Forums
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Engel
Thu Apr 16 2009, 06:48am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Humbi vajzën para dhjetë vjetësh, vret veten nëna!!!!
Një grua i ka dhënë fund jetës, pasi nuk e ka përballuar dot vdekjen e së bijës. Policia e Shkodrës njoftoi dje për vdekjen si pasojë e vetëhelmimit të 45-vjeçares Pashka Vila, 45 vjeçe, nënë e tre fëmijëve. Nga burimet zyrtare të policisë mësohet se viktima ka lënë edhe një letër, ku sqaron motivet e vetëvrasjes dhe lë amanetet e fundit.

Pashka Vila, lindur në Rrethin e Pukës dhe banuese në fshatin Ranxa të Komunës Bushat të Rrethit të Shkodrës, është gjetur e vdekur në dhomën e saj. Ajo e kishte mbyllur derën e dhomës me çelës nga brenda dhe pasi kishte shkruar një letër, kishte pirë një sasi të madhe helmi që përdoret në bujqësi.

Familjarët kanë mësuar për ngjarjen disa orë pas aktit të vetëvrasjes, kur vunë re mungesën e gruas. Ata kanë shkuar dhe kanë hapur me forcë derën e dhomës. Pashka është gjetur e shtrirë dhe pa ndjenja. Me gjithë ndihmën e parë që janë munduar t‘i japin të afërmit, ajo nuk ka mundur të shpëtojë nga vdekja.

Pashka ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e qytetit të Shkodrës dhe kjo ka bërë që ndërhyrja e mjekëve të mos jetë efikase. Viktima është mbajtur vetëm pak minuta në sallën e reanimacionit dhe më pas është dërguar në morgun e spitalit, ku ekspertët mjekoligjorë kanë kryer autopsinë. Pak orë më vonë, trupi është tërhequr nga familjarët, për të kryer dhe ritet mortore.

Burime nga policia sqarojnë se grupi hetimor ka arritur në përfundimin që viktima Pashka Vila ka gjetur vdekjen si pasojë e një vetëhelmimi. Ajo ka pirë një sasi të madhe lënde fosforo-organike.

Në dhomën ku u krye edhe akti i vetëflijimit, mbi një komodinë, është gjetur një copë letër, ku ndër të tjera viktima shkruante se i ishte mërzitur jeta dhe se donte të varrosej pranë vajzës së saj. Të afërm të viktimës thanë se në këtë letër, gruaja shkruante që nuk mund të jetonte më pas vdekjes së vajzës së saj.

Të afërmit thanë gjithashtu se pas vdekjes së të bijës, që ka ndodhur dhjetë vjet më parë, gruaja 45 vjeçe nuk e ka marrë veten. Ajo ishte shtruar disa herë në spital për shkak të çrregullimeve psikike, që i ishin shkaktuar nga tronditja.

Shqetësimet ishin shfaqur menjëherë pas vdekjes së vajzës një vjeçe, e cila kishte ndërruar jetë për shkak të temperaturës së lartë.

Ndërkohë, mësohet se të gjitha veprimet hetimore e procedurale të policisë janë shoqëruar edhe me autopsinë e viktimës, çka ka vërtetuar përfundimisht se bëhej fjalë për vetëvrasje.

Vdekja e dytë në familjen Vila trokiti vetëm pak ditë pasi burri i shtëpisë kishte dalë nga ngujimi. Familja ishte në gjak prej disa vitesh, pasi kunati i Pashkës kishte vrarë një person dhe të dielën, ditën e Pashkës katolike, hasmi e kishte falur gjakun.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.

Back to top
Engel
Thu Apr 16 2009, 06:51am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Pastronte çiften e të atit, plagoset 17-vjeçarja!!

Pastronte çiften e babait, plagoset rëndë 17-vjeçarja. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, në fshatin Kaduc të Kolonjës. Burime nga policia lokale thanë se ka qenë ora 11:00 kur adoleshentja, e cila ndodhej e vetme në banesë, ka marrë për të pastruar armën e gjahut të të atit, Fazlli Nure. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se arma e gjahut është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme dhe si pasojë është dëmtuar 17-vjeçarja, e cila ka marrë një plagë të vetme. Arma e gjahut në pronësi të babai të saj ka pasur brenda një saçme që është bërë shkak për plagosjen e vajzës. 17-vjeçarja është gjetur në banesë e përgjakur nga të afërmit, pas tri orësh nga momenti i plagosjes. Ajo është transportuar me urgjencë për në spitalin civil të qytetit të Ersekës, por gjendja e saj mbetet kritike, sepse ka humbur shumë gjak. Fillimisht u dyshua për një tentativë vetëvrasjeje, por hetimet e policisë konkluduan se plagosja e vajzës ka qenë aksidentale.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.

Back to top
Engel
Thu Apr 16 2009, 06:53am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Djali i dehur, masakër në familje!!

