka arritur ne perfundimin se depresioni dhe skizofrenia jane me te perhapurat. "Nga 30 kode diagnozash te listuara per keto semundje, rreth 82 per qind te semundshmerise e zene vetem 3 diagnoza, psikoza skizofrenike, gjendja depresive dhe psikoza aktive", ka pohuar drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana. Sipas saj, ne listen e rimbursimit jane 68 barna qe perdoren per keto semundje. Vetem ne vitin 2009 jane shtuar 10 barna te reja per semundjet mendore. Qendrat Per te kuruar rastet e renda te personave te cilet kane probleme mendore, Ministria e Shendetesise ka vendosur te strehoje ne nje spital te vecante edhe te denuarit, te cilet gjate periudhes se burgut, shfaqin probleme mendore. Por, ne kete spital do te trajtohen edhe ata persona te cilet nuk jane ne burgje, por qe jane kontingjent i krimit. "Te gjithe ata te semure mendore te cilet jane percaktuar dhe duhen trajtuar si te tille, ne do ta procedojme me tutje dhe me strukturat perkatese. Eshte nje spital ne proces te rikonstruktimit te tij, ku keta te semure do te trajtohen si te tille dhe jo thjesht si te denuar", ka pohuar ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, ne kete spital do te trajtohen kryesisht ato raste te cilet kapen si te semure mendore dhe do te trajtohen jo si te denuar por si pacient. Ky spital do te jete edhe per te semuret mendore te cilet kane kryer dhe krime, por qe nuk jane denuar per shkak te shendetit te tyre, kjo situate nuk do te perseritet me pasi te gjithe keta persona do te trajtohen ne nje godine te vecante. Kryeqytetasit "e rinj", perjetojne stres Femijet e Natashes kane nisur studimet ne Tirane, fillimisht vajza dhe me pas djali. Kjo e ka detyruar familjen nga Gramshi qe te zhvendoset drejt Tiranes. Ditet e para te Natashes kane qene normale, por me pas situata ka qene e veshtire pasi ajo nuk mund te adoptohej dot me jeten qe behej ketu. Psikologja e nje prej qendrave komunitare ne kryeqytet, Arjana Reli, tregon se gruaja nga Gramshi e ka perjetuar shume kete situate. "Levizja e lire e popullsise ka bere qe ky fenomen te shoqerohet jo vetem me probleme sociale, financiare, ekonomike por edhe me probleme te shendetit dhe sidomos te shendetit mendor. Dhe gjate vizitave qe ne kryejne, shohim se kjo kategori eshte edhe me e prekura, ku personat shoqerohen me nje stres te vazhdueshem", pohon psikologja. Sipas saj, problemet e para qe shfaqen jane pagjumesia per dy apo tre dite me radhe, crregullime te sjelljes, oreksit dhe te humorit. Por ajo qe eshte me evidente ne keto raste, sipas specialisteve jane edhe shenjat e nervozizmit dhe ngritjet e zerit me shume se normalisht gjate bisedave. Keshtu ka ndodhur edhe me Natashen e cila eshte paraqitur tek ne me keto shqetesime. "Fillimisht mendoi se nuk ishte ky shkaku kryesor i gjendjes se saj shendetesore, por gjate bisedave tona doli se ajo nuk mund te perballonte dot kete stil jetese. Per te ka qene shume e veshtire te mesohej me oraret e vona te vajzes se saj, apo edhe netet kur nje prej femijeve dilte per nje fundjave", ka pohuar psikologja Rreli. Nderkohe vetmia, largimi nga familjaret apo edhe miqte perreth, qe u mungojne ketyre personave ndikojne ne jeten e tyre. Duke qene se numri i ketyre pacienteve rritet nga viti ne vit, psikologet japin keshillat e tyre. Specialistet keshillojne sensibilizimin e gjithe shoqerise qe keto problematika te kapen sa me heret, per te parandaluar kalimin ne stadet me te avancuara te semundjeve. Mungesa e mjekeve, problem ne Shqiperi Nuk jane vetem pacientet te cilet neglizhojne te kurohen por edhe mjeket specialiste dhe kjo jo per paaftesi, por per numrin e tyre te paket. Ne vendin tone shifrat e specialisteve paraqiten 3 apo kater here me pak se ne vendet e tjera fqinje. Kjo do te thote se nje mjek nuk mund te perballoje fluksin e madh te pacienteve dhe nuk mund te jape maksimumin per ta. "Nese do te kishte nje numer me te madh mjekesh dhe psikologesh, atehere ne do te jepnim maksimumin per ata paciente qe kurojme. Shume here na duhet te ndjekim shume raste dhe vete e kuptojme se nuk jemi ne gjendje t'i perballojme", pohon psikologja e qendres komunitare, Arjana Rreli. Nderkohe nga strategjia e Ministrise se Shendetesise priten edhe permiresime te trajtimit te pacienteve me probleme mendore. Simptomat e semundjeve mendore Pagjumesi Ankth Anoreksi Nervozizem Crregullim sjelljeje Crregullim humori © 1991 - 2009 Koha Jone Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Eh te shkretit shqiptare.... Gjithsesi depresioni po rritet ne shkalle boterore, skane ka me i ik shqiptaret. plus qe shqiptaret nuk e kane ne kulture me u kujdes per shendetin mendor, dhe stili i jetes len shume per te deshiru, tu fillu prej ushqimeve e tu vazhdu te aktivitetet fizike. Mungesa e mjekeve? shume e thjeshte, te lajne me vdek...eviton tan ato semundje ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Al Bundy |
| ||
