Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
[poll] 5 Heronjte e Vigut Hiqen ne Shkoder 31 Janar 2009 - Diskutim
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Engel
Fri Mar 06 2009, 05:42pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
sa per historini e gjon markajgjonit.


Ai ka lindur në derën e Gjomarkajve, dera kapidanore e Mirditës, me jehonë brenda vendit dhe në diplomacitë perëndimore. Por jeta e tij kaloi përmes një kalvari të gjatë, qëkurse ngelet jetim 4 vjeç nga nëna dhe 6 vjeç nga babai, ndërsa iu dogj në zjarr dhe vëllai më i vogël. U rrit nën përkujdesjen e xhaxhallarëve, të cilët vunë re ngasjet e “një biri të squet”, ndaj e dërguan për t'u shkolluar në konviktin e Oroshit dhe më pas në shkollën e njohur bujqësore të Golemit. Më pas përfshihet në lëvizjen antifashiste.

ai nuk u pajtua kurre me diktaren komuniste.

Pas viteve ‘44 Gjon Gjomarku për një vit rresht bën “jetën e malit” si njeri me bindje nacionaliste, derisa shpallet një amnisti. Por me të ardhur në familje ai arrestohet, dhe dënohet në Shkodër. Pas dy vitesh del nga burgu dhe martohet me një qëndistare të talentuar shkodrane, duart e së cilës do t'i siguronin bukën e gojës familjes me tre anëtarë. Thirret për shërbim ushtarak në Pogradec, por pas vrasjes së Bardhok Bibës, gruaja i dërgon një letër ku i këshillon arratisjen: “ke hallallin nga ana ime! Më mirë të jesh larg e i gjallë se afër e i vdekur!” Parandjenja e saj kishte dalë. Pas 7 ditësh 14 burra mirditas do të ekzekutoheshin në një gropë të përbashkët, 500 të tjerë megjithë familje do të internoheshin e degdiseshin.

Arratiset nga malet e Korçës, por në përpjekje me forcat e ndjekjes dhe më pas me ato greke merr 5 plagë në këmbë. Shpëton i gjallë vetëm në sajë të ndërhyrjes në spitalin e Kastorias. Në saj të ndërhyrjes së Komisionit O.N.U, që bënte kontrollin e incidenteve në kufijtë e Ballkanit, i jepet mundësia që të largohej për në Athinë dhe të mos i prekej dokumentacioni që kishte me vete, ndërsa më 3 maj 1951 largohet me një motoskaf për në Bari dhe më pas në Romë. Filloi të organizohej në organizmat politikë të emigrantëve dhe shkruan në disa gazeta, revista; përpilon relacione për Papën, për Departamentin e Shtetit në SHBA, ku bën me dije gjendjen e shqiptarëve nën dhunën komuniste. Bashkëpunon me Abaz Gërmenjin në komitetin kombëtar “Shqipëria e Lirë”, ndërsa mban disa referate në Nju Jork, Çikago, Detroit etj.
Nga Shqipëria i njoftojnë vdekjen e gruas, ndërkohë që dhe kjo e fundit e dinte të vdekur. Në Palermo ku vendoset vite më pas, njihet me një vajzë, Marie Greco, e cila përshkruan takimin e parë me të: “Pikërisht në një nga ato orët e lira e takova duke përshkuar luginën e kopshtit. M'u duk një fytyrë e lodhur me dy sy të gjallë, bjond e i thatë. Nuk e kuptoja nëse ishte një djalë i plakur para kohe, apo një i vjetër me paraqitje rinore. Ishte i trishtuar, por dallova se kisha para një të ri në moshë. E takova përsëri dhe më shikonte me trishtim, por pas disa kohe të qëndrimit në kamp doli nga hija e trishtimit…”

Gjon Gjomarku e çmon së tepërmi derën nga rrjedh dhe sidomos për meritën që pati kjo derë në krijimin e unitetit 12 bajrakësh të Mirditës, një qeverisje interesante zakonore në përmasat e legjendës, ku problemet zgjidheshin në kuvendet e burrave në formën më demokratike të mundshme.

Gjomarkajt mbeten simbol i Mirditës vetëqeverisëse, ata i dhanë zë asaj, ashtu sikundër ajo u dha atyre si prijës. Kjo simbiozë marrëdhëniesh ka bërë që Mirdita të njihej në kancelaritë e kohës para se të njihej Shqipëria; Mirdita mbeti e panënshtruar nga turqit, madje e privilegjuar në sistemin taksidar më së pari, në saj të marrëveshjeve diplomatike që u lidhen me Stambollin.

