Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
SALI BERISHA ECEN VETE
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Aug 13 2009, 12:48pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kryeministri Berisha, përzihet në Kosovë



Pasi e bindi Ramush Haradinajn se është politikan i djathtë, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tash i konfirmoi LDK’së së është lidere e së djathtës në Kosovë. Por kush i jep të drejt Kryeministrit Berisha që më kaq pasion të përzihet në politikën e brendshme në Kosovë dhe sipas kujt Berisha është barometër i përcaktimit të politikave të djathta. Përndryshe, ai është në shtrat me një parti majtiste.

Nga Leonard Kerquki më 13.08.2009 në ora 8:12

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shfaqur indikacione për t’u përzier në zgjedhjet e sivjetme lokale në Kosovë, duke u pozicionuar qartësisht krahë partive të deklaruara si të Djathta.

Ditë më parë ai takoi Liderin e AAK’së, Ramush Haradinajn, me të cilin nënshkroi një memorandum bashkëpunimi, derisa qershizën mbi tortë Kryeministri shqiptar e vuri të mërkurën, në një takim me drejtuesit e LDK’së.

Në komunikatat për media që lëshuan Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Kryesia e LDK’së, shfaqet dëshira e Kryeministrit shqiptar që LDK të fitojë në zgjedhjet e 15 Nëntorit.

“Sot, në Tiranë, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëherësh Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, dr. Sali Berisha, rikonfirmoi mbështetjen e tij të parezervë për zhvillimin e mëtejmë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe interesimin e tij të thellë që LDK’ja, si parti lideriste e djathtë në Kosovë, t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare”, thuhet në një komunikatë për media të LDK’së, të lëshuar pas takimit të Kryeministrit Berisha me drejtuesit e LDK’së - Nënkryetarët Eqrem Kryeziun dhe Lutfi Hazirit dhe Sekretarin e Përgjithshëm Ramë Manajn.

Nëse mund t’i besohet citimit të drejtë të deklaratave të Kryeministrit Berisha nga ana e Zyrës për Informim të LDK’së, atëherë ky është rasti i parë kur politikanët e Shqipërisë deklarohen hapur në mbështetje të një partie politike.

Në komunikatën e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, ndërkaq, nuk thuhet direkt se Kryeministri Berisha ka shfaqur dëshirën e tij që zgjedhjet e sivjetme lokale t’i fitoi LDK. Por edhe aty, ai jep mendimet e tij për proceset që do t’i ndihmonin rimëkëmbjes së LDK’së.

“Më tej, biseda u përqendrua në bashkëpunimin midis dy partive politike, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë e tij për t’i dhënë LDK’së ndihmë pa rezervë, sikurse vuri theksin në nevojën e bashkimit të grupimeve të ndryshme politike në Kosovë si mënyra më e mirë që LDK’ja të arrijë rezultate pozitive”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Shqipërisë.

Me “bashkim të grupimeve të ndryshme politike”, Kryeministri Berisha duket se nënkupton bashkimin e subjekteve politike në Kosovë, të deklaruara si parti të Djathta, siç është LDD apo AAK.

Sali Berisha gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm në Kosovë, që nga koha kur hyri në politikë, në fillim të viteve ’90. Ai është parë gjithnjë me simpati në Kosovë, ndryshe nga kundërshtarët e tij të Majtë në Shqipëri.

Në këtë kontekst tingëllon edhe komunikata e LDK’së.

“Ata theksuan po ashtu përkushtimin e LDK’së që të punojnë në jetësimin e mëtejmë të konceptit të djathtë politik, të trashëguar nga veprimi i saj më se njëzetvjeçar, si dhe angazhimin e saj, sikur edhe më herët, për bashkëpunim me të gjitha partitë politike shqiptare, veçanërisht me partitë e djathta politike”, thuhet në komunikatë.

Si në komunikatën e LDK’së, ashtu edhe në atë të Qeverisë së Shqipërisë, flitet për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, e ku qeveritë janë lehtësuese, e jo penguese të këtij bashkëpunimi.

“Dy qeveritë, tha Kryeministri, duhet të shërbejnë si dy mundësi dhe jo si pengesa për qytetarët dhe se duhet të merren veprime konkrete në njehsimin e sistemit të doganave, financave, arsimit, etj., me modelin e vendeve të Bashkimit Europian. Kryeministri theksoi se kombi duhet të ndjehet një, duke respektuar pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Shqipërisë.

Partitë politike në Kosovë, veçmas LDK dhe AAK, po përpiqet ta shfrytëzojnë reputacionin e madh që ka Sali Berisha në Kosovë për të mbledhur vota.

Berisha përkrah LDK`në


Nga Express më 12.08.2009 në ora 21:17

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka takuar sot në Tiranë zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ka uruar që kjo parti të fitoj në zgjedhjet lokale të nëntorit.

Në komunikatat për media që lëshuan Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Kryesia e LDK’së, shfaqet dëshira e Kryeministrit shqiptar që LDK të fitojë në zgjedhjet e 15 Nëntorit.

“Sot, në Tiranë, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëherësh Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, dr. Sali Berisha, rikonfirmoi mbështetjen e tij të parezervë për zhvillimin e mëtejmë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe interesimin e tij të thellë që LDK’ja, si parti lideriste e djathtë në Kosovë, t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare”, thuhet në një komunikatë për media të LDK’së, të lëshuar pas takimit të Kryeministrit Berisha me drejtuesit e LDK’së - Nënkryetarët Eqrem Kryeziun dhe Lutfi Hazirit dhe Sekretarin e Përgjithshëm Ramë Manajn.

Në komunikatën e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, ndërkaq, nuk thuhet direkt se Kryeministri Berisha ka shfaqur dëshirën e tij që zgjedhjet e sivjetme lokale t’i fitoi LDK. Por edhe aty, ai jep mendimet e tij për proceset që do t’i ndihmonin rimëkëmbjes së LDK’së.

“Më tej, biseda u përqendrua në bashkëpunimin midis dy partive politike, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë e tij për t’i dhënë LDK’së ndihmë pa rezervë, sikurse vuri theksin në nevojën e bashkimit të grupimeve të ndryshme politike në Kosovë si mënyra më e mirë që LDK’ja të arrijë rezultate pozitive”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Shqipërisë.

Si në komunikatën e LDK’së, ashtu edhe në atë të Qeverisë së Shqipërisë, flitet për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, e ku qeveritë janë lehtësuese, e jo penguese të këtij bashkëpunimi.

“Dy qeveritë, tha Kryeministri, duhet të shërbejnë si dy mundësi dhe jo si pengesa për qytetarët dhe se duhet të merren veprime konkrete në njehsimin e sistemit të doganave, financave, arsimit, etj., me modelin e vendeve të Bashkimit Europian. Kryeministri theksoi se kombi duhet të ndjehet një, duke respektuar pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Shqipërisë.

Te 2 shkrimet jane marre prej Gazeta Express


[ Edited Fri Sep 03 2010, 08:03am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 13 2009, 12:50pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Faktori Berisha në zgjedhjet Shqiptare te Kosovs



Vetëm për kujtesë, Ibrahim Rugova dikur me një simpati mbarëpopullore në Shqipëri, kur u bë pjesë e politikës së Tiranës, kur vendosi të dilte nëpër mitingje e ta mbështeste hapur Sali Berishën në fillim të viteve ’90, shkaktoi zhgënjim dhe madje urrejtje tek gjysma e shqiptarëve që nuk e donin Berishën në pushtet.


Nga Armand Shkullaku më 13.08.2009 në ora 13:25
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë një tjetër lëvizje ditët e fundit, që e ka vënë atë përsëri në qendër të opinionit publik. Gjithnjë brenda strategjisë për t’u shndërruar në faktorin kryesor politik në vend dhe rivalin e vetëm të Hashim Thaçit, Ramush Haradinaj shkoi në Tiranë ku firmosi një memorandum bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Sali Berishës. I servirur si një akt mes partive të të njëjtit spektër, ai provokoi jo vetëm debatin e profilizimit ideologjik të forcave politike në Kosovë, por ringriti çështjen e ndikimit që mund ta ketë Shqipëria në votën e kosovarëve.

Nuk ka asnjë dyshim që prapa tekstit standard dhe shterp të memorandumit Berisha- Haradinaj, qëndron lëvizja taktike e Ramush Haradinajt për ta kapitalizuar ndikimin e Sali Berishës tek qytetarët kosovarë. Duke përfituar me shkathtësi nga çorientimi i LDK’së dhe mbetja pezull e Thaçit, Haradinaj bëri hapin e parë në këtë drejtim. Takimi me Berishën dhe zyrtarizimi i bashkëpunimit partiak, në vija të trasha mund të shihet në Kosovë edhe si një lloj mbështetjeje apo preference për AAK. Dhe ky ka qenë pikësynimi i Haradinajt. Kjo nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar. Çështja që ngrihet është se a duhet Tirana, ose më saktë kryeministri Sali Berisha, qoftë edhe në mënyrë indirekte, të përfshihet në ndjeshmëritë politike të Prishtinës.

Berisha sot, veçanërisht pas rrugës Durrës-Morinë, ndoshta gëzon reputacionin më të madh që ndonjë lider i Shqipërisë ka patur në Kosovë. Këtë simpati ndaj kryeministrit shqiptar (që lidhet dhe me arsye të tjera, si p.sh., atë krahinore) e kanë si ata kosovarë që votojnë për LDK’në, ashtu edhe ata që votojnë për PDK’në, apo AAK’në. Sali Berisha duhet të jetë koshient për këtë peshë që ka marrë figura e tij dhe duhet ta masë me kujdes çdo lëvizje që ndikon në balancën mes dy vendeve. Ai në Kosovë nuk shihet thjesht si kryetari i Partisë Demokratike, por si lideri kryesor i Shqipërisë. Çdo preferencë e shfaqur, jo vetëm mund të bëjë që ai të humbë, në mënyrë të panevojshme, simpatinë personale tek njëra palë, por edhe të ftohë një pjesë të kosovarëve me Tiranën. Historia përgjatë shumë viteve na ka treguar se sa herë politikanët shqiptarë andej dhe këndej kufirit kanë ndërhyrë reciprokisht në politikën e njërit apo tjetrit grupim politik, kanë prodhuar vetëm telashe.

Vetëm për kujtesë, Ibrahim Rugova, dikur me një simpati mbarëpopullore në Shqipëri, kur u bë pjesë e politikës së Tiranës, kur vendosi të dilte nëpër mitingje e të mbështeste hapur Sali Berishën në fillim të viteve ’90, shkaktoi zhgënjim dhe madje urrejtje tek gjysma e shqiptarëve që nuk e donin Berishën në pushtet. Nga një simbol i Kosovës, ai u shndërrua në një ingranazh të lojës politike në Shqipëri. Dhe, duke e lidhur imazhin e tij me atë të Kosovës, mijëra shqiptarë të thjeshtë që nuk e mbështesnin Berishën krijuan paragjykime dhe një lloj ftohjeje për vetë kosovarët.

Një situatë të ngjashme e ka provuar disa herë edhe vetë Berisha. Jo vetëm në të kaluarën e largët me Partinë e Prosperitetit Demokratik në Tetovë, por edhe në atë të afërt, gjatë luftës në Kosovë, kur i kishte pothuajse të ngrira marrëdhëniet me UÇK’në.

Këto qëndrime nuk ndajnë vetëm politikanët, apo forcat politike nga njëra-tjetra. Ato ndikojnë në nxitjen e mosbesimit në marrëdhëniet mes vetë shqiptarëve. Politikanët në Tiranë e Prishtinë duhet ta kenë parasysh se ndërhyrjet e tyre nuk gjykohen vetëm politikisht, por i përfshijnë njerëzit edhe emocionalisht. Përkrahja e njërës forcë ndaj një force tjetër nuk mund të shikohet vetëm mbi baza ideologjike, apo programore, të majta ose të djathta. Edhe për shumë kohë ajo do të përjetohet si ndarje mes shqiptarëve.

Për vetë peshën që vazhdon të ketë Shqipëria në Kosovë, liderët në Tiranë duhet të jenë disa herë më shumë të kujdesshëm. Berisha sigurisht që nuk mund ta refuzonte bashkëpunimin me Haradinajn, por duke patur parasysh ndikimin e tij në Kosovë, afrimin e zgjedhjeve lokale dhe marrëdhëniet dikur të vështira me Hashim Thaçin, duhej të kishte gjetur një zgjidhje tjetër për të qenë plotësisht neutral. Ai mund ta takonte Haradinajn dhe memorandumin ta kishin nënshkruar nënkryetarët e partive. Një lëvizje e tillë e plotësonte edhe qëllimin e vizitës së Haradinajt në Tiranë edhe ruante çdo përdorim të mundshëm elektoral të Berishës në Prishtinë.

Në Kosovë, ku sapo ka nisur debati i ndarjeve ideologjike të partive, memorandumi PD- AAK më shumë se një bashkëpunim i papritur mes dy partive të djathta, mund të shikohet si një preferencë e Berishës ndaj një grupimi politik. Ndërsa për Haradinajn kjo mund të sillte avantazhe momentale elektorale, për Berishën do të rihapte kapitullin e një historie të vjetër. Mbase për të shmangur pikërisht këtë dhe për të treguar se është i hapur edhe me forcat e tjera politike, kryeministri shqiptar priti dje në Tiranë një delegacion të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai është shndërruar tashmë në faktor të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Marre prej Gazeta Express


[ Edited Fri Sep 03 2010, 08:06am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Aug 14 2009, 03:22pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Berisha dhe sfidat



SUZANA NUMANI

14/08/2009 Sa herë më ka tunduar ideja ta përshkruaj liderin e madh të PD-së, gjithmonë më është dukur e pamundur, sepse të përshkruash një njeri në kuptimin e plotë të fjalës Të Madh, me një jetë të vrullshme dhe jashtëzakonisht të ekspozuar përballë opinionit jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar, fjalët e fjalorit nuk mund të gjenden lehtë. Fjalët e zemrës po. Berisha është njeriu që sa herë bashkëbiseduesi gjendet përpara tij, e ka të vështirë të mos ndihet nën trysninë e një personaliteti shumë të informuar dhe erudit, ai është njeriu që pas viteve “90 u bë legjenda e shqiptarëve. Karizma, erudicioni, e ndërkohë dhe familjariteti me bashkëbiseduesit janë emocionuese për ata që kanë pasur rastin të takohen me Berishën.

Në jetën e tij politike i kujtojmë vetëm triumfet e tij të mëdha, të fituara nëpër beteja të mëdha politike, siç ishin pritja e Xhejms Bejkerit në vigjilje të demokracisë, mitingu n? sheshin “Sk?nderbej” me ambasadorin amerikan Rajerson n? krah, vizitat në Shtëpinë e Bardhë, takimet me personalitetet më të mëdha të botës së sotme moderne, pritja e Presidentit Bush në Shqipëri (2007), fjala në OKB, futja e Shqipërisë në paktin e NATO-s, etj. Përveç këtyre Berishës i kujtojmë dhe betejat jo më pak të mëdha në politikën e brendshme shqiptare, ku përgjatë këtyre dy dekadave është përplasur vazhdimisht në një luftë të ashpër dhe shpesh herë me tendenca për ta zhbërë figurën e tij përgjithnjë nga politika. Por mrekullisht pas gjithë këtyre gurguleve të zhurmshme kemi parë figurën e tij të ngrihet si një sfinks; edhe më i freskët, edhe më i fortë, edhe më me vullnet të hekurt për t’i çuar gjërat deri në fund në politikën e spektrit të djathtë, dhe së fundi, pas zgjedhjeve të vitit 2005, kemi parë që të gjithë Berishën e suksesshën në rindërtimin e vendit dhe në nxjerrjen e tij nga prapambetja e gjatë, e një tranzicioni të gjatë.