Krim i dyfishtë në qytetin e Vlorës. I riu vret babanë dhe shokun e tij, plagos nënën dhe kushëririn

Një krim i dyfishtë brenda familjes ka ndodhur mesnatën e së hënës në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se 23-vjeçari Arion Lulaj nga qyteti bregdetar, ka vrarë me armë automatike të atin dhe shokun e tij të ngushtë, ndërkohë që ka lënë të plagosur të ëmën dhe djalin e dajës. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, në lagjen "24 maji" në periferi të qytetit të Vlorës, në zonën afër pyllit të Sodës. Në gjendje të dehur, pas një grindjeje banale, i riu ka dalë nga shtëpia dhe më pas është rikthyer me një automatik. Sapo ka hyrë në dhomë, ai ka qëlluar pa paralajmërim në drejtim të babait, Musait, të ëmës Sofies, 45 vjeçe, djalit të dajës, Jovan Lazaj, 28 vjeç, me banim në fshatin Picar të Rrethit të Vlorës dhe shokut të tij, Bledar Xhaferraj. Nga plumbat e marrë kanë mbetur të vdekur në vend i ati 51 vjeç si dhe shoku i tij 28-vjeçar Xhaferraj. Ndërkohë nëna dhe kushëriri i tij kanë marrë plagë të rënda në këmbë, por tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e qytetit.

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bëjnë të ditur se 23-vjeçari Lulaj, së bashku me kushëririn dhe një shokun e tij, kanë qenë për një drekë të hënën në fshatin Lubonjë. Aty, ata kanë konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli. Pas gostisë janë kthyer për në Vlorë me makinën e tyre të tipit "Mercedes Benz" me targa VL 2142 C. Sapo kanë ardhur në shtëpi, të rinjtë kanë nisur të pinë sërish alkool. Sipas dëshmitarëve të mbetur gjallë, të rinjtë kanë qenë duke pirë dhe rreth orës 22:30 kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin. Ndërhyrja e prindërve nuk ka mundur t‘i qetësojë dhe ata kanë vazhduar të grinden. Në një moment, Arioni ka dalë nga shtëpia, që ka vetëm nga një dhomë dhe të afërmit kanë dëgjuar jashtë një breshëri automatike. Pas disa minutash, ai është rikthyer në banesë me një automatik në duar dhe pa folur fare ka qëlluar në drejtim të të afërme të tij, duke lënë të vrarë të atin dhe shokun e ngushtë, ndërkohë që e ëma dhe kushëriri i tij kanë mbetur të plagosur. Pasi ka zbrazur të gjithë plumbat e karikatorit, i riu ka lëshuar armën në tokë dhe ka qëndruar në heshtje derisa kanë mbërritur uniformat blu, që kanë bërë prangosjen e tij. Të plagosurit janë dërguar menjëherë për në spitalin civil të qytetit. Ata janë vënë menjëherë nën kujdesin e bluzave të bardha dhe mësohet se tashmë janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa trupat pa jetë të dy viktimave janë dërguar fillimisht në morgun e qytetit dhe më pas për në banesat e tyre. Dje pasdite është zhvilluar ceremonia mortore e të zotit të shtëpisë, Musa Lulaj, dhe e 28-vjeçarit Bledar Xhaferaj, ku kanë marrë pjesë të afërm dhe miq të të dyja familjeve.

Familja Lulaj prej pak kohësh kishte zbritur në qytetin e Vlorës, nga fshati Lezhan i Komunës Sevaster të Vlorës. Ata kishin ndërtuar një shtëpi në zonën informale në lagjen "24 Maji" të qytetit.

Sofie Lulaj flet nga spitali: Më mirë të kisha vdekur edhe unë bashkë me burrin

Nëna e vrasësit: Të kishte

kursyer të paktën shokun

Sofie Lulaj, nëna e Arionit, e shokuar nga krimi i të birit, nuk gjen dot fjalët për të shpjeguar tragjedinë që ndodhi brenda pak minutash në familjen e saj. E plagosur nga arma e të birit, ajo rrëfen minutat e tmerrit të mesnatës të së hënës:

Si reaguat kur patë që djali hyri me armë në shtëpi?

Askush nuk pati kohë të reagonte, sepse ata ishin të dehur. Veç kësaj, nuk patëm kohë, sepse ai sa hyri filloi të qëllonte me breshëri brenda në shtëpi. I ati tentoi t‘i merrte armën, por nuk mundi. U shtrimë për tokë për t‘u mbrojtur, por plumbat na prekën të gjithëve. Im shoq dhe shoku i djalit vdiqën menjëherë, ndërsa unë dhe nipi u plagosëm të dy në këmbë. Bërtita e tmerruar dhe rashë mbi burrin, duke i kërkuar djalit se përse e bëri gjithë këtë kasaphanë. Por ai nuk u ndje fare, vetëm rrinte dhe shikonte i habitur pa folur, ndërsa armën e la në tokë.

I thashë: "Nuk ngeli gjë tjetër për të bërë tani, vramë dhe mua, mos më lërë gjallë, se babanë e vrave, shokun e vrave". Por sërish s‘foli. Vetëm shikonte i heshtur. Ishte një moment i tmerrshëm, breshëri arme, unë që bërtisja, ne të katër të mbytur në gjak. Nuk dija se çfarë po ndodhte, vetëm ulërija, deri sa erdhi policia dhe komshinjtë që na morën dhe na sollën në spital.

Gjatë kohës që ndjenjën në shtëpi, bënë fjalë me njëri-tjetrin?

Ata erdhën të dehur, por nuk debatuan. U grindën siç bëjnë zakonisht të dehurit, bën pak debate, por më tepër si për shaka. Vetëm kur një moment djali u ngrit papritur, doli jashtë dhe pas disa minutash hyri me armën në dorë.

Po më parë kishit pasur ndonjë konflikt në shtëpi?

Ne kemi qenë të varfër dhe jemi të varfër. Kemi vetëm një dhomë në të cilët jetojmë kur erdhëm nga fshati. E kemi ngritur me sakrifica të mëdha, me kursime të mëdha, sepse jemi pa punë. Djali ka bërë tre kurse për hidraulik, por nuk ka gjetur punë, jetojmë vetëm me ndihmë ekonomike. Por dhe pse kemi qenë të varfër, nuk kemi pasur asnjëherë sherr në familje dhe me djalin kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Ai ka qenë djalë i urtë dhe i sjellshëm, habitem nga veprimi.

