Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji
 
<< Previous thread | Next thread >>
Ndjenjat dhe Emocionet !!!!!!
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Engel
Tue Feb 24 2009, 09:13pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Proceset psikike emocionale ndahen ne dy grupe kryesore: emocione dhe ndjenja.

Emocionet, ne kuptimin e ngushtë te fjalës, janë ato gjendje shpirtërore qe lidhen me permbushjen ose mospermbushjen e nevojave dhe te kerkesave organike për ushqim, për ujë, ajër te pastër, për veshmbathjen, nevojat seksuale, situatat e rrezikshme për jetën.
Ne emocione hyjne dhe ato qendrime qe lidhen me ndijimet, me pasqyrimin e cilesive te veçanta te sendeve, kenaqesive apo pakenaqesive qe na sjellin veprimet mbi organet e shqisave, te ererave, ngjyrave, shijeve, formave etj qe kanë objektet.

Ndjenjat janë procese te nderlikuara psikike qe lidhen me nevojat e lindura ne procesin e zhvillimit historik e shoqeror, lidhen me marrëdhëniet me njerëzitë e tjerë, me nevojat kulturore dhe shpirtërore te njerëzve. Pra termi ndjenjë përdoret ne rastet kur subjekti pasqyron marredhenie te ndersjellta dhe te rëndësishme ne mes personalitetit te tij dhe shoqerise si p.sh. dashuria e nenes për femijen, e djalit për vajzen, urrejtja, besnikëria, xhelozia etj.

Emocionet janë forma konkrete te rrjedhjes se ndjenjave. janë procese ne baze te te cilave formohen ndjenjat si veti te personalitetit.

Ndryshimet mes emocioneve e ndjenjave:
Emocionet janë me dinamike, mund te dobesohen shpejt dhe mund te zhduken sipas situates qe paraqitet.
Ndjenjat janë perjetime te thella e te qendrueshme shoqërore.
Emocionet janë si tek kafshet ashtu edhe tek njeriu. Ndjenjat gjenden vetëm tek njerëzitë, kanë karakter shoqeror dhe historik.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Wed Feb 25 2009, 10:17am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
emucioni im me i madh ishte kur vellai im iku neper liqenin e shkodres,dhe me tha vetem mua e mbas tre ditesh do te lajmeroja familjen se ai iku.......me qellim qe mos merziten prinderit....une atehere isha shume re......por ai me besonte tmerrsisht mua.....nuk e di per te perjetosh ate emocion me ndjenjen e angthtit se mos e vrasin apo mbytet e shume e shume......dhe mos arrish ta flasesh me asnje....ishte dicka teper emocinante.....

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Mon Jun 08 2009, 09:35am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Shpesh nuk jemi të sigurt se si krijohen tek ne ndjenjat dhe emocionet për një vepër arti. Nga përvoja e përditshme ne mendojmë se muzika, piktura, letërsia, drama na japin neve emocione. Por ka edhe teori të cilat vërtetojnë të kundërtën. Kjo teori quhet Empatia ose Einfuhlung në gjermanisht. Empatia është përpjekje për të riprodhuar në vetvete ndjenjat e tjetrit, me qëllim që ta kuptojë atë.

Njeriu ose psikologu përpiqet që të riprodhojë ndjenjat e tjetrit ose të klientit me qëllim për të ndërhyrë në psikikën e tij dhe pastaj për ta këshilluar për një çështje ose çrregullim të caktuar. Empatia shfaqet në formë të caktuar në përjetimin e ndjenjave të personazhit të dramës nga ana e aktorit që e interpreton.

Në empati njeriu ndien atë që e mundon tjetrin, që përjeton në një situatë të caktuar. Teoria e Empatisë përdoret shumë edhe në fushën e artit. Psikologë të ndryshëm arti i kanë dhënë rëndësi të veçantë kësaj teorie dhe aftësisë së saj për të ndikuar tek fusha e artit. Shumë vepra arti të mëdha të letërsisë, pikturës ose muzikës janë të “krijuara” shpesh nga aftësia jonë për të transmetuar emocione të cilat u japin jetë këtyre veprave. Kjo është gjithmonë e lidhur me sferën emocionale. Teoria e njohur si Einfuhlung (Empatia) në letërsinë psikologjike është teori efektive. Kjo teori është zhvilluar nga Lipps, që ka qenë një psikolog arti. Ajo niset nga një koncept i kundërt i ndjenjës emocionale.

