Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Shkodranët rreth Globit |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Shqiptaret ne gjermani!! |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Shkollat shqipe ne gjermani! Shkollat shqipe me mësim plotësues përfshijnë në gjirin e vet fëmijët e familjeve të mërgimtarëve shqiptarë,që nga mosha 6-16 vjeç dhe i arsimon dhe edukon ata në frymën e patriotizmit shqiptar,me njohëje kulturore e shkencore dhe bukurive estetike..Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim që fëmijët shqiptarë të zotrojnë mirë gjuhën e shkruar amtare shqipe,të kultivojnë atë dhe letërsinë shqiptare,të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve të tyre,njohurinë rreth dokeve e zakoneve shqiptare,arteve popullore të trashëguara brez pas brezi si karakteristikë e lashtë dhe e begatshme,dalluese e kombit tonë.Shkolla shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit për rrespektin dhe mirënjohëjen ndajvendit mikpritës që i strehoi në gjirin e vet,u hapi vend në integrimin e shoqërisë gjermane,duke i pajisur me njohuri shkencore e kulturore dhe i pregaditi të aftësohen të pavarur edhe në gjuhën e tyre.Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim të i përfshijnë të gjithë fëmijët shqiptarë,në qdo land ku ndodhen duke përfshi fëmijët e gjitha trojeve etnike shqiptare.Struktura e arsimimit ndahet në tre cikle:Cikli i ulët,i mesëm dhe i lartë.Mësimi vende vende zhvillohet me klasë të kombinuara.Shkollat shqipe në Gjermani mësojnë sipas plan-programeve mësimore të Ministrisë së Arsimit të Kosovës,dhe teksteve mësimore të miratuara nga ajo.:Mësuesit që punojnë në këto shkolla kanë kualifikime përkatëse pedagogjike.Në kuadër të saj funksionon biblioteka e shkollave e cila pajiset me literaturë shqipe dhe ate të vendit.Zanafilla e shkollave shqipe në Gjermani është tridhjetë vjeqare,ne shkurtimisht po flasim nga koha kur shkolla joë shqipe në Gjermani shkëputet nga varësia e organeve Jugosllave.Me formimin e Qeverisë së Kosovës në mërgim formohet edheMinistria e Arsimit,Shkencës dhe Kulturës paralel me teedhe KASH"Naim Frashëri".Këto dy hallka kanë krijuar kushte për organizimin e rrjetit të shkollave shqipe të mësimit plotësues në Gjermani.Përndjekjet e viteve të 90-ta,si dhe Lufta e Kosovës që u shoqërua me dramën e madhe të ekzodit biblik të shqiptarëve preku Gjermaninë me një numër të madh strehimkërkuesish shqiptarë,ku shënime gjysmëzyrtare flisnin për 400.000 shqiptarë të strehuar këtu,andaj nevoja e zgjërimit të shkollave shqipe ishte domosdoshmëri në qdo Land gjerman.Në gjitha këto drejtime shkolla shqipe fitoj një përvojë të madhe. Shkollat shqipe në Gjermani,kanë synimin e tyre që nxënësit shqiptarë të ruajnë,mësojnë dhe përsosin gjuhën shqipe,të aftësohen për shfrytëzimin e gjitha formave të komunikimit me të folur e shkruar,të njihen me atdheun dhe shtrirjen gjeografike të tij ,me historinë,dhe aspiratat epërpjekjet e popullit shqiptarë për liri,pavarësi dhe përparim.,të kultivohen dhe zhvillohen aftësitë në fushat e artit,letërsisë,muzikës dhe formave tjera të krijimit artistik.Ata shfrytëzojnë kohen e lirë për aktivitetet krijuese dhe shënojnë festat kombëtare memanifestimet e tyre krijuese e artistike,po ashtu kanë gatishmërinë për arritjen e sukseseve edhe në shkollën erregulltë gjermane.Përvoja ka treguar se nxënësit që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,janë treguar më të zellshëm edhe në shkollën e rregulltë gjermane,sot prej tyre kanë dalur edhe kuadro të forta.Nxënësit shqiptarë që shkollohen në shkollën e rregulltë gjermane dhe vijojnë mësimin shqip,janë një faktor shumë me rëndësi i integrimit të shqiptarëve në Evropën e Bashkuar.Këta nxënës nga gjitha Landet gjermane,nganjëherë në vit organizojnë kampionatin e diturisë,ku bëhet garë njohurishë cila nga shkollat shqipe në Landet gjermane zë vend të rëndësishëm në dituritë e gjitha lëmive mësimore,etj...Të rrëfesh për shkollat shqipe në Gjermani,nuk do mund të e përmbyllësh me një shkrim gazetashër te mësuesit e vyeshëm kanë shkruar monografi,si:Sejdi Gashi,Rifat Hamiti,Sami Thaqi,Bejtullah Sadiku,Hamzë Halabaku,e shumë të tjerë.Shkolla shqipe në diasporë është faktor i pa zëvendësueshëm në arsimin dhe edukimin kombëtar të nxënësve mërgimtarë.Mospërdorimi i gjuhës amtare nga kjo masë e madhe rinore në mërgim,mosnjohëja e historisë kombëtare,mosvijimi i shkollës shqipe patjetër i hap rrugën asimilimit. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Une i pergezoj dhe i falenderoj shume keto mesues:Sejdi Gashi,Rifat Hamiti,Sami Thaqi,Bejtullah Sadiku,Hamzë Halabaku e shume te tjere qe po japin kontributin e tyre per femijet tane se si te mesohet e te shkruhet gjuha shqipe.vleresim. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Sa mire qe i msojne fmit shqip ![]() Asht gjaja ma e mire e respekt per prinderit qe i cojne. Asht privilegj me u rrit me dy-tri gjuhe t'huja, qe vec fmit qe lindin jashte munden me e pas! ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Cen Durimadhi |
| ||
Marakli hesapi ![]() ![]() ![]() Registered Member #4092 Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pmPosts: 8730 | Engel ka shkruar: Une i pergezoj dhe i falenderoj shume keto mesues:Sejdi Gashi,Rifat Hamiti,Sami Thaqi,Bejtullah Sadiku,Hamzë Halabaku e shume te tjere qe po japin kontributin e tyre per femijet tane se si te mesohet e te shkruhet gjuha shqipe.vleresim. ec aty cfar mbiemrit ![]() shum gja e mir Engel Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat. Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall ![]() | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | ahahah cen, ca shef mar ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System