Si mendoni ju, përse ndodhi kjo tragjedi?

Nuk ka asnjë arsye. Gjithçka ka ndodhur për shkak të pijes. Gjithçka të kishte bërë, vetëm shokun mos të kishte vrarë. Ai jetonte afër shtëpisë sonë dhe ishte djalë shumë i mirë. Më habit fakti se ku e gjeti armën, sepse nuk ia kishim parë asnjëherë dhe kur hyri në dhomë, shtangëm të gjithë, se nuk e mendonim kurrë që mund të qëllonte mbi njerëzit e shtëpisë, por fatkeqësisht ndodhi ajo që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë.

Djali tashmë do të jetë në burg, do shkoni ta takoni?

Do të ishte më mirë që dhe unë të mos jetoja më, sepse nuk e dua më jetën, tani që familja ime u shkatërrua. Nuk di se çfarë do të bëj. Do ia lëmë kohës.

Operacioni u organizua pas një njoftimi për krisma armësh në zonë

Arrestimi, nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se sapo janë sinjalizuar që në vendin e quajtur "Kanali i Motorit" ishin dëgjuar breshëri armësh, janë nisur menjëherë forca të shumta policore, të cilat kanë rrethuar zonën dhe banesën në të cilën kishte ndodhur ngjarja. Uniformat blu kanë gjetur të përgjakur kushëririn e 23-vjeçarit dhe është mësuar se mund të bëhej fjalë dhe për viktima të tjera. Policia ka mbajtur të rrethuar gjithë zonën dhe në ndihmë të tyre kanë shkuar Forca të specializuara të Ndërhyrjes së Shpejtë, të pajisura me mjete mbrojtëse dhe ndriçuese, pasi zona dhe terreni ishin shumë të vështira. Pas rreth një ore është bërë i mundur depërtimi në banesë dhe arrestimi i 23-vjeçarit të lindur në fshatin Lezhan të Komunës Sevaster, por që prej disa kohësh jetonte në periferi të qytetit të Vlorës, në zonën informale pranë Pyllit të Sodës. I riu nuk ka bërë rezistencë dhe i është dorëzuar policisë. Sipas dëshmisë së nënës së tij, pasi ka shkrehur karikatorin, i riu ka lënë armën përtokë dhe ka qëndruar i heshtur, derisa ka mbërritur policia që e ka arrestuar.

Në banesë janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e provës materiale një armë kallashnikov me tytë metalike, 24 copë gëzhoja dhe një autoveturë e tipit "Benz", me targa VL2142C. Të gjitha materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë së rrethit, ndërkohë që 23-vjeçari do të gjykohet për veprat penale të: "vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" dhe "armëmbajtje pa leje".

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.

Back to top
Al Bundy
Mon Jun 01 2009, 04:22pm
Al Bundy

Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Nga BBC.
Nje avion i AirFrance me 228 pasagjere eshte zhdukur ne oceanin Atlantik trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Wed Mar 02 2011, 11:33pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Elsa Lila: Ju tregoj kush është babai i vajzës time Evita

Këngëtarja e dashur për të gjithë në mes të muajit pritet të bëhet nënë

Elsa Lila është nga ato këngëtare për të cilat shqiptarët kanë një dashuri të veçantë. Sepse e kanë parë që të vogël të ngjitet në skenën e Festivalit të këngës së lehtë në RTSh, dhe me zërin e saj të prekë zemrat e të gjithëve. Kush erdhi në Itali, vazhdoi të shihte Elsën të ngjiste edhe skenën e Sanremos dhe të bënte për vete edhe publikun italian. Dashuria për të, shkon përtej asaj që një artdashës ka për të preferuarin e tij, ka diçka prindërore brenda. Dëgjon shpesh të thonë për Elsën “E mbaj mend kur ishte fëmijë, sot është bërë gjithë kjo vajzë”. Vajza është rritur e tashmë bëhet nënë. Kohët e fundit jeton sa këtu në Romë dhe sa në ishullin e largët afrikan, Madagaskar, ku ka lidhur zemrën me Alessandron, instruktorin e zhytjeve.Me Elsën takohemi në një bar në zemër të San Lorenzos në Romë ku ajo jeton prej kohësh. Vjen me hap të shpejtë. I bien çelësat nga duart, ulet dhe i merr pa asnjë problem. Kur e ke përpara i sheh barkun e madh dhe kujtohesh që është shtatzënë. “Shumë” shtatzënë. Dhe kur e pyet disi e çuditur në ç’muaj është, thotë shend e verë: “në të nëntin”. Nuk të lë përshtypjen e grave shtatzënë, të lumtura por edhe të rënduara, me ritme të ngadalësuara.Elsa duket krejt ndryshe. Është e lumtur e mezi pret lindjen e vajzës së saj, por është shumë e lehtë dhe në formë të shkëlqyer fizike. Me t’u ulur në një tavolinë flet gjithë qejf për jetën e saj të re, për dashurinë për Alessandron dhe Afrikën, për ëndrrat dhe mbi të gjitha për vajzën Evita.

Edhe pak javë dhe do të bëhesh nënë.

