Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
SuperGirl
Mon Aug 27 2007, 10:49pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Te flasesh per Psikologji e te mos permendesh te madhin Frojd (Freud) do thoja eshte praktikisht e pamundur. Babai i psikoanalizes, solli ide revolucionare qe ngjallin polemika akoma sot...por kush ishte Sigmund Freud?

Sigmund Freud (Zigmund Frojd 1856 - 1939) lindi më 6 maj të vitit 1856 në Freiberg, një qytet në Mähren (Çekia e sotme). Familja e tij i takonte kulturës hebraike në ketë qytet dhe ky ishte një nga 130 judenj në një qytet të banuar nga 4500 banorë. Frojdi filloi universitetin në moshën 17 vjeçare, por nuk u promovua si mjek pas provimeve derisa i plotësoi 25 vjet. Por kur u promovua, ai u punësua menjëherë në spitalin e Vjenës. Në vitin 1903 Frojdin e takojmë si profesor, pas 17 vitesh përvoje pune në profesion (koha normale ishte tetë vjet), ndërsa në vitin 1886 u martua dhe kishte gjithsejt gjashtë fëmijë.




Puna e parë e Frojdit në teorinë e psikoanalizes ishte ”Studie über Hysterie” të cilën e shkroi së bashku me kolegun e tij të punës Joseph Breuer (Jozef Brojer). Ky libër u botua në vitin 1895, pra nëntë vite, pas hapjes së klinikës së tij private. Libri i parë të cilin ai e shkroi vetë ishte ”Traumdeutung” - "Ëndërrshpjegim" që doli në qarkullim në vitin 1899.



Në fillim më 1902 një grup studjuesish u interesua aq shumë rreth këtij libri saqë filluan të takohen me Freudin çdo javë në shtëpinë e tij për të diskutuar idenë e librit të ëndrrave dhe shkrimet e tjera në të.
Frojdi shkroi edhe një sasi të madhe librash dhe artikujsh mbi psikoanalizën në fillim të vitit 1900. Në këtë kohë, ai ishte 40 vjeç, që zakonisht mendohej si një moshë produktive në bazat shoqërore.
Në vitin 1908 u formua shoqata e psikoanalistëve, ku në fakt, shumë studius të jashtëm udhëtonin shpesh në Vjenë për të studjuar tek Frojdi dhe për ketë edhe mori edhe shumë urime dhe premtime dhe komplimente.
Në vitin 1909 Frojdi u bë mjek nderi në Clark University në Amerikë dhe po në të njëjtin vit u mbajt edhe kongresi i parë mbi psikoanalizën në Salzburg të Austrisë. Frojdi u propozua edhe për marrjen e çmimit Nobel, por edhe pse zbuloi shumë, kontribuoi shumë dhe dha teori të rëndesishme, ai nuk e mori kurrë ketë çmim.



Divani i Frojdit, ku praktikonte psikoanalizen me pacientet

E bija e tij Anna Freud filloj që të shkojë së bashku me të nëpër seminare të ndryshme dhe e zëvendësonte edhe atë nganjëherë. Anna e cila shkoj për analiza tek babai i saj dhe e studijoi psikoanalizen tek ai, ishte edhe si sekretare e tij, infermiere por edhe si kolege më e besuara e tij.
Përforcimi i nazistëve në Gjermani dhe përndjekja e judenjve krijoi një pasiguri tek Frojdi. Në një bashkpunim të hershëm në lidhje me një libër Woodrow Wilson (kryetar i Amerikës) Frojd e njihte ambasadorin amerikan në Francë William Bullin dhe kishte marrëdhënje të mira me të, ky e ndihmoi Frojdin që të dalë në Angli për shkak të pasigurisë së tij në Gjermani, e gjithë kjo ndodhi në vitin 1938, kur ai kaloi në Angli.
Në vitin 1923 Frojdi u diagnostikua me kancer në gojë dhe për këtë shkak ai bëri me dhjetera operacione që në fillimet e para të sëmundjes në Austri. Pak pasiqë ai mbërriti në Angli, dhimbjet e tij u rritën aq shumë saqë ndikuan që ai edhe e kërkoi nga mjeku që ti japë një sasi morfine vdekjeprurëse më 23 shtator të vitit 1939.


