Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Fri Feb 13 2009, 09:12AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Matura, testet me tri nivele vështirësie

» Dërguar më: 13/02/2009 - 13:25

Esmeralda Keta

Ndërsa janë publikuar programet orientuese dhe formularët A1 ka nisur edhe hedhja e ideve për mënyrën se si do të ndërtohen testet e maturës shtetërore 2009. Specialistët që janë pjesë e Qendrës së Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve, që është institucioni që harton testet përfundimtare të Maturës, shprehen se ata do të jenë të ndërtuar në tre nivele vështirësie. Kjo në mënyrë që në këto teste të ketë pyetje edhe për nxënësit e 5-ës, ndërsa ata që duan 10-ën sigurisht që do u duhet të harxhojnë më shumë kohë mbi libra.
3 Nivelet
Nuk është se do të jenë teste të ndara, por në një test të vetëm do të ketë kategorizim të pyetjeve. "Testi do të jetë i hartuar në mënyrë të atillë, që të përfshijë të gjitha nivelet e dijeve të nxënësve, - shpjegojnë specialistët. - Do të ketë një grup pyetjesh, përgjithësisht të lehta, dhe që janë kryesisht për nxënësit e 5-ës dhe 6-ës. Ndërkohë që grupi tjetër i pyetjeve, që do të kenë një shkallë vështirësie pak më të lartë, janë ata të nivelit mesatar dhe që janë kryesisht për nxënësit e 7-ës dhe 8-ës. Ndërsa grupi i tretë i pyetjeve, të cilat do të kenë edhe shkallën e vështirësisë maksimale do të jenë të destinuar për atë kategori nxënësish që pretendojnë notën maksimale, pra 9-ën dhe 10-ën. Sigurisht që të tre nivelet e vështirësisë do të jenë të integruara brenda të njëjtit test, i cili do të jetë i ndërtuar në mënyrë të atillë që të përmbajë edhe pyetje që mund t'u përgjigjen nxënësit e 5-ës, por edhe pyetje që mund t'u përgjigjen vetëm ata të 10-ës", - sqarojnë specialistët. Po sipas tyre ata do të mirëpresin sugjerime edhe nga vetë mësuesit e gjimnazeve, si kategoria që janë në kontakt të drejtëpërdrejtë me të gjithë problematikën që mund të shfaqen gjatë testeve të Maturës. "Sigurisht që është ende herët për të nisur hartimin e testeve, por ne jemi në pritje të sugjerimeve nga shkollat e mesme, me qëllim shmangien e probleme të ndryshme që mund të dalin pas testit të maturës Shtetërore. Pas përfundimit të kësaj faze, atëherë do të përzgjidhet edhe struktura e saktë e testeve dhe dijet që do të përmbajë", - shpjegojnë specialistët e AVA-s.

Provimet e lirimit, Maturë edhe për 9-vjeçaret

» Dërguar më: 01/02/2009 - 13:25

Ndryshimet në sistemin arsi mor parauniversitar do të shoqërohet edhe me riformatim të provimeve të Lirimit. Këtë qershor ata do të zhvillohen sipas një formule të ngjashme me atë të Matuurës Shtetërore. Teste unike për të gjithë vendin, të sekretuara, të hartuara nga Qendra e Kombëtare e Testeve (AVA), mësuesit që do u rrinë mbi kokë nuk do të jenë ata me të cilët kanë zhvilluar mësim si dhe testi do të jetë vetëm me shkrim. Këto janë vetëm disa nga risitë që pritet të aplikohen për herë të parë edhe në shkollat e arsimit bazë, duke e bërë sa më objektive notën edhe në fund të këtij sistemi studimesh. Lëndët për të cilat do të testohen të rinjtë do të jenë Matematika dhe Letërsia.

Provimet e Lirimit

Deri më tani testi i Gjuhës dhe ai i Matematikës përgatitej nga vetë drejtuesit e shkollave. Po ashtu edhe mësuesit që mbikqyrnin mbarëvajtjen e këtij procesi ishin mësuesit që u kishin dhënë mësim përgjatë gjithë viteve. Ndërkohë që testet me shkrim korigjoheshin nga një komison i veçantë, i ngritur në çdo shkollë, ndërsa nëxënësit i nënshtroheshin edhe provimit me gojë. Nota e të dy provimeve nxirrte edhe notën përfundimtare me të cilën vlerësoj një nxënës në provimet e lirimit. Por kjo formulë do të ndryshojë rrënjësisht. Me ndryshimin e sistemit arsimor, nga 8-vjeçar në 9-vjeçar, do të riformatohet edhe mënyra se si ata do të testohen për njohuritë e marra. Formula e re do të jetë e ngjashme me atë të Maturës Shtetërore. Teza do të jetë e njëjtë për të gjithë nxënësit që përfundojnë klasën e nëntë në të gjithë vendin. Testi do të hartohet nga AVA dhe do të shpërndahet në Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe nëpër zyrat e arsimit nëpër rrethe. ashtu si edhe për maturën shtetëore, administratorët e provimit nuk do të jenë nga shkolla ku kanë dhënë mësim, por do të këmbehen me njëri-tjetrin. Një tjetër risi është se testi i çdo nxënësi do të jetë i sekretuar, me një numër regjistrimi të mbyllur, i cili, fshihet sapo shënohet në test dhe në fletën e regjistrimit, numër ky që do të korrespondohet me emrin të cilit i përket vetëm pasi mbaron korrigjimi. Drejtuesit e AVA-s, të cilët po merren edhe me testet që do të hartohen për ata që do t'u nënshtrohen provimeve të Lirimit, shprehen se edhe teza do të jetë e ngjashme me atë të Maturës shtetërore. Ajo do të përmbajë 20 pyetje: 10 me alternativa dhe 10 me zhvillim për të dy lëndët që do testohen këta nxënës, Matematika dhe Gjuhë-Lexim. Drejtuesit e AVA-s thonë se provimet do të bëhen vetëm me shkrim dhe periudha e zhvillimit të tyre do të jetë muaji qershor, ku do të alternohen datat e zhvillimit të testimeve me ato të Maturës Shtetërore. Ata sqarojnë gjithashtu se pasi të përfundojë testimi, të gjitha fletët e testit do të mblidhen në qendër të caktuar që do të ngrihet në çdo rreth dhe një komision i posaçëm do të bëjë kështu korrigjimin e tyre. Testet do të kenë edhe çelësin e përgjigjeve, në bazë të cilave do të bëhet edhe vlerësimi i tyre. Pak a shumë një formulë e ngjashme që po aplikohet që prej tre vitesh edhe në fund të provimeve të gjimnazit. Drejtuesit e AVA-s të cilët kanë bërë takime edhe me mësues dhe drejtues të arsimit bazë nëpër rrethe, shprehen se në këtë mënyrë, do të mund të bëjnë një matje më objektive të nivelit të njohurive që këta nxënës kanë marrë. Ata pranojnë se për të parë ecurinë e këtij procesi kanë bërë disa prova me anë të paratesteve, disa modele testesh të ngjashme me ata që mund të hartohen për provimet e Lirimit, për të parë se cilat mund të jenë pikat e dobëta. "Kur kemi vërejtur se një pjesë e madhe e nxënësve kanë gabuar në të njëtën pyetje ose në të njëjtën temë ne sigurisht që kemi bërë korigjimet dhe kjo na shërben për të parë edhe mangësitë e teksteve", - pohojë drejtuesit e AVA-s

Arsimi i Lartë nuk i përgjigjet nevojave të vendit

» Dërguar më: 13/02/2009 - 13:24

Megjithë ndryshimet që ka pësuar arsimi i lartë në Shqipëri, ai nuk u përgjigjet ende nevojave të vendit dhe rritjes së ekonomisë së tregut, ndaj duhen gjetur mënyra për ta reformuar edhe më tej sistemin arsimor universitar. Ai është shumë homogjen, nuk ofron shumë alternativa për të rinjtë që duan të kenë një diplomë të shkollës së lartë në xhep, ndërsa financimet nuk arrijnë të jenë të mjaftueshme si në infrastrukturë ashtu edhe në kualifikimin e stafit, dy pika të dobëta këto, ku universitetet çalojnë herë pas here". Kjo problematikë është vënë në dukje gjatë prezantimit të strategjisë afatmesme të arsimit të lartë. Gjatë prezantimit të strategjisë së arsimit të lartë, e cila është miratuar vitin e kaluar, synohet përmirësimi i të gjithë sistemit arsimor të shkollave të larta, rritje të numrit të pedadogëve, mbështetje më të madhe financiare si nga qeveria ashtu edhe nga burime të tjera. Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Adriana Gjonaj, e cila ka bërë edhe prezantimin e kësaj strategjie, renditi disa nga arritjet që janë mjaft të dukshme për këtë sektor prioritar të politikave të MASH-it. Sipas saj, financimi për arsimin e lartë në buxhetin e 2009-ës, është 50% më i madh, ndërsa për kërkimin shkencor 30%, krahasuar kjo me buxhetet e viteve të kaluara. Zëvendësministrja Gjonaj, renditi si një tjetër arritje të sistemit arsimor universitar edhe faktin se për vitin akademik 2008-2009 janë miratuar 80 programe studimi të nivelit të dytë dhe 60 mastera specializimi të nivelit të parë

Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Tue Jan 19 2010, 12:00PM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Feb 16 2009, 07:45AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Universiteti i Shkodrës dy muaj pa rroga, pedagogët paralajmërojnë grevë

Kancelari i sëmurë mban peng pagat e 1200 punonjësve të administratës së universitetit
Pedagogët e Universitetit të Shkodrës kanë gati dy muaj pa marrë rrogat, çka ka çuar në një tendencë të tyre për të bojkotuar mësimin por edhe provimet. Ata nuk e kanë bërë realitet ndërprerjen e mësimit vetëm për të mos dëmtuar sistemin akademik të filluar tashmë, por ankesa dhe kërkesa për pagat, ka qenë fokusi kryesor së fundmi në gjigandin universitar me mbi 12 mijë studentë të Shkodrës. Pedagogët kanë një muaj e gjysmë që nuk paguhen megjithëse ritmi e puna e tyre e mësimdhënies dhe ajo shkencore, ka vazhduar së bashku me provimet. Së bashku me pedagogët edhe personeli i këtij universiteti akoma është me rrogën e fundit të vitit 2008, edhe ajo e dhënë me vonesë. Shkak për bllokimin e pagave të tyre thuhet se është mungesa e bilancit vjetor për vitin 2008, pa të cilin nuk mund të akordohet edhe fondi i ri i pagave. Por interesant është fakti se edhe pagat e dhjetorit të vitit të kaluar, pedagogët i kanë marrë me datën 17 janar dhe për këtë problem është bërë një ndërhyrje në "lartësitë" qeverisëse. Kjo mungesë e bilancit vjen si pasojë e mungesës së kancelarit të universitetit, i cili është i sëmurë dhe deri tani nuk është marrë askush tjetër me nxjerrjen dhe përfundimin e bilancit të vitit të kaluar. Tashmë nga pedagogët mësohet se nuk lejohen më as ndërhyrjet në Ministrinë e Financave dhe kështu frika është se duke u zgjatur sëmundja e një personi të vetëm dhe duke mos u caktuar ky funksion qoftë edhe përkohësisht tek ndonjë specialist tjetër, sërish pedagogët dhe punonjësit e universitetit do të mbeten pa pagat e tyre të muajve të ardhshëm.