Ngado që ta shohësh, padiskutim Berisha, simbolikisht i mish?ron t? gjithë triumfet e qeveritarëve të tjerë që kanë drejtuar Shqipërinë gjatë historisë së saj parlamentare, por që nuk kanë arritur dot atë çka arriti Berisha, të paktën në këto katër vite të shkuara të mandatit të tij të parë si Kryeministër. Pothuaj, asnj? nga pararend?sit nuk ka p?rjetuar kaq shumë evenimente pozitive dhe triumfe sa Sali Berisha.

Kësisoj për shqiptarët emri i tij do të lidhet gjithmonë me fillimet e një epoke të madhe, që solli një çlirim të madh, një ëndërr të madhe evropiane e integrimi dhe një bashkim të madh të kombit. Këtë gjë tashmë e ndjejnë dhe e dinë fare mirë të gjithë; miq, skeptikë apo kundërshtarë të betuar të tij.

Kush vallë e solli këtë njeri në krye të shqiptarëve, mos vallë vetë Zoti e dërgoi për shqiptarët e vuajtur e të munduar? Ndoshta. Qytetarin dhe politikanin Berisha e kemi parë shpesh herë të emocionuar, të dhembshur e të përlotur në ngushëllime fatkeqësish familjare. Kjo është ana tjetër e personalitetit të tij, veçori kjo që është vështirë ta gjesh kaq të theksuar tek ndonjë politikan tjetër shqiptar i kohës sonë, pra personaliteti human dhe i përulur përballë dhembjes së madhe të bashkëkombësit të tij.

Sa të vërteta qenkan ato që kemi mësuar për figurën e shqiptarëve legjendarë, trima e të besës. A mos vallë tek ky personalitet i gjejmë të kristalizuara të gjitha cilësitë më të spikatura, si; guximin, trimërinë, ndershmërinë, besën këmbënguljen e çeliktë për t’iu shkuar gjërave deri në fund.

Besoj të gjithë e mbajnë mend ende kohën kur ai doli me guxim dhe iu priu turmave studentore të vitit 1990 duke iu premtuar atyre Lirinë, Demokracinë dhe Evropën; e kemi parë duke e përsëritur në çdo shesh qyteti të Shqipërisë këtë premtim të madh përballë ovacioneve emocionuese të popullit dhe së fundi këtë premtim të madh po e shohim duke u bërë një realitet i madh, një realitet historik, për ta shndërruar kështu Berishën padyshim në politikanin shqiptar historik, në politikanin shqiptar më të rëndësishëm të këtyre dy dekadave pluralizëm.

I marrë si fenomen social - kulturor, Berisha personifikon etjen e shqiptarit p?r dije, kulturë, shkencë dhe përparim. Në majën e piramidës drejtuese të shtetit shqiptar Berisha nuk erdhi si Bonaparti nga betejat e luftës, as nga shtabe ushtarakësh të sprovuar në beteja; nuk ishte protagonist i ndonjë grushti shteti, nuk u përzgjodh nga vetë sallonet mondane diku, atje n? Evropë, (dukuri kjo e pranishme edhe në historinë shqiptare); as pati ndonjë trashëgimi politike. Në historinë shqiptare Berisha hyri me shkollë, me studim, me dije, me këmbëngulje, guxim, mençuri, largpamësi duke u bërë lideri i përmbysjes së sistemit më të egër komunist në Evropë. Ai hyri në histori si një personalitet me vitalitet dhe vullnet titan për epokën e tij të progresit që i solli këtij vendi.

Një prej triumfeve të tij ishte edhe fitorja e zgjedhjeve elektorale të 2009-ës, qoftë në sensin e standardit përpara qytetarëve të vendit dhe ndërkombëtarëve që i kanë sytë nga Shqipëria evropiane, qoftë në sensin e konkurrimit përballë kundërshtarëve të tjerë politik, të tij dhe të forcës politike që ai drejton.

Kësaj radhe një ndër kandidatet e kësaj force politike isha dhe unë, administrativisht në Qarkun e Fierit, dhe duke qenë për herë të parë e përfshirë në një fushatë intensive elektorale, pata rastin fatlum të ndjehem vërtetë krenare për forcën politike për të cilën do t’iu flisja zgjedhësve, dhe për liderin e saj historik i cili ka ditur t’i japë asaj trajtë në të gjithë Shqipërinë.

Në çdo vend ku bashkë me z. Alibeaj shkuam për të çuar mesazhet politike për PD-në dhe qeverisjen e re paszgjedhore, pamë se mbështetja do të ishte e madhe, besimi që Berisha me vitet e tij në politikë kishte sjellë tek qytetarët ishte vërtetë i madh, reformat dhe arritjet e qeverisë së tij nuk do ta linin në baltë. Berisha nuk mund të ishte një humbës. Dhe nuk doli humbës. Dhe nuk do të jetë humbës, të paktën për aq kohë sa qytetarët shqiptarë do ta ndjejnë frymën e re të ndryshimeve që po e çojnë vendin e tyre drejt progresit që ata prej vitesh kanë pritur.

Triumfet e Berishës kësisoj janë triumfet e gjithë shqiptarëve; mbi diktaturën, mbi krimin, mbi korrupsionin, mbi degjenerimin etik dhe moral të administratës me mendësi të vjetër dhe ajo që është dhe më kryesorja në sytë e qytetarëve është triumfi i tij dhe i qeverisë së tij mbi prapambetjen dhe krizën ekonomike që ka qenë pjesë e pandarë e qeverisjeve të shkuara në historinë tonë. Të gjithë e kemi vënë re se si kundërshtarët e tij politik i deformojnë me dashakeqësi arritjet e qeverisë së drejtuar prej tij, progresin e quajnë regres, veprat i quajnë dështime, mirëqenien që po përmirësohet dukshëm e quajnë krizë, por asgjë s’mund ta ndalë Berishën e fortë ta vazhdojë rrugën e tij politike, të bëjë realitet reformat dhe ëndrrën evropiane të shqiptarëve, për të njohur kështu bashkë me kombin e tij triumfin më të madh në historinë e këtij vendi.

((ish kandidate për deputete e PD në qarkun Fier për zgjedhjet e Qershorit 2008)


© 2004 METROPOL GROUP

Normalisht si ish kandidate e PD-se kuptohet se asht tu i ba hyzmetin rrogs, kastan me kyt koment SUZANA NUMANI asht tu ju servilos zotni Berisht, me te than menja se na ka pshtu prejmen.


[ Edited Fri Sep 03 2010, 08:05am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 20 2009, 04:18pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Berisha: Për 17 vjet është luajtur bixhoz me pronat



» Dërguar më: 20/08/2009 - 09:36

Berisha kërkon të shlyejë fajin e bërë më 1992, kur u kaloi me dekret në pronësi të gjitha pronat ish-organizmave komuniste, që u quajtën më pas sindikata. E konsideroi si "faj", pasi sipas tij, deri më tani me këto prona është "luajtur bixhoz, prandaj është e nevojshme ndërhyrja e shtetit". "Po të mos jetë shteti i pranishëm, do të vazhdojë bixhozi me këto pasuri, ashtu si ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe", - u shpreh dje Berisha, në mbledhjen e qeverisë.
Tashmë shteti do të shtetëzojë për një kohë të shkurtër në gjithë vendin 91.273 metër katrorë truall, të gjitha shtëpitë e pushimit në zonat turistike, ndërtesa që kanë shërbyer për sindikatat, do t'i rikonstruktojë ato dhe do t'i përdorë si fond fizik për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve. Ndërsa projektligji thekson këtë qëllim, pra që këto prona do t'u kthehen ish-pronarëve, Berisha theksoi se këto resorte do të kthehen në shoqëri aksionere, ku shteti do të shesë aksionet e tij. "Është e domosdoshme që të tëra këto resorte turistike, të cilat nuk janë në pronësi të askujt sot, pasi është vetëm shteti pronar i tyre, të merren e të shndërrohen në shoqëri aksionare, ku shteti do të jetë padëshirueshmërisht, pronar. Po e bëjmë këtë në mënyrë që të qëndrojmë garant të rikonstruksionit të tyre të plotë dhe menjëherë shteti do të shesë aksionet e tij", - deklaroi dje kryeministri në mbledhjen e qeverisë. Nëse këto prona do t'u kthehen ish-pronarëve, atëherë pse duhet të ngrihen shoqëri aksionere dhe kujt do ia shesë shteti aksionet e tij?
Në relacionin e tij, Alibeaj sqaron se, zgjidhja e rasteve të kredive të sindikatave do të detyrojë shtetin që të hartojë një ligj të ri, i bazuar në Kodin Civil, ku lejohet zëvendësimi i kreditorit. Shteti ka ndërmend të vjelë kreditë në favor të tij. Ndërsa në rastet kur sindikatat janë debitore, të gjitha veprimet që ka bërë me të tretët do të konsiderohen të pavlefshme dhe kështu që nuk kanë pasoja juridike për shtetin. Në asnjë radhë të relacionit të tij, ministri i Drejtësisë nuk e përmend faktin se do të krijohen shoqëri aksionere.
Të gjitha pronat e sindikatave janë të regjistruara në 19 zyra të regjistrimit të pasurive, në 11 prej tyre nuk ka asnjë të dhënë për pasuri të paluajtshme të regjistruar në emër të këtyre organizmave. Një pjesë e pasurive i ka kaluar të tretëve me anë të kontratave të shitjeve, të cilat nuk do të njihen nga shteti, pasi sindikatat në këtë rast nuk ka qenë pronare dhe s'kanë pasur të drejtë shitjeje, një pjesë e pasurive është dhënë me qira, të cilat nuk do të konsiderohen si të ligjshme në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndërsa për një pjesë tjetër, sipas ministrit të Drejtësisë, nuk është kryer asnjë veprim juridik.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare

Kur lexova shkrimin e masiperm me lini pytja per zotin Berisha

Pash zoten zoti Berisha ca ke ba tash 17 vjet qe 11 vjet ke qeverise vete ?, a thu edhe ti ke lujt bixhoz a?
Se e mora vesh se e paske pranu sot me goje tane se nuk ja paske pas idene prons, e i paske mete ne qafe qeveris kot tash 11 vjet qeverisje, kastan i paskan hup shqyptart pronat ne bixhoz prej fajit tan, eh lum na per ty si na pshtove persgjallit, nejse nuk me ka met gja tjeter me thane vec ishalla po ban naj gja e sjan edhe kto premtimet e radhs megjithse jam i vetdishem se ka maru fushata elektorale.

Besoj se titulli i ksaj teme duhet me kene BERISHA ECE VETE SIPER E MI KRY TE POPULLIT SHQYPTARE EDHE ASHT TU JA PA PIKEN E HAJRIT PAMVARSISHT SE POPULLI JA KA PA PIKEN E SHERRIT


[ Edited Fri Sep 03 2010, 08:07am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
babo
Thu Aug 20 2009, 07:00pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
tesh qe jua hoqi dhe makinat deputeteve si ka mbet gja tjeter vec me ec e me ba not

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
Al Bundy
Thu Aug 20 2009, 07:06pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
babo ka shkruar:

tesh qe jua hoqi dhe makinat deputeteve si ka mbet gja tjeter vec me ec e me ba not



Do ta ket ba prej bindjeve te forta ekologjike.



Back to top
babo
Thu Aug 20 2009, 07:14pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
Miri74 ka shkruar:

babo ka shkruar:

tesh qe jua hoqi dhe makinat deputeteve si ka mbet gja tjeter vec me ec e me ba not



Do ta ket ba prej bindjeve te forta ekologjike.




jo jo ulje shpenzimesh, qeveri ne diete, dhe kursim i pareve te taksapaguesve shqiptare

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
L - N
Sun Sep 06 2009, 11:45am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Berisha merr çmimin “Eisenhower Medallion”




» Vendosur: 06/09/2009 - 10:08

Organizata “People to People International”, i ka akorduar dje kryeministrit Berisha çmimin ndërkombëtar “Eisenhower Medallion”. Mary Eisenhower, presidente e kësaj organizate tha se “ky çmim i jepet shkëlqesisë së tij, Profesor Doktor Sali Berishës për kontributin që ka dhënë në krijimin e një klime paqësore mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe komunitetit global”. Nga ana e tij kryeministri Berisha nuk mori pjesë në këtë ceremoni për shkak të angazhimeve të tij në Tiranë për formimin e qeverisë së re, por përmes një video falënderoi organizatën për çmimin prestigjioz, duke e vlerësuar atë si një nder jo vetëm për të por edhe për shqiptarët në të gjithë botën. Në emër të tij, çmimin e pranoi bashkëshortja e kryeministrit, zonja Liri Berisha e shoqëruar nga zëvendës ministrja e jashtme zonja Edit Harxhi. Disa prej personaliteteve që kanë fituar këtë çmim ndër vite janë: Nënë Tereza; Shkëlqesia e Tij Papa Gjon Pali i Dytë, Ish-presidentët e SHBA-ve Xhorxh Herbert Walker Bush, Jimmy Carter, Ronald Reagan etj.

© Gazeta Panorama


[ Edited Fri Sep 03 2010, 08:08am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Sep 11 2009, 03:09pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Berisha 2", Kryeministri nga Veriu, ministrat nga Jugu



Shkodra, Kukësi, Lezha dhe Vlora pa përfaqësim në qeveri

Kabineti "Berisha 2" dominohet nga jugorët. Vetëm një deputet i zgjedhur në Qarkun e Dibrës, Myqerem Tafaj, do të përfaqësojë veriorët në qeverinë e re. Nga ana tjetër, vlen të theksohet se asnjë nga deputetët e zgjedhur në Qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Vlorës nuk është pjesë e stafit ekzekutiv të Kryeministrit Sali Berisha. Kjo në mënyrë indirekte mund të lidhet edhe me pakënaqësinë e demokratëve për këto qarqe, ku në zgjedhjet e 2009-ës nuk u arrit rezultati i paralajmëruar përpara zgjedhjeve. Më e përfaqësuar në qeveri është Gjirokastra, pasi dy deputetët e vetëm të fituar në zgjedhjet e fundit janë pjesë e kabinetit "Berisha", përkatësisht Genc Ruli te Bujqësia dhe Spiro Ksera te Ministria e Punës.

Ministrat veriorë

Që pas zgjedhjeve të 3 korrikut të 2005-së, kryetari i PD-së ka bërë pjesë të ekzekutivit më shumë jugorët sesa veriorët, pavarësisht se historiku i votave për PD-në ka "kërkuar" tendencën e kundërt. Në qeverinë e krijuar në vitin 2005, vetëm katër prej ministrave të tij kishin origjinën nga Veriu dhe më shumë se gjysma e tyre nuk i shkuan deri në fund misionit si ministër. Besnik Mustafaj, nga Tropoja qëndroi në postin e ministrit të Jashtëm deri në prill të vitit 2007. Arenca Trashani nga Shkodra dhe Aldo Bumçi nga Lezha u zëvendësuan në ndryshimet e shkurtit 2007 me dy ministra jugorë. I vetmi që ngeli deri në fund pjesë e qeverisë "Berisha" gjatë mandatit të parë qeverisës të demokratëve ishte Jemin Gjana nga Kukësi.

"Shpërblimi"

Deputetët e Tiranës "zënë" 5 karrige ministrash në kabinetin e ri qeveritar. Përveç Kryeministrit, pesë deputetë të zgjedhur në Qarkun e Tiranës janë pjesë e qeverisë së integrimit europian. Majlinda Bregu, Bujar Nishani, Arben Imami, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu në zgjedhjet e fundit kanë qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Tiranë. Më pas Fieri dhe Gjirokastra janë të përfaqësuar në qeveri me nga dy ministri secila. Spiro Ksera dhe Genc Ruli për Gjirokastrën dhe Sokol Olldashi dhe Dritan Prifti për Fierin i ngrenë "peshën" jugorëve në qeverinë "Berisha".