Marre nga wikipedia


[ Edited Wed Sep 05 2007, 03:51pm ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Mon Aug 27 2007, 11:10pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Teoria psikoanalitike e Frojdit


Sigmund Freud e shikon personalitetin njerezor si nje fushe beteje ku luftojne idi, egoja dhe superegoja te cilat maten per superioritet. Idi eshte nje rezervuar instiktesh seksuale dhe agresive te perqendruara ne pjesen e pa vetedishme te mendjes dhe vepron mbi bazen e parimit te kenaqesise. Ai eshte ne konflikt te eger me superegon (pjesen e vetedishme) e cila vepron mbi bazen e parimeve morale. Nderkohe egoja qe funksionon mbi parimin e realitetit, sherbejne si ndermjetes per te vendosur rregull mes idit dhe egos. Idi eshte i lindur, kurse superegoja zhvillohet me ane te sanksioneve te ndryshme qe vendosin prinderit dhe shoqeria. Idi thote “tani”, superegoja thote “kurre” dhe egoja thote “me vone” duke u bazuar mbi deshirat baze individuale. Impulset e idit dhe konfliktet e tij me superegon dhe egon jane te pranishme ne mendjen e pavetedishme por ato jane te shrehura ne mendimet dhe sjelljet ne forma te ndryshme te fshehura.

Freud gjithashtu besonte se personaliteti njerezor zhvillohet permes nje serie stadesh psikoseksuale... gjate çdo stadi, nje zone e caktuar e trupit (zonat erogjene) eshte qendra e stimulimit seksual dhe kenaqesise dhe ne ate stad konfliktit i perkasin zonave te veçanta dhe predominante te trupit.
Stadi oral fillon nga lindja deri ne 1-1.5 vjeç. Ne kete stad kenaqesia eshte fokusuar ne zonen e gojes dhe buzeve ne rastin kur i porsalinduri thith, gelltit dhe kafshon.
Gjate stadit anal 1.5-3 vjeç interesat dhe konfliktet perqendrohen ne mbajtjen dhe nxjerrjen e feqeve. Negativizmi i manifestuar nga besimi dhe burimi i rregullit, po ashtu frekuentimin i shpeshte i tualetit eshte verejtur gjate ketij stadi anal.
Me pas vjen stadi fallik 3-6 vjeç ku zona trupore me interes me te madh eshte zona gjenitale ,ku femijet fillojne te interesohen per organet e tyre gjenitale. Ketu shfaqen Komplekset e zhvillimit. Kompleksi i Edipit, i pare nga Freud eshte nje fenomen universal dhe konsiston ne krijimin e nje ndjenje seksuale kundrejt nenes dhe nje mospelqim i babait. Kjo ndodh vetem te djemte 3-6vjec.Situata ngjashme e vajzave ndodh duke mos e pelqyer nenen dhe duke ndjere nje kenaqesi seksuale per babain quhet Kompleksi i Elektres.
Pas ketij stadi vjen ai latent dhe kur djali i vogel pritet te kaloje ne kete stad presupozohet se ka zgjidhur ose represuar Kompleksin e Edipit dhe djali eshte identifikuar nga ana gjinore me te atin dhe keshtu pas ketij stadi fillon faza e pubertetit e cila pekon me stadin gjenital te zhvillimit psikoseksual.Ne kete stad interesi dhe kenaqesia e individit eshte e perqendruar tek seksi i kundert duke arritur keshtu kulmin e shprehjes se heteroseksualitetit permes bashkimit seksual.

Frojdi eshte nje nder teoricienet e pare qe pohoi se: “femija eshte babai i burrit”. Keto konflikte dhe privime ne femijerine e hershme pati efekte te ndryshme ne personalitet. Kjo teori e stadeve psikoseksuale thekson se frustacioni dhe konfliktret ne çdo stad te pa zgjidhura ne kohen e tyre do te shkaktojne fiksime (mbetje ne nje nga stadet psikoseksuale) dhe regresione (rikthim ne nje stad te me parshem dukekryer sjellje dhe duke mbajtur qendrime si te keti te me parshem). Nje person i cili eshte theksuar ne stadin oral p.sh. ai do te karakterizohet nga nje varesi e madhe ndaj te tjereve, lakmi dhe pasivitet. Nje person qe eshte fiksuar tek stadi anal eshte obsisiv-kompolsiv, kokfort dhe thumbues (ironik).
Megjithate kjo teori nuk ka aprovime klinike te bazuara mbi vezhgime.Po ashtu fakti qe Kompleksi i Edipit dhe faza latente ne zhvillimin psikoseksual jane universale dhe jane thuajse te gabuara. Megjithate u vlersua shume rroli i konflikteve te femijerise se hershme dhe kishte nje rendesi te madhe ne zhvillimin e personalitetit , roli i rendesishem qe luajti zbulimi i te pandergjegjshmes cila motivonte sjelljen dhe modifikimin e personalitetit. U vleresua shume edhe funksioni i mekanizmave mbrojtes qe e ndihmonin individin per te shmangur çrregullimet e ndryshme te ankthit qe vinin si pasoje e konflikteve te brendeshme. Gjithsesi nocioni qe femijet kalojne ne keto stade psikoseksuale dhe ndikimi i konflikteve te femijerise se hershme ne personalitetin e mevonshem perseri mbeten te debatueshme dhe me pas u modifikuan nga psikoanaliste te mevonshem. Duke patur parasysh teorin e Freud instiktet biologjike shihen edhe sot si deterrminuese te personalitetit.