Teoria e ndjenjës emocionale pretendon se vepra e artit na jep neve emocione të cilat ne i përjetojmë ato në një periudhë të caktuar kohe. P.sh., sipas teorie, “Simfonia e pestë” e Bethovenit, “Vëllezërit Karamazov” e Dostojevskit, “Davidi” i Mikelanxhelos, kënga jonë popullore, vepra e Fishtës ose Kadaresë na japin neve emocione të pakrahasueshme. Por, sipas teorisë Einfuhlung, emocionet nuk krijohen tek ne prej veprës së artit. Pra, emocionet nuk krijohen tek ne, p.sh., prej këtyre veprave të artit që përmenda më lart. Elementi artistik nuk prezanton “tingullin” tek ne. Jemi ne ata që paraqesim emocionet tona në një vepër arti. E tillë është natyra e psikikës sonë, që insinuon veten në fenomenet fizike, në rastin tonë në një vepër arti. Pra, sipas Einfuhlung, jemi ne që e bëjmë veprën e Bethovenit, Dostojevskit, Mikelanxhelos dhe këngën tonë popullore etj.

Einfuhlung është kundërveprim ndaj ngacmimit. Ne prezantojmë kundërveprimet tona në një vepër arti. Teoria e ndjenjës emocionale që pretendon se vepra e artit na jep neve emocione thotë se kënga, piktura ose letërsia dhe drama krijojnë tek ne emocione të formave të ndryshme. Kurse sipas Einfuhlung, jemi ne ata që bëjmë këngën, pikturën, letërsinë, dramën. Pra jemi neve ato ose psikika jonë, e cila e bën veprën e artit. Ne nuk mund të mohojmë se Einfuhlung është pjesë e gjithëpranishme e perceptimit tonë. Kështu, ajo nuk mund të ketë ndonjë kuptim specifik “estetik”. Shpesh perceptimi për psikologjinë e artit nuk është shumë “i rëndësishëm”. Një vepër arti shkakton dy lloje ndikimesh tek ne.

Së pari, ajo jep një bashkëndikim.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
L - N
Mon Oct 12 2009, 12:39pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Misteret që nuk i shpjegojnë dot as psikologët

Nga besimi në Zot te dëshira e parezistueshme për të flirtuar me seksin e kundërt. Ka disa impulse njerëzore që edhe mendjet më të ndritura të psikologjisë nuk janë në gjendje që t‘i shpjegojnë. Ja disa nga çështjet që nuk kanë ende një përgjigje. Ja si

Vetëkontrolli

Martin Seligman Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, SHBA

Disa teoricienë besojnë se vetëkontrolli është një veçori e përgjithshme. Përvoja ime me humbjen e peshës e hedh poshtë një gjë të tillë. Unë kam peshuar 95 kilogramë gjatë 20 viteve të fundit dhe kam mbajtur dieta të vazhdueshme dhe disa herë rresht, por gjithmonë, pas disa kohësh, jam kthyer sërish 95 kilogramë. Mungesë vetëkontrolli? Vështirë të jetë kështu.

18 muaj më parë nisa që të eci, duke e ditur se 10000 hapa në ditë përgjysmojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake te një peron i moshës sime dhe me profilin e rrezikshmërisë sime. Që nga ajo ditë, bëj 14000 hapa në ditë. Kjo ndodhi pasi vendosa se duhet ta bëja një gjë të tillë, pra se ushtrova vetëkontrollin.

