Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji
 
<< Previous thread | Next thread >>
Problemet e shoqnis Shqiptare (Sociale)
Go to page  1 2 3 4 5
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Fri Dec 04 2009, 03:57pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, ngjarje e pazakontë, babai hedh fëmijën nga ura

Shkodër- Një ngjarje e pa zakontë ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës. Një person ka hedhur nga ura e një lumi të bijën e tij 2-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në qytetin verior. Fatmirësisht fëmija ka arritur të mbijetojë pasi është shpëtuar nga persona të tjerë, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Forcat e rendit dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke transportuar foshnjen për në spital. Mësohet gjithashtu se fëmija i vogël ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarje, shtetasin Eduard Xhoka.

Policia tha se Xhoka ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe kishte të drejtë të takonte të bijën tre herë në javë. Megjithatë, ende nuk mund të arrihet në një përfundim mbi rrethanat që e kanë shtyrë burrin për të ndërmarrë një vendim të tillë.

2009-12-04 16:30

Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Dec 18 2009, 08:09am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
20% e popullsisë përdorues të alkoolit

Tiranë – Numri i personave të alkoolizuar në vendin tonë është në shifra alarmante.
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se rreth 20% e popullsisë janë përdorues të alkoolit, ndërsa 2.1% janë të dehur në mënyrë të vazhdueshme.

Me gjithë masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë si rritja e akcizës, për uljen e numrit të përdoruesve të këtyre pijeve, duket se nuk ka patur ndonjë rezultat konkret. Ajo që është shqetësuese është rritja gjithnjë e më shumë e numri të përdoruesve femra dhe nën moshën 18-vjeç.

“Alkoolizmi është një sëmundje. Dëshira e papërmbajtur për të pirë alkool mund të jetë aq e fuqishme sa edhe ajo për ujë apo bukë. Një alkoolik do të vazhdojë të pijë pavarësisht nga problemet familjare, legale apo shëndetësore. Si shumë sëmundje alkoolizmi është kronik, që do të thotë se ai mund të zgjatë gjatë gjithë jetës së një personi. Zakonisht ai ndjek një ecuri të parashikueshme dhe ka simptomat e veta. Risku për t’u bërë alkoolist varet si nga genet, ashtu edhe nga mënyra e jetesës së personit”, ka deklaruar Roland Shuperka, koordinator kombëtar për Politikat e kontrollit të Alkoolit në një intervistë për GSH-në.

Shuperka ka kërkuar që njerëzit të ulin përdorimin e alkoolit për të shmangur një sërë sëmundjesh, ndërsa ka theksuar se kategorikisht gratë shtatzëna nuk duhet të përdorin pije alkoolike pasi dëmtojnë fetusin. Sipas tij, nga përdorimi i alkoolit, fëmoja mund të lindë me vonesë mendore ose me probleme të të mësuarit apo sjelljes që mund të zgjasin për gjithë jetën.


2009-12-17 08:34

Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 23 2009, 08:45am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Prostitutat shqiptare drejt Malit të Zi

Varfëria e madhe duket e ka prekur edhe industrinë e “mishit të bardhë”. Studimi i shoqatës “Aksion Plus” tregon se femrat që ushtrojnë zanatin më të vjetër në botë janë duke emigruar përtej kufijve, ku mund të fitojnë më shumë

TIRANË - Kriza ekonomike që ka mbërthyer vendin dhe varfëria e madhe duket se ka prekur edhe një sektor, që në fakt hyn te pjesa e qejfit. Pas fasonëve, bizneseve të vogla e të mëdha, edhe industria e seksit duket se ka hyrë në krizë, për shkak të mungesës së të ardhurave. Dhe zgjidhja është gjetur edhe në këtë rast tek emigrimi përtej kufijve, aty ku mund të sigurohen më shumë të ardhura.

Të dhënat lidhur me rritjen e prostitucionit dhe numrit të vajzave dhe grave që e ushtrojnë atë në vitet e fundit janë dhënë nga shoqata “Aksion Plus”. Sipas një studimi të kryer nga kjo shoqatë pas Tiranës, për numrin e lartë të prostitutave dhe fluksin e lartë të aktivitetit të prostitucionit në vend renditen Durrësi, Elbasani e Shkodra.

Kryetari i “Aksion Plus”, Genci Muçollari, në një prononcim për mediat ka deklaruar dje, se varfëria e ka detyruar shumicën e prostitutave nga rrethet të mos preferojnë shumë Tiranën, por t’u drejtohen kufijve jashtë vendit për të ushtruar profesionin e tyre. Më i preferuar për këtë “shtegtim” mbetet Mali i Zi. Arsyeja kryesore për këtë është mundësia e kalimit në këtë vend pa pasur nevojë për një vizë, por thjesht me pasaportë për jashtë shtetit. Ndërkohë që fqinji ynë verior duket se nuk e ka ndier aq sa ne krizën ekonomike, për shkak të investimeve të huaja të bëra, kryesisht nga bizneset ruse, por edhe si rrjedhim i zhvillimit të madh të industrisë së turizmit.

Ndërkohë, nga studimi i bërë për prostitucionin nga shoqata “Aksion Plus”, ka rezultuar se femrat që ushtrojnë këtë zanat, përveç probleme të vazhdueshme që kanë me policinë, e cila i ndalon vazhdimisht, madje duke i dërguar edhe në gjykatë, ku një pjesë prej tyre janë dënuar me burgime të lehta, kanë probleme të mëdha me ambientin ku jetojnë. Genci Muçollari thotë se prostitutat, kryesisht ato që jetojnë në rrethe vuajnë stigmën e shoqërisë dhe presionin e policisë.

Por një tjetër problem mjaft shqetësues i prostitucionit shqiptar është se, si pasojë e ushtrimit të profesionit, në fshehtësi prostitutat shqiptare nuk mbrohen ndaj dhe janë të rrezikuara nga shumë sëmundje të rënda infektive, si Sida, apo dhe sëmundje të tjera të transmetueshme seksualisht. Sipas vëzhgimeve të vërejtura, thuhet se në rrugët e Tiranës prostituojnë femra nga të gjitha kategoritë, që nga vajzat e reja, gratë e martuara e të divorcuara, prostitutat e rehabilituara që i rikthehen sërish profesionit të vjetër, si dhe transvestitët.

@copyrights of Korrieri Newspaper.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 06 2010, 09:02am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
I huaj në qytetin tim