Pedagogët drejt grevës

Edhe pse pedagogët e këtij universiteti pohojnë se gjendja problematike me pagat është konstatuar prej disa muajsh, sipas tyre ende nuk shikohet asnjë dritë shpresëdhënëse në fund të tunelit. Ndërkaq, pranë universitetit mësohet se në fund të muajit, pedagogët mund të mblidhen në një grevë e cila do të “shkundte” si Ministrinë e Financave edhe rektoratin e Shkodrës, të cilët akoma lejojnë që mungesa e një zyrtari të lërë pa rroga mbi 300 pedagogë dhe 120 punonjës të administratës universitare. Për më tepër janë studentët që e vuajnë edhe ato këtë problem, sepse pedagogët në çdo moment kanë nxjerrë arsyen e mungesës së pagës edhe në disponibilitetin e tyre në provime dhe kudo. Në të vërtetë, së fundmi është vënë re një lëvizje, e cila ka si qëllim që pedagogët nuk do të përgjigjen për zezonin tjetër të provimeve pa u garantuar nga rektorati se do të paguhen për punën e kryer.
Sigurisht është shumë e çuditshme që mungesa e kancelarit për shkak të sëmundjes të pengojë dhjetëra e qindra punonjës dhe të krijojë një situatë të tillë, krejtësisht të papëlqyeshme në universitetin e Shkodrës. Por dje, në mjedisin e studentëve dhe pedagogëve, duke mos pasur arsye të tjera të forta, “sëmundjen e kancelarit” e bashkonin me probleme të dyshueshme të bilancit dhe kështu situata për to, bëhej akoma edhe me e zymtë. Deri tani asnjë sqarim nuk është dhënë nga rektori i Universitetit të Shkodrës, Artan Haxhi, megjithëse mësohet se ka bërë ndërhyrje për të çliruar fondin e caktuar. Megjithatë universiteti ka kohë që nuk ka marrë rroga dhe tashmë duke hyrë në muajin e dytë, situata do të fillojë të precipitojë drejt karakterit protestues megjithëse të kujdesshëm, por krejtësisht të drejtë, sepse mungesa e pagës ndërkohë që puna është kryer, është një problem i madh ekonomik për të gjithë.


Marre prej Gazets Sot Online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 02:25AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon May 11 2009, 07:26AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Shkolla e Policisë, fituesit në Veri
» Dërguar më: 10/05/2009 - 12:35

Policia e Shtetit ka bërë publike emrat e kandidatëve fitues të testit me shkrim për pranimin në Shkollën e Policisë, ë qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Jo pak, por 180 aplikantë nga këto qarqe iu nënshtruan provimit me shkrim që u zhvillua ditën e djeshme, në ambientet e universitetit "Luigj Gurakuqi", Shkodër. Zyrtarisht, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se në përfundim të konkurrimit u shpallën fitues të testimit me shkrim 40 aplikantë, të cilët arritën të grumbullonin mbi 60 pikë. Më qëllim realizimin e një konkursi transparent dhe pa asnjë mundësi abuzimi, policia bën me dijë se korrigjimi i testeve u realizua me skaner dhe kandidatët kanë pasur mundësi të njiheshin me rezultatin brenda ditës. "Kandidatët fitues të testimit me shkrim do t'i nënshtrohen testimit fizik më datën 11.05.2009, në orën 08.00, në stadiumin "Loro Boriçi" të qytetit të Shkodrës. Aplikantët duhet të paraqiten ditën dhe orën e përcaktuar për testimin fizik të veshur me uniformë sportive", - njofton Policia e Shtetit.

Konkurrimi

Konkurrimi për pranimin në Shkollën e Policisë nuk ka përfunduar ende në të gjitha qarqet në vend. Policia e Shtetit njofton se për qarqet Elbasan dhe Korçë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit "Aleksandër Xhuvani", në Elbasan, në datën 18.05.2009. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 07.00 pranë këtij universiteti. Ashtu sikurse dhe në qarqet e tjera, kandidatët do të mësojnë brenda po asaj dite nëse janë fitues të testimit me shkrim, çka u jep mundësinë të vazhdojnë garën për t'iu nënshtruar testit fizik. Ndërkaq, të gjithë kandidatët të cilët nuk janë dakord me rezultatin dhe kanë ndonjë paqartësi, kanë mundësinë që të drejtojnë ankesat e tyre dhe të marrin një përgjigje. Në këtë mënyrë, ata mund të drejtohen pranë zyrave të personelit në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë sektorit të pranimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Policia pohon se procesi i aplikimeve për të ndjekur studimet pranë Shkollës së Policisë është i hapur gjatë gjithë vitit.


Copyright 2007 Gazeta Shqiptare

[ Edited Thu Sep 10 2009, 08:59AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue May 19 2009, 03:03AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Universitetet, si te studioni ne Gjermani

Luljeta Ndoka
E Marte, 19 Maj 2009


Nese keni mbaruar shkollen e mesme, nje universitet, apo doni te beni kerkime shkencore, tani keni shansin me te mire. Shteti gjerman do te vere ne dispozicion, mjaft bursa per shtetasit shqiptare te interesuar. Te gjitha shpenzimet do t´i mbuloje shteti gjerman nepermjet DAAD-it. Cdo vit, Gjermania ofron bursa studimi te programit master, doktorature, gjermanistike, shkolla verore, etj. Ndersa ata qe kane kryer nje universitet ne Shqiperi, kesaj here kane shansin me te mire qe te kryejne ose nje universitet te dyte, ose master. Burime nga Ministria e Arsimit thone se nese universiteti shqiptar jep pelqimin, atehere diploma e Shqiperise njihet ne Gjermani.

Universitetet

Ne Gjermani ka tre lloje shkollash te larta kryesore: Universitete, institute te larta profesionale dhe shkolla te larta te arteve. Ne menyre shume te pergjithshme mund te thuhet se studimet ne universitete jane me teorike dhe me te gjata ne kohe, studimet ne institutet e larta profesionale jane me praktike dhe te shkurtra ndersa tek artet, vleresimi eshte specifik. DAAD sugjeron qe per te gjithe ata qe duan te studiojne ne Gjermani, te fillojne sa me shpejt mesimin e gjuhes gjermane. Kjo qender rekomandon Qendren e Gjermanishtes ne shkollen e mesme "Asim Vokshi", ne Rrugen e Elbasanit, ku mund te merrni mesime nga nje staf shume i kualifikuar dhe pagesa nuk eshte e larte. Provimet ne Qendren e Gjermanishtes perputhen me standardet e Institutit "Goethe" qe eshte i njohur ne te gjithe boten. Pranimi nuk behet i menjehershem. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, nxenesit qe kane mbaruar shkollen e mesme duhet te japin fillimisht nje provim qe quhet "Feststellungsprüfung". Provimi ka dy pjese; nje provim teknik dhe DSH-ja ("Deutsche Sprachprüfung für den Hochschulzugang". Per kete provim, ju mund te pergatiteni nga nje institucion parauniversitar qe quhet "Studienkolleg". Ne te gjithe Gjermanine ekzistojne "Studienkolleg"-e. Ne shume universitete dhe institute te larta profesionale, data e fundit eshte 15 korriku, ne disa shkolla te larta data eshte me heret. Zakonisht, shkollat e larta nuk pranojne. Ne asnje menyre dokumentet nuk duhet te dorezohen vone. Deri ne daten e percaktuar te gjitha dokumentet duhen te ndodhen ne zyrat e ASSIST-it, i cili eshte nje vend qendror qe i ngarkuar nga rreth 50 shkolla te larta, kontrollon nese dokumentet tuaja jane te plota dhe formalisht ne rregull.

Viza

Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, per te aplikuar per vize personat duhet te paraqiten personalisht dhe duhet te dorezojne 10 dokumente. Me konkretisht behet fjale per 3 formulare aplikimi te plotesuar teresisht dhe te nenshkruar nga vete personi, si dhe tre fotografi aktuale me sfond te bardhe. Pervec ketyre nevojitet edhe pasaporte udhetimi e vlefshme dhe dy fotokopje te saj, njoftim pranimi nga universiteti dhe fotokopje. Per sa i perket kurseve te gjuhes, duhet nje vertetim regjistrimi dhe pranimi ne ate kurs. Kujdes! Nese pas kursit synohet qendrim i metejshem per arsye studimi, duhet bere kerkese per vize studenti, pasi perndryshe pas mbarimit te kursit jeni i detyruar te largoheni nga Gjermania. Kur aplikohet per vize me qellim ndjekjen e nje kursi gjuhe, duhet llogaritur nje kohe 6-8 javore per shqyrtimin e dokumentacionit. Nje dokument tjeter qe duhet per te aplikuar per vize ne Ambasaden Gjermane, eshte garanci nga Gjermania qe te mbuloje financiarisht te gjithe kohen e qendrimit te aplikantit, ose nje vertetim shume parash ne nje banke, jo me pak se 7.100 euro ne vit, i perkthyer. Gjithashtu, edhe nje vertetim banimi per periudhen e qendrimit, certifikate lindjeje, te legalizuar te perkthyer dhe te fotokopjuar, deftesen e matures ose diplomen e universitetit te legalizuar, perkthyer dhe fotokopjuar, tarifen prej 30 euro ne lek dhe nje takse telefoni prej 500 lekesh per shpenzime telefoni, faksi dhe teleksi.

7.100 Euro Duhet te jete sasia e parave qe aplikanti duhet te kete ne banke si garanci, qe mund te mbuloje financiarisht kohen e qendrimit atje. Ndersa 500 lek do te sherbejne si takse per shpenzime telefoni, faksi dhe teleksi.

10 Dokumente Duhet te dorezoje aplikanti per te studiuar ne Gjermani. Ato kane te bejne kryesisht me arsimimin e deritanishem te tyre, mundesite per te perballuar shpenzimet ne shtetin gjerman si dhe deshmite e gjuhes.

© 1991 - 2009 Koha Jone - Te gjitha te drejtat e rezervuara

[ Edited Wed Sep 02 2009, 02:27AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Emigranti_hupun
Sun Jul 26 2009, 06:00AM

Registered Member #3167
Joined: Sat Jul 18 2009, 10:46AM

Posts: 7
Kergja s'ka nryshu edhe simjet kan kerrsit kopjimet e leku me marr provimet si ne universitet si neper shkolla te mesme, e keqja ju ka hy ne kry kti milet qi vec e kan menen per hile e per korrupsin, ka nevoj me nryshu mentaliteti se njat e kena te dobt fort

Trupin duhet me ma kontrollu menja
Menen duhet me ma kontrollu arsyja.
Anmik kam veset qe mizotnoj
Synim kam virtytet dhe humanizmin
si vete filozofia e Stoikve




Back to top
L - N
Mon Jul 27 2009, 11:28AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Fatura e kripur e një nxënësi

Dritan Laci | 31/08/2009

Librat, fletoret, çanta e shkollës, janë dhimbje koke më vete për prindërit në këtë kohë. Për të kompletuar fëmijën me arsenalin e nevojshëm të mjeteve shkollore, një familje duhet të shpenzojë deri në 80 mijë lekë, ndërkohë që ca më e kripur është edhe kostoja gjatë vitit shkollor

Fillimi i shkollës është sa një gëzim i pamatë për nxënësit, aq edhe vrarje mendjeje për prindërit e tyre, të cilët gjenden të dyzuar midis dëshirës për të përgatitur sa më mirë fëmijën në ditën e parë të mësimit dhe buxhetit të pakët familjar në dispozicion.

Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga fillimi i shkollës, dhimbjet e kokës sa vijnë dhe shtohen. Librat, fletoret, çanta e shkollës, përparësja e zezë dhe shumë mjete të tjera shkollore, janë një hall më vete në këtë periudhë të fundit, para fillimit të shkollës.

Ato janë mjete më se të nevojshme për një nxënës në ecurinë e tij shkollore dhe nuk pyesin shumë në ke apo nuk ke para.

Më të shqetësuarat janë familjet, të cilat kanë më shumë se një fëmijë në shkollë, çka do të thotë kosto më e lartë ekonomike për të përballuar shpenzimet shkollore. Vetëm librat për klasat e ulëta, për një nxënës kushtojnë 32 mijë lekë.

Megjithëse ato rimbursohen në masën 50 për qind nga fondi i vënë në dispozicion nga shteti, sërish kostoja mbetet e lartë, po të kihet parasysh që një pjesë e mirë e familjeve kanë më shumë se një fëmijë në shkollë.

Librat nuk janë shpenzimi i vetëm që duhet të përballojë një familje. Një përparëse e zezë kushton nga 1200-1500 lekë. Mund ta gjesh me këtë çmim nëse psonis në tregun e mallrave, pasi në dyqan çmimi varion edhe më i kripur. Për nxënësit e ciklit të ulët 5-vjeçar përparësja është uniformë e detyrueshme.

Dëshirojnë apo jo, kanë apo nuk kanë para mënjanë, prindërit janë të detyruar t'ia blejnë fëmijës përparësen e zezë. "Çmimet, sigurisht që janë të shtrenjtë. Deri më tani, djalit ia kam blerë të gjitha mjetet e nevojshme për shkollë. Përparësen, jo, pasi e ka pasur që nga viti i kaluar.

Të paktën edhe për këtë vit shkollor i rri mirë, kështu që nuk e kemi parë të arsyeshme të blejmë tjetër", - thotë Enkelejda, mamaja e Ergit, që këtë vit shkon në klasën e III në shkollën "Misto Mame".

Po paçka se shpëtoi nga harxhi i blerjes së përparëses së zezë, Enkelejda tregon se i është dashur të shpenzojë para për çantën e re me të cilën Ergi do shkojë në shkollë. "Ergi është pak çamarrok. Nuk është keq me mësime, por edhe i pëlqen të lëvizë. Këtë vit u detyruam t'i blejmë një çantë të re, pasi ajo që kishte vjet nuk ishte më e përdorshme".

Një çantë në treg kushton deri në 1500 lekë, por kuptohet ka edhe nga ato të cilësisë më të mirë, që shkojnë deri në 2 mijë lekë. Dhe nuk përfundon këtu. Që Ergi të quhet nxënës i kompletuar, i nevojiten krahas librave dhe çantës, edhe mjete të tjera pune, si fletore shkrimi dhe matematike, fletore pune, laps, gomë, vizore etj.

"Fletët e punës, të cilat janë tejet të nevojshme për orën e mësimit, kushtuan 9 mijë lekë. Një kuletë me lapsa dhe gomë 4500 lekë, ndërsa një komplet me fletore shkrimi dhe matematike, 3 mijë lekë", bën llogari Enkelejda.

Gjithë-gjithë deri tani, harxhet që prindërit kanë shpenzuar për kompletimin e nxënësit Ergi, janë në shumën e 8 mijë lekëve, pa futur këtu përparësen që e kishte që vjet.

Këto janë vetëm harxhime shkollore, pasi nëse llogarisim edhe paratë që duhen për të blerë veshje të reja si bluza, xhinse, atlete, kjo është tamam dhimbje koke për një familje.

Vetëm transporti i fëmijës në shkollë, në Shqipëri kushton 250 mijë lekë në vit
Edukimi, barra e rëndë e një prindi

Parapërgatitja për fillimin sa më mirë të vitit shkollor, është njëra anë e kostos që mban mbi supe në familje, për arsimimin e fëmijës. Ka edhe një kosto tjetër, e cila njeh faturë edhe më të kripur.

Janë paratë që shpenzohen gjatë vitit shkollor. Familja e Ergit jeton në fshatin Babrru, në komunën Paskuqan. Nevoja për një arsimim sa më të mirë të fëmijës, i ka detyruar prindërit e nxënësit 8-vjeçar, që të mos zgjedhin shkollën pranë vendbanimit ku ndodhen, por një tjetër, e cila ndonëse është disi më larg, ka nivel më të lartë kërkese.

"Ka qenë një zgjedhje e detyruar. Nevoja për të edukuar sa më mirë Ergin, na ka shtyrë, që të zgjedhin një shkollë me nivel më të lartë kërkese". Ergi merr mësime në shkollën 9-vjeçare "Misto Mame", e cila është ndërtuar nga e para gjatë viteve të fundit. Ai udhëton çdo ditë 15 minuta me fugon të pajtuar, nga vendbanimi i tij në drejtim të shkollës.

"Fugoni vjen çdo mëngjes dhe e merr në shtëpi. Sigurisht që kushton, por në kushtet kur shtëpia është larg nga shkolla, është e vetmja zgjidhje që kemi. Ergi është ende i vogël për të shkuar dhe për të ardhur vetë nga shkolla", - thotë mamaja e tij.

Për transportin e Ergit në shkollë, prindërit e tij paguajnë në muaj 25 mijë lekë. Në një vit shkollor, ata shpenzojnë për transportin e djalit të tyre 250 mijë lekë, e barasvlershme kjo me rrogën e një buxhetori.

Nuk mbaron këtu. Gjatë vitit shkollor, fëmijët janë të detyruar të blejnë edhe libra jashtëshkollorë. "Tani në ciklin e ulët, nxënësit janë të detyruar të blejnë edhe libra jashtë shkollorë, të cilët rekomandohen nga mësuesi përkatës.

Ergit këtë vit i duhen 3 libra, që kushtojnë nga 2500-3000 mijë lekë, për të cilët ai do të pyetet gjatë orëve të mësimit. Këtu futet edhe libër me ushtrime matematikore, me të cilat ai do të ushtrohet gjatë kohës së lirë", - thotë Enkelejda.

Kostoja e një nxënësi nuk është e njëjtë për të gjithë nivelet. Nxënësi më i shtrenjtë është ai që futet në klasë të parë, ku prindërit do të blejnë çdo gjë nga e para. Por jo më pak i shtrenjtë është edhe edukimi i një nxënësi që vazhdon shkollën e mesme, i cili duhet të paguajë për tekstet shkollore rreth 80 mijë lekë, pa përfituar nga rimbursimi.

Të vetmit që përfitojnë nga rimbursimi i teksteve në arsimin e mesëm janë nxënësit që kanë statusin e invalidit, ose ata të cilët prindërit u kanë rënë në krye të detyrës.

Kostoja e një nxënësi

Arsimi 9-vjeçar
Tekstet shkollore 32-40 mijë lekë
Me rimbursim 50 për qind
Çanta e shkollës 15-20 mijë lekë
Përparësja e zezë 12-15 mijë lekë
Kuleta (lapsa, gomë etj.) 4500 lekë
Fletë pune 9 mijë lekë
Fletore shkrimi-matematike 3 mijë lekë
= 75-90 mijë lekë për nxënës
Gjatë shkollës
Roja 20 mijë lekë (në vit)
Transporti (nëse ka) 25 mijë lekë (në muaj)
250 mijë (në vit)
Tekste jashtëshkollore 2500-3000 libri (copë 3)
Shpenzime xhepi 1000-2000 (në ditë)
30 mijë lekë në muaj
ose 300 mijë lekë në vit
= 600 mijë lekë me gjithë transportin


[ Edited Sat Sep 05 2009, 07:06AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 02 2009, 02:34AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Arsimi shqip, Prishtina nxit debatin për unifikim

Një popull, një histori, një kulturë, një gjuhë, por të shpërndarë në pesë shtete. Ideja për unifikimin e sistemit arsimor në mbarë hapësirat ku jetojnë shqiptarët është aktualizuar sërish. Gazeta "Express" e Prishtinës shkruan
se kjo edhe mund të bëhet realitet, sepse ka vullnet edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë. Në një artikull, të botuar dje në faqen e vet në internet, "Express" thotë se shumë shpejt "personazhi i famshëm i Abetares, Petriti, pulat do t‘i ushqejë gjithkund ku fl itet shqip - Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe në Medvegjë dhe Bujanovc". Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Enver Hoxhaj beson se kjo mund të realizohet dhe mendohet se në Tiranë ka vullnet të mirë. Debati pritet të fillojë menjëherë pasi të konsolidohet qeveria e re e Shqipërisë. Akademiku Mehmet Kraja mendon se kjo nismë është paksa e vonuar, por e vlerëson si
të domosdoshme. Ndërsa eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci, thotë se është pak e besueshme se sistemi arsimor mund të unifi kohet në të gjitha trojet shqiptare, ngase këto troje ndodhen në pesë shtete të ndryshme që kanë
specifi kat e veta. Unifi kimi i programeve dhe teksteve "Kemi nevojë urgjente si popull që t‘i integrojmë dy segmente të rëndësishme të jetës shoqërore dhe kombëtare, kjo është kultura dhe arsimi", vlerëson Kraja. Sipas
tij, nuk është normale që një popull kaq i vogël siç janë shqiptarët,
pavarësisht që jetojnë në hapësira të ndryshme politikisht të ndara, që të kenë sisteme kaq të ndryshme të arsimit. Kraja shton se unifi kimi i programeve dhe teksteve shkollore nuk ka të bëjë fare me politikën, por me
përftimin e dijes nga gjeneratat e reja. "Ne duhet të krijojmë një sistem unik të arsimit. Në rrethana të tilla, do të kemi tekste më cilësore, kjo mundëson qarkullimin e njerëzve, studimet nga një universitet tjetër...", thekson ai. Ky është ndikimi që shpreson ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj,
të ketë pas unifi kimit të një pjese të sistemit arsimor. Cilësia do të
rritet ndjeshëm, pas unifi kimit, për këtë, ministri Hoxhaj është i bindur. Sipas tij, Kosova është shumë e interesuar që debati për unifi kimin e sistemit arsimor në mbarë trojet shqiptare të fi llojë sa më parë.
"Jemi shumë të interesuar që të ketë një debat të mirëfilltë sa i përket unifikimit të planprogrameve në lëndë të caktuara, qoftë lëndë që i referohen
identitetit, qoftë lëndë të fushave të tjera", thotë ai. Hoxhaj shton se shumë shpejt, ekspertë nga Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare do të ulen për të debatuar lidhur me formën që duhet të ketë ky unifi kim.
Ndërsa, Pupovci vlerëson se me gjithë faktin se ka dallime në mes të sistemeve arsimore të pesë shteteve ballkanike, ku mësohet në shqip, mundësia e bashkëpunimit ekziston. "Planprogramet në disa lëndë mund të përafrohen deri në masën kur krijohet mundësia e shfrytëzimit të teksteve mësimore dhe doracakëve të përbashkët. Pastaj, nuk duhen harruar përmbajtjet elektronike në gjuhën shqipe që janë më se të pakta dhe që do të mund të zhvilloheshin ashtu që të mund të përdoren në mbarë hapësirën shqiptare", thekson ai.
Sipas tij, metodat e mësimdhënies janë një fushë tjetër ku mund të zhvillohet bashkëpunimi, që të hartohen programe unike për trajnimin e mësimdhënësve
dhe materiale trajnimi. Qëndrimi i Shqipërisë Zyrtarë në Ministrinë e Arsimit
të Shqipërisë nuk kanë pranuar të fl asin për këtë çështje, pasi ministri
Fatos Beja është me pushime. Por, ata thanë për "Express" se në Tiranë ekziston një vullnet shumë i madh për të bërë unifi kimin e programeve dhe teksteve shkollore mbarëshqiptare. Edhe ministri Enver Hoxhaj thotë se gjatë takimeve me ministrin e Arsimit të Shqipërisë ka marrë zotimin për fi llimin e këtij procesi. "Kjo është një çështje që duhet të fi llojë si proces i dy
shteteve tona, duhet t‘i defi nojmë interesat e përbashkëta në nivelin
e arsimit", shton ai. Abetarja mbarëkombëtare Edhe më tutje, fëmijët shqiptarë
mësojnë nga Abetare të ndryshme, me vetëm një gjuhë që i bashkon. Me unifikimin e sistemit arsimor, fëmijët kosovarë mund të mësojnë nga Abetarja e
Shqipërisë, që nuk do të ndryshojë shumë nga ajo e Kosovës. Ose, anasjelltas. Por, ministri Hoxhaj thotë se në tregun e arsimit parauniversitar do të ketë
shumëllojshmëri të librave, duke rritur konkurrencën dhe duke përmirësuar cilësinë. "Jo, patjetër ne duhet ta kemi një Abetare të vetme në të gjitha
trojet shqiptare, mirëpo mendoj që Abetarja e Kosovës do të duhej të përdoret ose të konkurrojë në Shqipëri dhe anasjelltas", vlerëson Hoxhaj. Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci, mendon se edhe Kosova edhe Shqipëria kanë abetare
të mira. Megjithatë, sipas tij është më me rëndësi që edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri të hartohen tekste sa më cilësore që mund të përdoren në të dyja anët e kufirit. "Jo vetëm Abetarja, por edhe tekstet nga matematika dhe shkencat e natyrës", shton ai.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Sep 04 2009, 12:11PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Pranimi i 345 studentëve, Presheva përshëndet Tiranën

