Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
SALI BERISHA ECEN VETE |
Go to page 1 2 3 4 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Berisha: Shqipëria në disa fusha, mund të matet me vende të BE-së ![]() Lidhur me mekanizmin e mbikëqyrjes të të ashtuquajturve azilkërkues të rremë të cilësuar si një “pedal frenues” në procesin e liberalizimit të vizave nga Sekretari Belg i Shtetit për Azilin, Melchior Wathelet, në cilësinë e tij si Kryetar i Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së, Berisha tha se sot Shqipëria është një vend tërësisht i ndryshëm, dhe se në disa fusha të caktuara, ai mund të matet me vende anëtare të BE-së. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha pret shumë nga liberalizimi i vizave, i cili do të hyjë në fuqi për Shqipërinë brenda një muaji (më 15 Dhjetor). Qytetarët shqiptarë pas kësaj date mund të udhëtojnë pa viza në hapësirën Evropiane “Schengen”. Në një intervistë telefonike për APA, Kryeministri Sali Berisha theksoi se për vendin e tij, i cili gjatë diktaturës staliniste ishte jashtëzakonisht i izoluar nga pjesa tjetër e botës dhe nga vetë shtetet e ish-bllokut lindor, kjo përbën një ngjarje tejet të rëndësishme. “Për ekonominë shqiptare - thotë mjeku i dikurshëm- kjo ka efekt të ngjashëm me një transfuzion gjaku”. Kryeministri Berisha e sheh heqjen e vizave edhe si një sukses personal. Gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar ai kishte premtuar ta realizonte këtë synim brenda një viti. Shefi i Qeverisë shqiptare tha se “për këtë unë ndihem shumë, shumë i lumtur”, edhe pse këtë afat nuk e ka respektuar plotësisht. “Në të ardhmen, afaristët shqiptarë nuk do të kenë më probleme gjatë udhëtimeve të tyre jashtë vendit dhe kjo përbën ‘gjak të freskët për ekonominë’”. Nisur nga fakti që shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund t’i shohin më shpesh familjet e tyre dhe që te rinjtë mund të udhëtojnë do ta bëjnë edhe më konkrete perspektivën evropiane të Shqipërisë. Lidhur me mekanizmin e mbikëqyrjes të të ashtuquajturve azilkërkues të rremë të cilësuar si një “pedal frenues” në procesin e liberalizimit të vizave nga Sekretari Belg i Shtetit për Azilin, Melchior Wathelet, në cilësinë e tij si Kryetar i Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së, Berisha tha se sot Shqipëria është një vend tërësisht i ndryshëm, dhe se në disa fusha të caktuara, ai mund të matet me vende anëtare të BE-së. “Unë nuk njoh ndonjë vend që të ketë ndryshuar aq shumë sa vendi im”. Si hap tjetër për përafrimin në BE, Shqipëria pret të marrë statusin e vendit kandidat. Gjatë bisedës me APA-n, Kryeministri Berisha nuk dha ndonjë afat konkret. Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2009, me gjithë rezervat publike nga ana e Brukselit, Berisha e paraqiti kërkesën për anëtarësinë në BE. Ai theksoi me atë rast se “ky është projekti kryesor dhe me interes jetik për vendin tim, për këtë qëllim, ne do të bëjmë gjithçka për të qenë të suksesshëm”. Shqipëria do të kishte mjaft përfitime nga statusi i kandidatit të BE-së. Aktualisht, Shqipëria ka statusin e “kandidatit potencial”. Sidoqoftë, Komisioneri i Zgjerimit i BE-së, Stefan Fyle mendon se gjatë vitit 2011 Brukseli do të japë një rekomandim pozitiv. Gjithsesi, kryeministri Berisha nuk dëshiron asnjë dhuratë në procesin e integrimit Evropian, por vetëm një “gjykim të mbështetur mbi performancë”. Ndaj, ai thotë se nuk lufton vetëm kundër shifrave dhe fakteve, të