Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
KUR DO VI AJO DITE QE TI TE KTHEHESH NE SHKODER ? |
Go to page 1 2 3 4 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | per pak e lexova gabim fjalen "dihet". | ||
Back to top | | ||
Edmond-Cela |
| ||
Rrushi![]() ![]() ![]() Registered Member #977 Joined: Mon Jul 30 2007, 10:12amPosts: 3038 | isha dy here keto 3 muajit e fundit nje here 2 jave dhe nje here 3 jave. 9 vjet pa shku. por ma te veshtir e kam tani qe ka nje jave qe kam ardhur nga atje, se ato 9 vjet... asht vendi jem dhe e du shum.. por duhet fol realiteti dashnija sic asht ken ndaj njani tjetrit nuk asht ma, tashi cdo gja vetem interresa. Pa Buk e Pa uje Rri, por Pa Bukuroshet e ShkodraOnline nuk Mund te Rri!! | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | eh Mond ka ndryshu dynjaja. Po me vjen mire qe paske shku iher. | ||
Back to top | | ||
S~erenity |
| ||
~Joy of Life~![]() ![]() Registered Member #2891 Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41amPosts: 5994 | Edmond-Cela ka shkruar: isha dy here keto 3 muajit e fundit nje here 2 jave dhe nje here 3 jave. 9 vjet pa shku. por ma te veshtir e kam tani qe ka nje jave qe kam ardhur nga atje, se ato 9 vjet... asht vendi jem dhe e du shum.. por duhet fol realiteti dashnija sic asht ken ndaj njani tjetrit nuk asht ma, tashi cdo gja vetem interresa. Uroj te jesh kenaqe prane familjes Mondi. ![]() | ||
Back to top | | ||
Edmond-Cela |
| ||
Rrushi![]() ![]() ![]() Registered Member #977 Joined: Mon Jul 30 2007, 10:12amPosts: 3038 | faleminders per zoten shum, si do mos me gjyshen. Pa Buk e Pa uje Rri, por Pa Bukuroshet e ShkodraOnline nuk Mund te Rri!! | ||
Back to top | | ||
lorik |
| ||
![]() Registered Member #4602 Joined: Wed Aug 24 2011, 01:35pmPosts: 28 | Une ne shkoder shkoj me daten 10 shtator se jam tash 2muj ne belgjike te motra ne gent,jam merzit .Vend i ftoft ska diell.mas ja pasha bojen ma ktyne vendeve. | ||
Back to top | | ||
ⓐ-ⓒⓐⓣ |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #670 Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09amPosts: 24799 | Edmond-Cela ka shkruar: isha dy here keto 3 muajit e fundit nje here 2 jave dhe nje here 3 jave. 9 vjet pa shku. por ma te veshtir e kam tani qe ka nje jave qe kam ardhur nga atje, se ato 9 vjet... asht vendi jem dhe e du shum.. por duhet fol realiteti dashnija sic asht ken ndaj njani tjetrit nuk asht ma, tashi cdo gja vetem interresa. Po gezohem qe ke shku mas sa vitesh dhe rendesi ka qe familja jote te don dhe i don sepse e ka fale Zoti te pakufizume dhe pakushte. Per te tjeret, well te tjeret jane ![]() Interresi ka kene gjithmone. Dikur jan gzu per nje cumcakez qe na kane pru prej jashte e stilolapsa te rralle. Tash, kane edhe pretendime se jena teper te thjeshte me u krahasu me levizjen e shpejte te Shqiperise drejt vidio klipeve hahahahaaa kujtojne se asht jeta si ne televizor. Maj mend vedin, kur shkova heren e fundit. I dhashe s'di se kujt per zotin nje $50 dhe e futi ne xhep. As falemners as me te buzeqeshe te pakten a me thane si thojne edhe femijet e mi per here te pare jo mos u harxho!! Sad po ka ndryshu Bota e njerezit qe jetojne ne te. Ti pac ba kokrren e qefit e i pac gjete e lane shendosh e mire. Rrespekt naqe ![]() I care and I wish well! | ||
Back to top | | ||
nuh teveqeli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #4617 Joined: Sat Sep 10 2011, 02:37pmPosts: 107 | e kan ba uren e re,hajdeni kur te deni,skeni nevoj me prit rrallen te ura | ||
Back to top | | ||
lah_bubullima |
| ||
ma vone kyt kang![]() ![]() Registered Member #4618 Joined: Sat Sep 10 2011, 02:38pmPosts: 38 | un per vedi itash qesh deri sat i vjet sme merr malli Jam Shkodran dem babadem,,dhe humori m'shkan per shtat,kush lexan kyt firmen teme,me plot goj i tham lugat | ||
Back to top | | ||
Cen Durimadhi |
| ||