Preshevë - Subjektet politike shqiptare dhe institucionet e pushteteve lokale të komunave të Luginës së Preshevës kanë përshëndetur vendimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë me rastin e caktimit të kuotave për pranimin e 345 studentëve nga Lugina në universitetet e Republikës së Shqipërisë.
Prefekti i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka deklaruar se 345 maturantë do të mund të vijojnë studimet në universitetet e Republikës së Shqipërisë me rastin e publikimit zyrtarë të kuotave për regjistrimin e studentëve nga komunat Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Sipas tij, janë plotësuar të gjitha kërkesat që janë drejtuar në bazë të listës nga administratat e komunave nga Presheva dhe Bujanoci drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Gjithashtu janë dhënë edhe kuota shtesë prej 165 studentëve nga kërkesat e viteve të mëparshme. Këtë vit akademik studentët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit janë më të privilegjuar edhe në drejtimet e mjekësisë në Universitetin e Shqipërisë.

13 studentë do të mund të regjistrohen në mjekësi të përgjithshme, 10 në stomatologji, 6 në farmaci, 6 në infermieri dhe drejtime të tjera. Zotëri Mustafa ka deklaruar se kjo është mundësi mjaft e mirë për të gjithë studentët që kanë mbetur pa u regjistruar në ndonjë fakultet adekuat. Duhet theksuar se së shpejti priten të caktohen edhe kuotat për vendet tjera të lira për studime në universitete tjera të Kosovës dhe atij të Tetovës. (rtk/start)
2009-09-04 14:48

Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Sep 05 2009, 06:28AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Kthimi i vëmendjes drejt arsimit

Ilir KALEMAJ | 05/09/2009

Në një shkrim influencial te prestigjiozja "New York Times", analisti dhe intelektuali i mirënjohur, Nikolas Kristof, bënte një analizë të statistikave që nxirrnin hebrenjtë aziatikët dhe afro-karaibeanët amerikanë si grupet me përqindjen më të lartë të viteve të shkollimit dhe nivelin më të lartë të edukimit në përgjithësi.

Bazuar te libri i Ricard Nisbett, "Inteligjenca dhe sesi arrihet", ku autori psikolog, pas testeve të kryera arrin në përfundimin se nuk është gjenetika qe përcakton shkallën e inteligjencës, Kristofi nxjerr konkluzionin që veçoria e grupeve të sipërpërmendura konsiston në faktin që këto grupe insistojnë dhe i japin më tepër rëndësi dhe dedikim procesit edukues. Jo rastësisht edhe rezultatet i kanë më të larta.

Harold O`Levy, në një shkrim të tijin mbi disa nga mënyrat sesi mund të ndërhyhet në sistemin arsimor amerikan për ta bërë akoma më solid dhe në gjendje të përballojë sfidat e shekullit 21-të, thekson ndër të tjera, rritjen e arsimit të detyrueshëm nga 16 apo 17 vite që është, sot në të paktën 19.

Nëse kostoja përballohet nga shteti direkt apo indirekt, rezultatet do ishin shpërblyese në një të afërme jo të largët. Studime të ndryshme në Shtetet e Bashkuara kanë treguar se ata që kanë shkollë të mesme kanë jetëgjatësi më të madhe, të ardhura më të mira dhe shëndet më të plotë se ata pa shkollë apo veç me edukim elementar. E njëjta gjë vlen të theksohet për ata me kolegj dhe universitet në krahasim me ata vetëm me shkollë të mesme dhe kështu me radhë.

Po ashtu, shqetësuese janë edhe mungesat, të cilat më vonë shpesh sjellin braktisje shkolle nga ana e të rinjve, mungesën e reklamimit kreativ të beneficeve që sjell shkolla e lartë dhe çfarë kushtesh praktike të ofron secila për të bërë diferencimin përkatës mes tyre, apo mungesën e njohurive të marra në shkollimin parauniversitar, i cili sa vjen dhe po bëhet më i paplotë për sa i përket formimit të studentit kandidat përpara se të ulet në bankat e universitetit. Lidhur mesa më sipër, dhe duke ju referuar autorëve të përmendur, mund të heqim disa paralele të trasha me gjendjen e sistemit arsimor në Shqipëri.

Nga njëra anë, sipas statistikave, del se jemi shumë më mbrapa mesatares evropiane në përqindjen e popullsisë që vazhdon shkollimin e lartë. Nëse mesatarja e vendeve të BE-së i afrohet 40 përqindëshit, ne jemi të paktën 4 herë poshtë kësaj bazuar te numri i përgjithshëm i studentëve.

Në fakt, këto janë vetëm gjeneralizime, të cilat me 'kërpudhëzimin' e universiteteve private në Shqipëri dhe reklamimin shpesh agresiv, ku pjesa më e madhe, përfshirë universitetet publike janë shumë nën nivel dhe standardet ndërkombëtare, kanë bërë të mundur, për mirë apo për keq, që një shumicë absolute e atyre me vullnet dhe mundësi financiare për të vazhduar më tej, ta kenë mundësinë për ta bërë këtë gjë.

Problemin kryesor personalisht e shoh te arsimimi i paplotë, madje i çalë, për të qenë më i saktë, në sistemin shkollor parauniversitar, ku në sistemin bazë, nxënësi shqiptar merr rreth 2 000 orë më pak nga korrespondenti i tij në Evropë.

Apo niveli mediokër që shfaqet për shembull në provimet e maturës shtetërore, ku, duke ju referuar disa shifrave që sillte P. Karameta në një shkrim te "Shekulli" i paradokohe, nota mesatare në biologji vitin e kaluar nuk e kalonte 5.9, ku 30% e nxënësve ishin mbetës; apo fizika, ku nota mesatare 6.6 me 25% e nxënësve mbetës dhe kimia, ku nota mesatare 6.4 me 20% mbetës.

Shifra këto vërtetë depresuese dhe kur krahasohen dhe me faktin që pesë herë më pak studentë se mesatarja e studentëve evropianë ndjekin shkolla profesionale apo me mungesën e dëshirës së shumicës absolute të studentëve prospektivë për të vijuar studimet e larta në shkencat ekzakte, ku vakuumi është shumë i madh dhe kërkesa e lartë, atëherë një analizë më e thellë e shkaqeve është vërtetë e paevitueshme dhe e domosdoshme.

Kjo natyrisht duhet ndjekur me politikat adekuate publike, rritjen në infrastrukturën arsimore dhe përpara se të arrihet te demagogjia e bërjes realitet të 'moshës së internetit', të arrihen kushtet minimale të shkollimit që garantojnë një formim të plotë të përgjithshëm dhe hapin perspektiva konkurruese për këtë brez të ri që do jetë elita e së nesërmes.

Shkollat e mesme të përgjithshme, por edhe ato pak profesionale, dikur kanë nxjerrë fitues ndërkombëtarë olimpiadash, shqiptarë që kanë shkëlqyer kudo në botë ku kanë ndjekur studimet e larta. Kjo si rrjedhojë e seriozitetit me të cilin punohej në shkollat tetëvjeçare dhe të mesme dhe ku fiktiviteti i notës ishte më tepër përjashtimor se normë.

E kundërta duket se ekziston tani, ku sistemi parashkollor po i shpëton kontrollit të shtetit, akreditimi dhe kontrollet rutinë duket se janë kthyer në përralla të së kaluarës dhe është vështirë të dallosh në këto katakombe, dhe të besh diferencime se cilat institucione, bazuar në racionalitetin kosto/benefite, të sjellin edukimin më të mirë të fëmijës dhe që e justifikojnë investimin disavjeçar, shpesh të kryer me sakrifica të mëdha nga ana e prindërve.

Si përfundim, doja t`i rikthehesha Kristofit që përmendëm në fillim, ku ai vë theksin mbi faktin që 1/3 e çmimeve Nobël të fituara nga amerikanët, u përket amerikano-hebrenjve, apo që aziatiko-amerikanët përbëjnë tashmë 20 për qind të Harvardit dhe janë, sipas sondazheve të ndryshëm, si grupimi social me mesataren e rezultateve më të larta në sistemin parauniversitar apo të amerikanëve me prejardhje afro-karaibeane, si Kolin Powell që sipas rezultateve, rreshtohen në 25 përqindçshin e më të dalluarve ndër afro-amerikanët në përgjithësi në SHBA.

Jo se këto grupime kanë avantazh gjenetik apo çfarëdolloj miti apo teorish konspirative që mund të vijë ndër mend. Studimet shkencore i kanë hedhur poshtë qartazi këto hipoteza. I vetmi argument që qëndron është persistenca, të punuarit fort dhe disiplina, të kombinuara me trashëgiminë e vlerave edukuese që ka sjellë këtë sukses.

Te kjo e fundit mjafton të përmendim faktin e rëndësisë që ka patur dhe vazhdon të ketë procesi i edukimit në histori te hebrenjtë apo aziatikët, të cilat i gjejmë që mijëvjeçarë më parë te akademitë e Babilonit apo mësimet e Konfucit.

