Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Lahuta e Malsis
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Rabije
Sat Sep 01 2007, 01:13am

Registered Member #1168
Joined: Fri Aug 31 2007, 06:36pm

Posts: 1371
Shqiptari me vetvete asht i fort e trim, guximtar e luftetar i mire, por egocentrik e individualist. Dasite dhe luftat ndermjet princit me princ, ne te kaluemen, ndermjet fisit me fis, bajrakut me bajrak deri ne kohe te vona, qene gjithmone semundje e varre qe kombit si te tille, i prune deken. Cilsite dalluese te Shqiptarit, te spikatuna ne tana drejtimet jashta se ne kuptimin:bashkimi ban forcen, i vlejten te huejve e jo vetvetit. Shqiptari u ba i mire e i dobishem per te tjere e mbet perhere e zeza evetit e e vellazenve te gjakut. Ne tane historin e gati 2000 vjeteve vetem Skanderbegu me zotsi te vet iu imponue te tjereve dhe, pa perdorue force brutale as pa cenue lirine, mrrijti te bashkoje princa e komandare, ushtare e popull rreth vetit e rreth njaj ideali, qe peshtetej ne Fe e Kombesi. Me kete ideal ai mrrijti te mbaje ne kambe, sa qe gjalle, me nji grusht njerez, Makabej arbenore, flamurin e pamvaresise dhe flaken e lirise.

Demek se pa e hapi edhe un i tem :p Ca mendoni per kta vargje?

Kush s'nigjan nanen, del n'rrug e then kamen
Back to top
whatishappiness
Sat Jun 07 2008, 05:01pm

Registered Member #1947
Joined: Tue Jun 03 2008, 06:44pm

Posts: 339
Jane vargje te bukura shume.

happiness

Back to top
scutari82
Sat Jun 07 2008, 11:41pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
vargje gjys te verteta se edhe skenderbeu ka uftu kunder princave shqiptare biles kunder lek dukagjinit kur leka deboi venedikasit skenderbeu ju erdhi ne ndihme venediksve edhe kjo beteje ndodhi pas lidhjes se arberit
Back to top
Rabije
Fri Jun 27 2008, 05:46pm

Registered Member #1168
Joined: Fri Aug 31 2007, 06:36pm

Posts: 1371
whatishappiness ka shkruar:

Jane vargje te bukura shume.



Flm qe e paske lexu, se tesh 9 muj ka ken njato vargje aty e si ka ra kujt nder mend per to.
Edhe ty skuter, s'ta hajm hakun po whatishappiness u pergjigj i pari

Kush s'nigjan nanen, del n'rrug e then kamen
Back to top
L - N
Sat Jun 28 2008, 07:20pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
scutari82 ka shkruar:

vargje gjys te verteta se edhe skenderbeu ka uftu kunder princave shqiptare biles kunder lek dukagjinit kur leka deboi venedikasit skenderbeu ju erdhi ne ndihme venediksve edhe kjo beteje ndodhi pas lidhjes se arberit


Sa per kjartsi historike mor zotni Scutary Gjergj Kastrioti kishte ma nevoje me i mledh njerz rreth vedit se sa me fillu me luftu vet me ta, masanje te cmenunit e Leks jo (Leka vete) pervec se kercnune venedikun kercnune edhe principaten e Arbrit te vet Gjergj Kastriotit, ne lidhje te Lezhs Lek Dukagjini vullnetarisht dha besen e'' po ashtu Lek Dukagjini ishte gjenerali i funit qe ra mas Gjergjit, ai qi e majti Mretnin e bashkume te Arbrit deri diten e funit kur u vra edhe vete per mrojtjen e tij

Kurse sa per temen jam komplet dakord me sugjerimin e shkrimit qe ka ba Rabija, dhe personalisht besoj sot me at qe di e mrena kapacitetit tem te kufizum se problemi krysor i Iliro-Shqiptarit asht Iliro-Shqiptari vet dhe te hujt per 2400 vjet histori qysh se asht kriju shteti par Ilir skan pas nevoj me luftu Shqiptarin se Shqiptart kan ken te zanun tu luftu mes vedit, ashtu si po bahet sot, shif shtetin Shqiptar sot sa i percam e sa i shkatrrum asht e shif pasajot e kombit shqiptar sot veni i dyte ma i varfen ne Europ mas MOLDAVIS, pothujse menoj e me duket se Shqiptari asht njeri pa komb kajhere ku komb asht ai vet prej injoranc qe ka e qe vazhdon me pase


[ Edited Sat Jun 28 2008, 07:28pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
LINDON
Sat Jun 28 2008, 07:23pm
Guest
Lec Neli ka shkruar:

scutari82 ka shkruar:

vargje gjys te verteta se edhe skenderbeu ka uftu kunder princave shqiptare biles kunder lek dukagjinit kur leka deboi venedikasit skenderbeu ju erdhi ne ndihme venediksve edhe kjo beteje ndodhi pas lidhjes se arberit


Sa per kjartsi historike mor zotni Scutary Gjergj Kastrioti kishte ma nevoje me i mledh njerz rreth vedit se sa me fillu me luftu vet me ta, masanje te cmenunit e Leks jo (Leka vete) pervec se kercnune venedikun kercnune edhe principaten e Arbrit te vet Gjergj Kastriotit, ne lidhje te Lezhs Lek Dukagjini vullnetarisht dha besen e'' po ashtu Lek Dukagjini ishte gjenerali i funit qe ra mas Gjergjit, ai qi e majti Mretnin e bashkume te Arbrit deri diten e funit kur u vra edhe vete per mrojtjen e tij




LIDHNA SHQYPTARE E LEZHS ASHT CAKTIMI I KUFIJVE ARBNOR ATY KU MARON KANUNI I SKANDERBEGUT....DERI NE BUSHAT ASHT SKANDERBEGU E MRAPA ASHT KANUNI I LEKS DUGAGJINIT POR JO NE MALCI T MADHE VEC NE MALCIT E SHKODERS....PUK MIRDITE..
Back to top
scutari82
Sat Jun 28 2008, 11:18pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
ja ma pa malcia madhe me ............ kanunit ka respektu ma me ate te gjukanovicit a ?


Zotni i nerum Scutary82 te lutem kujdes gjuhen se asht forum familiar e asht i hapun edhe per fmi, kastan te kam editu fjalen banale qe ke perdor.
Te lutem mos me keqkupto me rrespekt
Lec Neli


[ Edited Sun Jun 29 2008, 09:36am ]
Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:36pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Cubat

Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue!
Pesëqind vjet kishin kalue
Çëse të buk’rën ketë Shqypni
Turku e mbate në robnì,
krejt tu’ e là t’ mjerën në gjak, 5
frymën tue ia xanun njak,
e as tu’ e lanë, jo, dritë me pà:
kurr të keqen pa ia dà:
rrihe e mos e lèn me kjà:
me iu dhimbtë, po, minit n’ murë, 10
me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!
Veç si ‘i dèm, vu n’ lavër spari,
qi, ka’ e vret zgjedha e kulari
kah nuk bàn m’e thekë strumb’llari,
s’ndigjon me tërhjekun m’pluer: 15
e tue dhanë kryq e terthuer,
tu’ i dhanë bulkut shum mërzì,
me u vu s’ ryset për hullì
e as me shoq ai pendë me shkue:
kështu Shqiptarët, të cilt mësue 20
s’i'n me ndejë rob nën zgjedhë t’huej,
pagë e t’dheta me i là kujë:
por të lirë me shkue ata motin,
veç mbi vedi tue njohtë Zotin,
e as kurrkujë n’ këto troje t’ veta 25
mos me i bà kurr tungjatjeta,
n’braz me Turk kurr nuk kanë rà
e as kurr pushkën s’ ia kanë dà;
por t’janë grì me tè e t’janë vrà,
si me kenë tu’ u vrà me Shkjà 30
E prandej si pat fillue
Turkut Ora m’ iu ligështue,
e nisë pat m’ iu thy’ atij hovi,
m’ qafë përditë tu’ i mbetë Moskovi:
e ato fiset e Ballkanit, 35
zunë me i dalë dore Sulltanit,
nisë Shqiptarët kanë me u mendue,
si Shqipninë me e skapullue
zgjedhet t’ Turkut : qi si motit
n’ ato kohët e Gjergj Kastriotit, 40
krejtë e lirë kjo t’ishte, e askujë
n’daç t’jetë Krajl a Mbret i huej,
me i bà kurr mà tungjatjeta,
kurr me i là mà pagë e t’dheta:
edhe Flamuri i Shqipnisë, 45
si fletë Engj’lli t’Perendisë,
si ajo flaka e rr’fesë zhgjetare,
me u suvalë prap n’tokë shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t’Zi,
Knjaz Nikolla, ‘i gërxhelì: 50
gërxhelì, por belaçì:
na dyndë top, na dyndë ushtrì
edhe del e bjen n’Shqipnì,
për me shtrue këto bjeshkë e vërrì,
shka merr Drinin për s’të gjatit 55
der’ n’ Kalà të Rozafatit,
ku ai me ngulë do’ «trobojnicën»,
do’ m’ ia vu Shkodrës «kapicën»:
me bà Shkodrën Karadak,
mbasi ‘i herë ta kisht’ là n’gjak! 60
Ka ndejë Turku e këqyrë haru,
pika-pika lotët tu’i shkue,
kah s’ka Shkjaut si me i qindrue;
se Moskovi e ka rrethue:
ka Stambollën muhasere! 65
Bàjnë shtatë Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zì
-si ata e zeza m’i pastë mb’lue!-
për të buk’rën këtë Shqipnì,
si m’ia lëshue n’dorë Malit t’Zì. 70
M’kambë Shqiptarët atëherë t’janë çue.
Sa mirë n’armë na janë shtërngue!
T’fortë kanë lidhë nji besë të Zotit,
si të Parët ua lidhshin motit
n’ato kohë t’Gjergj Kastriotit: 75
me ‘i kambë mbathë e tjetrën zdathë,
gjanë e gjallë pa grazhd mbyllë n’vathë,
diku ngranë, diku pa ngranë,
harrue grue, motër e nanë,
sy’n agzot, zemrën barot, 80
e si ai plajmi me furì,
t’kanë rrà ndesh Malit të Zì,
për t’gjatë t’Cemit n’atë kufì,
ku edhe trimat t’janë përlà:
t’janë përlà Shqiptarë e Shkjà, 85
ballë për ballë ata tu’u vrà,
fyt-a-fyt, ofshè! tu’ u prè:
tue mbetë shakull përmbi dhè,
mish për shpez e kaçubeta,
gjithku kje ajo pika e djalit, 90
gjithku kjenë sokola malit,
pa kjà m’ta as nanat e shkreta.
Veç se, po, me parzme t’veta
Aty Shkjaut sulmin kanë thye.
Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye, 95
bàjnë kuvend Shqiptarët n’mjet vetit
e ‘i fjalë t’madhe çuekan Mbretit:
se jo veç qi Knjaz Nikollës
nuk i lajnë kurr pagë e t’dheta,
porsè as Mbretit të Stambollës 100
s’duen me i bà mà tungjatjeta,
e se dore duen me i dalë:
se Shqipninë nuk po e kisht’ falë
Perendia për çerkez,
Turq, manovë, likurazez; 105
por për do sokola mali,
qi «Shqiptarë» bota po i quete,
për ta gëzue këta djalë mbas djali,
der’ qi jeta mos t’u shuete.
Turku fjalën e ka ndì’: 110
se ç’asht mbushë ai me mënì!
Se edhe lëshue ç’ka mbi Shqipnì,
gjallë Shqiptarët ai me i përpì!
Por Shqiptari gjallë s’përpihej,
e as me u shkelë, besà, s’po lihej, 115
kur po i mbushej mendja e vet,
për Shqipnì me bà gajret,
n’ dashtë ta mësyjnë Krajl edhe Mbret.
Edhe kështu t’janë kapërthye
grykë për grykë Turq e Shqiptarë, 120
pa dhimbë krenash tue u thye
si me thye kunguj npër arë.
T’iu dha zjarm atëherë Ballkanit,
Shkjau: kah drote se Shqipnia
Nji herë shkëputë dore s’ Sulltanit, 125
mà s’do t’bite n’kthetra t’tija,
si atij hangër ia kisht’ palla:
merr e mësynë m’Turk fulikare,
e si derrat me çakalla
t’janë mbërthye, t’janë kapërthye: 130
haju, ngaju, çaju, vraju,
m’ pushkë e m’top gjueju batare,
gjaku rrëmbè npër rrahe e qare,
e npër fusha e npër gajusha,
der’qi s’mbramit, n’p'r’ atë zhumhùr, 135
zgjedhe s’ Turkut pështoi Shqipnia
e duel m’veti si dikùr:
si premtue kisht’Perendija;
por si dashtë, besà, lum vëllau,
s’do t’kisht’ pasë as Turku, as Shkjau. 140
Se s’ka dashtë Turku lirì,
ma merr mendja; veç un s’dij
Knjaz Nikollës kah gjith kjo zemër
ardhë i paska, qi nën themër
rob Shqiptarët po don me i shtrue, 145
edhe atë tokë ai me pushtue,
për të cilën vetoi motit
shpata rr’fè e ‘i Gjergj Kastriotit?
E qi s’paska dert aspak,
se Shqipnì dhe Karadak 150
krejt me atë punë po i làte n’gjak?
Zemra i ardhka prej Moskovit!
N’Petrograd Cari i Moskovit
Nji bè t’madhe po e kisht’ bà:
m’ e ndie plak e kalamà: 155
se ai natë t’madhe s’do t’kremtote,
se ai kumbarë as krushk s’do t’shkote:
gostë as darsëm nuk do t’ngrifte,
s’do t’u late as s’do t’u krifte,
as s’do t’dilte n’log t’kuvendit, 160
për pa i hi Stambollës përmbrendit,
për pa këcye mbi post të Mbretit,
me u bà zot i tokës e i detit;
edhe Europës tregun m’ia prè,
mos m’e lanë me shitë, me blè, 165
mos m’e lanë me çilë kund punë;
por me bà qi ajo përdhunë,
për me çue ‘i grimë bukë te shpija,
rob të ngelte n’kthetrat t’tija,
n’ato kthetra me gjak zhye, 170
mësue gjithmonë n’gjà t’huej me gërrye!
Por, pse ishte ‘i skile e vjetër,
si për fjalë ashtu për letër,
mos m’iu gjetë kund nji shoq tjetër,
ai po e dite mirë e hollë, 175
se isht’ do punë me hi n’Stambollë:
se isht’do punë Turkun me e thye,
pa sharrue vetë mbrendë me krye.
Prandej xèn ai me trillue,
m’shpinë Shkjeninë Turkut m’ia lëshue: 180
m’ia lëshue m’ shpinë Shkjetë e Ballkanit,
qi me i qitë këta punë Sulltanit;
me i qitë punë këta ‘i herë mà para
me trazime e punë t’pambara,
e mandej vetë prej Rusiet, 185
si harusha prej pusiet,
me i rà Turkut fulikare,
m’zhbì n’vend, m’ e qitun fare;
për pa bà me mend pleqnì,
se me atë punë botën unjì 190
mujte ndoshta, m’ e pështjellë n’zì
Kur ketë punë e ka pleqnue,
ka marrë trimi e n’odë ka shkue,
ka ndejë n’tryezë e asht vu ma shkrue,
me u shkrue miqve kah Serbia, 195
kah Zagrebi e kah Sofia
me lidhë besën shkaf asht Shkjà,
mbi Budin, m’çanak-kalà,
edhe tok këta ndërmjet vetit
mos m’ia dà të keqen Mbretit; 200
por m’e nxitë, por m’e mërzitë,
m’iu vardisë si ‘i ditë për ditë,
herë për shtek, herë për kufì,
tash me peng tash me pleqnì,
por gjithmonë, po, pa kanu, 205
veç si t’mujnë n’teposhtë m’e vu.
Mbasandej, ky zogu i Shkinës,
merr e i shkruen Knjazit t’Cetinës,
merr e ‘i letër, ia angllatisë,
me dredhì tue ia qindisë: 210
Ti, qi jè qaj Knjaz Nikolla,
falmëshëndet Cari i Rusisë,
se zà t’madh për ty kam ndie
qi jè trim e gërxhelì,
qi jè burrë e kuvendtàr, 215
me ta drashtë hijen anmiku,
por, me gjasë, kjo fjalë s’isht’ gjà;
pse qe ti m’atë rrasë Cetine
më kè ndejë me ‘i gjysmë opinge,
e jè bà, po, gazi i dheut, 220
tue mërzitë miq e kumbarë,
veç e për bukë thatë në gojë.
Mje sa Turku, përbri tejet,
dredhun çallmën m’vetull t’synit,
derdhë shallvarët ai pola-pola, 225
rrin e ban kokrrën e pallës,
e as m’e pà ti s’mund ta shofish
përmbas kodrës së pilafit
Po a thue, t’la ty kamba e dora,
ase ngjitë jè ndoshta n’rrogë, 230
jo se hi kè bulk n’ e huejën,
qi s’po ndihesh kund për s’gjalli?
Mo’, bre burrë, se nuk ka hije
Urtë me ndejë Cubi i Cetinës,
edhe n’shpì me e shkuem ai motin, 235
tue u ndeshë npër furka t’gravet!..
Po a s’ta mbushë synin Shqipnia,
me ato male të madhnueshme,
me ato fusha të blerueshme,
qi kurrkund s’jè kah orvate, 240
me ia shkye ‘i skundillë për veti?..
M’ tè, krah-thatë, e mos rri fjetun!
Pse pa luejtë ti kambë e dorë,
s’t’ ndihmon Zot as i Shën Nikollë:
Por ti luej, nafaka luej, 245
ka pasë thanë ai burri i huej;
sa për bukë e për fyshekë,
piqu n’mue, se t’i qes vetë;
edhe kësulën vène n’sy,
se të nget Mbreti i Stambollës: 250
nuk ta là me t’prekë me pupël.-
Letrën kështu Cari e ka shkrue,
edhe mirë e ka palue,
e e ka mbyllë me dyllë të zi;
ia ka dhanë kasnecit t’rì, 255
me ia çue Knjazit n’Mal t’Zì.
Letrën n’gjì ka qitë kasneci,
ka thekë kambët ai sa mund heci:
ka lanë mbrapa fushë e zalle
kapërcye ka bjeshkë e male, 260
edhe dalë ka lum e shè:
ka shtegtue për ujë e dhè,
der’qi’i ditë, tue marrun dielli,
në Cetinë ka behë ai filli:
shtjerrë opangat, grisun setrën; 265
Knjazit n’dorë ku ka dhanë letrën,
me dyllë Cari si e kisht’ mbshilë.
Ka marrë Knjazi edh’ e ka çilë,
e ka çilë edh’ e ka këndue,
tri herë rresht ai e ka këndue, 270
tri dit rresht edh’ e àsht mendue;
mbasandej ai fjalë ka çue
njatij Vulo Radoviqit,
kerkserdarit t’Vasoviqit,
qi me dalë me rà n’Cetinë, 275
pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë:
me flut’rue si gjeraqinë,
për me u pjekë me «Gospodarin».
Njeky Vuloja Serdari
Kisht’ pasë kenë nji trim i çartun: 280
m’e pasë randë toka m’e bartun.
Pa tè prè kund s’ishte marrë,
pa fjalë t’tij ngarkue s’ishte marrë,
pague s’ishte varrë as gjak,
s’kishte vu nuse duvak, 285
as s’isht’ dà gjyqë a pleqnì.
Pse edhe Turku i Malit t’Zì
po e kisht’ pasë shqipe mbi kry’,
mos m’e lanë me pà me sy.
-Se edhe ‘i punë, ky zogu i Shkinës, 290
po e kisht’ bà m’atë udhë t’Cetinës.
Paska marrë e shi në rrugë
Për tërthuer shtrika nji stugë,
edhe i çueka fjalë tërthores,
qi shka àsht Turk i Cernagores, 295
mos me mujtë m’e shkapërcye,
për pa là ‘i dukat për krye.-
Bre! kish’ kenë edhe ‘i farë burri,
larg e larg me i dajtun turri.
Fëtyra e tij porsi duhia, 300
syni i tij, tanë zjarm e shkëndia;
vet’llat trashë ngèrthye kulàr,
porsi lesh derrit bugàr;
vesh e m’vesh dega e mustakut,
si dy korba lidhë për lakut; 305
edhe i mbrrijte kryet në trà:
burrë i atillë me sy me u pà.
Veshë e mbathë e m’armë shtërngue,
kishe thanë se àsht lè drangue.
Se këtè Knjazi fort e dote, 310
fort e dote edhe e ndigjote;
pse edhe i urtë ai kishte ndodhë,
me ia prè mendja fort hollë.
Prandej Knjazi i çueka fjalë
Në Cetinë për ngut me dalë. 315
Edhe Vulja bjen n’Cetinë,
pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë,
tue flut’rue si gjeraçinë.
N’atë Cetinë kur Vulja zbriti,
atè Knjazi mirë e priti, 320
mirë e priti e n’odë e qiti,
i qiti duhan e kafe,
edhe nisi kështu t’bajë llafe:-
Ku jè, Vulo, eh kopilane!
Se ti ujk, po, né na u banè, 325
ke s’po duke kah Cetina,
ku kè miq e probatina,
qi s’të ndërrojnë me sy të ballit?
Po, a kè mujtë? a kè farë hallit?
Si po t’shkon n’Vasoviq moti?- 330
Për jetë tande ! si do’ Zoti,
merr e i thotë Vulo Serdari;
pse sivjet, lum «Gospodari»,
nuk ka pasë toka valigë,
e ka ardhë nji kohë e ligë, 335
sa nuk dij si ka m’iu bà,
për me pështue do rob e gjà,
pse edhe buka asht tue na lànë.
Hajt, eh qè’! Knjazi i ka thanë…
Se s’po gjenë cubi me ngranë… 340
Se s’po gjenë skyfteri mish…
Se ti e nxjerrë korën dy fish!…
Mjaft t’i biesh ndo’i vendit prè,
se po e ban me lopë e qè,
sa me mbajtë njerztë e kujrisë, 345
jo se mà gjindën e shpisë…
A din shka, Vulo Serdari,
ndiej shka t’thotë ty «Gospodari»:
pështilli bashkë nja disa cuba:
t’ idhtë si gjarpni ndër kaçuba, 350
t’lehtë e t’shpejtë si gjeraçina:
edhe lëshoj ti kah Vranina,
për me vrà ata e për me prè,
për me djegun gur e dhè,
mbrendë tue vjedhë e tue plaçkitë, 355
tue grabitë e tue robitë,
n’daç me natë e n’daç me ditë;
se un prandej të kam çue fjalë,
der’ n’Cetinë nji herë me dalë,
pse dishka mue tash m’ka këcye, 360
prap me Turk me u kapërthye:
prap me Turk, po, na me u vrà.
Pse edhe as hije, thom, nuk kà,
urtë ma ndejun Turk e Shkjà.
E kështu, tue ligjërue, 365
krye më krye tue bisedue,
hollë e gjatë e ka qortue,
si me u sjellë e si me u mprue,
për m’e là Vraninën n’gjak.
E si vesht janë marrë me fjalë, 370
Knjazi n’bukë atè e ka ndalë,
edhe falë i ka do pare;
e i ka falë nji «xheverdare»,
krejt n’argjand kondakun ngrì,
mos m’e gjetë shoqja n’Mal t’Zi: 375
m’e drashtë vjerrun në sërgjì,
jo mà n’krah të nji luftarit,
jo mà n’krah t’Vulo Serdarit,
qi isht’ me brè hekur me dhambë!
Atëherë Vulja àsht çue në kambë: 380
ka bà Knjazit «tungjatjeta»,
edh’ àsht nisë malit përpjeta,
udhës me mend ai tue përblue,
si Vraninën me shkretnue,
Knjazi ashtu si e kisht’ qortue. 385


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:37pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Oso Kuka

Zot, ç’ ká thánë njaj Avdi Pasha:
Paska mbetë Shqypnija m’ vasha,
Qysh se s’ léka mbrendë nji djalë,
N’ at Vranine mue sod me m’ dalë,
N’ at Vraninë, m’ at t’zezë terthore, 5
Kû mbe’n shkret sá armë mizore,
Kû mbe’n djerr sá tokë gratçore,
Kû mbe’ n vithnat pa bagtí,
Veç prej cubash t’ Malit t’ Zí,
Qi po vrasin djelmt e rí, 10
Qi po mârrin lopët me viça,
Qi po presin dhênt me ogiça,
E po djegin kulla e stane,
E po thájn kaq zêmra nane!
Eh! po,knjazi ke Cetina 15
Ka lshue cubat kah Vranina,
Per me vrá atà e per me pré,
Per me djegun gur e dhé,
Veç si t, nisë degamë me né;
Pse dushmani âsht tue ndersy,20
Tokët e Mbretít per me i msý,
Per me i msý e me i rrembý.
Nji djalë m’ voter t’ m’ ishte llâ,
Paçë m’ i a lânë t’ âmen me fshâ,
Paçë m’ i a lânë motren me kjá: 25
T’ mjeren moter, ehu! pá vllá,
E n’ Vraninë un kjeçë tue e qitun,
Cubat knjazit per m’ i a pritun.
Por mue djalë nuk m’ ká qillue;
E n’ Shqypní nji djalë drangue,30
T’ cillit mos t’ i dhimet jeta
Per Daulet e troje t’ veta,
Fort kerkova e s’ mund e gjeta.–
Kshtû ankoi Pasha turçelí.
Oso kuka paska ndí: 35
Paska ndí,po,e kênka idhnue:
M’ sylah doren paska çue:
Me qitë m’ Pashen ká mendue.
Por i urti kurr nuk ngutet,
Prej burrnís e jo prej tutet, 40
Prandaj Osja ndali doren,
E as m’ e xjerrë s’ e xuer mizoren,
N’ fletë t’ sylahit çatallue;
Veç pá folë s’ mujt me u durue:
Avdì Pashë, tha, mâ kadalë! 45
Mos e thuaj dý herë at fjalë,
Se, per Dî’n e per Imâ’n,
T’bâj qi t’ kjajë e zeza nânë!
T’ bâj qi t’kjajë pa exhel tý nâna;
Pse n’ Shqypní ká djelm si Zâna, 50
Qi per Mbret e troje t’ veta
Nuk u dhimet gjâja as jeta:
E kû i lypë besa e burrnija,
Kû i lypë Mbreti e i lypë Shqypnija,
Kta mâ t’ parët jânë n’ fushë t’ mejdanit,55
Kta mâ të rrebët janë n’ballë t’dushmanit:
Janë çelik per tef t’ taganit.
Marre vedit kurr s’ i lâmë!
Pá ksulë m’ krye pa opingë në kâmbë,
Na per Mbret e per Atdhé 60
Per kanû, per besë e Fé,
S’ druem me rá nder pré të thyeshme,
S’ druem me msý kalát e rrmyeshme:
E kahdo qi t’ bjerë Shqyptari,
Shkon rrufeja tue e ndezë zhari,65
Pushkë e besë pse na la i Pari.
E ti tash vjen ktû e na thue:
Se n’ Shqypni nji djalë drangue,
Qi per mbret e troje t’ veta
Nuk i dhimbet gjâja as jeta, 70
Fort kerkova e s’ mund e gjeta…
Por s’ké faj; pse zâni i zí
Aj ká dalë, po, per Shqypní,
qysh se erdh Pasha turçelí,
Qse edhè t ‘ hujve sod Shqyptari 75
Qiri m’ kambë do t’ rrijë qyqari,
Si punue né s, na ká i Pari…
Por po i lâm tash na kto fjalë.
Në Vraninë, qe , un jam tue t’ dalë,
Cubat Knjazit me t’i a ndalë. 80
Veç t’i lypi un dyzet vetë,
Dyzet vetë, po, djelm të letë,
Qi të desin kû t’ zatesin:
Si mund t’léjn veç e n’Shqypn’;
E po t’ ap besen e Zotit, 85
Se, pa u djegë un n’ flakë t’ barotit,
S’ ká me u lshue per t’ gjallë Vranina.
Avdì Pasha kênka çue,
Osos doren ká shterngue:
Aferim, bre,ti Oso Kuka! 90
Se tý t’ thotë fjala edhè duka
Qi ké lé nji sokol malit.
Zgidh kû t’ jetë, po, pika e djalit,
Edhè del ti n’ at rranxë boke:
N’ at Vraninë, kû t’zezat loke,95
Qi kan mlue, ehu! djelmt e rí,
Qi kan kthy rejat n’ gjiní,
Janë tuj t’ pritë si drita diellin.
Foli Pasha. Buzës s’ Cukalit,
N’krye t’javës, dielli kur u çue, 100
Per me shndritë mbí kobe të shekullit,
Kû e perbuzne shuen e drejta,
Qafës s’Kalás, qe, çeta e Osos
Po mêrr rrugen kah Vranina.
Çetë e vogel, por kreshnike: 105
Dyzet vetë mâ s’ janë me t’ njehun:
Djelm te zgiedhun n’mal e n’ vrrî,
Jo per dukë e per pashí,
Por per zêmer e trimní:
Oso kuka na u ká prî. 110
Oso Kuka, ‘i rrfé prej qiellit,
Shoq nuk ká kah vrân e kthiellet.
A she’ i herë, ka’ i bje sokakut,
Se ç’ m’i bâjn t’ gjith tungjatjeta!
Se ç’ permnershem xheverdarja 115
M’ i flakon mbí sup të krahit,
Si ajo rrfeja n’ natë thellimit!
N’ fletë t’ sylahit— folé bollash
Çatallue i ká dý kuburet:
T’ mnershemet motra t’ t’idhtë taganit,120
Qi ndermjet u rri kercnue.
Veshë e mbathë e n’armë shtrengue,
Shtatin div, e sý’ n si zhgjeta,
Oso Kuka n’ jelek arit,
Pash e m’ pash po i bjen pazarit.125
Njitë mbas tij vjen shpata e dekës,
Soko Tona i Gurit t’ Lekës;
Soko Tona, si Valbona,
Larg permendë m’ kto male t’ ona,
Si per bukë n’ shpí t’ tij të ngranme,130
Si per pushkë e besë të dhanme.
Thonë se i ká nja trí nishane,
Trí nishane, me fermane
Per sherbim qi i baka Mbretit
Ktej e andej valen e detit. 135
Mbrapa i shkonin qa’ i biri i t’ mirit,
Taro Pllumi i Jegumirit.
Mandej vînë dý rê mizore,
Dy djelmoça prej Zagore:
Kaçel Doda e Kerrni Gila: 140
Rritun mocë si karajfila.
Ehu! bre Oso, Oso-rrfeja,
Ç’ kan me t’namë dý vasha t’ reja:
Ç’ kan me t’ nam dý bija nane
N’ ato mrize e n’ ato stane, 145
Kúr, kercunat, kan me ndí,
Se ke zgiedhe dy dhandrra t’ ri,
Me i perpjekë me Mal të Zí.
Po a thue e njef njat kime-zí,
Qi e ká ballin si siní, 150
Qi e ká sýnin si duhí,
Qi i ká shpatllat si nji arí?
Aj âsht Çoku i Mar Kolë Dinit
Prej Kabashit t’ Dukagjinit:
Trim i çartun, trim si Zânë, 155
I pá tatë edhè i pá nânë,
Dy gur njitë, thonë, s’ i ká lânë.
Per mbas ktij vjen çeta tjeter,
Do mâ t’ rí, do prap mâ t’ vjeter,
Por t’ gjith mocë me trimëní: 160
Me trimní e me bujarí:
Veç, per dukë e per pashí
Dán mâ n’ shâj njaj Jup Qehaja,
Galo Keqi e Sinanaja,
Vuksan Gjeli e Met Zeneli; 165
E nder t’gjith– porsì hýll drite,
Preng Markola prej Mirdite:
Lypë per pushkë ky e per pleqní
Q’ mêrr prej Shkodre e n’Peshkopí.
Veshë e mbathë e m’ armë shtrengue: 170
Thue se krushq po duen me shkue:
Nja mbas nja’i po i bien Pazarit,
Si ajo rê qi prej Tivarit
Njitet zí terthoreve t’ona,
Per me shkrepe ndokahe t, e vona: 175
Edhè kapen m’ at breg Buene,
Kû n’ nji lunder u rreshtuene.
Vend n’ at lunder t’ gjith kur zune,
Rrqase âsht lundra e veli u nde,
Edhe nise âsht porsi rê, 180
Tuj çá valen nper Liqê:
Tuj çá valen kah Vranina,
Kû po bâte nâm Cetina.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:39pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Preja

Vall, kush din mue me m’ kallzue,
Pse kjo qyqja ,zog i true,
Si mos kurr âsht tue vajtue
N ‘ at Vranine, n’ at t’zeze krahinë,
M ‘ breg t ‘ Liqênit n ‘at kodrinë? 5
A mos kján hallet e veta,
Persè zí i shkon moti e jeta,
Bír as bí pá rritë e shkreta?
Qyqja vehten s’ âsht tue kjá,
Bír as bí pse e mjera s, ká; 10
Por po kján ajo nji moter,
Qi ka mbetë sod qyqe n’ voter,
Sod qi kputë i âsht kulmi i shpís:
Kján qat motren e atí Avdís!
Jo,po,âsht vrá thonë, Avdì Hisa, 15
Mriz kah bâte nên dy lisa,
Nên dy lisa n’ mal t’ Vraninës:
E vrau Vulja, i biri i shkinës!
Njiky Vulja, ‘i trim drangue,
N’ at Vraninë fort âsht rendue: 20
Nuk lên kál, jo, me shtektue,
Nuk lên çikë, jo, me u fejue,
Ke po i vret aj djelmt e rí,
Ke po i kthen nuset n’ gjiní,
Ke po i vishte nanat ne zi. 25
Edhè u çueka,zogu i shkinës,
Me trembdhete cuba t’ Cetines,
Me msý mrizet e Vraninës:
Po i isht’ kênë kandun mishi i dhís:
Edhè u ndeshka m’ mriz t’ Avdís. 30
Qaj Avdija vrik piskati:
ndalo, Vulo, mustak-giati:
Ndalo,Vulo,me caruqe,
Pse s’ t i leshoj, dhít e kuqe,
Per pá e lá mrizin me gjak: 35
S ‘ ruej dhí per Karadak!
Edh’ e drodh t’ zezen breshanë,
Qi e kisht’ pasë moter e nânë,
Kinsè, i mjeri, zjarm me i dhânë;
Por prej Zotit s’ kisht’kênë thânë; 40
Persè i shkrepi n’ dorë breshâna,
Shí kur dashtë s’ do t’ i a kisht’ nâna.
Po, por Vùloja i terbue,
Qi per pushkë ishte i gatue,
M’ karajfile i u shterngue: 45
Dekun m’ tokë e la pushue.
Edhè u turr m’ tê i patenzoni,
(Shka as atij s’ i a epte zakoni),
E i zdeshi xhamada’n
E i a xuer edhè taga’ n, 50
E i a muer pushken e giatë,
Si nder burra s’ âsht zanát;
Mandej dhít i vên perpara,
Edhè u grafë neper rrege e ara.
Fort po nget capi i Vraninës, 55
Fort po ndjekë cubi i Cetinës,
Fort po kján nji e bija e Turkinës:
Fort po kján e fort po fshán,
Dekun m’ vig kah e shef te vllán:
— Kur ká dalë qaj hylli i dritës,60
O vllau i êm o vllá!
Mbí ato suka t’ Podgoricës,
O vllau i êm o vllá!
Ti m’ i a vne pushken krahit,
O vllau i eêm, o vllá! 65
Edhè m’ dole m’derë te vathit,
O vllau i êm, o vllá!
E m’i a lshove zânin skjapit,
O vllau i êm, o vllá!
Me i lshue podit e livadhit, 70
O vllau i êm, o vllá!
Me i lshue m’ ujë– m’ at ujë t’ Moraçës
O vllau i êm, o vllá!
Me i mrizue ke aj lisi i rrashit.
O vllau i êm, o vllá! 75
Qyqja motra tue t’ kundue,
O vllau i êm, o vllá!
Porsí lis me degë prarue,
O vllau i êm, o vllá!
Lis me mâje te lulzue, 80
O vllau i êm, o vllá!
Rrite e mjera tue u mendue,
O vllau i em, o vlla!
Se me ç’ vashë tý me t’ fejue;
O vllau i êm,o vllá! 85
Por qe Vùloja, i’ drangue,
O vllau i êm, o vllá!
Me tokë t’ zezë ty t’ ká martue,
O vllau i êm, o vllá!
Armë e petka tue t’ shkretue, 90
O vllau i êm, o vllá!
Nanë e moter tue t’ zezue,
O vllau i êm, o vllá!
T’ zezat qyqe tash këndojn,
O vllau i êm, o vllá! 95
Nanë e moter t’ u ndihmojn,
O vllau i êm, o vllá!
Pse mâ udhë per tý s’ kundrojn.
O vllau i êm, o vllá!
Tash këndon nji zog i zí, 100
O vllau i êm, o vllá!
Kah t’ fluturojë neper Shqypní:
O vllau i êm, o vllá!
Kurr ket p6unë un s’ e kam ndí,
O vllau i êm, o vllá! 105
Se ká mbetë kund gjak pá u kthye,
O vllau i êm, o vllá!
A me pare a se me krye,
O vllau i êm, o vllá!
Veç ká mbetë njaj gjaku i Avdis, 110
O vllau i êm, o vllá!
Qyqja motra, vaj, e Avdís!—–
Ksht vajton të vllán Turkina:
E ndien Lqêni edhè Vranina,
Edhè e ndieka aj Oso Kuka; 115
Vaj’n e ndieka e m’ kambë u çueka:
— Hani djelm! e ju vraftë buka!
Eh ju vraftë buka e Dauletit;
Eh ju dhaça ujët e detit,
Po s’u muer sod gjaku i Avdís, 120
Po s’ i u kthye ndera Shqypnís.
Çou bre, Soko, e mund t’ i xâmë!
T’ mos t’ i májm cubat me vjâmë,
T’ mos t’ i lâmë çikat me nâmë.
Proh! ti o Zot, kur na janë çue, 125
Mbathë e zbathë– si kan qillue
E i kan rrokun armët Shqyptare,
Njato ltina e xhevardare,
Njato t” bardhat n’ za breshâna
E i kan njitë njatà tagâna, 130
E i kan vû njato calina,
Se ç’ ushtimë ka marrë Vranina!
Porsì, kur ndokush t’ i nguce,
Dalin grêthat jashtë biruce,
Njashtû turr per derë t’ kaushës 135
Djelmt e Osos rrâjn drejt fushës
Kû kisht’ krise e zezë potera,
Motra e Avdís kû kjate e mjera.
Shoqi shoqin nuk po e pritka,
Por secilli vrap po ngitka, 140
Thue se t’ parit qi do t’ veka,
Petku cohet do t’i u préka
‘E jo mâ se po i pret deka!
S’ âsht tue e drshtë, jo, kush rrezikun,
kah per gjurmë po ndjekë anmikun; 145
Veç se i lngon setcillit zêmra,
Ka mâ e letë s’i ndolli thêmra.
Sýt u qesin flakë e shkendija
Kah t’ frigueshem, si duhija,
Qi kalon me t’ rrebtë zhumhuer, 150
Fushës i bjen kryq e terthuer,
N’dorë tuj mbajtun pushkët arbnore,
Qi u flakojne neper terthore
Porsì rrfeja n’ natë mizore.
Si i’ langue, qi, dalë me gjue 155
Endet malit pá pushue,
Dér sa t’ jetë per erë páu vû:
Djelmt e Osos njashtû ngasin,
Veç me cuba si mund t’ Hasin.
S’ kerset, jo nji pyllë mâ teper, 160
Kur mêrr zjarrë ndoj majes s’ eper,
Si kerset Vranina e shkretë,
Sod qi bien Shqyptarët e letë,
Vrap tuj ngá poshtë e perpjetë:
Thue se kambve u kan vû fletë. 165
Kur,qe, krisi i’ xheverdare
M’ breg te Moraçës nder do zhavare:
M’ breg t’ Moraçës drejt Bjelopoles,
Krisi pushka e Preng Markoles.
Preng Markola pre Mirditet, 170
Nder shokë t’ vet porsì hýll dritet,
I pau cubat aj mâ i pari,
Ke po majshin kah Ponari.
Ah! kadalë, bre zogu i shkinës,
Se s’ i a mêrr ti gjân Vraninës, 175
Me kênë vet ëKnjazi i Cetinës!
Prenga Mirkos i vikati,
M’ xhaverdare, edhè i ndêi gati.
Krisi pushka, ateherë, batare.
Krisi ltinë e xhaverdare, 180
Edhè ushtoi duhma e breshânës
Me u dridhe fmija n’ zêmer t’ nânës.
E pse trimi m’ trim si t’ hase,
E n’ log Zânash si t’ kersase,
Si t’ kersase pushka, or vllá, 185
Rrallë pá gjak se mujn me u dá,
Pavloviqi ktû edhè u vrá:
Pavloviqi u vrá n’ pushke t’ para,
Ka’ u grahë dhive neper ara.
Kúr pau Vùloja se shoku 190
I kje vrá, e se pataloku
Per tê s’ isht nji vend bejlegut,
I lshoj dhít edhè u nis bregut.
Me dorë, burra!— sa i mujt zâni,
Brit Osja atbotë si luâni, 195
Edhè m’ shpinë aj zhgjetë i u lshue
Me djelm t’ vet, porsi i’ Terbue.
A ké pá ndo’ i herë per seri
Se si, kur t’ u bjere skyfteri,
Hikin pulat neper kaçuba? 200
Njashtû atbotë, hikne ata cuba.
Hikne cubat porsi zhgjeta,
Kush n’ teposhtë, kush kah perpjeta,
Veç se Vulja, çue dollâmen,
Aj aq shpejt s’ e ndrronte kâmben: 205
Kisht’ kênë trim, eh i bâsha gjâmen!
Por shka? sod s’ i heci e mara,
Pse edhè ‘i shoq i a fiku Tara.
Tara pllumi i Jegumirit
I rá krés shi njâjë mâ t’ mirit, 210
Njajë djaloçit prej Zaçirit,
Tue e lshue dekun m’ do gjeth firit.
Deh! moj Zânë, m’ a thuej nji fjalë:
Kû e ka Osja edhe nji djalë?
Kû e ka Osja at Kerrni Gilen, 215
Qi s’ i a dáj kund karajfilen?
A thue ti, pse ndolli i rí,
E pse e dí per tê n’ shpí
Rreh nji zemêr plo dashtní,
Ndoshta sod po i dhimbet jeta 220
E rrin mshefët nder shkorre e mbreta?
Nuk âsht mshefë, jo, Kerrn Zagorja,
Kerrn Zagorja—rê mizorja;
por âsht ndeshë aj me Jovanin,
M’ breg t’ Moraçës tue da mejdanin. 225
Desht ky Jovja i’ herë me hikun,
Por per vrap s’ kisht pasë kerrçikun;
Prandaj shokët e lane mbrapa,
T’ cillt po hikshin me t’ mdhaj hapa.
Urra! m’ shpinë, atbotë, si bisha 230
I u lshue Kerrni neper plisha,
Neper plisha e bregut t’ uj” t,
M’ karajfile m’ nja tue e gjujtë,
M’ nja tue e gjuejtë, por veç per ânë:
Gjallë me dorë dote m’ e xânë. 235
Por me dorë nuk xëhej djali,
Pse kisht’ kênë nji sokol mali:
Kisht’ kênë Shkjau, po, me trí zêmra!
Tek e ndiu Kerrnin te th6emra,
E hodh pushken m’ nji ferrmanë, 240
Edhè xuer aj t’ idhtë tagâ’n,
Qi kisht’ fikë mâ se nji nânë;
E t’ u dredhë ka’ i Zagorjani:
Kshtû po mêrr e i thotë Jovani:
Mos trrêjë mendja, or trim i rí, 245
Se e koris Malin e Zi,
Tuj t’ rá n’ dorë si nji baxhí;
Por, n’jé i armve e n’ jé Shqyptár,
E per n’ jé ndopak bujár,
Xír tagâ’n, e n’ kjoftë gjykue, 250
N’ bejleg kryet shkurtoma mue,
Vrik qaj Kerrni na i ndêi gati,
Na i ndi gati edhè i piskati:
Si tagan, si pushkë te giatë,
Jam Shqyptár, e i kam zanát; 255
Edhè cubi i Malit t’Zí
S’ ká per t’ m ‘ msue besë e burrní…
Por, merzitë mbasi t’âsht jeta
Me cubní e me pûnë te shkreta,
A ti ktû ké me marue; 260
Kerrni Gila pse m’ thone mue,
Edhè xuer tagâ’n prej millit:
Ç’ ka flakrue m’at rreze diellit!
E si pushken m’ tokë e uli,
Báll per báll Jovos i duli. 265
–Or Shqyptár, qi tash n’ e vona,
Tuj perbuzun Fé e zakona,
Veç mbas shpine msýn anmikun,
Hec e shifsi dredhë çelikun
Kerrni Gila e njaj Jovani: 270
Shif si dahet, bre, mejdani!
N’ báll t’shoshojt ata si u gjeten,
Kryq taganit i zateten:
E si t’ ishin flakë e agzot,
Lum e lum per t’Madhin Zot! 275
Se ç’ filluene me vringllue,
Si dý rrfé, ehu! tue flakrue.
Shkrepshin shkendija ndaj perpjetë
Porsi m’ kullme prej hekrit t’ xetë,
N’ajr tagânat ka’ u perpiqshin, 280
Kryet shoshojt atà ka’ i ndiqshin.
Djersë e gjak xû me u Kullue;
Por s’ xû asnj6ani me u ligshtue,
Mu ma fort erdh t’u terbue.
Kur varrohet n’ mal nji arí 285
A me pushkë a m’hekur t’ zí,
Jo veç se prej dhimës s’topitet,
Por mâ teper vjen e nzitet,
Edhè msýn, n’ furi t’terbueme,
Me gjak t’ vet armen t’ ritueme: 290
Njashtu atbotë atà dy trima
T’ shpejtë kah dora si vetma,
T’ rrebtë ka’ e sjellmja porsì rrfeja,
Mêrrshin turr me fuqí t’ reja,
Tue terflluem e tue kercnuem, 295
Shkumë e gjak, prej gojës tu’ u shkuem.
Kur i behë, qe, n’ at fushore
Oso Kuka rrfé mizore,
Kah po kthete asajta n’ shpí
Me dy rob edhè me dhí, 300
Qi kisht’ marre prej Malit t’ Zí.
Oson Kerrni tuj e pá
Disi marre atbote i rá
Ke nene s’ kisht’ pré anmikun;
Prandaj çon të prehtë çelikun 305
Edhè e siell me kaq furí,
Qi t’kish ndeshë n’ cub t’ Malit t’ Zí
Fíll per gjysë, tham, kje tu’e pré.
Por jetë – giatë cubi kisht’ lé;
Pse ndermjet tagâ’n i a qiti 310
Me tê deken edhè e priti.
Kur tagânat janë zatetë,
Fort shunglloi Vranina e shkretë.
Edhè u kpu’ n t’ dy per mjedisit,
Si t’ ki’ n kênë dý krande lisit. 315
Jam ndermjet! atbotë Vikati
Oso Kuka edhè u ndêi gati.
U ndêi gati me i shkatrrue,
Pse me dorë kjenë t, u pushtue.
Trima, mjaft pask’ ni luftue: 320
Diku veç nuk ká kênë shkrue.
Zûni Osja atëherë me u thânë,
Dikû shkrue veç nuk ká kânë
Njâni tjetrin dekë me e lânë…
Prá, ti cubi i Malit t’ Zí, 325
Prehi kâmbët e dredho n’ shpí,
E thuej nânës e nuses s’ ré
(Per n’ i paç ti kund n’ at dhé),
Se per s’ dytit sod ké lé.
Jem’ tue t’falë, po, n’ ket ditë t’ sodit 330
Pse, me giasë, qi kênke rodit.
Por ket fjalë shokve m’ u a thuaj:
T’ mos u rrêjë njaj Cari i juej
Se sundon mbi né kurr Nika,
Per pá mbetë Shqypnija m’ çika. 335
Ndoshta t’ dám na jem ‘ nder veti;
Por kû né t’ na lype Mbreti,
Por kû shkjau t’na ngasë n’ vend t’ t’ Parve,
Per ket besë, fara e Shqyptarve
Turk e i kshtênë– êerr vesht, or djalë– 340
Kan me u gjetun krejt me ‘i fjalë…
Kshtû tha Osja. Atbotë Jovani
Njâ as dý mâ nuk i a bani,
Por, si i a lidhen varrët e shtatit,
Rroku pushken e u nis shpatit: 345
Lum! e lum! po, kopilani
Pse i u kput n’ at dite tagani…
U nis shpatit per Cetinë
E Oso kuka per Vraninë,
Per Vraninë, kû kendonte Zâna: 350
Ke bje dielli e ke mêrr hâna
Oso Kukë nuk bân mâ nâna
As n’ Begllerë as n’ Kapidana!