MARIGLEN MULLAI

05/01/2010 Parafestat e fundvitit sjellin një dyndje marramendëse çudirash, tradicionalisht shqiptare, të papërziera me asnjë ngjashmëri zakonore të ndonjë populli ballkanas, europian apo botëror. E kam fjalën për sjelljen njerëzore, ose me saktë të folmen, si bazë e kompleksitetit njerëzor, që për fat të keq këtyre viseve të lashta ilire e arbënore po transformohet në një çmenduri thuajse kafshërore, që më bën të më përzihet sa herë e dëgjoj. Historianët (posaçërisht arkeologët) na pohojnë se medoemos ka rrënjë pellazgjike ndër shqiptarët e sotëm, që për rrjedhojë kanë trashëguar një pasuri të rrallë, pra të folmen, komunikimin e veçantë, gjuhën unike në tërë rruzullin tokësor. Mijëvjeçarët u përpoqën ta copëtonin, ta shuanin nga faqja e dheut edhe me forcën e shpatës apo pushkës, por nuk ia arritën dot. Po mijëvjeçarët tashmë vështrojnë me zili dekadat e brishta, që po ua bëjnë punën edhe më të lehtë, pa përdorur kurrfarë force. Kjo tymnajë e neveritshme e bastardimit të gjuhës shqipe kulmon pikërisht me afrimin e festave të fundvitit, kur mijëra emigrantë vërshojnë pranë familjeve të tyre, duke sjellë me vete euro (në këtë rast ndihmojnë fuqimisht ekonominë shqiptare), mallin e tyre për të afërmit, aksidentet tragjike pa fund dhe së fundi ata me ose pa dashje i hedhin tym grek e italian zjarrit gjigant shqiptar të gjuhës. Ulem në kafe dhe veshët, si antena të gatshme, më kapin dhjetëra fraza të papërshtatshme të gjuhëve të huaja, që më duken kaq absurde. Mund të jenë të përkryera e shkojnë për shtat në tokën ku lindën, pra në Greqi dhe Itali, por në Shqipëri më ngjasojnë me ca gjilpëra helmuese, që i ngulen këtij trungu fisnik shqiponjash, duke e copëtuar vit për vit, për t’ia marrë shpirtin ashtu ngadalë, në agoninë mpirëse, plot me dhimbje të padurueshme. Mbase gjaku i Petro Nini Luarasit (ai kërkoi që, kur të vdiste, t’ia mblidhnin e më të të shkruanin gjuhën shqipe), sot kërkon më tepër se kurrë të mblidhet si një kurë e domosdoshme për ta shpëtuar shqipen nga kjo masakër. Mund ta mirëkuptoj fare mirë një emigrant të sjellshëm (që me punën e tij jashtë shtetit mban familjen gjallë), i cili, kur vjen në Shqipëri në fund të vitit, lëshon ndonjë frazë në gjuhën e vendit ku punon e jeton, ndoshta i pavetëdijshëm për atë çka tha, ose i shtyrë nga ndonjë domosdoshmëri për shkak se në shqip ajo frazë nuk mund të formulohet. Kjo më duket krejt njerëzore, pa ndonjë qëllim të keq, ashtu rastësore. E teksa këto i fal me lehtësi, nuk mund të duroj për asnjë sekondë atë çakordim të plotë të veshëve kur në tavolinën ngjitur në një prej bareve të Shqipërisë ca çuna, ndoshta me katër, pesë apo 12 klasë shkollë, ia kanë plasur muhabetit për qejfin e tyre, me birra e meze para në tavolinë. Biseda zhvillohet e gjitha në një greqishte të folur me lehtësi e rrjedhtas, por që ndoshta çalon në emërtime të pasakta apo përdorime foljesh të gabuara. Qyqarëve djelmosha mbase u duket se janë mbledhur pas pune në lokalin e qendrës së fshatit apo lagjes ku jetojnë, por harrojnë se këto orë të fundvitit po i kalojnë në Shqipëri, aty ku gjuha kombëtare dhe e vetme e lejuar zyrtarisht është shqipja. Dal nga bari dhe krejt i xhindosur hyj në qendrën e internetit për të shfryrë dufin që m’u krijua në kafe. Nuk e kisha fare ndër mend të merresha me këto rreshta pasuese, por e kisha të pamundur të duroja më. Përballë në kompjuterin ngjitur ishte ulur një fëmijë nja 11 vjeç maksimumi dhe prapa tij rrinte një burrë nja 40 vjeç, që me sa dukej ishte i ati. O Zot! Ndoshta s’kam të drejtë të ndërhyj kaq thellë në marrëdhëniet e ngushta baba-djalë, por ai po i fliste vetëm greqisht. Dukej se jetojnë në Greqi dhe kishte ardhur për festa. Djali kishte hapur adresën e tij në “Face-Book”, kurse i ati i thoshte fjalët “vgale”, “kitaze”, “afto” etj., etj. pa fund” Fëmija i përgjigjej në shqip. M’u përzie vërtet, po ndihesha i huaj në qytetin tim. Po më përpinte dheu, ndieja të ftohtë. Turp, shumë turp, ndonëse s’mund të mohohet liria e gjithkujt për të folur gjithfarë gjuhe në çdo vend që ai e mendon të arsyeshme! E vetmja gjë që më ngushëllonte ishin fjalët shqip të djaloshit, që për fat të mirë s’më tradhtoi për asnjë sekondë. Nuk tha asnjë fjalë greqisht. Këtë situatë mund ta ndeshësh në market duke blerë ushqime, në rrugë, ngado. Kësisoj, më bezdisin aq shumë, sa ndihem i fyer që shteti im tregohet kaq indiferent ndaj kësaj dëshire të çmendur të tyre për të folur greqisht. Do të ishte më e udhës që të zyrtarizohej greqishtja si gjuhë kombëtare dhe e vetme e gjithkujt që e dëshiron këtë gjë. Po ashtu edhe me italishten. E dua vendin tim, por e dua me gjuhën e vet, atë që lindi në shpellë nga pellazgët (mendohet se fjala “pellazg” ka lidhje me fjalën shpellë), atë gjuhë që Naimi e Lasgushi e zbukuruan si nuse të pashoqe, duke i dhënë nur të adhurueshëm, atë të folme që gjuhëtarët nuk e gjejnë në asnjë vend tjetër të botës. Vërtet nuk dija si të dilja nga ai çast i vështirë për veshët, ndjenjat dhe zemrën time. E vetmja gjë që më erdhi ndër mend teksa rrufisja pikat e fundit të kafesë në atë lokal, ishte një thirrje e brendshme, që më doli nga thellësia e shpirtit: “Zoti President, Zoti Kryeministër, Zoti Ministër i Arsimit, ju lutem formuloni një qarkore që t’i ndalojë bisedat e gjata në greqisht e italisht, që të shpëtojmë gjakun e Petro Ninit, në të kundërt zyrtarizojeni për ata që e kanë si ves të pariparueshëm. Më tepër se dëshirë marroke, ndoshta jo e vetmuar (jam i bindur se mijëra shqiptarë janë të shqetësuar nga kjo vrasjeveshësh), s’mund të jetë kjo thirrja ime për ju drejtues të lartë të shtetit, prandaj jam i bindur se ironia apo sarkazma e brendashkruar mes këtyre rreshtave do të mbetet e tillë. Kështu që do të më duhet t’i drejtohem posaçërisht ministrit të Shëndetësisë: ju lutem zhvilloni kërkimet shkencore të fjalës së fundit të mjekësisë për të na siguruar neve, mijëra shqiptarëve që ndihen si unë, një ilaç magjibërës, që të na qetësojë veshët nga ky sulm vrasës, të na zbusë tensionet e shpirtit që formohen kur rinia shqiptare greqizohet dhe italianizohet në gjuhën e përditshme, të na shërojë zemrën nga këto tiktake të shpeshta sa herë që fjalët “jasu”, “kalla”, “bene” e mijëra të tjera depërtojnë gjer në damarë si gjilpëra me helm. Ende prag fundviti dhe ngjarjet po rrjedhin si mos më keq. Thuajse e njëjta situatë mund të jetë zhvilluar edhe gjatë festën apo pas saj. E shoh Shqipërinë si një lagje greke apo italiane, si një koloni të zaptuar me lezet. I vetmi urim që kisha për të gjithë shqiptarët për vitin e ri 2010 është kaq i thjeshtë, njerëzor e modest: shqiptarë të “greqizuar” apo “italianizuar” do të isha i lumtur nëse, kur keni ngritur gotat në darkën e bollshme të festës racionale të Vitit të Ri, të keni uruar me plot gojë në shqip: “Gëzuar!”. Shpresoj shumë të ndodhur kështu.

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 07 2010, 07:32am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Arrestohet i riu, do të trafikonte 13 -vjeçaren

LEDIA LLESHI

06/01/2010 Policia: Vajzën e kemi shpallur në kërkim, mendohet se është në Greqi. E humbur dhe motra

ELBASAN- Dy të rinj dyshohet se kanë trafikuar një 13-vjeçare nga Elbasani drejt Greqisë me qëllime përfitimi. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se pas denoncimit kanë nisur hetimet dhe brenda pak ditësh është arrestuar një 19-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

Arrestimi

Seksioni kundër trafiqeve pranë drejtorisë së policisë ka ndaluar shtetasin Drilon Liçi, 19 vjeç, lindur në Poroçan të Gramshit dhe me banim në lagjen “Emin M.” të qytetit të Elbasanit. I riu 19-vjeçar akuzohet se në bashkëpunim me 20-vjeçarin Shpëtim B. me banim në Poroçan kanë trafikuar 13-vjeçaren me inicialet R.R me banim në lagjen “Emin Matraxhiu”. Disa ditë më parë dyshohet se 19-vjeçari ka mashtruar vajzën që banonte në të njëjtën lagje duke e marrë me vete. I ndihmuar nga një tjetër i ri nga fshati i tij i lindjes, janë nisur drejt Korçës ku mësohet se kanë kaluar kufirin. Ndërkohë që 19-vjeçari është kthyer pranë familjes, shoku i tij ndodhet ende jashtë shtetit. Familja e vajzës ka akuzuar dy të rinjtë për trafik të të miturës. Menjëherë kanë nisur hetimet. Pas arrestimit të 19-vjeçarit, agjentët kanë shpallur në kërkim shtetasin Shpëtim B. dhe po punojnë për kapjen e tyre. Dyshohet se dy personat kanë kaluar në rrugë tokësore dy femrat për në shtetin grek me qëllim trafikimin për lypje e prostitucion. Sipas policisë, ata kanë përdorur rrugë të paligjshme për t’i kaluar në anën tjetër të kufirit. Dy personat e përfshirë në këtë ngjarje do të përgjigjen aktualisht për veprat penale “trafikimi i femrave”, “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim”, që parashikohen nga nenet 114/b e 298 dhe 25 të Kodit Penal. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për vajzën e mitur, e cila dyshohet se aktualisht ndodhet në Greqi.

Me të edhe e motra

Agjentët janë duke hetuar pasi mendohet se bashkë me 13-vjeçaren është dërguar në Greqi me dëshirën e saj dhe motra e saj maxhorene. Sipas hetuesve, kjo gjë mbetet për t’u vërtetuar, pasi të gjendet 13-vjeçarja e shpallur e humbur që sipas policisë është trafikuar për në Greqi. Edhe për motrën ekziston e njëjta akuzë, por duke qenë madhore, akuzat mund të konfirmohen me kthimin e tyre në Shqipëri. Policia po heton edhe për rastin e dytë.

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jan 09 2010, 10:37am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Babe e bir, trafikojne 23-vjecaren

E Shtune, 09 Janar 2010


Elbasan- Babe e bir trafikojne ne Greqi nje vajze 23-vjecare per qellime prostitucioni, shpallen ne kerkim policor per dy akuza. Historia e dramatike e M. B., e rrefyer per agjentet e Zyres Antitrafik ne Elbasan, ka vene ne levizje uniformat blu. Gjate kontrollit te dites se djeshme ne banesat e te dyshuarve Servet dhe Klodian Beci, 68 dhe 29 vjec, banues ne kete qytet, nuk eshte bere e mundur gjetja e tyre. Burime zyrtare njoftuan se vajza ka bere denoncim ne dem te babe e bir se e kane mashtruar dhe me pas shfrytezuar ne rrethana te renda ne shtetin fqinj si punetore seksi.

Gjithcka ka ardhur ditet e para te ketij muaji. Ne Komisariatin e Elbasanit eshte paraqitur nje vajze 23-vjecare, banuese nga ky qytet, qe kerkonte te bente denoncim pas riatdhesimit prej policise greke. "Vajza ka deshmuar se Servet dhe Klodian Beci, ne bashkepunim midis tyre, kane kaluar per ne shtetin fqinj M. B., ku me pas e kane shfrytezuar per prostitucion", njoftoi policia vendore diten e djeshme.

Sipas rrefimit te se demtuares, ajo njihej me 29-vjecarin qe i kishte premtuar pune dhe lidhje serioze. Per te kaluar ne Greqi ishte ndihmuar nga babai i te riut, 68 vjecari Servet Beci, ne rruge ilegale. Por sapo ka mberritur ne vendin fqinj eshte marre ne patronazh nga Klodiani, qe i ka bere presion dhe kercenuar qe te ushtronte zanatin e prostitutes ne rruge. Vajza ka refuzuar dhe per pasoje ka rene preh e dhunes fizike.

Burime policore bene me dije se 23-vjecarja eshte keqtrajtuar vazhdimisht nga Klodian Beci deri ne fund te muajit dhjetor te vitit 2009 dhe ka punuar per llogari te tij, duke i dorezuar te gjitha fitimet gjate periudhes tetor-dhjetor. Megjithese kishte bere perpjekje per te mos u bindur, goditjet me grushte, shkelma dhe torturat nuk kane munguar, deri ne kercenime per hakmarrje ndaj familjes. Por pak dite para Vitit te Ri, 23-vjecarja kapet nga policia greke dhe riatdhesohet ne ditet e para te muajit janar. Pas denoncimit agjentet kane nisur hetimet, duke shpallur ne kerkim te dyshuarit qe mendohet se fshihen ne Greqi. Megjithese u ushtruan dhjetera kontrolle ne banesa te te afermve, nuk u gjet asnje prej te denoncuarve. Dy dite me pare Policia e Elbasanit, ndaloi dy te rinj te denoncuar po per trafikim dhe shfrytezim prostitucioni ne Greqi te nje vajze te mitur 14-vjecare, e cila gjendet ende ne shtetin fqinj.