Shqiptarët, megjithëse e kanë filluar shumë më vonë procesin e shkollimit se homologët e tyre evropianë (mjafton të kujtojmë këtu që shkolla e parë shqipe u hap vetëm në 1887-ën), kanë shfaqur gjithnjë një dëshirë dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm për sa i përket formimit intelektual.

Kjo duket qartë si në faktin se zor që gjen një shqiptar sot që mos të dijë të paktën 1 apo 2 gjuhë të tjera përveç gjuhës amtare dhe deri te fakti që shumica e prindërve, qofshin dhe vetë pa shkollimin përkatës, janë gati të bëjnë çdolloj sakrifice që ta shohin fëmijën e tyre me një diplomë në xhep.

Ky pasion për të nxënit nuk duhet të neglizhohet nga ai që ka rolin e 'qenit roje' në shoqëri dhe që është shteti, i cili nëpërmjet rritjes së kontrollit, procedurave akredituese, rritjes së fondit në buxhetin e përgjithshëm për arsimin dhe mjeteve të tjera direkte dhe indirekte, mund të bëhet promotor i zhvillimit të këtij investimi, që gjithnjë ta kthen investimin shumëfish dhe vlera e të cilit nuk humbet asnjëherë.


Ministria e Arsimit vendos: Shkolla fillon më 14 shtator

Shekulli Online | 03/09/2009

TIRANË- Viti i ri shkollor nis në datën 14 shtator. Vendimi është marrë nga ministria e Arsimit dhe e Shkencës, pavarësisht gjithë zërave që qarkullonin për shtyrje të mundshme të saj për shkak të virusit të gripit.
Përmes një udhëzimi të posaçëm MASH ka bërë ndarjen e orëve mësimore, planeve që do të zbatohen dhe e ka dërguar nëpër drejtoritë e rretheve.
Sipas udhëzimit, struktura e vitit shkollor në arsimin bazë: 18 javë mësimore gjatë semestrit të parë, 17 javë në semestrin e dytë dhe 10 ditë të përcaktuara si festa.
Për klasat I-IX
Semestri i parë fillon më 14 shtator 2009 dhe mbaron më 29 janar 2010;
Semestri i dytë fillon më 3 shkurt 2010 dhe mbaron më 11 qershor 2010.
Pushime
Periudha e parë, pushimet fillojnë më 25 dhjetor 2009 dhe mbarojnë më 3 janar 2010.
Periudha e dytë, pushimet fillojnë më 30 janar 2010 dhe mbarojnë më 2 shkurt 2010.
Provime: provimet e lirimit për klasën IX zhvillohen më 12 - 26 qershor 2010
- Në shkollat e pakicave kombëtare do të zhvillohet provimi i lirimit edhe për gjuhën amtare (greke, maqedonase).
- Për shkollat e pakicave kombëtare greke, teza të përgatitet nga DAR-Gjirokastër; zyrat arsimore në Delvinë dhe Sarandë do ta tërheqin tezën në ditën e provimit në DAR të Gjirokastrës.
- Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase, teza do të përgatitet nga DAR-Korçë.
- Për Institutin e nxënësve që nuk shikojnë, testet e provimeve të lirimit do të tërhiqen në AVA, nga drejtoria e institutit, një ditë para zhvillimit të provimit, për ta kthyer atë në BRAIL.
NDRYSHIMET
Në këtë vit arsimor, për herë të parë në të gjithë shkollat 9-vjeçare mësimdhënia e lëndës së informatikës do të bëhet në laboratorët e rinj të instaluar në dy vitet e fundit.
Për vitin e ri shkollor 2009-2010, në mbështetje të gjithë procesit të reformimit të sistemit arsimor parauniversitar do të zbatohet për herë të parë struktura e re kurrikulare e gjimnazit me dy pjesë kryesore: kurrikula bërthamë dhe kurrikula me zgjedhje të detyruar, apo të lirë.
Kjo kurrikul sjell konceptim të ri në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, me synim që sistemi arsimor shqiptar të përafrohet me atë ndërkombëtar si në formë, ashtu edhe në përmbajtje.
Kurrikula me zgjedhje, në klasën e 10 gjimnaz do të përfshijë lëndët:
Matematikë e avancuar, Letërsi e avancuar, Informatikë e avancuar, Trashëgimia jonë kulturore, Gjuhë e huaj (Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht dhe Spanjisht) Lëndë me zgjedhje të lirë janë përforcimi në matematikë, letërsi, fizikë dhe biologji.


© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Sat Oct 10 2009, 08:20AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Sep 05 2009, 07:09AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Arsimi i mesëm do ketë model të ngjashëm me Maturën Shtetërore

Provimet e Maturës, vitin e ardhshëm do të zhvillohen në datat 7 qershor-2 korrik

Arsimi i mesëm do ketë model të ngjashëm me Maturën Shtetërore

Bazuar në reformën arsimore të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, duke filluar nga ky vit, arsimi i mesëm do të zhvillohet me një model të ngjashëm me atë të Maturës Shtetërore. Për maturantët e vitit të ardhshëm zhvillimi i provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje do të zhvillohet më shpejt se datat e përcaktuara për këtë vit. Konkretisht, në rregullore është përcaktuar se dhënia e këtyre provimeve do të kryhet duke filluar nga data 7 qershor deri më 2 korrik. Gjimnazi me kohë të plotë në vitin e ri shkollor do të fillojë i mbështetur në dokumente të reja shkollore, si: planet e reja mësimore, korniza e re kurrikulare e gjimnazit, programet dhe standardet lëndore si dhe udhëzuesit lëndorë. Reforma e re e ndërmarrë përcakton se ndarja e lëndëve do të bëhet në lëndë me zgjedhje dhe lëndë të detyruara, të ngjashme me modelin e maturës shtetërore. Ndërsa plani mësimor i shkollës artistike, dega edukim muzikor, miratuar nga Ministria e Arsimit, i cili shtrihet në katër vjet do të zhvillohet me nxënësit që fillojnë specialitetet e kësaj dege mësimore për herë të parë në klasën X në shkollën artistike. Në rregulloren e publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës citohet se, "në kuadrin e konsolidimit të procesit të Maturës Shtetërore dhe mirinformimit të nxënësve, mësuesve dhe prindërve për procedurat e Maturës Shtetërore, sistemin meritë-preferencë, drejtoritë arsimore rajonale, zyrat arsimore dhe drejtoritë e gjimnazeve të marrin masat për planifikimin gjithëvjetor të punës për këshillimin për karrierën, kryesisht në kuadër të realizimit të orëve të lira". Rregullorja citon gjithashtu se drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore të analizojnë me shumë përgjegjësi rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore të vitit 2009 dhe të mënyrës së administrimit të këtyre provimeve. "Zyrat për këshillimin për karrierën pranë gjimnazeve të hartojnë plane pune vjetore të miratuara nga drejtoritë e shkollave dhe drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore. Drejtoria e Kurrikulës dhe Monitorim Vlerësimit të monitorojë gjatë gjithë vitit shkollor punën e kryer për këshillimin e karrierës", citohet në rregullore.

Funksionimi i arsimit privat

Gjatë vitit mësimor 2009-2010 të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar privat në vend do të funksionojnë në mbështetje të legjislacionit të miratuar për arsimin parauniversitar në Shqipëri dhe urdhrave e udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit për këto institucione. Të gjitha këto institucione duhet të garantojnë një shërbim cilësor arsimor ndaj publikut dhe të përmbushin të gjitha detyrimet që rrjedhin nga e drejta për arsimin e shtetasve shqiptarë. Ato duhet të përshtatin planet dhe programet mësimore me ndryshimet që ndodhin në sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë. Drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore t'i kushtojnë vëmendje të veçantë ecurisë së procesit mësimor edukativ, trajnimit të mësuesve, plotësimit me dokumentacionin përkatës shkollor dhe inspektimit periodik në këto institucione. Sektori i Monitorim-Vlerësimit në MASH do të ketë në fokusin e punës së tij ecurinë e procesit mësimor edukativ në arsimin privat. Instituti i kurrikulave do të ofrojë trajnime periodike për mësuesit e shkollave private në mbështetje të planit trajnues dhe kualifikues të hartuar nga IKT, drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore si dhe kërkesave të vetë shkollave private.

Ndryshimet e reja në arsimin e mesëm

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja (gjimnazet gjuhësore), mbështetur në reformën në arsimin e mesëm, do të funksionojnë si të tilla shkollat: shkolla e gjuhëve të huaja "Kristo Isak" në Berat; shkolla e gjuhëve të huaja "Mahmut Ali Cungu" në Elbasan; shkolla e gjuhëve të huaja "Pandeli Sotiri" në Gjirokastër; Shkolla e Gjuhëve të Huaja "Faik Konica" në Korçë; shkolla e gjuhëve të huaja "Shejnaze Juka" në Shkodër dhe shkolla e gjuhëve të huaja "Asim Vokshi" në Tiranë. Në shkollat e mesme të gjuhëve të huaja lënda e gjuhës së huaj do të zhvillohet sipas planit të ri mësimor (bashkëngjitur) dhe programeve të reja për klasën X. Programet e miratuara do të dërgohen në drejtoritë arsimore dhe në zyrat arsimore e shkolla në version elektronik nga instituti i kurrikulës. Klasat XI dhe XII do të vijojnë në mbështetje të planit mësimor dhe programeve mësimore të zbatuara për herë të parë në vitet shkollore 2004-2007. Tekstet e gjuhëve të huaja për shkollat e mesme të gjuhëve të huaja do të përzgjidhen nga vetë shkollat, siç është vepruar në 10 vjetët e fundit. Ndërsa në shkollat e mesme të gjuhëve të huaja (gjimnazet gjuhësore) lënda e gjuhës së huaj dhe lëndët që zhvillohen në gjuhë të huaj në seksionet dygjuhëshe do të zhvillohen me grupe sipas udhëzimit specifik të aprovuar nga Ministria e Arsimit. Nga ana tjetër, në seksionet dygjuhëshe italiane, frënge dhe gjermane, lënda e gjuhës së huaj dhe lëndët që zhvillohen në gjuhën e huaj përkatëse do të zhvillohen sipas planeve mësimore bashkëngjitur memorandumeve dhe konventës. Klasat X të seksioneve dygjuhëshe italiane dhe franceze në vitin shkollor 2009-2010, do të punojnë me planin e ri mësimor përgatitur në bashkëpunim me ambasadat përkatëse, bashkëngjitur udhëzimit deri në rinovimin e memorandumit dhe konventës përkatëse. Gjithashtu, programet mësimore të hartuara për këto shkolla për lëndët në gjuhë të huaj dhe tekstet e zgjedhura janë në zbatim të memorandumeve dhe konventës përkatëse për këto seksione.

