Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Wed Jan 07 2009, 09:17pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Gjumi dhe ëndrrat (marre nga rrevista Familjare)

Çfarë është të ëndërruarit? Ku qëndron thelbi i saj? A janë të çuditshme imazhet që shohim gjatë gjumit? Pyetjet se pse dhe si ëndërrojmë përbëjnë një mister të pazgjidhshëm. Që nga krijimi i njerëzimit, filozofë dhe dijetarë të shumtë janë përpjekur të shpjegojnë procesin e ëndërrimit, por asnjëri prej tyre nuk e ka nxjerrë në dritë misterin e tij. Ëndrra është një botë e gjerë metafizike që lidhet me jetën e përtejme. Ndjesia e kësaj lidhjeje bëhet e mundshme kur njerëzit ndërmarrin realizimin e praktikave për pastrimin e nevojshëm emocional dhe shpirtëror. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata jetojnë në një gjendje të mosnjohjes, si rrjedhojë, nuk mundin t’i kuptojnë realitetet e mprehta të ëndrrës.

Fakti që shumë vargje kuranore dhe hadithe profetike i përmendin ëndrrat, do të thotë se muslimanët duhet t’u kushtojnë vëmendje atyre. Rrëfimet e ëndrrave të profetëve dhe interpretimi i tyre në Kuran, ashtu si edhe thënia e profetit Muhamed (a.s) se ëndrrat janë dyert drejt shpirtërores, tregojnë se ato përmbajnë një lloj të veçantë dijeje.


Realiteti i ëndrrave

Njerëzit kanë një “intelekt shpirtëror”, i cili është perceptimi. Ky intelekt percepton atë që ndodh përreth, por angazhimi i tij me aktivitetet trupore e pengon atë të reflektojë mbi dijen që lidhet me të padukshmen. Gjatë gjumit, kufiri i pesë shqisave zbehet, duke i lejuar intelektit shpirtëror të marrë dije rreth së padukshmes nga bota metafizike. Pastaj ai i kthehet përsëri trupit. Meqenëse ndodhet brenda trupit, ai kufizohet nga gjërat trupore dhe mund të funksionojë vetëm përmes aftësive trupore. Shpirti ia transmeton imagjinatës atë që percepton nga bota, e cila e përshkruan këtë dhe e mishëron në mënyrën e duhur, për t’ia paraqitur “shqisës së ndarë”.

Personi në gjumë ndihet sikur po i sheh ato në të vërtetë. Ky është një shpjegim i pjesshëm i të ëndërruarit.

Tani, le të ndalemi në çështjen e gjumit, gjatë të cilit zë vend ëndrra.

Në përgjithësi, besohet se një i rritur ka nevojë mesatarisht për 8 orë gjumë në natë. Megjithatë, kërkuesit tregojnë se nevoja për gjumë ndryshon nga personi në person: bebet kanë nevojë për 16 orë gjumë, ndërsa të moshuarit shfaqin luhatje të mëdha nga mesatarja. Përveç kësaj, disa njerëz ëndërrojnë vazhdimisht gjatë gjumit, disa të tjerë zgjohen rregullisht.

Shkaku dhe funksioni i vërtetë i të fjeturit nuk është kuptuar tërësisht. Allan Rachtschaffen, një kërkues i procesit të gjumit në Universitetin e Çikagos, pohon se gjumi nuk ka funksion aktiv për trupin. Pavarësisht nga reduktimi i sforcimeve muskulare dhe lodhja, trupi, në të vërtetë, nuk ka nevojë për gjumë për të rifreskuar veten, sepse qelizat tona mund ta ripërtërijnë dhe “riparojnë” veten në çdo lloj rrethane. Sipas disa kërkimeve të fundit, trupit të njeriut nuk i duhet të largojë procesin e rinovimit për të qenë në gjendje pasive apo gjumi. Elektroencefalograma (EEG), gjatë gjumit, nuk zbulon asnjë aktivitet të tillë pasiv në tru. Sipas Dr. Evans, një psikolog në Laboratorin Kombëtar të Mjekësisë në Angli, në Seksionin Shkencor të Kompjuterit, arsyeja më e rëndësishme e gjumit është që ta lejojë personin të ëndërrojë.

