Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Lahuta e Malsis |
Go to page 1 2 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Pater Gjoni Ç’ po vrret Zâna e Miliskaut: Ah ! shue kjoftë kjo fara e Shkjaut, Qi, qse ra m’ Ballkan mâ s’ parit, Vardisë âsht fisit t’ Shqyptarit, E pa gjygj pa ndo ‘i arrsye 5 M’ tokë e m’ gjâ per ditë me i grrye, M’ pushkë e m’ top edhè tue e msy, Nuk e la me çue kurr krye, S’ e la drité me pa me sy. E as të keqen s’ i a ká dá: 10 Marë Shqypnin në gjak ká lá ! Jo, po, Shkjau âsht njaj lugat, Qi herë s’ laegut, herë per ngiat; Rrin e gjuen pesha m’ Shqyptarë, Mos me i lânë me u sjellë kurr marë: 15 Gjallë me i bâ me hi nen dhé, Me pêng shtruet me dorë më bá, Vên Shqyptarët gúr e kufi Per me dijtë se kû se kû âsht Shqypni, Kû Serbi, kû Mal i Zi: 20 Çohet Shkjau e gurt u a lot, Thue ‘imend aj m’ Shqypni âsht zot. Duen Shqyptarët pûnen me kapë ? Ngrifet Shkjau pûnen u a prapë, E u a zjerrë tregun prej dore, 25 E u a mêrr gjaksit me ndore; E i pabesë edhé mizuer, Ftyren zymtë, synin terthuer, Tjeter n’ mend s’ shkon tue perblue, Veç Shqyptarët aj si me i shue: 30 Si atê Zoti e pasët marrue. N’ tokë, e n’ gjâ, e n’ djalë, e n’ grue: Hângert vedin, Zot, me dhamë ! Hik, moj Zânë, mos t’ rrijm tue namë, Pse kjo nama isht’ arma e t’ ligut, 35 E s’ i a trêmte sy’ n anmikut, Veç se e bâte ajo me qeshë N’ mos me qeshë, po, me u ngerdheshë. S’ e mûn luften, besa, nama, As s’ e mûn, jo, vaji er gjama, 40 Dokrrat thá tue perpushë n’ hi; Por nji zêmer plot trimni, Por nji pushkë me barot t’ zi, Por dishiri per liri, E nji besë e fortë çelikut, 45 Mos me u thye kjo m’ ballë t’ rrezikut, Mos me u ligë n’ sy t’ metalikut: Si e kan pasë besen Shqyptaët; Qi s’ lanë hasem per pa çartë ‘Kur kta, lidhë me besë të Zotit, 50 N’ ato kohët e gjergj Kastriotit Bijshin n’ luftë per atme e Fé, Kû me Turk e kû me Shkjé. Pêsqind vjet, po, kan kalue, Se pa zot na kem’ k6enë lshue 55 E qi ndihmë pa pasë prej kuej Gjithmonë gri jem’ me gjind t’ huej. Me gjith kta, prap gjallë, se gjallë: Zhyt e myt e del në zàll; Shumkush gojen, po, e pat hapë 60 Kin’ Shqyptarët aj me i perçapë Me i perçapë e me i perpi, Krejt me i hupë me gjith Shqypni; Por kurrkush s’ mujt me i perdi. Nuk perdihet, jo, Shqyptari, 65 Me sa gaca ndezun zhari ! S’ do t’ mujë me i perdi pra, as shkjau, T’ ketë ky bryna, si ká kau. Po ti as ndien moj Shto – Zot – Vallet ! Si gjimojn prrojet e zallet, 70 Kah Shqyptarët jânë t’ u perlá Fyt – a – fyt n’ Sutjeskë me Shkjá ? Flutro i herë, moj sy – qershi, Edhe del m’ at Harami, Per me pà ti e per me ndí 75 Si luftohet në Shqypni Per Atdhé, po, e per liri. Jo, po sod, besa, moj Zanë, N’at Sutjeskë kishe me thânë, Se shum gjak prap ká me u bâ: 80 Pushka e topi enè s’ ka prâ. Shmangë jânë, po, Shqyptarët rrâzë bjeshkës Malazezt janë rrasë Sutjeskës, Kû po djegin stane e shpija: Por, me keq s’ merret Shqypnija. 85 S’ merr Shqypnin kush cak më cak, Pllamë per pllamë per pá e lá n’ gjak ! Ke ç ‘ do mal aty â ‘i kalá, Ke ç’ do burrë aty â ‘i luâ, Qi msyn vetun njiqind vetë, 90 N’ mos me i mârrë, po, per me metë; Persé jeta pá liri Per Shqyptarë po isht’ mort i zi: Mâ mirë dekë se në robni, Edhe kqyr, moj hajmalí 95 Moj bel – holla rritë nder gurra, Kqyr nji herë ti njata burra, Qi Vermoshit tue kalue Ashtû hapin kan shpejtue, A dro jânë krushq e darsmorë, 100 Nisë per nuse me kunorë ? Jo, prá, s’ jânë krushq as dasmorë, Nisë per nuse me kunorë: Ata janë do Lekë t’ Malcis, Qi n’ kushtrim të Pashës s’ Gucís 105 Prej Vishnjevet na janë çue N’ at Sutjeskë n’ luftë me u flakrue, Per me dekë, a per me pshtue, Si prej Zotit t’ jetë gjikue, Gjallë Shqypnin por mos m’ e lshue. 110 Veç ti a e njef njat guna – zi, Qi me at çetë burrash perzi, Pllojcë litarin lidhë per i, Kamben zdathë, kryqin në gji, E herë mbrapa me vogjli, 115 Herë perpara me Krén t’ vendit, Hapin thekë ká atij dervendit ? Aj âsht, Zânë, Frati i Kelmendit, Pater Gjoni qujtun êmnit Qi, per krah me famulli, 120 Asht tue dalë aj vetë n’ ushtri; Si detyrë qi e ka ‘i bari, Grigjes s’ vet kurr mos m’ i u dá N’asnji shtek e n’ asnji vá, Neper t’ cill’ n Ora t’ a qesë: 125 Bashkë me tê me kndue e me dnesë ! Ky, po, kur kushtrimi u lshue, N’ kishë t’ Vishnjevës kisht’ pasë qillue, Tue thânë Meshë, tue predikue, Tue rrfye gjinden, tue kungue; 130 Se Vishnjevë e Gjenoviq At ditë festë lutshin me miq; Edhè n’ kohë t’ cilave t’ mdhá Shkue në kishë ki’ n burra e grá: Famulli e miqasi: 135 Lá e ndrrue e mirë kandritë, Tue këndue e pushkë tue qitë, Si âsht zanati i njasajë ditë. Kur, qe Mesha at herë tue krye, Dikush vrret sa ká n’ krye, 140 Mbi Vishnjevë, m’ nji curr të zi: Kushtrim, djalë, ka nji per shpi N’ at Sutjeskë me dalë n’ ushtri Se âsht kah rraset shkjau n’ Gucí ! Edhè shprazë nji pushkë p’ r ajrí. 145 Aty trimat m’ kambë janë çue, Kan rrokë armët e janë bashkue, Shoq me shoq kan kuvendue: Si t’ i a bâjm e tek t’ i a bâjm ? A të shkojm a mos të shkojm ? 150 Se, per Zotin, lavdi i Zotit ! Zên e thotë Uc Gjoka i Hotit, Me nji zâ porsi tue pallë, Edhe kshtû s’ po jet kush gjallë Né ket t’ mjeren moj Malcí, 155 Tuj u vrá me Mal të Zi, Herë per dam, herë per hajni, Kû per shtek, kû per kufi: Me tê vritu në Kerrnicë, Me tê griju n’ Podgoricë, 160 Preju n’ Shpûzë, preju n’ Pllanicë, Sod n’ Guci neser n’ Pervi: Na shkoi moti si â mâ zi. Fyt – a – fyt me Shkjá t’ u pré, Si per s’ tepermi t’ ki’ m lé. 165 Prandej, burra, un kish’ me thânë, Se kjo pûnë per sod do lânë. Sod po e kä Turku me Shkjá: Lpijshin kryet e xjerrshin syt ! A dro shtrêjt i kemi blé ?… 170 T’ i hajë dreqi Turq e Shkjé ! Jo, po, ti Uco, mirë po flet, Vocerr Prêçi po i a pret. Se të vritna na me Shkjá, A dro hajr kemi per t’ pá ? 175 Na n’ robni se në robni, N’ robni t’ Turkut s’ ká mâ zi, Qi né giûnin na ma m’ bark, E na repë lkuren pa çark: T’ repë e t’ zdeshë e s’ t’ lên me kjá: 180 Gjithmonë sherr, gjithmonë belá. Mirë, mor burra thotë Curr Ula. Por, si m’ dán neshtrasha mue, Thom se Turku ká marue, Edhé giatë, thom, s’ ká me shkue 185 E tash del kund ndo ‘i sy – çark Qi atij shtjelmat i a vên m’ bark E t’ a hjedhë kryepicingul Jo mâ kndej se në Mosul. Mjesa Shkjau, po bâni e hîni 190 Në Shqypni, burra, t’ a dini, Se aj ktij vendi mâ nuk del: Se né ‘i herë na vên m’ çengel: Se kush pshtue t’ i ketë çengelit, Po t’ a çon mù m’ shkallë t’ gabelit 195 Ke s’ do t’ ketë fis as Atdhé E as s’ do t’ ketë aj nji pllamë dhé, Per me pasë kû me u vorrue, Eshtnat s’ dekni me i pushue… Vocerr Deda si t’ u tallë: 200 Prit, gomár, sa t’ dale bár… Pêsqind vjet kan shkue me rend Se na t’ kshtênët bâjm pallë me mend: Sod shkon Turku, mot shkon Turku: I âsht grisë xhoka, i âsht shtjerrë qurku. 205 Po, por Turku, Turk se Turk, E me xhokë, besa, e me qurk, Aj po t’ rri ktû mrendë terfurk: Bár e ço me kosha e trina, Bjeri t’ kshtênit sa i ha shpina. 210 Prandej mirë, thom un, na del NË ket punë mos me u kapë tel; Por miqsi edhè Famulli Tash nji herë me shkue në shpi E me shtrue petlla e rakí 215 Ndo ‘i ferlik prap me shkatrrue, Mbasi festë po ká qillue: E mandej tash bisedojm Se a të shkojm a mos të shkojm, M’ e lânë kryet per Turk e Shkjá: 220 Kohë per t’ dekë, gjithmonë, tham, ká. Pater Gjoni, at herë, t’ këcej, Dejt e ballit ngrefë si hej: Po a ‘i mend burrat e Malcis; Nami e ndera e t’ gjith Shqypnis, 225 Qi, kur rá u ká me qindrue, Boten marë kan mrekullue, Si ata luâjt, bre ! tue luftue: Vendin Shkjaut kan per t’ i a lshue, Pa pushkë t’ shtime e ndêjë harû ?… 230 Babat t’ uej. po. m’ at kufi, Kû sod Knjazi i Malit t’ Zi Shperthye paska. thonë, me ushtri, Babat t’ uej, burra të dheut, Njimend nipa t’ Skenderbeut. 235 Aty vendin n’ gjak kan lá, Bâ aty i kan shkinat me kjá; Edhè vetë trimat kanë metë: Kan metë trimat rrahit t’ shkretë, Pa kênë kjá pa kênë vajtue, 240 Me ngranë m’ ta sorrë e falkue, Gjallë por vendin s’ e kan lshue; Ndersa sod, oh vajmedèt ! M’ eshtna t’ tyne Shkjau po shklet, E t’ u hjedhë e t’ u perhjedhë 245 Porsi atá mazat nper lamë, Per pa u hi kund ferrë në kâmë, Kush pa i ndjekë, kurrkush pa i namë, Po t’ i rrasen mrendë Gucís, Po t’ i furen mrendë Malís 250 E askund hovin per pa e ndalë, M’ kalá t’ Shkoders kan me t’ dalë, Shqypnis êmnin me ja shue, Shkjá Shqyptarin m’ e shartue, Kanû e besë këtij me i ndrrue, 255 M’ krye kapicen me i a vû. Ke sod Lekët na kan ngurrue; Edhè n’ vend qi n’ luftë me rrâ Plak, i ri e kalamâ, Hovin Knjazit per m’ i a ndalë 260 Vendit t’ vet kta zot me i dalë, Neper shpija duen me u tallë, Shtri m’ njân bri, duhan tue pi Mendt te miku e te ferliku. Mendt te lodra e m’ shêj nder kodra, 265 Si me u tallë, si me u gervallë, Si me i pri vallet te logu, Si me dajtë mâ n’ shêj se shoku: Thue gjâ e tyne s’ âsht Malcija, Vend i huej, thue, âsht Shqyptarija, 270 E se vllá s’ janë turku e i kshtêni Kahdo shqyp flitet ktij vendi ! Ah ! mos t’ kish’ kryq e konop Por të kish’ pushkë edhè top Se un, po, vetë , po ‘i Frat, pá fjalë, 275 Sod n’ ushtri do t’ kishte dalë. E të mjeren moj Shqypni, E kercnuen moj Malci Lshue nuk do t’ i kish’ pa qander. E pra krushk nuk jam as dhander, 280 S’ kam per t’ majtë as bir as bi, Menden t’ kthielltë, fjalen duhi, Kahdo t’ shkoj e bâj Shqypni; Por pse s’ due qi Shkjau mizuer T’ na vêjë shpoten aj dikur 285 E të thotë kryq e terthuer. Se kur rob u bâ Malcija. Se kur shtrue kje. ofshè ! Shqypnija, Me thânë shum, nji Lekë s’ kje gjetë, Per ta ‘i pushkë me shprazë perpjetë, 290 Por shka t’ bâj ? pse as Frati s’ vret; Veç me i nâmë a ká kush m’ pret ?… Kam me i nâmë, pra, nemos tjeter; Me i mallkue pa qiri e leter, Veç me lot të syve t’ mi: 295 Lot me gjak e vnér perzi. Fill po dal, po, m’ at kep bjeshke Edhé sjellun prej sutjeske Po t’ i shuej me arë, me farë, Po t’ i shuej me bjeshkë, me vrri, 300 Po t’ i shuej me dhên, me dhi, E me rob e me robi, Plak e t’ rij, e grue e fmi, Tatë e bir e vllá edhè moter: S’po t’ i u lâ, jo, carâ m’ voter. 305 Kshtû tha Frati. e m’ kâmbë u çue, Shpervjelë zhgunin e u shterngue, E me ‘i djalë, qi aj vetë kish’ msue N’ Meshë te Kisha me i ndihmue, Me kndue leter e me shkrue, 310 Fill po mêrr shpatin perpjetë, Thue se kâmbve u ka vû fletë. Kur kan pá Lekët e Malcis, Se Sherbtori i Perendis Fill ká mârrë rrugen kah bjeshka, 315 Per me dalun ke Sutjeska E m’ i a lshue aj Shkjaut at nâmë, Se ç’ janë dyndë trimat në kâmë, Se edhè toka ç’ kà mârrë gjâmë, Kah janë lshue mbas gjurmve t’ Fratit, 320 Si atà luâjt – o t’ u njitë shpatit. Kû vè, Pater – o ! thotë Turk Shabi; Se pá né s’ t’punon ty hapi: Ty pá né, po, e né pá ty; Na jem’ krye, e ti jé sy: 325 Kah t’ na thuejsh, na kem” me msy: Kah t’ na prijsh na ké mbas vetit, N’ flakë të zjarmit, n’ ujë të detit, M’ askjer t’ Knjazit, m’ askjer t’ Mbretit; Mjaft qi e lirë t’ na jesë Malcija 330 Mjaft qi n’ dritë t’ na dalë Shqypnija, Edhè feja të forcohet, Besa doret mos të lshohet. Faqebardhë mori Malci, I a dredhë Frati me njerzí, 335 Se manà, në ket Shqypni S’ t’ a del kush, jo me trimni, Me trimni edhe bujari. Veç shka burra, vetë e dini: Pse zanàt luften e kini: 340 Se, madjè, ky nieri i shkretë Mundet n’ luftë edhè me matë; Luftë as darsempa mish s’ ká: Elé mâ lufta me Shkjá, Ke per sherr trim ka qillue 345 E rrâjn n’ luftë, po, burrë e grue: Prandejpara se t’ fillohi, Bini m’ giûj tash e pendohi Per shka Zotit keni fye, Q’ se mârrë kini mend e arrsye, 350 Edhè un mkatet kam m’ u a shlye, Per pa pasë nevojë me i rrfye Sod per sod; pse lufta s’ pret: M’armë kushtrimi po na thrret: Vllazent t’ onë i kem’ n’ siklet ! 355 Aty trimat m’ giûj janë ulë, Kan zhdredhë shall, kan hjekun ksulë Edhè rá Zotit n’ pendim, Pre’ atij t’ Lumit n’ at blerim Urë – pervûjtë kan lypë perdlim. 360 Frati, at herë, çue syt prej qiellit, Shpnesa nierit prej ka’ i kthiellet, Nisë uraten me prunji: O ti i Lumi Perendi, Ki mishrir, deh ! per kta t’ mjerë, 365 Qi ty fye t’ kan mâ se ‘i herë: Pse n’ ket jetë, hiri e pa hiri, Shtatë herë n’ ditë fyen edhé i miri; Por qi kurr shpinen s’ t’ a suellen, As jashtë vathit t’ and nuk duelen. 370 Kan dalë vendit e kuvendit Kan dalë gjâjet e sermâjet, Jânë da gjindet e bashtinet, Edhè mârrë kan mal e krep. Kan shkue motin per gazep, 375 Dikû ngrânë, dikû pa ngrânë: Mbretin m’shpinë e Knjazin m’ shpinë, Rrêjtë prej Krajlash ‘dhè tradhtue: He, atà e zeza m’ i pastë mlue ! Pa i diejtë jetës as shtek as vá, 380 Gjithkuej sherrin tuj i a pá: Me gjithkta mohit s’ t’ kan rá E as kurr lavdin s’ t’ a kan dá. Ki mishrirë per ta, pra, o Zot ! E mos lên qi hasmi sot 385 T’ i bâjë dâm; por pshtoj rrezikut E forcë epu kundra anmikut, Qi po u rrin shqype mbi krye E m’ çapoj, gjithmoné n’ gjak zhye, S’ po i lên dritë me pa me sy. 390 Edhè aty, mbas ksajë urate, U ká zgidhun faje e mkate. Thânë, mande’ u ka nieri i Zotit: M’ kâmbë tash, nipa të Kastrjotit, Edhe bini n’ flakë t’ barotit, 395 Si Shqyptarët qi bijshin motit; Pse e kem’ thye Shkján me ndihmë t’ Zotit ! Edhè trimat m’ kâmbë jânë çue, Prej Sutjesket jânë fillue, Jo tue hecë, por tue fluturue: 400 Pater Gjoni tue i trimnue, Kâmbë per kâmbë me ta tue shkue. Se ç’ po u shndrisin m’ krah martinat Ç’ po u flakojn në brez calinat, Xhixhë taganat ç’ po u xhixhllojn, 405 Udhës kah hapin po e shpejtojn, Mos m’ e zânë trimat shosho’ jn: Kaq qi atyne mrendë nen gji Gjak e vnér bashkë u âsht perzi, Kah dihasin me mëní, 410 Per me u ndeshë me Mal të Zi. E kur rá kan terthuer shpatit, Lulash Ndreu, xhakoni i Fratit, Se edhé kangës aj ç’ i a ka thânë, Tue këndue malit si Zânë: 415 Po na thonë se Malit t’ Zi Petrogradi ja dha fjalen Me hi mrendë në Shqyptari Turbull Drini kû rrmen valen; Edhè m’ kâmbë ushtrin ka çue 420 Ke Cetina Knjaz Nikolla Malet t’ ona me i pushtue, Kû i bân nâna djelmt sokola. Por kush tha Harushes s’ Verit: Në dorë t’ ande â marë Europa; 425 Dert mos ki per t’ drejta t’ njerit: Si t’ duejsh daje copa – copa ? Cilli Zot tha Shkjaut: mêrr drap’ in; Korr kû s’ molle, e miell n’ arë t’ huaja? Dér kû t’ duejsh ti mate hapin; 430 Shqyptarija â nder duer t’ ueja ? Ah ! kadalë, cubi i Cetinës ! Pse ti tash ke hasë me burra, Burra lé per çark t’ martinës: Do t’ rrjedhë gjaku sod si gurra; 435 Pse Shqyptarët jânë bâ me ‘i zêmer: A me derdhun t’ tânë n’ luftë gjakun, A m’ e qitë të shkyem nen thêmer Sod tri bojnash n’ llom bajrakun. A kujton se per dhé t’ t’ Parit 440 S’ diejn me dekë t’ bijt e Kastriotit ? A kujton se n’ dej t’ Shqyptarit S’ vlon njaj gjak qi vlue motit ? A’ i falisun ! sod tagâni Me gjak t’ and ká per t’ a shkrue, 445 Sod n’ Europë ka m’ u ndie zâni Se i kuej gjak na â n’ dej tue vlue. Çohi, o bij të Skenderbegut Turq e t’ Kshtênë, mos t’ u dajë feja ! Çohi e bini n’ fushë t’ bejlegut, 450 Tue gjimue ju porsi rrfeja. T’ i a diftojm, po, Gospodarit, Qi e lodhë ûja ke Cetina, Se Shqypnija âsht e Shqyptarit Se m’ i a prekë nuk lên martina. 455 M’ kâmbë ! Mirditë, ti ndera Arbnore, Per Shqypni sod me luftue ! Ty Bibë Doda shpatë mizore Sod prej vorrit t’ âsht betue: Me armë n’ dorë, me zjarm në gji, 460 Si e ké pasë gjithmonë zanât, Báll per báll me Mal të Zi Porsi burrat n’ luftë m’ u mâtë, Lshou, Mbishkoder ! Djelmt t’ ue ziri Me luftue sod me Nikollen: 465 Mbi breg t’ Cemit t’pret Viziri, Qi pat dyndë dikur Stambollen. Bini ! Toské, ju n’ pikë të vrapit, Mos t’ u ndalin mal as záll: Naim Frashri i rá Qitapit 470 Mos m’ e lshue Shqypnin per t’ gjáll. Ju prej Dibret, prej Bishkazit, Çohi djelm si shqype t’ leta ! Kah gjimon âsht topi i Knjazit: Per Shqypni t’ mos t’ dhimet jeta. 475 Mâ mirë dekë nen dhé m’ u kjá, Se me marre gjáll mbi dhé; Per dhé t’ vet kush dekë ka rá, Aj s’ ká dekun, por ká lé. Burri, Leka e Kastriota 480 Amanet Shqypnin na e lane, Amanetin e mban bota: Shqyptari edhé do t’ a mane. Prá vetë ferri m’ kâmbë m’ u çue Me sa çeta ká n’ at jetë, 485 Shqyptarin na s’ kem’ m’ e lshue, M’ e diejt t’ gjith se kem’ me metë. Para, po, se vendit shkulet Mali i Shêjtit e Rumija, Se njâj Shkjaut sod t’ i perkulet 490 Rob i shitun Shqyptarija. Kû jânë t’ bijt e Skenderbegut, Kû jânë t’ bijt e Dukagjinit Shkjau s’ do t’ shklasë, jo, njatij bregut Dér sa t’ rrjedhe vala e Drinit. 495 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Lekët Kështû Lulashi tue kndue Shpat më shpat e prrue më prrue Shkapercye kan kodra e male, Kan lânë mbrapa prroje e zalle Edhé dalë kan m’ krye t’ Sutjeskës. 5 Kur kan dalë m’ at krye t’ Sutjeskës E t’ kan ndie si n’ at rrânzë t’ bjeshkës Pushka e topi ishte tue vlue, E kan pá atá edhè kundrue, Njegull tymin ajrit çue 10 Mbi të mjeren moj Sutjeskë, Stane e shpija bamun eshkë: Edhè ndeshë kan cull e grá, Kah tue hikë ishin me gjâ, T’ a kan bâ nji vrrimë të madhe, 15 Si lavë ujqsh terbue prej mardhe. Aty shprazë hutat batare, T’ jânë lshue trimat fulikare Poshtë rrmores: thue, ‘i buzë malit, Kputë ndokah, po shâmej zallit: 20 Keq kje krisma e bulurima, Kah, lshue vrap porsi vetima, Flakruen n’ luftë Lekët e Malcis. Asht trandë Zâna e Haramis, Si nper t’ kthiellt t’ shkrepte duhija. Jo, po: a n’ luftë rrâni Malcija, 25 A po moti ndokah shkrepi, A se trandë token termeti ? Pvetë e mira vetë me veti: Kah prej krismet e poteret 30 Gjimuen lugjet e humneret Edhé ushtue ká Vizitori Zeletini gjâmë kah mori. Ah ! kadalë, cubi i Cetinës, Se, me giasë, gjygjin kaptinës 35 Mirë sa duhej bâ s’ m’ i a ké, Kur jé nisë e dalë m’ ket dhé… Paj ktû po isht’ nji vend i eger E po t’ bâshin gjindja fleger, T” a kesh dhamin ti ‘i perçik 40 Po nuk shkove mbrendë per mik. Po a s’ po shef, mor’ kopilane, Se ç’ po bâhet m’ ushtri t’ ande, Tash qi msyn Lekët e Malcis: Si njaj plajmi i njij stuhis, 45 Qi kah dirgjet Haramis, Shkon tue shkulë brej e çatina, Dermon tbana, shuen bashtina, Currat rrokullon m’ rudina ? Fjalë i kjoshim t’ Madhit Zot, 50 Ç’ ká mârrë vendi era barot, Kah, perlá janë Lekë e Shkjá ! Mush e qit ata pá dá, Mush e qit e plumja njit: Derdhun rrês, e derdhu shpatit, 55 Struku podit e livadhit, Rreku, theku, lshou m’ pikë t’ vrapit, Tue rrahë top, tue rrahë havan, Tue vezllue shkallmë e tagan, Edhè gjindja tue sharrue 60 Kush nper prroskë e kush nper prrue. Mendt e krés me t’ u dermue ! Mal Kaculi, ‘i djalë prej fisit, Mirë ngujue per mbas njij lisit Fort po i vret Shkjét m’ hutë t’ Inglizit: 65 Fill po i kputka per mjedisit. Lul Rrapuka, qafa – trupi, Vasil Markun m’ vend e hupi, Tue e mârrë is del te cupi; I u ndez flakë t’ mjerit gozhupi. 70 Bân Gjokë Sava kin’ jam trim: Po i bje rrahit fluturim, N’ dorë novica tue i qitë tym: M’ at Car Xhaxhen fill ká lshue, Per m’ e pré, per m’ e shkurtue, 75 Si prej Zotit s’ kisht’ kênë shkrue; Pse t’ a priti Caruk Curi, Mirë zatetë aj mbas njij guri, E t’ i a njitka mù n’ gerglâc, Tue e hjedhë podit si latrâc: 80 I âsht mushë goja të tânë gjak: Erri syt, e m’ vend u pak. Por gjak – hupës nuk ka shkue Shkjau ! Toma i Ristos, sy’ n sa kau, Mirë Gjo’ Mirashit i a njiti 85 Mu m’ shtek t’ ballit, edhè e qiti Palmuq m’ tokë mbi kokerr t’ shpinës. Hollë kisht’ gjuejt i biri i Shkinës ! U kuell Gjoni dy tri – herë, E tue hjekun brijsh per mnderë, 90 Zbardhi syt e dekun rá, Terthuer djerrit shtri sa ‘i trá. Trim por kênë kisht’ Lez Sotiri. Idhtë si gjarpni neper firi: Nji hundë – lesh, mustaqe – rudë, 95 Kryet babune, syt per çudë, Qi veç n’ anderr me e pasë pá, Drue se t’ pakët të kishte rá. Ky zânë priten nalt n’ nji ograjë, Strukë mbas currit mbredë n’ dushknajë, 100 Bâ dam ka mâ se ‘i Malcuer. E tue qitë kryq e terthuer Vret njiherë pre’ atij zabelit Nisho Loshin e Losh Gjelit Edhé at mjerin Murro Patin, 105 Kah me mârrë po dojshin shpatin, S’ di a me hikë a me qindrue: Fort të besës s’ ki’ n pasë qillue… Mandej cubi i Cernagores Gorromisë ká n’ fund të rrmores 110 Keqo Mashin e Zagores, Qi tue hecun kambandores, N’ moh po dote aj pushkë me shti M’ nji shoq t’ vetin djalë të ri Per nji gjak pajtue kahmot. 115 Por se e vraka i Madhi Zot: I bje plumja mu m’ korriqe E e lên shakull m” do kalbsiqe. Cuba Deli, Zot, ç’ ka thânë: Se un qi tatë nuk kam as nânë, 120 Kam nji nuse, e atê por zânë, Pse s’ i a lâ Malcis nji nâm ? Edhè âsht çue trimi në kâmë M’ Lez Sotirin fillká rrâ, Tue vikatë si katallâ; 125 Ngurru e turru edhé atij vendit, Si ato zhytrrat n’ ujë t’ liqênit, I ka vojtë Lezos në pritë, M’ hutë n’ lug t’ krahve i a ká njitë, Dekun m’ tokë edhè e ká qitë, 130 Aty kryet aj i a ká pré, I a ká hjedhë rrokull nper dhé. Edhé âsht lshue porsi shkerbé M’ at Ilin e Boshkoviqit, Qi isht’ kênë mbajtë nji farë ogiçit 135 M’ nji çetë cubash t’ Karadakut: I bjen plumja rrânxë mustakut Edhé i del mbi but të krés Tue e sodomë si kokrra e rrfés. Mandej Mhillit i â shtri m’ shpinë 140 Mhill Rodiqit gjeraçinë, Qi at Ujk Gjerin mbasi vrau, Vrap me hikë u vête Shkjau; Mirë por m’ hutë Cubi e perlau. I rá pushka mu nên sjetull, 145 Edhè i duel terthuer mbi vetull Per t’ gjatë t’ djerrit tue e lshue petull Me ngranë m’ tê shqarth edhè vjetull, Nâna e shkretë per t’ gjallë m’ e kjá, Tjeter djalë ke ajo s’ po ká. 150 Bogiq Steva nji farë djalit, Ulë kapicen m’ shtek të ballit E tue ngâ aj terthuer malit, Cuba Delit m’ shpinë i âsht vû. Me tagan në dorë shterngue: 155 Kinsè kryet aj m’ i a shkurtue. Ndersa Cubi me nji Shkjá Fyt- a – fyt ishte perlá: Me ‘i t’ Ostrogas trim – belá Quejtë Miloshi i Radovanit, 160 Idhtë si tef i preftë taganit. Por e pá njaj Mashi i Cokut Ke lshon vrap Shkjau patalokut, Edhè m’ hutë e tereziti, Mù rrânxë veshit krés i a njiti, 165 Tej – pertej plumen i a qiti. Mashi i Cokut fort po vrret: Se un qi qitë e kam me Mbret E m’ a dron sherrin Stambolla. Kah kujton, ‘or Knajz Nikolla. 170 Se po shtron Plavë e Gucí Me Bogiqa e rropulli Dér sá m’ kambë t’ jetë kjo Malci ? Kqyr Bogiqin se kû e ké: Ngerdhûcë syt, si qiri zbé, 175 Ç’ po i plandosë aj Kâmbët per dhé… Se per zotin kjoftë levdue ! Kur t’ më mushet mendja mue, Per vend t’ t’ Parvet me qindrue, Knjazë as Mbret un nuk t’ i drue. 180 Edhé trimi m’ kambë âsht çue, Si aj bajraku m’ báll t’ ushtris Vikatë t’ madhe ká Malcis: Lamtumirë, Malci, se shkova. Se nuk jemi Lacë Manova. 185 M’ e bâ luften nder llogore; Por jem’nji Malci mizore, Msue me u pré me Cernagore Fyt – a – fyt e báll per báll: Nandë me mbetë, nji me pshtue gjáll; 190 Por jo ‘i Shkjá me e lânun gjáll Mbrendamegjeve shqyptare. E t’ âsht lshue m’ Shkjá fulikare: Porsi ujk qi bje nder dele, Njânen shkyje, bâne fele, 195 Tjetren preje, gjakun pija: Bân veç dam lukur e kija. T’ u çue m’ kâmbë at herë Malcija, T’ u shpervol m’ tagan djelmnija E t’ u qitë syt zjarm e shkendija, 200 ‘T’ jânë flakrue perposhtë cabokut, Turr e vrap mbas t’ birit t’ Cokut, Si ajo lava n’ Vizitor, Edhè kcye i kan shkjaut m’ llogor. Kur këcye i kan Shkjaut m’ llogor: 205 Ç’ ka ardhë Shkjau e t’ âsht pshtjellue, Ç’ t’ âsht perpushë, ç’ t’ âsht krepatue, Si njaj gjarpni n’ zjarm vallue: E t’ âsht ndezë zhari Sutjeska, E t’ ká mârrë gjâmë vrrini e bjeshka, 210 M’ kupë të qiellës ushtue ká vrrima, Kah janë ndeshë trimat me trima. Kah kan nisë ata me u pré, E t’ flakruen krenat nper dhé, E t’ rrodh gjaku porsi shé. 215 Namin shkinat gúr me gúr, Shkaf âsht Lekë, shkaf âsht malcuer, Tue kundrue, qyqet, n’ terthuer, Ngarkue buken per ushtri. Se sá djali i Malit t’ Zí 220 Shyt po bite aty per tokë, Ka’ i ká msy Mashi me shokë. Mashi i Cokut, trim mbi trima, Syni i tij porsi vetima, Zâni i tij porsi bumllima. 225 Kah po lshon e kah po ep Curr më curr e kep më kep. T’ madh po bân aj m’ Shkjá gazep: Po i pret gjinden si t’ n skjep. Llesh Nikë Daka, Pelivani, 230 Bé më Zotin trimi bâni, Se pa i marrë nandë krena n’ Shkjá, Huten hjedhë do t’ a kisht’ m’ trá E taga’ n n’ farkë do t’ kisht’ çue. Thikë parmende m’ e punue: 235 Kurr m’ log burrash s’ do t’ kisht’ shkue. E pse Lleshi âsht nji farë burri, Mos me i luejtë fjalës me sá curri, Jurish djalë mbi Shkjá t’ â lshue, Malazezt aj tue shkallmue: 240 Si njaj bulku qi m’ supatë Shkallom rrahit cûjt e thatë, Beja e bâme duhet mbajtë ! Burrë i mirë Nikë Gjelosh Luli; Synin gacë, krahin sá shuli 245 Kah po siellte n’ at tagan, Herë m’ serdár, herë m’ kapitan, Fort po i pritte ato rradake, Si t’ ki’ n kênë do poça Vrake. Vjen Dodë Prêçi si stuhija, 250 Ç’ â ata krye, Zot, nder duer t’ tija ? Kryet e t’ mjerit mor’ serdár, Serdár Gavros gazepqár. Qi, sa falli i pat hecë marë, Pat vjerrë hoxhë, pat vjerrë haxhí. 255 pat djegë taqe edhè xhami, Bullat shitë i pat n’ kaurri: Larg permendë, po zâni i tij; Por qi, i mjeri, zâ mbas sodit, Shtangue shyt aj terthuer podit, 260 S’ mund do t’ bâjë, besa, mor’ shokë, As me trêmë do cirikokë, Kur m’ skep zêmren t’ hijn m’ i a çokë… Qaj Dodë Prêçi bajraktari: Po i pret Shkjét si pritet bari: 265 Burrë mâ i fortë s’ bâhet Shqyptari ! Nana e Llazos n’ at sy malit: Qyqja, bir, si i bâhet hallit Qi ti mue m” ké ndollë n’ ushtri E tash fill, qe, dy djelm t’ ri, 270 Né çakçirë e në xhurdi Kan msy m’ çeta t’ Malit t’ Zi. Se kush janë, tobe, n’ e die; Veç ka’ i shof si kan marrë turr, Si po hidhen curr më curr, 275 Kish me thânë se jânë kulshedra, Mos me i rrxue pushka as gopedra… Prite Zot ! me u dalë per ballë, Pse, kercuna, t’ perpijn gjallë ! Jo qi mâ m’ pushkë e m’ tagan 280 Nuk Té lânë me lypë aman: Ki’ n me m’ prû mue ditt e kobit. Ah ! mallkue, po, njaj bir robit Qi mâ i pari mbi ket dhé Qiti gjinden n’ luftë me u pré: 285 Shka nuk bâjn ujq as shkerbé. Atê, po, at zêmer – carâ Vetë kulshedrat e kan llâ, Q’ se, prej epshit me shkelë m’ tjerë, Me rrmye gjân e huej pa nderë, 290 Nuk pat dert per nana t’ mjera, Qi nper luftë t’ i thate vera, Dhima e fmis zêmrat t’ u a kpuse. Mirë po thue, besa, moj nuse, Por shka t’ bâjsh nuk ké n’ ket pûnë: 295 Me qindrue t’ duhet perdhûnë: Me bâ zêmren mije lisit; Pse edhè jé ti í grue prej fisit: Malazeze sokoleshë: Vashë, si motit, trimëneshë: 300 Qi per Fé ti e per liri Msue ké kênë dalë n’ ushtri, Me lidhë varrët e djelmve t’ ue, Me u dhânë zêmer, me i trimnue Krena Turqish per t’ shkurtue. 305 Mos t’ lshojë zêmra, pra, as n’ ditë t’ sotit Ke thânë paska kênë prej Zotit, Me mbetë ti nanë e pa djalë, Zêmra me t’ u thá per t’ gjallë. Se mana, moj nanë e mjerë, 310 keq po m’ vjen zêmren me t’ therë, Por ty djali të ká mbetë, E faj’ n, thom, se e ké ti vetë: Ke sokol djalin kish’ rritë, Mos me zânë trimi kund n’ pritë, 315 Mos m’ i u shmangë trimi rrezikut, Por per ballë me i dalë anmikut E me tê në log me u pré, Si me kênë s’ dyti tue lé: Thue se trimit shkallma rrfé 320 Kryet s’ i a rrokullon nper dhé. Prandej, kur m’ tagan Malcija Ajo rrâni, si duhija, Njaj yt – bir, Llazo Gavrani, Njâ as dy djali s’ i a bâni, 325 Veç si gjarpni nalt prej bunget, T’ flakuroi jashta nji cunget, Per mbas s’ cilles vend kisht’ zânë. Pa i a dä m’ zdragushë tue dhânë E t’ u duel lekve në ndesh, 330 Hapu, zmbrapsu nper bushnjesh, Kê pa krye, kê lê pa vesh, Me at tagan, me at armë besnike, Qi me gjak kurr nuk po u ngike ! Me pasë pá, veç, moj fisnike, 335 Se s’ di kush, jo, me t’ kallxue, Se me ç’ turr djali t’ kje lshue: Pelivan e trim drangue ! Preu nder tjerë, po, i biri i botës Dedel Bubin t’Bub Keçotës, 340 N’ atà Palajt nji “â të mirin, Mandej prete njat Ujk Mirin: Nji të Vukel, burrë belá, Qi t’ kisht’ shitë moter e vllá, Kund n’ ndo’ i pare po ‘i kisht” rá: 345 M’ but e m’ vesh kryet i a ká çá, Derdhë i ká krejt trût perjashta: Si grreç kjumshtit i mbet rrashta ! E, si aj ujku, qi msyn ftujen T âsht lshue djali prap m’ Kolë Cujen 350 M’ njat Kolë Cujen n’ kacaturrë: Sá per sy, pêsë pare burrë, Por, per zêmer e gajret, Mos me e trêmë as Knjazë as Mbret Kin’ aj kryet ktij m’ i a shkurtue, 355 Dhanti Knjazit me ja çue. Kur, pa pritë e pa kujtue, Qe po msyjn dy djelm të ri: Në çakçirë e në xhurdi: Njatà vetë qi, m’ at sy malit, 360 Tuj ankue hallin e djalit, Ty t’ u bânë se jânë kulshedra Mos me i mârrë pushka as gopedra; Por qi s’ janë, jo, dy kulshedra, Veç se po, besa, moj Jane, 365 Dy drangoj të lemë njaj nane, Mos me i prë shkallma as tagani: Bec Patani e Çul Patani, Qi kah rrânë atij mejdani, Kah lshuen turrin m’ çeta t’ Knjazit, 370 Thue, dyndë deti prej tallazit, Po plandosej kund ndo ‘i shkrepit: Kaq pre’ atij të madh gazepit Aty u dha krisma e rropama, Aty u ndez lufta e degama, 375 E t’ ushtoi zhurma e potera, T’ u çue plûhni e t’ u çue era: E t’ u thyen krenat si poça, E t’ me’ n shyt burrat kaprroça, T’ u dermuen, heu ! do djelmoça 380 Do djelmpça si taroça, Me i u dhimët gurit e drunit, Jo se mâ nanavet t’ veta, Qi i ki’ n rritë me gjak të zemers. Ah medet per Nesh Jovanin ! 385 Ah’ kukú per Nikë Stjepanin ! Mjera nânë per Gjokë Serdarin ! Qyqja moter per Llazarin ! Nuse zeza per Todorin, T’ cillit hapë, besa, Krahnorin 390 Me tagan Beci i a ká: Si edhe kryet ky i a ká çá Njatij Gjuros, qi per Shkjá Sho’ in mâ trim kund s’ i a kam pá. Aty, po, n’ at paçariz, 395 Mbet yt – bir, ofshe ! m’ nji driz: E preu Çuli per mjedis ! Eh ! mo’, Zot, mâ keq per né, Qi na rá kjo namë – rrfé: Mos me mûjtë Shqyptarë e Shkjé 400 Me bâ hije bashkë mbi dhé; Por me u vrá e por me u pré, Kudo atà me i qitë neshtrasha. Por ç’ kan malet qi po ushtojn ? Por ç’ kan prrojet qi gjimojn ? 405 Shka vrân vetllat Mark Milani ? Thonë ká msy Rrushman Hasani ! Njeky Rrushi ‘i shpatë e gjallë, Dredhun shallin rreth per ballë Vjerrë martinen per nen krah, 410 Kthelltë kuburet rrasë n’ sylah, Edhe priçet mbathë per kâmë Per mnderë tue kercnue me dhâmë, Tue lurue, tue turfullue Si kulshedra neper kneta, 415 Ká lshue turrin mbi do çeta Mbi do çeta t’ Malit t’ Zi, Thue se gjallë do me i perpi. Lum per ty, o ti Zot i lum ! Ç’ i ka vû ktij buza shkrum, 420 Ç’ i ka hypë vneri nder sy Kur mbi Shkjé trimi ka msy. S’ po e ndalë gúr, nuk po e ndalë shkrep, Po i kcen prrockat kep më kep, Po i pret gjinden per gazep; 425 Edhe trimi n’ gjak âsht lá. Idhtë me Shkjé tuj u perlá, Kê tue pré, kê krés tue çá: Qi me sy ti t’ a kish’ pá, Besa, ‘or probe, t’ kisht’ hi mndera. 430 Ç’ t’ u perpushen Shkjét m’ at hera, Edhe m’ shpinë atij ç’ jânë lshue, Me tagana n’ dorë shterngue; Por jo kush atij m’ i u afrue E m’ tagan me sjellë per s’ ngiatit: 435 Pse, ka ‘ i epte Rrushi shtatit, Me nji hije malukatit, Friget Shkjét u derdhshin shpatit: Si ato dejkat, qi lshue m’ shpinë Ndonjâj orrli – gjeraçinë, 440 Para e mrapa n’ ajr tue lvitë, Plym shkojn shpendin tuj e nzitë, Por kurr teper, jo, m’ i u avitë; E kur ky t’ a msyj ndonjânen, Ato t’ gjitha mârrin ânen 445 Edhe derdhen nper ajri, Si ajo hjedha lshue flauri. Proh, ti o Zot ! Rrushi ç’ po hidhet, Se ç’ po hidhet, ç’ po permlidhet, Se edhe toka fort po dridhet, 450 Kah po lshon turrin mbi shkjé, Kah po i hjedhë krenat nper dhé, Si t’ ki’ n kênë kokrra bastanit, Tue i plasë zêmren Mark Milanit. Mark Milani, pika e djalit, 455 Ndêjë kundruell m’ at vetull malit, Kur ká pá se djelm nanash Shyt po i jitshin m’ at log Zanash Ká qitë t’ madhe e ká bertitë: A thue nana ‘i djalë ka rritë 460 Ká rritë nana ‘i djalë si motit, Xheverxhil e flakë agzotit, Qi me u lshue nji herë m’ tagan M’ at kulsheder, qi aq zalldan Po m’ u nep ushtarve t’ mjerë, 465 Kê tue pré, kê prap tue therë: Tue m’ i bâ kortarë per krraba ! Pasha armët, qi m’ i la baba, Paçë me i vû nishan në ballë Paçê me e bâ krushk e kumarë 470 Dý kubure paçë i falë: Dý kubure shkri në Shkoder, Larg me i vrá ato koder m’ koder Mos m’ i a pasë kurrkund zdragushës Armë të ngrita dore s’ Tushës 475 Dymdhetë qese me u bâ pari: Krejt Kandakut t’ lame n” ari. Mark Milani kshtû ka thânë. E ka ndie nji Rahovnjanë: Qaj Mil Spasi, trim si Zânë, 480 E ká ndie, edhé fulikare N’ p’ r ato rrege e n’ p’ r ato qare T’ ka marrë hov, si aj derri i eger, Qi m’ kê t’ hasë veç t’ a bân fleger E t’ a shkyen, po, me do dhâmë, 485 Kuk turinit ngerthye ‘i pllâmë. Fort âsht dridhë toka nen kâmë, Fort flakue i ká n’ dorë tagani Kah ka msy drejt kah Rrushmani. Se ç’ âsht gzue qaj Mark Milani, 490 Se ç’ âsht hjedhë qaj Dash Galani: Dash Galani se ç’ âsht hjedhë Se edhe shkallmen ç’ e ka dredhë, Fill tye msy kah Mili i Spasit Si ajo ulkoja krés s’ Bishkasit; 495 Si kurr turrin t’ mos kisht’ lshue ! Shkjau pse atê t’ a ká shkurtue, Kryet per toké t’ i a ká rrokllue, Edhe nusen t’ i a la shkret, Me bâ vaj, me bâ medet, 500 Si ato qyqet në shkorret: Kisht’ kênë Shkjau ‘i drangue i ri, M’ sisë t’ kulsheders llâ kerthi ! Jo, po Shkjau drangue kisht’ kânë Ke pa krye âsht gjindt tu ‘i lânë 505 E tue i lshue dekun m’ bushnjesh Sa kush para po i del n’ ndesh. Edhe trimi dert s’ po ká Pse n’ gjak gjinden âsht tue i lá, Zêmra nanash pse âsht tue thá: 510 atij giatë veç se âsht tue i shkue M’ at Rrushmanin pa tokue: Pa tokue m’ Rrushman Hasanin Per t’ a dá me tê mejdanin, Per t’ a vû më ballë nishanin. 515 Per t’ i njitë kuburet n’ brez, Qi atij Marku burrë kermez Folë i a ká me besë e fé, Po mujt kryet Rrushit m’ i a pré. Kur, qe dyndet qaj Kolë Cuja 520 Lshue mustaqet si dý duja Edhe vrap, porsi langoni, Neper záll e gur t’ nji prroni M’ shpinë Mil Spasit zhgjatë ká lshue, Per t’ a pré, per t’ a shkurtue, 525 Shokët e vet aj per t’ pague, Si prej Zotit s’ kisht’ kênë shkrue; Persè Shkjau tek e ká pá, Ashtû vrap prronit tue ngá, Nji carâ n’ dorë ká perlá 530 E tue ulrue si bishë Parûnit, Me tê i metka shi kupës s’ giûnit: Pak gjâ ashtin pá i a thye. Briti Kola sa pat n’ krye. Edhe âsht purë e rá per tokë, 535 Me t’ dý duert giûnin ká rrokë, Tue gjimue, tue kqyrë per shokë: Pse mâ ngusht vedin mbi dhé S’ e kisht njoftë se kishte lé: Kurr s’ kisht’ rá n’ nji asi zalldani. 540 E ka ndie Rrushman Hasani, E ká ndie edhé njoftë në zâ. Atý n’ ndihmë trimi i ká rrâ, Vrap e vrap si katallâ: Hidhen gurt, po, tue vringllue, 545 Mbi Shkjá turrin kah ká lshue. Si ‘i larosh, qi, hekrash pshtue, Kerleshë qymen shpinës per mnderë, Zhgjetë t’u lshohet qêjve tjerë, Me ta haju edhe perlaju, 550 Dboju shtekut e hendekut, Tuj ungruem e tue cingruem, Hikni qêjt nper prroska e lamë, Shtangue bishtin héll nder kamë: Njekshtû Shkjét n’ p’ r at log mejdanit 555 Hikin podit, derdhen planit Para ushtimës s’ Rrushman Hasanit, Qi po lshote m’ Mil’ n e Spasit, Si kulshedra Lqênit t’ Shasit, Si ajo rrfeja e krés s’ Bishkasit. 560 Fort âsht trandë qaj Mili i Spasit, Kah Rrushmanin shef tuj ardhë, se edhe buza atij ç’ i â zbardhë: Por se shmangë nuk e ká kamen. M’ njanen i shpervjelë dollamen, 565 Atý trimi ká ngujue, Me tagan në dorë shterngue: Si njaj derr, qi poshtë – perpjetë T’ a kenë ndjekë langojt e letë Shpat më shpat, zabel m’ zabel. 570 Edhe t’ shofë se shtek s’ i del, Me pshtue sish, me u strukë në breshtë, Kund m’ ndo’ i lak, kund m’ ndonji kreshtë Synin gjak, turi’ n n’ ajri, Tue turfllue me shum mëni, 575 Zên aj vend e rrin e pret, Qi t’ i hudhen hasemt nget, Per me ta, mandej me u rrue Fyt – a – fyt, me u laskarue, E me mbetë a se me pshtue. 