Shërbimi psikologjik shkollor

Ndryshe nga praktika e viteve të shkuara, për 2009-2010 shërbimi i psikologut do të jetë i instaluar në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend. Me një udhëzim të veçantë të nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, u është kërkuar vëmendje e veçantë drejtorive arsimore që në fillim të vitit të ri shkollor të kenë zëvendësuar të gjithë psikologët ekzistues që nuk kanë arsim përkatës me psikologë me arsim përkatës sipas udhëzimit të depozituar pranë tyre. Gjithashtu, këto institucione brenda këtij harku kohor duhet të sigurojnë kabinetin e shërbimit psikologjik dhe pajisjen e tij në të gjitha shkollat që ofrojnë këtë shërbim, si dhe është kërkuar që të ngrihet në çdo shkollë ku funksionon shërbimi grupi i mbështetjes së psikologut; të planifikohen, të zbatohen dhe të raportohen në drejtoritë arsimore nga koordinatori i psikologëve veprimtaritë gjithëvjetore që mbështesin konsolidimin e shërbimit në institucionet arsimore të arsimit parauniversitar. Shtrirja e shërbimit psikologjik shkollor në të gjitha kopshtet dhe shkollat do të vijojë të bëhet në mënyrë të përshkallëzuar vetëm pasi të sigurohet specialisti me arsim përkatës dhe kabineti i psikologut i pajisur në shkollë. Vetë drejtoritë arsimore do të hartojnë listat e shpërndarjes së këtyre specialistëve për të gjitha shkollat, veçanërisht ato të arsimit të mesëm, të cilat kanë më tepër nevojë për këtë shërbim.

MASH njofton kriteret e pranimit për marrjen e një diplome të integruar

Të gjithë ata studentë që janë diplomuar në vitin 2008-2009, në një program studimi të hapur me kohëzgjatje 4 vite akademike dhe që kanë përfituar 240 kredite, atëherë do të kenë plotësisht të drejtën e tyre për fituar një diplomë universitare, 4 vite akademike me 240 kredite. Lidhur me këtë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur se këto kredite do të jenë të detajuara në suplementin e diplomës që ata do të marrin. Gjithashtu, MASH bën të ditur me një shkresë zyrtare se të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë, nëse këta studentë dëshirojnë të fitojnë Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë me 300 kredite, në përputhje me nenin 26, pika 1.2.2 e Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007, "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, të marrin masat që në vitin akademik 2009-2010, t'u japin mundësinë të diplomuarëve të plotësojnë studimet edhe me një vit akademik, 60 kredite.

Akademia e Shkencave marrëveshje me UT

Akademia e Shkencave ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës dhe atë Politeknik në fushën e kërkimit shkencor dhe të arsimit të lartë. Marrëveshja pritet të fillojë të zbatohet menjëherë sapo viti akademik 2009-2010 të fillojë dhe do të jetë me një afat tre-vjeçar. Sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj kjo marrëveshje synon zhvillimin dhe ideimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe shkencore në shërbim të vendit.

Drita ÇOKAJ


© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


[ Edited Sat Sep 05 2009, 07:10AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Sep 07 2009, 07:58AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Higjiena? "Shkollat janë për të vënë duart në kokë"

Shkollave të tjera u janë lënë objektiva për t‘u plotësuar, në të kundërt do të mbyllen

Inspektorati i Higjienës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Fier ka ushtruar kontroll në të gjitha institucionet arsimore që regjistron Rrethi i Fierit. Nga ky inspektorat bëhet e ditur se janë kontrolluar për kushte higjeno-sanitare të gjitha shkollat e sistemit nëntëvjeçar dhe të mesëm, kopshtet dhe çerdhet publike që ndodhen në qytetin dhe komunat e Rrethit të Fierit.

Shefi i këtij inspektorati, Nuredin Kallashi, është shprehur se dhjetë shkolla dhe kopshte në Rrethin e Fierit nuk do të çelin dyert këtë fillimviti arsimor, ndërkohë që edhe në shumë të tjera janë lënë objektiva për t‘u plotësuar që, në rast të kundërt, do të mbyllen. Tepër i alarmuar për gjendjen që ka konstatuar në shkollat dhe kopshtet e Rrethit të Fierit, në këtë fillimvit arsimor, shefi i Inspektoratit të Higjienës, Nuredin Kallashi, nuk ka ngurruar të shprehet se "shumë shkolla kanë kushte për të vënë duart në kokë, gjendja e kopshteve dhe e shkollave të Fierit është si në shekullin XV".

Me kushte tejet të rënda paraqiten kryesisht institucionet arsimore të zonave rurale. Por ka edhe shkolla që për nga largësia nga qendra e Fierit janë vetëm pak kilometra larg, por për nga situata që paraqesin të japin përshtypjen sikur janë në mesjetë.

"Ka shkolla që nuk kanë fare rrjet të furnizimit me ujë, si dhe kemi gjetur nga kontrollet tona edhe shkolla që kanë rrjetin e tubacionit të furnizimit me ujë, por kurrë nuk kanë parë ujë në të", ka thënë Nuredin Kallashi, shefi i Inspektorit të Higjienës.

Ai është shprehur se për katër institucione arsimore është marrë vendimi i bllokimit. "Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare të fshatit Kallm i Vogël, që është përshtatur në mjediset e një lokali fshati, që ditën përdoret si shkollë dhe gjatë pasdites e mbrëmjes hiqet çarçafi i banakut dhe përdoret si lokal për banorët e zonës. Është rasti i dytë i kopshtit të fshatit Kreshpan në Komunën e Cakranit që paraqet situatë të vështirë në godinë. Në këtë kopsht mungojnë tavane dhe mure. Rasti i tretë është Shkolla e Bashkuar në fshatin Tropojë, ndërsa i katërti është shkolla e mesme në fshatin Kallm i Madh. Për të katër këto institucione arsimore është prerë urdhri i bllokimit. Janë edhe gjashtë të tjera që, nëse nuk plotësojnë kushtet deri më 10 shtator, do të bllokohen", ka pohuar shefi i Inspektoratit të Higjienës. Nuredin Kallashi ka thënë se gjatë fillimit të vitit të ri arsimor 2009-2010 do të kontrollohen sërish nëse i kanë plotësuar kushtet e kërkuara higjieno-sanitare dhe në të kundërtën, për herë të parë Inspektorati i Higjienës do të vendosë bllokimin pa kthim prapa për to.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 10 2009, 08:58AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Regjistrohuni kur të fitoni, ndryshe digjeni

Specialistët e arsimit udhëzojnë maturantët në prag të daljes së rezultateve të pranimeve


Në prag të daljes së rezultateve të pranimit të studentëve në universitetet e vendit, specialistët e Ministrisë së Arsimit japin udhëzimet e para. Secili maturant fill pas daljes së rezultateve duhet të bëjë kujdes të regjistrohet pranë degës në të cilët është shpallur fitues dhe e mendon si zgjedhjen më të mirë, pastaj të nisë nga shqyrtimi i mundësive për të qenë më pranë alternativave të tij/saj të preferuara. Kjo pasi në rast se studentët nuk regjistrohen, humbasin mundësinë për të shqyrtuar mundësi të reja që hapen si rezultat i vendeve bosh apo spostimit të listës.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se nesër, më datë 11 shtator, do të shpallen rezultatet e pranimit të studentëve në universitetet në vend. Pas publikimit të listave me emrat e studentëve fitues, do të fillojë edhe regjistrimi i tyre. 11 universitetet publike në vend kanë propozuar rreth 22 mijë kuota për studentët konkurrues. Ashtu si edhe në vitet e kaluara, numrin më të madh të pranimeve do ta ketë Universiteti i Tiranës, që ka propozuar për të tetë fakultetet e tij përbërës rreth 7200 kuota pranimi për sistemin me kohë të plotë.

Udhëzimi

Sipas udhëzimit të specialistëve të Ministrisë së Arsimit, edhe pse kandidatët do të shpallen fitues vetëm në një degë, për ta ekziston një shans tjetër për një preferencë më të mirë.

Kjo do t‘u japë mundësi të gjithë atyre nxënësve të cilët njëkohësisht kanë aplikuar edhe në universitetet e huaja dhe do t‘i vazhdojnë atje studimet. Ata nuk do të paraqiten në fazën e parë të regjistrimeve, duke krijuar kështu kuota të parealizuara. Prej tyre do të përfitojnë kandidatët që janë shpallur fitues në një preferencë të ulët, por duke mbetur një vend bosh në një preferencë më të lartë, programi automatikisht do t‘i ngjisë ata në degën e kërkuar. Por kandidatët duhet të kenë bërë regjistrimin paraprak në fakultetin ku fillimisht kanë fituar.

Me rregullimin e këtyre lëvizjeve do të mundësohet edhe zbritja e vijës së fituesve, që nuk janë shpallur si të tillë në fazën e parë të pranimeve. Ata do të zënë vendet e mbetura bosh si pasojë e spostimeve të preferencave.

Regjistrimi

Pas shpalljes së listave fillon regjistrimi paraprak me një afat kohor të përcaktuar jo më shumë se një javë. Pas përfundimit të kësaj faze, bëhet bilanci i vendeve bosh. Kjo nuk do të thotë se do ketë shtesa artificiale, por sërish sipas pikëve që ka secili kandidat. Nëse në preferencën e parë një kandidat është djegur për pak pikë dhe krijohet një vend bosh, atëherë ai mund të futet në varësi të kuotave të mbetura bosh. Listat e fituesve nuk do të afishohen vetëm në fakultete. Për të ndihmuar maturantët e rretheve, specialistët kanë pohuar se këto rezultate do të shpërndahen edhe në të gjitha drejtoritë arsimore të vendit, të cilat më pas do të mundësojnë publikimin e këtyre listave në të gjitha shkollat e rretheve të tyre, sipas renditjes së fituesve për të 215 programet studimore

© Gazeta Shqip


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Oct 02 2009, 04:46AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Miratohen programet e reja të masterit

Kuotat dhe tarifat e shkollimit për Universitetin e Durrësit, Gjirokastrës, Vlorës e Shkodrës

Vendimi për degët ku do të akordohen bursa për nxënësit në shkollat profesioneve

Lorina Mixha

Të gjithë studentët e interesuar për të ndjekur studimet në ciklin e dytë të studimeve, diplomë e nivelit të dytë ose master i nivelit të parë tashmë i kanë të detajuara kuotat dhe pagesat për secilën degë. Dje, Këshilli i Ministrave ka marrë një sërë vendimesh lidhur me kuotat dhe programet e reja në katër universitete të vendit. Në mbledhje u miratuan kuotat dhe tarifat për programet e studimit të ciklit të dytë, diplomë e nivelit të dytë dhe master i nivelit të parë.

Sipas Ministrisë së Arsimit, krahasuar me një vit më parë ka një rritje me afro 2500 kuota për këto programe studimi.

MASH saktëson se 10 për qind e kuotës së çdo programi studimi të ciklit të dytë është parashikuar për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë vendit.

Bursat

Këshilli i Ministrave gjithashtu ka miratuar vendimin për bursat dhe pagesat e nxënësve e studentëve në institucionet arsimore publike për vitin shkollor 2009-2010.

Sipas këtij vendimi, për herë të parë do t‘u akordohet bursë e plotë të gjithë nxënësve të zonave të largëta (verilindore dhe juglindore) të vendit, të cilët janë regjistruar dhe do të ndjekin studimet këtë vit shkollor në shkollat profesionale.

Gjithashtu do t‘u jepen bursa të gjithë nxënësve që janë regjistruar këtë vit në shkollat profesionale në degët prioritare të ekonomisë, konkretisht ndërtim, bujqësi dhe pyje.

Kuota e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e ciklit të dytë të studimeve, me kohë të plotë, për vitin akademik 2009-2010 do të jetë 6910.