Votat "Veri-Jug"

Në të vërtetë, ndarja politike e Shqipërisë mes Veriut dhe Jugut prej vitesh ka qenë e ndjeshme. Kjo skemë tregon në mënyrë indirekte edhe tentativën që Partia Demokratike po tregon për të rrëmbyer bastione të së majtës dhe për të marrë vota në "shtëpitë" e socialistëve në zgjedhjet e ardhshme. Vota e veriorëve për PD-në mund të etiketohet si votë konservatore dhe tradicionale që historikisht ka shkuar për Partinë Demokratike. Megjithëse Tirana dhe Durrësi shpeshherë kanë vendosur se cili është fituesi i zgjedhjeve për shkak të luhatjes së votave dhe parashikimit të saktë pa u kthyer në qytete bastion të një partie, Veriu ka votuar gjithmonë PD-në dhe Jugu PS-në. Kjo lidhet edhe me vlerësimin që elektorati i bën politikave qeverisëse nga këndvështrimi dhe impakti që ata kanë për mënyrën e jetesës.

© Gazeta Shqip


Mos me pa ken per Shkodren jam i sigurt se Sali Berisha nuk do te kishte pushtu skenen politike tash 17 vjet. Nejse kjo asht zotsi e tij e humje katastrofike e Shkodres qi e mshet me sy myllun pamvarsisht se edhe ky muret e izolimit qi ja pat ndertue komunizmi sllav vazhdon me ja majt e me ja forcue Shkodres

[ Edited Fri Sep 03 2010, 08:11am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 17 2009, 06:43am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vendit i duhet një kryeministër legjitim




Nga Sali Berisha

Dje në stanet e mafies lufta mes klaneve arriti në një stad të ri. Dje, klani që dominon trafiqet, klani që dhunoi votat, klani që dominon aferat e pista dhe tangjentopolin, zgjodhi për kryeministër të socialistëve Ilir Metën.

Për PD dhe shumicën e shqiptarëve Meta është direkt përgjegjësi kryesor i dhunimit të votës së tyre të lirë. Është dhunues kryesor i vullnetit të lirë politik të shqiptarëve. Më 24 qershor, Meta me tanke, plumba, shkopinj gome, drogë, me bandat e tij në polici, SHIK e gjykata, kreu krimin më të shëmtuar në historinë e demokracisë, dhunimin masiv të vullnetit politik të shqiptarëve.

Për demokratët shqiptarë, për shumicën e shqiptarëve, ai përbën motivin më madhor, detyrimin më sublim për t’i dhënë vendit kryeministrin legjitim, për t’u kthyer shqiptarëve dinjitetin e vullnetit të lirë, të dhunuar.

Për PD Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.

Në historinë e vendit ky mbeti njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit në trafiqet e skllevërve të seksit, të fëmijëve, të drogës dhe të armëve.

Për PD dhe shumicën e shqiptarëve beteja kundër trafiqeve është detyrimi i tyre madhor për një të ardhme tjetër si shoqëri e qytetëruar, si shoqëri e respektuar. Ilir Meta është njeriu që riktheu portretin e Hitlerit në institucionet e tij të krimit, ai riktheu portretet e Enver Hoxhës, simbolet më të zeza të së shkuarës shqiptare.

Ai është vrasësi dhe terroristi i opozitës, është njeriu që urdhëroi hedhjen e granatave mbi gjimnazistët në Tropojë, njeriu që torturoi e burgosi qindra kundërshtarë politikë dhe që sipas Amnesty International dhe institucioneve të tjera prestigjioze, Shqipëria renditet në vendet e para me të burgosur politikë dhe tortura politike.

Meta është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet, korrupsionin e organizuar, ndaj dhe rikthimi në Shqipëri i një kryeministri legjitim mbetet obligimi madhor më absolut i shqiptarëve, i shumicës së tyre që votuan kundër tij, kundër pushtetit të tij të krimit dhe të korrupsionit, i atyre që besojnë në vlerat e demokracisë. Meta përfaqëson vrasësin e vërtetë të fjalës së lirë, është simbol i injorancës njerëzore, i tmerrit nga fjala e lirë.

Ky është kryeministri i parë në historinë e pluralizmit që me taksat e shqiptarëve blen shtypin, blen dhe përdhos fjalën e lirë të shqiptarëve.

Beteja me mjete demokratike dhe në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar për rivendosjen e votës së lirë, rivendosjen e fjalës së lirë, rivendosjen e shtetit ligjor, mbeten detyrimet tona më madhore. Meta është njeriu që shndërroi tangjentet në sistem.

Sot, në 20-mujorin e qeverisjes së tij të korruptuar, të autokracisë së krimit dhe korrupsionit, çdo sipërmarrës privat që do të fitojë një tender publik, është i detyruar t’u paguajë dy herë nga 10 për qind qeveritarëve të korruptuar të Metës dhe regjimit të tij.

Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë, i shkatërrimit përfundimtar të furnizimeve me ujë dhe energji elektrike të qyteteve të këtij vendi, është autori i vjedhjes së Thesarit.

Është pra, me një fjalë, armiku i votës së lirë, i fjalës së lirë dhe i dinjitetit të shqiptarëve, për shkak të trafikut të fëmijëve dhe prostitutave që organizohen në Shqipëri nën regjimin e tij.

* Botuar në gazetën gazeta “Rilindja Demokratike” më 22 gusht 2001

© Copyright 2007 tema.al.



Rruga e Shishtavecit, asnjë punë pas prerjes së shiritit

Kryeministri e inauguroi në korrik, por asgjë nuk lëviz



Kanë kaluar dy muaj nga dita e inaugurimit të fillimit të punës për ndërtimin e rrugës Kukës-Shishtavec dhe ende asnjë kazmë nuk është ngulur. Në muajin korrik, Kryeministri Berisha udhëtoi në Kukës ku nëpërmjet një ceremonie në terren inauguroi fillimin e punimeve për dy akse të rëndësishme rrugore të rajonit të Kukësit, përkatësisht atë Kukës-Shishtavec me një vlerë prej rreth 4 miliardë lekë dhe atë Kukës-Krumë, loti i parë me rreth 3 milionë dollarë. Për rrugën e Shishtavecit, duke prerë shiritin e fillimit të punës, Berisha pat thënë se qeveria e tij vlerësonte nevojën e zonës për një rrugë të parametrave europiane dhe se Shishtaveci tashmë do të integrohej përmes kësaj rruge me infrastrukturën kombëtare. Por përvoja ka treguar se jo çdo tender i zhvilluar kthehet në vepër. Sot, pas dy muajsh banorët e zonës pothuajse e kanë harruar premtimin, pasi në rrugë nuk ka asnjë shenjë që të tregojë se aty punohet. Përkundrazi, rruga e vjetër, e cila nuk plotëson asnjë parametër për t‘u quajtur edhe një rrugë fshati afrikan, vazhdon të degradojë çdo ditë e më shumë, duke u kthyer në një pengesë për zhvillimin e zonës, si edhe në rrezik për udhëtarët. Se kur do të nisin punimet kjo ende nuk mësohet nga askush, pasi këto ditë duket se asgjë nuk është në vendin e vet dhe qeveria e re ende nuk ka marrë formë.

Komentet

Udhëtarët e lodhur që përshkojnë rrugën e Shishtavecit sapo zbresin nga Gryka e Vanave, nga ku shfaqet ura e madhe e autostradës, komentojnë edhe rrugën e tyre në mënyra krejt politike, pasi askush nuk është i informuar saktë për atë se çfarë po ndodh në të vërtetë me rrugën e tenderuar. Një pjesë e njerëzve e komentojnë, duke e lidhur me mungesën e fondeve, ndërsa të tjerë e cilësojnë si një premtim thjesht postelektoral që Berisha e ka përdorur për vlera morale ndaj humbësit të zgjedhjeve. Drejtues vendorë shprehen se vonesa e fillimit të punimeve në këtë aks nuk është çështje e tyre dhe se përveç mungesës së mjeteve nuk duhet të ketë asnjë pengesë tjetër objektive apo madhore, siç mund të ishte pronësia mbi tokën apo moti etj. Madje, njohësit e fushës tregojnë se me fillimin e dimrit do të vështirësohen punët në rrugën në fjalë, e cila në të vërtetë ndodhet në një terren shumë të vështirë, ndoshta më të vështirin në vend.

Shishtaveci

Rruga në fjalë do të lidhte tri komuna me qendrën administrative të Kukësit, si edhe aksin kombëtar të autostradës dhe përkatësisht komunat Topojan, Zapod dhe Shishtavec që të marra së bashku kanë një popullsi prej rreth 11 mijë banorësh, në tërësi mjaft të varfër. Kjo zonë është e njohur për prodhimin e patates cilësore dhe shumë e kërkuar në tregun e Shqipërisë, Kosovës dhe më gjerë. Nga ana tjetër, Shishtaveci përbën një potencial të çmuar turistik, nga më të mirët në shkallë vendi për zhvillimin e turizmit malor, si dhe për sportin e skive. Rruga Kukës-Shishtavec, me një gjatësi 24 km do të kushtojë rreth 4 miliardë lekë, ndërsa ndërtimi i saj do të përfundonte në vitin 2010. Ajo nis tek ura e madhe mbi lumin Luma dhe përshkon Komunën e Topojanit dhe Zapodit, ndërsa përtej Shishtavecit lidhet me rrjetin rrugor të Dragashit të Kosovës, si dhe me atë të Tetovës së Maqedonisë, një rrjet rrugor i kategorisë së dytë në gjendje mjaft të mirë.

Rruga e Hasit

Dy muaj më herët, Kryeministri Berisha preu edhe shiritin e fillimit të punimeve për rrugën e Hasit, për vetëm një nga lotet prej 6 kilometrash. Edhe rruga e Hasit cilësohet si pjesë e rëndësishme e një "unaze verilindore", siç e pat cilësuar Kryeministri sistemin rrugor që niste në Tropojë, kalonte në Has, në Kukës dhe Peshkopi etj., dhe përfundonte në Delvinë. Ndryshe nga rruga e Shishtavecit, në atë të Hasit punimet kanë filluar në ditën e inaugurimit dhe për lotin në fjalë nuk janë ndërprerë, por në lotet e tjerë të kësaj rruge prej 30 kilometrash fillimi i punimeve duket po ashtu i largët.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Fri Sep 03 2010, 08:24am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 23 2009, 09:22am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kur Berisha "dënonte" me burg Kokët



Nga Tema

Dje u mblodh Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare. Përkrah Jozefina Topallit ndodhej dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi dhe ai i grupit parlamentar të LSI, Lefter Koka.

Ky i fundit shpesh është cilësuar nga kryeministri, Sali Berisha, si “Koka i krimit”, si “drejtuesi i Klanit të Zemunit”.

Por tani ai do të japë votën për Berishën dhe do koordinojë grupin e tij parlamentar që të votojë pro Berishës për gjithçka. Kur vëllai i tij, Leonard Koka, u arrestua për kontrabandë cigaresh, Lefteri deklaroi se ishte Berisha që i arrestoi vëllanë. Por, të shkuara, të harruara. Kështu thotë Berisha. Gazeta “TemA” sjell sot një akuzë të bërë ndaj Kokës, kur Berisha erdhi sërish në pushtet për një ndërtim në zonën muzeale të qytetit. Sa për akuzat që Berisha i ka bërë atij kur ishte në opozitë, do të duheshin shumë e shumë faqe për t’i shkruar.

Berisha: Gjyq Kokës për “monstrën” 24 kate

26 maj 2006

Kryeministri Berisha kërkoi dje në mbledhjen e KRRTRSH ndjekje penale për kryetarin e Bashkisë se Durrësit, Lefter Koka dhe për anëtarët e KRRT së këtij qyteti. Shkak për këtë, sipas tij, është dhënia e një lejeje ndërtimi nga KRRT e qytetit të Durrësit për godinën me tri kulla, me nga 4, 23 dhe 24 kate, si dhe me 2 kate nëntokë në rrugën “Taulantia”, të marrë përsipër nga firma ndërtuese “SIG”. Kjo leje është vlerësuar nga kryeministri si në kundërshtim me ligjin.

Sipas zotit Berisha, kjo leje ndërtimi “ka shkatërruar anën muzeale të qytetit të Durrësit” dhe konkretisht objektin e Amfiteatrit të qytetit. Berisha nuk ka nguruar ta vlerësojë objektin 23-katesh si një “përbindësh” që po mbyt amfiteatrin. Kryeministri Berisha kërkoi që ky ndërtim të prishet dhe të zhdëmtohet çdo objekt historik që është dëmtuar si pasojë e tij. “Mediet kanë informuar në mënyrë të përsëritur për varrosjen e vlerave të mëdha kulturore nga ky pallat përbindësh. Nuk mund të ketë asnjë ndërtim ngjitur me Koloseun dhe me pjesën më të çmuar të qytetit. Kjo duhet të jetë çështje e një analize shumë serioze”, - ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, leja e ndërtimit në fjalë është një ndëshkim për qytetin e Durrësit dhe kjo do të thotë se ata që e kanë dhënë, “nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat e këtij qyteti të mrekullueshëm, e kësaj trashëgimie shumë të madhe që kemi në atë qytet”. Berisha ka urdhëruar ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, që të mbikëqyret objekti në ndërtim dhe të hiqet çdo lopatë betoni e hedhur për ndërtimin e pallatit

© Copyright 2007 tema.al


[ Edited Fri Sep 03 2010, 08:25am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 23 2009, 12:27pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
'Ai nuk është fajtori i vetëm në këtë ecejake të çoroditur'

E nënshkruar, “Tonny” Reagimet Shekulli Online | 23/09/2009 | Letrat e lexuesve

Enver Hoxha e shpalli hapur Shqiperine si nje shtet i diktatures se proletariatit dhe sundoi hapur si diktator, ndërsa Berisha është një liliput që mundohet ta mbuloj Shqiperine me "vellon" e demokracise.

Në fakt, ai nuk është as demokrat, as socialist, as hiçgjë. Është një mafioz ballkanas që ka bërë vepra të rënda penale si shkelje embargoje dhe trafik armësh në këtë rajon të trazuar të dy dekadave të fundit

Ai nuk është fajtori i vetëm në këtë ecejake të çoroditur që do ta çojë atë vetë në humnerë (shpresojmë që mos ta tërheqë pas edhe Shqipërinë për herë të dytë).

Fajtorët e tjerë janë brenda PD-së.

Shikojeni këtë grupim mjeran. Nuk guxon njeri te thote diçka ndryshe nga kryetari largpamës. Rrine si pula te lagura, mendojnë të bëjnë ndonjë lek pa e zemëruar "të madhin", dhe mundohen të gjejnë një mënyrë për t'i shprehur atij besnikërinë. Ndryshe perfundon si Spartak Ngjela, Besnik Mustafaj, Aleksander Biberaj etj.

Ne PD, mjafton t'i thuresh himne Berishes se behesh deputet apo minister edhe pse je nje copë idioti. Përpjekja e Saliut për t'i ngjarë sadopak Enverit është e dallueshme qartë. Por si gjithë pushtetarët e mënyrës së tij, i ngrati Berishë harron se si glorifikohen për së gjalli tipat si ai dhe si hidhen poshtë me neveri, sapo bien nga fiku.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Oct 09 2009, 02:39pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Jemi Një apo vëllezër?




Nga Armand Shkullaku, Express

Sali Berisha duhet ta ketë përfytyruar disa herë në Tiranë pritjen që do t’i rezervonin atij kosovarët në vizitën e parë si kryeministër në Kosovën e pavarur. E megjithëse nuk ka pasur dyshime në entuziazmin e tyre, ai nuk ka mundur t’u shpëtojë emocioneve për asnjë çast të vetëm, madje as lotëve, që kur zbriti në Sllatinë e deri dje pasdite, kur mori rrugën e kthimit nga Morina.

Kryeministri i Shqipërisë dukej i prekur nga krejt atmosfera që përcolli vizitën e tij në Kosovë, nga flamujt, himni kombëtar, nga pritja në Kuvendin e Kosovës, ceremonia në Universitetin e Prishtinës dhe qindra njerëz që e përshëndesnin në rrugë. Shpeshherë fjalët e tij devijuan nga teksti i shkruar, zëri iu drodh nga emocionet, sytë iu përlotën dhe mesazhet i kumtoi thuajse i ekzaltuar. Kjo ishte ana njerëzore e vizitës dyditore të Sali Berishës në Kosovë.

