Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
:::ShkoderZemer
Sun Dec 28 2008, 07:40pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Shkodra ose Shkodër (vendasit e së cilës quhen Shkodranë, (latinisht: Scodra, ital.: Scutari) është qytet në Shqipërinë veri-perëndimore, qyteti kryesor i rrethit me të njëjtin emër dhe që ndodhet në buzë të liqenit me të njëjtin emër, pranë lumenjve Drin dhe Buna. Shkodra është themeluar rreth shekujve V-IV p.e.r. Origjina e emrit të saj është Skodrin ose vendi ku shkon Drini. Shkodra ka një natyrë dhe klimë të mrekullueshme. Ajo ndodhet pranë Liqenit të Shkodres, më i madhi në Ballkan, me një sipërfaqe prej 370 kilometrash katror. Në Shkoder kalojnë lumi Drin, Bunë dhe Kir. Shkodra rrethohet edhe nga një grup malesh si ai Cukal (1.722 metra), Maranaj (1.576 metra), Tarabosh dhe Sheldi.

Historiku i qytetit të Shkodrës
Artikulli kryesor : Historia e Shkodrës
Zona përreth vendit ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët parahistorike. Këtu janë gjetur gjurmë të paleolitit (gurit te vjeter) të mesëm, ndërsa që nga neoliti (guri i ri) gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona. Objektet e gjetura gjenden në muzeumin e qytetit, në atë të Tiranës dhe në muzetë e Evropës. Kjo sepse zona ka një kombinim të rrallë faktorësh fizikë për jetesë. Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore të qytetit të sotëm, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronxi i hershëm (2000 p.e.r). Në shekullin V - IV p.e.r. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi 130 m.

Kultura
Një ndër qytetet më të pasura me kulturë. Rreth viteve 1990 Shkodra ishte një ndër pikat tregtare më të rendësishme. Lulëzonte sidomos tregtia me Venedikun (republika e venecias), dhe aty ky qytet importoi kulturë perendimore.
Në muzikë. Në llojin e saj duken nuanca të orientuara nga muzika klasike, ko dallohet në këngët e lehta shkodrane. Ndersa po në ato vite u theksua edhe nje zharg tjetër që quhet Jare. Kjo lloj muzike është karakteristike dhe unike, gjendet vetëm në Shkodër dhe ruhet me fanatizëm nga familjet shkodrane.
Ne diksion. Shumë fjalë u huazuan. Ndryshe nga qytetet e tjera të Shqipërise që përdorin vetëm (ose kryesisht) turqizmat, ne Shkodër përdoren edhe shumë fjalë me prejadhje italiane.
Në Shkodër në vitin 1909 luhet ndeshja e parë e futbollit, në Shqipëri, ndërmjet një skuadre amatore të asaj kohe dhë një skuadre e përbërë nga garnizoni Austriak. Në 1919 themelohet klubi i pare i në Shqipëri, i quajtur Vllaznia. Ndaj Shkodra quhet Djepi i Futbollit.
Humori, edhe pse nen censurën e sistemit komunist, themlohet e para resvitë komike e quajtur Hosteni.Aty spikat humoristi popullor Shtejfen Palushi. Te tjere Artist të medhenj si, Tano Banushi (atrist i merituar), Paulin Preka, Zef Deda (kunati i shokut xhemal), Zyliha Miloti... etj.
Në letërsi mund të veçojme emra si: Migjeni (1911 - 1938), Gjergj Fishta (1871-1940)... etj

[ Edited Mon Apr 06 2009, 07:38am ]