580 Kur ja behë, qe. Bec Patani, Ballin gjanë si fushë mejdani, Vetllat zi si penda e korbit, Sýnin zjarm si flakë agzotit, Si ajo rrfeja neper rê: 585 Dridhë mustakun kacadrê, Shtatit ardhë porsi harbija, Gishtat drejt porsi namlija, Veshë e mathë, edhe shterngue, Trim i çartun lé drangue, 590 Me kulshedra aj me luftue: Mik me t’ huej e vllá me shokë, Nuk i bite, fjalë më tokë Si hynér qi e kisht’ falë Zoti: Burrë si burrat qi ishin motit: 595 Njimend nip i Gjergj Kastriotit. Ky pá paska Mil’ n e Spasit, Ke flakue ka njatij rrashit Edhe rrâ ká nder malcorë, Me tagan shterngue në dorë, 600 Sikur merr pjalmi me borë; E ká pá por njoftë s’ e ká, Veç se Shkjá si ç’ do nji Shkjá, M’ tê edhe trimi ká marrë turr Shtek më shtek e curr më curr, 605 D’r qi ardhë ká e dalë n’ at záll, Ku njaj Mili shpatë e gjallë, Idhtë në dorë shterngue taganin, Per me u ndeshë m’ Rrushman Hasanin: Por si pitas, ftyret zbé… 610 Ballë per ballë me tê me u pré. Tek e shef Beci atê e njef, Edhe turrin vjen tue e ndalë. Ki’ n pasë kênë miq e kumarë, Gjakun bashkë edhe ki’ n pí 615 Do vjet para në Mal t’ Zi, Kur njaj beci n’ shpi i pat shkue Bashkë me Çulin per me i pshtue Duhis s’ Mbretit, qi u kisht’ lshue Pare t’ madhe m’ shpinë, me i zânë 620 Gjallë a dekë, laik u dhânë, Per njat t’ ngratin mor’ Bymbash, Qi kta e lshuekan laradash Atjè n’ Lesh, e e bâkan dekun. Çuli e Beci, shkrel prej Bzhetet, 625 Ki’ n pasë kênë dy hasem t’ Mbretit, Qi kurr dá s’ i a ki’ n gazepin: Herë the xhaden, herë pre telin. Gjuej zaptit, nizamin vraja. Nis degame kot se i’ n gjallë 630 Me spahi e me myltazima: Hashari, djelm kapisuza, Kahdo shkojshin, kahdo vijshin Dy gur njite kund nuk i lijshin. Prandej Mbreti dhânë kisht’ êmer, 635 Gjallë a dekë, të dy me i zânun. Edhe n’ Shkoder Vali Pasha Çon e thrret njat Ali Qorrin, Njat Bymbashin e Dauletit; E ngerthye vetllat m’ shtek t’ ballit, 640 Kshtû nisë idhtë aj me i ligjrue: Pa ndigjo Bymbash i Mbretit: Nji turk dini ti mos kjosh, Ramazanin e njinosh, Kurr bajramin mos e gzofsh 645 E haram t’ kjoftë buka e Mbretit, N’ kje se ti dér neser mbrama, Si t’ fillojë dielli me marrë, Gjallë a dekë ktû n’ hyqamet Nuk m’ i bjen t’ bijt e Patanit, 650 Qi aq zalldan halis po i apin M’ tyrbe t’ Lezhës e m’ Kalá t’Shkoders. Ali Qorri m’ kambë âsht çue, Mirë âsht veshë, mirë âsht shterngue, Mirë dorin e ká shilue, 655 Edhe m’ shpinë a’ i ká këcye: Fill per lesh rrugen ká msý: Ká msý rrugen me t’ mdhej hapa, Me treqind sejmen permbrapa. Kur kan rá atje kah xhamija 660 T’ fortë idhnim ká kapë Alija, Se fort hjedhë âsht shah dorija: Shkrepë kalldramizjarm e shkendija: Çudë po bân qaj Kajmekami. Para e mbrapa i shkon nizami: 665 Çudë po bân, me pvetë ká çue: Ti, Bymbash, kah don me shkue? M’ at ânë t’ Drinit, n’ kjoftë gjikue M’ at ânë t’ Drinit m’ trap të Lezhes. Fort po i bin ushtarët trompetës: 670 Ká mârrë gjamë Kodra e Marlekës: Se ç’ ká ushtue ajo rrânxë e malit. Thue, âsht dyndë deti prej tallazit. Nisë janë topat prej Tivarit, Per me u rá bijve t’ Patanit. 675 Nana e Bacit del në derë, T’ dyja shplakët tue rrahë p’ r ‘i herë, Ká lutë Zot e Shêjt Shna Ndue: Dilni, bre, se jem t’ rrethue ! Kur kan dalë t’ bijt e Patanit. 680 Si dy ari prej bigës s’ njaj planit, Se ç’ i a njiten Ali Qorrit Me dý plume m’ drrasë t’ krahnorit, Tue e hjedhë shakull n’ mes t’ oborrit: E nper flakë t’ pushkve t’ taborrit: 685 Kan marrë shpatin tue flutrue, Dér n’ vá Bèlaj qi kan shkue, Kû atá Buenen kan kalue, Edhe dalë kan n’ Mal të Zi. Fill Mil Spasi vojtë kan n’ shpi. 690 Edhè Mili pritë i ká, Bukë e krypë me ta tue dá, Porsi pasë t’ i kishte vllá. Burrit t’ mirë kurr nuk i âsht ndalë Pushka, sofra, e fjala fjalë. 695 A m’ rrêjn sýt a jé ti, probe, Milo Spasi ?… se un qi, tobe, Nuk kam mûjtë kurr m’ e mendue Se ktû m’ tý kam me u tokue: Nsá po grihemi n’ mjet vetit, 700 Si ato bishat e shkorretit: Bec Patani po pëvetë. Jo, po, Milo Spasi veté Jam, lum Beci, probatimi Po ja kthen; n’ mill edhé trimi 705 Qet taganin m’ gjak perlye. I â avitë Beci e t’ dy krye m’ krye Janë falë trimat. Po si jé ? Si t’ ká shkue moti n’ at dhé ? Si i ké robt e gjân e gjallë ? 710 Po e pëvetë Beci me mâll. Gjallë me frýmë e sa me thâné, Fjalen Mili at herë ká zânë, Ngerthye shllungé do vetlla t’ trasha. Veç sa mirë m’ qiti neshtrasha 715 Me t’ hasë sot, qi tash kahmot Kam dishrue, manà, me t’ pá, Si me t’ pasë treqind herë vllá ! Thue, me pá tý a t’ ka tokue Si ‘i balosh, hekrash shlirue, 720 M’ nieri t’ huej lshon si i terbue, Thue po e bân kortarë – kortarë, Kur t’ a shofë vetun tue ardhë: Ndersa, kur ktij t’ i dalë para Zoti i shpis —- miku a kumara —- 725 Per me i pri m’ e çue te shpija, Baloshit i shuehet mnija: Edhe turrin aj tue ndalë, Lehtas bishtin tue e luhatë T’ huej’ t i avitet dalkadalë, 730 E, si ‘i herë t’ a ketë njuhatë, Trok m’ trok para vetë i prin, Si t’ isht’ klysh ase kalinë; Njekshtû, po, Rrushman Hasani Kur ká pá se Bec Patani 735 Me at Mil Spasin faqe m’ faqe N’ mndyrë t’ kanûs s’ Maleve âsht falë, Turrin trimi atý e ká ndalë: E lavjerrë ato mustaqe Toje toje e laqe laqe 740 Toje toje dér m’ sylah, Huten vjerrun per nen krah, Llanës per s’ t’ gjatit tue i shkue gjaku Sýnin zjarm, po, sa taraku, Taganin ká qitë në mill, 745 Edhe trimi ká shkue fill Kah Mil Spasi e doren shtri, A jé burrë ? si në habi I thotë Milit —- T’ paçim, burrë ! A po mahe ? si t’ u ngurrë 750 I a pret shkjau e pijtas ngeci Se ti, Rrusho, po zên Beci, Njeky â ‘i probatim i êmi, Milo Spasi, qi n’ Rahovë Marë i hecë pushka e kuvendi, 755 Edhe vrá ká turq manova: Si me gjujtë poça a katrova: Jo qi atje në Mal të Zi, Shka â Shqyptár e kryqali, T’ a ká ndihmë e krah të djathtë, 760 N’ bukë e n’ krypë, e n’ besë të burravet. Se un e Çuli, kur në lesh Patem vrá njat Ali Qorrin E i pá’ m rá Mbretit hasi, Fill kem’ dalë e vojtë n’ Mal t’ Zi, 765 E per mik kti i kemi shkue Tri vjet rresht n’ shpi i kemi ndêjë: Bukë e mish, rakij e vênë. Shka ká thanë Rrushman Hasani ? Maná, prá, ti ‘or Bec Patani. 770 Mik të mirë na paske zânë: Se edhé ashtû âsht si jé tue thânë. Q’ se trimi aq kthelltë kênka shtý Idhtë taganat tue shkelzye: Gjylja e plumja rrih pa prâ. 775 Sa per kaq s’ do me thânë gjâ. Milo Spasi po ja kthen Per t’ giatë t’ lumit poshtë rrmen Edhe kunglli: pse kurrneni I a nep t’ shtýmen: veç se rendi 780 Atí i vjen, besa, dikúr, Per ndo ‘i rrâjçë me u thye, a m’ ndo ‘i gúr. Atý at herë shqekut t’ xhurdinit Merr e zier Rrushi kutin. Ka ‘i duhan edhe e kan pshtjellë; 785 E, ndersa Beci po shkrepte, M’ gúr m’ unuer. Rrushi po i thotë Mil Spasit: Ka Zoti ‘i djalë Nja tri vjetsh, qi atje te shpija Asht kah m’ rritet. N’ kje se i lumi 790 Ká premtue, qi shndosh me krye T’ skapullohna kso potere, M’ a don hatri, qi ti m’ shkrel T’ vijsh e djalit t’ m’i a mârrsh flokët: Po kam qéf me t’ bâ kumarë. 795 Per ket besë edh’ un t’ kam ardhë, Po i pergjegjë i rahovnjani; Edhe zier revolen brezit: Nji revole Karadakut, Me pêsë numra qi mâ e fortë 800 S’ bâhet pushka: e falë Rrushmanit I a ep, me namli prej vedit, Rrushi at herë nji pip argjant Ati i fali: pip telishit, Me ‘i çilibar m’ tê sa i voe, 805 Hollë punue në trajtë t’ nji gjarpni Leqe – leqe, prej t’ permendunit Kujunxhi, Tuke Jakova : Pêsqind grosh tanë pare n’ dorë. Mandej Becit merr e i thotë: 810 Ndigiò, Beco : prij tash mikut Edhe tej llogoresh s’ ona Qite shndosh. Hajdeni: udha e marë ! Edhe u dán prej shoqisho’ it: Beci e Mili drejt Sutjeskës 815 Merr Rrushmani lakut t’ bjeshkës Synin zjarm si zharri i eshkës. Zot, ç’ piskati njatij malit ? Rrustem Ika, djalë i djalit. Rrustem Uka n’ Qafë – Hardhi, 820 Me nja treqind djelm bari, Ká zânë pritat Malit t’ Zi, Mos m’ e lânë me dalë n’ Guci. Kur, qe, atý po i shkueka zâni Se n’ Sutjeskë po bâhej nâmi, 825 Tue rrahë topi edhe havani, Ka’e rrethueka Mark Milani, Me taborre t’ Karadakut: Rrjedhë der m’ giû aj shkulmi i gjakut ! Rrustem Uka m’ kâmb”ë âsht çue, 830 Der m’ Sutjeskë ká fluturue, Me treqind sokola malit, Pak gjâ dielli pa prendue. Kur ka dalë m’ at vetull malit, Ká britë t’ madhe Rrustem Uka, 835 Sa qi ushtuen male edhe suka: Ngul, Malci, bre, se t’ a rrina, Me treqind e sa martina ! Edhe trimat n’ luftë janë hjedhë, Porsi breshni mbi vêshtnajë, 840 N’ dorë taganit idhtë tue dredhë Hutat n’ dorë t’ u ndêjë tymtajë. Se fort lamsh trimat janë pshtjellë ! Se shum krenat dheut janë mjellë ! Shum perplasë janë gjindja rrahit, 845 Kush cur veshit, kush cung krahit ! Gjaku rrkajë ç’ po rrmen giatë podit ! Ç’ t’ i zên sýt tymi barotit, Si veç falë i kjoshna Zotit ! E t’ u dha gjâma e ulurima, 850 Vrrima, brima e bulurima, Kah janë ndeshë trimat me trima; T’ bumbulluen top e havana, T’ shunglluen huta e shejshana: Thue po shâmej Haramija, 855 Vizitori e Metohija. Veç desht Zoti e prendoi dielli, E u shkref lufta atý nji filli, U dán çetat palë e palë, Edhe hâna nisë me dalë. 860 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Ndermjetsia Amanet, o mori hânë, Ti qi e vjeter ke qillue E m’ i vjen tokës rreth e okolle, Kah t’ u endë shkon rrés s’ hyjzueme: T’ cillen gisht i Perendis 5 T’ a ravisi kupës s’ Empirit, Kur me rreze ballin t’ ndriti: Amanet. a din me m’ thane, Se a t’ ká rá ndo’ i herë me pá Kund mbi shekull njeksi kobi 10 Qi po t’ bjen me pá tý sande M’ at të mjeren moj Sutjeskë? Shpat, rudinë në gjak blirue Rrah per tokë gjindja trinue Njâni mbetë. tjetri varrue, 15 Dikush shyt, dikush cungue, Ky tue hjekë, aj tue rektue, Mbi tokë t’ zezë shtatin pushue E asnji gúr, jo, per nen krye: Garravâxh. mrrudhë kambë e krye: 20 Kush currue, kush mbetë pá krye: Kush permys, a praptë mbi shpinë, Rri e perplasu nper ledinë: Perplas kambë e perplas duer Kukzò shtatin per terthuer: 25 Si njaj kau i mbajtun n’grazhd, Kur t’ i mrrije thika n’ asht. Qi terhiqet e perpiqet Edhé ep per t’ madh gazep Kah vjen shpirti per me dalë ! 30 Tý, o Zot. të kjoshim falë: Hokubèt me sý me u pá ! Ktû nji i Vûthaj në gjak lá, Dekun purë, palmuç m’ nji shkjá Me nji vesh t’ curruem nder dhâmë: 35 Mâ pertej nji shkjá m’ dollâmë, Nji i Njegushas, djalë i ri, Me ‘i Plavnjanë, musteqezi, Randë shosho’ in varrue per dekë Tue dhânë shpiert e ashtû tue hjekë 40 Shkelveshë ftyre, hundësh cungue Çurril gjaku rrkajë tue u shkue M’ dhâmë dermishen si dy derra, Si dý shlliga neper ferra, Tuj u shkarrafendë mbi dhé: 45 N’ mni t’ shoshoqit ke atá lé, Po, edhe at herë, kúr Deka e tmershme Ka’ i dermon âsht n’ jetë t’ perhershme, Nuk u bâhet shpírt me dhânë Njâni tjetrit pa i a zânë 50 Frýmen njak, e dekë m’ e lânë. Shum e nana, ah ! ká me kjá, Shum e motra ká me u thá Me u thá motra per vëllá, Edhe nusja veshë në zí 55 Si n’ Shqypni si n’ Mal të Zi; Pse s’ e ké n’ at fushë mejdani Nji kaçubë, nji kep carani, Permbas t’ cillit mos t’ gjimojë Ndo’ i i varruem, a mos t’ eshtojë, 60 Shtangue cangull, trup i dekun: Se edhe as kamben ti me thekun S’ mundesh shpatit prej morije T’ gjindes s’ mbetne, e qi mâ hije Nuk do t’ bâjn, jo, permbi dhé. 65 Lumuç per tokë Shqyptarë e Shkjé, Shtrêmtë shosho’ in per t’ gjallë shikjue N’ at log Deka ká vllaznue: Ke, herrë krenash, keq shemtue, Trupent shyt rán krah per krah 70 Si stá cûjt e zez në rrah Ndersa krenat, nper lugina, Rrokullisun nder rudina, Po u rrin grumull mbi ledina, Si ato rosat neper glina: 75 Se edhe podit, nder plakrrica, T’ janë perzi ksula e kapica, T’ janë kryqzue huta e novica Mjellë âsht qarrja me tagana, Me calina e me shejshana: 80 Ktû ‘i sylah, atje ‘ i harabi Kndej nji strugë, ende’ i xhurdi: Gjalma, opanga, edhè caruqe, Strajca buke, zhaba, duqe: E me poça, e me matare, 85 E me faje e zanamare, T’ mbetne shkret neper bunjet: Me bujrija e lodertija, E me topa hûmë nder gropa: Dyndu tymi rê e njegull: 90 Shemu trá, cungàl e tjegull: Edhè muret t’ u rrenue, Edhè ulkoja tuj ulrue Tuj ulrue e tuj ungrue Mbi të mjeren moj Sutjeskë, 95 Qi t’ âsht bâ sod zhiri e eshkë: Me i u dhimtë minit në múr, Me i u dhimtë gjarpnit nen gúr ! Pater Gjoni, Zot ! ç’ u bá ? Fill te Pasha po kisht’ rrâ, 100 Edhè i thânka marë e marë, Tue e ndie Krén e Bajraktarë: Si, mo’ Zot ! mâ keq per né, Qi na me’ n t’ dekunt mbi dhé Krye per krye Shqyptarë e Shkjé 105 Me ngranë m’ ta shqarth e shkrabé, Me ngrânë m’ ta sorrë e falkue; Qi edhè ndihen tue gjimue Të varruemët per tokë dermue Kush shitue, kush keq cungue, 110 Zêmra gjak, po, me t’ pikue Pa mûjtë kush nji ndihmë me u a çue: Ke perbáll sogjet vendue Nuk lânë vizen me kalue. Se ata, burra, nuk janë cuba, 115 Qi kan mbetun nper kaçuba, Krye per krye me skraptha e shlliga Tue kerkue per punë të liga Per hajni e per dhuni; Por janë trimat, qi burrnisht, 120 Kambë per kambë e gisht per gisht Me shokë t’ vet në luftë kan rrâ, Kush si bishë, kush si luâ. E m’ kto rrege e nder kto hije, Pa u friguem, jeten bânë flije, 125 Per mbas urdhnit, qi kan pasë. Prá kurrkund, besa, s’ ká giasë, Edhe âsht faj, po, para Zotit E kori perpara robit, Me i lânë t’dekunt permbi dhé 130 N’ dashtë Shqyptarë, n’ dashtë të jenë shkjé; Si edhè n’ hall t’ varruemët me i lânë, Pa u lidhë varrët e ndihmë pa u dhânë. Prandej vetë kam bâ pleqni Po u duk juve se âsht urtí 135 E Shqyptarve u a bán shani Fill me shkue un te Mark Milani E nji besë me tê me vû: Qi dér neser, me ferfllue, Hylli i Dritës mos t’ ketë fillue, 140 Shka â Shqyptar e shkaf â Shkjá Mos me u ngucë, as mos me u ngá; Por me rmue t’ dekunt nder vorre, Por me bartë t’ shituemët n’ llogore Në llogore t’ vet se i cilli. 145 At herë Pasha kuvend çili: Besa, Uratë, fort mirë po thue; Pse per t’ dekun e t’ varrue, Gjindja motit besë kan vû Kurdoherë, si ktu, si njeti. 150 Prandej merr kê t’ duesh me veti: Krye, Vojvodë a Bajraktár, Gjithsi t’ vijë puna mâ marë: Edhè shko te Mark Milani E t’ na thuejsh, se, n’ kje qi e bâni 155 Vetë kabúll, qi t’ mêjë zijani E t’ shuej pushka dèr n’ sabah, Me dalë gjindja neper rrah Pa pushkë n’ dorë, pa thikë n’ sylah, Si kanû në luftë ká mbetun, 160 Per me bartë t’ dekun e t’ mbetun, Na jem’ gati me vû besë Dér me dritë, pa asnji ngatrresë. Pater Gjoni, njeshë m’ litár: S’ marr Vojvodë, as Bajraktár; 165 Por shkoj vetun me rrogtár E me t’ Lumin, kjoftë levdue ! Qi kurr doret nuk m’ ká lshue. Pse edhe hije per mue ká, Nder dy hasem n’ mjet me rá, 170 Pushkë e fjalë un per me dá: Prandej s’ mundet kush me shá Se po lypi ndermjetsi Prej Shqypnis e Malit t’ Zi, Dér qi drita t’ nisë me gdhî. 175 Edhé Frati m’ kambë âsht çue, Mbathat kambve ká shterngue: Ká shterngue ijen m’ konop E ‘i rubë t’ bardh lidhun mbi shkop Me rrogtár të ri mbas vetit, 180 Ká mârrë rrugen poshtë shkorretit, Per me u pjekun m’ Mark Milanin. Kur ká mrrijtë n’ log t’ Malazezvet, Ká bâ zâ sogjes per s’ largu: Pa ndigiò moj Cernagore, 185 Qi per trim e deileki Larg t’ ká vojtë tý nami e zâni, A thue bân ti mue me m’ pri Edhe shndosh me m’ çue ktij logu Dér te posti i Mark Milanit: 190 Se mue ktû më kan dergue Komandarët e ushtris shqyptare, Per nji fjalë të madhe fort Me i a thânë un Mark Milanit. Hiqi armët, per n’ kjoftë se i ké, 195 Edhè fill mbas mejet eja. Se ktû lajmin kush s’ e vret Kush s’ e vret, as kush s’ e nget: S’ jemi turq, por Cernagore ! Se kem’ besë e kemi ndore: 200 I a kthen sogja malazeze Disi vrashtë, e i prini logut. Kur kan mrrijtë te Mark Milani, Marku mirë Fratin e priti; I dha doren, mrendë e qiti 205 Në shatorre, e i prûni kafe, Edhè çili me tê llafe, Tue e pëvetë me shum njerzi: Se a isht’ shqyptár a Frat lti, se kah vite, se kah shkote, 210 Ç’ zihariq te aj e çote. I u gjegj Frati marë e marë: S’ jam lti, por jam Shqyptár, Edhè jam nji rregulltár Kallugjer, si ju na thoni 215 Emnit m’ quejn mue: Pater Gjoni, Mârrë gjithmonë veç me pûnë feje; E ktû dalë kam para teje, Per me t’ lypë n’ êmen t’ njerzis Edhè n’ êmen t’ Perendís 220 Nji të madhe nderë bujare. Rrege, stome, brija e çajre Plum me t’ dekun janë e t’ mbetun, E as s’ po mundet kush me u gjetun, Qi me rmue t’ dekunt nder vorre, 225 Qi me bartë t’ shituemët n’ llogore, Ke perbáll sogjet vendue S’ po lân vizen me kalue: Edhè kshtû Shqyptarë e Shkjé Kan mbetë, ofsh ! permbi dhé, 230 Me ngarnë m’ ta shqarth e shkrebé Orrla, shqype e kaçubeta. A thue bân, pra, t’ u ngiatët jeta, Me Shqyptarë me vû nji besë, Besë si motit: pa ngatrresë, 235 Qi dér neser, pa fillue Hylli i Dritës me vezullue, shka â Shqyptár e shkaf â shkjá Mos me u ngucë, as mos me u ngá: Por me dalë gjindja nper rrah, 240 Pa pushkë n’ dorë, pa thikë n’ sylah, Si kanû gjithkund ka mbetun, Per me bartë t’ dekun e t’ mbetun: N’ vorr të dekunt tue konisë, Të varruemët prap tue mengjisë, 245 Tue i forcue me shûjtë e bare. Kjo Parija e ushtris shqyptare, M’ a ká dhânun fjalen mue, Se ket besë gadi âsht m’ e vû, Dér me neser tuj ague. 250 Pade ti, tash, shka po m’ thue. T’ ndihmoftë Zoti, ‘or i bekue Qi ksajë punë i a paske hi, I a kthen Marku me njerzi. Edhé mue më ké n’ ket besé, 255 Pa ndo ‘i zhibel, pa ngatrresë. Veç se ‘i gjâ deshta me t’ pvetë, N’kjoftë se hatri s’ ka me t’ mbetë: Si kjo punë mundet me kênë, Qi, ti i kshtênë e na t’ krishtênë, 260 Me kryq n’ dorë e me kryq n’ ballë, Turkut n’ ndihmë ti me na i dalë ? A mâ mirë ju rob nen turk, Qi ká kênë gjithmonë terfurk Me u rá shpinës e me u llomitë, 265 Mandej gjân jue me u grabitë: A po ortakë me u bâ me né, Tue rujtë doke, giûhë e Fé, E tue njoftë per Gospodár Knjaz Nikollen, trim bujár, 270 Dér dikû edhè ky Shqyptár ? I a kthen Frati marë e marë Si ká hije p’ r ‘i Meshtár T’ u ngiatët jeta, Komandár ! Se kurrkund, besa, s’ âsht ngaja, 275 Me hi tash nder kso fjalësh t’ mdhaja: Pse ka shkue bukur do natë, E nper shpat t’ varruemët e ngratë Janë tue u thá, ndoshta, per ujë; Por at fjalë mue mos m’ a thuej, 280 Mos m’ a thuej as mue as kurrkuej, Se un me turk kam dalë n’ ushtri, Per t’ luftuem me Mal të Zi; Se s’ âsht gjâ, besa, ajo fjalë. Un, zotni, n’ ushtri kam dalë, 285 Jo me turq, por me Shqyptarë, Turq a t’ kshtenë, si janë gjith marë. Pse, si t’ kshtênë, si muhamedan, Shqypnin s’ bashkut t’ gjith e kan; E prandej t’ gjith do t’ qindrojm, 290 Do t’ qindrojm e do t’ luftojm, Do t’ bâhna kortarë – kortarë Priften, Freten, Hoxhallarë Per Shqypni. jo, po; as ti vetë S’ ké dyndë top e bajonetë, 295 Per të zjerrun turqit dinit; Por per t’ shtruem Shqypnin e shkretë Pak me thânë dér m’valë të Drinit. Sa per kshtû t’ ngiatët Zoti jeten ! Edhè un Frati, tham t’ verteten, Bashkë me turq bâj flije vehten: 300 Varem n’ krrabë, lidhem n’ vargoj, E Shqypnin un nuk e lshoj: Nuk e lshoj, as shum, as pak, Per pa t’ bâ tý, Karadak, 305 Pllamë per pllamë me e lá me gjak Pale ti: kû thotë Unjilli Qi nji Frat shqyptár, i cilli Të ketë pá, se nji ç’ do Mark Don Shqypnis m’ i a vû giû’ n m’ bark,310 Aj me ngelë si pushkë pa çark: Dordolec n’ mjedis t’ bostanit: Si me thânë, as i taganit, As i zoti i fushës s’ mejdanit; Por dishka si huti m’ shpardh, 315 Si njaj poçi vjerrë mbi gardh, Veç mos t’ thohet se nji Frat Paska ndêjë turkut per ngiat Edhè at herë kur ky me tjerë Pushken n’ dorë, zjarmin në gjí 320 Po luftote per Shqypni Jo, zotni; pak mâ kadalë: Se s’ âsht gjâ, besa, ajo fjalë. Sa per punë qi ti po m’ thue, Knjaz Nikollës na me i u shtrue, 325 Burrë i mirë pse ka qillue, Un nji fjalë diej me t’ kallzue: Me shka m’ dán neshtrasha mue, N’ mos i paça mendt mbi hatull. Mali i Zi e ka ‘i vorr m’ shpatull. 330 Vênu shêj ti fjalve t’ mija: Se do t’ vijë, po, lum zotnija, Koha n’ t’ cillen shqyptarija Zojë m’ vedvedi ká me dalë; Por, m’ fal faj’ n ti per ket fjalë, 335 Mal të Zi mâ s’ ká me pasë: Serbi vllá do t’ a humbasë, Pa kqyrë t’ drejtë, pa kqyrë arsye. Serbin shqype ké mbi krye: Ká per t’ lânë ky ‘i ditë pa sý, 340 Kthelltë në rrashtë, po, tue t’ i grrye. Se kshtû hecte n’ shekull lodra: Ulu male e çoju kodra. Me gjithkta, tha ‘i plak n’ Balkan; Fjala mort, as darsem s’ ban. 345 Kshtû tha Frati, e u nis me shkue, Mark Milani, ‘i trim drangue, Atij doren ká shterngue, Me fjalë t’ mira tue e pershendetë, Si zotni qi isht’ kênë vetë. 350 U dha urdhni nji herë sogjevet, U lshue zâni mandej logjevet, Duelen gjindja at hera podevet, Vorruen t’ dekunt, mbetun stomevet, M’ vigj t’ varruemit barten rrègevet, 355 Shqyptarët t’ vet e Shekjét të vett, Gjith se cilli n’ llogor t’ vet. Pater Gjoni po i vjen shpatit, Me at Nikë Gjonin e Kastratit, N’ nám e n’ zâ ky per mjeki: 360 Lypë e thirrë gjithkund n’ Malci, Frati rrfè e Nika pré: Vojò gjinden Pater Gjoni, Të varrumt sherò nikë Gjoni, Si të kshtênë, si muhamedan: 365 Dlirju varrë, vênju mehlêm, Pa kqyrë fort se kû po i dhêm: Per ngut P6una ndryshe s’ bân. Kështû Frati tue bekue, T’ gjallë e t’ dekun tue ligjue, 370 T’ shituemt Nika tue sherue, Forcë me fjalë gjithkuj tue i dhânë, Ulë â ushtrija bukë me ngrânë Staje – staje e çeta – çeta, T’ gjith rreshtue mbas fisesh t’ veta: 375 N’ krye të vendit Bajraktarët, Mandej Krént, mandej Gjobarët, Me djelmni e me Vogjlí, Mbas kanunit në Malcí Xueren plloskat me rakí. 380 Tue i kaluemun dorë më dorë: Xueren bukë, xueren laknorë, Shpatlla mishi, kurmagjakë, T’ kshtênët mish derri, trashë nji shplakë Hudra, djathë e harmagjikë, 385 Qi nder shtrajca e nder calikë T’ shpis me vedi u ki’ n pasë dhânë, Edhè Z6unë atý me ngrânë, Shoq me shoq tue biseduem Per té vrám e per t’ shituem 390 E per shka n’ at ditë ki’ n pá Kah dermishë ishin me Shkjá, Si atá derrat me harusha, Sa qi dridhë i’ n mali e fusha. Si kan ngranë e si kan pí, 395 Janë çue trimat e kan hî Me ndreqë tabe edhé llogore Atý – ktû neper terthore: Me çilë gropa edhé hendiqe, Me rrxue landë e me zânë shtiqe: 400 Trimat mirë tuj u shterngue Prap n’ e nesert me luftue, Hylli i dritës tue vezullue. Bec Patani, ‘i zog petriti, Njizet shokë, m’ anesh i qití 405 Njizet shokë, hekur me bré, Zânin pushkë, synin rrufé: Mos me u a dalë per vrap shkerbé Edhè u thotë: Na, se kem’ lé Terrnakop s’ kem’ ngulë kurr m’ dhé, 410 As zânë shtiqe, as çilë hendiqe, Ne vû pêmë, ne ki hardhija: Hajrin s’ na ká pá kurr shpija: Veç se vrá me Turk e shkjá, Edhè ndeshë gjithmonë m’ belá, 415 Kahdo shteku na ká rá; Jo po him me çilë llogore Neper kto të gristat rrmore Per me u strukë prej Cernagore: Thue se vojtë Malcis ká hallí 420 Me hi Lekët në dhé per s’ gjalli. Se un nji punë e kam pleqnue: Na ‘izèt vetët, këtu bashkue, Fill me dalë tash në Mal t’ Zi, Me rá plaçkë kund m’ ndo’ i bagtí, 425 Lopë a qé, a dhên a dhí, Shkado kjoftë, edhè ndo ‘i shtrri: Gjithsi t’ vijë në terezí, Se nuk rrnohet me bukë thatë ! Pse edhe n’ pasët lufta per t” ngiatë 430 Jo mâ shum se ‘i dité a dý, Se né ktû mâ kush me sý S’ po na shef, jo ! Pa na msý Malazezt tabe e llogore, Qi po ngrefim nper kto rmore, 435 Me gjith shtiqe edhé hendiqe Po t’ i lshojm me male e suka: Ke né mbrapa s’ na vjen buka, S’ na vjen nozull as tagji, Porsi ushtris së Malit t’ Zí. 440 Malazezt edhè n’ ushtri, Tham, kan dalë të gjith unji, Kshtû qi mbetë veç u kan n’ shpi Pleq e plaka e rropulli. Une vendet edhè i dí, 445 Ke do mot, kam ndêjë n’ Mal t’ Zi Kur paçë rá Mbretit hasi: Ktû edhè ká kush me punue. Per Tynzo’ n, mirë jé kah thue. Prijna, Bec – o, pá u vonue: 450 S’ kem’ pse t’ rrijm mâ ktû harû Zhukë Isufi at hera zû, Sýnin gacë, mustakun hû. Edhè trimat p’ r udhë janë vû. Si lavë ujqish neper Parû. 455 Lanë suka, e lanë kodrina, Ranë nper rrege e nper lugina, Duelen ashten, gjeraçina Kû bân çerdhen neper stina, Njethet breu, ahi e çetina: 460 Kalojn mrizet e Sutjeskeës, Shkapercejn majen e bjeshkës E teposhtë nep’ r ato rrmore Shkojn e bin n’ at Cernagore, Kû kisht’ pasun nji terthore, 465 Nji terthore me ‘i fushore. N’ at fushore nji katund, Isht’ katundi si gjithkund, Shpi e gji e stana. tbana, Pleme, streme vithna, drithna: 470 E kah fundi do livadhe: Mbi livadhe ‘i shpi e madhe, Kullë dy ketnash guri s’ dhenun Dymdhjetë pash giatë ballit endun, Me katue e me hajat: 475 Nen hajat ndertue nji shtrat; Atý flête i zoti i shpis, Rojë e gjindës edhè e bagtis, Para shpis, n’ kallamoqishte, Vathi n’ llajka rrethuem ishte, 480 Treqind berre mbrenda kishte: Treqind gala peshtarake Me njiqind dhi guracake: Tridhetë okësh me ardhë hanori, Qind okë tamel në ditë kjori 485 Qind barrë drithë në vjetë koteci. Fill ket shpi mësye ká Beci Me shokë t’ vet, kur na kan rá Né Mal t’ Zi, edhé kan pá Per kundruell katundin shkjá, 490 Njaj fushorje njeshë per ânë, Hija e malit qi kisht’ zânë. Atý trimat kan zânë vend E t’ kan nisë me bâ kuvend, Shoq me shoq tue biseduem, 495 Si me i rá, si m’ e rrethuem: Kush m’ i u avitë, kush me ndêjë m’ pritë: Cillit shtek me rá me gjâ: Kah me hikë e kah me rrâ, Po u pûna me hikë. 500 Cingaret at herë, kan fikë, E germuq e kamandores, Kush zabelit e kush rrmores, Kacaturrat n’dorë shterngue, Kan nisë vathit me i u afrue, 505 Dalkadalë e me shum droe, Si t’ ki’ n kênë tue shkelë mbi voe, Thue po shkojn hapat tue njehë. Kur, qe, nisin qêjt me lehë, Nji herë t’ vogel, mandej t’ madhe 510 Posht – perpjetë np’ r ato livadhe. Sidomos nji qên larosh N’ derë të vathit lidhë per hû, Kah ndien gjinden tuj u afrue T’ â kerleshë, t’ â krepatue, 515 T’ ká nisë idhshem aj me ungrue, Turr tue marrë e hov tue lshue. Si lshon qêni naten m’ nieri: Herë m’ kambë t’ mbrame ngrifu qiri, Hûnin n’ pezm grise me dhâmë 520 Grisi hekuratnper kâmë: Tash rri e hidhu edhè perhidhu Lsho perpara e bje permbrapa, Ke lidhë qafet fortë me kllapa, Kllapa hekrit n’ farkë punue 525 Nuk ká sosh si me shpëtue, Hasmit m’ shpinë aj per m’ i u lshue. Kqyr shka bâni aj Bec Patani ! Kur avitë âsht vathit t’ berr’ e, Ulë kacuk permbas nji ferre, 530 Me dhâmë ksulen aj ká kapë E tue e mbajtë naltë me grykë hapë, Ndo ‘i vizhvizhe edhè tue ndezë, Nisë laroshit m’ i u ngerdheshë. Tue e pá q6eni, zên e tutet, 535 E si kij mbrendë stelit futet, Kû, strukë m’ ânesh, ndêjë kacuk, Mâ as nuk lehi, as jashté s’ u duk. At herë Beci e qaj Stak Breci Hinë kaleças nen hajat, 540 Kû ken ndie se permbi shtrat, Shtrue ‘i lkurë viçi e mlue me plaf, Fjetë dikush rrin e gerhat: Nji Shkjá plak, i madh sa ‘i trap Shllungë lshue vetllat permbi sý, 545 Me nji hundë si shpuer ngerthye, Qitë zdragushë e allti nen krye Vjerrë fyshekët m’ kaptuell t’ katheders, Si atà dhâmët e lmashketë t’ kulsheders. Dy langoj si lshojn m’ kapruell, 550 Kur t’ a marrë pushka kundruell, Dy currilash tue i shkue gjaku: Kshtû janë lshue Beci edhé staku M’ at të mjerin morè Shkjá. Qi gerhitte pa i a dá 555 E qi as anderr s’ isht’ tue pá, Se shka at herë ishte tue e gjetë. Nji herë Beci, ndersá fjetë Ishte Shkjau, armët i a ká tretë Edhè hjedhë larg n’ nji kaçubë. 560 Zgjohet plaku, don me brité; Por stak Breci me nji rubë Gati i rrin, n’ gojë tue i a qitë, E s’ e lên, jo, me piskatë. At herë lidhë plakut të ngratë 565 I a kan duert me brez mbas shpinës E tue i grahun m’ tundë t’ martinës E vênë para me u çilë vathin: N’ fishkullim atý edhè thrrasin Shokët e vet, e mbasi dashit 570 Hojn kumonen edhè skjapit, Dhên e dhi kan lshue prej rrashit, Dá dý tufësh e drejt Sutjeskës I kan nisun hijes s’ bjeshkës Neper halë e neper ah; 575 Njâni prij e tjetri grah, Rrugë mbi rrugë, e shtek pa shtek: Si ato bishat nper shkorret, Kur t’ i mârrë i ziu ezgjet. Mbas sish shkjau shkote tue u dridhë, 580 Me shtupë n’ gojë e me duer lidhë, Dèr qi kapë ata janë n’ cak Të Shqypnis me Karadak. Kur kan ardhë e dalé n’ Shqypni Edhé berret paten hî 585 Bukur kthelltë permbrenda n’ breshtë Prej kah Shkjau s’ kisht’ pse me u dreshtë, Bec Patani, nji sý – xhixhé, Ká thânë plakut: Halláll, mixhë ! Pse pak sande t’ kem’ tundue, 590 Vathin gjâjet tue t’ shkretnue, Pa na pasë ti gjak as varrë, Ne pré mik, ne erzin marrë, As thye vi, as luejtë kufi, Veç e pse ti Shkjá ké lé, 595 Edhè bân hije mbi dhé, Per shka faj kurrkund nuk ké. Por mos kap mëni me né Pse kjo nderë mund të gjêjë gjithkend: Lpýhen lopët, po thonë, me rend… 600 Veç nji punë, po, mbaj n’ mend: Se mund t’ rrim na me duer m’ i, Sa her knjazi i Malit t’ Zi, Toçë me vênë e me raki E ashtu jerm edhé kllapí 605 Po ngrehë top, po dyndë ushtri Edhè del e bjen n’ Shqypni Jo per t’ mârrun dhên e dhi, Si na mârrë t’ i kemi tý; Por per t’ shtruemun nji Shqypní. 610 Por per t’ qitë Shqyptarët n’ robni: Jo, per Zotin, lavdi Zotit ! Se s’ mund t’ ketë n’ mjet nesh faré godit Dér qi m’ çika na mos’ t’ jesim, E shosho’ it carâ’ n e voters 615 Vendit mos t’ i a kem’ na shkulun, Edhè mbyllë deren me ferrë! Kshtû i ká thânë, e e ká shlirue, Edhé lânë e ká me shkue. N’ ato fjalé qe se ‘i djalosh 620 Del prej shkurrjet me nji kosh Ngarkue m’ shpinë e ‘i spatë vjerrë m’ krah, Pa pushkë n’ doré pa thikë n’ sylah, E pa ksulë, qyqari, m’ krye: Koparanin brrylash shkye, 625 Dy kapakësh n’ parzem shperthye: Plasë shallvar”rt e mârrë m’ nja’ n i T’ pa ilik e t’ pa tehri: Pulpat njeshë tanë gjalma e zhanga, Shtjerré këputa e shtjerrë opanga: 630 Ujë djersitëe krejt llomitë, Gervishtë duer e gervishtë ftyrë: Mos me mujtë të mjerin m’ e kqyrë Zemra n’ bark per pa t’ u lmeké Per shka date se kisht’ hjekë. 635 More! i briten Lekët p’ r’ iheri. Ndore t’ uej! pergjegji i mjeri Brimet t” Lekvet ka’ u trishtue, Hutat m’ parzme q’ i a ki’ n vû. Se ‘i i Mirditas kam qillue, 640 Lé në Mnelë, n’ Bajrak të Spaçit, Ndêjë me shpi n’ anë t’ Kalivaçit, Mark Nkollë Gera êmnit m’ quejn, Zeza e vedit, jo e tje’ rkuej, Kumari me at Bec Patanin, 645 N’ kje se ndie i a keni zânin: Qi Ali Qorrin aj pat vrá, Kur pat dalë ky n’ vá t’ pa vá Me çue Becin lidhë nder pranga, Por qi sod i kndohet kenga 650 Ke at ditë m’ hutë i punoi çarku. Po a thue ti jé, kumarë Marku? Po i thotë Beci, tue i u afrue: Kumarës doren ká shterngue, E ç’ janë falë faqe per faqe, 655 Si âsht zanati nder bajraqe Të Shqypnis. Mande’ e pëveti: Po ç’ t’ ká sjellë këtij shkorreti ? Shka t’ ká hjedhë e prû n’ ket dhé Me sharrue nder ujq e Shkjé ? 660 Veç rreziku, lum kumara ! Persè sod, me kênë e mara, Un me u gjetun në Shqypni M’ okë e m’ copë, e m’ plang e shpi, Kû m’ la Zoti e t’ Parët e mí. 665 Por shka se rreziku i zí M’ çoi me u vrá me do shokë t’ mi, Edhè dola e ràsh n’ Mal t’ Zi, Kû vendue kjeçë me ‘i zotni E kû shkue e paçë do mot… 670 Shkue do mot, eh ! ndihmo, Zot ! Por as teper keq, me thânë… Veç sa mos me mbetë pa ngrânë. Kur, qe, tash, qi lufta u ndezka, Vin e m’ kapin rrezga – bjezga, 675 Edhè m’ vênë per mbas urdis, Per me çue zahire ushtris: Nata e dita mue me m’ shkue, Si po m’ shef, me kosh ngarkue. Miré, po, sende un hikë u kam, 680 Jo pse lodhë e merzitë jam; Edhè mârrë kam gúr e shkam E pershkue jam nper kto rrmore Porsi iriqi neper shkorre, Veç per t’ ardhë e me u diftue. 685 Si Shqyptarë qi kem’ qillue: Se jue Shkjau âsht tue u rrethue: Per mbas beset qi kje vû. Per të dekun e t’ varrue. Mark Milani urdhen ká dhânë 690 Qi me ‘i herë ushtrija e tânë Me u dyndë sande prej Sutjesket; E tue u shtrimun per rrânzë bjeshket, Para dritës me ndjehë n’ Nokshiq, Per me u shti mandej n’ kariq. 695 Prande’, ashtû si m’ duket mue, Duen Thekë kambët edhè shpejtue, Punen Krenve m’ u a diftue; Perse ndryshe, vetë po drue. Se me shkue puna fort vonë 700 Mund t’ sharrojë kjo ushtrija e jonë. Kshtû tha Marku. Me shosho’ in At herë trimat bisedojn, Edhe dájn qi Marku e Beci, Zhukë Isufi e njaj Stakë Breci, 705 T’ lêjshin shokët me plaçkë permbrapa. E t’ u nisshin me t’ mdhej hapa Per Sutjeskë, e ket dredhi T’ Komandarit t’ Malit t’ Zi T’ i a diftojshin me nji herë 710 Ali Pashës e Krenve tjerë. E pse Marku s’ kishte pushkë: E pa pushkë, si n’ mal, si n’ fushë, Sidomos në kohë të luftës, Punë e vshtirë âsht me shkue rrugës, 715 Kshtû i ep staku njat zdragushë Me fyshekë e njat patllake. Qi ‘i herë Shkjaut per nen rradake I a muer Beci edhe u dha krah Por qi Staku n’ ferrë s’ i la: 720 Pse, tue u nisun shokët me berre, Pushkë e allti aj zier prej ferre, Kû ato Beci ‘i herë i treti, Edhe i mêrr t’ dyja me veti: Pushken n’ krah, alltin n’ sylah. 725 Marku at heré hjedhë koshin n’ tokë, Edhe niset me tjerë shokë, Neper bjeshkë, me dalë n’ Sutjeskë. Kur n’ Sutjeské trimat kan mrri Te Ali pasha fill kan hî 730 E i diftojn si Mark Milani Ushtris s’ vet êmer aj bâni, Me u nisë naten per Nokshiq, per me i shti Shqyptarët n’ kariq, Rruga e shtiqe tuj u zânë, 735 Tu’ u a shti rrethin âné e m’ ânë. Ali Pasha m’ kambë âsht çue Krén e t’ Parë aj ká bashkue E t’ kan nisë me kuvendue: Si m’ i a bâ e tek m’ i a bâ, 740 E ne e mbramet edhe kan dá, Per Nokshiq ata me çá; Por tue e lânun nji forcade Treqind vetësh n’ Sutjeskë dér n’ nade, Me Prêlë Tulin, Komandár: 745 Terri i natës, thonë, âsht trathtár ! Kështû punen dau Parija, Edhe naten vija – vija Per Nokshiq u nis ushtrija. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Tringa Tý, o Zot, të kjoshim falë ! Tash, qi zû drita me dalë, Prej Nokshiqit ç’ po veton, Peja e vogel fort gjimon: Mark Milani po lufton. 