Politikisht, kryeministri shqiptar pati të tjera vështirësi. I ndodhur në një atmosferë të tillë emocionuese, ai nuk e pati të lehtë të sillej politikisht korrekt. Sali Berisha erdhi në Prishtinë i shoqëruar nga zhurma, e shumëfishuar edhe abuzivisht e një interviste të dhënë disa kohë më parë në Klan Kosova, ku shpalli idenë e tij se shqiptarët duhet të ndihen Një në të dyja anët e kufirit. Jo thjesht reagimi i Beogradit dhe i Moskës, por më shumë sinjalet e ndonjë zyre evropiane, madje dhe zëra në Kosovë, ishin sinjale për Berishën për të qenë më i përmbajtur në këtë vizitë. I vetëdijshëm se në një situatë të ndezur, për më tepër gjatë një vizite zyrtare në Prishtinë, mesazhet e tij mund të provokonin tensionim të panevojshëm për vetë Kosovën, Sali Berisha u përpoq të ishte më i kujdesshëm dhe më i moderuar. Ai nuk e përsëriti frazën e famshme të përurimit të tunelit të Kalimashit, se nuk ka mal dhe pengesë tjetër që t’i ndajë shqiptarët. Ai nuk ua kumtoi politikanëve të Kosovës mesazhin se të gjithë duhet të punojnë për bashkimin e kombit. I kapur në ngërç, mes asaj që do të dëshironte të thoshte dhe asaj që i duhej të thoshte, Berisha sajoi një kumt evaziv, gati kontradiktor, që ndoshta nuk ishte i nevojshëm.

Kryeministri shqiptar foli për dy vende të ndryshme që do të duhet të bashkohen në Evropë. Ai përdori madje një terminologji të vjetruar (dikur në Shqipëri përdorej rëndom për kinezët), për të thënë se shqiptarët dhe kosovarët janë vëllezër. E ndërsa bënte një përcaktim të tillë, menjëherë shtonte se shqiptarët janë një komb, me një shpirt dhe me një identitet. Por, kontradiktor, përsëri nxitonte të justifikohej se nuk janë vetëm shqiptarët që kanë të drejtë të ndihen të tillë, por janë edhe serbët, edhe kroatët...

Nuk është e lehtë të jesh në përgjegjësinë e një burri shteti dhe të kontrollosh çdo frazë kundrejt emocioneve të forta. Sali Berisha kishte vetëm një mundësi për ta bërë këtë. Ai duhej të zhvishej nga roli i misionarit, nga figura e liderit të kombit që jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe disa media ia falën me shumicë.

Ai, ashtu siç pati deklaruar më parë në Shqipëri, do të duhej të vinte në Kosovë me idenë e tij të qartë dhe të thjeshtë të bashkimit të kombit. Jo të bashkimit si akt formal, emocional, epik e historik, por të bashkimit si akt pragmatik, ekonomik, si interes i të dyja palëve. Sali Berisha, si kryeministër i Shqipërisë, ka detyrë në radhë të parë sigurimin dhe rritjen e mirëqenies për qytetarët shqiptarë dhe nëse projekti i tij i të qenit Një me Kosovën, i unifikimit të taksave, doganave, lehtësive në qarkullim etj., i shërben kësaj mirëqenieje, ai duhet të punojë për të, pa pasur kurrfarë kompleksi.

Kjo është më e lehtë për t’u bërë duke menduar si kryeministër dhe jo si lider i kombit. Sali Berisha nuk mund të përcaktojë vëllazërinë (sepse edhe vëllezërit jetojnë të ndarë), por t’i tregojë prioritetet që projekti i tij i unifikimit, larg patetizmave, u ofron shqiptarëve. Vetëm në këtë mënyrë, ideja e tij për të qenë Një nuk ngarkohet me keqkuptime, nuk i krijon atij vetë ngërç politik dhe i bën njerëzit të gjykojnë me arsye dhe jo me emocione. Nëse shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë mendojnë se kanë më interes të jenë të unifikuar ekonomikisht, kulturalisht, pse jo dhe politikisht, atëherë liderët e tyre e kanë detyrim t’i përgjigjen kësaj aspirate. Nëse ata nuk shohin asnjë të mirë nga një iniciativë e tillë, edhe politika duhet të jetë realiste dhe t’i kyçë në sirtar diskurset e bashkimit. Nëse bashkimi përdoret si retorikë nacional-romantike dhe jo si projekt konkret që mund t’iu interesojë dy palëve, atëherë ai do të provokojë gjithnjë ndjeshmëri negative.

Gjatë vizitës në Kosovë, Sali Berisha e kishte mundësinë ta ndante politikanin e arsyeshëm nga lideri emocional. Ai mund të kishte shpalosur projektin e tij të unifikimit dhe të kërkonte që dobia e tij për shqiptarët të shqyrtohej edhe nga homologu kosovar, Hashim Thaçi. Këtë mund ta kishte bërë në takimin me të, ndërsa për vëllazërinë, shpirtin dhe identitetin, kishte sallën e universitetit. Sigurisht, nuk është aq e thjeshtë për t’i ndarë si me thikë gjërat e tilla, për më tepër kur është fjala për Sali Berishën dhe Kosovën. Por kjo ndarje do të duhej të bënte dallimin mes politikanit modern dhe atij të shkuar. Ajo do të bënte gjithashtu që Sali Berisha të sillej e të fliste pa asnjë lloj kompleksi për idetë e tij, sa herë të vinte në Kosovë.

© Copyright 2007 tema.al


[ Edited Fri Sep 03 2010, 08:26am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Bozho
Fri Oct 09 2009, 04:01pm

Registered Member #3363
Joined: Mon Oct 05 2009, 01:52pm

Posts: 226
per ate e shpallen qytetar nderi
Back to top
Xhulio8
Fri Oct 09 2009, 04:02pm
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓

Registered Member #3289
Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pm

Posts: 5265
me sa di une ekziston vetem nje film ,,beni ecen vete ,,,qa na prut salen kot ketu
Back to top
Bozho
Fri Oct 09 2009, 04:19pm

Registered Member #3363
Joined: Mon Oct 05 2009, 01:52pm

Posts: 226
po na meson me ec te tanve
Back to top
L - N
Sat Oct 10 2009, 10:56am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bozho ka shkruar:

po na meson me ec te tanve




Hahahahahaha e fort ka zotni i nerum, po shtoj edhe dica komentit tan t'masiperm. "GUXO E MOS PRANO MOS ME MSU ME ECE ME TE"

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Nov 18 2009, 10:49am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mos vallë Sali Berisha mendon të jetë “president” i një farë shteti federal shqiperi---epir i ver?ut?



Written by Grigor Gjylameti

E Merkure, 18 Nentor 2009 00:00
Nga Orhan ZARSHATI

Ideja për të trajtuar në një shkrim këtë synim të rrezikshëm të disa eksponentëve politikë e të disa grupimeve antishqiptare (shqiptarë dhe grekë), më lindi duke i parë edhe njëherë me sy kritik veprimet e Sali Berishës në drejtim të shtetit fqinj jugor dhe të lëshimeve të shumta e të paparimta të tij (gjatë mandateve qeverisëse nga 2005 e këtej), të themi ndaj kaluzolave të marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën e largët; si ajo e Korfuzit,që ishte orvatja

e parë e Greqisë për një farë province autonome (të ashtuquajturin Vorioepir) brenda shtetit shqiptar me synimin për t’a aneksuar atë më vonë; si dhe marrëveshjet e fshehta e të hapura të pasvititit ‘90-të, për varrezat e ushtarëve grekë, për ujrat territoriale, për shkollat greke në Himarë e Korçë, për dhënien e pronave të shqiptarëve, minoritarëve grekë, etj.

Nëse nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi si emigrantë ekonomikë, por edhe nga ata që banojnë në Shqipërinë e Jugut, do të ketë një numur të konsiderueshëm, që do të deklarohen e regjistrohen si grekë ortodoksë, mbas fillimit të regjistrimit të popullsisë që kërkon të zbatojë maniaku i pushtetmbajtjes Sali Berisha, kinse për të plotësuar deri më një kërkesat e Bashkimit Europian për minoritetet; lind pyetja a do të rritet artficialisht numri (censusi) i minoritarëve grekë deri afër një milioni?

Lind dhe pyetja tjetër përse BE-ja i ven kaq kushte të rënda Shqipërisë për t’a kthyer atë në një shtet multietnik, kur anëtarja e saj, Greqia, nuk njeh asnjë minoritet?

Me të drejtë mund të mendohet se BE-ja kërkon të dobësojë për qëllimet e veta, faktorin shqiptar në Ballkan, siç po bën në Kosovë me komunat serbe!

Po kështu shteti me probleme të shumta etnike, Maqedonia, nuk ka kurrësesi ndërmend të njohë shqiptarët si të barabartë me sllavomaqedonët.

Ku e ka qëllimin BE-ja duke i ardhur në ndihmë Greqisë?

Historikisht dihet se vendet anëtare kryesore të BE-së, si Anglia dhe Franca kanë qenë shkaktare të drejtpërdrejta të cungimit dhe të humbjes të mbi pesëdhjetë përqind të territorit nacional të Shqipërisë?

Ç’është kjo sëpatë e re, që mund të bjerë, mos o Zot mbi trupin e gjymtuar padrejtësisht të saj me regjistrimin e popullsisë sipas kombësisë dhe fesë?

Po Shteti shqiptar me shtetarët e korruptuar të tij pse heshtin?


Natyrisht, atij që mendon sado pak i shkon në mendje se synuesi dhe përfituesi historik nga aneksimi i trojeve shqiptare, Greqia, do t’a përdorë të gjithë arsenalin e mjeteve, metodave dhe të propagandës, që tashmë i ka në dispozicion edhe si anëtare e BE-së, për t’a zhvendosur kufirin e saj verior dhe zgjeruar në të ardhmen territorin, në të gjithë hapsirën legjitime shqiptare, të quajtur nga grekët Vorioepir; gjoja të banuar nga “grekët autoktonë dhe homogjenë”.

Përveç Korçës dhe Gjirokastrës, tanimë njihen pretendimet greke për kufirin verior deri tek Lumi i Shkumbinit në mos më tej!

Edhe shtete anëtare të BE-së, si Spanja rrezikohen nga separatizmi. Katalonja kërkon të bëjë një referendum më 13 dhjetor në 138 komuna të sajat për t’u deklaruar autonome substanciale, ose e pavarur nga Spanja; ndërsa flamandët kanë arritur ndarjen administrative dhe një kuvend të tyrin nga valonët në shtetin shumë të zhvilluar perëndimor të Belgjikës, anëtar i BE-së.

Qenja në NATO dhe në BE, nuk të shpëton nga separatizmi dhe referendumet për “autonomi”, ose shkëputje; ky moment tashmë është trajtuar hollësisht në mediat shqiptare, nga analistët, opinionistët dhe historianët.

Mbas takimit me Sali Berishën, famëkeqi Vasil Bollano, si kryetar i Omonias, shkoi në Amerikë, për të trazuar atje diçka me lobin antishqiptar grek të Amerikës dhe ndoshta për të trokitur në dyert e Departamentit të Shtetit sëbashku me shovinistin e thekur Nikolas Gejxh.

Shumëkush, që nuk e njeh historinë dhe nuk ndihet patriot, por ndjek interesat e çastit, mund të habitet e të thotë se në këtë shkrim kemi të bëjmë si gjithnjë me një vështrim jo real, të mbushur me konstatime e citime alarmante, sepse shqiptarët, sadoqë nuk janë nacionalistë dhe shovinistë, nuk do t’a lejonin kurrë cungimin e territorit të tyre dhe nuk do të pranonin të konvertohen në grekë!

Por harrohet fakti historik se shqiptarët konvertohen lehtë dhe me dashjen e tyre për interesa imediate pa u menduar gjatë për interesat strategjike të së ardhmes; çka është vërtetuar gjatë periudhash kruciale historike (mbas viteve nëntëdhjetë janë shqiptarët muslimanë, që u konvertuan në masë në ortodoksë dhe një pjesë morën kombësinë greke).

Gjatë viteve 1923-1957, mijëra shqiptarë ortodoksë që jetonin në Stamboll, u tjetërsuan gradualisht në grekë dhe u larguan si grekë nga Stambolli drejt Greqisë, SHBA, Australisë e gjetkë.

Për shkak të këtij huqi, shqiptarët në fillim të shekullit të 20-të mezi arritën të krijonin një minishtet të pavarur në Ballkan.

Në kohën e sotme trysnia shoviniste ndaj shqiptarëve është shtuar dhe sofistikuar, sepse dhe mundësitë që ofron koha janë jashtzakonisht të larmishme; duke filluar nga teknologjia e informacionit, shkollat dhe jeta ekonomike asimiluese etj. Nga ana tjetër synuesit hileqarë të tjetërsimit të shqiptarëve, po shfytëzojnë varfërinë ekstreme fizike dhe shpirtërore të tyre, mbas shembjes së regjimit të tejzgjatur diktatorial. Gjendja ekonomike e shqiptarëve do të ishte rregulluar me kohë, po të mos e mbanin peng vendin politikanët e mbrapshtë të dhënë maniakalisht mbas pushtetit.

Në shtypin e përditshëm dhe atë periodik herë pas here është trajtuar rreziku i konvertimit të shqiptarëve në kombësi të tjera mbas ndërrimit në masë të fesë. Në emisionin “njerëz të humbur”, i dëgjojmë shpesh shqiptarët se si i përgjigjen në greqisht, ose italisht pyetjeve që u bën stafi i zonjës Aida Shtino; ndoshta ata janë të asimiluar në emigracion, por ka mundësi edhe në vendin e tyre, në Shqipëri. Shqiptarët bëhen të rrezikshëm kur konvertohen në kombësitë e vendeve fqinje, sidomos në kombësinë e shtetit me pretendime territoriale.

Në median e shkruar dhe atë elektronike shqiptare është trajtuar gjërësisht dukuria e konvertimit të shqiptarëve në këndvështrimin retrospektiv historik dhe nën ndikimin e marrëdhënieve greko-shqiptare; ku si temë kryesore ka qenë synimi grek për të aneksuar sa më shumë territore shqiptare, në një orvajtje për të zbatuar doktrinën e dështuar të Megali Idhesë; që Greqia të shtrihet në territoret e ish Perandorisë Bizantine.

Në shekullin e 19-të, kur u lançua Megali Idhea, Greqia e kishte të qartë se nuk mund të pretendonte të bënte diçka në Rumani; ku që në fillim të shekullit të 18-të do të dëboheshin me bujë për të mos u kthyer më kurrë, administratorët greko-fanariotë të caktuar dhe emëruar nga Patrikana Ekumenike e Stambollit (e njohur si Fanari) dhe të dekretuar me fermanet e Sulltanit.

Në kushte të tjera historike që ishte Greqia në mesin e shekullit të 19-të, tanimë shtet i pavarur dhe i shkëputur nga Perandoria Osmane, synonte helenizimin e Bullgarisë dhe të viseve të tjera të populluara nga sllavë në rajonin e quajtur Meqedoni dhe të kishave të tyre ortodokse.

Kur më 3 prill 1860 Sulltani Abdulaziz dekretoi me një ferman të veçantë njohjen nga Perandoria Osmane të Eksarkatit (më vonë patriarkat) të pavarur ortodoks bullgar; Kishës ortodokse greke dhe Patrikanës Ekumenike të Stambollit iu dha një goditje e rëndë. Në këtë mënyrë iu dha fund synimeve greke për të zbatuar Megali Idhenë në territoret bullgaro-sllavomaqedone.

Më vonë edhe kur shqiptarët ortodoksë themeluan Kishën Ortodokse Autoqefale, si rezultat i veprimtarisë patriotike të Kryepeshkopit të Madh Fan S. Noli, përsëri Kisha Ortodokse greke u detyrua të zmbrapset. Por ajo nuk u tërhoq përfundimisht nga synimet e saj, për të cilat sot përpiqet ethshëm t’i realizojë me ndërhyrjet e tij të dhunshme krejtësisht antiligjore dhe punën e palodhur helenizuese “eksarku”, tashmë i kthyer në Kryepeshkop “epokal” siç e ka quajtur Paskal Milo) i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë(KOASH), Anastas Janullatos.

