Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra - Tradita - Jeta sot |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Tradita Shkodrane, nje jave Dasem 320 kenge.. |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
:::ShkoderZemer |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1 Joined: Mon May 22 2006, 08:16pmPosts: 1803 | Petrika GROSI Dasma, ky event kaq i hershem i bashkimit te dy njerezve per te krijuar familje, eshte pasuruar gjate shekujve me lloj-lloj rritesh. Por e kaluara gjithmone terheq... Pas sugjerimeve te lexuesve tane nga treva te ndryshme te Shqiperise, menduam te nisim nje cikel te tradites se hershme dhe ritualeve mbi proceset me te rendesishme jetesore, siç jane dasma, lindja e vdekja. Ciklin vendosem ta nisim nga Shkodra, per respekt te lexuesve tane atje, te cilet kane qene te paret qe na kane dhene nje ide te tille. Per te folur per dasmen shkodrane, sigurisht qe me pare duhej pare qyteti e te takoheshin njerezit e duhur. Per dasmen qytetare shkodrane na foli pinjolli i nje prej familjeve disashekullore te ketij qyteti, Skender Lohja. Gjate bisedes me Skenderin, te cilin e falenderojme per miresjelljen, ne fillojme te zbulojme nga pak traditen e harruar te dasmes shkodrane... *** “Fejesa ne kohen tone ka pas qene bere me shkesi, pra prej njohjeve mes fiseve, familjeve e keshtu me radhe. Gjithnje kane preferuar te zgjidhin nje vajze apo nje djale nga familje te mira, te ndershme...”, tregon Skenderi, duke vijuar se, “sipas shtresave, gjithsecili nga prinderit eshte munduar te zgjedhe nje bashkeshort per femijen e tij nga kasta qe i perkiste. Kjo ka qene e pergjithshmja per t’u lidhur nje çift ne martese. Jane fenomene shume te rralla ato martesa qe jane bere me njohje vete te çiftit, por edhe ne ato raste shkuesit kane qene nderhyres per njohjen. Ka pasur edhe eksperte qe merreshin me fejesat. Keta shkues kishin njohuri per te gjitha familjet e qytetit dhe mundoheshin te kryenin lidhje sa me te qendrueshme dhe te pershtatshme. Keta njerez shkonin here te njera familje e here te tjera, duke biseduar per bashkimin e te rinjve, derisa bihej dakord. Dajat dhe xhaxhallaret, me rekomandimet e tyre, gjithmone kishin ndikim ne dasmat e niperve”. Fejesa s’ka pas rite te dukshme. Me teper keto rite beheshin mes familjes dhe te njohurve. Fillimisht behej “keputja e fjales”, qe nenkupton momentin kur nje xhaje apo daje i dhendrit shkon te familja e nuses se ardhshme dhe i kerkon doren vajzes. Ky person ishte me autoritet te padiskutueshem. Ky person shkonte i vetem ne deren e vajzes dhe aty i jepej fjala nga babai i saj, vellezerit e xhajat apo dajat. Kjo ishte edhe faza e pare e fejeses. Me tej vinte pirja e kafeve. Me pare kjo behej me pak njerez. Krushqit e dhendrit, rreth 7-8 veta, shkonin e pinin kafe. Kjo vizite kthehej ne te njejtin numer krushqish nga ana e familjes se vajzes. Pasi mbaronte edhe pirja e ndersjelle e kafeve, e gjitha kjo quhej nje fare deshmie dhe aprovimi per fejesen dhe martesen e ardhshme. Ceremonia ishte e thjeshte, me disa llokume, pirje kafesh dhe disa dhurata te thjeshta reciproke. Me vone dergoheshin edhe shenjat, nje rreth, unaze floriri. Rrethi çohej nga te rinjte ne te dyja familjet, por pa u pare njeri me tjetrin çifti i ardhshem. Edhe ketu kemi dhurata te thjeshta qe u jepeshin atyre qe çonin shenjen. Kjo