Pergatitur nga SuperGirl




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Tue Aug 28 2007, 10:36pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Postimet me siper fshire nga SuperGirl.
Jashte teme!


[ Edited Sat Sep 08 2007, 01:50pm ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
::bud::
Fri Oct 05 2007, 02:01am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Shum teme interresante po nuk kam qa me shtu fort . Freud me shoket e tij me ka ardh ne maje te hundes per 4 vjet. (per te mire siqurisht)

Kush ka nevoj per librat e tij si the the JUNG, Lacan, michael Foucault, Skinner, Joseph Bristow, ose libra te tjere per PSYCHIANALYSIS te me thojn se i kam te tane. Ja skanoj ate pje qe ka ja nevoj dhe ja nisi me email.




Back to top
zjermi
Fri Oct 05 2007, 02:38am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
supergirl uuuuuuuuuu sa keke lodh me na dhane te tane kete material. Ne fakt asht fushe qe nuk me intereson, sepse unkam mbaru ekonomikun, por e lexova kete leksion, vec per mundin qe ke ba ti me e shkru, e me na e ofru ne. dicka asht e cuditshme, se pse nuk ka fitu cmim nobel, mgjtht teorite e tij sot jane baza per pothuaj tana studimet psiko-sociale (ketu i humb vlerat cmimi nobel). po lexoja me vemendje stadet e zhvillimit tek nje femije (se ne te ardhmen ka me na taku me rrit femije), persa i perket karakteristikave te nje personi te fiksuar ne stadin anal, une kisha pas me dhane nje ilustrim per nje person te tille. Shembulli ma i pershtatshem e ma real asht Erion Brace. (po apo jo). A e kam kuptu mire leksionin? ma ven nje 10 hahaha

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
SuperGirl
Fri Oct 05 2007, 08:57pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
::bud:: ka shkruar:

Shum teme interresante po nuk kam qa me shtu fort . Freud me shoket e tij me ka ardh ne maje te hundes per 4 vjet. (per te mire siqurisht)

Kush ka nevoj per librat e tij si the the JUNG, Lacan, michael Foucault, Skinner, Joseph Bristow, ose libra te tjere per PSYCHIANALYSIS te me thojn se i kam te tane. Ja skanoj ate pje qe ka ja nevoj dhe ja nisi me email.




Bud mos e thuj dy here se te thash i du tan ato librat...jo per gja po jam pak e fiksume pas librave, plus qe me terheq shume psikanaliza..kshtuqe fillo skanoi
Po ti pse ke ken ne kontakt me to? ke studiu?


zjermi ka shkruar:

supergirl uuuuuuuuuu sa keke lodh me na dhane te tane kete material. Ne fakt asht fushe qe nuk me intereson, sepse unkam mbaru ekonomikun, por e lexova kete leksion, vec per mundin qe ke ba ti me e shkru, e me na e ofru ne. dicka asht e cuditshme, se pse nuk ka fitu cmim nobel, mgjtht teorite e tij sot jane baza per pothuaj tana studimet psiko-sociale (ketu i humb vlerat cmimi nobel). po lexoja me vemendje stadet e zhvillimit tek nje femije (se ne te ardhmen ka me na taku me rrit femije), persa i perket karakteristikave te nje personi te fiksuar ne stadin anal, une kisha pas me dhane nje ilustrim per nje person te tille. Shembulli ma i pershtatshem e ma real asht Erion Brace. (po apo jo). A e kam kuptu mire leksionin? ma ven nje 10 hahaha



zjermi me vjen mire qe te ka pelqy...nuk asht se jam lodh shume, se i kam pas te shkrume ne pc, vetem i kam rendit. si te shkoi mendja te Erion Brace pash zoten, argumetoje pak mendimin se interesante duket ideja...hahaha