5 Mark Milani, Mark Milica Po rreh huta edhé ovica Prej Nokshiqit lak e m’ lak, Kah Shqypni e Karadak Prap kan nisë me u lá sod n’ gjak! 10 Se ky Marku, ‘i trim i çartun, Nat’ n ushtrin e paska bartun E na e qitka kah Nokshiqi, Shkurres tue u pershkue si iriqi, Mbasi besa ‘i herë kje vû, 15 Dý ushtrit mos me u trazue, Hylli i dritës per pa vezllue; Edhè e derdhka staje – staje Neper gryka e neper maje, Prej kah masandej mendote, 20 Mbasi afati i besës t’ marote, M’ shpinë m’ i a lshuemun fulikare N’ at Sutjeskë ushtris shqyptare. Ashtû befas: si prej s’ epërit Ndo ‘ i herë orrli i lshohet lepurit, 25 Kur n’ ndo’ i driz t’ a ketë soditë Ndêjë harû; edhè me i qitë Shqyptarët n’ rreth, e si n’ kariq Bercakë edhé krapuliq, Gjallë me dorë Marku me i zânë: 30 Nji me kthye n’ shpi mos me lânë, Qi me u thânë gjindes n’ Shqypni, Se ç’ kob bâni Mali i Zi Mbi Shqyptaré, kur me furi Aj pat msý Plavë e Guci, 35 Mbasi dorë Krajlat e Mbreti I ki’ n dhânë me i shtrue nen veti; Me u a vû kapicen m’ krye, Gjân e mallin me u a rrmye. Se Shqyptarët po i qet n’ dorë gjallë 40 Mark Milani, kurrkund máll Nuk e bâj, besa, ket fjalë: Se me i qitë n’ dorë s’ i ká dalë As vetë Mbreti të Stambollës, Jo po i del sod Knjaz Nikollës, 45 Rreshkë per bukë e bâ sylah, Priçet n’ kambë e strugen m’ krah. Veç ‘i frigë, po, i mjeri e kam, Se ky Marku n’ at rragam Tash po e bân Nokshiqin dam, 50 Kû mbetë tjeterkush nuk ká, Posë ndo’ i cull, do pleq e grá Sa per t’ rujtë shpin e bagtin: Tym per shpi pse marë burrnimi, Mbasi u dha n’ Nokshiq kushtrimi, 55 Se n’ Sutjeskë shkjau kishte dalë, Se Shkjaut vendin i a ki’ falë N’ at Berlin Krajl edhé Mbret: Shka â m’ shtatë vjet e m’ shtatdhetë vjet, Pushken n’ dorë e zjarmin n’ gjí 60 Në Sutjeskë rrâ kan unjí, Zot per t’ dalun ksajé Shqypni, Qi gjithmonë hoq keq e zi, Kah po e kisht’ bota lakmi. Se as ajo ushtrija e jonë, 65 Prej Sutjesket nisë mâ vonë, Se u nis Marku e muer perpjetë, N’ at Nokshiq s’ ká ené prispjetë Qi atý vendit zot me i dalë, Edhè hovin me u a ndalë 70 Çetavet të Mark Milanit, Kur të bâjë me u djergë prej planit Si lavë ujqish nper rribë t’ murranit Jo qi tham un me mend t’ mija. Se edhè atý po t’ ndollte ushtrija 75 E Shqypnis, fort punë e vshtirë Se Nokshiqi pshton pa u plirë, Shpijat djegë e gjâja rrmye, Me nji Mark shqype mbi krye, Qi m’ i ká nja tetë taborre 80 Tetë taborre, rrfé mizore, Derdhë nper mâje e strukë nder shkorre: Njerz të lém, po, me armë në dorë, regjë në diell, cangllue në borë, Të cillt per nen drrasë t’ krahnorit 85 Kan per zêmer ka ‘i gúr vorrit ! Atà veç me vrà, me pré, Me rá plaçkë si ujku n’ Shndré: Me t’ a rrmye, po, dhén nen kâmë: 90 Me t’ lânë hû si hûnin n’ lâmë; Pse edhé i moçmi ‘i fjalë kuvendi: Lufton vendi e jo Kelmendi. Jo, po pra: paska kênë shkrue, Zi Nokshiqi sod me psue: Zi me psue, keq me u shkretnue; 95 Pse sa nisi n’ qiellë me ague Drita e bardhë e besës afati I maroi, se ç’ t’ i ndêj gati Mark milani, mustakgiati, Edhè ushtrin me ‘i zâ lugati 100 N’ at Nokshiq ç’ t’ a ká ndersye, Hovin aj ç’ t’ i a ká shperthye, Per me vrá, po, e per me pré, Per me djegun gúr e dhé: Fill n’ Sutjeskë ata me dalë, 105 Shqyptarët per me i zânun gjallë, Me u hjekë armët, keq me i shnderue, Knjaz Nikollës rob me ja çue: Knjaz Nikollës, po, ke Cetina; E mandej aj vetë nder shkina, 110 M’ sý kapicen petull ndê, Dredhë mustakun kacadrê, Me u levdue, fort me u krenue, Me zânë qiellë e me zânë dhé: Se mâ trim se mue nuk ké, 115 Kah bjen dielli e hâna lé. Si me krisme e me zhaurrimë. Me rropame e bumbullimë Shkputë nji rreshpe vetlla s’ malit Poshtë rrmores shamet zallit: 120 Kshtû ushton gjama dês e planit, Kah ushtrija e Mark Milanit Mbi Nokshiq lshon me furi, Vendit shkaperderdhë flauri: Si atá korbat nper ajri, 125 Kur, tue i pá n’ kullosë nper arë, T’ ketë qitë m’ ta ndo ‘i pushkatár. E sikúr njetà gjutarë, Me shumicë qi dalë per gjaje Krés njaj pylle a njaj ograje, 130 Larg shoshoqit hallakatë E tue krisë e tue hukatë, Zagarët tue ndersye pá dá, Per rreth vendin shkojn tue e lá, Per me trêmë bishat nper pisha, 135 Per me trêmë derrat nper ferra Edhè shokvet, ngujue n’ pritë, Per shêj pushke m’ shtek me u a qitë: Malazezt kshtu krés s’ Nokshiqit, Shpirtin ferrë si lkurë iriqit, 140 Tue vikatë, tue hallakatë, Hinë me djegun tbana e stana, Me djegë shpi e me djegun gji, Me thá vithnat me bakti, Çaklat me plaçkitë nper shpi: 145 Ktû nji ti, atjè ‘i kusi, Kndej nji zhangë, andej nji opangë, Tlyen e djathë, sheka t’ pa rrathë, Kallamoq, grunë e tagjí: Atý – ktû tue vrá ndo ‘i fmí 150 Rát në shtrojë, a ndonji plak, Qi s’ don gjân me lshue pa gjak: Me u vrá don me Karadak, Me ‘i kubure t’ pa kandak, Njanit sý verbue, krejt mbetë ! 155 Dyndet tymi rê perpjetë, N’ flakë e n’ shkendija lkuqë rri shpati, Mnderet m’ kambë me t’ u ngri shtati ! Trêmë baktija mârrin malin, Hikin gjindja mârrin zallin, 160 Ngasin grát neper errmore, Djepat m’ shpinë e fmin per dore: T’ mjerët e vocerr tue lotue, Neper terr tue zânun m’ thue, Ço e rrxo, po, si njato rikat, 165 Kur bâjn hapin me shpejtue ! Randë me çakla ngarkue çikat, T’ giatë çomagen n’ dorë shterngue. Shkojn tue u grahë, qyqet, bagtivet, Qi kan mujtë me u pshtuem urdivet 170 T’ Mark Milanit. Qêjt e stanit Para e mrapa me t’mdhej hapa Shko e eja e gjân avit: Njâ’ n avit, tjetren turit, Reshi tufë, e mandej nzit 175 Me u grahë kambve, me hitatë, Qêjt bari si e kan zanát: Thue se ‘imend edhé atà vetë I’ n tue e diejt, po, qêjt e shkretë, Se po mûjt tý Shkjau perdhuni 180 Ndonji herë me t’ zânë perfundi, Aj t’ vên m’ zêmer gúr e krep, Me gúr t’ pushkës lkuren t” a rep T’ a xjerrë shpirtin per gazep ! Atý – ktû ndo ‘i plak i mbetun, 185 Bâ dyfish e m’ shkop pështetun, Kaliboç ndo’ i kalamâ, Shifet rrugës kah hecë tue fshâ, Me nji dêm a kál per lakut, Brishtun kthetrash s’ Karadakut. 190 Edhè tash e mbasandej Prej nji fshati n’ fshat pertej Vrrasin grát, sa kurr kan n’krye: Ah hik, dhé, se Shkjau ká msye ! E sikur, ndo’ i kalamâ 195 Tue kthye n’ mbramjet n’ shpi me gjâ, Rrugës shkon lisat m’ gur tue gjuejtë Mbrendë kû strukë t’ jenë zogjt me bujtë, Trêmshim zogjt prej lisash dalin, E nji fushen, nji merr malin, 200 Neper muzg fershllojn me fletë: Kshtû Nokshiqasit e shkretë, Mbrendë nder shpija qillue fjetë, Kur nper mal zû Shkjau me djegë Ka’ ashtû gjinden ndiejn tue britë, 205 Koder m’ koder tue gerthitë, Rrezga – bjezga m’ kambë janë çue, Mbathë e zbathë si kan qillue, Gjân e gjallë edhé vû para Vrap nper prroska edhé nper ara 210 Marrë kan hiken drejt Sutjeskës, Kah mendojn se terthuer bjeshkës Kan me ndeshë m’ ushtri shqyptare, Qi me i mbrojtë prejt frotës barbare T’ Mark Milanit, zogut t’ shkinës, 215 Qi u rá befas per mbas shpinës. Ngasin, vrrasin e dihasin, Njâni tjetrin m’ êmen thrrasin, Gjindes s’ vet mos me u largue: Me u grahë kambve, me shpejtue, 220 Hasmit Shkjá per t’ mûjtë me i pshtue. Kur, qe, shkjau, si drita duel, Bân e shef aj per kundruell, Se si gjindja vû jânë n’ t’ hikun, Baktish vithnat si i ki’ n shpikun, 225 Se ç’ t’ kan nisë at herë me shti M’ gjinde t’ ngratë edhé m’ bagti, Si me gjuejtë shkerbé n’ lisni ! Ktû vra ‘i plak, atjè nji fmi, Ktej nji grue, pertej nji dhi: 230 Dikë dekë, dikê varrue: Njâ’ n lsho m’ prroskë e tjetrin m’ prrue: Mendt e krés me t’ u dermue ! Lshojn Shqyptarët bagtin at hera, Hjedhin plaçkat neper ferra, 235 Edhè vrap hikin si era: Njani shkorres, tjetri rrmores, Kush i urë e kush terthuer, Pa kqyrë driz, pa kqyrun gúr, Veç si t’ pshtojn prej Shkjaut mizuer. 240 Se ç’ t’ u dha brima e ulurima ! Se ç’ t’ u dha gjâma e piskama ! Fmija vrrit, nanat gerthit; Çikat kjáj e nuset fshâj, Fshâj e kjáj pre’ atij gazepit ! 245 Herë rri e struku mbas ndo ‘i shkrepit, Mbas ndo ‘i stomit, mbas ndo ‘i rrapit; E prap lshou mandej n’ pikë t’ vrapit, Shkapercè ledhe e gardhiqe, Edhè zhduku neper rrmiqe, 250 Nper rreshpoja, kodra e brigje, Pushkvet t’ Shkjaut veç si me u pshtue. Turitë gjedhet e terbue, Bishtin héll mbi shpinë shtangue, Hidhen, ngasin, mârrin shpatin, 255 Hingllojn mazat, shkrefin vrapin, Marrin malin dhên e dhi: E nji plûhen nper ajri Çohet njegull, qi, perzi Me njat tym t’ agushtë, të zí 260 Tbanash s’ djeguna e mbi krye Ndê, s’ të lên me pà me sý; Si na kurr me sý mos pashim, Kahdo ardhshim, kahdo rashim ! Ke, qe, sod ofshe ! me pá 265 Po na duhet, si nji Shkjá Aj po mujtka me na vrá Per shêj pushke, e flakadâ Me na djegun trollin t’ onë, Me na i rrmye dhênt me kumonë; 270 Edhe shkinat e Cetinës Plaçkat t’ ona m’ i a vû shpinës, Porsi mushka, e lak më lak, Me i qitë tej në Karadak: E t’ u tallë shoqe me shoqe, 275 Ato mrûme Kollomoqe, Me na shá, n’ shpotë me na vû. Njana tjeters t’ i u levdue: Se kaq shpija burri m’ dogj: Kaq Shqypatarë kso jete m’ hoq: 280 S’ ká mâ trim se njiky êm – shoq ! Por nji çudë un jam tue bâ. Per njat shpi tej n’ at shullâ, Mshilë dritsoret, dyert avitë, Qi si rishtas dán goditë 285 E po ndêjka tym tue qitë: Edhé m’ paska ‘i vathë per bri Plot me dhên e plot me dhi, Me ‘i qên n’ stel, uk i terbue, Kál e gjedhe në katue: 290 Nji pendë qé lidhë krye per krye, Bukuri me u pá me sý: Nji pash brynat hânë ngerthye: Nuk ká djerr, jo, as nuk ká qerr, S’ ká tavig qi mund t’ i thejë: 295 Pesmdhetë qese blé në Pejë ! Prap, si ‘i mot ç’ do tjeter mot, Grunë n’ hambár, kotecat plot, Si mâ i miri n’ Plavë e n’ Hot. Me gjithkta kush s’ âsht t’ u pá, 300 Poshtë perpjetë atý tue ngá, As me çakla m’ shpinë ngarkue. Per me hikë e per me pshtue Dhên e dhi, lopë edhè qé: Sado qi tash shkina e shkjé 305 Asajë shpi fort na i janë qasë: Shkjét me armë, shkinat me thasë, E me strajca, kosha e zhaba: Si zanát qi u ká lânë baba, Me mbajtë cullt me gjâ të huej, 310 Dér t’ u hecë kunglli mbi ujë. Porse kunglli, si po thonë, Aj s’ po hecte mbi ujë gjithmonë… Veç, po, ‘i vashë un jam tue pá Vashë të ré n’ xhubletë të bardhë, 315 Me nji rubë rreth ballit ardhë Qi mje m’ vetlla m’ i ká rá; E derdhë flokët jashta shamis, Dalë më paska m’ dér të shpis, Njanin brryl m’ ballnik ngujue, 320 Ndêjka e kqyrka m’ kâmbë harû Si Nokshiqi rrin t’ u kallë, Plaçkë si bâhet gjâja e gjallë: Si nper prroska, rrgallë e záll Jesin dekun grá e fëmij 325 Per nen plume t’ Malit t’ Zi. Por se prap kurrkund neshtrasha Mue s’ a dán, ka’ e shof m’ at derë, Se ká menden me hikë vasha E me u bá ajo me shokë tjerë, 330 Per t’ pshtuem vetë edhé bagtija, Pa t’ cillat s’ ká t’ gjallë Malcija. A thue, Zânë, mos kjoftë premtue ! E ré vasha tue qillue, Mos të ket ajo gabue 335 Me ndo’ i Shkjá me u miqasue; E prandej, n’ uzdajë të mikut, S’ dahet shpis as çarranikut E harû m’ rri pshtetë ke tbana? Pse edhé t’ mirë po e kisht’ bâ nana: 340 Ardhun shtatit si breshana, Sýnin hýll, ballin si hana, Dishka njethë si molla m’ rrêm, Si ajo lulja shperthye m’ gêm: Qi ke dalë m’ ká ashtû te dera, 345 Sikur bân me çilë prandvera; Sikur bân dielli me dalë Neper aha, brej e halë: Kaq gjâ t’ mirë Zoti e ká falë ! Mos e thuej, bre burrë, at fjalë ! 350 Se per lila e karajfila, Per zymyla e per bylbyla, E per gurra neper curra: P’ r ato hije neper vrrije, P’ r ato flutra neper zalle: 355 Pasha Orë e Shtozovalle, Pasha t’ rijt e pasha veren, Per sa bjeshkë e lule bleren. Mâ fisnike ‘i vashë s’ e ké, Kah ndritë hâna e dielli zé ! 360 Se edhè ndollë, bre, ká shqyptare. Fisit t’ mirë, e deret bujare: Vetë e bija e Ulë Keqotës, Kênë gjithmonë ky buka e botës: N’ zâ per pushkë, urti e fjalë, 365 Lypë n’ kuvend e pvetë n’ Xhibál: Koritë s’ ká, jo, tatë e nanë Sa kjenë gjallë e shpirt pa dhânë, Jo koritë kjo sod per s’ dekuni Tatë e nanë tue u kalbë në vorr ! 370 Qi i kan lanun plang e shpi, Tokë në mal e tokë në vrri, Vathin tok me dhên e dhi, Si mâ i miri në Malci. Se as kend t’ vetin Tringa s’ m’ ká: 375 Tringë m’ i thonë, po, asaj bi malit: Veç Tynzonë edhé nji vllá, Njat Curr ulen, pika e djalit, Po, me i prekun kryet më trá Qi ajo e don si sýt e ballit: 380 E qi as fat me i qitë s’ desht vedit, Virgjineshë por ndêjë ká n’ voter T’ t’ et, per t’ pasun vllán per s’ ngiatit, Qi m’ i u bâ kjo nanë e moter. Veç orzezë Tringa m’ kisht’ lé, 385 Me i u dhimtë gurit e drunit; Pse i vllaj vjet, tue u gjuejtë me Shkjé Atjè n’ bjeshkë per punë t’hoqunit Me dý plume kje varrue: Edhè tash, qe, mbushet vjeta, 390 Se rri n’ shtroje tue lingue, Pa mujtë kurr me u çue m’ kambë t’ veta. Natë e ditë motra tue fshâ, S’ kursen shtek as s’kursen pare: I suell mjekët kû i’ n kênë mâ n’ zâ, 395 Blé melhême i ká edhé bare. Por i vllaj mâ mirë nuk bâni, Fill, i mjeri, âsht shtri per dekë. Edhè jerm flet me ‘i gjymsë zâni: Veç qi nisé s’ ká enè me hjekë. 400 Marrë mendsh Tringa asi gazepi, Natë e ditë i rri te kryet: Si ajo nana fmis ke djepi: E as kurr, s’ mjerës, s’ i teren sýt. S’ han, as s’ pin, as fjalé nuk flet; 405 Sa per t’ pritë miq e kumarë, Ndonji shoqe çon e thrret; Gjânë raditë neper rrogtarë. Por, kur drita at herë tue gdhi Nisë ká Shkjau vendin me çartë, 410 Stane e tbana me i bâ hi, Hikë kan shoqet e rrogtarët, Vrap tue shkue nder shpija t’ veta, Gjindes s’ vet per ngiat m’ i u gjetë: Edhè kshtû tash Tringa e shkreta 415 Qyqe n’ shpi me t’ vllán ká mbetë. Mendsh si mârrë ishte per vllá, M’ kambë dikúr çohet e mjera, Edhè del në derë me pá, Palè ‘i herë se ç’ isht’ potera. 420 E kah qiellin shef n’ tym mlue, Kah shef zjarmin poshtë tue zbritë, Edhe pushken ndien tue vlue, Shkjé edhèshkina shef tue u avitë: Shef Nokshiqasit ke ngasin, 425 Rrege e prroska n’ gjak t’ u plirë: Ndien si cullt e grát gerthasin, S’ epri Shkjau ka ‘i gjuen pa mshirë, Edhè atý me hikë i epet, Kamben zbathë e sido veshë, 430 Rrugë pa rrugë me kalue repat, Me shokë t’ vet ajo me u ndeshë. Por nder mend qe po i bjen vllau: Si un tash vllán vetun m’ e lânë ?!… M’ shtroje ràt me m’ a pré Shkjau, 435 Pa mûjtë kush ndihmë m’ i dhânë?! Edhè hovin ndalë e ká. Por, kah zhduken fushës e shpatit Vrap Nokshiqsit tue ngá, Të perqethtë atý i bje shtatit: 440 Pse trûç para mendes s’ sajë Shtrohet kobi qi isht’ tue e gjetun, Edhé shef, po, se mâ uzdajë Në ket jetë per tê s’ kisht’ mbetun. Shokët e vet kush hikë, kush dekë; 445 Zbritu s’ epri shkjau mizuer: Vllau i vetun n’ shtrojë tue hjekë; Qilla e naltë e toka gúr, Kuej m’ i u pshtetë?… kah me shpëtue?… N’ djersë të ftoftë i rihet balli; 450 Per urë derës njâ’ n brryll ngujue, N’ gjak lá i duken mali e zalli. Don me kjá; me kjá nuk mundet: Dishka fytin i a zû njak. Per nen parsme zêmra i lkundet, 455 Prej trishtimit i pikë gjak. Kah t’ i a majë?… shka të bâj e mjera, Kshtû lshue dore prej gjithkuej? Zên e yhotë me vedi at hera. Un veç n’ shkosha me u mbytë n’ ujë! 460 Se Shkjau vllán tash po m’ a mbytë: Drita e sýut per dekë aj shtri! Mue tash po m’ verbon t’ dy sýt, Rob tue m’ mârrun n’ Mal të zi: Me turpnue, po, un nanë e tatë, 465 Nanë e tatë n’ vorr me i koritë, Me zi ftyren vllaut të ngratë, Marre fisit un me i qitë !… Po si mordja me m’ harrue ?! Nanë e tatë tue u kalbë nen dhé ! 470 Vllau, qe ‘i vjetë, në shpi vorrue ! Qyqja moter rob nder shkjé, Me bâ kryq kjo në tre vend, Vedit me i a njitun shkinë, N’ gjûhë të huej me zânë kuvend, 475 Me sherbye n’ Shkjá si robinë ! Si s’ u shkputka ‘i buzë prej malit, Per nen vedi mue me m’ zânë; Si s’ m’ gjoi moti bjeshkës a zallit, Me t’ pshtue erzi, o e zeza nânë ! 480 E qe tash andej pertej Nper do aha e lisa t’ mdhej Zi nji tym nisë rê me u çue, Po nisé flaka me vezllue, Ndihen shkjét si ujq tue ulrue, 485 Tue vikatë, tue u hallaktë, Fort tue u dhânë, fort tue u perpjekë, Kah i a hinë shpijat me djegë: Edhe shkinat poshtë – perpjetë Nga nper zalle e nper rrgalle. 490 Thirr shoshoqes larë e m’ larë. Tue u zgerdhi, tue bâ poterë: Herë tue u shá e herë tue u tallë, Kah po ndjekin gjân e gjallë: Qi terbue hikin lak m’ lak, 495 Per me i zânë e me i qitë n’ lak E me i nisë per Karadak, Kû po hahej bukë e gjak. Si ajo suta shoqesh dá E n’ blerim t’ njethtë ajo rá, 500 Lshohet zhgjetë e turrshim futet Mbrendë në breshtë, tue u dridhë prej tutet, Kur gjuetari m’ tê ketë shti, Per pa mûjtë por m’ tokë m’ e shtri: Njekshtû bredhë ká Tringa n’ shpí 505 Zbé si qiri, buzet xi, Kur ká pá zjarmin kundruell E ká pá se Shkjau ish’ hullë. Hin me turr, e pa diejt gjâ N’ at trishtim se ç’ isht’ tue bâ 510 Me shul deren ká merthye: Thue s’ din Shkjau si m’ e shperthye… Qi kurrgjâ atij mâ per dore Nuk i vjen, se dyer me thye, Shpija e tbana me bâ rrmore: 515 E mrrudhët e m’ kambë shtangue, Djerrun sýt, t’ perqethtë tue i shkue Neper shtat e tue merdhitë, Si t’ isht’ plajmi borë tue qitë, Rrin harû mbrenda shpis s’ vet, 520 Porsi t’ ishte nji shauret. Veç, tue krisë zhurma e potera, N’ lak pertej, sýt hera – hera Si hajnisht i dredhë kah dera: Sýt i dredhë e prap i bredhë 525 Para vedit me shpejti, Trêmshim tu’ i rrot’ llue np’ r ajri, Ka’ ajo shef se e vetmja uzdajë Me i pshtuem vllau e erzi i sajë, Po ishin veç njato pak drrasa 530 T’ breme krijet e t’ tanë plasa: E qi as giatë puna s’ do t’ vete, E ato Shkjau do t’ i shperthete ! Prej t’ kobshmit trishtim qi ká, N’ shpi gjithshkafja i duket Shkjá; 535 Shkjá vargoni, e Shkjá carani, Koshi Shkjá, e Shkjá kazani, Mark Milan çarku i duhanit: Magja shkinë, e shekat shkina, Shkina rraqet vjerrë nper kthina. 540 E si ngusht kúr gjindet nieri, Ati i epet si pa hiri Me thirrë: Nanë ! kshtû Tringes s’ shkretë, Pa kend ndihmë, o zot! n’ ket jetë, Mnderet goja rreshkë e idhnue, 545 Qyqe vetun n’ shpi ngujue, Me nji vllá fill tue marue Kaherë ftofë të mjerit kama ! Atý n’ mend po i bjen e ama; Edhé i bâhet se po e shef, 550 Per urë voters zanë m’ njâ’ n tef Shi kû ajo zakon dikúr E kisht’ pasë me ndêjun, kúr Mazen m’ zjarm me lugë perzite, E qi Tringës, kur fmi enè i’ te, 555 Aq fort anda pasë i a ki’ te. Edhè nisë disi m’ i u njallë N’ shpirt uzdaja, e me i u kallë Rrezja n’ sý e mollza m’ ftyrë, E at urë votre m’ nja tue kqyrë 560 Ah, moj nanë ! po i thotë: kû jé ?!… As s’ po shef se shkina e Shkjé Po duen Currin me na pré ?! Por nana isht’ t’ u kalbë nen dhé ! Kush s’ i gjegjë, jo, Tringes s’ shkretë, 565 Veç se i vllaj… me í gjamë të letë ! N’ at gjamë zêmra i shkrifet n’ váj ! E tue dnesë, lott tue i shkue rrkajë, Harrue vedin edhé Shkján, S’ mendon tjeter veç se vllán: 570 Edhe shkon e i rri te kryet. Puthi ballin, puthi sýt: Ftyren laja n’ lot si rrkaja Laja n’ lot të sývet t’ ballit ! Aty jemi po i del djalit, 575 E ka’ ashtû ndien tue i pikue Dishka ftyrës, rrin tue mendue, Se po âsht cirka tue cirkue E se jashtë isht’tue rá shi, Me ‘i zâ t’ mârrët e si n’ merzi 580 Vedmevedi thotë: Perzèt ! Mori shpija metshi shkret ! Urth e Lmashk per rreth u mlojshin ! Brevë e gjarpen n’ jue u perftojshin ! Si kaq shpejt ju me pikue ?!… 585 M’ voter cirken me m’ a lshue ?! Jo, mor vllá, motra i ká thânë, Se ato cirka shiut nuk janë Qi nper hatlla pikojn m’ voter: Por janë lott e s’ ate moter ! 590 At herë vllau, bâ dhé në ftyrë, Sý per sý motren po e kqyrë, Me do sý krejt cangullue! E letë doren tue i a lmue, Si n’ kllapi i ká ligjirue: 595 Po ti, moter, pse me kjá ?! Zêmren dýsh pse me m’a dá, Tash qi m’ erdh shpirti me dalë, Frýma n’ zêmer tue m’ u ndalë ?! Po a lânë t’ paskam me hjekë zi ? 600 T’ paskam lânë pangrânë, pa pi, Veshë e mbathë edhè stoli Jo si shoqet në Malci ?! A se folë t’ paskam un randë: Persè ti ‘i çikë e pa nanë, 605 Sa valë t’ kênka i vetmi vllá, Huj’ per burrë, ndoshta, me t’ rá ?! Motra doren m’ ballë i a vên, Amel fjalen ç’ po i a kthen, Pastên vllaut t’ i a strukun krahit: 610 Amanèt, moj njomza e ahit, Po kû jé ?… shka jé kah thue ?… Po a kaq jermi t’ ká ngushtue ?… Se tý motra s’ t’ u martue, Per pa u kalbë ajo nen dhé ! 615 Kurr mâ randë se sod folë s’ m’ ké !… Tjeter tatë nuk kam as nanë: Amanét, mos me m’ pasë randë, Per nji fjalë qi due me t’ thânë ! Qýsh, mor vllá qe, tash nji vjetë 620 Nuk t’ u njom ky shtat i shkretë ?! Qysh s’ t’ u mkam ky trup nji hera, Sa me u çue me dalë ke dera ?! Si s’ t’ u thá motra, e thafté vera ! E thaftë vera, si e ká thá ! 625 Po un qýsh shkoj me ndêjë rob n’ Shkjá ! Vetllat Curri atý ká vrâ, E si ‘i herë mârrtas ká fshâ, Po i thotë moters per nen zâ: Po ti, Tringë, shka jé kah flet ? 630 Rob në Shkjá tý shka po t’ qet. Na n’ Nokshiq, Shkjau n’ Karadak ?… S’ të lshon fisi, jo, pa gjak, Me t’ robitë, me t’ çue nder shkjé, Edhé pse un t’ kalbem nen dhé. 635 Motra, lott me rubë tue i fshi Ah, mor vllá ! po i thoté n’ dashtni, Ndoshta jermi s’ t’ lên me ndi Si vlon pushka n’ mal e n’ vrri: Se sod Shkjau n’ Nokshiq ka hi. 640 Ku po bân t’ madhe kerdi, Shpija e stane tue i bâ hi, Tue plaçkitun dhên e dhi, Tue vrá pleq, e grá, e fmi ! N’at fjalë Curri se ç’ asht xi, 645 E me ‘i zâ me t’ zi me u ndi, Po i thotë moters si n’ kllapi: Paska hi, thue Shkjau n’ Malci ? Po n’ Nokshiq, po i thotë e motra E shi tash zbriti nder kodra, 650 Kû po djegë aj gúr e dhé ! Atý Curri se ç’ âsht zbé ! Kthelltë nji herë se ç’ ká gjimue ! Per rrshit hutës sýt i a ká lshue, Tash nji vjetë n’ kûj ajo vjerrë ! 655 Edhé sýt nisin m’ i u errë, Fija e mendes nisë m’ i u djerrë: Po zên fryma me ju ndalé, Sa me t’ zi m’ i u ndie kto fjalë: Zot, mâ zi se njekshtû a ká ?… 660 Ndore t’ ande paça rá ! E sjellë marë, shtrihet per dekë, Edhé nisë ká atý me hjekë. Tringa qirin shpejt e kallë, E xi n’ ftyrë, bâ karabojé, 665 Mêrr e i bân me të kryq m’ ballé. Tue thirrë Krisht e tue thirrë Zojë, Dér qi vllaj per t’ mbramen heré Hoq e u dá kso jete s’ mjerë. Ç’ po bân Tringa e mjerë t’ u lvyrë 670 Rrokë ká vllán e ftyrë per ftyrë Puth e kjáj e me lot láj; Dnes e fshâj e shkrifu n’ váj: Dhimet zêmra ka’i pelset, Per at kob të zi qi e gjet ! 675 Por, tue kjá, tue dnesë mbi vllá, Nisë me vedi me mendue, Se vllau petkash duhej ndrrue, Se në vorr aj duhej çue, Nanë e tatë kû i’ n kênë vorrue. 680 Veç se prap ajo u mendueka: Mirë se vllau petkash u ndrrueka, Por si i bâhej me e shti n’ dhé, Jashta Shkjau tue djegë, tue pré, Shokët kush mbetë, kush hikë e tretë, 685 Vetun qyqe un në ket jetë ?… E lên vaj’ n e mâ nuk kján: Veç harû tash kqyrë të vllán, Tash kqyrë hatllat, tash kqyrë çaklat Para e mbrapa, e tej n’ odë tjeter 690 Ndo’ i figure a ‘i plis të vjeter, Kurrkund sý ‘n ajo pa e ndalë: Herë, harû e ashtû pa fjalë, Soditë oden fund e maje, Thue po ká kund farë uzdaje, 695 Se po âsht kush qi me i ndihmue. Por gjithshkafja n’ odë rri shue: Hije deket e ká mlue, Si nji vorr të kisht’ qillue. Nisë atý ajo me u frigue 700 N’ at vetmi, e me mendue Shka per t’ dekun kish’ pasë ndie Tue kuvendë, sa kisht’ kênë fmi, Edhè ‘i djersë e ftoftë e mlon. M’ voter flaka kah fershllon, 705 Kah ndien ûnen m’ zjarm tue çijzë, Neper hatlla mijt tue lvizë, Të perqethtë asa’ i shkon shtatit, Edhè shpinen mâ per s’ ngiatit Murit t’ vrashtë i a njeshë. Kahera 710 Asht tue u matë me u çue, e mjera, Me dalë n’ âne, kû zanát Asht n’ Malci me ndêjun grát, Per me zjerrë petkat e t’ vllát Por me u çue nuk âsht tue mûjtë: 715 Dishka dron vendit me luejtë. Shkrumue buzësh, irnue në ftyrë, Dér t’ vllán âsht tue drashtë m’ e kqyrë. Harrue ká Nokshiq e Shkjá, Shpijat djegë, vendin n’ gjak lá: 720 Keq rrethuem e ká mjerimi, Kaq hypë tmera e hypë trishtimi ! Kúr, qe, ‘i vigem ndien perjashta Nji çetë shkjé po mlidhshin kashta, Per me i dhânun zjarm njaj shpije 725 Pak pertej, nalt te nji hije. Ndien at vigme e flakron m’ kâmë. Friget tue rrapllue me dhâmë, Edhè futet n’ ane tjeter, Kû po kishte ‘i kashû t’ vjeter, 730 E mbi trén nalt n’ hatlla t’ epra Nji gallushter, çilë nper qepra, Aq të vogel, n’ cilla t’ mdhá Me t’ zi nieri mbrendë me u pá: E fluturim ajo tue ngá, 735 Mbas kashûnit shkon me hi, Kin’ me u strukun per rranzë ti Kin’ po pshton prej Malit t’ Zi: Qi nper flakë e tym të zi Mi as bunger pa gjetë s’ lite, 740 Jo se mâ njerzit s’ po i gjite, Qi nper shpi mund t’ strukte ezgjeti… Por, enè pau ulë, me veti Zên e thotë: Pásh t’ Lumin Zot, Persè t’ mshifem këtû kot ?! 745 Ç’ m’ duhet jeta sod me sod ?! Nanë e tatë tue u kalbë nen dhé Vllau i vetem dekë mbi dhé: Ç’ m’ duhet jeta kish t’ a di ?!… A veç sa per t’ shkuem n’ Mal t’ Zi, 750 Faqe t’ zezë vedit me i shkrue, Fis e giûhë e Fé me ndrrue, Nanë e tatë un me marrue: Me i’ xi ftyren vllaut të dekun Me njiherë porsa ká hjekun?! 755 Jo, per Zotin! lavdi Zotit ! Se mâ Tringa per mbas sotit Gjallë ‘i ças s’ do ajo me kênë. Por, persé p ‘ r ‘i nieri t’ kshtênë Me mbytë vedin s’ e ep Feja, 760 Vetë do t’ dal, po, gjofti rrfeja ! Ballë per ballë me u gjujtë me Shkjá, Perdhûni m’ e bâ me m’ vrá: Mue me m’ vrá, po, n’ gjak me m’ lá: Por jo kurr në Karadak, 765 Veç këtu, shi per nen prak Të derës s’ eme. Jam bi malit: S’ báj un marre per s’ të gjallit ! Zot, mishrirë të keshë per mue, Per shka vetë mund t’ kém gabue 770 Në ket jetë, hiri a pa hiri Shtatë herë n’ ditë kû fye edhè i miri ! Ti edhé m’ ep forcë e fuqi, T’ mos t’ i lâ vedit kori. Se un t’ rijt t’ êm nuk po e bâj fli, 775 Per t’ m’ dalë kanga n’ Male t’ mdhá; Por per erz, per Fé, per vllá, Dekë mbi dhé qi mbetun m’ ká, Me m’ i a pré kryet shkjau per s’ dekuni, Mal e fis me na i koritë ! 780 Deh ! Ti doren me m’ a njitë Në ket t’ mbramen per mue ditë: E mos lên, jo, gjallë me m’ qitë Shkjau në dorë ! E fill n’ odë t’ burravet Flakron Tringa, i vllaj per s’ dekuni 785 Kû ishte shtri, e huten s’ eperi Hjekë prej kûj’ t per nen sergji: Mbrendë fyshekun i a ká shti: Kater tjerë i qet m’ nja’ n bri; Per nen rryp njeshun per i: 790 U ep flokve nen shami: Edhè para se me dalë, Huten n’ dorë, bâ giûnin palë, Asht ulë, vllán ká puthë në ballë, Kû po merr e i thotë me mâll: 795 Fort mos m’ u merzit, mor’ vllá ! Pse, kur t’ nisë dielli me rá, Tash po vjen Tringa me t’ pá: Me ndêjë bashké moter e vllá: Prej shosho’ it m6a kurr me u dá ! 800 Edhé vasha m’ kâmbë âsht çue, Ndihmo, Zot ! Shêjti Shna Ndue ! Vetë me vedi thotë nji hera, E msýn turr drejt e kah dera. Sa me huj deren ká hapë ! 805 Se aspak vasha nuk m’ â zmbrapë ! Por sý’ n zjarm, vetllat ngerthye, Dredhun ruben urë me sý: Si selvija shtatit ngrefë, N’ mes t’ oborrit i a ká befë, 810 Per mbas ijet huten mshefë. Kur qe, se njaj Gjur Kokoti, Si me e hûmë qi kisht’ nisë Zoti Unen n’ dorë tanë tym e shkndija, Dirgjet shpatit si duhija, 815 Tue marrë shtekun me t’ mdhej hapa, Me dy t’ Vasoviqas mbrapa, E mâ larg prap me ndo’ i shkinë, Per t’ ngarkue ato plaçkat m’ shpiné, Ká msý shpin m’ i a djegë Curr Ulës. 820 Gjuri, menden maje ksulës, Para shokësh pak ká shtekue, M’ sý kapicen petullue, Dollamës polin m’ br6ez ngujue, Vjerré novicen per nen krah, 825 Kthellté taganin rrasë n’ sylah: E si ‘i bishë dalun prej gurit, Kur t’ a lodhë plajmi me borë, I âsht avitun shpis së Currit, Sa hjedhë nieri ‘i pashë mbi doré, 830 Prej kah Tringen aj ká pá M’ kambë n’ oborr ndêjë para shpis: Si ajo Zana e bjeshkve t’ mdhá, Si aj flamuri n’ ballë t’ ushtris: Edhè hapin e ká ndalë, 835 Kû habité, po thotë kadalë: Vall, a âsht Ora e Dormitorit ? A por Zana e Vizitorit, Ulë e Mira m’ kto zabele, Per me gjetë ndo’ i ród sherbele 840 A ndo’ i shpendme giatë luginës: Se nji vashé mâ t’ mirë s’ e shef, Pasha Sh’ Pjetrin e Cetinës ! Me i rá botës ti tef e m’ tef. Tash po e marr e e çoj n’ Mal t’ Zi 845 Si ré nanës t’ m’ i ndihmojë n’ shpi, Edhé qêni, i biri i qênit, Thekë ká hapin atij vendit, Drejt kah tringa tue sulmue. Por, kur bâ ká me i u afrue, 850 Sa shpejt Tringa ‘i hap po kthen ! Sa shpejt huten po e merthen ! M’ parzme Shkjaut se ç’ po i a vên ! Hiqi gisht, he bujareshë ! Se ‘imend kênke ‘i bi prej fisit ! 855 Bjeri Shkjaut, bre sokoleshë, Mu në parzme per mjedisit ! E t’ a diej Knjazi n’ Cetinë, Se edhé n’ qitët Shqyptarët aj fare, Pasha Zotin, n’ Shqypni s’ hinë, 860 Dér t’ jetë gjallë ndo’ i bi shqyptare, Qi per erz, e Besë, e Atdhé Kto edhé desin si me lé. Edhè huta bani bam ! N’ kokerr t’ shpinës bjen Gjuri m’ shkam: 865 I âsht derdhë mulla nper rragam, Pshesha n’ ujë, ‘dhe atá haram, Çika vendit por s’ po lot. Sýnin kokerr, flakë e agzot, N’ krisme t’ pushkés kah shokët e gjurit 870 Shef se vrap i’ n vû atij gurit, Sa me turr qi i a ká hjeké Hutës fyshekun; veç tue u rrekë T’ dytin mbrendë ajo m’ i a qitë, Vasil Ndreka, nji uk malit, 875 M’ të novicen terezitë, E i a njet shi n’ lule t’ ballit, Dekun m’ tokë bjen Tringa e mjera Shta’ n n’ oborr e kryet te dera, Mollza e faqes krejt n’ gjak lá ! 880 Edhè dielli dheut i rá. Gjallë por Tringa Shkjaut n’ dorë s’ rá! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Ke tbanat e Curr Ules Porsa u shkim tringa n’ oborr, Si ajo lulja, qi, shatorr Çilë, prej gêmit t’ a shkepusë breshri, Vasil Ndreka sýkerveshni: Nji hundlesh me thija n’ krye, 5 Qi per tjeter vû s’ kisht’ sý Veç me vrá, me pré, me grrye: Fill prej vathit turr ká msý, Si ajo rêja nper murrâ, Dhend e dhi aj per me i rrmye,10 Dhend e dhi kertyllë në vjamë. Ah ! kû ve’, bre t’ kjasha t’ amë ! Ká vikatë si katallâ, Shllungë mustakun dredhë nji pllamë Qaj Gjetë Gega m’ kep pertej:15 Befas trimi kû shperthej Prej njaj breshte vrap tue ngá, Tue dihatë e krejt n’ djersë lá, Shi at herë kur Vasili, n’ gaqe, Vû novicen per njâ’ n faqe20 Gisht po i hiqte, e Tringa u rrxue, Gjaku rrkajë ballit tue i shkue. Se Shqyptarët: kah per rranxë bjeshke Ushtri vijshin prej Sutjeske, Çeta – çeta e rreshta – rreshta,25 Tue u pershkue nper ashta e breshta, E nper suka, rmiqe e kreshta: Si kan ndeshun cull e grá. Pleq e çika vrap tue ngá: E kan ndie si hasmi Shkjá 30 N’ moh Nokshiqit i kisht’ rá, Kû po bâte aj nam të zi. Se ç’ janë mbushun me mëni ! Gjak e vnér se ç’ u âsht perzi ! Atý urdhen mâ kush s’ priti,35 T’ parë as t’ mbramë mâ kush s’ soditi, Veç se u lshuen si bisha malit Do thik shpatit, do poshtë zallit: Kush n’ e rrmakët e kush n’ e djathtë, Disa t’ ngathtë, disa mâ t’ shkathtë:40 Por gjith sýnin flakë e agzot, Llagam zêmren, mbushé n’ barot. E kah ngasin, kah dihasin, Njani tjetrit larg ç’ po i thrrasin. Si me u zdatë, si me u tuhatë,45 Se ç’ bajrak me zânun majet, Cilli grykat edhè zajet: Kush me u shtý e kush me msý; Kush nder logje me ndêjë sogje, Kâmbët por shtekut t’ gjith me i thekë 50 Me pshtue askush: të gjith me dekë, E Nokshiqin mos m’ e lshue, Dý per nja per pa e pague. Edhè trimat, zêmrat peshë, Po shkojn malit tue i u njeshë,55 Porsi njeshen Koprivnikut Ato berret e Nikë Sykut, Kur prej veret n’ kullosë t’ dalin, Ashtû plym tue marrun malin. Qaj Gjetë Gega, kuq si shega 60 Bajraktari n’ zâ prej Shllakut, Orë e çuet e gjith bajrakut, Drang drangoni tue qillue, Para shokësh larg ká shtektue; Edhé, vrap lshue thep më thep, 65 Drejt shpis s’ Currit del m’ nji kep Shi m’ at herë, kur Tringen vrau Vasil Ndreka, e u turrka shkjau Fill prej vathit. Porsa e pau, Keq me nanë Gjetja atê e shau,70 M’ tê edhe huten tereziti: Mu m’ grrêç t’ krés atij i a njiti: Tamth e m’ tamth plumen i a qiti ! Ngordhi sýt Vasili e u purë M’ njânen anë e rá terthuer 75 Dekun m’ shkam. At herë prej millit Xier tagâ’ n, edhè nji fillit Msýn me pré atà krye t’ Vasilit. Por t’ kisht’ pasë Vasili ‘i shoq Per mbas vedi, burrë kaprroç,80 Harushan: po, kaliboç, Besa, ‘or probe, me t’ bartë m’ shpinë Prej Nokshiqit dér n’ Cetinë Per pa u lodhë aj kurrnji grimé ! Kryet e tij si nji rrâjë bunge,85 Të tanë neje e të tanë gunga Sýnin vrangtë e hunden cunge; Derdhë mustaqet si dý shllunga; Me do gaqe, pak me thânë, Pêsë koshiq miser me i zânë:90 Edhé m’ kâmbë aj mbathë do opanga Lkure s’ dhije, të tanë zhanga, Lesh e rrypa, gjalma e vanga, E qi at ditë, kur duel n’ ushtri, Me armé n’ dorë, me zjarm në gji,95 Bâ i a pat e shoqja shkinë. Betêrr burrë e hardallinë, Trim, po, shkjau, por ne calinë, Ne tagan aj në sylah; Veç novicen vú mbi krah,100 Edhè sýnin gacë prej farket, Me do duer, çengela barket: Millosh Pera aj 6emni i tij: N’ Vasoviq me plang e shpi. Ky, kur pá Vasilin vrá,105 Edhè pà si curr më curr Kishte marrë Gjetë Gega turr, N’ dorë taganin idhtë shterngue, M’ arrç Vasilit per t’ shkurtue Kryet per s’ dekuni, novicen 110 Vên per faqe e, m’ sý kapicen, I hjekë gisht; por nuk e muer: I vrau pushka si n’ terthuer, Shtatit kah Gjetë Gega u purë. Bân me i shti fyshekun tjeter;115 Por namlija s’ po i a ha’ . I mbet mbrendë gazhota e vjeter, Turr karkllukut ka’ ashtù i dha. Dhâmë e tmallë sa fort i shkrepi, Lshon novicen rranxë nji shkrepi !120 E vetimë sypri Vasilit Flakron trimi, edhè prej millit Tagâ’ n t’ a ká xjerrë, e ‘i fillit Ballë per ballë Gjetë Gegës kä dalë, N’ tagan hovin per m’ i a ndalë.125 Me ndollë pûna se n’ lisni Turr prej shkujkut me furi Leshohet luani m’ nji kapruell Qi n’ kullosë t’ i dalë kundruell; E se, para se m’ i u hullë.130 Fulikare per poshtë trollit Po i bje tigra atij kaprollit: Harrue luâni atý at shkrebé. Tigers m’ shpiné lshohet rrufé. Edhè at heré bishat perlahen,135 Idhtë shoqe me shoqe hahen: E dermishen e shkelvishen Me do dhâmë porsi kortela. Do çapoj thue janë çengela; E ka’ ungrojn, kah ulurojn. 140 Lvisin bollat zhgjetë nper fusha, Kapë perpjetë malin harusha, Hikin derrat, marrin ferrat: Kshtû Gjetë Gega u lshua mbi shkjá, Kû edhé trimat t’ janë perlá 145 Ndermjet vedi, e t’ kan fillue Idhtë taganat me i vezllue, Njani sho’ in m’ e lânë pa kokë, Qi me ngrânë m’ tê zogjt sterqokë. Kúr kan pá shkinat me sý, 150 Si gjetë Gega e aj millosh pera Njani tjetrin rrebté kan msý, Se ç” piskaté kan ato at hera, Malazezve tue u bâ zâ, Per mbas plaçket hutue malit 155 N’ ndihmë Milloshit per me rrâ: Qi me e pshtuem prej njatij hallit, N’ t’ cill’ n e qitte atý neshtrasha. Millosh Pera, me do llana Si nji mashkull qerri t’ trasha, 160 Kishte kênë, po, trimi si Zana, Me i rá zjarmit, me i rá detit. Kund pa u trêmë aj sýni i ti; Qi edhè n’ lufta me askjer t’ mbretit Shum do bulla pshtjellé kisht’ n’ t’ zi,165 Ke aj n’ novicë gjuete fort hollë: Me tê voen me kputë m’ krye t’ njerit, Me kputë pipin njitë me mollë, Fluturim sý’ n m’ i a xjerré skylferit: Por, me u pré burras n’ mejdan, 170 S’ po e kisht’ pasë aj fort zanát; Pse as me sé me blé tagan Dalë s’ i kisht’ Milloshit t’ ngratë. Krejtbashtina e ti ‘i pendë dhé, S’ di a po a jo e ndo’ i cung hardhije, 175 Se ne lopë kisht’pasë ne qé, Posë ndo’ i lukre a ndo’ i kâmbë dhije. Shpija e tij ngrefun kaçorr, Thatë permbrenda si ‘ i shpellë uku, Me ‘i kotec, sa ‘i kpurdhë, n’ oborr; 180 Nji gomár e ndo’ i brengë çuku. Cullt e grueja në gazep: Dikû ngranë, dikû pa ngranë; Jeta e tij si e bishës në shkrep, Qi prej zije luron m’ hanë, 185 me gjithkta por zogu i shkinës M’ kisht’ pasë kênë zêmerfisnik: N’ buké e n’ krypë e n’ kupë të shllinës, Lête nderë aj me ç’ do mik: Si gjithmonë, maná, ket jetë 190 N’ shpi të trimit. per trim njefë. N’ dashtë n’ kondosh n’dashtë n’ xhokë, ké gjetë Sofren shtruet e pushken ngrefë. Se kû gjên trimi bujár… Se kû gjên skylferi mish… 195 I a nisë mbrapshté, puna i del marë; Sjellë m’ të thatë, e korrë dy fish ! Edhè kshtû ky Millosh Pera Fort zanát s’ kisht pasé taganin; Sado trim e idhtë si fjera 200 Ngurrtas dredhtë n’ ajr taganin. E prandej, sa duel me u pré Me at Gjetë gegen ballë per ballë, Shef, pak vonë por, se mbi dhé S’ kishte rá mâ ngusht per t’ gjallë. 205 Per ket pûnë me msy nuk hapej, Veç se vedin m’ tagan mprote: Vithambraps edhè zmbrapej, Sa herë turrin Gjetja lshote. Kshtû dy trimat, t’ idhtë si Zana, 210 Kaperthye atá shoq me shoq, Tue sjellë rrijshin me tagana, Thue po korrin kallamoq: Jo se mâ se n’ at mejdan Kryet shosho’ t po duen m’ i a pré: 215 Porsi t’ ishte kryet bastan. per gjith treg aj qi me u blé ! E kah rrijn ashtû t’ u ndjekë: Gjetja shtýej, Milloshi prit; Hapu gjetja m’ e bâ dekë, 220 Ngurr Milloshi e njalë lvit: Kah Milloshi hapa – hapa, Sýnin m’ Gjeton gozhdë ngujue, Rrqasin leres vithambrapa, Sjellshem s’ Gjetos si me u pshtue, 225 Don rreziku e thêmra i hasë M’ trup t’ Vasilit, zogut t’ shkinës, Terthuer shkamit dekë perplasë, Edhé praptë bjen m’ kokerr t’ shpinës, Kryet n’ teposhte e pa kapicë 230 Se kapica nper rragam Rrotullue i ká n’ nji plakrricë Me gjith shkrola hupë në zdram. M’ tê Gjetë Gega t’ lshue rrfé, Me tagan në dorë shterngue; 235 Veç persè me hi m’ i a pré Kryet poshtë shkamit vjerrët shtangue, Puna do t’ a kisht’ qitë larg, E me ngiatë s’ isht’ tue pasë ngae… I a ká rrasë taganin n’ bark, 240 Kund nji pllamë perpjetë t’ i a çá. Mbasandej per kaçirubet Kryet Vasilit, dekun shtri Permbi shkam bri njaj kaçubet, I a ká kapë, e me mëni, 245 Si kasapi e ká zanát Kúr pret mish, aj me tagan Ká nisë m’ arrç me i a cecatë, Dér qi i jet n’ dorë si bastan: Edhè at herë atý at rradake, 250 Arrçit t’ shkputne, krah nji fillit E flakron si kungull Vrake, N’ mes t’ oborrit, terthuer t’ cillit Mbetë kisht’ dekun Tringa e mjerë. Shkon rradakja rrok më rrok, 255 Tamth e m’ tamth shporue per mnderë Tue e pliré n’ gjak at patalok; Dér qi vjen edhé zatetë Shi te kambët e tringës. At hera Nisë me marrë Gjetja perpjeté. 