Gjon Gjomarku është i pari mirditas, që i takoi fati të punonte në Vatikan dhe pikërisht në radion e Selisë së Shenjtë. Radio Vatikani në të cilën punoi me përkushtim e profesionalizëm, emetoi programacion në gjuhën shqipe me porosi të Selisë së Shenjtë më 3 tetor 1951. Gjoni kujton se kjo radio u drejtohej të krishterëve dhe shqiptarëve në përgjithësi; përmes saj u shkonte shqiptarëve mesazhi i ngushëllimit e durimit, qëndresës e ngrohtësisë vëllazërore. Shqiptarët e pritën me ngrohtësi dhe kjo radio pati ndikim të jashtëzakonshëm sidomos në momentin kur në Shqipëri u zhdukën të gjithë institucionet fetare.

Aq shumë ngjiste zëri i tij tek dëgjuesit sa, është ndër të paktët gazetarë, që ka qenë i kërcënuar me vdekje nga Tirana dhe agjentët e Beogradit. Për të ndaluar përhapjen në eter të valëve të kësaj radioje, çfarë nuk u sajua, me zhurmues e përgjime, por ato sërish, si me magji, mbërrinin tek besimtarët.

Ja si e përshkruan vrasjen e njërit prej dhjetëra martirëve të masakruar në mënyra çnjerëzore, At Giovani Fausti, kur u shkatërrua shtëpia e jezuitëve në Shkodër dhe ai qe arrestuar: “At Faustit iu ba një gjyq kukull. Ndonëse ishte i bamun kockë e lëkurë nga torturat e tmerrshme të sa e sa muajve, ky martir i fesë, i përballoi me qetësinë e të fortit e me vendosmërinë e Jezusit. Më 4 mars 1946 e nisën drejt vendit të pushkatimit. Para se të binte përdhe nga plumbat e gjakësorëve ekzekutues thirri me zë të lartë “Rroftë Krishti mbret!”, dhe gjaku i tij vaditi tokën e Shqipnisë…

Në një takim që Papa Gjon Pali i dytë u rezervoi emigrantëve shqiptarë në vitin 1986, Gjon Gjomarkaj thotë se ka të shënuar një thënie proverbiale të tij për popullin tonë: “Unë e jetoj martirizimin e popullit tuaj. Ju jeni përfaqësues të thjeshtë të tokës martire të Shqipërisë, e cila gjeografikisht është shumë afër e moralisht shumë larg, por kisha nuk mund të zhduket nga zemra e shqiptarëve, sepse asht krijue nga shpirti i shenjtë…”. Ishte momenti, kujton ai, kur dhe ne po e ndjenim se shpejt do të vinte dita që Papa të ishte në tokën e shenjtë shqiptare.

Historia e kristianizmit në Shqipëri jepet përmbledhtazi në një studim të tij “Kisha shqiptare dhe martirët e saj dje dhe sot”, studim i cili qe vënë në dispozicion të redaksisë qendrore në përshtatje me qëllimet misionare të Papës për apostolikët në lutjet e Nandorit 1983 për lirinë fetare të shqiptarëve. Aty shkruhet se historia e popullit shqiptar ashtë histori e luftës shekullore e nuk mund të ndahet nga ngjarjet e kishës, nga vlerat e klerit. Në studim bëhej me dije se në Shqipëri kanë ekzistuar 10 dioqeza, 117 kisha, dy seminare, 357 prifërinj e motra, shkolla katolike nga ku kanë dalë dhe shkrimtarë e edukatorë të shquar.

Studimi përshkruante se si priftërinjtë katolikë u dërguan në burgje e kampe përqëndrimi dhe një numër i madh syresh u zhdukën, u vranë e masakruan. Shqipëria ishte vendi me më shumë të burgosur politikë se asnjë vend tjetër. Në Shkodër 1300, Ballsh 4000, Vlorë 900, në Spaç të Mirditës 3500, në Tiranë 1500, e qindra e mijëra të tjerë, që gjendeshin në kampet e përqëndrimit në Berat, Burrel, Ballsh, Bulqizë, Torovicë, Tepelenë, Ishëm, Novoselë, Mifol, Papër e Piqerras. Vendet e kultit u shndërruan në shtëpi kulture, palestra sportive, zyra për kooperativat etj. Më shumë se 2169 kisha e xhami nuk u kishte mbetur asnjë shenjë a rrënojë.

