Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkollat - Arsimi - Edukimi
 
<< Previous thread | Next thread >>
Mendoni se brezi i ri po merr edukaten e duhur duke u bazuar ne kohen qe jetojm
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
drejtesia
Tue Jan 27 2009, 05:02pm

Registered Member #2554
Joined: Tue Jan 13 2009, 10:53am

Posts: 1411
per mendimin tim jo

[ Edited Mon Jul 27 2009, 03:30pm ]
Back to top
Lenita
Tue Jan 27 2009, 05:04pm
Nese nuk e shpreh dot me fjal se sa te dashuroj fajin e ka natyra qe nuk i dha zemres goj

Registered Member #2119
Joined: Thu Jul 17 2008, 07:30pm

Posts: 1101
tu pas parasysh kohet e veshtira qe po kalojm ma merr menja qe jo






Back to top
shkodra
Tue Jan 27 2009, 05:08pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
si ka than gjini te pertokalli po rritet nej brez muti........

no comment......
Back to top
:IROLF:
Tue Jan 27 2009, 05:10pm


Registered Member #2138
Joined: Tue Jul 22 2008, 10:10am

Posts: 3284
Ahhhhhhhh lene ma se boll po mundohna e nuk po di a po arrime me i eduku si duhet.Megjithese koha asht shum e veshtire,por pune duhet shum,me mujt me arrite diçka !!!!!!.
Back to top
drejtesia
Tue Jan 27 2009, 05:25pm

Registered Member #2554
Joined: Tue Jan 13 2009, 10:53am

Posts: 1411
sot rinia deshiron te jete ne qender te vemendjes qe ti pershtatet shoqeris qe ka,dhe kjo shpesh here e con ne veprime te gabuara
Back to top
L - N
Tue Jan 27 2009, 05:25pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
drejtesia ka shkruar:

per mendimin tim jo



Te lumt per temen drejtsia sepse asht teme teper interresante per mu sepse kam 2 fmi per vedi.
Tash besoj se brezi i ri Shkodran apo shqiptare kudo qofte ka inflenc te jashtzakonshme prej familjes e shoqnise jasht, gjithsesi edhe brezi i ri ka me kene pasqyre e vet arritjeve dhe deshtimeve te prinve dhe shonis tone.
Edukata asht pjese e personalitetit qe fitohet i influncum qysh ne moshe te vogel e nuk munem me dhan nji pergjigje perfunimtare.

Por fatkeqsisht ve re ose me duket mu se nji pjese e shoqnis tone Shqiptare nuk kena nji standart edukatet te nalt, biles kajhere s'kena hic, tash me shpresa jetojm e besoj se tu u permirsu asht edhe edukata por don shum gjenerata ja vetem nji brez. Koha ka me diftu por pergjigjen perfunimtare nuk munem me ta dhane se a jane sot fmite tu marre edukaten e duhun sepse varet prej edukats qe ka kultura e shoqnis tone, tu pa rrethe rrotull edhe po edhe jo munem me thane.


[ Edited Tue Jan 27 2009, 05:26pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
drejtesia
Tue Jan 27 2009, 05:28pm

Registered Member #2554
Joined: Tue Jan 13 2009, 10:53am

Posts: 1411
flm zotni Lec ti rujt zoti fmit dhe ishalla marrin nga inteligjenca jote.sa per komentin jam dakort me mendimin tend
Back to top
Bobi Shuli
Tue Jan 27 2009, 05:47pm