260 Veç, kqyr, ç’ bâni Millosh Pera, Shpirti mirë pa i dalë të ngratit: Porsa Gjetja shpinen suell, Millosh pera i ká dhânë shtatit E permysë aj si nji buell, 265 Neper lerë rrshqanas tue u shtri, N’ moh njanës kambë Gjeton ká kapë, Mys per toké tue e karrani; M’ tê m’ tagan atý edh’ âsht hapë, Per m’ e lânë trimin pa krye. 270 Por me sjellë nuk mujt qyqani; Pse shi at herë i u err nder sý E i del shpirti, edhè tagani I pshton dore e i bjen nen shkam; E permys aj, sa gjânë – giatë, 275 Trûç bje dekun mbi rragam, Tue e lâné vejë t’ shoqen e ngratë Me tre djem e kater çika. Se ç’ janë lshue shkinat m’ at hera Mbi Gjetë Gegen’ raftu – o – pika ! 280 Jânë lshue shkinat si dý fjera: Njana Stane, tjetra Jane: Dý kulshedra, njana e tjetra ! Sypri tij purë skrraja Stane T’ shmâjten dorë i a kapë me kthetra. 285 Ndersa Janja, e fortë si mushkë: Nji korume e zezë, shakshine, Msue me tjerrë e me qitë pushkë, Ardhë dika’andej prej Cetine : Dishkà grue kjo mashkullore: 290 Asht turrë shtriga si shkerbé, Per m’ i a xjerrë taganin dore, E me tê, po, me i a pré Gjetos kryet, ajo korume, Nám të zi Shqypnis me i lânë ! 295 Edhe, besa, more kume: Disi marre m’ vjen me t’ thanë; Por at ditë e bija e shkinës E pat pré Gjeton e shkue, Edhè kryet Knjazit t’ Cetinës 300 Dhanti ajo pat per t’ m’ i a çue; E m’ bisht t’ pelës, manati i Zotit, Me na vû, kukú ! Shkjau né; Me kndue shkinat per t’ giatë t’ motit, Jana Gjeton si e pat pré: 305 Si gjak hupcë s’ shkoi Gjur Kokoti: Si Milloshi s’ mbet gjak falë ! Veç se Gjetos i a dha Zoti: Mbasi vedit zot me i dalë Ndryshe s’ kisht’ : edhè me krye 310 Sa kurr mûjt Janes i mbet Mu m’ tureçka, tue i a thye Hunden cunge. N’ at siklet Jana mendesh, kercuna, u muer; E mloj gjaku e mâ as me pá 315 S’ mujt me sý. Dy fish u purë Mbi Gjeté Gegen : veç me kja Shtriga s’ kjau. Jo, po, kisht’ kênë, Besa, or kume, nji trimneshë, Me t’ ardhë keq: e kam pa rrênë: 320 Se at ditë Ora e “coi me u ndeshë M’ atà krye, nji mâj qillue. Ndersa dhimet shkina kmye Zêmers s’ frýt rrin t’ i u pendue, Doren m’ hundë e kuk ngerthye, 325 T’ ká flakrue Gjetë gega m’ kamë. E gjak sýnin prej mënije, Tue kercnue idhshem me dhâmë, T’ a ká shkulë nji hû dullije E t’ ká nisë m’ tê me sjellë m’ shkina: 330 Bjeri Stanes, bjeri Janes: Gjithsa u hate, perzet, shpina, Per pa i mbajtun pejë kurrnjanes. Nisin shkinat me piskatë: Gjetja m’ hû se ç’ po u rri gati ! 335 Shaju nanë e shaju tatë, Dér sa u zhduken brijs s’ njaj shpati. Gjak tagani tue i kullue, Dy kuburet rrasë n’ sylah, Turr Gjetë gega at herë â lshue 340 Me marrë huten mbeté mbi rrah, Ndersa ndêj tue u kacafitë Me dý shkinat. Kur m’ novicë, Qe, atý ‘i shkjá e ká terezitë, Tue e marrë is pak mbi kerthicë. 345 E shitoi qaj Kërrstiq Vuku: Djalë me bré hekur me dhâmë, Lesht e hundës si qyme uku, Dredhë mustakun giatë nji pllâmë: N’ daç per pushkë, në daç per krushk 350 Djalé mâ t’ mirë s’ ké pasë pse lypë: Lidhë në tjegull, rritë né dushk, P’ r ‘i paré armé, per bukë e krupë Lête kryet per Knjaz të vet; E as Fé e Atdhé s’ do t’ kisht’ mohue, 355 Me e pasé bâ jo beg, por mbret, N’ dorë Misirin m’ i a pasë lshue. Ky, tue u djergë me ‘i ká per dore E me ‘i kál ngarkuet perpara, Kur ká dalë m’ nji sumullore 360 Mbi do megje e mbi do ara, E pre’ andej trimi ká pá Vasil Ndreken mbetë pa krye, Millosh Peren permys vrá: E ká pá si atý, ngerthye 365 Shtatit, Gjetja ishte tue shtri Doren m’ hutë plandosë per lerë, Se ç’ âsht mbusshë aj me mëni ! Ç’ t’ janë perzi atij gjak e vnerë ! Ç’ t’ i kan marrun flokët perpjetë ! 370 Edhè kán lidhë per nji shkorre, Mbas nji curri vetë zatetë, T’ i mbet Gjetës m’ novicë mizorre. U rrxue Gjetja m’ shkam të gjallë. Lshon Kërrstiqi kryet m’ i a pré: 375 Si lshon uku neper rragllë M’ ndonji skjap a m’ ndo’ i shkerbé. Shpejt po xjerrë Gjetja kuburen ! Sa me shpejt zjarm qi po i ep ! Mirë m’ i a thau, Shkjaut likuren ! 380 Ç’ m’ i a muer shpiertin per gazep, Tue i a rrasun shi në parsem, Letrâc m’ lerë tue e hjedhë terthuer, M’ tê çakajt qi me bâ darsem: Aj, qi aq trim m’ mbahej dikúr ! 385 N’ atê Vuku qi nper dhé Po plandosej si lug trapi, Mendsh harlisun nji çetë shkjé Palabardhas hap mbas hapi Thekte kamben nper laskár, 390 Pushken n’ dorë, në brez taganat, T’ idhtë si helmi ruejtë n’ filtár: Hajrin kurr mos m’ u a pá nanat : Kush sýzi, po, e faqezi, Kush kryet gjog, e menden zog, 395 Njani brac, tjetri kuprrac, Dikush rob, dikush per kob. Veç se trima sa t’ u thuash : Si njaj Jozja i Vukadinit, Matiq Jure në zdragushë: 400 Mihajl Bozho i Bozho Ikiqit : Spiro Neshi gerxheli, Buka e botës e kuvendtár : Ják Taraba kime – zi, 405 Derë e parë, e trim bujár : Vuksan leka, mejdanxhija : Dy djelmoça prej Nikshiqit, Spiro Zeka e aj Gjoko Ilija. Njiky Gjokja ‘i camerdhok, 410 As dér m’ giû mos me i rá deti, Ká ashtû rrgalles lshue m’ âsht trok Larg m’ i lânka shokët mbas veti: Edhè, menden mâje ksulës, At herë, djali, fill tue u kapë 415 Ke ato tbanet e Curr Ulës, Ká pá m’ lerë si bijte prapë Vuk kërrstiqi, e shokët pa prité, Veshk prej millit xier taganin E lshon ngutshem m’ i akrasitë 420 Gjetos kryet, edhè mejdanin M’ i a lânë vedit: qi nder shkjé Vonë e vonë kanga m’ i u kndue. Por jetshkurtë djali m’ kisht’ lé : Nuk i duel si e pat mendue ! 425 Pse, sa muer m’ tagan tagan me msy ; N’ stom pertej, qe, ká shperthye Nper çetina, si uk malit, Nji farë Luc gjeloshi, i Grudë ; Shpi e parë e pika e djalit, 430 Kaleshan, mustaqe rudé, T’ cillit sod e m’ gjet të parë, Si n’ Malci, si n’ Mal të Zi, Pushka e fjala i pat hecë marë, S’ i u pré mik, s’ i u la korí. 435 Ky kur páka shkjèt tue zbritë Edhe Gjokun lshue m’ pikë t’ vrapit, Miré ká zânë trimi n’ nji prité Mbas nji curri e bri nji rrapit : E kúr Gjokja, hapë n’ tagan, 440 Ká marrë Gjetos me i u turrë, Per m’ i a kputë kryet si bastan, Ç’ t’ i ká mbetë aj n’ kacaturrë ! Per nen sjetull mirë i a njiti ! I duel plumja rranzé me vetull. 445 T’ madhe Gjokja atý ç’ bertiti, Edhè lmuç per tokë bjen petull Shi te kryet e atij Kërrstiqit, Me ngranë m” tê, mo’, Zo’, mâ keq ! Qêjt e bollat e Nokshiqit : 450 Kryet, ofshe m’ i a lâmun grreç ! M’ i a lânë grrêç, po, njatà krye, M’ t’ cillt dikur kapica plite : Ani kur m’ a dridhte m’ sý : Aq fort hije pasë m’ i ki’ te. 455 Pra edhé at dité qi duel n’ ushtri, Veshé e mbathë e m’ armé shterngue : Pushken n’ dorë, zjarmin në gji, N’ sý kapicen petullue : Bir, m’ i thânka nana e shkreté, 460 Mos bân kryet poç e matare ; Pse me pasë pa tê per t’ mbeté , S’ gjên, jo, treg m’ e blé me pare ! Edhè i thânka prap kercuna : Mos me u shtý teper, t’ pasët nana ! 465 Pse Shqyptarét po ishin, Zo’, ruena ! T’ idhté si gjarpni e t’ rrebtë si zâna . Por, pse i ri djali tue ndollé, Knjazi mendt i a bâka kubel, Kin Shqyptarët se s’ gjuejn fort hollë , 470 Se aj Shqyptarët do t’ i bâjë zhubel ; E prandej, qyqari , muer Gjith at hov, e as s’ i rá shpatit , Si me thânë, kryqeterthuer, Por u lshueka zhgjetë per s’ t’ giatit. 475 Po, por Luci hollë kisht’ gjujt, Edhè kryet, manati i Zotit, Aj t’ i a bâni kungull ujët , Me e kjá e ama per t’ giaté t’ motit. Kur ká mbetun Gjoko Ilija, 480 Frota e shkjevet ç’ t’ â lshue turr Perposht shpatit, si duhija, Kep mé kep e curr mé curr ! Pushken n’ doré, nder dhâmë taganat, Neper driz e neper mret 485 Ki’ n marrë hovin ka’ ato tbanat E Curr Ulës, të mbetne shkret. Lucë Gjeloshi, pika e djalit, Fort po qet m’ at kacaturrë: Fort po i gjuen shkjét atij malit, 490 Atý hovin per m’ u a ngurrë ; Veç se plumet e martinës, Qi u fishkllojn per bri rradakesh , Máll s’ m’ i b6ajn, jo, zogjt e shkinës, Porsi t’ ishin shtupa takash, 495 E as m’ e ndalé hovin s’ ndalin : Veç, lshue turr e krejt terbue, me t’ mdhej hapa perpijn malin, T’ vramét e t’ premët per me i pague. kur, qe, dalin do malcoré 500 prej njaj breshte, si lugeten, Sikur t’ rrahë plajmi me borë : Lul Rapuka e pllum Gjeloshi, Sýnin gacë; Baca Luc Dedi, Burrë i urtë Pjeter Gjokë Toshi, 505 E aj Muç Hasi e Prêlë Mehmeti : Maça Grizhi, Shyta Pêma , Ndoc Gjo’ Goci e qaj Prélë Keri : Do djelmoça si do dêma, Hijen veç me i u a drashtun njeri ! 510 Si aj Turk Shabi me tri zêmra, Gjeto Marku Flakë e agzot, Me at Tomé Dacin, t’ cillit thêmra N’ sý t’ shkjaut mbrapa s’ i merr dot : Vjen Jus Muça e Marash Vata, 515 Shpend Delija me gjith djalë, Si ajo nata, me shtergata, Hovin topi mos me u a ndalë : E t’ shperthyen si uq zabeli Cac Kaçeli, e Voc Cungeli, 520 Lul Pál Kiri, e Nishk Djalé Miri, Dum Buzuku e Col Çamuku : Mbandej Brahkol Demushi Edh’ aj Islam Makalushi : Maça keqi, ‘ i varraslí, 525 Në sahat e në taki, Veshë e mbathé, e burrë zotni : Qi atjè n’ Lezhe te çinari Kû tregtari, edhé shtegtari Vuejn per ujë dimen e verë , 530 Me gjâ t’ vet, fitue me nderë, Ndreqi kronin me ujë të gjallë , Sjellë nper lerë e neper rrgallë, Prej njaj kodre nen Kalá : Qi prandej shpirtin per s’ dèkuni 535 I a bekojn gjindjen me máll. Kta si pá ken gjinden vrá, E t’ kan pá si shkjét ki’ n msye, Per t’ a lânë Gjeton pa krye, T’ janë lshue trimat turr p’ r’ iheri 540 Si lavé ujqish perposhtë Peshteri : E t’ u hjedhun p’ r atá curra, T’ na janë ndeshë burrat me burra Shi kû Gjetja, purë m’ nja’ n anë, N’ doré kuburen ngrefë si Zanë, 545 Gadi rrite zjarm me i dhanë, Zjarm me i dhanë, m’ parsme m’ i a rrasë T’ parit shkjá qi atij t’ isht qasë. E si ‘ i herë atý u perpojn, Se ç’ t’ kan lshue trimat m’ shoshojn ! 550 Se ç’ kan nisë trimat me u pré Ballé per ballé Shqyptarë e Shkjé ! T’ janë mberthye, t’ janë kaperthye Njani m’ tjetrin terbue shqimit, Si atá derrat n’ muej t’ hakrrimit ; 555 E kah sjellin me tagana : Thue per s’ tepri bâ i ka nana : Kah orvaten e rropaten, Shoq e m’ shoq kah idhté pêzaten, Tue u turitë, tue u drobollitë, 560 Fytafyt tue u kacafitë : Dikush rrokë, dikush per tokë Rri e plandosu kryqterthuer : Tjetri m’ shpinë t’ shoqit kaluer, Zênja frymen njak me duer, 565 Trandja kryet per lerë e krep, Xirja shpiertin per gazaep, Me do kthetra si kulshedra : T’ janë b6a lamsh, po, n’ at log Zanash Si gjarpij n’ zgavrra muranash : 570 A, si thonë, njalat n’ liqê, Qi, kah shkrepé moti nper rê, Kah i a ep naten vetima, Ja ep gjama e bumbullima, Ndermjet vedi ato kacrrue 575 Ashtû lamsh me mija e mija, Shkojn n’ fund t’ uj’ t t’ u rrokullue, Der sa qiellës t’ ushtojë duhija. E si s’ epri m’ arë nper bûca Kputun rrêmash bijn fiqt pûca, 580 Mâ se ‘ i kokë, besa, mor’shokë, Shkepun arrçit rá per tokë, M’ to me ngranë e m’ to me krrokë Sorra’e korba e cilikokë, Sýt me u a shperthiqë me skep. 585 Edhè i mjeri, ofshe gazep ! Kryet qi m’ tokë atý rá s’ parit Kje shi kryet e nji Shqyptarit : Kryet e Brahokol Demushit, Qi, zanë vend n’ Mal t’ Barbullushit, 590 Ora e qitte at ditë n’ Nokshiq N’ luftë me u pré me ‘i t’ Vasoviq : Me at Brankun e Tomo Milit, Kryet i cilli, besa ‘i fillit I a rrumlloi trimi m’ tagan, 595 Si t’ kisht’kênë poç a bastan. Trupit shyt e n’ gjak krejt lá Brahokoli dekun rá E u plandos per tokë sa ‘i trá, Zanun parsmen m’ lerë perfundi : 600 Sa qi token, thue, se lkundi Ka’ ashtu trup u sh6am per dhé. Me pasë kush ndo ‘ i gjeth per t’ pré Lopë, a dêm, a ká kulari N’ ndonji moje, edhé atypari, 605 Mbasi repë t’ jét gjedhi e dá Misht n’ kortarë, me pasë per t’ rá Gjedhe tjera prej pastrakut N’ shpi tue u dredhë, a se kah dalin N’ kullosë n’ nadjet, m’ at erë t’ gjakut 610 Tranden t’ gjitha: hapin ndalin E harû rrijn e njuhasin Kah vjen era : mandej ngasin Trok ke vendi, kû kje therë Lopa e kau, e atý m’ at herë 615 kryet per tokë e çark rreshtue, Dhén me kambë tue çukurmue E me bryna tue e dermue, Kan per t’ nisë t’ gjitha njiherit Trishtueshim me bâ nji gjamë 620 Permbi at gjak derdhun aljerit, Mnderet nieri me u ngrijtë m’ kamë: Kshtû Shqyptarve, kur okolin Pán n’ gjak plirë, e Brahokolin Shul per tokë mbatun pá krye, 625 U ká hypë vneri nder sye, Sa me idhnim edhè merthye Janë me Shkjé ! Mâ atý kush jeten Máll s’ po e bân; si malukaten Por t’ kan msý atá njani m’ tjetrin : 630 Plaku m’ t’ rin i riu m’ të vjetrin, Si m’ kê t’ ndeshte kush mâ s’ pari. Mnijet sýt u janë ndezë zhari, Kallë llagam frý ding u âsht zêmra : N’ lerë nji pllamë u ngulet thêmra, 635 Hidhen gurt nji ditë arë larg, U shkon buza të tanë jarg, Kah po msýjn e kah po shtýjn, Shoqisho’ in kah po e ndersýjn : Rrin nen kambë toka t’ u dridhun ! 640 Maça Grishi, ‘i burrë i lidhun, Fort po dridhtë trimi taganin M’ at serdarin Llazo Stanin : Idhtë shosho’ it t’ cillit kah po i mveshen, Thue dy curra n’ moh po ndeshen ! 645 Matiq Jure, ‘i taravol, N’ sý kapicen e nja’ n pol Të dollamës nen brez aj zânun, Fort po rrin trimi tue dhanun, Shum po ká trimi zalldan, 650 Maça Keqi kah m’ tagan T’ a vên para a askund aman S’ po i lên, besa, as me marrë frýmë ! Djerset balli u rrit tanë brymë. Se ç’ po hapet Ndoc Gjo’ Goci 655 Mbi nji shkjá prej Gjurakoci Lé n’ Kosovë ! por qi enè fmi Paska dalë ky e ngulë n’ Mal t’ Zi : Miter Spasi aj êmni i ti : Trim si Zâna e belaçi : 660 M’ trá me mrrijtë, po, kryet e ti. Ky Ndoc Gjoni me tri zêmra, Burrë çufrrok : shkjaut mos me i rá As dèr m’ sjetull, por qi thêmra Mbrapa n’ luftë kur marrë s’ i ká : 665 Sýnin gacë, zêmren barot, Lum per tý, o i Lumi Zot ! Se ç’ i âsht furë n’ frymë shkjaut mizuer : Se ç’ po e rrekë kryqeterthuer ! Fort po i hapet m’ tagan Ndoci ! 670 Ah ! kadalë, bre Ndoc Gjo’ Goci, Se s’ ké pá ti Shkjá me sý ! Se s’ po i’ n krep me u zânë dejlanash Neper kneta t’ Kakarriqit : Por po jishin do djelm nanash, 675 Fort me t’ lânë, besa, pa krye, Po t’ zate’ n kund n’ ndo’ i log Zânash, Si zatetë t’ paskan, qe, tý Nder kto rrgalle të Nokshiqit ! Ka vikatë, disi tue u tallë, 680 Gjeto Staka, ‘i trim budallë, Kah shperthen vetulls s’ nji ahit : Kacaturren m’ sup të krahit, Rrasë taganin n’ fletë t’ sylahit Me do veshë si veshë harushet, 685 Permndershim kercnue belaja Ndermjet dý kuburesh s’ Tushet, T’ cillat kryet qitë si dý rrshaja, Larg m’ i vritshin koder m’ koder : Dymdhetë qese blé në Shkoder : 690 Njeshun vezmet njanes i, Me atá kunguj sermit shkri, Me ato tufa tjerrë tehri : Qi edhè n’ Lesh dikúr pat pré Sufarin, pse do dit para 695 Doganisë ky i paska n’ Fé Me do fjalë per burrë t’ pamara, Ndersá aj n’ Shkoder, pa armë në brez, Per treg endej giat pazarit Edhe trimi m’ Malazez, 700 Porsi njaj ariu prej Sharit, Ka lshue turrin fulikare N’ p’ r ato rrahe e ato laskare Idhtë taganin zjerrë prej millit : Porsi livitë rrfeja kupës s’ qiellit. 705 E si meçka kur t’ i hullet Shpellës me mjaltë, nisë bleta e vrullet Per rreth bishës e me mëni M’ nja i bje m’ thimth, por pa dobi; Pse, turijt zhytë nder fashoje, 710 Meçka nuk po trêmej soje : Kshtû kan nisë me u krepatue Ndermjet vedi e me u ngashtrrue Cerrnagorasit, kur s’ èperi T’ atij rrahi nper t’ thepisunat 715 Brije t’ rèpuna, si pùlave Qi u bje shqypja, ngerthye kthetrat : I trènuni Gjeto Staka N’ at log Zanash neper çufërra U dorgj turr. Trum trokollisin 720 Troç m’ troç mtruhen, tranden trimat, mendsh trullue. Lamsh hamullohen Njani m’ tjetrin; matarohen, Ngiten, nziten, me dorë njiten, Hârakuqen neper rrgallë : 725 Kush terthoras, kush perballë, Çeku qenash, quku krenash, Llanash laskarou m’ tagana : Pergjak xhoka e xhamadana, Gozhupë, struga e koporana. 730 Hapen shkjét m’ at Gjeto Staken, Hapen, zdaten, me sjellë matan, Vithambrapas trup por zmbrapen E as me msý zêmra s’ po u bân, Kah po shofin si m’ tagan 735 Asht turrë Gjetja, trimi i trimit, Si ajo rrfeja n’ natë thellimit. Mihajl Draga, ‘i burrë si motit, Shkelveshë sýnin, falme agzotit, Kaprroç burrë e i fort gazep, 740 Zânë dollamen njanit skep, Ká bá zêmren gúr e krep Edhè m’ Gjeton t’ ká marrë hov, Si njaj Turku me Moskov. Gjeto Staka, sý bollshordja, 745 Se ç’ t’ i u hap m’ tagan: si Mordja Hapet m’ kosë. Qindro, bre Mije e Mos e lsho ! pak mâ pertej Po i vikatë Vuko serdari. Por pak vonë; persè qyqari 750 Fjalët s’ i ndieu ! shi at herë per tokë M’ tagan kryet Gjetja i a hodh E e la shyt: mâ kurr me i rá N’ mend, me kthye te cullt e grueja, Qi n’ Njegùsh po i lodhte ûja ! 755 At herë Gjetja, tue vikatë Tue vikatë, tue u hallakatë : Thue po shkon me u njitë aj valle ! T’ i â lshue m’ shpinë Vuko serdarit, Dorë e djathtë e Gospodarit. 760 Trim pra Vuku e ‘i zog petriti, Por m’ e pritë Gjeton s’ e priti: Veç se u shmang, e neper shokë, Si njala tue depertue, Ká marrë shpatin thik perpjetë, 765 Kin ushtris aj me i bâ zâ Shkove n’ ndihmë atý me u rrâ, Msý qi ‘i kisht’ nji katallâ, Mos m’ i u pá, besa, kund halli. Veç fort nalt s’ u njit, zavalli, 770 Lucë Gjeloshi, pse, zânë n’ pritë, M’ kacaturrë m’ tê hollë ká shti, Per rranxë vithes tue i a njitë, Dekun m’ tokë tue e karrani, Me e kjá e shoqja hollë e giatë, 775 Si ajo qyqja m’ rrêm të thatë. Porsa dekë u plandos Vuku, T’ ká lshue turr njaj Lul Çamuku: Lutrâ burrë ky prej Merturit : Si harushë dalun prej gurit : 780 E tue ngá ashtû troç më troç, Merr Gjetë Gegen kaliboç, E me të ngarkuet lshon vrap, Si vên ujku ‘i ftujë mbi shpinë, Dér qi dalë ká te ‘i luginë, 785 Te nji gurrë e nen nji rrap, Kah Shqyptarët vijshin tue rrâ Porsi breshni me murrâ. Atý m’ tokë trimi e ká ulë : I ka dhânun ujë me ksulë ; 790 Brezin shtatit i a ká zgidhë ; U ká vû varrve duhan, Me i zanë gjakun, e i a lidhë Prap me brez; edhè i a bân Nji cingare. Gúr e unuer 795 At herë xier, e si n’ t’ terthuer Nisé me shkrepë ; e mbasi muer Kafi zjarm, me tê cingaren I a ká ndezë. Mandej mataren Aj ká xjerrë plot me raki 800 E i a ep atý me pi : Pse rakija, thonë, bân mirë Per varrë t’ pushkës. Aj prap por xier Prej terçukut nji kaptinë Hudre s’ thatë, e per nen krye 805 I a qet Gjetos. Hudra vin Me pritë shtrigat e per sý T’ keq, si fjalë e lané të Parët. Ndersa Luli m’ shpinë ká bartë Njat Gjetë Gegen e ktij varrët 810 Po i a lidhte, mâ se ‘i kokë Rrotullue ká, ofshe ! per tokë, Idhtë ka’ ashtû rrijshin tue u pré Shoq me shoq shqyptarë e shkjé. Atý, ‘i herë, mbet Arif Bishi, 815 Shyta Pema e Lano Grishi, Edhè a’ i biri i Let Putanit, M’ arrç qi kryet më tef t’ taganit I a preu Ristja i Savo Sulës Mu ke tbanat e Curr Ulës. 820 Gjeto Staka pret Mhill Dragen Burrë i fortë ky e belaçi Shkove t’ vet qi u a lute shtagen, Sa herë mbushej mendja atij; Mandej preu Petko Babiqin, 825 Tverdko Illin, Trifon Mandiqin, Edhè Jovo Nevjestiqin : Ani Jovo, qi djalë tjeter Pasë s’ m’ i kisht’kercnua loke ! Po, por Gjetja, bishë e vjeter, 830 Aq giatë pûnen s’ po e mendoke Giatë s’ po e tierte, jo, gajtan, Edhè i mbetka atý m’ tagan Mu n’ butë t’ krés e m’ vesh të shmangët, Njanit sý tue e lanë të mangët, 835 T’ i a lânë rrashten haptë si boskë, Largkapola e krés hjedhë n’ prroskë, M’ tê me lype qêjt e Nokshiqit. Por, manà, ‘i farë Vuçeniqit Atý gjakun mirë i a muer, 840 Njat Cac Deden, belaçuer, Shyt per tokë tue e lshue terthuer, M’ tê me ngrânë orrla e sokola, Me i ardhë shqarthat rreth e okolla Neper rreze qi lshon hâna. 845 Kadiq pera, ‘i uk zabelit, Burrë i lidhtë e trim si Zâna, Se ç’ t’ i â lshue m’ shpinë Voc Cungelit ! Se ç’ t’ i a preu aj t’ mjerit kryet ! S” t’ shoqes ç’ i a verboi t’ dy syet. 850 Tue e lânë vejë me kater fmi, Ne stan n’ bjeshkë, ne tokë në vrri : Me i ankue gjarpen e mi ! Njaj Muçë Hasi, ‘i derë bujare, Ç’ t’ a ká bâ aty aj kryet matare, 855 Edhé lshue ç’ t’ âsht fulikare M’ shpinë t’ atij Jovo Sokolit: Besa, ky ‘i farë taravolit Me bré, po, hekur me dhâmë Lutrâ burrë e kryet sa ‘i shtâmë : 860 E m’ tagan kryet m’ arrç qyqarit Dýsh i a dau si shegë Tivarit. Atý at herë Pipo Gërrzhiqi, Mustak shtupa, flok – iriqi, Qi at Tungj Pepen la pa krye , 865 Kúr ká pá trimi me sye Kryet dý felesh Jovos thye, Delli i ballit ç’ i ká kcye ! Se edhè m’ Muçon idhtë ç’ t’ ká msye, Mos me e lanë Jovon gjakhupës; 870 Shtri më rrgallë trimi pikë gjallë, Mbi tê sorrat me kcye pupsë ! Gjygjin kokës por kopilani mirë, sa duhej, nuk m’ i a bâni, Besa, atý; pse Lul Kapuka, 875 Trim mbi trima, m’ shpinë i u lshueka Turr e vrap n’ per at mejdan, Porsi deti çue tallaz, Edhé i mbetka, ofshe ! m’ tagan M’ arrç të qafës e dér m’ germaz, 880 por pa mujtë krejt m’ i a rrumllue, Njitun kryet p’ r at fije lkurë, Permbi parsme erdh e i u vuer, porsi t’ ishte strajcë tagjije : Nper gerglâc tue i gurgullue 885 Gjaku t’ mjerit gulfa – gulfa, Si atá ujët nper lug t’ mullinit. Ashtû trimat idhtë mberthye Shoq me shoq e kaperthye, Kah n’ mjet vedit rrin tue msye 890 Si lutrâj si katallâj, N’ bokë pertej nji çetë shqyptare Ç’ e ka nisë pushken batare M’ nji lavë Shkjé, qi kep më kep, Marrun hovin hallagrep : 895 Do djelm t’ ri mendt maje ksulës : Rrâjshin n’ ndihmë shokve me u shkue Ke ato tbanet e Curr Ulës, Me Shqyptarë kû kta taku, Rrijshin krenash tue u krekcue : 900 Thue se lé kishin per s’ tepërmi, E se ‘ imend rreth asajë tbane Po ishte çilë ndo’ i kasaphane Per mish t’ nierit, e prandej rrin tue sjellë m’ shosho’ in pa dá ! 905 kur Shqyptarët m’ at bokë pertej Kan dalë trimat e t’ kan pá Per kundruell, si rrash per tokë I’ n shtri gjindja : kush pa kokë, Kush varrue, kush keq cungue, 910 Njani vrá, tjetri prap çá ; E t’ kan pá si Cërrnagorasit Qi aq zanát e kan mejdanin, Rê me breshen shpatit dirgjeshin, Pushken n’ dorë, nder dhâmë taganin: 915 Zdap, lutrâ edhe katallâ : Lshue per vrap gjithsa i’ n tue mûjtë, Shkove n’ ndihmë atá me u rrâ, T’ i a kan nisë atý me gjuejtë M’ huta shkjét, per me ja u pré 920 Rrugen para. Mys per dhé Shtri janë shkjét n’ flakë t’ kacaturravet, Edhè kryet strukun mbas curravet, Larg shosho’ it derdhë atij shpati T’ u kan ndêjë m’ novica gati, 925 E t’ ká nisë pushka me krisë N’ p’ r ato repe e n’ p’ r ato brija, Si në zjarm kerset dullija. Atà qit, e këta qit ; Kta levdoju, e atà levdoju ; 930 Haju, shaju koder m’ koder Thue po duen me bâ ndo’ i loder : Jo se mâ krenash me u herrë, Shoqishojt shpiertin m’ i a zjerrë, M’ i a zjerrë shpiertin per gazep. 935 Maça Grizhi, ‘i shqype m’ krep : Ah ! kadalë, moj Cërrnagore ! Se ktû i thonë Shqypni mizore ! Se s’ ké besë as nuk ké ndore, Per pa t’ hjedhë un te Cetina, 940 Pa t’ i herrë treqind kaptina, N’ zi pa t’ pshtjellë nja tri mij shkina, Per njat vashë qi më ké vrá, T’ rijt e veren m’ i a ké thá, Si punue s’ ká Turk as Shkjá : 945 Trimi pushken me sjellë m’ grá ! Gjokë Serdari, ‘i sý – harushë : Byrm, Shqypni, gjithkúr të duesh N’ plum të randë n’ barot të zi ! Se mâ gadi kurr s’ e di, 950 Manà, vedin se jam gjallë. Se edhè un ktej, besa, s’ kam dalë As per krushk as per kumarë, As per t’ sjellë un ndo’ i punë marë ; Por me vrá, po, e por me pré, 955 Por me djegun gur e dhé N’ mal e m’ mal e koder m’ koder, Dér qi t’ bij nji ditë në Shkoder : Edhè atý, po, trobojnicen T’ a zhvilloj m’ Kalá, e kapicen 960 Tý Shqypni, t’ a vê un m’ krye, Tue t’ a dredhë disi m’ nja’ n sye, Bota marë me qeshë me ty ! Edhè kshtû, herë lavd tue qitë Shoqish’ it, herë tue u shpotitë, 965 Tuj u shá, me fjalë t’ u nzitë, Ç’ janë terbue trimat m’ at hera ! Se ç’ t’ âsht dhânë vigma e potera ! Fort po ushtojn uta e novica: Ká marrë gjâmë larg Drezovica, 970 Kumarusha e Treskavica ! Mark Milani, trim i trimit, Kur ká pá si rêja timit Mbi Nokshiq qiellen kisht’ mlue, Si isht’ kênë trimi tue pushue, 975 Mirë m’ â njeshë, mirë m’ â shternue: Ká mbathë çizmet dér mbi giû M’ kambe ushtrin edhè e ká çue, Per rreth vedi n’ bjeshkë ndalue : Gjashtë taborre malazez, 980 Njani i rêmtë, tjetri kermez, Kush mustaqet lshua dér m’ brez, Disa pleq, shumica t’ ri, Të gjith gati n’ luftë me u shkri Per Knjaz t’ vet e Mal të Zi : 985 Ká zjerrë gjogun pullali, I a njet frê’ n dore sé Ltinit, I a shkundë shalen telatinit, I a shterngon me tre kollana : hidhet gjogu porsi Zana ; 990 Fort hingllon i biri i atkinës, Si t’ gjith faj’ n qi e ká tagija ! I a ká falë Knjazi i Cetinës. Kur po e niste kah Shqypnija. Edhé Marku, sý – duhija, 995 M’ zenji kamben, bân me i hypë, Nper Nokshiq m’ shpinë t’ tij me zdrypë E udhë mbi udhë e per nen bjeshkë Fill m’ e qitë ushtrin n’ Sutjeskë: Kû mendon se ká per t’ gjetë 1000 Ndêjë Shqyptarët as çuet as fjetë, Harû kta tue bâ çudi P’ r at ushtrin e Malit t’ Zi : Kah ká mbajtë, se kah ká rá, Qi me sý mâ s’ i’ n tue pá. 1005 E atý atbotë aj fulikare N’ shpinë me i ramë ushtris shqyptare, Ashtû befas: si prej s’ epërit Ndo’ iherë orrli i lshohet lèpurit, Kur n’ ndo’ i driz t’ a ketë soditë 1010 Ndêjë harû : edhè me i qitë Shqyptarët n’ rreth, e si n’ kariq Mlysha, njala e krapuliq, Gjallë me dorë trimi me i zânë : Nji me kthye n’ shpi mos me lânë, 1015 Qi me u thânë gjindes n’ Shqypni, Se ç’ kob bâni Mali i Zi Mbi Shqyptarë, kur me furi Ky pat msý Plavë e Guci; Edhè para rresht me i vû, 1020 Si bagtin, e fill m’ i a çue Per mâ t’ madhin morè kob Knjaz Nikollës t’ gjith lidhun rob. Kur, shi at herë tue i dhânun shtatit, Per me u hjedhë trimi m’ shpinë t’ atit, 1025 Po ndien malet tue gjimue Po ndien pushken flakë tue vlue Poshtë n’ Nokshiq, e prej zenjijet Kamben hjekë. Krejt prej habijet Trullue n’ mend, âsht lshue atý turr, 1030 Edhè daLé ká tej m’ nji curr Kû po rrin e kqyrë n’ turbi Rreth e rrotull mal e vrri; E kur pá trimi tuj ardhë Prej Sutjeske ushtrin shqyptare: 1035 Pá Nokshiqin si ishte lbardhë Me Shqyptarë, e se batare Atý luften kta ki’ n nisë: Pá si n’ diell ndritshin taganat. E sa nieri ishte permysë 1040 Shyt per tokë atje ke tbanat E Curr Ulës, se ç’ i ká rá Koshës me dorë ! E porsi mzati Qi perlyket fushës t’ u ngá, Sa të madhe atý aj vikati 1045 Atij Mirkos gerxheli, Kapitanit me kondosh, N’ zâ per pushkë ky e bujari: Kû jé, Mirko, eh ti mos kjosh ! Se dikush paska tradhtue ! 1050 Shkimja, Zot, hisen e diellit ! Se, pa pritë e pa kujtue Prej Sutjesket ardhë nji fillit, Plym Shqyptarët paskan prispjetë N’ Nokshiq t’ gjith n’ xhurdi a n’ gunë 1055 Tuhatë m’ záll e ç’ merr perpjetë, Si ajo miza per kercunë ! Zgidh, bre Mirko, do taborre: Gjithkû t’ jét, po, pika e djalit E t’ mos dijn shka âsht besë as ndore: 1060 E me to dirgju poshtë malit, Ushtris s’ onë me i vojtë ti n’ ndihmë, Per mbas plaçkat kjo hutue; Se, per Zotin, ngusht do t’ bijmë, Me shka m’ dán neshtrasha mue ! 1065 Se ç’ t’ ká krisë at herë bujrija ! Se ç’ t’ ká rrahë lodra e trompeta ! Mirë shterngue t’ âsht m’ armë ushtrija Me bukë n’ strajcë e peksimeta ! E t’ u ngref top e havan 1070 Vetulls s’ malit mbi Nokshiq ! Kerkserdár e kapitan Ç’ t’ kan njeshë shpatë e ç’ t’ kan njeshë klliç ! E sikur, mbasi prej vjeshtet Zbrû t’ jét toka shinash s’ randë, 1075 Shkputë ndo’ i rreshpe buzë njaj kreshte, Termegshim bân dhén me u trandë, Kah, tue brishtë me t’ rrebtë zhumhúr Poshtë rrmores, shamet n’ fund: Kshtû ushtoi breshtë e terratuer, 1080 Vetë po, mali thue se u lkund, Kur ushtrija e Mark Milanit, Lshue prej s’ epri fulikare, Per mbas Mirko Kapitanit Turr sulmoi m’ ushtri shqyptare. 1085 Lum e lum per t’ Madhin Zot! Kur janë ndeshë Shqypatrë e Shkjé Kur janë ndeshun flakë e agzot: N’ mni t’ shoshoqit atà lé: Se ç’ âsht ndezë lufta m’ at hera! 1090 Fort t’ ká vlue huta e novica! Ç” t’ ká plasë vigma edhè potera! Ç’ t’ janë perzi ksula e kapica! Edhè topat tue bumllue! Shprazu gjylet flakë e shkendija! 1095 Larg Trojani ç’ t’ ká gjimue! Ç’ ká shungllue kjo Metohija! Nen kambë toka tue lkundé shrregull, Asht dyndë pluhni rê mbi krye, Muzë âsht qiella n’ tym e njegull :1100 Mâ Nokshiq s’ pá kush me sye! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Zana e Vizitorit Kshtù n’Nokshiq lufta po vlote, Zana e Madhe e Vizitorit Më kisht’dalë ajo n’nji kep, Prej ka’, e Mira, po kundrote Si terthoes së Nokshiqit 5 Rrihte huta edhè novica; Si flakojshin n’diell taganat E si gríheshin n’ mjet vedi T’ idhtë Shqyptarët e Cerrnagorasit: Një grusht trima kta, qi Mbretit 10 Të Stambollës, manati i Zotit, Pesqind vjet kokerr m’ i ndêjen E askurr pushkën dá s’m'i a kan. T’ lirë nepr krepa tue e shkue jeten, Si ajo shqypja skepkurreta; 15 Ndersa Serbi ‘i belaçi, Me Turk nisë kishte krushqi E po rrite aj me dorë m’ ballë Tue i bâ Turkut tungjatëjeta, Turkut tue i lá pagë e t’ dheta: 20 Pesqind vjet harap i shitun! E ashtû ndêjë e Bukura e Dheut M’ at t’thepsinen maje kepi, Rreth e rrotull rrokullote Synin flakë, si flaka e diellit, 25 Tue kundruem e, shêj tue vûm Se kujë pushka mâ hollë vritte, Kujë mâ ters tagani ndritte: Kush po hapej, kush po zmbrapej, Kush po ms^yte mâ furishem 30 Malazezet a po Shqyptarët: T’ cillve n’ mní, kishe me thânë, Se edhè fort vehtja i kisht’ ardhë, Q’ se atý jeten, sado e ambel, Kurrkush máll, besa, s’ po e bâte: 35 Rrezja e sýnit, kur, i prirte Ka’ ato tbanet e Curr Ulës, Kû të mjeren Tringë per s’ dekuni Ká pá shtrî terthuer oborrit, N’ nji hurdhë gjaku kryet sharrue 40 Shi te praku i derës së vet. Pse të mjeren morì Tringë Edhè mirë, manà, ajo e Mira Njoftë m’ a ki’te prej kahmotit: Q’ se kjo, vajzë e enè fëmij, 45 Flokët rreth ballit rrumullue E nder mrize t’ Vizitorit Reshun rrunzat me mrizue, Bâte kputa: a se me shoqe Brite hijes tue këcye, 50 Me u stervitë, po, jetshkurtumja, Si dikur kjo, vetë, bâ nuse, Me këcye me nuse tjera N’ ato okollet e Malcís; Ase, ulë ruben nen vetlla 55 E tue bâ kinsè po kjate Mbí ndoí rrunzë e cungë shtrî para, Njifte fjalë tue dnesë, tue fshâ, Per me dijtë mandej, si grue. Me vajtue burrat e dheut, 60 Ndér qi fisit t’ i ki’n lanun A per gjýgj e per pleqní, A per bukë e bujarí, A per besë e per burrní, Per urtí, per trimëní, 65 Vrá me Turk kta, e vrá me Shkjá; Jo se kur, per brî ndo’i gurre A ndo’i çutrri ujnash akull Bashkue blegat me u freskue, I a nisshin atý, çerdhùkullat, 70 Me u ngallitë njana me tjetren: Tash dynd skllafat me shplakë t’ dorës E sterpik ftyren shoshoqes, A se qite me kambë n’ujë: Njana tjetres m’ shpinë tash leshoju 75 Poshtë perpjetë stomeve t’ blera: Guga fmijsh, per t’ kalue motin, Verës mbas gjâjet m’ bjeshkë kur dalin. Zana e Madhe, strukë nder zgevrra Gvêjsh jetikë, a nper gallushtra 80 Bigash s’ mrazta, çilun m’ karpa Prej rrufejet bumbulluese, Rrite e Mira e po i skjyrote, Krye per krye me Motra tjera, Me ato t’ bukurat Shtozovallet! 85 Orë e Zana t’ Vizitorit: Fol e qesh kto ndermjet vedit, P’r ato argtime e lojë fminije, Krejt pa t’ keq e tanë fjeshtsí. E kur ndollte sè ndo’i shoqe, 90 Ftyret Tringen n’ moh po e lagte, Pa rubë m’ krye, llanash shpervjelë, Amel n’ gaz tue gurgullue Si t’ këndojshin n’ mal bylbylat, Edhè ashtû ftyret priskue 95 N’ ujna t’ gurravet t’ argjenta: Si e kerthnesta drandofille Rîhet n’ voes n’ at ag të Dritës: E fulqîjsh n’ ujë bushurdisun, M’ shpinë kjo shoqes vrap vervitej, 100 Tuj u ndjekë n’p'r ato blerime, Si dý flutra t’ bardha, t’ bardha: Zana e Madhe, kah po e shifte Ashtû t’ njethë e të kerthnestë, Bardh e njomë si ajo prandvera, 105 Edhè fort, po, e Bukra e Dheut, Manà, knaqej vetë me vedi; E tue folë me Shtozovallet Bashkë tue folë, bashkë tue ligjrue, Merrte, e Mira, edhè po thote: 110 Pa ndigioni, moj sýgrizha, Moj pinjolla rritë nder molla: Pásh at t’ Lum, qi vrân e kthiell, A u ká rá ndo’i herë me pá, Nen ket hanë e nen ket diell, 115 Fmij me ‘i hije mâ të kandshme Se Tringë Ulja e Ulë Keqotës, Burrë i dheut ky, e buka e botës, N’ nám e n’zâ nder Male t’ Mdhá. Kqyrnje ‘i herë, he i raftë e mira! 120 Si i ep shtatit m’ shpinë ka’ i lshohet Bleges shoqe n’p'r at rudinë; Si njaj hylli, qi n’ natë vere, Zhgjetë i bjen të mraztë Empirit. Tue lânë mbrapa ‘i hullí drite! 125 Jo, po prá, mirë jé ka thue, Njana Orësh fjalen i a kthete: Sýni i keq veç mos e pát, Se kjo mue, manati i Zotit. Me njat shtat filiz çetine, 130 Me ato vetlla si fiskaja Me atà sye kokrra qershije, Me atà dhâmë si gurt e zallit, Fíll mbas shiut kur t’ u bjerë dielli, Dishka m’ dán, po, si ‘i cirkë voese 135 M’gjith t’ nji lili, kur mâ s’ pari T’ shkrepë m’ tê rrezja e nadjes s’ ré. Si veç, Zot, rueja nanës s’ vet! Se, manà. kur t’ bâhet nuse, Shoqja kund s’ ká per t’ i dalë 140 As n’ Malcí, as n’ Shllak, as n’ Shalë. Sa mirë s’Bukures s’Dheut m’ i rá, Per at fjalë qi i foli Ora, Edhè, e Mira, buzen n’ gaz, Kshtû ká marrë e ligjiron: 145 Animâ, moj Orë e Zana, Tringen ju fort me m’ a dshtë, Me m’ a dashtë, n’kujdes m’e pasë: Me m’a ruejt si sýt e ballit, Kurdoherë t’ dalë me verue 150 Nder kto vise t’ Vizitorit, Qi ktê shtriga t’ mos m’ a ngase, Sýni i keq t’ mos m’ a peçase, N’ moh m’ mní kamba t’ mos m’ i shklase: Larg gojlidhnin me m’ i a mbajtë 155 Zhegut t’ ditës me m’ i bâ hije, Me m’ i a bâ ju dimnin verë; Me m’ a ruejtë të njethtë perherë, Si ato lulet në prandverë, Mbasì lule e falka Zoti. 160 Se, q’m'at ditë qi e pava s’ pari M’breg t’Gradinës tue u dhânë ujë rrunzave, E vetë ftyret tue u flladitun. Mue kjo krejt m’ âsht njitë per zêmer. Edhè e due, moj, pásha t’ Lumin! 165 Si driten e sývet t’ mí. Se edhè vetë, po, Zana e Madhe, Kur më dilte Tringa n’bjeshkë. Ajo ksajë m’ i bâhej hije Kahdo shkote, kahdo vîte, 170 Tue m’i ndêjë gjithkund perane Qi ndo’ e keqe t’ mos t’ i a gjîte: Motra e madhe strehë si i bâhet Njâj mâ s’ vogle motre s’vet. Shkrepte rêja nalt prej qiellet, 175 Edhè rrfeja me rropame Blî’n shinote rrêmash s’hapun, Per nen t’ cillin, furís s’mndershme Per m’ i u shmangun t’ rrebtë thellimit, Strukë t’ isht’ Tringa: sa shpejt gati 180 Atý i rrite e bardha Zanë, Edhè, e Mira, me at t’ fuqishmen Dorë të vet rrfés, po, kokrren Larg ajo kisht’per t’ i a bredhun, Tuj u a lshuem karmave t’ rryeshme. 185 Msýte ujku m’ rrunza t’ Tringës, Jo pse ky kishte qitë ceken Kund tufë dhênsh me vû per vedi E me u bgatë me to: si nieri, Qi, mâ i fortë tue ndollë, mâ t’ ligshtit 190 I mbetë m’ qafë, e bishë mbí bisha. I a xjerrë shpirtin per gazep Jo per tjeter, veç per t’ hîmë N’ okë e n’ copë të tij, e barkun Me e kertylë mâ teper n’vjam: 195 Por, pse zijet n’ breshtë molisun, E rreshkë ûjet, barku petull Per kurríz i isht’ njitë qyqarit, Tue mos pá kund maje vedit, Lshote m’ rrunza t’ Tringës së ngratë, 200 Gjallë sa frýmen aj per t’ mbajtë: N’ ndesh t’ tij Zana per t’ dalë kishte, E atý gojen me i a lidhun, M’ rrunza t’ Tringës qi aj mos me prekë. Edhè ujku, sado i unshem, 205 Kryet per dhé, bishtin nder kâmë Per t’ kaluem kisht’ ndermjet rrunzavet, Per pa i prishë e dam pa i bâmë: Si t’ kish’ kênë qêni barí Tue ruejtë rrunzat bashkë me Tringen! 