Al Bundy![]() ![]() ![]() Registered Member #1833 Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pmPosts: 25133 | SuperGirl ka shkruar: Eh te shkretit shqiptare.... Gjithsesi depresioni po rritet ne shkalle boterore, skane ka me i ik shqiptaret. plus qe shqiptaret nuk e kane ne kulture me u kujdes per shendetin mendor, dhe stili i jetes len shume per te deshiru, tu fillu prej ushqimeve e tu vazhdu te aktivitetet fizike. Mungesa e mjekeve? shume e thjeshte, te lajne me vdek...eviton tan ato semundje ![]() Problemet e shendetit mendor ka kene historikisht tabu ne shoqerine shqiptare.Nuk me duket se ka ndryshu shume ky mentalitet. Shume e vertete ajo qe shkrun SuperG edhe per stilin e jetes.Femnat prap mahen po meshkujt e shlojne vedin nji fare fejet ... ![]() | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Fëmijët romë mbeten pa kopsht, nuk gjendet edukatore Askush nuk pranon të punësohet në kopshtin e ri Matilda Troka Vështirësia për gjetjen e një edukatoreje ka lënë të mbyllur kopshtin e fëmijëve të Komunës Qendër në Rrethin e Fierit, duke mos ua ofruar këtë shërbim fëmijëve që vijnë nga komuniteti rom. Godina e kopshtit në fjalë është rikonstruktuar dhe i ka marrë fondit të komunës si dhe qeverisë një shumë prej 30 milionë lekësh. Kryetari i Komunës Qendër deklaron se ka bërë disa kërkesa për emërimin e një edukatoreje, por askush nuk ka pranuar që të punojë në këtë kopsht. As kryetari i komunës, as përfaqësuesit e Drejtorisë Arsimore nuk duan të sqarojnë se cilat janë arsyet që asnjë person nuk ka pranuar t‘u japë mësim fëmijëve romë, por prindërit e këtyre fëmijëve janë të sigurt se e dinë arsyen dhe kjo lidhet me ngjyrën e lëkurës dhe statusin social që kanë romët në Fier. Në tre fshatra të kësaj komune jeton një komunitet i madh romësh. Shumica e anëtarëve të këtij komuniteti janë analfabetë, ndërkohë që për të zbutur shifrën e lartë të këtij fenomeni, institucione të ndryshme lokale dhe qendrore, por edhe organizata joqeveritare, kanë vendosur çeljen e një institucioni arsimor dhe argëtues, kryesisht për fëmijët romë. Një godinë e tillë është ndërtuar falë një fondi të dhënë prej qeverisë, si dhe një pjesë të siguruar nga buxheti i komunës. Prej një viti, godina në fjalë është inauguruar, por për asnjë ditë nuk ka çelur dyert e saj. Kryetari i Komunës Qendër, Harilla Mile, shprehet se godina që është në shërbim të arsimimit të komunitetit rom nuk është në funksion për shkak të mungesës së mësuesve. "I kam bërë disa herë kërkesë Drejtorisë Rajonale të Arsimit me qëllim emërimin e një edukatoreje në këtë kopsht. Asgjë nuk është bërë nga ky institucion. Jam detyruar së fundmi që zyrtarisht t‘i drejtohem Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave që të ndërhyjë për këtë problem. Jemi në pritje. Ndërsa komuniteti rom përballë këtij hezitimi të shfaqur ndihet i fyer", thotë kryetari i Komunës Qendër, Harilla Mile. Përfaqësues të këtij komuniteti, që banojnë në fshatrat që bëjnë pjesë administrativisht në Komunën Qendër, thonë se në inaugurimin e godinës së re kanë marrë pjesë, por më pas nuk ka ndodhur ajo që u premtua. "Na kanë premtuar për shkollë, por deri tani nuk kemi bërë asnjë ditë mësim. Ja, zotërinjtë drejtues e dinë", thotë një përfaqësues i lagjes rome në fshatin Drizë. Ndërsa statistikat e braktisjes së shkollës kanë në vetvete më shumë pjesëtarë të komunitetit rom, mungesa e një edukatoreje në një institucion të arsimit parashkollor i thellon edhe më tepër këto statistika. © Gazeta Shqip - 2006-2008 Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Rreh gruan dhe përplas në tokë fëmijën 40-ditësh VEPROR HASANI 09/10/2009 Sherri për motive xhelozie, përfundojnë në spital. Fëmija me dëmtime në kokë KORÇE- Xhelozia e papërmbajtur e një 33-vjeçari ndaj bashkëshortes së vet e ka çuar atë drejt një akti të dhunshëm, ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka mbetur e plagosur jo vetëm gruaja e tij, por edhe fëmija e porsalindur, vetëm 40 ditë, ku këtë të fundit e ka përplasur për toke, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën. Mësohet se pas këtij sherri, bashkëshortja e dhunuesit dhe biri i tyre kanë përfunduar në spitalin e Korçës, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, mendohet që dy viktimat e dhunës të jenë jashtë rrezikut për jetën, por gjithsesi nën mbikëqyrjen e mjekëve. Veçanërisht bëhet fjalë për jetën e fëmijës, i cili kishte marrë dëmtime në kokë. Viktimat Nga burime të policisë së Korçës mësohet se protagonist i kësaj ngjarjeje të rëndë është 33-vjeçari, Fredi S., lindur dhe banues në fshatin Libonik të rrethit Korçë, ndërsa dy viktimat e tij janë bashkëshortja e tij, Valentina Z. dhe fëmija i tyre, Xh. S., vetëm 40 ditë. Të njëjtat burime pohuan se mes bashkëshortëve, Fredi S. dhe Valentina Z. kishte pasur një sherr mes tyre, i shkaktuar për motive të dobëta xhelozie, por që ky sherr kishte agravuar deri në goditje me grushte, ndërsa më pas, humbja e kontrollit nga ana e Fredi S. do ta çonte këtë të fundit në një akt dhune edhe ndaj fëmijës së tij. Sipas policisë, gjithë ngjarja e mësipërme ishte mësuar, në kohën kur një informacion bënte të ditur se në repartin e Pediatrisë, në spitalin civil të Korçës, kishte mbërritur në gjendje relativisht të rëndë shëndetësore një fëmijë 40 ditësh, çka solli dhe ngritjen e menjëhershme të grupit hetimor për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Fillimisht ai kishte rrahur nënën e fëmijës, e cila në çastin që po rrihej nga bashkëshorti i saj kishte pasur në krah fëmijën e porsalindur. Megjithatë, Fredi S., në çastin që sherri ishte agravuar së tepërmi nuk kishte kursyer as fëmijën e vet. Burimet policore sqaruan se ai kishte rrëmbyer fëmijën nga krahët e së shoqes dhe e kishte përplasur atë pas toke, duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Pas kësaj fëmija është çuar në spitalin e Korçës, ku pas ndihmës së parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fill pas zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes, burime të policisë konfirmuan se u bë ndalimi i shtetasit Fredi Saliu për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal. Refuzon të pijë alkool me të,i zbraz armën në oborr 09/10/2009 Arrestohet 52-vjeçari, ishte në gjendje të