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:40pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Vranina

Vojti fjala ka cetina:
Vall ç’ po bân mbi Shkijé, Vranina!
Vall ç’ po bân Vranina m’ Shkijé,
Rob tue záne e gjind tue pré:
Tue pré gjind, tue zânë hajduka, 5
Qysh se duel njaj Oso Kuka!
Oso Kuka, i’ burre Shkodranë,
Shoq ne Shkoder, thonë, s’ ká lanë
Per kah besa e kah trimnija,
Qi zanát i ká Shqypnija. 10
Kalashan e sý – pergjakun,
Mje m’ sylah e ka mustakun;
Ushton mali, thonë, kur t’ flase,
Dridhet fusha kah t’ vikase;
E kah t’dredhë të rrebtë tagâ’n, 15
thue se rrfeja shkrepë per ânë:
Kaq vringllim aj shkon tu’ i dhânë!
Edhè e ká nji xheverdare,
Xheverdare pushkë vrastare,
Qi, ke t’laje sýni i njerit, 20
Me tê sý’n i a zier skyferit.
Burrë kaprroç e trim si Zâna,
Thonë me kmishe e bâni nâna;
Edhè, thonë, ká lé drangue,
Pse trí zëmra i kan qillue, 25
E pse i ka trí pupla t’ arta
Per nen krah të armve t’ larta.
Prandaj plumja m’ tê nuk ngulet,
M’ tê tagâni edhè perkulet:
Top me i rá shpierti s’ i shkulet. 30
Ky n’Vranine edhe ká zânë
Me njiqind e nji breshânë
Kú nji fjale e paska thânë:
Se per t’ gjallë rodi i Shqyptarit
S’i bjen n’ dorë kurr Gospodarit.35
Fjala knjazit n’ vesh i ká shkue:
Edhè Knjazi na âsht idhnue,
Na âsht idhnue kur e ká ndí.
Thirrka Krenët e Malit t’ Zí:
Njani arí, tjetri duhí, 40
Të gjith lé sokola malit:
E m’ledinë n”kuvend rreshtue,
Ngerthye vetllat m’ shtek të ballit,
Folë u paska si tue ulurue:
Ká dalë fjala nper Cetinë, 45
Se ‘i Shkodranë ká rá n’Vraninë,
N’at Vraninë, po n’at rranzë suket
Thonë ká rá ‘i farë Oso Kuket.
Kaleshan e Kime-zí,
Gjak e zjarm â aj sýni i tí; 50
Edhè i ká nji pare mustaqe
Kaçarrel e leqe – leqe,
Qi me i mrîjtë mje m’fletë t’ sylahit,
T’ zez e t’ trashë sá llana e krahit.
Ky edhè, thonë, ká lé drangue, 55
Pushkë as top mos m’e shinue,
As tagân mos m’e varrue;
E po thonë se ká zatetë
N’at Vranine me dyqind vetë,
Me dyqind fatosa t’ rí 60
Djelm të zgjedhun n’mal e n’ vrrî
Jo per dok ëe hijeshí,
Por per zêmer e trimní,
Qi e kan pushken tatë e nânë.
Ky edhè ‘i fjaleë paska thânë: 65
Se per t’gjallë rodi i Shqyptarit
S’i bjen n’dorë kurr Gospodarit…
Prap po thonë se ky Oso Kuka
Paska zânun do hajduka:
Do i ká zânë e do i ká pré: 70
S’ lên me rá mâ Shkjá n’at dhé.
Cubat vetë i paçë ndersý,
T’ zezë Vraninen per me msý,
Vrasë e pré mos me i a ndalë,
Veç me Turk si t’nisi fjalë; 75
Pse Moskovi e ká pleqnue
Shqyptarín né me na lshue
M’ Rozafat e m’ Kishë Deçane,
Kû do t’mrrîjë megja serbijane,
Per me u gjetun Cernagora 80
Me Serbí bashkë dora – dora.
Kujtoj keq s’na kishte rá.
Shqypnín tjeter kan me e dá
Bulgarija e ajo Greqija.
Pse, mbasi Shkijét e Ballkanit 85
T’ kanë pushtue tokët e Sulltanit,
E mârrë t’kenë do skele detit
Te kane lidhë besë ndermjet vetit,
Ká m’ i dhânë Shkjenís e mbara,
Ká m’u shtrue ura perpara 90
Dét e m’dét m’u kapë Moskovi;
Ká m’i thye Krajlnive hovi.
Por, qe tash, mbasi ká zânë
N’at Vranine ky burrë Shkodranë,
Nuk po dij se kah t’i a majë: 95
Drue s’ka metë per sod uzdajë
Se i pushtoj tokët e Shqyptarit,
Si e kam pasë fjalen e Carit!
Kshtû tha Knjazi i Malit t’ Zí.
Krenët po rrijshin tue e ndí, 100
Tue e ndi e tue mendue
Se shka Knjazi ish’ tue ligjrue
Per Shqypní e per Shqyptarë.
Kur qe Mirkja, Krenësh se parë,
Po i thotë Knjazit: Gospodár, 105
Fjala e Carit n’udhë s’do lânë,
Pse ka dalë nji burrë Shkodranë
N’at Vraninë, n’at t’zezë krahinë,
N’breg t’Liqênit n’at kodrinë.
Pse, po kje se ky Oso Kuka, 110
Po âsht nji nieri qi e man buka
N’mos e mârrët pushka e kurrkuej,
(Mjaft qi, mjeri, mund t’a gjuej!)
Ká m’e marrë nji pushkë vrastore:
Pushka e babës ltinë mizore, 115
Qi der m’sod mue s’m'ká koritun,
Pse edhè m’turk ajo âsht vaditun…
Veç po e zâm se ket Shkodranë
Gjallë as dekë s’po mûjm m’e zânë,
Me gjithkta nuk do me thânë, 120
Se na s’e pushtojm Shqypnín.
Malazezt te gjith e dín
Se n’Shqypní ká djelm si Zâna,
Qi mâ t, fortë s,po t’i bân nâna.
Me armë n’dorë, si thomë na, lé, 125
Anë e kand permendë mbi dhé
Per trimní, per besë e Fé:
E prandaj p’r i’ dite Shqypnija
S’t'bjen n’dorë, besa, lum Zotnija.
Por me kohë e me dredhí, 130
Me u kapë mundet Mali i Zí
M’ Teqe t’ Krús e m’Kishë Deçane,
Kû do t’mrrîjë megja serbijane.
Pse tue kênë se kan fillue
N’ Shqyptarí sod m’ kâmbë me u vû 135
Muhaxhír e Anadollí,
Gjind t’pá plang edhè t’pá shpí,
Qi nuk dín se shka u kje i pari,
Zot e Mbret per t’cillt âsht ari,
E u lanë m’anesh dyert bujare, 140
Dyert bujare t ‘tokës Shqyptare:
Njata krenë e kapitana,
Bajraktare, trima si Zâna;
T’msuem per Mbret me dhânun jeten,
T’msuem per vend me shkrî atà veten,145
Per ket besë, kallxou kuleten,
Se Shqypnín ké m’e pushtue
Para se t’a keshë mendue.
Prandej zên tash, Gospodár,
Me qitë fitme nder Shqyptarë; 150
Pse me kohë e dhelpëní.
Ké m’ u bâ Krajl mbi Shqypní.
Edhe ndoshta mbi Serbí…
Por na as tash harû spo t’rrím:
Sá ma shpejt n’Vraninë po t’ bím, 155
Me u perpjekë ma at Turk Shkodranë.
Un po t’bie me Cetinjanë,
Cetinjanë nja shtatqind vetë,
Qi per gjâ s’ e bâjn ket jetë:
Si me dekë ashtû me metë. 160
Mandej t’bjerë Gjukovic Pera
Me nja katerqind pushkë tjera,
Katerqind Bijoca t’rí,
Qi janë Ora e Malit t’Zí.
Kam uzdajë se me kto çeta 165
N’sukë t’Vraninës un porsá t’ veta,
Kam me ngulë m’tê Trobojnicen,
Kam m’i a vû Osos kapicen,
N’kjoftë se kryet s’i a pret tagâni,
Si n’Cetinë ka dalun zâni… 170
Pse perndryshej, kam m’i a prû
Kret n’Cetinë, t’ngulun m’nji hû…
Kshtû tha Mirkja, Kapitani.
Ver me gojë kush mâ nuk bani.
Atëherë Knjazi i Malit t’Zí 175
Mêrr e u thotë: Sokola t’mí,
Bini pra, n’Vraninë me ushtrí,
Me sa t’dueni ushtarë te rí;
Por Vraninen m’a pushtoni,
Osos kryet por m’i a shkurtoni. 180
Sá per fitme e per ngatrresa
M’ lêni mue, perse, qe besa,
Me pak pare e tuj gergá,
At e bír un kam me dá:
Jo se mâ bajraqe e fise, 185
Qi, q’se mora mend e shise,
Un t’bashkuem mend nuk i majë…
Oh! po tash mund t’kem’ uzdajë,
Se serbija e Crnagora
Kan me u gjetun dora-dora 190
Me Greqí e me Bullgarí,
Si n’Moskov â bâ pleqní.
Por Vraninen m’a pushtoni!
Osos kryet por m’i a shkurtoni!
Foli Knjazi, e Krenët u ndane, 195
E n’ Vraninë, mbi xhebehâne
Zû me krrokë nji sorrë kob – zâne.
Deh! moj Zânë, pásh njato kroje,
Pásh currilat neper prroje,
Pásh bylbylat e Prandverës 200
E pásh t’amlin fllad te erës
E p’r at voes, qi bje prej qielli
E pásh lulet drandofille,
Deh! m’kallxo a po t’vjen keq,
Se e dau Knjazi sod nder Pleq 205
Trup nji ushtrí n’ Vraninë me çue,
Osos kryet per m’i a shkurtue?
Mue m’u kputshin fletët e krah’e
Mue m’u bâshin prozhmet rrahe,
Mue m’u shuejshin kângë e valle, 210
Kângë e valle edhè zavalle
Mbi njato rudina t’ buta:
Per mjedis mue m’plasët lahuta,
N’paça dhimë a kurrnji grimë,
Pse po i pritet Osos kryet, 215
Pse po i erren të dy sýt:
Krye n’Shqypní mos metët pá u pré,
N’kjoftë se n’shekull aj ká lé,
Per me u vû mbí tê kapica
Me njat shkrolë qi e shkroi Nikica! 220
Por m’lingon mue shpirti e zêmra,
Shtati m’dridhet mje ke thêmra,
Ke po ndiej un kob të rí:
Qi i ká metë sod Malit t’zí,
Per me dá t’mjeren Shqypní, 225
Kû kan lé e kû jânë perkundun,
Prej kah shk” llin e kan tundun
Burri, Leka e Kastrijota,
Para t’cillve shueta bota:
E Shqyptarët porsi t’hutue, 230
Me duer m’i rrín tue shikjue,
Thue se ‘i mend qiella e ká dá,
Rob me ndêjun kta nen Shkjá:
M’i u shtrue knjazit dheu i Shqyptarve,
Shtrêjt fitue me gjak te t’Parve!… 235
Ehú! mallkue kjoftë njaj n’Shqypní,
Kjoftë mallkue, po, a plak a i rí,
Qi per Mbret e per lirí,
S’çohet sod me armë mizore,
S’lidhet sod me besë arbnore, 240
Per ma dhânë mâ para jeten,
Per me shkrí mâ para veten,
Se me rá fisi i Shqyptarit
N’thoj t’pangîshem t’Gospodarit.
Shka? a thue n’kângë se ká me u vû, 245
Se pá pushkë e ndêjë harû
I rá Knjazit n’dorë Shqypnija,
N’zâ kah besa e trimënija?
Jo, per Zotin! Para toka
E perpîftë me male e boka 250
E me lume e fusha t’gjâna:
Per tê dielli u errtë e hâna!…
O zotnít e Shqyptarís,
O ju krenët edhè t’Malcís,
Pashi at Zot e at êmnin t’uej, 255
Mos lakmoni pares s’huej:
Sado vonë me pasë per t’shkue
Mbi djelm t’uej ká me gjikue!
E ju t’cillve i Bukuri i qillve
U ká zgiedhun me i prî nirit 260
Ravës s’amshueme t’ t’ naltë Empirit,
Qi â e lirís e e s’Drejtës pasqyra,
Kinie n’mend: per jú detyra
S’âsht me mjelë veç delet t’ueja,
S’âsht me mkâmbë veç gjûhët e hueja, 265
Por me at Fé, qi kem’ prej qillit,
Por me t’ bardhen dritë t’Unjillit,
Mrendë dashtnín mú a ndezë Shqyptarve
Per kah giûha e vendi i t’ Parve:
Qi Shqypnija t’ jetë e vetit, 270
Qi Shqyptarët t’sherbejn nja’i Mbretit:
Qi per Mbret e troje t’veta
Mos tu dhimbet gjâja as jeta,
Por te desin, si Oso Kuka
Qi âsht tue dekë, ehu! n’ato suka! 275


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:42pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Deka

Kish t’a díej, ç’ká aj Oso Kuka,
Qi tue shkue s’âsht sande buka.
S’po i shkon buka as mishi i dashit:
Kot nget tryezës â ndêjë per rrashit,
Tue perdredhë njato mustaqe! 5
Thonë, ká pá nji anderr t, keqe.
Anderr t’keqe, thonë, ká pá
Mbramë, qi shkoi, porsa ká rá.
Ká pá n’ anderr se prej Rjeket
Kênka nisë nji hije deket 10
Ndezun flakë, si flakë lugatit,
Qi, tue hecun fushës e shpatit
E nper kneta e neper zallina,
Fíll po vîte kah Vranina.
Kúr n’ Vraninë ajo ká mrrî, 15
N’ Xhebehâne, paska hî,
Edhè i dhânka zjarrë barotit.
Kur ká dhânun zjarrë barotit,
Ká plasë kulla e ká marrë gjâmë,
Asht dridhë toka per nen kâmë, 20
Ká ushtue Lqêni, mali e lumi,
Edhe Osos po i del gjumi.
Pá ket anderr Oso Kuka,
E prandej nuk po i shkon buka,
S’ po i shkon buka as mishi i dashit, 25
Kot nget tryezës 6a ndêjë per rrashit.
Po, s’han bukë, veç sá me thânë;
I lán duert e del m’njânë ânë,
Per urë voters pshtetë m’nja’n brî,
Tue mendue, duhan tue pî. 30
Sa rrin osja tue mendue,
Bukë djelmnija kan marue;
Çuene tryezat e i pshteten,
Rrokull odës mandej zateten,
Kush tue dhênë, kush tue kuvendë, 35
Kush tue luejtë cic – mic hâne,
Kush tue lye ndo’i çark breshâne:
Nji tagâ’n m’ unuer e mrefe,
Fushekët tjetri m’ vezme i njefë.
Kur zên Osja atje mâ vona: 40
Kqyre at shpatull, Soko Tona,
E na thuej a difton gjâ,
Pse dishka nakel m’ âsht bâ…
Jo, po, shpatlla keq diftote:
Luftë kah maja ajo kallxote, 45
E ka prenda disá vorre,
Tym e gjak neper oborre.
Prandaj Soko erdh e u vrâ
Kah po e kqyrte m’ dritë pá zâ.
Ndoshta shpatlla,tha, s’â gjâ 50
Pse per ndryshej fort ká giasë
Se na luftë kemi me pasë;
Se shum nieri ká me u vrá;
Shum do vorre jam tue i pá…
Por prej luftës Shqyptarët nuk tuten.55
Merr, Kaçel, njihër lahuten
E na thuej nji kângë Shqyptare;
S’májm na zí pá na qitë fare!
Muer lahuten n’dorë Kaçeli,
M’ tê magjarin n’ vend e ngeli 60
E, mbasi per zâ atê ujdisi,
Kesht6u kângës atebotë i a nisi:
Kish’ dalë nji Harap prej deti,
Trim i zí e belagjí
Edhè qitka ‘i porez t’randë: 65
Ka trí bukë pagaçë per shpí,
Shtatë masë vênë per ditë me i pí,
Ka ‘i taroç per mish te zí,
Ka nji dash n’ mjesditë m’i a pjekun,
Ka nji skjap per darkë m’i a repun. 70
Njiqind vetë n’ mejdan ká pré,
Njiqind vithna qiti faret,
Njiqind shpija edhè ká djegun.
Kur vojt rendi n’ Shqyptarí,
Njati Gjergj Elez Alís, 75
Leter t’ vrashtë i paska çue:
Ndiej, ti or Gjergj Elez Alí,
Mbas dý javësh si t’ bjerë kjo leter,
Ti n’ mejdan mue ké me m’ dalun;
Pse tý kullat do t’ i djegi, 80
Mal e vrrî pse do t’ i shkeli,
Dhên e dhí pse do t’ i mjeli,
Pse edhe gruen rob do t’ a mârr!
Letra Gjergjit n’ dorë ká rá;
Edhè Gjergji fort â vrâ, 85
Fort a vrâ kur e ká kndue.
Dý javë vehten e ká majtun,
Bukë prej djerrit aj tue hanger,
Mish taroçit aj tue ngrânun,
Vênë trí vjeçe edhé tue pí: 90
Edhè atin e ká majtun
Tagjí urizit n’ strajcë tue i qitun,
Vênë me pí per ujë tue i dhânun.
Krye dý javësh, mushun dý javë,
Vehten Gjergji e ká provue: 95
Nji lis t’ madh kish’pasë n’ oborr;
Me dý duert Gjergji e ká kapun,
Me gjith tokë edhè e ká shkulun,
Opèt n’ vend edhe e ká ngulun.
Kênka mbathë e kênka veshun: 100
Paska veshun petkat arit,
Paska njeshë shpaten florinit;
Zgithka gjokun pullalí,
I a vên fr6enin treqind pullash,
I a merthen me shtatë kollana, 105
Edhè nânës aj po i bân zâ:
Halláll, nânë, ti me m’ a bâ
Miré e keq, shka kemi folun!
E i ka puthun nânes doren.
Amanet, morì ti loke, 110
N’ kjoftë gjikue me m’ pré Harapi
Lot per mue ti mos me derdhun!
Hajt, mor bir, Zoti te ruejtët,
Se s’ t’ koritë, jo, lokja e jote.
E ká mârre topuzin n’ dorë, 115
E ká hapun mbi shpinë t’ atit,
Edhè â nisun per t’ giatë shpatit,
Tue zbardhë drita prej sabahit
I ká vojtun n’ dere Harapit.
Nadja e mirë, Harap i zí! 120
Nuk ké ngae me ndêjë sod n’ hî,
Por çou e del n’ at fushë t’ mejdanit,
Sod dý javë si m’ ké çue fjalen;
Sod tý kryet due me t’ a pré!
Kur ká pá Harapi i detit 125
N’ derë njat Gjergj Elez Alín,
Shif shka bâni atëherë Harapi:
Lkura buejsh per at ká lidhun.
Asht tutë ati i Gjergj Elezit,
E kah Gjergji paska shkue. 130
Mos u tut, bre zogu i atit:
Gjâja e coftë kurrgjâ s’mund t’bâjë.
I âsht turrë Harapi i zí
E m’topuz m’ tâ edhè ká shtí.
Gjergji kryet por e ká ulun: 135
Permbí krye topuzi i rrshiti.
T’i u drodh Gjergj Elez Alija:
Dalë – kadalë, Harapi i zí!
Se m’ thonë Gjergj Elez Alí.
E m’topuz m’ tâ edhè ká shtí. 140
M’ lug t’ dy krahve i a ká njitun,
Tre pash para m’ dhé e ká ngulun.
Dekun m’ tokë rá atbotë Harapi.
Ká marrë djali edhè ká zdrypun,
I a ka pré ata krye te zí. 145
Hukubet Zoti e kisht’ falun:
Trí pllâmë buzen kishte pasun;
Kisht’ pasë veshin sá ‘i zhgun burrit:
Sá dy vetë me tê me u mlue.
Kur ká ndie Mbret Sylejmani, 150
Paska shkrue m’at derë Stambolle:
Trima ká e trima s’ ká,
Por si ká trima n’ Shqypní
S’i ká Krajli as s’ i ká Mbreti,
S’ i ká toka as s’ i ká deti. 155
Kshtû Kaçeli po këndonte;
Rrokull oda po e vezhgote,
Po e vezhgote tue kendue,
Veç se Osja, trim drangue,
Veshin kângës s’ i a kishte vû: 160
Kânga at natë s’ isht’tue i pelqye;
Prandaj kânga kur u krye,
Zêmra t’ kendoftë! s’i tha Kaçelit,
Veç se thotë, po, Met Zenelit:
Mêrr Vuksanin e Sinanin , 165
Edhè mêrr Kerrn Zagorjanin
Edhè dilni sogje n’ vá;
Pse mjesnatë tash â tuj rá,
E thonë Shkjau se besë nuk ká…
Kshtû tha Osja, e sogjet duelen, 170
Osja e djelmt me fjetë u ulen.
Rá me fjetë, njaj Oso Kuka,
Por s’ po flên jo, Zeliq Gjuka,
Nuk po flên as nuk po kotet:
Nja’i pûnës s’ fortë, me giasë, po i zotet;175
Pse ka herë dikah a nisë,
Me nji strugë per krye mertisë,
Vall, moj Zânë, a din me m’ thânë
Se kû Gjuka don me zânë,
Qi nper terr ká dalë ne vá 180
Thektueshem udhës tue i ra?
Zeliq Gjuka, nji zog shkinet,
Nji zog shkinet prej Vraninet,
Kah Prevlaka kâmbët po i thekë,
Me qat Mirkon per m’u pjekë; 185
Pse qaj Mirkja i Malit t’ Zi
Paska dyndë nji t’ madhe ushtrí
Edhè dashtka, n’nâtë t, pá hânë,
Mrendë n’ Vraninë sande me zânë:
Prandej Gjukos fjalë i çueka 190
Me i prî ushtrís nder ato suka.
Edhè fjalës i nd6ejka Gjuka’,
Pse, pá kndue gjelat e parë,
Aj ne â pjekë m’ Mirkon Serdár,
Na âsht pjekë, po, m’ tê trathtari, 195
Shtrejt pague pse e ka Serdari.
Por nuk dí a â mendue mirë,
Se n’ ushtrí jânë krenat lirë…
Mbasi shêjzet pa’n prendue,
M’ kâmbë ushtrija atbotë u çue, 200
Per me u nisun kah Vranina.
Shtatqind pushkë qi çoi Cetina
E qi Mirkja u kishte prî,
Tokës u nisen ví e ví
Bregut t’ Rjekës s’ Cernojeviqit, 205
Tuj shkue vister mbas Zeliqit;
E ato katerqind pushkët tjera,
Qi u kish’prî Gjukoviq Pera
Rjekës u nisen mbi lundrica
Tuj vozitë kahë Çakavica, 210
Per m’ e msý t’ zezezn Vraninë
N’ báll t’ Lesenders- n’at krahinë.
–Ehù! moj Zânë, pásh të dy sýt,
Shkomi Osos tash te krýet,
Edhè m’vesh atij m’ i thuej, 215
Si nper tokë e si nper ujé
Ká çue Knjazi m’ e rrethue,
Kryet atij per m’i a shkurtue!
Por, n’ daç ndal; pse Osja fjetë
Nuk â, jo, me kater vetë 220
Qi i ká qite aj sogje n’ vá.
Vetë Moskovi atý me zânë,
Pá i a zjerrë gjumin s’ e lânë;
Pse kû ndolli Met Zeneli
Met Zeneli—e Vuksan Gjeli, 225
E aj Sinani — e aj Zagorjani,
Atý fusha ká marrë gjâmë
Atý toka â dridhë nên kâmë!–
Hylli i Dritës atbotë tue lé
Per me i prú dheut shpnesë të ré, 230
Per me i prû s’ mjeres Shqypní,
Ofshè, váj, nji kob të rí,
Kur qe Mirkja ndolli n’ vá,
Po, a thue, sogja s’ e ká pá?…
E ká pá, s’ ká ndêjë tue fjetun; 235
Por ndr prita ká zatetun,
Pushken Shkjaut per m’i a fillue,
Per shêj t’ pushkës si t’ jetë afrue.
N’ujë t’Moraçës tek behë ushtrija,
U zdath Gjuka,–atê e vraftë buka! 240
E vraftë buka si â tue e vrá!
Edhè vaut desht aj me i rá,
Kesh me u kapun m’breg t’ Vraninës,
Me u çilë shtek djelmve t’ Cetinës.
Por kje rrêjtë i biri i shkinës! 245
Perse atý ‘i Kerrni Gile
I ndj gati m’ karajfile,
Tue i a njiteë shi m’lule t’ballit,
Tuj e ftofë shi m” rânë te zallit.
Po, tek qiti i Zagorjani 250
Kuku, majko! Gjuka bâni
E rá dekun pik mâ i pari:
Ashtû raftë gjithmoné tradhtari!
Porsi kur nji burrë gjuetár
T’qese m’ korba, grumbullue n’ arë, 255
E t’ a vrasé ndoj korb te zí,
Çohen korbat per ajrí,
T’ u pshtjellue e t’ u perzi:
Njashtû ushtrija e Malit t’Zí
At herë xûni m’u pshtjellue, 260
Kur pau Gjuken dekun shtrue.
Por, qe, rán prap trí breshâna
Trí breshâna— si trí Zâna,
N’ zí tue veshunprap trí nâna.
Kur njiburrë t’ a zblojë anmikun, 265
E t’ a ketë në dorë çelikun,
E çelikt t’ a ket zêmren,
Edhè plum t’ a kete thêmren,
Qi të dese kû t’ zatese;
Shum gerset atý potera, 270
Shum do nâna atý i thán vera!
Qe edhè Mirkja kur ká pá
Se per báll kisht’ priten n’ vá,
Bini djelm– ushtrís vikati,
Pse i ka ardhë Vraninës sahati! 275
Edhè ushtrija at herë nd6j gati:
Krisi pushka atý batare:
Krisi ltinë xhaverdare,
Krisi dilke edhe breshânë,
Ushtoi L’qêni ânë e m’ ânë. 280
Ah! gajret bre, Met Zeneli,
Ah! qindro, bre, Vuksan Gjeli,
Mos e lsho mori Zagore!
Ngul, Sinan, bre, rê mizore!
Pse me gjasë, ke dridhet suka, 285
Asht tuj ardhë tash Oso Kuka.
Aman ,Zot ! kur Osja mrrîni
Si rê breshni krés s’ njaj vrrini,
Me tridhetë e disá burra,
E zateti neper curra, 290
Se ç’ kje ndezun flakë Vranina!
Atý qiellë mâ nuk u pá,
Atý pushkë mâ nuk u dá;
Njekaq tymi erdh tue e mlue,
Njekaq gjâma erdh tue ushtue! 295
Rrihte ltina edhè dudumja;
Porsi breshni vîte plumja:
Jitshin gjindja neper kneta,
Neper kneta— e neper mreta
Tue rektue per nâna t’ veta! 300
–Eni e shifni oj nâna t’ shkreta,
Eni e shifni ‘i herë n’ at vá
Djelmt e rí, qi atý u kan rá!…
Po, a dro, ‘imend, mori ju shkina,
I rritët djelmt ju kah Cetina 305
Per me u mbetun ke Vranina?
Per me u mbetë nen armë t’Shqyptarit,
Vec prej llokmes s’ Gospodarit?…
Kjani, at herë! s’ kam dertin t’ uej,
Por,ke ata kan n’ mjet nji ujë, 310
E ke n’ báll kan disá curra
E nper curra– disá burra,
Qi per Mbret e troje t’ veta
Nuk u dhimbet gjâja as jeta,
Fort po drue se sod n’ at vá 315
Shum mâ zí kini per t’ pá…
Tue krisë pushka pá i a dá,
Tue korrë deka krena m’ Shkjá,
Thue se shendritshin n’ qiellë dy diella
N’ ânë prej t’ Limit u kuq qiella. 320
E kuqë ishte edhe moraça!
E agoi drita. Neper kllaça
Kur pau Mirkja djelmt sharrue,
Me marrë fryme t’ cillt ki’n harrue,
Aman, Zot, se ç’ u terbue! 325
Oren xuer aj t’ Karadakut,
Xuer taga’n t’ dryshkun prej gjakut,
E tue brite porsi arí:
Mrendë, sokola t’ Malit t’ Zí!
I rá vaut porsi duhija 330
E mbas si të gjith ushtrija.
Ah, kadalë, bre, zogu i shkinës,
Krisi Osja n’ curr t’ Vranines,
Se ké dalun n’ vá t’ pa vá,
Se n’ log Zânash jé tue rá! 335
Edhè m’ kambë atbotë u çue,
Me tagan në dorë shterngue,
Fíll e m’ ta urysh tue shkue:
Porsi ulâ, qi t’ shofë anmikun
Se kah stroflli i ndên kerçikun. 340
Ehù! moj Zânë, po t’ishin ndeshun
Ata burra te kerleshun,
Qi mâ t’ fortë nuk i bân shkina,
Qi mâ t’ rrebtë s’ i bân turkina,
Ndoshta zot ndrrue s’ kish’ Vranina: 345
Por n’ qiellë ndryshej kndote shkrola!
Pse, pá u ndeshun kta sokola,
Briti t’ madhe Prengë Mar’ Kola:
Dredho, Oso, n’ Xhebehane,
Se na rá Shkjau pre’ asajë âne! 350
Me i rá tinzi ‘i uk nder berre,
Kah t’ u prîjë nper male e djerre,
S’dredhë mâ shpejt, jo, nji barí
Kah anmiku t’ ket ndí,
Si m’ atbotë drodh Oso Kuka, 355
Tuj u njitë perpjetë kah suka.
Kjani, kjani oj Zâna, kjani
N’ ato maje, kû ju hani,
N’ ato kroje, kû ju pini,
N’ ato hije, kû ju rrini, 360
N’ ato valle, kû vallzoni,
Kjani e lott mos i pushoni,
Perse tash, ehù! n’ata curra
Kan me mbetë ehù! njata burra,
Me aq kujdes qi i kini rritun, 365
N’ armë e n’ luftë qi i patit vaditun:
Qi edhè vete i kini msue
Me msý anmikun pa u frigue,
Paáu frigue, po, me msý anmikun,
Nja m’ dhete vet me i bâ me hikun, 370
Mos me e lujtë p’r ‘izet kerçikun!
Por shka t’ bâjn sod s’ jane tuj pasun:
Per gjith ânësh shkjau u â rrasun.
S’kan shka bâjn? po, a thue, mund t’desin?
T’ desin, prá, nuk kan shka presin; 375
T’ desin, po, si u kan dekë t” Parët
E t’ a marrin vesht Shqyptarët,
Se â mâ mirë nen dhé me u kjá,
Se per t’ gjallë me ndêjë nen Shkjá…
Po, le t’ desin – s’kan shka presin, 380
Pse, qe, Mirkja tash duel n’ vá,
Kah Lesendra edh’ â tuj rá
Tinzë, neper mal, Gjukoviq Pera
Me Bioca t’ letë si era;
E janë çue Shkijét e Vraninës 385
E janë bâ me ushtrí t’Cetinës,
Per me marrë sod Oso Kuken,
Qi me ta ka pase da buken,
Qi u ká rujtun mal e vrrí
Qi u ká mprujtun erz e shpí: 390
Por, s’din Shkjau me mbajtë miqsí!
Aman,Zot, kur duel Serdari,
Se ç’ kje ndezë Vranina zhari!
Aman Zot, kur mrrîni Pera,
Se shum krisi atbotë potera! 395
Por kur rán Shkijét e Vraninës
Shum u krisi plumja shpinës!
Porsi shé, qi m’ nji natë gjâmet
Rritet turr e del prej âmet
Tuj ushtue– e tue shkumue, 400
Shkaperderdhet nper zallina,
ashtû u derdh Shkjau te vranina,
N ‘ valë Shqyptarët krejt tue i pershî.
S’lufton ndryshe e rrebtë kulshetra
E me dhâmbë edhè me kthetra, 405
Zjarm e surfull tue flakrue,
Kur drangojt t’ a kenë rrethue;
Si i qendron sod Shkjaut Shqyptari
Per dhé t’ amel, qi i la i Pari:
Kâmbë per kâmbë, tuj qitë pá dá, 410
Tue korrë krena neper Shkjá.
U janë ndezun flakë breshânat,
U kullojn gjak n’ dorë tagânat,
E u kullojn gjak edhè zêmra,
Veç se vendit s’ u lot thêmra. 415
Por ç’ dobí: dielli tue lé
Isht’ tue lé m’ at ditë per Shkjé!
I rán ndore Shkjaut t’ terbuem
Tridhetë t’ vrám e dhetë t’ shituem!…
O ata t’ lumt, qi dhane jeten, 420
O ata t’ lumt, qi shkrîne veten,
Qi per Mberet e vend të t’ Parve,
Qi per erz e nderë t’ Shqyptarve
Derdhen gjakun tuj luftue,
Porsi t’ Parët u pa’ n punue! 425
Letë u kjoftë mbí vorr ledina,
Butë u kjoshin moti e stina,
Aklli, bora e serotina:
E dér t’ kndoje n’ mal ndo i Zânë,
E dér t’ ketë n’ dét ujë e rânë, 430
Dér sá t’ shndrisin diell e hânë,
Ata kurr mos u harrojshin,
N’ kângë e n’ valle por u kendojshin.
E njaj gjak, qi kan dikue,
Bân, o Zot, qi t’ jesë tue vlue 435
Per m’ i a xé zêmren Shqyptarit,
Per kah vendi e gjûha e t’ Parit!
–Po váll! Osja kû do t’ jetë?
Oso Kuka a mos ká mbetë?
N’ Xhebehane ká zatetë! 440
Ká zatetë n’ at kullë t’ barotit,
Kû ká bâ êmnin e Zotit,
Se per t’ gjallë nuk ká m’ e lshue,
Shokët e vet per pa i pague
Tridhetë t’ vrám e dhetë t’ shitue. 445
Kur pau Shkjau se pushka mêni
Si kah vau, si kah Liqêni,
E se mbetë s’ kisht’ Oso Kuka
Me tjerë t’ vrám, perjashtë ke suka,
M’ Xhebehane u turr m’ at hera, 450
Si, kur t’ lshoje kah Prandvera,
Vrullet bleta çark njaj zgjonit,
Tue zukatë si rryma e prronit.
N’brohorí tue i lutë jete Knjazit
Njiqind vetë kcyen m’ kulm t’pullazit, 455
Mâ t’ permendun kah trimnija,
Njaq u njiten mbi frangia,
Tue thye muret n’gjak t’ perlyeme:
–Por ká gioben shpija e thyeme!–
Krisi Osja atbotë si ulâni, 460
Mje m’Cetinë i vojti zâni:
Ah kadalë, Nikollë, t’ vraftë Zoti!
Pse ktû i thone Oso barotí:
Se s’ ké pa Shqyptár me sý,
Se djegë vehten edhè tý! 465
Edhè zjarrë i dha barotit.
Aman, falë i kjoshim Zotit,
Kur ká dhanun zjarrë barotit,
Se ç’ â dridhë Vranina e shkretë!
Se ç’ â hjedhë kulla perpjetë! 470
Se edhe L’qêni ç’ ká gjimue
M’ kalá t’ Shkoders tuj ushtue!
Qepra, tjeglla, gur e trena:
Kembë e trupen, krahë e krena,
Hî e tym e flakë e shkndija, 475
Shi mje m’ Viri i hodh duhija;
I hodh duhmja shi m’breg t’ Virit
Qepra, gur e gjymtyrë nirit.
Eni,eni,mori Shkina,
Eni, eni te Vranina, 480
Mblidhni vetë nper shpat e prrue
Ehú! Kortarët e djelmve t’ue;
Edhè msoni fmín mbas sotit
Mos t’ lakmojn tokës s’ Kastriotit,
Pse u bjen shtrêjt, qe besa e Zotit! 485
Njasi gjakut qi Oso Kuka
Sod ká derdhun ke ato suka,
Si per Mbret, si per dhé t’ t’ Parve
Vlon se nder dej t’ Shqyptarve.
Prá, pa u djegun n’ flakë t’ agzoit 490
Si Oso Kuka n’ kullë t’ barotit,
S’ ká me rá fisi i Shqyptarit
N’thoj t’pangîshem t’ Gospodarit!–
— Dielli n’ cila kur u çue,
N’ Vraninë s’ parit u zhvillue 495
Trobojnica — kjoftë mallkue!


