Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
MENDJA DHE FUNKSIONET E SAJA |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | ![]() (gre. nous, lat. mens, ang. mind, fra. esprit) është veprimtaria e trurit dhe në veçanti, shkallëve të vetëdijes si personaliteti, mendimi, dëshira, perceptimi, arsyeja, kujtesa, përfytyrimi, mençuria dhe emocioni. Megjithëse shumë lloje kafshësh ndajnë me njeriun disa prej këtyre aftësive, emërtimi është i lidhur zakonisht me qeniet njerëzore. Ka shumë teori se çfarë është mendja dhe si ajo funksionon të cilat e kanë zanafillën e tyre në lashtësinë greke me Platonin dhe Aristotelin, dhe në filozofinë indiane. Teoritë parashkencore, që ishin rrënjosur në teologji, përqendrohen në marrëdhënien mes mendjes dhe shpirtit, i cili hamendësohet thelbi mbinatyror ose hyjnor i njeriut. Teoritë moderne, të bazuara në kuptimin shkencor të trurit, e shikojnë mendjen si një dukuri të psikologjisë, dhe emërtimi përdoret shpesh pak a shumë si bashkëemërtim me ndërgjegjen. Çështja me të cilën aftësitë njerëzore përbëjnë mendjen është po ashtu shumë e debatueshme. Disa argumentojnë se vetëm funksionet mendore "të larta" përbëjnë mendjen: veçanërisht arsyeja dhe kujtesa. Në këtë pikëpamje emocionet si dashuria, urrejtja, frika, gëzimi janë më shumë "primitive" apo varësi e natyrës dhe duhet të shihen si të ndryshme në natyrë ose prejardhjen e mendjes. Disa të tjerë argumentojnë se ana arsyetore dhe emocionale e njeriut nuk mund të ndahen, se ato rrjedhin nga e njëjta natyrë dhe prejardhje, dhe se ato duhet të mendohen si pjesë e mendjes vetjake (individuale). [ Edited Wed Jan 07 2009, 11:38pm ] | ||
Back to top | | ||
matura2000 |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2355 Joined: Wed Oct 01 2008, 03:35amPosts: 2346 | medja jon ashte perfekte e ashte fuqi energiet.e ma e bukura ashte se na e kena ne dore me ba qa te dujm me mendjen ton , por shpesh , nuk dina me e perdore siq duhet. e un canale di energie di luce. CHI LO FA' , SE LO ASPETTI................ ![]() | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System