Bukuria

Chris McManus Profesor Psikologjie në Universitetin e Edukimit Mjekësor në Londër

Çfarë është ajo gjë që e quajmë bukuri? Jo "arti" si një fenomen shoqëror bazuar në statusin apo pasqyrimin, apo fytyrat e bukura që dalin nëpër reklama, apo revista mode, por ato momentet e bukura me diell që na mbushin shpirtin me gëzim dhe paqe dhe na japin burime energjie për muzgun, apo gjethet e vjeshtës e të tjera si këto. Përmbajtja nuk ka rëndësi. Pikturat e mollëve të Cezanit nuk janë të bukura, sepse dikush mund të pëlqejë mollët për t‘i ngrënë, por sepse kanë formë të bukur. Madje bukuria gjendet edhe tek e tmerrshmja, për shembull ka fotografi të bukura, pra të arrira të gjërave të tmerrshme. Diku, duhet të ndodhet diçka formale, strukturore, kompozicionale, që përfshin të gjitha aranzhimet e dritës dhe hijes, tingullit dhe fjalëve që bëhen bashkë për të thënë në një mënyrë të re, idetë e vjetra. Kur shoh të bukurën, bie në kontakt me të, e di se përpara çfarë fenomeni ndodhem dhe jo vetëm unë, por edhe ti që po më lexon. Po a mund të ma shpjegosh se përse pak a shumë të gjithë jemi në një mendje për diçka që është e bukur, e diçka që nuk është e tillë?

Kush jam unë?

Stephen Reicher Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Shën Andresë

Kush jam unë. Jam hebre, por nuk jam besimtar. Nuk jam i sigurt se e di mirë se çfarë do të thotë të jesh hebre. Megjithatë jam i sigurt se të tjerët janë të sigurt. Unë di se miliona njerëz janë masakruar për faktin e vetëm se ishin hebrenj. Unë e di se miliona të tjerë janë zhvendosur nga hebrenjtë për faktin e vetëm se ata nuk ishin hebrenj. Po çfarë është të qenit hebre për mua dhe për botën në të cilën jetoj? Kush jemi ne? Kush jam unë? Unë kam lindur në Angli në një familje që iku nga Gjermania dhe Polonia. Jam rritur nga prindër britanikë që dolën jashtë vendit për çështje pune. Tani jetoj në Skoci, me një grua që ka lindur në Yorkshire. Historia jonë është një pandemonium, fati ynë është një Kaledonian. Kush duam ne që të jemi, që të bëhemi? Deri ku na lënë të tjerët që të shkojmë, apo të realizojmë ëndrrat tona? A ka në fund të fundit rëndësi që të studiojmë me hollësi identitetet tona?

Vështirësitë e të mësuarit

Mike Posner Profesor Psikologjie në Universitetin e Oregonit

Përse e kam pasur shumë të vështirë që të mësoj të ndreq makinën, të gatuaj darkën, të qep një kopsë? Të tjerët e kanë bërë më me lehtësi, po atëherë përse unë jo? Ka shumë që më kanë thënë që të përpiqem më shumë, por të mësuarit nuk ka të bëjë vetëm me përpjekjen personale, sado e madhe të jetë ajo. Pas më se 50 vitesh që studioj psikologjinë, sapo kam filluar që të kuptoj diçka. Ne mësojmë për rrjete neutrale, aftësi të fshehura dhe se si ato janë formësuar nga variacionet gjenetike dhe përvojat e hershme. Aftësitë e reja shpesh formëzojnë rrjetet e vjetra. E vetmja gjë që kam kuptuar në lidhje me aftësinë e të mësuarit është se ajo është ende një mister, por të paktën tani kam disa ide se ku mund të hulumtoj për të.

Ritualet sportive

David Lavallee Profesor Psikologjie në Universitetin e Wellsit

Do të doja të dija se përse ndonjëherë bëhem supersticioz, ndërsa luaj golf. Kur luaj jam i interesuar edhe për fenomenet psikologjike të lojës dhe lojtarit. Ndërkaq përpiqem që të aplikoj edhe teknika psikologjike si imagjinata për të përmirësuar pikavarazhin përmes veprimeve të supersticionit, të tilla si mbajtja e dy topave në xhepin e djathtë në shenjë fati të mirë. Ajo që nuk di është se përse vazhdoj që t‘i kem sjellje të tilla të vazhdueshme, ndërkohë që nuk i shpjegoj.