Marakli hesapi ![]() ![]() ![]() Registered Member #4092 Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pmPosts: 8730 | nuh teveqeli ka shkruar: e kan ba uren e re,hajdeni kur te deni,skeni nevoj me prit rrallen te ura nuh ca ka pun ura me ardhjen nshkoder ma ? o ti je ma i marr se lahi , e kur mi thu lahit i marr ![]() Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat. Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall ![]() | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Mbasi qi stina po rrshet tatpjetë e fort un tutem se atdhén n’kët jetë me sýt adhruesa, qi pajadá ia çmuen hirin s’kam për ta pá, shko, ti, lum bija, n’at Shkodrën time kúr n’terr do t’sosem me trup e andrrime: atjè si t’gjindesh, sýt e mij n’báll t’andin do t’hapen: n’tý kam m’u ngjáll. Për mue ti Shkodrën, për mue sodite; mallin e sjellun dhe n’vorr, shafite. Shkodra me shpija ndry n’avullija, t’qetat oborre plot land’ shatorre, kumbulla e manda, pjergulla e tanda, sodit me at afshin qi kishe un gjáll - me mall t’im n’zêmër me sý t’mij n’báll. Fjalë të arta! Një përshkrim plot kuptim i mallit për vendlindjen, i cili doli kaq bukur dhe kaq rrjedhshëm nga penda e një shkrimtari të madh, E. Koliqi. Ernesti ishte larguar për në Itali, në vitin 1944, pasi qeveria e re komuniste e kishte dënuar si bashkëpunëtor i fashizmit. I etshëm për të vizituar edhe njëherë qytetin e tij të lindjes, ai ka shkruar mjaft artikuj dhe vepra letrare të cilat ia dedikoi Shkodrës. Njëra prej tyre është edhe kjo që citova më sipër, Shko ti, e cila bën pjesë e një albumi me poezi kushtuar bijës së vetme që ai kishte, Elizabeta Koliqi, në vitin 1964. Tani të kalojmë tek tema. Në rradhë të parë uroj që asnjë nga të forumit të mos e ketë një fat të tillë si ai i Koliqit, pra dënime të ngjashme të cilat ia kushtëzojnë kthimin në atdhe. Do më kishte ardhë tepër keq. Po t'i analizojmë bisedat e emigrantëve, apo se çfarë ata shkruajnë, në lidhje me vendlindjen e tyre, në të shumtën e rasteve bie në sy malli që ata kanë për qytetin, fshatin apo katundin ku ata kanë lindur dhe kanë kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë, të rinisë ose të jetës së tyre në përgjithësi. "Sa paska ndryshu lagjja jeme, sa e bukur kenka ba", "Ah, m'ka marrë malli me shku në Shirokë e me hangër nji krap", "Sa do t'dojshe me ken aty e me pi nji kafe n'pedonale" - sa për të cituar disa ![]() Kthimi i përhershëm kërkon përgjegjësi të mëdha të cilat tejkalojnë mallin për vendlindjen, në disa raste edhe mallin për të afërmit. Po t'i vërejmë mirë e imtësisht disa nga arsyet, duke i shikuar me syrin e një emigranti që ka kaluar më shumë se 20 vite në emigracion, të cilat mund të frenojnë në njëfarë mënyre kthimin e një numri të madh emigrantësh, atëherë besoj se shumë nga ata kanë arye të mos kthehen. - Siguria: Edhe pse dëgjohen lajme që në organet e policisë janë bërë disa ndryshime, e që policia ka kryer disa "aksione të suksesshme", jeta e njerëzve është po të thuash krejt e pasigurtë. Personat vriten për shkaqe banale dhe, në qoftë se paguan një shumë të mirë lekësh ose ka miqësi të forta në pushtet, autori i krimit lihet i lirë. - Punësimi: Mundësi krejt pak për punë. Shumica e atyre që janë të punësuar nuk e fitojnë një kilogram mish në ditë. Kush punon në strukturat shtetërore rrezikon vendin e punës në çdo zgjedhje dhe detyrohen të dalin nëpër mitingje parazgjedhore, në përkrahje të njërës apo të tjetrës parti, sipas shijeve politike të "shefit". Shumica e pensionistëve jetojnë me më pak se 200 mij lekë në muaj. - Shëndetësia: Derisa edhe roja i spitalit i kërkon një të sëmuri lekë për me hy në spital, nuk po lodhem me përshkru shërbimet që ofrojnë dhe higjenën. Farmacistët shesin ilaçe të skaduara dhe ofrojnë lekë mjekëve që t'i adresojnë pacientët në farmacitë e tyre. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 | |
Powered by e107 Forum System