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:43pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Dervish Pasha

N’ at Yldiz tue thirre Jacia,
Zbret te dera Kapixhija,
Kapixhija i Abdul Hamidit,
Per m’ i a vû shulin derës s’ zidit;
Pse, posë n’han, po isht’punë e praptë, 5
Me ndêjë dera neten haptë.
Kur, pa pritë, qe, shi m’ atëhera,
Nji shtektár ja behë te dera:
Nji shtektár me rryp shterngue,
Shpervjelë tirqit dér ne giû, 10
Lagë e ndragë e djerzët tue i shkue:
Rrugë te largtë kisht’ mârre i shkreti!
Edhe lypë me hî te Mbreti.
Po kush jé, more ti djalë?
Kush jé ti? kahdo me dalë? 15
Kapixhija po i nep fjalë;
Se ktû po isht’ puna me dere…
E s’ muej mrendë kêdo me shpjerë;
Jo qi mrendë edhe me t’ shtî,
Se del prap, dorzanë s’ mund t ‘ hî. 20
Se kush jam, pse m’pvetë nuk ké;
Se un veç hije bâj mbi dhé,
Zên shtektari i ngratë tue fshâ:
Se un kam kênë e nuk jam mâ:
Kam kênëmoti n’ nám e n’ zâ, 25
Kam pase tokë e kam pasë gjí,
Kam pasë dhên e kam pasë dhí,
Kam pasë plemet me tagjí,
Si mâ i miri n’rrokullí.
Ofshe! sod, por, posë gjithkuej, 30
Un kam ngelë nên zgjedhë të huej
E mâ i keqi, ndêjë m’krye t’ vendit,
M’ a bân gjygjin jashtë kuvendit;
M’i m6err tokët aj, qi m’ la baba,
Edhe mue m’ man mish per krraba, 35
N’ daç per t’zí a n’ daç per t’pjekë,
Gjithsi atij t’ vîjë tue ju tekë….
Prandej ktû pash t’ madhin Zot!
Mos më rrek me fjalë ti kot;
Pse edhe ngae me u tallë nuk kam, 40
E pse e zezà e kuej nuk jam,
Veç se n’ kjosha e zeza e vetit,
M’prîjë e m’qit, po , para Mbretit:
Se mue Shkodra me ka çue,
Per nji dert un m’i a dertue: 45
Per nji dert e i’ kob te zí,
Qi i ká rá s’ mjeres Shqypní,
Qýsh se i ká dreqnit kojshí,
Edhè ngrofë gjarpnin né gjí…
Kapexhija edhè i ká prî, 50
Fíll te Mbreti atè e ka shtî.
Kur ká dalë trimi te Mbreti
Lagë e ndragë, si isht’ kânë i shkreti,
M’ të dy giûjt atý aj ká rá
Edhè kshtû ká nisë tue kjá: 55
Per jetë t’ ande, lala Mbret,
A ti mahe Mbret m’ Shqypní,
A po Mbret âsht Knjaz nikolla,
Qi i ká mbledhe cubat n’Cetinë
E u ká pri krejt kah Shqypnija, 60
Edhè mârre e ká Vraninen;
Ká mârrë Zetë e Podgoricë;
Na ká thye atjè ne Kernicë,
Kû, mos t’kendej ajo Mirdita,
Qi m’ i a ndalun aty hovin: 65
Si zanát pushken qi e ká,
Edhè n’Shkoder pat me t’ hî,
Me u bâ krajl aj mbi Shqypní:
Perse Shkodra, t’u ngjatët jeta!
Po isht kryet e Shqyptarís. 70
Per jetë t’ ande, lala Mbret,
A hiq dorë ti prej Shqypnijet,
A se ndryshe çoe nji ushtrí,
Qi t’ i bjerë Malit te Zí;
Pse kshtû gjallë ma nuk u rrnueka! 75
Ka ndêjë Mbreti edhè e ká ndie,
E ká ndie edhè âsht idhnue:
Çon e thrret qat Dervish Pashen:
Pa ndigjo, ti Dervish Pashë:
Ká ardhë puna tuj u trashë, 80
Tuj u trshë e t’ u perzí:
Pse qaj Knjazi i Malit t’ Zí
Ka çue m’ kâmë, po thonë, nji ushtrí,
Edhè dalë ká në Shqypní,
Ká mârrë Zetë e Podgoricë, 85
Me Vraninë e me Kernicë,
Edhè n’ Shkoder do me rá,
Per me e bâ t’ tane vendin Shkjá,
M’e bâ Shkjá Shkodren mizore!
Pshtielli bashke pêsdhetë taborre, 90
Edhè del n’ at Cernagore
E m’a bân Knjazin terbjet,
Qi Shqyptarët ká zânë e i nget,
E s’ po i lên, jo me gjellisun,
N’bjeshkë e n’vrrí aj tue u vardisun. 95
Mori e mjera Shqyptarí,
Si t’shkoi moti gjithmone n’ zí,
Si të shkoi moti tue kjá!
Vjetë per vjetë ti n’gjak tue u lá,
Vjetë per vjetë e muej per muej, 100
Herë n’gjak t’and, herë n’gjak te huej,
pa t,u ndrrue kurrkund neshtrasha!
Qy ky Pasha, Dervish Pasha,
T’ rrebtë nji ushtrí në kamë ká çue
E n’per tý do me u pershkue, 105
Per me u ndeshë me Karadak…
Per me t’ lá edhe i’ herë me gjak.
Po a njimend thue, se Dervishi
Ket ushtrí nen armë e ngrishi
Per me ardhë me t’ dalë zot tý, 110
Edhè hekrat me t’ shperthye,
Qi dermishe t’ kan kâmbë e duer,
E t’ majn rob tash s’ dí se kúr?
Jo, mo’e shkretë! Dervishi s’ lot
Per me ardhë me t’ dalë tý zot 115
E per tý me Shkjá me u vrá:
Se aj zanat lirín s’ e ká,
Se prej si, kahdo ká rá,
Kush s’ ká kndue, veç se ká kjá.
Por aj vjen perse Stambolla 120
S’do qi t’hîjë n’Shkoder Nikolla,
Pse do vetë, po, edhè mbas sotit
Me t, majtë rob ajo si motit,
E, tue t’ndrydhun per nen thêmer,
Me t’ngulë shishin mâ kthellët n’ zêmer, 125
Edhè gjakun me t’ a pí,
Me t’ a shkimë jeten unjí,
E me t’ lânë m’ u kalbë mbí dhé…
Po ti djelmt, Shqypní, kû i ké?
Kû i ké djelmt, qi sot per tý 130
M’ armë me u çue edhe me msý,
Me msý m’ armë, po, t’prûjtë anmikun
E, pa dhimë, m’ parzme çelikun
Me ja rrasë, e Knjaz Nikollës
Me i diftue edhe Stambollës, 135
Se Shqyptari â i zoti i vetit,
Se s’ i shtrohet Shkjaut as Mbretit?…
Ah, po! djelmt, qi ti ké rritun,
Ata mohit tý kan rá,
Edhè vedit i a kan njitun: 140
Njâni Turk e tjetri Shkjá;
Dikush Grek, e dikush Zejbek;
E kurdo qi u ká qillue
Kta per tý, jo, s’kan qindrue,
Por per mbret e per Turkí, 145
Por per Serb e per Greqí;
Aj, t’ a máj Turkun n’ Shqypní,
Ky, t’ a bâj vendin Serbí,
Tjetri, Grekun t’ a bí n’ shpí;
Edhè shitë tý kan per pare, 150
T’ kan rá mohit per timare,
Per qyfllaqe e per begllaqe,
Si t’kish’ kênë ti nji grue hore
E jo nânë e zojë kunore,
Zoja e Gjergjit Kastriota, 155
Qi sá t’enden stine e mota
Me e nderue ká rrokull bota.
E prandej tash giatë e okolla
T’ bijen Dervisha e t’ bijn Nikolla,
E t’ a lájn trupin ne gjak, 160
E t’ a zânë shpírtin tý njak,
Si mo’ Zot mâ keq per tý,
Se ç’ ké pritë me pá me sý,
Se ç’ ké pritë me sý me pá,
Me t’ poshtnue tý Turk e Shkjá, 165
Porsi t’ ish’ nânë e pa djalë!
Ktû, Shqyptarë ndigjonie ‘i fjalë:
A me hjekë sod mní e resë,
Z6emer t’ keqe e ç’ do ngatrresë,
Edhè t’ fortë m’ e lidhë nji besë, 170
T’ fortë m’ e lidhë nji besë te Zotit,
Si Shqyptarët qi e lidhshin motit
Se nuk shiten nder t’ huej,
Se qindroni p’r Atdhé t’ uej:
A se, ndryshe Shqyptarija 175
Ká me hupë, e perendija,
Po, t’ a dini, ká me u vrá,
Tuj u lshue t’gjithve nên Shkjá:
Persè dita ká me ardhë
Dikû e zezë e dikû e bardhë 180
N’ t’ cillen Shkjau Turkut i bjen:
Edhè Shkjau Turkun e than
E e ngarmon aj jashta Europet,
Me gjak t’ onë, qi rrin e ngopet,
Tash pêsqind e disa vjet: 185
Prá, at ditë Shkjau, po bâní e u gjet
T’ dám n’ mjet vedit, jue Shqyptarve,
E pá zéll per gi6uhë të t’ Parvet
Pá dashtní per Atdhé t’ uej,
Per ket besë, aj do t’ u shuej, 190
Porsi shuhet krypa n’ ujë;
Persè â trim e dhime nuk ká,
Per k6edo qi nuk âsht Shkjá,
Jo qi i ká per t’ mârrë do uhá…
E mos pritni se vjen Mbreti, 195
Se vjen Krajli a vjen Dauleti,
Me ju pshtue prej thojve t’ tí;
Pse, si thomë na ktû n’ Shqypní:
Shka t’ a hajë ujku nji herë,
S’ a zên gjarpni Kurrnjiherë… 200
S”jânë jo t’huejt qi e pshtojn Shqypnín,
Qi ja bijn vendit lirín:
Jâne Shqyptarët, e kurrkush tjeter;
Manie n’mend, pse âsht fjalë e vjeter;
E un prandej po e vê ktû m’ leter, 205
Qi,po kje se hupë Shqypnija
Per faj t’ uej, kur t’ rriten fmija
E t’ ujet nipa: n’ kje se gjallë:
U a lên Shkjau ndonjâ per máll:
E ket fjalë m’ “Lahutë t’ Malcís” 210
T’ a këndojn, ne fryme t’idhnís
T’u a mallkojn shpirtin per s’dekuni
E t’ u namin rroc e koc;
Persè âsht dam, po, pasha Zotin!
N’zí Shqypnija m’e shkue motin 215
E me fshâ ajo n’robní,
Tue pasë djelmt qi per trimní
I permenden n’ fiset t’ tâna,
Ke bje dielli e ke merr hâna.
Hej, moj Zânë! si t’ duket tý? 220
A thue shof un kurr me sý,
Se Shqyptarët do t’bijn m’ nji fjalë,
Zot Atdheut kta per t’i dalë?
Se mas Flamurit kuq e zí,
Gegë e Toskë, fushë e Malcí, 225
Kan me dalë ndo’i here n’ ushtrí,
Me derdhë gjakun per Shqypní?
Po, pse jo? Me kohë e pûnë,
Kû me endire e kû me dhûnë,
Gjâ pa u bâ nuk jet n’ket shekull: 230
Kshtû qi ‘i herë çka dukej mrekull,
Dán mandej si t’ ishte lojë.
Jo, po, dita do t’ agojë,
N’ t’ cillen tok fisi i Shqyptarit
Ká me u mledhe edhe barbarit. 235
Qi dér m’ shpírt e ka poshtnue,
Me armë n’ dorë ká me i dishmue,
Se aj per t’ gjallë s’ i shtrohej kuej,
Se rob s’ rri nên thêmer t’ huej,
Por don kohë, moj zêmer valë, 240
Qi Shqypnija m’ vedi t’ dalë;
Pse vjen moti per kadalë.
Per nji ditë bîjn kpurdhat n’shí;
Por nuk mkâmet, jo i’Shqypní…
Pra, kto fjalë, tash ktû t’i lâjm, 245
E prap kângës fillen t’ i a zâjm:
Pse po ndiej ke atje kah Shkodra
Fort po rreh trompeta e lodra,
Fort po ushton qaj Rozafati,
Dervish Pasha ke s’ i a ngiati, 250
Edhè n’ Shkoder i a ka befun
Me pêsdhetë taborre t’ njefun:
T’ tanë Harapë e Anadollakë:
Per me e ndezë Cetinen flakë:
M’e ndezë flakë, edhè m’e kallë, 255
Knjaz Nikollen me e zânë gjallë;
Edhe lidhë n’Stambollë m’e çue,
M’e lânë mshilun ne katue,
K6u rrin kali tue hingllue.
Heshtu, Zânë, mos qesh me mue; 260
Se merzitshim kam qillue!
Paj per t’gjallë s’lidhet Nikolla;
Se aj po kisht’ do djelm sokola,
Qi per Fé e lirí t’ t’ Parit,
Qi per nderë të Gospodarit, 265
Ndryshe s’bín, jo n’ fushë t” mejdanit,
Ndryshe s’ rrâjn m’askjer t’ Sulltanit,
Veç si krushku, qi shkon n’darsem:
T’ tâna plumet presin m’parsem.
Pse edhe atà e kan kanû, 270
Besë me Turk kurr mos me vû,
Mos me vû kurr besë as fé:
Me tê por me u vrá, me u pré,
Po duel aj ndo ‘i herë m’ at dhé.
Jo qi vetë Knjazi i Cetinës 275
Po ishte trim, po, zogu i shkinës,
E nuk lidhet per s’të gjallit,
Per me u mshilë te grazhdi i kalit.
Shka t’i bâjm: anmik na e kemi;
Por të drejten do t’ja themi… 280
Prandaj vetë kishe me thânë,
Se edhè teper ka per t’ kânë,
Per Dervishin, n’ mujtët me dalë
Dér n’ Cetinë, aj rrugës pa u ndalë;
Perse âsht mal Cetina e shkretë: 285
Duhet pûnë me u njitë perpjetë…
Jo, po; duhet,besa, pûnë,
Per me i hî Cetinës perdhunë,
Pse, qe, Knjazi sa ká ndie,
Se Dervishi erdh n’ Shqypní, 290
Fjalë ka çue Malit të Zí,
N’ luftë me dalun plak e i rí,
N’luftë me dalun burrë e grue:
Burrat mirë n6en armë shterngue,
Grát me kmesà e me supata, 295
Me kosh m’shpinë çikat e ngrata,
Per me i bartun bukë ushtrís,
Per me i dalun zot lirís
Kunder anmikut të lirís.
E pse rreth t’ tânë Karadaku 300
Asht nji giûhe, ‘i feje e ‘i gjaku,
E nuk do veç Qeverín
Sa per t’ ngopë me ár Parín;
Por do Atdhén e do lirín,
Do me shkue per ditë mâ para, 305
Per kah dieja e pûnët e mara,
Burrë e grue në kâmë jânë çue,
Edhe pritat i kan zânë,
Ashtû Knjazi si u ka thânë:
Kan zânëpritat ânë e m’ ânë 310
Burra, djelm,e grá, e vasha.
Qe, edhe dyndë âsht Dervish Pasha
Me pêsdhetë taborre t’ veta
Edhè mêrr rrugen perpjeta,
Tue rrahë lodra dhe trompeta. 315
Dá ushtrín e ká n’ trí çeta:
Njânen lshon kah Podgorica,
Tjetren derdhë aj kah Kernica,
Mêrr të treten per mas vetit
Giatë liqênit m’lundra t’Mbretit: 320
E si atà shkulmat e detit,
Qi,tue vlue e tue shkumue,
Tue gjimue e tue ushtue,
Vîn , plandosen per aní,
Herë per báll e herë per brî, 325
Tash tue hjedhun,thue,nder rê,
Tash pingul neper kurrnê
Shul n’teposhtë tue e karraní,
Thue n’ avis duen m’ e perpî:
Shkrefë aj turrin per Mal t’ Zí, 330
M’ Veleçik e del m’ Rumí.
Asht ndezë zhari mal e vrrî.
Kerset topi, rreh havani:
Ká mârrë gjâmë te tânë Ballkani.
Ah! kadalë, bre Knjaz Nikolla: 335
Se ky â Mbreti e kjo â Stambolla,
Se me top e me nizâmë
T’djegin dhén, po, per nên kâmë.
A me Turk deshte me u pré?
Qe, tash Turkun tek e ké: 340
Del, deh! rrugen me ja pré…
Por nuk die si ké m’ u dá,
N’ paç vû sý me tê me u vrá;
Perse âsht trim, po, askjeri i tí,
Si mâ i miri nder Krajlní, 345
Kur t’ ketë krena qi me prî,
Të ketë bukë, barot të zí.
A nuk shef? a ké verbue?
Dervish Pasha ç’ t’ ká rrethue?
Si n’ menjane t’ ká shterngue: 350
Gjallë prej dore s’ ké me i pshtue,
Pse edhe m’ tý fort âsht idhnue.
Se âsht idhnue Pasha i Stambollës,
Kish’ me thânë se Knjaz Nikollës
S’po ja haka kurrkund palla; 355
Pse, qe, atje,n’ do karpa t’ gjalla,
Rreth e çark aj permbí Rjekë,
T’ tânë ushtrín e ká perpjekë,
Kû dhanë besen per me dekë,
Per me dekë e per me u shue 360
E Cetinen mos me e lshue,
Per pá u bâ gjaku dér n’ gjûe.
Kan lidhë besen, po. n’ mjet vetit,
Me bâ pushkë me askjer te Mbretit,
Edhe t’ Parët mos me i koritun, 365
Qi, pa u lodhë e pa u topitun,
Kurdoherë me Turk jânë pré,
Per lirí, po, edhe per fé.
Mandej dá i ká çeta – çeta,
Rjekës tue i lshue malit perpjeta, 370
Kû s’ ké veç curra e kaçuba:
Per kaçuba ka dy cuba,
Per gjith curra ka dy burra,
Ka dy burra malazez,
Njashun vezmet mirë per brez, 375
Njitë taganat në sylah,
Idhtë novicat pshtetë per krah,
Sýnin xhixhë e vetllat shllûngë,
Neje – neje kryet si bûngë,
Qi, ‘iqind herë me i rá supatë, 380
Nuk i a hjekë. jo i ashkel t” thatë:
Por t’ tânë mend e të tânë dije,
Per me u pré me Turk Azije…
Dervish Pashës, mandej, çon fjalë:
Byrm! kuer t’duejsh, mundesh me dalë, 385
N’ daç per mik, n’ daç per anmik,
Se mâ gati, se kam lë,
S’e njof vedin ne kët dhé:
Bukë e mish, barot të zí,
Si zanát qi âsht n’Mal të zí. 390
Shkon Dervishi tuj u shtý
Tuj u shtý e tue rremye.
Ka mârrë Zetë e Podgoricë,
Ka mârrë Viri edhe Kernicë,
Edhe mârrë e ka Vraninen, 395
Oso Kuka kû ka metë:
Mandej kâmen aj ka thekë,
Per me dalun neper Rjekë
E me u kapun te Cetina,
Kû kisht’ çerdhen gjeraçina: 400
Kû kisht trollin Knjaz Nikolla:
Edhe trollin rreth e okolla
Me ja shêmë, me ja dermue:
Ndandë pash n’ dhé me ja gropue.
Por se shka kúr erdh me dalë 405
Neper Rjekë me kapun mal’,
Madhi Zot, tý t’ kjoshim falë!
Se ç’ ká shkrefë atý potera,
Se ç’ âsht ndezun lufta at hera,
Se shum gjaku edhe ká shkue, 410
Shum nizami ká sharrue!
Kan metë gjindja pa u rmue,
Me i ngrânë shpêzt e Karadakut,
Qi edhe lshojshin fort m’erë t’ gjakut…
Msýni Turku me fuqí; 415
Priti Shkjau me trimëní,
E ka’ u ndeshen me furí:
Si t’ u ndeshshin flakë e agzot:
Lum e lum per t’ Madhin Zot!
T’ i a dha vigma e t’i a dha ushtima, 420
T’ i a dha krizma e bumullima;
T’nisi topi me gjimue,
T’ filloj pushka atý me vlue,
T’ u perlá Turku me Shkjá
Njâni m’ tjetrin t’ u ndersý, 425
Shoq me shoq t’ u kaperthye,
Njâni msýj e tjetri shtýj:
Si dy dema báll per báll
Qi atje n’ djerr a n’ndonji záll,
Kúr bâjn gjedhet mriz prej s’ t’ zetit 430
Kaperthye brynash n’ mjet vetit,
Kukzue shpînet, bâ kulár,
Shtrangue bishtin strumullár,
Dyndun pluhni rê n’ ajrí
Rrîn t’ u vrá me t’ madhe mní, 435
Dér t’ i dajë ndonji barí.
Dý herë Turku u kap në maje,
Dý here Shkjau e lshoi nder zaje,
Tue shtrue shpatin me Harapë.
Por, kúr s’ tretit muer me u kapë 440
E me dalë prap m’ maje t’ malit,
Kû n’ Mal t’ Zí kje pika e djalit,
I lshoi m’ tokë at herë shejshânat,
Edhe u çue e zuer tagânat,
E si bisha tue lurue, 445
Fulikare m’ Turk u lshue.
E t’ i a nisen me i krekcue
Kê me krye, po, e kê me kokë,
Tue i lshue shyt dekun per tokë.
Atý Turkun e lshoi zêmra, 450
Edhe vends’ i zû mâ thêmra;
Por u drodh e solli shpinen,
E n’ teposhte e muerr rrpinen.
T’i u lshue Shkjau mrapa per gjurmë,
E me vigme e t madhe zhurmë, 455
Vrap per vrap e turr tue e ndjekë,
Kê tue therë, kê tue lânë dekë,
E dermoi dér poshtë në Rjekë,
Kû prap zhgjatë i vêhet m’ Shpinë.
Edhe e dbon e e qet n’ Vraninë. 460
Kur me sý ká pá Dervishi,
Se Nikolla ushtrín i a prishi,
Fort nji herë aj na âsht idhnue,
Ka shkrepë kâmët porsi i terbue;
Idhtë javerin ká qortue: 465
Por, mandej, zgidh nji allaj t’ rí,
Nder mâ t’ mirët qi i kisht’ n’ ushtrí,
E ja qet Shkjaut mrapa shpinës,
M’ i a pré rrugen e cetinës.
Veç Nikolla, i biri i Shkinës, 470
Po kisht’ kânë nji biramel,
Qi mâ n’ Shkjá shoqi s’ i del:
Prande’e pá me kohë rrezikun,
Edhe u drodh e u vû ne t’ hikun;
Mori malin Thik perpjeta, 475
Tuj u zhdukë me çeta t’ veta.
U zhduk Knjazi, e Dervish Pasha,
Idhtë ngerthye ato vetlla t’ trasha,
Mori rrugen per Cetinë.
Vall, a hîn Pasha n’ Cetinë?… 480
Nuk e diej a hîn n’ Cetine;
Por n’Cetinë e diej se s’rrin:
Diç po vlon atje n’Berlin...


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:44pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Kuvendi i Berlinit

Deh! oj Zânë, tý t’ kjosha true!
A thue din ti me m’kallxue,
Se ç’ká ndêjë tue bumbullue
Andej larg kah Rumelija,
Ka’ ajo Plevna e Bulgarija? 5
A kjenë topa a veç kjenë gjâmë,
Qi u dridh toka ashtû nên kâmë?
Besa,jo, pra nuk kjenë gjâmë
Qi u dridh toka ashtu nên kâmë;
Por kjenë topat e Rusís, 10
Kjenë havanet e Turkís
Qi bumbulluen fushës s’ Rumelís,
Nâtë e ditë tue rrahë pá dá,
Rumelín t’ tânë n’ gjak tue e lá
Kah na u pré Turku me Shkjá, 15
Me Miskov Turku ka’ u pré.
Rrëmej gjaku shkulm mbí dhé:
Si mjerë Zêmra e atyne nânave,
Qi i pa’n djelmt atyne âneve,
Perse kryet nên grykë t’ havanave, 20
Kur të rrahin kta batare,
S’ i bân nierit, jo nji pare.
Bre mâ zí ‘dhe pat per t’ ndollë,
Pse tue u rrasë kje Shkjau n’Stambollë,
Me zhbî Mbretin m’ post te vet; 25
Veç se u rán Krajlat ndermjet,
Edhe pushka tashti prâni.
Sod t’shtatët Krajlit e Sulltani
N’ at Berlin na jânë bashkue,
Na kan nise me e bisedue 30
Se si pûnen me e vendue,
Per ma vû paq edhe besë,
Per me shue luftë e ngatrresë,
Zêmer t’ keqe, mní e resë,
Tue ngulë gúr, tue ngulë kufí, 35
Per gjith vend, per gjith mbretní,
Giatë Balkanit m’ Dét te Zí.
Por tue kênë se besë e fé
Nuk po kisht’, jo, sod mbi dhé,
E se forti, n’ armë merthye, 40
Aj po kisht’ gjithmonë arsye,
Un tue e pasë jam ktû do frigë
Ser na bîn ndo’ i pûnë e ligë
Per Shqypní e per Shqyptarë:
Ke kta s’ kan miq as kumarë, 45
Qi me e folë per ta nji fjalë,
Qi me hî atyýzot me u dalë,
Pse, edhe qe, qaj Knjaz Nikolla,
Lshue dollamen pola-pola,
E me ‘i strugë të gjânë dý pllàmë, 50
Me ‘ kosh rrethe neper kâmë,
Shkye shallvarësh mbî kupë te giûnit
Me ju dhimët gurit e drunit:
Aj po u del Krajlave para,
E me fjalë e dokrra t’ mara 55
Po ja nisë atý me kjá,
Se aj tokë buke nuk po ká,
Bjeshkë e vrrî se atî i jânë thá:
I jânë tha e i jânë shkrumue,
Te tânë shkam e rrasë e lmue, 60
Pa nji kallzë, pa nji shkop drûje,
Sa qi poplli, rreshkun ûje,
Asht ka’ i del prej Cernagore,
Po s’ i u lshue nji tokë gratçore,
Si, bjen fjala, toka arbnore. 65
Toka arbnore,tokë me nâm
(Blé me pash e shitë me pllâmë,
Pashi argjand, pllâma florî,)
N’ daç per bjeshkë e n’ daç per vrrî,
N’ daç per dhên e n’ daç per dhí, 70
Si per bukë, si per tagjí
Si per pûnë, si per tregtí.
Edhe Krajlat po e ndigionin,
Po e ndigiojn- as s’po e qortojn;
Veç se bashkë me Mbret t’ Stambollës, 75
Po na i napin dorë Nikollës,
Me mârrë Plavë, me mârrë Guci,
Me mârrë Shkodren me Malci,
Dér kû dán vendi me Drî:
Si atë Zoti m’ a marroftë, 80
Mbret,a Krajl, a kushdo kjoftë,
Qi vû dorë m’leter mâ i pari
Vendit t’ vet me dalë Shqyptari,
Ase rob me ndêjë nen Shkjá,
Pagë e t’ dheta atij tue i lá! 85
Se, per Zotin- kjoftë levdue!-
Per pa u bâ gjaku der m’ giû,
Kurr Shqypnín a’kem’ per t’a lshue.
Se kur t’ mêrret, vall, Shqypnija,
Flakë do t’ ndezet rrokullija, 90
E do t’ binden fiset t’ tâna
Kah bjen dielli e kah mêrr hâna.
Gjaku i jonë, po, ká me vlue,
Nama e jonë, po, ká me ushtue,
Ka me i shkue m’ vesh Perendís, 95
Edhe i lumi, n’frymë t’ idhnís,
M’ vend Europian ká me e vrá:
Te tânë n’ gjak ká per t’ a lá.
Kúr ka ndie qaj Knjaz Nikolla,
Se atí Europa edhe Stambolla 100
Dorë i dhânkan mbî Shqypnî,
Me dale cubi nji zotni:
Vû kapicen m’njanin sý,
Se ç’ â hjedhë e ç’ ká lodrue,
Se ‘ dhe kangës ç’ i a ká fillue, 105
Porsi krushku tue Vallzue!
Lum e lum, po, i biri i Shkinës,
Se nder ksolla te Cetinës,
N’ ato kohë qi kan me ardhë,
Ká me ngrânë aj bukë të bardhë, 110
Ká me zí aj mish taroçit,
Ká me pí, po vênë prej poçit,
N’ të dý faqet me i plasë gjaku,
Kacadrê me i ndêjë mustaku.
Në Cetinë mandej ká dalë, 115
Pál Milanit ká çue fjalë:
More Pál, more yi djalë,
Nji sahat mos t’ bâjsh me u ndalë,
Por fluturo si gjeraçina,
Edhe peja ke Cetina; 120
Pse due t’ ap un t’ý nji ushtrí:
Pêsë taborre djelm të rí,
T ‘tânë Sokola lé n’ Mal t’ Zí,
Per me i qitë un n’ at Shqypní:
N’ Hot e n’ Grudë, n’ Plavë e n’Gucí 125
E ato vende me m’i shtrue,
Se ato Krajlat m’ i dhanë mue,
Me shkelë m’ to gjith si të due.
E mandej, si per nji javë
T’ m’i keshë shtrue Gucí e Plavë, 130
M’beh t’m ‘i bijsh Lekve t’ Malcís,
Si njaj ujku prej pusís,
E me shpatë e me konop.
Të m’i bâjsh mue Lekët per Shkop,
Edhè vendin, gjânë e giatë, 135
T’m'a pushtojsh der m’Prrue te Thát.
Pse, si shtrue t’a kem’ Malcín,
T’ kem’ mârrë Plaven e Gucín,
At herë na po t’ rrasna n’ Shkoder,
Tue lujtë valle e tue kcye loder, 140
Si ata mâzat neper lâmë,
Pa na hî kund ferrë në kâmë.
Pál Milani thotë nji fjalë:
Njeksaj pûnë â vshtirë me i dalë;
Se p’r ‘i javë s’ shtrohet Malcija, 145
Se as me pushkë s’ mêrret Shqypnija.
Vênu shêj. po, fjalve t’ mija,
E mos nguc grênzat me krande,
Perse ngucë te zezen t’ ande,
Pse edhe jashtë n’ ket pûnë ké marrë: 150
Per pá t’ pasë kush gjak as varrë,
Nuk thotë Zoti, as s’e ep kanûni
Në vend t’ huej me hî perdhûni.
Jo, po, m’ thuej në zjarm me rrânë,
Me i rá – detit ânë e m’ ânë, 155
Se n’ fjalë t’ ande atje do t’ veta;
Por n’Shqypní, besa, s’mund t’ veta.
Qeshi Knjazi vesh e m’ vesh,
Se ti kênke-o burrë prej nesh:
Kênke burrë veç me ngrânë pshesh, 160
Q’ se i a nisë me m’ predikue,
Thue se ‘i grue vetë kam qillue
Qi me u trêmë prej fjalve t’ ueja,
Per çka m’ flet, per vende t’ hueja
Jo, po, mirë do t’ isht’ per tý 165
Kamelef me vû ti n’ krye,
Me lshue mjekren dér nen gjí,
E me dalë Pop ti n’ Mal t’ Zí
Per n’ mos daç ti n’ shpí me shkue
Me njitë furken porsi grue, 170
E aty n’ derë, ndêjë mbî ndo’i krroqe,
Me tjerrë m’bosht me t’ande shoqe,
Tuj u zé me tê n’ shullâ:
Se per luftë s’u dashtke gjâ.
Sa per luftë âsht Mark Milani 175
Burrë si motit, trim si luani,
Qi edhè ushtrís ka per t’ m’ i prî,
Per me shtrue Plavë e Gucí,
Per me shkelë Lekë e Malcí.
Edhe Shkoders mrendë me i hî; 180
Me i hî mrenda me bajrak:
Me bâ Shkodren Karadak.
Kshtû tha Knjazi e lshoi kushtrimin,
Per me mledhë n’ushtrí burrnimin.
Pingroi Zâna neper molla: 185
Hajde! hajde! or, Knjaz Nikolla,
Se pak giatë jé shtý me fjalë:
Se vjen moti per kadalë:
Se s’ din nieri kû mund t’ dalë,
Po kje ‘imend se lshon aj vrapin 190
Mâ të madh se t’ a két hapin:
Si, me giasë, ti don m’ e lshue,
Q’ se nder mend ty t’ âsht ngujue
Ne Gucí nji ushtrí me e çue,
Shqyptarín nji herë pa e pvetë: 195
A thue e lshon Gucín e shkretë,
A thue e lshon Malcín e ngratë,
Per pa i shprazë dý pushkë m’ te thatë.
Me Shqyptarë, more Nikollë,
Mundet nieri ngusht me ndollë, 200
Po s’u shkoi aj mrendë per mik;
Se ata lé kishin çelik,
E vû sý kishin me dekë,
M’erz a m’ tokë me pasë me i prekë,
S’ ka shka bân nder ta i huej’! 205
Se ata gjallë s’ i shtrohen kuej,
N’ dashtë t’jét Knjaz, a n’dashtë t’jét Mbret;
Se atà Mbret po ishin n’ dhé t’ vet:
Fort gabon kush i gerget!


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:45pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Ali Pasha i Gucis

Drita duel, dielli s’ ká lé,
Alí Pasha, ‘ i trim rrfé,
Heret sod na kênka çue,
Kênka veshë, kênka shterngue,
Paska mathë çizmet dér m’ giû, 5
Edhè u ulka ne katue,
Kû nisë gjokun me shílue,
I vên frênin prej florinit,
I vên shalen talatinit,
I a shterngon me tre kollana: 10
Hidhet gjoku porsi Zâna,
Porsi Zâna n’ mal t’ Tomorrit:
Edhe’ e zier te dera e oborrit,
Nânes s’ vet aj kû po i thrret,
Kû po i thrret e kshtû po i flet: 15
Po ndigjo, morí ti loke,
Bânmu nderë miqve edhe shok’e,
Bânmu nderë, kush te jetë per nderë,
Mos lên t’ vobeg me t’ kjá n’ derë,
Mos lên t’ vobeg n’ derë me t’ kjá, 20
Por t’ m’i dalsh moter e vllá,
Por t’ m’ i dalsh ti nânë e tatë,
Si të parët na lanë zanát;
Se kan bîjtë do pûnë të reja
E do t’ dal un dér kah Peja, 25
Dér kah Peja, dér kah Reka,
Per me u pjekë te Haxhi Zeka;
E nuk diej kur ká me m’ rá,
Me u kthye dalë, me tý me u pá,
Persè shtegu orok nuk ká. 30
Nuses s’ vet, mandè’ i ká thânë:
Nji amanet jam tue t’ a lânë:
Rritma djalin djale bujár,
T’ me dalë burrë e burre Shqyptár,
T’ m’ bahât trim e kuvendtár, 35
Me qindrue per kanû t’ vet,
Me luftue per Atme e Mbret:
T’ diej me prî e me ndigiue,
Armët e besen mos me i lshue,
Kudo pûna me i qillue. 40
Por në kje se Mali i Zí
Erdh e rá kurr ne Gucí,
Dér sá t’ jét djali kerthi,
Pâsh njat Zot, qi te ká falé,
M’ a ndigio ti, grue, nji fjalë: 45
Bâne zêmren gúr e krep,
Premia djalit kryet ne djep:
Mos m’ i a lsho Knjazit n’ dorë gjallë;
S’ due t’ a lâ n’ Shqypní un prrallê,
Se nji biri i Alì Begut, 50
Se nji i nipi i Skenderbegut
Knjaz Nikollës i ká sherbye
Se ká vû kapicë mbí krye,
Se ká ndêjë per t’ gjallë nen shkjá,
Pagë e t’ dheta atij tue i lá. 55
Mâ mirë n’ vorr m’ u kjá per mâll,
Se nên Shkjá me ndêjë per t’ gjallë!
Kshtû tha Alija e i hypi kalit,
Edhè u nis terthores s’ malit,
Porsì breshni me duhí, 60
Tue mendue, duhan tue pí.
Ç’ do t’ mendojë, vall, Alì Pasha,
Qi i ká vrâ ato vetlla t’ trasha,
Qi i ká vrâ ata sý si zhgjeta,
Thue se n’ mní i ká ardhun jeta? 65
Se shka endë kjo mendja e nirit,
S’ din kush gjâ, posë njatij t’ Mirit
Qi nuk flên as kurr nuk kotet,
Qi ká n’ dorë stinët edhè motet,
E qi rrezja e sýut ka’ i priret, 70
T’ zêmers s’ nierit kthellon gjiret,
E i a shef te tâna endiret,
I a skjyrton t’ gjitha dishiret,
Qi atý mrendë rrin t’ u perzí,
Dikû bardh e dikû zí: 75
Aj, po, din shk’ âsht tue mendue
Alì Pasha rruges tue shkue.
Un veçdiej t’ u tham nji fjalë,
Se, tue shkue ashtû m’ kál e m’shalë,
Tue rá dromit me t’ mdhej hapa, 80
Shumë do rrugë ká lânë permbrapa.
Shkote gjoku porsi rê:
Edh’ âsht kapun te nji rrê,
Kû nji lis i bukur ishte,
Lisi ishte e hije kishte, 85
Edhè kishte ‘gurrë per brî,
Gurrë të gjallë, të kjartë florí,
Kû edhe gjokun ka ndalue,
E i ká zbritë per me pushue,
Nen at hije e te njaj krue. 90
Tue pushue per nen at hije,
Si luâ, qi prej shkretije,
Zên m’ ndo’i moje, kputë e lmekun,
Pá dobí mbasi t’ ketë ndjekun,
T’ letë anmikun, qi i grabiti, 95
Klysht e njomë e mnís i rrshiti,
Me sý t’ vrântë kundron Alija
Se sá bukur Shqyptarija
Rreth e çark i shtrohet para
Me liqêj, me lume e ara, 100
E me male te madhnueshme,
E me pyje te blerueshme;
Edhè sýt i mushen n’ váj,
Kah mendon se fati i sajë
Nder duer t’huaja gjithmonë ngeli, 105
Se mâ i keqi p’ rherë e shkeli
E s’ e la me çue kurr krye,
S’ e la dritë me pá me sý.
E ashtû ndêjë trimi nen hije,
N’ mend tuj endun puûnë Shqypnije, 110
Kur qe shef logut tue ardhë
Nji si hije veshë në t’ bardhë,
Si nji vashë qi fat vè s’ parit,
Shterngue ijet me ‘i shogë arit,
Edhè zhdredhun flokët giate shtatit 115
Si ato rrezet krés s’ njaj shpatit
kur bân dielli per me lé
Neper brymë të nadjes s’ ré.
Ardhun shtatit si breshâna,
Si ajo vera e si ajo Zâna, 120
Bite shpatit tue flakue,
Dér qi vjen e zên mbî krue,
Vjen e zên fill nder ylbera
Qi ndermjet t’stomeve t’ blera
E per rreth t’ argjente t’ currilit 125
I trajtote rrezja e diellit.
U trand gjoku kur e pá,
( Thonë se kali praskë nuk ká ).
Curroi veshët e ngrefi kryet
E harû, pá ia dá sýt: 130
Turfulloi nja dý a trí herë,
Tuj u zmbrapë rudines s’ blerë,
Kah kisht’ ndêjë Alija pshtetë.
Ali Pasha e pá edhè vetë,
E m’ njâ ‘n krah si kisht’ zatetë, 135
I dha shtatit e u drejtue
Edhè ndêj aj tue kundrue
Palè a isht’ nieri asè hyjní.
E tue kqyrë ashtû n’ habí,
Qatje vonë po nisë me i thânë: 140
Pásh Njatè qi te ká dhânë,
A jé nieri a se jé Zânë?
A lutë Pashkë a lutë Bajram?
Se shka jam e shka nuk jam,
Se a lus Pashkë a lus Bajram, 145
Se a bâj hije a jo n’ ket jetë,
Ktû s’ âsht ngaeja me pëvetë:
Po i thotë Hija atëherë Alís.
Se ngusht janë pûnët e Shqypnís,
Se mbrendë besa âsht krejt harrue, 150
Se lugat m’ te Knjazi âsht çue,
Asht çue Knjazi m’ tê lugat:
Ká qitë sogjet shpat e m’ shpat:
Don me dalë dér n’ Rozafat.
N’ at Berlin u dá pleqnija, 155
Në dorë t’ Shkjaut me rá Shqypnija.
Mo, pásh Zotin! Shka po flet?
Z6en Alija e po gerthet.
Po a s’ ká Zot a s’ ká kund Mbret,
Qi nji Knjaz i Malit t’ Zí 160
Mund po e bâka aj sod pleqní
Me i pushtue kto Malet t’ ona,
Kû, se rrmen Drini e Valbona,
S’ ká rá mrendë parmendé e huej,
Pagë e’ dheta s’ jânë lá kuej? 165
Jo, po, prá, i pergjegji Hija;
Nên kâmë t’Shkjaut do t’ vuej Shqypnija,
Edhè Knjazit pagë e t’dheta
Do t’ i lajë per sá t’ rrjedhë jeta;
Persè sod gjindja shqyptare, 170
Rrêjtë me pare e me timare,
Besë e fis kta kan mohuemun,
Krejt Atdhén kta e kan harruemun,
Edhè armët i perdorojn:
Kur mos t’ vrasin shoqisho’ in: 175
Jo per t’ sjellë lirín Shqypnís,
Jo per t’ mare e t’mare e t’mire t’ njerzís,
Por per t’zgiedhë se kê nder t’ huej
Zot Shqypnija do t’ a quej.
Marre e trup per fis t’Shqyptarve 180
Me shnderuem namin e t’Parve
Edhè rob deshtas me ngelun
Nên kâmë t’hueja ndrydhë e shkelun,
Si moskush m’ ftyrë t’ rrokullís!
Se un jam Ora e Shqypntarís, 185
Se un Shqyptarët-o do t’ i nâmi,
T’ mos u zhbîhet arve grâmi,
T’ mos u dahet dhênve dâmi,
T’ mos u lindet djalë ne voter,
T’ mos u rritet vllá as moter, 190
Por le t’shuehen nên zgiedhë t’ huej,
Porsi shuhet krypa n’ ujë.
T’ lshosha bjeshkët o morì Zânë,
Merr Alija, atëherë, me i thânë,
T’ lshosha bjeshkët e t’lshosha malet, 195
Mos na nam, he shto’ Zo’ vallet!
Se né nâma na ká rá,
Se né besa na ká vrá,
Q’se ká mrrîjtë fisi i shqyptarit,
Me u dridhë para Gospodarit, 200
Shqyptari me u dridhë n’ sý t’ Knjazit,
Qi as sá luga m’ fyt t’nji mazit
S’ çon kandár aj nder mbretní…
Jo, por, n’kje se n’Shqyptarí
Ké gjetë hije me pushue, 205
Ké gjetë gurra me u freskue,
E rudina me lodrue,
Me lodrue e me vallzue
Krah e m’krah me t’ Bukurat tjera
Kur lulzon e butë Prandvera, 210
Pásh njat sý, qi e paske hýll,
Qi m’a çilë e qi m’ a myllë
Si ajo hâna neper pyllë,
Deh! m’ kallxo n’ ket hije shpati
Si t” a pshtoj Shqypnín, i ngrati; 215
Se t’t bâj bén mbî gúr të vorrit,
M’ Bigë te Shalës e m’shkam t’Tomorrit,
Qi per tê nuk m’ dhimet djali,
Qi per tê jeten e fali.
Kur ká ndie Ora e Shqypnís 220
Se shka i tha Pasha i Gucís,
Fort me vedi ajo â gëzue,
Edhè Pashës kshtû i ká ligjrue:
M’ kâmë prá Alì per n’kjosh kund gjallë,
Nuk âsht ngaeja sod me u tallë: 225
Knjazi topin âsht ka e kallë.
Dil e piqu m’ Haxhi Zeken;
Grish Kosoven, bashkò Reken:
Lsho kushtrimin n’ Toskë e n’ Gegë;
Mblidhnu tok si kokrrat n’ shegë: 230
Forca tok– s’ bâhet rrcok
Edhè, lidhë me besë shqyptare,
Bini Shkjaut ju fulikare:
Un me jue kam me qillue:
Shkján nên kâmë kam me u a shtrue. 235
Por, pse ti m, a bâne at bé,
Se nep jeten per Atdhé,
Qe un t’ ap nji forcë te ré
Vendit lisat ti me i shkulun,
M’ tý tagani mos me u ngulun, 240
Plumja e pushkës tý mos me t’ vrá,
Gjylja e topit mos me t’ rá.
Edhe kshtû tue ligjirue,
Alì Pashës ajo âsht afrue:
Ká qitë doren mrendë në gjí, 245
Ká xjerrë jashtë do rozmarí:
I a ká dhânë t’i mârre erë;
Mandej thânë i ká Alís;
Hajt,Ali, ti me u sprovue
Palè a e shkulë lisin me rrêma, 250
Palè a e shkulë e prap e ngulë.
Edhè trimi i âsht shterngue,
Me dý duert lisin ká kapë,
Dý – trí herë aj e ka trandun,
Me gjith rrâjë edh’e ká shkulun; 255
Por, kur prap ká bâ m’e ngulun,
As nji giû n’ dhé s’ mund e shtini.
Fort ká qeshë e bukura e dheut.
Kur ká pá se aj Ali Pasha,
S’ muejtka n’vend lisin m’e ngulun, 260
Edhè s’ dytit rozmarín
I a ká dhânë t ‘ i marre erë.
Kur âsht çue s’ dytit Alija,
Me dý duert lisin ká kapë,
E si t’ ishte i’ hû prej gardhit, 265
Shul perpjetë aj e ká ngrîjtun
E dèr m’ degë në dhé e ká ngulun.
Mandej sjellë âsht me soditun,
Se ç’ po i thotë Orae Shqypnís;
Por me sý t’ Miren s’ e pá: 270
Isht’ bâ voes e rá nder lule.
M’ kâmë Alija habitë ngeli,
Tue kundrue rreth kah zabeli,
Deri nalt kû niste bora,
Per me pá se ç’ u bâ Ora, 275
Kur nisë gjoku me hingllue,
Nisë me thunder me trkllue,
Thue se n’mend po do m ‘i a qitun,
Se s’isht’ngaeja atý me pritun.
Asht kujtue, medjè, Alija, 280
Per shka thânë i kishte Hija,
Se n’ rrezik gjindej Shqypnija,
Edhè gjokut m’ shpinë ká kcye.
Gjoku turrin ká shperthye:
Kush dý herë s’ i pá me sý. 285