Optimizmi

Ellen Langer Profesoreshë në Universitetin e Harvardit

Kur një kolegu im i dashur ishte ende gjallë, ai shpesh thoshte se për të unë isha përcaktimi më i mirë që mund t‘i bëhet një optimizmi të përhershëm. Mendoj se këndvështrimi im shpjegon edhe fushën time të kërkimit shkencor. Në vend që puna ime të merret me përshkrimin e fenomenit, ajo synon eksplorimin e arsyes së ekzistencës së tij. Në një librin tim të fundit, diskutoj në lidhje me atë që ne konsiderojmë si kufirin e mirëqenies sonë fizike dhe shpirtërore. Mund të mos i kuptoj shumë gjëra, por çdo vit dhe çdo eksperiment që bëj më bind se e ardhmja i ngjan gjithnjë e më pak së shkuarës. Një tjetër gjë që di është se ndërsa e ardhmja shpaloset para nesh, njerëz si unë po kalojnë një kohë shumë pozitive. Unë mbetem optimiste në lidhje me të qenit optimiste.

Vdekja dhe falja

Paul Ekman Psikolog i lirë

Gjatë bisedave të mia të fundit me Dalai Lamën, ne patëm mosmarrëveshje në dy çështje. Njëra kishte të bënte me vdekjen për të cilën unë them se atë nuk e ndjen, ndërsa ai thotë se të gjithë e ndjejmë. Fakti është në anën e tij, duke qenë se të gjitha fetë premtojnë njëfarë jete pas vdekjes dhe ato nuk do ta bënin një gjë të tillë nëse njerëzve nuk do t‘u duhej një gjë e tillë. Unë kam frikë një vdekje të dhimbshme, por jo vdekjen në vetvete. Një tjetër mosmarrëveshje ishte në lidhje me faljen. Unë jam i mendimit që ka veprime të pafalshme, si abuzimi me të miturit, përdhunimi, Holokausti, tortura e të tjerë. Dalai Lama thotë se ai fal, por nuk harron.

Ankthet

Elisabeth Loftus Profesore në Universitetin e Nju Jorkut

Pas një përpjekjeje të mundimshme dhe jo veçanërisht të suksesshme, për të dhënë një ide në lidhje me ankthet, takova një grup njerëzish të zakonshëm dhe i pyeta se çfarë kishin për të thënë për veten. Ata nuk u ndjenë shumë komodë me pyetjen time ndaj më thanë, nëse kisha ndonjë ide më të qartë për pyetjen dhe unë i thashë të më thonin diçka në lidhje me ankthet e jetës së tyre. Një nga vajzat e grupit më tha se, sipas saj, ankthi ishte ajo ndjenjë që e bënte të vlerësonte më mirë paqen. Vetëm kaq? Po cila është arsyeja e mundshme për një sjellje të tillë, natë pas nate, një sjelljeje që në fund të fundit na frustron, na shqetëson?

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Engel
Sat Nov 14 2009, 07:33pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
shume interesante shkrimi juaj z.lec.komplimenta.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
WORLD
Mon Aug 02 2010, 12:15pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
pa ato...besoj se jeta ime do ishte mekanike, e ftohte akull, pa deshire me e jetu ....

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Fri Nov 19 2010, 08:48am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Ndjenjat dhe emocionet jane ato qe na ndajne prej kafshes (te pakten me ca dime)
Ndjenja asht dhurate e suprize kur ndodh ashtu si vetem ajo di te te pushtoje si diktatore. Mhhhhh ndiej kam emocione, rrjedhimisht ja vlen te jetosh ne maksimum

I care and I wish well!