Elsa Lila: Kam hyrë në muajin e nëntë. Nga mesi i marsit lind Evita dhe unë mezi pres ta njoh. Po, po është vajzë dhe emrin do ta ketë Evita: Eva e vogël. Jam shumë shumë e lumtur. Kjo është një fazë e re e jetës sime dhe po e gëzoj jashtë mase. Dhe të them të vërtetën nuk kam pasur asnjë shqetësim, mendo që edhe sot kam lëvizur me motorizon, ti e di sa e vështirë është në Romë me makinë. Kështu që për të zgjidhur disa punë burokratike këtu përqark më është dashur t’i hipi motorinos. Dhe që në fillim të shtatzënisë kam qenë kështu, pa asnjë problem. Kam marrë disa herë avion për në Madagaskar ku jeton Alessandro, shoku im dhe babai i Evitës, ShBA apo Shqipëri, kam bërë rregullisht not deri për Vit të ri. Me një fjalë nuk kam pasur shqetësimet e zakonshme të grave shtatzënë. Këto ditë kthehet edhe Alessandro nga Madagaskari kështu që këto dy-tre javët e fundit para lindjes do të kem dikë pranë. Por jam e sigurt që gjithçka do të shkojë shumë mirë.

Gjithë fajin e ka Madagaskari.

Shtatzënia ime filloi në Madagaskar në qershor të vitit 2010. E zbuluam kur unë isha 5-javëshe. Ndërkohë,duke mos e ditur që isha shtatzënë, kisha vazhduar të zhytesha çdo ditë (sport, që më vonë më thanë është rreptësisht i ndaluar për gratë shtatzëna), të hidhesha nga shkëmbinj 10 metra të lartë në ujë. Madje më kishin pickuar mushkonja mokafui, tipike të Madagaskarit që mund të sjellin edhe malarien, vazhdoja të haja nëpër kasolle ushqime të gatuara aty për aty me mjete rrethanore nga banorët e ishullit në kushte jo të mira higjienike por që mua më pëlqejnë shumë.Kur e zbuluam u kthyem menjëherë në Itali për të bërë vizitat mjekësore e për të parë nëse gjithçka ishte në rregull, duke qenë se unë “nuk isha sjellë edhe aq mirë”. Për fat, Evita qëlloi shumë e fortë, dhe ja ku jam tani, në muajin e nëntë dhe ajo lëviz e shkallmon brenda trupit tim.Përsa i përket ndjesisë së të pasurit një qenie njerëzore brenda teje, gjakun e gjakut tënd, që jeton me ty, ushqehet nga ty, rritet brenda teje, mund të të flas me orë të tëra. Është eksperienca më e bukur, më emocionuese, më e rëndësishme që një grua mund të përjetojë në jetën e saj. Kam qarë me ditë të tëra nga gëzimi dhe lumturia dhe tani që i ka ardhur fundi,me zor pres ta ‘’takoj’’ e ta mbaj në krahë e të shoh se ç’fytyrë ka, ç’zë ka kur qan, ç’karakter ka, gjithçka. Duhet të them që fillimisht pata një çast frike, nuk di si ta shpjegoj, pyesja veten nëse do të isha e zonja. Por ky ishte vërtet vetëm një çast, shumë shpejt lumturia i zuri vendin çdo ndjenje tjetër.

Romë, Tiranë, Madagaskar. Shumë vetë nuk dinë as ku bie ky ishull.

Sa e çuditshme është jeta. Alessandro është nga Milano dhe jeton prej 5 vjetësh në ishullin e Madagaskarit në Afrikë ku punon si zhytës profesionist. Unë jetoj në Romë prej kaq vjetësh, dhe njëherë që vendosa të shkoja në fund të botës për t’u çlodhur e për të qëndruar vetëm, rashë në dashuri.Ishte dhjetori i vitit 2008 dhe sapo kisha mbaruar prezantimin e festivalit të këngës në Shqipëri. Isha shumë e lodhur dhe e stresuar (më shumë nga prapaskenat e pakëndshme që pata gjatë punës sesa nga puna në vetvete). Vendosa që me të mbaruar të ikja sa më larg. Mora hartën, pashë mirë e mirë ku mund të arratisesha e meqë më pëlqen shumë deti vendosa për Madagaskarin. Organizova udhëtimin dhe u nisa. Ditën e parë të pushimeve, e dehur nga ngjyrat, aromat dhe panoramat e këtij ishulli magjepsës,kuptova se nuk do largohesha dot lehtë nga ai vend. Por jo që do të kthehesha aq shpesh (qesh Elsa me të madhe)Meqë prej vitesh bëj zhytje iu drejtova njërës prej qendrave të zhytjes në ishull për të prenotuar ndonjë ekskursion nënujor.

Dhe aty gjete Alessandron...

Po. Nga çasti i parë, nuk u ndamë më: për sa kohë ndenja në ishull isha me të, qoftë mbi ujë e qoftë nën ujë. Nuk e prisnim një shpërthim të tillë por që të dy ndoqëm instinktin dhe përjetuam çdo çast në kornizën plot ngjyra të ishullit, mes palmave, rërës së bardhë dhe detit të kristaltë. Filluan arratisjet tona me varkën e tij modeste nëpër ishuj të pabanuar,ndërtimin e tendave nëpër plazhe ku nuk kish njeri veç nesh dhe ku darkave ndiznim zjarr dhe piqnim peshqit që kishim kapur në varkë gjatë ditës, shëtitjet nënujore nëpër kopshte koralesh shumëngjyrëshe. Ka qenë një udhëtim fantastik ai dhe të gjithë të tjerët që pasuan. Sepse ndihem si në një ëndërr të bukur që vazhdon ende dhe asnjë prej të dyve nuk dëshiron të zgjohet!Kështu nisën udhëtimet e mia të shpeshta për në Madagaskar. Kryesisht për ‘’il mal d’amore’’ por edhe sepse më pëlqen Afrika, e dua atë tokë,një kontinent që mban mbi lëkurën e tij bukuri mahnitëse natyrore,tradita të hershme tribale e histori të dhimbshme popujsh të vuajtur. Qiejt e Afrikës me perëndimet marramendëse, xhungla dhe gjithçka ajo fsheh brenda,banorët me thjeshtësinë,naivitetin dhe prakticizmin e tyre, koha që duket sikur atje rrjedh shumë më ngadalë se këtu te ne, të gjitha këto bëjnë padyshim që të të vijë ‘’il mal d’Africa’’.
(...)