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:47pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Lidhja e Prizrendit

Shkrepi dielli buzës s’Cukalit,
Eja e t’kndojm, oj Zâna e malit,
Eja e ‘kndojm më Lahutë t’Malcís,
Si atà Krenët e Shqyptarís,
Në prizrend na janë bashkue, 5
Per me folë, me bisedue,
Shqyptarín se si m’ e pshtue
Prej çapojve t’ Malit t’ Zí,
Qi ka dýndun top e ushtrí,
Me hî n’ Plavë, me hî n’ Gucí, 10
Me marrë Shkodren me Malcí,
Dér kû dán vendi me Drí;
Pse, po thonë, Mbreti i Stambollës
Dorë i dhânka Knjaz Nikollës
Me ndezë zjarm aj m’ votra t’ ona, 15
Me ngá qét aj n’ ara t’ ona
Me bâ drû n’ zabele t’ ona,
E me grá e me vasha t’ ona
Me luejtë Shkjau harushë nder né,
Thue se s’ ká Shqyptarë mbí dhé. 20
Por po kisht’, besa, Shqyptarë,
Kisht’ Shqyptarë zêmer bujarë…
Burra t’ urtë, trima luftarë,
Qi s’ po u tutshin kta me dekë
M’ erz a m’ tokë me pasë me i prekeë. 25
Persè, qe, qaj Alí Pasha
Fort ká vrâ ato vetlla t’ trasha,
Ká vrâ vetllat edh’ â idhnue,
Burri i botës kur ká ndigue,
Se n’ Berlin âsht bâ pleqnija 30
Nen kâmë t’ Shkjaut me vue Shqypnija;
Edhè n’ Pejë trimi ká dalë,
T’ tanë Shqypnís ká çue nji fjalë,
Qi shk’ â Krye, shk’ â Bajraktár,
Shk’ â Vojvodë e shpí e parë 35
Fíll me dalun në Prizrend,
Per me ngrafë atý kuvend,
E, si motit, per, per Atdhé
Me lidhë besë, me lidhun fé:
Besë e fé me lidhë Shqyptare, 40
Se pá dale Shqypnija fare,
Sa qi n’ fushë as në zabel
Mos të lehë mâ qên në stel,
Mos t’ këndojë as pulë as gjel,
Vendin t’ huejve mos m’ u a lshue, 45
Shkjaut per t’ gjallë mos me ju shtrue,
Mos me vû kapicë mbí krye:
Mbretit fjalen me ja thye.
Edhè n’ lajm qi çpon Alija,
Trup në kamë çohet Shqypnija, 50
Shk’ â Gegní e shk’ â Toskní:
Çohen Krenë e Bajraktarë,
Agallarë e Pashallarë,
Me Vojvodë e me Begllereë
Trima n’ zâ, burra me nderë, 55
Larg t’ permendun per urtí,
Larg te lypun per pleqní:
E kush tok e kush pá shok:
Si atà hyjt qi shkrepin n’ qiell:
Në Prizrend na shkuekan fill, 60
Prizrenjanët kû mirë po i presin,
Buke e zêmer kû po u qesin,
Si zanát qi e ká Shqypnija,
Kur t’ u shkojë miku te shpija.
E si tok na janë bashkue, 65
Trimat m’ kame atëherë janë çue
E kan dalë në log t’ kuvendit,
M’ ato mojet e Prizrendit,
Kû kan ndêjun rend mbas rendit,
Me Ali Pashen n’ krye te vendit. 70
Vall, ç’ piskati n’ hije t’ blinit,
N’ ato mrize t’ Ljubotinit,
Qi ushtoi vigma ashtû zallís?
Ora e bardhë e Shqyptarís
Paska kênë n’ nji gurrë t’ u lá, 75
Edhè e Mira paska pá,
Se atjè poshtë – o në Prizrend
Kenkan mbledhë Shqyptarët n’ kuvend;
Paska pá ajo e kênka gzue,
M’ mâje t’ bjeshkës paska flutrue, 80
Edhè n’ giûhë t’ âmbel t’ Shqyptarit
Thirrë i paska Zânes s’ Sharit,
Sa qi ushtue ká hapesira:
A po ndien, moj t’ raftë e mira!
Moj shtat – rrituna në mjaltë? 85
Peja i’ herë m’ ket bjeshkë të naltë,
Peja ‘i herë, per n’ daç me pá,
Shka s’ ké pá as n’ Turk as n’ Shkjá.
Zâna mirë atê e ká ndie;
Fluturim âsht lshue n’ ajrí, 90
I a ká behë m’bjeshkë t’ Ljubotinit,
Sa rre’ ‘i herë qepalli i synit,
Kû atý para i ka dalë Ora,
Edhë kapun dora — dora,
Tue kuvendë motra me moter, 95
Na kan zânun vend m’ nji koder.
Vend m’ at koder, si kan zânë,
Ká qitë Ora edhè i ká thânë:
Se un, qi dijtë e kam mâ s’ miri,
Se tý p’ reherë t’ a ka dashtë hiri 100
Me t’ kuvendun fjalë burrnije,
Me t’permendun punë trimnije
E me njoftë burrat e dheut,
Qi per Fé e lirí t’ Atdheut,
Vringllojn shpatat si vetima, 105
Trandin boten si bumllima,
Bâjn anmikun copa e grima:
Deshta t’ thrras, moj vetull – njalë,
Mbí ket bjeshkë nji herë me m’dalë,
Per me t’ thânë se edhè n’ditë t’ sotit 110
Po kisht’ burra porsi motit,
Mos me u trêmë në flakë t’ barotit,
Mos me u tutë n’ vringllim t’ çelikut,
Ballë per ballë m’ i u turrë anmikut.
A i shef, poshtë, atje n’ Prizrend, 115
Njatà burra mbledhë n’ kuvend?
A thue i shef ea thue po i njef ?
Un po i shof por nuk po i njof
Nuk po i njof, jo, se kush janë,
Po i pergjegjë e bardha Zânë, 120
Veç, mbas giaset, kish’ me thânë,
Se ata Akejt na kênkan njallun
Qi t’ largë Trojen paten kallun:
Pse edh’ aj trimi n’ krye te vendit,
Qi po dán në log t’ kuvendit 125
Porsi t’ isht’ nji rod drangonit,
Fort m’ i giaka Agamemnonit;
Si p’r at tjetrin, pak pertej,
Me atà dy mustakë te mdhej,
Krah e m’krah qi i paska lshue, 130
E qi folka si tu ulrue,
Kish’ me thânë se âsht Diomedi.
Fort ká qeshë Ora me vedi,
Fort ká qeshë e kshtû i ká thânë:
Se atà Akej, besa, nuk janë, 135
S’ janë Akej as s’ janë Dardâj,
As vigaj, as katallâj;
Por jânë Krenët e Shqyptarís,
Krent e Gegve e t’ Tosknís,
Qi kan dalun ne kët dhá 140
Me lidhë besë, me lidhun fé,
Edhè m’ armë kta me u shterngue,
Europës fjalen m’i a poshtue,
Qi me Mbret paska pleqnue
Me dhânë dorë Malit të Zí 145
T’ a coptojë t’ mjeren Shqypní.
Sá p’ r at trimin n’ krye te vendit,
Qi po t’ dán ne log t’ kuvendit
Porsi t’ isht’ nji rod drangonit
E qi i gjaka Agamemnonit, 150
Aj nuk âsht mori lum vasha,
Tjeterkush veç se Alì Pasha,
Qi per t’ drejta t’ Shqyptarís
Vetë i a nep zjarmin shtëpís,
E s’i dhimen nanë djalë: 155
Per to jeten vetë e falë.
E nji tjetri, mâ pertej,
Me ata dy mustakë te mdhej
Me i prekë m’ shoq qi ka brî vedi,
Aj nuk âsht, jo, Dijomedi, 160
Por âsht Bajraktari i Shkrelit:
Si njaj pyrgu m’ ballë t’ kështjelit,
Qi s’e trandë as topi as shpata,
E i thonë êmnit Marash Vata.
Jo qi ka atý burra tjerë, 165
Bajraktarë, Krenë e Beglerë,
Qi per fjalë e per urtí,
Per trimní, e bujarí
Nuk i a lshojn vendin kurrkuej
As n’ Shqypní, as nder të huej. 170
A e she” ‘i herë njat burrë zeshkan,
Me kollçikë e me fistan,
Qi m’ a ka sýnin si zhgjeta,
Qi m’ i bâjn t’ gjith t’u ngiatjeta,
E qi folka ashtû pa u zé, 175
Herë tue mâtë, mandej tue pré:
Qi prandej njat fjalë qi e flet,
Mbreti as Krajli nuk i a shklet:
Pse edhè e tij bujare
Larg permendë âsht n’ tokë Shqyptare 180
Per kah pupla e per kah dija,
Pá te cillat s’ rron Shqypnija?
Aj âsht trimi Frasher Begu,
Qi gjithkund, k e qiti shtegu,
I la naâm aj Toskënís 185
Faqe t’ bardhë i la Shqypnís.
Mandej vjen nji Qafelí,
Prenk Bibë Doda, djale zotní:
Per kah mosha, mjaft i rí,
Por i vjeter per pleqní, 190
Kur të dojë me folë urtí:
Aj âsht, Zânë njaj Kapitani,
Kapitani prej Mirditet,
Per të cillin larg perflitet,
Larg perflitet, larg kallzohet, 195
Zí edhè bardh per tê shartohet.
Atëherë vjen në rend toptani,
Qi edhe ktiji vojt zâni,
Per shka mirë e zí qi bâni:
Persè i forti, si e din vetë, 200
Mirë e zí punon n’ ket jetë,
Kur t’i mârrë mandja perpjetë.
Per brî tij vjen prap Zogolli,
Gjetë Gegë Shllaku edhe Begolli;
Vjen Çun Mula e vjen Mar Lula, 205
Njani Hot e tjetri Shalë,
T’ fortë per pushkë e t’ urtë per fjalë;
Si aj Dodë Prëçi prej Kastratit,
Me at Vrijonin e Beratit,
Edhè trimi n’ zâ Deralla, 210
Qi po i kishin fjalët e rralla,
Por s’ po çajshin shum kopalla
Kû po, isht’ pûna me qindrue,
Me qindrue p’r Atdhé t’ bekue.
Por pertej, m’ at tjetren ânë, 215
Aj âsht, Zânë, nji burrë shkodrânë:
Asht Shan Deda i Dedë Jakupit,
Qi, si Ltinit, si Halldupit
Rrumullak fjalen u a flet;
Pse âsht derë pushka gjet me gjet 220
E s’ merr vesht per Krajl as Mbret.
Se ti, besa, mirë po thue,
Mori Zâna me ligjrue,
Se edhè n’ sý jam tue e dallitun,
Qi kûdo pûna me e qitun, 225
Per pá e shkrepë ky s’kisht me u pritun.
Veç un deshta ktû t’ a die,
Se kush âsht njaj kime – zi
N’ dý kubure e n’ nji harbí,
Qi e ká vû ksulen m’ njâ’n sý 230
E i ká lshue tirqit nên í.
Sikur lshue s’ i ká kurrnjêni?
Aj âsht, Zânë, Abdullah Drêni:
Njaj, pa t’ cillin s’ hecë kuvendi
E i a dro t’ keqen Prizrendi. 235
Dro Prizrendi e dro Gjakova
Rreth e çark i a dro Kosova;
Pse fjalë peng aj kurr s’ ká lânun;
pse per mik e bese te dhânun
Vetë i a nep zjarmin shtëpís: 240
Sh1i me Mbret pushken e nisë,
E as s’ lên marre Shqypnís.
Dersá m’ bjeshkë te Ljubotinit
Per nen hije t’ mrazitë të blinit
Po ligjrojshin Zâna e Ora, 245
Krye më krye e dora — dora,
Atje poshtë në Prizrënd
Abdull Frasheri, i Toskë me mend,
Kshtu ká nisë të çilë kuvend:
Enè breshtet t’ Kapitolit 250
Dalë nuk kisht’e murrtë ulkoja,
Per me i dhanun sisë Romólit,
Mbasi shâmë kje per dhé Troja:
E atjè larg, po, kah Urali,
Nper atò breshta te larta, 255
Sillej Shkjau, si shkerbé mali,
Tue kerkue per molla t’ tharta,
Kur m’ kto vise te Ballkanit
Të Parët t’ onë, Pelazgt e motit
Gjân e gjallë kullotshin planit, 260
Qét i ngitshin m’ fushë të Zotit.
Kishin frone e ligjë të mara,
E giatë shtegut t’gjytetnimit
Ishin shtý atà larg perpara
Q’ me prendverë te rruzullimit. 265
Prej kah fill zên rriba e Verit
E m’ Vezuv t’ veshun n’gjineshtra:
Prej kaukazit m’ Shkam t’ Doverit,
Kû rri Albjona e pjekë gjenjeshtra,
Fis mâ t’ vjeter kund nuk ká 270
Se âsht ky fisi n’ zâ i Shqyptarit,
Ne mes t’cillit punët e mdhá
Per Europë z^në t’enden s’parit.
Po, m’ kto male e karpa t’ ona
S’ parit Zeusi njerzit i rysi, 275
E me augure te Dodona
Egersín aj u a permysi;
Ktú edhè s’ parit Orë e Zâna
Nisen valle me vallzue,
E nper vrrîje e fusha t’ gjâna 280
Zû Pegazi me lodrue.
Këtu, Leka mati hapin
Me i dalë botes n’ fund e n’ krye,
Edhe n’ Hind e çpori vrapin
Rrufén n’ dorë, vetimen n’ sý: 285
Si edhè Pirri, qi, mbrefë pallen
E dalë detin si duhí,
Shi nen Rromë e shtroi hamballen
Të tanë n’ krena Rromakësh t’ rí.
Kûdo rrâni turr Shqyptari, 290
Mirë aj lidhë me besë e fé,
Atje lufta mori zhari,
Atje gjaku rrmej nper dhé;
E as s’u gjet kund mal a rrmore
Qi atij hovin me i a ndalun; 295
I rá zhyt aj valës mizore,
Me armë n’ dorë nper flkë ká dalun.
Gal, Rromakë, po dikur motit
Kjenë pershkue nper tokë Shqyptare,
Si edhè fiset e Ostrogotit 300
Me ata slavt,kta dalshin fare!
Por Shqyptari s’ e perkuli
I gjallë qafen nen zgiedhë t’ huej:
E lshoi token, ne mal dueli,
Por të dheta s’ i lau kuej. 305
Porsi njaj tallazi i detit,
Qi dyndë mal e bardh prej shkûme,
Dekë e mnderë tue lânë mbas vetit,
Vjen e thehet m’kep t’ndo i gûme:
Njekshtû forca e cilldo anmiku, 310
‘Qi desht dam t’ na i sjellë lirís,
Erdh e u thye m’ parsme çeliku
T’ bijve t’ maleve t’ Shqypnís.
Pat kujtue Sulltan Murati
Se Shqyptarët i ká lshue zêmra, 315
Se prandej po u rrin aj gati
E rob t’ zânë po i shtron nên thêmra;
Edhè dyndë nji ushtrí kreshnike,
Të tanë djelm t’regjun nder gjaqe:
Bota marë eshtet prej frike; 320
Kján Europa, lott per faqe.
Por n’ ket punë u gjet gabue;
Skanderbegu ‘i rrfé prej qiellit
Pallen zier atjè në Krue:
Se ç’ vetun ká n’ rreze t’ diellit! 325
E si ulâ tue buluritun,
Shqyptarís i a lshon kushtrimin,
Qi, shk’ â burrë, ne luftë me zbritun,
Turkut m’ armë m’i a shtypë guzimin.
Trup në kamë i a bân shqypnija, 330
Mirë nder armë edhe shterngohet,
E si breshni e si duhija
Fulikare mbi Turk lshohet.
N’ at turr t’ tyne trendet toka,
Tymi çohet dér mbí rê, 335
Bumbullojn male edhè boka,
Rrëmen gjaku shtoj kurrnê.
Shtrî m’ fushë t’ Dibers Janiçeri
E, si kau nen thikë të kandarit,
T’ u perpjekë per tokë i mjeri, 340
Ka’ e ndrydhë m’fyt kâma e Shqyptarit,
Aj e shef, sado qi vonë,
Se me dhûnë Shqypnija s’ shkilet,
E se rrêjn atà qi thonë,
Se p’r Atdhé Shqyptari s’ vritet. 345
Jo prá, vritet, pasha Zotin!
Nisë Shan Deda, n’ fjalë t’ u zé,
Porsi vrám âsht aj gjithmotin,
Kur kje puna per Atdhé.
Edhè Mbreti të Stambollit 350
Shqyptarët pushken i a kan vû,
Sa herë Turqit e Anadollit
Paten dashë me u shkelë, m’ kanû.
Kú t’ a lypë e mira e Atdheut
E t’ a hjekë lirija e vendit, 355
Kush â nipash t’ Skanderbeut,
I ç’ do fés e i ç’ do kuvendit,
Per t’ a msý aj ká anmikun,
Si petriti zogjt trumcakë,
E kûdo t’ vringllojn çelikun 360
Nuk lên token pa e pergjakë.
Mocë Shqyptarët me stalagtita,
Lirë gjithmonë kta e kan shkue jeten;
E se enden nata e dita.
Se zên vjeta ne rend vjeten, 365
Kta, posë Zotit t’ naltë t’ Empirit,
Qi ushqen krijen e veshë lulen,
Kryet dér sod perpara nirit
Enè kurr nuk e perkulen.
M’ kamë, atëherë,burra të dheut, 370
Mbasi t’ zott jemi me dekë
Per lirí e nderë t’ Atdheut,
Prap zên Duli fjalët me i thekë:
Perse sod a kurr Shqyptari
Gjân e vehten do t’ bâjë flí 375
Per Atdhé, qi atí i la i Pari,
E per nderë e per lirí.
Sod t’shtatët Krajlat edhè mbreti,
N’ at Berlin n’ kuvend bashkue,
E kan bâ pleqnín n’ mjet veti 380
Malcín Knjâzit me i a lshue;
Me i a lshue Knjazit Malcín,
Me na dá né vllá me vllá,
Me na hupun Shqyptarín,
Me na lânun rob nên Shkjá. 385
Kush â nipash t’ Kastrijotit,
Qi ká nderë e nuk bán kore:
Burrë, si burrat qi kjenë motit:
Aj sod armët të rrokë mizore
E të dalë në breg të Cemit, 390
Prej kah Shkjau rri e na kercnohet,
M’ i a diftue botës e polemit,
Se pá gjak Shqypnija s’ shtrohet.
Ktû s’ do t’ shklasë, jo kâma e huej;
Kush, posë nesh, s’ zên qé m’ket tokë; 395
Se na rob s’ i shtrohna kuej,
Dér sa t’ jemi gjallë me kokë,
Me eshtna t’ onë, po, na Shqypnís
Nji murojë kem’per t’ i a vû,
Qî edhe topat e Rusís 400
S’kan per t’mujtë, jo m’e dermue.
Abdyl Frasheri kshtû foli;
Kur Mar Lula, i pari i Shalës
Nji sý zjarm, nji zog sokoli,
Burrë i zoti i pushkës e i fjalës: 405
I a pret fjalen n’ log t’ kuvendit:
Se ti, pasha at Sh’ Marrabé!
Sá per t’ dalun zot un vendit,
Me m’ qortue nevojë nuk ké.
Pse, se â zânun kjo Shqypní, 410
Un kam ndêjë me pushkë per faqe,
E per vend e per lirí
Kam rá pré, kam bâmun gjaqe.
Kam shkue jeten si bishë malit,
Zdathë e zdeshë edhë pá ngrânë; 415
Por as Mbretit, por as Krajlit
Tungiatjeta s’ i kam thânë.
Un kam ruejtë gjûhen shqyptare;
Un kam mbajtë doke e kanû,
E as per pare e as per timare, 420
Gjak e t’ Parë s’ i kam mohue.
Prandej, Shkjau me pasë per t’msý
E me dalë kndej kah Shqypnija,
( Si po thonë se ká vû sý )
Ká me u ndeshë, po m’ armë të mija, 425
M’ armë të Lekve e t’Dukagjinit,
Qi, me ndihmë të Perendís,
Kan m’i a thye pleqnín Berlinit,
Kan m’i a pshtue lirín Shqypnís.
Por pse m’thue me u vrá me Shkjá; 430
Tue pasë mrendë na Anadollakun,
Qi kurr t’keqen s’m’ a ká dá,
Qi kurr qafet s’ m’ a hoq lakun:
Qi edhè zèmren m” a ká thá
E m’ ká mytë aj tatë e nânë, 435
E shnjerzue m’ ká grue e moter,
E s’ m’ ká lânë me u rritë djalë n’ voter?
M’ ká korrë aren e punueme
M’ ká mârrë token e trashgueme,
E tue m’ bâ kanûn paçaver, 440
M’ ká mârrë qét po per nên laver,
M’ ká mârrë lopet me gjith viça,
M’ ká mârrë delet me gji’ ogiça,
M’ ká mârrë dhên e m’ ká mârrë dhiz,
M’ ká thá vathë e m’ ká thá mriz: 455
Edhè sod m’ kâ vû leçí,
Mos me folë n’giûhe t’ t’ Parve t’ mí;
E m’ a man giûnin mbí bark,
E m’ a repë shpirtin me çark
Si mo’ Zot, mâ keq per mue, 450
Nder thoj t’tij qi kam qillue?…
Po a pse Turqit e Anadollit
Duan të tallen këtij trollit,
Na m’i a vû pushken Nikollit?
Jo, per Zotin! – kjoftë levdue! 455
Se un Manov nuk kam qillue,
Qi me dalë e me luftue,
Perse Krajli a perse Mbreti
Duen të m’majn mue rob nên veti;
Un luftoj veç per lirí, 460
Per erz t’ êm e per Shqypní:
Se un t’huej’n zot s’e due në shpí,
S’ due te njof as Krajl as Mbret:
Mbret Shqyptari âsht n’ vend te vet.–
Të lumtë goja, bajraktár, 465
Ali Pasha, ‘i trim bujár,
Mêrr e i thotë t’ parit te Shalës,
Se ti lak s’ i bâke fjalës.
Se ti folke n’ log t’ kuvendit,
Si po e lypte e mira e vendit. 470
Per Shqyptarë, si jemi na,
Turk a Shkjá te dy jane nja;
Pse të dy, si Turk si Shkjá,
Né me sý s’ duem me na pá,
Edhè jâne per né të huejë: 475
Gjind, qi as vedit as tjerkujë
Nuk jânë të zott nji t’mirë m’a s sjellë,
As per dije e mende të kthellë,
As per punë, as per tregtí,
As per t’ marë në gjytetní. 480
Por, pse na të vogjel jemi,
Pse kend fis as vllá nuk kemi,
Na sod Shkjaut s’mund t’ i bâjm ballë,
Qi po do t’na perpîjë gjallë;
Prandej, thom, se e lypë e mara, 485
Qi edhè sod na si perpara,
Të rrijm njitë me Mbret t’Stambollit,
Per me i bâmun ballë Nikollit.
Dikur dita ká me ague,
Qi edhè Turku do t’ marre m’ thue: 490
E m’ atëherë, shka â Toskë e Gegë,
T’ mlidhen tok, si kokrrat n’ shegë,
E t’ i a napin Turkut t’ shtýmen:
Qi s’ndrron vesin, veç se qýmen:
E t’ a lshojn krye – picingul, 495
T’ i a thejn zverkun në Mosul.
Prá, ju burra, un kish’ me thânë;
Ktû fjalë tjeter mos me zânë;
Veç me hî me shkrue nji leter,
Me shkrue ‘i leter m’ kanû t’ vjeter 500
Per t’ shtatët Krajlat mledhë n’Berlin:
Qi, pa u shterrun Drî e Shkumin,
Edhè Buena per pa u thá,
Na per t’ gjallë nuk rrím nên Shkjá.–
Kshtû ká folë pasha i Gucís. 505
Edhè Krenët e Shqyptarís
Kan mârrë letren per m’ e shkrue,
Fjalë per fjalë kshtû tue e peshue:
Ju qi jeni të shtatët Krajlat,
Edhè Mbreti i Stambollës, 510
Falmeshndet Krenët e Shqypnís.
Per njat gjýgj, qi e kini bâmun,
Qi nen Shkjá me vue Shqypnija,
Pa shikjoni, se, per Zotin,
Mund t’na bîjë ndo’i pûnë e keqe; 515
Pse na rob s’i bâhna kuej,
Pagë e t’ dheta s’ lájm kuej.
Njiket tokë të shqyptarís
Zoti vetë Aj na e ká falun
E as Taljanit mârrë s’ i a kemi, 520
As rrëmye s’ i a kem’ Francezit.
As Inglizit, as Teutonit,
Se mâ slavit jo se jo,
Qi veç dje ká rá n’ Balkan
E kush di se kû e kputë zverkun: 525
Si ajo vrula e kacalecit:
Sod këtû, neser s’ diej kû.
Sá per Mbretin e Stambollit,
Qi po thotë, se Knjaz Nikollit
Do t’ i falë Shkodrë e Malcí, 530
Mund t’ i thoni se Shqypnija
Nji shportë fiqsh nuk ká qillue,
Per m’ u a ná miqve peshqesh;
Por âsht toka e t’ Parvet t’ onë,
Asht Atdheu, po, i Skanderbeut, 535
Asht Atdheu, po i Mojs Golemit
E i atij Lekë Dukagjinit,
Edhè i Kukës edhè i Muzakut
Edhè i Strezës e i Aranitit
Qi e kan lá t’ tanë me gjak t’ Turkut. 540
Prandaj s’ ká as krajl as Mberet,
Qi ket tokë e falë a e shet,
Dér sá t’ két nji zog Shqyptari,
Qi t’ bâjë hije permbi dhé.
Kështû letren e kan shkrue, 545
Edhe mirë e kan palue,
Mandej shtek ata i kan dhânë
Per Berlin, kû kishin zânë
Mbereti e krajlat, gjýgj me i dá
Shekllit t’ngratë, në gjak krejt lá. 550


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:48pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Mehmet Ali Pasha

Po rreh teli i vilajetit:
Kush â Krye e Bajraktár,
Kush â beg e shpí e parë,
M’ Kaçanik e del m’ Qafe t’ Diellit,
Hiq e eja ne Gjakovë; 5
Pse ká ardhë nji Pashë i rí
E ká ‘í fjalë të madhe fort
Me u a thânë Krenve t’Shqypnís
Te konaku i Abdullah Drênit.
Shkuen trí dit e shkuen trí net 10
Edhè Krenët behen n’ Gjakovë,
Njani beg e tjetri agë,
Kush Vojvodë, kush Bajraktär.
U kan prî nja dy zotní:
Ali Pasha e Haxhi Zeka, 15
Burra lidhë me besë Shqyptare,
Si dý plume n’ xheverdare,
Fíll te Pasha edhè kan hî.
Atà mirë i ká pritë Pasha,
Pasha Mehmet Alì Pasha. 20
U ká qitë duhan e kafe,
I ká pvetë per rob e shpí,
E per treg e per bulqí
Per mehmurë e viqilade:
Se si shkohej n’ ket dhé jeta, 25
Se a po kisht’ me se m’ u rrnue.
Qatje vonë po zên e u thotë:
Baba Mbret u bân selám
Se aj jue u ká, lule m’ saksí,
Se aj jue u ká, po, hajmelí, 30
Hajmelí bajtun nen sjetull:
U rue porsi sý’n nên vetull.
Veç se erdhen mote t’ veshtira
Si per mbret ashtû per Krajla…
Elè mâ qaj Knjaz Nikolla 35
Nuk po i shef kund mâje vedit,
Ke ká ngelë m’krepa t’ Cetinës
Pip i lumt, pa gjâ mbas shpirtit,
Me i u dhimtë gurit e drunit.
Prandaj Krajlat jânë mendue, 40
Jânë mendue e e kan pleqnue,
Me i u lutë Mbretit t’Stambollës,
Qi t’ i a lshojë kund kah Shqypnija
Ndo’i grimë djerr, ndo’i pllamë tokë buke,
Sá me pasë kû me gjellisun; 45
Pse,vallahi! ngusht ká rá.
Edhè Mbretit, i u rritët jeta!
E ká bâ me mend Pleqní,
Me i a lshue Malit të Zí
Hot e Grudë, Plavë e Gucí… 50
Pasha Zotin! ká gabue,
Zû Alì Pasha tue u idhnue,
Se kjo pûnë qi s’ bâhet kurr:
Se gjâ e shkretë s’ ká metë Shqypnija,
Qi me u dhânë bakshish nder Krajla. 55
Shqypnín Mbreti s’e ká shtrue
Me armë n’ dorë, si viset tjera,
Tjerat vise të Balkanit:
Por ortak u bâ aj me né,
Tuj u lidhë me besë e fé, 60
Se aj Shqypnín e njef Shqypní;
Se s’ na lot kanû’n e t’ Parve:
Se s’ na prekë nder doke t’ ona,
E se na atí i shkojm n’ ushtrí,
Kurdo luftë t’ i qesë anmiku. 65
na edhè besen i a kem’ majtun,
Kû ká thânë, na i kemi shkue:
Se n’ Jemen na kem luftue:
Me Junan na jemi pré;
Jemi grî me Armen e Shkjé, 70
Pa nji t’ mirë, o Zot! per vedi;
Se ktû s’ ké kurrgjâ per s’ mari:
Vendi e gjindja lshue pa zot:
Hajni e cubi ndêjë mbí post:
I pafaji vjerrë m’ konop: 75
Gjâja hupë nder thoj t’ murtatit:
Erzi i burrit per dý pare:
Kryet e burrit p’r'i cingare.
E sot dashtka baba Mbret
Me Shqypní me bâm aj nderë, 80
Thue i shportë fiqsh kjo ká qillue,
Anì kujë? Malit te Zí!…
A din shka, ti Pasha i Mbretit?
Ngarko rraqet per Stambollë
Se ky, po, âsht nji vend i eger 85
E po t’njitet kund ndo i ferrë…
Sa per caqe të Shqypnís,
Kto kaherë kânë vendue:
I ká ngulë shpata e Shqyptarit,
E njaj Knjazi i Malit t’ Zí 90
S’ ká me i shkulë, mor’ pasha Zotin!
Me i u bâ dhami sa derrit.
Ç’ ká qitë Pasha edhè i ká thânë:
Se ti kênke i’ Arnaut i çmendun,
Dalun Dinit edhè Imanit: 95
Pse kshtû Turku, bre! nuk flet.
Anì kush ortak me Mbretin…
Do koçakë, do cuba malit,
Per t’ u vjerrë të gjith m’ konop.
Haps, bre! derrat ktû ma i bâ; 100
Pse, mos t’isht’ Mbreti i Stambollës,
Dielli drite s’ kishte me lshue,
E as s’ mêrr frýme krajl permbí dhé:
Jo mâ ortak Mbreti me u bâ
Me malokë cuba Shqiptarë… 105
S’ ká Shqyptarë as s’ ká Shqypní:
Veç ká Alláh, Mbret e Turkí!
Vrik ká hî çaushi i zaptive,
E i ká reshë burrat perpara,
Si bariu qi reshë bagtín, 110
Kur prej mbramjet dredhë kah shpija,
Edhè n’ burg, kû lidhet kali,
I ká ndrý Krenët e Shqypnís.
Pûnë e keqe, pasha buken:
S’ âsht per burra hapsi as shkopí: 115
Per ta â shpata ase konopi.
Por se shka, se puna e keqe
Ajo vjen, po, tuj u shtue:
Nisë çurrel e bâhet prrue.
Prandaj Pasha ká gabue 120
Haps me i bâ Krenët e Shqypnís;
Persè toka nuk pat plasun
Qi me i qitë vedit mbi dhé
E kurrkush mos me u rá mbrapa,
Por kan gjind e kan robní, 125
Por kan fis e kan vllazní,
E atà gjindt e aj fisi i tyne,
Thonë ,s’i a barin t’ keqen kuej.
Kshtû qi Mehmet Ali Pasha
Ká me rá, thom, nji dite ngusht, 130
Ká me kapë aj kryet ne grusht,
Per shka bâni m’ Krenë t’ Shqypnís.
Pse t’ bjerë ngusht nji Pashë i mbretit,
Ká ndo ‘isend e s’ ká ndo ‘i send;
Veç un drue p’r Abdullah Drênin, 135
Qi tue mbajtë âshtu gjarpnin n’gjí,
Q’ se i ká vojtë Pasha per mik,
Mbrendë t’u errë e mbrendë tue zbardhë,
Tuj u kndellë në bukë të tij,
Drekë e darkë ka nji ferlik, 140
Cile e zemer ka ‘i misnik,
Gjak e vjamë dér m’ kupë të giûnit
Bukë Shqyptarit mbas kanûnit:
Un po drue, se Abdullah Drênit,
Nper at mik qi man te shpija, 145
Mund t’na i bîjë ndo’i punë e keqe;
Persè besë un s’mund t’ a zâ,
Se nuk lot Shqypnija e Eper,
Se s’ po lot Shqypnija e Eper,
Per me i pshtue atà Krenët e veta; 150
Per me bâ qi aj Pasha i Mbretit
Fort të bindet prej vedvetit
Per shka bâni m’ Krenë t’ Shqypnís.
Po, por shka, se Abdullah Drêni
Vshtirë se lên m’i a shkrrye kush mikun:155
A i Gjakovas, nuk bán marre,
Pse edhè e ká pushken zanát.
Prandej, thom, se nuk do t’ ngiasë
E n’Gjakovë rrebtë do t’ kersasë,
Pse halís i u dha kushtrimi 160
M’ kaçanin e del m’ Qafë t’ Diellit,
Ç’ merr prej Sharit m’ Buletin,
Me rrâ turr m’ pazár t’ Gjakovës
Tym per shpí ka i’ burrë me armë.
E t’ ká rrâ Pejë e Kosovë, 165
E t’ ká lshue Rekë e Rogovë,
Ká lshue Gásh, ká lshue Krasniqe,
Asht dyndë Plava me Gucí
E t’ kan dalë m’ at fushë t’ Gjakovës
Porsi miza per kercunë. 170
Anì shán s’ largut anmiku,
Se kurr bashkë s’ bâhen Shqyptarët!
Preki ‘í herë ti m’ tokë të t’ Parve,
Preki i’ herë ti m’ erz të fisit,
Edhè tý kan me t’ diftue, 175
Se si dijn kta me u bashkue,
Se si bijn kta m’ shpinë t’ anmikut,
Thue, â ajo lava e Kaçanikut,
Kur në Shndré t’ a forojë zija.
Qe, edhè Pasha, Mehmet Pasha, 180
Pat mendue n’ Stambollë me vedi,
Se Shqyptarët m’godi s’mund t’bijn:
Por se tash, qi â aj vetë tue pá,
Se sa behi pika e djalit
M’ato rranxat e Gjakovës, 185
I a ká vû, po, gishtin krés,
E ká nisë aj me u pendue
Per shka bâni m’ Krenë t’ Shqypnís.
Vall, po i thotë Abdullah Drênit,
Shka ká rrâ sod gjithky nieri? 190
A jânë krushq ardhun per nus?
A jânë axhamít e Mbretit,
Qi po shkojn me u veshë nizamë?
T’ u ngiatët jeta, po i thotë Duli,
As s’ jânë krushq ardhun per nuse, 195
As s’ jânë axhamít e Mbretit
Qi po shkojn me u veshë nizamë;
Por jânë djelmt e Shqypnís s’ Eper,
Qi kan ardhë me folë me tý,
Per do Krenë qi t’ kan pasë nisun 200
E qi kthye s’ u kan te shpija.
Asht vrâ Pasha kur ká ndie,
Se atij mendja s’ i a pat pré
Qi n’Shqypní aq nieri pshtiellet,
Per t’ rám mbrapa pûnvë t’ veta. 205
Shka i tha, at herë, çaushit t’zaptive?
Shpejt mai lshue Krenët e Shqypnís,
Persè… falë i paska Mbreti
Edhè Krenët kan dalë prej burgut
E pa lypë m’ Pashen me u pjekë, 210
Fíll kan vojtë m’a fushë t’ Gjakovës,
Kû kan mledhë halín n’ kuvend
E kan nisë të bisedojn:
Si t’ i a bâjm e tek t’ i a bâjm,
Se né Mbreti na ká shitun 215
Na ká shitun Malit t’ Zí
Per nji rrotull gurabí.
E ky Pasha, Mehmet Pasha,
Ky edhè ardhka prej Stambollet,
Per me i dhânun Knjazit dorë 220
M’ Hot e m’ Grudë, m’ Plavë e m’ Gucí.
T’ tânë halija thotë nji fjalë:
Se Shqypnín s’ e lshojm per t’ gjallë:
Se na desim t’ gjith si jemi,
E n’ dorë Knjazit nuk i vemi: 225
Se edhè Pashen e Stambollës
Këtû e duem, m’ i a bâ na gjygjin:
T’ a mârrë vesht Krajl edhè Mbret,
Se Shqypnín kush s’ na e perket!
Haxhì Zeka at herë âsht çue, 230
Ká marrë fjalen t’ kuvendojë:
Derë në zâ asht shpija e Drênit,
Kû han bukë i verbtë e i shkeptë,
Edhè trim âsht Abdullah begu:
Mirë âsht lajmin, m’ i a çue, 235
A na lshon pashen n’ dorë gjallë,
A i a lypë Shqypnís per mik
Burrë i urtë ky Haxhí Zeka,
Burrë i urtë e flet arsye,
Pse miku s’ i pritet kuej, 240
N’dashtë Shqyptár, n’dshtë nieri i huej,
Pa e bâ dert ke i zoti i shpís.
Ká shkue lajmi m’ dere te begut
E i ká thânë Abdullah begut:
Ti qi jé Abdullah begu, 245
Falmeshndet po t’ çon halija:
Njat murat, qi ké te shpija,
A thue bân n’ dorë me na lshue,
Persè e kem’ nji gjýgj me tê.
Ká qitë begu edhè i ká thânë: 250
Se âsht murtat, se s’ âsht murtat
Kû t’ a diej ket pûnë i mjeri,
Pse, vallahi! pvetë s’ e kam.
Ket zanát s’ m’ a ká lânë baba,
Me i pvetë miqt un se shka janë. 255
Se shka janë e shka nuk janë:
Se kah vîn e se kah shkojn:
Shka punojn e sa rrogojn.
Veç, po, ‘i punë baba m’ ká msue;
Miqt per t’ gjallë un mos me i lshue. 260
Po t’ më lypë halija mue
Gjithkû e kam un gjân e babës,
Po i a lshoj me mal e vrrí,
Po i a lshoj t’eger e t’ butë:
Po i lshoj token me gjith shpí, 265
Po i lshoj plemet me tagjí,
Po i lshoj vathen me bagtí,
Dhên e dhí un po i a fali:
Erz e shpírt e mik s’ i fali!
Asht çue lajmi edhe ká shkue. 270
Begu n’ kullë mirë âsht ngujue.
Me miq t’ vet e pêsdhetë Fandë,
T’ zott me brejtë hekur me dhâmë:
Mjaft me thânëqaj Oshi i Nuros,
Qi po i kisht’, po, nja trí zêmra, 275
E po e kisht’ sýnin rrfé:
Qi s’ la Pashë me thye kanunin,
Qi s’ la beg me fikë katundin,
nuk la agë me bâ plaçkë grunin.
Vall, ç’ ká thânë hoxhë Korenica: 280
Pa ndigiò, ti Oshi i Nuros,
Qi jé Fandë e ha kuvend,
Edhe din si hecë kanuni:
A m’ i thue ati’ Abdullah Drênit,
Le t’ na lshojë Pashen e Mbretit, 285
Le t’ na lshojë Mehmet muratin;
pse per mik hasmin e vendit
Nuk e zên kanuja e Maleve!
Oshi i Nuros m’ at frangí:
Se, manàt, hoxhë efendí, 290
Mue ktû begu s’ më ká prû,
Me pritë peng, me dá kanû,
Mbasi as doke s’ po isht’ n’ Shqypní,
Me lypë mikun me pleqní,
Por me pushkë, barot të zí. 295
Veç se shka, si m’ duket mue,
Per Shqyptarë kund giasë nuk ká,
Mikun shoqit me i a ngá;
Pse falë nieri tatë e vllá,
Falë të sháme e falë te ráme, 300
Por jo mikun n’ bukë e n’ krypë:
S’ e bân mikun mish per krraba,
Si s’ e bân as Dulo Drêni,
Qi bjen n’ zjarm e qi bjen n’ ujë,
Edhè mikun s’ i a falë kuej, 305
Si tash huta të difton.
Edhè huta bâni bam.
Lum e lum per t’ madhin Zot!
Kur ká krisë kjo huta e Oshit,
Se ç’ ká ushtue Suka e Çabratit, 310
Se ç’ âsht dridhë qaj Gramoleci,
Se edhè lufta ç’ âsht ndezë zhari,
Me Shqyptár t’u vrá Shqyptari:
Shqypetarët, po, t’ u vrá n’mjet veti,
Per nji Pashë qi çueka Mbreti. 315
Eh atê Zoti m’ a marroftë!
Persè i huaj, kushdo qi kjoftë.
Aj gjithmonë â augur i zí
Per të mjeren moj Shqypní,
Si njaj korbi qi ndiell zí. 320
A she’ ‘i herë, sa e zezë nji provë
Asht t’ u reshë sod mbi Gjakovë
Neper shkak t’ nji nierit t’ huej,
Qi veç dam se ‘i t’ mirë s’ suell kuej?
Keq nper tê Shqyptarët ngatrrue, 325
M’ shoqishojn kta m’ armë kan lshue:
Aj, t’ a vras Pashen e Mbret;
Ky, t’ a pshtoj Pashen e Mbretit.
Njani thotë: më ká rá mik;
Tjetri thotë: e kam anmik, 330
Edhè thejn nper tê rradaket,
Si t’ i’n poça a kunguj Vraket:
Si mo’ Zot mâ kaq per né,
Qi n’ vend t’ lidhim besë e fé,
Me u vrá na me Turk e shkjá, 335
Jetë e Atdhé qi na kan thá,
Çohna e vritna vllá me vllá!
Keq âsht mikun m’ i a pré kuej,
Keq âsht lajmin m’ i a ngá kuej;
S’bje n’ faj lajmi, as giobë nuk lán; 340
Por mâ keq âsht me vrá vllán.
Prandaj keq â e si â mâ zí,
Kshtû Shqyptarët sod me u perzí
E me u gr kta ndermjet veti,
Per nji Pashë qi çueka Mbreti: 345
Per nji pashë, p’r ‘i nieri t’ huej,
Qi veç dam se i t’ mirë s’ suell kuej.
Pse edhè, besa! âsht bâ shum gjak:
Kan metë gjindja nper sokak,
Nper sokak e mbí çardak, 350
Mjaft me thânë, se aj Oshi i Nuros
Nper ato frangija t’ kullës
Njiqind vetë, po, me të njehun,
Me dorë t’ vet i ban t’dekun,
Per t’pshtuem jeten nji halldupit 355
Ndoshta ndoshta, rod magjupit!…
Plot trí dit e rrafsh trí net
Krisi pushka nper gjytet,
Dér qi s’mbramit kulla u muer,
E u vrá pasha, mshilë në kjuer. 360
Sá per Pashen , drejt po u tham,
Kurrnji grimë un dert s’po kam;
S” po kam dert, as s’m’ vjen e vshtirë:
T’ i’n kênë dy, edhè fort mâ mirë;
Veç un kjáj Abdulla Drênin, 365
Shaqir Currin, Ram Rrustemin,
Edhè kjáj Oshin e Nuros,
Qi per mik e shkrîne vedin
Si zanát qi ká Shqypnija.
At herë tok âsht mledhë halija, 370
Edhè fjalë Mbretit ká çue:
Pa ndigiò, ti lala Mbret,
Shka po t’ thotë halija e Kosovës:
Se t’ a çojsh ndo’i Pashë n’Shqypní,
Per t’ i a dredhë lakun bâkeqit, 375
Per t’i a shtruem udhen shtektarit,
E per t’ çilë kishë e xhami
Per dintár e kryqalí,
Anì shka mundesh m’ e çue;
Pse enè doret s’ t’ kemi dalun. 380
Por, sa per me dá Shqypnín
E Nikollës m’ i a çue peshqesh,
Pasha Zotin ! lala Mbret,
nuk ké pse çon Pashë n’ket dhé,
Pse t’a vrasim, pa dý fjalë, 385
Si t’ kem’ vrá Mehmet Alín.
Lajmi s’ vritet, thotë kanuja;
Por na tý nuk kem’ kû t’ mârrim:
Do t’ vrasim veqilat t’ ue,
Po vûn dorë kta me na shitë, 390
A bakshish me na dhânë t’ huejve.
Kúr ká vojtë fjala nder Krajla,
Se shka bânë Shqyptarët n’ Gjakovë,
Po ky kóm, kan thânë, vall ç’ kênka?
Ç’ kênka, vall, ky kóm Shqyptár, 395
Qi ‘i grusht njerz, t’ vobegë tue kênë,
( Farë as fis t’ cillve s’ u dihet
E as êmnin na ndie s’ u a kemi,)
Guzojn t’ thejn fjalen e Krajlave
Edhè atê t’ Mbretit t’ Stambollës? 400