Back to top
WORLD
Fri Jan 07 2011, 10:46pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
a-cat ka shkruar:

Ndjenjat dhe emocionet jane ato qe na ndajne prej kafshes (te pakten me ca dime)
Ndjenja asht dhurate e suprize kur ndodh ashtu si vetem ajo di te te pushtoje si diktatore. Mhhhhh ndiej kam emocione, rrjedhimisht ja vlen te jetosh ne maksimum



egoiste!!

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Sat Jan 08 2011, 10:56pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
WORLD ka shkruar:

a-cat ka shkruar:

Ndjenjat dhe emocionet jane ato qe na ndajne prej kafshes (te pakten me ca dime)
Ndjenja asht dhurate e suprize kur ndodh ashtu si vetem ajo di te te pushtoje si diktatore. Mhhhhh ndiej kam emocione, rrjedhimisht ja vlen te jetosh ne maksimum



egoiste!!


Urdhnoni ;;)

I care and I wish well!

Back to top
WORLD
Tue Jan 18 2011, 02:18pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
a-cat ka shkruar:

WORLD ka shkruar:

a-cat ka shkruar:

Ndjenjat dhe emocionet jane ato qe na ndajne prej kafshes (te pakten me ca dime)
Ndjenja asht dhurate e suprize kur ndodh ashtu si vetem ajo di te te pushtoje si diktatore. Mhhhhh ndiej kam emocione, rrjedhimisht ja vlen te jetosh ne maksimum



egoiste!!


Urdhnoni ;;)



te perqafoj fort

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Tue Jan 18 2011, 03:56pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
WORLD ka shkruar:

a-cat ka shkruar:

WORLD ka shkruar:

a-cat ka shkruar:

Ndjenjat dhe emocionet jane ato qe na ndajne prej kafshes (te pakten me ca dime)
Ndjenja asht dhurate e suprize kur ndodh ashtu si vetem ajo di te te pushtoje si diktatore. Mhhhhh ndiej kam emocione, rrjedhimisht ja vlen te jetosh ne maksimum



egoiste!!


Urdhnoni ;;)



te perqafoj fort


Ma more frymen he dreq


I care and I wish well!

Back to top
S~erenity
Thu Feb 10 2011, 01:05am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
a-cat ka shkruar:

Ndjenjat dhe emocionet jane ato qe na ndajne prej kafshes (te pakten me ca dime)
Ndjenja asht dhurate e suprize kur ndodh ashtu si vetem ajo di te te pushtoje si diktatore. Mhhhhh ndiej kam emocione, rrjedhimisht ja vlen te jetosh ne maksimum


Bukur e the maj halle hahaha

Hmmmmmm, lum ne qe i kemi ndjenjat dhe emocionet se pa to jeta do ishte rrobotike dhe pa kuptim!!
Po mica ja vlen te jetosh dhe te jesh pozitive :x
Love you darling!
Back to top
WORLD
Sat Mar 05 2011, 10:12pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
per mu emocjoni ashte forma ma e mire per me shpreh tan forcen e shpirtit, i cili ka nevoje per "tronditje" qe vetem emocjoni na e dhuron...

Une jetoj me emecionin...pa te ...do jem emocion pa emcion ...

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Sat Mar 05 2011, 10:42pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
WORLD ka shkruar:

per mu emocjoni ashte forma ma e mire per me shpreh tan forcen e shpirtit, i cili ka nevoje per "tronditje" qe vetem emocjoni na e dhuron...

Une jetoj me emecionin...pa te ...do jem emocion pa emcion ...


Booookooor World vec shpirtin ja more emocionit tu e shkrujte gabim hahaha s'ke faj se je pergjumshem :d
2 here ne nje rresht

I care and I wish well!

Back to top
WORLD
Sun Mar 06 2011, 09:28pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
a-cat ka shkruar:

WORLD ka shkruar:

per mu emocjoni ashte forma ma e mire per me shpreh tan forcen e shpirtit, i cili ka nevoje per "tronditje" qe vetem emocjoni na e dhuron...

Une jetoj me emecionin...pa te ...do jem emocion pa emcion ...