Megjithëse je me barkun te goja nuk ndalesh një çast.

Unë dhe Evita nuk kemi ndalur asnjë çast deri më sot. Kemi fluturuar pa fund sa për punë e sa për të shkuar në Madagaskar. Kemi lëvizur të dyja me motor nëpër qytet. Edhe këto ditët e fundit jam marrë me përgatitjen e dhomës së Evitës. Më është dashur t’u marr hua një furgon të vogël ca miqve të mi këtu në lagje e të shkoj te IKEA për të blera ca gjëra. E pastaj montoj e çmontoj në shtëpi. Me një fjalë nuk rri një minutë rehat. Natyrisht që çdo lëvizje e bëj me kujdesin më të madh por gjithsesi kam vazhduar të jetoj sipas natyrës sime.Deri tani në muajin e tetë nuk kam pësuar transformime apo deformime. Kam shtuar pak në peshë. Jam pothuaj ajo që kam qenë por me barkun e madh e të rrumbullakët, normal për një grua shtatzënë. Kam besim se pas lindjes,me pak force vullneti do të rikthehem në formën fizike të mëparshme. Por edhe nese nuk rikthehem ajo që isha, për mua nuk ka asnjë problem pasi nuk i kam dhënë asnjëherë përparësi trupit por të tjera gjërave.

Alessandro kthehet nga Madagaskari këto ditë. E ke pasur të vështirë ta përballosh këtë periudhë paralindjeje vetëm?

Vetëm i thënçin. Në fakt unë kam vazhduar të bëj 9 orët e fluturimit për në Madagaskar deri në dhjetor, prandaj praktikisht nuk shihemi vetëm prej afro gjashtë a shtatë javësh.Megjithatë ai është shumë i kujdesshëm të më qëndrojë pranë me telefon dhe internet dhe siç po thosha tani kthehet për të kaluar së bashku këto javët e fundit të shtatzënisë dhe muajin e parë të jetës së Evitës. Më pas ai do të niset për në Madagaskar,ku do të shkoj edhe unë me vajzën sapo ajo të jetë forcuar dhe rritur pak. Kur Evita të bëhet tre-katër muajshe, do të udhëtojmë së bashku drejt ishullit magjik ku nisi gjithçka.Babi, motra, gjyshërit me të cilët je shumë e lidhur dhe afërmit e tu si e pritën lajmin e Evitës?
Babai im që do të bëhet gjysh për herë të parë, ndonëse në pamje duket shumë i ri, motra, gjyshërit e mi të dashur që bëhen stërgjyshër, të gjithë të afërmit dhe miqtë e pritën lajmin e ardhjes së Evitës me një emocion e dashuri shumë të madhe. Të gjithë kujdesen gati çdo ditë që me telefon të informohen mbi shëndetin tim dhe të vajzës.
(...)
Familja e re, do të thotë më pak karrierë?

Unë kohët e fundit jam marrë pak me karrierën time, por nuk e kam braktisur asnjëherë dhe nuk kam ndërmend ta bëj. Angazhimet e mija të fundit kanë qenë në Tiranë para dy vjetëve me prezantimin e festivaleve të këngës. Punë e lodhshme dhe plot prapaskena që më stresuan. Në vitin 2008 kam qenë në Amerikë për të xhiruar një dokumentar për TVSh-në mbi Saimir Pirgun, mik i mirë dhe tenor i shkëlqyer. E ndoqa për disa ditë rresht teksa vihej në skenë opera “Gianni Schicchi” në Los Angeles Opera nën regjinë e Woody Allen-it. Eksperiencë shumë e bukur, që më dëfreu pa masë. Ndërsa vitin e shkuar më thirri një tjetër mik, Olen Cesari, për të kënduar për të një këngë, “A kanë ujë ato burime”, për diskun e tij të parë që doli në tregun digjital nëntorin e shkuar.
Në të ardhmen? Me siguri fillimisht do të jem mami 24 orë në ditë, por mendoj se shumë shpejt Evita do të më frymëzojë shumë dhe do të më japë forcë dhe energji akoma më pozitive për të realizuar projekte të bukura muzikore. Ardhjen e saj e ndiej dhe e shoh si shtysë drejt kreativitetit akoma më të madh dhe aspak si pengesë. Besoj se kur të shoh sytë dhe buzëqeshjen e saj, poezitë e tingujt do të lindin vetvetiu. Bota dhe realiteti i vështirë që na rrethon përditë duke na ngurtësuar fantazinë dhe ndjenjën, do të marrin dritë të re, ngjyra të reja.
Keti Biçoku
Intervista e plotë është botuar në Bota Shqiptare 254, 1-15 mars

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Wed Mar 02 2011, 11:35pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Eposi i Kreshnikëve do të jetë pjesë e një dosje zyrtare të shtetit shqiptar, e cila do t’i paraqitet UNSCO’s gjatë një asambleje që pritet të mbahet në mars të vitit 2012.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë i Shqipërisë tashmë ka nisur punën që “Eposi i Kreshnikëve” të prezantohet si kryevepër në rrezik. Kjo ngase aktualisht kanë mbetur vetëm 10 lahutarë që dinë t’i këndojnë këto këngë. Pra, Eposi mund edhe të zhduket.