fejese eshte shoqeruar edhe me pranine e nje kleriku katolik ose nje hoxhe, ne varesi te fese, i cili bente lutje dhe bekimin per te vajtur bashkimi i te rinjve ne rruge te mbare. Burri shpesh nuk e kishte pare ndonjehere para dasmes nusen e tij. Ne vitet ’20-’30 ka pasur edhe ndonje perjashtim, kur burri e nusja njiheshin qe para se te martoheshin. Paja e nuses Pas fejeses nis faza e bashkimit te çiftit ne martese. Ketu ka pasur zakone te tjera qe jane zbatuar ne varesi te sferes qe njerezit i takonin. Keto adete ndryshonin mes te varferve e te pasurve apo mes fshatit e qytetit. Po keshtu, te ndryshme nga keta dy te paret i kane pasur zakonet familjet e mesme. Ata qe ishin te pasur jane marre me pergatitjen e “dhentise” se dhendrit dhe me pergatitjen e pajes se nuses. Skenderi tregon se “me nje gjergjef te vogel dore, vajzat qe nga koha e fejeses, por edhe vite para saj, jane marre me pergatitjen e pajes se tyre, duke qendisur sa me shume. Atehere çdo gje qendisej nga dora e nuses. Me vite te tera vajzat punonin per pajat, madje ka pasur edhe raste plot qe jane kthyer edhe ne kenge popullore kur keto nuse jane qeruar nga puna e gjate dhe lodhshme me pajat e tyre. Pergatisnin dhomen e gjumit, qendisnin te gjitha rrobat e veta, te brendshme e te jashtme etj”. Babai i vajzes interesohej gjithashtu qe t’i blinte bijes gjera te kushtueshme. “Ketu ne Shkoder ka qene karakteristike per familjet e medha blerja e gjerave shume te kushtueshme nga babai per nusen e re, - thote Skenderi, -rrobes kombetare i shtohej nje lloj veshjeje qe vihej ne koke qe quhej hilalek. Ajo ishte shume e kushtueshme dhe kishte 100 napoleona ari te varura rrotull. Pastaj, permbi rrobat kombetare, sipas pasurise se njerezve, jane varur ato qe quhen dupe, vargje me monedha ari, te cilat shkonin deri ne 3 breza. Keto quheshin dupe, pasi ishin zakonisht monedha ari, dukate te Venedikut”. Interesimi kalonte me pas te kepucet e nuses qe te ishin te stolisura e te qendisura. Ne pazar te Shkodres, mjeshtra e rrobaqepes kishin punishtet e tyre dhe merreshin me porosi enkas per keto raste. Grate “spiune” brenda dy fiseve Gjate kesaj kohe, pra te pergatitjes se fejeses dhe pajes perfundimtare, ka pasur kontakte dhe keto kontakte beheshin zakonisht me njerez, sidomos gra qe i kane njohur te dyja palet, te cilat jane perdorur me shku e me ardh per te pare se çka po ben dhendri, e çka po ben nusja ne anen tjeter deri sa te mbaronin krejt pergatitjet. “Dhentia”, perfshinte pjesen tjeter te pajes, pasi pas rrobave kombetare, kane qene ato te stilit modern evropian. Ka pasur, veç rrobave te dasmes dhe fustane te perditshme apo kepuce e breza, byzylyke, sahate ari, aromatizues. Pinjolli i familjes 4-shekullore shkodrane, Lohja, tregon ne lidhje me kete se “babai i nuses rendohet shume, pasi babai i nuses çon shume me teper ne shtepine e burrit sesa sjell burri”. Ky eshte dhe ndryshimi mes fshatit dhe qytetit. “Nusja pergatit, veç te tjerash, edhe te gjitha enet e kuzhines, prej bakri, duke nisur qe nga luget, thikat, tenxheret, xhezvet, tepsite, dysheke, jorgane, mbulesa atlasi, perde dritaresh, mineret prej cope te kuqe qe kushtonin shume, shiltet qe jane vu neper minere, te cilat mbusheshin me lesh etj”. Por sipas Skenderit, ky zakon ndryshon serish nga nje zone e Shkodres ne tjetren; “Ne zonat verilindore çdo gje e paguan