Booookooor World vec shpirtin ja more emocionit tu e shkrujte gabim hahaha s'ke faj se je pergjumshem :d
2 here ne nje rresht



hahahahahah hahahahahah hahahah Ke te drejte! Ate dite kam ken pergjumesht krejt. Ose me shume emocione

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Tue Mar 22 2011, 04:27am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Mire se i keke pershtate temes me shkrujte me emocion

I care and I wish well!

Back to top
lissandro
Sat Apr 09 2011, 08:03pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
E kam fjalen per disa siper, nuk e kuptoj se cfar kenaqsie i ndjeni qe bani kopy dhe paste postimeve qe vendoseni ketu a nuk jeni ne gjendje qe te bani komentim me fjalet tuaja .......

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
- Stella -
Fri Feb 01 2013, 02:56pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Sa m'pelqej e mu duk real iky shkrim



Emocionet janë si një sëmundje ngjitëse.

Influenca reciproke ndërnjerzore e emocioneve, nuk është vështirë të verifikohet gjatë çdo lloj komunikimi mes personave. Të gjithë njerzit kur janë duke komunikuar mes tyre, i trasmetojnë njeri tjetrit nga nëntoka e psiqikës, emocionet përkatëse, të cilët, në shumicën e rasteve as dhe arrijnë ti parashikojnë se kush janë, ndërsa për ti komanduar as që bëhet fjalë. Në mënyrë krejt të pavarur, emocionet tona kanë një aftësi të jashtëzakonëshme influencuese ndaj nesh dhe njerëzve me të cilët jemi duke komunikuar.
Jo rrallë, njerëzit vetëm në një takim të shkurtër disaminutësh me një tjetër, arrijnë të bëjnë pohime të tilla si : « Sa njeri i sjellshëm “. “ Sa njeri i edukuar”! Dhe pse në fakt nuk kanë as një njohje tjetër, duke përjashtuar minutat e mësipërme; ato arrijnë në një konkluzion të tillë thjesht sepse gjendemi mirë në shoqërinë e tyre dhe na pëlqen të rrimë akoma me këto persona. Pra mjafton sjellja e këtij shembulli për të demonstruar se sa lehtë emocionet kalojnë nga një person në tjetrin, se sa shpejt arrijnë të infektojnë një gjendje të magjishme dhe te tjetri.
Fenomeni i “ infeksionit emocional ” është i lidhur me mekanizma jokoshientë, jo të vetëdijëshëm, gjë e cila kjo, spjegohet me punën e gjatë që ka bërë evolucioni me emocionet. Kjo praktikë gjen shprehje dhe në faktin se kur dy persona kontaktojnë emocionalisht, gjendja emocionale e personit që i shpreh emocionet në mënyrë më të qartë e më më efikasitet, transferohet në gjendje emocionale dhe të personit tjetër, i cili në këtë aspekt e moment është më pasiv.
Njerëzit që dinë të shprehin emocione e ndjenja që ngjisin në shoqëri, e kanë më të lehtë të arrijnë objektivat e tyre. Këto individë, janë tipa me të cilët të tjerët duan të rrinë, sepse janë karaktere që trasmetojnë forcë e pushtet në pikëpamje emotive, veç të tjerash, mund të themi se ato kanë aftësinë që të shpërndajnë rreth vehtes atë klimën e veçantë, të cilën njerëzit e shprehin duke thënë: “ Është kënaqësi të kesh të bësh me një njeri të tillë ”.
Kur fitojmë aftësi të mbajmë në aktivitet dimensionin tonë emotiv, duke humbur mendjen në favor të ndjenjës, koha kalon ndryshe dhe jeta e njeriut kthehet në një histori si ajo e personazheve të një përralle të mrekullueshme. Kjo ndodh sepse emocionet kanë fuqinë e posaçme që të na “ infektojnë “ me jetë speciale, ti japin asaj ngjyra rinore, pavarsisht nga mosha anagrafike e personit. Njeriu rigjeneron kështu sensacione duke instaluar një kanal special që gjeneron impulse kreative.