cilat duhet të përmirësohen edhe më tej, por edhe kundër imazhit të keq e të trashëguar të Shqipërisë, lidhur me Varfërinë, Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Por edhe në këto drejtime, ka pasur përmirësime që u shfaqën edhe në rastin e liberalizimit të vizave. Share Kthehu | 20.11.2010 © Copyright 2007-2009 Bota Sot trokit ketu Sali Berisha ka shum te drejt sepse: sa per me pasunu klasen politike bashk me familjen e shoqnin e tyne, na Shqiptart e Shqipnija ja kalon gjithkuje ne bote. Sa per faktet shifni se sa te pasun jane politikant tone, familjet e tyne bashk me farefis, ku e si e kane vu kyt pasuni ??? ajo dihat tash ma, kur shumica e Shqiptarve jetojn posht cdo standarti jetese, me lista, pa drita, rrug, mjek, shkolla etj atj..... Lutaj: Si ka mundësi që Ilir Meta te jetë nga më të pasurit? ![]() Tiranë – Deputeti i Partisë Socialiste, Piro Lutaj deklaron se zëvendëskryeministri dhe lideri i LSI-së, Ilir Meta, hesht para pyetjes, se si është e mundur që përmes politikes të pasurohesh më shumë se përmes biznesit? ![]() Në një konferencë për shtyp, deputeti Lutaj shtroi pyetjen, se si ka mundësi që politikanë si Ilir Meta të jenë sot ndër njerëzit më të pasur në Shqipëri? “Si ka mundësi që duke qenë deputet apo ministër të kesh prona anembanë si rrallë biznesmenë të tjerë? Përse Ilir Meta hesht dhe çfarë ka për të thënë për shtëpinë në bllok, mu në zemër të Tiranës, apo për vilën në gjirin e Lalzit, ku edhe ullinjtë që ka mbjellë në kopshtin e saj i ka transportuar me helikopter?”, ishin disa nga pyetjet e deputetit opozitar drejtuar aleatit kryesor të kryeministrit Berisha. “I kujtojmë zotërisë në fjalë (Metës), se përveç se ti shërbejë Sali Berishës, ka ardhur koha t’i japë përgjigje edhe shqiptarëve, që të zhytur në varfëri sot kanë më shumë se kurrë të drejtën për të pyetur e për të marrë përgjigje”, përfundoi deklaratën e tij deputeti Piro Lutaj. 2010-11-20 12:40 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu [ Edited Sun Nov 21 2010, 02:49pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | A I KA PRIVATIZUE SALI BERISHA INSTITUCIONET E SHTETIT? ![]() Instituti Nderkombetar per Studime ne Lindjen e Mesme dhe Ballkan (IFIMES) nga Lublana, regullisht analizon ngjarjet ne Lindjen e Mesme dhe ne Ballkan. IFIMES ka pregadite analizen per situaten aktuale politike ne Shqipni. Asht titullue: A i ka privatizue Sali Berisha institucionet e shtetit? 13.11.2010 Unioni Europian ka korrektue gabimin e vet nga viti 2009 kur nuk kishte heq regjimin e vizave per qytetaret e Shqipnise dhe Bosnjes, edhe pse keto dy vende nuk ishin ma keq sesa Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, qe ju kishin heq vizat nji vjet ma heret. Liria e levizjes asht nji nga lirite themelore te njeriut dhe ambicia e UE asht me qene lider ne respektimin dhe mbrojtjen e lirive te njeriut, keshtu ky vendim rregullon kete padrejtesi ndaj qytetareve te ketyne dy vendeve. Edhe pse, UE nuk ja hoqi vizat qytetareve te Kosoves qe kane mbete kombi ma i izoluem sot n’Europe. Qeveria aktuale e Shqipnise, e reprezentueme nga kryeministri Sali Berisha (PD), po perpjeket me tana mjetet me i pervetesue kreditet per heqjen e vizave dhe, tue e ba kete pune, kjo qeveri po perpiqet me kthye vemendjen e publikut nga negociatat e pasuksesshme mes Partise Demokratike dhe Partise Socialiste, ndermjetesue nga Parlamenti Europian dhe Eduard Kukan, President i Delegacionit te PE per Europen Juglindore dhe