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
:::ShkoderZemer
Sun Dec 28 2008, 07:42pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Kalaja e Rozafës
Në atë periudhë treva banohej nga fisi Ilir i Labeatëve. Në këtë kohë qyteti merr një zhvillim ekonomik, gjë që dëshmohet nga prerja e monedhës në qytet që në vitin 230 p.e.r Nga monedha mësojmë emrin që ka patur qyteti në atë kohë, Scodrinon. Në vitin 181 p.e.r. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullin II p.e.r. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Nga Shkodra kalonin rrugë tregetare të rëndësishme drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe nëpërmjet luginës së Drinit për në Kosovë, nga lindja.
Me dyndjet sllave pushtohet dhe bëhet kryeqendër e shtetit të Zetës në shekullin e Xl. Më pas vjen pushtimi i shkurtër Bullgar. Në shekullin XIV bëhet qendër e rëndësishme autonome me institucione të zhvilluara dhe në vitin 1360 bëhet kryeqendër e Principatës së familjes Balshaj. Më 1396 kalon nën sundimin e Republikës së Venedikut e cila rinderton kalanë dhe qytetin e quan Scutari. Qyteti ka institucione dhe ligje si çdo qendër e zhvilluar veneciane në Adriatik.
Mbas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi qendresën e popullit shqiptar ndaj pushtimit Osman, në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon përsëri Shkodrën me mbi 100 000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i pa pushtuar. Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1600 vetash i cili u dorëzua me kusht. Kjo qëndresë u përshkrua nga historiani i parë shqiptar dhe dëshmitar i kësaj ngjarjeje, shkodrani Marin Barleti. Libri i tij "Rrethimi i Shkodrës" u botua në Evropë në vitin 1504. Pas pushtimit qyteti u rrënua por dalëngadalë u rimëkëmb dhe në shekullin e XVII u bë qendër sanxhaku e Perandorisë Osmane. Në këtë periudhë qyteti ka mbi 1800 shtëpi dhe ka filluar të shtrihet në fushën ku është sot. Zhvillohen zejtaria, punimi i armëve, punimi i mëndafshit, i bakrit dhe i stolive prej argjendi.
Në shekullin XVIII bëhet qendër pashallëku nën sundimin e familjes vendase të Bushatlive. Më 1787, Mahmut Pasha i Bushatlive tentoi për herë të parë krijimin e një principate të pavarur shqiptare, që më vonë u shtyp nga perandoria osmane.
Më 1718 janë hapur në Shkodë agjencitë e para konsullore. Më 1730 krijohet Dhoma e Tregtisë. Nga viti 1807 deri me 1809 ndërtohet bexhisteni në zonën tregtare në rritje të qytetit. Në shekullin e XlX rritja ekonomike ecën me ritme të larta. Qendra tregtare ose pazari ka rreth 2500 dyqane (shitore) dhe është më i madhi në Ballkan. Qyteti arrin në 50'000 banorë dhe bëhet qendër Vilajeti. Këtu prodhohen veshje kombëtare, pëlhurë, lëkurë, duhan, barut, që eksportohen. Ushtrohen 80 profesione. Në qytet janë 6 konsullata të fuqive evropiane dhe vendeve fqinje. Në vitin 1867 qyteti bëhet qendër e Arqipeshkvisë. Ka institucionet tregtare të kohës, gjykatë, drejtori postale, dogane.

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
lissandro
Sun Dec 28 2008, 08:30pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
SHKODERZEMER jam dakort me cfar thu ti pa vetem nje gja mbetet pak a shum jo e qart 100% per prejardhjen e emrit shkoder ne skodrin keshtu e kam dit edhe un si po e thu ti pa kur e kam pa ne intervista tek top chanal qe u jepte vet nga artistat ton shkodran qe e kan studju shkodren keshtu thohet por pram me nje shtes qe thoshin nuk mund ta vertetojm emrin saktesisht edhe jam habit meqe e hape ket tem ju falenderoj po patet matrial persa i perket merit jam shum kurjoz me e dit flm

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
::albweb::
Wed Jan 07 2009, 01:55pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Welcome to Shkoder Albania