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
zjermi
Sat Oct 06 2007, 05:37am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
thjesht pava karakteristikat e personit te fiksum ne stadin anal, dhe i pershtaten figures erionit

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
zjermi
Sat Oct 06 2007, 05:41am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
Erion Brace kur flet rrin e ban poza, pastron thonjt, qon vetullat perpjete, nuk bindet nga askush, dhe i fut kunja plot ironi DOKTORIT.

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
WORLD
Sat Oct 06 2007, 09:17am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
Une jam fasn i Frojdit eshte deri dkikund REALIST !

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
SuperGirl
Fri Dec 07 2007, 06:13pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Frustrimet, konfliktet dhe mekanizmat psikologjikë mbrojtës

Një kontribut të rëndësishëm Frojdi ka dhënë edhe në studimin e mekanizmave psikologjikë mbrojtës. Njeriu dëshiron të kryejë një punë, dëshiron të plotësojë një dëshirë, por nuk mundet, dështon. Në mënyrë që dështimi të mos paraqesë paftësitë e tij para të tjerëve, të mos e pranojë se ka gabuar se ai ka një ves të keq ose që ky problem është i tjerëve, individi mbrohet. Në mënyrë të pavetëdijshme individi është programuar edhe të mbrojë veteveten, t’i dalë zot asaj. Në disa raste përdorimi i mekanizmave mbrojtës është i rëndësishëm për integritetin tonë, por përdorimi i tyre në mënyrë të shpeshtë, pa kriter dhe pavend është tregues i një problemi psikologjik tek një individ, mos menaxhimi si duhet i të cilave hap rrugën e shfaqjes së një tipi të caktuar çrregullimi psikologjik.
Pra, mekanizmat psikologjikë mbrojtës janë metoda jorealiste për të përballuar impulset personale, rreziqet mjedisore dhe presionin e vetëdijes, duke na mbrojtur kështu nga ndëshkimi i shoqërisë dhe brerjet e ndërgjegjes.
Gjatë veprimit të mekanizmave psikologjikë mbrojtës, bota përreth dhe marrëdhëniet tona pësojnë ndryshime duke u transformuar. Ky transformim bën që ne të shfaqemi të pavërtetë, irrealë.
Një defekt tjetër i mekanizmave psikologjikë mbrojtës lidhet edhe me përdorimin e tyre. Mendohet se kur veprimi i këtyre mekanizmave është i rrallë, atëherë ato mund të pakësojnë realisht ankthin, në të kundërt, shpeshtësia përdoruese është tregues i një çrregullimi psikologjik.

Ka disa lloje mekanizmash psikologjikë mbrojtës. Ndër to përmendim:

Mohimi – Përmes këtij mekanizmi mbrojtës individi skualifikon ato rreziqe që nuk është i aftë t’i përballojë, injoron mendimet e këqija që i vijnë në kokë, ndjenjat e pakëndshme e rreziqet reale.

Represioni – Përmes tij individi kalon nga vetëdija në pavetëdije mendimet dhe ndjenjat lënduese. Është i dëmshëm sepse edhe pse ai e çliron vetëdijen e vet materiali traumatik i represuar në pavetëdije ka vetinë e ngacmueshmërisë së pavetëdijshme duke shkaktuar çrregullime të sjelljes dhe emocionale, si p.sh zemërim, haluçinacione, lebetitje në gjumë, urinime, mbajtje goje, paraliza, etj. Privimi i këtij materiali e sforcon individin (humbje të energjisë fizike e mendore) ose bën që të mendohet më tepër për to.

Projeksioni – Vepron kur individi projekton ose mvesh tek dikush tjetër gjëndjet, situatat dhe momentet e vështira të tij, duke kaluar (projektuar) tek tjetri atë që ai vuan vetë. Në sajë të këtij mekanizmi individi çliron ankthin duke lehtësuar gjëndjen e vet.