210 Kaq fort Zana, Shtozovallet! M’ a kisht’ dashtë Tringn e mjerë: Por qi sod i a bâni t’ dekun Vasil Ndreka sýkerveshni! Prandej, kur m’ at maje kepi 215 Ndêjë, e Mira, tue soditun Si n’ Nokshiq po vlote lufta, I shkojn sýt n’ oborr t’ Curr Ulës, Edhè shef: shka ajo me pá S’do t’kisht’ dashtë me sa vedvedin 220 Errë s’ dy sýsh: shef Trinen dekun Gjatë oborrit shtrî terthuer, Kryet te praku i derës sharrue N’ nji hurdhë gjaku. Mnderet shtati I u perqeth atý nji herë; 225 Por, ka’ e Mira me mendue Nuk po don, se ndonji e keqe Ká mûjtë Tringen me i a gjetun, Sýve t’ vet besë s’ do me u zânun; Edhè shplaken, bardh si drita, 230 Vendue strehë mbí vetlla t’ holla E dhânë shtatit si n’ perpjete M’ at shkam t’ gjallë, e ço e ul kryet, Ngerthye m’ ballë vetllat si rrfeja, Mâ pingul rrexet e sývet 235 Po i a lshote. Si ajo mjera Morì nanë, së cilles djalin N’ mal a n’ fushë hasmi i a vrau, Ndo’i rrezik a se i a gjetka: E qi gjindja, shqymit zêmren 240 S’ mjerës me’i herë mos m’ i a rrenue, Si me ndoshta t’ zí kumetin I a apin s’ pari: flakron m’ kambë N’at lajm nana, e rrugës tue thekun Moshet kamba nisë me i mbetun, 245 Shkon n’ mend vedin tue e mahitun, Se s’ do t’jét, jo, djali i vet Qi ká mbetë, por ndokush tjeter Me tê ‘i êmni ndollë si gand: Amostjetr, se asa’ i biri 250 N” rrezik jete nuk do t’ ishte: Por, kur t’ mrrîmen n’vend t’ shemtuem, Shef se djalë mâ nuk po ká, Ahi ! gerthet t’ madhe me vedi, Grushta krés tue i rá kercuna, 255 Dhîmet zêmra ka’ i pelset; Kshtû gerthitë ká e bardha Zânë, Kur ká pá se mbetë kisht’ Tringa. Edhè e Mira, nalt prej kepit Kû kisht’ zanë, e thik perpjetë 260 Ndê ajo flatrat e prarume: Si atà pllumat kur prej s’ epëri Pingul lshohen m’ ndo’i lamë gruni: Zhgjetë n’ teposhtë âsht lshue n’p'r ajrí Drejt oborrit të Curr Ulës: 265 Curri dekun shtrî te votra, Dekun shtrî n’ oborr e motra. Si ajo nana fmín, qi gjumi T’i a ketë zanë prej mremjet n’ voter, E merr pezull para duerve 270 Edhè e çon fjetë ke shtroja: Kështú Zâna pezull Tringen Para duerve ajo e ká rrokun, E ndê çark llanen si bora Nen krye t’ sajë e njanit krah: 275 Si po t’ drote se i del gjûmi… T’amlen pashë edhè shterngue Mirë per persme, e Bukura e Dheut Nçohet ajrit tue flutrue Neper plume e gjyle topash 280 Drejt kah kreshta e Vizitorit, Kû m’ nji bigë kisht’ ngulë e Mira. Nen at bigë e te nji breshtë Po kisht’ pasun nji rudinë. Isht’ rudina e e gjanë e giatë, 285 Sa hjedhë nieri ‘i pashë nen dorë, Tanë blerim e lule t’ njoma; N’ mes t’ rudinës nji shkam i gjallë, Nen at shkam nji gurrë prej akullit. Gurra jishte, ujë po kishte, 290 Sa me blue nji gúr mullîni. Atý dilshin Orë e Zâna, Per me u lá, per me u flladitë, E neper rreze qi lshon hana Dorë per dorë valle me u njitë 295 Me u njitë valle e me lodrue, Me lodrue, po, e me këndue Me këndue e me vallëzue Me bylbyla t’ verës – ó, 300 Dér nper ag të Dritës – ó! Mbí at rudinë e te ajo gurrë, Zana e madhe, Shtojzovallet! Ká ulë Tringën n’ bár të njomë, Edhè fshâ ká ajo të madhe. 305 Kur ká fshâ nji herë të madhe, Ká piskatë fort mâ të madhe: Ç’ ká ushtue bjeshka e Vizitorit! E kan ndie Motrat e veta, Orë e Zâna t’ Vizitorit: 310 E kan ndîe ato e gjithsa kjenë, Gjithsa kjenë, po, te kû kjenë Shkaperderdhë gjatë Vizitorit Neper kerma, currina e krepa, Luften tue soditë të Lumet, 315 I a kan behë ato vetimë, Disa vetmas, tjerat plimë, Tue rrahë fletrat nper ajri: Si atà pllumat, qi prej mbarmjet, Enè dielli pa prendue, 320 Shkaperderdhë si t’ janë pullazesh, Nper kopshtîje a skâj’t t’ oborrit, Kur t’ ndiejn zânin e zojës s’ shpís Se i ndiell m’ kokrra, fluturim ajrit Per t’ u lshue kan, tok a dámas, 325 Zâni i njoftun kah t’ i grishe: E si ato qi s’ kan mot t’ keq, Fol e qesh t’ Lumet n’ mes t’ vedit, Ka’ i bijn ajrit tue flutrue, Por kur mrríjtë kan mbí at rudinë 330 E kan pá shtrî m’ bár të njomë Trupin dekun t’ Tringes s’ mjerë, Kuku! t’ madhe fort gerthiten. Rrah shuplakë e lviru ftyret. Lnuru flokësh fijesh s’ mundashit, 335 Njana dnes e tjetra fshâj: Fshâj e kjáj e shkrifu n’ váj, Rá permys rreth trupit t’ sajë, Dhîmet zêmra gjak u pikë. Mjaft tash, Varza; mêni vajin! 340 Kem’ me pasë se kur me kjá, Zana e Madhe merr e u thotè. Se edhe n´ vend qillue po kemi, Kú rri bari r&i nè lot, Kú rreth toka &asht mrú me gjak, 345 Me gjak nierit, e kú, besa, Nji Shqyptár, n´dashtë burrë, n’dashtë grue, Qi per zêmer Orë e Zana T’ a kenë pasë, aj, t’thuesh, gjithmonë Ká hjekë zi, keq ká mbarue: 350 Q’ se kjo e mjera moj Shqypní Ká per brî, nji dreq të zí, E në gjí, nji dreq mâ t’ zí, Ká per brî kjo Karadakun, 355 E në gjí ká Turkoshakun, Qi veç e me agor të vetin Hije t’ zezë me i lshue ky diellit, E si vetë aj gjarpin zilesh Veç me sý dhén me e helmuem. PorT’ i lâjm kto fjalë. Tash Tringa 360 Do bâ gati me u rmue n’ dhé. Kjo do lá nji herë mâ para, Mbasandej do veshë per dekë; Do çilë vorri. Sa me e lá Tash po e láj un vetë; por petka 365 Deke s’ kem’ per tê. Ndigioni, Jere Lere, Tere, Gere, Ti Culinë e ti Dalinë, Tile, Gile, Tale, Gale, Bashkë me Donen e Berdonen, 370 Beken, Çeken e Cerrleken, Shpejt me m’ endë ju nji kmishë deke T’ bardhë si drita, edhè nji vashë Si e bájn varzat e Malcis. E ju Care, Nare, Dare 375 Nji rizë t’ gjanë, të bardhë e t” hollë, Si ato rrezet, per t’ m’endë kini E mâ s’ mirit me e qendisë, Per m’i a vû sé mjeres m’ krye. 380 Ti Fatale, Naze, Raze, Nji ndjesë arit shpejt m’ i a shkrîni, Krejt me lajle, shkrola e ftyra Si i ká kjo, qi bajtë ká n’ fyt: T’ lumet shêje t’ shpensës s’ njerzimit: E ‘i parë vargj, prap, prej florinit, 385 Ndjesen m’ qafë m’ i a vjerrë së mjeres. Zhdukë vetimë janë shtozovallet. Punës se e cilla tuj i a hî Me kujdes e t’ madhe cenë, Zana e Madhe urdhnue si kishte. 390 Kur, qe, prap e bukura Dheut Po piskatë atý të madhe: Larg ushtue ká Metohija: Edhè kthelltë at herë prej breshtet Nisen vrap dý ulkonja t’ murrme, 395 N’ at rudinë t’ cillat si mrrîjten E pá kan Zanen e Madhe, Trok m’ trok m’ t’ katrat tue i rá podit E andej – kndej bishtin tue i dhânun, Fíll ka’ ajo kan marrë e shkue; 400 E si kênë t’ i’n dý kalina T’ buta – t’ buta, per rreth sajë Nji herë hjedhë janë e perhjedhë. Tanë gëzim e tanë endire: Lpýja doren, lpýja kamben, 405 Çou m’ kambë t’ mbrame me i lpý ftyren; Masandej perpara sajë Janë ulë t’ dyja e ndêjë kacuk, Giûhen jashtë e veshët currue, Sý per sý m’ tê tue soditun 410 Edhè t’ dyja atý tue pritun Se ç’ punë dote ajo m’ u urdhnue, Qi aq të madhe u bâni zâ. Edhè e Mira, lott per faqe, U ká prî e i ká çue te vendi, 415 Per krah shkamit n’ anë prej diellit Vorri Tringës kû do t’ i u çilte: E kû ato, me do çapokë N’ thoj – çengela mirë t’ forcuem, Hînë me ‘i herë m’ tê me gropue, 420 Mje m’ brez kthelltë edhè e kan çue. Nderkaq mrrîjtë kan Orë e Zana Me pajë deke fringu t’ ré: Endë e mlue, e at herë bâ vekë, Pré e qepë, edhè qendisë, 425 Si veç Zanat mund t’ qenbdisin. Nazja, Razja e ajo Fatalja Prune ndjesen ár floriní, Me ‘i parë vargj per bukurí, Arit t’ shkrîm e t ‘ trashë sa gishti: 430 M’ njanen faqe ‘i Zêmer Krishti, M’ tjetren ânë nji Shëna Ndue, Me nji lil në dorë shterngue: Imë punue, mírë sendergjue. Zotnja Zanë si e kisht’ urdhnue, 435 Edhè, at herë, vetë Zana e Madhe Shtozovallet n’ bjeshkë e n’ vrrî ! Asht ulë Tringen per me e lá Me bár shkumëz e ujë prej gurre, Kû ajo vetë, e Mira, lahej 440 Neper rreze qi lshon hana; Po i ndihmojshin Orë e Zana. Nder mâ t’ parat permbas soje, Tjerat ndêjë ki’ n rreth e rrotull, Shkatrrue flokësh, mollzat n’ lot rî; 445 Disa m’ kambë, disa m’ ledinë Ulë nja’n giû, e m’ tjetrin duert, Merthye gishtash, pshtetë kaluer, Tue dënesë, dhimshem tue kjá M’ t’ngraten Tringë. Nder to mâ e vogla, 450 Njajo Dardhamoskadale, Qi m’ kisht’ kênë shoqe me Tringen, M’ anesh dalë e nja’n sup t’ krahit Njeshë, e njomja, shkamit t’ gjallë, Kjatë, dneste, shkrifej n’ váj, 455 Dhimet zêmra dýsh ka’ i dahej; Ndersa nja dý Motra tjera, Tue e dashtë mirë, flokët tue i a lmue, Kryet nen sjetlla t’ i a shterngue: Tjera lott me riza t’ holla, 460 Lshoi në dorë urtyta e molla: Bâjshin ç’ mos per m’ e pajtue T’ mjeren Dardhamoskadale ! Ballehana, e Shtatzarana, Me at Shtrumoren, e Vathnoren, 465 Kishin dalë t’ mirat per lule, Me to vorrin per me shtrue, Trupi i Tringës m’ to me pushue. Edhè Syne, Lore, Loshe, Mine, Mile, Mele, Groshe, 470 Para duersh atý po bijshin Mirë të lmueme ‘i rrasë mermerit. Gjanë e gjatë per masë të vorrit, M’ llastra gurit per me e pshtetun Mbrenda vorrit: dheu qi ftyren 475 T’ mos i a prishte Tringës së mjerë. Prap mâ jashtë, disí m’ nja’ n anë, Ofshe ! ulkojat vend ki’n zanë, Kacuk t’ dyja, e per nen zâ Tuj ungruem tash e mâ vonë. 480 Nji zog vere, m’ rrêm t’ nji lisi Zanë nder thepa t’ shkamit t’ gjallë, Dhimshim rrite tue gurgullue, Kurr pa prâ, kurr pa pushue, Ujë e shûjtë aj krejt harrue, 485 Kah po dote me i ndihmue Zanës së Madhe me vajtue Hollë e giatë, Tringen e ngratë: Vasil Ndreka, i patynzoni, Qi i a vrau, i a thau të rijt, 490 I a verboi, oh ! të dy sýt. Zana e Madhe, shpervjellë llanash E dhanë rizës ajo mbas shpinet, T’ mjeren Tringë se mirë po e láte Me ujë gurre e lot të sývet ! 495 Mirë po e láte, hollë po e kjáte, Me i u dhimët gurit e drunit: Anì, Tringë fort m’ kênke idhnue, Qi me sý s’ don me m’ shikjue E as nuk flet e as s’ qeshë me mue ? ! … 500 Po pse kshtû, moj hajmalí, Morì rrezja nper frangí, Me m’ a marrë gjith ket mëní ? Qi pa tý s’ m’ká çilë prandvera, Pa tý lules s’ m’ i erdh era: 505 S’ m’ kan argtue jo kangë e valle, S’ m’ kan freskue gurrat prej akullit, As bâ dritë s’ m’ kan sýt e ballit ! Çili sýt, moj drita e sývet ! …. Shka t’ ká rá kjo bije e randë ?!… 510 A s’ po shef kush â tue t’ lá ?…. Asht tue t’ lá, moj, Zana e Madhe: Ksajë m’ i raftë – o ‘i pikë e madhe ! Asht tue lá, me ujë prej akullit E me lot të sývet t’ ballit ! 515 Se as, kur m’ dilshe n’ Bieshkë të Mdhá, Manà, tejet kurr s’ jam dá: T’ kam ndèjë pranesh bjeshkës e vrrínit, Si ajo hâna per nget hyllit, Kur bân dielli me prendue. 520 A t’ bjen n’ mend, moj rrexigí, Si, kur ishe ti enè fmi, Flokët rreth ballit rrumullue, Bâjshim zheg na t’ dyja bashkë N’ p’ r ato mrize t’ Vizitorit ? 525 Kû un, marrë hijen e ndo’i vashe Me tý shoqe ase kushrinë, T’ msojshe kputat si me nisë, Si me qapë, si me qendisë ? E si, kur nper hije t’ breshtës 530 Niste kangen zogu i verës, Amel – amel tue këndue: Si veç aj qi din me kndue: Mue m’ â dashtë, po, mâ se ‘i herë Me t’ a zânë zogun e verës; 535 Me t’ a zânë t’ mjeren e vocerr, Edhè gjallë n’ dorë me t’ a prû: Kah të kapej mendja tý Se edhè n’ dorë kndon zogu i verës, E ti s’ kishe enè dijní 540 Se s’ del kanga në robní ?… Hajde, Tringë, tash me pajtue ! Ti me folë, me qeshë me mue, Folë e qeshë si kem ‘ perhera ! Se tash del, po, prap prendvera, 545 Prap tash njethen gjeth e lule, E me u dê ká bora malit, Me rrëmye kan prrojet zallit: Prap tash kndon aj zogu i verës, E tash dalin gjâja e bjeshkës, 550 E tash bijn fej e zamare, Tash tingllojn linge e koçana, Tash këndojn barí e blega: Blegt mollzat kuq si shega: E un e ti prap dora – dora, 555 Dora – dora bardh si bora Mriz e m’ mriz bashkë me mrizue, Gurrë e m’ gurrë bashkë me u freskue: Hijes mlidh lule të njoma, Mlidh urtyta, dardha e molla, 560 Lule, lila, karajfila, Drandofille me zymyla: Darkë e drekë tamel e borë, Borë e tamel ciela e zamer: N’ shndet si bryma mbí rudina 565 Menden kthielltë e zemren dlirtë, Mirë me Zotin, mirë me robin: E n’ at t’ amlen giûhë shqyptare Te nji lis a nen ndo’ i dardhë Un këndo, po, e ti këndo, 570 Si kndon zogu i veres – o, Morì drandofillja e bardhë !… Por, e mjera, ç’ jam tue pá ?!… Eh me sý kurr un mos pasha ! Ç’ âsht kjo njollë, thue, Tringë, më ballë ? 575 Qi ndryshe s’ po m’ dán nder sý, Veç si njaj lugat i zí, Qi hanen ndo ‘i herë zên naten ? … Uh kukú per mue kercunen ! Se kjo kênka ‘i varrë prej pushket 580 Varrë prej pushket mu në ballë Mu në ballë shi m’ lule t’ ballit, Kû mâ fort shpirti po dhimte ! Se Tringen m’ a paskan vrá ! Vrá m’ a paskan, he i vraftë Zoti ! 585 Edhè thá m’ i a paskan t’ rijt Thá të rijt, verbue t’ dy sýt, Tue i pshtjellë n’ zí gjak e gjiní, Tue i mjeruem miq e kumarë: E Orè e Zana e Shtozovalle 590 Tue i shkretnuem, tue i pezmatuem, Sa k&u janè e te k&u janè M´ Qafë të Djellit e m’ Bisht – Muzhel ! Jo, po, pra, besa, ju Motra, Se per Tringen mâ mbas sodit 595 Udhë as shtek s’ kem’ pse kundrojm, As nper mrize pse e kerkojm, Koder m’ koder zâ pse i lshojm; Pse kjo mâ morekujé ! S’ ká me bâ híje mbí dhé ! 600 Ká me u kalbë, qyqja, nen dhé ! Kur ndo’ i hera n’ atê dimen, Rêsh së murrta qiella kthiullun, E m’ ranë t’ hjedhme t’ ndrise dìellì, Kan me dalë t’ Bukrat e detit 605 E giatë bregut, Shtouzovallet ! Kah mue Tringa m’ dímënote, Tue flakue ato e tue lodrue, Njitun valle tue këndue, Kan me ì lodhun sýt, të Mirat, 610 Palè a Tringen kund po e shofin , Kah reshë lukurt m’ kullosë n’ megje, Qi aq per zemer pasë m’ a kinin, E per t’ pvetë ká shoqja shoqen: Vall, po Tringa si s’ po shifet ? 615 A mos rá, ndoshta kund njeti, Gjân e gjallë me dimënue ? Ká me u thânë pulbardha e detít, Manà, ju t’ Bukrat e detít, Sýt per Tringen mos m’ i lodhni; 620 Se ajo dalë ká me dimnue Sivjet n’ bjeshkë të Vizitorit, Te nji gurrë e nen nji blî … Mbrendé njij vorri, e mjera, shtrî, Tue ngranë m’ tê skraptha edhè bolla !… 625 Tash hecë moti, tash ndrron stina, Tash kthen prap festa e Bajrakut, E ke tbanet e Curr Ulës Kan per t’ rá miq e kumarë, Kan per t’ rá ndriklla e mikesha, 630 Vjetë per vjetë si atý kan rá: E kur t’ shofin zjarmin shkimë, Deren mbyllë , ofshe ! me ferrë, Kan per t’ pvetun shokët per brî: Amanèt, njehshi t’ mirë mot ! 635 Po a Curr Ula shkulë â trollit ? A thue Tringa na âsht martue ? Faqebardhë, burra të dheut, Faqebardha, oj bujaresha, Miqt e babës qi s’ i harruek’ i , 640 Kan me u thânun shokët per brî; Se, manà, Curri ká dekë, Edhè Tringa na âsht martue: Na âsht martue, po, me tokë t’ zezë, Ke qaj blini i Vizitorit … 645 E vrau Shkjau, he atê e vraftë Zoti ! Kur u bâ lùfta n’ Nokshiq. Mjera un, moj Tringë, per tý ! E ktû lmekë âsht Zana e madhe, Ftyrë per ftyrë ká rá mbí Tringen. 650 Orë e Zana at herë nji zani Se të madhe ç’ kan piskatë ! Kä jehue bjeshka e Trojanit, Maja e Hekrave e Vermoshi, E ajo Mokra e Shekullarit. 655 Idhtë dý ulkojat zûn me ulrue, Pika – pika lott tue u shkue. Nalt prej shkamit zogu i verës Cangull m’ tokë i vocrri rá: Dhimet zêmra dýsh i u dá: 660 E rrmej gjak gurra prej akullit. Ora e bardhë e bjeshkës s’ Trrojanit: Dalë, e Mira, me do Motra T’ veta mâje nji carani T’ rryeshemm t’ bjeshkës, per me soditun 665 Si n’ Nokshiq lufta po vete: Ká ndie vigmen e piskamen, Trishtueshim kah Orë e Zana Pingrue kan n’ bjeshkë t’ Vizitorit; Edhè mirë atý âsht kujtue, 670 Se bel – holla, rritë nder molla, Zana e Madhe e Vizitorit Me ato tjerat flok – prarueme Motra t’ veta, Shtouzovallet ! M’ shtek të vshtirë po ki’n takue. 675 Prande’ u thotë shoqeve t’ veta: Besa, pra, morì ju Motra, Njajo vigem e piskame, Qi pingroi kah Vizitori, Kish’ me thânë, se shêj hareje, 680 Manà, s’âsht, por shêj nji kobi Të trishtueshem edhè fort. S’ bâjm, tham, keq, kshtû tok si jemi, Me kalue ‘i herë m’ Vizitor, Per me pá, palè, ç’ká ndollë 685 E a i kem’ shndosh Motrat e atjeshme. Edhè t’ mirat – raftu e mira ! Janë lshue ajrit plima – plima, Tue rrahë flatrat e prarueme Drejt prej bjeshket t’ Vizitorit. 690 Si m’ at bjeshkë vetimë janë kapun Plantë ndê flatrat e prarume: Si ato shqypet ktheterkuksa, Kur me sý pingul prej s’ eperi Shkojn tue lá çufra e zabele, 695 Per t’ rám pré ndonjâj shkrebeje: Pezull ajrit zûnë të Bukrat Me i ardhë çark bjeshkës s’ Vizitorit, Pingul prirë rrezet e sýve, Palè a kund po mund dallisin 700 Orë a Zanë. Kur qe se Orës s’ Madhe Rrezja e sývet fíll po i shkueka Mbí at rudinë, kû Shtozovallet E bjeshkës s’ madhe t’ Vizitorit Po ki’ n ndêjun rreth e rrotull 705 Trupit t’Tringës, idhshim tue e lvyrë, Tue u lnurë flokësh, e Zana e Madhe Pakë e lmekë mbí ftyrë të sajë, Dnes e fshâj e shkrifu n’ váj; Edhè zhgjetë t’ Bukurat e dheut 710 Pingul lshue janë m’at rudinë: Në fllad t’ amel t’ fletvet t’ tyne, Kah po dirgjeshin flaurí, Ká ferfllue njaj gjethi i ahit. E kur rá kan m’ at rudinë 715 E t’ kan pá Zanat tue kjá, Tue dënesë, ftyrat tue u lvyrë, E mbí Tringen ftyrë per ftyrë Pakë e lmekë Zanen e Madhe: Edhè fort, manà, të Mirat 720 Janë mjerue, janë pezmatue: Rrkajë volísh lott u kan shkue. Ora e Madhe e bjeshkës s’ Trojanit, Ardhë si rrezja e nadjes s’ré, Me nji hýll t’ shkelxyeshem m’ ballë, 725 Shllungës së flokvet, fijes s’ mndashit, Per mbas shpinet dhânë suvalë: Avra – avra edhè derdhë shtatit Veshen bardh si bora shpatit, Kur t’ i bjerë dielli kundruell : 730 Njeshë nen parzme me ‘i trîzë arit, Kamben mbathë n’ ndalla t’ prarueme: E si hana katermdheçe, Në ndo ‘i mbrame t’ asajë vere Qitun ballin, qêth argjani, 735 Permbí vetulla t’ ndo i’ Empirit Nper mes t’ hyjvet bjen madhnueshim; Rudinës s’ blerë, në lule shtrue, Kshtû madhnueshim bjen e Mira, 740 Aq kaleças kamben matun Per mbas gjethit të ndo í lili, Udhës tue ndrrue, porsá m’ boçë lulet Me i perkulë; edhè nji filli Drejt ká shkue ke Zana e Madhe, 745 Kû, qitë duert asajë nen sjetulla, Si perdhûni e çon më kambë: E me t’ shmajten llanë eburne Çark tue u ardhë lilave t’ njomë T’ ijes s’ sajë, e mi dashtní 750 Tue e shternguem amel per parzme: Ndersa e Bekuara me dorë tjeter, Flokët, dredhë ballit edhè çenash, Me shum máll po i a shestote Per nen rezë, ká mârrë e i thotë, 755 Lott poshtë mollzash ka’ i rigojn: Po ti, Moter … mos kështû !… Qindro pak, he bujareshë !… Se ti kshtû, manatì i Zotit, Cok po e çueke vedin dam … 760 Mjaft tash mâ … të kjofsha true ! Lêne vaj’ n nji herë, se plase ! Zana e Madhe, kryet pështetun M’ borë të gjallë t’ Motres trojane, E tue dnesë, dhimshim tue fshâ, 765 Merr e i thotë me fjalë t’ këputuna: Qyqja, Moter, se ç ‘ m’ká gjetë ! Se un mâ t’ gjalltë nuk kam shka e bâj ! Se mue Tringen m’ a kan vrá ! Se mue t’ rijt – o m’ a kan thá ! 770 Të dy sýt m’ i kan verbue ! Bjeshkë e vrrî m’ i kan shkrûmue ! Gurrë e prrue m’ i kan helmue ! As nuk kam pse t’ hî nder valle ! … As nuk kam pse t’ bij nder zalle !… 775 Pse t’ kerkoj hije edhè mriza… Pse t’ kerkoj gurra e çurrila… T’ kerkoj lila e drandofille, T’ ndjeki flutra neper shtoja, Mollakuqe e xhixhilloja: 780 Të prigioj un zogjt bylbyla ! Kta per mue, Zot, u farojshin ! Kurr mos kndojshin ! mos vallzojshin ! Kurr mos dalët per mue prendverë, Tash qi m’ vrán Tringen e mjerë, 785 Qi e kam dashtë si sý e ballit: He mue m’ gjoftë moti per s’kthiellti ! Orë e Zana prap piskaten; Prap ulkojat uluruen : Bjeshkë e male larg ushtuen. 790 Ora e bardhë herë tue i a lmue Me dorë ftyren, herë me rizë Lott prej sývet tue i a terun Se sa amel po i a kthen: Po ti jo, moj rrezja e bardhë, 795 Moj shtatrrituna në mjaltë ! Se tý Tringa nuk t’ ká dekë: Nuk t’ ká dekë, moj, pasha veren ! Pasha voesen, qi rigë Drita, Kur vegon m’ at buzë të malit ! 800 Nuk t’ ká dekë, moj, por t’ ká lé Sod per s’ dyti: se n’ Nokshiq Shqyptarís i a la ajo nám ! Se kur sod nper buzë t’agimit Krisi pushka në Nokshiq 805 E zû shkjau me djegë, me pjekë, Me vrá gjind, e me rá pré M’ dhên e dhí e m’ lopë e qé: Si atij p’ rherë i a ká hjkë dera: Cull e mullë, shka i kisht’ shpëtue, 810 U vû m’t’ hikun, e muer rreget Rrezga – bjezga drejt Sutjesket, E as rob nierit s’ mbet n’ Bajrak; Veç se Tringa me t’ vëllán, Me at Curr Ulen shtrî per dekë: 815 Shtrî per dekë kah nisë me hjekë. Anë e kand visesh s’ Nokshiqit Rrihte pushka kurr pa prâ: Stane e tbana i’ n flakadâ: N’ tym t’ agushtë qiella merthye, 820 Mos me u pá shoqi per brî: Tue lurue shkina edhè shkjé, Si lavë uqsh zijet në Shndrè, Kah robitshin, kah plaçkitshin, Pleq e cull e grá kah vritshin: 825 Me gjith kta kjo e bija e botës, Tringe Ulja e Ulë Keqotës, Vllaut, fisnikja, nuk u dá, Dér qi sýt ktij mbyllë s’ i a ká. 830 E ká ndie si Shkjau po rrâte Drejt kah tbani i sajë, kqyr ç’ bâni Tringa at herë. Në kambë âsht çue, Edhè atý, mbí vllá të dekun, Ká zânë vasha ‘i bé të madhe: 835 Ká bâ Zotin – kjoftë levdue ! - Gjallë Shkjaut n’ dorë se s’ do t’ i bijte, Tatë e nanë se s’ do t’ koritte, S’ do t’ koritte vllán per s’ dekuni, Fisit marre s’ do t’ i l^te: 840 Edhè, kapë huten e vllaut, Fill n’ oborr vasha ká dalë. E ká pá, nji Shkjá kryekcyem; E ká pá, keq ká mendue, Fort mâ keq desht me punue: 845 Me e çue rob per vedi n’ shpí. Por, kur, qêni i biri qênit, Ká marrë turrin me e robitë, Sa shpejt Tringa atý i ndêj gati, Edhé m’ hutë po, sokolesha 850 Mu në parzme shkjaut i a njiti, M’ rragam dekun edhe e qiti. At herë shkjét Tringen kan vrá. Nuk ké, Zânë, pra pse me kjá; Se, manà, bija e malcores 855 Ká qindrue si t’ gjith fisniket: Per të gjallë nuk u dá vllaut, Gjallë në dorë nuk i rá shkjaut; Edhè vedin ká pague Si mâ i miri burrë n’ Malcí; 860 S’ká koritë as t’ parë as t’ mbramë: Shqyptarís i a la ajo nám ! Ká me dalë kanga dikúr, E kahdo qi shqypja t’ flitet - Kjo e mashkulla giûhë hyjnísh – 865 Ká me u kndue nder burra t’ dheut Per shka bâni e bija e botës Tringe Ulja e Ulë Keqotës, Kur pat krisë lufta n’ Nokshiq; E dér rrezja shekllit t’ endet, 870 Emni i Tringës larg do t’permendet ! Shka i ká thânë, vall, Zana e Madhe: T’paçim, Orë, sa gjith kto male ! Morì e mbrûmja me voesë qiellit, Morì, e njeshmja me gjith lilit, 875 Mirë shartue me rreze t’ diellit: Qi m’ a ké sýnin si hýll, Qi m’ a çilë e qi m’ a mbyllë Si ajo hâna neper pyllë: Se mue shpirtin m’ a freskove, 880 Se mue zêmren m’ a balçmove Me kto fjalë, moj, t’ u ngjatët jeta ! Moj pinjolla, vetull – holla. Se, manà, tash kurrnji grimë Un per Tringen s’po kam dhimë; 885 Ke ajo, lule në ket jetë, Lule paska shkue n’ at jetë, Edhè faqe t’ bardhë Malcís Lânnë i paska, e ‘i nám Shqypnís. Animâ, moj Bujareshë, 890 Tash ti Tringen me m’ a veshë, Me m’ a veshë e me m’ a njeshë, Me m’ a bâ gati per dhé; Se, manà,zêmra s’ po m’ bân, M’ i a veshë un pajen e dekës. 895 E kam dashtë, moj Ora e Madhe, Si driten e sývet t’ mí ! Sá mirë Ora veshë e ká ! Sa e mirë Tringa atý m’ ká dá ! Zana e Madhe se ç’ ká kjá ! 900 Edhè ulkojat, manà t’ Zotit, Rrijn e e kqyrin si per máll. Mbasì veshë e ká e stolisë, Si ato virgjnat e Malcís, Ndjesen arit m’ varg florinit 905 M’fyt i a njet e bukura e dheut. T’ dyja duert mandje mbí zêmer, Njanen m’tjetren kryq, vendue I a ká e Mira, e me ‘i parë rruza, rreth per rreth tue u ardhë, i a lidhë: 910 Si Shqyptarve t’ dý mij vjetvet Doke lânë u a kan të Parët. Nderkaq Zana Shtatzarana, Me at Shtrumoren e Vathnoren, Vorrin n’ lila e drandofille 915 E kan shtrue. Si a bâne gati Me e shtî n’ dhé, kjo Zana e Madhe Po i bjen sypri, e puth e kjáj, Dnes e fshâj e shkrifu n’ váj, Fryma s’ mjeres n’ fyt ka’ i zêhet. 920 Por si Ora e bardhë trojane Me shum múnd e ká shkepë soje E per zêmer pshtetë po e mbate, Orë e Zana Tringen pezull Para duersh e çuen, kaleçes 925 Edhé m’ vorr e shtrîjn mbí lule Drandofille. Zana e vogel, Njajo Dardhamoskadele, Tue dënesë, qyqja, e tue u lvyrë, Shkon e merr zogun e veres 930 Dhimet dekë nen shkam rá i vocrri, E e shtje n’ vorr me Tringen bashkë: Qi per s’ gjalli aq fort, e mjera, Dashtë m’ i kishte zogjt e veres ! Aty, Sýne, Lore, Loshe, 935 Mine, Mile, Mele, Groshe Kapin rrasen prej mermerit E e vendojn mbí llastra gurit mrenda vorrit rreth per anë Thikë ngujuemun. N’shêj t’Ores s’Madhe 940 Shpejt dý ulkojat i a kan hî Mbí vorr dhén me sh6amë m’ capokë, Qi edhè e bàne, rrash me tokë, Ato vetë tue kjá, po, bishat. Edhè qe se, sypri vorrit 945 At herë dheu pre’ ulkojash lshue, vjen e vesht vedit n’ lule, Lule t’ bardha, t’ bardha, t’bardha, Mos me i prishë as zhegu as mardha. Ora e Madhe e bjeshkës s’ Trojanit 950 Kur qe urdhnon ato sýgrizhat Motra t’ veta: Bjeshkë e Borë, Thrake, Dake, Vace, Grece, Lali. Lice, Like, Dike E sa jeni Motra t’ mija, 955 Shpejt n’ Trojan ju tash me m’ shkue E me shkulë blinin e mrizit. Kû mrizojn gjâja e Muç Hasit, Edhé ktu ju me na prû E t’ a ngulni m’ krye të vorrit 960 Le t’ na bâjë Tringës hije veres. Sa shpejt Orët janë nisë e shkue, Sa me t’ shpejtë ato janë kthye: Sa veton dý herë me sý ! Edhè e prûn blinin e mrizit; 965 E me ‘i t’ mshâme Shtozovallet E kan ngulë tre pash në dhé. Se sa i madh – o blini ishte, Sa të madhe hije kishte: Me mrizue nja treqind dele ! 970 Kthelltë prej breshtet nji zog vere Vjen fluitrim e zên mbí blî, Kû, me ‘i zâ, si tue vajtue, I a ká hî me vallëzue Dhimet n’ zêmer me t’ pikllue. 975 Zana e Madhe, lott per faqe, Merr e i thotë ksajë Orës s’ Trojanit: Faqebardhë, Orë e Trojanit, Faqebardha Motra t’ saja, Qi m’ u gjetët n’ ket ditë t’ shemtueme; 980 Se, manà, kan kênë kah m’ losin Dhimet t, zemers mendt e krés ! Veç ndigjoni, oj Orë e Zana, Se me zanë due bét e mdhana: Pasha rrezet qi lshon hana ! 985 Pasha voesen mbí ledina ! Pasha brej, aha e çetina ! E per mriza e qepariza ! E per gurra neper curra ! E per lila e per bylbyla ! 990 Pasha t’ rijt e pasha veren ! Mos e pritsha kurr prandveren ! E as mâ Zanë mos m’ thaçin mue, Se un dér neser, pa marrë dielli, S’ e lâ Tringen pa pague ! 995 Do t’ i marr, po, treqind krena; Treqind shkjé rob kam me i zanun: Trí mij çikë e nuse t’ reja: Po, trí mij, moj, pasha Zotin ! Trí mij çika e nuse t’ reja 1000 Para kohës kam me i lânë t’ veja. Me kjá ato, po, si gjith qyqet Nper kasolla t’ Karadakut, Si ato bubat pshtjellë në zí. Se as e mjera kjo Shqypní 1005 Kurr tue pá s’ âsht dritë me sý, Ke ksajë Shkjau, ndêjë orrl mbí krye, Kurr të keqen s’m’ i a ká dá: Vidh, robit, plaçkit, bje pré; Këtu luej gúr e kufî, 1010 Atje vrà bulq e barí, Veç pse bâjn hije mbí dhé ! Sod mâ teper vraja çikat, Nderës e jetës kah zot me i dalun Duen fisniket ! Mlidhu çetë, 1015 Dyndu ushtrí, ngref pushkë e top, Edhè dil e bje n’ Shqypní, Si me rá n’ tokë t’ Parvet t’ vet: Thue se i Lumi Perendí Per Shqyptarë Shqypnín s’e fali, 1020 Por per Shkjá. Medjè, mâ teper Krajl e Mbret n’ kuvend bashkue N’ at Berlin: jo per t’drejtue A per t’ sjellë ndo’ i punë per s’ mari, Se kta t’ maren kû m’a kan ?! 1025 Kta, qi, shpirtin jahudí, Zêmren pus, rrênen kanû, Besë e fé qitun mbas shpine, S’ kqyrin erz, s’ kqyrin drejtsi: E qi n’ luftë qesin me u grî, 1030 Ndermjet vedi djelmt e rí P’e ‘i top basme per dimí ! Por se i cilli me ngopë barkun Sa mâ ding me gjâ t’ mâ t’ ligshtit: Si atà derrat n’ kallamoq: 1035 E rri e haju shoq me shoq, Si ato kurvat n’ punë kopilash, Veç per t’ hypë sho’it kaliboç Edhè shpirtin ktij m’i a xjerrun Per gazep, po: dorë i dhankan 1040 –He atà Zoti m’i marroftë ! – Knjaz Nikollës me hî n’ Shqypnì, Dér kû vendi me Drî: Dér m’ kështjell të Rozafatit N’at mollë Shkodre, m’krye t’ Shqypnís. 1045 Por nuk hîn, moj, êmni i Zotit ! Dér t’jét gjallë nji nip Kastrijotit; Pse Shqyptarët as sod as motit Sa me dhûnë, s’ ká mûjtë me i shtrue Kurr i huej. Po, Mali i Zi 1050 Para hupë — e hupët !– se Knjazit I bjen n’ dorë Shkodra mizore. Un, po, vetë, un do t’ u a kalli N’ zêmer burrave t’ Malcís T’ hershem flakë të trimënís 1055 T’besës shqyptare e të burrnís; E s’ lâ kurr e per ket jetë, Pasha tokë e pasha dét ! Fjalen Krajlave pa u a thye : Per pa e thy, per pa e poshtnue, 1060 Edhè Tringen pa e pague ! Të lumët goja, eh sokoleshë, Merr e i thotë Ora trojane; Se edhè mue me vedi m’ ké Me sa Motra kam mbas vedi. 1065 Edhè t’ Mirat çue flauri, Kan rrahë fletrat nper ajrí E sa bredhë aj jehi i zanit, I a kan behë mbí bjeshkë t’ Trojanit. Zana e Madhe, at herë, rrfè 1070 Asht lshue ajrit tue flutrue, Edhè behë ká m’ Kapë të Brojës. Kur ká behë m’ at Kapë të Brojës Se ç’ piskatë ká ajo të madhe ! Kan ushtue bjeshkë edhè male, 1075 Kan shungllue fushë edhè zalle. E kan ndie burrat e dheut: Atà Lekët e Malcís s’ Madhe, Qi aq zanát luften m’a kinin: E kan ndie, mirë janë kujtue, 1080 Se n’ Nokshiq ushtrija e jonë Ajo ngusht po ká qillue; Edhè trimat m’ kambë janë çue, Kan njeshë armët, mirë janë shterngue, E t’ kan marrë malin perpjetë 1085 Po fluturojn, thue ti, me fletë! Mandej dalë ká m’ Bigë të Shalës. Kur ká dalë m’ at Bigë të Shalës, Sa të madhe atý piskati ! Ká shungllue marë Dukagjini. 1090 E kan ndie burrat e dheut, Shalë e Shosh, Shllak e Temal, Me Mertúr, Gjâj e Dushman, Qi aq të fortë besen m’ a kan: E kan ndie, mirë janë kujtue. 1095 Se n’ Nokshiq ushtrija e jonë Ajo ngusht po ká qillue, Edhè trimat m’ kambë janë çue, Kan njeshë armët, mirë janë shterngue, Malit thik na janë fillue 1100 Si lavë uqsh nper plajm e borë: M’sý kapuçat, hutat n’ dorë. Edhè del m’ at Qafë të Diellit, Se të madhe atý ç’ piskati ! 1105 Bjeshkë e vrrî se ç’ kan ushtue, Ç’ kan ushtue ç’ kan shungullue ! E kan ndie Pejë e Gjakovë. E kan ndie Rekë e Rrogovë: E kan ndie, mirë janë kujtue, 1110 Se n’ Nokshiq ushtrija e jonë Ngusht ajo po ká qillue; E t’ kan msý Rekë e Rrogovë E t’ kan rrâ Pejë e Gjakovë T’ kan rrâ trimat m’armë shterngue. 1115 Sýnin gacë, zêmren agzot: Lum per Tý, o i Lumi Zot ! Kund pa u ndalë, kund pa pushue: Thue se krushq po janë tue shkue, Per t’ marrë nuse nen duvak. 1120 Jo mâ krenash me u krekcue Ballë per ballë me Karadak ! Kur, qe, nisë era me frý, Zbardhë âsht deti prej tallazit, Sa shpejt qiellin po e zîn rêja; 1125 Prej Rumije zê e veton, Kah Cetina po gjimon. Shum do t’ zâjë shiu e shtergata Shum do t’ lshojë, tham, sheu e brraka. Si mjerë kush të jét ngushtue 1130 Neser kâmbë ujë me kalue; Se, manà, fort un po drue, Se s’ do t’ mûjë aj me kalue! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Gjaku i marrun Fort gjimue kan bjeshkë e male, Fort shungllue kan prroje e zalle, Prroje e zalle edhè livadhe, Kur piskatë ká Zana e Madhe, Zana e Madhe e Vizitorit: 5 Ushtoi bjeshka e Durmitorit ! Larg piskamen paska ndie Ora thepe e Malit t’ Zi, N’Durmitor qi m’ a ká, shkina, Bigen nalt mbrendë nder do stina, 10 Tanë lëmashk, tanë lerë e rrgallë: Kû bîjtë hala m’ shkam të gjallë, Hellë, ngallitë, thue po do qiellen Me pershkuem, e mbí të cillen Çilë sýzhgjeta shqype zogat, 15 Ku edhè sutat kerkojn llogat, E as Shnaprendjet s’ dêhet bora. Piskamen ká ndie, po, Ora N’Durmitor, edhè sa ndora N’ tingell zânin njoftë e ká: 20 Njoftë e ká, mirë m’tê i ká râ, Se Sýgrizha e Vizitorit, Si njaj plajmi n’ muej t’ Brymorit, Po i bijte ajo rrfé Shqypnís, Per t’ grishë burrat e Malcís, 25 Me i rrâ ndihmë ushtrís shqyptare N’at Nokshiq: ku tash batare Pushkë e top rri tue vlue, Gjylja e plumja tue vringllue, Porsí breshni me murrâ. 30 Edhè kqyr at herë ç’ká bâ Njekjo Ora malazeze, Vetullreptë e ftyrkermeze, Njanit sý si e vrangtë, po, shtriga; Por e fortë, e idhtë si shlliga, 35 E e pabesë, gjithmonë belá, Kurrkund halli mos m’ i u pá, Kur po bâte mendsh ndojhera Me u trenue: t’ u hodh si fjera Porsa atý vigmen ká ndie 40 E kallë zêmrërat me mní, T’ âsht lshue fluturim n’p'r ajrí Kah Nokshiqi, drejt njâj mâje, Shpatit s’ cilles, staje – staje Derdhë nper çufrra e ndêtë mbas lakut, 45 Forca e urdivet t’ Karadakut Urdhnin pritte t’ Mark Milanit, Me u flakruem trimat rrfé M’ llogje t’ grisuna t’ mejdanit E me u vrá atà dhè me u pré 50 Me Shqyptarë, e n’ gjak me u lá: Si gjithmonë Shqyptár è Shkjá Janë lá n’ gjak, q’ se fati i zí Flakë e agzot vûni per brî: Vû per brî Shqypní e Mal t’ Zí ! 55 Manà, pra edhè fort dinake Njekjo Ora karadake Qi : kah m’ dron se nalt nen rê Me pasë ajrit fletët me i ndê, Do t’a shifte vetullholla 60 Zana e Madhe, rritë nder molla: E se m’ shpinë kjo do t’ i shtrîhej, Edhè me tê rrebtë do t’ grîhej, Kudo ajo flutrim t’a ndeshte: Jo nalt ajrit sypri kreshte 65 Malesh flatrat valvitë, shkina; Por nper gryka e nper lugina T’ grisuna, tanë karma e stina T’ Malit t’Zi, tue flutrue Plantë mbí lerë e rrgallë e prrue, 70 Urë per tokë rrashit tue shkue: Si ‘i çapthîme dalë me gjue Peshk n’ liqê, n’ ndo ‘i glinë hurdhë: Tinzë kalon e disì shurdhë, D’rt qi kapë â ajo dikúr 75 Mbí Nokshiq, ku per terthuer Shpatit tej, si rê zhgjetuese, Isht’perhapë ushtria sulmuese e Malit t’Zí; e Mark Milanit Ku, zentë mâje ‘i carani: 80 Si nji shqype e murrtë: n’ turbí Kqyrte, trimi, si i’n tue u grî Poshtë n’ Nokshiq Shqypatrë e Shkjé, Me shosho’ in krenash t’ u pré, Thue ti, po krasisnin landë. 85 Ora, at herë, hijen e randë Marrë të Petar Njegoshi: motit N’ at Cetinë, n’ at falme agzotit, Kênë Vlladikë, mjekrren dý pllamë, E qi larg edhè n’ ditë t’ sotit 90 Aj permendet rrokullís Per njat Kezen e Malcís: Kangë hynere, kangë me nám, Shkrue me lot e thkndiell barotit: Edhè avitë âsht Mark Milanit, 95 Kû po ‘i flet me ‘i fije zanit: Ndigio, Mark ! Porsì stuhija T’ a ká msý, manà, Malcija, E fort drue, se tý Shqyptarët, T’ idhtë si helmi, kan me t’ çartë 100 Sa, qi s’ dij a pshton me krye; Edhè ushtrín kan me t’ a thye, Po nuk lujte ti per s’ gjalli. Ushtue ká, po, bjeshka e zalli, Kan shunglluem rrgallë e lerë 105 Në kushtrim, qi âsht lshue kaherë Malcís s’ Madhe e Dukagjinit, M’ Qafë të Diellit n’ Breg të Drinit, N’Pejë, n’ Gjakovë, Rekë e Rogovë: Gjithkû â lulja e trimërís: 110 Shka â m’ shtatë vjet e m’ shtatdhetë vjet, N’ ndihmë n’ Nokshiq me i vojtë ushtrís. E t’ kan rrâ Shqyptarët n’ at zâ Plak, i rí e kalamâ, Kush n’xhurdî e kush në gunë, 115 Porsì miza nper kercunë; E dér mbrama, pa marrë dielli,’ Tham, ktû t’a kan befë nji filli. Shka pret mâ prandej nuk ké, M’ Shqyptarë por sulmò ti rrfè, 120 Me sá ushtrí të keshë mbas veti, Sa enè ktyne s’ u prispjeti Ndihma e pritun. Kshtû tha Ora, Edhè âsht zhdukë atý sa ndora. Braf i a bâni Marku m’ kamë : 125 Lesht e krés ngrefun nji pllamë, Porsì kreshtë derrit bugár, E vetllat ngerthye kulár: M’ kambë, sokola, t’ Karadakut! Ká bulrue me ‘i zâ tarakut; 130 Perse ju: po n’ patët qillue P’ r’ imend bijt e t’ Parvet t’ ue, Qi s’ kan bartë kurr zgiedhë të huej, Pagë e t’ dhetta s’ kan lá kujë; Kurdoherë qi edhè n’ fjalë t’ Knjazit 135 Janë hjedhë n’ zjarm e n’shkulm t’ tallazit: Ju, po, djelm tash fulikare Me sulmue m’ ushtrí shqyptare, E dér mbrama pá marrë dilli, Me m’ a thye, e rob me zanë 140 Shka t’ pshtojë gjallë: edhè nji filli Ju mandej neser me ngranë, N’saje t’ t’Lumit Perendí, Cilen n’ Plavë, dreken n’ Gusí: Zamren n’ Hot e darken n’ Shkoder, 145 Mu n’ Kalá të Rozafatit, Perbindsh mndere ngrefë m’ at koder; Pse, shka merr Drinit per s’ t’ gjatit, M’ Shkam të Pejës e kû rreh deti, Atà né, me gisht e leter, 150 Na e kan falë Krajlat e Mbreti. Prandaj sod nuk ká zot tjetr Kjo Shqypní këtu e dér m’ Drî. Per posë Knjazit t’ Malit t’Zi: Knjaz Nikollës rriti, Zot, jeten! 