Qarku Shkodër me fshatrat: Shirokë, Zogaj, Vau-Dejës, Mjedë, Spatharë, Shelqet, Kaç, Naraç, Dush, Karme, Gomsiqe, Oblikë, Babot, Muriqan, Shtuf, Dramosh, Oblikë e Sipërme, Obot, Vallas, Velinaj, Vidhgarë, Bushat, Shkjezë, Plezhë, Kosmaç, Stajkë, Ashtë, Ranxë, Fshat i Ri, Mali i Jushit, Plepan, Melgush, Barbullush, Kukel, Hotën, Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Bërdicë e Sipërme, Trush, Beltojë, Mali Hebaj, Dajç, Samrisht i Ri, Samrisht, Belaj, Mali i Gjymtit, Pentar, Rrushkull, Mushan, Darragjat, Suka-Dajç, Shirq, Guri i Zi, Juban, Ganjollë, Kuç, Renc, Vukatanë, Gajtan, Ragam, Sheldi, Mazrek, Shpor-Maliq, Hajmel, Dheu i Lehtë, Pistullë, Paçram, Nenshat, Mes, Dragoç, Boks, Kullaj, Myselim, Drisht, Ura e Shtrenjtë, Domen, Shakotë, Prekal, Vilëz, Pog, Kir, Gjuraj, Plan, Xhan, Bruçaj, Mgullë, Dobraç, Grudë e Re, Shtoj i ri, Guci e re, Shtoj i ri, Guci e re, Shtoj i vjetër, Zues, Golem, Hot i ri, Bleran, Bardhaj, Breg-Lumi, Abat, Nicaj-Shalë, Lekaj, Vuksanaj, Pecaj, Theth, Ndërhysaj, Gimaj, Nën-Mavriq, Lotaj, Vukjakaj-Gegaj, Palaj-Gushaj, Benë, Koni i Madh, Barcollë, Vukaj, Uk-Bibaj, Ndrejaj, Nikaj-Shosh, Palaj, Pepsumaj, Brashtë, Koman, Qerret, Arrë, Vilë, Telum, Kllogjën, Malagji-Kajvall, Toplanë, Sermë, Gushtë, Velipojë, Pulaj, Luarz, Baksrjoll, Gomsiqe, Baks i ri, Pulaj, Reç i ri, Ças, Mali i Kolajve, Mnelë e Madhe, Mnelë e Vogël, Vig, Koplik, Gruemirë, Boriç i vogël, Grudë-fushë, Grilë, Kurt, Limaj-egç-lepurosh, Omarë, Rrash, Vorfe, Demiraj, Ktosh, Gjorm, Mushqerrë, Vajush, Boriç i Madh, Kërraj, Bajzë, Ivanaj, Aliaj, Gradec, Hot, Jeran, Pjetroshan, Rapsh, Vukpal, Premal, Goraj-Budishtë, Kastrat, Bratosh, Tamarë, Brojë, Kozhje, Selcë, Vukël, Lëpushë, Vermosh, Nikë, Bogiç-Palvar, Dobër, Jubicë, Kamicë-Flakë, Kalldrun, Koplik i Sipërm, Stërbeq, Lohë e Poshtme, Dedaj, Bogë, Bzhetë, Bzhetë-Markaj, Lohë e Sipërme, Vrith, Vuç-Kurtaj, Zagorë, Qaf-Gradë, Reç, Repishtë, Kokpapaj, Pukë, Lajthizë, Fushë-Arrës, Miçaj, Lumbardhë, Dom, Gjegjan, Gojan i Vogël, Rras, Kuzhnen, Gojan i Madh, Shkoz, Kimëz, Kalvare, Mesul, Flet, Zath, Kulumri, Truen, Blerim, Dardhë, Qebik, Iballë, Sapac, Levosh, Berishë e Vogël, Berishë Vendi, Berishë e Sipërme, Shopel, Mërtur, Fierzë, Porav, Bugjon, Kokdodë, Arst, Miliska, Mëzi, Aprip-Guri, Qafë-Mali, Armiraj, Srriqe, Mollkuqe, Lajthizë, Lumbardhë, Tuç, Kryezi, Orosh, Breg, Rrape, Kabash, Buhot, Bicaj, Blimisht, Lumzi, Meçe, Qelëz, Bushat, Dushnezë, Midhë, Buzhalë, Dedaj, Levrushk, Ukth, Qerret i Vogël, Qerret, Luf, Dush, Karme, Kçirë, Luf-Plan, Korthpul, Kaftali, Gomsiqe, Vrith, Plet.