Sovraniteti i Greqisë si shtet i pavarur u garantua nga Anglia,Franca dhe Rusia në vitin 1830. Që nga zanafilla e këtij shteti, shtetarët e tij dhe nacionalistët grekë të indoktrinuar e shikonin vendin e tyre si një embrion të një entiteti shumë më të madh politik, i cili do të përmblidhte në një shtet të vetëm të gjithë bashkëkombasit e tyre (ata që sot Greqia i quan “homogjenë”), të cilët jetonin të shpërndarë në komunitetet e njohura greke jashtë shtetit të tyre,në Perandorinë Osmane dhe në vende të tjera përtej asaj perandorie.

Por kësaj dëshire, në radhë të parë për të plotësuar synimin e përfshirjes në Shtetin e ri grek të komuniteteve greke brenda Perandorisë Osmane, nuk iu dha asnjëherë përgjigje e plotë me gjithë përpjekjet e mëdha të diplomacisë së efektive greke dhe mbështetjes së gjithëanëshme nga Anglia, Franca dhe Rusia; të cilat e shihnin Greqinë si bastion kristian kundër muslimanëve aziatikë.

Shteti grek i konstituar në vitin 1830 kishte një sipërfaqe jo më të madhe se 48.000 kilometra katrore; ai përfshinte kryesisht Peloponezin, Atikën dhe Focisin.

Por ky shtet u zgjerua më tej, kështu më 1864 Greqisë iu dhanë nga Anglia, ishujt Jonianë përfshirë Korfuzin, që ishin nën protektoratin anglez nga viti 1812. Më 1881 Greqia mori të gjithë Thesalinë dhe bërthamën e Epirit.


Në luftërat ballkanike të viteve 1912-1913 fillimisht kundër Turqisë,pastaj kundër Bullgarisë, Greqia mori Maqedoninë e Jugut, Epirin e Jugut dhe ishujt lindorë të Egjeut nga Thasosi tek Samosi, plus Kretën.


Pas këtyre ndryshimeve të kufijve, Megali Idhea e nacionalizmit grek u drejtua për aneksime kah Shqipëria, Thraka, Stambolli dhe brigjet e Azisë së Vogël; por pësoi disfatë katastrofale mbas humbjes së luftës kundër Turqisë në Azinë e Vogël (Anadoll), që u pasua me krijimin e Republikës së Turqisë.

Ishujt e Dodekanezit, të pushtuara nga Italia gjatë Luftës italo-turke të viteve 1911-1912 iu dhanë Greqisë më 1947 me Traktatin e Parisit.


Si përfundim territori i Greqisë nga viti 1830 deri në vitin 1947, arriti në 132.000 kilometra katrorë,ose u rrit rreth 2,75 herë.

Megjithëse dihet dhe kuptohet fort mirë se Greqia nuk heq dorë nga pretendimet territoriale kundrejt Shqipërisë së dobët (sot me forma nga më të sofistikuarat), përsëri politikanë, historianë dhe eksponentë të njohur të shoqërisë civile shqiptare nuk kanë reaguar sa dhe si duhet për t’a penguar dhe përmbysur malinjitetin shovinist arkaik grek.

Nuk ka reaguar as populli sa duhet. Klasa politike shqiptare sadoqë është kritikuar e anatemuar për lëshimet antikombëtare ndaj Greqisë, përsëri nuk heq dorë nga nënshtrimi dhe përulja e turpshme ndaj kërkesave me arrogancë të padurueshme të Greqisë.

Politikanë, si Sali Berisha nuk ndalen as para “dhurimit” të territorit nacional në favor të fqinjit jugor, veç të ruajnë pushtetin e tyre mëkatar. Faik Konica, kishte të drejtë kur thoshte se “Shqipërinë e krijuan idealistët dhe do t’a shkatërrojnë politikanët”.

Last Updated on E Marte, 17 Nentor 2009 20:35

© 2008 Gazeta "Sot" -


[ Edited Fri Sep 03 2010, 08:27am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Dec 27 2009, 04:20pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Problemi i ndasive politike në Shqipëri

(Dërguar më: 27/12/09) Shinasi Rama

Shoqëria e sotme në shtetin shqiptar është në një krizë të thellë e të gjithanshme morale që, në dukje të parë, ngjan sikur nuk ka se si me pasë shërim. Shteti është i kapur, paria është e korruptuar, administrata është e kriminalizuar, shoqëria civile është e paralizuar, ekonomia është e bazuar në shërbime e shitblerje dhe, shoqëria është moralisht e ç’orientuar e pa vlera të përbashkëta. Mbi të gjitha, në shtetin shqiptar ka një shterpësi vlerash e modelesh lidhur me rrugët që duhet të ndiqen e me zgjidhjet e përshtatshme për të dalë nga kriza, ç’ka ka krijuar përshtypjen mbytëse se ai vend është i pashpresë dhe i dënuar të mbesë në këtë qorrsokak. Niveli i diskursit politik është mjeran, materializmi është sundues e rampant, zvetënimi moral i parisë është i prekshëm dhe ka dalë krejt sheshit, mungesa e alternativave dhe mosbesimi në alternativat ekzistuese kanë krijue një boshllëk të jashtëzakonshëm vlerash.

Një nga aspektet kryesore të jetës politike ku manifestohet kjo krizë vdekjeprurëse e moralit në shoqëri është organizimi dhe manipulimi i paskrupullt i ndasive politike nga ana e parisë së Tiranës. Në të gjitha shoqëritë e tjera që dolën nga sistemi i mëparshëm në perandorinë sovjetike, ndasitë sunduese politike janë kthyer në rregullsitë e në shtratin tradicional.

Gjithkund, njerëzit mbështesin parti e struktura që janë të bazuara në besimin fetar, në identitetin kombëtar, në interesat materiale, apo në territorin. Shteti e kombi janë kthyer në qendër të vëmendjes dhe mbrojtja e interesit kombëtar është parësore për paritë e këtyre kombeve e shteteve.

Në këtë drejtim, në shtetin shqiptar ka ndodhur një paradoks i jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm. Ndasitë politike sunduese në kohën e tanishme në shtetin shqiptar janë identike me ato të periudhës së mëparshme. Ndasia kryesore që ua lehtëson shumë punën partive politike me marrë mbështetjen e njerëzve është ajo komuniste-antikomuniste. Sjelljet e individëve, lidhjet e tyre politike, besnikëria klasore e sociale të gjitha gjykohen përmes këtij këndvështrimi. Kjo gjendje polarizimi e kundërvënieje ka arritur një nivel histerie e ekstremizmi të tillë që gjithkund tjetër do të ishte e frikshme.

Mekanizmi që përdor paria e Tiranës për ta kontrolluar e menaxhuar këtë gjendje është shumë i sofistikuar. Teknika e saj e preferuar është denigrimi e izolimi i kundërshtarëve, dhe këtu arma me e përdorur është shpifja. Për shkak se njerëzit nuk munden më ditë se ç’ka ndodh, ato bien lehtësisht pre e insinuatave dhe shpifjeve që dalin nga fabrikat e segmenteve respektive të parisë.

Në një shoqëri ku ka gati 70 vjet që nuk është marrë vesh se ku ka fillue e vërteta dhe ku fshihet lepuri i mashtrimit, ku besimi tek lajmi fillon e mbaron tek personi e jo tek vlerësimi i fakteve, ku thashethemet trajtohen si e vetmja rrugë më marrë vesh të vërtetën, shpifja është instrumenti i zgjedhur dhe i preferuar. Dhe paria e Tiranës e ka përdorur shpifjen me efikasitet të jashtëzakonshëm për të denigruar, izoluar dhe eliminuar të gjithë kundërshtarët e saj. Mbi të gjitha, paria e Tiranës e ka përdorur shpifjen për të ruajtur ndarjen artificiale politike në mbështetës e kundërshtarë të segmenteve sunduese të saj. Shpifja është mjeti i preferuar për të manipuluar ndasitë politike dhe për të marrë legjitimitetin nga mbështetësit e parisë.

KONTROLLI I NDASIVE


Polarizimi ekstrem i shoqërisë shqiptare është i qëllimtë. Si pasojë e këtij polarizimi të qëllimtë të parisë, vendi duket i përfshirë nga një luftë intensive klasash që herë-herë duket shpërthyese dhe që e çon vendin në prag të një 1997-te të re. Mirëpo kjo luftë është imagjinare sepse paria e mban vendin në tension vetëm pse i intereson asaj por nuk e ka përplasjen për së vërteti. Një veçanti e kësaj lufte klasash imagjinare është se ajo nuk zhvillohet më nga shteti i manipuluar nga paria kundër popullit të vet por zhvillohet nga dy palët e parisë për interesat e veta të ngushta kundër popullit dhe kundër vetë shtetit të tyre.

Gjithashtu, duhet thëne se kjo përpjekje e pandalshme e parisë së Tiranës është një lufte e klaneve dhe strukturave kriminale në nivel të shoqërisë me kapë e me kontrollue shtetin. Duke i përdorur masat e gjera të popullit, mbështetësit, funksionarët, militantët por edhe familjet e këtyre kategorive si armë mitingash në përplasjen e tyre për pushtet, segmentet e parisë kanë krijuar një gjendje dramatike që e ka paralizuar shtetin e mpirë shoqërinë shqiptare. Mendësitë e perceptimet e këtyre dy grupimeve që mbështesin njërën palë apo tjetrën palë të parisë, janë të papajtueshme e diametralisht të kundërta.

I shtyrë e i cytur nga paria e vet dhe nga zallamahia mediatike e propagandës partiake dhe e mercenarëve të parisë së Tiranës, populli shqiptar po ecën në dy kahe të kundërta të rrugës. Po të vazhdohet të ecet në këtë rrugë, përplasja është e paevitueshme, dhe është vetëm çështje kohe para se plaga e malcuar të shpërthejë. Dhe e keqja është se duke dashur ta shmangë urrejtjen e popullit prej vetes, paria e Tiranës qëllimisht e drejton atë urrejtje të mbështetësve të vet drejt pjesës tjetër të popullit. Asgjë nuk e ilustron këtë qëndrim me mirë se thënia e Berishës në vitin 1995 gazetarit amerikan Peter Lukas (e botuar ne librin e këtij të fundit) “mbas meje u baftë qameti.” Në qendër të interesave të parisë janë ato si individë, mandej familjet e tyre, mandej klani që i mbështet. Të gjithë shqiptarët e tjerë janë mish për top në përplasjen e tyre.

DENIGRIMI DHE IZOLIMI I INDIVIDEVE KUNDERSHTARE

Në thelb të këtij problemi kyç të përplasjes së pandërprerë të popullit shqiptar për hir të parisë e në shërbim të interesave, qëndrojnë sistemet e ndryshme të vlerave të parisë që janë përvetësuar nga masat dhe janë kthyer në botëkuptime të tyre. Tragjikomedia është se dy partitë kryesore janë të mbështetura në sisteme vlerash paradoksale e jashtë kohës që jetojmë. E vërteta e pastër është se të dy palët i përdorin këto sisteme vlerash absurde për të fshehur e për të mbuluar mbrojtjen e interesave të tyre jetike në ekonomi, në përpjekjen për kontrollimin e shtetit, të sistemit të vlerave dhe të gjithë shoqërisë.

Kështu, Partia Socialiste drejtohet nga një kupolë mafiozësh që kontrollojnë sektorë të caktuar e të rëndësishëm të ekonomisë, ndërsa PD drejtohet nga familja e kriminalizuar e kryeministrit Sali Berisha.

Militantët që mbështesin partitë e simpatizantët e tyre janë thjesht partizanë, tifozë, interesaxhinj, të paguar, shpesh edhe fundërrinat e shoqërisë, mirëpo këto që bërtasin më shumë, dëgjohen edhe më shumë.
Gjithsesi, në sipërfaqe por edhe më shumë në thellësinë e bindjeve të mbështetësve të tyre, dallimet në pikëpamje midis palëve të parisë së Tiranës janë të prekshme e krejtësisht të papajtueshme. Të dy forcat kryesore dhe satelitet e tyre kanë interpretime të kundërta për rrugën që duhet të merret nga shqiptarët si popull, për zgjidhjen e problemeve bashkëkohore, e mbi të gjitha për vlerësimin e së shkuarës së shqiptarëve nën sundimin e Enver Hoxhës dhe të parisë së Tiranes gjatë tranzicionit. Por matanë përplasjes së mbështetësve të tyre, paria ka mirëkuptim dhe segmentet e saj i ruajnë rrugët e komunikimit me njëri-tjetrin. Matanë gjuhës së helmatisur qëndron oferta për të zgjidhur problemin. E shkuara është e manipulueshme deri në ekstrem, por sa kalon kriza, ajo duket sikur harrohet. Kjo është një pari që e bashkon krimi i përbashkët.

Këto ia hanë mishin njëri-tjetrit, por kockën ia lënë.

Mirëpo, në sipërfaqe, e gjithë politika e sotme e parisë së Tiranës sillet e përsillet rreth interpretimit të së shkuarës, rreth injorimit të së tashmes dhe heshtjes apo mashtrimit të hapur rreth së ardhmes. E vetmja mënyre që paria ka gjetur me i mbajtë njerëzit të lidhur për strukturat e saj politike është me i bindë që ato kanë qenë të persekutuar në një periudhë ose në një tjetër. PS, Gramoz Ruci e të gjithë rrotull tij luftojnë me e bindë ‘popullin e majtë’ se kanë jetuar mirë në kohën e Enver Hoxhës dhe se ata e fëmijët e tyre duhet t’ia dinë për nder PPSH por edhe se Salihi është armiku i tyre për vdekje dhe ato nuk mund të jetojnë mirë sot pikërisht për shkak të Salihit. Nga ana e vet, PD e Salih Berisha, se në fund të fundit, PD është Salih Berisha, lufton me i bindë mbështetësit e vet, ‘popullin e djathtë’ se ata kanë qenë ‘të persekutuar’ nga sistemi i atëhershëm, dhe se Salihi është Skënderbeu që i ruan prej ‘balozave të zinj’ të PS-së.

Vendet ndërrohen kur vjen çështja e trajtimit të këtyre grupeve gjatë tranzicionit. PS mundohet t’i bindë mbështetësit e vet se ata janë të persekutuar nga Salih Berisha por nuk e japin një cent nga perandoritë që kanë ndërtue. Nga ana e tij, Salih Berisha mundohet të paraqitet si mbrojtësi i këtyre ish-persekutuarve, dhe njeriu që i mbron dhe i shpëton nga komunistët duke e çuar vendin e shtetin pikërisht atje ku iu intereson këtyre armiqve të tij. E kështu vazhdon loja e parisë së Tiranës, “shaju ditën, puthu natën,” ruaj interesat e shpinën e njëri-tjetrit, ndërsa shqiptarët vazhdojnë që të mos jetojnë jetën normale që ata e meritojnë.

Pra, përplasja midis dy palëve të parisë është reale por jo vdekjeprurëse sepse ato i kalkulojnë mirë veprimet e tyre ndërsa gjendja duket e nderë dhe përjetohet dramatikisht vetëm nga njerëzit e thjeshtë. Lojtarët kryesorë të parisë merren me njëri-tjetrin në mënyrë racionale, ia dinë pikat e dobëta njëri-tjetrit, dhe përdorin teknika për të ndërtuar e për të mbajtur ndasi artificiale politike që në Tirane kanë qenë tejet të suksesshme dhe i kanë izoluar të gjithë ata që mund të flasin kundër parisë. Teknika është e thjeshtë: kundërshtari paraqitet sikur i përket palës tjetër dhe sapo të fillojë tamtami në media, mbështetësit respektivë që lexojnë vetëm një gazetë krijojnë një bindje për persona, politika e interesa që është pikërisht ajo që don kryetari i partisë respektive.

