Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Sofra e Muhabetit - Zone e lire :: Diskutime - Debate - Problematika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Shqipnija mbetet vatra e korrupsjonit, krimit dhe mrapambjes !!!
Go to page  1 2 3 4 5 6
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Tue Jun 09 2009, 08:52AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
"Korrupsioni tek mjeket, faji i sistemit"

E Marte, 09 Qershor 2009

Korrupsioni ne shendetesi vjen per shkak te sistemit, i cili eshte aplikuar deri me tani. Kjo ka qene deklarata e bere dje nga Presidenti i Urdhrit te Mjekut, i cili shqyrton me se shumti rastet e denoncimeve qe behen nga pacientet, perkundrejt mjekeve. Sipas tij, per shkak te sistemit i cili ka ndryshuar shume pak gjate ketyre 19 viteve, ka ardhur edhe kjo situate ku mjeket cilesohen me te korruptuarit.

Korrupsioni

Presidenti i Urdhrit te Mjekut, Din Abazaj ka theksuar se sistemi i shendetesise eshte i korruptuar dhe ky sistem ka ngelur prapa, per shkak te keqqeverisjes gjate ketyre viteve.

Reformat te cilat jane ndermarre deri me tani nuk kane qene ato te duhurat per sistemin tone shendetesor. Ato ne pjesen me te madhe jane keqmenaxhuar, duke sjelle problemet te cilat i hasim sot ne shendetesi. Keto reforma kane qene gjysmake dhe asnjehere per te miren e sistemit", ka pohuar Presidenti i Urdhrit te Mjekut, Din Abazaj. Nga ana tjeter ai ka theksuar se vendimet e marra nga Urdhri i Mjekut jane zbatuar dhe kjo per shkak se jane te gjitha te bazuara ne fakte. Sipas tij, problemet mes mjekeve dhe pacienteve jane nje ceshtje e pazgjidhur ne sistemin shendetesor. Per kete arsye shpeshhere mjeket jane vene nen dhunen e pacienteve. Urdhri i Mjekut, nga vezhgimet apo ankimet e bera nga pacientet ka shpjeguar faktin se perse mjeket akuzohen. Sipas ketij institucioni, akuzat pergjithesisht vijne per shkak te korrupsionit te mjekeve te shprehur nepermjet mitmarrjes. Problem tjeter eshte konstatuar edhe trajtimi mjekesor i diferencuar, ose neglizhenca e mjekeve ndaj pacienteve. Po keshtu, nje nder arsyet e konflikteve te mjekeve dhe pacienteve, jane renditur edhe rastet e vdekjeve gjate kurimit ne spital, per te cilat pacientet kane fajesuar mjeket.

Studimi

Ne nje studim te kryer nga Urdhri i Mjekut ne vendin tone eshte verejtur se edhe vete mjeket jane te pambrojtur perballe pacienteve dhe kjo eshte pare ne ato raste kur mjeket jane dhunuar, deri edhe goditur e plagosur. "Mjeket jane te pamotivuar dhe te pambrojtur. Keto arsye qendrojne per shkak te pages se ulet, apo qe mjeket ndihen te pavleresuar dhe te pambrojtur ne shume drejtime. Mjeket shpeshhere kane kerkuar rritje te pages dhe mundesi me te medha te trajnimeve dhe specializimeve ne fushat perkatese", thuhet ne raportin e Urdhrit te Mjekeve. Sipas ketij te fundit pervec pages diskriminuese, mjekeve nuk iu merret parasysh e nuk vleresohen, se sa ata kane investuar e sakrifikuar shume nga jeta e tyre, per formimin dhe arritjen e aftesive profesionale.

Perkushtimi

Mjeket, pak minuta per pacientin

Sjelljet e mjekeve ne marredhenie dhe komunikim me publikun, ne konstatimet e Urdhrit te Mjekut, perbejne nje te mete jashtezakonisht serioze me pasoja dhe efekte negative, teper te rendesishme si per mjeket, ashtu edhe per te semuret. Mjeket, harxhojne shume pak nga koha e tyre per te komunikuar e per t'u marre me te semurin. Eshte detyrim etiko-profesional dhe ligjore per mjekun, qe te informohet deri ne detaje per te semurin dhe per semundjen e tij, si dhe te sqaroje e ta informoje deri ne bindje te plote e me detaje, vet te semurin dhe familjaret e tij rreth semundjes, perfitimeve dhe rreziqeve te mjekimit e deri te perspektiva e tij e afert dhe e larget. Mungesa e nje komunikimi te tille, vecanerisht kur i semuri nuk shkon mire apo vdes, lene shume pika te erreta mbi punen e mjekut. Kjo e ngarkon me faj mjekun, edhe nese ai ka qene korrekt me punen e tij.