Policia, dy akuza ndaj te dyshuarve

Pas verifikimit te informacioneve edhe me koleget greke, Policia e Elbasanit ka nisur hetimet per denoncimin e 23-vjecares M. B. Fillimisht ata kane dyshuar per nje denoncim te rreme, per shkak edhe te moshes se saj, por riatdhesimi prej policise helene ka bere qe te ndiqet investigimi. Burime zyrtare thane se dosja ndodhet ne Prokurorine e Elbasanit per akuzat e "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese" dhe "trafikimit te paligjshem".

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Wed Jan 20 2010, 02:42pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 20 2010, 02:44pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Theret me thike lypsja 70 vjecare.

Vritet ish-mesuesja e matematikes

E Merkure, 20 Janar 2010

FIER- Ish-mesuesja e matematikes gjendet e masakruar me thika ne mes te rruges. Trupi i pajete i 70-vjecares Myrvete Abilaj, u zbulua mengjesin e dites se djeshme nga kalimtare te rastit mbi nje stol prane arkes se pensioneve ne Fier. Policia fillimisht dyshoi per ndonje aksident, por gjate ekspertizes se mjekeve u zbulua se e moshuara kishte plage te shkaktuara me mjete te mprehta, thike. Nga hetimi i kryer rezulton se e ndjera vuante nga nje semundje psikike prej vitesh dhe bente jeten e endacakes, ndersa nuk kishte mbeshtetje familjare. Per momentin mbeten mister rrethanat e vrasjes se gruas dhe autori i ketij krimi, por hetuesit dyshojne per nje vrasje te mundshme ne grabitje, pasi viktima u gjet prane pikes se pensioneve. Burime zyrtare te policise thane se trupi u gjet rreth ores 07:00 te mengjesit ne qender te qytetit te Fierit. Deshmitaret njoftuan menjehere policine vendore qe mberriti ne vendngjarje. Ekspertet vune re se trupi gjendej prane nje stoli ku mendohej se kalonte edhe oret e nates ne te ftohte e moshuara Myrvete Abilaj. Fillimisht eshte menduar per nje atak kardiak per shkak te moshes, por shenjat e gjakut ne trup cuan hetuesit ne nje aksident te mundshem nga makinat te endacakes. Kane qene ekspertet qe gjate procesit te autopsise vune re se ne trup kishte plage te shkaktuara me thike, duke i rekomanduar grupit hetimor ndryshimin e pistes per ngjarjen, nga aksident ne vrasje. Brenda dy oresh eshte bere edhe identifikimi i te ndjeres, pasi shume prej qytetareve e njihnin gruan endacake dhe te semure per shkak se per shume vite kishte punuar si mesuese matematike, deri ne daljen ne pension. Burime policore thane se gruaja vuante edhe nga nje semundje mendore, per shkak te punes dhe te moshes. Prej vitesh gruaja bente edhe jeten e endacakes pasi nuk kishte shtepi dhe mbeshtetje familjare. Gjithsesi hetimet nuk kane perfunduar ende nga ana e policise, per rrethanat e ngjarjes dhe autorin e ketij krimi. Krimi mendohet te kete ndodhur pak pas mesnate dhe nuk ka pasur deshmitare ne vendngjarje. "Po punohet per te zbuluar autoret e krimit dhe rrethanat e ngjarjes", thane burime zyrtare. Po per momentin provat mbeten te pakta dhe vetem ndonje gjurme e mundshme mund te coje deri tek i dyshuari.

© 1991 - 2009 Koha Jone
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 20 2010, 02:45pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
I pret gruas fytin, vetedorezohet

E Merkure, 20 Janar 2010

Itali-Nje krim i rende brenda familjes ka tronditur opinionin qytetar te Teramos, ne Itali. Nje burre shqiptar 45-vjecar, ka masakruar me thike gruan e tij 33-vjecare, duke e lene te vdekur ne vend. Mediat italiane, te cilat bene publike lajmin, raportojne se menjehere pas ngjarjes, Shkelqim Koni, ka telefonuar dhe eshte vetedorezuar ne karabinieri, ku ka pranuar edhe autoresine e krimit. Ngjarja ndodhi mbremjen e se henes, duke u gdhire dita e marte ne rrugen "Villa Rosa" te Martinsicuros. Mesohet se e gjithe skena e krimit ka ndodhur ne banesen e ciftit shqiptar, i cili kishte disa vite qe jetonte ne Itali dhe ishte pajisur me dokumente te rregullta qendrimi. Sipas policise, Shkelqim Koni ka marre thiken e kuzhines dhe ka goditur disa here ne fyt bashkeshorten e tij Rudina Koni. Ne momentin e vrasjes, mesohet se dy djemte e tyre 7 dhe 8 vjec, kane qene duke fjetur ne dhomen e tyre. Pas krimit, rreth ores 04.00 te mengjesit, autori ka njoftuar ne telefon policine, e cila e ka arrestuar ate brenda ne banese. Ne vendin e krimit, karabinieret italiane, kane pare skenen e tmerrshme te krimit, ku ishte shtrire ne dysheme trupi i pajete i gruas, i mbuluar nga nje "lum" gjaku. Pasi ka prangosur autorin, policia ka nderhyre menjehere duke larguar femijet e vegjel te ciftit, te cilet i jane dorezuar disa te afermve te familjes. Ndersa i arrestuari eshte derguar ne rajonin policor te Martinsicuros, ku eshte marre ne pyetje nga nje prokuror italian.

Hetimi

Policia italiane nuk ka dhene ndonje motiv te qarte, te shkaqeve qe e detyruan 45-vjecarin ne kete krim te rende. Dyshimet e para te hedhura pas krimit, flasin per nje vrasje te shtyre prej motivesh xhelozie. Pasi eshte marre ne pyetje, Koni ka deklaruar se e vrau gruan sepse ishte kthyer vone ne shtepi. Gruaja e tij, ishte punesuar ne nje firme pastrimi dhe mbremjen e se henes kishte dale per darke me disa kolege. Ajo eshte kthyer ne shtepi pak para ores 4 te mengjesit, ndersa i shoqi kishte pritur zgjuar. Pasi i ka kerkuar shpjegim se pse ishte kthyer aq vone, ai e ka akuzuar gruan per tradhti. Pas nje debati te tensionuar, 45-vjecari ka marre thiken dhe e ka qelluar bashkeshorten. Shkelqim Koni kishte vite qe jetonte si emigrant me dokumente te rregullta ne Itali ku punonte si murator dhe kohet e fundit kishte bere aplikimin per te marre nenshtetesine italiane.


© 1991 - 2009 Koha Jone
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Wed Jan 20 2010, 02:57pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Lexu e degju edhe raste te tjera si ky siper.Shpeshhere veprime te njerezve jane ma te pa-parashikusheme se ato te kafsheve.



Back to top
L - N
Wed Jan 20 2010, 03:09pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Miri74 ka shkruar:

Lexu e degju edhe raste te tjera si ky siper.Shpeshhere veprime te njerezve jane ma te pa-parashikusheme se ato te kafsheve.



Fatkeqsisht problemi jone asht: se jena pak si popull i vogel shum, por qi kena shum kshtu kafsh, qi s'kan rrespekt jo vetem per jeten por per asgja tjeter mi kyt bote. Mu m'shqetson menimi se si kta kafsh munen me mrri deri ne at pike dhe pse na Shqiptart kena shum kshtu kafsh mes nesh.

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Wed Jan 20 2010, 05:10pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Lec Neli ka shkruar:

Shkodër, ngjarje e pazakontë, babai hedh fëmijën nga ura

Shkodër- Një ngjarje e pa zakontë ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës. Një person ka hedhur nga ura e një lumi të bijën e tij 2-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në qytetin verior. Fatmirësisht fëmija ka arritur të mbijetojë pasi është shpëtuar nga persona të tjerë, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Forcat e rendit dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke transportuar foshnjen për në spital. Mësohet gjithashtu se fëmija i vogël ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarje, shtetasin Eduard Xhoka.

Policia tha se Xhoka ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe kishte të drejtë të takonte të bijën tre herë në javë. Megjithatë, ende nuk mund të arrihet në një përfundim mbi rrethanat që e kanë shtyrë burrin për të ndërmarrë një vendim të tillë.

2009-12-04 16:30

Copyright 2009 © GazetaStart.com




Me myt baba fmin e tij ......
Si do rritet aj femij kur e din qe baba i saj ka dasht me e myt?
Back to top
::bud::
Wed Jan 20 2010, 05:12pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Lec Neli ka shkruar:

20% e popullsisë përdorues të alkoolit

Tiranë – Numri i personave të alkoolizuar në vendin tonë është në shifra alarmante.
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se rreth 20% e popullsisë janë përdorues të alkoolit, ndërsa 2.1% janë të dehur në mënyrë të vazhdueshme.

Me gjithë masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë si rritja e akcizës, për uljen e numrit të përdoruesve të këtyre pijeve, duket se nuk ka patur ndonjë rezultat konkret. Ajo që është shqetësuese është rritja gjithnjë e më shumë e numri të përdoruesve femra dhe nën moshën 18-vjeç.

“Alkoolizmi është një sëmundje. Dëshira e papërmbajtur për të pirë alkool mund të jetë aq e fuqishme sa edhe ajo për ujë apo bukë. Një alkoolik do të vazhdojë të pijë pavarësisht nga problemet familjare, legale apo shëndetësore. Si shumë sëmundje alkoolizmi është kronik, që do të thotë se ai mund të zgjatë gjatë gjithë jetës së një personi. Zakonisht ai ndjek një ecuri të parashikueshme dhe ka simptomat e veta. Risku për t’u bërë alkoolist varet si nga genet, ashtu edhe nga mënyra e jetesës së personit”, ka deklaruar Roland Shuperka, koordinator kombëtar për Politikat e kontrollit të Alkoolit në një intervistë për GSH-në.