Paria nuk e bën luftën me kundërshtarët e vet për t’i zhdukur. Ajo don vetëm t’i paralizojë e t’i bëjë inefektive, me gjuhën e tyre “t’ia heqë gjarprit dhëmbin”. Sa kohë që njerëzit nuk janë në lojë politike, sa kohë që nuk janë të rrezikshëm, sa kohë që ato nuk flasin, sa kohë që ato shiten e blihen, sa kohë që tremben për vdekje nga shantazhi e kërcënimi, atëherë janë punët mirë, sepse vetëm ashtu paria mundet me vazhdue me vjedhë si i don qejfi e pa frikën e ndëshkimit.

Përpjekja e tyre themelore është që të mbajnë bashkë kopenë e mbështetësve të tyre dhe të mos e lënë që të shohë dritën e ditës, të vërtetën, e as interesin e tyre real e jetik si qytetarë e si shqiptarë. Dhe, ç’ka është më e keqja, përditë e më shumë, ata e shohin vetën si çobanë të kopeve të mbështetësve e popullin shqiptar si bagëtitë e tyre. Duke dashur ti mbajnë kopetë e tyre bashkë, ato mundohen ti vulosin të gjithë njerëzit si kundërshtarë apo mbështetës, ti përçajnë e t’i izolojnë, ti trembin me ‘gogolin’ apo duke imituar ujkun. Kush është nuk është me njërën palë “ipso facto” është armik dhe është me palën tjetër. Figurativisht, instrumenti që përdoret për të mbajtur kopenë bashkë nuk është me zagari i stanit, por gazetarët, televizioni, radio si dhe mercenarët e tjerë të shtypit. Dhe natyrisht shpifja e thashethemet janë instrumenti i preferuar i parisë.

Në momentin që dikush thotë të vërtetën, ajo e vërtetë kalon në filtrin e interesave të parisë ose të segmentit të interesuar të saj. Në momentin që dikush nuk pajtohet me krimin që po ndodh në shtetin shqiptar, ai duhet të paraqitet si persekutues i kopesë që i shkon mbrapa kryetarit të radhës, ‘ky është ujk i veshur si dele’. Në mos qoftë persekutues, atëherë duhet të paraqitet si nipi, djali i hallës, vajza e tezes, apo si dhëndri i kriminelit ose si nusja e persekutorit.

Tragjedia është se në një vend ku PPSH sundoi për 40 vjet e ku dy bijat e saj, PD e PS, kanë sunduar bashkë për gati 20 vjet, ka persekutorë sa të duash bile mundet me u thanë lirisht se nuk po merret vesh se kush asht persekutori i kujt. Të gjithë janë të lidhur me persekutorë, realë apo imagjinarë, të gjithë kanë persekutuar gjithkënd, gjithkush ndjehet sinqerisht i persekutuar dhe askush nuk thotë se ka persekutuar kënd dhe kjo është ajo që i intereson parisë. Por kriteri është se kur nuk i intereson parisë, je persekutues dhe kur i intereson asaj je i persekutuar.

Në një vend ku shteti ka qenë njëherë e për kaq shumë kohë krejtësisht i plotfuqishëm lidhja me shtetin ka qenë jetike për grupe e individë që kanë dashtë me mbijetue. Ai ka qenë sistemi, njerëzit nuk kanë njohur botë të tjera dhe në atë sistem janë përpjekur më i gjetë zgjidhjet e problemeve të tyre jetike. Kanë ba kompromise, janë ndje keq, kanë qenë të instrumentalizuar prej shtetit por kanë mbijetue. E shkuara e tyre që dikur është duke normale tash është kthyer në armen që i mban peng, nuk ka rëndësi se të kujt, të krimit të PS-së ose peng të krimit të PD-së. E kështu, njerëz që mund të ishin shqiptarë të mirë, qytetarë të mirë, zyrtarë të afte, njerëz me botë, njerëz që kanë dashtë një jetë më të mirë, më të ndershme me shpresë e me dinjitet janë shuar në heshtje e janë tretë e po treten në harrim. Këta të mjerë janë varrosë gjallë në të shkuarën e tyre. E varrmihësi ka qenë paria e Tiranës që i mban peng me të gjithë mënyrat e mundshme, me dosje, me bukën e gojës, me kërcënime, me shpresa boshe e natyrisht me shpifjen.

Tash 20 vjet në tranzicion kemi një shtet që është krejtësisht i pafuqishëm. Në këtë shtet parimi kryesor është ‘haja qenit pija qenit e hajt t’i bijmë karadyzenit.’ Në këtë kohë të vështirë për shqiptarët lufta për kontrollin e burimeve materiale e të shtetit ka qenë e frikshme dhe shteti ka pasur për të gjithë e të gjithë janë turrur me vjedhë sa ma shumë.

Sot, edhe pse e kuptojnë se ku i ka futur paria e Tiranës, shumë shqiptarë janë të pazotët me folë, e shohin veten të përdorur, nuk dinë rrugë të tjera, e kanë humbur ndjesinë e nderit e të dinjitetit, ose janë ndry në jetët e tyre e po shkatërrohen pse sistemi të detyron që për me jetue, të merresh vesh edhe me dreqin tre herë në ditë.

Shkurt, lufta e objektivi i parisë ka qenë që askush të mos mundet më ikë prej lëmshit të krimit e të gëlbazës morale ku e ka synimin me i futë paria e Tiranës. Deri tash, ajo duket se ia ka arritë qëllimit.

Njerëzit bajnë krime si me kenë kurrgja, sepse paria e Tiranës ia ka futë mendësinë e burgut e të kampit të përqendrimit, ku objektivi kryesor është me mbijetue vetë edhe pse ndoshta kjo kërkon me shitë shpirtin tënd e ardhmërinë e fëmijëve.


E si pasojë, persekutimi nga ana e parisë ka marrë forma të ndryshme dhe me pasoja të rënda për shoqërinë që shpesh kanë shkuar deri në neuroza e histeri kolektive. Në këtë përpjekje për me mbijetue në llumhanën morale të Tiranës, gjithkush e shet veten për ç’ka nuk ka kenë e ç’ka nuk don me kenë, gjithkush mundohet me u shitë si mbështetës i dikujt edhe pse e din mirë se ai njeri nuk ia don të mirën, shoqëria nuk ka standarde të pastra morale, nuk ka sjellje civile publike e përgjegjësi shtetërore dhe, me i ra shkurt, kjo është njëlloj si festa përrallore e shtrigave dhe e vampirave që nuk ngopen me rropullitë e të gjallëve e të vdekurve. E kush e ndërpret orgjinë e parisë së Tiranës, është automatikisht i klasifikuar si persekutues dhe duhet dënuar e eliminuar jo vetëm nga paria, por mbi të gjitha nga mbështetësit e saj. Sa kohë që nuk ka kundërshtarë të hapur, orgjia konsiderohet realiteti i jetës për të gjithë shqiptarët që mendojnë se kështu është e sillet e gjithë bota. Të paktën këtë ua thotë përditë e tridhjetë herë në dite arsenali mediatik i segmenteve të parisë.

Shkurt e përmbledhtas, objektivi i përbashkët i PS-së dhe i PD-së është me i mbajtë njerëzit peng, me i zvetënue, mos me i lanë me kenë njerëz, me i zhveshë nga çdo gjë njerëzore. Asgja që qëndron në rrugën e tyre të pasurimit e të sundimit nuk duhet me mbijetue. Mirëpo, paria e din mirë se edhe këto njerëz që sot po bajnë kompromise me gjithçka, prej nderit deri tek fëmijët e tyre, e që po përçudnohen prej hallit apo prej zorit, nuk kanë me harrue.

Njerëzit munden mos me folë por të gjithë e dinë se prej kah po iu vjen e keqja.

Herët ose vonë do të shuhen edhe këto, do të treten në harrim e si brezat e mëparshëm, do të varrosen në të shkuarën e tyre. E keqja nuk ka emër e përkatësi. Po ka shumë të ngjarë që disa prej tyre do të gjejnë forca për të luftuar të keqen e për të synue me ndërtue një jetë më të mirë. E të gjithë ata janë e ardhmja e atij vendi e miqtë e mi.

NJE RAST QE E ILUSTRON MANIPULIMIN

Unë jam njeri, një shqiptar prej atyre të shumtëve që nuk kam pranue e nuk pranoj që fatin tem me ma vendosë paria e Tiranës. Unë due me mbetë njeri i lirë dhe kam luftue e do të luftoj me e ruejte lirinë teme me çdo kusht. Por, si një nga ata njerëz që don me e thanë të vërtetën lakuriq, unë e di mirë se thania e së vërtetës ka një çmim të rëndë. Nuk mundet kush me hi kollaj midis qenit e ujkut e presë së tyre, nuk mundet kush me hy midis parisë së Tiranës e popullit shqiptar sepse atëherë je armiku i saj i betuar. Mua kjo më nderon, ma mirë me vdekë vetëm e duke e luftue të keqen se sa me heshtë e me u ba pjesë miratuese e orgjisë së parisë, por jo të gjithë mendojnë në këtë mënyrë.

Persekutimi i atyre shqiptarëve që si unë nuk pajtohen me gjendjen e me parinë e Tiranes është i nivelit të terrorizmit shtetëror.

Në shtetin shqiptar nuk mundet e nuk guxon kush me dalë e me thanë se paria e Tiranës është kriminale.

Nuk guxon kush me dalë e me thanë se ajo që po bën kjo pari kundër të gjithë shqiptarëve është një krim i pashembullt në historinë e njerëzimit.

Nuk mundet kush me dalë e me thanë se ato që shiten si shpëtimtarë janë banditë me çizme.

Nuk mundet kush me thanë se ato që shiten si jetëdhënës janë varrmihës.


Nuk mundet kush me e thanë të vërtetën sepse edhe ato që e thonë e kanë të humbur kredibilitetin, thjesht sepse kanë qenë pjesë e parisë apo sepse i kanë shërbyer asaj.


Mënyra se si paria e kontrollon popullin është duke e mbajtur të lidhur mbas një rrene e mashtrimi gjigant, një top gëlbaze morale që ka përlye shumë vetë e që duhet me përlye gjithkënd për mos me lanë kënd me folë kundër saj e kundër interesave të saj e në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.


Thania e së vërtetës në Tirane e ka një çmim, edhe ma të madh se në kohën e sistemit totalitar.

E kështu, si edhe e kam ditë mirë dhe e kam pritë, disa ditë më parë u vura në shënjestër të arsenalit mediatik të Partisë Demokratike. Në një intervistë tek “Gazeta Shqiptare”, disa ditë më parë ia rikujtova disa të vërteta Salih Berishës, por vetëm disa ama. Edhe ilaçi ma i mirë me ta dhanë tanë përnjëherë të vret, e jo më helmi i së vërtetës që ai përpiqet me e harrue e me ndryshue.

Njeriun mundesh me e hekë prej së keqes por të keqen nuk mundesh me e hekë prej njeriut. Salihi kujton se të gjithë jemi si Ben Imami. E ka gabim.
Për një numër arsyesh, të vërtetat që them unë e kanë prekur rëndë Salih Berishën dhe për këtë është hedhur në sulm. Nuk e di arsyet e sakta, sepse në sjelljen e tij Salihi është edhe serioz edhe karagjoz dhe vetëm ai e din se kur është njeri e kur është tjetri. Megjithatë, mendoj se Salihi nuk është fort i sigurt se mund ta mbajë masën e mbështetësve të vet të lidhur mbas vetes me rrenat e përditshme. Për këtë arsye, kur del dikush që thotë do të vërteta që e nxjerrin si njeri që luan me të vërtetën, Salihi e ndjen për detyrë me e thye atë njeri me çdo mënyre. Puna është se tek mbështetësit e tij ai duhet me ruejtë imazhin e paprekshëm të Salih liderit edhe pse harron që për të njëjtën gjë ka thënë disa versione të ndryshme. E mbështetësit e tij janë të persekutuarit, ish-pronaret, ata që nuk i durojnë pjesëtarët e tjerë të parisë së Tiranës dhe lukunia e arrivistëve, të pandershmëve, puthadorëve, e servilëve të tij e të klanit të familjes së tij që janë si shumë. Sa për këto kategoritë e fundit, Salihi e din se e kanë një çmim dhe se mua këto grupe e individë më interesojnë vetëm si grupe që duhen luftuar. Ai e din se këto grupe e individë ai i ka gjithmonë në anën e vet. Prandaj edhe sillet si lumpen e përfaqësues i denjë i asaj mendësie.


Salihi e din se unë e të tjerë që nuk pajtohemi me gjendjen kërkojmë me bashkëbisedue me shqiptarët e vërtetë, me ata që iu dhimbset kombi e vendi, që e duan të ardhmen e fëmijëve të tyre e që duan të jetojnë me nder në një shtet ligjor e që ua ruan nderin e ua vlerëson kontributin.

Frika e Salihit është që në sytë e të persekutuarve, të pasardhësve të familjeve të patrioteve shqiptarë, të intelektualëve të ndershëm e të atyre që e duan një shtet shqiptar ndryshe, që sot e mbështesin Salihin se nuk kanë alternativë tjetër të besueshme, ne do të shihemi si njerëz që thonë të vërtetën. Mirëpo, për të, unë e të tjerë si unë duhet të dalin me çdo kusht e me çdo mënyrë si vegla të sistemit të mëparshëm, e në mos u realizoftë ajo gjë, ne duhet të dalim si njerëz pa nder e pa karakter, njerëz pa karakter, të pandershëm, me dy fytyra, spiunë të Sigurimit, të shitur tek UDB vrasës të shqiptarëve. Salihi don me na pa si veten e vet.

Shkurt, qëllimi i Salihit është qe me këtë sulm tejet personal, të më portretizojë si agjent të Sigurimit, si pjesë të sistemit të atëhershëm dhe si persekutor të këtyre shtresave. Me këtë vulë, Salihi mendon se e ruan masën e mbështetësve, në veçanti ato grupe e individë që janë në PD prej hallit. Ai mendon se ato do të imunizohen prej meje dhe çdo gjë që mund të them unë e të tjerët si unë do të shihet me dyshim e si e pa vlerë, për shkak të stigmës që ai kërkon të më ngjisë si persekutor i tyre. Kësisoj, gjithçka që ne mund të kemi ba në jetë zhvlerësohet. Jo vetëm aq, por as unë, e asnjë nga miqtë e mi nuk mund të jemi me rrezik për pushtetin e tij kriminal mbi PD-në e për atë vetë. Por i ka ba llogaritë me të bijën e të birin, e jo me mua.

Rasti që përdori si evidencë dhe që u mundua t’ia shiste mbështetësve të vet është ky më poshtë. Në vitet 1976-1977, kur kam qenë në shkollën e mesme, kam pas njohur një njeri që kishte dalë prej burgut dhe dukej shumë i kulturuar dhe shpesh me të, me shokë e me individë të tjerë shkëmbenim mendime për letërsinë, artin e kulturën. U bëmë miq dhe flisnim për letërsi e për mjaft çështje të tjera përfshirë këtu edhe problemet politike, herë në grup e herë vetëm. Kur u pyeta se për çka fliste ky njeri, unë thashë ato vetëm që kishte thënë në grup, por nuk thashë asgjë nga ato pika e tema që i kishim diskutuar dorë për dore. U distancova prej tij dhe vazhdova rrugën time. Kur e arrestuan për tentativë arratisje e formim grupi armiqësor, u thirra dëshmitar në gjyqin e tij dhe atje përsërita të njëjtat gjëra që ai i kishte thënë publikisht në prani të të tjerëve dhe të cilat nuk kisha se si të mos i thosha, sepse i kishte thanë para shumë vetëve, por nuk pranova të bëj dëshmi të rreme, dhe as nuk thashë gjë që mundte me e rëndue. Në dëshminë time theksova që ky njeri nuk më ka bërë propagandë armiqësore, që kemi folur vetëm për libra e autorë të ndryshëm e kaq. Nuk thashë gjëra të tjera që i dija e që mund ta rëndonin shumë atë njeri. Ky është një rast fatkeq si për të ashtu edhe për mua por në të cilin mendoj se jam absolutisht i pastër. Ai është dënuar jo për letërsinë por për tentativë arratisje, për organizim grupi armiqësor. Ky është rasti që kërkon të përdorë Saliu dhe shpura e puthadorëve të tij për të më njollosur mua.