(Dokument i lëshuar më 18 tetor 1467). Papa u kumtoi shqiptarëve se njëri prej paraardhësve të shqiptarëve që banojnë këtu ishte dhe Papa Klementi XI me origjinë dhe gjak shqiptar, ndërsa gjuha shqipe nuk është as gjuhë e Perëndimit e as e veriut të Europës, por një gjuhë e vjetër, që i ka dhanë kulturës poetë e shkrimtarë me famë si Lekë Matrenga (1560-1619), Girolamo De Rada (1814-1903), Antonio Santori (1819-1189), Gabriel Dara Giusepe Seerembe (1843-1894), Giuseppe Schiro (1865-1927) etj. Andaj kjo gjuhë duhet ruajtur me kujdes e devocion…

Me ardhjen e demokracisë Gjon Gjomarkaj dha një ndihmesë të madhe në vendin tonë nga jugu në veri. Është gazetari që ndoqi vizitën e parë të Papës në Shqipëri dhe e pasqyroi atë gjërësisht në Radio Vatikani së bashku me Sergio Centofanti, ku në thelb të reportazhit të tyre konkludohej “Shqipëria tashmë është një vend në kërkim të kryqit…”, një vend ku të krishterë dhe myslimanë janë në rrugën drejt Europës.

Gjoni ka të shënuar si kujtim të zemrës takimin me Nënë Terezën në Shirokë të Shkodrës më 15 gusht 1992, kur po celebrohej një meshë e shenjtë, që transmetohej nga Radio Vatikani. “Në shpat të malit ishin grumbullue mijëra besimtarë për të asistuar në celebrimin e kësaj meshe në prani të shenjtëreshës së gjallë Nanës Terezë.Nuk ndihej asnjë za, përveç cicërimave të zogjve, që me sa dukej ishin grumbulluar aq shumë atë ditë për t'ia uruar mirëseardhjen shenjtores me kangën e bukur të tyne. Qenë vendosur në një vend të improvizuem për meshën në natyrë tre karrige; një për Nanën Terezë, një për kryetarin e Parlamentit Pjetër Arbnori dhe në të tretën gjendesha unë. Mbasi u përshëndetëm më dha shej të ulem, pas pak kthehet, më mori dorën e djathtë në duart e saj të buta e të ngrohta duke më thënë “E sheh Gjon, që dhe luetjet tueja për muej e vjet përmes mikrofonit të Atit të Shenjtë në Vatikan, shkuen në vend!...”. Nuk fola, më rrodhën lotët, puna jonë për të ruajtur besimin nuk kishte shkuar dëm…Mjerisht qe takimi i fundit me hyjnoren Nanën Terezë, pasi ajo u nis për në Kalkuta dhe unë për në Radio Vatikanin”.

Vetëm një muaj më pas, më 1 shtator mbyll karrierën në këtë radio, duke bërë kërkesën për pension. Përveç si gazetar, studiues, përkthyes, Gjon Gjomarku mbahet mend si ndër të parët shqiptarë rezidentë prej kohësh në Itali, që do të jepte ndihmesë të çmuar për sistemimin dhe punësimin e shqiptarëve, që u dyndën për në brigjet italiane, duke shëtitur sa në njërin kamp pritjeje në tjetrin, kudo ku kishte shqiptarë. Ndërsa më pas i përkushtohet misionit humanitar duke sjellë pajisje e aparatura mjekësore për spitale si në Rrëshen, Laç, Bilisht, Korçë etj. ndërsa ndihmoi qindra familje në vështirësi ekonomike si dhe pajisjen me ekzemplar librash në gjuhën italiane të shumë bibliotekave nëpër rajone të ndryshme të vendit.

Pas viteve ‘90, edhe pse në pension, i përkushtohet punës voluminoze për sjelljen e librave të përkthyer, sidomos nga librat klasikë, përkthimit të librave të studiuesve shqiptarë në gjuhën italiane.
Ndërsa për t'u shënuar është prodhimi i dokumentarit kinematografik “Pas 600 vitesh gjurmë të historisë”, që pasqyron legjendën e Zojës së Shkodrës, me skenar të tij dhe regjisor Ylli Pepo, sponsorizuar nga “Luci sull'Est”, një bashkëprodhim me TVSH.
Në vitin 1994 përkthen në gjuhën shqipe, duke e plotësuar me pjesë historike librin “Nana e Këshillit të Mirë”, të shkrimtarit italian Giovanni Scognamiglio, ku argumentohet se Zoja e Shkodrës ka shkuar në Genbazzone në Romë në vitin 1467, dhe se më parë ajo është nderuar në tërë Shqipërinë.