dhendri, edhe pajen e nuses e paguan ai. Nepermjet inventarit qe i jepte babai i vajzes, dhendri dergonte parate ose i blinte dhe ia niste nuses me njerez te tjere. Keto jane zakone fshatare te malesoreve qe ndryshonin shume nga ato qytetaret”, - tregon qytetari i vjeter shkodran. Dasma qytetare Zakonisht, muaji i preferuar per dasmen eshte shtatori, pra, stina e vjeshtes. Perveç kohes se mire, ka te beje edhe simbolikisht rritja e prodhimtarise gjate vjeshtes. Pra, kjo behet qe edhe çifti te kete pjellori te mire. Vetem ne ndonje rast te jashtezakonshem mund te behet nje dasme jashte shtator-tetorit, kur lihej data e dasmes. Ne dhoma e çardhaqe dhe oborr shtrohen sofrat. Grate e vajzat, shoqeruar me dajre, kendojne e kercejne, ndersa burrat, nga ana tjeter, i degjojne. Grate e burrat qendronin te ndare neper dhoma. Te gjithe te ftuarit ishin prej nje gjaku, pra vetem te fisit dhe shume rralle mund te kishte ndonje shok a mik siç ndodh dendur ne ditet e sotme. 320 kenge dhe nje jave dasme Shtepite i prisnin miqte ne çardhaqet e tyre. Dasma festohej me kenge e me valle dhe me mish e me pije. Ne anen myslimane, ndryshe nga katoliket, nuk kishte vere dhe raki, por vetem valle dhe lengje frutash, sherbet shege dhe embelsira. Sipas gojedhenave, ahengu shkodran ka pasur 320 kenge. Pra, rralle se te binte radha te degjoje te njejten kenge te perseritur dy here ne nje jave feste. Veglat muzikore kane qene violina, sazja, nje vegel me tete tela, si çifteli e madhe dhe gerneta. Kengetare kane qene nje ose dy e shumta, tre burra, kurse me vone jane futur edhe femrat. Nga ana myslimane kane marre edhe valltare femra per te kercyer ne aheng, te cilat vinin nga nje lagje romesh ne Shkoder dhe e kishin per zanat ate pune. Edhe ana katolike nuk ka pasur shume ndryshime ne dasme, me perjashtim te ritualeve fetare. Nusja ne shtepine e dhendrit Nese sot, kur vjen nusja ne shtepi, njerezit i bien borive te makinave, ne ate kohe permbi kuaj krismat nuk kishin te sosur. Nusja ulej ne fillim ne gjerdek, nje qoshe e ndare e dhomes ku qendronte pa fjale, nderkohe qe te gjithe vinin e shikonin, duke admiruar bukurine e saj, qe nga te aferm, komshinj e keshtu me radhe. Ne krah te nuses qendron nje i aferm i saj dhe nje i aferm i dhendrit. Pasi ulet nusja ne karrige i çojne nje femije, te cilit ajo i jep nje dhurate, zakonisht nje monedhe ari. Kete femije nusja e merr, duke e perkedhelur, e ul ne preher dhe e puth ne te dyja faqet. Femija duhet te jete patjeter nje djale. Nderkaq, Ilvie Lohja tregon “...qysh te marten te burri lidhet dhuntia. Te merkuren dergojne dhuratat te nusja dhe ne darke pihet kafja. Te premten pergatitet nusja dhe te shtunen behet dasma ne shtepine e saj, ndersa te burri te dielen nis festa. Sa hyn te burri, asaj i vihet nje buke ne sqetull, koken ia shtypin pak nen dere, ashtu siç ma kane bere edhe mua, ne menyre qe nusja e re te jete e urte e t’i bindet burrit. Dhendri e gjuan me karamele, leke, sheqer dhe oriz. Nusja pastaj perulet ne gjunje para portes dhe nje çun i vogel i sjell uje qe te laje duart. Ajo e shperblen me nje monedhe ari. Me tej i vene ne preher nje djale qe ajo te trashegohet me femije mashkull. Nusja rri ne dhome e s’ben ze. Te pakten me perpara nuset s’kane folur, kurse tani ec e mbaji (qesh)”. Nata e pare e dasmes Ne Shkoder, naten e pare burri nuk fle me nusen. Nusja