Qarku Shkodër
Qarku i Shkodërs përbëhet nga tre rrethe: Rrethi i
Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe i Pukës. Qëndra e Qarkut është
vendosur në Shkodër. Qarku ka një sipërfaqe prej 3562 km2 dhe
një popullsi prej rreth 337.015 banorë. Ai kufizohet me: qarkun
Kukës, qarkun Lezhë, me Malin e Zi, dhe në liqenin e Shkodrës
dhe detin Adriatik.
Organet drejtuese të Qarkut janë Kryetari, Kryesia, Sekretari
dhe Zv. Kryetari, si dhe seksionet e ndryshme të miratuara nga
Këshilli i Qarkut.
Këshilli i Qarkut përbëhet nga një numër i caktuar anëtarësh të
forcave të ndryshme politike në propocion me votat e marra gjatë
zgjedhjeve lokale. Në këtë këshill bëjnë pjesë përfaqësues të
rretheve të mëposhtme.
Numri i anëtare të këshillit është 67Këshilli i Qarkut
bashkëpunon me të gjithë institucionet publike e private, lokale,
kombëtare dhe të huaja për realizimin e një zhvillimi të
qëndrueshëm në Qark.
Burimet Natyrore të
Rrethit Shkodër - Rrethi i Shkodrës kufizohet
nga veriu me rrethin e Malësisë së Madhe, në perëndim me
Republikën e Malit të Zi dhe detin Adriatik, nga jugu me rrethin
e Lezhës dhe në lindje me rrethin e Pukës. Ka një sipërfaqe prej
2049 km
dhe një popullsi prej 241 mijë banorë. Në këtë territor ka tre
liqene.
Liqeni i Shkodrës ka një sipërfaqe prej 369 km2, nga
të cilat 149 km2 janë në territorin shqiptar, pjesa
tjetër i takon Republikës së Malit të Zi. Thellësia mesatare
është 10 m, temperatura mesatare e ujit është 16.50 °C. Liqeni
ushtron ndikim zbutës mbi klimën e qytetit dhe është shumë i
pasur me peshk. Rendimenti vjetor ështe 50 kg/ha. Ky liqen është
më i madhi në Ballkan. Vija e bregut të liqenit ka një gjatësi
prej 14.5 km, nga e cila rreth 10 km është shkëmbore dhe 4.5 km
fushore. Siperfaqja e liqenit që mbulohet nga kjo vijë është
rreth 2300 ha.
Liqeni Artificial i Vaut të Dejës
ka një siperfaqe prej 27 km2. Liqeni i Komanit ka një
sipërfaqe prej 17 km2. Rrethi i Shkodrës
përshkohet nga tre lumenj: Drini, Buna dhe Kiri.
Mbi lumin Drin ndodhen dy hidrocentrale: i Vaut të Dejës i ndodhur 20
km nga qyteti, me fuqi 250 MW; i Komanit i ndodhur 40 km nga
qyteti, me fuqi 600 MW. Në malësitë e Shkodrës ekziston një
pellg ujëmbledhës malor, me lartësi mesatare 800 m dhe me një
rezervë energjie të shfrytëzueshme prej 400 MW/orë, i cili është
i përshtatshëm për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.
Liqeni i Shkodrës
Ndër burimet minerale
kryesore përmendim: Miniera e Bakrit - Palaj Karme, në distancë
45 km nga qyteti. Rezervat e mineralit llogariten mbi 1 milion
ton me 2.5% Cu. Burime të tjera minerale bakri ka në Turrec, 40
km larg dhe minerali titanoilmenit në Ungre, 55 km larg.
Ndër mineralet jometalore përmendim: kaolina në Domen-Postribë
dhe Vig; vendburim silici në Vilzë; boksite në Villgare;
dolomite në Rrasek; rriolite në Guri Zi. Në periferi të Shkodrës
ka reserva të mëdha lënde të parë për prodhimin e materialeve të
ndërtimit.
Rrethi i Shkodrës ka
një natyrë të shumëllojshme. Në jugperëndim, rreth 30 km larg
ndodhet plazhi detar i Velipojës. Në bregun e liqenit kemi
qendrat klimaterike dhe turistike Shirokë dhe Zogaj. Liqenet
artificiale malore janë plot me peshk dhe lumenjtë malore janë
në vetvete atraksione turistike. Nga veriperëndimi fillojne
alpet e veriut, deri në 2600 m lartësi, ku ndodhen pikat
turistike të Thethit dhe Bogës. Arsimi dhe Shkollat Shtetërore