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:49pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Lugati

Knjaz Nikolla, i’ burrë me kokë,
Ká ndollë sandë disì n’ qokë
E po i kandet me ligjirue,
Ndêjë te votra bashkë me grue,
Mbasi darka ká marue, 5
E shkuen fmija n’ shtrat me rá,
Kush tue cîjzë e kush tue kjá.
Si, pra, bukë nji here ká ngrânë,
Per urë voters pshtetë m’ nja’n ânë,
Zhgjeshun brez’ e ashtû në t’ holla, 10
Kallë kamishin Knjaz Nikolla,
Edhè rrin aj m’ njânen brî,
Tash duhan, tash vênë tue pí:
Poçin ngete ká n’ frangí:
Tash tue ngrânë do kshtêja t’ zeta 15
Qi milena me duer t’ veta
I a qiron e i a vên para,
Si per grue qi e lypë e mara.
Atý, at herë, tuebisedue,
Po zên grues aj m’i u levdue: 20
Se kshtû Turkun un e theva:
Ktû i bâna, atjè i a ktheva:
Se edhè Krajlat mue më duen:
Serbi e greku mue më druen;
S’ e mârr n’dorë un per Bullgarin: 25
Do t’ a mârr edhè Mostarin:
Do t’ mârr Shkodren e Prizerend
Krajl do t’ bâhem pernjimend,
Edhè n’ Shkoder do t’ zâ vend.
Tý do t’ bâj un nji Mbretneshë: 30
Mâ dollamë nuk ké me veshë,
As s’ do t’ vêjsh mâ kacilite,
Por krejt n’ ari ké me shndritë,
E do t’ vêjsh kunorë mbí krye,
Nji ditë udhë larg me t’ shkelzye; 35
Pse mâ trim se mue nuk ké,
Kahdo shkrepë dielli mbí dhé.
Qeshe Milena me ‘i gjysë gazit
Per këto makllada t’ Knjazit,
E as s’ i bâhet, jo, me i ndie, 40
Persè i dájn t’ tâna kllapí,
Qi i flet Knjazi, vênë tue pí;
Prandaj rrin ajo pa zâ.
Me gjylper çarap tue bâ.
Veç mâ vonë nisë me kuvendë: 45
Qyqja nieri,shka me kênë!
Me tzi fmín kam vû me rá,
Pse, me giasë dishka kan pá
E kaq fort t’ mjerët janë trishtue,
Sá s’ ndigiojn me fjete pa mue. 50
Shka kan pá, Knjazi po e pvetë,
Qi s’ ndigiojn vetun me fjetë,
Mbasì na, edhè, ktû po jena?
Nuk e diej, pergjegjë Milena;
Veç, si fmija duen me thânë, 55
Sa kem’ kênëna bukë tue ngrânë
E neper kthina atà tue luejtë
Paskan pá nder shtâma t’ uj’t
Strukë te stjolli, ndêjë kacuk,
Nji me çallmë, si me kênë turk, 60
Me tesbih e me çibuk,
Edhè krahve lshue nji qurk,
Qi, zbé n’ ftyrë e buzkerveshë,
Tue qitë flakë nper sý e veshë,
Rrite fmijve t’ u ngerdheshë. 65
A mos t’ jetë, qyqja! lugat?
Pse po flitet neper fshat,
Se nji turk kamatxhí,
I pabesë e faqezí,
Dikû atjè Samoborrit, 70
Kênka çue lugat prej vorrit,
Hokubèt me u pá me sý.
Hik! mo’, i thotë: a i ké mendt n’krye?…
Se lugat n’ shekull nuk ká.
Kush e di se shka kan pá. 75
E u âsht bâ ferra Brahim:
A se, ndoshta, ndo’ i kulim
Do t’ jetë bâ nder ta surrat
E u âsht shtî tjerve lugat.
Kush ká dekë e hî në dhé, 80
Aj nuk kthen, jo, mâ nder né.
Veç se jeni, po, ju grát,
Qi kto dokrra i qitni m’ t’ thát,
Kur te mlidhni ju te hîni,
Edhè fjalë e halë mos t’ gjîni. 85
Per me folë per shoqe t’ ueja.
S’ ká lugat as shtrigë, lum grueja,
E un jam n’ hall, po, me të gjallë,
Se per t’ dekun po t’ bâj pallë.
Si ?…s’ ká shtriga e s’ ká lugeten?… 90
I a nisë grueja prap ne e veten.
Per lugeten nuk e dij,
Pse gjâ kurr s’ kam pá me sý.
Veç nper gjind un shka kam ndie:
Por per shtriga s’ ké shka m’ thue, 95
Pse un t’ anjof mâ se nji grue,
Qi ktû mbrendë, po, në cetinë,
(Ndoshta, ndoshta ndo i kushrinë..)
Dalin naten porsi shkndija,
Edhè futen mbrendë nder shpija, 100
Prej pullazit nper oxhak,
E u a zânë gjindës frymen njak;
Qi, mandej, kta duen me thânë,
Se n’ gjumë ankth atà i kâ zánë,
E s’ âsht tjeter veç se shtrigat, 105
Qi u a lshojn të mjerve t’ ligat,
Ke shkojn naten rreth e okolla.
Prralla! prralla! thotë Nikolla
T’ tana prralla edhe kopalla;
Persè shtriga a’ká kurrkund, 110
As n’gjytet as në katund…
A din shka, ti moj burrneshë?
Zên mâ vonë knjazi tue qeshë:
Mbasi shtriga ká po thue,
A m’i lshon kto shtriga mue 115
E, perzèt! le t’ m’ perpîjn gjallë…
Por m’i zgidh me dhâmë e tmallë,
E jo rrole per brî hînit,
Qi s’mund t’ bréjn as gjeth purrînit…
Hajt, he i ngratë! Si të shkoi jeta 120
Me pallavra e fjalë të shkreta,
I pergjegjë Milena at herë.
Un jam n’hall per fmîj te mjerë,
Qi i ká kapun sande friga,
E ti m’ qet dokrra per shtrige; 125
Jo kshtû i drue, jo kshtû s’ i drue…
Çou me rá, pse vonë ká shkue:
Se edhè fmija janë tue m’ pritë,
E un do t’ gdhîj neser me dritë,
Per me i bâmun rangët e shpís: 130
Pse, po kje qi e zoja e shpís
Vetë s’ u del punve perpara,
Atý s’resht kurr e mara.
Kshtû i thotë gruja si n’merzí,
Mandej zjar’ e mlon me hî; 135
Shputë e lamsh i qet ne shportë.
E pa tjerrë fjale tjera tortë,
Me nji zâ si n’ gjysë t’ marazit.
Të mirë natë ajo i thotë Knjazit
(Do giuhë t’ cillit zjerrë kisht’ pija,) 140
Edhè shkon me rá te fmija:
Me ‘i tubuë djelm e me ‘i varg vasha,
Shtrî nen petka rresht si brâsha.
Qeshë Nikolla nên mustak;
E per t’ vûm punve kapak, 145
Mêrr e mûshë edhè nji gotë,
Edh’ e shpikë e e bân zollotë.
Mandej poçin ndrýn n’ frangí;
ndên kamishin nen sergjí,
Mbasi llullen shkundë i a ká. 150
Edhè shkon n’ odë t’ vet me rá.
E, si lodhë qi kishte kênë,
Kû me punë, kû me at pikë vênë,
Qi pat pí sande mâ teper,
Me ‘i herë mendt ju bâne leper 155
Edhè fjet, e pa i a ngiatë,
Nisi t’ madhe me gerhatë.
Kur, qe, atý t’ u bâ mjesnatë,
Po i del gjumi Knjaz Nikollës,
Edhè shef aj n’mjedis t’ odës 160
Nji si nieri ndêjë në kamë,
Me nji mjekerr giatë nji pllamë,
Edhè barkun sa ‘i fund sheke,
Pshtjellun shtatin n’ pelhurë deke:
Qi, si surflli ftyret zbé 165
E tue ardhun era dhé,
Rrite Knjazin tue e shikjue,
Me dy sý qi me t’trishtue,
Si gastarja cangullue.
Neper ftyrë, mande’, e mbí duer, 170
Atý ktû edhè mbí pelhurë
Kisht’ do njolle gjaku t’ zí,
Qi per mnerë m’ tê kishte ngrî
E me qelb bashkë ishte thá.
U trêm Knjazi kur e pá 175
E t’ perqethetë shtatit i rá.
Flokët i u çuene shllungë perpjetë;
Nisi frýma m’ i u zatetë
E e mloi djerza. Kishte metë
Tue kqyrë m’ tê, e as nuk isht’ tue mujtë 180
Prej trishtimit m’ vend me lujtë,
Pse edhè m’ kryq disi ishte kputë
Kaq per mnderë qi ‘i herë kje tutë.
Por kamë – kamë, qe,nisë lugati
Me i u avitë Nikollës kah shtrati. 185
Knjaz Nikolla atý i rrin gati
E fíll doren çon m’ kubure,
Qi e kisht’ vjerrë nen nji figure,
Edhè don aj zjarm me i dhânë.
Kur lugati nisë me i thânë: 190
Mos e vên doren m’ ngaskeqe!
Nuk t’ kam ardhë me mende t’ keqe
As me t’ çartë as me t’ trazue:
Un kam ardhë ktû me t’ kallxue
Disá punë, qi tash kan bîjtë 195
E qi mirë per tý âsht me i diejtë,
Ashtû mue si m’ dán nenshtrasha.
Un ajm Mèhmet Alì Pasha,
Qi m’ pat nisë Mbreti n’Shqypní,
Per me i lshue Malit të Zí 200
Hot e Grudë, Plavë e Gucí
Si n’ Berlin kje bâ pleqní.
Por, kur mrrîna në Gjakovë,
Atý e zezë mue m’ gjet nji provë;
Persè Krenët e Shqyptarís, 205
Me Alì Pashen e Gucís
Nji bé t’ madhe po e ki’n bâ
Plak e i rí në luftë me rrâ;
Burrë e grue, po, n’ luft ëme u shue
E ato Male mos me i lshue. 210
Prandaj vetë atý kur shkova,
T’ u çue m’ kâmë të tanë Kosova,
Peja e vogel ‘dhe Rrogova,
Edhè mue m’ rrethuen nji rendit
Shi në shpí t’ Abdullah Drenit: 215
Kû mue t’ mjerin më kan vrá,
Të tanë n’ gjak mue më kan lá,
Si me sý qi jé tue pá.
Prá, tash tjeter tý s’ t’ ká metë,
Veç kto Male me i marrë vetë, 220
E me i mârrë me pushkë per faqe;
Pse, pa i bâ nja disá gjaqe,
Per pa i djegë disá bajraqe,
Tokë Shqypnijet n’ dorë nuk qet:
Sod Shqypnija âsht bâ Milet. 225
Besa, at herë, po i thotë Nikolla,
Mbasi vetë s’ mujtka Stambolla
Këto Male me m’ i lshue,
Puna giatë, thom, ká me shkue:
Pse, si vetë ké mûjtë me pá, 230
Qysh se n’ gjak krejt kênka lá,
Me pushkë n’ dorë s’ mêrret Shqypnija.
Vrâ në ftyrë mehmet Alija
E prej pezmit tue qitë shkendija,
Tue kercnue dhâmët prej marazit, 235
E vertetë, po i thotë aj Knjazit,
Se, medjè ká me t’ u dashtë
N’ lufté me thye mâ se nji rrashtë
E me hjekë shum e shum zí,
Para se të hîjsh n’ Shqypní: 240
Pse, Shqyptarët, e diej edhè vetë,
Se janë trima e per ket jetë
Atà rob s’i shtrohen kuej;
Por me pasë me i msý pa bujë
Edhè n’moh naten me u rá, 245
Tash qi atà ‘i herë janë shperdá,
Un kujtoj se me pak gjqe
Puna tý të del per faqe,
Edhè hîn ngadhnyes n ‘Shqypní.
Prandaj mlidhe shpejt nji ushtrí, 250
Edhè lshoe n’ Plavë e n’ Gucí,
Naten n’terr befas t’ u rá,
E si n’ gjak Plaven t’ keshë lá
Edhè zhbî t’a keshë Gucín,
At herë mêrr e msýj Malcín. 255
Me tagan, me ûnë në dorë,
Edhè shkîmi atà Malcorë;
Pse, pa i shkîmë atà Malcorë,
Shkodra tý s’ të bje në dorë.
E as s’ ké ngae, jo, me u hutue, 260
Pse Shqyptarët kan nisë me u zgjue,
Kan nisë shqyp këtà me shkrue:
Kan nisë t’ flasin per komsí,
Per kombsí e per lirí,
Per lirí e autonomi; 265
Edhè gjatë, thom, nuk do t’ shkojë,
E Shqypnija do t’ kerkojë
Me dalë m’ vedi, si Serbija,
Si Greqija e Bulgarija:
Mbasi ká edhè ndonji Mbret 270
Qi Shqyptarët aj po i gerget,
Kû me para e kû me fjalë
Turkut dore atà me i dalë.
Prande’ at herë ti s’ ké me mujtë
Gurt mbas d’ shirit t’ and me i luejtë; 275
Pse do t’ dalë kushdi se kush,
Qi e ká vû ka dit m’ rabush
Shqyptarís me i dalun zot,
Edhè gurt aj tý t’ i lot.
Por, po mujte nji herë sot 280
Këto Male me i pushtue,
(Qi tý dheskë të janë perore,)
Jo veç kto mâ s’ t’ dalin dore,
Por, me kohë e me dredhí,
Edhè n’ Shkoder ké me hî. 285
Pse do t’ diejsh ti, lum Nikolla,
Se e ká bâ pleqní Stambolla,
Tý mâ para, edhè Serbís,
Si edhè Krajlat te Greqís:
Grekut,shkjaut, po, edhè Bullgarve, 290
Me u a lshue n’ dorë tokët e Shqypnís,
Se me u dhânë lirín Shqyptarve.
Kshtû Nikollës i tha lugati!
Edhè tjeter nuk i a ngiati
Por u zhduk aj neper kthinë, 295
Tue lânë mbrapa nji qelbsinë,
Qi dér vonë u ndie n’ Cetinë.
Knjaz Nikolla at herë u çue,
Shpejt u vesh edhè u shterngue,
Edhè duel naten per hânë, 300
Por me u pjekë m’ at Mark Mila’n:
M’ Mark Mila’n aj per me u pjekë,
Me tê fjalët per me i perpjekë,
Se kur n’ Plavë me qitë ushtrín,
Se kur n’ gjak me lá Gucín, 305
Se kur flakë me ndezë Malcín,
E se si m’ e hupë Shqypnín:
I huptë Zoti pernjimend
Knjaz Nikollë edhè gjithkend
Qi mendon e sharton zí 310
Per të bukuren ket Shqypní.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:51pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Marash Uci

Te nji mriz, te nji lajthí
Kishin ndollun tre barí
Dy me dhên e nja me dhí,
Njâni plak e dy te rí:
Marash Uci e t’ bijt e Calit: 5
Dy djelm t’ letë si shpezt e malit.
Marash Uci i Uc Mehmetit,
Anë e m’ ânë i kisht’ rá detit
Kishte pá pronet e Mbretit
Çak prej Hotit tue zâne filli 10
Dér kû piqet buka m’ dielli;
Pse, sa kje Marashi i rí,
I pat dalë Mbretit n’ ushtrí
Me armë n’ dorë, me zjarm në gjí,
si qi doke âsht në Shqypní. 15
Burrë i fortë e trim si Zâna,
Armët i kjenë atij baba e nâna:
Babë tagani e nânë breshâna,
Vllá e moter dý pistolet
Dý gjarpnusha prej Stambollet. 20
Ky kje lypun edhè gjetun,
Pat kênë thirrun edhè pvetun
E n’ kushtrim e n’ gjýgj t’ bajrakut,
E nder pré mârrë Karadakut;
E kûdo qi i doli prîja 25
Atý i dajti edhè trimnija.
Por, si kripit i rá bora,
E la kama e e la atë dora,
Edhè i shkrefi armët besnike:
Njato armë qi n’kohë jetike 30
Pa’n kênë ndera e Arbnís kreshnike:
E na doli barí malit,
I shmrijak me t’ bijt e calit.
Prore Mashi djelmve t’ Hotit
U kallzote punët e motit, 35
Punët e motit, punë trmnije:
Si Shqyptari mbas lirije
E mbas besës e s’ bardhes Fé
Bâte deken si me lé;
E u permendte Orë e Zâna, 40
Edhe u thote shum punë t’ mdhana,
Per lugat kur zêhet hâna,
E per luftë, qi me drangona,
Bân kulshedra n’ vise t’ ona;
Edhe i njifte aj mâ s’ mirit 45
Sa drangoj jânë rodit t’ nierit
Mbi Rânë t’ hjedhne e m’ Urë t’ Vezirit.
Prande’ e dojshin gjith barija
E ndigiojshin fjalët e tija
Si kah pushka ashtu ka’ urtija. 50
Por shka, Zot, ka Mashi sot
Qi na â vrâ e nuk bân zâ?
A thue i rá bisha nder berre,
Ja se tokët i mbeten djerre,
Ja i punoi t’ ngratit rreziku 55
Pa bukë n’ shpí m’ e gjetun miku?
Uku n’ berre s’ i ka rá,
Pse kurr Marashi s’ u â dâ:
Nuk kisht’ mbetun ky pa e pâ:
M’ e pasë pá edhè e kisht’ vrá. 60
As s’i mbet ktij n’ derë borxhlija:
Me ‘iqind dhên qi ka te shpija
S’ l6en borxhlí me i vojtun t’ birit,
Edhe miqt i a pret mâ s’ mirit;
Si edhe qét qi i ká si bujë 65
S’ i a lânë djerr token kurrkuej.
Por as vetë shka ká s’e dí,
Veç se u thotë shmrijakve t’ rí:
Pa ndigjoni, o djelmt e mí:
Dikû ‘i punë sod m’ ka qillue, 70
As nuk kam si rrí pa shkue;
Nji herë pse me pasë per t’ pshtue
Zogu dore, pasha mue!
Vonë e vonë ké per t’a zânë,
Fjalë i moçmi si e ká lânë. 75
Se sa rrîj as vete s’ e díj
Se nji javë ase nji muej,
Zoti e di, nuk mund t’ a quej.
Por n’kje thânë prej Perendije,
Mos me shkelë un mâ m’ kto hije, 80
Mos me u zânë mâ punë trimnije
S’bardhes kohë qi ka prendue,
Ah ju, u kjosha true
Per Njatê qi vrân e kthíll
Me m’ a mbajtë ju sod nji kshíll. 85
Amanet un jam t’ u lânë
Me ruejtë gjân me kqyrun stâ’n,
Armët e mbushne mos me i dhânë,
Me shokë t’ uej kurr mos m’ u zânë,
Mos m’u zânë as mos m’ u ngá, 90
Pse n’ ditë t’ ngushtë kta u gjinden vllá
Si me pushkë, ashtu me uhá.
T’ huj’ n me fjalë mos t’a poshtnoni;
Buken para, por t’ i a shtroni
N’ Shqyptarí si â kênë Zakoni: 95
Me i besue mos i besoni!
Edhè n’ mend kinje nji fjalë:
Zêmers s’ frýt me i lânun dalë;
Fjalët per pajë kurr mos me i ndalë
Ujit turbull mos me i rá, 100
Mos me dalun n’ vá t’pa vá;
Me i u ruejtun rrasës së lmueme,
Me i u rujtun shakës s’ terbueme,
Me i u ruejtë, po, grues së lshueme;
Vendin t’ uej m’e dashtë perore, 105
Me ruejtë besë, mos me çartë ndore.
Kshtu tha Mashi, e n’ kamë u çue,
Vû xhurdín edhe u shterngue,
Edhè i njiti armët mizore
Njato armë qi s’dijshin ndore, 110
Pse n’dorë t’ Mashit guri Vlore
Ndezte flakë, po, flakë vetime,
Epte gjâmë, nji gjame bumbllime,
Porsi rrfeja kur shkrepë malit.
Lamtumirë! thotë djelmve t’ Calit 115
Vên breshânen mbi cep t’ krahit,
E t’ u djergun hijes s’ ahit,
Hijes s’ ahit, brî njaj shpati,
I a behë n’ Stare n’ krye t’ sahatit.
Po, Zot. Mashi ka ‘ â tue shkue. 120
Qi nper shpat e neper prrue
Po vjen hapin tue shpejtue
Thue ‘izet vjet s’i ka kalue?
N’ Gjenoviq Marashi â nisë
Ke Çun Mula me konisë, 125
Ke Çun Mula shpí e rreptë
Kû han bukë i verbët e i shkretë;
N’at fis t’Hotit, shpí e parë,
Djalë mbas djalit Bajraktár.
Prej mjesditet tue rá dielli, 130
N’ Gjenoviq kapet aj filli,
N’ Gjenoviq te kulla Çunit,
N’ at kullë t’ bardhë mbi krye t’katundit.
Mire se t’gjâjë, or Çuni i Mulës!
Po i thotë Mashi n’derë të kullës; 135
Mire se vjen, ti Marash Uci!
I a kthen Çuni: Po tý ç’ t’ nguci
Me lshue gjân, me lânun stâ’n
Kshtû m’ u djergë zhegut m’ket ânë?
A âsht gjâ t’ keq? a veç po drue, 140
Pse n’armë sod po t’ shof shterngue?
S’ â gjâ t’keq jo, nder barí;
Por nuk dij si â per Malcí…
Zoti mirë ka m’ e punue,
N’ kjoftë se besen s’kemi lshue. 145
Kam kênë n’Shkoder mbramë kam ardhë,
Ke qaj miku faqebardhë,
T’ cill’n e njef ti prej q’ kah motit,
E m’ ká mârrë besen e Zotit,
Me kuvendë me Krenë te Hotit, 150
Per nji fjalë, e jo mâ vonë
Se n’ ket natë, te Kisha e jonë.
Çoju fjalë, pra, Krenve t’ vendit
T’ dalin n’ Brigje n’log t’ kuvendit,
Se do t’ dal nji herë te shpija 155
me i shestue do pûnë të mija.
Neser n’ Shkoder prap do t’ veta
Ke qaj miku’ i u ngjatët jeta!
T’ a ketë ndihmë Malcia e shkreta.
Kshtû tha Mashi, e duel me shkue: 160
Nper pishë t’ zhegut pa pushue:
S’ ishte ngaeja me u hutue.
Njaj Çun Mula thotë nji fjalë.
Madhi Zot, tý t’ kjoshna falë!
Nder dý pûnë njâna do t’ dalë: 165
A se i shkojm Mbretit n’ ushtri,
A se luftë kem’ me Mal t’ Zí:
Si kjoftë mare ashtû e bâftë Zoti:
Oren çuet por e ká Hoti.
Po u çoj fjalë tash Krenve t’ vendit, 170
T’ dalin sande n’ log t’ kuvendit.
Atý pûnët kem’ me i peshue,
Mandej dalët si kjoftë gjikue.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:52pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Te Kisha e Shnjonit

Prendoi dielli, n’ qiell duel hâna,
N” Veleçik po pingron Zâna:
Ehu! ju malet e Shqypnís,
N’ t’ cillat strukë shqypja e lirís,
N’ t’ bardhat kohe qi kan prendue, 5
S’ lête anmik, jo, me i u afrue!
E di shpat e di edhe prrue,
E di landë e di edhe gúr,
Shqyptarís kryq e terthuer,
Se sa gjak atbotë i anmikut 10
Vojti rrkajë prej t’ bardhë çelikut,
Qi flakote n’ dorë t’ Shqyptarit
Porsi rrfeja majes s’ Sharit.
A kisht’ mujtë kurr n’ at kohë t’ lume,
( Me lot gjakut sod t’ lotueme!) 15
Veç nji troe t’ tokës Shqyptare
M’ e rmue dora grabitçare?
Ah! jo kurr: t’ ish’ çue mbarë bota…
Pse ndo ‘i Lekë, a ‘i Gjergj Kastriota
Do t’ kisht’ dalë, at dorë rrembyese 20
M’ e cungue me armë ngadhnyese,
T ‘ cillat n’ shekull do t’ permenden
Hânë e hyj sa qiellve t’ enden.
Por kan ndrrue sot moti e stina
Per dhé t’ ngrît, kû rreh Martina! 25
Gjinde e mbajtun me lot t’ shumit
Qi n’ djersë njomë bûcat e umit,
Ja qi n’ kullmë rreshket kumuese,
Ja nper dét bjen valës shkumuese,
Per me mbajtë nji grue te shpija 30
S’ cilles bukë i lypin fmija,
Edhe i lên ndoshta me kjá,
Perse e mjera bukë nuk ká:
Gjinde, s’ cilles Zot i âsht ari,
T’ zezen tokë qi i ngratë Shqyptari 35
Shtrêjt me gjak e pat fitue,
Pa ndo ‘i dhimë, kjoshin mallkue!
Sod m’e dá duen copa copa:
E perse? Pse don Europa…
Uh! Europe, ti kurva e motit, 40
Qi i rae mohit besës e Zotit,
Po a ky â shêji i gjytetnís:
Me dá token e Shqypnís
Per me mbajtë klysht e Rusís?
Po ti a kshtû sod na i perligje 45
Njata burra qi m’ kto brigje
Per tý vehten bâne flije
Kur ti heshtshe prej ligshtije?
Ti qi i a kalle flaken diellit
E i shestove rrathët e qiellit, 50
Ti, prej eshtnash t’ t’ ngratë Shqyptarve,
Qi bânë deken per dhé t’ t’ parve,
Bân sod t’ bîjn fatosa t’ rí,
T’ cillt nji troe t’ ksajë Shqypní
Mos t’ a lâjn Shkjaut n’ dorë me i rá 55
Krejt ne gjak nji herë pa e lá!
Lum, oj Zâna e Veleçikut,
Qi m’ i a lshon ti namët anmikut,
Qi m’ i uron djelmt e Malcís,
Qi m’ i a kján hallin Shqypnís; 60
Ksaj Shqypní, e cilla motit,
N’ zâ kah pushka e besa e zotit,
Pat kênë çmue prej fisesh t’ tâna
Kah bjen dielli e kah mêrr hâna!
Por, sado qi poshtë ká rá 65
Sod me sod, e rrin tue kjá
N’ pluhen t’ tokës, prej njerzve shá,
Prap, oj Zâne, shkndija e burrnís
Nuk â shkime n’ male t’ Shqypnís,
Qi, manà, edhè n’ kto kohë t’ reja 70
Ka ‘i herë ndezet flakë si rrfeja.
S’ kan mbetë shkret, jo, armët besnike,
Perse Arbnorja grue fisnike,
Bân se bân fatosa t’ rí,
T’ cillt trimnisht per ket Shqypní 75
E per besë e t’ bardhen Fé
E bâjn deken si me lé.
A poi shef ti njata burra
Qi kah Brigja neper curra.
Tue hecë naten porsi bisha, 80
Janë t’ u njitun drejt kah kisha?
Ata janë, po, Krenët e Hotit
Qi m’u lidhë duen me besë t’ Zotit
Per me i dalun zot Shqypnís,
Per me i lânun nderë Malcís. 85
Po, Çun Mula mbí shpinë t’ kalit,
U a çoi lajmin Krenve t’ malit;
U a çoi lajmin n’ derë t’ konakut,
Per me u mbeledhë n’kuvend t’ bajrakut;
E si rrokull kjenë rreshtue, 90
Kshtu zên Çuni me ligjrue;
Fol tash, Masho, ç’ po na thue?
Un qe, Krenët t ‘ i kam bashkue,
T’ cillve mundesh me u besue,
Pse armët kryq i kemi vû, 95
Si na e lanë të parët kanû.
At herë Mashi zên kadalë:
Pa ndigioni, o trima ‘i fjalë,
Qi po u thom me besë te Zotit,
Porsi nipave t’ Kastriotit: 100
Katerqind e s’ dij sa vjet
Jânë qi i bâjm Mbretit hysmet
Kush ushtrí, kush angrí,
Me armë n’ dorë, me zjarm në gjí,
Me ‘i kamë mbathë me tjetren zdathë,105
Buken n’ strajcë e shpí senjurin,
Dushek token, jestek gurin,
T’ mbrame te hika e t’ pare te mbeta:
Trima n’ zâ se â zânun jeta:
Mos me drashtun krajl as Mbret! 110
Edhè Mbreti ket hysmet
Dér dikû na e ká pelqye,
S’ na ká lânë aj krejt m’ u thye:
Na ka lânë lirín jetike,
Na i ka lânun armët besnike, 115
Per me ruejtun Fé e zakona,
Per me mprojtë kto malet t’ ona
Per me mbajtë kanú’ n e t’ parve
Me ruejtë erzin e Shqyptarve:
Na ka çilë kishë e xhamí 120
Per dintarë e kryqelí:
Na ka falun pagë e t’ dheta,
Kanú m’ vedi sa t’ jetë jeta,
E na. veç n’ e paçim çartë
Ket kanú qi na lanë t’ Parët, 125
Se e kem’ shkue jeten n’ lirí
Si në bjeshkë. ashtû në vrrî,
Si me gjâ. ashtû me bulqí:
Tue punue e tue gjallue,
Tue lutë festat trashigue, 130
Mort e darsem me kanú,
Sikur t’ parët na pa’ n punue,
Por medèt e treqind halle!
Per kto male e per kto zalle,
Per kto male e zalle t’ ona, 135
Kû si heret, si n’e vona,
Pat kênë mbajtë kanuja e malit,
Pat kênë rritun pika e djalit,
Pika e djalit, Lekët e Hotit,
N’ zâ kahë pushka e besa e Zotit: 140
N’ zâ ka’ urtija e bujarija
Qi zanát i ká Shqypnija;
Perse â kndue n’ Shkoder gazeta
Qi njaj Shkjaut sod t’ u ngjatët jeta!
Do t’ i bâjn kto male t’ shkreta. 145
Po, Moskovi, i u thaftë hovi!
E ka dá n’ Kuvend t’ Berlinës
Me i u lshue Knjazit t” Cetinës
Hot e Grudë, Plavë e Gucí.
E tash Knjazi i Malit t’ Zí 150
Ká ngrehë top, ká dyndë ushtrí
N’ kto trí dit me rá n’ Malcí:
Thue gjâ e shkretë ka mbetë Malcija,
Thue pa zot se â Shqyptarija .…
Kshtû tha Mashi e Krenët e Hotit 155
Si t’u ráke ‘i rrfé prej Zotit,
N’ ato fjalë mbetem pa zâ:
Me i pasë pré… gjak s’ kishin bâ.
Kishin ndêjë me sý per dhé,
Pa thânë kush nji fjalë per bé. 160
Por prap Mashi zên t’ e vona:
Ç’ t’ thomi, burra? Fé e zakona,
Bjeshkë e vrrî e kullat t’ ona
A ‘imend Knjazit pa luftue,
Pa pushkë t’ shtîme kem’ m’ i a lshue?165
Pasha, Zotin, kjoftë levdue!
Gjeto Marku zû m’ u idhnue
Hot e Grudë s’ po t’i shklet Nika
Bash me e dijtë se jesim n’ çika:
Se na bân Knjazi faní, 170
Se na djeg me bjeshkë e vrrî.
S’ i lâm marre Shqyptarís
Kû t’ jetë puna e trimënís;
Perse mbarë Lekët e Malcís
Shk’ â m’ shtatë vjet e shtatdhete vjet,175
Dijn me dekë, po, per dhé t’ vet.
Pa m’u njeshë per shtat xhubleta,
S’ i bâj Knjazit t’ u ngjatët jeta!
Por t’ flasë Çuni bajraktari,
Fjalve t’ tija u rrí mâ i pari. 180
Njaj Çun Mula, si u mendue,
Kshtû po zên me ligjirue:
S’ kemi, burra, mâ shka t’ presim,
Armët besnike, por t’ i njesim:
Hovin Knjazit do t’ i a presim, 185
Me e dijtë se të tanë do t’ jesim.
Ndoshta pak edhè na jena,
Ndoshta edhè fyshekë nuk kena:
Por anì pse t’ parët e motit,
T” parët e motit, flakë barotit, 190
Njata ushtarët e Gjergj Kastriotit.
Kurr s’ i njehshin n’ luftë ushtrít:
Njehen dhênt e njehen dhít,
Por jo trimat me armë lé,
Trimat lidhë me besë a fé: 195
Trimi i mirë edhe sa herë
Me ‘i fyshek dahet me nderë.
Pra, le t’ çohet m’ kamë djelmnija:
Oren çuet pse e ka Shqypnija:
Me tê vetë âsht Perendija. 200
S’ e ngulë Knjazi n’ Hot bajrakun,
S’ e rritë m’ né, jo, Karadakun,
Pasha armët qi m’i la baba!
Pa na vjerrë kortarë mbí krraba…
T’ rrahim bén si t’ na apë feja, 205
( Kush e thaftë atê e vraftë beja),
Se qindrojm, eh gjofti rrfeja!
Porsi t’ parët na pa’ n qindrue
T’ cillt per t’ gjallë s’ kan me u harrue.
Kshtû tha Çuni Bajraktari, 210
Edhè m’giûj u ngreh mâ i pari:
Bâni bé, me lot per faqe,
Per qitape e shtatë melaqe,
M’ Orë te bjeshkve e m’ krye te fmís,
E per Emen t’ Perendís, 215
Se pa dekë e pa hî n’ dhé
Me gjith djalë e me gjith ré,
Pa u robitë me lopë e qé
E pa u djegë me stan e shpí
S’ i bjen n’ dorë kurr Malit t’ Zí. 220
Njitë mbas tij atbotë u çuene
Krenët e Hotit, e u betuene,
Mbas kanûs s” Lekë Dukagjinit,
M’ qiri t’ festës e m’ Kishë të Shnjinit,
Mbí Shen Nikollë e m’ Shêjt Shna Ndue,225
M’ Kryqe t’ Krishtit, kjoftë levdue!
Se, pa u shkimë me troje t’ veta,
S’ i bâjn Knjazit t’ u ngiatët jeta!
At herë Çuni rishtas zuni:
Por tash, burra, ndienie ‘i fjalë: 230
N’ Urë t” Rrzhanicës do qitë ndo ‘i djalë,
Me i zânë shtekun Karadakut,
Dér sa t’ epet zâ bajrakut.
Un po i zgiedhi ‘izet martina,
Me u a ndie krismen larg Cetina, 235
E n’ Rrzhanicë kam me i ngujue,
Pushken Knjazit m’ i a fillue,
Per n’ kje ‘imend se i ká rá n’ krye
Kufîjt t’ onë me i shkapercye.
N’ Traboinë Gjetja le t’ dalë 240
Ded Gjo’ Lulit me i çue fjalë,
Qi t’ a çojë aj m’ kamë t’ tanë fisin
Porsa pushkët n’ Rrzhanicë t’ i a nisin.
Ju tjerët krenë, edhè seicilli,
Deri neser pa rá dielli, 245
T’ i a napë zânin fisit t’ vet,
Qi shk’ â i Hot e shkon me Mbret,
Prej shtatë vjetsh e m’ shtatdhetë vjet,
T’ gatojë armët e t’ prehë tagâ’ n
N’ Veleçik t’ a qese gjân; 250
Pse me pasë n’ Rrzhanice me krisë,
Ka m’ u dashtë n’ Rrzhanicë me u nisë,
E aty u bâftë si e ká thânë Zoti:
Oren çuet por e ká Hoti.
E ti, Masho, pa shkrepë dielli 255
N’ at mollë Shkodere t’ nisesh filli:
Hodo Pashës m’ i u bân selám,
Thuej t’ a çojë Miletin n’ kamë,
Thuej t’ a çojë në kamë Miletin
Me qindrue sod per Dauletin, 260
Me qindrue sod per Shqypní
Tue luftue me Mal të Zí.
E atij mikut, i u ngjatët jeta!
Thuej T’ a qesë nji shkrolë n’ gazeta,
Se per t’ gjallë rodi i Shqyptarit 265
Per pa gjak kurr dhén e t’ parit
Nuk e lshon, jo, pasha Zotni!
S’ e koritë, jo. Gjergj Kastriotin.
Gjergj Kastriotin, trim rrfé.
T’ shkruej se trima ká nder né, 270
T’ cillet per Atme edhe per Fé
E bâjn deken si me lé,
Kur t’ janë lidhë me besë e Fé
Kur t’ janë lidhë me besë te Zotit
Si jânë lidhë sod Krenët e Hotit. 275
Tash po dahna; nji udhë e mbarë!
Se kan kndue gjelat e parë,
E na kohë s’ kem’ me u vonue
S’ âsht per burrë, jo, me u hutue,
Kû per tê të jetë gjikue 280
Ja me dekë, ja me fitue.
Foli Çuni e u dá kuvendi.
Po, Zot, kuej do t’ i jesë vendi?