Perkthej: Petrit Sulaj
Marre nga: Planeti i emocioneve


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Tue Feb 05 2013, 11:17pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Sa e vertete stella, po m'pelqen edhe mu shum
Emocionet jane shum t'randsishme edhe menyra si i shprehim e si i perceptojme flet shum per ne.
Si e thote edhe ky shkrimi siper ne tan jena te lidhun emocionalisht me njerezit e tjere, edhe ato njerz qe injorojme, edhe me te hujt te cileve ndoshta nuk i hedhim asnji sy.
Ajo si e perceptoj un boten e emocioneve, asht shum e lidhun me nji kandveshtrim ifije mistik e kibernetik qe jam tu pas per vedin e per boten qe m'rrethon. Kajhere, kur jena tu ndi nji emocion te caktum, na mjafton me u ndal dy minuta edhe me mendu..me e shkeput at emocion prej trupit ton, me u ba si spektator i jashtem edhe me kuptu taman se ca asht. Kjo te con te nji nivel tjeter i te mendumit mbi emocionin, te 'transporton' ne nji nivel tjeter te psikes.

Tu shku edhe iher te shkrimi i masiperm, secili prej nesh rrezaton emocionet e ndjenjat qe mbart...tan kena nji si tip aureolet rreth nesh qe mundet me ken pozitive ose negative. Sdi a ju ndodh ju, por mu po iher. Sapo e shof nji njiri, me transmeton nji energji te caktume..nuk asht kurr per tan njisoj. asht njaja 'aureole', si vale energjie qe nderthur emocionet e mia me ato te personit tjeter. sdi..ndoshta sdi edhe me e shpjegu, po un e ndjej shum.

Interesant stellin qe e paske vu iket shkrim, se jo ma larg se te dilen kam ken tu i diskutu ita gjana me nji shoqe



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Wed Feb 06 2013, 10:36am
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Une tu lexu per ndjenjat e emocionet ma siper..





Back to top
- Stella -
Wed Feb 06 2013, 03:52pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501

Super m'pelqyne metaman si pjes. Kam gjet disa copa prej ktij librit e po i ve tana qe t'gjej se ishin t'bukra. Kja ishte nji tjeter.


*


Lotèt e njeriut.

Shprehja më tipike, më domethënëse e më specifike e emocioneve njerëzore, në mos më e prekshmja, janë lotët e njeriut. Megjithëatë, akoma dhe sot e kësaj dite jo vetëm për njerzit e zakonshëm, por dhe për shkencëtarët që merren me evolucionin e njeriut, shkaku se përse njerzit qajnë, vazhdon të jetë gjë misterioze. Më e shumëta, gjëja e vetme e saktë e zbuluar, është fakti se e vetmja qënie e gjallë që derdh lot për shkak të emocioneve, është njeriu.

Megjithëse shumica e kafshëve të larta ështe e paisur me gjëndëra lotmbajtëse, te ato këto gjendra nuk kanë specializimin e ndërlikuar njerëzor; këto gjëndërra te kafshët janë të afta të kryejnë vetëm funksionin për te mbrojtur syte nga agjentët e jashtem. Asnjë specie tjetër, as edhe më i afërti i species tonë: majmuni, nuk mundet të derdhë lot kur vuan, siç ndodh me njeriun.

Evolucionistët, duke filluar me Darëin e deri te ato bashkohorë, nuk kanë avancuar më tej, thjesht mbështesin këtë konstatim si dhe duke specifikuar se lotët, ky produkt i sofistikuar procesit të vuajtjes njerzore, nuk lidhet me ndonjë funksion të dobishëm për njeriun. Nga ana tjetër, kohët e fundit biokimistë e studiues të ndryshëm, pas analizash të hollësishme biokoimike, kanë arritur të zbulojnë se lotët e njeriut provokuar nga vuajtja, kanë natyrë të ndryshme nga lotët që gjenden zakonisht në përbërje të syrit, e që shërbejnë për të lubrifikuar organin e shikimit.