Back to top
::albweb::
Wed Jan 07 2009, 01:56pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
LARTESITE MBI NIVELIN E DETIT NE DISA PIKA TE QYTETIT TE SHKODRES

Kodra e kalasë (Kalaja) 133 m
Kodra e Tepes mbi Ajasëm 86 m
Kodra e Tepes në lagjen Tepe 63 m
Uzina e telit 22 m
Shkolla industriale "A.Broci" 21 m
Sheshi te "Dugajt e reja" 15.3 m
Sheshi Fushëçelë 13.9 m
Sheshi Parrucë 11.9 m
Sheshi në fund të Xhabiejve 9.4 m
Blloku i spitaleve 18.2 m
Shkolla pyjore 16.2 m
Sheshi Serreq 14.8 m
Sheshi Perash (I.Boletini) 13.1 m
Qafëhardhi 11.3 m
Dobraç 17.3 m
Shkolla e muzikës 15.2 m
Dërgut 14.2 m
Stadiumi 13.2 m
Sheshi "5 Heronjte" 13.7 m
Ish "Instituti Zooteknik" 12 m
Tophana 9.1 m
Pazar (Ura e Bunës) 9.25 m



Back to top
::albweb::
Wed Jan 07 2009, 02:03pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik.Gjatësia e tij është rreth 43 km (katror).Sipërfaqen se ka gjithëherë të njëjtë.Verë niveli i liqenit është i ultë dhe përfshin një hapësirë rreth 360 km (katror).Niveli i liqenit rritet në pranverë dhe vjeshtë dhe përfshin një sipërfaqe rreth 530 km katror.Thellësia mesatare e tij është 6 m,porë në disa lugaja dhe gotulla arrin edhe deri në 40 m. Liqeni shtrihet në kufi të Malit të Zi dhe Shqipërisë,midis maleve të larta të Sutormanit,Rumisë,Lisinit dhe degëve të Bjeshkëve të Nemuna.Emrin e sotëm e ka marrë sipas qytetit të Shkodrës,i cili gjendet në bregun e tij në Shqipëri...... Liqeni i Shkodrës është njëri ndër liqenjt më të rinj natyrorë të kontinentit tonë. Disa shënime nga koha e lashtë flasin se lugina e liqenit të sotëm ka qenë fushë pjellore,nëpër të cilën rrjedhte lumi Buna e në të cilën derdhej lumi Moraça.Edhe kryqëzorët që kanë kaluar nëpër këtë trevë në shekullin XI,kanë shënuar se u është dashur të kalonin përmbi dy lumenj,ndërsa liqenin nuk e përmendin.Në disa shënime historike kah gjysma e parë e shekullit XVIII liqeni i sotëm përmendet si moçal,sipërfaqa e të cilit rritej vazhdimisht dhe kohë pas kohe vërshonte tokat.Ishte shenuar edhe se kjo trevë në kohën e sundimit romak furnizonte Romën me drithëra.Lugina pjellore e Shkodrës ka qenë një hambar i madh në kohën e Nemaniqëve. Për formimin e Liqenit të Shkodrës ekzistojnë dy mendime.Sipas mendimit të disa shkencëtarëve liqeni paraqet një gji të detit,që u shkëput nga ai për shkak të ngritjes së terenit rreth Bunës.Sipas mendimit tjetër liqeni është formuar me uljen e tokës në luginën e Shkodrës.Mendimin e dytë e ka pranuar edhe shkenca e gjeografisë.Lumi Kir,degë e majtë e Buenës,që vjen nga malet e pjerrta të Shqipërisë,e ka mbushur me shekuj shtratin e Buenës me lëndë të ngurta dhe kështu ka penguar derdhjen e ujit nga këneta që ishte formuar afër Shkodrës.Uji në kënetë u rrit vazhdimisht