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:53pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Te ura e Rzhanices

Rizá Pasha del n’ kalá:
‘Madhi Zot, se shka me pá!
‘Fort ndjegull paska rá
N’ at Rrzhanicë, nen Podgoricë.
S’ ká me ngiatë e do t’ bjerë shí: 5
Hazna e madhe per bulqí!
T’ u ngjatët jeta! i thotë Myftija
S’ ká rá ndjeglla kah Malcija,
Kah Rrzhanica e Podgorica;
Por âsht çue tymi i barotit, 10
Djelmt e Grudës e Lekët e Hotit
Kah luftojn me Mal të Zí,
Qi ká dyndun top e ushtrí,
Me hî mbrenda ne Malcí:
Mark Milani na u ká prî. 15
Po; sod n’ nadje kur ká ague
Mark Milani, ‘i trim drangue,
Tue i hypë gjogut n’ pulla shkrue,
Burizânan aj ká urdhnue:
Bje bujrís e t’ dalë ushtriaja 20
Edhè t’ niset kah Malcija.
Krisi lodra edhè bujrija,
Edhè m’ kamë i a bâni ushtrija,
E u rreshtue per fushë t’ mejdanit
Para kalit t’ Mark Milanit. 25
At herë Marku zû mbi kál:
Pa ndigionie, o djelm, nji fjalë:
Sod n’ Malcí na kem’ me dalë;
Pse e dau Rusja n’ pleq t’ Berlinës
Me ju lshue Knjazit t’ Cetinës 30
Hot e Grudë Plavë e Gucí.
E na sod. qe. jem shtrengue
Këto male me i pushtue.
Por se shka? nji pûnë po e drue,
Se pa gjak nuk kan me u lshue. 35
Pra, t’ gatohi me qindrue,
Pse kem luftë me trima rrfé,
T’ cillt Atme edhe per Fé
E bâjn deken si me lé.
Por, ne kjoshi, o djelmt e mí, 40
T’ bijt e atyne qi n’ Mal t’ Zí
Kan ruejtë Fé, kan ruejte lirí,
Tue luftue si shqype t’ leta
M’ krepa t’ onë per sa qindvjeta;
A ju mbrama n’ Hot do t’ mrrîni. 45
Malcís mbrenda do t’ i hîni.
Do t’ a ngulni n’ Hot bajrakun,
Do t’ zbardhni Karadakun.
Urra djelm, eh, u dhashtë e mara!
Perse fati na hecë para! 50
Kshtû tha Marku e rá bujrija
Edhè u nis per Hot ushtrija.
Ehi moj Zânë, tý t’ kjosha true!
A thue din ti me m’ kallzue,
Se sa ushtarë ká Mark Milani, 55
Se si i a quen Vojvodat zâni?
Pse s’ t’ a njof asnji per bé:
Un Shqyptár, ata janë Shkijé:
Né na dán nji gjak e ‘i fé:
N’ mní t’ sho’ shoqit kemi lé: 60
Kem’ ndrmjet nji qiell e ‘i dhé!….
Njajo çeta. qi ka prî.
Tetqind pushkë, t’ gjith djelm te rí,
Ata jânë Ljubotinjânë,
T’ dobë per t’ páme sa t’ duesh me thânë, 65
Porse trim t’ fortë si Zâna,
Qi kan lânë pa djelm sa nâna,
Qi kan bâ me kjá sa bulla,
Qi kan djegë saraje e kulla,
Qi e kan zbardhun Karadakun: 70
( Kiju inád, por foljau hakun ):
U ka prî ‘i farë Ceroviqit
Derës bujare prej Nikshiqit.
Kaleshan musteqe–zí,
Thonë âsht Ora e Malit t” Zí. 75
Njimí pushkë i çoi Cetina
Me njegush e me krahina,
Djelm te lehtë, si gjeraçina:
Vukotiqin kta kan t’ parë,
Burrë i fórt e kuvendtár, 80
T’ cillin thonë, se Knjazi i Malit
T’ Zí s’ e ndrron per sý të ballit.
Ndandqind pushkë ka qitë Nikshiqi;
Njaq sa thonë qi Matiniqi,
Vojvoda qi u ka prî, 85
I pat lypë me rá n’ Malcí.
Matiniqi, bre, djalë i djalit,
Tuj kênë vete ti sokol malit,
po a njemend paske kujtue 90
Se Malcín ke per t’ a shtrue
Me ndandqind e jo mâ vetë?
Po a kujtove, more i shkretë,
Se Malcija ká dalë faret,
Se nuk bâjn mâ djelm Shqyptaret,
Veç se bâjn do cuca t’ kqija, 95
Sa per furka e enemija?
Ah, kadalë! sod ká me u pá
N’ urë t’ Rrzhanicës kur ké per t’ rá,
Se n’ Malcí nuk léjn veç grá;
Kur t’ i ndiejsh shkinat tue kjá: 100
N’ kjoftë, madje, per tý gjikue,
Veshë e krye prap n’ shpí me i çue:
Kur t’ i ndiejsh tue kjá ti shkinat,
Kur t’ i ndiejsh tue nâmë martinat
Qi u a lanë sa nuse t’ veja, 105
Qi u lanë pa mârrë sa reja,
Kah gjimojshin porsi rrfeja!
Vjen ushtria e malit t’ Zí
Porsi rêja e zezë me shí
Per me shkrepun n’ at Malcí. 110
Kah Rrzhanica na i ká prî
Mark Milani Kapidani,
T’ cillit n’ krajla i vojti zâni,
Si kah pupla e kah tagâni.
Por nuk dij, se ç’ ká me bâ 115
N’ Urë t’ Rrzhanicës kur ká me rá?
Ura ngusht e Marku m’ Kál,
Fort po drue se s’ mund do t’ dalë.
Deh, o Zot, qi nalt prej qiellit
Punët e njerzve i njef mirfillit; 120
Qi e ndertove, kur krijove,
Qiellen t’ naltë e token t’ gjânë
T’ bijt e robit sa me i zânë,
Pa nevojë me ndeshë m’ shoshojn,
Kur per s’ tepirt t’ mos lakmojn; 125
S’ dij Shqypnija se shka bâni,
Qi e ka msý sod Mark Milani,
E me topa e me novica
Po rreh dromin kah Rrzhanica?…
Ti, qi t’ Ligshtit i a njet doren, 130
Per mjedis qi kputë mizoren
Shpatë ngadhnyese n’ grusht t’ tradhtarit,
Njita doren sod Shqyptarit;
Edhè anmikun shtroja para,
Qi perbluen kshtû punë t’ pamara. 135
Kur n’ Rrzhanicë na vojt ushtrija,
Atý krisi prap burija,
Edhè u ndalen me pushue.
Mark Milani, trim drangue,
Merr turbín, del me shikjue: 140
“Madhi Zot! se shka do t’ jetë,
N’ at báll ure, n’ at perpjetë?
A jânë orrla, ja sokola?…
Nuk jânë orrla, as s’ jânë sokola,
Shka n’ per sý po shef t’ turbís; 145
Porse jânë Lekët e malcís:
Halil Haka e Palokë Gjoka
Me ‘izet djelm qi s’ t i ká toka;
Ktû Çun Mula edhè ‘i ká çue
Pushken sod me t’ a fillue. 150
Palokë Gjoka, i forti djalë,
Po çon doren. bân kryq n’ ballë:
” Madhi Zot! tý t’kjofsha falë,
Se shum shkjau na paska dalë:
Krushqit e knjazit t’ Malit t’ Zí 155
Per me mârrë vashen Malcí.
Por s’ dij shêj’ n kuej i a ká çue…
Pasha armët, s’ kem’ me ja lshue!
S’ mund e vêm na sod kanú
Me i dhânë vashat pa i fejue… 160
Pra, t’ shterngoh’ i n’ armë, o burra!
T’ a bâjm vorrin nder kta curra,
E t’ i a nisin Knjazit pushken…
T’ i a kthejm krushqit me gjith krushken.
P’ r ‘i grusht eshtna, pashi Zotin! 165
Mos t’ korisim Gjergj Kastrjotin,
Mos t’ korisim na sod Hotin,
Marre vedit mos t’ i lâm.
Marë Europa âsht çue në kâmë,
Krajl e Mbret kan dalë me pá, 170
Si luftojn Shqyptár e shkjá.
Mâ mirë dekë nên dhé m’u kjá
Se per t’ ligshtë né me na shá!
Se per t’ gjallë me ndêjë nên Shkjá!
Nenè fjalë s’ pat krye Paloka, 175
Krisi pushka gjimoi toka.
Aferim! tha Palokë Gjoka!
Po kush qiti n’ trí taborre?
Marka Kola rrfé mizore.
Marka Kola i pari qiti, 180
E kû qiti atý i a njiti:
Vrau n’ martine të Sulltanit
Burizânen Mark Milanit!
M’ Markun fíll aj kje shterngue,
Por me e marrë s’ isht’ kênë gjikue. 185
Dekun n’ tokë rá burizâna,
Kur qe krisne ‘izet shejshâna,
Njizet huta rán batare:
Njaq rrëfeja n’ dorë shqyptare.
M’ kamni djelm! sa i punoi zâni, 190
Atbotë krisi Mark Milani,
Pse na rá per Zo’ n Malcija!
Trup në kamë i a bâni ushtrija;
Krisi topi edhè novica,
Gjimoi Cemi, u dridh Rrzhanica. 195
Kuku! bâni Zâna e Malit,
Ke do t’ m’ jesë mue pika e djalit,
Pika e djalit, djelmt e Hotit:
Njata nipat e Kastriotit…
Ah! Çun Mula, kjosh i zí, 200
Ke na i bore djelmt e rí,
Tuj zânë pritat Malit t’ Zí.
Heshtu. Zânë. m’ at vetull malit!
Nuk po t’ jet, jo, pika e djalit,
Pika e djalit, Lekët e Hotit: 205
Perse nipave t’ Kastrjotit,
Kur t’ jén lidhë me besë të Zotit,
S’ ka shka u bân flake e barotit.
Por t’ gajrisin me qindrue,
Pse, edhè n’ kjoftë per ta gjikue 210
Me dhânë jeten tue luftue,
Ká me dalë kush me i pague:
Çuni ngiat u ka qillue.
Po, sa krisi te Rrzhanica
Kndej martina, andej novica, 215
N’ Hot e n’ Grudë u dha kushtrimi.
E, si dirgjet bjeshkës thellimi,
Tue vetue e tue gjimue,
Shí e breshen tue dikue:
Njashtu rá n’ Rrzhanicë Malcija 220
N’ at log Zânash, kû tradhtija
Do t’ poshtnohej Malit t’ Zí.
E si prrue, kur t’ bjere shí,
Turbull bjeshkve tue shungllue
Landë e gur tue rrokullue, 225
Urat mêrr qi t’ gjêjë perpara
E then ledhet per nên ara
Bulkut t’ ngratë zêmren tue i thá;
Njashtu n’ luftë Malcija rá.
Aman, Zot, se shka me pá! 230
Kerset topi pa i a dá;
Rreh martina si bumbullima,
Rreh novica, ushton Rrzhanica;
Çohet tymi. gjâ nuk shifet,
Per brî shoqi nuk mund t’ njifet. 235
Ah! ju orla e korba t’ zí,
Se shum puna ká m’ u bî:
Qýsh se trimi m’ trim ká rá,
Pa pasterm nuk kan m’ u dá…
Mâ se ‘i nânë, po, ká me kjá, 240
Mâ se ‘i nuse e vejë do t’ mbese,
Mâ se ‘i çikë pa dhânë do t’ jese:
Mâ se ‘i çikë do t’ jesë pa dhânë;
Perse djelmt, qi i paten zânë,
N’ at Rrzhanicë se i cilli muer 245
Ka nji vashë e u bâ dhanuer…
Muer ka ‘i plume në krahnuer!
Por lum kush des per dhe t’ t’ parve,
Si âsht tue dekë rodi i Shqyptarve.
Pra mos kjáj, moj nâna e Colit, 250
Pse t’ mbet djali, aj farë sokolit,
Pse t’ mbet djali tue luftue!
Aj n’ pûnë t’ ligë nuk t’ pat qillue,
Por qilloi me trima rrfé
Tue luftue per Atme e Fé: 255
Nuk ká dekun por ká lé!
Jo se, pak pa dhânun jeten,
Coli mirë na pagoi veten:
Vrau dy shkjé, dy djelm si Zâna,
T’ veshë e t’ mbathë si kapidâna: 260
Njâni Krista e tjetri Rista.
Por t’ kjajë shkina ke Cetina
Matiniqin t’ cill’ n e kputi
Gjeto Marku, zêmer — nguti.
Veç se shka, mâ fort se Gjetja, 265
Ket qyqár, thom, e vrau vehtja;
Pse, ç’ e prûni ke Rrzhanica
E me topa e me novica?
A dro token pat per t’ dá,
Qi ja la ktij baba Shkjá? 270
Ç’ po bân Zâna n’ mal tue kjá!
Mjera Tringa per njaq vllá,
Mjera Tringa per vllá t’ vet,
Qi n’ Rrzhanicë aj sod i mbet,
Pa pasë moter me i ndêjë ngiet, 275
Pa pasë moter, qi m’e ankue,
Varrët e shtatit m’ i a pajtue!
Po, Nikë Daka i Vat Cubakut,
Lule djalit prej zamakut,
Dý — trí herë i rá mustakut; 280
E si arí qi vathës tue rá,
Kje varrue, por jo krejt vrá,
Vjen mâ fort aj t’ u terbue
E mberendë vathit s’ jet pa u lshue;
Njashtû Nika, jurra djalë! 285
Msýni uren per me dalé,
Per me dalë, me rá n’ ushtrí,
Thue se gjallë don me i perpî.
Por e pri’ n me dyýnovica,
Me dý plume per nen cica 290
E e bânë dekun ke Rrzhanica.
Shka ká thânë njaj Halil Haka:
Bini, djelm, se mbet Nikë Daka!..
Bini Lekë, bini Malcorë!
Trima mbrendë! Me dorë! Me dorë! 295
Edhè âsht çue në kamë Halili,
Zier tagâ’ n. ‘i rrfé prej qielli,
E jurish ká mârrë i urë
Porsi bisha ne Kallnduer.
U dynd Gruda, s’ cilles zâni 300
Larg i vojt per kah tagâni:
U dynd Hoti t’ cillit Zoti
I ndihmon per kah agzoti:
E. si rreshmja s’ naltit lshue
Bjen teposhtë tue shungullue, 305
Krepa e gur tue rrokullue,
Tue rrxue landë e tue rrxue shpija
Kahdo t’ i kalojë duhija:
Njashtû n’ Cem djelmnija rá,
Rá djelmnija n’ luftë tuj ngá. 310
Djelmt e Grudës, ahi porsi Zâna!
Djelmt e Hotit, si lum nâna,
Si lum nâna, qi po i ká!
Kush i urë e kush nper vá,
Njani zhyt e tjetri m’ not, 315
T’ gjith m’ at ânë. o i Madhi Zot!
Po, dý prroje prej dý kulmesh
Ndryshej nuk perpiqen shkulmesh,
Kúr t’ kén hasun n’ grykë t’ ndo’i malit,
Per me u lshue mandej giatë zallit. 320
Neper ara e fusha t’ gjâna,
Turr dý ushtrít, ahi! me tagâna
Si u perpoqen kah Rrzhanica.
Heshti huta edhè novica,
U perzien ksula e kapica, 325
Flakuruen kaptina e koka,
Shkumoi gjaku, bumbulloi toka.
Ah! moj Stoke, e zeza loke!
Del nji herë n’ at vetull malit,
Per ne paç n’ ushtri djalit: 330
Del, o e shkretë, nji herë me pá,
Pse po drue qi ngusht t’ ka rá,
Ke, trullue prej Gospodarit,
U ndesh sod me ród Shqyptarit.
Kqyri Shkijét qi kan mbetë shyt: 335
A mos t’ jét njaj djali i yt?
Njaj Jovani? ja Stojani?
Njaj Nikiqi? ja Radiqi?…
Njehi vetë, mori kercunë.
Veç se e ké. besa, do punë, 340
Pse pesdhetë kan mbetë pa hundë,
Njaq kan mbetun pa rradake…
Mjera nana karadake!
Por, ç’ âsht Cemi tue gjimue?
Por, ç”â sht mali tuj ushtue? 345
Por, ç’ â fusha tue këcye?
Mark Milani thonë u thye!
Mark Milani, bre djali i djalit,
S’ i ké njoftë ti Lekët e malit.
Pse kur rubla n’ fushë t’ mejdanit 350
S’ u a topitë tefin taganit,
Atje kurr nji aster s’ bâni
As Nikolla, as Mark Milani…
Por, n’ daç gjallë n’ Cetinë me shkue,
Duen prehë kamët e me shpejtue, 355
Pse pat thanë nji mjekerr — bardhë:
Kamët e leta e faqja e bardhë.
Hiku Marku. hiku ushtrija:
Urra! m’ shpinë i u lshue Malcija,
Mjerë i mbrami, lum i pari, 360
Pse kê zû per vrap Shqyptari.
Kurr n’ Mal t’ Zí mâ s’ kthei qyqari.
Bre, nuk dij se ç’ kje tu’ bâ,
T’ kênke ditë, ofshe! edhe! mâ;
Por rà nata e lufta u dà. 365
Hiku Shkjau sa mujt me ngà
E n’ Rrzhanicë Malcija rà
Zûni pritat per gjith và;
Pse thonë Shkjau se besë nuk kà.
Ehi! moi Zânë. ty t’ kjosha true, 370
A thue â ‘imend, a m’ duket mue,
Se ata ushtarët e Gjergj Kastriotit
Ndryshej n’ luftë nuk bijshin motit,
Veç si bien Shqyptarët e sotit,
Kur t’ jèn lidhë me besë të Zotit? 375


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:55pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Kasneci

N’ at Cetinë, mbi ‘i kulm pullazit,
M’ kulm t’ pullazit t’ saraj’ t t’ Knjazit
Po bân sorra ,, kâ ” e ,, ka ”.
Veç kto sorrat, more vllà,
Thonë po njellshin ogur t’ zí: 5
Kshtu, nemose, thonë n’ Shqypni,
Veç me giasë se edhè n’ Mal t’ Zi;
Pse, sa nisi me vikatë
Po del Knjazi me hukatë,
Me hukatë neper balkue, 10
Tue britë t’ madhe ,,hue” ,,hue” ,,hue”.
Kur, qe, i epet me shikjue
Kah Dobërsku, mal i bardhë,
Edhe shef nji djalë tuj ardhë
Kah Cetina vrap si era, 15
Thue po e ndjekë mbrapa potera.
A thue âsht hajn, a por ushtuer,
Qi i bjen rrugës kryq e terthuer,
Po bân Knjazi at herë me veti,
Por me pvetë kurrkend nuk pveti… 20
At zâ sorre e drote i shkreti.
Nuk i a ngiati por sa grima
E aj kamsori, si vetima,
Fillikat n’ Cetinë i a mrrini.
N’ saraj t’ Knjazit edhè hîni; 25
E la sogja me kalue:
Mark Milani e kishte çue.
" Mirë se vjen, or gerxheli ",
I thotë Knjazi i Malit t’ Zi
" A kem’ fjalë prej Mark Milanit? 30
Si i kem’ pûnët n’ at fushë mejdanit? "
Tuj ofshâ i a kthen lajmtari:
Njashtû punët, lum Gospodari,
Njashtû punët t’ i pastë anmiku
Perse ushtrija njiherë t’ hiku; 35
T’ hiku ushtrija, e Mark Milani:
Shqyptarve u kà mbetë mejdani.
Disa krena na i kan prè,
Disa t’ vràm na i bânë per dhë,
Per t’ shituem pse pvetë nuk kè; 40
Fushës s’ Qemoskut na vûnë para
Tue na ndjekë nper djerre e ara,
Gjurmë per gjurmë per vrap tue ngà,
Dèr sa u err e mâ s’ u pà:
At herë lufta por u dà. 45
Por per kaq na s’ kjem tue e lshue,
Pse jem’ t’ armve e n’ lufta msue:
Veç â ‘i kob edhè mà i zi:
Duel kushtrimi n’ Shqyptari
Me rà n’ luftë ka nji per shpi; 50
Shka âsht i malit me armë mizore,
Shka âsht i fushës me kàl per dore,
Të gjith lidhë me besë arbnore.
Edhe dyndë janë malet t’ tâna,
Kan rrokë huta e prehë tagâna, 55
E u kà pri, si kà dalë zâni,
Hodo Begu e Kapidani,
Qi per mbret e vende t’ veta
Nuk u dhimbet gjâja as jeta.
T’ dy bujarë e të dy trima: 60
Kapidana, si vetima,
Hodo Begu, si Bumbllima:
Nder shtatë krajla u vojt ushtima.
Kan rà n’ Tuz, si shqype t’ leta,
Veç me pà, mor’ t’ u ngjatët jeta, 65
Se nuk din kush me kallxue,
Kaq ushtri âsht grumbullue!
Dy mi djelm çoi Dukagjini,
N’ luftë të rrmyeshem, porsi Drini,
Kah dikohet turbull zallit, 70
Kur tu’ u dê t’ jèt bora malit:
Mjaft me thânë Shala mizore,
N’ zâ per pushkë, kjo’e bukë e ndore:
Qaj Mar Lula na u ka pri,
Kaleshan musteqe–zi, 75
Larg permendë aj per urti,
Per urti, per trimëni
N’ kacaturrë edhè n’ allti.
Pêsë bajrakët, qi ka mirdita,
M’ krep t’ Rragamit neper prita 80
Kan zânë vend, nja trimi rrfeja:
N’zâ n’ Shqypnikta per kah feja:
T’ lèt kah kama e t’ shpejtë kah dora,
Thonë, se kurr s’ u â sht ligun Ora.
N’ at log Zânash u ka prî 85
Nji i Gjo’ Markajsh, djalë zotni,
Kaluer atit pullali,
Si hyll drite n’ at Shqypni:
Prenk bibë Doda aj êmni i ti.
Por, zotni, se shka me kênë! 90
Ka rrâ Shkodra turk e i kshtênë:
Turq beglerë e T’ kshtêrë reshperë,
Veshë e mbathë si Kapitana
Me çakçirë e me fistâna:
Me tagâna e me shejshâna, 95
Me martina, me calina,
Me dumbare e alltipatllare,
E me pare e besë shqyptare.
Un këta, drejt me t’ kallxue,
Gospodare, un këta i drue… 100
Perse, kur nji djalë zotni
T’ lâje tokë e grue e fmi,
Aj dikû veç ka qitë ceken
mos me kthye, por me bâ deken.
Jo se edhè me dashtë me kthye, 105
Nji luâ kta kan per krye,
Qi u bje pushkë, po, n’ lule t’ ballit:
Hodo Begu, sokol malit,
Oxhakzade djalë mbas djalit.
Porse prap kà edhè mâ teper: 110
Ka rà n’ Tuz Malcija e Eper;
Ka rà n’ Tuz ka nji per shpi,
Shkreli n’zâ per bujari,
Vukli e Nikçi per urti,
N’ zâ Kelmendi per begati: 115
U kà pri, krejt n’ ari ngri,
Vetë Çun Mula, bajraktari,
Qi mâ i mirë s’ Bâhet Shqyptari.
Ktyne fjalë edhè u kà çue
Qaj Toptani. trim drangue. 120
Se do t’ vîjë me Mat e Krù
Per Shqypni ktû me luftue.
E t’ janë çue Toskë e Dibrânë
E jânë ngrehë Lumë e Pejanë,
Gàsh, Krasniqe e Gucinjânë, 125
Me Gjakovë e me Tetovë,
Me rà n’ Tuz. me rà n’ ushtri.
Me dhânë jeten per Shqypni,
Per Shqypni edhè per Mbret.
Kan rrahë bèn t’ gjith n’ fè të vet: 130
T’ Kshtênët Unjillin, Turqit Qitapin
Se per t’ gjallë Malcin s’ t’ a apin.
Mark Milani prandaj tutet
Me rà n’ luftë, edhè po t’ lutet,
Per ne daç me u dà me nderë, 135
Me shkrefë luften tash nji herë:
Per Malci nuk âsht mâ shpnesa.
Do t’ pertrijm tjera ngatrresa
per me rà n’ ndo’i tjeter ânë:
Pa e shkye ‘i send na s’ kem’ me e lânë,140
Perse e kem’ Moskovin nânë…
Kshtû kasneci tha tue fshâ.
Knjaz Nikolla erdh e u vrâ.
Kishte mbetun m’ kamë pa zâ:
Me e pasë prè, gjak s’ do t’ kisht’ bâ: 145
Kaq u pi, kur ndjeu se marë
Punët s’ i kishte me Shqyptarë.
Nji copë herë ndêi tue mendue,
Qatje vonë ulet me shkrue,
Me shkrue leter Mark Milanit, 150
Me u largue prej fushës s’ mejdanit:
Mark Milan, bre faqja e bardhë,
Teper keq tash â tue m’ ardhë
Ke thânë s’ paska kênë prej zotit
Me shtrue tokët e Gjergj kastriotit 155
Cernagora, e Grdës e Hotit
Me ju vû kapcen m’ krye.
Shum uzdajë kam pasë un m’ ty…
Por, qe, tash…ngusht paske rà…
Ç’ t’ i bajsh punës…Gjithmonë belà 160
Kta Shqyptarë, besa, kan kênë,
E n’ dashtë turq, n’ dashtë t’ jenë të kshtênë,
Hajrin s’u a kà pà kurrkush!
Veç se fjalë e la dikush,
Qi me ‘i t’ sjellme s’ pritet lisi 165
E se lopët lpihen me rend…
Prandej çetat fill tash nisi
N’ shpija t’ veta: me sa mend
Na po i bijm murit me krye…
Me shka vetë po shof me sy, 170
Vonë Shqypnin kem’ per t’ a shtrue,
Pse po e ká ajo Oren çue.
Edhè e mshili me dyll t’ zi
E ja dha kasnecit t’ ri,
Qi edhé e puthi e e vûni m’ ballë; 175
E t’ u çue si shpatë e gjallë.
Bâni Knjazit t’ u ngjatët jeta,
Edhé u nis aj kah perpjeta,
Tue i rà rrugës kryq e terthuer,
Thêmra e gishta tuj i lnuer, 180
Neper landë e neper gùr:
Tue hecë ditë e tue hecë natë.
Por, shka t’ bâjë? â rruga e giatë,
E m’ u ndalë s’ po dote as vetë:
Asht dishka qi e shtyn perpjetë… 185
Kur kan kndue gjelat e parë
Fushës s’Qemoskut bjen per arë;
Kur kan kndue gjelat e dytë,
Mark Milanit i a shef syt.
Edhè letren kà dorzue. 190
Marku letren kà redue,
E at herë drita tuj ague,
Ulun krye, lavjerrë mustak,
Kthei me ushtri në Karadak.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:56pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Kulshedra