dehur. Alarmohen pjesëtarët e familjes DURRES- Refuzimi për të pirë alkool në lokalin e fshatit me fqinjin i ka kushtuar shtrenjtë shtetasit Gani T nga Dibra me banim në Vadardhë të Sukthit. Një ditë më parë Enver B. 52 vjeç i lindur në Dibër dhe banues në Varadhë, pasi ka shtënë disa herë me armë automatike në oborrin e shtëpisë së tij ka kapërcyer gardhin dhe ka bërë të njëjtin veprim tek komshiu. Katër gëzhoja arme automatike kallashnikov janë shkrehur në oborrin e fqinjit duke alarmuar të gjithë lagjen. Pjesëtarët e familjes janë mbyllur brenda banese kurse komshinjtë kanë njoftuar policinë. Një orë pas ngjarjes është arrestuar shtetasi Enver B., i cili ka deklaruar në polici se ka qëlluar me armë pasi komshiu nuk kishte pranuar për të pirë raki në lokalin e fshatit. I arrestuari 52-vjeçar thuhet se e ka kryer këtë veprim nën ndikimin e pijes, pasi në mesditë ai kishte pirë sasi të konsideruar alkooli në një lokal në fshatin Kullë dhe që andej ishte nisur për shtëpi. Më pas ai ka takuar fqinjin dhe i ka kërkuar që të shkonte me të në lokalin e fshatit dhe të pinin së bashku. Pas refuzimit të fqinjit, 52-vjeçari është acaruar dhe ka filluar të shtjerë me armë në oborrin e banesës së vet. Më pas ai ka kapërcyer gardhin duke shtënë dhe afër shtëpisë fqinjit. Gjendja e tij e dehur dhe arma që mbante në duar ka frikësuar pjesëtarët e familjes dhe banorët e lagjes, të cilët kanë lajmëruar policinë. Ndaj tij do të nisë procedimi penal. Xh. Gradica “Fëmijët e ngujuar”, Barka gjykim veçmas SOKOL GORICA 08/10/2009 Katër të akuzuar për shpërdorim detyre në këtë qendër. Ndarja, për të shkurtuar procesin POLICAN - Pas disa seancave të dështuara për mungesë të palëve, çështja e shpërdorimit të fondeve në Qendrën e Fëmijëve të Ngujuar në qytetin e Poliçanit ku janë në gjykim ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka, dhe tre të akuzuar të tjerë dje ka zhvilluar seancën e radhës pranë gjykatës së rrethit gjyqësor në Berat. Ndër katër të akuzuarit e kësaj çështje i vetmi që ka preferuar të paraqitet në seancë ka qenë Ali Aushani, ish- kryetari i bordit drejtues pranë qendrës, i cili është paraqitur së bashku me avokatin e tij, ndërsa tre të akuzuarit e tjerë përfshi dhe ish-ministrin Kosta Barka janë paraqitur vetëm nëpërmjet avokatëve të tyre. Vendimi Seanca e radhës e kësaj çështjeje nisi rreth orës 10:00 ku trupi gjykues i përbërë nga treshja gjykuese Agron Vavla, Berninda Kondi dhe Nazmi Troka morën në shqyrtim kërkesën e bërë nga avokati i ish-ministrit Barka, që ky i fundit të gjykohet veç të akuzuarve të tjerë. Duke qenë që dosja e kësaj çështje është shumë voluminoze për vetë faktin se ka katër të akuzuar pala mbrojtëse e ish-ministrit kërkoi që Barka të gjykohet veç të akuzuarve të tjerë për të shkurtuar kështu kohën e gjykimit. Treshja gjykuese vendosi gjykimin e Barkës veç të akuzuarve të tjerë, gjë e cila tashmë do të kërkojë hedhjen e shortit për vendosjen e një tjetër trupi gjykues, çka do të zhvillohet në ditët në vijim. Me kaq përfundoi dhe seanca e radhës e çështjes së shpërdorimit të fondeve në qendrën e Fëmijëve të Ngujuar në qytetin e Poliçanit. Në gjykim për “shpërdorim detyre” janë ish-ministri Kosta Barka, i cili miratoi dhënien e fondeve qendrës nëpërmjet një shoqate të palicencuar, ish-përgjegjësja e saj, Liljana Luani, ish-llogaritari i saj, Demir Ysenbelliu dhe kryetari i bordit drejtues Ali Ajlushani. © 2004 METROPOL GROUP [ Edited Sat Oct 10 2009, 02:53pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | BULETINI I LUFTES Transmetojmë buletinin javor 05-11 tetor: ARTAN LAME - Në Finiq u shemb muri romak, një nga shembujt e rrallë në teknikën "opus reticulatum" të mbetur kësaj ane të Ballkanit. U mbijetoi furtunave të 18 shekujve dhe më në fund, në shekullin XXI, e prishi një fshatar që do të zgjeronte shtëpinë me paratë që kish vënë mënjanë nga kurbeti i Greqisë. Në fakt, ngjarja ka ndodhur para ndonjë muaji, por deri para pak ditësh ishte mbajtur e fshehtë me sukses nga ana e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve. - Në Tiranë oficerët e përmbarimit filluan veprimet për nxjerrjen në rrugë të madhe të koleksioneve të Muzeut të Shkencave të Natyrës. Pjesa më e vjetër e këtyre koleksioneve janë krijuar që në vitet ‘30 nga françeskanët e Shkodrës. Enveri, françeskanët vërtet që i çoi në litar, por koleksionet ua ruajti me kujdes, duke u shtuar edhe të tjera të krijuara në 40 vjetët e diktaturës. - Në lulishten para stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", filloi nga ndërtimi një godinë. Meqenëse kemi të bëjmë me një godinë me leje, të paktën kemi të bëjmë me shkatërrim të ligjshëm dhe jo të paligjshëm. Pushtonjësit italianë, 70 vjet më parë, e blenë atë tokë dhe ia dhuruan qytetit duke e bërë lulishte, ndërsa ne çlirimtarët, shtatëdhjetë vjet më pas, po e zëmë me beton. - Vazhdon me ritme të përshpejtuara shkatërrimi i hotel "Dajtit". I projektuar nga arkitektët më të famshëm të kohës, përfshirë Gherardo Bosion dhe i dizajnuar në detaje nga Gio Ponti (i konsideruar si babai i dizajnit modern europian), për shumë kohë ka qenë Hoteli më modern i Ballkanit. Ka përfunduar plaçkitja tërësore nga brenda deri edhe tek abazhurët dhe kornizat e dyerve dhe të kaloriferëve, ndërsa po punohet për shkuljen dhe vjedhjen e blloqeve të skalitura të mermerit me përmasa të mëdha. Ajo që e bën edhe më interesante këtë proces nga pikëpamja psikologjike është se ajo çka nuk ka qenë e mundur të vidhet për shkak se është e ngjitur në mur, është thyer në mënyrë metodike. Të shkatërrosh me qëllim vjedhjen, ka brenda një komponente