Zhvendosja – Ky mekanizëm vepron në rastin kur individi reagon jo ndaj objektit që shkakton ankth apo situatës të pafavorshme të krijuar, por ndaj dikujt tjetër. Këtë e sqaron qartë edhe shprehja popullore “nuk ke ç’ti bësh gomarit, shkon i bie samarit”. Në këtë mënyrë mund të bëhet zhvendosja e impulseve seksuale dhe agresive.

Sublimimi – Është procesi i modofikimit të përmbajtjes së impulsit të papranueshëm në një impuls tjetër shoqërisht të pranueshëm. Sublimimi është akti i shmangies krijuese nga ajo që dënohet duke i dhënë mundësi individit të bëjë vepra të mira ose të kryejë vepra të mëdha. Në bazë të saj njeriu, ndryshe nga kafshët ka aftësinë të transformojë veten në një qënie të pranueshme nga shoqëria dhe të kanalizojë energjinë biologjike në veprime shoqërisht të pranueshme. P.sh përmes sublimimit energjia seksuale kanalizohet në fusha të tjera si sport, muzikë, shkencë, etj.

Identifikimi – Përmirësimi i gjëndjes shpirtërore mund të bëhet edhe nga identendifikimi me të tjerët që jetojnë gjëndje shpirtërore të ndryshme. Sipas Frojdit ky mekanizëm është tepër i vlefshëm për një shoqëri sepse nëpërmjet tij transmetohet brez pas brezi morali i shoqërisë.

Formimi i reagimit – Përmes këtij reagimi individi kryen një veprim krejt të kundërt me atë që ndjen thellë në mënyrë të pavetëdijshme. Reagimi i i kundërt me atë fillestar nuk zhduket por mbetet brenda tij dhe ushtron presion të madh. Kjo sjellje e kundërt me mendimet, dëshirat dhe kujtimet e ndrydhura, zbulohet shpejt sepse shoqërohet me shumë emocion.

Justifikimi – Për të reduktuar ankthin ne përpiqemi të gjejmë justifikime të shumta për sjelljen tonë, për të bërë racionale edhe atë që nuk është e tillë. Racionalizimi është aftësia njerëzore për të gjetur shpjegime të arsyeshme për gjëra të paarsyeshme dhe të papranueshme.




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Fri Dec 07 2007, 06:19pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Kuptimi i Frojdit mbi ëndrrat

Një tjetër kontribut i Frojdit lidhet edhe me ëndrrat. Sipas tij ëndrrat nuk janë një produkt i rastësisë ose i pakuptimtë. Më përpara thuhej se ëndrra është një gënjeshtër, një vegim, që nuk ka kuptim dhe qëllim, kështu që njeriun nuk e lidh asgjë me ëndrrat. Për Frojdin ëndrrat janë ndërmjetëse midis botës së ndjenjave tona të fshehura dhe asaj që i nënshtrohet arsyetimit tonë. Ato janë një kompromis midis idit dhe egos. Prej tyre mund të mësojmë shumë gjëra të cilat nuk pranojmë t’i dimë. Çdo ëndërr ka një domëthënie e cila ka kuptimin e saj, burimin e së cilës mund ta lidhim me ngjarjet e përjetuara më përpara. Ajo është shprehje e një dëshire të fshehtë, të parealizuar, të paplotësuar, të ndrydhur dhe përbëhet nga pjesa e dukshme dhe padukshme. Pjesa e dukshme është ajo të cilën ne jemi në gjëndje ta mbajmë mend. Por më me rëndësi është pjesa e padukshme e saj. Çdo ëndërr gjithashtu ka simbolikën e saj. Për interpretimin e saktë të një ëndrre duhet të shihet lidhja e simbolikës me individin, me ngjarjet e përjetuara nga individi dhe me vlerësimin e simbolikës nga ana e individit.
Mund të ketë edhe ëndrra parashikuese, por ato janë të vështira të zbulohen. Përveç tyre kemi edhe ëndrra përsëritëse, të cilat konsiderohen si më të vlefshmet për trajtimin e pacientit në terapinë psikanalitike. Ajo që vlen më tepër të përmendet është fakti se ëndrra gjen kuptim përmes domethënies së simbolikës së saj “deshifrimi” i të cilës zbulon pavetëdijen e personit, interpretimin e saj dhe mundëson njohjen e materialit të pavetëdijshëm shqetësues. Kjo bëhet e mundur përmes psikanalizës.




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Z. Zamir Kaceri
Fri Dec 07 2007, 06:20pm
Lumi Dushes

Registered Member #106
Joined: Tue Oct 24 2006, 12:34pm

Posts: 1625
Eshte e vertete qe Frojdi ka vdek duke menduar se cfare mendojne femrat?