fle ne nje ode tjeter te posaçme, e cila i pergatitet nga shtepia e burrit per kete rast. Nderkaq, dhendri gjendet mes shakave te shokeve e kusherinjve qe e fusin shpesh ne loje. Para se te hyje, naten e dyte, dhendri te nusja, hedh nje shami para portes dhe te gjithe versulen qe ta marrin. Ndodh qe per te paren here dhendri e sheh nusen aty pasi i heq duvakun. Te nesermen, pra diten e trete, njerezit e shtepise dhe nusja çohen heret ne mengjes. Nusja i ka hequr rrobat kombetare te dasmes dhe ka vene rroba te tjera, zakonisht te gjata. Atehere nusja ulet poshte, i puth doren vjehrrit dhe nis u jep dhurata femijeve. Njerezit gezoheshin dhe festonin edhe me teper kur nusja dilte e bukur, e mire. Xha Skenderi kujton: “I mbaj mend ato kohe (vitet ’30, kur kam qene femije) I kujtoj te gjitha, sepse i kam perjetuar ne shtepine tone shume prej tyre. Kam qene ne martesat e haxhave te mi. Normalisht, keto zakone kane shkuar duke u liberalizuar deri sot kur dasmat pak ndryshojne nga njera-tjetra me perjashtim te kengeve folklorike qe kendohen sipas krahines”. Prishja e marteses Mund te prishej dasma, megjithese kjo shume rralle ka ndodhur, atehere kur nusja dilte me defekte e mangesi te medha apo te papritura. P.sh. nese dilte e çale apo me deformime te ndryshme dhe familja e dhendrit nuk ishte njoftuar qe me pare per keto te meta, atehere puna arrinte deri aty sa prishej dasma per moskallezim dhe prerje ne bese. Por ndonese nusja mund te ndahej, per ta bere kete gje nuk ishte e lehte sepse do te krijohej perplasje mes dy fiseve. Edhe kur ne fillim te 1900-es me ligj eshte lejuar ndarja, ka qene teper e veshtire. Ndersa ana katolike, nese dikush ndahej, nuk kishte te drejte te rimartohej. Kisha nuk e jepte kuroren dy here dhe njeri nuk te jepte nuse pa shkuar ne kishe ku vihej kurora. Ketyre njerezve qe mund te ndaheshin, nese donin nuse, nuk iu mbetej gje tjeter veç emigrimit sa me larg asaj zone... Virgjeria Ta merr mendja qe virgjeria kerkohej gjithmone nga qytetaret per nuset e djemve te tyre apo edhe nga vete dhendri shkodran per nusen e tij. Madje dhe sot e kesaj dite eshte nje kriter qe me se shumti dominon ne kerkesat e djemve per nuset e tyre. Vdekja Si nga ana katolike, ashtu dhe nga ajo myslimane, riti i vdekjes nuk ka pas ndryshime te medha. Kur vdes dikush, bile edhe me pare se ai te vdese, lajmerohet i gjithe rrethi i ngushte familjar qe te jene te pranishem ne vdekjen e tij. Me pas behen lajmerimet per njerezit. Ata vijne, pine cigare e kafe pa sheqer dhe dalin. Me tej percaktohet xhenazja (varrimi). Gjysme ore para se te behet varrimi, grate dalin te dhoma e te vdekurit dhe e qajne. Gjithnje aty jane vetem gra. Pastaj, kur vjen orari i daljes se arkivolit per ne varreza, hyjne burrat dhe e marrin arkivolin, duke e nxjerre perjashta per ta hipur ne karroce, sot neper makina. Me pas i behen ritet fetare; myslimanet me hoxhen e katoliket me priftin. Burrat vijne me pas per ngushellime, ku pine nga nje cigare dhe kafe pa sheqer. Ata vijne vetem javen e pare e pas kesaj kohe veç ndonje qe nuk njeh zakonet mund te vije, kurse grate vazhdojne hyrje daljet deri ne pese jave rresht. Pas te shtatave mund te shtrohet nje dreke per njerezit me te aferm. Pas kesaj vijne te 40-at, ku i vdekuri perkujtohet serish. Kohet e fundit ka nisur te kujtohet i ndjeri edhe ne 1-vjetorin e