utilitare dhe nevoje që përfaqëson formën klasike të barbarisë, ndërsa të shkatërrosh thjesht për qejf, është forma më e lartë e barbarisë. Ashtu siç është arti forma më e lartë e veprimtarisë njerëzore, edhe barbaria për qejf është forma më e lartë e barbarisë. - Në Korçë vazhdojnë punimet për heqjen e asfaltit dhe shtrimin me pllaka të Bulevard Republikës. Kjo ka qenë rruga më moderne e qytetit në vitet ‘30 dhe një nga rrugët e para në vend të shtruara me asfalt. Sot, në vend që të ndreqim pikërisht këtë element, bulevardit po i hiqet asfalti dhe po shtrohet me pllaka, ndërsa rrugicave të lagjes muze po u hiqet kalldrëmi dhe po shtrohen me asfalt. Ta kisha me të dëgjuar s‘do ta besoja, por e pashë vetë para tri ditësh. - Me dinjitetin tragjik që i ka karakterizuar në shekuj kafshët shqiptare, një grusht syresh vazhdojnë të vuajnë në grahmat e fundit në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. Institucionet po presin me durim ngordhjen e tyre për mbylljen përfundimtare të Kopshtit dhe kthimin e tij në zonë ndërtimi. Shkenca thotë se pas shfaqjes së shenjave të para të artit, kujdesi për kafshët duhet të ketë qenë hapi i dytë drejt njeriut të qytetëruar. - Në Butrint gjatë kësaj jave u shkatërrua gurorja antike 2400-vjeçare dhe, mu rrëzë kanalit, njëqind metra nga kështjella trekëndore, po punohet me ritme të përshpejtuara për lartimin e një ndërtese trekatëshe. Venedikasve kur e ndërtuan atë kështjellë në shekullin XVII, Ali pashait kur e restauroi në të XVIII-in, Eduard Lirit kur e pikturoi më 1850-n dhe Ugolinit kur e rizbuloi më 1926, nuk u kishte shkuar ndër mënd dot një idiotësi e tillë. - Në Berat në lagjen "Goricë" me fonde të Institutit të Monumenteve po provohet të restaurohen kalldrëmet. Një grup banorësh të lagjes u ankuan se vunë re që kalldrëmi i restauruar nuk është më me pllaka guri, por me zall lumi. Që ta merrni vesh ju, në Mesjetë dallimi mes qytetit dhe fshatit ishte se kalldrëmi i fshatit ishte me gurë të palatuar ose me zall lumi, që kushtonte pak gjë, ndërsa kalldrëmi i qyteteve (dhe veçanërisht në qytete të fisme si Berati) bëhej me pllaka guri të latuara. Të jetë çështje e fshatarizimit të qytetit, apo thjesht çështje tenderi? - Nga Durrësi vjen lajmi i ndërrimit të destinacionit të një pjese të parkut të Kampit të Pionierëve, në zonë ndërtimi për Pallate 8-katëshe. Kjo zonë është ndër të fundmet zona të gjelbra dhe të pyllëzuara të mbetura në të gjithë gjatësinë prej 15 km të Gjirit të Durrësit nga Currilat deri në Karpen. E ndërtuar fillimisht nga italianët gjatë Pushtimit dhe më pas i zgjeruar nga Komandanti nën zgjedhën e Diktaturës, pishat gjigante të kësaj mushkërie të gjelbër me ç‘duket nuk ia dolën t‘i mbijetojnë babëzisë së Demokracisë. - Në qendër të Tiranës vazhdon i quajturi rikonstruksion i Piramidës. Në këtë kuadër, godina po zhvishet nga veshja prej mermeri të bardhë dhe po vishet me pllaka granili gri. Mermeri origjinal ishte sjellë nga Kararra e Italisë, duke zgjedhur kështu mermerin më të bardhë që njihet në Europë. Ata që e ndërtuan Piramidën e Diktatorit, duke e veshur me mermer të bardhë, bënë që godina të mos dukej si varr. Tashmë, çerek shekulli pas vdekjes së Komandantit, duke e veshur me granil gri nga ai që përdoret për të bërë varret në Sharrë dhe në Shish-Tufinë, ia dolën që ta bëjnë që më në fund të duket si varr. Bolshevizmi, përpara se të jetë ideologji, është mënyrë të menduari dhe vepruari. - Nga Veriu kësaj jave nuk kemi lajme të reja. Sqarim: në Veri meqenëse shkatërrimi i trashëgimisë është i vazhdueshëm ("opus perpetum" do thoshin latinët), nuk përbën lajm java kur prishet diçka, por java që do të kalonte pa prishur ndonjë gjë. Me kaq mbyllim buletinin javor të luftës së shqiptarëve kundër Shqipërisë. p.s. Dhe pastaj na vjen keq kur maqedonasit shkruajnë për ne se kemi zbritur nga mali!!! Të shkatërrosh me qëllim vjedhjen, ka brenda një komponente utilitare dhe nevoje që përfaqëson formën klasike të barbarisë, ndërsa të shkatërrosh thjesht për qejf, është forma superiore e barbarisë, pasi ashtu siç është arti forma më e lartë e veprimtarisë njerëzore, edhe barbaria për qejf është forma më e lartë e barbarisë. Ata që e ndërtuan Piramidën e Diktatorit, duke e veshur me mermer të bardhë, bënë që godina të mos dukej si varr, ndërsa tashmë, çerek shekulli pas vdekjes së Komandantit, duke e veshur atë me granil gri nga ai që përdoret për të bërë varret në Sharrë dhe në Shish-Tufinë, ia dolën që ta bëjnë që më në fund të duket si varr. © Gazeta Shqip - 2006-2008 Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Gjirokastër, në 9 muaj janë sekuestruar 50 kg heroinë Drejtoria e Policsë së Qarkut Gjirokastër ka rritur ndjeshëm zbulueshmërinë e krimeve. Në analizën 9-mujore të policisë së këij qarku u bë e ditur, se zbulueshmëria e krimeve ka qenë mbi 85 përqind. Gjatë periudhës së 9 muajve të parë të këtij viti, në Qarkun e Gjirokastrës kanë ndodhur gjithsej 327 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 282 prej tyre, në të cilat janë implikuar 316 autorë prej të cilëve 114 janë arrestuar në flagrancë, 17 shpallur në kërkim dhe 185 ndiqen në gjendje të lirë. Këto të dhëna janë komunikuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës në kuadrin e analizës së punës 9-mujore në radhët e saj. Sipas të dhënave të tjera, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguesit e kriminalitetit janë ulur me 25 vepra penale më pak, por dhe forca zbuluese është ulur me 2.6%. Të ndara sipas rretheve ku kanë ndodhur ngjarjet, numërohen 42 vepra penale në Gjirokastër, 26 vepra