Registered Member #360
Joined: Tue Jan 16 2007, 07:24pm

Posts: 37
Un tham qe po. Shifne vet, plot i ke universitet. Tashi tan nuk msojn po te pakten kan deshiren me shku ne shkoll, qoft edhe me xe banken apo me ngacmu naj femen.
Mos harroni se deri dje ka ken ne mod me ba si vagabond e mas me pa vra nakend, te thoshin te shkoj jeta pa vra kerkend, e cove dam.
Nqs flasim per sjellejn, po aty jam dakort me ju. Se jo vetem te rinjt po edhe te vjetrit, ne Shqipni nuk dijn me than as t'lutem e as m'fal. Mirsjellja nuk asht ne stad shum te nalt por kjo asht gja qe rregullohet, bile edhe shpejt.
Sa per kultur te pergjithshme, un jam krenar per Shqiptart. Shqiptarin pyte ca te dush, tu fillu te gjeografia, historia e tu maru te ku i ka morri syt.
Nuk flas per ata qe nuk e kan pas mundsin me mesu dhe kan ken te izolum si prej sistemit komunist e ashtu edhe prej vendodhjes. Flas per ata qytetar qe kan pas mundsi me u shkollu edhe qe kan rreziku edhe burg vetem e vetem me lexu nje liber jashtshkollor ose te autorve te huj.
Tashi ajo gja shkan me gen. Normal qe edhe femijt e tyne kan me ken te dhanun mas dijes.
Edhe ata qytetar te rinj qe kan ardh e qe nuk kan pas mundsi me u shkollu per arsye qe i dina na, shum shpejt kan me u integru ne te tana drejtimet.
Shqiptart kan ken gjithmon te etun per dije. Me dijen vjen gjithcka, edhe ato qe keni permend ju ma nelt.

Bob Shuli
Back to top
drejtesia
Tue Jan 27 2009, 05:52pm

Registered Member #2554
Joined: Tue Jan 13 2009, 10:53am

Posts: 1411
Bobi Shuli ka shkruar:

Un tham qe po. Shifne vet, plot i ke universitet. Tashi tan nuk msojn po te pakten kan deshiren me shku ne shkoll, qoft edhe me xe banken apo me ngacmu naj femen.
Mos harroni se deri dje ka ken ne mod me ba si vagabond e mas me pa vra nakend, te thoshin te shkoj jeta pa vra kerkend, e cove dam.
Nqs flasim per sjellejn, po aty jam dakort me ju. Se jo vetem te rinjt po edhe te vjetrit, ne Shqipni nuk dijn me than as t'lutem e as m'fal. Mirsjellja nuk asht ne stad shum te nalt por kjo asht gja qe rregullohet, bile edhe shpejt.
Sa per kultur te pergjithshme, un jam krenar per Shqiptart. Shqiptarin pyte ca te dush, tu fillu te gjeografia, historia e tu maru te ku i ka morri syt.
Nuk flas per ata qe nuk e kan pas mundsin me mesu dhe kan ken te izolum si prej sistemit komunist e ashtu edhe prej vendodhjes. Flas per ata qytetar qe kan pas mundsi me u shkollu edhe qe kan rreziku edhe burg vetem e vetem me lexu nje liber jashtshkollor ose te autorve te huj.
Tashi ajo gja shkan me gen. Normal qe edhe femijt e tyne kan me ken te dhanun mas dijes.
Edhe ata qytetar te rinj qe kan ardh e qe nuk kan pas mundsi me u shkollu per arsye qe i dina na, shum shpejt kan me u integru ne te tana drejtimet.
Shqiptart kan ken gjithmon te etun per dije. Me dijen vjen gjithcka, edhe ato qe keni permend ju ma nelt.

Bob Shuli



rinia tani nuk mendon shum por do vij nje moment qe do thot sikur ta shikoja jeten ndryshe me perpara do kisha kursyer shum gabime
Back to top
Bobi Shuli
Tue Jan 27 2009, 05:55pm

Registered Member #360
Joined: Tue Jan 16 2007, 07:24pm

Posts: 37
perkthe marjet
Back to top
West****
Tue Jan 27 2009, 05:57pm

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
Personalisht mendoj qe varet shume nga koha qe prindet kalojne me femijet dhe nga karakteri i qdo familje, nuk do te thote qe pse jemi pak me te lirshem te demtojme familjen apo vete femijet, per kundrazi varet nga kualiteti i kohes qe ju ose ne shpenzojme me to.
Back to top
xhebraili
Wed Jan 28 2009, 10:49am