Sipas ekspertëve, këngët e kënduara me lahutë për legjendat e hershme të popullit shqiptar meritojnë të nominohen si pjesë e UNESCO’s.

Eposi i Kreshnikëve (ose Cikli i Kreshnikëve) është një epos legjendar i përbërë nga këngë të ndryshme epike, të cilat kryesisht shoqërohen me lahutë. Zonat ku këndohet eposi janë të shumta në Shqipërinë e sotme. Mendohet se ai është ende i pranishëm në zonat si Malësia e Madhe, Dukagjini, Hasi, si dhe në disa rrethe të tjera.

Përveç Shqipërisë, cikli këndohet edhe në zonat e ndryshme të Kosovës, si në Pejë, Gjakovë, Prizren, Deçan, Rahovec, etj. Në qendër të këtij eposi janë dy vëllezërit, Muji dhe Halili, dhe aty tregohen historitë e tyre, ndonëse është edhe një këngë që përfshin vajtimin e Ajkunës për birin e saj Omerin (kënga "Ajkuna qan Omerin", e njohur ndryshe edhe si "Vaji i Ajkunës").

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
SuperGirl
Mon May 02 2011, 12:35pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Lajm qe besoj ka me mbet ne histori. Vrasja e Bin Laden.
Fjalimi i plote i Obames ktu poshte. Anglisht.

trokit ketu

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Gurabi
Mon May 02 2011, 01:05pm

Registered Member #1920
Joined: Thu May 29 2008, 09:10pm

Posts: 6466
SuperGirl ka shkruar:

Lajm qe besoj ka me mbet ne histori. Vrasja e Bin Laden.
Fjalimi i plote i Obames ktu poshte. Anglisht.

trokit ketu

ska shume qe e nigjova ................ no world tu lup gjithe tora boren e cdo biruc tjeter ....omg kan harru me shiku mas eshte ne shpi ....smundem as me e besu me pak fjale

Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! .......
Back to top
LUPEN
Mon May 02 2011, 06:15pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Gurabi ka shkruar:

SuperGirl ka shkruar:

Lajm qe besoj ka me mbet ne histori. Vrasja e Bin Laden.
Fjalimi i plote i Obames ktu poshte. Anglisht.

trokit ketu

ska shume qe e nigjova ................ no world tu lup gjithe tora boren e cdo biruc tjeter ....omg kan harru me shiku mas eshte ne shpi ....smundem as me e besu me pak fjale

ka marr fund aja pune, ashte e sigurte.

Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
OLIVE OYL
Thu Jun 02 2011, 11:54pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Për disa njerëz mjaftojnë 4 orë gjumë
Shumica e njerëzve do të ndiheshin tepër të lodhur fizikisht dhe të përgjumur nëse do të flinin rregullisht nga 4-5 orë çdo natë, por për disa të tjerë kjo është shndërruar në një normë të zakonshme.
Siç bënte të ditur sot revista italiane “Focus”, disa njerëz kanë pësuar një mutacion gjenetik, i cili i lejon të jenë aktivë dhe të arrijnë të njëjtin relaksim në gjysmën e orëve të gjumit të një njeriu normal.
I identifikuar me emrin HDEC2, gjeni është përgjegjës për aktivitetin e gjumit të njerëzve, por ndryshe nga shumë çrregullime, ky problem është i mirëpritur për shumë persona, aq sa në kushte laboratorike po përpiqet të krijohen mënyra për të krijuar vetë këtë lloj çrregullimi.
Në mënyrë paradoksale, pasja e këtij geni do të lejonte personat që të jetonin më gjatë, pasi në vitet e jetës së tyre do të kishte më shumë kohë efektive, pra jo të shpenzuar në gjumë. Llogaritet se njerëzit kalojnë 1/3 e jetës së tyre duke fjetur.
Në histori njihen disa raste të personave të njohur që kanë patur këto lloj çrregullimi, me Leonardo da Vinci, Margaret Thatcher dhe Giulio Andreotti që janë disa prej këtyre rasteve

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Thu Jun 02 2011, 11:57pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Çfarë ndodh kur ne qeshim?
Efektet e të qeshurës dhe të ushtrimeve janë shumë të ngjashme. Njerëzit që besojnë në të mirat që sjell e qeshura thonë që ajo është si një stërvitje e lehtë dhe mund të ofrojë disa nga avantazhet e njëjta që sjell edhe stërvitja.
Kur qeshim ne ndryshojmë psikologjikisht; tendosim muskujt e fytyrës dhe të trupit, pulsi dhe presioni i gjakut rriten dhe marrim frymë më shpejt, duke dërguar më shumë oksigjen në indet tona.
Efektet e të qeshurës dhe të ushtrimeve janë shumë të ngjashme. Kombinoni të qeshurën dhe lëvizjen (të valëvitni dorën); kjo është një mënyrë e shkëlqyer të përmirësoni rrahjet e zemrës.
Një pionier në kërkimet për të qeshurën, William Fry, pretendonte se, i duheshin 10 minuta mbi një makinë qepëse që rrahjet e zemrës së tij të arrinin në të njëjtin nivel rrahjesh pas 1 minute të qeshure me të madhe. Dhe duket se e qeshura gjithashtu djeg kaloritë.
Një studiues nga Universiteti Vanderbilt, ndërmori një studim të vogël në të cilin ai mati sasinë e kalorive që harxhohen gjatë të qeshurës. Doli se, gjatë një qeshjeje 10-15 minuta digjen 50 kalori. Ndërsa rezultatet janë intriguese, mos jini shumë të nxituar që ta bëni rutinë. Një copë çokollatë ka rreth 50 kalori; në nivelin e 50 kalorive në orë, të humbisni 500 g do t’ju duheshin rreth 12 orë e qeshur e mirë!

p.s. a e mort vesht pse skam shum mish??