vdekjes, por ky nuk ka qene zakon shkodran. Lindja Nese lindej djale, burrat e shtepise dilnin ne oborr apo çardhak dhe kane qelluar me pushke e kane bertitur per lindjen e djalit. Po te lindte vajze, kuptohet qe nuk kishte aq shume zhurme. Nje shtepi qe ka pas me shume meshkuj, ka qene me e forte, me e integruar dhe eshte respektuar me teper. Dasma fshatare shkodrane Sigurisht qe edhe dasma e fshatit do te ishte me mbleseri. Fillimisht, krushqit e dhendrit shkojne vizite te shtepia e vajzes e me pas vizita rikthehet nga krushqit e nuses. Krushqit e dhendrit duhet qe te shkojne ne numer tek, ndersa te nuses çift, (nje me teper sesa te dhendrit). Pas disa kohesh, sipas zakonit, njerezit e dhendrit çojne nje shenje ne shtepine e nuses se ardhshme. Nje unaze, zakonisht, dergohet ne keto raste. Me pas behet voda, qe eshte caktimi i dates se marteses nga te dyja palet. “Ne, katoliket, shkojme ne kishe dhe e kryejme kurorezimin qe dy jave para se te behet martesa. Shtepia e vajzes e ben nje dite para dasmen, zakonisht te shtunen”, thote Ndrek Gjoni, nje nga banoret me te hershem te fshatit Berdice e Madhe ne Shkoder. Dasma ne shtepine e nuses Krushqit e djalit, qe shkojne si miq te rinj, duhet te vene ne banket nje ore me vonese dhe te çohen e te ikin nje ore para. Kur krushqit largohen, nuk ben mire qe babai i dhendrit te jape leke, por vetem sa takon njerezit, nderkaq shoqeruesit e tij japin te gjithe leke. Ne ditet tona krushqit e ketij fshati e kane tarifen 1 000 leke personat qe shkojne per te uruar dhe 2 000 leke ato çifte qe jane te ftuar per dreke. Dasmat, ne ndryshim nga me pare, behen ne lokal e jo ne shtepi. Siç thame edhe me lart e jo vetem ne fshatra, por edhe ne qytetin e Shkodres, krushqit vene nje ore me vonese e ikin nje ore para dasmes, nje zakon i hershem ky, i cili gjen zbatim dendur edhe ne dasmat e kesaj zone. Krushqve te dhendrit normalisht u lihet nje kend i veçante dhe priten me nderimet e rastit. Aty ngrihen e vallezojne sipas zakonit vetem krushqit e shtepise, ndersa ana e dhendrit nuk lejohet te ngrihet ne vallezim. Te tjeret qe jane rrotull duhet te darovitin me radhe çiftin qe ngrihet te kerceje. Djali me vajzen kercen vazhdimisht ne dasmen e nuses. Sipas tradites, babai i nuses ngrihet i pari nder ata qe darovitin dhe ia ngjit pas ballit nuses nje shuk me leke. Me tej dasmoret e tjere, sipas qejfit, por edhe xhepit, vazhdojne te hedhin leke per kercimin e çiftit. Nga nusja te dhendri Zakoni i vajtjes nje ore me vonese dhe daljes nje ore para mbarimit te darkes festive per dasmoret vlen edhe per krushqit e nuses qe shkojne ne banketin e dhendrit te gjithe bashke dhe largohen po se bashku. Nata e pare, me nusen flene te tjeret Pasi behet dasma te nusja, naten tjeter ceremonia zhvillohet edhe ne permasa me te medha ne shtepine e dhendrit. Nje e veçante eshte fakti se pasi festa mbyllet per nusen ate nate, ajo nuk fle me dhendrin, por me nje djale tjeter. Sipas zakonit, ky femije i vogel qe fle me nusen duhet te jete mashkull e jo femer, rreth 8 vjeç. Kjo behet me qellim qe nusja te linde djale. Tabuja e ndarjes dhe virgjeria Ndarja nga bashkeshorti nuk lejohet ne asnje rast tjeter perveç kur ka shkelje te kurores. Pavaresisht nese merret vesh çifti, semuret a jo etj., ndarja nuk lejohet. Te pakten ata qe jane katolike, kisha nuk i kurorezon per se