Registered Member #2519
Joined: Thu Dec 25 2008, 10:06am

Posts: 1223
per mendimin tim nuk po marrin edukaten e duhur.
Back to top
L - N
Thu Jan 29 2009, 09:29am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bobi Shuli ka shkruar:

perkthe marjet



Bob Shuli ca po don me thane zotni, se s'jam tu te marr vesh

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
drejtesia
Thu Jan 29 2009, 09:32am

Registered Member #2554
Joined: Tue Jan 13 2009, 10:53am

Posts: 1411
Lec Neli ka shkruar:

Bobi Shuli ka shkruar:

perkthe marjet



Bob Shuli ca po don me thane zotni, se s'jam tu te marr vesh


zotni Lec ajo fjal ka met si shprehje per disa ka ken pjes e nje humori shkodran
Back to top
Loris
Tue Feb 10 2009, 10:04pm
Veni-vidi-vici !!

Registered Member #2417
Joined: Thu Oct 30 2008, 12:28pm

Posts: 2261
Jane permiresu kushtet por jo brezat, per fat te keq. Por gjithsesi, ky brez po fiton ane pozitive, gjithashtu edhe negative, ashtu sic cdo brezni tjeter.

Ne nuk jemi ajo qe themi, ne jemi ajo qe bejme!
Back to top
guest
Wed Feb 11 2009, 04:20pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
West**** ka shkruar:

Personalisht mendoj qe varet shume nga koha qe prindet kalojne me femijet dhe nga karakteri i qdo familje, nuk do te thote qe pse jemi pak me te lirshem te demtojme familjen apo vete femijet, per kundrazi varet nga kualiteti i kohes qe ju ose ne shpenzojme me to.


jam dakort me ty.

p.s. temen keni mundsi me e leviz se nuk ka vendin te lojrat e ndryshme.


Back to top
Engel
Wed Feb 11 2009, 05:02pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
nuk mundt te flas per rinine shqiptare ne shqiperi se kam shume vite e ikur nga shqiperia.por per disa gjera qe kane ndryshuar jam dakort.i shikoj me shume admirim se si shume studenta shqiptare arrijne te jene te zote per gjithe boten ku dikur ishte vetem frika e dhuna. sot rinia shqiptare ka lirine e te menduarit dhe te vepruarit, e nese ben perzgjedhjen e gabuar ska cfare i ben askush(flas per nga ana e legjive).edhe prinderit duhen te marrin kohen dhe durimin te merren me femijet. nese njeriu i ndrethur te gjitha pra raport te drejte prinder e femije, besoj se nuk mundt te lindin probleme. ashtu siq i thohet nje fjale te urte:"cfare ke mjelle, ke me korre".


[ Edited Wed Feb 25 2009, 03:50pm ]

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
_fabio_
Sat Feb 21 2009, 10:58am

Registered Member #2621
Joined: Sat Feb 07 2009, 08:23pm

Posts: 104
un mendoj qe po
Back to top
L - N
Mon Jul 27 2009, 04:45pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Provimet me zgjedhje, ngelin rreth 7 mije maturante

E Hene, 27 Korrik 2009

Universiteti per rreth 7 mije maturante kete vit mbetet thjesht nje enderr. Kane qene provimet me zgjedhje te cilet nuk kane mundur te sigurojne piket e duhura qe i kane "djegur" duke i lene pa te drejta studimi.