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Thu Jun 02 2011, 11:57pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Pattinson: “Breaking Dawn” është film horror
Robert Pattinson i ka paralajmëruar fansat të përgatiten për filmin “Breaking Dawn”, pasi sipas tij, ai është një film horror.
Fansat e “Twilight Saga” e kanë pritur me shumë simpati vazhdimin e fundit të filmave me vampirë, por ata mund ta gjejnë veten nën karriget e kinemasë, pasi Pattinson paralajmëron një film të frikshëm.

“Po ndodhin disa gjëra interesante dhe të çuditshme… shumë, shumë, shumë të çuditshme… Është një film horror”, ka thënë mes tjerash aktori, i cili luan rolin e vampirit Edward Cullen

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
S~erenity
Sat Jun 04 2011, 05:03am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
OLIVE OYL ka shkruar:

Për disa njerëz mjaftojnë 4 orë gjumë
Shumica e njerëzve do të ndiheshin tepër të lodhur fizikisht dhe të përgjumur nëse do të flinin rregullisht nga 4-5 orë çdo natë, por për disa të tjerë kjo është shndërruar në një normë të zakonshme.
Siç bënte të ditur sot revista italiane “Focus”, disa njerëz kanë pësuar një mutacion gjenetik, i cili i lejon të jenë aktivë dhe të arrijnë të njëjtin relaksim në gjysmën e orëve të gjumit të një njeriu normal.
I identifikuar me emrin HDEC2, gjeni është përgjegjës për aktivitetin e gjumit të njerëzve, por ndryshe nga shumë çrregullime, ky problem është i mirëpritur për shumë persona, aq sa në kushte laboratorike po përpiqet të krijohen mënyra për të krijuar vetë këtë lloj çrregullimi.
Në mënyrë paradoksale, pasja e këtij geni do të lejonte personat që të jetonin më gjatë, pasi në vitet e jetës së tyre do të kishte më shumë kohë efektive, pra jo të shpenzuar në gjumë. Llogaritet se njerëzit kalojnë 1/3 e jetës së tyre duke fjetur.
Në histori njihen disa raste të personave të njohur që kanë patur këto lloj çrregullimi, me Leonardo da Vinci, Margaret Thatcher dhe Giulio Andreotti që janë disa prej këtyre rasteve

Shume e vertete, disa personave ju mjaftojne 4-5 ore gjume nderkohe te tjereve duhet ti plotesojne 8-9 ore.
Back to top
S~erenity
Sat Jun 04 2011, 05:09am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
OLIVE OYL ka shkruar:

Çfarë ndodh kur ne qeshim?
Efektet e të qeshurës dhe të ushtrimeve janë shumë të ngjashme. Njerëzit që besojnë në të mirat që sjell e qeshura thonë që ajo është si një stërvitje e lehtë dhe mund të ofrojë disa nga avantazhet e njëjta që sjell edhe stërvitja.
Kur qeshim ne ndryshojmë psikologjikisht; tendosim muskujt e fytyrës dhe të trupit, pulsi dhe presioni i gjakut rriten dhe marrim frymë më shpejt, duke dërguar më shumë oksigjen në indet tona.
Efektet e të qeshurës dhe të ushtrimeve janë shumë të ngjashme. Kombinoni të qeshurën dhe lëvizjen (të valëvitni dorën); kjo është një mënyrë e shkëlqyer të përmirësoni rrahjet e zemrës.
Një pionier në kërkimet për të qeshurën, William Fry, pretendonte se, i duheshin 10 minuta mbi një makinë qepëse që rrahjet e zemrës së tij të arrinin në të njëjtin nivel rrahjesh pas 1 minute të qeshure me të madhe. Dhe duket se e qeshura gjithashtu djeg kaloritë.
Një studiues nga Universiteti Vanderbilt, ndërmori një studim të vogël në të cilin ai mati sasinë e kalorive që harxhohen gjatë të qeshurës. Doli se, gjatë një qeshjeje 10-15 minuta digjen 50 kalori. Ndërsa rezultatet janë intriguese, mos jini shumë të nxituar që ta bëni rutinë. Një copë çokollatë ka rreth 50 kalori; në nivelin e 50 kalorive në orë, të humbisni 500 g do t’ju duheshin rreth 12 orë e qeshur e mirë!

p.s. a e mort vesht pse skam shum mish??