dyti. Gjithashtu, domosdoshmeri tjeter per nje femer qe do te behet nuse eshte virgjeria. Pasi ne rast se ajo e ka prishur ate jashte kurores, serish nuk pranohet prej dhendrit vetem ne rast se vajza i ka treguar atij me pare per kete gje dhe te dy e kane pranuar pavaresisht bashkimin. Gjithsesi, sigurisht qe kjo eshte relative dhe nuk vlen per te gjithe fshataret shkodrane, pasi ka te beje me besimin, formimin e personit, kulturen, mentalitetin... Lindja Pasi lind femija, caktohet data e pagezimit ne kishe. Zgjidhen shoqeruesit nga nje femer e nje mashkull qe i behen kumbare. Perveç kesaj, shperndahen petulla neper fshat, embelsira. Vdekja Nje nga pjeset ndoshta me interesante te ritualit te vdekjes ne fshatrat e Shkodres eshte edhe ajo e qajcave. Ate dite qe i vdekuri kalon oret e fundit ne shtepine e tij per t’u percjelle me pas ne banesen e fundit, grate e mbledhura rreth e qajne. Madje si zakon, vaji duhet te degjohet sa me shume e te shfaqet dukshem. Per kete arsye merren me meditje gra qe qajne, e jo vetem gra, por edhe burra. Burrat qe e bejne kete pune jane shume me te rralle, por per te pasur ka. “Pagesa per keta persona qe kane zanat te qajne te vdekurit eshte rreth 1 000 leke per ore. Ne rastet e fatkeqesive, e para gje qe behet eshte larja e te vdekurit dhe rregullimi i tij. Me pas lajmerohen te afermit, behet lista e njerezve qe do mbahen per darke dhe nisin vajet. I vdekuri nuk duhet te mbahet mbi 24 ore ne shtepi”, tregon xha Ndreka. Para varrimit i vdekuri çohet njehere ne kishe ose prifti vjen ne shtepi, sipas rastit, e me pas shkohet drejt varrezave. Me tej riti vazhdon me ngushellimet ne shtepi. Familjaret rreshtohen para hyrjes se shtepise dhe takojne te gjithe ata qe vijne per ngushellime. Pak a shume, banoret e fshatit tregojne se keto zakone nuk kane ndryshuar nga me pare, me perjashtim te faktit qe tani jepen edhe peshqeshe. Me peshqesh ata kuptojne te hollat qe vizitoret i japin familjes, duke i lene mbi tabaka teksa u jepet kafja dhe ndonje biskote. Edhe per keto shuma ne ditet e sotme fshati i Shkodres i ka te ndara hesapet. Gjate nje jave qe behet pritja e ngushellimeve te gjithe qe vijne per te pire kafen japin leke sipas grades se afrimitetit te tyre me familjen e te ndjerit qe nga 200 deri ne 2 000 mije leke. 22/10/2006 http://www.shkodraonline.com/galeria | ||
Back to top | | ||
WORLD |
| ||
Just, SMILE![]() ![]() Registered Member #699 Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pmPosts: 3824 | kan ik dasmat qe thote gjyshja jeme , bashim daserm dite ...e merrte vesh 1 shkoder se ka dasem dhe dhe dhe me krysorja (ndoshta na varferia) dasmat u bashin ne natyre dmth ne kopshte qe te delte nji perral e vertet ose jane ne lokale su me ken ne kafaze , orkestra ka ken 1-sh atehere seot jan dj dmth ashte prish tham une dasma shkodrane ... MIND-OF-THE-WONDERFUL "Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri Cel: +355 67 30 17 299; email: -email- | ||
Back to top | | ||
.: Deno :. |
| ||
Larg ...... shume ....![]() ![]() Registered Member #18 Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pmPosts: 1550 | behen prep kshi dasmash ma tamarrsha www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip ![]() | ||
Back to top | | ||
WORLD |
| ||