Korrigjimet

Te dhenat paraprake nga Agjencia e Vleresimit dhe Arritjeve tregojne se rreth 20 per qind e maturanteve te ketij viti, por edhe te atyre te viteve me pare por qe kane dhene kete vit provimet me zgjedhje, nuk mund te shkojne ne universitet. Rreth 7 mije maturante ne shkalle vendi nuk kane mundur qe t'i kalojne me sukses provimet me zgjedhje te Matures. Per rrjedhoje, per keta maturante gara e pranimeve ne universitete eshte nderprere ne kete faze. Shifra per numrin e maturanteve mbetes ne provimet me zgjedhje behet e ditur nga AVA. "Ajo qe mund te themi eshte se numri i ngelesve eshte i perafert me ate te nje viti me pare. Por kete vit, maturantet kane gabuar ne zgjedhjet e tyre " pohojne specialistet e AVA-s.

Gabimet

Maturantet mbetes kane gabuar ne percaktimin e lendeve me zgjedhje. Kane qene pikerisht lenda e Historise dhe Gjeografise, dy provimet me zgjedhje qe kane fundosur me se shumti maturantet. Sipas specialisteve te AVA-s, per keto dy lende ka pasur nje fluks te madh kerkesash, pasi po sipas tyre, ato jane pare nga te rinjte si mundesia per te mos ngelur pa shkolle te larte. Nderkohe qe krejt e kunderta eshte evidentuar ne provimet e maturanteve per keto dy provime, ku pjesa me e madhe e tyre kane qene nje nivel shume te dobet pergatitjesh. Kjo ka bere qe ne keto dy lende, te rezultojne fitues vetem ata maturante qe ishin pergatitur per Historine dhe Gjeografine, dhe qe sigurisht kishin bere nje perzgjedhje te mire te preferencave, duke u bazuar tek aftesite personale dhe kerkesat per cdo dege. Ndersa maturantet mesojne sot se rreth 7 mije prej tyre nuk do t'i vijojne studimet e larta, emrat konkret te fituesve dhe te humbesve te provimeve me zgjedhje, do te publikohen sot ne te gjitha shkollat e vendit.

Mesatarja

Ajo qe konstatohet serish edhe kete vit tek maturantet eshte niveli i dobet i pergatitjes nga pjesa me e madhe e nxenesve, gje per te cilen flet vete edhe mesatarja. Nga llogaritjet paraprake, kalueshmeria ne lendet me zgjedhje ne rang republike supozohet te jete rreth 80 per qind, ndersa mesatarja luhatet nen 7. Ne rang vendi, nga rreth 39 mije maturante qe u testuan ne lendet me zgjedhje, vetem rreth 100 prej tyre kane arritur te marrin piket maksimale, qe kthyer ndryshe do te thote noten 10-te. Maturantet do te njihen me rezultatet ne lendet me zgjedhje, duke filluar nga dita e sotme .

Provimet me zgjedhje

Sot, rezultatet ne te gjitha shkollat

Eshte gjithcka gati. Dora e fundit i eshte dhene gjate diteve te fundjaves, ndersa sot diten e hene priten te dalin rezultatet per secilin maturant, ne lendet me zgjedhje. Keshtu korrigjimi i ketyre provimeve nuk do te vonojne te shpallen ne shkolla, brenda afatit te fundit te percaktuar ne udhezimin e dale nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave. Pas, publikimit te rezultateve te provimeve me zgjedhje, maturantet do te vazhdojne te jene ne ankthin e shpalljes se vendeve dhe fituesve te universiteteve. Sipas procedurave dhe rregullave te percaktuara nga MASH, fituesit do te shpallen ne fund te muajit gusht deri ne fillim te muajit shtator kur behen edhe zevendesimet e mundshme te disa degeve. Nderkohe, gjate ketyre diteve, maturantet te cilet nuk jane te kenaqur me notat e provimeve me zgjedhje kane te drejte te depozitojne nje kerkese per rishikim te notes se tyre. Pas perfundimit te kesaj, faze do te behet edhe shpallja e fituesve ne baze te kuotave te percaktuara nga cdo universitet

© 1991 - 2009 Koha Jone


Imagjinoni sa te tjere i kan marre me lek e me miq

[ Edited Tue Aug 25 2009, 01:57pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Aug 25 2009, 01:58pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Braktisja e shkollës, më problematike Shkodra