Dr. William Dumont, një doktor në Qendrën Mjekësore të Stanfordit, në Klinikën e Çrregullimeve të Gjumit dhe Sektorin e Kërkimeve, pohon se ëndërrimi është shumë i rëndësishëm, sepse ëndrrat ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit fizik të trupit. Dr. Colin D. Hendrig i Universitetit të Stanfordit shkruan se të gjitha organet kryejnë lëvizje dhe aktivitete sistematike në kohë të ndryshme dhe në nivele që janë të veçanta për to. Këto ndryshime janë të ndryshme për çdo person. Aktivitetet fizike arrijnë kulmin në mesditë dhe nivelin më të ulët në agim.

Dr. Franz Halberg prezantoi termin “circadian” për ndryshimet që ndodhin rregullisht gjatë 24 orëve. Ekuilibri fizik mund të ruhet nga ndryshimet ritmike në përputhje me kohën. Kur ritmi i organit është më i papërshtashmi, ne ndiejmë gjumë. Periudha e parë e gjumit, ajo e lëvizjes jo të shpejtë të syve, është gjendja më e qetë e trupit. Frymëmarrja është e rregullt dhe e qetë. EEG-ja tregon se të gjitha aktivitetet mendore janë normale dhe të organizuara. Të gërhiturit ndodh pikërisht në këtë fazë.

Gjatë gjumit aktiv vihet re lëvizja e shpejtë e syve.

Këtu trupi është i qëndrueshëm, përveç rasteve të ndonjë lëvizjeje të çrregullt të muskujve të fytyrës dhe gishtërinjve. Frymëmarrja bëhet e çrregullt, gjë që çon në ndryshime të vazhdueshme ritmike. Në këtë gjendje nuk ka gërhitje.

Njerëzit që janë me depresion ndihen të rehatuar për sa kohë ata nuk janë në gjumin aktiv, sepse kjo është faza kur shfaqen ëndrrat. Shumë njerëz nuk mund ta shmangin gjumin aktiv, edhe nëse marrin qetësues, të cilët shërbejnë për ta bllokuar atë pjesërisht ose tërësisht.

Periudha e parë e gjumit aktiv zgjat rreth 10 minuta. Me kalimin e natës, fazat e gjumit aktiv mund të zgjasin më shumë, disa herë deri në një orë. Ne ëndërrojmë, pavarësisht nga kohëzgjatja e kësaj periudhe, por kur zgjohemi harrojmë se çfarë kemi ëndërruar. (Kërkuesit i zgjojnë ata qe flenë për t’i pyetur, nëse kanë ëndërruar apo jo, në mënyrë që t’i regjistrojnë ëndrrat.)

Gjatë ëndrrave, shumë hollësi largohen nga kujtesa jonë. Zakonisht, ne kujtojmë ëndrrat që kanë përmbajtje apo kuptim të mirë dhe të kënaqshëm. Nëse do t’i kujtonim ëndrrat tona, do të ishim vazhdimisht nën ndikimin e tyre gjatë tërë ditës dhe do të ishim të paaftë të përdornim shqisat tona.

Nëse nuk do të kishte periudhë të gjumit aktiv, gjatë të cilit sytë lëvizin me shpejtësi, njerëzit do të zgjoheshin çdo një apo dy orë, për dhjetë ose njëzet minuta, në vend që të flinin gjatë gjithë natës. Eksperimentet tregojnë se njerëzit e privuar nga periudha e gjumit aktiv, shfaqin çrregullime psikologjike, shpirtërore dhe trupore. Eksperimente të tjera tregojnë se, kur njerëzit e privuar nga gjumi aktiv marrin ilaçe qetësuese, periudha e gjumit aktiv është më e gjatë. Ernest I. Hartman thekson se qeniet njerëzore kanë nevojë për periudha konstante, gjatë të cilit sytë nuk lëvizin shpejt (periudha e parë e gjumit), të alternuara ndërmjet fazave të gjumit aktiv. Me fjalë të tjera, çdokush ka një periudhë konstante fillestare, por periudha e gjumit aktiv ndryshon nga njeriu në njeri.