155 Qi na e duen Krajla edhè Mbreten. Per bukë të thatë jue cullt e grueja Sod te shpija u rrín tue u ankue: Qe Shqypnija; âsht tokë e juaja, Mjaft qi t’ doni me e pushtue. 160 M’têni, burra, e mos e lshoni ! Token t’ uej sod t’ a pushtoni ! Grát e fmijn zijet shpëtoni ! Kshtu tha Marku. Bjen burija, Trokllon lodra e rreh trompeta; 165 Mirë shtergohet m’ armë ushtrija, Dá n’ taborre e çeta – çeta. Prîjn Vojvodë e Kerkserdarë, Krah – e – qafë kta pallat qorde, Qi, kercnueshim ardhë kulár, 170 Is u vjeken si bollshorde. Vendojn majesh Kapitanat Ktej henikë, andej gopedra; Ngrefin shpatit t’ randë havant Perhapë grykash si kulshedra. 175 Mark Milani ká hypë atit: Nji kál gjog sa voeja kryet, Parzmen mal e qefull shtatit, Vithet drejt, bishtin ngerthyet. Edhè at herë: po, me at zhumhúr 180 Qi bâjn currat, shkepë s’ perpjeti, Rrgalles hov kah lshohen, kúr Termegshim t’ a trandë termeti Token : turr urdija e Knjazit Mbí Nokshiq ká msý s’ termali. 185 E si skllafat e tallazit Dyndë, kah s’ epëri ‘i kep mali Kulihum brishti m’ pellg t’ detit, Shkumet bardh e lshue kurrnî, Gallamrde kthelltë bunjetit 190 Bregut të njelmtë tue kaperdî, Zhbîjn, rroposin shka t’ gjêjn para, Tbana, gjind e gjâ të gjallë: Njekshtû Shkjau – he atij i hupët fara! U rras n’ luftë nper mal e záll. 195 Porsì zjarm kur t’marre shpija, Fjollë nper hatlla tymi s’ pari Deperton: e nper frangia, Nper balkoj, si gjûhë ndezë zhari, Ferfllon flaka: por kur t’shâmet 200 Mbrendë pullazi, nalt n’p ‘r ajrí Flaka rrmen, e si hjedhë lâmet Shkrepin shkndijat: shkulm i zí Dyndet tymi nalt si rêja, Ndersa mbrendë n’ at furrë gelqeret 205 Gurt pelsasin porsì kshtêja, Shamen ledhet, sa qi mnderet Jeta krejt me t’ u trishtue: Gjindja edhè kah thrrasin, vrrasin, Vrap shko e eja, kush per t’ shue 210 Zjárr, tjerët çaklat mos t’humasin: Kshtû e pergjakshme lufta at hera Erdh tue u ndezë, e t’ krisi brima, T’ u dha vigma edhè potera, Larg e larg ushtoi bumllima 215 Kah urdija e Mark Milanit Sulmin lshoj m’ ushtrí shqyptare N’flakë të pushkës, n’vetimë t’ taganit, Topàt tue gjimue batare. Amanèt, ti ‘or Llesh Nikë Daka: 220 Qi aq të madhe m’bâne ‘i bé N’ urë t’ Sutjeskes mbí ato brraka, Se nandë krena do t’ m’ kish’ pré, Do t’m'kish marrë nandë krena m’ Shkjá: Q’ se ké lé e dalë n’ ket jetë, 225 Mâ ngusht vedin a e ké pá ? Alush Smajli po e pëvetë. Hajt, Alush, Lleshi po i thotë; Se ‘i Shqyptár, zêmer çeliku, Aj veç ngusht bjen mbí ket botë, 230 Pa bukë n’ shpí kur t’ a gjêjë miku: Kur t’ a ketë, po gruen divane, Shpín n’ rrugë t’ madhe, dre’in kojshí, Oren fjetë, pushken jallane, Dorë të keqe mbrendë në shpí; 235 Se, per n’ luftë, manati i Zotit, Porsì n’darsme e kujton vetin: Mirë ushtrue në flakë t’ barotit S’t'dron t’shtatë Krajlat, nuk t’dron Mbretin, Jo mâ Knjazin. Na s’ kem’ dalë 240 Ktû me vjedhë as me plaçkitun; Shkjaut por hovin me i a ndalë, Vendit t’ onë larg tue e turitun. Edhè grêthat n’ at birucë Ki’n me ms^y si ‘i kalamâ 245 Si nji qind, n’ shkuen kta me i ngucë: T’lshojë prá Shkjau kaq edhè mâ: Sa gjithkû aj burrë e grue: Se Shqypnín na nuk i a lshojm. Vetë Moskovi m’ kambë me u çue, 250 Kapicë m’ krye nuk petullojm! Llesh Nikë Daka, pelivani, Burrë i urtë e flet arsye; Paj n’ sa lot vendit carani, N’ pellg të detit div shperthye, 255 Kur, dyndë mal, vala shkumuese M’tê t’ plandoset fulikare, Me fuqi të rrebtë, dermuese: Aq t’ ká lujtë ushtria shqyptare M’ sulm t’urdivet t’ Malit t’ Zi. 260 Veç t’ âsht ndezë, po, vendi flakë, Veç t’ ká ndêjë pushka tue zí, Gjaku i nierit rremej brrakë, U dridh toka per nen kamë, Kah janë ndeshë Shqyptarë e shkjé: 265 Kryet e tyne thue po âsht shtamë, Per gjith treg me dalë me u blé! Ç’t’ janë bâ lamsh, po neper plan, Tue i a dhânë m’ hutë e m’ novicë, Tue i a dhânë mndershim m’tagan 270 Kush në ksulë e kush n’ kapicë: Njani ruju, tjetri mtruju, Kush lshou vrap, kush ndiq per hap, Aj perpjetë e ky tatpjetë, Atà shaju këta çaju, 275 Këtej vritu pertej pritu: Pritu, vritu idhshim nzitu, Brit, gerthit e mbush e qit, Koder m’ koder shoqit thrrit: Thrrit, vërrit ah – ha – ha- há 280 Si atà mazat fushës tue ngá: Dnes t’ varruemt, gjimo t’ gjymtuemt, Turru, gurru, matu, shmatu, Duku, thuku, struku, zhduku, Aj pa vesh e ky pa fregull, 285 Neper karpa, cunga e bunga N’ plûhen pshtjellë e n’ tym, qi njegull Ndêhet ajrit shllunga – shllunga. T’ dridhet kmisha m’ shtat, taganat, Kah vezllojn ajrit per mnderë; 290 Idhtë kur vrrasin Kapitanat, Thue lavë uqsh po ulron n’ Peshtér. Fort perlyken si taroça, Bajraktarët e Krenët shqyptarë! Plasun gjylet plloça – plloça, 295 Lerës vringllojn e nper laskár; E keq brima e bumbullima, I âsht dhânë vendit per terthuer, Kaq vërrima e shungullima, E batarja me zhumhúr, 300 Sá qi topat n’ mes poteres Disì shurdhë e thatë gersasin: Si atà gurt në furrë t’ gelqeres Vapet t’ zjarmit kah pelsasin. Proh ti o Zot, por ç’t’ janë merthye 305 Dikû atje nalt mbí Nokshiq Ç’t’ janë merthye, ç’t’ janë kaperthye Hot e Grud e Vasoviq! T’ dyja palët, po, trima n’ zâ. Ka tri zêmra atà nen parsem: 310 Mâ se ‘i nanë, tham, ká me fshâ, Mâ se ‘i çikë me u plakë pa darsem, Edhè nusja pshtjellë në zí; Kaq âsht dhânë atý piskama, Kaq shum nigu âsht nçue n’p'r ajrí. 315 E nper nig flaka e rropama! Qaj Çun Mula vrret per çudë, Shallin dredhë, taganin në dorë: Bini, Hot! e bini, Grudë! Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë! 320 Idhtë ç’ t’ â lshue Hoti si fjera, Ç’ t’ âsht shpervjelë Gruda m’ tagan ! Vasoviqt ç’i mloí potera, Fort gjimuan top e havan! Nziten, njiten, kacafiten, 325 Keq dermishen, idhtë shkelvishen, Lshohen, vriten, dbohen, priten, Desin, mesin, prishen, çprishen Gjithkû ndollë ká pika e djalit Nder Shqyptarë edhè nder Shkjé, 330 Me i u dhimët lisave t’ malit, Me i u dhimët gjarpnit nen dhé. Lul Rapuka, ‘i arí shkorreti: Nji kasap m’ âsht bâ mbí Shkjá! Kah po siell Baca Lucë Deti, 335 Ç’ po bân shkinat n’ mal me kjá! Por kur lshon Nikë Gjelosh Luli, Trim me bré hekur me dhâmë, Qafen trup, llanen sa shuli, Dridhet toka per nen kâmë 340 Fort turfllon Gjeto Mark Ujka, Kaq me idhnim qi trimi jep: N’ sulme t’ Shkajut vendit s’ po luejka, Me sa lot vendit nji krep! Alush Smajli, i Hotit t’ Kûjit, 345 Sod mbí Shkjá m’ âsht çue lugat Siell m’ tagan sa kû âsht tue muejtë, Si po t’ xierte hûj nper shpat. Lulash Nika, n’ krye t’ gajushit, Gjithmonë Pashkë, gjithmonë Bajram, 350 Po i bân zâ Islam Makalushit: Hajde, hajde , morè Islam. Se so’ ‘i javë, po’n’ saje t’ Zotit N’ at Cetin kemi me hî, Me qitë rrojme e, si n’ Tuz motit 355 Prap me u toçë na me rakí: Edhè Lùlashi si zhgjeta Po merr turr e bjen mbí Shkjá: Lshon Islami nepr çeta, N’dorë tagani tue i shkelqá. 360 Meça Grishi, nji kulsheder, Ç’ po m’i lshohet m’ shpinë Milloshit! Nuk ká top, nuk ká gopedar, Q’ i a ndalë hovin Lucë Gjeloshit. Burrë i fortë Osman Haxhija, 365 Vojvodë n’ Bajrak t’ Nokshiqit: Me do sý porsì duhija, Musteqet si shllungë ogiqit: Fort po rri trimi tue u zdatë, Me atà Cucajt t’ Karadakut, 370 Qi me pushkë, tagan e shpatë, T’ madh zijan apin Bajrakut. M’ i ndihmon Sadri Mehmeti, Bajraktari i fortë i Gashit, Me Adem çelen djalë mbas veti, 375 Qi m’ bjen m’ Shkjá si m’mish të dashit. Jakup Feri, ‘i Zog Skyferit, Lshon me Plavë e me Gusí, Shkulm si lshon çutrri Peshterit Mbas nji shiu rá me stuhí 380 Shka ká thânë, Bac Patani, Ardhun shtatit xhevrdare: Pa ndigio, ‘or Rushman Hasani: Se kta Zubeit – dalshin fare! Per Tynzonë, po e çarsin Shkrelin, 385 Ke per plume dert s’ po kan E askund kamben nuk po e ngelin: A t’ i msýjm, Rusho, m’ tagan? M’ kambë Rushmani çohet filli, Si lugat dalun prej vorrit, 390 Rrfé taganin xier prej milli E nper reshpe të Çakorrit: Si ajo rêja e nji thellimit, Qi u bjen qiellve tue vetue: M’ Shkjá turr lshohet trimi i trimit, 395 N’dorë tagani tue vezllue N’p'r ato rreshpe en’p'r ato rrmore: Shum do t’ kndojë qyqja n’ Mal t’ Zí! Per mbas tij Shkrel e Zagore, N’ zâ per pushkë e dejlekí 400 Me atà Ducajt, Xhâj e Bzhetë, T’ kan msý Zubcit fyt-a-fyt. Dy Patâjt, shqype me fletë, Çuli e Beci, zhyt- e- mbyt, Se ç’ po i furen Shkjaut n’aradhe, 405 Idhtë m’ tagan kta tue i a dhânë. Gjeto Staka, hidra e madhe, Dhânun vezmeve m’nja’n anë: Sì turfllon rosa n’ shirok, Tue rrahë fletrat nepr Drî: 410 Po lshon trimi trok më trok, Per me u pré me Mal të Zí. Marash Vata, ‘i drang drangonit, Shkon e vjen porsì duhija; Nuk han bukë mâ as s’ pin ujë kronit, 415 Kushdo bje nder kthetra t’ tija. Por Çakorri ndezë t’â zhari, Mirë shpervjelë tash qi m’ tagan Msýn Dodë Prêçi, Bajraktari, Me Kastrat e Petrushan. 420 Kallzit grunit ktej e andej Si lakohen, kur nper arë Vrap t’ hikë derri, qi pertej T’ a ketë gjuejtë nji pushkatár: Frota e Shkjevet kshtû lakohet, 425 Kah Dodë Prêçi n’mes po u furet, Gjeto Daka m’ ta kah lshohet, Kah m’ tagan Voc Keqi puret: E msýjn, breshen me shtergata, Vetë Ivani, derë bujare, 430 Mark Ujkë Vata e Prêlë Ujkë Vata, Si dý plume n’ xheverdare. Veç kur rrân aj Marash Gjeka, Me at Smajl Mal’n e Buzes s’ Ujit, Thue nper Shkjá pa kalon Deka, 435 M’ kosë t’ i a dhânë sa â ajo tue mûjtë. Vall, Kelmendi pse, thue, prâni Pushken tash e mâ s’ po qet: Tash qi msý ká Mark Milani, Me sá urdí ká súnd të vet? 440 A mos lshoi pritat e hiku Shì tash, qi m’ ushtrí shqyptare Mâ kobshin randon rreziku, Pushkë e top kah rreh batare? S’ âsht, jo, fis, qi hikë Kelmendi: 445 Se atý djelmt i ké sokola Se sa herë qi e qiti rendi, Si ajo e lashta këndon shkrola, Me luftue me Turk e Shkjá, Nder t’ shtatë Krajlat nám la vetit: 450 Bâni shkinat idhtë me kjá, Trazim t’ madh i qiti Mbretit; Veç nji shkjá, Vuksa’ Lekë Drava: Beter burrë, i madh sa ‘i trap, Me do krye tanë rava rava 455 Varrësh s’tagani, edhè ‘i zdap I gjatë, m’trá me i prekë, po, kryet, Me ‘i mullâ, sa ‘i grusht, m’ nja’ n faqe, Vetllat shllungë, me i zânë t’ dy sýt: Pré n’ terzí dollamë e gaqe. 460 Si mâ i miri n’ Karadak: Rubë të bardhë çue shêj per ndore; N’ grusht taganin lá me gjak, M’krah novicen vjerrë mizore, Del m’nji pod e u thotë Kelmendit: 465 Ju, Kelmend, me shka flet bota Po ishì t’ pushkës edhè t’ kuvendit: Plot kotecat, shekat t’ plota: A mos bâ ká nana ‘i djalë N’ Bajrak t’ uej, djalë trim rrfé, 470 Qi mue ktu n’mejdan me m’dalë E m’tagan burras me u pré? Mê ká pushka. T’ flakron m’ kâmë Qaj Prêlë Mema: sa per sý Mos me pasë shka e thrret per n’ lâmë, 475 As per krushk, as n’luftë me msý, Aq i hajm e çufrrak shtatit Ardhë, e i thát si cung në záll: Thue ti, po, aj farë maluketit Shkjaut po e han nja dý herë gjallë. 480 Por ndollë Prêla m’ ká ‘i farë derrit, Me trí zêmra e trim si Zana, Mos me i hikë belás as sherrit, Edhè i shkarthtë porsí zarana: Ky i del para Shkjaut n’dervend. 485 Vuksa’ Leka fort ká qeshë: Páshi Zotin, ‘or Kelmend, Pse m’a qitët para ket teshë? A mos doni m’e vendue Me mue n’ rrogë, per t’m’ rujtë do lopë 490 N’Palabardhaj?… Mjaft po drue Se m’i darë, orë – ligu, n’ shkjopë … Perrçik burrë ky permbí dhé, Pásha Sh’ Pjetrin e Cetinës, S’ âsht i zoti as me m’a bré, 495 N’ gojë m’i a shtí gishtin e shllinës! Shka ká thânë Prelë Mema i Vukel; Ngul! Vuksan; pse ‘i tash si brâsh T’ a kam hjedhë tý kryet nper çukel. Edhè Prêla, permledhë lâsh, 500 T’ flakron m’Shkjá atý, e m’herë të parë Kryet e tij sa nji karricë, Tue e kundrue rreth Shkjé e Shqyptarë I a hjedhë m’ tokë me gjith kapicë. Si nji rrap i haptë me gêma, 505 Shkjau plandoset sa gjanë gjatë, Tue i shkue gjaku rrêma rrêma, Shalë e krahë aj tue luhatë. Zên Prêlë Mema n’ shpotë me thânë: Po a m’ thue Vuko, or samadak, 510 Sa rrogë n’ vjetë ti don me m’ dhânë, Me t’ ruejtë lopët un n’ Karadak?… Ah ! kadalë, moj Cerrnagore: Se s’ké pá Shqyptarë me sý! Se ktû i thonë Shqypní mizore, 515 Fort me t’ lânë, besë, besa, pa krye. Se per dukë s’peshohet burri, Veç per zêmer e trimní: Se mbas hapit matet turri: Fjala e lashtë duhet perdî. 520 Mark Milani kur ká pá Vuksa’ Leken shyt per tokë, Fort â idhnue,veç se s’ ká kjá, E t’ká britë, disì tue krrokë: Bini, qêna, bre!… Kû jini! 525 He domuza t’ kqí…. he zgieba! Shka harû tash ju po rrini?! Mtani! Pas vam nanu greba! Po t’ ketë nisë n’ voter me u shue Zjarmi, e buzmi ndê terthuer 530 T’rrijë tue çîzë e tym tue çue: Zotishpís, zanë vend per urë Voters, m’mâshna a m’ndo’i ûnë t’ zezë Turrshim buzmin shkundullitë N’ anë prej kah ky zû me u ndezë, 535 Tjera drû nen tê tue zvitë: Shkrepin shkendijat n’ ajri flaurí E pse m’ prush, aj frýn pa prâ, Ferfllon flaka e me shpejtí Ndezet zjarmi flakadâ: 540 Kshtû në vrrimë të Mark Milanit T’ u kallë lufta flakë n’ dervend, Kah lshojn turr si uq prej planit Palabardhajt mbí Kelmend. Lum per Tý, o Zot i Lum, 545 Fort – i trim Vllaho Serdari! Se ç’ ká msý hallakatrum N’ çetë të vet gjithmonë mâ i pari! Shungullon Qafa lak e m’ lak, Kah si bisha turret Vllahi: 550 N’ dorë taganin sýnin gjak, T’ trashë mustakun porsá krahi, Si dý rrfé, qi shkrepë njâjë rêje, Pllojcë zhigasin hausit t’ qiellit, Kshtû sulmue t’ kan t’ thuer njâjë dêje, 555 Gjoka i Vasës e Kiku i Mhillit. Kiku i Mhillit, derë jetike, Burrë i pushkës edhè i taganit, M’ki’ pa’ ndollë me at çetë fisnike, Qi, mbas Mirko Kapitanit, 560 N’ at Stolac, n’ Hercegovinë, Vrau Smajl Agen e Çengiqit: Ndersa ky, frymen qelbsinë, Shpirtin lesh, si lkurë iriqit, Kishte dalë me mledhë haraçin 565 Neper rajë, e njânin m’ shkop Rrah e mbyt: tjetrit kerbaçin Njeshja ftyrës e varë m’ konop: Shnjerzo çika e turpno nana, Si e kndon kanga gjatë e gjatë 570 Shka ká thânë vall, Tverrdko Stana: Hallallë, nanë e hallallë, tatë! Se, manà, me ç’ m’ duket mue, Vshtirë se kthej un mâ n’ at dhé: N’ shtek të vshtirë po kam qillue: 575 Me ksi trimash kurr s’ jam pré! Udri, Tvrdko, Bog te ubijo! Me nji zâ sa ká n’gabzherr, Mbrapa i vret Vukotiq Mijo, Kah lshon turrin nper nji djerr. 580 Rakiq Pera, me trí zêmra, Po bjen n’ luftë si nji kulsheder: Se atij mbrapa si merr thêmra, Me e gjuajtë m’top, me e gjuejtë m’gopeder. Se edhè Pavlo Vuçetiqi 585 Manà, m’ kenka ‘i shpaté e gjallë ! Shum do krena Turqsh shperthiqi, Kur me Turk lufta kje kallë. Lshon Gjur Draga hallagrep, Me do krye tanë gunga gunga: 590 Se m’ tagan trimi ç’ po i ep, Thue kund rrahit po siell m’ cunga! Qaj Turk Shabi thotë nji fjalë: Ndihmo, Krisht, e ndihmo, Zojë, Ç’ po msýn Shkjau suvalë suvalë, 595 Pushken n’ dorë, taganin n’ gojë. Shka po ulron krés s’ nji cabokut, Si harusha n’ at bjeshkë t’ Krrabit? Trimi i trimit Mashi i Cokut Po i lshon zâ njati Turk Shabit: 600 M’ kambë, Turk Shabi, derr i derrit! Se nám t’zí Shkjau m’né po bân! S’ na bân kryet mâ as sa ‘i krye berrit, Po s’ i a thyem hovin m’ tagan. Lshon Turk Shabi porsí fjera; 605 Msýn Muç Hasi si duhija; Kaq t’ âsht dhânë zhurma e potera Edhè ushtue t’ ká Metohija, Kah lshon turrin Mêmi i Smailit Me at Prêlë Mirin krah per krah: 610 Gurgullon gjaku rrkajë poshtë malit, Shakull gjindja bijn per rrah! Ujë kovaçi pse taganit Të Pr6elë Mirit dhânë m’i ki’te Me helm t’ shlligës e tamth t’ luanit 615 Fjalët tue i thanë qi aj veç por dijte. Paj ky Prêla, manà t’ Zotit, N’ at mollë Shkodre nder Parì Javë per javë, ç’do javë t’motmotit, Ká ‘i krye Shkjaut çote dhantí. 620 Dedë Ivani: Raznajsh s’vendit, Qi, në zâ per gojë e gisht, Shkapercete vrap nji rendit Tre kual rresht, lidhë bisht në bisht: Turr ka’â lshue trimi mbí Shkjá, 625 Ora thepe e Karadakut Prej gazepit nisë me kjá, Rrkajë volísh tue i shkue lot gjakut; Mirë ke e diejte, manà, shkina, Se kû hovin shperthen Deda, 630 Atý krenat nper ledina Rrokullisen reda reda, Qaj Gjokë Marku e qaj Djalë Miri Sa herë sjellin me tagana, N’ Karadak fiket ka’ i qiri, 635 N’zí pështjellen njaq do nana. Mashi i Cokut, sýn sa kau, Kur merr turrin per me lshue, Se ç’ perpushet atý Shkjau, Si ajo shlliga n’ zjarm vallue. 640 Vigmat, krismat e poteret Shungullon Qafa e Çakorrit, tmershim po gjimojn humneret, Ushton bjeshka e Pernjavorit. Kur, qe, s’ epëri po lshohet 645 Nji taborr Bijocash s’rí: Si làpurat poshtë hudhrohet Rreshmja boret në malsí. Trima t’çartun, hajna, cuba, T’idhtë si helm ruejtë n’ gastare: 650 Si atà skrapthat nper kaçuba: N’ luftë t’ janë hjedhun fulikare. Porsì kur në flakadâ T’ hjedhë bariu ‘i vandak dullîja, Krepaton flaka pa prâ, 655 Shkrepin shkendijat mija mija: Kshtû t’ u ndez lufta atý zhari, Kur tue lvitë e tue uluruem Turr Bijòcasit pik s’ pari Msýn m’ Shqyptarë porsi t’ terbuem. 660 Jo, po, besa, more probe, Veç n’ ardhsh vetë ti e t’ shifsh me sý E të ndiejsh me veshë; se, tobe! Ne din gjûha me shperblye, Sa me t’ madhe nji uturimë 665 Janë perlám Shqyptár e Shkjá, Tash qi, breshen me vetimë, Bijócasit n’ luftë kan rá. Vrrimet t’ kobshme, m’ nja perzí S’ fshamesh s’mbetunavet shitue, 670 Edhè hajke, n’ brohorí Qi bâjn trimat m’luftë tue lshue, Kthelltë, mjerueshim t’ tingllon veshi, tmeret të perqethët t’ bjen shtatit; trandet rrahi edhe bushnjeshi, 675 Topat kah gjimojn nalt shpatit. Se kahdo qi sýni t’ pritet, M’ mal a m’ fushë, a m’ shpat a m’lak, Ké per t’ pám, ofshé ! si pliret Anë e kand vendi në gjak. 680 Atje lshue Shqyptarët rrfé, Si zanát luften qi e kan, Vû t’ kan para nji çetë Shkjé, Lehtë tue i ndjekun nepr plan. Trima Shkjét e mâ se guri 685 T’fortë, kan dyndë kah Kumurasha, Shqyptarët pritet. e nper zhuri M’ shpinë po u lshohen si harusha. Atý – ktû por mâ perkrejti Njanes lagje ke s’ po i del 690 Me thye tjetren ndermjet veti Mberthye gjindja kacagjel: Mbrapa kamba kah s’ i rrshet Kujë, veç ndiqen rreth e okolla, çeta çetés rreth po i permveshet, 695 Si kulaç qi mlidhet bolla: A si vala e drinit, kúr T’dêhet bora, shkulm tue rrmye E bardh shkumet, me zhumhúr M’kamba t’ urës t’vîjë shul me u thye: 700 Gallamarde qi tue vlue, Per rreth vedit rrëmèn gjiri, Rozafati kthelltë tue ushtue, Friget m’ kambë me ngujue nieri Edhè kshtu tue u kacafitun 705 Shoq me shoq, e me tagana Krahësh e krahesh tue u krastitun, Idhshem tue u shemtuem m’shejshana, Atà ndêjen, dér qi dita Shtekut t’vet në t’ sosun mrrîni, 710 Edhè muzgu, si u muer drita, T’ zezë pelhuren dheut i a shtrîni. Prani pushka e topi lakut, Shukë âsht zani, e i eshtim vorrit Dhén perlau; nper hurdha gjakut 715 Veç t’ varrumit terthuer Çakorrit Atý – ktû tue lvitë rrshanë: Si ato rrajzat n’ pleh: trishtueshim Fshâjn, gjimojn, kush shpírt tue dhânë, Kush per ndihmë tue thirrë mjerueshim. 720 Nderkaq era edhe ká mê. Qi kisht’ frý diten dá, E merthye si isht’ qiella n’rê, Shiu me rrshekë i a nisë me rá. Kúr qe nisë muzgut nper shí 725 Ushtrís s’ onë ndihma me i ardhë, Çeta çeta e vija e ví, Sí ato ulkojat neper mardhë. Me ushtrí t’ vet lshue vrap Prêlë Tuli Prej Sutjesket i a prispjeti. 730 Kulmit t’ kreshtës trimi edhè dueli, Per nen t’ cillen ndermjet veti I’n grî at ditë, si tue qitë adra, Hot e Grud e Vasoviq: Preu n’ tagana, thue janë badra. 735 Gjueju m’ plumbe, si m’ guriq. Si ‘i kulsheder, nder Elbnishta I a ká befë Malsija e Madhe; Asht kapë Reka te Kuqishta Kokrra kokrra e arradhe arradhe. 740 Dukagjini. porsi rrfeja. Ká kalue Qafen e Diellit; Has e Nikaj kah Meteja Me Mertúr i a mrrîjn nji fillit. Si bjen breshni hova hova 745 E thán djersët e katundarit, Kshtû t’ kan rá Shtrelci e Rugova Ka’ ajo Mokra e Shekullarit. Rrâ Postrripa kah Gradina, Zûni pritat per urë bregut; 750 Nguli Shllaku kah Marina, Mveshë janë Gjâjt Majes s’ Lejlekut: Zana e Madhe gjithsì e mira U ká prî nper at terrinë, Kê ngujo nder shtiqe t’vshtira, 755 Njanin m’ shpat, tjetrin m’ ledinë. Edhè Shkjaut rrethin i a qiten Anekend, si mbrendë nder dana, E me t’zì tue pritë i’n driten, Per t’ a msý m’pushkë e m’ tagana. 760 Vojtun sogjet rend mbas rendi. Mark Milani kan diftue, Si n’Shqyptarë merthye isht’ krejt vendi, Si edhè ushtrija isht’ mbetë rrethue. Mark Milani dredhë mustakun: 765 Fort ká rá trimi n’ kujtim, E as s’ i del me hjekë mendsh Plakun, Qi e pat pá n’ nadje n’ vegim… Si âsht mendue ashtû ‘i herë me veti, Ç’e ká hanger buzen m’ dhamë! 770 Se edhe ftyra fort i treti! Ká marrë trimi e âsht çue në kamë; E si shpatit nji barí: Kúr ndoj gjedh a dhen a dhí, Tufat dá e m’ kullosë hutue, 775 N’ mbramjet nuk i kthen n’ katue Ase n’ vathë: poshtë e perpjeta Nper zabele e nper shkorrata Shkon e vjen, e nper ograja, Kahdo qi t’a mbajë uzdaja, 780 Se do t’ hasë m’ bagtí të tretun: Marku kshtû fillikat vetun, Ngerthye vetllat shllungë n’ mes t’ ballit! Thekatueshim po i bjen malit Neper terr e shí me rrshekë 785 M’ nja tue rá, aj per me u pjekë Me qat Mirkon Kapidanin, T’ cillit ndî i a kishin zanin Krali i Namses edhè Mbreti; E mbasì dikúr e gjeti, 790 Ká marrë trimi e kshtû po i thotë: Se, per Zotin, Kapidan, Q’ se kam lé e rá m’ ket botë, S’ dij se ngelë kam mâ n’zalldan Se n’ ket natë. Neve Shqyptarët 795 Çark na bâkan. Fort kam frigë, Se né ushtrín kan me na çart”r; Pse edhè ‘i natë kjo âsht fort e ligë: Si thue hallin i a bâ? Besa, pra, shka t’ tham s’ po dij, 800 I a kthen Mirkja si nen zâ; Veç, q’ se dalë kemi n’ ushtrí Edhè n’ luftë kem’ rá n’ kto vende, Jo n’ e Marte: si qi motit Ká kênë doke: por n’e Prende, 805 Zêmra keq, manati i Zotit, Kaq m’ ká ndî, sa s’ thohet dot, E as s’ dij se kû kem’ me dalë. Por pse ngaeja s’ âsht ktu kot Me ndêjë na tue tjerrun fjelë, 810 Kish’ me thânë, lum Komandari, Si ashtû mendja mue m’ a pret, Se t’ del puna mâ per s’ mari: Shi njitash, nper shkurre e mret E tue rrahë shiu e shtergata, 815 Ushtrín m’ e lshue bregut t’ Limit; Qi nper terr e pa u sosë nata, Me u rrqasë tinzi, e para agimit, Urë pa urë e trap pa trap, Fíll me dalë n’ at Qafë Marinë; 820 E mandej, tue u lshue ne vrap, Me marrë rrugen per Cetinë. Se per ndryshe, mana t’ Zotit, Né tash po na hupë ushtrija. M’ shpinë Shqyptarët e ket farë motit 825 S’ dahna shndosh, tham, lum zotnija. Marku at herë urdhen ká dhânë, Mirë ushtrija me u dyndë vendit, E poshtë malit per m’ at anë Me u ndê Limit rend mbas rendit. 830 Kthye nderkaq pergjysmë ká nata, Edhè Shêjzat ki’n prendue; Mê ká shiu edhè shtergata, P’r ‘i herë gjama edhè âsht ndalue. Kur, qe, ‘i rê, si pezhgvja zí. 835 Niset fíll prej Dormitorit, Qi, tue i rá qillës me furí, Vjen e nd6ehet kreshtës s’ Çakorrit. M’ Çakorr r6eja si ká dalë, Lum e lum per t’ Madhin Zot! 840 Qi s’ kem’kënë e na ká falë! Se ç’ká shkrefë stý nji mot, Se ç’t'i a dha flaka e vetima, Se ç’t'i a dha krizma edhè gjama: Ç’ t’ i a dha ushtima e bumbullima, 845 shungullima edhè rropama! Flakë per flakë, po, e kurr pa dá Shkrepte rrfeja kryq terthuer, Aha e brej bjeshkve tue çá, E harmote me zhumhúr 850 Kepash s’ eper t’ gristat karpa: Pod e m’pod qi, poshtë rrmorevet Tue balcue e shperdha m’ shperdha, Kulihum turr gorromiseshin N’ gurrní t’ prrojevet shkumuese. 855 E t’u shkref atý ‘i stuhí Erësh s’perzijta, shungulluese, Rriba e s’ cilles, me furí Kah pershkohej bjeshkés e vrrinit, Shkulte bungat qindvjeçare, 860 Si me shkulë ndoj kallm purrinit; E si kênë t’ ishin bazhgare, Duhmja e dyndte, e me uturimë T’ perfrigueshme, i shakullote Nder humnere. Nji zhaurrimë 865 E pa preme bjeshkve ushtote; Kthelltë termegshim buluritte Toka, e lkundej shrregull; kreshta E Çakorrit flakë zharritte, Edhè duhmet e rrfésh s’ shpeshta, 870 Njizet pash, po, u sham, e ngeli Shyt, porsì nji kyç Gojanit E u perzhit per rreth zabeli N’ Koprivnik e m’bjeshkë t’ Trojanit: Gjithkû kjenë prozhme e dushkanjé, 875 Hije, pyje e megje t’ dáme. E nji nig e nji tymtajë, Era surfull, e ‘i zhigame, Nji zhaurrinë, nji suzhë e ‘i vapë: Sa qi shkulm ká nisë me vlue 880 Liqeni i Plavës, e nalt mbí kapë T’ Zeletinit, tue vetue E pa dá tue shkrepë rrfeja, Merr zjarm ashta, e flakadâ 885 Ndezet pylla kah Meteja. N’at thellim, po, e n’ at tufâ Qiella e toka ashtû perzí, Kishte thânë, se rruzullimi N’flaurí e n’ leskra po shkatrrohet, Edhè n’ Kaos t’pa skáj shqimi 890 Po sodomet e dermohet. Per mbas malit per në qiell Hylli i Dritës si vezulloi, U shuk plajmi e moti u kthiell, Si cirkë voese n’ perivoj. 895 Veç se bjeshkët, po, kthelltë ushtojshin, Brraka, çutrra, prroje e shé Gallamarde ka’ u dikojshin Neper rrash, tanë shkumë e dhé. Amet Limi kishte dalë 900 E askund lânë nuk kishte vá: Si mjerë kush qi nper at valë T’ jetë ngushtue sod kambë me rá… At herë Drita tuj ague, Mark Milani, trimi i trimit, 905 Mirë ushtrín në kambë ká çue, Edhè prî i ká per urë të Limit: Kû, ashtu shurdhë e kush pa e ndî, tue rrahë dromin me t’ mdhej hapa, Do m’e qitë shndosh në Mal t’ Zí, 910 Topa e nozull lânë permbrapa. Veç se uren mjeshtri motit T’ngushtë e drunit lshue e kisht’ pasë: Kshtu qi frigë kam manà t’ Zotit, Mos t’a lshojë Markun ndoj drrasë… 915 Po isht’ Shqypnija ‘i vend belá, Kû s’bân kryet mâ shtrêjt se ‘i shtamë: Vshtirë se Marku ká me u dá, Pa i u njitë ndoj ferrë m’ dollamë. Pse edhè, qe, tej n’ at báll ure 920 Vend Rrogòvasit kan zanë, Menden qi m’ a ki’n kubure: Zog mbí urë me flutrue s’ lânë. Prandej m’ urë kúr mrrini ushtrija, Ç’ ushtoi Mokrra e Shekullarit, 925 Larg gjimue ç’ ká Metohija, Ç’ t’ âsht tremë kali i Komandarit, Kaq zû pushka atý me zí, Kaq zû plumja me fishkllue; Si njaj breshni me duhí: 930 Malazest per dhé tue i shtrue. Flakë per flakë ushtria shqyptare, Rreth e çark shtrî Markut m’ shpinë T’i a ká vû pushken batare Shpat e m’ shpat, luginë m’ luginë. 935 Priten n’ báll e Limin dét, Prej Shqyptarësh futë mbrenda ‘i rreti, Kah t’ i a mbajë, tash, Marku i shkretë ? Ç’ do t’mendojë, vall, vetmeveti ? Me qindrue, si e ká zanát, 940 Qe shka Marku ká nder mend. N’ Mal të Zí luftojn ‘edhè grát Per lirí, per fé e per vend: Jo s’qindron nji Mark Milani, Derë bujare gjet me gjet, 945 Larg n’Europë qi i ká vojtë zani, E i druen sherrin Krajl e Mbret. Mark Milani, kur ká pá, Se isht’ rrethue n’ mjet uj’t e shpatit, Ç’âsht berlykë atý si ká, 950 Tue britë t’ madhe mâje atit: M’ kambë, sokola t’ Malit t’ Zí, Me çilë shtek per Karadak ! M’ tani, djelm, ju me furí, T’ rrjedhë sod Limi shkumë e gjak ! 955 Edhè at herë, si ‘i gropë gelqere Atý vendi t’ u ndez zhari; Vojti krisma dér m’ pelqere, Ka’ u perlanë Shkjau e Shqyptari. E papreme ‘i shungullimë 960 Ishte mali, ka’ashtû zijte, Vlote pushka, e me vërrimë Të shituemve ajo u perzijte. Edhè Shkjau, ashtû tue msý, Pa kqyrë shtek pa kqyrë handek, 965 Bukur nalt aj erdh e u shtý: Sa, medjè, shum herë u rrek, Me shperthye neper ushtrí E me u nisun kah Cetina. Ora thepe e Malit t’Zí 970 Shum gajret po u epte, shkina, Malazezve e mirë po i msote. Shtîju i rí, herë shtîju plak: Gjithnji sulmin u a drejtote Qandra e jonë kû bâte lak. 975 Zâna e Madhe atê e ká pá: E ká pá, ‘dhè njoftë e ká: Sýnin kurr nuk i a ká dá, Edhè e Mira, n’shllungë tue u strukun Të nji rêje, âsht bâ e pa dukun; 980 Edhè pritte qi t’ i vîjte Per nen hov e m’ shpinë t’ i bijte, Me tê bashkë t’ u kacafitte, Edhe shkinen mos t’a lîjte: Mirë nder kthetra atê shterngue: 985 Malazezve me u ndihmue N’ at shtek t’vshtirë. Kúr, qe, flutrim, Tue u ra qiellve nper agim Ora shkinë vjen e pershkohet Zhgjetë perpara Zanës. Ç’ tí lshohet 990 Fulikare Zana m’ shpinë: Si njaj orli – gjeraçinë Lshon m’bollshorde, si t’két pá, Se don zogjt n’çerdhe m’ i a ngá. Kúr ká pá njajosývrangta 995 Ora thepe e Dormitorit, Si ashtû rrfé po i shtrîhej mbrapa Zana e Madhe e Vizitorit, Se ç’ká nisë ajo me dredhë Poshtë perpjetë, kryq e terthuer: 1000 Herë n’ nji rê, herë n’tjetren struku, Tash mbas malit tash mbas suket: Rrash per tokë herë rrahi flatrat, Prap pingul flutro perpjeta, Veç si t’ mûjë soje me pshtue. 1005 Por, si pá ká ajo, se vrap Zanes s’ Madhe s’mund t’ i hike, Asht sjellë shtriga e fyt – a- fyt Me Zanen atý âsht perlá: Sa per kshtû, isht’ kênë trimneshë, 1010 Edhè, besa, fort belá, E pa qander nuk po lidhej: Me sa âsht lidhë ajo ndoj hrë Q’se zanë vend kâ n’ Karadak. Grykë per grykë e flok per flok 1015 Ore e Zana ashtû perlá, Ç’t’ janë dermishë shoqe me shoqe! M’ dhâmë e m’ thoj se ç’t'janë lvryë! Ç’po u shkon gjaku rrkajë nper ftyrë! Fluturim neper ajrí, 1020 Idhtë n’ mjet vedit kaperthye, Haju, shaju me mëní, Vrrit, piskat sa kurr ki’n n’krye: Fort po u ndiqshin e u perpiqshin Po u shkelvitshin e u llomitshin, 1025 Herë dér m’rê tue zgjatun shtatin, Herë tue hî sì xhixhilloja; Tash nper tokë, porsì dý bolla, Shkarrafendu: mbandej shrregull Prap nper ajr kacrrue n’ mjet vedit, 1030 Porsì verës dy pilivoesa, Kúr shoqe me shoqe hahen: Siell e bje ato njana tjetres, Me nji pezm, me nji mëní, Mendt e krés me t’pasë merzí; 1035 Veç kurrnjanes nuk po i del Me u ngrefë m’ shoqe kacagjel. Por se, qe, neper ajrí, Dikû andej prej Fushës s’Iballes, Vîjn dý Shtriga, hypë m’dý breshka: 1040 Njena Sutë, tjetra Pasutë. Ishin breshkat, breshka detit, Aq të mdhaja, sa ‘i samar; Ishin Shtrigat si dy grreça Kjumshtit hjedhë nen çarranik: 1045 Koc e lkurë e t’kthyeme kuk, Si dy drapna ngulë nder hatlla; Veç se t’idhta e gazepqare Kurrkund halli mos m’i u pá: Qi nder shtatë Bajrakët e Pukës 1050 Lânë nuk ki’n me u shndoshë varrë pushke, Me gjith hudra, pê e gershanë Mbí t’ varruemin pezull vjerrë; Nuk lanë fmij me u rritë per s’mari; Garravâxh bânë djelmt e rí, 1055 Nuseve edhè lshoju zvercen: Bâni, qyqet, si çapini! Shtatë pash punët bâni mbí dhé, E hupi shtatë pash nen dhé: Si — Zo’, ruena! — puna e tyne. 1060 Kto i’n kênë nisë per n’nji log Shtrigash Dika’ andej n’Kotorre t’ Reja, E zanë Drita i paska shtekut, Ke hutue ki’n kênë te shpija, Tuj u lye, po, me do gjallë 1065 Vetë e breshkat, qi të mûjshin Pezull ajrit me u pershkue. Ajrit Shtrigat tue kalue Breshkave kaluer mbí shpinë, Kúr kan rá drejt Metohís 1070 E per ag t’kuqlimtë të Dritës Kan soditë, si Ora shkinë Edhè Zana e Shqyptaris Fyt – a – fyt ishin perlá: Ftyrës e parsmes krejt n’ gjak lá, 1075 Fort ka’ ipshin m’dhâmë e m’kthetra: Kryet breshkave andej kan reshë, Ato rrole Shtriga t’ vjetra; Edhè lshue t’janë m’Oren shkinë, Porsì kênë t’ki’n dý kulshedra, 1080 Njana, po, mâ e idhtë se tjetra. T’i u hodh Suta per mbas shpinet Edhè flokve ajo i a njiti: Arrçit kryet gati i a qiti, Kah i a ngrifte pa farë dhimet, 1085 Si me shkulë kund lî Zadrimet. Ftyrës Pasuta si kusija, Me ‘i dhâm n’gojë ngerthye si capë, Ajrit flokët lshue leqe leqe E ardhë shtatit si ‘i ngaskeqe, 1090 N’ thoj i a njet me njanen dorë, Mu m’gerglâc, m’nja tue u mundue Me i a zanun frymen njak: Nsa me tjetren, si m’gerhanë, Nisë ká trupin me i lmuer 1095 Poshtë perpjetë, kryq e terthuer, Me do thoj të mreftë si sorrë, Per mâ t’madhin, mor’, gazep. Ora shkinë se fort po ep Fort po ep, qyqja, e ç’po vrret, 1100 Se edhè shtjelmat shum po i qet! Veç se kot; pse Zana e Madhe, Me njat Suten Pasuten, Ashtû pezull nper ajrí, T’a kan çue dér m’ Vizitor 1105 Shi te vorri i s’ mjeres Tringë, Edhè lidhë t’ akan per blî: Qi ato Orët e bjeshkës s’ Trojanit Prej nji mrizit të Muç Hasit Bartë e paten m’ Vizitor, 1110 E qi, t’Lumet, edhè e ngulen Tre pash n’dhé n’krye t’vorrit t’Tringës. Mbasì e lidhen per at blî, Ká marrë Zana e kthen n’Nokshiq, Kû po grîheshin n’mjet vedit 1115 Malazez edhè Shqyptarë. Atý, at herë, Suta e Pasuta T’a kan kapë ka’i gjarpen n’dorë: Shlligë të gjallë, tanë helm e vnér: E me ta t’kan hî me e rrafë 1120 T’mjeren Orë të Karadakut, Per pa kqyrë, mor’probja i êm, Se kû i djegë as se kû i dhêm. Lshue m’tê breshkat si t’terbueme, M’dhamë i a grizshin misht e shtatit 1125 Per gazep. Gerthitte Ora M’kupë të qiellës, sa gjithkû mûjte, Tue i dhânë shtait per me pshtue. Ah! kadalë, eh pitigonë! Zên Pasuta si tue e shá; 1130 Se s’të lshoj, jo per Tynzonë! Shtatin n’gjak krejt pa t’a lá. Hider, bre! Ti me i ndihmue Mark Milanit t’birit t’shkinës, Qi Shqypnín aj rreth m’e shtrue 1135 Per nen kambë t’Knajzit t’Cetinës… Po a kujton, morì gabele, Se Shqyptarët kan dalun fare, Qi me ardhë Knjazi, me ‘i kál zhele, Per t’sunduem mbí tokë shqyptare? 1140 Edhè at herë, me at shlligë në dorë, Siell e bjeri, tanë maraz; Brit, gerthit e ngrata Orë, Si macë Frorit mbí pullaz. Ora shkinë e Durmitorit 1145 Mbasì lidhë kje ajo per blî, Lidhë prej Zanet t’Vizitorit: Njat ushtrín e Malit t’Zí E lshoj zêmra gjithunjí, E muer hiken. Fulikare 1150 I u shtrî m’shpinë ushtria shqyptare, Me nji brimë qi me t’ shurdhue: Kê tue vrá, kê tue shitue, Dikê krejt tue shkurtue: Tjerët në Lim vojtë e sharrue, 1155 Trí taborre Mark Milanit Hupë i kan n’at log mejdanit, Treqind krena edhè i kjenë pré, Rob janë zanun treqind Shkjé! Zana e Madhe ç’po lumnon; 1160 Kep më kep po fluturon; Ká marrë kangen e po kendon; Po këndon m’kep t’Vizitorit, Larg me u ndî m’ Boka t’Kotorrit: A t’kam thânë, ‘or’Knjaz Nikolla, 1165 Se un, dér sande pa pa marré dielli, Tringen do t’a kish’ pague: Treqind krena un tue t’i pré, Treqind rob un tue t’i zanun, Trí mij çika e nuse t’reja 1170 Para kohës tue t’i lânë veja: Me kjá ato, po, si gjith qyqet Nper kasolla t’Karadakut, Si ato bubat pshtjellë në zí? Po m’a pvet njat Mark Milanin, 1175 E aj, po, ty ká me t’kallxue, Ká me t’dhânë t’zín zihariq, Se sa ushtrija t’met n’Nokshiq: Oren çuet se e ká Shqyptari, Qi Shqyptár vedit i thotë: 1180 Se atje lufta ndezet zhari, Breshen krenat bijn per tokë, Kúr t’i mbushet mendja e vet Me qindrue p’r Atdhé e Mbret, ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Koha e Re Hej, moj Zânë, tý t’kjosha true, Si s’po t’bje nder mend per mue, Punë të hershme me m’ kumtue; Kangë e valle me m’ fillue; Por më rrin tue fluturue 5 Mollë më mollë e ftue më ftue Me ato shoqe tue këndue, Me ato shoqe tue vallzue, Tue vallzue, moj tue lodrue Nper ledina e nper rudina, 10 Np’r ata brej, aha e çetina, Kû bân çerdhen gjeraçina, Bulon molla e lulzon thâna E prîjn valle Orë e Zâna Neper rreze qi lshon hana. 15 Ardhun shtatit si breshana Rreze diellit dora e llana, Ftyra shtrue n’ fletë t’drandofillit, Kamba matë per gjeth të lilit, Shartue zâni m’zâ t’ bylbylit, 20 Dishka borë e dishka brymë Si njaj hylli me ferfllimë: Mori sumlla sumullore, Mori dardha dimërore, Si t’ shkoi moti kangë e valle 25 Kangë e valle e zanamare: Tash mbas flutrash neper zalle Tash mbas lulesh nper livadhe Herë ndiq sutat neper curra, 30 Zhytu e mbytu neper gurra, Ngallit shoqet n’ shtiqe t’ vshtira: Sí, perzèt, ty t’raftë e mira! T’ raftë e mira si t’ká rá, Bjeshkë e vrrî qi m’ ké shkelqá! 