Në vitin 2003, Gjon Gjomarkaj publikoi për publikun italian dhe shqiptar në dy gjuhë librin “La Beatificazioine di Madre Teresa. Lumnimi i Nanës Terezë/ Kush ishte kjo grue”.

Pa e zgjatur për këtë vepër po sjellim thëniet e peshkopit italian Pio Vigo: “Vepra e Gjon Gjomarkajt ka dy merita kryesore, e para, sepse ka përgatitur e nënvizuar rreshta themelore, që flasin për zemrën e Nanës Terezë, pa i rënduar me thënie të tepërta e të përsëritura, dëshmi reale të zgjedhura e të rëndueme në argumente, që përshkruajnë tamam si një shpirt, që flet për gjërat e botës, duke nxjerrë thellësinë e zemrës së Zotit; dhe e dyta meritë vjen nga fakti që botohet në dy gjuhë, italisht dhe shqip. Dy gjuhë më një të vetme besimtarie, dy kultura të një dashurie të vetme.
Një kopje të librit, autori ia dërgoi Shenjtërisë së tij Papa Gjon Pali i Dytë në Romë dhe nuk vonoi përgjigja e ardhur nga sekretaria e shtetit të Vatikanit:
Shumë i çmueshmi zotëri Gjon Gjomarku, Palermo
Me ndjenja xhentile, juve i keni dërguar dhuratë Papës së Shenjtë një vëllim me dedikim të përvujtë. Ati i Shenjtë ju falenderon për gjestin nderues, për ndjesirat e veçanta e me urime paqeje shpirtërore e përparime të krishtera, ju jep përzemërsisht Bekimin e vet Apostolik, duke ua shtrirë edhe njerëzve tuej të afërt.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
freni
Fri Mar 27 2009, 12:54pm

Registered Member #1129
Joined: Tue Aug 21 2007, 10:41am

Posts: 1112
Rastesisht e pash kte te 5 heronjeve ku kishin perfundu!!!!!
Un sja kam iden si jan varrezat e deshmorve, qe kan than do ti qojn atje.!




Back to top
LUPEN
Tue Sep 06 2011, 12:23pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Per mendimin tem ma mire t'kishin lan 5 heronjt e t'kishin hek bustin e gjergj fishtes.
Ato te pakten kan luftu per atdhe, edhe kan vdek nen tortura ndersa gjergj fishta ka dal me prit pushtuesit me lule.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
::bud::
Tue Sep 06 2011, 01:36pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Ke gjete pune kund ne komunale LUPEN? Bravo se po na ndryshoke shkodren.
Apo asht qu cmimi i bronzit e ke hall me ja kput ka i cep sa here ti levizin?
Po bustet nuk jane gur shahit ma Lupen.

Tesh paske kape bustet, po mas harro edhe lapidaret mandej.
Back to top
LUPEN
Tue Sep 06 2011, 02:52pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Bud, mundoju me rrespektu mendimin e tjerve.
E ke kthy shkodraonline ne burg, nuk len mu shpreh askend qe s'asht dakort me mendimet tuja.Nuk asht hera e pare qe te bahet kjo kritike edhe nga antare tjere.
Rrespekt per 5 heronjt e Vigut.



trokit ketu



Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
theatron
Fri Apr 19 2013, 08:50pm

Registered Member #1278
Joined: Wed Sep 26 2007, 02:27pm

Posts: 15
Po mire qe hoqen kto rreziket por ai qe ka projektuar ate sheshin eshte per tu shpallur ne kerkim si rrezik per shoqerine. po aman ne nje rrethrrotullim pre 4 korsishe ne rrugen apo kryqezimin kryesore te qytetit ben nje shatervan me stola per te shkuar pleqt edhe femijet dhe te relaksohen ne ajrin e paster... thjeshte besoj se ka harruar te projektoje se si do te shkoje ai milet ne rrethrrotullim per te shijuar ate pamjen mahnitese....
Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2821 sec, 0.0844 of that for queries. DB queries: 43. Memory Usage: 2,832kB