Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
SuperGirl
Sat Sep 08 2007, 01:52pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Të gjithë njerëzit kanë frikë. Sigurisht edhe ti. Frika ka lindur para trimërisë-thotë populli. Ky nuk është problem, pasi me kalimin e rrezikut, kalon edhe frika. Po kur rreziku kalon dhe ty vazhdon të të shoqërojë frika? Po kur frika jote nuk justifikohet realisht nga rreziku që e ka shkaktuar atë? Atëherë ky është një problem. Nëse një problem i tillë bëhet i qëndrueshëm tek ti, duke u përsëritur sa herë takohesh me një situatë të veçantë, atëherë mund të përshkruhesh si fobik. Të shohim shkurtimisht çfarë thonë psikologët për fobitë dhe personat fobikë.

Fobitë janë frikëra të qëndrueshme dhe të paarsyeshme ndaj një objekti, aktiviteti apo situate të veçantë. Ato nuk kanë justifikim real, apo e tejkalojnë justifikimin real rreth këtyre frikërave. Njerëzit fobikë përshkruajn të kenë frikë nga insektet, kafshët, errësira, lartësia, fluturimi, të folurit në public, etj. Ata janë të bindur se do t’u ndodhë diçka shumë e keqe, nëse detyrohen të përballen me atë që kanë frikë, pa patur mundësi për t’u shmangur, apo larguar. Viktima e këtyre frikërave, ndërton lloj-lloj filozofishë e strategjish të forta shmangëse, për të përballuar frikën. Një pjesë e madhe e njerëzve, sidomos të rinjtë, për të ulur nivelin e frikërave të tilla, përdorin lëndë të ndryshme, të dëmshme, si alkoolin, duhanin dhe lloje të ndryshme narkotikësh.
Personat që vuajn nga fobi të ndryshme janë të vetëdijshëm për paarsyeshmërinë e frikës. P sh. Njerëzit që kanë frikë nga ashensori, e dinë që shumë njerëz ngjiten e zbresin çdo ditë me ashensor, pa u dëmtuar, megjithatë ata kanë frikë ta përdorin.
Fobitë ndikojnë ndjeshëm në aktivitetin e individit p.sh. nëse objekti, apo situate e frikshme shmanget me lehtësi, personi pranon të heqë dorë nga qëllimi që kishte, mjafton që të mos provojë frikën, apo sikletin në të cilin e hedh ajo situatë (p.sh. nuk merr pjes në festën për kku ishte nisur duke gjetur një justifikim). Nëse objekti, apo situatat e frikshme nuk mund të shmangen, personi përjeton frikë e panik të pakontrollueshëm, duke e bërë të pa mundur vazhdimin normal të aktivitetit të tij.
Personat me fobi, zakonisht, provojnë shqetësime të konsiderueshme, si, pagjumësi, reagime kompulsive, dridhje djersitje, rrahje të forta të zemrës, takikardi, humbje ndjenjash, mpirje, tharje të gojës, shtrëngim në kraharor, dhimbje koke, djegësim stomaku, urinim i shpeshtë ose e kundërta ekstreme, diarre, dobësim i përkohshëm i shikimit, etj. Tek personat fobikë bie ndieshëm dëshira për të kryer aktivitete, më të cilat ato mendojnë se mund të ndeshen me objektin apo situatën, nga e cila kanë frikë.
Çrregullimet fobike janë tre llojesh:
1- Agorafobia
2- Fobia Sociale
3- Fobia Specifike.
Personat me agorafobi trëmben nga të qënit në situata, nga të cilat largimi në rast “rreziku” është i pamundur, a poi vështirë, prandaj ato i shmangin këto situate ose kërkojnë të jenë gjithmonë të shoqëruar nga njerëzit e tyre të besuar, i cili do t’i ndihmojë, pa i vënë në siklet, që të largohen, nëse shfaqen simptomat e panikut.
Njerëzit që vuajn nga fobia sociale kanë frikë të gjënden në qëndër të vëmendjes së të tjerëve dhe të kryejn veprime të ndryshmë në këto kushte (p.sh. të mbajnë fjalime), kurse fobitë specifike lidhen me frikëra nga situate specifike, nga të cilat personi ka frikë.
Nga fobia janë të prekur rreth 10% e popullsisë botërore, ku pjesa më e madhe vuajnë nga fobia sociale (rreth 7%).



pastres.com




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Sun Sep 09 2007, 01:21pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Ti po flet per fobite dhe besoj se une kam ashensoret. Tmerr i kam mendoj se keputen kabullat e manej prite zot rrezikun. Nejse i perdori po tane stres e jo me shume entuziazem. Ca tjeter..kam tmerr insektet itash tu shkrujte per ta, jam tan siklet.