35 A din shka moj gerxhelí, Mori rrezja nper frangí: Se mue kripit m’ i rá bora, Se kah m’ lên âsht kamba e dora, Se edhè as vonë, tham, s’ ká me shkue, N’ jetë pertej un pa u kalue, 40 Prej kah s’ lânë kend me u kthye dalë… Pra ndîgjoma ktû nji fjalë: Lêni sod, moj Shtozovallet, Lêni flutrat t’ marrin zallet, Lêni sutat t’ marrin malet: 45 Shporru vjollcash edhe lilash, Shporru gurrash e çurrilash: Se, perzèt, kshtû, moj petritë, Tuj m’ u lá, tuj m’ u flladitë, Herë nper hanë e herë nper dritë, 50 Drue po m’ ngrîhesh akull – ó Drue po fikë mue e vedin – ó; Edhe lshoú prej Dukagjinit, Kû m’ a shkon të cemtët e dimnit Neper biga e zgavrra blinit, 55 E fluturim neper ajrí, Si njaj hylli qi shkëndí Shkrepë prej mramjet neper eter, Behma ktû n’ket lissus t’ vjetr, Kû, larg zhurmet e poteret, 60 Dola edh’ un n’ket buzë Prandveret, Per me kndue m’ Lahutë t’ Malcís, Se si u end fati i Shqypnis, Kúr pshtoi kthetrave t’ Shkjenís E duel zgjedhet të Turkís: 65 Perendija si e kisht’ shkrue: E zojë m’ vedi edhe u ndertue, Mbas sa gjakut qi pat dkue. Pse kaq njerzit po i’n të kqí, Sa qi askund m’ ket shekull t’ zí 70 Pá shkue gjaku ví e ví, Nuk po gzohej, jo, lirí. Prandaj sod tý t’ kjosha falë! Morì e Mira rritë në halë, Dèr në Lissus ti me m’ dalë, 75 Per me m’vû kangen per fille, E tue m’ ndritë menden me kshille, E tue m’ majtë mbrenda hullís Së burrnís e t’ bujarís, T’bâjsh qi fjala: e butë herherë 80 Si njaj flladi në Prandverë: Tash e fortë, e rrebtë dermuese, Si duhija shungulluese: T’m’ rrjedhë e marë e kund pa neje, Qi t’ rysë mendt, zemrat t’theje, 85 T’i reshë gjinden kah e mara, Fén e Atdhén t’i lvisë perpara. Pse, po m’u end kanga per s’ marit, Vonë e vonë fisi i Shqyptarit, Manà tý ká me t’ urue, 90 Bjeshkë e vrrî me t’u lulzue, Si don vetë moti me t’shkue: Kangë nper hanë e kangë nper dritë. Se edhe as ktû s’ké me u merzitë: Me u merzitë, jo, cok nuk ké, 95 Ke në fllad t’ ksajë stine s’ ré, N’ jetë natyra tue shperthye, Këtû gjên shka t’ kande tý: Vezullime e xhixhillime, Gurgullime edhe blerime, 100 Me lugina e me kodrina, Me ledina e me rudina, Hije, kroje edhè çurrila, Dejka, mjellme e n’ shtek kojrila, Vjollca, lila e karajfila, 105 Drandofille në bubuqe, Flutra t’ larme e mollakuqe: Kndo bylbylat nper filiza Këcè dhijzit neper driza Tue blegrua kingjat nper mriza: 110 Endë hardhija m’ qeperiza, Lulzon pjeshka e zerdelja, Me u shêjë matet m’gem qershija; Bleron bungu e bleron vidhi; Shtatorr fiku kokrrat lidhi; 115 Njethet plepi bregut t’ Drinit Rahá t’ mirë ep lulja e blinit, Kerset fyell e zanamare, Ushtojn hijes kangë shqyptare: Qiella kalter, toka blerë 120 Njeti dimen ktû Prandverë: Njimend stinë per Orë e Zana, Me prî vallet, tue ndritë hana, Mal e m’ mal, rudinë m’ rudinë, Jo qi ktû në ket krahinë, 125 Kû nper molla gêmeholla, Kû nper male e mriza hale, E nper zalle e nper hamalle Shum po i kisht’ do Shtozovalle Shoqe t’ ua, qi po kndojshin: 130 Qi po kndojshin e lodrojshin, Larg e larg m’i u ndî jehona, Bâne bén, si kah Valbona; Se ky vend, se mahet n’ mend, Po kisht’kênun nji dervend: 135 Nji log zânash m’ nám e n’zâ, Kû vigâ e katallâ: Edhè n’ kohë para se Iliri Vend ktû zû Arbnori i biri: Na i’ n ndeshë, na i’n shkelveshë, 140 Dikúr heret m’ dhâmë tu’ u shkye, Mâ vonë s’ largu tuj u msý Kush me zhgjetë, kush me baètë, Njani m’ mzdrak, tjetri m’ çomak, E me lata, e me supata, 145 Me tagana e pushkë të gjata; Edhè rán shakull per dhé, Kush per Atme e kush per Fé. Njani cub, tjetri dishmuer, Kush gjaksuer, kush simahur. 150 Jo, po, ktû edhè ké me pâ, Ké me pá, po, njat kalá, Qi, m’ nji koder titanike Ngrefë mbi ledhe cyklopike, Per trí mij e kusúr vjet 155 T’ u kercnue ndêi, si shauret, Mbí ç’ do forca kundershtare, Qi me mende grabitçare Deshten ksajt me kalue ván. Ké me ndî edhé si kján 160 Vala e Drinit prap n’ ditë t’ sotit Per urë vorrit t’ Gjergj Kastrijotit, Shpata e t’ cillit dikúr motit, Vezulloi m’ hasem t’ Shqypnís, Si ajo rrfeja e Perendís. 165 Pse dikúr ktû edhè Berdyli Me gjak hasmesh dhén kertyli; E ajo Teuta mbretëneshë, Vashë ilire sokoleshë, Qi nuk dijte se shka â tuta: 170 Si ajo Shqypja skepekurrta, Lshote hovin mbí Rromakë, Pá dhimë Adrjen tue pergjakë; Prap Kliniku ktû e Pleurati, Hila, Agroni e Genci i ngrati 175 Kan jetue ktû e kan lulzue, Mirë a keq atà tue psue; Kush tue mbetë, kush tue fitue. Se ktej Gali ka kalue, Ktej Rromaku, po, âsht pershkue, 180 Sllav e Turq ket truell t’ bekue Me agor t’ vet e kan mnerue. Prandej n’mbramje tue rá hana Mlidhen tubë Orë edhè Zâna, Edhè kapen dora dora: 185 Dora dora, bardhë si bora: Ambel zânin tue dredhue, Nisin vallen me këndue, Tash si t’ Parët na pa’n luftue, Atà Ilirt e kohës s’ kalue: 190 Tash idhtë fatin tue lotue T’ ksajë së mjeres moj Shqypní: Se si u pshtuell e mjera n’ zí, Mbasi Turku mbrendë pat hî: Turku, shplaka e randë e zotit: 195 Per mbas deket t’Gjergj Kastrjotit. E jehojn male edhè zalle N’ato kangë e n’ ato valle. Pra, po t’ kapi tý merzija, A se t’ lodhen kangët e mija: 200 Se pa tý, besa moj Zanë, Vshtirë se ‘i fjalë un mûj m’ e thanë: Fjalë qi t’ jetë n’ gojë per t’ u zanë: Ti, po, del naten nper hanë A nper zheg si t’kape zusha, 205 E n’daç malit, n’ daç kah fusha Bâhe bashkë me shoqe t’ ueja, Edhé atý, at herë, ti thueje, Kangës e valles sa t’ keshë n’ krye, Doradoras tue këcye, 210 Gjithsesi të kandet tý. Por po deshte ti ndojhera Me ndjekë suta, e gjaeje tjera, Me ato shoqe ti, po, del Nper Molung a se nper Vel; 215 Se atjè gjêni drêj e derra, Molla, urtyta e mandaferra; Mjaltë nder zgavrra, e gurra t’ ngrîjta; Mrize t’ flladta e hije t’ rîjta, Me blegrime e me çokana, 220 Qi tý aq fort po t’ i kisht’ anda. Veç se shka, moj qifteli, Me t’ a vû due ‘i porosi, Per kúr t’ dilni ju më Vel. Kúr të dilni ju në Vel, 225 Per t’ a hasë kini nji shpellë, N’anë prej Rrêje, t’ errtë e t’ kthellë, Me nji grykë porsi nji furrë, Prej së cilles rrjedhë nji gurrë, Sa me blue, po nji mullî: 230 Atý mbrendë ti mos me hî! Asi uj’, jo, atý me pí! Pse n’ at shpellë qaj Lleshi i Zi, Nji i Gjomarkaj, Kefalí: Vesh e m’ vesh mustaku i tí: 235 Nji natë gjamt e vetimet: Me u dridhë toka prej bumllimet: T’ rrebtë kulshedren paska msý, Edhè m’ qafë i a ká merthye Nji parë dana e t’ gjata e t’ randa, 240 Mirë nen allkë aj tue i ngujue, Qi per t’ gjallë me u shkapullue Mos të mûjtte, edhè e branisë Poshtë nper shpellë n’ do ujë të kthellë: Edhè sod ndîhen tue krisë 245 Ato dana, sa herë t’ luej Shta’n kulshedra neper ujë; Ke i kan mbetun ato dana Vjerrë per qafë, porsi çokana N’qafë t’ nji skjapit brynatak. 250 Prandej shpesh rrjedhë gurra gjak: Si shum kushi qi e ká pá: Perè danat, m’ qafë tu’ e vrá, S’ i a lân varren me u perthá, Qi i a çeli Lleshi i Zí, 255 Kúr i u turr nper at duhí. Asì uj’ ti, jo, me pí! Por as n’ shpellë, jo, mbrendë me hî; Pse atý sod, permbrenda shpellës, Dájn orok Shtrigat e Kthellës 260 Me ato Shtrigat e Mirditës, E me atò t’ Zhubës e t’ Selitës, Kurdoherë duen me u bashkue, Ndoj déll ujkut per t’ fergue, Qi me bâ ndokand gjytrým; 265 A me zí ndoj gjellë nper tým, Per të lye me tê ndoj shpí, Qi me i lshue dam e morí Sí nder rob, si nder bagtí: Mos me lânë me rritun fmí, 270 Tuj u ngranë zemrë e mushkní. Kurrsesi ti mbrendë me hî; Persè gjallë k’in me t’perpî. E po bâni e t’ kcej dalldí Bregut detit me u baritë, 275 Per me u lá, per me u flladitë, Per n’mos daç kaluer me shkue M’bedeví, qi kem’ n’ katue: Bishtalec kripin trimnue: Janë pulbardhat neper Drî, 280 Bardh si bora n’ Haramí, M’ shpinë ndonjanes ke me i kcye… Por, aman tý t’ kjosha true, Per qafë t’sajë mirë me u shterngue… Se ti jé nji rreze drite, 285 S’ të ká randë pulbardha tý; E mbi tê mandej vozite Rrjedhes s’Drinit dér në dét. Kúr të dalish n’ atê dét, Atý bregut ké me pá 290 Floçka e Kshteza ndêjë n’ shullâ, Tuj u krefë, tuj u bubitë, Shoqja shoqen tue ngallitë Turr e vrap nper ranë të hjedhne: Shkaterr flokësh, rizat e zhdredhne, 295 Kmishat kapë me trîza t’ derdhne. Se ato janë grá të detit, Qi, si ushujzat e breshkujzat, Po jetojshin n’ ujë e m’ tokë, E po flitshin si tue krrokë, 300 Si tue krrokë, si tue gervallë. Por me pasë per t’ i zânë gjallë E me i mbajtë te shpija niri, Me folë shqyp zêjshin mâ s’ miri. Se nji djalë, fisit t’ Kelmendit, 305 Djalë i pushkës edhè i kuvendit, Si dishmí bajn gjindja e vendit Nji kso Floçkash paska zânë, Edhè n’ shpí e paska çue: Kû ‘i herë shqyp atê e ká msue, 310 Mandej marrë e ká per grue, Me tê bashkë kunorë tue vû. Edhè u bâka shpijanike, Tue rritë fmí, tue u majtë fisnike. Me xhubletë e me shtjellak, 315 Si t’ gjith shoqet n’ at bajrak. Veç se shka binín e sajë Létas nieri mund t’ a dajë: Ke i kan sýt si picigiatë Edhè flasin per pá u matë; 320 Porsì me branisë zhamella Ndokund malit neper shpella. Veç se shka, moj ti belholla; Ti belholla, rritë nder molla Ktû edhè ‘i punë due me t’ kallzue, 325 Qi kthelltë n’ shpírt ká me t’ galdue. Ká do kohë, qi t’ bardhat zana: Shtozovallet! qi nper thâna T’ Elikonës prîjn kangë e valle E pijn ujë n’ at Gurrë Kashtalle: 330 Kan lânë bjeshkë e vrrîje e zalle Të Grekís e dalë n’ Shqypní, Kû, n’ gjûhë shqype – bukurí! Herë tue folë, herë tue këndue, Kan rysë gjinden me feksue: 335 Se Shqyptari s’ âsht gabel, S’ âsht shkerbé pjellun n’ zabel, Mos me pasë aj fis e Atdhé, Veç me shkelë m’ tê Turq e Shkjé: Jashtë Shqypnijet se Osmanllija 340 Duhej dbue: se vetë Shqypnija Duhej qitë ajo zojë m’ vedi: M’ tê mos me sundue kurr Mbreti I Stambollës e se të huejët Do t’ shkojn gjûhen tuj e ruejtë 345 Pîjt nder dhâmë, per kto punët t’ ona. Edhè kshtû, njitash n’ e vona, Nisë Shqyptarët kan me mendue Per punë t’ veta, e shqyp me shkrue: Shqyp me shkrue, po, e shqyp me msue 350 Neper shkolla; e pse të holla Mendt po i ki’n, e kryet jo shtamë, Kta per fije janë vû n’ lamë T’ ditunís e t’gjytetnís: E medjè, sod prej Turkís 355 Janë tue lypë autonomín: Se per ndryshe, thonë, lirín Me armë n’ dorë do t’ a fitojn: Nen kambë t’ huej gjallë mâ s’ rrogojn. Tashti, un, moj sý – qershí: 360 Besa, po: fort mirë e dij, Se ty t’ kandet me kerkue Mriz e m’ mriz e krue më krue: M’ shoqe t’ ua me u takue, Bashkë me folë, bashkë me ligjrue, 365 Me u njitë valle e me këndue: Me këndue, po, e me lodrue, Si mot t’ keq qi kurr nuk m’ké: Prandverë m’Shnjergj e prandverë m’Shndré! Ani pra, moj rrezagí, 370 Morì rrezja nper frangí, Po të kapi tý dalldí Per shoqní e leverdâ: – Eh ! po, i mjeri, shka me bâ? Kshtû po i kishe ti do mend: 375 Mos me t’ zanë kurr vendi vend: Sod nji send, nser nji send— Del e merr ti fushë e shpat, Vel, m’ Kodhel, e m’ Krye – Bushat: M’ Krye – Busha – pllamë e dukat, 380 Edhè kapu m’ Rozafat, M’ at kalá t’ Shkoders mizore: Ndera e nami i tokës arbnore; Persè atý Zanat i ké, Pre’ Elikonet bartë n’ ket dhé, 385 Si të bâjë hana me dalë, Nisin vallet palë e palë Me ato Motrat e shqypëtare, Tue rá fýell e zanamare. Atý njitu edhe ti valle, 390 E pa dert kund e halle, tue lodrue ti, e tue këcye, Thueja kangës gjith sa t’ keshë n’ krye. Veç se prap ti ktu me kthye; Perse kanga, endë pa tý, 395 Ajo âsht váj e tyne nder sý. Edhè kshtu, nper hanë nper dritë Tuj u argtue, s’ ké me u merzitë; E tý moti ká me t’ shkue Si don vetë, e pa u kujtue. 400 Qe Lahuta, vjerrë n’ sergjí. Eja pra, moj sý – qershí, Moj bel – holla, rritë nder molla, Edhè kangën m’ a fillo: E un këndo, mbande’, e ti kndo, 405 Si kndo zogu i veres – o! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Xhemjeti Erven Pasha, ‘i Xhemjetlí, Mledhë mishlizin n Babi – Alí, Edhè u thotë: Zotní të mí, Mbasi duel êmri i Xhemjetit, Qi shkaf âsht tebajë e Mbretit: 5 T’jetë kush t’jetë, mashkull a fêmen: Osmanli me u quajtë me êmen; E se t’ gjith atà mbas sodit, Mohit do t’i bishin rodit, Prej të cillit kishin dalë. 10 Ylqja e Mbretit marë n’ at fjalë Uli kryet e pa u trazue, Fis e giûhë zû me i harrue, Osmanlí tue quejtun vehten. Edhè kshtû, u ngjatët Zoti jeten! 15 U shkrínë m’njâ Turk e Zejbek, Lacë, Harapë, Armen e Grekë, Beduìn e Jahudí, E sá janë kombe n’ Turkí, Kush pa u ankue, kush pa bâ zâ, 20 Thue se ‘i nanë t’ gjith i kisht’ bâ. Veç shqyptarve s’ po u hî n’kokë Me u bâ vllazen me tjerë shokë E Osmanlí me qujtun vedin. Kta Turkín njofin e Mbretin: 25 Dér dikû edhe Xhemjetin; Por kombsín nuk duan me ndrrue, Giûhë as doke me harrue; E kristjan e muamedan, Gegë e Toskë, Shqypnija marë 30 Prap se prap quhen Shqyptarë. Medjè kta, zotní të mí, Njitash s’ voni i a kan hî Me shkrue shqyp libra e fletore, Me çilë shkolla n’ giûhë arbnore: 35 E mâ teper, sì nper dhamë, Posë se s’ duen me dhânë nizamë, Janë tue lypë autonomín, Per me qitë m’ vedi Shqypnín, Edhè Turkut mâ mbas sotit 40 Mos me i lá t’ dheta si motit; Veç me ngrefë ata ‘i farë Shtetit: Po e jo nen hije t’ Mbretit: E m’ vedvedi me u sundue, Pashë as beg mos me ndigiue: 45 Si t’i a bajm hallit s’ e dí…. Xhavid Pasha, ‘i Turk i Rí, Kqyr ç’ ká mârrë trimi e ç’ ká thânë: Nji, per bé, gjallë nuk do lânë! Se Shqyptarët po ishin belá, 50 Hajrin kush kurr mos me u a pá, Veç se sherrin. S’ dí a e dini, Se, q’ se Turku s’ pari hini Në Shqypní e dér më sot, Jo mâ pak: po e tham me lot! 55 Se pêsdhetekater herë M’né Shqyptarët t’ janë lshue poterë Me armë n’ dorë, e t’ na kan rá, Ballë per ballë me né t’ u vrá, Si t’ isht’ kênë Turku me Shkjá. 60 Medjè ngusht shum herë na e prûne, Pse zanát pushken po e kishin. Prandaj hundët m’ grusht u duen shtypë, Qi kurr n’ mend mâ mos t’ u bjere, Pis Arnaut ata tue kênë, 65 Xhemjetit me i qitë telashe. Sinan Pasha, ‘i plak me mjekerr: Javash, burra, zên e u thotë: Se Shqyptarët janë fis i vjetr: S’ marrin grushta si manovët. 70 Katerqind e disa vjet Janë, qi hîmë na në Shqypní: Kush ká bâ mâ shum gajret Se Shqyptari per Turkí? Në Jemen kan ardhë me né, 75 N’Sebastopull kan derdhë gjak; Fyt – a – fyt janë pré me Shkjé: Kan mârrë krena n’ Karadak. N’ luftë uxhunin kta e kan bâ; T’mbramët te hika e t’ parët te meta 80 Janë pjekë n’ diell janë ngrî n’ murrâ: Per Daulet s’ u âsht dhimtun jeta. E po ç’bâmë na per Shqyptarë? Ç’ t’ mirë na atyne u kem’ pertrî?… Cilla punë, thoni, u kthye marë 85 Ç’ se na gjindemi n’ Shqypní?… Na i kem’ djegë e i kemi pjekë, I kem’ zjerrë shpijet e toket; Vjerrë m’ konop, i bâmë me dekë, U kem’ prishë kanû’n e doket. 90 I kem’ rrahë nper milazima, Shnjerzue i kem nper agallarë: I kem’ fikë nper myltezima Repë i kem’nper tasildarë. Kund ndo’i urë a u kemi lshue? 95 Se janë rrugat qi u kem’ çilë ? Ndonji shkollë a u kem’ ndertue? Shtek t’ shperthyem a u kem mshilë?… Kuerdo t’ jetë kysmet me i dalë Turkut dore Shqyptarija, 100 Posë faltoresh, ku me u falë, N’ Shqypní ‘i shêj a e lân Turkija?… Pse m’ at herë duem qi Shqyptari Gjithmonë rob të rrijë nen né, T’ harrojë gjûhen qi i la i Pari, 105 T’ mohojë vendin ku ka lé? Per me folë kah shpirti del, Faj Shqyptarit nuk i vîhet, Pse me Turk sod kapet tel, Vendi vend pse nuk i zîhet. 110 Me topuz, mor faqja e bardhë, Me Shqyptarë nuk ndreqet gjâ; Veç me t’ amel rreth tue i ardhë, Per tý e shtýn deken me bâ. Prandej vetë kishe me thânë, 115 Se s’ âsht mirë Shqyptarët me i ngrá: Le t’ a lâjm ket punë m’ nja’n ânë E mos t’ sjellim kot belá. At herë çua âsht Turgut Pasha, Streh ngerthye do vetlla t’ trasha, 120 E t’ ká nisë me ligjirue, Mirë tue u matë, fort tue u mendue: I u ngjatët jeta zotnis s’ uej! Per mos daçim me mifë n’ ujë E Turkín m” e vû n’ rrezik, 125 Qi m’ u dá pllamë e perçik, Kish’ me thânë, zotni të mí, Se do shtrue ‘i herë kjo Shqypní: Se Shqyptarve m’ drû u do hypë Mirë per veshësh, edhè, me i zdrypë: 130 Mirë me i zdrypë e mirë me i shtypë, Qi m’ u a zjerrë at zburth lirije E at kllapí autonomie, Qi pat nisë ka pak me i Zânë, Qýsh se dorë Mbreti u pat dhânë, 135 Tash do vjet, me u ba milet: Kuer Kongresit të Berlinit, Stambolla tue kênë rrethue, Na bîn fjalë per punë t’ kufinit E gaperr Europa u çue, 140 Me i a lshue Malit të Zí Hot e Grudë, Plavë e Gucí. Jo, po, besa, zotëní, Q’ se milet u bâ Shqypnija Edhè dorë dha ksajë Turkija: 145 Per nji idare masllahat: Me rrokë armët me dalë në shpat Bregut t’ Cemit, e me u vrá Ballë per ballë me hasmin Shkjá Si t’ kisht’ kênë Shteti me Shtet, 150 Kan marrë, po, Shqyptarët gajret Me mendue, se edhe pa né Mund të rrnohej gjall mbí dhé: Se mos heret, sado vonë: N’ per miq t’ vet e hasem t’ onë: 155 Mund t’ u shkepshin prej Sulltanit, Si do tjerë Shteten t’ Ballkanit, Edhè m’ vedi me u sundue, Pashë as beg per pa ndigjue. E ké t’ vshtirë nji herë me reshtë 160 Harushan me krye n’ qyp t’ mjaltit; Se mandej i a shkulë ti veshët, Por qypit s’ e shkepë per s’ t’ gjallit. Prandej vetë kishe me thânë, Se kjo punë fjetë nuk do lânë. 165 Se t’ bjerë mini nper mjekerr Anishkà, tha ‘i burrë i vjetr, PO mos t’ çilte shtekun tjerve… Posë Shqyptarësh: manje mirë n’ mend: Kem’ Jemen e kem’ Armen, 170 Kemi Grekë e kem’ Zejbekë, Me Qerkez me Lkurazez, Me Bulgarë grêtha luftarë, Qi po i lshuem na pê Shqypnís N’ punë të gjuhës e të kombsís 175 Veç me dá Turkín e mjerë, Se s’ jet tjetr tash nji herë. Pse të gjitha këto kombe Ki’n me lypun Frone e Dhome, Koçobash me metun Mbreti… 180 Tash zotní, kjo punë nuk ban. Pra nuk ká çajre as derman Per pa i çue n’ Shqypní mizore, Pak me thânë, njiqind taborre, Qi nji herë e pikë mâ s’ parit: 185 Per me e nisë punen per s’ marit: Sylahin m’ i a hjekë Shqyptarit; Mandej m’tê me kapë nji drû Edhè shpinen me i a zbrû, Qi të bindet fíll prej vetit; 190 Persè aj cub tuj kênë shkorretit, Guzon t’ dalë karshì nji Mbreti: Karshì Mbretit e Xhemjetit. Mbretní, do me thânë fuqí. Pa fuqí, nuk ka mbretní. 195 Ma fuqí, u mkam Turkija; Pa fuqí na hupë Shqypníja: Hupë Shqypnija e Arabija, Si na hupi, ofshe! Ballkani. Turkut m’ shpinë i hypë dushmani! 200 Kshtû ká folë qaj Turgut Pasha, Aferim! i thotë Mishlizi, Komandár edhè e ka vû Mbi njiqind taborre t’ zgjedhuna, Per Shqypní tue e nisun fill 205 Qi t’ ngushtote shka âsht Shqyptár Me quejtë vedin Osmanlí Per mbas qefit t’ Turqve t’ Rí. Kah merr dielli e hana lé, Si Shqypnija ‘i vend s’ e ké, 210 N’ daç per male e per kodrina, N’ daç per fusha e per rudina, Bjeshkë e vrrí edhè zallina, Me kullosa e tokë t’ punueme Me liqêj, me prroje e lume: 215 Kroje fushës e gurra shpatit: E puthë deti per s’ të giatit: Peshku plymë nder kalimare: Gjâja e gjallë reshë shqere shqere: Endë mëndashi e endë hardhìja: 220 Ambel sýnin t’ mushë robnija: N’ shndet kerthneset marë natyra, Qiella kthiellet si pasqyra: Sh’ Ndré në bjeshkë e Sh’Gjergj në vrrî: S’ká mâ bukur n’ rrokullí. 225 Me na pasë gjithkush lakmí. Por ç’e bân? se sod, or probe, Me t’ a falë Shqypnin, kush, tobe, N’ e shikjon dý herë me sý, Kaq per kob qi t’ a ká msý, 230 Turgut Pasha, ‘i turçelí Me njiqind taborre ushtrí, Tanë Çerkez e Lkurazez Turkoshakë e Anadollakë Manovë Jevk, Lacë e Zejbek 235 Me pushkë n’ krah, me zjarm n’ sylah Njani n’ fes tjetri n’ qylah Toka e zezë me ‘i pasë qirah; Edhè m’ shpinë aj i a ka lshue, 240 Me Moskov, thue, âsht tue luftue. Kacaleci si lshon m’ arë, Fund e maje tue e mshî mbarë, Kshtû Shqypnís i u rras asqeri Ç’ merr prej Jugut der ke Veri; 245 Edhè Pasha Turgut Pasha, Idhtë ngerthye ato vetlla t’ trasha T’ ká ngrefë top, t’ká ngrefë havan, Edhè qitë ká nji ferman, E pa i lânë kund kujë derman 250 Lypë nji herë e pikë mâ s’ pari: Sylahin me hjekë Shqyptari Edhè armët aj me i dorzue: Mbasandej mos me guzue Kush Shqyptár vedit me i thânë, 255 As me majtë doke e kanue As nder shkolla shqyp me zanë; Shqypen shqyp jo mâ m’ e shkrue, Por turqisht: ká lypë mâ teper Qi Shqypnija e poshtme e eper 260 T’ epte asqer, edhè të late Pagë e t’ dheta e begajate, Gjithsi isht’ êmri i Turqve t’ Rí, Ase e bân vendin faní. Kúr ká ardhë rendi i Malcís 265 E t’ kan ndie ata Krenët e Malevet, Jânë bashkue, kuvend kan dalë: Per jetë t’ ande, Pasha i Mbretit; Fort n’ gazep mos me na mârrë, Né ‘edhè me na lânë sylahin; 270 Se kem’ ndollë disì n’ kufî E shpesh po na bje me u vrá Kû me Urum e kû me Shkjá. Mbasandej ti po na thue Shqyptár mos me quejtë na vedin 275 Por m’ i a njitun Osmanli, Edhè shqypen me e harrue. Vargjeç, Pashë t’ ngjatët Zoti jeten ! Se kto punë n’ perde nuk hînë. Kúr na t’ mbajm ligjen e Mbretit: 280 Por të preme per mbas vendit: E t’ lájm pagë edhè të dheta, Mbas zanatit qi kem’ pasë E si t’ shifet se Dauleti Vendin t’ onë e bân mahmúr, 285 E jo kshtû me e lânë harabë, At herë na, Shqyptarë me gjak, Osmanlí bâhna me pûnë. Kaq âsht mjaft, kishim me thânë; E kurrkund nuk âsht nevoja 290 T’ hîjm nder kso maklladesh t’ kthella: Jo Osmanli, jo turçelí Ky Çerkez aj Jahudi … Po, Shqyptarë jemi, zotní, E Shqyptarë prap duem me mbetë: 295 Kështû, Pashë, na e kemi gjetë, Perzèt kshtû edhè do t’ a lâmë. E per punë, qi lypë nizamë Na s’ kém djelm me çue n’ Jemen… A si u thonë ylqeve t’ Mbretit. 300 Na ktu vetë vritu me Shkjá, Djalin çoe me u vrá me Turk, Pasha Zotin, more Pashë, Kurrsesi kjo pûnë nuk bân. Ti ké ngrefë top e havan: 305 Perzèt mshoj, t’ lumshin t’ dy krahët; Se edhè kshtû s’ u rrnueka gjallë. Kështû Krenët kan ligjirue. Turgut Pasha fort â idhnue, Fort â idhnue, t’ madhe ká britë: 310 Haps qafirat tash me i qitë ! E t’ a dijn, se në Turkî S’ ká Shqyptarë, as s’ ká Shqypní, Veç ká Mbret e ká Xhemjet! Haps i bânë Krenët e Malcís 315 Qi per Mbret n’ kufî t’ Shqypnís. Ballë per ballë tue u vrá me Shkjá, Vendin n’ gjak krejt e pa’n lá. At herë Pasha vû leçí Mos me çilë kurrkund n’ Shqypní 320 Shkolla shqype, edhè me shâmë Njat të vetmen qi ishte n’ kâmë N’ Elbasan, e m’ e bâ lâmë; E po u gjet kush nder Shqyptarë, Qi me u marrë me gazetarë, 325 A me qitë shqyp ndoj fletore, Tha, pa e çue nder gjykatore, Sa gjânë gjatë m’ e shtrî n’ sokak, E me e rrahun me dajak, Dér qi lkura t’ i plasë gjak, 330 Tue i rá fyellit e bylbylit. Por pse atí i duhej me u ndollë Sá mâ para në Stambollë, Kshtû mbasi mendue kje hollë Per t’çue m’ vend fermane e irade 335 Hini e zgjodh per veqilade. Do Shqyptarë: do kallavrade. Hasem t’ lemë të gjytetnís, T’ cillët as êmnin e Shqypnís Kurr me e ndie nuk kan pasë dashtë: 340 Pleh i ndýt i mluem me kashtë. Si, bje fjala, kur terthuer Jashtë n’ sokak me ftyrë per gúr Shtrînë t’ ngratin Hafiz Myslimin, Edhè m’ drû e rrahen trimin, 345 Tue krisë lodra e tue ra fyelli, Dér qi i kambës i u thye kercyelli, E me gand gjith jeten mbet, Jo per tjetr xhinajet; Veç pse pvetë në hyqamet: 350 A isht’ Shqyptár a po Osmanlí, I pergjegjë me trimëní: Sado qi ishte nji hafiz: Jam Shqyptár me gjûhë e fis. Por edhè kur shtrî m’ sakak 355 E tue i rá ishin m’ dajak, Sa herë pvette kajmekami, Thuej shka jé? permbysë per dhé Jâm shqyptár pergjegjte afizi, Dér qi ashti i kambës s’ i krisi. 360 At herë t’ lirë e la me shkue: Faqe t’ngrîtë vedit tue i shkrue. Mbasi kshtû t’ mjeren Shqypní E poshtnoi e e pshtuell në zí, Turgut Pasha, i gjatë e i hollë, 365 Mori rrugën per Stambollë, Ngrefë mustakun, ksulen n’ sý, Të shtatë krajlat si t’ kisht’ thye, E jo mâ nji grusht Shqyptarë, Ndollë t’ pá fis e t’ pá kumarë: 370 Thue, plasë toka i qiti jashtë. Veç se shka, kishe me dashtë, Turgut Pashës m’ i a shtî në rrashtë, Se Shqypnija â ‘i kashë e lashë: Me çue ‘i kashtë e me t’ dalë gjashtë… 375 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Dedë Gjo' Luli Të shtatë Krajlat çue janë m’ kâmë: Kah ká rá, medet! kjo gjâmë? N’ at Malcí, n’ at Rapshë të Hotit Dedë Gjo’ Luli, burrë si motit, Me ‘i çetë Lekë, bisha shkorretit, 5 Ká nisë pushken m’ askjer t’ Mbretit! Dedë Gjo’ Luli, ‘i shpatë e gjallë, Shtremon ksulen, del në shkallë, Bedri Pashës po i çon aj fjalë: Mirë nenshtrasha, or’ Bedri Pasha! 10 Amanet jam tue t’ a lânë, Ket fjalë Mbretit me m’ i a thânë: Se me sodjet, êmni i Zotit! Shka jem’nipash s’ Gjergj Kastriotit E Shqyptarë qi i thomë na vedit, 15 Mâ duvâ nuk i bâjm Mbretit. E as s’ e njofim mâ per Mbret. Rrash po mbushen pesqind vjet, Qi na i bâjm atij hysmet E per tê na thyem rradaket, 20 Si t’ ki’n kênë kto poça Vraket, Nji të mirë pá pasë prej tí. Na skoi moti si â mâ zí: Ngranë pa ngranë, e kryet m’ gershanë, Bje prej sherrit m’ taksirát. 25 Se aj s’ po kisht’ tjetr zanát, Veç pre e rip, e digj e piq: Rrxo, rreno, e vendin flligj Me mehmurë e me agallarë, Qi ‘i punë kta kurr s’ kan sjellë marë; 30 Veç rrah m’ shkop, e vár m’ konop: Vidh, robit, e tokët plaçkit: Si mo’Zo’mâ keq per né, Qi a ndopak n’ Shqypní kem’ lé. Pasha Zotin: kjoftë levdue! 35 Edhè kshtu s’ mûjm me durue. Pushken sod un i a kam vû, Mandej dalët si kjoftë gjikue. Kshtû tha Deda, e si shterngue, Veshë e mbathë kishte qillue, 40 Njet alltín në fletë t’ sylahit Vên mauzerren mbí sup t’ krahit, E me ‘i çetë djelmoça mbrapa Kä marrë rrugen me t’ mdhej hapa: Si njaj plajmi me duhí: 45 Drejt kah Rapsha edhè u ká prî. Drejt kah Rapsha, Rapsha e Hotit, Qi, si heret si n’ ditë t’ sotit, Kjo po m’ ishte ‘i falme agzotit: Se atý vendi t’ âsht ndezë zhari, 50 T’ janë herrë krenat porsi bari, Sa herë Lekët na janë perlá Grykë per grykë me Turk e Shkjá, Idhtë tue i bâ shkinat me kjá, Idhtë tue i bâ me fshâ turkinat, 55 Kah n’ dorë flakë u rrín martinat. Kúr janë kapë m’ at Brigje t’ Hotit: At herë Shêjzat tue prendue: Dedë Gjo’ Luli, flakë barotit, Marash Ucit n’ derë ká shkue 60 Kû i trakllon edhe po i thotë: Çou, bre Masho! Sod s’ âsht ngaja As me fjetë, besa, as me u kotë; Pse me Turk kem’ do fjalë t’ mdhaja. Mashi, rát si kishte kanë 65 Mbí lkurë viçi, â çue mejhera, E vû krahve ‘i gozhup t’ randë, Jashtë ká dalë trimi ke dera: Po a me msý po do Stambollen Me kta djelm, ‘or Dedë, mbas veti? 70 Se, kudo qi këta ndollen, Atý gjâmë muer toka e deti. Mos më nguc, Masho, me fjalë, Se merzitshem kam qillue, Po i a kthen Deda kadalë, 75 Mashit doren tue i shterngue. Edhè m’ anesh shmangë pak gjâ, Ulun trimat kan zânë vend; Bâjn duhan, e at herë nen zâ Ká nisë Deda e çilë kuvend: 80 N’at Qafë – Kishë mledhun Parija, Kuvendishi atý e pa’n dá, Burrë per shpí me dalë Malsija E so’ ‘i javë Turkut me i rá. Po; por fort mue âsht tue m’u ngjatë, 85 Edhè mendja m’kapet tel, Me i rá Turkut shi n’ ket natë: Si, thue ti, puna na del? Osmanlís me i rá s’ âsht heret Kurr, tha Mashi me fjalë të mara, 90 Mos per deret, per penxheret Do qitë jashtë aj sa mâ para; Me t’ a thânë pse due edhè í fjalë: Vetë na, po, e provojm mbí rrashtë, Se aj n’ Shqypní t’ ká ngulë, si halë 95 Qi ngelë n’ fyt, e s’ zieret jashtë. Don dajak! … Mirë se po i bini Sande askjerit; por nuk dí Armë me vedi sa mund t’ kini? Shtatë mauxerre e kjo alltí 100 Qi kam n’ brez, tha Dedë Gjo’ Luli. Me aq pushkë, thom un, armët askjerit T’ Rapshës u mirren, Marash Uci I a kthei Dedës. Un me nji herit Po kumtoj Shkrel e Kastrat, 105 Po çoj fjalë edhè n’ Kelmend Gjâs e gjindes me i dhanë shpat, N’ qafa burrat me zanë vend. M’ tani, djelm! se, me ndihmë t’ Zotit, Ksaj herë Turkun e kem’ thye. 110 Zbardhnja faqet gjithkund Hotit! Briti Mashi, e n’ shpí u kthye. Ç’ janë do pushkë n’ at Rapshë të Hotit? Dedë Gjo’ Luli, si i u lut Zotit, Sod prej nadjet, pa zbardhë drita, 115 Me ‘izet djelm, po, ‘izet petrita: Sýnin gacë, zêmren duhí, N’ shtatë mauxerre e në nji alltí: M’ askjer t’ Mbretit ká sulmue, N’dý kausha kta ngujue: 120 T’ njehun rrafsh gjashtdhetë nizamë. Fusha e Rapshës se ç’ ká marrë gjamë; Veleçiku fort ká ushtue, Shtatë mauxerret rrebtë tue vlue, Kurr pa prâ, kurr pa pushue: 125 Thue ‘i taborr po ká qillue! Se me djelm qi ká mbas veti Dedë Gjo’ Luli, kaçabeti, S’ i ká Krajli, s’ i ká Mbreti, S’ i ká toka, s’ i ká deti: 130 Mjaft me thânë Kolë Marash Vata, Qi, si plajmi me shtergata, Me at Prêlë Kerin kaq t’ kan msý M’ dý kaushat n’ askjer ndrý, Thue janë çerdhe cilikokesh: 135 Ke aspak gjygjin s’ i a bâjn kokes. Kaq kje vrrima, po, e uturima, Kaq vikama edhè piskama, Kúr t’ janë lshue Lekët e Malcís Mbí atà t’ shkretët nizamë t’Turkís, 140 N’ ato kulla kthelltë ngujue: Dy tue vrá, dy tue shitue: Sa qi t’ mjerët zêmra i ká lshue ‘Dhe malcorve n’ dorë u rane, Me gjith armë e xhebehane. 145 Mbasi ‘i herë ranë në dorë, Atý prí u kan dy malcorë, E shtek m’ shtek e koder m’ koder, I percollen me kthye n’ Shkoder. Nji ç’ do burrë, qi din shk’ â ndera, 150 Hasmi armët mbasì t’ i hjekë, Faqe t’ zezë aj çon te dera, Po guzoi m’ tê mâ me prekë, Mbas kanûs s’ Lekë Dukagjinit. Porsí kúr naten e Sh’ Gjinit 155 Flakadanet shkojn tu’ u kallë Jo p’ r ‘iherë, por kû mâ rrallë, Kû mâ shpesh e dorë mbas dore Atý – ktû neper terthore: Kshtu, si zhiri u bânë nji herë 160 Dý kaushat n’ Rapshë të blerë, Shì n’ e nesre e pushkë pa shtî, Gjith kaushat në Malcí, Urë kufinit me Mal t’ Zí; Kû mâ t’ vogla e kû mâ t’ mdhá: 165 Nji mbas njij në dorë kan rá. Mandej Grudës i a dhânka Zoti Prej Deçiqit turqit me i dbue; Krevenicen e muer Hoti; Hyqameti n’ Tuz u rrxue. 170 Rrethue at herë t’ a kan nizamin, N’ Shipshanik qi kisht’ ngujue, Si edhè askjerin, qi istiqamin, N’ Dushkakuq kisht’ pasë ndertue: E s’ lanë zog ajrit me dalë, 175 Jo mâ turk me kalue gjallë. Kshtu, p’ r ‘i herë, u zhduk Turkija Q’ merr prej Tuzit te Gicija: Me pushkë n’ faqe e dboi Malcija. Bedri Pasha, kúr ká ndî 180 Se ç’ po bâte ajo Malcí, Per Lirí e per Shqypní, Fort â mbushë aj me mëní, Grushta krés, besa tue i rá, Askjer n’ Shkoder ke s’ po ká, 185 Fesatin n’ Malcí me dá. Thrret mishlizin, bâjn shurá: Si t’ i a bâjm e tek t’ i a bâjm? Kah të çajm e kah t’ i a mbajm? Se Malcija âsht çue lugat 190 Me dalë neser m’ Rozafat: Edhè ktu, po, n’ kalá t’ Shkodres, Tue i rá surles edhè lodres, N’ sý t’ Europës e t’ marë njerzís, Me ngrefë flamurin e Shqypnís: 195 Shqypnín m’ e qitë zojë më veti, Qi mâ kurr m’ tê me urdhnue Mbreti: Se lê Pashë e veqilade, Lê mehmurë e kallavrade, Qi m’ konop tash po t’ i vjerrin 200 Njashtû si per kambet berrin! Hollë e gjatë si janë mendue, Si kan folë e bisedue, Se si punës me i a bâ hallin, S’ mbrami t’ gjith e kan pleqnue, 205 Me nji herë me qitë tellallin: Qi, shk’ â turk, me dalë n’ Koplik, Pse po isht’ nji i madh rrezik: Shqypnijet me u dbue Turkija: Shtet m’ vedi me u ngrefë Shqypnija! 210 N’ at mbasdite n’ iqindí Thrret tellalli sa ká n’ krye: Kush âsht turk bashibuzuk, Me njeshë armët e n’ luftë me dalë, Malcís hovin me i a ndalë; 215 Persè dini â në rrezik, Ke s’ po ká Shkodra nizamë Kshtu tellalli. Trup në kamë I a kan bâ nja dý mij vetë, Muamedan, e pa marrë dielli, 220 Vrap: thue kambve u kan vû fletë: Per báll t’ luftës janë nisun filli. Ç’ po shkojn Turqit tue vikatë! Tue vikatë, tue u hallakatë! Kan dalë m’ suka të Moksetit, 225 Kan pushtue Drume e Deçiq: Mirë kan ngrefë topat e Mbretit: Me hjedhë gjylet m’ Bukoviq! N’ at Dinoshë na janë ngujue; Kan ngrefë tabe edhè istiqame 230 Maje krahit tue këndue, Tue prî vallet per gjith mbrame. Shka ká thânë njaj Dedë Gjo’ Luli, M’ kep t’ njij shkami dalë s’ kundruelli: Hajde, hajde, o morì Shkoder 235 Se na njifna prej q’ kah moti; Se me surle edhè me loder, S’ shtron Malecí ti, manà t’ Zotit. Na â rreshkë shtati n’ flakë t’ barotit, Tuj u grî na e tuj u vrá 240 Herë me Turk e herë me Shkjá. Kqyr, t’ mos bijsh nper né n’ belá; Se né hajrin s’ na ká pá, Veç kush n’ shpí per mik na rá. Kshtû tha Deda m’ at rragam. 245 Edhè pushka bâni bam. Falë i kjofshim t’ Madhit Zot ! Kúr janë lshue Grudë edhè Hot N’ at Dinoshë m’ bashibuzukë, Ç’ ká ushtue mal e ç’ â trandë sukë, 250 Edhè toka ç’ t’ ká bumllue: Keq permnershem t’ janë perlà, Si me u grî Turku me Shkjá: Jo mâ t’ gjith Shqyptár — nji vllá! Shoq me shoq miq e kumarë, 255 T’ gjith bujarë, t’ gjith pushkatarë, Kundra Shkjaut qi sa e sa herë Krah per krah kan rrâ n’ poterë, E s’ bashku kan derdhun gjak, Tuj u grî me Karadak. 260 Perzet – a, t’ dy krahët na thashin Né Shqyptarve: turq na thaçin, Ortodoks ase të kshtênë: Msue gjithmonë qi kemi kênë A me thye per t’ huej’n rradaket: 265 Edhè hor, pa farë nafaket: Ase, neper sherr të tí, Ndermjet vedit na me u grî!… Sido kjoftë, por turqit shkodranë At ditë thye kjenë në Dinoshë: 270 Disá u vrán, do rob kjenë zanë, Hiken tjerët në gjak perloshë. Veç nder suka të Moksetit Fort mâ shum zianë âsht bâ Kû mbí turq kû m’ askjer t’ Mbretit, 275 Qi n’ Malcí jyrish kin rrâ; Rreth e okolle pse atij shpati Msý kan Hot, Shkrel e Kastrat, Edhè lufta, manà, ngjati Rrash tridhetë e gjashtë sahat. 280 S’ mbrami turqit kjen thye E m’ Rrasë – Fik shkruen me zatetë, Tue lânë dekun krye më krye Kund njiqind e pêsdhetë vetë. Si ‘i lavë ujqish, qi mardha e ûja 285 T’ a ketë lodhë atjè në Shndré, Kndej lshon m’ dhên, andej bjen m’ ftuja, Ktû tue shkye, atjè tue pré: Kshtu, nji herë mbasì u a dha Zoti M’ u a shperthye turqve istiqamin 290 Gruda, shlligë, e gjarpen Hoti, Mbí Deçiq t’ kan msý nizamin. U ká prî Nikë Gjelosh Luli: Vesh e m’ vesh mustaku i tí: Qi veç pá t’ a kish’ s’ kundruelli, 295 Se edhè shum do tutë t’ kisht’ shtî. Njitë mbas tij vjen njaj Mark Gjeka, Trimi n’zâ Pjeter Nikë Daku, Maço Grizhi e Lulash Zeka, Qi, kû ndodhne, atjè rrmei gjaku. 300 M’ mitraljoz ç’ t’ i a dha atý askjeri, Ç’ t’ i a dha m’ pushkë bashibuzuku, Rrfë kúr msý ká njaj Zef Peri, Prelë Kolë Shyti e Mirot Çuku: Burrë i fortë Pjeter Gjokë Toshi, 305 Lucë Prêlë Nishku e Gjelosh Gjoka, Prelot Keqi e aj Ujkë Gjeloshi, Dedë Gjon Ujka e Marash Doka: Burra lé per çark t’ martinës, Fjalen fjalë, besen çelikut, 310 Ballë per Ballë e jo mbas shpinës Msue me i rá në luftë anmikut. Nikë Gjeloshi m’ nja tue msý, N’ nja tue u njitë malit perpjeta, N’ llogor t’ turqvet mbrendë ká kcye, 315 Si kulshedra bjen nder kneta. Lum per tý, o i Lumi Zot, Se ç’ kà krisun m’ at Deçiq, Idhtë tue u grî turq, Grudë e Hot, M’ pushkë, m’ singija edhè me klliç! 320 Kambë per kambë por me malcorë, M’ Deçiq rrâ ká ‘i djalë i rí: Qaj Hilë Mosi, pushken n’ dorë, N’ parsme flamrin kuq e zí. Se ky Hila, djalë shkodranë, 325 Per lirí të ksajë Shqypnije: Mbathë e dathë, ngranë e pa ngranë: T’ rít e jeten bâ kisht’flije. Gjindja ashtû sa i’n tue u coptue, Tuj u bâ atà paçariz, 330 Asht turrë djali e t’ ká flakrue, Porsì gjarpen, mu n’ mjedis; E tue i dhânë aj zjarm alltís M’ nji manov vjellun nga Azija, Zhvillon Flamrin e Shqypnís 335 E vrret t’ madhe: Rrnoftë Shqypníja! N’ at zâ turqit u vûnë me hikë, Pêsdhetë t’ vramë tue lanë mbí dhé, Djelm të zgjedhun pikë e pikë: Per t’ shituem pse pvetë nuk ké. 340 Ofshe i mjeri! por ká mbetë Vetë i shtatti Nikë Gjelosh Luli, Trim si aj mos me u gjetë, Marë Shqypnín ti n’ e kerkosh. At herë n’ qiell prej Veleçikut 345 Tue lé dielli me madhní, Dishka ushton drejt Shipshanikut: Shka do t’ jetë un kish’ t’ a dij? Tue vozitë naten pa hanë, Diku atjè në Samoborr: 350 M’ breg t’ liqênit per n’ m’ at anë: Paska zbritun nji taborr: Rrash nji mij dyqind nizamë, N’ peksimet e n’ armë mberthye; Djelm me bré hekur me dhâmë: 355 Edhè fíll na paskan msý: Njani mbathë e tjetri dathë: N’ Shipshanik atà me shkue N’ ndihmë do askjerit, qi si n’ vathë Berret, mbetë kishin rrethue. 