penale në Tepelenë dhe 35 të tjera në Përmet. Analiza vuri në dukje ndër të tjera, se janë goditur edhe 8 grupe kriminale në fushën e trafikut të drogës dhe 4 të tjera në fushën e trafikut të qenieve njerëzore. Sektori Luftës Kundër Krimit të Organizuar ka evidentuar gjithsej 59 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 37 prej tyre ose 62.7%, ku janë implikuar 57 autorë, nga të cilët 40 arrestuar në flagrancë, 6 shpallur në kërkim dhe 11 në gjendje të lirë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u evidentuan 109 vepra penale, nga të cilat u zbuluan 69 prej tyre ose 63.3%, konstatohet një ulje e veprave penale, por edhe e forcës zbuluese me 0.6%. Gjatë kësaj periudhe janë organizuar edhe disa operacione policore, si "Manastiri", "Starkingu", "Rrëshqitja", "Darka jashtë", "Parkimi i fundit", "Përtej kufijve" etj. Antidroga "Vepra penale në fushën e drogave janë evidentuar 43 raste, nga të cilat janë zbuluar 21 ose 48.9%, ku janë sekuestruar 100 gram kokainë, 50 kilogram heroinë, rreth 4 ton marijuanë dhe 6910 bimë narkotike kannabis sattiva", vlerëson analiza. Në këto vepra penale janë implikuar 34 autorë, nga të cilët 29 janë arrestuar në flagrancë, 1 është ndjekur në gjendje të lirë dhe 4 janë shpallur në kërkim. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u evidentuan 79 raste, nga të cilat u zbuluan 40 prej tyre ose 50%, si dhe u asgjësuan 30.000 bimë narkotike "Cannabis Sattiva", konstatohet ulje e veprave penale, kryesisht në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, ç'ka tregon edhe punën e mirë parandaluese në drejtim të fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike. Masat e marra dhe rezultatet e arritura tregojnë se këtë vit kemi 80% më pak kultivim të kanabisit në të gjithë qarkun përfshi edhe fshatin Lazarat. Antitrafiqet Vepra penale në fushën e trafiqeve të paligjshme janë evidentuar 16 raste, të cilat janë zbuluar të gjitha ose 100%, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku u evidentuan 30 raste, nga të cilat janë zbuluar 29 prej tyre ose 96.6%, konstatohet ulje e kriminalitetit, por ka rritje të forcës goditëse me rreth 3.4% më shumë. Gjithashtu janë regjistruar edhe 3 procedime penale, mbi bazën e informacioneve paraprake, të cilat janë ende në fazën e tyre përfundimtare. Këtë periudhë veprat penale të evidentura kanë qenë më cilësore dhe janë realizuar kryesisht me informacione e operacione të mirëfillta policore, ku janë goditur edhe grupe kriminale me shtrirje në disa qarqe. Në këto vepra penale janë implikuar 23 autorë, nga të cilët 11 janë arrestuar në flagrancë, 2 janë shpallur në kërkim dhe 10 ndiqen në gjendje të lirë si dhe janë sekuestruar 7 automjete. Antikorrupsioni Sektori i Krimeve Ekonomiko-Financiare ka evidentuar 68 vepra penale, të cilat janë zbuluar 67 prej tyre ose 98.5%. Në këto vepra penale janë implikuar 68 autorë, nga të cilët 8 janë arrestuar në flagrancë dhe 60 ndiqen në gjendje të lirë. Krahasuar me të njëjtën periudhë paraardhëse, kur u evidentuan 36 vepra penale dhe u zbuluan 36 prej tyre ose 100%, konstatohet rritje e forcës goditëse me rreth dyfish më shumë. Këto rezultate tregojnë prioritetin që i është kushtuar veprave penale në këtë fushë, por edhe vlerësimin e angazhimin përkatës të specialistëve të këtij sektori. Në këto vepra penale janë sekuestruar 7 automjete, 1633 stampa, 5000 litra verë, 46 makineri elektronike, 18 televizorë LCD, 15.750 euro, 150.00 lekë si dhe shumë mallra të tjera të konsumit të përditshëm kontrabandë. Rezultative ka qenë pjesëmarrja e specialistëve të këtij sektori në 2 operacione policore në shkallë kombëtare dhe sidomos në drejtim të zhvillimit të palejuar të lojërave të fatit. Vëmendje duhet t'i kushtohet në të ardhmen goditjes së korrupsionit dhe pastrimit të parave. © Copyright 2005 Rilindja Demokratike [ Edited Thu Oct 15 2009, 09:50am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Terrorizmi në mediumet shqiptare Njeriu më i kërkuar në planet, Osama Bin Laden, është idhull për disa forume myslimanësh në internet Në një faqe interneti, që mban emrin Forumi-islamik, në gjuhën shqipe, janë dhjetëra e qindra video me pamje nga sulmet terroriste ndaj vendeve perëndimore. Foto dhe video nga sulmet e 11 shtatorit, sulmet mbi ambasadat e disa vendeve në botë, të marra përsipër nga grupe terroriste. Në këtë faqe janë të pasqyruara edhe sulmet ndaj Spanjës dhe Anglisë, të gjitha të marra përsipër nga grupet ekstremiste. Asnjë censurë mbi pamjet e ofruara "gratis" nga ekstremistët që kanë ndërtuar këtë website, duke sjellë për publikun shumë mesazhe nga personat më të kërkuar në të gjithë botën. Të gjitha në gjuhën shqipe. Në videot e montuara, shfaqet njeriu më i kërkuar në botë, Osama Bin Laden, me një buzëqeshje, ndërsa dy presidentët e fundit të SHBA-ve shfaqen të ngrysur. Mesazhet terroriste Në këtë forum mund të hyjnë vetëm të regjistruarit. Duke dhënë disa detaje arrin të marrësh një nick name dhe password, me të cilat mund të shikosh mesazhet dhe videot e postuara. Të gjitha të monitoruara nga Prokuroria e Tiranës, e cila filloi disa muaj më parë një hetim nën akuzën e "nxitjes dhe propagandës për sulme terroriste" ndaj një 31-vjeçari nga qyteti i Durrësit. Në dosjen e prokurorisë, përmendet se hoxha Artan Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullahi ka arritur të postojë në këto forume mesazhe dhe video që, sipas prokurorisë, sjellin nxitje fetare dhe rrezikojnë përçarje sociale në familjet shqiptare. Prokuroria tha disa ditë më parë se ka kapur disa mesazhe të postuara nga Kristo me përmbajte