I care and I wish well!

Back to top
SuperGirl
Sun Sep 09 2007, 06:36pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Uhhh a-cat, edhe une i kam tmerr insektet, them se fobi asht, ne fazat e saj fillestare...
Kurse ajo qe ti ke per ashensoret hyn te agorafobia, kategori ne te cilen bajne pjese frikerat ndaj situatave ne te cilat ikja duket e veshtire....si psh ne banjot e lokaleve (qe jane te ngushta)...



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
visho
Sun Sep 09 2007, 07:15pm

Registered Member #1144
Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pm

Posts: 2064
fobia jeme avionet nji her e kam ba at gabim s'hypi ma ,linja bari- tiran nji avion qi me e nez u dote me e shty, 10 vet me numer mren, asnji prej personelit nuk flitshin as shqip as italisht kur kena mrrit n'tiran i dhash doren stjuardeses e putha nfaqe aja mqyri e do t'ket than ça a i ky i marr, me vedi menova ne mshifshi ma veçse ça me ba se kisha mrrit heret ne bari e trageti u niste ne dark se skisha hyp gjall



Back to top
WORLD
Sun Sep 09 2007, 07:16pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
une i kam qejf ashensorat ...ne vecanti kur ....NDALEN LOL ...fobi kam dicka ...naten kur cdo gja a qetesi .....zhurmat jashte !!!!!!!

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Sun Sep 09 2007, 11:05pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
visho ka shkruar:

fobia jeme avionet nji her e kam ba at gabim s'hypi ma ,linja bari- tiran nji avion qi me e nez u dote me e shty, 10 vet me numer mren, asnji prej personelit nuk flitshin as shqip as italisht kur kena mrrit n'tiran i dhash doren stjuardeses e putha nfaqe aja mqyri e do t'ket than ça a i ky i marr, me vedi menova ne mshifshi ma veçse ça me ba se kisha mrrit heret ne bari e trageti u niste ne dark se skisha hyp gjall


Hahahaha me ke ba me qeshe "u dote me e shty" hahaha. Po une pra qe me duhet me udhetu me aeroplan prej qytet ne qytet se njaq siperfaqe e madhe asht.. nuk i kam frige se jane te sigurte. Ma rrezik ke se po te xen naj autobuz hahaha. Nejse une po flas per QANTAS kompanine ma te sigurte ne Bote. Hip prap ne aeroplan naqe se si kur rrzohesh prej kalit duhet me hipe prap se ashtu mesohesh.

I care and I wish well!

Back to top
visho
Mon Sep 10 2007, 06:18pm

Registered Member #1144
Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pm

Posts: 2064
ba me u urxu prej kalit e shumta bi nbagla po prej avionit a pa m'diftan ku bi



Back to top
SuperGirl
Mon Sep 10 2007, 08:53pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Disa lloje fobish...

Katagelophobia-Frike nga perqeshja
Katagelophobia-Frike te ulesh
Kenophobia-Frika nga zbrazetia ose hapsirat boshe
Kopophobia-Frike nga lodhja
Lilapsophobia-Frike nga tornadot dhe uraganet
Limnophobia-Frike nga liqenet
Lockiophobia-Frike nga lindja e femijes
Logizomechanophobia-Frike nga kompjuteret
Lygophobia-Frike nga erresira