Shuperka ka kërkuar që njerëzit të ulin përdorimin e alkoolit për të shmangur një sërë sëmundjesh, ndërsa ka theksuar se kategorikisht gratë shtatzëna nuk duhet të përdorin pije alkoolike pasi dëmtojnë fetusin. Sipas tij, nga përdorimi i alkoolit, fëmoja mund të lindë me vonesë mendore ose me probleme të të mësuarit apo sjelljes që mund të zgjasin për gjithë jetën.


2009-12-17 08:34

Copyright 2009 © GazetaStart.com





Njata 20% do te jene polic se veq polict pine tane diten neper klube.
Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Wed Jan 20 2010, 07:47pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Lec me duket se ma impunon me lexu shkrime gazete dashje pa dashje hahahhaha pse mar burre nuk shkurn me fjalet e tua? Kam inad me dashte shkoj e e lexoj vete..pershkruje ti se din me shkrujte ma mire se kta gazetare...

I care and I wish well!

Back to top
L - N
Thu Jan 21 2010, 12:19pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Prostitucion në shtëpi, kapet bashkëshorti tutor

MARK BRUNGA | 21/01/2010

DURRËS - Një 62 vjeçar nga Durrësi është arrestuar mbrëmë në qytetin e Durrësit, pasi ka prostituuar bashkëshorten e tij 42 vjeçare dhe shoqen e saj, një 55 vjeçare nga Shijaku.

Policia njoftoi përfundimin me sukses të operacionit "Shtëpia 21" ku u arrit të prangosej 62 vjeçari Begjit Këputa i lindur në Mat dhe banues në Durrës. Ai gjendet prapa hekurave dhe akuzohet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese. Ndërkohë po ndiqen në gjendje të lirë dy gratë që kryenin këtë profesion.

Policia bën të ditur se ka arritur të kapë në flagrance, në banesën e çifit Këputa, dy gratë me dy klientët e tyre. Mësohet se bashkëshorti gjente klientë për gruan e tij dhe shoqen e saj një 55 vjeçare nga Shijaku dhe kishte kohë që kryente kë aktivitet. Policia tha se ai ndiqej prej një viti.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestraun në banesë, 120 mijë lekë të reja, 70 euro 11 dollarë 20 paud si dhe 140 prezeverativë e 2 pako me kontraceptiv oral. Po kështu në banesën e prostitucionit u gjet edhe një armë gjahu.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu

Sherr me prinderit, pi koktej ilacesh

E Enjte, 21 Janar 2010

Erseke- Nuk e lene prinderit te dale jashte shtetit, pas sherrit ne familje, tenton flijimin 19-vjecarja nga Kolonja. Policia e Korces njoftoi dje nisjen e hetimeve ne gjendje te lire per Pandora Gj., banuese ne fshatin Shtike te ketij rrethi, nen akuzen e "shkaktimit te vetevrasjes, e mbetur ne tentative". Burime zyrtare thane se mjeket e spitalit te Korces i njoftuan per mberritjen ne gjendje te rende te adoleshentes qe kishte simptomat e nje vetehelmimi. Gjate hetimeve te grupit te ngritur nga policia per verifikimin e ngjarjes, rezultoi se vajza kishte kaperdire nje grusht ilacesh, koktej i perbere nga 10 medikamente te ndryshme, duke tentuar flijimin. Shkak sipas hetuesve ka qene gjendja e renduar psikike dhe depresioni i perjetuar pas konfliktit me prinderit. Gjate deshmise se dhene, babai dhe nena e 19-vjecares hodhen drite mbi debatet, duke shpjeguar se vajza kishte tentuar qe me ane te pasaportes se re, te largohej jashte shtetit. Por duke diktuar qellimet e saj, dyshohet se destinacion ka qene Greqia, prinderit i kane fshehur dokumentin e identifikimit. Pas nje terapie intensive vajza ndodhet jashte rrezikut per jeten dhe nen kujdesin e mjekeve te spitalit civil Korce. Hetimet e metejshme per ngjarjen dhe zbardhjen e rrethanave po i ndjek prokuroria vendore.

© 1991 - 2009 Koha Jone
trokit ketu


[ Edited Thu Jan 21 2010, 01:54pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 21 2010, 12:25pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
a-cat ka shkruar:

Lec me duket se ma impunon me lexu shkrime gazete dashje pa dashje hahahhaha pse mar burre nuk shkurn me fjalet e tua? Kam inad me dashte shkoj e e lexoj vete..pershkruje ti se din me shkrujte ma mire se kta gazetare...



Hahahahaha po ti mas i lexo maj se asht kollaj me pa nryshimin e shkrimeve te shtypit shqiptare se i fus ne korrnise, kurse komentet e mija i ngjyrosi me blu.
Po ti falemners maj a-cat qi menon se munem me i shkru ma mire se gazetart, por gjithsesi ka bojagi do probleme ba me i pershkru vete si thu ti, sepse jo vetem ja shperdorojn te drejten e autorit "Gazetarit" por edhe kam frige se me duhet me te zhgenjy maj zoj se s'ja tham hic per gazetari, plus masanej m'duhet me fjet itu, ba me nis me i pershkru vete tana ato ngjarje qi publikon shtypi Shqiptare.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 28 2010, 03:36pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pedofilia, për pesë vite 222 abuzues seksualë me të mitur

» Dërguar më: 28/01/2010 - 14:20


Ermelinda Hoxhaj

Pedofi lia, një problem sa pranë aq edhe larg shoqërisë shqiptare. Larg, për faktin se në vendin tonë edhe pse shifrat tregojnë se ka një numër të madh autorë krimesh seksuale, për të mos llogaritur numrin e viktimave që është tepër i lartë, institucionet përgjegjëse nuk ngrenë zërin. Por veç kësaj mungojnë edhe mjetet ligjore, apo të dhëna për profi lin kriminal të një pedofi li.

Po për fat të keq, numri i krimeve seksuale ndaj të miturve është në shifra alarmante.

Pasi nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë rezulton se gjatë viteve 2002-2007, në vendin tonë rezultojnë 222 autorë krimesh seksuale me viktima të mitur. 10% e krimeve seksuale janë kryer nga autorë në moshë nën 18 vjeç.

Duke qenë se në vendin tonë mungojnë botimet në lidhje me profi lin e pedofi lit, juristja Aranita Brahaj pak ditë më parë ka botuar studimin e saj “Pedofilia/Krime seksuale dhe vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit të të miturve”.

Ky studim, sipas autores do t’u vijë në ndihmë jo vetëm studentëve të jurisprudencës, sociologjisë por edhe gazetarëve dhe punonjësve të shtetit. Gjatë një interviste për “Gazeta Shqiptare”, Brahaj tregon se vendi ynë është në hartën jeshile të ‘turizmit seksual’, gjë kjo që dëshmohet më së miri nga ajo çfarë ka ndodhur me pedofi lët anglezë, të cilat hapën një fondacion, ku dhunuan seksualisht 30 fëmijë. “Karakteristikë e dukshme e këtyre autorëve-pedofi l është fakti se kanë prirje për abuzime të rënda fi zike ndaj viktimës, që shoqërohen me lëndime, plagosje deri në humbje jete. Disa prej tyre janë të huaj dhe e kanë konsideruar Shqipërinë si një vend të mundshëm për turizëm seksual, fenomen kriminal për të cilin legjislacioni ynë nuk parashikon politika dhe strategji parandaluese”, - ka theksuar ajo.

Si ju lindi ideja për të realizuar një punim të tillë? Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje?

Ideja për të hulumtuar mbi një temë të tillë është e hershme, ka zanafillë me ditët e mia të para të punës si gazetare në një redaksi të njohur televizive. Atëherë, në edicionet informative të televizioneve italiane, për javë të tëra kronika kryesore ishte historia e një familjeje emigrantësh shqiptarë, e cila kishte humbur fëmijën 6-vjeçar. Pas shumë versioneve mbi ngjarjen u zbardh se djali ishte rrëmbyer, dhunuar e më pas vrarë nga fqinji i tij, një i ri italian pedofil. Media italiane, përveç sensibilitetit për një histori humane, informonte mbi çdo rrethanë dhe karakteristikë sociale e kriminale të ngjarjes. Një numër i madh ekspertësh të fushave si kriminologji, psikologji, sociologji, pedagogji e më tej, analizonin nëpërmjet medias se çfarë duhej bërë për të parandaluar histori kaq tragjike. Në dhjetë vite punë si gazetare në televizionet shqiptare kam pasqyruar mjaft raste që klasifi kohen si “krime seksuale”, por gjithmonë më është dashur të konsultohem me literaturë dhe praktikë të huaj për të kuptuar fenomenin. Ekspertë të politikës penale, psikologjisë ligjore, sociologjisë e të tjerë në vendin tonë kanë neglizhuar një temë të tillë si “Pedofi lia”. Nuk është punuar shumë, nuk ka botime monografi ke dhe shpesh tentohet të fl itet fare pak për fenomenin duke e konsideruar deri diku “tabu”, kjo është edhe e dëmshme. Kam hulumtuar për dhjete vite çdo rast mediatik të krimeve me sfond seksual e më tej janë katër vite punë në shkenca juridike penale, që u fi nalizuan në studimin “Pedofilia, Krime seksuale ndaj të miturve”.

A konsiderohet ‘tabu’ krimi seksual në shoqërinë tonë?

Për fat të keq, pedofilia është konsideruar “tabu” jo vetëm nga shoqëria në tërësi, por edhe nga autorë të doktrinës juridike apo nga punonjës shkencorë, që duhet të analizonin e të bënin politikën e duhur penale për të pasur sa më pak fëmijë të viktimizuar për motive seksuale. Në të drejtën tonë zakonore nuk fl itej për këtë lloj kriminaliteti, megjithëse çdo marrëdhënie seksuale pa kurorë ose jashtë kurore konsiderohej veprim i rëndë dhe sanksionohej po kështu. Ligji penal i kohës së Republikës e më pas i Mbretërisë së Ahmet Zogut, reflektonte një model modern të politikës penale edhe në lidhje me krimet seksuale apo veprat kundër moralit dhe dinjitetit. Dy kodet penale të kohës së diktaturës komuniste u rikthyen tek modeli i mohimit të fenomenit. Kodi Penal i vitit 1995 është hartuar me një shpejtësi marramendëse dhe për pasojë ka mjaft mangësi, sidomos në seksionin “Krime Seksuale” apo në seksionin “Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit”. Në fakt, detyrë e ligjit nuk është vetëm të parashikojë krimet, por edhe të edukojë shoqërinë me modelin e lejuar social.