Dritan Laci | 25/08/2009

Rreth 2 për qind e nxënësve braktisin shkollën në vit. Shkak, varfëria në familje

Braktisja e arsimit të detyrueshëm nga nxënësit u njoh si fenomen problematik edhe në vitin shkollor që lamë pas. Sindikatat e arsimit njoftojnë se të paktën 2 për qind e nxënësve, lanë bankat e shkollës për të mos u kthyer më në to. Qytetet problematike vazhduan të mbeten po ato: Tiranë, Durrës, Korçë dhe Shkodër. Shkaku që detyron fëmijët të braktisin shkollën, citojnë specialistët e arsimit mbetet po i njëjti: varfëria e tejskajshme në familje, lëvizja migratore drejt qendrave më të mëdha urbane.


Pjesa më e madhe e fëmijëve që ndërpresin shkollën, gjenden të punësuar si ambulantë në rrugët e qyteteve, duke e zgjidhur të ardhmen jo nëpërmjet nxënies. Ky kontigjent fëmijësh ndihmohet negativisht në lënien e shkollës edhe nga prindërit, të cilët të gjendur në vështirësi ekonomike, i shtyjnë drejt rrugës në kërkim të nxjerrjes së bukës së përditshme. Statistikat e publikuara nga sindikatat e arsimit, thuhet se janë zyrtare, por numri i saktë i fëmijëve që lënë shkollën për të punuar në të zezë mendohet të jetë më i lartë. Qyteti më problematik mbetet Shkodra, ku ngujimi i fëmijëve rrit edhe më shumë numrin e nxënësve që braktisin shkollën.


Megjithëse Ministria e Arsimit ka ndërmarrë masën për shkollimin e fëmijëve të ngujuar në kullat e ngujimit, sërish problemet me të cilat këta fëmijë hasen, cilësohen si tejet të rënda. Në Shkodër ka fshatra, ku pjesa më e madhe e fëmijëve marrin mësim në kushtet e shtëpisë, duke mos pasur mundësi të integrohen në shoqëri. Ato arrijnë të marrin vetëm dijet e para në abetare, ndërsa shkollimi i tyre ndërpritet këtu. Një rast i tillë njihet fshati Bardhaj, 10 kilometra, në dalje të Shkodrës, ku rreth 30 fëmijë të moshave të ndryshme, marrin mësim në kullën e ngujimit.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 20 2010, 01:58pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Tre gjimnaze sherre masive me thika

» Vendosur: 19/01/2010 - 08:40

ELBASAN/ BERAT

Gjimnazistët shpërthejnë në sherre masive në shkollat e Elbasanit dhe Beratit. Dy ngjarje u shënuan brenda një dite, kur adoleshentët u përplasën mes tyre jo vetëm fizikisht, por dhe me thika e tulla. Disa janë plagosur, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. Tre nxënës përfunduan dje në spitalin e Elbasanit, ndërsa 10 të tjerë në Berat pësuan çarje në kokë e pjesë të tjera të fytyrës pas dhunës masive me tulla e objekte të tjera rrethanore.