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Mon Sep 10 2007, 10:49pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Aurophobia-Frike nga ari
Automysophobia-Frike nga papastertia
Aviatophobia-Frike nga fluturimi
Arachnephobiba-Frike nga merimangat
Anuptaphobia-Frike nga te qendruarit beqar/e
Anthophobia-Frike nga lulet
Altophobia-Frike nga lartesite
Agyrophobia-Frike nga rruget, ose nga kalimi i rrugeve
Aichmophobia-Frike nga gjilpera ose gjera me maje
Ailurophobia-Frike nga macet
Cynophobia - Frike nga qente.
Cyprianophobia - Frike nga prostitutat !mistrust
Cibophobia - Frike nga ushqimi
Claustrophobia - Frike nga hapesira publike,koefidenciale
Cleisiophobia - Frike te jesh i mbyllur ne vende te ngushta
Ceraunophobia - Frike nga vetetima
Catagelophobia - Frike se mos behesh qesharak
Catapedaphobia - Frike per te kercyer nga lartesi te medha e te vogla
Caligynephobia - Frike nga nje grua shume e bukur
Dystychiphobia - Frike nga aksidentet
Doraphobia - Frike nga gezofi ose lekura e kafsheve
Diderodromophobia - Frike nga treni,hekurudhat
Didaskaleinophobia -Frike nga te shkuarit ne shkolle
Dentophobia - Frike nga dentisiti
Bibliophobia - Frike nga librat (pritezot)
Blennophobia - Frike nga buzeqeshja (pritezot )
Bromidrophobia - Frike nga aromat e trupit
Batophobia - Frike nga lartesite apo objektet e larta
Erotophobia - Frike nga dashuria seksuale ose nga pyetjet seksuale
Entomophobia - Frike nga insektet B)
Enochlophobia - Frike nga turma, grumbulli
Eremophobia - Frike nga vetmia
Ecophobia - Frike nga shtepia (justifikim i mire mos me qendru ne shpi,lol)
Hynophobia - Frike nga gjumi ose nga hipnoza (qyqaaa)
Hydrophobia - Frike nga uji (imagjinoni.... )
Hominophobia - Frike nga burrat
Hippopotomonstrosesquippedaliophobia - Frike nga fjalet e gjata (hahaha)
Heterophobia - Frike nga seksi i kundert
Hedonophobia - Frike nga kenaqesia
Gynephobia - Frike nga grate
Genophobia - Frike nga seksi lol
Zemmiphobia - Frike nja minjte
Zoophobia - Frike nga kafshet
Xenophobia - Frike nga te huajt
Vitricophobia - Frike nga hapat e babait (ca s'ndin robi)
Vestiphobia - Frike nga veshja (imagjinoni )
Nyctophobia - Frike nga erresira e nates
Noctiphobia - Frike nga nata
Nosocomephobia - Frike nga spitalet
Monophobia - Frike nga menstruacionet B)
Motorphobia - Frike nga automobilat
Megalophobia - Frike nga gjerat e medha (lol)
Maieusiophobia - Frike nga lindja e femijes (painfull)
Pupaphobia - Frike nga kukullat
Pyrophobia - Frike nga zjarri
Psychophobia - Frike nga mendja (mendja e kres gja e madhe)
Plutophobia - Frike nga pasuria (ehh sikur...)
Pluviophobia - Frike nga shiu
Photophobia - Frike nga drita
Phronemophobia - Frike nga te menduarit
Phobophobia - Frike nga fobite (interesante)
Philemaphobia - Frike nga te puthurit
Philophobia - Frike se mos bie ne dashuri (loool)
Parthenophobia - Frike nga virgjereshat ose vajzat e reja
Panophobia - Frike nga gjithcka
Oneirophobia - Frike nga enderrat
Obesophobia - Frike se mos shton peshe (femerore kjo...)
Ochlophobia - Frike nga turma
Tremophobia - Frike nga dridhjet (poshte celularet me vibrim, lol)
Thalassophobia - Frike nga deti
Thanatophobia - Frike nga vdekja
Tachophobia - Frike nga shpejtesia
Taphephobia - Frike se mos te varrosin te gjalle
Sitiophobia - Frike nga ushqimi
Snakephobia - Frike nga gjarperinjte
Soceraphobia - Frike nga vjehrri dhe vjehrra
Rhypophobia - Frike nga jashteqitja (wow)








Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
GencI
Fri Sep 14 2007, 06:31pm
Believe In Me

Registered Member #1163
Joined: Wed Aug 29 2007, 10:07pm

Posts: 338
Po Frike Nga Vetja Si Quhet??


Back to top
ale_nl
Fri Sep 14 2007, 07:42pm

Registered Member #1108
Joined: Sat Aug 18 2007, 02:26am

Posts: 467
Fobit e mija jane ,ashensori,erresira,me ba me kene vetem ne shpi gjalle nuk flej pa dale drita !Une mendoj te pakten personalisht keto fobi me jane krijuar nga eksperienca te pakendeshme me faktoret ne fjale,nuk i kam pase gjithmone!edhe fobija me e madhe e imja jane gjitha banjot edhe dushet pervec asaj te shtepise tim!