Tash duhet thanë se e vërteta është se duke qenë shumë i interesuar për librat, letërsinë, filozofinë, gjuhët e huaja e të tjera, unë kam hyre e kam dalë, kam dhënë e kam marrë me thuajse të gjithë ato individë, në burg apo jashtë burgut që kishin diçka me më ofrue në ato kohë; jo vetëm në Shkodër, por në Tiranë e më gjerë, shumë kushërinj të mi të afërt e të largët e miq të vjetër të familjes sime. Jo vetëm që atyre nuk iu ka hyrë një ferrë në këmbë prej meje, por ka pasur prej atyre që i kam ndihmuar si me të holla, si në mënyra të tjera.

Në atë marrëzinë e histerinë kolektive që në sipërfaqe e kishte kapllue shoqërinë shqiptare të asaj kohe, vlerat e mia e jetën time personale unë i kam kultivue dhe i kam ruejtë me fanatizëm. Nuk ma merr mendja se ka pasur studentë në Shkollen e Bashkuar në vitin 1979-80 që e kanë pasur dosjen e hapur pse kanë mbajtë e lexue Biblën apo pse kanë folur për libra të tjerë të ndaluar që të tjerët as nuk e imagjinonin se ekzistonin. Ka pasur pak njerëz që kanë shkuar në depot e kombinateve ku mblidheshin librat e ndaluar apo në tavanet e komiteteve ekzekutive dhe kanë mbledhë libra të vjetër e të rrallë që po shkonin për karton. Dhe gjatë atyre viteve, ma e shumta që kam mundë me ba, ka kenë me ruejtë veten. Njerëzit kanë pa tek unë atë që kanë dashtë me pa, dhe unë iu kam tregue atë që kanë meritue. Edhe Salihit kur i erdhi koha.
Mendoj se kthesa e madhe për mue ka ndodhe në vitin 1981 me pranverën e Kosovës. Më vjen mirë disa nga shkrimet e botuara prej meje e ruajnë atë vit si datë krijimi.

Ai vit ka qenë viti i tradhtisë së madhe kombëtare. Unë gjithnjë e kam numërue veten nacionalist shqiptar dhe mendimet që kam pasë nuk i kam ndrrue për një sekondë as atëherë, e as tani. Më duhet më e thanë pa pikë modestie se nëse me kultivue mendime e vlera që nuk përputheshin me kërkesat e sistemit, nëse me mendue e me shkrue të kundërtën e asaj që priste regjimi, nëse me gjetë, me mbledhë, me ruejtë, me kopjue, me përhapë e me folë për libra, filozofi politike e letërsi perëndimore e nacionaliste, me përkthye e me mbajtë botime të ndaluara për të cilat përfundoje lehtësisht në burg, me shkrue e me mendue si nacionalist shqiptar donte me thanë me kenë disident e kundërshtar i regjimit, atëherë, unë kam kenë njëri ndër disidentët e kundërshtarët ma të rrepte të atij regjimi.

Unë kam jetue në atë regjim, por nuk e kam lanë regjimin me jetue brenda meje.

Unë kam pasur një mendje të hapur dhe me kohë, kur është dashtë e kur e ka kërkue momenti, e kam tregue se çfarë edukimi, çfarë prirjesh e çfarë karakteri kam pasë.

Shkurt, unë jam mundue me kenë njeri kur të tjerët si Salih Berisha janë mundue me shpirt me u transformue e me sprovue veten si vampirat e sistemit të Enver Hoxhës; kam preferue me mbetë i rrethuem prej mijëra librave në bibliotekën e familjes e mos u ba pjesë e sistemit.

Kam mundë me hy në parti, pa piken e problemit por nuk dashtë.

Kam mundë me ndjekë karrierë në rrugë të tjera por gjithnjë kam preferue librat e mi e vetminë teme.

Kam jetue në atë sistem por mendjen e shpirtin e kam pasë diku tjetër. Kam folë hapur, ka pasë raste që njerëzit më kanë ike prej tavolinës, e kanë marrë me të qeshur, ose nuk janë ndjere.

Nuk po flas se si recenzentet e librit tim “Gjaku Im Trashëgon” ma nxorën librin me gabime të rënda ideologjike në vitin 1985 e në vitin 1986 dhe prapë unë nuk hoqa dorë nga mendimet e mia.

Jam përpjeke me i organizue njerëzit fshehtas e hapur qysh me kohë. Sa u shpall ligji për shoqatat, unë fillova me organizue legalisht shoqatën “Gjergj Fishta” por ata që sot shiten si disidente filluan me ndrrue rrugë e me u shmangë prej meje.

Kam kërkue hapur e pa ekuivoke të drejtat themelore njerëzore, lirinë e shtypit e të fjalës në Konferencën Kombëtare të Talenteve të Reja në Korçë në Tetor të vitit 1990.

Për të ardhur tek Lëvizja Studentore dhe tek përpjekjet e mia e të shokëve të mi, për të organizuar e për të ngritur studentët në Dhjetor 1990.

Në të gjithë rrugën që kam ndjekë kam kenë e kam mbetë ithtar i patundun i besimit se vetëm shteti-komb i shpëton shqiptarët. Dhe këtë bindjen time e kam manifestue në jetën time si individ e kurrë nuk kam hekë dorë prej saj, thjesht sepse kam besim tek populli im.

Me shokët e mi i kemi dhanë frymën kombëtare e nacionaliste Lëvizjes Studentore, i kemi dhanë zemrën shqiptare Partisë Demokratike, kemi rrëzue mitin e Enver Hoxhës, dhe për një kohë e kemi shpëtue atë popull prej vllavrasjes, ku e çoi Salihi në vitin 1997.

Unë jam një njeri, dikur i kërcënuar hapur me vdekje prej të gjithë palëve të parisë, jam një emigrant politik i vuejtun dhe i rrahur me shumë halle që i ka dalë shpirti me fitue bukën rrugëve të botës, por që e ka ruejtë veten shqiptar, që ka jetue me nder dhe nuk i ka tregtue bindjet e veta.

Kam lanë karrierën shkencore e i jam bashkëngjitë UÇK-së dhe për dy vjet të mira kam luftue për bindjet e mia, me tana mënyrat e mundshme që kam ditë.

Me kursimet e pakta familjare e kemi botuar të parën revistë shkencore të studimeve shqiptare në anglisht. Një kohë kam qenë këshilltari politik i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Këshilltar Politik e Zëdhënës i UÇK-së, Këshilltar i Lartë për Çështje Politike i Kryeministrit të Kosovës, ndër të tjera i dekoruar me Urdhrin “Adem Jashari” e i nderuar në shumë mënyra të tjera në trojet shqiptare.

Kam një karrierë akademike si Doktor i Shkencave Politike, e Profesor në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e të shtet-formimit si dhe Drejtor i Programeve të Masters në Politikë në një universitet të nivelit të lartë. E shkuara ime më ban nder.

Sot unë jam një shqiptar në mërgim që i dhimbset populli i vet dhe që e ka provue me jetën e vet se ai punon për popullin e vet, se ai mendon për popullin e vet dhe se nuk do të ndalet derisa problemet e shqiptarëve të zgjidhen si duhet.

Une jam ai që kam kenë gjithë jetën, e bindjet e mia nuk kam pse i ndrroj.

Asgja që kam provue në jetë nuk me ka bindë se duhet me i ndrrue bindjet e mia politike.

Ndoshta nuk do të jem i zoti me e shtye një gur prej rrugës, por bindjet e mia nuk kam pse i ndrroj. Është ma mirë me jetue e me vdekë vetëm, me dhimbjen se do të jetosh e do vdesësh larg vendit tënd, se sa me kenë pjesë e shoqërisë së parisë së Tiranes.


A kam ba gabime? Po, pa dyshim. Gjithkush e ka një ferr të vogël brenda vetes ku don që gabimet që ka ba mos me ia tregue kujt.

Por ka gabime e gabime.

Cili është gabimi më i madh në jetën time?

E këtu duhet thanë se gjithçka më bind se parinë e Tiranës duhet me e urrye e me e luftue me gjithë shpirt dhe se Salih Berisha, siç ia kam thënë në sy edhe para 20 vjetësh, është figura më e zezë e më e ndytë që ka nxjerrë kombi shqiptar, ai është si gjarpri që e ka helmue gjakun shqiptar.


Ai është kanceri në shpirt të kombit e ky komb nuk ka me gjet qetësi deri sa ky kancer të shkulet e të shpërbahet. Gabimi ma i madh ka kenë se, edhe pse e kam pas poshtërue deri në ekstrem, prapë unë e shokët e mi e lamë me mbijetue në politikë kur i kishim mundësitë me e shmange përjetë. Salihi kishte pasë do cilësi që ne nuk mundeshim me i imagjinue.

PERMBLEDHJE E ARGUMENTIT

Si edhe shihet nga rasti im, paria e Tiranës godet e sulmon gjithkënd që i del kundër, gjithkënd që i rrezikon interesat e saj. Shpifja është instrument që ka efekt, dhe Salihi është mjeshtër i përdorimit të saj.

Nuk dua të merrem këtu me Salihin si person, se do të kem raste të tjera, por e gjykoj të dobishme se nuk duhet me e tolerue Salihin si manifestim i një dukurie e sjelljeje që është shumë karakteristike për parinë e Tiranës.


Manipulimi i ndasive është një nga teknikat e sprovuara dhe që ka dhënë fryte në të shkuarën. Paria e Tiranës nuk do të ndalet dhe jam i sigurt që xhevahiret që do të dalin nga fabrikat e mashtrimet, do të çudisin edhe ata individë që do t’i shpikin.

Por në rastin tim, unë nuk due me i pa shqiptarët si persekutues e të persekutuar, si i sheh paria e Tiranës.

Unë refuzoj me i nda shqiptarët në këtë mënyrë. Mbi të gjitha, unë nuk due me i përkite një krahu të parisë sepse ashtu i intereson Salihit.

Mua nuk më lidh gjë me PS-në që është një kancer i politikës shqiptare, por nuk më lidh asgjë me PD-në që është kanceri tjetër.

Por mua më lidh gjithçka me anëtarët e mbështetësit e ndershëm të këtyre partive. Ata shqiptarë që duan një shtet të pastër e të ndershëm, një administratë jo të korruptuar në shërbim të qytetareve, një ekonomi solide tregu por të institucionalizuar, drejtësi të paanshme e të pakorruptuar, kthim të pronës tek i zoti, një shoqëri ku nderi nderohet e krimi ndëshkohet, një sistem edukimi cilësor e për të gjithë shqiptarët, një shoqëri meritokratike, familje të shëndoshë, mbrojtje sociale për të pazotët, e mbështetje për tregtarët e prodhuesit, ata që duan një shtet të fortë e ligj, ata janë njerëzit me të cilët unë dua të flas.

Ata janë njerëzit për të cilët unë kam punue e due me punue, e pse jo edhe me vdekë. Paria e Tiranës, të zvetënuarit, të korruptuarit, tributë e familjet e krimit, hajnat e cubat, me pushtet e pa pushtet, ata që i kanë la duart me gjakun e shqiptarëve si Salih Berisha janë armiqtë e mi dhe unë do t’i luftoj sa të kem jetë e me të gjitha mënyrat që di.

Kushdo që don me ditë se ç’ka mendoj unë për të e ka të lehtë me i gjetë shkrimet e mia.

Unë e Salihi e njohim njëri-tjetrin mirë, jemi armiq personalë të vjetër.

Por Salihi e sheh përplasjen në terma personale sepse, nga ana e ime, kundërvënia është për ide të kundërta, për rrugë të kundërta në politikë, për zgjidhje të ndryshme e jo për urrejtje personale, sepse unë urrej veprimin që ban e jo personin.

Mbi të gjitha, lufta e Salihit është tjerakah. Lufta e tij është me mbajt bashkë mbështetësit e tij. Nëse ai e humb mbështetjen e tyre politike, atëherë ai është përgjegjësi kryesor për krimet e panumërta që ka kryer, për tranzicionin e dështuar, për shkatërrimin e shoqërisë e të familjes shqiptare, për shitjen e trojeve e të detit shqiptar, për dështimin e minimin e çështjes kombëtare, për vrasjet e mijëra shqiptarëve, për korrupsionin e krimin rampant, për rrënimin e shtetit, tolerimin e vjedhjes e institucionalizimin e mendësisë se cubave, për jetët e shkatërruara të shqiptarëve kudo që janë. Ai mbijeton duke mbet në politikë në sajë të mbështetësve të vet. Ai e din se nuk ka rrugë tjetër. Rruga e tij është rruga e krimit, sepse ajo është rruga e shpëtimit për të e për familjen e tij të kriminalizuar.

Gjithashtu, ndërsa do të hedh në gjyq të gjithë ata individë, mjete informimi, e parti politike që njollosin emrin tim, duke i paraqitur me objektivitet të gjitha palët e pikëpamjet, siç mendoj se kam bërë në këtë shkrim, mendoj se do të shihet mirë se ku është arsyeja për këtë sjellje të parisë e në këtë rast të Salih Berishës e të makinës së tij propagandistike në lidhje me personin tim.

Mirëpo, nuk duhet me lanë pa e përmend se kjo shpifje e poshtërsi e radhës nga ana e mercenarëve mediatikë të PD-së është një ilustrim i shkëlqyer i gjendjes së nderë dhe në dukje të pashpresë që ka mbërthyer shoqërinë shqiptare për shkak të sjelljes së parisë së Tiranës.

Kjo është paraliza ideale morale dhe e vlerave që i nevojitet parisë së Tiranës.

Kjo gjendje është kriza e shumanshme dhe pa zgjidhje ku ajo ka synue e synon me i mbërthye shqiptarët, me i zhdukë si popull, me i çnderue e me i shfytyrue si njerëz.

Ajo pari që dikur donte që të gjithë ne me u transformue në Enver Hoxhë të vegjël, sot kërkon që të gjithë shqiptarët me u transformue në Salih Berisha të vegjël, veglat e veglave të veglave të Enver Hoxhës.

Por si Enver Hoxha, të cilit nuk i dihet se ku i ka eshtrat, edhe Sali Berisha do të dalë përpara gjyqit të shqiptareve apo të historisë së tyre. E nuk mundet më thanë se nuk e kam dite se ç’ka po baj, sepse në mos tjetër, unë e të tjerët ia kemi tregue se ku po shkonte e në çfarë katastrofë e ka çue kombin shqiptar.

Kështu, edhe kjo përrallë është një kallzim e dëshmi e vogël, por e rëndësishme për mue. Prandaj në dënimin e tij, kur t’i vijë radha me dalë para gjyqit të historisë, në mos ndryshe, unë do të jem dëshmitar i vërtetë e vullnetar.

E do ta kem për nder me e denoncue krimet e tij të përbindshme, që natyrisht do të vazhdoj t’i denoncoj me sa fuqi e me çdo mënyre që di e që do të kem në dispozicion.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Thu Mar 04 2010, 04:09pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Hum.M'kishte ik ky lajm per kryeministrin tone...

Link : Berisha, deshmitar ne 1975 në një gjyq për varje trokit ketu



Back to top
Al Bundy
Fri May 14 2010, 01:03pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Te gazeta shekulli kishte dal sot kjo foto. Sala antikomunist i oreve te para.

@ simpatizusve te Sales: A e kuptoni apo jo kush na drejton tesh 20 vjet?








Back to top
L - N
Sun Aug 22 2010, 12:34pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Berisha: Falë ndryshimit, ne në vendet më të mira për të jetuar.
Nga triskat dhe tollonat, Shqipëria në vendin e 57 për cilësinë e mirë të jetesës.