Morem vesht hahahahaahh tan diten ti
Deshta me shtu me kombinu te qeshunen me shkapetje kamesh dhe valevitje doret Oli :-h djegja e kalorive ne maksimum
Back to top
OLIVE OYL
Sat Jun 04 2011, 08:26am
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
S~erenity ka shkruar:

nooo ne max nuk i djegu kalorit hahahahah i djegu me eleganc

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
S~erenity
Sun Jun 05 2011, 10:11am

Ashtu ee i djeg ti me finese, hallall
Back to top
SuperGirl
Tue Jun 07 2011, 09:45am

A qeshi un, sdo te qeshin kush n'ket bote. po he, mishin e kam

S'ka si e qeshuna! sherim per shpirtin

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
~*Christel*~
Wed Jun 22 2011, 11:23pm

Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Gjenitë shqiptarë që po habisin botën

trokit ketu
Back to top
OLIVE OYL
Wed Jun 22 2011, 11:31pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
~*Christel*~ ka shkruar:

Gjenitë shqiptarë që po habisin botën

trokit ketu

brravo.I'm proud.Edhe se kena nji sistem arsimor ne kriz (Por po e lajm ne kriz edhe pak qe taq nxjerrim un e Christeli prej aty) talentet marrin vlerat e meritume.Jasht se ktu sju bjen gja ne sqep

[ Edited Wed Jun 22 2011, 11:31pm ]

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
~*Christel*~
Wed Jun 22 2011, 11:35pm

Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
OLIVE OYL ka shkruar:

~*Christel*~ ka shkruar:

Gjenitë shqiptarë që po habisin botën

trokit ketu

brravo.I'm proud.Edhe se kena nji sistem arsimor ne kriz (Por po e lajm ne kriz edhe pak qe taq nxjerrim un e Christeli prej aty) talentet marrin vlerat e meritume.Jasht se ktu sju bjen gja ne sqep

Edhe mu me erdhi mire. Mire qe asht ky brezi i ri i cili ia permireson ifije imazhin shqiperise.

Punen e arsimit tash po e diskutojme se i kam da ide
Back to top
SuperGirl
Wed Jun 22 2011, 11:40pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
~*Christel*~ ka shkruar:

OLIVE OYL ka shkruar:

~*Christel*~ ka shkruar:

Gjenitë shqiptarë që po habisin botën

trokit ketu

brravo.I'm proud.Edhe se kena nji sistem arsimor ne kriz (Por po e lajm ne kriz edhe pak qe taq nxjerrim un e Christeli prej aty) talentet marrin vlerat e meritume.Jasht se ktu sju bjen gja ne sqep

Edhe mu me erdhi mire. Mire qe asht ky brezi i ri i cili ia permireson ifije imazhin shqiperise.

Punen e arsimit tash po e diskutojme se i kam da ide

najsss sa lezet kur ndin kshtu gjanash

a e keni ndi Salen sot qe thote qe do t'i mbeshtesin shum ekselencat shqiptare. duuuuuuuuuuuuu edhe un, duuuuuuuuuuuuuu me m'mbeshtet Sala.

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
OLIVE OYL
Wed Jun 22 2011, 11:42pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
SuperGirl ka shkruar:

~*Christel*~ ka shkruar:

OLIVE OYL ka shkruar:

~*Christel*~ ka shkruar:

Gjenitë shqiptarë që po habisin botën

trokit ketu

brravo.I'm proud.Edhe se kena nji sistem arsimor ne kriz (Por po e lajm ne kriz edhe pak qe taq nxjerrim un e Christeli prej aty) talentet marrin vlerat e meritume.Jasht se ktu sju bjen gja ne sqep

Edhe mu me erdhi mire. Mire qe asht ky brezi i ri i cili ia permireson ifije imazhin shqiperise.

Punen e arsimit tash po e diskutojme se i kam da ide

najsss sa lezet kur ndin kshtu gjanash

a e keni ndi Salen sot qe thote qe do t'i mbeshtesin shum ekselencat shqiptare. duuuuuuuuuuuuu edhe un, duuuuuuuuuuuuuu me m'mbeshtet Sala.

ahahhaahishtu thuji ne intervist

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
SuperGirl
Wed Jun 22 2011, 11:46pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
ahh me ken se e kam intervisten me te!! ca i kisha ba. he is so funny (haha)
e kam me nja 6 prof.dr te tjere qe du me i sjell n'gisht (haha)

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
~*Christel*~
Wed Jun 22 2011, 11:47pm

Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
OLIVE OYL ka shkruar:

SuperGirl ka shkruar:

~*Christel*~ ka shkruar:

OLIVE OYL ka shkruar:

~*Christel*~ ka shkruar:

Gjenitë shqiptarë që po habisin botën

trokit ketu

brravo.I'm proud.Edhe se kena nji sistem arsimor ne kriz (Por po e lajm ne kriz edhe pak qe taq nxjerrim un e Christeli prej aty) talentet marrin vlerat e meritume.Jasht se ktu sju bjen gja ne sqep

Edhe mu me erdhi mire. Mire qe asht ky brezi i ri i cili ia permireson ifije imazhin shqiperise.

Punen e arsimit tash po e diskutojme se i kam da ide

najsss sa lezet kur ndin kshtu gjanash

a e keni ndi Salen sot qe thote qe do t'i mbeshtesin shum ekselencat shqiptare. duuuuuuuuuuuuu edhe un, duuuuuuuuuuuuuu me m'mbeshtet Sala.

ahahhaahishtu thuji ne intervist

Pah Sala...me thane e me ba jane 2
Back to top
SuperGirl
Wed Jun 22 2011, 11:52pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
shshshhshhhhhhtt christel. tapo te tregoj un a ka me e ba at ca thote apo jo (haha)

heshtje elektorale iher (haha)

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:

Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam

Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3889 sec, 0.0913 of that for queries. DB queries: 64. Memory Usage: 3,252kB