Në çfarë niveli është krimi seksual në Shqipëri?

Në punimin “Pedofi lia/ Krime seksuale ndaj të miturve” është bërë një studim statistikor mbi çështje, vepra dhe autorë të krimeve seksuale për një hark kohore prej 5 vitesh, 2002-2007. Statistikat janë zyrtare, përkojnë me të dhëna të Ministrisë së Drejtësisë. Gjatë këtyre pesë viteve në gjykatat shqiptare janë dënuar 222 autorë, janë proceduar 236 çështje dhe 264 vepra që përkojnë me krime seksuale me viktimë të mitur. Kjo, në gjuhën zyrtare. Shpesh numri i çështjeve dhe autorëve të dënuar përkon me një numër më të madh ngjarjesh reale, por që nuk janë denoncuar apo zbardhur. Kur fl asim për krimin seksual, krim për të cilin shpesh hezitohet të bëhet një denoncim, mund të themi pa rikë se rastet e vërtetuara janë vetëm “maja e ajsbergut”. Përmasat reale ka gjasa të jenë më të mëdha. Gjithsesi, 222 abuzues seksualë me të mitur për pesë vite, në një vend të vogël si Shqipëria, janë statistika alarmante.

Na dhatë numrin e autorëve, po numri i viktimave, i fëmijëve të abuzuar seksualisht në Shqipëri, sa është?

Keni bërë pyetjen e duhur, por unë nuk mund të jap një përgjigje. Gjyqësori dhe Drejtësia tek ne nuk përpunojnë të dhëna statistikore për viktimat e çështjeve të proceduara. Kështu që askush nuk mund të thotë me saktësi se për sa të mitur është vërtetuar ngacmimi, abuzimi apo dhunimi seksual. Drejtësia në një shoqëri moderne ka për detyrë të ndëshkojë, parandalojë dhe rehabilitojë viktimën e një krimi. Në rastet kur viktima është i mitur, detyrimi për rehabilitim është më i madh. Sa kohë që Ministria e Drejtësisë nuk ka saktësuar numrin e viktimave nga krimi seksual, supozohet që për parandalimin e tyre ende nuk është menduar asgjë dhe kjo nuk përkon me konceptin ‘drejtësi’. Por, numri i viktimave është i lartë. Për fat të keq, në ngjarjet e fundit, siç është dhe rasti i procedimit për drejtuesit e institutit “Fëmijët e tij”, flas për David Braun, numri i fëmijëve të dhunuar seksualisht sipas dosjes gjyqësore është rreth 30. Në statistikat e Ministrisë së Drejtësisë ky rast do të shënohet 1 çështje, 2 figura veprash penale dhe 1 autor. Edhe mënyra se si jepet statistika është një formë diskriminuese për viktimat, që presin nga drejtësia të ndihmohen për të rehabilituar atë që pësuan jo për fajin e tyre.

Ligji penal në Shqipëri, a është në nivelin e duhur për të ndëshkuar dhe parandaluar krimet seksuale ndaj të miturve?

Kodi Penal i hartuar në vitin ‘95 është ligji bazë. Në këtë Kod nuk cilësohen si krime shumë fenomene të rënda si turizmi seksual; skllavërim seksual; nxitje e aktit seksual; posedim i materialit pedopornografik e mjaft të tjerë. Problem përbën edhe mungesa e normës përshkruese, thënë me fjalë të thjeshta, përkufizimi i veprimit që përbën vepër penale. Kjo mungesë përkufizimi nuk është plotësuar as nga Komentarët Shkencorë që u ofrohen punonjësve të drejtësisë. Në këta komentarë, nenet që kanë të bëjnë me krime seksuale trajtohen shumë shkurt. Është ajo që thamë edhe pak më parë që përkon me trajtimin “tabu” të fenomenit dhe mungesën e vëmendjes shkencore ndaj tij. Edhe tekstet e mjekësisë ligjore kanë mungesa të theksuara shkencore që plotësojnë ligjin penal. P.sh, në tekstet e mjekësisë ligjore për studentë të Drejtësisë apo Mjekësisë jepen pothuaj të gjitha format e “perversioneve seksuale”, por mungon forma më e rrezikshme dhe viktimizuese, që është “pedofilia”. Një student i Drejtësisë apo Magjistraturës mund të bëhet jurist, gjyqtar, prokuror pa lexuar në asnjë tekst në programin akademik fjalën “pedofil”. Ndërkohë që ky term përkon një nga profilet kriminale më të rrezikshme, profil që kërkon një formë të veçantëprocedimi hetimor dhe gjyqësor.

Po struktura të duhura për të mbrojtur fëmijët nga krimi seksual, a ekzistojnë në vendin tonë?

Nuk kemi bazë ligjore që krijon ndonjë strukturë të posaçme. Shumë shtete të zhvilluara, madje fqinje me ne, kanë organikë që mbështet punën hetimore mbi rastet në fjalë. Nga ana tjetër, Policisë së Shtetit i mungon logjistika për të luftuar "krimin kibernetik", Interpoli ka verifikuar vitet e fundit nëpërmjet "serverëve të kërkimit" raste tragjike të shfrytëzimit të fëmijëve seksualisht për qëllime pornografike. Shqipëria nuk është e mbrojtur nga ky lloj krimi. Më tej legjislacioni për arsimin, për birësimet, për shëndetin publik apo kujdesin social, nuk janë të plotësuar me akte normative që krijojnë mbrojtje nga ky fenomen. Kështu, askush nuk mund të thotë nëse ka shtetas të huaj si prindër adaptues, staf pedagogjik apo institucione bamirëse si rasti i "Fëmijëve të tij", që vijnë në vendin tonë për të shfrytëzuar fëmijë pa përkrahje. Mungesa e bazës ligjore krijon hapësirë, që vendi ynë të jetë vend i mundshëm për "turizëm seksual me të mitur". Një nga personat e huaj, i proceduar për rastin e fondacionit në fjalë ("Fëmijët e tij"), ishte i dënuar në Britani për vepra penale që lidhen me pedofilinë. Në Shqipëri, ky person arriti të krijonte një institucion mirërritjeje, ku shteti duhej të filtronte dhe mbante nën kontroll çdo lloj veprimi.

Cili është profili kriminal i një pedofili?

Do të mbështetem për këtë tek një manual i njohur si metoda DSM; është Manuali Diagnostikues dhe Statistikor i Shqetësimeve Nervore, që përbën një prej mjeteve diagnostikuese të çrregullimeve nervore të përdorura nga mjekët psikiatër e psikologë në gjithë botën. Sipas DSM-së, pedofili mund të jetë mashkull ose femër, detyrimisht duhet të jetë mbi 16 vjeç për t'u cilësuar i tillë. Duhet të ketë preferencë seksuale fëmijë nën moshën 12 vjeç dhe pa pjekuri seksuale. Kjo preferencë duhet të jetë e vazhdueshme dhe të zgjasë së paku 6 muaj. Diferenca me fëmijën për të cilin ka preferencë seksuale duhet të jetë mbi shtatë vjet. Pedofil i diferencuar është ai individ, që ka preferencë për fëmijë vetëm të njërit seks, meshkuj apo femra. Personi që ka preferencë seksuale për fëmijë të të dy sekseve cilësohet jo i diferencuar. Pedofilët që tërhiqen seksualisht vetëm nga fëmijë meshkuj, janë më të rrezikshëm në veprimin e tyre. Pedofil në incest janë ata persona që tërheqjen seksuale e kanë për bij apo motra dhe vëllezër të tyre në moshë nën 12 vjeç. Çdo rast vlerësohet nga eksperti, psikanalisti, nëse është një rast i rehabilitueshëm dhe nëse ka rrezik të jetë përsëritës në kryerjen e veprimit. Po në vlerësimin e ekspertit është edhe forma e veprimit, e cila përkon edhe me përmbushje të kënaqësisë seksuale nëpërmjet shkaktimit të dhimbjes fizike deri në marrje jete të viktimës. Kjo formë njihet si pedofili killer - pedofili vrasëse dhe për fat të keq, kemi dy raste të fundit të konstatuara në Shqipëri.

Po zonat më problematike, ku ka më shumë autorë të krimeve seksuale?

Do të duhej një punë shkencore me shumë ekspertë për të vlerësuar nëse një zonë gjeo-sociale ka më shumë prirje. Duke hulumtuar, mund të them se në Dibër kemi dy raste të fundit të afërta në kohë, ku përkojnë mosha e viktimave,
mosha e dy autorëve dhe mënyra se si është kryer se-cili krim. Për fat të keq, edhe pasoja në të dy rastet ka qenë shumë e rëndë. Një i mitur i abuzuar dhe pa jetë, rasti tjetër një fëmijë i abuzuar dhe me dëmtime të rënda shëndetësore, që ka kërkuar një trajtim disajavor në reanimacion. Janë të dy raste për t'u hetuar me detaje e për të verifikuar ndonjë krim të mundshëm të pazbardhur në të njëjtën hapësirë, ose ndonjë lidhje të mundshme mes dy autorëve.

A rrezikon Shqipëria më shumë se vende të tjera sa i takon krimit seksual?

Fakti që tre shtetas të huaj si David Braun, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu kanë kryer krime të rënda seksuale ndaj të miturve në territorin shqiptar në mënyrë të vazhdueshme, i bie kambanës së alarmit se Shqipëria është në zonën "jeshile" të hartës së "turizmit seksual". Rrezikojmë për sa kohë nuk kemi një ligj të mirë, logjistikë dhe struktura për të studiuar, ndëshkuar dhe parandaluar personat që kanë shmangie të preferencës seksuale të llojit pedofil. Sa më shpejt duhet krijuar një data base për personat shtetas shqiptarë të proceduar për krime seksuale ndaj të miturve, këtu e kam fjalën edhe për shtetas shqiptarë që depërtohen në atdhe pasi dënohen apo procedohen për këtë grup krimesh në vende të tjera. Ka shumë për të bërë dhe për sa kohë nuk ka filluar puna, jemi të rrezikuar.