Lum e lum per t’ Madhin Zot!
Ç’ kà shkrefë sande gjith ky mot,
Gjith ky mot e kjo vetimë,
Gjith kjo gjàmë e bumbullimë,
Thue po shâmen qiell e dhè. 5
Kà lshue prrue, po, e kà lshue shè;
Rreh shtergata, shungullon era;
Ushtojn malet, me t’ hi mundera;
Kaq nji mot kà shkrefë n’ malci:
Shka do t’ jèt, vall, nuk e di. 10
M’ at Bigë t’ Shalës kà dalë Kulshedra,
Me shtatë krena e gjashtë parë kthetra,
E per krye kà ‘i sy në ballë,
Bishtin giatë, me i mrrijtë në zàll:
Qi, t’ u hjedhë e t’ u perdredhë, 15
Tue hingllue e tue turfullue,
Zjarm e surfull tue flakrue,
Krepa e gur tue rrokullue,
Dukagjinin don me shue,
Per nji dhûnë qi i bâka Shala: 20
Kur Dragoni Vocerr Bala,
Fmi tue kênë, n’ nji shpellë të malit
N’ gjumë e ndeshka, e ‘i sy prej ballit
Zjerrë i a paska me nji hû,
Kah i a ngulka dèr në trû. 25
Asht ndezë flakë T’ tanë Biga e Shalës
M’ zhuri t’ Lumit m’ maje t’ halës.
Mnderue gjindja prejksi nâmi,
Kah si kshtêja pelset shkâmi,
Jânë ngujue nder shpija e stane; 30
Hikë shkerbèt kanneper plane,
E nper pisha luron bisha
M’ at Gùr t’ Lekës e m’ kep t’ Parûnit,
Me ju dhimtë gurit e drûnit.
Kur Drangojt e Shqyptaris, 35
Si të fushës si të malcis,
Atà pàm e kan vetimen,
Edhè ndie kan bumbullimen.
Qi po ushtote Dukagjinit
Mbi Qafë t’ Diellit m’ valë të Drinit, 40
Mirë me vedi jânë kujtue,
Se Kulshedra atjè âsht diktue.
Ndonji mal per me rrenue;
Edh’ at herë, kûdo kan kênë,
N’ mal a n’ fushë, a turk a i kshtênë. 45
Atà çue jânë per ajri,
Me flamure kuq e zi,
E me lata e me supata
E me fuzhnji e dàna t’ giata:
Me veriga e rrfanë çelikut, 50
Hekra barkësh të Venedikut:
E nper rê e nper thellim
Mbi Bigë t’ Shalës kan rrâ fluturim,
Kû Kulshedra kishte dalë,
Nâm të zi tue bâ mbi Shalë. 55
Me u bindë dheu m’ tê dèr mâ s’ voni.
Prej Mirdite shkrefë Llesh Gjoni, i
Derës s’ Gjomarkaj, trim si Zâna,
Nji hyll n’ shêj nder Kapitana,
Qi as per pushkë as per pashi 60
Mâ nuk lèn, jo, shoqi i ti,
Kah shkrepë dielli m’Shqyptari.
Shoq me tê âsht Bibë Llesh Markola
Orrl i zi ky nder sokola:
Qi edhè kryet, po, me i a hjekë, 65
Drue p’ r ‘i javë s’ kishte me dekë.
Shkon prej Shkodret Ndrekë Heqimi,
Qi mâ i fortë nuk bâhet trimi:
Then mixhidin per mjedisi;
Edhè urtija i shkon per fis: 70
Qi prandej e zgiedhka Mbreti
Sylahçi m’ e pasë mbas veti.
Me tê shkojn do koleshâj,
Trima t’ çartun, katallâj:
Qaj Gjokë Kukli e Çapaliku, 75
Beqo Qoshja e Hamz Sadiku:
Burra t’ fort porsi çeliku,
Mos me i trêmë shpata as rreziku.
Mandej shkrefin nalt kah Peja,
Dy djelmoça, si dy rrfeja: 80
Rrustem Uka, pika e djalit:
Xhem sadrija, harushë malit,
Lè e rritun n’ at Rrogovë,
Djelm mâ t’ fortë s’ i kè n’ Kosovë,
As n’ Kosovë, as në Gjakovë: 85
Veç n’ Gjakovë n’ kjoftë Ton Golija,
Qi mârrë turrin si duhija,
Kaluer atit pullali,
Fill m’ Kulsheder aj kà msy,
Thue me dhâmë po do m’ e shkye. 90
Prap prej Shllakut lshon Gjetë Gega:
Faqja e tij kuq porsi shega:
Shllungë mustakun derdhë n’dy dega:
Kur nji fjalë po e folka burri,
Mâ s’ i luejtka me sa curri. 95
At herë Palç del qaj Prêl Tuli:
Msyn prej Kthellet Marka Kuli;
N’ Traboinë rrân Llesh Nkollë Luli;
Rrân Dodë Prêçi prej Kastratit:
Gjeto Marku flakon shpatit, 100
Porsi ajò flaka e barotit,
Kur t’ i nepet zjarm agzotit:
Zbardhë kà faqet gjithkund Hotit.
Del prej Shkrelit Marash Vata,
E si rêja me shtergata, 105
Msyn perpjetë drejt Dukagjinit,
Me at gjin Pjetrin e Kurbinit,
Qi per pushkë e per urti
E lanë nâm të dy n’ Shqypni.
Kta edhè u ndeshkan m’ Qafë të Boshit 110
Me Drangoj të Shalës e t’ Shoshit:
M’ at Mar lulen, trim bujàr:
M’ Gjelosh Kolen, kuvendtàr,
M’ Mehmet Shpendin. pushkatàr:
M’ Let Putanin e m’ Tol Canin, 115
Qi kaherë ja ki’ n fillue
Me Kulsheder me luftue:
Por per s’ largët veç tue e shinue,
Pse fort pak kishin qillue.
Si jânë mbledhë Drangojt m’ at qafë, 120
Kuvend bashkë nji herë kan rrafë,
Si me msy e tek me msy
Mandej çue jânë per ajri,
E ashtû çetë edhè flauri,
Tue shkrepë moti edhè vetima, 125
Tue krisë gjâma e bumbullima,
Tue vikatë, tue hallakatë,
Mbi kulsheder turr jânë lshue,
Kush me fuzhnje tue e shinue,
Kush me lata tue e shkallmue, 130
Kush me dàna tue e dermue;
Njani, rrah me hekra shpinës,
Tjetri, m’ spatë bjeri kaptinës,
Tash mbi tê lshou turra–turra;
Tash me shkrepa gjueje e curra: 135
I shkrefë gjaku porsi gurra.
Trandet Biga m’ at poterë:
Bân medet t’ tanë Shala e mjerë.
Fort âsht hjedhë Kulshedra at herë,
Fort âsht hjedhë, edhè perhjedhè; 140
Tash kuk trupin kà perdredhë,
Tash â lshue ‘iqind pash n’ ajri,
Herë, msyj vetë ajo n’ furi,
Herë, rri strukun neper shpella,
Edhè gjuej Drangojt m’ zhavella: 145
Lshoju flakë e zjarm prej goje,
Hidhu jargun hoje–hoje,
Nji ditë udhé me hikë larg soje,
Prej qelbsinet qi i del goje.
Kah me kthetra nep per ânë, 150
Hidhen krepat porsi rânë,
Flakrojn currat m’ Qafë t’ Bishkazit;
Ekah idhtë, në frymë t’ marazit,
T’ u perpushë, t’ u karrani,
Lshon e ngurrë bishtin n’ ajri, 155
Fishkllon ajri rreth mbi Bigë,
Vetë Drangojt me pasun frigë,
Po kje frigë se kà Drangoni.
Kuer, qe, turret qaj Llesh Gjoni,
Me ‘i parë dàna pash t’ giata, 160
E tue rrahë e shtergata,
Tue krisë gjâma e Bumbullima,
Neper dritë qi lshon vetima,
Msyn Kulsheders aj m’ i a kapë
Nja’ n fulqi. qi i pash kà hapë. 165
Mehmet Shpendin per t’ perpi,
Qi, m’ tê ‘i shkrep tue karrani,
Thue i paska njânen bri.
Kah e shef tue msy Kulshedra.
Ajo âsht tutë. e rrshânë mbi kthetra 170
Tuj u rrqasë, futet në shpellë,
Kû mrendë shtatin strukë kà kthellë,
Veç se krenat lânë kà jashtë,
Si ajo breshka per nên rrashtë,
Zjarm e surfull tue flakrue, 175
Ke bân lleshi me ju afrue.
Por nja as dy Lleshi s’ i a bâni,
Fulikare fill m’ tê rrâni:
Me t’ dy duert dánat kà hapë
E me to fulqi’ n i a kapë, 180
Sa kû mundet i a shterngon,
Si n’ menjêne i a ngurron:
Edhè e trandë aj turra–turra,
Tash tue i dhânë t’ shtymen nên curra
Tash prej vedit tue e terhjekë, 185
Herë n’ terthuer rrebtë tue perpjekë,
Veç si t’ mujë aj m’ e mahitun,
Jashta shpellet per m’ e qitun.
Se ç’ âsht hjedhë aty Kulshedra,
Se ç’ perpushë kà ajo me kthetra, 190
Ç’ kà hingllue me shtatë germaza,
M’ i u ndi vigma te Shperdhaza.
Ngurrue shtatit, bâ germuq,
Randë per tokë tue rà palmuq,
T’ u perplasë, t’ u kalamânë, 195
T’ u plandosë per gur e stênë,
Bân me i hapë dànat me kâmë,
Bân me brè dànat me dhàmë:
Por nuk brehen as s’ shperthehen,
Pse mirë mjeshtri i kà punue, 200
Pse mirë Lleshi i kà shterngue:
Mjerë kush mrendë u kà qillue!
Ngerthye Lleshi, bâ si grep,
Njânen kâmbë zatetë p’ r ”i shkrep,
Djersa rrkajë tue i shkue per ballë, 205
Tue kercnue me dhâmë e tmallë,
Rrin e t’ hjekë aj m’ nja prej vedit,
T’ hjekë Kulshedra edhè prej vedit.
Njani t’ hiq—tjetri terhiq:
Lleshi ngrif—Kulshedra ngrif. 210
Aj: t’ a zjerri jashta shkrepit;
Kjo: të strukem mrenda shkrepit,
Të pështoj prej ktij gazepit.
Kur, qe, Lleshi po permlidhet,
Po permlidhet, po perdridhet, 215
Po perdridhet tue ngrefë m’ dana,
Me ato duer e me ato llana,
Si të shkrime prej çelikut,
Kû per t’ giatë të trashë kerrçikut
I jânë ngrefë dejt toje–toje, 220
Edhè shkûmë tue qitë per goje:
Shkûmë e gjak, ofshè! perzi
I nep shtatit me furi,
Edhè ngrefë kaq me fuqi,
Qi i âsht shkulë shkrepi per nen kâmë 225
E i jânë thye në gojë dy dhâme,
Edhè ‘i pash, rrs`ânë tuj e ngrefun,
Zier Kulshedren nên gùr mshefun.
At herë mbrapa kthen nji hap,
Edhè shtatit i nep prap, 230
E dy pash, po , dy pash t’ mirë
Prap mâ jashtë Kulshedren zier.
Kshtû tue i dhânë pêsë herë a gjashtë,
Zier per gjymsë Kulshedren jashtë.
At herë t’ madhe, sa i mûjt zâni, 235
Briti shokve Kapitani:
Ushtoi ashta lak e m’ lak,
Trêmë Kulshedra, pshurri gjak,
Me blue ‘i ditë nji gùr mullini:
Bini, mêca, bre! Ku jini? 240
Se Kulshedren jashtë e kini.
Ah! kû jè, bre Rrustem Uka?
Të vraftë Zoti e të vraftë buka,
Ke s’ po ndihe gjallë kund sande…
Dili, para, eh kopilane! 245
Edhè shtypja, n’ mujsh, ndo ‘i krye;
Se, per Zotin ! âsht tue m’ shkye,
Bâni ajo dànash me m’ pshtue.
Shpejt Drangojt per ajr janë çue,
Zhgjetë m’ Kulsheder, dhe, jânë lshue: 250
Njani para rri e ndersyj,
Tjetri sypri mêrr e msyj:
Para e sypri, e ânë m’ ânë,
Gjithsi kuej âsht tuj i u dhânë.
Rrustem Uka, trimi i trimit, 255
Nper krisme e flakë t’ thellimit
Shi nên frymë asa’ i âsht fuer,
E rrokë shpaten me dy duer,
Njanit krye me tê i kà rà.
Shperthiqë synin ‘dhe i a kà, 260
Rrashten krejt por s’ mujt m’ i a çà.
Vjen m’ shpinë t’ atit Ton Golija,
E tue krisun si duhija,
Trandë topuzin, njiqind okë,
I a flakron po shi m’ at kokë, 265
Edhè pshesh i a derdhë per tokë.
Po i shtrengohet Let Putani,
Edhè dyndë nji bet carani,
Njizet vetë, po, mos m’ e luejtun,
E me tê, sa kû kà mujtun, 270
siell m’ Kulsheder me furi
Shi m’ kurriz m’ i a karrani.
Ungron shtâsa me mëni,
Edhè krejt aty terbohet;
Hidhet, trandet, lamsh kukzohet, 275
Qafen krrabë e kà ngerthye,
Kah bân Lleshin per me msy,
E s’ kà para si me u shty,
Pse mirë Lleshi e kà merthye.
Xhem Sadrija, ‘i trim rrfè, 280
Ktij Gjet Geges po i lshon bè:
Pàsh njat Zot, qi të kà dhânë,
Deli, Gjeto, n’ mûjsh, m’ at ânë,
Edhè nzite m’ patershânë,
Tuj i a ngulë m’ ndonjâ’ n germaz; 285
Pse un ktej gati m’ shaterkaz
Po t’ i rri ktej mbrapa shpinës,
N’ mûjsha í herë me i rà kaptinës.
Edhè trût m’ i a derdhë per tokë.
Gjeto Gega shpejt kà rrokë 290
Heshten, trashë sa ‘i mashkull qerrit,
Edhè shi rrânzë njâj kapzherrit
I a kà ngulë, po, nja tri pllamë.
Bân kulshedra me u çue m’ kâmë,
Bân me u rrqasun vithambrapa, 295
Per me u strukë mâ kthelltë nder karpa;
Por, pse Lleshi e kà shterngue
Me ato dàna, si i terbue,
Palmuç m’parsme ajo âsht rrxue,
Edhè qafa i âsht ngerthye, 300
( kah fulqijsh ishte merthye,)
Arrçi i qafës, i edhè, i âsht thye,
Krejt fulqini asa’ i âsht shkye
E i âsht shkepë deri m’gerglâc.
Vjerrë nder dàna,si letrâc. 305
Veç shka? çena ka’ i kà plasë,
Hov si lleshi qi kisht’ pasë
vithambrapa aj âsht rrqasë
Nja ‘iqind pash, po, mos mâ teper,
Dér qi ndashë kà m’ nji stom t’ eper. 310
shkapullue dànash kulshedra,
Tue perpushë nper gur me kthetra,
Kà nisë t’ hajë shtatin në shpellë,
T’ u perdi gryket m6a kthellë.
Bini, burra! mos e lshoni! 315
Po piskatë prap qaj Llesh Gjoni,
Edhè turr e lshon m’ tê vrapin,
Ka dy pash tue mârrun hapin,
E si t’ kisht’ dànat nder duer,
Me to siell aj si n’ t’ terthuer, 320
Edhè i mêrr njânen kaptinë,
Tue i a kputé rrumull me shpinë.
Se ç’ jânë lshue Drangojt at hera,
Se ç’ kà krisë zhurma e potera,
Fort njerzis i kà hypë mndera, 325
Kah me lata e me supata,
Kah me shkrepa edhè me grepa,
E me dàna patershâna,
E me fuzhnje e me terfurq
Rrâjn n’ kulsheder t’ kshtênë e turq: 330
Tuj e msy e tue ndersy,
Tue shinue e tue e shkallmue,
Njâni sypri tue i flutrue,
Tjetri m’ ânesh tue e pershkue,
T’ gjith njiheri tue e dermue 335
Me ato lata e fuzhnje t’ giata.
T’ i dha era edhè shtergata;
Flakë per flakë t’ i a dha vetima,
Krisi gjâma e bumbullima,
Shungulloi malit ushtima: 340
Hypi tym e hypi njegull,
Biga e Shalës likundet shrregull.
Trêmë kulshedra, âsht futë në shpellë
Kû là n’ gjak e randë t’ u sjellë,
Tuj u zmbrapë barkas mâ kthellë. 345
Herë t’ u rrqasun kamandoras,
Lshohet shul teposhtë rrmores:
E si rreshmja me zhumbùr,
Tue rrmye gùr e tue rrmye zhùr,
Kulihum shêmet n’ liqê, 350
Mbrenda Bigës dyndun kurrnê,
Kthelltë kah zhytet trupi i sajë:
Trandë âsht toka dèr në Rajë.
Xhem Sadrija, mushë n’ maraz,
Ke me i rà s’ mûjt m’ shaterkaz, 355
Kah i u shkye m’ dàna fulqîni,
Fill mbas sajë në shpellë aj hini
Edhè u shty mbrendë bukur kthellë,
Por me sjellë m’ tê, s’ mûjt me sjellë;
Pse kisht’kênë vendi humnere, 360
E kulshedra u zhduk me ‘i here.
Shpejt Drangojt aty janë çue,
Edhè çetë atà kan shkue,
Si ki’n kênë t’ gjith pika e djalit:
E kan çkputë nji buzë prej malit, 365
Edhè shpellës i a kan vû n’grykë,
Tuj i a rrasë mbrendë porsi pykë,
Qi per jetë mos t’ mûjë Kulshedra
M’ e dermue me kâmbë e kthetra.
Dukagjinin per t’ damtue; 370
Mandej ulë janë me pushue.
E at herë rêt janë davaritë,
Kà nisë hâna n’ qiell me shndritë.
Ora e Shalës, eh shtoi, Zo’, vallet!
Dalë e ndêjë m’ nji vetull mali, 375
Atjè nalt dikû mbi Nicaj,
Ajo luften pà e paska,
Qi Drangojt bânë me Kulshedren,
M’ at kapë t’ Bigës mbi atà thepa:
Edh’ e mira fort âsht gzue, 380
Kur kà pà e kà kundrue,
Se Drangojt e Shqyptaris
Keq shemtuem e kan Kulshedren:
Se tri krena i kan gjymtue:
Se ‘i germaz i a kan shporue; 385
Shtatit krejt se e kan shkallmue
E se n’ shpellë e kan ngujue,
Tue i zânë gryken me ‘i buzë malit,
mos me mûjtë mâ per s’ t’ gjallit
Me damtuemun Dukagjinin. 390
E kur pà kà ajo me sy,
Se jânë ulë burrat e dheut,
Per t’ pushuem e biseduem,
Tuj u prrallë njani me tjetrin,
Per shka psue kishin m’ at natë, 395
Tri herë rresht zên e piskatë:
Ndihet vigma m’ Qafë t’ Morinës:
Kan ndie Orët e Dukagjinit,
Neper shpella, kû ishin strukun
Prej gazepi t’ asajë natë; 400
Edhè çohen per ajri,
Xhixha–xhixha tue xhixhllue
E i a befin te Ora e Shalës,
Motra e mashe e Dukagjinit.
Kà marrë Ora edhè u kà thânë: 405
A thue e dini a por s’ e dini,
Se Drangojt e Shqyptaris:
Atà i paçim, Zot! me jetë:
E kan thye sande Kulshedren
Tue luftue m’ at Bigë të Gimaj, 410
Edhè n’ shpellë e kan mutue
Me nji shpat shkepun prej malit,
Mos me mûjtë me pshtue per s’ gjallit.
Veç se shka? ofshe un e mjera!
Atà darkë sande s’ kan ngrânë; 415
Para darkësh pse aty kan rrânë,
E as s’ i kan nuset e veta,
Qi aty buken m’u a gatue,
Edhe tryezen me u a shtrue,
M’ kambë me u ndêjë gati me ujë. 420
Ani prà, mori ju motra,
Shpejt m’ u a ndreqë darken Drangojve:
Shpejt me korrë grunin nder ara,
Mirë m’ e shi e mirë m’ e blue,
Mirë m’ e njeshë, mirë m’ e gatue: 425
Me dalë n’ bjeshkë me mjelun sutat,
Me gjetë mjalten neper zgavrra,
E me zânë dy drêj të mâjmë,
Me u a pjekë ferlikë në hèll.
Kshtû kà folë kjo Ora e Shalës; 430
Edhè Orët e Dukagjinit
Jânë bâ Xhixha e zhdukë n’ vetimë.
Veç sa ‘i herë vjen vallja rrotull.
Aty prap ato kan kthye:
Njana, buken permbi krye; 435
Tjetra, mjelcen per nên dorë,
Mjelca bâ me lvore blinit;
Dikush bjen fashoje mjeltet;
Tjerat, m’ hej vendue terthuer,
Bàjn mbi krah dy drêj të mâjm, 440
Ora e Shalës si u kishte thânun,
Qi me pjekë ferlikë në hèll.
E si t’ tana janë bashkue.
Fluturim ato jânë çue,
Veshun bardh e flokët zhvillue, 445
Edhè befë kan m’ mâje t’ Bigës,
Kû Drangojt po kuvendojshin.
Ora e Shalës, at herë, u â avitun,
Qi edhè u thotë me t’ amel zâ:
Mirë se u gjêjë, burra të dheut! 450
Mirë se vjen e bukura e dheut!
Mirë se vjen, e kah të kemi?
Ka’ u kè pri ktyne fisnikve?
Po i pergjegjë Kapitan Lleshi.
Se, mana’, ty t’ u ngjatët jeta! 455
Un jam vetë ajo Ora e Shalës:
Moter un me at Orë t’ Merditës,
Qi veron mbi bjeshkë t’ Mundelles,
Si ajo drita tuj ague:
Kto janë Orët e Dukagjinit, 460
E kem’ dalë m’ ket maje bjeshke,
Per me u pà, me u njoftë me jue;
Se zâ t’ madh per jue kem’ ndie,
Se edhè e làt sande ju nàm,
Tuj e thye në luftë Kulshedren, 465
Qi me shue desht Dukagjinin.
Jo qi lodhë, un thom, do t’ jini,
Se edhë darkë ju ngrânë s’ do t’ kini:
E ktû, po, âsht nji bjeshkë e naltë,
Të tanë gùr e shkam i gjallë, 470
Kû s’ gjên nieri shka me ngrânë:
Pse as s’ i kini nust t’ueja,
Qi jue darken me u a ndrequn.
E prandej na Orët e Maleve
Darken jue u a kem’ gatue: 475
Kû me vedi u a kem’ prû:
Kur t’ urdhnoni me u rreshtue.
Edhè trimat rreth janë vû.
Nja mbas njâ’ i e rend mbas rendit,
Me Llesh Gjonin m’ krye të vendit: 480
Asht Gjomarkajsh e i bje prija
Derë mâ t’ vjeter s’ kà Shqypnija.
At herë Orët u kan sjellë buken;
U kan vû ferlikët perpara,
E u kan prû mjelcat me kjumshtë: 485
Kjumshtë me borë, dhâmin me t’ pi:
Edhè mjaltë, sà kush kà dashtë:
Mâ e mirë darka s” ndreqet n’ ashtë.
Gurren nget kishin per bri,
Gurrë si aklli e e kjartë florî, 490
Sa kush dote aty me pi.
Mbasi bukë trimat kan ngrânë,
Jânë çue prap e dalë m’ njâ’ n ânë
E po rrin tue bisedue
Me njat t’ bukuren Oré të Shalës, 495
Per kanû e pûnë urtije,
E per besë e per pûnë t’ mikut,
E per lufta qi u bânë motit:
Per trimni të Gjergj Kastriotit:
Per Drangoj e per Kulshedra: 500
Per breshana e per gopedra
Edhè folen mbi liri,
Mbi liri e mbi Shqypni:
Si Shqypnija do t’ dalë m’ vedi,
Mos m’e urdhnue mâ as Krajli as Mbreti,505
Me kânë zojë ajo m’ vedvedi,
Ashtû Zoti si e kà shkrue,
Qatjè vonë zên Ora e Shalës
E po u thotë shoqeve t” veta:
Hajdni, varza, me u njitë valle, 510
Edhè ‘i kangë ju me e këndue,
Sa po âsht Drita ende pà dalë:
Pse Dragojve u pelqen kanga.
Jânë çue Orët e Dukagjinit,
Me ato petka bardh si bora. 515
E jânë kapun dora–dora,
Shpervjelë mangët mbi cep të krahit.
Flokët dèr m’ kâmë zhvillue giatë shtatit,
Me kunora lulesh m’ krye
me ato kâmbë kaleçë tue kcye, 520
Dà dy lagjesh ballë per ballë,
E tue kndue ato palé e palé,
Kan pri vallen kshtû per mallë:
Varza kà e varza s’ kà;
Por, si kà nji vajzë n’ Janinë, 525
Kurkund shoqen s’ i a kè pà,
Kah bje diell e serotinë:
synin diell, ballin si hâna,
Ardhun shtatit si silvija.
Eufrozinë e quejti nâna, 530
Augur t’ mirë m’ e pasë Shqypnija.
Atê e pâtka aj Ali Pasha,
Dalë si vida në balkue,
Edhè fort pelqye i âsht vasha:
Çon Harapin m’ e kerkue. 535
Vjen Harapi e i thotë te dera:
Shpejt tash, vashë, ti ktû me zdrypun
E me mue me ardhë nji hera;
Persè Pasha të kà lypun.
T’ u thafët goja! shka po thue? 540
I a kthen vasha fjalen maré;
Se un nji vajz–o kam qillue:
S’ diej me folë me Pashallarë,
Jo, po, Ali pashë Tepelena
Mundet kryet aj me m’ a prè, 545
si i kà prè kushdi sà krena;
Gjallë por s’ lshoj un erz as fè.
Asht mushë Pasha me mëni,
Prap harapin çon e e thrret:
Pa ndigio harap i zi, 550
Se dy herë Pasha nuk flet:
A se vjen ktû sande goca,
A se ndryshe n’ fund t’ liqênit
T’ a bâj gjumin me bretkoca.
More vesht, bre qên i qênit? 555
I shkon naten vashës harapi,
Edhè e mêrr e e çon m’ liqê,
Kû tue pritun ishte trapi,
Per me i bartë neper kurrnê.
N’ mes të liqênit si kan dalë, 560
Aty trapi vend kà zânun,
Edhè nisë harapi fjalë,
Nisë aj vashës kështû me i thânun:
Nuk kà tjeter, tash, lum vasha:
E s’ jam nieri fjalës qi i luej: 565
A me shkue sande te Pasha:
A shi ktû me t’ mytë ty n’ ujë.
Jo, po, i thotë vasha tue qeshé,
Se un te Pasha due me shkue;
Por due t’ shkoj nji herë me u veshë, 570
Pse sido ktû kam qillue.
E kështû tue i thânë harapit,
Atij qênit, t’ birit t’ qênit,
Mêrr e hidhet n’ ujë prej trapit,
Edhé zhduket n’ fund t’ liqênit. 575
Doli fjala neper dhè:
Njekso varzash kà n’ Shqypni,
Qi per erz edhè per fè
T’ rijt e jeten i bâjn fli.
Kshtû këndojn Orët palë e palë 580
Por, tue mârrë té mbramen fjalë,
Hylli i dritës nisi me dalë
E buzës s’ malit drita agoi,
At herë Orë edhè Drangoj
U çuen m’ajr t’ gjith plima–plima, 585
Edhè u zhduken si vetima,
Tuj u gjetë aty nji filli,
Kû me u gjetë deshti se i cilli.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:57pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Në Qafë Hardhi

Buloi molla, lulzoi thâna:
Rrustem Uken kû e kà nâna?
N’ Qafë — Hardhi kû pingron Zâna.
Pingron Zâna e rreh shejshâna
Neper rreze qi lshon hâna. 5
Se aty, drita mirë pa ague,
Luftë e rrebtë po kish’ fillue:
Kish’nisë pushka ushtimë me vlue,
Kish’ nisë topi me gjimue,
Sa qi trandë jânë vrri e knetë, 10
Kà marrë gjâmë ashta perpjetë,
Fort ushtue kà Haramija:
Rrustem Uka e Xhem Sadrija,
Dy t’ rrogovas djelm të ri
Ke janë ngutë kta pushkë me shtí 15
M’ njado çeta t’ Malit t’ Zi,
Qi me rà i’ n nisë n’ Guci.
Naten n’ terr kurrkush pa i ndie,
Si vû u kisht’ Knjazi leçi.
Knjaz Nikolla, ‘i trim belà, 20
Mos m’ i u gjtë kund shoqi n’ Shkjà,
T’ fortë nji ushtri aj n’ kâmbë kà çue
Tetë taborre rrafsh numrue:
Të tanë burra Malazez,
Njani i rêmtë, tjetri kermez, 25
Kush mustakun lshue dèr m’ brez,
Dèr më brez e vesh më vesh,
‘Dhe se i cilli nji hundë — lesh,
Qi kur n’ luftë bje, kopilani.
Nuk t’ a trêmë pushka as tagani, 30
As t’ trêmë topi a havani,
E as kurrnêni e as flakadani:
Komandàr âsht Mark Milani;
Markut Knjazi edhè i kà thânë,
Me i pri ushtris naten t’ pa hânë 35
E m’ e qitë n’ Plavë e n’ Guci
Kush pa pà, kurrkush pa e ndie.
E pse Marku isht’ nji telbiz,
Me çà qymen per mjedis,
Kà marrë trimi e para ushtris 40
Kà lshue ‘i çetë giatë rrugës s’ Gucis.
Nji çetë djelm, kund treqind vetë,
Qi bâ mâll s’ e ki’ n ket jetë:
Si me lè njashtû me dekë.
Per me pàm a kisht’ anmik, 45
A kisht’ pritë e a kisht’ rrezik
Per ushtri, qi shurdhë p’ r at ravë
Me e qitë dote n’ Guci e n’ Plavë.
Por, kû ndollë kà Xhem Sadrija,
Xhem Sadrija, syduhija, 50
Edhè aj trimi Rrustem Uka,
Burrë kah fjala edhe kah duka
Njani e tjetri lè drangue:
Aty shurdhë kush s’ kà kalue:
Mbreti vetë po t’ kisht’ tokue, 55
M’ shpinë poteren i a ki’ n vû:
Zêmra n’ fyt u kisht’ qillue.
Veç rrogovasit, kesh t’ a di,
Shka i ka qitë m’ at Qafë — Hardhi:
Me bâ pushkë me Mal të Zí 60
Mu nder vise të Gucis?
Ora e bardhë e Shqyptaris!
Ajo vetë, po, premtue ki’ te,
M’ Qafë — Hardhi qi m’ at ag drite
T’ ndollte Xhem edhè Rrustemi 65
Me martina n’ dorë merthye,
Qarqet Knjazit m’ i a shperthye,
Qi ka dit po kisht’ vû sy
Ndo’ i skundill Shqypnis m’ i a shkye.
Jo, po; drita masi agoi, 70
M’ Bigë të Shalës Orë e Drangoj
Ata çue na janë p’ r ajri.
Janë shperdà edhè derdhë flauri,
Kush si xhixha tue xhixhllue,
Kush si shkndija tue vezllue, 75
E aty behë i a kan nji filli,
Kû me ndjehë dote seicilli:
Orët nder hije e nder vërrije,
E nder gurra e neper curra,
E Drangojt nder shpija t’ veta, 80
kush n’ teposhtë, kush kah perpjeta.
Veç Rrustemi e Xhem Sadrija
Atà ndjehë nuk kan ke shpija:
I a kan behë ke Qafë — Hardhija.
Rrustem Uka i Ukë Kabashit, 85
Dikû atje m’ at ânë t” Budashit
Per të vllàn aj kisht’ pasë zânë
Nji bi mali, ardhë si Zânë:
Si ajo Zâna e Haramis
Qi ndjellë mirë mbi fat t’ Shqypnis: 90
E me Xhemin bâ kisht’ fjalë
Shi m’ at ditë n’ Budash me dalë.
T’ a’ n e çikës aj per me e pà,
Ditë e orok me tê me dà,
Se kùr çika me u martue, 95
Sa copë petka çikës ma i çue,
Krushq e darsem me ç’ kanue,
Prandej, kur Oret e Drangojt
Atà dà jànë prej shoshojt,
Rrustja e Xhemi, si dy shkndi, 100
Fill kan sosn m’ Qafë Hardhi,
Kah bje rruga e Malit t’ Zi,
Per me dalë n” Plavë e n’ Guci,
Qi po kisht’ Knjazi lakmi…
Aty trimat vend kan zânë 105
Sypri rrugës n’ nji breshtë të gjânë,
Nder do curra, si petrita,
Per me pritë qi t’ zbardhte drita;
Persè as mikut jashta kohet
Nuk âsht mirë qi n’ shpi t’ i shkohet 110
Po s’ t’ ngushtoi prita a se moti,
A se thânë mos t’ a ketë Zoti,
N’ shpi pa bukë miku me t’ gjetë,
Qi mâ hall s’ kisht” gjâ n’ ket jetë.
E si aty ‘i herë kan zatetë, 115
Kan pështjellë ka nji duhan:
Gùr u unuer me vedi kan:
E t’ kan nisë të bisedojn,
Se si mikut n’ shpi t’ i shkojn
Se si mikun t’ a ngushtojn, 120
Per me dhânë çiken n’at vjeshtë,
Si t’ jenë mâjë skjepit edhè dashtë,
E t’ jetë pjekë rrushi në vneshtë.
Ashtû ndêjë tue bisedue,
Xhemi huten pshtetë mbi giû, 125
Me karkulluk nen çark shperthye
E me ‘i pacë aj n’ voj tue e lye,
Kà marrë Rrustos e i ka thânë:
Perzèt, Rrusto, shka me kânë,
Se nji pushkë, si huta e Mbretit, 130
Thom, s’ del mâ kndej ujt e detit
E as s’ i del shoqja mbi dhè:
Pushkë e shpejtë e e rrebtë rrfè,
Nji ditë udhë me vrà per s’ largut…
Kur t’ ketë zêmer mbas kandakut… 135
I a pret Rrustja si në shpotë;
Se manà, permbi ket botë
Si martina ‘i pushkë nuk kà.
E mandej, si tue e gergà,
Prap po i thotë: Po a thue me t’ rà 140
Ndo ‘i herë pûna, qi me u vrà
Me askjer t’ Knjazit a se t’ Mbretit,
Ti ja kè besen vetvetit,
Se s’bje ndore per pa e kallë?
Se nuk lidhe per s’të gjallë? 145
Manà t’ Zotit, nuk e di,
Po i a kthen djaloshi i ri:
Persè pushka e ka si t’ epet,
E madjè, ka ‘i herë s’ mund t’ shkrepet
As mbi korba grumllue m’ lâmë, 150
Jo mâ m’ nji taborr nizâmë…
Veç se, t’ mjerit, zêmra m’ hjekë,
Njiqind herë para me dekë,
Se ‘i kuri m’ i a lshue Shqypnis.
Nder kto fjalë t’ birit t’ Sadris, 155
Qe se poshtë dromit t’ Gucis
Dishka ndihet tue rrapllue:
Si nji çetë, qi âsht tue kalue,
Kush pa u kuell, kush pa ligjrue,
Thue, se hajna kan qillue, 160
N’ ndo ‘i pûnë t’ ligë atà tue shkue,
A me vjedhë a se me vrà,
Naten n’ terr kurrkush pa i pà,
Si zanàt qi e ka cubnija.
Morè! bâni Xhem Sadrija; 165
E, si n’ dorë huten kisht’ pasë,
Pa mendue se a do t’ kisht’ giasë,
E merthen e zjarm i nep.
Ushtoi bjeshka kep më kep,
Si t’ kisht’ krisë topi a havani. 170
” Kuku meni! ” dikush bâni
Atjè poshtë kah bite rruga.
Shkjau, per Zotin ! Rrustem Uka
Tha nper dhâmë e m’ vend aj ngurrë
I rri gati m’ kacuturrë, 175
Dy herë rresht tue qitë vetimë
Neper brej, aha e çetinë.
Edhe trimat t’ jânë flakrue
Per mas krepash, kû shterngue
Jânë me dekë a se me pshtue; 180
Por pa qanderr mos m’ e lshue.
A t’ kà rá, probe, me pà
N’ ato gomna e n’ ato glina
Si shperdahet nji tubë njila,
Tuj u strukë nper rrasë e zhùr, 185
Me pasë kush per t’ hjedhë nji gùr
Mrendë n’ at pellg? Njashtu jânë dà
Malazezt edhè shperdà,
Kur nper ah e neper brè
Rrebtë ushtue kan si dy rrfè 190
Njato hutat shqypëtare:
Jânë shperdà, po, fulikare,
E kush lshue âsht perposhtë dromit,
Kush âsht strukë e futë mas stomit,
Kush mbas landësh shtatin kà zânë: 195
Strukun kryet e kan të tânë.
Per kapica dert s’ po kan
Pse u rrotllohen poshtë nper plan:
Kà kapica per gjith treg
Veç se krès s’ i gjindet shteg 200
Bâni kush e mrt pà te.
Shkjave mendja aty po u ve,
Se aty m’ pritë po kan tokue;
Prande’ aty të jânë shterngue
E t’ kan nisë luftë e poterë 205
Me treqind novicë p’ r ‘i herë:
Me t’ perzi, po, gjak e vnèr.
Mirë, po, Xhemi edhe Rrustemi
Mirë poteren po u a presin
Ke vetimë atà po qesin, 210
E kah qesin ke po njesin.
Huta e Rrustos n’ terr po vritte,
Huta e Xhemit n’ mish po njitte,
Sa herë djali qi po qitte;
Pse drangoj t’ dy tue qillue. 215
Me Kulshedra i’ n msue me u gjue.
Atà qit e këta qit,
Atà brit e këta brit,
Brit e lavd shoshoqit qit,
Tue vikatë, tu’ u hallakatë, 220
Tue shà nanë e tue shà tatë;
Lufta ashtû si e kà zanàt.
Ka nd^jë flakë Qafa e Hardhis.
Lkuqë jânë kullat e Gucis.
Hikin derrat, mârrin gurrat; 225
Hikin sutat, mârrin currat;
Çohen orrlat permbi rê;
Lshohen korbat per nen dê;
Po bâjn nanat shum medèt,
Ka’ aty lufta po kersèt, 230
Ka’ aty hutat po shungllojn,
Rrebët novicat kah po ushtojn,
Idhshem t’ vràmt kah po gjimojn.
Tue rrahë plumet pa i a dà,
Gjeth e gêma tokës kan rà, 235
Ka nisë bari per me u thà:
Kaq shum vapë qi aty po kà
Flaket t’ verdhë t’ barotit t’ zi.
Kû do të dalë pûna s’ e di!
Dy s’ e qesin me nji ushtri, 240
Sad qi drangoj të ri.
Se kû puna mund té dalë
me giasë Rrustja s’ po e bân mâll;
Persè qe, atjè burri i burrit,
Ngrehun kryet aj per mbas currit. 245
E tue u ulrue si nji luâ,
Malazezve po u bân zâ:
Ah! kadalë, moj Cernagore!
Se ktû i thonë Shqypni mizore!
Se mue Zoti m’ kà ndihmue, 250
Mbasi ktû s’ jam tue luftue
As pse m’ qafë due me i metë kuej,
As me grrye pse due m’ gjâ t’ huej;
Por per erz e per liri,
Por per t’ bukren ket Shqypní, 255
Qi me u bâ kâ,po’fani
Edhè Knjazit n’ dorë s’ i bje.
Kerkserdari i Cernagores
Kur ka ndie perposhtë rmores,
Se t’ fortë lavd po i qet Shqyptari, 260
Mnijet ftyra ç’âsht ndezë zhari:
Ç’ kà kercnue aj dhâmë e tmallë,
E me ‘i zâ porsi t’ u pallë,
Me dorë, djelm, bre! ka vikatë.
Se e kem’pasë gjithmonë zanàt, 265
Bàll per bàll me anmik m’ u prè.
E jo strukë si uri nper dhè.
Edhè âsht çue trimi n”e kâmë:
Pushken n’ dorë, tagâ’ n nder dhamë:
E t’ ka mârrë breshten perpjetë, 270
Me nja ‘iqind djelmosha t’ leté,
Me nja ‘iqind djelm Cernagoras:
E kû vrap, kû kamandoras,
Tash mbas breut, tash mbas çetinës,
Bukur nget i biri i shkines: 275
Aty – ktû ‘i pushkë tue shti:
Bukur nget aj n’ at furi,
U âsht avitë Rrogovs’ e t’ ri,
Kinsè gjallë aj n’ dorë me i shti.
Pse si drita pat ague, 280
Ka nisë cubi edhè âsht kujtue,
Se aty ushtri s’ po kishte as çetë,
Veç se dalë nja disa vetë,
Qi n’ krye t’ vet e kand pa pvetë,
Ki’ n nisë pushken si t’ u tallë, 285
Thue po gjuejn kund ndo ‘i cung n’ zàll.
Por Drangojt po ishin me Orë
E s’ po u z6ejshin gjallë me dorë.
Gjallë me dorë ata s’ po u zêjshin
As m’ u a qitë rrethin s’ po lêjshin; 290
Persè, qe, qaj Rrustem Uka
Çeta e Shkjeve kur i u hulltka,
Braf në kambë trimi kà bâ,
E si kênë kisht’ ulâ,
Mbas nji shkami turr ka rrâ 295
Terthuer pritet pêsqind hapa,
Kû ngujue nder ato karpa,
Ka nisë pushken m’ e shpejtue:
Thue, ‘izet vetë po kan qillue:
Padhimë shkijet perbri tue i gjue 300
Turrin Shkjèt e kan ndalue,
E t’ pushka prap me vlue,
T’ nisen plumet me fishkllue
Neper breshtë kryq e terthuer,
Si qi thonë n’Shumle dikùr. 305
Ashtû pushka flakë tue zi,
Vigma e’ krisma t’ u perzi,
Dalë barit kan staje – staje
E po vrrasn m’ ato maje:
M’ ato maje mbi pyllë t’ ahit: 310
A shk” âsht pushka njatij rrahit?
T’ hiq kushtrim, se na rà Shkjau!
Asht perlykë Rrustja si kau,
Qi perlyket, vrap tue ngà,
Me tarok kur t” hjekë me u vrà. 315
Mos e lsho, djalé se t’ a rrina!
Pingroi vigma neper çetina.
E sikur atjè prej vjeshtet,
Mbas njaj shiut të randë, prej kreshtet
T’that e t’gristë t’ndo ‘i majes s’thyeshme.320
Shkepen gurt e rmores s’rryeshme
Bin n’ teposhtë t’ u rrokullue,
T’ u plandosë, dhèn tue e dermue.
Dèr qi t’ hasin m’ pod a m’ prrue:
Njashtu rrâjn barit at – hera 325
M’ Qafë – Hardhi, kû isht’ nisë potera,
E kû shum do nâna t’ mjera
Tue i thà at ditë, besa, ishte vera.
pushken n’ dorë, kësulen n’ gji
Shterngue rrypat mirë per i, 330
sa kush vite priten xite:
Huta flakë në dorë i rrite:
Mush e qit aty pa dà.
Ç’ t’ jânë merthye Shqyptar e Shkjà!
Ç’ t’ jânë merthye, ç’ t’ jânë kaperthye, 335
Shoqishojn se si m’ e thye!
Njegull tymi u rri mbi krye.
Mos me u pà dielli me sy.
Tash Shqyptari Shkjan po e shtyn,
Tash mêrr shkjau edhè po msýn. 340
Atà shtyj e këta msyej:
Msyju e shtyju ndermjet vedit
Si ajo vala m’ buzë të detit.
Edhè kshtù. m’ shoshojn terbue.
T’ kan nisë trimat me sharrue, 345
Njâni vrà, tjetri shitue,
Kush tue hjekë, kush tue rektue,
Dhimet zêmra me t’ u shue,
Ke të ri ki’ n pasë qillue.
Por kur pushka po kersitte, 350
Dhimë shqyptari nuk po ki’ te,
Elè mâ njaj sokol malit
Zhukë Isufi, pika e djalit,
Qi kah mirrte m’ Shkjà jyrish;
Si aj taroçi neper plish, 355
Kur t’ a ngasë zekthi nper kneta:
Mêrrte gjâmë ashta perpjeta:
Kaq me krisme e me poterë
Qi po i msyte atà Shkijè t’ mjerë.
Veç, po, kur lshohet Man Sela: 360
N’ dy kubure e n’ dy kortela,
Shkrue martinen të tanë n’ gjela
Gjela sermit tela – tela:
Struken Shkjèt, besà, nper shpella,
Si njaj lepri neper shkorre, 365
Kur t’ lshojë m’ tê shqypja mizore,
Kuk ngerthye kthetrat gjaksore.
E s’ bâjn keq trimat ke struken,
Persè Mani, pasha buken!
Mjaft qi syn aj mund t’ u a shofë, 370
Se n’ martinë n’ vend po t’ i ftofë:
Si kà ftofë Risto Stojanin,
Nesho Ilin e Gjokë Stjepanin.
Edhè at t’ mjerin Savo Stanin.
Jo qi po ishte ‘i farë Nel Bishe, 375
Idhtë si helmi ruejtë në shishe,
Ngujue i cilli m’ hutë dervishe,
Fort po i kputte njatà Shkijè,
Tue t’ i lshue shakull per dhè,
Mish per shpend e per shkerbè. 380
Ju të zezat mori shkina
Sa terthuer po u njethet stina!
Se ç’ po t’ pshtiell’ i edhè në zi,
Qysh se dalë kà n’ Qafë – Hardhi
Rrahman Duli, ‘ i kime zí, 385
Lè si i thonë, nper çark t’ martinës,
Qi kà e lot at gisht të shllinës,
Juve jeten po u a shkurton.
Zêmren dysh jue po u copton,
Tuj u lânë cungat m’ zàll, 390
Kê pa burrë e kê pa djalë:
Si mo’, Zot, mâ keq per jue,
Qi a pak gjallë kini qillue,
Gjith ket kob me pà m’ gjind t’ ue!
Por, të drejten me u kallxue: 395
Shkinat m’ dhimen e nuk m’ dhimen,
Kah po shof si gjindja u shkimen,
Kush n’ nji shpat e kush n’ nji lak;
Veç po, zêmra m’ pikon gjak,
Ke un i mjeri jam tue pà, 400
Se nè Shkjau na paska vrà;
Na kà vrà njat Tahir Gjelin,
Isuf Pulen, Kot Kaçelin,
Qi mâ t’ mirë djelmt s’ kè pse i lypë
Qe m’ Qafë të Diellit del n’ Postripë: 405
Me rà prè e gjân me rrmye,
Turr me u lshue, kalàt me i thye,
Hasimit n’ luftë me i lânë pa krye;
Edhè metë paska Is Abazi,
Lik Sokoli e Rem Kazazi, 410
Me dy djelm prej Gegëhysenit
E me at t’ bir’ n e Ragip Cenit,
Nji t’ Isniqas djalë të ri,
Ardhë si ltina vjerrë m’ sergji:
Veç sa lshue ‘i fije mustak: 415
Me t’ u dhimtë m’ e vrà per gjak!
Veç si ndollë do t’ ketë, vall, puna,
Qi ka metë qaj Isuf Pula?…
Se ky Isufi,manà t’ Zotit,
M’ ka pasë kênë nji falme agzotit 420
Mos me e trêmë flaka e barotit:
Edhè i shkathët e djalë telbiz,
Kam pasë thânë se per midis
T’ ndo ‘i taborrit me u pershkue,
S’ do t’ kisht’ metë trimi pa pshtue: 425
Kaq qi pushkës i âsht kênë kujtue!
Por kur do me t’ gjetë rreziku,
Aj po t’ gjetka, mor lum miku,
A prej hasmit a prej vllaut,
T’ jèsh ti strukë mu n’ bryne t’ kaut. 430
Turr lshue Isufi m’ Malazez
Nper do shpartha e curra t’ zez,
Nâm po bâte aj permbi Shkjà,
Kè tue vrà, kê n’ gjak tue là;
Thue, kulshedra m’ ta ká rà. 435
Kur, qe, ‘i farë Drekalov Mije
Po i del n’ ndesh nper ato hije,
Qi, m’ shtek t’ ballit ulë kapicen
Edhè vû per sy novicen,
Po shterngohet m’ tê me shtî 440
T’ i u drodh Cufi si ari,
Edhè m’ hutë i met vetimë.
Ushton huta bumbullimë!
Por, medet! se copë e grimë
I u bâ huta t’ mjerit në dorë: 445
Kisht’ pasë kênë, po, Shkjau me Orë,
Shkjau kisht’ kênë nji bir lugatit,
Gjyle as top mos m’ i u ngulë shtatit,
Veç tagani atê m’ e prè,
Stramastik tue kênë se isht’ lè. 450
T’ i a dha Shkjau at herë m’ novicë,
E t’ a muer mu nên gerthicë:
Shi njaty, kû pshtim nuk kà
Nieri i shkretë, me pasë me i rà
Plumja e pushkës. Porsi nji bùll 455
Rà per dhè i ngrati Isuf Pulë,
Purun bris së njaj carani,
E oh e as ah! trimi nuk bâni;
Veç, kur shpirti i erdh me dalë,
Tha n’ per dhâmë mâ t’ mramen fjalë: 460
Shndosh vatani! e m’vend u pak
Tue e bâ djerrin hurdhë me gjak.
Ah! mo’ lê, brè, Rrustem Uka,
Per n’ kjosh trim si t’ a thotë duka,
Mo’ lê shokët, brè, pa i pague; 465
Se manà, mirë kan qindrue,
Marre fisit s’ i kan lshue,
Per Shqypni trimat jânë shue!
Edhè m’kambë t’ flakroi Rrustemi.
Kur flakrue kà m’ kambë Rrustemi, 470
E t’ kà ulurue si bishë nper borë:
M’ tani, djelm! Me dorë! Me dorë!
Aty Shkijèt pritat po i lshojn,
Edhe nisen të dredhojn
Kâmbë mbas kâmbet, hap mbas hapit, 475
Dèr qi vû jânë m’ pikë të vrapit,
E t’ kan mârrë shpatin terthuer;
Pa kqyrë driz pa kqyrun gùr,
Tue hikë vrap para Shqyptarve,
Si atà drêjt para zagarve. 480
M’ shpinë Shqyptarët u u shtrin m’ at herë
Me shum vigme e me poterë,
E t’ i ndoqen rrugës per s’ giatit,
Dèr qi zhduken per mbas shpatit
E me sy mâ kush s’ u pà, 485
Posë asish qi meten vrá.
Ká pá Zâna e Haramis
Ke u thye Shkjau m’ at Qafë t’ Hardhis,
Edhé e Mira po lumnon,
Shkam më shkam po fluturon, 490
Ká mârrë kângen e po kndon:
Ty t’ a lumsha, moj Shqypni,
Qi per besë e per trimni,
Maná shoqe kund s’ po ké,
Kahdo bje dielli mbi dhé. 495
Zdathë e zdeshë Shqyptari i ngratë,
Brin per tokë e buken thatë,
Nuk m’ ká zêje as s’ m’ ká zanát:
M’ a shkon jeten në siklet,
Si ajo bisha në shkorret; 500
Po, por preke m’ erz të shpis,
Po, por preke m’ tokë t’ Shqypnis,
Preke n’ Fé, qi ati i la i Pari,
E per t’ pá ké se si zhari
N’ zêmer mnija ká m’ i u kallë, 505
E si hasmit, shpaté e gjallë
‘Per t’ i u lshue ka jurra m’ shpinë,
Si m’ zogj t’ pulës nji gjeraçinë.
Burrë i fortë, po, Knjaz Nikolla,
Burrë i fortë e me mend t’ holla: 510
Por me armë e me furi,
Si n’ Cetinë bâ e ká pleqni,
Per ket besë, nuk hin n’ shqypni
Me i u bâ dhâmi sa derrit.
Mos u ngut, moj Shto – Zo’- Vallet 515
Me mârrë kângët e me pri vallet,
Se n’ Shqypni s’ marojn kurr hallet!
Se edhè lufta s’ ká marue:
Me tzi ajò tash ká fillue.
Sa qi i mjeri fort po drue, 520
Se shum gjak sod ká me u bâ:
S’ thehet shkjau me kaq e gjâ:
Duhet punë, po, Shkjau me u thye!
Po a tue pá, moj s’ jé me sy,
Vizitori si t’ âsht xî 525
Prej ushtarësh të Malit t’ Zi
Ke po ngasin me furi,
Çeté mas çete e vi e vi
M’ urë t’ Sutjesk”s, m’ at log mejdani,
Kû dha urdhen Mark Milani 530
Tok me u mledhë të tanë ushtrija,
Mbasi ‘i herë ke Qafë – Hardhija,
Hovi i parë i mori m’ thue:
Njizet vrá tridhetë shitue.
Jo, po, tash lufta ka nisë. 535
I a dha flaka m’ at buzë mali!
Si thue, Zânë, t’ i bâhet halli?
Me qindrue tjeter nuk ká.
Pse edhè, e lumja, jam tue pà,
Ke jânë dyndë Plavë e Gucí, 540
Ke kan rrâ Strelc e Plevi,
Me Sutjeskë e me Nokshiq,
Vûthaj e Martinoviq,
Hoti i Kûj’ t, Morinë, Isniq:
Gásh, Krasniqe, Reç e Dardhë, 545
Qafë e Diellit, Lum i Bardhë,
Nikaj, Palç edhé Mertúr,
Qi kund pushkës s’ i lânë kusúr;
Edhè ktyne u paska pri
Ali Pasha, ‘i kime – zi, 550
Kaluer atit pullali,
Si ajo rêja me duhi,
Kur të zbresé mbi Harami.
Me tê vin tjerë gerzheli,
Disa Krén e Bajraktarë, 555
Do begllerë e do agallarë,
Si me thânë Çerim Binaku,
Qi kû ndolli aty rrodh gjaku,
E si njaj Sadri Mehmeti,
Zâ’ n e t’ cillit ndie ká Mbreti: 560
Njani Gàsh, tjetri Krasniqe:
Bâjn novicat pushkaliqe…
Vjen mandej, qaj Jakup Feri
Nji i Plavjanë nji zog skyferi,
Mirë ushtrue n’ at log mejdanit; 565
Si njaj Hoti, njaj drang luânit,
Alush Smajli i Smajl Hasanit,
Qi kur sjellka m’ tef taganit
S’ t’ bâhet kryet se n’ trup po e ké:
Kaq vezllon aj porsi rrfé! 570
Por kam pá trima e s’ kam pá,
Si at Prêlë Tulin, por, s’ kam pá,
Qi Merturit paska pri
N’ dy celina e n’ nji harbi,
Huten m’ krah. zjarmin në gjí. 575
Gjurmë per gjurmë e njitë mas ti,
Vjen nji Omer e ‘i Hasan Haxhi:
Njani Isniq, tjetri Nokshiq:
Zot, n’ dorë t’ tyne kend mos piq,
Pse t’ a bâjn, besà per vigj. 580
Mbas ksish rrâ ka pika e djalit,
Kû kjenë gjetë sokola malit,
Kah Sutjeska edhè t’ kan msy:
Nuk jet hasem per pa u thye,
S’ jet ushtri, jo, pa u shperthye, 585
Mjaft qi t’ duen me bâ gajrèt.
Zâna e Madhe kshtû po flet
Edhè e Mira kep më kep,
Po fluturon e fort ep,
Dèr qi zên mbi krye t’ Sutjeskës, 590
Mbi nji curr ke aj shkami i bjeshkës,
Kû kà ndêjë e âsht ulë me pà
Se si puna ka me u dà,
Tash qi aty na jânë perlà,
Fyt – a – fyt Shqyptàr e Shkjà. 595