Njerëzit më “gjumashë” janë kryesisht ata që merren me punë kërkuese dhe drejtuese apo ata që punojnë me orare të zgjatura. Nëse nuk flenë siç duhet, atyre u duhet të ndeshen me probleme të ndryshme të jetës. Ata ndihen të mërzitur, ankohen vazhdimisht dhe kanë probleme neurologjike. Nga ana tjetër, njerëzit me natyrë romantike apo artistike, flenë për t’i shpëtuar shoqërisë.

Ne nuk mund t’i ndryshojmë dot zakonet tona të të fjeturit. Nëse nuk mund të flini për më shumë se 6 orë, kjo do të thotë se keni nevojë vetëm për aq gjumë. Mesatarja tetëorëshe e kohëzgjatjes së gjumit është thjesht një përgjithësim në rrethet shkencore. Kjo nuk mund të zbatohet te çdokush.

[ Edited Wed Jan 07 2009, 09:18pm ]
Back to top
lissandro
Tue Mar 03 2009, 09:30pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Esht e vertet qe persa i perket enderrave esht shum interesante menyra se si i shofim mbase nganjeher mendojm se ishim gjith naten ne enderr kur sipas zbulimeve mjeksore thohet se enderra mee gjat mund te zgjasin me sekonda .
un thjesht do mendoja se keto jan shqisa telepatike qe gjat gjumit ato bahen aktive si nje memorje qe kthehet ne riaktivizim perseri ne gjum .
arsyeja se shum nga ne cfar perjetojm gjat dites ndoll qe te njetat i shef edhe ne enderr perseri naten .
por qe edhe ndoll qe perpara se te ndoll nje gezim apo hidhrim shum qe ju tregojn enderrat i shofin ne enderr perpara se ju ndollin
por shkurtimisht enderrat jan shum interesante dhe thom se jan si nje alarm qe aktivizohet gjat gjumit qe te disa prej nesh nuk jep shenja te te gabura dhe te disa po
po them dikuj i tregojn enderrat sikur i shef
dhe dikuj nuk i tregojn fare .
ky ishte thjesht mendimi im .

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
vegas
Tue Jul 07 2009, 01:58am

Registered Member #3102
Joined: Sun Jun 28 2009, 06:04pm

Posts: 60
endrra dhe dashnija pa fund


Back to top
vegas
Wed Jul 15 2009, 11:14am

Registered Member #3102
Joined: Sun Jun 28 2009, 06:04pm

Posts: 60
Ne nuk mund t’i ndryshojmë dot zakonet tona të të fjeturit. Nëse nuk mund të flini për më shumë se 6 orë, kjo do të thotë se keni nevojë vetëm për aq gjumë. Mesatarja tetëorëshe e kohëzgjatjes së gjumit është thjesht një përgjithësim në rrethet shkencore. Kjo nuk mund të zbatohet te çdokush.


Back to top
Al Bundy
Wed Jul 15 2009, 06:32pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
armani ka shkruar:

Ne nuk mund t’i ndryshojmë dot zakonet tona të të fjeturit. Nëse nuk mund të flini për më shumë se 6 orë, kjo do të thotë se keni nevojë vetëm për aq gjumë. Mesatarja tetëorëshe e kohëzgjatjes së gjumit është thjesht një përgjithësim në rrethet shkencore. Kjo nuk mund të zbatohet te çdokush.




Sorry,po nuk asht e vertete.Une s'kam nevoje per ma teper se 6 ore gjume.Verifikoni burimet;)



Back to top
SuperGirl
Mon Jul 20 2009, 11:52am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Ohh...une kam nevoje per ma teper se 8 ore

10 jane ok



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2310 sec, 0.1099 of that for queries. DB queries: 42. Memory Usage: 2,654kB