Kujt i drejtohet punimi juaj?

Çdo punonjësi të drejtësisë. Ky punim do të ndihmonte së tepërmi një student të Jurisprudencës, Sociologjisë, Psikologjisë, Pedagogjisë e më tej edhe një gazetar apo punonjës të Policisë së Shtetit. Por, edhe një prind nuk do ishte keq të njihte sadopak fenomenin në aspektin social të tij

A mendoni të vazhdoni të punoni mbi këtë temë?

Jam duke punuar po për këtë temë. Kësaj radhe, në formën e një punimi që shërben si tezë për mbrojtje masteri. Shpresoj të sjell një model të një Komentari për studentë të Drejtësisë, në lidhje me krimet me sfond seksual dhe politikën penale në këtë drejtim

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare

trokit ketu


Homoseksualët, veprime të turpshme në publik

27/01/2010 Ndalohet 24-vjeçari i dënuar dhe herë tjetër për prostitucion

DURRES- Një shtetas i dënuar më parë për ushtrim prostitucioni është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi është kapur në flagrancë duke kryer veprime të turpshme në sy të kalimtarëve. Emilian M., 24 vjeç, i lindur dhe banues në Fier prej dy vitesh jeton me qira në Durrës. Ai nuk ka asnjë klasë shkollë dhe kjo ka bërë që 24-vjeçari të kalojë pjesën më të madhe të kohës si i papunë. Emilian M është parë nga disa kalimtarë duke ushtruar marrëdhënie homoseksuale në anë të rrugës shumë të frekuentuar Durrës-Shkozet. Ky shtetas ishte futur brenda rrethimit të shinave të trenit tek Ura e Dajlanit dhe kundrejt fitimit prej 1000 lekësh kryente marrëdhënie seksuale anale me shtetasin Arian L. Veprimet e turpshme nga dy të rinjtë janë bërë në mjedise publike duke ripërsëritur të njëjtën ndodhi tek stacioni i trenit. Vendi i zgjedhur nga homoseksuali është shumë i dukshëm, pasi pak metër më tej qytetarët kalojnë nga njëra anë e rrugës së Shkozetit në anën e zonës së Plazhit. Qytetarët këmbësorë që janë bërë dëshmitarë të skenës së turpshme janë ndier të shokuar dhe në përbuzje e sipër kanë njoftuar në sallën operative. Policia ka mundur të shkojë në vendin e ngjarjes afro 15 minuta, pasi ka marrë sinjalin e kryerjes së veprimeve homoseksuale në mjedise publike. Fieraku Emilian M. është prangosur menjëherë, ndërsa është lënë i lirë partneri i tij Arian L. Homoseksuali nga Fieri ishte i skeduar për veprimet homoseksuale, pasi ai ka vuajtur 6 muaj heqje lirie për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit. Po dje efektivat e policisë së Durrësit kanë ekzekutuar edhe vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor në Durrës ndaj shtetasit T. L. dhe shtetasit V. M. Më datë 29 dhjetor 2009 drejtësia e Durrësit e ka dënuar në mungesë 28-vjeçarin nga Zallbastar i Tiranës me 8 muaj burg për veprimet homoseksuale. Për të njëjtën akuzë dhe që ka lidhje me të njëjtën ngjarje gjykata ka dënuar me 1 vit burg edhe tiranasin tjetër L. M. 24 vjeç. Të dy këta shtetas janë kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale në mjedise publike në terminalin e udhëtarëve tek stacioni i trenit, ngjarje që bëri bujë të madhe.

© 2004 METROPOL GROUP
trokit ketu


[ Edited Thu Jan 28 2010, 03:45pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 05 2010, 01:59pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Margjela, rrëfimi i një shqiptareje të shfrytëzuar

05/02/2010

Historia e vajzës që prostituonte në Itali e që mundi t’u shpëtonte tutorëve është vetëm një nga 16 historitë femërore që gazetarja italiane, Annalisa Fantini, i ka bërë pjesë të librit “Pafajësi e ndotur”. Janë historitë e 16 femrave të kombësive të ndryshme për rrëzimet dhe përpjekjet drejt një jete të re.

Margjela (një emër me siguri i sajuar) është një 15-vjeçare shqiptare që fati e hodhi në trotuaret e Italisë. E dhunuar, e shfrytëzuar për prostitucion, arrin t’u shpëtojë tutorëve të saj. Kjo ndodh falë ndihmës që një tjetër vajzë, më parë ish-prostitutë e tashmë e rehabilituar i jep asaj. Me siguri që histori të ngjashme mund të kenë të tjera vajza shqiptare të detyruara të prostituojnë përtej kufijve. Por Margjela është personazhi i gazetares dhe shkrimtares italiane, Annalisa Fantini. Ajo është një nga femrat me histori jo nga ato të zakonshmet që ajo i ka takuar gjatë profesionit të saj. Nga ato femra që janë në kërkim të një identiteti të humbur. Gjashtëmbëdhjetë prej tyre, secila me historinë përkatëse, janë bërë personazhe të librit të saj “Pafajësi e ndotur” (L’innocenza indecente). Mban titullin e historisë së të miturës shqiptare. Janë histori të largëta në kohë e në hapësirë, por që kanë si bosht të rrëfimit jetë femrash të “përjashtuara” të shoqërisë, që përpiqen të kapen pas jetës që u ka mbetur ose asaj që ende nuk e kanë zbuluar. Vijnë nga vende e kombësi të ndryshme. Një pjesë e ngjarjeve ndodhin në vende familjare për italianët si Romagna, Umbria, Salento, por edhe në vende të largëta si Sarajeva, Kosova, Iraku. Në këto vende lëvizin femrat e zgjedhura nga gazetarja. Secila prej tyre mbart histori arratisjesh, histori zhgënjimesh dhe shprese.

Libri nis me Hanën, një vajzë e re e arratisur nga Sarajeva, e cila në rrugën e saj takon të moshuarën Frau Ilse, e mbijetuar e tragjedisë së nazizmit. Dy gra që vijnë nga realitete të ndryshme, me përjetime lufte, por që jeta i ka drejtuar në Romë, drejt një të ardhme krejtësisht të re. Më tej është historia e Adrianës, një femër që nuk pranon të bëhet pjesë e hipokrizisë së borgjezisë në Italinë fashiste, më tej vjen historia e Terezës, partizanes që i duhet të fshihet bashkë me familjen në tunel për t’i shpëtuar shfarosjes fashiste. Katerina është një tjetër protagoniste, një e re nga fshati që së bashku me disa mike të saj beson se arrin ta ndryshojë statusin e saj me punën e re që gjen në Salento. Në të kundërt shfrytëzohet si një kafshë. “Mirja që urren kukullat” është historia e një vajze rome nga Kosova, e cila në përpjekje për të udhëtuar drejt Italisë, ka parë nga afër vdekjen e një fëmije në ujërat e detit. Një tjetër histori u përket dy femrave të dhunuara seksualisht dhe rrëfimet vazhdojnë. Ajo që mbetet përtej rrëfimit të historive tragjike, është dëshira për një jetë normale. Pas siluetave femërore ato fshehin përzierje ndjenjash, urrejtje, zemërim, mllef për shkaktarët e dhimbjeve të tyre. Por ato duan të jetojnë. Në dëshirën e saj për të njohur fatet e grave, ndihet vullneti i autores për të parë përpara, për ta lënë pas të shkuarën, për t’u dhuruar femrave të saj shpresën se do të mund të shkruajë histori jetësh më të mira.

©2009 Gzeta SHQIP
trokit ketu


[ Edited Fri Feb 05 2010, 02:00pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 05 2010, 03:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vret nënën me sëpatë, plagos dhe të bijën që u përpoq ta ndalte

05/02/2010 Shkak mendohen grindjet e vazhdueshme në familje, 18-vjeçarja pa rrezik për jetën

LIBRAZHD-Djali vret nënën me sëpatë godet edhe të bijën që u përpoq ta ndalte. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prevallë të Lunikut në rrethin e Librazhdit. Dije Miskja 75 vjeç ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve të sëpatës nga i biri Haki Miskja, ndërsa vajza 18-vjeçare është sjellë me urgjencë në spital nga ana e policisë, e cila është nisur me shpejtësi drejt Lunikut menjëherë pas telefonatës në sallën operative. Vajza 18-vjeçare Besjana Miskja ka telefonuar e terrorizuar për atë që po ndodhte numrin 129 të policisë së Librazhdit. Agjentët kanë dëgjuar vetëm fjalët: “Na ndihmoni. Na vrau të gjithëve”. Agjentët kanë mundur të mësojnë nga telefonata e vajzës vetëm fshatin ku ndodhej dhe dy automjete janë nisur me shpejtësi në Prevallë të Lunikut. Kur kanë mbërritur, policët kanë gjetur pa jetë të moshuarën e goditur fatalisht në kokë dhe vajzën 18-vjeçare të gjakosur. Menjëherë një automjet e ka nisur drejt spitalit të Librazhdit, ndërsa të tjerë agjentë kanë nisur kërkimet për burrin që ka lënë sëpatën me gjak në oborr dhe është larguar në zonën përreth fshatit. Dëbora e rënë dhe i ftohti i kanë bërë të vështira kërkimet e policisë, por sipas të dhënave agjentët kanë ngushtuar rrethin dhe autori pritet të arrestohet shumë shpejt. Vajza e dëmtuar pas mjekimit të marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve, ajo ka marrë një goditje në pjesën e veshit dhe dëmtime të tjera, por që nuk kanë prekur organe jetike. Në fshat ka qenë edhe vëllai i madh i vajzës, por që për momentin nuk ka qenë në shtëpi. E vetmja që ka luftuar me të atin ka qenë 18-vjeçarja, por nuk ka mundur ta ndalë vrasjen. Tragjedia ka ardhur pas një grindjeje në familje që ishin të vazhdueshme dhe shkaku mendohet të jetë zhdukja e bashkëshortes 10 vjet më parë. Sherri ka arritur deri aty sa burri ka dalë në oborr ka marrë sëpatën dhe ka hyrë brenda me qëllimin për të vrarë nënën e tij. Fatmirësisht nga reagimi i tmerrshëm ka shpëtuar vajza, e cila është munduar të shpëtojë gjyshen, por ka qenë e kotë. Shtetasi 53-vjeçar kishte 4 fëmijë, ndër të cilët dy djem që punonin në Greqi dhe ktheheshin herë pas here pranë familjes. L. Lleshi

© 2004 METROPOL GROUP
trokit ketu


Hidhet nga kati i 8-të me foshnjen, ndalohet i shoqi


KAVAJE- KAVAJE- Një tragjedi e rëndë ka tronditur sot në mëngjes qytetin e Kavajës.