Just, SMILE![]() ![]() Registered Member #699 Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pmPosts: 3824 | te rrim shtemte e te flasim drejte ........ se besoj rradhe mun dte kete.Dasmat tash kan kalu ne planin e festave e gjanave materialiste .......... MIND-OF-THE-WONDERFUL "Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri Cel: +355 67 30 17 299; email: -email- | ||
Back to top | | ||
WORLD |
| ||
Just, SMILE![]() ![]() Registered Member #699 Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pmPosts: 3824 | te dilen kam marr pjes ne nje daserm .....ehhh merzitshme, stres , rremuj , zhurme u lodha shume .... MIND-OF-THE-WONDERFUL "Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri Cel: +355 67 30 17 299; email: -email- | ||
Back to top | | ||
migu |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1084 Joined: Tue Aug 14 2007, 03:26pmPosts: 234 | vetem familjet shkodrane qe dojn me i nej tradites oraganizojn fest nje jav para dasmt,dhe marrin orkester ne dasme, paja dhe shum gjera te tjera te ritit te dasmave shkodrane ka merdhit,edhe tash ka ardh mida e D,J, per dy arsye, e para ; orkestrat shkodrane jane tte varfna ne instrumenta d.m.zh instrumentistet kan vegla qe nuk prodhojn tinguj ose muzike cilesore, e dyta; kengetaret e shume orketrave me za jane te perqendrume vetem kenga popullore, po njerzit dojn serenat,nje tango,vals rock&rool,twist,disko etj, keto jane arsyet, pra nuk eshte faji i D.J po i orkestrave qe nuk ndryshojn mentalitet duhet te jene te gjithanshem, mund tju them diçka kush merr ne dasme kengetarin Ed Jubani ,ska nevoj as per D,J e as per asgja, prej tij ndegjon riem popullore, kenge serenat ,valce tango, italisht spanjisht greqisht rusisht anglisht, ritmet me te ndryshem nga gipsi kings, etek diskot e Tom Jones, etj me rralle, bravo i qoft keti kengetari qe nukte len me u merzit,po ska D.J me e kap. kalofshi mire, V.F.L.P NQS E PROVON MUNDE EDHE TE HUMBASESH,POR NQS NUK E PROVON KE HUMBUR GJITHSESI | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | NUSJA SHKODRANE - RAMAZAN CEKA Ba me pasë nuse Shkodranen Si me pasë diellin e hanen Për mbas saj nuk du kurgja Se ma t'mirë në botë nuk ka Ba me pasë nuse Shkodranen Dhe bylbyli fillon kangen Për të çelin tana lulet Lozin vendit edhe muret Ba me pasë nuse Shkodranen Edhe yjet marrin anen Ja bajne qiellit tanë me sy Me ta lan moj vendin ty Ba me pasë nuse Shkodranen E gëzoj baben edhe nanen Je e bukur si ylberi Ma e ambël se sheqeri Ba me pase nuse Shkodranen La Prishtinen,la Tiranen Se tanë botën me kerkue Vajze ma t'bukur s'ka për mue Ps. ah me e pas shkodraneeeen ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
MiCoLjA |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #2543 Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20amPosts: 9792 | sa e bukur super du me vu status ne fcb ![]() ![]() Each day that passes by Our partnership grows stronger Together forever You and I ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
Cen Durimadhi |
| ||
Marakli hesapi ![]() ![]() ![]() Registered Member #4092 Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pmPosts: 8730 | Super a ja ke knu atyne tujve aa ![]() Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat. Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall ![]() | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Jo besa mu tapo ma kendojne mar Cen ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System