ish minister i jashtem i Sllovakise. KORRUPSION I RRITUN Krimi dhe korrupsioni ende perbajne kancerin e shoqnise shqiptare. Kryeministri Sali Berisha po godet korrupsionin ma shume se tjeret, por kryesisht vetem konsekuencat, e jo edhe origjinen. Simbas Transparency International per 2010, niveli i korrupsionit ne Shqipni asht rangue ne vendin 87te ne mesin e 178 vendeve, bashke me Indine, Jamajkan, dhe Liberine (ne vitin 2008 ka qene ne vendin 85te). Transparency International personalisht adreson kryeministrin Sali Berisha ne formen e shkrueme per format e ndryshme te korrupsionit dhe presioneve qe vijne nga autoritetet. ERE NE DUERT E SALI BERISHA Mosfunksionimi dhe joefikasiteti i institucioneve te Shqipnise asht shume ilustrativ ne rastin e Entit Rregullator t’Energjise, i cili ashiqare nuk i permbahet pergjegjesive dhe kompetencave qe ju kane besue simbas ligjit, me qellimin me mundesue gare te lire ne sektorin e energjise elektrike, mbrojtjen e interesave te konsumatoreve dhe mbikqyrjen e implementimit te ligjit dhe procedurave per blemje transparente te elektricitetit per me i mbulue humbjet e sistemit energjetik te Shqipnise, qe u privatizue koheve te fundit dhe njihet si OSSH (Operatori i Sistemit te Shperndamjes). Pamvaresisht nga fakti se ishte Enti Rregullator i Energjise (ERE) ai qe krijoi kornizen ligjore dhe rregullat ne vitin 2008 dhe 2009 qe rregullojne operacionet e OSSH, mbas privatizimit te 76% te akcioneve ne pronesi te shtetit qe u blene nga kompania ceke ČEZ Group, si dhe pamvaresisht nga rrethanat se pese komisionere te ERE jane emnue nga Parlamenti shqiptar, saktesisht nga anetaret e Partise Demokratike te Berishes, asht ERE qe nuk tregoi interes dhe efikasitet ne kryemjen e funksioneve bazike, gja qe perban nji shembull evident te mosfunksionimit te institucioneve shtetnore. Shembull evident asht Tenderi per Furnizim me Energji i Shtatorit 2010, me te cilin mbulohen humbjet e sistemit distributiv te Shqipnise OSSH, i cili nderkohe ka nderrue emnin ne ČEZ Distribution. Mbas investigimit jane gjete disa parregullesi dhe keqperdorime dhe sidomos disa shkelje te Rregullave procedurale per prokurimin e elektricitetit nga ana e OSSH, rregulla qe jane pranue nga Enti Rregullator i Energjise ne Maj 2009, bash me qellimin me i evitue keqperdorimet e mundshme. Perkunder faktit se ERE kishte qendrim shume te qarte se OSSH gjate blemjes se energjise duhet me qene “transparente” dhe ne harmoni me ligjet ne fuqi dhe praktikat ma te mira, ERE dallueshem nuk tregon interesim per me i observue standardet e tilla ne praktike. Perkunder faktit se nji rast i ketille direkt afekton tarifat e energjise elektrike per konsumatorin final n’Shqipni, ERE nuk asht marre me transparencen e procedurave dhe konsistencen e rregullave qe permendem ma nalte per rruget e blemjes se energjise elektrike, tue tolerue dhunimin dhe mosrespektimin e rregullave qe ka caktue vete. Simbas medias lokale shqiptare (revista “Monitor”, Nandor 2010, f.8), ERE ka aprovue rezultatet e tenderimit te OSSH, perkunder shkeljeve evidente te procedurave, qe krijon dyshime te bazueme ne pamvaresine dhe kredibilitetin e vendimeve qe jane marre nga institucionet shtetnore dhe poashtu justifikon ngritjen e pyetjeve qe lidhen me mundesite e korrupsionit. Mbi tanat, ERE me kete aktivitet prej “tigri-prej-letre” pamundeson zhvillimin e gares ne tregun e Shqipnise dhe ne te njajten kohe ban te mundun perfitime enorme te disa kompanive