Një studiues i kësaj fushe, Ëilliam Frey pretendon, se lotët njerëzorë, produkt i emocioneve të grupit të vuajtjes, shërbejnë për të shkarkuar nga trupi hormonet e stresit. Këtë gjë ai e shpjegon dhe me faktin se zakonisht njeriu pas nje shfrimi qarje me lot, më pas ndjehet më mirë, e sidomos më i çliruar.

Por ka dhe një tezë tjetër për lotët e njeriut, që lidhet me evolucionin. Dikur, në agimet e njerëzimit, parardhësit tanë ndoshta vetëm kur qanin i preknin të tjerët dhe i detyronin tu vinin në ndihmë kur kishin nevojë, me një fjalë arrinin të bëheshin të besueshëm për të tjerët, se vertetë po vuanin shumë për një gjë. Kjo shprehje e veçantë emotive njerëzore, me sa duket është zhvilluar relativisht vonë, domethënë pasi evolucioni i njeriut ishte ndarë qartë nga ai shimpanzeve.
Nuk ka dyshim, se kur njeriu po qan, kur njeriu derdh lot është qindpërqind autentik, shenja më e qartë që tregon se aiështë thellë në kontakt me thelbin e tij njerzor, qarja njerzore është padyshim tendenca unike e njeriut për të kontaktuar me forcën e tij autentike të brendëshme.

Lotët, ngashërimet dhe dhimbja e njeriut janë fuqia e tij e vertetë, pavarsisht imazhit që moralet e epokave të ndryshme kanë krijuar për to. Janë dritaret e ndërtesës njeri, mbyllur kur është koha të rrinë mbyllur dhe hapen kur ka nevojë shpirti e zemra për tu ajrosur. Pak rëndësi ka, se janë lot zemrimi, lot dëshpërimi, lot dhimbje, a dhe lot trishtimi le të jenë: mirë fare do të ishte qe lotët të kishin të bënin me gëzimin e njeriut, por e rëndësishme është që ne çdo rast, janë një simptomë zhbllokimi e çlirimi mirësie, e dashurie njerzore. Sigurisht lotët më të çmuar, do të ishin lotët e shkaktuar nga keqardhja që ndjejmë për njerëz të tillë mbi tokë, që do të donim ti takonim e që nuk nuk kemi mundësi ta arrijmë një gjë të tillë.

Lotët janë reshjet e shpirtit njerzor. Kur njeriu tejngopet me emocione vuajtje a gëzimi, shpirti hap rubinetin e lotëve. Intensiteti e periodiciteti i reshjes lotore, varet nga ajo që ka mbjellur e korrur njeriu gjate jetës së tij.

Perkthyer : Petrit Sulaj
Shkeputur nga: Planeti i emocioneve.


[ Edited Wed Feb 06 2013, 03:54pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Sat Feb 09 2013, 05:11pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Sa bukur, u knaqa tu lexu

Sidomos kto pjese:

Janë dritaret e ndërtesës njeri, mbyllur kur është koha të rrinë mbyllur dhe hapen kur ka nevojë shpirti e zemra për tu ajrosur.
....

Sigurisht lotët më të çmuar, do të ishin lotët e shkaktuar nga keqardhja që ndjejmë për njerëz të tillë mbi tokë, që do të donim ti takonim e që nuk nuk kemi mundësi ta arrijmë një gjë të tillë.




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Mon Feb 11 2013, 04:33pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Miri74 ka shkruar:

Une tu lexu per ndjenjat e emocionet ma siper..










Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
OLIVE OYL
Mon Feb 11 2013, 10:30pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
SuperGirl ka shkruar:

Miri74 ka shkruar:

Une tu lexu per ndjenjat e emocionet ma siper..










UN KUR PATA ARDH NE FRANCE HAHAHAHAHAHAHA



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
SuperGirl
Mon Feb 10 2014, 02:53pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Nji video prej serise 'experts in emotions' qe ka te bajne me nji interviste per emocionet dhe hormonet.

Enjoy!





Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3239 sec, 0.0739 of that for queries. DB queries: 66. Memory Usage: 3,224kB