Tarifat e shkollimit

Kandidatët që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2009-2010 dhe që u përkasin shtresave sociale, si të verbër/të shurdhër, invalidë, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë romë, ballkano-egjiptianë apo fëmijë të policëve të rënë ose të plagosur, për shkak të detyrës dhe të ish-të përndjekurve politikë. Këta, sipas vendimit të qeverisë, paguajnë një kuotë në masën 50 për qind të tarifës së shkollimit. Këtë të drejtë do ta kenë edhe studentët e viteve më të larta, që u përkasin po këtyre shtresave sociale. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studentët përsëritës i nënshtrohen tarifës së shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdojnë rregullisht studimet.

Studentët që transferojnë studimet nga një program studimi, apo nga programe të mëparshme studimi të ciklit të dytë në një program tjetër studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen tarifës së përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
SuperGirl
Fri Oct 02 2009, 06:59AM
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 05:58AM

Posts: 36184
Mas u basha ma me ken studente ne Shqipni!!!
Kurre ma...arsimi ktu asht nje turp, skandal!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Xhulio8
Fri Oct 02 2009, 07:01AM
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓

Registered Member #3289
Joined: Sun Sep 06 2009, 11:55AM

Posts: 5265
SuperGirl ka shkruar:

Mas u basha ma me ken studente ne Shqipni!!!
Kurre ma...arsimi ktu asht nje turp, skandal!


ouuuuuuuuuuu???!!!!!!!!!!!!
Back to top
L - N
Sat Oct 10 2009, 08:19AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Çekia, bursa studimi për studentët shqiptarë

Dokumentet e aplikimit për doktoraturë, master apo programet e studimit të nivelit bachelor


Në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim, qeveria e Republikës së Çekisë ka ofruar për shtetasit shqiptarë deri në 4 (katër) bursa për programe studimi të nivelit master ose doktoratë, dhe 1 (një) bursë për studime të nivelit bachelor në universitetet publike çeke për vitin akademik 2010-2011.
Programet e studimit për master ose doktoratë do të zhvillohen në gjuhën angleze, ndërsa ato të nivelit bachelor në gjuhën çeke dhe do të jenë në fushat e mëposhtme: Bujqësi, Ekonomi dhe Biznes, Informatikë. Të interesuarit për këto bursa duhet të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës këto dokumente:
Për programet e studimit të nivelit bachelor: formularin e aplikimit me fotografi (i cili duhet nxjerrë nga adresa e internetit: trokit ketu, si dhe një CV që përmban informacion për ciklet e shkollimit dhe adresat e shkollave ku aplikanti ka studiuar, kopjen e noterizuar të dëftesës së pjekurisë, e përkthyer në çekisht, listën e lëndëve të zhvilluara për çdo vit shkollor, e përkthyer në çekisht, certifikatën e lindjes me fotografi, e përkthyer në çekisht, raportin mjekësor për aftësi studimesh, i përkthyer në çekisht ose anglisht.
Për programet e studimit të nivelit master dhe doktoratë, një informacion më të hollësishëm për dokumentacionin që duhet plotësuar lidhur me llojin e bursave që ofrohen, si dhe formularin e aplikimit, mund ta nxirrni nga adresa e internetit: trokit ketu. Mbas dorëzimit të dokumentacionit, aplikantët për programet e studimit të nivelit master dhe doktoratë do të paraqiten pranë Ambasadës Çeke në Tiranë për të zhvilluar një testim lidhur me njohjen e gjuhës angleze.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 23 2009, 03:03AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Dallimi që hesht midis mësimdhënies dhe edukimit

Gazeta Panorama Online URL: trokit ketu

(Vendosur: 22/12/09) Ndriçim Kulla

Flitet sot në sistemin tonë arsimor për reforma por a e ka vendosur vallë shkolla jonë politikën e saj arsimore në prizmin e edukimit?


Pjesa më e madhe e lëvizjes intelektuale botërore rrotullohet rreth debateve dhe politikave pedagogjike?

Por tek ne, a ka vallë shkolla jonë një aktivitet të cilësisë shkencore bashkëkohore për të kuptuar e më pas për të zbatuar aktivitetin e saj në bazë të dallimit të madh që ekziston midis Mësimit dhe Edukatës?

“Mjaftojnë pak vjet për të mësuar, por ngandonjëherë duhen shekuj për t’u edukuar”, thotë një psikolog i madh dhe nëse e pasqyron këtë mendim në lëmin e shkollës shqiptare shquan se padija dhe indiferenca mbretërojnë akoma dhe sot, përsa i përket studimit dhe zbatimit më të thellë të shkencës së pedagogjisë për edukim, d.m.th., të mosçmuarit akoma dhe të moskuptuarit drejt vlerën e madhe qytetëruese dhe rilindëse të edukatës.

Vetëm me anë të një aktiviteti pedagogjik të cilësisë më të lartë, vetëm me anë të një Shkolle që ka arritur ta kuptojë drejt dallimin e madh midis mësimit dhe edukimit, do të arrijmë ta udhëheqim aktivitetin tonë bashkëkohor, drejt përgatitjes së një brezi të ri të gatshëm për sfidat e së ardhmes.

Shqipëria duhet të kthehet në një “fabrikë pedagogjike” me një aktivitet produktiv të pareshtur, që të kombinojë bashkë edukimin dhe reformimin e sistemit të saj arsimor.

Ishte një ide largpamëse për kohën, ndoshta dhe utopike që në vitet 30-të te shek të kaluar, por ende dhe sot, pyetja mund të hapë shumë debate. Vallë e kemi Shqipërinë një “fabrikë të tillë pedagogjike”. Vallë e kemi sot një prodhimtari të tillë pedagogjike të denjë për përpjekjen edukative që kërkon koha?

I gjithë qëllimi i edukatës, thotë Alfred Adler, një psikolog i madh, është të mbjellë në qenien shpirtërore të njerëzve, kurajon dhe ndjenjën kolektive”, pra të kultivojë mentalitetin shoqëror, idenë e organizimit kolektiv, pra pikërisht ato gjëra për të cilat ka më shumë nevojë struktura sociale e shoqërisë shqiptare e që mund të konsiderohen edhe plagët e saj të mëdha historike.

Po vallë a i ka dhënë ende dhe sot shkolla shqiptare një qëllim të tillë edukimit të saj?

Etapa e parë e organizimit të një jete mendore është zhvillimi i një lëvizje idesh mbi problemet shoqërore të një vendi, në majë të të cilave qëndron problemi arsimor, ose më mirë krijimi i një Politike Arsimore. E kjo për faktin e thjeshtë se nuk ka një “shkencë pedagogjike” që të ketë një formë të përbashkët praktike dhe mundësie arsimore që të arrijë të puthitet tek të gjithë popujt e të ndiqet prej tyre.

Çdo popull, çdo shoqëri ka edhe problemin e vet shkollor. Vlera kombëtare dhe shoqërore e këtij problemi është e lidhur ngushtë me interpretimin sociologjik dhe me psiko-sintezën e veçantë të çdo populli. Në këtë perspektivë ideja pedagogjike përfaqëson një tendencë për transformimin, ndryshimin dhe zhvillimin e një reforme shoqërore, e cila që të vihet në lëvizje dhe zbatim lyp më parë kuptimin dhe thëthitjen e thellë të të gjithë nevojave të shoqërisë, si dhe një përpunim mjaft të përparuar për kohën dhe thellësisht shkencor të idesë së organizimit kolektiv, gjëra këto që nuk mund të arrihen kurrë, pa një “ndërgjegje ideologjike”, pa një “qytetërim të brendshëm” dhe pa “një kulturë kombëtare”.

Pasi vetëm po të arrijmë të formojmë, me anë të institucioneve shkollore, edukatën e brendshme dhe dispozitat shpirtërore dhe ideologjike të brezit të ardhshëm, ndoshta do të ngulisim edhe cilësorë të fortë qytetërimi në mendjet e tyre, por nuk do të arrijmë kurrë t’u japim një “kulturë”.

“Fëmijët duhet të edukohen jo në bazë të gjendjes së sotme të kombit, por në bazë të nevojave të ardhshme të përparimit shoqëror”, thoshte Kanti. Në këtë kuptim: “Vetëm vlera shoqërore e njeriut arrin të japë vërtet një kulturë”, përcakton ai.

Atëherë, nëse përballemi me parime të tilla, kuptohet qartë se krijimi i një Politike shkencore dhe bashkëkohore Arsimore, është një problem aktual. E që të ngjitemi në rangun e “mendjes” dhe të gjurmimit të modeleve dhe sistemeve më të volitshëm që kërkon apriori një përpjekje serioze pedagogjike e këtij lloji, duhet të thëthijmë me tërë mushkëritë tona atmosferën e një jete mendore sa më të thellë, kombëtare dhe cilësisht shkencore.

Janë përbërësit që i nevojiten sot aq shumë politikës sonë arsimore, pasi historia tregon se edhe kombe të mëdhenj e shumë më lart se ne në rrafshin intelektual, u munduan për një shekull të tërë të derdhin ide e përpjekje të zgjedhura shkencore, për të arritur të shohin fillesën e një Politike të tyre kombëtare dhe të edukimit shoqëror dhe që ne sot i shohim si shembuj frymëzimi.

Por për fat të keq edhe pse e trajtojmë problemin me shumë dashamirësi ne kemi mbetur me të vërtetë sot në nivelin e një pyetje plotësisht të debatueshme nga pikëpamja shkencore: a kemi sot një politikë arsimore të edukimit, e më thellë, të edukimit shoqëror, d.m.th., një politikë arsimore që t’i përshtatet shpirtit, karakterit, historisë, natyrës dhe nevojës së përmirësimit të shqiptarit?


Besoj se është bërë shumë pak në këtë drejtim, por më e keqja është se nuk po ofrohet ndonjë gjë konkrete për ta filluar këtë reformë thelbësore.

Në shkollën tonë sot bëhet mësimdhënie, por jo edukimi që duhet.

Spontanitetit të spikatur shqiptar i përgjigjet dhe diktohet një punë e rëndë, gati formale, duke mos menduar për të nxitur leximin, aktivitetin krijues dhe dinamikën e lindur të fëmijëve të fillores, e duke penguar kësisoj përfitimin e natyrshëm të një njohje të gjallë me anë të eksperiencës.

Edukimi nuk mund të jetë një ligj apriori, apo një imponim që vjen nga jashtë siç është bërë modë të flitet për probleme thelbësore të arsimit tonë. Por nuk është as diçka që mund të arrihet dhe perfeksionohet me një vernik të lehtë, pra me një lustro të jashtme, që nënkupton ato lëndë e mësime të cakëzuara e aspak prioritare e të ponderuara që u jepen fëmijëve tanë.

Në një kohë që etika, edukimi moral, shoqëror, qytetar, demokratik,kombëtar; pra gjithçka që formon karakterin dhe integritetin e vërtetë të një individi për shoqërinë, duhet të kishin ponderimin më të madh të lëndëve dhe orëve të lira ose kurrikulare, për ta kthyer shkollën tonë fillore në një shkollë të “edukimit krijues”, që të mos shkatërrojë dispozitat dinamike të nxënësve por t’i orientojë ato.

Kërkesa jonë e edukimit shoqëror përfshin edhe një parim të rëndësishëm të politikave arsimore të shkollave më të njohura të qytetërimit perëndimor. Bëhet fjalë për atë kredo të famshme pedagogjike të shndërrimit të shkollës në një “shkollë të aktivitetit” pra, një shkollë që të kalojë mësimdhënien dhe një punë shkollore mekanike, që nxjerr një numër të madh fëmijësh me kulturë artificiale, që në rrebeshin e parë të jetës i rrëzon kokrrat përtokë.