Rreth orës 06. 50 minuta të së premtes policia eshte informuar se Irma Daullja, një vajzë 22 vjecare së bashku me vajzën e saj të mitur vetëm 2 vjece janë gjendur të vdekura pranë trotuarit përpara banesës së saj në lagjen nr 5 të këtij qyteti.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, mbërriti grupi hetimor dhe po kryen veprimet e para hetimore dhe proçeduriale duke administruar të gjitha provat me synim sqarimin e rrethanave, motiveve dhe mekanizmin e ngjarjes.

“Paraprakisht dyshohet se, 22 vjeçarja është hedhur së bashku me vajzën e saj 2 vjeçare, nga tarraca e katit të 8 – të, të pallatit ku banonin. Nga grupi hetimor, po hetohet pista e një vetvrasje, pasi viktimat- sipas ekspertëve mjeko - ligjor nuk kishin shenja dhune" – thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Tiranës të shpërndarë sot për median.

Tjetër pistë hetimi është ajo e vrasjes së të resë së bashku me fëmijën e saj. Policia thotë se nuk ka gjetur shenja gjaku në vendngjarje ndërsa ka ndaluar bashkëshortin e 22 vjecares. Një fqinj i ciftit po merret në pyetje, si dhe janë kryer të gjitha veprimet hetimore në banesën e viktimës.

Nga të dhënat e para që janë mësuar nga vendngjarja gazetarët e NEWS24 informuan se bashkëshorti kishte thënë se kishte qenë në gjumë kur kishte ndodhur tragjedia.

Bashkëshorti i Irmës ka dërguar vogëlushen e tij në spital për ti shpëtuar jetën, por zemra e saj kishte ndalur.
(s.g/balkanWeb)

trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Engel
Fri Feb 05 2010, 04:10pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Shume trishtuse te japin vetem te e mendosh se ku ka arritur gjendja ne shqiperi.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
SuperGirl
Sat Feb 06 2010, 01:16am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
awww..hina te kjo teme pikerisht me shkru rastin e ksaj vajzes 22 vjece, qe asht hedh bashke me te bijen 2 vjece... ca asht tu i ndodh njerezve sot...si ka mundesi qe ndodhin kto gjana pa kuptim. cfare faji ka nje fmi 2 vjec qe ti me zgjedh nje vdekje kaq te tmerrshme per te!!

asht tu i ik truni ktyne njerezve!!

[ Edited Sat Feb 06 2010, 01:16am ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
L - N
Sat Feb 20 2010, 08:26am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Elbasan, abuzoi seksualisht me të ëmën,pranga 38-vjeçarit

Elbasan – Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e shkuar një 38-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie shkuese me dhunë ndaj nënës së tij, 60-vjeçare
Kështu, është prangosur në flagrancë shtetasi Toni Pepa, 38-vjeç, lindur e banues në fshatin Fierzë – Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, është gjetur edhe një armë pistoletë tip Berete. Organet e hetimit po punojmë për të sqaruar plotësisht këtë ngjarje jo të zakonshme, që ka tronditur zonën.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime te mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona ne gjini ose kujdestari”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe të municionit”.
2010-02-18 10:08

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
SuperGirl
Tue Feb 23 2010, 02:17pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
hahah...s'di a asht me qesh apo me qa
ca ban truni!!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
L - N
Sat Mar 06 2010, 03:25pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Nëna e Klodit të “Big Brother”: Rrëfimi i djalit tim ishte shokues, prisja që ai të martohej