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Jan 18 2017, 06:59pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Te ura e Sutjeskës

Mark Milani kur ká pá
M’ Qafë – Hardhi se aj shtek s’ po ká,
Per me dalë me rá n’ Guci
Me ato tetë taborre ushtri,
Naten n’ terr kurrkush pá e ndie, 5
Si vû i kisht’ Knjazi leçi,
Kah Sutjeska fill ká msy,
Kin’ po e gjên shtekun shperthye
E n’ Guci po mund i a behë,
Qên as klysh m’ tê per pà lehë. 10
Por gabue âsht kopilâni,
Pse Ali Pasha aty i a rrâni
Me dy mi ushtarë të vet:
Orrl, sokol e kaçabèt!
Kû edhè mirë na jânë ngujue 15
Pushken markut m’ i a fillue:
Pá gjak vendin mos m’ e lshue.
Edhè pushka kà fillue,
Dielli m’ cila at herë tue u çue.
Lum per Ty, o i lumi Zot! 20
Se gazep do t’ shofim sot,
Ke n’ Sutjeskë, nder ata curra,
Na jânë ndeshë burrat me burra:
Na jânë ndeshë Shqyptarë e Shkjè:
N’ mni t’ shoshoqit të cillt lè, 25
Kan me u gri, besa, e me u prè,
Si njatà derrat me derra:
Kan me metë trimat nper ferra,
Kush pà i kjà, kush pà i vajtue,
Pá pasë nget moter as grue, 30
E as mjeren mori nânë,
Nji fjalé t’ amel per m’ u a thânë!
Kaq, po, aty potera âsht nisë,
Kaq, po, aty pushka âsht tue krisë,
Edhe topi tue gjimue, 35
Gjylja e plumja breshen lshue,
Krisma veshët me t’ i shurdhue,
Tymi syt me t’ i verbue:
Qi, po t’ keshë ti nja ‘i qind krena,
E per krye ka dy parë brena 40
Me t’ vojtë mendja, lum daija,
Se asnji shndosh s’ e çon te shpija.
Porsi n’ flakë kerset duhija,
Njashtû rreh huta e novica
Nper shkamij, aha e plakrica; 45
Edhe ushton vigma e piskama:
Si ata mazat neper lama,
Si ata ujqt, lodhun prej zije,
Kur mêrr plajmi bjeshkë e vrrije:
Por, si ràn cilat e mdhá. 50
Krisma e pushkës mâ aty s’ u dà,
Veç se ndêj ushtimë tue vlue,
Kurr pà prâ, kurr pà pushue:
Porsi ushton breshni tuj ardhë
Bulkut t’ ngratë zêmren t’ i a mardhë. 55
Ashtû pushka tue kersitë,
Mndershemtopi yue bulritë
Vigma e brima tue gerthitë
Po vjen gjaku edhè t’ u zé
E aty – ktû Shqyptarë e Shkjè 60
Nisin pritat e po i lshojn,
Jetë as dekë mâ s’ po shikjojn,
Veç po msyjn trimat shojshojn,
Hap mbas hapit t’ u hjedhë para,
Si kaçikrrat nper ara. 65
Se ç’ u ndez lufta m’ at hera,
Se ç’ shunglloi zhurma e potera,
Se edhe pushka ç’ ndêi tue zi:
Mendt e krès me t’ u perzi!
Me shoshojn idhtë kaperthye 70
Grykë per grykë me armë t’ u msy,
Tuj u msy, e tuj u shty,
I a kan nisë trimat me metë,
Ofshe! nper at rrah të shkretë:
Si, mo’, Zot, mâ keq per né, 75
Qi kem’ ndollë n’ kufi me Shkjè,
T’ cillt, t’ pabesë e t’ dobë tue kânë,
Trima po i’ n sà t’ duesh me thânë!
Met mâ i pari aj zog skyferit
Selimi i Selman Ymerit, 80
Derë e vjeter n’ at Plevi,
Kû kisht’ pasë pleme edhe gji,
Kisht’pasë dhên e kisht’ pasë dhi,
Tokë në mal e tokë në vrri
Si mâ i miri në Malci, 85
E qi fjalë pêng kurr s’ pat lânë,
Ashtû bâ pat si e pat thânë:
Gjak as varrë s’ la kund pa mârrë.
Ktê të mjerin pushka e muer,
Kah, tue msy aj si n’ terthuer 90
Rrâjës s’ njâj bungu desht m’ i u fuer.
Mandej met Beqir Haxhija
Larg permendë per kah trimnija,
Larg kerkue per kah urtija:
Bè m’ krye t’ tij bâte Gucija; 95
Pse as n’ Shqypni, jo, as n’ Cernagore
S’ pat prè mik, s’ pat çartun ndore:
Me gjith mend aj t’ u mundue
Hakun m’ hak gjithkund m’ e çue:
Veç jetë – shkurtë kisht’ pasë qillue! 100
At herë vrà âsht nji i Plevnjânë,
Nji i pà tatë edhe i pà nânë:
Kurt Zeneli i ki’ n pasë thânë:
I rà pushka rranzë gebzherrit
E e lshoi dekun terthuer djerrit, 105
Vendin n’ gjak të tanë tue e lá,
Si t’ kisht’kênë tarok a kà:
E vrau Steva i Plevanacit,
Nji haram, ky, nji farë bracit,
M’ e pasë randë toka me e bartun, 110
Veç se kishë qi s’ kishte çartun,
Se per tjeter mbi ket tokë
Gjâ pà bâ s’ la m’ t’huejë as m’ shokë:
Naten vidh, diten plaçkit,
Dikê pre, dikê kurit, 115
Tokët e hueja del e shit.
Ky pà paska Kurt Zenel’
Kah, mbi cup krahcat shpervjelë,
T’ u matë ishte aj pushkë me shti
M’ nji t’ Nikshiqas, djalë të ri, 120
Edhe i metka Shkjau m’ novicë
Tuj i njitë pak mbi kerthicë,
Tue e hjedhë dekun m’ kokerr t’ shpinës,
Por âsht ngutë i biri i shkinës
Me qitë pushkë, pse Adush Haliti 125
Me nji plume krès i a njiti,
E t’ i a derdhi trût per tokë
Me kapicë, kapole e flokë:
I met rrashta shyt si boskë,
Edhè dekun rà n’ n’ nji prroskë 130
Por medet bân landë e gúr
Ke ká metë nji Dardhaçuer:
Trim si kjenë trimat dikúr:
Mos m’ i a trêmë synin as deka:
Ke ka metë qaj Mican Leka! 135
Burrë çufrrok, por burrë çengèl,
Me do flokë ngrehë kaçarrel,
porsi kreshtë derrit bugàr,
Synin gjarpen, mledhë kulár,
Kurdoherë m’ poterë qi rrâni 140
Beli vedin, besa, e bâni,
Kah m’ i lshohej hasmit m’ shpinë
Si skyfèr, si gjeraçinë:
Thue per s’ gjalli po e perpin.
Ky pà e paska at Nikë Mihajlin 145
Ke m’ a gjuejtka Zyber Smajlin:
Nji të Raças, djalë té ri
Dekun m’ tokë tue e karrani;
Edhe m’ hutë i u dredhka Nikës
Fill i a njitka m’ zhabë t’ bytykës: 150
Derdhë i a kà pë sheshët m’ livadh.
Bertet Shkjau sà kà n’ germaz,
E, tue shkue çapraz m’ çapraz,
Ngerthye kuk, dy duert mbi varrë:
Kah qyqari mêç isht’ mârrë: 155
Ashtû ‘i copet, porsi shul,
Vjen e bjen m’ nji hurdhë pingul,
Kambët perpjetë e kryet në baltë:
Dy – tri herë trandë i kà shalët,
Edhè kshtû, kâmbët laradash, 160
Dha aty shpirt, e kthelltë nji pash
Rà, rreziku, n’ ujë palmuq:
Krejt prej gjakut hurdha u kuq!
Kur kà pà njaj Juriq Mata,
Nji zgobell me gaqe t’ giata 165
Se ç’ gazep bâni Micani
M’ t’ ngratin Nikë, njâ as dy s’ i a bâni,
Edhè trimi âsht çue në kâmë,
Me tagan shterngue nder dhâmë,
E m’ novicë tue qitë pà dà, 170
Fill m’ Micanin turr kà ngà
Kin’ po e vret Micanin n’ pritë,
Kin’ aty aj po i a merr kryet.
Si aj ariu, qi kà soditë
Se shpellës s’ tij âsht tuj i u avitë 175
Derr’ i eger, me t’ shkye m’ dhâmë
Kerleshë kreshten gjatë nji pllamë
Me nji hov jashta flakrohet,
Edhe m’ shpinë derrit i lshohet,
Idhtë me tê tuj u perlà 180
T’ u dermishë, krejt m’ gjak t’ u là:
Kshtû Micani, kûr ká pá
Se Juriqi m’ tê ká msy,
Merthye huten, vû per sy,
Asht çue m’ kâmbë e n’ shesh kà dalë, 185
Edhe t’ dy ashtû ballë per ballë,
Flakë per flakë armët i kan kallë.
Rá Juriqi m’ tokë pikë gjallë.
Met Micani porsá gjallé.
I rá pushka mù m’ krahnuer 190
Tue e lshue djerrit per terthuer,
Në gjak t’ vet t’ mjerin tu’ e lá
Zêmren s’ âmës dysh tuj i a dá!
Edhè i ngrati Mican Lekë,
Vû duert n’ zêmer, shtri me dekë, 195
Kryet mbi stom e kâmbët në vi,
Zânë martinen per nen i,
Tue i shkue gjaku vi e vi,
Zên e u thotë shokve per bri:
Amanet, o shokë të mi, 200
Neper Dardhë kur të kaloni,
Armët e mija barré t’ i çoni,
N’ oborr t’ kullés edhe t’ m’ i lshoni,
Nânës as tatës mos m’ u kallxoni
Pse janë t’ vjeter e i verboni. 205
Ne përvetët nana per mue,
Thoni:djali t’ âsht martue!
Ne pëvetët se ç’ nuse muer:
Muer nji plume në krahnuer!
Ne u pëvetët se ç’ darsmorë pat: 210
Pat tre korba ndêjë per ngiat!
Ne u pëvetét se ç’ zoja kndojshin!…
Orrla e sorra m’ tê po rmojshin!…
Qindro, thoni, oj nanë e shkretë,
Se Micani të kà metë, 215
Tue luftue me Mal të Zi,
Qi Të mjeren moj Shqypni
Po e vorfnon me djelm të ri,
Ke po i vret hiri e pà hiri,
Gjithkû t’ jetë djali mâ i miri!>> 220
Edhé â shkimë si shkimet qiri.
Ah! Mican, bre, Mican Leka,
Se ty mirë manà, nânë – shkreta
Të pat msue, të pat qortue,
Kur u nise n’ luftë me shkue 225
N’ at Sutjeskë, kû rreh shejshana:
Pa ndigjo, t’ tha, të pastë nana:
Kur të bâjsh me u gjuajtë me Shkjá,
Amanet, nder mend me t’ rá
Se si ‘i plakë dikur pat kjá, 230
Luftë as darsem pá mish s’ ká:
Se prandej ky nieri i shkretë
Mundet n’ luftë, besa, me metë;
Pse edhe krenat, morè bir,
N’ fushë t’ mejdanit po ishin lirë. 235
Por ti lokes s’ m’ i ndigiove,
Veç jurish mbi Shkjá m’ u lshove,
Si ajo bisha në Kallnduer,
E, tue qitë kryq e terthuer,
Vrave ‘i herë Pavlo Serdarin, 240
Krejt në gjak tue e zhytë qyqarin;
Mandej Stankun, mandej Jankun,
Mandej prap Veshoviq Brankun:
Veshoviqin, gerxheli,
Qi Nel Gilen t’ vrau perbri: 245
Njat t’ Vuthjanin djalë bari,
Qi kisht’ lânun dhên e dhi
Edhe dalë kishte n’ ushtri
Per me u vrá me Mal të Zi,
Prandej ty, mor’ Mican Leka, 250
S’ ká pse t’ dhimet t’ rit as jeta;
Se, manà, mirë ké qindrue
Vedin mirë e ké pague,
Marre vendit s’ i ké lshue,
Emni i yt ká per t’ u kndue 255
Vonë e vonë m’ lahutë t’ Malcis,
Si t’ i vijë dita Shqypnis.
Mbasi ‘i herë Mata e Micani
U bân fli m’ at fushë mejdani,
Prap gjimoi topi e havani, 260
Prap shunglloi huta e novica,
Prap ushtue ká Brezovica;
Edhe rán shakull per dhé
Shum do tjerë Shqyptarë e Shkjé,
Kû dy – tre, kû pêsë, kû gjashtë, 265
Kush në pod e kush mrendë n’ ashtë,
Njâni i ri e tjetri i lashtë,
Té gjith burra e pika e djalit
Kû ki’ n kênë sokola malit:
Me i u dhimët gurit e drunit: 270
Si njaj Osja i Shas Alltunit
Zeqir Meta i Metë Xhelilit,
Dy të bijt e Man Halitit,
Osman Sela ‘i zog bylbylit,
Janjiq Mirko e Tomiq Pera, 275
Rrahman Duli, porsi fjera,
Kryeper krye me at Jeliq Gjuren;
Qi n’ Kotorr pat shitë fuguren
Edhé blé pat aj kuburen,
Me të cillen mandej, Shkjau, 280
Me dorë m’ tê Rrahmanin vrau:
Rrahman Dulin, qi pà dekë
Mirë ky Shkjaut kryet i a ká çekë,
Tuj i a dà dysh me tagan,
Si t’ kisht’ kênë poç a bastan, 285
Të dy trima, s’ ké shka u thue:
Njâni bishë, tjetri drangue.
Por shka kndon njaj zog i zi
N’ ato llugje mbi Guci,
Kah fluturon selvi m’ selvi? 290
Amanet, o fushë e male,
Shueni kangë e shueni valle
Shueni vallet per me kjá,
Se n’ Krasniqe ‘i kob ká rá:
Smajl Arifi, thonë, âsht vrá 295
N’ at Sutjeskë t’ u gjujtë me Shkja!
Shum do t’ bâjë e âma medèt,
Kur të ndiej se Smajli met,
Se met Smajli, aj farë viganit;
Balli i tij nji fushë mejdanit, 300
Syni i tij agzot havanit,
Shtati ardhë si shti bajrakut,
Vesh e m’ vesh dega e mustakut,
S’b^jn mâ nanat nji asi djalit!>>
Shuke zá’ n, bre zogu i malit, 305
Se ti s’ din shka jé kah thue !
Ti veç din me çurlikue,
Gêm më gêm tue fluturue.
Pse t’ a kjajë Smajlin e ama,
Kur, qe, aj trimi Sadik Rama 310
Smajlin mirë e kä pague:
Dy të vram e tre t’ shitue ?
Por t’ kjajë nana Cen Brahimin,
Qi, kur pá ká probatinin:
Njat Sadrin e Çun Selimit: 315
Se mu m’ parzme e mori pushka,
Aty çue âsht, po, kaptinë – mushka
Edhè vrap âsht vû me hikun,
Dekun m’ tokë tue lânun mikun
E ‘i kori tue i lshue Shqypnis; 320
Kryet pse Shkjét i a prén Sadris
E i a ngulne, ofshé m’ nji hû,
Me ngranë m’ tê sorrë e falkue,
Edhe nisë kan me u levdue:
Mirë nenshtrasha, or Ali Pasha 325
Pa vre ‘i herë m’ ket mâje huni
Pse, me giasë, njaj Sadri Çuni
Dishka í fjalë do me t’ a thashë:
Do me t’ thashë, me giasë, or Pashë,
Se t’ bân êmer Mark Milani, 330
Mark Milani Kapidani,
Me i a ndreqë cilen n’ Xhami,
Dreken n’ Plavë, darken n’ Guci,
Kû do ‘i herë aj me pushue;
E mandej, per n’ kjoftë gjikue, 335
Dér në Shkoder me kalue,
Per me i vû Shkoders kapicen
Per me ngulun trobojnicen
Mu m’ kalá të Rozafatit.
Kur ká pá Pasha i Gucís 340
Ngulun m’ hû kryet e Sadrís,
E ndie ká si prrallej Shkjau,
Ç’ âsht perlykë aty si kau,
Me u ndi vigma shkam e m’ shkam:
Bini, burra, bre ! kû u kam ? 345
Se né Shkjau na ká marrue.
Armë e ftyrë na i ká zezue,
Sadri Çu’ n per pá e pague
Dy per njâ, si e kem’ kanue>>.
Porsi kur atje prej veret 350
M’ ujë a m’ mriz bariu ndiell shqeret,
Edhe ihsohen dhên e dhi
Turr e vrap mbas zânit t’ ti;
Njashtû burrat e Malcis,
Gjithkû kje lulja e djelmnis, 355
N’ bulurimë të Pashës s’ Gucís
Ata hovin mârrë e kan,
E tue krisë top e havan,
Tue zi pushka pá i a dá,
N’ dorë taganat tu’ u shkelqá, 360
Me nji brimë, qi kryet me t’ çá,
Fulikare turrë janë m’ Shkjá,
Atje, kû m’ nji mâje hûnit
Ngulë isht’ kryet e Sadri Çunit.
A din ti si bleta idhnohet, 365
Si pështiellet, si egercohet
E rreth zgavrrit n’ shkam si vrullet,
Kur të shofë se meçka i hullet
E se do turi’ n e ndytë
Nder fashoj mrenda me zhytë ? 370
Malazezt njashtû egercue
Janë atbotë e krejt terbue,
Kur kan pá Shqyptarët tue rrâ:
Kê drangue, kê katallâ,
Nja’ n ari, tjetrin luâ, 375
Të gjith trima m’ nân e m’ zâ:
Edhè lshue pritat me ‘i herë
N’ dorë taganat zjarrë per mnderë,
Synin gjak e ftyren vnér,
Dredhë kapicat m’ njanin sy, 380
Ata vetë kan mârrë e msy,
Me vikame e me piskame,
E t’ janë lshue burrat e dheut
Si ajo lava n’ muej të Shndreut.
Ty, o Zot, të kjoshim falë ! 385
N’ at fushë t’ lame kur kan dalë,
Kur kan dalë Shqyptarë e Shkjé,
Se ç’ kan nisë atá me u pré
Se ç’ kan nisë – o me u shemtue
Krahësh e krenash tu’ u krekcue, 390
Hundësh e buzësh t’ u rrumullue,
Fyt – a – fyt m’ dhâmë t’ u kafshue,
Si ata derrat me harusha !
Rî në gjak âsht të tanë fusha.
Mbi trim trimi hapet, turret, 395
Lshohet, struket, hidhet, ngurret,
Tash ha shtatin me dredhi,
Tash m’ tagan sjellë me furi,
Herë t’ u mprojtë, herë vetë tue msye
Jo per t’ pshtuem vetë gjallë me krye, 400
Por per t’ lânë hasmin pá krye:
Se mâll jeten kush s’ po e bân,
Veç seicilli ndjekë m’ tagan
Kryet e shoqit: thue, âsht bastan
Per t’ u kputë me u shitë në treg, 405
Ase mollë per t’ qitë bejleg.
Ka mê topi edhe havani
Ká prâ pushka, âsht shukun zani,
E veç ndiehen ke rrapllojn
Idhtë taganat ndeshë m’ shoshojn 410
Ndeshë per krena e ndeshë per llana,
Ndeshë per togza e koparana:
Thue janë korrcat tue korrë n’ arë.
Shkrabiq Pera ‘i trim budallë
T’ fortë jurish aj kisht’ pa’ marrë 415
Edhe lshue ç’ isht’ kênë m’ Shqyptarë,
Me i perpî, thue, po do gjallë.
Pret Sulë Memen m’ hov të parë;
Nji djalosh prej Lumit t’ Bardhë,
Si ajo ltina e shtatit ardhë, 420
Sá nisë djali me u burrnue:
Edh”âsht turrë kryet m’ i a shkurtue,
Dhanti Knjazit me ja çue;
Por n’ ket pûnë u gjet gabue !
Qerim Çela, ‘i zog petriti, 425
Me tagan mù krés i a njiti,
Tuj i a çá dèr m’ shtek të ballit.
I u hap kryet si shegë Tivarit,
Shperthiqë trût i janë livadhit.
Msyn Bozhiqi mizë me mizë, 430
Do me e pré Qerimin n’ kizé,
Si t’ kisht kêné gjarpen a bollë:
Tagan Shkjaut s’ i kisht’ pasë ndollë.
Edhe, besa, trimi i trimit,
Ngusht me at kizë i a prû Qerimit, 435
Ke ktij n’ luftë me kizë me u pré
S’ i kisht’ rá kurr, q’ se kisht’ lé.
Shka ka thânë qaj Llazo Bjela:
Ah, kadalë , bre Qerim qela !
Se ktû hasë ké m’ bubazhela, 440
Qi t’ bâjn luften me kortela:
Me kortela, kiza e kmesa:
Gjáll nuk t’ lânë me pshtue, qe besa !
Edhe m’ kmesë i âsht hapun Shkjau,
Njânin vesh me tê i perlau, 445
E t’ i a ngûli ‘i pllamë m’ cup t’ krahit,
Tue plandosë permys giatë rrahit.
Lshue m’ tê, at herë Bozhiqi rrfé,
Ká nisë kryet aj m’ kizë m’ i a pré;
Por s’ i doli m’ i a rrumllue: 450
Orrl mbi tê ka’ tue flut’ rue;
Tue i qitë syni zjarm e shkendija;
Burri i dheut Omer Haxhija,
Vojëvoda prej Nokshiqit,
Qi me ‘i t’ sjellme kryet Bozhiqit 455
I a ká pré e hjedhë per tokë.
Ká hikë Llazja e â mshefë nder shokë;
Perse pá qi n’ luftë s’ kisht’ giasë,
Me mârrë burri teper llasë.
Veç Bozhiqi po kisht’ pasë 460
Nji të nipin me tri zêmra,
T’ cillit mrapa s’ i muer thêmra,
As nen gjyle të havanit,
As nen tef të prehtë t’ taganit,
Kurdoherë duel n’ fushë t’ mejdanit: 465
Stojan Rade i ki’ n pa’ thânë.
Kaprroç burré e i shkathtë zarânë,
Me do sy t’ tanë gjak e vnerë;
Ky, kur pà ungjin e mjerë
Shyt per tokë e zhytë në gjak, 470
Grizë ká buzen nen mustak
E t’ â lshue m’ Omer Haxhin,
Thue ‘ imend m’ kâmbë aj po e perpin.
Por s’ perpihej, besa, Omeri,
Qi po isht’ kênë nji ari Peshteri 475
Hijen por m’ i a drashtun njeri.
Kryet e tij t’ tanë gunga – gunga,
Vetllat strehë porsi dy shllunga,
Me nji parë mustakë të zez,
Qi me i mrrijtë, po dér më brez: 480
Edhè shtatit ardhë vigâ
Pergjakë sysh si katallâ,
Kishte pasë llanen e krahit,
Thue, po isht’kênë nji degë prej ahit,
Të tanë lesh e toje – toje: 485
Vet kulshedra me u trêmë soje,
Se ky, besa, kur ka pà,
Se po e msyte i mnijti Shkjá,
Vrik prej si aty trimi âsht dredhë,
Vrik n’ ndesh t’ ti aty trimi âsht hjedhë, 490
Si me dashtë me i hi n’ gojë gjallë,
E dhâmë tue kercnue e tmallë,
Kaq taganin ká vringllue
Sá qi Shkjau zên me u pendue,
Pse aq pá beh turrin kisht’ lshue; 495
Edhè nisë turrin me e ndalë
Nisë me dredhë shtatin si njalë:
Si po t’ dote i biri i Shkjaut
Me u futë kund n’ ndo ‘ i bryne kaut:
Kaq, qi mrrudhej lâmsh i mjeri 500
Kur m’ tagan hapej Omeri.
E as nuk diej sá kje t’ u shty
Per pá hupë aty me krye;
Veç se e pàn dy Malazez:
Njâni i rêmtë, tjetri kermez: 505
Nehmanj Savo, e Zvekan Pavo:
Se aj n’ log Zânash po kisht’ rá,
Se me krye shndosh s’ isht’ t’ u dá,
Edhe lshue kan t’ dy vetimë
Aty shoqit me i vojtë ndihmë. 510
Ah, kadalë ! piskati at hera
Jakup Feri, porsi fjera;
Se kshtû trimat nuk e kan:
Tre me nji me u pré n’ mejdan !
E t’ âsht lshue burri m’ tagan, 515
Copë e grimé, thue, tash po i ban,
Tash po i ban, thue, copë e grimë.
Vjen Todori sá ‘i perbimë,
Me nja dy t’ Njegushas t’ ri:
Njâni musë, tjetri Mili. 520
Msyn Jakupin porsi rrfé:
Nji me tre po do me u pré,
Si t’ u rrahë t’ ishin me shtaga…
Mos e lsho, bre Jakup aga !
Perlykë âsht sá kurr ká mujtë 525
Alush Smajli i Hotit t’ Kuj’ t,
E me ‘i djalë prej Buzes s’ Ujit,
Qi per mik dalun n’ Guci,
Kishte rrâ n’ kushtrim me ushtri:
Gjeto preka êmni i ti: 530
Djalë me bré hekur me dhâmë:
Synin gacë, qafen dy pllamë:
N’ ndihmë Jakupit vrap kan rrâ.
Porsi breshni me murrâ
E t’ kan nisë burrat me u pré 535
Fyt- a -fyt perlá me shkjé:
Si zanát, besa, gjithmonë
Qi e ka pasë malcija e jonë
Ballë per ballë me u pré me shkjá
Idhtë me i bá Shkinat me kjá. 540
Ata siell e këta siell,
Njâni turru. tjetri ngurru.
hapu, zmbrapu, msyju, shtyju;
Me gjak lá krejt u janë llanat.
U kullojn gjak n’ dorë taganat 545
Rrebtë kah trimat i vringllojn
Idhtë me mârrë kah duen shoshojën.
E kaq nisë â aty potera,
Kaq âsht dhânë vigma m’ at hera,
Besa, or probe, me t’ hi mnera. 550
Pse edhé tjerë Shqyptarë e Shkijé
Aty msy kan si shkerbé,
E po rrin ata t’ u pré
Si per s’ tepermi t’ ki’ n lé.
Lamsh bâ gjindja n’ at log Zânash, 555
Si gjarpij n’ zgavrra murânash
E thue lé s’ kishin prej nânash,
Veç se toket t’ zezë shperthye,
Dekë as jetë pa kqyrë me sy
Aty trimat t’ janë merthye, 560
T’ janë merthye, t’ janë kaperthye,
Njâni m’ tjetrin rrebtë kan msy:
Shkjau m’ Shqyptar, Shqyptari m’ Shkjá:
Kush tue sjellë m’ tagan pa dá,
Kush t’ u rrokë kush t’ u perlá, 565
Me t’ u trandë toka nen kâmë !
Fyt – a – fyt janë njitë me dhâmë,
Ndryshe jo, besa, lum djali,
Veç si qêjt me bisha mali:
Edhe s’ ngiati e mâ se ‘i kokë 570
Rrotullue ka, ofshé ! per tokë,
M’ to me ngranë e m’ to me krrokë
Korba, sorra e cilikokë.
Met i nipi i atij Bozhiqit
Edhe ‘ farë Savo Jukiqit, 575
Me at serdarin e Nikshiqit:
Të tre i preu Omer Haxhija.
Mandej met Llano Kadrija,
Nji prej Krenësh së Dragovis
Edhe aj Myrtja i Can Faslís, 580
Qi ‘i herë vetë nji Shkjá pat pré;
Por kur m’ dytin lshue ka rrfé,
Nji farë Lluko prej Cetinet
M’ tagan gati i rri mbas shpinet,
Edhe e lên t’ ngratin pa krye: 585
Ktê pa krye, t’ âmen pa sy,
Tjeter djalë pse ajo s’ kisht’ pasë.
Krenue Llukja edhe trumhasë
Mbasi preu Myrton e ngratë,
Ç’ âsht zhgjanue, ç’ âsht hallakatë, 590
Se edhe hovin ç’ e ka lshue
M’ Jakup Ferin trim drangue,
Kinse kryet ktij m’ i a shkurtue,
Por me t’ vetin ka sharrue;
Pse m’ tagan kur m’ tê ka lshue, 595
Shpejt Jakupi ‘i herë âsht zmbrapë,
Por mâ shpejt mandej âsht hapë,
Edhe Shkjaut doren ka kapë
I a ka kapë, po, me do kthetra
Qi i kisht’ pasë si ajo kulshedra, 600
Edhe, rrasë taganin n’ planc,
I a ka shkye porsi latrâc
M’ rreth t’ shallvareve e dër n’ gerglâc.
Por ka metë, heu ! Basho Jana,
Nji i Merturas, trim si Zana 605
Vetë, po, nipi i atij Prêlë Tulit,
Cilli at vjet kthye prej Mosulit,
Kû ‘ i herë Mbreti atê e pat tretë
Per nji gjak, qi kti i kish’ metë,
Bashkë me Prêlen rá në Gucí, 610
Per me u vrá me Mal të Zí,
Per me dekun per Shqypni.
Kaperthye ky me nji Shkjá,
T’ dy varrue edhe krejt n’ gjak lá,
Kah âsht hapë m’ tagan me i rá, 615
Kryet dy felesh me ja dá,
Shkjau mâ i shpejtë po kisht’ qillue,
M’ tagan parsmen i a ka shpue.
Dekun m’ tokë edhe e ka lshue.
Kur ka pá kumara i tí 620
Njaj Balë Gjoni kime – zi,
Se met Basha zhytë në gjak,
Kurrkund kâmbës s’t’ i bâni lak
Por vetimë si kokrra e rrfés,
M’ kandak t’ pushkës i met Shkjaut krés 625
E t’ i a bâni pshesh me pshesh,
Kalamùq e lshoj mbi shesh;
Edhe at herë si katallâ,
Zâ Prêla Tulit aj ka bâ;
Kû jé, Prêlë, eh, ti mos kjosh ! 630
Se ti nipin s’ e ké shndosh:
Se ty nipin t’ a kan pré !
Mo’ le, bre, kûdo qi jé !
Njat herë Prêla shtri per dhé
Kishte pasë nji farë Nikicet, 635
Kaprroç burrë pre’ Andrijevicet;
E t’ u mâtë isht’ shi m’ at herë
Orrl me u lshue mbi dy Shkjé tjerë,
Kur, qe, ndien Balen tue ulrue,
Aty trimi s’ âsht hutue, 640
Kah Bal Gjoni por ká msy,
Ftyren vrântë, vetimen n’ sy;
Si taroç, qi të ketë ndie
Tue u perlykë kund mzat a ká,
Lshohet djerreve tue ngá, 645
Ka’ atij zêmra i hjekë me u vrá.
Veç, nji rrahit t’ reptë tue rá,
Qe po i del para nji Shkjá,
Hokubét me sy me u pá,
Kryet e tij, po, me mrrijtë m’ trá, 650
Të tanë kodra e të tanë neje:
Dredhë mustaqet teje – teje,
Si dy bishta dashsh galana:
Cupi i krahit sa murana:
Mashkull qerrit ishte llana: 655
Çelik ndoset giûni e kama,
Me t’ thânë mendja se ‘i pendë buej
Atê vendit s’ mund t’ a luej.
Betér shtatit si ‘i mullár,
Kerleshë ftyrës, ngerthye kulár; 660
Thue, per t’ gjallë do me t’ bâ gjâmen:
Per rrâzë vithes pré dollâmen,
Zên e i thotë Prêlës matrahuli:
Po a ti jé, mor’, njaj Prêlë Tuli,
Qi kasap jé bâ mbi né, 665
Edhe gjinden po na i pret
Si me pré krena baktish ?
Se un, maná, t’ kam lypë nper qiellë
Jo mâ tash qi t’ hasa m’ tokë
Po t’ lâ gjallë me shkue me kokë ?… 670
Edhè âsht lshue m’ tê si kulshedra,
Thue, po e shtje ndandë pash nen dhé.
Sá shpejt Prêla i ka ndêje gati,
Sa mirë pritë e ka m’ tagan.
Se ç’ kan shkrepë shkendija Taganat, 675
Se ç’ janë kputë, shitofti Zâna !
Si t’ ki’ n kênë dy cokla Drini:
Mollzat veç u kan metë n’ dorë.
At herë msy t’ a kan shoshojnën,
E t’ janë hjedhë edhe perdredhë; 680
Shoqishojën s’ po mûjn me e rrzue.
Lavd shoshoqit qi i qesin,
Kah po lidhen kah po hidhen,
Atij rrahi kah po i siellen:
Bumllon toka rreth per rreth, 685
Thue po bin topa per s’ largu.
Qet Vasili edhe po i thotë:
Se Vasil Shkjaut i ki’ n thané:
Se un, manà, qi atje n’ Beranë
Fyt – a – fyt me Turk jam pré: 690
Qi kam mârrë krena n’ Babune
Në Babune edhe në Shpûzë,
Në Kernicë e n’ Podgoricë,
Kah kujton, or ti Prêlë – shkreta,
Se ty kryet s’ po t’ a há sod ? 695
Vall, ç’ ka mârrë Prêla e i ka thânë:
Se ti, beli, or Vasil – zeza,
Dér më sod me Turk m’ jé pré;
Por m’ ké mârrë krena Harapësh,
Por m’ ké mârrë krena Zejbekësh; 700
Veç se sod m’ ké hasë m’ Shqyptár,
Qi po e kisht’ luften zanát,
Qi po kisht’ erz e burrni,
Besen besë, fjalen senèt,
E qi kryet ka me t’ a pré 705
Si me pré manà, ‘i krye berri;
Edhe at t’ mjeren grue te shpija:
Njat kercnuen mori shkinë,
Do t’ a pshtjellë, besa, në zi.
E ka lodhë kjo fjala e Prêlës; 710
Sa me idhnim qi po i a kthen:
Qi un Shqyptarin, morè Prêlë,
Pasha at Sh’ Pjetrin e Cetinës,
S’ t’ a bâj as p’ r ‘i hundë burrnot,
Edhe e há, po, dy herë gjallë, 715
Se na, shndosh kjoftë Gospodari !
Kem’ me hi besa, n’ Shqypni,
Edhe n’ Shkoder kem’me shkue,
E Shqyptarit, qi po m’thue
Se po isht’ trim e s’ diej shka tjeter, 720
Do t’ i vêjm kapicë mbi krye.
Por jo ty, Prêlà, mos druej;
Perse kryet ty, maná t’ Zotit,
M’ arrç tash po t’ a pret Vasili,
E t’ a ngulë baca m’ nji hû 725
Me ngranë m’ tê sorrë e falkue:
S’ ké me pasë, tham, mâ nevojë
As per ksulë as per kapicë.
Ç’ ka qeshë t’ madhe Prêla at herë:
Se me giasë, or ti Vasil, 730
Mordja mendt t’ i ka trullue
Edhè ktû jé kah flet jerm.
Se un njetash t’ kam lshue per dhé
Se un njetash kryet t’ a kam pré:
Mau, Vasil, se ngusht e ké ! 735
Mirë janë lidhë me llana t’ krahve
Ç’ po plandosen trimat krepave,
Ç’ po dermishen burrat cungjeve,
Janë trêmë bollat e strukë gropave,
Fort bumbullue ka aj rrahi i reptë, 740
Edhe dushku ç’ fershllon malit.
Shkumë e verdhë u shkon prej goje,
U shkon djersa rrkajë e rrkajë,
Kah orvaten, kah rropaten,
Kah per mnderë trimat dihasin 745
Shoqishojën veç si m’ e mârrë.
Por m’ e mârrë shoshojën s’ po munden:
Kishte hasë, po, sharra n’ gozhdë.
Nji telbiz Prêla qi isht’ kânë
Ka mârrë Shkjau edhe i ka thânë: 750
Manà t’ Zotit, mor Vasil,
Mbas do shêjesh qi po shoh,
Drue fort mirë pûnen s’ m’ a ké:
Se jem’ kapë edhe perlá,
Tue na u sjellë â ‘ i korb i zí 755
Edhe krrokë ajrit pa dá:
Me ty e ka, thom, shpendi i keq.
I âsht dhânë Shkjaut qiellës me shikjue.
Shpejt i rrin qaj Prêla gati,
Shpejt nderkâmbcen i a ka qitë. 760
Asht purë Shkjau sa i mullár dushku,
Asht plandosë rrahit terthuer.
Fort âsht trandë rrahi nen kâmë.
Ç’ ka kercnue Prêla me dhâmë.
Sa shpejt zjarrë e ka kortelen. 765
Se mirë Shkjaut i a ka rrasë n’ bri:
Gurgullon gjaku vi e vi,
Ç’ asht perpjekë at hera Shkjau,
Fort perplasë ka kâmbë e duer,
Tuj u shkarrafendë per tokë: 770
Si njaj buelli, kur kanari
T’ i a ketë çue thiken der m’ asht:
Me i u dhimtë, besa, mor’ burra,
Minit n’ múr e gjarpnit n’ gúr.
Por dhimë prêla s’ po kisht’ pasë 775
P’ r atà anmiqt e Shqyptaris;
Prandej kryet i a pret m’ kortelë,
Si me pré, po nji krye berrit,
E e lên shyt Shkján terthuer djerrit
At herë kapë ka aj ata krye 780
Per njat kaçirubë të flokvet,
Edhè krah aty i ka dhânë
Tuj u a hjedhë Shkjevet m’ llogor:
Si njaj bulku kujdestár,
Qi bastan tue ngarkue n’ arë 785
Po i erdh n’ dorë lladik i kalbun,
U a flakron dirqve edhè derrave,
Qi tue rmue t’ jenë n’ djerr per bri;
Edhe nisë ka t’ u lavdohet:
A po ndien, or Mark Milani ? 790
Falmeshndet Pasha i Gucis,
Edhe thotë: byrmë gjithkur t’ duesh,
N’ daç per cila, n’ daç per drekë,
Si në Plavë, si në Guci;
Pse e gjên tryezen gjithmonë shtrue: 795
Plum të randë, barot të zi.
Sa per tash, qe ket sherqi…
Po i a çoj Knjazit dhanti,
Pêmë e mirë bi në Mal t’ Zi,
Por këputë ktû në Shqypni, 800
Le t’ a dajë me miqasi…
Porsi kur rrugës nji shtektár,
Qi t’ a msyjn qêj a zagarë,
M’ gur a m’ bûcë qêjt t’ i ketë gjue,
Kta nji herë porsi t’ terbue, 805
Turr mbaspeshet kan per t’ lshue,
E mandej mâ me furi
M” shpinë shtektarit me i u shtri:
Malazezt kshtû rrân nji fillit
Per mas krés s’ atij Vasilit 810
Kur flakrue Prêla u a ká;
E, si ‘i herë ata kan pá
Se Vasil mâ nuk po ká,
Lum per ty, o Zot i lum !
Ç’ u ka vû aty buza shkrum, 815
SWe ç’ janë hjedhë, se ç’ janë perhjedhë,
Ç’ janë terbue, ç’ janë krepatue,
Idhtë m’ Shqyptarë edhe ç’ kan lshue,
Shtek as shkrep per pa shikjue:
Kush pa opangë, kush pa kapicë, 820
T’ gjith m’ tagan por e m’ novicë,
T’ gjith prej sysh shkendija tue qitë,
Tue gerthitë, tue buluritë,
Tuj u derdhë podit e shpatit,
Si atà ujqit e bjeshkës s’ Sopatit, 825
Kur t’ i lodhë ûja e zalldani.
T’ i a dha topi edhe havani,
T’ krisi gjylja edhe potera,
T’ hypi tymi e t’ hypi mndera,
U shuen gjindja neper prroska, 830
U thyen krenat si t’ i’ n boska:
Si t’ i’ n kênë kakryq a goska.
Lshuen Shqyptarët at herë llogoret
Majten rreget edhe rmoret,
Edhe zûn n’ at rrânzë të bjeshkës. 835
Ndersa Shkjau i u rras Sutjeskës,
E t’ i a futi zjarmin vendit
Ç’ merr prej Uret m’ rrugë t’ Kelmendit.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.5352 sec, 0.0758 of that for queries. DB queries: 60. Memory Usage: 4,100kB