Nuk bëhet fjalë aspak për shkollat profesionale, por për një shkollë që të vërë në lëvizje gjithë fuqitë e brendshme produktive të nxënësve të vet, pra të krijojë orientimin drejt edukimit të njeriut për shoqërinë.

Edukim do të thotë kulturim që mund të bëhet vetëm brenda në e shpirtin e fëmijëve dhe që mund të krijohet me zhvillimin shkencor dhe orientimin pedagogjik të “unit” djalëror.

Jo siç bëhet rëndom në shkollën tonë me frikën e dënimit, autoritetin e mësuesit apo dhe superioritetin më të madh nëpunësor të ministrit, zyrtarit, mësuesit mbi edukatorin e vërtetë.

Idenë tonë pedagogjike e ndihmon fortësisht në këtë drejtim, edukimi krijues i shkencave, i kuptuar në popullarizimin e tyre, pra shpjegimin e thjeshtëzuar të tyre për nivelin e shkollës së mesme, ose edhe atë fillore. E këtë duhet të përfshijmë sa me shpejtë jo vetëm në shkencat e mirëfillta, por edhe ato humane dhe shoqërore, vendimtare në krijimin e një shkolle të edukimit shoqëror. Veçse një gjë e tillë shkatërrohet që në rrënjë, nëse e lëmë fakultativ studimin e tyre.

Ç’edukim apo ç’ngulitje të idesë së shoqërisë mund të ketë një i ri nëse nuk edukohet gjerë dhe thellë me filozofinë e sociologjinë, e le më pastaj me një kulturë popullore, unike dhe harmonike, po nuk e bazoi këtë studim në psikologjinë shqiptare.

Ndaj ky hon i thellë në ndërgjegjen dhe edukimin e fëmijëve tanë duhet të kishte filluar të administrohej nga strukturat e larta drejtuese të arsimit shqiptar.

“Gjendja e shpirtit të fëmijëve është barometri i shëndetit dhe vitalitetit të një shoqërie”. Kjo ishte njëra nga kredot më të rëndësishme pedagogjike të filozofit të madh të edukimit amerikan të asaj kohe Xhon Djui, një moto arsimore kjo që i ka rezistuar kohës dhe përbën modelin e shumë politikave të sotme arsimore në shumë vende të përparuara perëndimore.

Mendoj se ky duhej të ishte misioni kryesor reformues që duhet të ndërmarrë sot arsimi ynë.

© Gazeta Panorama


[ Edited Wed Dec 23 2009, 03:12AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 20 2010, 09:27AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Mesuesit shqiptare, paket te gjuhes angleze

E Merkure, 20 Janar 2010


Mesuesit shqiptare do te kene mundesi te aftesohen ne gjuhen angleze, nepermjet nje pakete te vecante e cila do te mundesohet nga Ambasada e Mbreterise se Bashkuar. Kjo marreveshje eshte konkretizuar dje gjate takimit te Ministrit te Arsimit dhe ambasadores se e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane, znj. Fiona Mcileham dhe perfaqesuesen e British Council ne Shqiperi, Clare Sears. Gjate takimit ministri Tafaj dhe ambasadorja Mcileham diskutuan mbi ecurine e Projektit Rajonal "Future Schools" qe implementohet nga British Council, Microsoft dhe Ministrite e Arsimit te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise. Ne kuader te ketij projekti, British Council do te ofroje paketen ne sherbim te mesuesve shqiptare, lidhur me metodat bashkekohore te mesimit te gjuhes angleze dhe mesimdhenies.

Ministri Tafaj theksoi se institucioni qe ai drejton eshte shume i interesuar per vazhdimesine e bashkepunimit me qeverine Britanike, duke vene ne dukje nevojen e arsimit shqiptar per kurrikula me standarde bashkekohore. Bashkepunimi me British Council vjen ne momentin e duhur, pasi shtrirja e internetit ben qe te kemi online teknologjine e informacionit ne sherbim te permiresimit te kurrikulave tona, vleresoi Tafaj. Nderkohe qe vetem pak dite me pare, kreu i arsimit ishte per nje ne vizite ne Angli ku u ra dakord hartimi i nje Abetareje per femijet e emigranteve qe jetojne aty.

Arabia Saudite

Ambasadori i Arabise Saudite ne Tirane, ne nje takim me kreun e Arsimit ka pohuar se permbytja ne zonen e Shkodres ka qene nje fatkeqesi e rende, por qe duhet te merren masat per sa i perket arsimimit te femijeve ne kete zone.

© 1991 - 2009 Koha Jone
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Feb 07 2010, 09:23AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Rregullat per gjimnazistet jashte vendit

E Diele, 07 Shkurt 2010

Sonila Isaku

Nxenesit te cilet kane perfunduar studimet e mesme jashte vendit dhe deshirojne te ndjekin studimet e larta ne universitet shqiptare, jane te detyruar tuu nenshtrohen nje sere procedurave te reja. Sipas nje rregulloreje te miratuar nga Ministria e Arsimit, keta nxenes duhet te fillojne pergatitjet e tyre qe ne mes te muajit prill ku duhet te paraqesin dokumentet se bashku me nje kerkese. Pas shqyrtimit te ketyre dokumenteve, percaktohen edhe shkollat ku maturanti duhet te jape provimet me zgjedhje.

Ekuivalentimi

Zbardhen kriteret e ekuivalentimit dhe regjistrimit ne Maturen Shteterore 2010, per te rinjte shqiptare qe kane kryer shkollen e mesme jashte vendit. Shtetasit shqiptare qe kane kryer shkollen e mesme jashte shtetit dhe kane nje diplome te barasvlershme me Deftesen e Pjekurise te Republikes se Shqiperise, kane te drejte te vazhdojne studimet ne institucionet e arsimit te larte ne Republiken e Shqiperise. Me tej, shtetasit shqiptare qe kane kryer shkollen e mesme jashte shtetit, per t'u pranuar ne institucionet e arsimit te larte publik duhet te japin provimet e lendeve me zgjedhje. Shtetasit shqiptare, qe do te japin provimet e lendeve me zgjedhje, duhet te paraqesin per ekuivalentim ne Ministrine e Arsimit (Drejtoria e Kurrikules dhe Monitorim, Vleresimit) deri me 15 prill dokumentet e meposhtme: kerkesen me shkrim per te vazhduar studimet e larta ne institucionet e arsimit te larte publik; deftesat origjinale me notat e te gjitha viteve te shkolles se mesme, te perkthyera dhe te noterizuara; fotokopje e noterizuar e pasaportes/leternjoftimit ose certifikate lindjeje me fotografi. Per te kryer kete procedure ne Ministrine e Arsimit do te ngrihet komisioni i posacem per ekuivalentimin e dokumentacionit te shtetasve shqiptare qe kane kryer shkollat e mesme jashte shtetit dhe qe deshirojne te vazhdojne studimet e larta ne institucionet e arsimit te larte publik. Komisioni i posacem, pasi njeh vlefshmerine e defteses shkollore te shtetasve shqiptare qe kane kryer shkollen e mesme jashte shtetit, ndjek hapat e meposhtem: ben perllogaritjen e notes mesatare te viteve te shkollimit dhe te notave te provimeve te detyruara D1 dhe D2 ose, ne mungese te ketyre te fundit, te notave perkatese te ketyre lendeve; percjell zyrtarisht rezultatet e mesiperme ne Komisionin e Matures Shteterore prane Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ku shtetasi ka vendbanimin, brenda dates 30 prill.

Provimet

Komisioni i Matures Shteterore prane Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore ndjek hapat e meposhtem: cakton shkollen ku shtetasi do te kryeje provimet me zgjedhje dhe do te plotesoje formularet A1 dhe A2; percjell prane shkollave perkatese notat qe ka percaktuar Komisioni i Posacem; dorezon zyrtarisht dhe ne forme elektronike ne Agjencine e Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve (AVA) formularet A1 te plotesuar nga shtetasit dhe permbledhesen e te dhenave te shtetasve sipas tabeles T, brenda dates 5 maj. Formularet A2 do te plotesohen nga shtetasit brenda muajit qershor, sipas afateve qe do te vendos Ministria e Arsimit dhe duhet te dorezohen ne Komisionin Shkollor te Matures Shteterore.

© 1991 - 2009 Koha Jone
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 12 2010, 06:10AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Sot shkolla më e mirë e “së ardhmes”

12/02/2010

Zhvillohet konkursi “Shkolla inovatore e vitit 2010”, ku 10 më të mirët janë seleksionuar mbi bazë të vizionit të tyre
“Shkolla inovatore e vitit 2010”. Është ky konkursi që ka futur në garë 10 shkollat më të mira të vendit të përzgjedhura mbi bazë të rezultateve të përdorimit të teknologjisë dhe të mendimit krijues.
“British Council Albania”, në bashkëpunim me “Microsoft Partners in Learning” dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në përfundim të projektit “Future School” (shkolla e së ardhmes) do të organizojë sot ceremoninë e dhënies së çmimit “Shkolla inovatore e vitit 2010”, njërës prej 10 shkollave pjesëmarrëse në këtë konkurs. Aty do të jenë të pranishëm ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona McIlwham, drejtori i “Microsoft Partners in Learning” për Europën, Teo Milev dhe drejtoresha e “British Council”, Clare Sears. Në këtë ceremoni do të prezantohen projekt-propozimet e 10 shkollave pjesëmarrëse në konkurs dhe do të ndahen çmimet për shkollat më të mira.

Projekti “Future School” i iniciuar në muajin nëntor 2009, është organizuar në formën e një konkurrimi mes shkollave më të mira në Shqipëri, ku përmes një sërë aktivitetesh si workshope, trajnime e takime, të mesmet kanë përpunuar dhe paraqitur një propozim të tyre se si nëpërmjet përdorimit të teknologjisë dhe të menduarit krijues mund të arrihen rezultate më të mira në mësimdhënie dhe të arrihet niveli i shkollimit i ngjashëm me atë të shkollave europiane. Pjesëmarrësve u është kërkuar të paraqesin një vizion të tyrin mbi shkollën e së ardhmes, qoftë në aspektin e mësimdhënies me në qendër nxënësin apo në atë të menaxhimit të shkollës si institucion. Projekti “Future School” (shkolla e së ardhmes) është një bashkëpunim midis “British Council” dhe “Microsoft” në 40 shkolla të Europës Juglindore, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. “Kjo u ka ofruar mundësi mësuesve dhe studentëve për t’u angazhuar në një projekt shkollor jo të zakontë, duke konkurruar brenda vendit me idetë dhe vizionin e tyre mbi shkollën e së ardhmes. Në rrugën e tyre drejt integrimit në BE, sfida më e madhe e vendeve të Ballkanit në përgjithësi dhe atyre të përfshira në këtë projekt në veçanti, përfshi edhe Shqipërinë, është krijimi i një ekonomie konkurruese dhe cilësia në edukim është çelësi për të arritur këtë objektiv”, shprehen organizatorët e konkursit. Sipas tyre, projekti pati qëllim avancimin e debatit, duke angazhuar komunitetin e shkollave në procesin e parashikimit të shkollave të së ardhmes dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për të tejkaluar barrierat e realizimit të një vizioni të tillë.


©2009 Gzeta SHQIP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System


Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Eurodita Live - Trokit




Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4154 sec, 0.0105 of that for queries. DB queries: 58. Memory Usage: 3,062kB