të dyshimtë. "...në Xhihad shkohet për të luftuar e për të vrarë qafirët, që janë bërë pengesë për vendosjen e shtetit islam, drejtësisë, pra duhet të kesh me se të vrasësh...Normalisht ne pranojmë edhe të vritemi, sepse Xhihadi është luftë e shenjtë dhe obligim për myslimanin, por jo vetëm të vritemi, por dhe të vrasim...", shkruante Artan Kristo. Vëzhgimi Megjithatë, kjo nuk është e vetmja video me përmbajtje terroriste në këtë website. Nga vëzhgimi i gazetës "Shqip" rezulton se në këtë forum janë postuar dhjetëra qindra video, foto dhe mesazhe, ku në qendër të diskutimeve është veprimtaria e Xhihadit. "Kjo thirrje për ty o Ummet i plagosur! O popull, përgatitni luanët. Kthejeni fesë suaj shërbimin që meriton. Lirohu prej prangave dhe të mbarojnë ankesat. Ndërtoje një kala që të jetë e mbështjellur nga katër anët. O bijtë e popullit tim! Zgjohuni… Lufto se ti je fitorja jonë", shkruhet në një video, ndërkohë në pamje duken disa persona me maska në kokë dhe me kallashnikov në duar që sulmojnë forcat e sigurisë në disa vatra lufte. Lajmet e Xhihadit Në forum mund të gjesh edhe informacione që quhen "lajmet e Xhihadit". Aty janë postuar të gjitha sulmet mbi forcat amerikane në Afganistan, Irak dhe Palestinë. Ja sesi shkruhet një lajm për sulmet terroriste, duke i cilësuar ushtarët si kukulla: Një tank amerikan, pushtues, u shkatërrua dhe gjithë ushtarët u vranë në bord, kur muxhahidët kryen një shpërthim të rëndë ushtarak kundër ushtarëve pushtues në Paktia". Ndërkohë në një informacion tjetër thuhet se "një numër i madh i ushtarëve armiq u plagosën në shpërthim dhe më vonë në sulme të përgjakshme" dhe më tej thuhet se "në pritë 8 ushtarë kukulla u vranë në Baghlan". Pas lajmeve mund të gjenden edhe video të Xhihadit, nga vende tjera ku luftohet në rrugën e Allahut. Videot janë nga Palestina dhe Iraku. Në shërbim të Bin Laden "Jemi në shërbimin tuaj Osama". Kështu postohen një numër i madh videosh dhe mesazhesh në gjuhën shqipe nga anëtarët e forumit islamik. Në një postim thuhet se anëtarët e Xhihadit mund të akuzohen për kërkimin e fuqisë dhe të sundimit, si dhe për korruptimin e tokës dhe për sjelljen e një feje të re! © Gazeta Shqip - 2006-2008 Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Vrau babanë për para,arrestohet 20-vjeçari » Dërguar më: 13/11/2009 - 14:34 ELBASAN Vdekja e një 75- vjeçari nga fshati Lenie i Gramshit nuk ka qenë natyrale, por ai është mbytur nga i biri, pasi refuzonte t'i jepte para për shpenzimet e moshës. Ky është konkluzioni paraprak i policisë së Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë, të zbuluar mesditën e së mërkurës në fshatin e largët të Gramshit. "Nga hetimet paraprake të bëra nga ana e Seksionit të Krimeve të Rënda, është arritur në konkluzionin se 20-vjeçari Maksim Hasa është autor i vrasjes së babait të tij, 75-vjeçarit Seit Hasa, i cili u gjet i pajetë në një parcelë me të mbjella në fshatin Lenie pasditen e së mërkurës", - pohuan për "Gazeta Shqiptare" drejtues të policisë së Elbasanit. I njëjti burim konfirmon se provat në vendin e ngjarjes (këqyrja e kufomës), si dhe dyshimet rreth aktivitetit të 20-vjeçarit dhe konfliktet e vazhdueshme në familjen e tyre, që në fillim shtruan pistën e një vrasjeje të mundshme. "Kufoma e 75-vjeçarit kishte shenja dhune në pjesën e fytit dhe dyshohej që të jetë mbytur me duar nga i biri, pas konfliktit të radhës mes tyre në tokën-arë ku ishte duke punuar i moshuari", - shtojnë burimet e policisë. 20-vjeçari u arrestua në orën 10:00 të ditës së enjte, e po në të njëjtën ditë u shoqërua për në dhomat e paraburgimit në Elbasan. Mësohet se policia u njoftua për trupin e pajetë të 75-vjeçarit në orën 14:00 të ditës së mërkurë. Po nga familjarët fillimisht u konfirmua se vdekja ka qenë natyrale. Por policia që administroi ngjarjen, akuzoi dhe vuri në pranga si të dyshuar djalin e viktimës. Nga burime të policisë mësohet se 20-vjeçari Hasa vazhdimisht ishte problematik e konfliktual në familje. Për shkak të gjendjes ekonomike, i ati nuk mund të plotësonte kërkesat e njëpasnjëshme të tij për para. Madje, e kishte denoncuar të birin në polici për këtë fakt. Por asgjë nuk ndryshoi në marrëdhëniet mes tyre, derisa dje 20-vjeçari mbyti me duar të atin teksa po punonte në arë. Copyright 2007 Gazeta Shqiptare Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Vrasja në Gramsh, për 180 mijë lekë Arrestohet një 34-vjeçar që bashkëpunoi me djalin e viktimës për të kryer krimin Rreth 2 milion lekë të vjetra ka "kushtuar" jeta e një 75-vjeçari në rrethin e Gramshit, ose më pak se ç‘janë shpenzuar për ceremoninë e varrimit të tij. Nga hetimet e policisë rezulton se 75-vjeçari Seit Hasa nga fshati Lenije i rrethit të Gramshit u vra pasi i biri dhe një shok i tij deshën t‘i merrnin 180 mijë lekë të reja. Edhe pse hetimet rreth kësaj ngjarjeje vazhdojnë ende, policia ka arrestuar edhe një person tjetër të akuzuar për vrasjen. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se pas sigurimit të provave, që vërtetojnë vrasjen e 75-vjeçarit, të dyshuarit për këtë krim janë dy: djali 20-vjeçar i viktimës, Maksim Hasa dhe Artur Osmani, 34 vjeç, banor i fshatit Lenije. Sipas burimeve zyrtare, saktësohet se ndalimi i tyre u bë pasi dy personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë 75-vjeçarin Seit Hasa. Ndërkohë, burimet e policisë sqarojnë se Maksim Hasa, i ndihmuar nga Artur Osmani, ka vrarë duke mbytur babanë e tij me qëllim për t‘i marrë rreth 180 000 lekë të reja. Mësohet se krimi është planifikuar nga 34-vjeçari Osmani, i cili ka shfrytëzuar Hasën për të zbuluar se ku i mbante i ati i tij paratë. Osmani ka përfituar nga çrregullimet mendore të të riut për të shtënë në dorë shumën e parave, por mendohet se plani i vjedhjes nuk ka ecur sipas parashikimit dhe dy të rinjtë janë "detyruar" ta vrasin 75-vjeçarin. Pas veprimeve të plota procedurale të Policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit, të dy personat e ndaluar, të akuzuar për "vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim", janë përcjellë në drejtim të Prokurorisë së Rrethit të Durrësit, ku dhe do të përballen me akuzën. Sidoqoftë, Policia e Elbasanit ende nuk i ka mbyllur hetimet, pasi është duke gjetur shkaqet e pohimit të familjes së të ndjerit, se vdekja ishte natyrale dhe për këtë qëllim janë duke u pyetur të gjithë anëtarët e familjes, si edhe fqinjët. B.Dybeli © Gazeta Shqip - 2006-2008 Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Sikletet e qytetërimit tonë GëZIM TUSHI 27/11/2009 Paqartësitë individuale dhe turbulencat sociale Në shumë takime, në leksione me studentët, në biseda televizive, por dhe në biseda me qytetarë të zakonshëm, ndihet gjithnjë e më shumë shqetësimi i tyre për përballjen e shoqërisë shqiptare me një varg “dukurish të reja” të jetës sociale dhe individuale, të cilat në të kaluarën e afërt ose kanë qenë të panjohura, ose kanë ekzistuar në trajtë rudimentare, si dukuri sociale të izoluara, si fenomene individuale të mbyllura, pa këtë intensitet të zgjeruar të shpërthimit si tani. Njerëzit kanë të drejtë të jenë të shqetësuar dhe normalisht që duan të dinë se çfarë po ndodh me ta dhe shoqërinë tonë aktualisht. Ndihen të paqartë, të tronditur, të dëshpëruar, për faktin se nuk janë në gjendje të shpjegojnë logjikën e dukurive sociale, që janë bërë tejet shqetësuese për jetën e tyre, ngaqë nuk parashikojnë se cila do të jetë kurba sociale dhe drejtimi i ardhshëm i lëvizjes së tyre. Pyetja është gjithnjë e frikshme: ku do të shkojë shoqëria jonë në të ardhmen? Pse po zgjerohen disa probleme të jetës shoqërore në shoqërinë tonë kohët e fundit? Cilat janë shkaqet që ato shfaqen si çrregullime me natyrë sociale anomike dhe njëherësh si shqetësim individual te njerëzit tanë? Në të vërtetë, ne po jetojmë në suazën e një epokë të re sociale, ngaqë çdo ditë e më shumë jemi duke u futur thellë në konturet e një shoqërie të lirë, e cila është e detyruar të përballet fort me “sikletet e qytetërimit” modern. Shumica e të cilave janë të reja, të panjohura më parë, qoftë në të kulturën e sjelljes sociale apo në komportimet individuale të njerëzve tanë. Është e vërtetë se disa dukuri të tjera jo vetëm janë të papërfytyruara më parë, por ato tani po shfaqen me virulencë si fenomenologji e veçantë sociale. Prandaj ato kanë sjellë në jetën aktuale të njerëzve tanë, tronditje të parimeve të jetës tradicionale të së kaluarës, rrjedhimisht edhe trauma individuale në perceptimin dhe mënyrën e përjetimit emocional dhe social të tyre. Në Shqipëri tani kanë ndryshuar dhe po vazhdojnë të ndryshojnë intensivisht shumë gjëra, qoftë në jetën e shoqërisë, në natyrën e njeriut, në tipologjinë e marrëdhënieve të ndryshuara midis tyre. Ndërkaq në këtë situatë sociale kanë ndikimin e vet edhe veçoritë e jetës politike shqiptare (si kosto shtesë e sikleteve të qytetërimit tonë), e cila ndikon negativisht në shumë raste në perceptimet e deformuara dhe kaotike të lirisë, ngaqë ende jemi në “kufijtë” e një demokracie të brishtë, që shumë herë shfaqet e paqartë ose më shumë se çduhet e tensionuar. Jeta sociale dhe institucionet tradicionale të shoqërisë shqiptare si familja, shkolla, komuniteti, jeta publike e shoqërisë etj. po shfaqet e trazuar nga zhvendosjet e fuqishme që ka sjellë procesi i modernizimit demokratik, urbanizimi i shpejtë, gati marramendës në shoqërisë tonë. Shpërthimi i pakontrolluar i individualizmit, zbehja e shpejtë e humanizmit dhe solidaritetit social, vendosja e ndjenjës së fitimit, parasë, konsumit këmbëngulës dhe qejfit në plan të parë dhe mbi çdo gjë, kanë bërë që të prishen raportet e drejta të “harmonisë fitimprurëse” dhe koncepti tradicional shqiptar i “së mirës së përbashkët”, që, pavarësisht natyrës liberale të shoqërisë, duhet të ekzistojë si kusht ekzistencial në marrëdhëniet midis shoqërisë dhe individit. Ky raport social themelor i shoqërisë sonë është në krizë të vërtetë, sepse, nëse do të analizojmë realitetet sociale përtej dukjes së gjërave, të duket sikur një pjesë jo e vogël e njerëzve e ndiejnë veten të braktisur nga të mirat, mundësitë dhe shanset e jetës demokratike. Në të vërtetë, edhe ne që merremi me studimin e problemeve sociale të shoqërisë kemi tendencën e trajtimit të pozitës sociale të individëve apo grupeve të caktuara shoqërore, duke i parë dhe vlerësuar shkaqet e situatës së tyre, vështirësitë e jetës materiale dhe të pozitës sociale të margjinalizuar, në mënyrë të njëanshme, duke e lidhur më shumë se çduhet situatën e tyre me aspektin e mungesës së aftësisë personale për tu përshtatur psikologjikisht dhe shoqërisht me realitetin e ri dinamik të jetës sonë moderne. Ka ardhur koha, madje në disa aspekte ajo është tejkaluar, dhe kjo na detyron që çështjet e jetës individuale duhen parë jo më aq shumë me përgjegjësi të individualizuar, duke bërë vetëm individin tabelë qitjeje për përgjegjësitë e tij. Gjërat duhen parë ca më ndryshe, me përgjegjësi sociale më të plotë, për të kuptuar pozitën e vështirë të shumë njerëzve, që në shoqërinë tonë ndihen, siç thotë filozofi italian Gianni Vattimo, “jashtë alternativave konkrete” dhe përgjithësisht të flakur”. (G. Vattimo “Nihilizmi dhe emancipimi”, faqe 