dhe krejt kjo shkon ne dam te konsumatorit, qytetarit shqiptar. Analistat alarmojne se humbjet ne sistemin distributiv te Shqipnise arrijne 30% te krejt shpenzimit vjetor dhe kete cmim e paguen natyrisht – qytetari shqiptar – diku mbi 100 million euro ne vjet. Tue u bazue ne disa efekte negative qe pengojne zhvillimin e tregut te energjise elektrike ne Shqipni, e rrjedhimisht te afektimit te ekonomise shqiptare ne tanesi, e mbi te gjitha, mbrojtjen e konsumatoreve te cilet ne fund e paguejne krejt cmimin e ketij joefikasitetit te ERE, analistat konsiderojne se nji monitorim rigoroz i ERE duhet patjeter me u etablue, me qellimin me i determinue parregullesite qe kane qene prezente ne aktivitetet e ERE per nji kohe shume te gjate. Shkaku i kompleksitetit te problemit dhe fondeve te medha finansiare, asht kruciale qe te sigurohet konsistenca efektive e permbushjes se pergjegjesive dhe fuqive statutore te ERE, si nji institucion rregullator i pamvarun i shtetit, si dhe me sigurue transparencen e duhun te aktiviteteve, tue perfshi faktin se monitorimi duhet me u kontrollue nga institucionet e Unionit Europian ne bashkepunim me policine dhe zyren e prokurorit per me determinue pergjegjesine e komisionereve te ERE dhe te rolit te kryeministrit Sali Berisha. Per shkak te parregullesive evidente te Tenderit te Shtatorit 2010, qe permendem ma nalte, te cilat, ashtu si raportojne mediat lokale, i njeh dhe i pranon edhe ERE, asht krejt e qarte se tenderi duhet me u anulue dhe me u shpall tender i ri, i cili duhet me u trajtue simbas ligjit dhe me transparence. Parlamenti i Shqipnise duhet me u shtyt per ta inicue proceduren e emnimit te komisionereve te ri te ERE. Instituti nderkombetar IFIMES ka me vazhdue me i hulumtue dhe analizue punet e institucioneve te shtetit shqiptar dhe tana procedurat tjera qe do te merren nga ERE, dhe ka me njoftue publikun shqiptar dhe nderkombetar me keto zhvillime. UNIONI EUROPIAN DUHET ME SHTUE MONITORIMIN E INSTITUCIONEVE SHTETNORENe zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Demokratike e Sali Berishes fitoi ma se shumti vende, tue u premtue qytetareve se ka me reduktue krimin dhe korrupsionin, ka me forcue ekonomine, ka me zhvillue demokracine dhe me shpejtue anetaresimin n’UE. Mirepo, dy vjet mbas zgjedhjeve, situata me krimin dhe korrupsionin asht shume ma ndryshe. Madje edhe analistat qe jane t’afert me politikat e djathta te Shqipnise, konsiderojne se nuk asht ba shume ne kete cashtje. Disa ministra te Partise Demokratike, si dhe anetare te familjes se Sali Berishes, jane perfshi n’afera korruptive. Nese shqiptaret done me qene anetare te Unionit Europian, asht shume e qarte se autoritetet shtetnore duhet me veprue ne pajtim te plote me ligjet, tue lejue qe organet e pamvaruna rregullatore te veprojne te lira nga ndikimet politike, sic asht rasti me ERE, gja e cila afekton reputacionin dhe pozicionin e Shqipnise ne qarqet e UE. FUSHATA E ZGJEDHJEVE LOKALE KA FILLUE Situata aktuale n’Shqipni asht e lidhun me zgjedhjet lokale qe do te mbahen ne pranveren e vitit 2011. Qellimi i Partise Demokratike asht me e permiresue poziten para zgjedhjeve lokale, tue dale para qytetareve me meritat per heqjen e vizave, dhe tue mos ja njofte meritat ish ministrit te jashtem dhe zv/kryeministrit Ilir Meta (LSI). Poashtu, Partia Demokratike vazhdon me sfidue Partine Socialiste me qellimin me mobilizue elektoratin e vet para zgjedhjeve lokale. Instituti nderkombetar IFIMES