Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Shkodranët rreth Globit
 
<< Previous thread | Next thread >>
Shqiptaret ne gjermani!!
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Engel
Thu Apr 16 2009, 08:38am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Shkollat shqipe ne gjermani!

Shkollat shqipe me mësim plotësues
përfshijnë në gjirin e vet fëmijët e familjeve të mërgimtarëve
shqiptarë,që nga mosha 6-16 vjeç dhe i arsimon dhe edukon ata në frymën
e patriotizmit shqiptar,me njohëje kulturore e shkencore dhe bukurive
estetike..Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim që fëmijët
shqiptarë të zotrojnë
mirë gjuhën e shkruar amtare shqipe,të
kultivojnë atë dhe letërsinë shqiptare,të njohin historinë dhe
gjeografinë etnike të vendit të të parëve të tyre,njohurinë rreth
dokeve e zakoneve shqiptare,arteve popullore të trashëguara brez pas
brezi si karakteristikë e lashtë dhe e begatshme,dalluese e kombit
tonë.Shkolla shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit për
rrespektin dhe mirënjohëjen ndajvendit mikpritës që i strehoi në gjirin
e vet,u hapi vend në integrimin e shoqërisë gjermane,duke i pajisur me
njohuri shkencore e kulturore dhe i pregaditi të aftësohen të pavarur
edhe në gjuhën e tyre.Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim të i
përfshijnë të gjithë fëmijët shqiptarë,në qdo land ku ndodhen duke
përfshi fëmijët e gjitha trojeve etnike shqiptare.Struktura e arsimimit
ndahet në tre cikle:Cikli i ulët,i mesëm dhe i lartë.Mësimi vende
vende zhvillohet me klasë të kombinuara.Shkollat
shqipe në Gjermani
mësojnë sipas plan-programeve mësimore të Ministrisë së Arsimit të
Kosovës,dhe teksteve mësimore të miratuara nga ajo.:Mësuesit që punojnë
në këto shkolla kanë kualifikime përkatëse pedagogjike.Në kuadër të saj
funksionon biblioteka e shkollave e cila pajiset me literaturë shqipe
dhe ate të vendit.Zanafilla e shkollave shqipe në Gjermani është
tridhjetë vjeqare,ne shkurtimisht po flasim nga koha kur shkolla joë
shqipe në Gjermani shkëputet nga varësia e organeve Jugosllave.Me
formimin e Qeverisë së Kosovës në mërgim formohet edheMinistria e
Arsimit,Shkencës dhe Kulturës paralel me teedhe KASH"Naim
Frashëri".Këto dy hallka kanë krijuar kushte për organizimin e rrjetit
të shkollave shqipe të mësimit plotësues në Gjermani.Përndjekjet e
viteve të 90-ta,si dhe Lufta e Kosovës që u shoqërua me dramën e madhe
të ekzodit biblik të shqiptarëve preku Gjermaninë me një numër të madh
strehimkërkuesish shqiptarë,ku shënime gjysmëzyrtare flisnin për
400.000 shqiptarë të strehuar këtu,andaj nevoja e zgjërimit të
shkollave shqipe ishte domosdoshmëri në qdo Land gjerman.Në gjitha këto
drejtime shkolla shqipe fitoj një përvojë të madhe.
Shkollat shqipe
në Gjermani,kanë synimin e tyre që nxënësit shqiptarë të ruajnë,mësojnë
dhe përsosin gjuhën shqipe,të aftësohen për shfrytëzimin e gjitha
formave të komunikimit me të folur e shkruar,të njihen me atdheun dhe
shtrirjen gjeografike të tij ,me historinë,dhe aspiratat epërpjekjet e
popullit shqiptarë për liri,pavarësi dhe përparim.,të kultivohen dhe
zhvillohen aftësitë në fushat e artit,letërsisë,muzikës dhe formave
tjera të krijimit artistik.Ata shfrytëzojnë kohen e lirë për
aktivitetet krijuese dhe shënojnë festat kombëtare memanifestimet e
tyre krijuese e artistike,po ashtu kanë gatishmërinë për arritjen e
sukseseve edhe në shkollën erregulltë gjermane.Përvoja ka treguar se
nxënësit që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,janë treguar më të
zellshëm edhe në shkollën e rregulltë gjermane,sot prej tyre kanë dalur
edhe kuadro të forta.Nxënësit shqiptarë që shkollohen në
shkollën e
rregulltë gjermane dhe vijojnë mësimin shqip,janë një faktor shumë me
rëndësi i integrimit të shqiptarëve në Evropën e Bashkuar.Këta nxënës
nga gjitha Landet gjermane,nganjëherë në vit organizojnë kampionatin e
diturisë,ku bëhet garë njohurishë cila nga shkollat shqipe në Landet
gjermane zë vend të rëndësishëm në dituritë e gjitha lëmive
mësimore,etj...Të rrëfesh për shkollat shqipe në Gjermani,nuk do mund
të e përmbyllësh me një shkrim gazetashër te mësuesit e vyeshëm kanë
shkruar monografi,si:Sejdi Gashi,Rifat Hamiti,Sami Thaqi,Bejtullah
Sadiku,Hamzë Halabaku,e shumë të tjerë.Shkolla shqipe në diasporë është
faktor i pa zëvendësueshëm në arsimin dhe edukimin kombëtar të nxënësve
mërgimtarë.Mospërdorimi i gjuhës amtare nga kjo masë e madhe rinore në
mërgim,mosnjohëja e historisë kombëtare,mosvijimi i shkollës shqipe
patjetër i hap rrugën asimilimit.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Thu Apr 16 2009, 08:56am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Une i pergezoj dhe i falenderoj shume keto mesues:Sejdi Gashi,Rifat Hamiti,Sami Thaqi,Bejtullah Sadiku,Hamzë Halabaku e shume te tjere qe po japin kontributin e tyre per femijet tane se si te mesohet e te shkruhet gjuha shqipe.vleresim.


Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
SuperGirl
Thu May 10 2012, 09:51am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Sa mire qe i msojne fmit shqip
Asht gjaja ma e mire e respekt per prinderit qe i cojne. Asht privilegj me u rrit me dy-tri gjuhe t'huja, qe vec fmit qe lindin jashte munden me e pas!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Cen Durimadhi
Thu May 10 2012, 09:30pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
Engel ka shkruar:

Une i pergezoj dhe i falenderoj shume keto mesues:Sejdi Gashi,Rifat Hamiti,Sami Thaqi,Bejtullah Sadiku,Hamzë Halabaku e shume te tjere qe po japin kontributin e tyre per femijet tane se si te mesohet e te shkruhet gjuha shqipe.vleresim.




ec aty cfar mbiemrit

shum gja e mir Engel

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
SuperGirl
Mon Jul 23 2012, 11:14am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
ahahah cen, ca shef mar



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1798 sec, 0.0671 of that for queries. DB queries: 39. Memory Usage: 2,602kB