Shqipëria renditet në vendet më të mira për cilësinë e jetesës, falë reformave të pandalshme që qeveria ka ndërmarrë duke ndryshuar pozitivisht vendin. Nga Korça, ku pas inaugurimit të fabrikës së prodhimit të birrës "Korça", inauguroi edhe njërin prej segmenteve të unazës veriore të këtij qyteti, varrezat e Qytetit-Kryqëzimi Ersekë, Kryeministri Berisha vlerësoi se këto investime janë dëshmi reale e ndryshimit të vendit. Duke përshëndetur e përgëzuar qytetarët për këtë projekt, kreu i qeverisë u ndal në performancën pozitive ekonomike që po përjeton vendi gjithnjë e në rritje. Konkretisht, Berisha i është referuar të dhënave të një prej organeve më prestigjioze financiare të shtypit botëror, e cila në një klasifikim për vendet më të mira për të jetuar e rendiste Shqipërinë në vendin e 57 dhe në listën e 100 vendeve me cilësi të lartë jetese. "Këto ditë njëri nga organet më prestigjiozë të shtypit botëror, shpalli klasifikimin e vendeve më të mira për të jetuar. Në këtë klasifikim, Shqipëria jo vetëm që përfshihet në listën e 100 vendeve më të mira për të jetuar, por pozicionohet në një vend të lakmueshëm, pozicionohet e 57 nga më shumë se 200 vende të planetit ku jeta është më e mirë. Nuk ka nderim më të madh, kjo për ju të dashur qytetar dhe qytetare të Korçës dhe mbarë Shqipërisë për vuajtjet tuaja, për djersën, për sakrificat tuaja", u shpreh kreu i qeverisë. Duke sjellë në kujtesë kohët e errëta të periudhës së komunizmit ku qytetarët vuanin nga sistemi i triskave dhe tollonave, Kryeministri tha se sot renditja e Shqipërisë në vendet më të mira për cilësinë e jetesës është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. "Ne, të cilët e njohim Korçës dhe Shqipërinë, në mjerimin e tyre më të thellë ne, i kemi të freskëta në memorie tollonat dhe triskat për ushqim dhe ishim më fatlumët, ne që kishim tollona dhe triska, sepse 70% e shqiptarëve nuk kishin asgjë tjetër përveç kilogramit të vajit, sheqerit dhe të kripës. Ne që rrinim në radhë orë të tëra, për të marrë një shishe qumësht ne sërish ishim në atë periudhë më fatlumët, sepse të tjerët nuk e shihnin dot as njëherë në tre muaj, por vuanin urie. Sot, ky vend shpallet dhe hyn në grupin e vendeve ku jetohet më mirë dhe zë vendin e 57 në mbarë planetin. Nuk ka arritje më të madhe për ne që përjetuam periudhën e një regjimi barbar dhe kjo është arritja jonë, kjo është arritja e përbashkët, por kjo është bërë e mundur, sepse këtu në Korçë dhe sot Korça është një nga vendet, një nga qytetet më të mira për jetesë dhe jo vetëm", theksoi kreu i qeverisë.


© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu




Jam i vetdishem se zotni??? Sali Berisha asht kryeministri i shtetit tone dhe per edukaten vetjake me takon mu mat shume e mu permajt kur flase per te, e ju kerkoj falje tane mshtetsave te tij (por ky asht vetem opinjon personal):

Fatkeqsisht komenti i tij i masiperm me detyron me mendu se zotni??? Sali Berisha muned me kene tuj kalu neper 4 faza ne kyt moment ne jeten e tij:

1) Ose asht mashtruse e rrencak e s'ka derman, se s'munet me kene ndrysh!

2) Ose ka hum njenjen e rrealitetit qysh se asht ba Kryeminister, kaqi familiarisht asht i bazume ne qener te Tirans, dhe familiarisht asht tuj u pasunu per dite e ma shume, kshtu qi ndoshta mendon se tane Shqiptart jetojn si Kryeministra!!!.

3) Ose ndoshta mosha e ka ba me harru se si jetojn gati 90% e Shqiptarve larg qenres te Tirans!

4) Ose i ka ike petulla zotni kryemninstrit tone te dashtun!!!, ndoshta ka rrshit keq e ka nevoje me pa doktorin per me kontrollu ment e krese, se pernrysh tuj dite se asht fakt se Shqiptart jane populli ma i varfen ne Europe SOT, e ku standartet e jetes jane njaq poshte, sa rrezik as me venet Afrikane s'munet mu krahasu, se Afrikant t'pakten s'kane nevoje per shpija gjate 8 muejve te vjeshts, dimnit e prandvers se e kane gjithmone diellin e xet falas.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Sun Aug 22 2010, 10:00pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
cfare body language hahahahahahah ky duket se nuk asht normal





Back to top
lissandro
Sun Aug 22 2010, 10:08pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
guest ka shkruar:

cfare body language hahahahahahah ky duket se nuk asht normal







Visual communication

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
L - N
Fri Sep 03 2010, 08:02am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Prifti akuzon Berishën: Dy drejtorë të PD të korruptuar, por s’i heq dot



Ministri i Ekonomisë akuzon drejtorët, por nuk jep llogari se si i fitoi 2.5 miliardë lekë nga një kompani me borxhe.



Më i lakuari në dekadën e fundit për superskandalet dhe aferat e tij me shuma të pallogaritura, ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, pasi fitoi vetë 2.5 miliardë lekë prej një kompanie me 7 miliardë lekë borxhe, ka përfshirë në mënyrë indirekte dje në vorbullën e korrupsionit edhe Kryeministrin Berisha, ndonëse ky i fundit e ka mbrojtur deri më tani nga drejtësia. Për të mjegulluar skandalin e tij me fshehjen e pasurisë, Prifti akuzoi dje Berishën, duke denoncuar hapur dy drejtorë të Partisë Demokratike në Ministrinë e Ekonomisë për korrupsion gjatë proceduarave të dhënies së lejeve koncensionare. Ai denoncoi hapur dy drejtorët e Berishës, si dhe i kujtoi prokurorisë të nisë hetimet ndaj tyre. “Po sigurisht që ka pasur korrupsion. Me auditin e brendshëm të ministrisë kemi kontrolluar vetëm koncensionet e dy muajve të verës të vitit 2009 dhe auditi i ministrisë mua më sugjeron kallëzim penal për dy ish drejtorë të ministrisë, për problematikën që ka në lidhje me dhënien e lejes koncensionare. Sigurisht që probleme ka, por t’i lëmë njerëzit që merrem me auditin, që merren me kontrollin, që merren me hetimin t’i bëjnë ato. ‘T’i drejtohemi, ashtu siç në ndonjë rast është vepruar, prokurorisë dhe le t’i bëjnë ata hetimet”, ka theksuar Prifti. Mirëpo, ironia qëndron në faktin se Prifti akuzon drejtorët e tij dhe nuk u rrëfen shqiptarëve sesi i fitoi 2.5 miliardë lekë nga një kompani me 7 miliardë lekë borxhe. Ndërkohë që fabrika e tullave nuk ka shituar as edhe një tullë të vetme. Dritan Prifti vijon gjithashtu të mos i japë një përgjigje të sinqertë akuzave të ndritura ndaj tij, për shmangien e tatimit mbi fitimin, por ai e ka justifikuar këtë vjedhje me argumentin se aksionet e tij i ka shitur me një normë më të vogël sesa çmimi real. Në këtë pikë, Prifti nuk sqaron se kush ja ka matur vlerën e shitjes së aksioneve, në mënyrë që ai t’i shmangej dispozitës ligjore për të paguar tatimin mbi fitimin. Prifti del dhe akuzon drejtorët e Berishës për afera dhe skandale, por nuk sqaron nëse e ka shlyer borxhin në bankë për kredinë që ka marrë për kompaninë e tij që në 2008 dhe nëse po, me çfarë lekësh e ka shlyer, përderisa fabrika e tij nuk prodhoj asnjë tullë. Prifti ka deklaruar se në një kompani mund të investohet për vite me radhë pa prodhuar, por nuk ka sqaruar sesi ai fitoi 2.5 miliard dollar, kur fabrika nuk ka prodhuar as edhe një tullë të vetme.




Pritet reagimi i Berishës
Pas akuzave që Prifti i bëri Berishës para shqiptarëve dhe opozitës, pritet që ky i fundit të heqë dorë nga mbrojtja e ministrit më të korruptuar të kabinetit, duke ia dorëzuar atë organeve të drejtësisë. Vetë Prokuroria e Përgjithshme është e bindur se korrupsioni i Priftit me fitimin e 1.8 milion eurove nga një kompani me humbje, është i hapur dhe nuk mund të ketë asnjë justifikim. Prokuroria është e bindur gjithashtu se skandali është i qartë dhe i pajustifikueshëm, por pritet që ministri të lëshohet nga ana e Berishës për ta marrë më pas të pandehur.

Prifti: Në çdo koncesion ka kunetër të PD dhe PS
Pasi akuzoi dy drejtorë të Berishës për korrupsion, Prifti i mundua dje edhe të manipulojë skandalin e dhënies së koncensioneve me argumentin e Shqipëria është një vend i vogël. “Unë i kam të dhënat e të gjitha koncensioneve dhe po ju them që pothuajse në çdo koncension janë gjashtë, shtatë apo dhjetë kompani dhe po të kërkosh ndër kompanitë do të gjesh edhe kunetër të PS, edhe kunetër të PD, edhe miq e shok të një krahu, edhe miq e shoh të një krahu tjetër. Ne jemi vend i vogël. Biznesi, për hir të interesave të vendit dhe për hir të interesave te veta, bashkëpunon dhe ne nuk mundet të godasim politikisht investimet vetëm sepse dikush është kunati i një ministri dhe dhëndri i një deputeti. A duhet ta godas unë koncensionin e Okshtunit sepse është dhëndri i një deputeti të PS atje?”, theksoi Prifti.

Gaçi i përgjigjet Priftit: Sqaro manipulimin e dokumenteve nga QKR
Pas deklaratave të ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, i cili akuzoi Partinë Socialiste se po dëmton biznesin ka ardhur dhe reagimi i opozitës. Deputeti socialist Artan Gaçi u shpreh akuzat e opozitës nuk synojnë trembjen e biznesit, por denoncimin e korrupsionit.
“Problemi qëndron se në rastin e koncesioneve, pikërisht këta njerëz të afërt e të lidhur me pushtetin, u kanë rrëmbyer shqiptarëve në mënyrë të padrejtë pasuritë publike, duke shfrytëzuar lidhjet me pushtetin. Ky është korrupsioni i vërtetë. Kjo është kapja e shtetit”, tha Gaçi. Ai theksoi se për opozitën problemi nuk qëndron te fakti që motrat, bashkëshortët, bashkëjetuesit, kunetërit e shpeshherë si në rastin e Dritan Priftit edhe vetë ministrat, përfshihen në biznes, por mënyra e abuzimit. Nga ana tjetër Gaçi ka kërkuar nga Prifti sqarime dhe për manipulimin që u është bërë të dhënave në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me urdhër të ministres Bregu.“Dritan Prifti duhet të ishte shprehur edhe mbi skandalin e manipulimit të të dhënave në qendrën e regjistrimit të bizneseve me urdhër të Majlinda Bregut. Por edhe pse ka në varësi direkte këtë institucion, Dritan Prifti heshti dhe nuk guxoi të fliste”, u shpreh Gaçi. Deputeti socialist ka theksuar gjithashtu se aferat e qeverisë Berisha po dalin në dritë çdo ditë. “Aferat korruptive, që dalin çdo ditë, nga ferra ku rri strukur lepuri i korrupsionit të qeverisë Berisha, janë të pajustifikueshme, e të pambrojtshme. Është e kotë, ferra ku fshihej lepuri i korrupsionit të Sali Berishës ka dalë zbuluar. Fakte dhe prova të reja dalin çdo ditë. Kjo ferrë e korrupsionit do të shkulet, falë fuqisë së ndryshimit të shqiptarëve”, u shpreh Gaçi. Nga ana tjetër ai ka deklaruar se asnjë deklaratë nuk mund të pastrojë zyrtarët nga korrupsioni. “Asnjëra prej fjalëve të tua nuk e mbulon dot të vërtetën e madhe: Shqiptarët, tashmë e kanë kuptuar, se janë duke u qeverisur nga një lukuni pushtetarësh, të etur për të grabitur me çdo formë, e përmes çdo mundësie, të gjitha asetet dhe pronat e shqiptarëve”, tha Gaçi.

Historia e skandalit Prifti me pasurinë e tij
Në vitin 2008, Dritan Prifti ka deklaruar se për fillimin e aktivitetit të tij privat në kompaninë Fortis 2 më 1 maj të 2007-ës është detyruar të marrë një borxh në shumën 30 mijë euro, që e ka shlyer një vit më pas. Përveç të ardhurave mujore, Dritan Prifti ka pasur në vitin 2008 një llogari bankare bashkë me të shoqen në shumën prej 11.8 mijë dollarë. Ndërsa në vitin 2008, Dritan Prifti kishte një pasuri minimale, një vit më vonë ai do të deklaronte se pasuria e tij kapte vlerën e 1.8 milionë eurove. Në deklaratën e pasurisë që Prifti ka bërë në vitin 2009 rezulton se nga kompania Fortis 2 janë shitur aksione me 3 faza të ndryshme. Për një periudhë 10 mujore, nga data 24 shkurt 2009 deri më 4 dhjetor 2009 janë shitur 14.5 për qind e aksioneve me vlerë rreth 300 mijë euro. Ndërkohë marrëveshja e tretë që do t’i sillte përfitime marramendëse vetëm tre muaj më vonë do të shënonte shitjen e 30.5 për qind të aksioneve të mbetura me vlerën 1.5 milionë euro. Kjo marrëveshje u nënshkrua më 31 dhjetor 2009, datë që shënoi edhe mbylljen e pjesëmarrëses së çiftit Prifti si aksioner në kompaninë Fortis 2. Bazuar në deklaratat që vetëm ministri ka bërë, ngrihet një pyetje: si është e mundur që një aktiviteti i hapur më 1 maj të vitit 2007 me 30 mijë euro borxh, pas shlyerjes së këtij borxhi në 2008, të arrijë të sigurojë një fitim marramendës prej 1.8 milionë euro vetëm gjatë vitit 2009?


Si e fshehu Prifti një vilë 1 milion euroshe në Lundër
Vetëm disa ditë pas zbardhjes së skandalit të parë, u zbulua se Dritan Prifti, në deklaratën e pasurisë të dorëzuar pranë ILDKP, ka fshehur një vilë 1 milion euroshe, të cilën po e ndërtonte në Lundër. “Përveç 1.8 milion eurove të fituara si me magji në 3 muaj të vetëm si ministër i Sali Berishës, Dritan Prifti nuk ka deklaruar në deklaratën e pasurisë së tij një kat të tërë pallati me sipërfaqe 400 metra katrorë në një nga zonat më luksoze të Tiranë, si dhe një vilë që po ndërton në Lundër vlera e së cilës llogaritet në mbi 1 milion euro”, ka sqaruar deputeti socialist Besnik Bare. Nga ana e tij, ministri i Ekonomie i ka quajtur "shpifjet e radhës" akuzat e Partisë Socialiste për pasuritë e tij të padeklaruara. Prifti ka përsëritur akuzat e tij ndaj kreut të opozitës Rama duke e quajtur atë sërish "përdorues droge" dhe duke thënë që do hiqte dorë nga postet e tij nëse Rama i nënshtrohet një analize droge.

Ja si fshehu Prifti një kat pallati
Tre drejtues të PS, kanë denoncuar atë që e quajtën skandalin numër dy të Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti. Deputeti socialist Besnik Baraj foli për atë që e cilësoi aferën numër 2 të Dritan Priftit gjatë vitit në të cilin ai është ministër i ekonomisë së shqiptarëve. “Është publikuar një tjetër skandal për Dritan Priftin. Dritan Prifti nuk ka deklaruar në deklaratën e pasurisë së tij një kat të tërë pallati me sipërfaqe 400 metra”, theksuar deputeti socialist. Ndërkohë, në deklaratën e pasurisë, as ky kat pallati nuk figuron i deklaruar.

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3855 sec, 0.0901 of that for queries. DB queries: 63. Memory Usage: 3,558kB