ELBASAN

Përleshja masive në Elbasan është bërë ndërmjet nxënësve të dy shkollave. Të përfshirë në përleshje ishin 14 adoleshentë, nga të cilët 11 nga shkolla profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan dhe tre të tjerë nga gjimnazi i fshatit Kuqan. Gjatë paradites, 11 nxënësit e qytetit janë nisur drejt gjimnazit të Kuqanit, 6 km nga Elbasani. Ata kanë pritur derisa në oborr janë shfaqur të rinjtë, dy prej të cilëve nga fshati Kryezjarr dhe tjetri nga Kuqani. Grupi masiv ka nisur të godasë tre nxënësit me grushte e më pas edhe me thika duke i lënë të gjakosur. Mësuesit dhe nxënësit e tjerë i kanë ndihmuar ata duke i dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit. Të plagosurit janë A.S., J.S., dhe A.S, që të tre 17 vjeç. Drejtoresha Rajmonda Kokoneshi sinjalizoi menjëherë policinë. Kjo e fundit u nis drejt fshatit Kuqan ku gjatë rrugës ndaloi 11 të rinjtë që ktheheshin “fitimtarë”. Sipas mjekëve të Elbasanit, gjendja e tre të plagosurve është jashtë rrezikut, por ata mund të kenë probleme që mund të paraqiten pas 24 orëve që do të kalojnë në observacionin e spitalit kirurgjik. Pasi u morën në pyetje 11 protagonistët, rezultoi se zanafilla e ngjarjes kishte qenë 5 ditë më parë. Në autobusin e linjës Elbasan-Kuqan, 14 nxënësit kishin pasur një përleshje mes tyre. Nxënësit e shkollës profesionale kishin vendosur të hakmerreshin ndaj tre bashkëmoshatarëve të tyre gjimnazistë. Sipas policisë, deri në sqarimin e plotë të ngjarjes nuk do të ketë të ndaluar, kjo edhe për efekt të moshës ende të mitur të tyre.

BERAT

Konflikti ndërmjet dy klasave paralele të viteve të treta në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat degjeneroi dje me grushte e tulla midis tyre. Për pasojë, 10 nxënës pësuan plagë, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Sherri ka nisur fillimisht midis katër nxënësve në pushimin e orës së parë të mësimit. Ata kanë qenë të ndarë në dy grupe, ku sipas burimeve ka pasur edhe femra. Madje dyshohet se sebepi i konfliktit të ketë qenë njëra prej tyre. “Pse shikon këtej?”, mësohet se i është drejtuar një nxënës bashkëmoshatarit të tij. Sherri ndërmjet tyre ka degjeneruar në sharje. Më pas, njëri prej nxënësve, ka shkuar në klasën e H.S., ku e ka ofenduar atë në sy të të gjithëve. Më pas në pushimin e orës tjetër, e gjithë klasa që u ofendua i është drejtuar nxënësit, në ndihmë të të cilit më pas është futur klasa e tij duke degjeneruar në një sherr masiv me grushte e shkelma e më pas edhe me tulla mes tyre. Për pasojë 10 prej tyre janë dëmtuar në kokë e pjesë të tjera të trupit, por pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore ata janë shoqëruar në polici. Kjo e fundit mbërriti në vend pas sinjalizimit të dhënë nga mësuesit, të cilët e kishin të pamundur për të ndërhyrë në revoltën e nxënësve të tyre. Ngjarja ndodhi vetëm rreth 300 metra larg Drejtorisë së Policisë. Kjo e fundit thirri në ambientet e saj edhe prindërit e nxënësve. a.k/d.xh

Stafi pedagogjik

Pas ngjarjeve të ndodhura, drejtoritë e të tre shkollave në Elbasan dhe Berat pritet të zhvillojnë sot një mbledhje me stafin pedagogjik. Sipas burimeve, në mbledhje do të jenë edhe prindërit e nxënësve që u përfshinë në konfliktet që degjeneruan me plagosje. Të njëjtat burime nuk përjashtuan mundësinë që stafi pedagogjik të marrë masa ekstreme deri edhe në përjashtime nga shkolla të nxënësve

Marre prej Gazeta Panorama Online
trokit ketu

M'falni qi i pruna ktu kto raste, por mos me ju rrejt me bani shum pershtypje sepse kam pas menu se kto fenomena kan ken fenomene te para 1992-1997, e di se jan raste te radha por gjithsesi shum te paknaqshme me i lexu e me i nigju sepse kto te ri jan pjes e te ardhmes tone


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3221 sec, 0.0854 of that for queries. DB queries: 64. Memory Usage: 3,062kB