dhe u shëndrrua në liqen.Formimin e liqenit e ka shpejtuar edhe Drini,i cili zbret poashtu nga malet e Shqipërisë.Ky lumë i rrëmbyeshëm e ka ndërruar shpesh shtratin e vet,duke përmbytur tokat përreth dhe duke i shkaktuar popullsisë së atjeshme dëme të mëdha.Gjatë një përmbytje,nuk dihet se kurë,Drini e ndërroi drejtimin e vet dhe formoi shtrat të ri drejtë Bunës dhe në derdhjen e saj depozitoi prurje të ngurta të mëdha.Atëherë një sasi e madhe e ujit të Drinit në vend që të derdhej në det,u derdh përmes Bunës në liqe.Niveli i liqenit u ngrit dhe përmbyti fushat pjellore dhe vendbanimet që ndodhëshin në afërsi.Vetë brenda tetëdhjet viteve të fundit Liqeni i Shkodrës përmbyti mbi njëzet mijë hektarë tokë pjellore.Në liqen fryjnë erëra të forta si nga malet,ashtu edhe nga deti.Era më e fortë është ajo e jugut (Shiroku) Ajo di t'i çmendë valët e liqenit aq sa shpesh ditë më radhë ndërprehet çdo lundrim. Liqeni është i pasur me botën bimore e shtazore.Janë të njohur sidomos peshqit:saraga,trofta,krapi,ngjala,bërcaku dhe kubla.Nëpër kënetat e liqenit gjenden llojë të ndryshme shpendësh.



Back to top
lissandro
Wed Jan 07 2009, 06:40pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
AlnaniaWep
hahahh bravo te qofte sa mir i paske rreshtu sma ka marr menja se ka kaq shum fshatna rrethi shkodres emra qe nuk i kam nigju naj her ne jeten teme te lumshin durt

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
guest
Thu Jan 08 2009, 07:53pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
Qarku i Shkodërs përbëhet nga tre rrethe: Rrethi i
Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe i Pukës. Qëndra e Qarkut është
vendosur në Shkodër. Qarku ka një sipërfaqe prej 3562 km2 dhe
një popullsi prej rreth 337.015 banorë.
Rrethit Shkodër - Rrethi i Shkodrës kufizohet
nga veriu me rrethin e Malësisë së Madhe, në perëndim me
Republikën e Malit të Zi dhe detin Adriatik, nga jugu me rrethin
e Lezhës dhe në lindje me rrethin e Pukës. Ka një sipërfaqe prej
2049 km
dhe një popullsi prej 241 mijë banorë
________

kam mendu se si qark dhe si rreth do te jet popullsia ma e madhe ne numer. po si qytet a din gja kush sa asht numri i popullsise?

[ Edited Thu Jan 08 2009, 07:54pm ]


Back to top
Mbreteresha
Thu Nov 12 2009, 09:00pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
I love shkodra :x


[ Edited Thu Nov 12 2009, 09:00pm ]

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
::HorroR::
Wed Nov 18 2009, 11:50pm
Registered Member #3101
Joined: Sun Jun 28 2009, 05:09pm

Posts: 51
Mbreteresha ka shkruar:

I love shkodra :x



:x
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2724 sec, 0.0848 of that for queries. DB queries: 50. Memory Usage: 2,785kB