konsideron se ne Shqipnine e polarizueme politikisht (mes Partise Demokratike dhe asaj Socialiste), Levizja Socialiste per Integrim (LSI) si partia e trete ma e madhe, ka rol kyc per ta mbajte nalte nivelin politik dhe per te reprezentue interesat e qytetareve shqiptare si ne shtepi ashtu edhe jashte. Analistat theksojne se roli i Ilir Metes si minister i jashtem ka qene kyc per ta konstruktue imixhin progresiv dhe pozitiv te Shqipnise vitin e shkuem n’UE si dhe ne bote. Sali Berisha dhe Edi Rama s’kane te drejte as morale e as politike me e shkaterrue kete imixh. Problemi i Sali Berishes dhe i Partise Demokratike asht se ata nuk kane platforme politike koherente, te plote dhe te detajueme, per me i zgjidhe problemet me te cilat Shqipnia perballet. Ne vend te kesaj, Berisha ofron fraza per votuesit, qe inkriminojne komunizmin, e nga ana tjeter, Berisha ban cmos me mbete ne pushtet dhe nuk heziton me ba ckadoqofte per kete qellim. Abuzimet e tij me qellime marketingu, afektojne dhe percajne shqiptaret. Berisha vepron a thue se asht tue luftue me dilemen: komunizem apo demokraci? Instituti nderkombetar IFIMES konsideron se nuk asht e e pergjegjshme qe Sali Berisha duhet me harxhue tane ate energji per me i konfrontue partite tjera politike dhe lideret e tyne, si per shembull me cashtje qe s’kane ma relevance n’Shqipni. Ndryshimet ne politikat vendore dhe te jashtme jane evidente. Shqipnia po ndrron, vetem Sali Berisha (PD) dhe Edi Rama (PS) kane mbete ata te mocmit. Zgjedhjet lokale te Majit 2011 kane me tregue se a jane qytetaret e Shqipnise te lodhun nga percamjet dhe konfrontimet, apo ata kane me i ndjeke ato parti politike qe ofrojne politika konsistente dhe progresive qe kane me e cue Shqipnine perpara, e jo mbrapa. Ljubljana, 12 November 2010 International Institute for Middle - East and Balkan Studies (IFIMES) – Ljubljana Directors: Bakhtyar Aljaf, Zijad Bećirović, M.Sc. © Copyright 2009 - Rrokum trokit ketu trokit ketu Ka harrue edhe ma kryesoren qi shokt e Sali Berishs Ilir Meta me shoke jane ba, e jane tuej u ba supermilionera per dite e ma shum kur 1000 banore ne Vermosh nuk kane as mjek, pa rruge, pa uje e pa drita, pa pune e pa jete, kur shume fshatare e qytetare jetojn me lista e ne kushte posht c'do standarti jetese [ Edited Mon Nov 22 2010, 12:31pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | Shikoni se sa truproje e ruajn Berishën – FOTO Maj 1 Lajme ![]() Padyshim që çdo kryeministër në botë ka truprojat e tij, për sigurinë fizike dhe jo vetëm! Por, deri pak kohë më parë, kryeministri i parë në botë për siguri me truprojat më të shumtë ishte kryeministri turk, Rexhep Tayp Erdogan, me 25 të tillë. E megjithatë, kryeministri ynë mesa duket ka vendosur t’ia kaloje dhe Erdoganit, kështu atë e ruajnë jo pak, por plotë 34 truproja personale!!! Dhe normalisht lind pyetja, pse kryeministri ynë duhet të ruhmet kaq shumë?, pse kryeministri ynë qarkullon jelek plumbi?, kur kryeministri ynë ka ngritur ekonominë e këtij vendi në majat më të larta, e ka bërë vendin “baçe me lule” –siç thotë ai-, ka një rritje ekonomike që ia kalon Gjermanisë, rrugë të nivelit më të lartë që ia kalojnë edhe Norvegjisë etj. Fotografia u realizua nga një “simpatizant” i Berishës më 22 prill 2013, ndërsa përurohej kompleksi i rehabilituar i një-sisë bashkiake nr.4, në Tiranë. Konkluzionet tuajat!!!/LajmeFlash.net/ ![]() Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 | |
Powered by e107 Forum System