360 Porsì lshojn orlat m’ stervinë, Hot e Grudë, lshue fulikare, T’ i kan rá nizamit m’ shpinë, Tue i dhânë hiken n’p'r ato qare. Bedri Pasha, vall, shka ká, 365 Qi rri e ndukë mjekrren pa dá? Gjithky idhnim kah thue i ká rá? Kajmekami i Lezhës âsht vrá! Pushkë e top n’ Malcí tue vlue, Kajmekami kênka çue, 370 Në Breg t’ Matës aj per me shkue: Me ‘i taborr nizamë rrethue, Ngarkue mushkat n’ xhebehane, N’ peksimet e n’ karramane; Edhè dalka n’ p’r ato kneta, 375 Per me mledhë xhelep e t’ dheta, Bregut t’ Matës e dér m’ Patok, Pa dhânë vade, afat a orok. Deda i Cokut, kúr ká ndîe Se prej Lezhjet kaluer atit, 380 Kajmekami vjen me ushtrí, Grue e fmij ká qitë aj shpatit, E me shokë e me komitë: Pika e djalit kû isht’ qillue: Ka vojtë trimi e zanë në pritë; 385 Mirë kû n’ armë atà shterngue, Kan dhânë fjalen, janë betue, Pushken Turkut me i a vû, Prej Shqypnís Turkun me dbue. Ç’ po shkon ati tue hingllue, 390 Qafen kuk, bishtin ngerthye, Shkumë e verdhë nper gojë tue i shkue, Shah tue u hjedhë e tue këcye: Bardh trí kambët, në ballë nishan; Kajmekami pin duhan: 395 Sý’n murtat, menden hajvan: Para e mbas ushtrín karvan: Ngarkuet mushkat varg permbrapa, Vithet mal, shkojn hapa hapa. Kúr janë kapun n’ nji shêj vendit, 400 Dikû andej per ballë Zejmenit, Bregut t’ Matës teposhtë tue shkue, Prej pusís, kû isht’ kênë ngujue, T’ madhe Deda i bzân askjerit: Kushdo jush Shqyptár ká ndollë, 405 T’ shmanget m’ anesh me nji herit; Pse luftë kem’ veç me Stambollë. Edhè pushkët krisen batare. Kajmekami u vrá pikë s’ parit, E rá dekun n’ do zhavare: 410 Kurr mâ n’ mend me i rá qyqarit, Me lypë t’ dheta neper Tale, Se atà Lekët po i’n fort havale… Fort u ndez lufta m’ at hera, Shum u dha zhurma e potera, 415 Shungullue ç’ ká bregu i detit Kúr malcorët msýn m’ askjer t’ Mbretit, Si ato bishat e shkorretit! Mbe’n nizamët e ngratë gardhiqeve, Mbe’n, po, knetave e hendiqeve, 420 Vrap kah prroskave edhè shtiqeve I’n vû m’ t’hukun poshtë perpjeta, N’ zí tue pshtjellë nanat e veta. At herë mushkat plaçkë u bâne Randë ngarkue me xhebehane, 425 N’peksimet e n’ karramane. Shum u bâ por m’ turq zijani, Llesh Nikë Daka, pehlivani, Kúr, ngujue n’ mjedis t’ aljerit, Nisi pushken kundra askjerit! 430 Jo, po: mirë m’ i ká pague Nji búlk t’ ve’n, kunatë e bí, Qi nizami a vrá a shitue I a pat Lleshit mu në shpí. N’ at luftim rane dishmorë 435 Per Shqypní nandmdhetë malcorë; Prej nizamësh m’ aljer të thatë Mbe’n njiqind tetdheteshtatë. Por, medet e treqind halle! Punë m’ e kjá me lot Shqypnija ! 440 Se nizamit, mbetë në Tele, U a muer gjakun n’ Durrës jallija. Kta malcorët e Bregut t’ Matës, Per mbas Dedës e llesh Nikë Dakës, Kênkan nisë per muzgut t’ natës, 445 Poshtë n’ at Durrës atà me rá, Per t’ dbuem Turkun, e m’ kalá: Si lidhë besë ki’n me jallí: Me ngrefë flamrin kuq e zí. Por n’ at Rrushkull si kan mrrî, 450 Atý rá kan në pusí: Isht’ kênë çue jallija m’ kamë, Me t’ cillt besë ki’n lidhë e fé, E bâ bashkë me turq nizamë, Per mbas vedi atý i ká pré. 455 Po, jallija, n’ besë e n’ fé, Ofshe ! at ditë preu malcorët udhës, Per t’ a lânë prap Turkun n’ Durrës! Per lirí të ksajë Shqypnije At ditë vedin bâne flije: 460 Kolec Marku, shqype malit, Njaj Gjokë Doda, pika e djalit: Zef Harapi, bylbyl n’ Shkodrë, Mirë pa rritë qi shtatin n’ votrë, Rroki armët e per Atdhé 465 Mik mbas vedi rrugës u pré: Prêlë Delija, trim rrfé: Njaj Tomë Gjugji e Mark Prengë Dudi, Preng Nikollë Gjeçi e Mark Per Zefi, Me të cillt Gjekë Marash Haka, 470 Pelhivana t’ fortë si Zana: Trim mbí trima Llesh Nik Daka Si kulshedra me shtatë krena, Qi turfllon neper boèna. Ky Llesh Nika shitue randë 475 Me trí plume anë per anë, Shokve t’ vet aj m’ u ká thânë, Kryet m’ mauzerre e shta’n per tokë: Amanet, o morè shokë! Me m’ a xjerrë ju ktû nji vig, 480 E n’ kishë t’ Fretenvet në Rrbig Ju me m’ bartë e atjè me m’ çue: Due me u rrfye, due me u vojue: N’hije t’ kishës due me u vorrue. E kan bartë e atje e kan çue. 485 Pater Pali ç ‘ âsht mjerue ! Me dorë ballit ç’i ká rá: E po thotë gati tue kjá: Oj Shqypní, e mjera Shqypní, Mjaft po drue, se me krye n’ hî 490 Per gjithmonë per t’ mbetun ké, N’ prêhen t’ and q’ se mûjn me lé Ksi gjarpîjsh, qi, besë e fé Lânë mbas dore, me tradhtí Mund t’ bâjn m’vllazen kshtu kerdí, 495 Veç per t’ lânë të huj’n n’ Shqypní: Në Shqypní Turkun me lânë, Qi, q’ se jeta e sheklli âsht zânë, S’ ká bâ tjetr veç rrenue, Prishë, e çartë e rrotullue 500 N’ ujë t’ pa fund, këtu e gjithkund. At herë mjekun i a ká prû Larg prej Dibret, me e sherue Por jetë – shkurtë Lleshi isht’ qillue, E si u rrfye edhè u ligjue, 505 Atý trimi ká marue. Kúr ká dekë e ká marue, I kshtênë, po, e nip Skanderbeut, Dalë ká atý fisnikja e dheut: Me dorë ballin ç’ po i a lmon, 510 Hollë e giatë se ç’ po e vajton: T’ janë mledhë miqt prej s’ dij se kahit: Pse m’ rri shtrî si drû prej ahit? Çou nji herë, per me ligjirue; Çou, djelmnín per m’e trimnue! 515 Folja ‘i fjalë babës Nikë t’ motnue. Ty nuk t’ trêmi gjylja e topit, Nuk t’ ligshtoi duhmija e barotit, Kúr mbí turq msyne rrfé motit; Por, kúr ndeshe në t’ ue vllazen, 520 Shum bataren mbí tý shprazen: Atà s’ t’ vrán, por zemren t’ plasen! Dýsh tý zemren t’ a coptuen: Vllá tue t’ pasun, të tradhtuen ! At herë trimin e varruen. 525 E vorruen m’at maje krepit Kû komita, lodhë gazepit T’ Shkjaut a t’ Turkut, gjêjshin mproje, Strehë, pushim, e prap ndoj koje Bukë e zemer; e kû Frati 530 Të varruemve u rrite gati, Varrët tue u a lá edhè tue u a ndrrue: Krént me kshilla tue i drejtue. Persè, ç’ merr prej Sallsatikut E del m’ Sh’ Mark, n’ Kuvend të Rrbigut 535 E ki’n strofllin t’ gjith njatà, Qi me puplë a me pushkë m’ krah, T’ kshtênë a turq, ishin betue, Jashtë Shqypnís Turkun m’ e dbue: Kthellë, Mirditë, Kurbin e Krue, 540 Me Zhubë t’ Lezhës e me Zadrimë: Me Zadrimë, qi me marrë frymë S’ e la Turku; gjithmonë rajë, Persè e kshtênë, e qi në váj Moti i shkon: por qi n’ ditë t’ sotit, 545 Qi po lypet me ngrefë krye Kundra Turkut, e me msye Me armë n’ dorë, Krén e të Parë Të Zadrimës, sa kjenë gjith marë, Kan lânë shpijat me hambarë: 550 Kan lânë kualt atà me shalë: Shekat plot, kotecat plot: Drithtë në arë të bâm me u pré: Burgun ding me lopë e qé: Dhên e dhí, e lesh e lî: 555 Qitu buken n’ mal komitës Struki n’ shpija zhegut t’ ditës, Edhè n’ mal komitë kan dalë: Kush me djalë, kush me mahallë: Ka rá n’ mal, po, Mati Gjoka, 560 Prenkë Matija, i shpís s’ Milotit, Qaj Zef Prêçi e qaj Lekë Ndoka: Gjo’ Ndue Vokrri, burrë si motit, Marka Tuku, uk shkorretit: Mark Pashuku e Shtjef Haberi 565 Qaj Kin Ndoci e Gjokë Dodë Goshi Gjoka i Tukut e Ndrecë Leci, Qi n’ Hajmel, Rroboshtë, Kallmet Shum m’ askjer bân do adalet. Nderkaq n’ Shkoder i a ká befun 570 Turgut Pasha, ‘i xhemjetlí, Me shtatdhetë taborre t’ njefun; E si mrrini nji herë n’ Shkoder, Bujrí tue kersitë e loder, Fjalë malcorve aj u ká çue: 575 Krye pêsë ditsh, si t’ shkojn pêsë dit, Me rá n’ Shkoder, me u dorzue Me gjith armë; ase gjilit M’ shpinë me askjer do t’ u kisht’ hypë, Hundë e buzë m’ grushta me u shtypë, 580 Me u zhbî trollin me temel M’ carâ t’ votres dér në stel, Mos me u kndue mâ as pulë as gjel, E atà me i vjerrë m’ çengel. Kúr kan ndî Krént e Malcís 585 Per lirí qi të Shqipnís I a ki’n vû pushken Turkís: Ded Gjo’ Luli, kuvendtár. Sokol Baci, mendeqár, Marash Luca pushkatár,590 Mehmet Shpendi, bishë dervendi; Frano Pali e Mirash Pali, Si dý plume n’ xheverdare, Me at Tomë Niken, harushë mali: Qaj Lukë Marku, rrfé zhgjetare, 595 Me at Islamin Makalushi: Prej Shkodranësh, Luigj Gurakuqi: Edhè trimat janë bashkue, E ashtû m’ kambë e pa e ngjatë tortë, Fjalë Turgutit kshtu i kan çue: 600 Perzè, Pashë, boll burrë i fortë Mbahe e jé; veç shka se na Kurrkund, besa, s’e kem’ n’ mend Me rá n’ godi me tý. Na S’ thomë, si ‘i palë, prap në ket vend 605 Me ndêjë Turku; veç, si na Qi t’ kem’ qéf, me sundue aj. Ajo fjalë s’ â gjâ, jo. Na Duem qi Turku t’ hiqet kndej, E n’ Shqypní t’ jesim veç na 610 Per me mûjtë, kshtû, mbasandej, Në Shqypní me sundue na, Gjithsesì t’ kem’ qefin na. Prandej, Pashë, der sa qi ti Mos t’ thejsh zverkun prej ktij vendi, 615 Godi s’ ká, jo, ndermjet nesh, Me shoshojn pa u bâ na pshesh; Pse na t’ njofim kush jé ti. Turgut Pasha fort â idhnue: M’ kambë ushtrín aj e ká çue, 620 Malcís m’ shpinë ‘dhe i a ká lshue: Njanin krah drejt Veleçikut, Tjetrin nisë prej Shipshanikut. Si tallazi, qi, tanë shkumë, Vjen plandoset per ndoj gumë, 625 E me ushtimë e me furí I dyndë skllafat per ajrí: Njikshtu atbotë ushtria e Turkís T’ i u rras mbrendë ajo Malcís, Pushkë e top tue bumbullue, 630 Mendt e krés me t’ u trenue. Ah ! kadalë, bre Dedë Gjo’ Luli, Se njikjo âsht duhmja e Dauletit, E njikjo âsht dita e kjahmetit, Mâje mos me i pá ti vedit. 635 Po a nuk ndîen? a s’ shef me sý Sa nizami, korb i zí, Per gjith anësh tý të ka msý? Se kjo s’ âsht ushtrija e Shkjaut, Por e Mbretit të Stambolles: 640 Qi veç n’ hîsh ti n’ bryen t’ kaut, Perse ndryshe halllin kokes, Manà pra, si i a bân nuk ké. Turgut Pasha ka bâ bé, Me të djegë me gúr e dhé: 645 Fort ká vrâ ato vetlla t’ trasha! Hajde, hajde, ‘or’ Turgut Pasha! Se me ndihmë të Perendís, Të kam xjerrë, bre, prej Malcís… Prej Malcís edhè Shqypnís! 650 S’ ká me thanë tash ktû fjalë boshe, Per shka don me bâ adalet: S’ trêmet ujku, jo, prej shoshe! Mshoj, perzet, sa t’ keshë kyvet; Pse edh’ âsht kjo mâ e mbramja e herë, 655 Qi po t’ bje me u pré e me u therë Me Shqyptarë njimend Shqyptarë, Qi mohue s’ kan fis as t’ Parë; E qi m’ tý, besa, lum Pasha, Kan me xjerrë do dredha t’ trasha: 660 Palè, at herë, ku t’ qet neshtrasha. Msýni Turku me furí, Lshoi Malcija me trimní, E ka’ u ndeshen me mëní, Veleçiku, thue, u turshî: 665 Kaq me t’ madhe nji uturimë, Kaq me rrpame e me zhaurrimë Turr m’ shoshojn qi kan sulmue, Ushtimë pushka atý tue vlue, Kobshim topi tue bumbullue, 670 Edhe gjindja tue sharrue: Tue sharrue per t’ madh gazep, Kush mbí curr e kush nen krep: Njani fushës e tjetri shpatit, Rreshkë per shûjtë e rreshkë per ujë: 675 Çurril gjaku shkoju shtatit, Kush fjalë t’ ambel mos u thuej! Aloberta flakë e zhig, Tranden shtojet kah Vitoja; Suka e Napllit të tanë nig, 680 Veliçiku ushton e Broja. Ká marrë gjamë larg Bukoviqi, Tym e njegull mâja e Qurkut, Tue msý Turku kah Deçiqi, Marrë aj turrin prej Kalturkut, 685 Prêlë Nikë Prêtashi prej Kushet Fort po bân, trimi, gajret; Qaj Zef Peri, ‘i drang harushet, Se ç’ po qet, sa mirë i a njet: Sa mirë, trimi, krés i a njiti 690 Atí yzbashit Saladinit: Tamth e m’ tamth plumen i a qiti E e la shakull prroskës s’ njij vrrinit. Shka ká thân Pjetr Nikë Daku: Mirë e pat qaj Sinan Aja: 695 Dy çurrilash po i shkon gjaku: Se kthen n’ shpí, s’ emban mâ uzdaja; Qaj Prêlë Keri, me trí zêmra, Shkon e vjen porsì duhija; Se atij lak nuk i bân thêmra 700 As nder plume as nder singija. Si ‘i kulsheder dalë prej detit, Maça Grizhi t’ madhe bzâni: Bini, djelm, m’ askjer të Mbretit, Se ká mbetë, ofshe! Dokë Lani. 705 Qaj Kolë Zefi, e forta skile: Me sa gjarpnit s’ i a dán gjurmen: Me Kolë Kurtin zanë m’ bratile, Ç’ po e perzíjn n’ askjer aj turmen; Ke pa dhimë nizamët po i vret 710 E i lshon rreges dujë e dujë: Me bâ turkut shum medet, Ke u mbe’n burrat n’ dhé të huej. Ç’ ká qi rreh topi e gopedra N’ at Qafë – Ungrej, zjarr’ pa e ndalë? 715 Gjet’ Mark Ujka, si kulshedra, Thonë ká msý atý me gjith djalë. Mbaja mirë, topçija i Mbretit ! Ké verbue? as s’ shef me sý Ç’ po bâhet m’ askjer t’ Dauletit, 720 Tash qi Gjetja andej ká msý? Si nji búlk, qi, gjetë n’ hambar Nji frotë mîjsh, kapë n’ dorë nji shkop E me tê, ashtû kandar Tue sjellë m’ mîj, t’ i bân aj skllop: 725 Gjeto Marku me të birin Kshtû po i lshon manovët per dhé, Pa i a kqyrë kurrnjanit hirin, Veç qit m’ ta porsí m’ shkrebè. Por, rrezik! se ‘i nishanxhí 730 Po kisht’ kênë, besa, topçiu; Pse, vû topin m’ terezí, Me gjith t’ bir’ dikúr e mshiu. Ç’ t’ ká lshue at herë Gjon Ujk Miculi, Lulash Zeka e qaj Stakë Breci, 735 Lik Mirashi e Gjokë Dedë Luli, Gjon Ujk Çeku, e Kolë Gjo’ Leci; Lucë Gjeloshi, ‘i bishë prej mali, Dasha Nika e Pjetr Uci, Smajl Mustafa e Sokol Mali, 740 Gjokë Dedë Luli, e Gjo’ Nik Plluci: Edhè trimat, tue u berlykë, Si atà dêmat neper djerre, T’ flakruen m’ turq e grykë per grykë I a kan dhânë atý m’ mauzerre. 745 Ilerì ! vrret Komandari, Edhè turqit filikare Msýnë m’ shqyptarë, e aty at herë, zhari Ndezë, mauzerret vlojn batare. M’ Samoborr e në Zagore 750 Të tanë vendi â ‘i gropë gelqere; Gjimon mal, ushton terthore, Shungullojn grykat e humnere. Fort po rreh topi e havani, Edhè gjylja derdhun breshen 755 Dikû andejna kah Drogani, Tash qi turqit m’ malsorë u ndeshen. Et – hem Pasha prej Gucîjet Merr e msýn me askjer Kelmendin, Nsa Turguti atje prej Spîjet 760 Flakadâ po e kallë t’ tanë vendin. Tymi dyndet rê n’ ajrí, Shamen trojet me temel; Kahdo bjen duhmani i tij, Atý s’ kndon mâ as pulë as gjel. 765 Shtýhen para turqit kamë kamë, Pushtojn vend ka pak ka pak: Por tue e shtrue vendin n’ nizamë, Pllamë per pllamë por tue e lá n’ gjak. N’ mend habitun kqyrë Europa 770 Si njikjo Malcia mixorre Veç me ‘i pushkë, pa shûjtë pa topa, Mazull mban shtatdhetë taborre?! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Lufta e Ballkanit Franc Jozefi n’divanhane: Padishah, pásh jeten t’ ande, Mos me t’keq me i marrë Shqypatrët, Mos me u lshue m’ qafë Pashallarët, Qi me i prishë e kshtû me i çartë, 5 Si tash s’voni i a ké hí N’ at të mjeren moj Malcí: Se, manà, kta po i’n do njerz, Qi po i more teper terz: Me shka m’ dán neshtrasha mue: 10 S’ kan me u pritë, jo, pa t’ trazue, Pa t’ i qitë do t’ çame krejt. Se ti kta dije prej mejet, Fort per hajr, ndoshta, s’i ké. E mâ lirë i shet se i blé: 15 Se as per hajr, drue, nuk kan lé; Veç se, besa, sa per sherr S’ ké per t’ gjet kund fis mâ derr. Mâ kryekcyem e mâ belá. Qi, ‘i grusht gjind e fukará, 20 Fytafyt kta me u perlá N’daç me Krajl e n’ daç me Mbret, Si t’ u kcejë aj zekthi i vet. Këta sod lypín lirín, Lypin t’ lirë me pasë Shqypnín, 25 E krejt m’ vedi me u sundue, T’ huej’t mbas sodit jo m’ i u shtrue, Pagë as t’ dheta me i pague, E s’ kan faj; pse tash sa mot, T’ thuesh, Shqyptarët lshue i ké pa zot; 30 E lshue u ké ti m’ qafë xhahilat, N’ krye t’ vendit vû u ké katilat, E as per t’ mjeren moj Shqypní, Qi nder lufta per tý âsht shkrî, Turk e i kshtênë, po, gjâ ndertue 35 S’ ké dér m’ sod; veç se rrenue, Djegë e pjekë edhè shkretnue, Me i u dhimtun minit n’ múr E atij gjarpnit per nen gúr. Prandej vetë kishe me thânë,40 Se s’ bân keq lirín m’ u a dhânë: Asht mâ mirë me i pasun miq E të lirë, se rob e anmiq; Pse dishka edhè jam tue drashtë, Se kta ‘i ditë kan me t’ u dashtë 45 Né mos sod sugure mot: Dishka ndiej era barot… Padishai n’ at harem: T’ u ngjatët jeta, ‘or miku i êm, Se, manà, mirë jé kah thue: 50 Ashtû m’ dán puna edhe mue. Veç â ‘i hall, ‘or t’ u ngjatët jeta, Se n’ Shqypní, të thuejsh, dý t’ treta Të halís janë muamedan; E prandej kjo punë nuk bân. 55 Pse edhè as dini nuk e ep, Per pa pasë nji t’ madh gazep, Nji zalldan, nji farë sikletit, Me u shkepë turku ylqet t’ Mbretit E me u ngrefë aj davlet m’ vedi. 60 Me gjith kta vedimvedi, Mirë t’ u matë e per kadalë, Do t’ a bâj pleqní ket fjalë, Palè ‘i herë si mund t’ na dalë; Se me u ngutë s’ e kam zanát. 65 Sa rrín Mbreti tuj u matë, Tuj u matë e tuj u shmatë, N’ at harem aj tue gerhatë: Si tash s’ voni e ká zanát: Fjala Carit ká shkue n’ vesh; 70 Edhè besa, ky hundlesh Nji as dý nuk i a ká bâ, Por t’ âsht ngrefë si katallâ, E u ká bzá shkjeve t’ Balkanit: Sod a kurr me i rá Sulltanit ! 75 Sod a kurr turkut me i rá, Turk e Shkjá sod me u perlá; Se per ndryshe jue Shqypnija E per rreth Maçedonija, Me sa turku ká terthore 80 Ktû n’ Europë, kan me u dalë dore. Krajli i Nemces, nji kryetollë: Nji kryetollë, por mendehollë Ká çue fjalë Mbretit n’ Stambollë, Shqyptarve me u dhânë lirín, 85 Zojë m’ veti me qitë Shqypnín. E po duel Shqypnija m’ veti Atjè n’ Beçë si po ishte njeti, At herë ju, të gjith si jini N’ at Balkan, per t’ ngelun kini 90 Me ka ‘i ngordhe n’ dorë, e mue Hije t’ zezë kini me m’ lshue. Me ndollë puna qi n’ ndo’i fshat Epet zâni, se nper shpat A se n’ fushë nper ndo’i gajush 95 Derr të eger ká pá kush, Trup në kambë çohen fshatarët, Rrokun armët, ndjellin zagarët, E shoshojt tue lshue kta zâ, 100 Kan, me brimë e me haré, Kah t’ jét dukë ajo shkerbé: Kshtû Balkanasit atbotë, Ndermjet vedi lidhë kta frotë, Rrezga – bjezga m’ kambë janë çue, 105 Kan njeshë armët e janë shterngue: Kan ngrefë top e mitraljoz, Kan hjekë korsull e bajloz, Ndermjetsí as peng nuk priten, Veç se luftë Turkut i qiten. 110 Por as Turku nuk ndêj fjetë, Me duer m’ í, me sý perpjetë, Se aj per luftë po isht’ taravol; Prandej erdh e t’ u shpervol, Mlodh nizamin n’ Anadoll, 115 Bashkoi Llapë, bashkoi Harapë, Toskë, Çerkez, e lkurazez: Mrefi qordë, mrefi tagan, E t’ i qiti n’ log t’ mejdanit Per ballë Mbretneve t’ Balkanit.120 Manà t’ Zotit, morè vllá, Po t’ kisht’ qitë shteku me pá Se si ndeshë janë Turk e Shkjá, Turk e Shkjá, si janë perlá: Katallâ e malukat 125 Idhtë m’ shoshoqin çue lugat T’ ishte dridhë, po, kmisha m’ shtat! Kah rreh topi shpat e m’ shpat, Kah vlon pushkë e mitraljoz Ashtû ushtimë e vijanos: 130 E kambsí, e kalorí Turr kah lshohet me furí, Kush me shpatë kush me singí, Tue vikatë, tue hallakatë, Turk e Shkjá si e kan zanát,135 Marë Balkani ndezë â flakë. Gjaku i nierit derdhet brrakë: Tym e pluhun dynden njegull, Nen kambë toka lkundet shrregull, Thue po shamen qiell e dhé. 140 Me t’ ardhë keq, po, se ké lé! Njani hapu, tjetri zmbrapu, Shkjavi msýj, e Turku shtýj: Shtýju, msýju, nzitu, lvitu, Nzitu e lvitu e kacafytu, 145 kacafytu turk e Shkjá, Fytafyt tuj u perlá, Tuj u grî, m’dhamë tuj u shkye, Shoq më shoq lamsh kaperthye, Si ato bollat neper ferra: 150 A si atà derrat me derra, Qi dermishen, e shkelvishen, Tue i a dhânë m’ turîj e m’ dhâmë, Kerleshë kreshten gjatë nji pllamë, Mneret nieri me u ngrî m’ kamë. 155 Ashtû lufta idhtë tue vlue, Qaj Bulgari fort u idhnue, Dhamë e tmallë ç’ i ká kercnue, Se edhè t’ madhe aj ç’ ká ulrue: 160 Hâni! burra, per n’ Stambollë! Trima mrendë! Me dorë! Me dorë! E si ‘i shkam, qi shkrepë prej s’ naltit Të nji majes s’ gristë s’ ndo’i malit, Me zhaurrimë, e shungullimë Poshtë rrmores shamet turr, 165 E pod m’ pod, e curr më curr, Tue balcue, tue u rrokullue Landë e gúr shkon tue dermue; Tue turshî shkon ledhe e gjí, Dér qi s’ mrami me furí 170 Mos t’ plandoset kulihum Kund m’ ndo’i prroskë a m’ ndonjí lum, Tue dyndë skllafat n’ ajr per mnerë; Idhtë Bulgari kshtû m’ at herë Perzí gjak e perzí vnér, 175 Synin gacë zêmren batare M’ Turk sulmue ká fulikare, Lum per Tý, o i Lumi Zot! Kúr janë ndeshun flakë e agzot, Kúr janë ndeshë Turku e Bulgari, 180 Se ç’ âsht ndezë – o lufta zhari Se ç’ ká vlue pushka m’ at hera Se ç’ ká krisë zhurma e potera, Vigma, brima, bumbullima, Edhè plajmi me stuhí! 185 Rrebtë gjímue ká Deti i Zí, Ká ushtue Beçë e Bukureshë, N’ moh dý male si t’ i’ n ndeshë, Ngasin, vrrasin Kapitanat, Hingllojn kualt, turfllojn katanat, 190 Gjimojn topat e havanat, Shprazen gjylet breshen lshue, Si ajo rrfeja tue bumbllue, Mêt e krés me t’ u dermue! I u dha zjarmi Rumelís 195 ‘Dhè prej flaket e stuhís Ulurojn nierz e shkrebé, Shamë rroposen rrash per dhé Ledhe, pleme, fshate e tbâna, Gjytetet janë bâ murana. 200 Me çilë bollat mrendë dikúr: Edhe u dha atý nji zhumhúr, Nji piskamë, nji vikame, E njí erë, e njí poterë, Vrrimë, e krísme, edhè zhaurrí, 205 N’ vend Balkani, thue, u turrshî. Të varruemt, trinue per dhé. Mbetë e lmekë, e ftyren zbé, N’ hurdhë të gjakut t’ vet humue, Píjt me dorë rreth tue ravkue, 210 Tuj u lvitë, randë tue livrue, Si atà krymalesht m’ drû, Se ç’ gerthasin, se ç’ piskasin, Kualt katana m’ ta kah shklasin, Kah të mathtat rrota t’ topavet 215 Angrra e trû larg u a sterklasin, Tuj i a njeshun landve e krepave, Me i u dhîmtë gurit e drûnit! Kuq Marica gjaku s’ nieri Leqe – leqe rrmen kurrnê; 220 Po vlon Tuna gjiri m’ gjiri, Dyndet tymi nalt mbí rê. Muzë âsht qiella; per nen kamë Trandet toka e ushton nji gjamë, Thue, termeti shungullues 225 Po shperthen angrrat e dheut. Vapa e tymi terratues Anë e kand kobshim mbertheu Dy lutrâjt e rrebtë t’ Balkanit Trim Bulgarin, Turkun t’ eger: 230 T’ cillt pa rrâ m’ at log mejdanit, Pa i a nisë me u bâ atà fleger, Nji bé t’ madhe po e ki’n bâ: M’ qitáp Turku, m’ Kryq Bulgari: Se gjallë pushken s’ ki’n m’ e prâ, 235 Per pa e ndezë Balkanin zhari, Furrë gelqerje rreth e çark Njani shojn pa vû perfundi Pa i a vûmun shtjelmat m’ bark, Shpirtin pa i xjerrë perdhuni! 240 Si dý rê qi ‘i natë dimnore, Njana shkputë prej jugut fíll, Turr lshue tjetra rribës verjore, Vîn e ndeshen per nen qiell: E kû t’ ndeshen nper ajrí, 245 Per mbas rrymet qi i ngarmon, Si kulshedrat me furí, Njana m’ tjetren rrebtë sulmon: Edhè at herë, ashtû t’ u bue, Flakë per flakë i a ep vetima, 250 Lvitë rrfeja tue vershllue, Rreh permnershim bumbullima, Ushton toka, gjimon deti, Edhè brej, aha e çetina Rriba e erës i rrmen me veti 255 Si ato coklat nper zallina: T’ i a ep breshni edhè shtergata, Shamen currat gjatë rrmoreve, Prroje e shé nper gryka t’ thata Gallamarde rrmejn fushoreve: 260 Kshtû Bulgari e Turku perlá, Rrijn shoshojn tue e shtý pa dá, Njani tjetrin n’ gjak tue e lá. Plûhen, flakë e tym i zí Rreth per çark i kà pershî; 265 E kah hapen me furí M’ kambë shoshoqin per t’ perpî, Pushka e topi edhè tue zí, Kobshim qiella rrin tue ushtue, Thue mbí tokë po don me u lshue, 270 Avra – avra ajo shperthye. Kúr qe Turku erdh e u thye, E u terhoq e u vû me kthye Krejt lá m’ gjak e keq shemtuem, N’ at Stambollë per t’ u ngujuem. 275 M’ shpinë Bulgari atbotë i u shtrî; M’ pushkë e m’ top m’tê m’ nja tue shtî, Dér n’ Çatallxhe qi ká mrrî, Prej kah nieri per nen dorë Lehtë hjedhë peshen mbrendë n’Stambollë. 80 Si nji lum qi, dalë prej amet, Bjeshkve bora ortek kah shamet, E lshojn prrojet e malcís, Deperton gjthkah zallís: Kshtû at herë Shkjau i u rras Shqypnís 285 M’ Kaçanik, e m’ Adrjatik, Veleçik, e Salonik, Tue ndrydhë vendin nder çapoj: Vra, e pre, e lidh n’ vargoj, M’ dajak gjinden per dhé shtroj, 290 Bâni plaçkë e trollit dboj; Edhè lufta ashtû maroi. Franc Jozefi kúr ká ndie Se u rras Shkjau mbrendë n’ at Shqypní, Se ç’ âsht mbushë aj me mëní, 295 Se edhè fort ç’ erdh tuj u idhnue E as s’ u mat mâ as s’ u hutue; Por çoi m’ kambë tetqind taborre, Mirë e mrefi at shpat mizore, Mrefi shpaten e mejdanit, 300 E u çon fjalë Shkjeve t’ Balkanit: N’ krye t’ tetë ditvet, tue marrë dielli, Prej Shqypnís me dalë ju filli: A per ndryshe mirë t’ a dini Se, per Zotin, m’ shpinë më kini, 305 E at herë s’ dij se ç’ bâj mbí jue. Rregji i Itales fort âsht gzue. Franc Jozefit fjalë ká çue: Se edhè mue me vedi m’ ké, Per t’ i rysun këtà Shkjé: 310 Këta slav, qi kan marrë krye, Edhè m’ shpinë duen me na kcye, Me na lânë t’ dyve pa sý. Se as e mjera moj Shqypní S’ ká kend mik as kumarí. 315 Qi me hî asaj zot me i dalë Turrin Shkajut per me i a ndalë Qi, i terbuem gjithmonë e i eger, Po don sod m’ e bâ krejt fleger Thue se aj zot âsht bâ m’ Europë. 320 Krajli i Inglizit se ç’ âsht vrâ; Zâ t’ gjashtë Krajlave u ká bá: Amanet, mos me pritue Në London na me u bashkue, Per me folë, me kuvendue; 325 Se Balkani âsht tym e njegull, E po bân, prit, Zot! ndoj tjegull Me na rá krés edhè né… Prej Balkanit hajr nuk ké! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Konferenca e Londonit Hej, moj Zânë, ti kjosh e bardhë! Tridhetë herë, mana, rreth diellit Hausit t’ qiellës toka ká ardhë, E aq herë lulet njethë janë Prillit, Se ti, purë m’ Lahutë t’ Malcis, 5 N’ hullí menden mbajtë m’a ké, Qi të mûjshe vetë nipís S’ kohve t’ vona enè per t’ lé, Me u kumtue me ‘i kangë kreshnike, Si erdh t’ u regjë mendja e Shqyptarit, 10 Prap per t’ gzuem lirín jetike, Trashigim lânë atij prej t’ Parit: E sa u bâ gjaku e medeti, Sa u tuer rrêna edhè tradhtija, Dér qi duel Shqypnija m’ veti, 15 Si premtue kisht’ Perendija. Por, qe, tash na u kapem m’ cak: Gjatë Parnasit mjaft m’ ké rrekun Mriz e m’ mriz, a lak më lak: Kangës ktu spiku tash do hjekun. 20 Veç se po, moj bjeshkatare, Krah m’ krah bashkë na tue këndue, Ndertue kemi ‘i pomendare, Rrfé as mot mos m’ e dermue. N’ at London, larg n’ at dervend 25 Të shtatë Krajlat bâjn kuvend, Bâjn kuvend me shoqishojn: Per Shqypní po bisedojn: Ashtû ndêjun rend mbas rendit Me at Inglizin n’ krye të vendit. 30 Prá, per Zotin, moj Shqypní, Oren çuet, tham, ti m’ a ké! Nji pllamë vend, nji grusht njerzí, Vllá as fis kurrkand mbí dhé, Bukë pa bukë, e qe se prap 35 Té shtat Krajlat çue ké peshë; T’ cillt po ngasin turr e vrap N’ at London m’ shoshojn me u ndeshë, Per me folë, me bisedue, Nji zojë m’ vedi tý me t’ qitë, 40 Shkjaut e Turkut me t’ lirue: Prap Kunora m’ báll me t’ ndritë, Porsi t’ ndriti dikur motit. Me gjithkta, por larg nuk shkon E me i vrá ká rrfeja e Zotit 45 T’ shtatëtit, mledhë si janë n’ London; Persè rrumull pesqind vjet Të randë Turkun me t’ shtypë. Me t’ thá n’ shpírt, dér qi simjet M’ shtjelma Shkjau atij s’ ká hypë. 50 Jo, po, gjaku i bijve t’ ue, Moj lum nana, e njatà lot Qi ti derdhe, janë tue vlue E gjýgj lypin prej s’ Tynzot. Krajli i Inglizit, nji telbis: 55 Me çá qymen per mjedis: Veç, me gjasë, pak si i pabesë Ç’ i a ká vû aj gishtin krés Se edhè fjalët fort po i peshon, Kah ká mârrë e ligjiron: 60 Si t’ i a bâjm e tek t’ i a bâjm; Se na pykë, trima, kem’ rá Me Shqypní, sa mâ nuk ká! Porsa krisi n’ at Balkan Pushkë, e top, edhè havan, 65 E i a nisen me u shemtuem Turk e Shkjá idhtë tue luftuem, Tue pá Turkun se per ballë T’ Shkjaut, qi luften kishte kallë, Zot Shqypnís s’ po mund t’ i dalë, 70 E ká bâ pleqní n’ Stambollë Né Shqypnín me na e lshue n’ dorë, Qi, pa mbajtë na krah as pajë, Ktû t’ a dájm fatin e sajë; A tue njoftë si Shtet të lirë 75 E krejt m’ vedi: a se mâ mirë, Ndoshta, Shkjaut na tue i a dá, Si bashtinen — vllá per vllá, Si me thânë, në kater pjesë, Per mos t’ lânë mâ asnji ngatrresë. 80 Pse, medjè, edhè fort po drue, Se, kokë – fortë shkjau tue qillue, S’ ká me u rysë pa pushkë m’ e lshue, Mbasi aj mbrendë sod ká ngujue. Prandaj vetë u çova fjalë 85 Dér n’ London nji herë me dalë, Na ktû s’ bashku me vendue, Ket Shqypní si m’ e shestue, Qi n’ dorë Turku na ká lshue, Me e vû n’ sheste sido kjoftë. 90 He! atê Zoti m’ a marroftë, Krajli i Italis zû t’ u idhnue; Se, per Zotin, kjoftë levdue! Cok kjo punë kurrkund s’ ka gjasë. Jo mâ pak se pêsqind vjet 95 Rresht Shqyptarët e ngartë kan plasë Sulltanit tue i bâm hysmet, Kush tue i lá atij pagë e t’ dheta, Kush tue e vûmun kryet n’ rrezik: Jo, per tê nuk u âsht dhimët jeta, 100 E perrçik, po, per perrçik Me gjak t’ vet lá e kan Turkín: E qe sod, qi s’ po i del mâ Nen zgiedhë t’ vet me mbajtë Shqypnín Ke aj nji hajr kurr s’ e ká bâ 105 E as nuk mbahet n’ mend se mkambë Fis a popull t’ ketë mbí dhé Veç shka shkelë e ndrydhë nen kambë, Veç shka djegë, e pjekë, e pré: N’ vend me i dhânë lirín Shqypnís, 110 Para se me u ndeshë me Shkjá, I a lshon n’ dorë diplomacís, Veç të lirë per mos m’ e pá! Vall ç’ ká thânë Krajli i Moskovit: Jo, po pra, Turku i Stambollit 115 N’ daç thuej motit, n’ daç n’ ditë t’sodit P’rherë ká kênë rrezik i zí Per lirí e gjytetní: Sa qi thonë, se as bár s’ká bî Kahdo shkelë ká kamba e tij… 120 Por un deshta ktû me u thânë, Se na s’ kem’ kurrkund nevojë Punë Shqypnijet n’ gojë me zânë: Ajo â e ndreqne e hi n’ tebojë: T’ a ká ndrequn Shkjau i Balkanit 125 Me grykë t’ pushkës, me taf t’ taganit, Qi mâ mirë nuk ké shka i thue, Q’ se, si burrat tue luftue, Turkut shtjelmat m’bark ká vû Edhè e lshoi shakull per tokë; 130 Kû, zavalli rrin tue krrokë, Si njaj korbi nder sterqokë. Prej gazepit qi e ká rrokë E s’po din mâ kû âsht me kokë. Jo qi vetë, besa, ‘or ju shokë, 135 Jam tue bâ, po, shum çudí: Kah na duel sod kjo Shqypní, S’cilles êmni nuk i âsht ndîe Kurr n’ Europë? Prandaj s’ e dij, Kot pse t’ rrahim ujë n’ havan?.., 140 Pse t’i a vêm gacen agzotit?… Se ‘i Turkí ká pasë n’ Balkan, Sod qi Shkjau, berqavera Zotit! T’a shemtoi, n’ gjak t’ a ká lá, Kta e kem dijtë, po; por se ká 145 Kund Shqypní n’ fushë a n’rragam, Kta, vallahi, dijtë s’ e kam. Franc Jozefi ndêjë pështetë: N’ mos e dijsh t’ a kallxoj vetë. Turku motit njat krahinë 150 Ç’ merr prej Shkodret del n’ Janinë Per urë detit ajo shtrî, N’dorë me pushkë nuk e pat shtî, Si Greqin e njat Serbín Cilla âsht çua lugat n’ ditë t’ sodit 155 M’ Europë marë; por mbas nji godit Me Shqyptarë, tue lidhë besë Me i njoftë t’ lirë, e n’ punë të Fés, M’gjûhë, e m’ dokë edhè m’ kanû Mos me u prekë, veç me u sundue 160 Kta krejt m’ vedi: si dishmue Mâ se ‘i herë vetë Turku e ká: E si puna flet n’ ditë t’ sotit N’ at Gegní nder Male t’ Mdhá, N’dorë sundimin kû, si motit 165 E ká vendi: edhè u vendue Shqiptarët Turkut n’ luftë me i shkue E mâ teper vjetë per vjetë Me i lá ktí ‘i porez të lehtë. E pse Turku dalkadalë 170 Besen thei e s’ u ndêi n’ fjalë Ashtû krejt si isht’ bâ kuvendi, S’ don me thânë, or shoq, se vendi, N’sý t’ arsyes e të drejtsís Ká djerrë tagrin e lirís, 175 Qi i kje njoftë prej vetë Turkís. Ket krahinë, tash, t’ u ngjatët jeta, Qujtë Shqypní e ká rrotull jeta. Pra, n’Balkan posë se ‘i Turkí, Po kisht’ pasë edhè ‘i Shqypní: 180 Pasha t’ Lumin Perendí, S’kan per t’ lânë kurr Shkján me hî, M’ i u bâ dhâmi ktij sa derrit. Qaj Kreu i Frances, nji farë sherrit 185 Kênë gjithmonë, kshtû i a ká nisë, Si nper hundë aj me angllatisë: Jo, po, ashtû âsht kênë puna motit, Si thue ti; veç se n’ ditë t’ sotit Krejt ká ndrrue. At herë e kshtênë 190 Marë Shqypnija ká pasë kênë, Qi, per shpírt, jo veç se vû S’do t’ kisht besë ajo me turki; Por kulsheder mbí tê lshue, N’ fyt do t’ i a kisht’ njitë m’tfurk 195 E si ‘i gjarpen, si nji bollë, Karh me i dhânë n’ karadreqollë. Po, por sod puna ká ndrrue, Pse n’ Shqypní t’ kshtênët janë pakue.. Prandej pra; t’ ngjatët Zoti jeten ! 200 Per me dashtë me thânë t’ verteten: Sod me sod njajo krahinë, Qi prej Shkodret del n’ Janinë, S’ ká si quhet mâ Shqypní: Si kje qujtun, ndoshta, motit 205 N’ ato kohët e Gjergj Kastrijotit… Pse edhè sod t’ thuesh, marë Shqypnija Ká rrokë armët e n’ luftë ká dalë, E tue rrahë plajmi e duhija, Shí e borë edhè tue rá, 210 S’ keqje thá e bâ terfurk, Rrin t’ u grî enè me Shkjá, Veç per t’ lânë Shqypnín nen Turk. Kta veç tash, qi Bulgarija Duel n’Çatallxhe e u thye Turkija, 215 Varg e vister dalë kan në Vlonë: Shtý prej tejet, si po thonë… E ‘i paçaver kuq e zí Vjerrë na e paskan per nji hû, Edhè hunin ngulë m’ nji shpí 220 T’ madhe, niskan me këndue Kin demèk po duem Shqypní, Kinsè kshtû na jem’ Shqyptarë! Eh Madhní, as na s’ hám bár; Na edhè ‘i kem’, po, mêt n’ kandár, 225 E kem’ sý edhè me pá… Rregji i Italis se ç’ i âsht furë: Edhè ju Françezt dikúr Jeni vrá, po, vllá me vllá; Shoqishojn — ofshe edhè grá! 230 Ndezë i kini flakadâ, Edhè jo per tjetr gjâ: Per Fé t’ lume, a besë t’ harrueme, A per erz t’ motres e t’ nanës: Por per t’ lanë Inglizin n’ Francë! 235 Po a per kta tash na m’ i a hî, Me dá Francen me kufî, Per m’ u a lshue fqîjve per brî? Jo, Zotní; s’ âsht gjâ ajo fjalë. Pse edhè â ‘i punë, mor t’ u ngjatët jeta: 240 Muamedanet në luftë s’ kan dalë, Veç per t’ shitun faculeta Sa mâ shum… si na nji palë Sod n’ Europë; por veç per fé. Por nder lufta fjesht fetare, 245 Ti e din vetë, se fis e Atdhé, Gjûhë a doke s’ kqyren fare; Veç ngallnimi i njaj ideje, Veç triumfi i njasaj feje, N’ luftë per t’ cillen nieri del: 250 Pra nuk ké pse kapesh tel, Mos me qitë m’ vedi Shqypnín, Mos m’ i a dhânë asaj lirín, Pse muhamedant shqyptarë, N’ daç nizamë, n’daç vullndetarë, 255 S’ kan luftue atà per Shqypní; Por per Mbret e per Turkí, Atà me të cillin Shtet Mvedvedsue ki’ n fén e vet. Jo qi pasë ka muamedan 260 P’ rherë n’Shqýpní, qi shum zalldan, Manà, hjekë kan prej Turkís Per lirí e nám t’ Shqypnís; Dbue, plaçkitë e m’ dajak shtrue, Kush me pushkë, kush me helm shue, 265 Por mohue Shqypnín s’ e kan: Jetë e gjâ e a bânë kurban. Franc Jozefit s’ i u durue; Tryezës me grusht fort i ká mshue, Se edhè t’ madhe ç’ ká ligjrue: 270 Nji qind fjalë, burra, p’r ‘i pare! A me mkambë mbretnín shqyptare, A se n’ Beçë tash ktheva fill, E dér neser tue marrë dielli Lshue i a kam ushtrin Ballkanit: 275 E me maje t’ mreftë t’ taganit, Me ndihmë t’ Zotit e t’ Taljanit, I a vê vetë kufîjt Shqypnís, E s’ ká burrë, jo, qi m’ i lot. Se ato fjalë t” Francës e t’ Rusís, 280 Qi na i qiten ktû per pod, Ato janë, po, do fjalë t’ shkreta, Thash e thâna per gazeta, E jo per kuvend të Mbretenvet K6u do t’ dahet fati i Shqiptarvet: 285 Si njiky kuvendi i ynë, M’ t’cillin bota ngulë ká sýn, Edhè pret qi na n’ Balkan T’ shkrefim pushkë, top e havan, E me urtí, e me drejtsí, 290 Tue shue rasë, tue shkimë mëní, T’ sjellim paq edhè vllazní. Edhè trimi at herë âsht çue, Ká msý deren per me dalë. M’ kambë Wilhelmi ká flakrue, 295 Ka dalë para edhè e ka ndalë, E ka ndalë qaj miku i vet; Mbreti i fortë i Germanís; Cilli u hînë atý ndermjet, Si me i ardhë qi din burrnís, 300 E krye m’ krye me Krajl t’ Inglizit, Herë ul Francë, herë ul Rusí, Bjeru punve per midisit, Pajto Nemse edhè Italí, Ktij lshoj Zot, atij lshoj orë, 305 Dér qi s’ mbrami i u gjet fija Edhè t’ shtatëtit vûne dorë, Zojë m’ vedi me dalë Shqypnija. E, kokë – fortë, kúr Knjaz Nikolla: Kû me pushkë e kû me t’ holla 310 S’ po do Shkodren me lirue, Të shtatë Krajlat ç’ janë idhnue! Donamet n’ Shqypní kan çue, Kû Admiralat m’ breg sa dolen, Kapë per veshit Knjaz Nikollen, 315 Fíll prej Shkodret jashtë e zoren, Edhè i dhanë m’ shtjelm Cernagoren. N’at Shqypni ká nji gjamë: Padishahi âsht çue në kambë: Vall a rrfeja âsht tue bumbullue, 320 A se lufta âsht kund tue vlue, Qi po rrin kshtû tue gjimue Thue po bâhet ndokah nami: Shka ká thânë Shehyl Islami? Per jetë t’ ende, as s’ ká rá rrfé, 325 As s’ ^sht ndezë kund luftë e ré, Qi po ndîhet gjithkjo gjamë: Janë Shqyptarët qi bâjn donám! N’ at London, larg n’ at dervend, Të shtaë Krajlat mledhë kuvend, 330 Me shoshojn tue bisedue, S’ mbrami atà paskan vendue, Shqyptarve me u dhânë lirín, Zojë m’ vedi me qitë Shqypnín. E prandej n’ Shqypní pa dá 335 Rrahin topat nder kalá; Persè flamuri kuq e zí, Sod mâ s’ pari, bukurí Porsí fleta e Engllit t’ Zotit, Po valvitë mbí tokë t’ Kastrjotit, 340 Si valvit dikúr motit; E dér m’ qiellë ushton brohrija, Kah gerthet fusha e malcija: Per jetë t’ jetës rrnoftë Shqypnija! Edhè kshtû, mbas sa mjerimit 345 Mbas sa gjakut e shemtimit, E p’r inát t’ Shkjevet t’ Ballkanit Per gazep t’ atij Sulltanit: Si premtue kisht’ Perendija: Prap zojë m’ vedi duel Shqypnija. 350 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 | |
Powered by e107 Forum System