Back to top
SuperGirl
Tue Sep 18 2007, 08:58pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Nje tjeter 'fobi' e imja, qe mu kujtu sot, asht prej lartesive....kam shume frike kur ndodhem ne vende te larta qe nuk jane te sigurta..edhe ne enderr shoh shpesh sikur po bie nga nje lartesi e madhe......sa friiiiiiiiiiiiiiikeeeeeeee!!!!!!! !mistrust



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
freni
Tue Sep 18 2007, 09:07pm

Registered Member #1129
Joined: Tue Aug 21 2007, 10:41am

Posts: 1112
Un kam frig vetem prej te vdekunve edhe itesh qe shkruj me drillet dora! !amazed :O
Back to top
SuperGirl
Tue Sep 18 2007, 09:32pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
wow, edhe une kam tmerr te sho te vdekur (ne fakt s'kam pa kurre) po nuk e di nese kjo shkon deri ne nivelin e nje fobie...



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
visho
Tue Sep 18 2007, 09:39pm

Registered Member #1144
Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pm

Posts: 2064
larg nesh po ça e keni kap me t'dekun sante



Back to top
freni
Tue Sep 18 2007, 09:40pm

Registered Member #1129
Joined: Tue Aug 21 2007, 10:41am

Posts: 1112
Un njiher kam pa te vdekun kam ken tu dek edhe un prej friget!
Back to top
visho
Tue Sep 18 2007, 09:42pm

Registered Member #1144
Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pm

Posts: 2064
njat zemren naj tdeknit ja ke marra



Back to top
freni
Tue Sep 18 2007, 09:53pm

Registered Member #1129
Joined: Tue Aug 21 2007, 10:41am

Posts: 1112
visho mas fol marrina se skam me fjet tan naten. !amazed
Back to top
visho
Tue Sep 18 2007, 09:54pm

Registered Member #1144
Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pm

Posts: 2064
mfal



Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Tue Sep 18 2007, 10:35pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
SuperGirl ka shkruar:

Nje tjeter 'fobi' e imja, qe mu kujtu sot, asht prej lartesive....kam shume frike kur ndodhem ne vende te larta qe nuk jane te sigurta..edhe ne enderr shoh shpesh sikur po bie nga nje lartesi e madhe......sa friiiiiiiiiiiiiiikeeeeeeee!!!!!!! !mistrust


O my God naqe edhe une i kam tmerr lartesite. Isha bile me pushime ne Hawaii dhe kishim dhomen e hotelit ne katin ma te nalte. Bana nji foto ne ballkon vec me e pa dhihesh gazit se trupi ishte shty komplet ka muri si me kene tu e terheke nji magnet. Kam kene tu u dhi.... mendosha se po thehet ballkoni dhe stomaku si me kene i mushum me gure me peshote skandal edhe kur e mendoj itash me cohet mishi kokerr. Frige edhe une lartesite shume...

I care and I wish well!

Back to top
SuperGirl
Tue Sep 18 2007, 10:41pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Te kam than qe kena shume gjana te perbashketa ne dyja
edhe pse ti ma kaloke me ket friken, sepse une nuk e kam kaq te theksume (te pakten jo kur ka ballkon, hhaha) mgjate vetem idea qe mund te bi prej diku me tmerron

Kiss



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
babo
Wed Oct 17 2007, 02:17pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
lartesite, nuk ka rendesi avion, helikopter apo tarrace, boll me ken diku nelt me len zemra. gjithashtu edhe hapsirat e ngushta. psh kur shof noj fil e shof dike tu kalu ne kanal te ngushte ose tu u arratis prej burgut qe hyjne ne ngushtica sa vete trupi... tmerr i kam

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
WORLD
Fri Oct 19 2007, 09:35am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
Une kam nis me pas frike naten ...........:P

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
ShKoDrAn_NyC
Fri Oct 26 2007, 06:48pm
>>>>ALBO 4 EVER<<<<

Registered Member #956
Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pm

Posts: 4917
une kam frike tumbullimat... hahahahahhahahahaha

Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK

Back to top
SuperGirl
Wed Jul 18 2012, 02:52pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Ma merr mendja se e dini ket fobine, apo jo





Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2631 sec, 0.0746 of that for queries. DB queries: 65. Memory Usage: 3,108kB