53.) Në politikat sociale shoqërore dhe shtetërore, por dhe në mendimin sociologjik modern bashkëkohor, tani ka një perceptim më ndryshe për situatën e këtyre shtresave dhe individëve, të cilët, me sa duket, nuk duhen vlerësuar aq me instrumente të psikologjisë individuale sesa duke i parë dhe vlerësuar si produkt social, që po sjellin “siklete për qytetërimin” tonë dhe që në kohën tonë nuk mund të lihen mënjanë. Sociologu modern amerikan Robert Merton, duke analizuar dukuritë e shoqërisë së sotme, “sikletet” me të cilat përballet qytetërimi modern, me të drejtë e thelloi idenë e lidhjes midis stabilitetit personal dhe rendit shoqëror. Në fakt, siç thotë profesori i nderuar i Universitetit të “Oksfordit” Steve Bruce, ky raport duhet parë duke e ndryshuar nga themelet. Sepse shumë nga “sikletet e qytetërimit” në shoqërinë tonë, por jo vetëm në shoqërinë tonë, e kanë bazën e tyre në marrëdhëniet kritike që krijohen në jetën sociale, e cila pa dyshim reflektohet në “tendosjen e marrëdhënieve midis individit dhe shoqërisë”. (Steve Bruce, “Sociologjia”, faqe 97.) Këtu nuk është fjala vetëm për të varfrit, por dhe për kategori të tjera sociale që jetojnë jashtë kontekstit social, siç janë endacakët, prostitutat, të alkoolizuarit, përdoruesit e drogës, të sëmurët mendorë, situatën e të cilëve këto kohët e fundit media i nxori hapur në shesh në vendin tonë. Sikletet e qytetërimit duhen interpretuar drejt, jo me paragjykimet ideologjike të së kaluarës, sepse koha moderne në shoqërinë shqiptare tashmë po ecën në rrugë tjetër, duke na shpëtuar përfundimisht nga dy të këqija të mëdha të së kaluarës: evolucionizmi pa shije i jetës monotone dhe të menduarit e gjërave duke u bazuar në dogmën e vjetër ideologjike të marksizmit. Zhvillimet e papërmbajtura të qytetërimit tonë kanë sjellë një zhvillim të vrullshëm kompleks, pozitiv dhe negativ me efekt çrrënjosës dhe urbanizues, që ka sjellë tone optimiste dhe pesimiste, që na e ka bërë jetën tonë shpirtërore të trazuar. Nuk kemi si ia bëjmë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të mësohemi dhe të pranojmë faktin që me sa duket tregon se thelbi i qytetërimit modern edhe te ne po e bën kaosin social pjesë të jetës integrale të shoqërisë sonë. Pavarësisht luhatjeve dhe problemeve të shumta shpirtërore që po shfaqen në jetën e individit të përveçëm dhe të shoqërisë sonë, një gjë është e sigurt: njerëzit tanë në të ardhmen do të jetojnë më mirë nga pikëpamja e plotësimit të kushteve të jetës materiale. Por çështja është se, ngaqë po rendim si të çmendur për plotësimin e kushteve të jetës materiale (dukuri krejt normale për shoqërinë tonë dikur asketike), nuk po merremi sa duhet me faktin që ndërkohë në jetën personale të shumë njerëzve tanë dhe të shoqërisë sonë si tërësi sociale, gjithnjë e më shumë po shfaqen shqetësime të reja të panjohura më parë, me natyrë të ndërlikuar shpirtërore, sociale dhe ideologjike. Çështja është që me to duhet të merremi dhe ato duhen vlerësuar seriozisht nëse janë sëmundje të modernitetit të shoqërisë shqiptare, dukuri të rastit apo devijime të kohës së tranzicionit. Në të vërtetë më së pari ato janë siklete universale të qytetërimit të sotëm, që tani kanë filluar të shpërthejnë edhe te ne, por që kanë rreze veprimi social dhe individual edhe në botën përtej nesh. Shumë probleme e shqetësime serioze të qytetërimit tonë tani nuk duhen parë si dukuri sociale nacionale, por si probleme fondamentale që shqetësojnë dhe kanë vënë në dilemë ekzistenciale njerëzimin e sotëm. Por nuk do të ishte e drejtë që të mohohet fakti që një pjesë e shoqërisë sonë është duke përjetuar thellë dhe me pasoja të veçanta krizën e adaptimit me ekonominë e tregut, me rregullat e standardet e qytetërimit modern. Nuk mund të mohojmë faktin që shumë nga njerëzit tanë po jetojnë të shqetësuar nën peshën e dridhjeve të forta të qytetërimit që janë të papritura ngaqë vijnë nga kriza e adaptimit social me kërkesat e reja të jetës dhe standardet e qytetërimit europian. Këto janë procese rilindëse për qytetërimin shqiptar, por që nuk janë të lehta për tu realizuar, sepse nuk kalojnë pa vështirësi, pa lënë pasoja sociale dhe individuale. Është shumë i vështirë procesi i ndërtimit të qytetërimit modern në shoqërinë tonë, sepse është i vështirë tranzicioni qytetërues, apo procesi kompleks i kalimit për një periudhë të shkurtër nga një shoqëri kolektiviste të bazuar në njeriun me një dimension ideologjik, në shoqërinë liberale të mbështetur te njeriu individualist, që shfaqet me natyrë multidimensionale. Kjo do të thotë se qytetërimi ynë në këtë fazë kërkon jo vetëm plotësim të standardeve politike të integrimit europian, por dhe vlerave kulturore të qytetërimit. Me problematikën e integrimit politik jemi marrë dhe po merremi goxha shumë. Madje, tani pas pranimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian duket se po impenjohemi akoma më shumë. Por, sipas mendimit tim, nuk jemi marrë sa duhet me aspektet e tjera të ndërtimit të standardeve të qytetërimit moral dhe shpirtëror, pa të cilat integrimi ynë do të jetë i mangët. Nuk i lejohet shoqërisë shqiptare që këtë çështje të madhe ia kemi lënë lëvizjes spontane të shoqërisë, me bindjen se ajo ka për ta zgjidhur vetë në rrugë evolucionare. Ndaj, duke u udhëhequr nga ky mentalitet, më shumë sesa duhet inkrementalist, ne nuk kemi ndikuar sa duhet në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve dhe shoqërisë, si një detyrë e madhe kulturore e qytetërimit tonë. © 2004 METROPOL GROUP Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Powered by e107 Forum System