Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji
 
<< Previous thread | Next thread >>
Freud dhe Jung, dy njerez te shkences, dy mendime te ndryshme
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Sun Jan 11 2009, 09:58pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Sigmund Freud-in dhe Karl Gustav Jung-un i njohim si dy psikonalistet me te medhenj ne bote. Ne çka konsiston puna e tyre shkencore? Cila eshte ne fakt teoria e tyre mbi psikoanalizen!!? Jeni me shume per Freud-in apo per Jung-un dhe pse? Ku eshte dallimi esencial i tyre?

Si u be qe keta dy njerez erudit te medhenj, ne fillim te bashkpunonin ngushte ne mes veti (fillim te shekullit 20), e qe me pas rruget e tyre te ndahen dhe nga kjo ndarje te dalin dy teori te ndryshme ne shkencen e psikoanalizes?


Të shkruash për Zigmund Freud (ne vazhdim FROJDI). Është edhe shumë e veshtirë e edhe e pamjaftueshme ne faqet e kesaj rubrike. Sa për ta zberthyer fare pak teorine e tij mbi jeten psiqike dy tre rreshta ne vazhdim.
Psikologu dhe Psikiatëri austriak Frojdi, është themelues I psikoanalizës, ku teoria e tij mbi jeten psiqike ndikoj jo vetëm në zhvillimin e Psikologjisë (adleri, jungu etj) por me modifikime të ndryshme dhe me korrektuar të shumëta është e pranishme edhe në disa teza filozofike deri në kohen tonë. Megjithëse vet Frojdi refuzonte vendosmërisht që ti atribuohet cfardo intence filozofike koncepcionit të tij “ natyror –shkencor”. Nocioni I nenvetëdijes është kategori fundamentale e Psikanalizës së Frojdit.Duke konsideruar se baza e terë jetës është në sferën e cila është krijuar duke prapsur Instiktin në sferen e nënvetëdijes, ai pohon se pikrisht kjo sferë përcakton qenjësisht të gjitha aktet tona të vetëdijshme.Të prapsurit, mos plotësimi I kanqësisë së plotë te instikteve seksuale rezulton me neuroza të ndryshme, ekscese patologjike, gabime ne shkrim dhe në të folur etj. Zbulimi I sferës së nënvetëdijes, që I takon Frojdit, paraqet një zbulim të jashtëzakonisht të rendësishëm , relevant sidomos për shpjegimin më të thellë të disa fenomeneve jo vetëm psiqike por edhe të përgjithshme kulturore.
Impulsi themelor dhe thelbi I gjithë mesimeve te Frojdit qendron në synimin e tij që sa më shumë te eliminohet censura e përhershme e cila pengon të shprehurit e lire të Impulseve, që keta Impulse të depertojnë pa pengesa në menyrë që njeriu në mënyre autentike të jete ai I verteti, burimori dhe jo I rremë dhe hipokrit.
Duhet edhe shumë e shumë për ta përshkruar teorinë e Frojdit por po e le në ndonjë Replikë tjeter. Ndërsa Karl Gustav- Jung, psikiater dhe psikolog zvicerran, Mjek dhe themelues I shkollës psikoanalitike të Cyrrihut, I të ashtuquajtures “psikologji analitike”. JUNG, në bazë të raportit të individit dhe të rrethit –njerzit I ndanë në dy tipa karakteri kryekeput të ndryshëm.1. të EKSTRAVERTUAR( të kthyer nga bota e jashtme, aktivë) dhe 2. të INTROVERTUAR(të kthyer nga bota e mbrendshme, pasiv). Në emer të qëndrimit “metafizikisht më të lirë” dhe psikologjikisht të palidhur, Jung refuzon cdo smplifikim të problemit te psikes dhe konsideron se është jokritike të pranohet një I vetmi INSTIKT themelor, I cili do të duhej të shpjegonte cdo gjë dhe të behej themel I gjithë jetes shpirtërore. Duke mbrojtur kompleksitetin e psikes dhe më këtë psikologjinë e relativizuar , Jung ndahet nga Psikoanaliza dhe konstituon një Psikologji te RE , karakteristika e së cilës është TIPOLOGJIA e jetes shpirtërore. Kjo Ndarje e tij nga PSikoanaliza të jep të kuptosh Ndryshimin e raportëve FROJD-JUNG.
- Magjikut i pelqen me shume Frojdi! pse? sepse........ next time