Lumi Dushes
Back to top
belgium
Tue Mar 25 2008, 12:50pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
ky zigmoud freud ka shum tabu seksualitetin mendoj nuk komenton shume ose ka ken mekatar hahahahahhahahahhahah
Back to top
Vaskja
Wed Apr 02 2008, 02:58pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
super maj a i ke shpjegimet e ngjyrave simas frojdit se ate ngjyren vjollc e kam fiksim jo per gja.......


Back to top
SuperGirl
Wed Apr 02 2008, 05:13pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Do ta shoh



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
whatishappiness
Mon Jun 09 2008, 02:57pm

Registered Member #1947
Joined: Tue Jun 03 2008, 06:44pm

Posts: 339
Njeri tha se njeriu eshte nje kafshe politike. Po kurre nuk e konsideroi veten si kafshe. Ai njihet keshtu: Filozofi. Frojdi padyshim aplikoi obzervim dhe logjike kur iu afrou apo trajtoi psiken e njeriut. Si rrjedhim cdo 'konkluzion' mbi veset e shoqerise i kerkon asaj te realizoje se ka ardhur koha te veproje si qenie njerezore dhe jo shtazore...ose me keq! Cdo epersi psikologjike qe ke ti mbi dike nuk do te thote ta manipulosh dhe t'ja marresh anen, anen te cilen ske deshire te ta marri ty ndokush.
Padyshim lumturine tone ne e gjejme ne manipulimin e gjerave dhe te gocave dhe kenaqesive qe ledhatojne lekuren tone. Ka ken, asht edhe do tjete. Studimi i veseve tone dhe zhvillimi i tyre te le dish se jetohet shume kandshem edhe per me hanger. Jane disa qe thone une ha te jetoj. A jeton ti per me hanger e me u gixilu apo ti ha dhe gixilohesh per te jetu? Me jetu e zbulu ato gjana qe te rrethojne. E pastaj?

happiness

Back to top
L - N
Wed Jun 11 2008, 05:39pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
whatishappiness ka shkruar:

Njeri tha se njeriu eshte nje kafshe politike. Po kurre nuk e konsideroi veten si kafshe. Ai njihet keshtu: Filozofi. Frojdi padyshim aplikoi obzervim dhe logjike kur iu afrou apo trajtoi psiken e njeriut. Si rrjedhim cdo 'konkluzion' mbi veset e shoqerise i kerkon asaj te realizoje se ka ardhur koha te veproje si qenie njerezore dhe jo shtazore...ose me keq! Cdo epersi psikologjike qe ke ti mbi dike nuk do te thote ta manipulosh dhe t'ja marresh anen, anen te cilen ske deshire te ta marri ty ndokush.
Padyshim lumturine tone ne e gjejme ne manipulimin e gjerave dhe te gocave dhe kenaqesive qe ledhatojne lekuren tone. Ka ken, asht edhe do tjete. Studimi i veseve tone dhe zhvillimi i tyre te le dish se jetohet shume kandshem edhe per me hanger. Jane disa qe thone une ha te jetoj. A jeton ti per me hanger e me u gixilu apo ti ha dhe gixilohesh per te jetu? Me jetu e zbulu ato gjana qe te rrethojne. E pastaj?





Masanej sado qe te ecin njerzimi drejt dijes e sado qe te kerkojn e te zbulojn prap


?

e pret perpara
menoj un whatishappiness vetem si menim nuk merrem me psikologji dhe nuk nuk ja kam iden


[ Edited Wed Jun 11 2008, 05:42pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
SuperGirl
Mon Nov 07 2011, 10:34pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Me pak fjale 'ain't no science in Freud'.
se kuptoj si mka pelqy para 4 vjetsh! ishtu kur s'din, ke me pelqy ca te ofrohet.

Disa nga teorite e tij mund te shpjegojne da gjana, po kurrsesi me kuru apo me ba naj hajr ne praktike.
Jo ma larg se dje e kam pyt vedin ca do te diskutojne psikoanalistat kur mblidhen neper kongrese a konferenca. shpjegim andrrash n'beze? apo how to keep an idiot in therapy for 10 years? bohh...



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
::bud::
Tue Nov 15 2011, 10:26am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2238 sec, 0.0371 of that for queries. DB queries: 59. Memory Usage: 3,025kB