» Vendosur: 06/03/2010 - 09:25

Ermira Shpetimi

Natën e së shtunës së spektaklit, ajo ishte e emocionuar. I kishin thënë se Klodi, biri i saj do t’i bënte një surprizë. Nuk arrinte ta imagjinonte se çfarë, por në jetën e tyre ata kishin ndarë çdo gjë bashkë, prandaj dhe surprizën e imagjinonte të bukur, si vetë marrëdhënia e tyre. Ndërkohë në studio, aty ky bëhet spektakli i çdo të shtune, ishte e motra e Klodit dhe disa miq të tij. Dikush nga stafi i kishte pyetur nëse mamaja, e cila do ta ndiqte nga shtëpia, ishte vetëm apo e shoqëruar. E megjithatë gjithçka që prodhonte imagjinata e tyre në ato momente, ishte shumë larg asaj që pritej të ndodhte në të vërtetë. Në dhomën e rrëfimit, me lot në sy Klodian Çela, 35 vjeç bën rrëfimin më delikat të jetës së tij, më të guximshëm për realitetin shqiptar dhe më të dhimbshëm për zemrën e një nëne, e cila deri në ato momente nuk dinte asgjë. “Mama prano homoseksualitetin tim!”. Një rrëfim i gjatë dhe prekës, i hedhur i gjithi në letër dhe më pas lot pa fund prej tij dhe gjithë audiencës që i përcillte me ankth dhe habi ato momente. Me siguri në ato çaste gjithkush mund të pyeste veten, si po e përjetonte mamaja e Klodit atë rrëfim? A kishte ditur ajo diçka më parë? A kishte me të vërtetë kjo histori nota kaq dramatike për familjen e Klodit apo gjithçka po bëhej thjesht për show? Lumja, mamaja e Klodit dhe e katër fëmijëve të tjerë, një grua rreth të gjashtëdhjetave që e kishte jetuar jetën me kurajo, forcë dhe optimizëm, që kishte vuajtur e kaluar vështirësi, por më në fund ia kishte dalë për mrekulli në misionin e saj si nënë dhe si grua, atë natë pa që bota po i shkërrmoqej para syve. A ishte biri i saj ai që po i fliste nga ekrani, para gjithë shqiptarëve, e që po i rrëfente sekretin më të madh të jetës së tij? A ishte ai Klodi, djali i saj i preferuar me të cilin kishte një lidhje shumë speciale, një marrëdhënie që i kapërcente kufijtë klasikë nënë-bir për të qenë shumë, shumë shokë? Ajo nuk paska ditur një të vërtetë të madhe, një të vërtetë shokuese... E nëse të gjithë u përlotën atë natë, Lumja qau sa gjithë vitet e jetës së saj të marra së bashku. Ndërkohë i bënte vetes pyetje pa fund, pse nuk ma ka treguar më parë, pse zgjodhi këtë mënyrë, pse duhej ta bënte në fund të fundit?
Lumja është një grua e fortë, ajo ka rritur pesë fëmijë për të cilët sot është krenare. Të gjithë tashmë të rritur, kanë gjetur rrugën e tyre të jetës, të gjithë kanë arritur të përmbushin pritshmëritë e saj si nënë. Por Klodi ka bërë shumë më tepër. I larguar nga Shqipëria që adoleshent, ai sot ka ndërtuar në Itali një jetë që emigrantë të tjerë si ai as që mund ta ëndërrojnë. Me vështirësi dhe sakrifica, me vullnet dhe shumë pasion, ai sot ka një punë të mirë dhe një ekonomi të fortë. Por si gjithmonë ai dëshiron që gjithçka ta ndajë me familjarët e tij e sidomos me nënën që e ka pikë të dobët... Por rrëfimin më të rëndësishëm të jetës së tij, ai vendosi ta ndajë me të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm me të... Gjithçka që ndodhi më pas në familjen e Klodit e sidomos përjetimet e nënës së tij, një gruaje shqiptare e cila i përket atij brezi që i mban veshët mprehur për të mësuar se çfarë mendon opinioni përreth saj, do t’ju a përcjellim në një rrëfim prekës nga vetë mamaja e Klodit e cila nuk ka mundur të mbajë nën fre emocionet, dhimbjen dhe lotët edhe gjatë bashkëbisedimit tonë.
Të shtunën e kaluar, djali juaj rrëfeu të fshehtën e tij. Ju si e pritët?
Për mua ishte një rrëfim shumë i rëndë, nuk e prisja. Unë kam patur gjithmonë një marrëdhënie shumë të afërt me Klodin ashtu si me të gjithë fëmijët e tjerë. Kemi qenë si shokë, por këtë të fshehtë nuk ma ka rrëfyer asnjëherë.
Ju thoni që i keni qëndruar shumë afër djalit tuaj, si ka mundësi që nuk kishit nuhatur diçka rreth prirjeve të tij seksuale?
Asnjëherë nuk kam nuhatur diçka të tillë. Dëshira ime si nënë ishte që ta shihja mirë dhe që një një ditë të martohej e të krijonte familjen e tij.
Kur i kërkonit që të martohej, çfarë ju thoshte?
Më përgjigjej se “nuk më pëlqen, akoma nuk e kam vendosur, nuk e kam gjetur atë që më përshtatet mua”.
Gjatë bisedës ju treguat se keni jetuar shumë vite në Itali pranë tij. A ju ka prezantuar ai ndonjëherë me ndonjë mikeshë speciale?
Kur kam jetuar në Itali, ai më ka prezantuar një mikeshën e tij italiane, një vajzë që më pëlqente shumë. Me të ai pati rreth tre vite miqësi dhe unë e imagjinoja si të dashurën e tij, mbase edhe si bashkëshorten e tij të ardhshme. Më pas u ndanë...
Ju keni rritur tre djem të tjerë përveç Klodit, çfarë të veçante kishte ai në krahasim me ta?
Klodi ka qenë gjithmonë një tip artisti, shumë i dhënë pas artit, muzikës, kërcimit. Ka qenë pjesë e ansamblit të Lezhës si valltar. Përveç kësaj ai ishte shumë besimtar, shkonte në kishë sistematikisht. E veçanta e tij në krahasim me djemtë e tjerë ishte se ai ishte shumë i dhënë mbas meje, por edhe pas vëllezërve dhe motrës së tij. Më ndihmonte gjithmonë në punët e shtëpisë dhe ishte maniak i pastërtisë.
Ju thoshte ndonjëherë që ka një sekret të cilin në një moment të caktuar do ta ndante me ju?
Jo asnjëherë, unë mendoja se çdo gjë ma kishte treguar.
A keni arritur të gjeni një spjegim pse Klodi, megjithë lidhjen tuaj speciale, vendosi që këtë rrëfim ta bëjë publikisht?
Nuk arrij ta kuptoj, për mua nuk ka spjegim... Do ta pyes djalin kur të dalë nga “Big Brother”.
Stafi i “Big Brother” ju kishte dhënë ndonjë sinjal për këtë që do të ndodhte?
Dija thjesht se do të më bënte një surprizë, as që më shkonte ndër mend se bëhej fjalë për këtë lloj rrëfimi kaq tronditës.
Më pas çfarë ndodhi?
Ishte shumë e rëndë për mua dhe mendoj se çdo nënë do ta kishte përjetuar si unë, prandaj mund ta imagjinoni vetë. Por më pas, kur arrita të qetësohem dhe të reflektoj për gjithçka ndodhi, mendova që duhet ta pranoj këtë realitet pasi ai është im bir dhe madje do ta mbështes e do ta dua edhe më shumë.
Na rrëfeni ndonjë detaj rreth marrëdhënies tuaj, të cilën ju e cilësoni si shumë speciale?
Klodi është një djalë shembullor, ai është kujdesur gjithmonë për mua, në çdo detaj, madje edhe për garderobën time. Gjithçka që unë vesh, është e përzgjedhur prej tij. Ai është një djalë model në sjelljen me nënën.
Si kanë qenë reagimet e njerëzve pas rrëfimit të Klodit?
T’ju them të drejtën akoma nuk jam përballur me askënd, por duke ditur se në çfarë ambienti jetojmë, çfarë opinioni na rrethon, pak a shumë e imagjinoj reagimin.
Tani pas rrëfimit, si iu duket sjellja e Klodit brenda shtëpisë?
E shoh pak të rënë moralisht. Pikërisht kjo më jep shtysë që ta mbështes dhe ta dua edhe më shumë. Pra ai nuk ka komportimin e atij që është çliruar pasi ka thënë një të fshehtë që e mundonte. Mbase tani ka ardhur momenti që unë t’i kthej borxhin e gjithë atyre viteve që ai është përkujdesur për mua në mënyrë të jashtëzakoshme. Unë duhet ta mbështes, por sikleti i tij qëndron te fakti se ai nuk e di këtë, prandaj dhe vuajtja e tij vazhdon.
Për çfarë po vuan më shumë ai?
Ai thjesht mendon për mua, për paragjykimet me të cilat do të përballen familjarët e tij. Ju e keni parë që te koka e krevatit ai ka të shkruar “mami të dua shumë”. Qetësia ime është shumë e rëndësishme për të.
Një i ri i suksesshëm në perëndim, i realizuar në çdo pikëpamje, pse duhet të vijë në Shqipëri, në një program televiziv dhe të rrëfejë një të vërtetë kaq tronditëse, sidomos për familjarët?
Sinqerisht nuk kam një shpjegim pasi nuk e di, por Klodi, duke qenë një person shumë i çiltër dhe i sinqertë, mbase ka dashur të thyejë një tabu, të guxojë ai i pari. Ai nuk pranon që të shtiret në jetë, të hiqet ai që nuk është.
Tani që Klodi rrëfeu sekretin e tij, si kanë reaguar djemtë e tjerë dhe vajza, a e dinin ata më parë?
Ata e dinin të gjithë përveç meje. Kur iu kërkova shpjegime dhe mbi të gjitha kur iu bëra pyetjen se përse nuk më kishin thënë asgjë, të paktën ata, përgjigja e tyre në fakt më bindi; “Jeta e Klodit i përket vetëm atij dhe duhej që ai ta vendoste nëse do ta thoshte ose jo”.
Si ju duket reagimi i banorëve ndaj Klodit pas rrëfimit të tij?
I shoh të gjithë të përfshirë në lojë, e mbështesin thjesht që të mos bëjnë figurë të keqe, që të duken të emancipuar. Mendoj që janë të paktë ata që e mbështesin dhe ato janë kryesisht femrat. Më lëndoi qëndrimi i Valonit pak ditë më parë kur tha që nuk i duron dot lesbikët dhe gejt, në sy të Klodit. Nuk tregohet burrëria me këtë mënyrë, por me tolerancë.
Kush mendoni se e mbështet sinqerisht?
Deri tani më e afërt me Klodin më duket Domenika, sepse ajo ka jetuar në perëndim dhe është më e avancuar në mentalitet. Po ashtu edhe Bledi, Olta, Edi dhe Seldi. Pjesa tjetër po bën lojën e të emancipuarve.
Më lart ju thatë se Klodi po vuan për ju. Si keni menduar t’ia përcillni edhe atij mesazhin se edhe kësaj here, siç keni bërë gjithmonë, ju do ta mbështesni?
Nëse do të më jepej mundësia, do të doja t’i nisja një mesazh drejtpërdrejt djalit duke i thënë se “je im bir, të mirëkuptoj dhe të dua pafundësisht”. Në këtë mënyrë edhe ai do të ndjehej më rehat.
Mendoni se Klodi mund ta fitojë “Big Brother”?
Nëse loja do të bëhet e sinqertë, mendoj se mund ta fitojë. Por nëse banorët brenda shtëpisë, por edhe votuesit jashtë, do të kenë një ngarkesë paragjykimi, natyrisht që nuk do ta lejojnë që të jetë ai fituesi.
A mendoni se pjesëmarrja në “Big Brother” është një hap i parë drejt rikthimit të Klodit në Shqipëri?
Klodi e do shumë botën e televizionit dhe kjo mendoj se ka qenë arsyeja pse ai vendosi të marrë pjesë në këtë program. Edhe në Itali miqësia e tij është kryesisht me artistë. Por Klodi do shumë edhe vendin e tij dhe mbase ai po mendon tashmë që ta organizojë ndryshe jetën e tij, mes Italisë dhe Shqipërisë.
Si e imagjinoni takimin tuaj më Klodin sapo ai të dalë nga “Big Brother”?
Do të jetë një takim shumë emocionues, jam e sigurtë. Di që sapo ta përqafoj, do t’i heq një ankth të brendshëm. Pas takimit me mua, ai do të jetë më i çliruar. Do të jetë një takim i përshkuar nga malli, ndjesitë e fajit dhe dashuria pa fund. Mall për largësinë, ndjesi faji që nuk arritëm të themi gjithçka mes njëri- tjetrit dhe dashuri sepse ai është im bir, është djali im i mrekullueshëm.

Marre prej Gazeta Panorama Online

trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Mar 06 2010, 03:28pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Qindra lezhjanë protestojnë kundër fenomenit "Klodi"

Lindita Kokaj | 06/03/2010

Qytetarët lezhjanë nuk e kanë suportuar dot deklaratën e bërë publike nga Klodi i "BB3" mbi homoseksualitetin. Mbi 100 qytetarë të moshave nga 15 deri në 50 vjeç, pjesa më e madhe e tyre të rinj, janë grumbulluar në sheshin administrativ në orët e mbrëmjes të ditës së premte në shenjë proteste.

Qytetarët theksuan se Klodi nuk është lezhjan, por familja e tij ka ardhur në Lezhë në vitet '80-të. Lezha nuk e meriton njollën e "homoseksualitetit".
Klodi ka njollosur qytetarinë lezhjane dhe të kombit shqiptar. Nuk duam që ky fenomen të kthehet në një "epidemi".

Lezhjanët janë shquar si intelektualë dhe janë të njohur në mbarë botën për historinë, traditën dhe kulturën dhe jo për homoseksualitet.
Qytetar rreth 45 vjeç: Jemi mbledhur në qytetin e Lezhës për të protestuar kundër fenomenit "Klodi". Ai nuk është nga Lezha.

Babai i tij, Riza Kazma, ishte nga Shkodra, ndërsa nëna e tij, Lume, është nga Berati. Familja ka ardhur në Lezhë në vitet 1980-të. Lezha nuk e meriton të etiketohet "vend i homoseksualëve". Lezha nuk e meriton njollën e "homoseksualitetit".

Qytetar rreth 40 vjeç: "Po protestojmë kundër deklaratës së bërë publike nga Klodi, që ka njollosur qytetarinë lezhjane dhe kombin shqiptar. Klodi nuk duhet të shkelë më në Lezhë dhe as në Shqipëri, por andej nga e ka marrë këtë eksperiencë, në Itali, sepse nuk duam që ky fenomen të ndikojë tek fëmijët tanë.

Nëse miratimi i ligjit për homoseksualët është kusht për të hyrë në Europë, ne s'duam të shkojmë në Europë, por duam të ruajmë krenarinë e kombit shqiptar, ku homoseksualiteti nuk është njohur dhe trashëguar kurrë.

Qytetar rreth 25 vjeç: Rinia lezhjane ka gjak të pastër shqiptari. Klodi nuk është lezhjan, por i imigruar në Lezhë. Ai ka fytyrën e vet dhe nuk përfaqëson Lezhën. Lezhjanët janë njerëz të shquar, intelektualë me traditë dhe kulturë të trashëguar nga brezi në brez, dhe kurrë në historinë tonë nuk ka zënë vend homoseksualiteti".

Qytetarët lezhjanë më pas kanë marshuar në bulevardin "Gjergj Fishta", duke u bërë ftesë bashkëqytetarëve të tyre që të bashkohen kundër, siç e quajtën ata "fenomenit KLODI". Ata pohuan gjithashtu se do të vazhdojnë të protestojnë edhe në Tiranë.


© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Gurabi
Sat Mar 06 2010, 03:57pm

Registered Member #1920
Joined: Thu May 29 2008, 09:10pm

Posts: 6466
sa injoranta njerez qe jane ..jane qu 30 fmi aty e demek fenomeni .... pffff.. shkoni mar shifni shpijat e juja e punte e juja e leni njerezit me jetu ....

Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! .......
Back to top
Go to page  1 2 3 4 5  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3338 sec, 0.0778 of that for queries. DB queries: 63. Memory Usage: 3,369kB