Freud dhe Jung ne fillim ishin shoke te ngushte qe kishin mendime te njejta. Kjo shoqeri nuk u zgjati shume mbas disa mospajtimeve qe ata hasen ne psikologji.

Jung dhe shume psikologe te tjere (Adler, 1927; Erikson, 1968; Fromm, 1947; Horney, 1945; Jung, 1917; Sullivan, 1953) kategorisht nuk u pajtuan me disa gjera qe Freud thoshte.

Kemi dy shkolla dhe diciplina psikologjike. Ato jane: Psikoanaliza nga Freud, dhe Psikologjia Analitike nga Jung. Keto te dyja e perbejne thelbin e shkolles moderne psikologjike te mendjes e njohur si Psikologjia e Thelle, dhe kane per qellim hulumtimin e shtreses se thelle te NENDIJES.


Dallimi midis Freud dhe Jung ne tri pika te shkurta.

1. Freud e pershkroi nendijen si regjistrues apo mbajtes qe rri nen vetedijen, dhe qe puna e te ciles eshte ti mbaje ndodhite e refuzuara, ndjenjat, mendimet dhe eksperiencat e padeshiruara te vetedijes.

Jung tha se gjenden dy shtresa te nendijes – 1. Nendija Personale qe ndodhet menjehere nen vetedijen, qe regjistron ngjarje me permbajtje psiqike personale, dhe nen nendijen personale ndodhet 2. Nendija e Plote qe permbane akumulimin e eksperiences totale te te gjithe njerezimit.



2. Sipas Freud fuqia e jetes eshte e nxitur nga seksualiteti, dhe nendija nuk permbane me shume se ndjenja, mendime, eksperienca dhe zemerime per deshirat seksuale te paplotsuara. Dhe per kete arsye nendija eshte nje qante e mbushur me patologji dhe ne fakt, ashtu eshte jeta ne pergjithesi.

Sipas Jung, jeta ne teresi ka nje domethenie me te madhe se sa vetem seksualiteti. Seksualiteti eshte vetem nje pjese e nje teresie me te madhe qe mbeshtete procesin e individualitetit dhe kerkimit te panderprere per kuptime. Nendija permbane nje rregullator qe funksionon si kompensues, qellimi I te cilit eshte sherimi, pjekuria, dhe individualiteti.



3. Sipas Freud crregullim I balances psiqike eshte patologjia qe eshte rrjedhoje prej ne konflikti te pazgjedhure seksuale, nje kompleks qe e rrethon energjine seksuale te personit.

Jung thote se nuk eshte e domosdoshme te jete patologji, por me sakte nje kompenzime dhe nje prirje rregullative e nendijes per tu perpiqur qe te zgjedhe barazpeshen e cekuilibruar te psiqikes si teresi.




Teoria e famshme e Carl Jung eshte ajo per ARCHETYPES me definicionin qe thote: Nje model I trasheguar I mendimeve ose imagjinatat simbolike qe jane rrjedhoje e eksperiences se plote jetesore te te kaluares dhe te tashmes ne nendijen individuale.

Freud njihet me shume si materialiste, ndersa Jung me shume si shpirterore.
Une mendoje se Freud I ka dhene kontribute te madhe psikologjise por tek mospajtimet me Carl Jung une absolutikisht anoj nga Jung se me duket te jete shume me i arsyeshe
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2338 sec, 0.1284 of that for queries. DB queries: 33. Memory Usage: 2,483kB