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Wed Sep 09 2009, 04:24AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jun 09 2009, 08:58AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Injoranca e një vendimi gjyqësor

» Dërguar më: 09/06/2009 - 10:37

Ilir DHIMA

Stinës së nxehtë zgjedhore që rifilloi me vrulle të shtuara pas hapjes zyrtare të fushatës, iu bashkëngjit, si për t’ia ngritur temperaturën, një lajm nga gjyqësori që i shpëtoi vëmendjes së mediave. Pikërisht këto ditë u zbardh një vendim i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, i shpallur qysh më datën 19 të muajit të kaluar. Dy persona, të dënuar në shkallë të parë me nga 13 vjet burgim secili, për trafikim të heroinës, i kthyen për rigjykim në shkallë të parë me demek për shkelje të procedurave.
Arsyet, deri dje të paditura, mundëm t’i linim tani, kur na ra në dorë kopja e zbardhur e vendimit. Dhe, pasi i lëçitëm, zoti na ruajti mendjen që të mos shkulnim flokët, të mos çirrnim faqet dhe për të mos u katandisur kështu si ca personazhe fejtonale të Mark Tuenit!
***
Po çfarë na kumton ky vendim i Apelit gjyqësor për Krime të Rënda? Personat e dënuar në shkallë të parë, të cilët e paskan dendur tregun italian me drogë, qenkan përgjuar edhe nga Prokuroria italiane. Midis numrave të përgjuar rezultonin edhe disa nga ata me kartë të parapaguar të shoqërive celulare që operojnë në Shqipëri.
Gjyqtarët tanë, pasi na e paskërkan peshuar punën mirë e mirë, kanë arritur në përfundimin se (citoj): “Gjyqtarët italianë duke lejuar përgjimet, kanë dhunuar sovranitetin e shtetit shqiptar”!!! Mos shqyej sytë, i dashur lexues! E zeza mbi të bardhë: sipas vendimit të Apelit, sovranitetin e atdheut tonë të dashur e paskan dhunuar ca gjyqtarë të papërgjegjshëm të Italisë fqinje! Prandaj, gjyqtarët tanë që duhet t’i ketë zili gjithë bota për ‘euridicionin’ e tyre nxorën përfundimin se, provat që përmbajnë këto përgjime nuk mund të përdoren për t’i shpallur të gjykuarit fajtorë (!?).
***
Të shkruash gafa të tilla në një vendim gjyqësor, më e pakta që mund të thuhet është, se duhet të jesh tërësisht i paditur. Sepse, gjyqtarët tanë nuk na e kuptokërkan dot, se pajisjet e interceptimit në Itali kapin vetëm sinjalet që u ofrojnë operatorët e tyre kombëtarë; ato s’kanë asnjë lidhje me territorin shqiptar dhe me pajisjet e instaluara në këtë territor. Kur abonentët shqiptarë telefonojnë drejt numrave italianë, ata shfrytëzojnë pajisjet e operatorëve në Itali për të përcjellë sinjalin te personi që pret thirrjen. Pra, ndonëse telefonata niset nga Shqipëria, ajo fillon të regjistrohet kur shfrytëzon aparaturën e instaluar në territorin e shtetit italian.
***
Atëherë, cilin sovranitet kombëtar na paskan dhunuar gjyqtarët dhe prokurorët italianë? Sovranitetin e Italisë për të lejuar aparatura që i shërbejnë shtetasve të tyre dhe komunikimit ndërkombëtar, apo sovranitetin e tyre për të ndjekur krime që i dënon çdo vend i qytetëruar?
Të tillë gjyqtarë, të cilët përsëritin ndonjëherë, me zë dhe nën zë, nocione që nuk i kuptojnë, apo që bëjnë sikur nuk i kuptojnë, të paktën një gjë duhet ta dinë: prokurorëve dhe gjyqtarëve europianë u duhet të studiojnë shumë që të kalojnë konkurset e vështira për t’u emëruar në detyrat e larta për të bërë drejtësi.
Prandaj, supozohet me tërë mend që ata i njohin mirë ligjet e vendit të tyre dhe ato ndërkombëtare, i dinë po aq mirë kufizimet e pushtetit të tyre dhe etika shumë e vlerësuar e profesionit nuk i lejon që të dhunojnë sovranitetin e një shteti tjetër. Për më tepër, kur atij shteti i kanë kërkuar dhe i kanë ofruar bashkëpunim luajal për të luftuar trafikun e narkotikëve.
***
“Gjyqtari është goja që shqipton fjalët e ligjit” – shkruante dikur Monteskjëja i nderuar. Tani, dyqind e kusur vjet më pas, me të tilla vendime, disa gjyqtarë shqiptarë shqiptojnë ato që mund të cilësohen edhe si “fjalët e injorancës”. Dhe, kjo është më e pakta që mund të thuhet në rastin konkret, në mungesë të provave që do të vërtetonin se mund të jenë shqiptuar, ndoshta, ndoshta... edhe që quhen ndryshe si “fjalët e krimit”.
Dhe, në mungesë të këtyre provave, mendja nuk mund të mos të të shkojë te këto fjalë, po të merret parasysh që, derisa t’i vijë koha shqyrtimit në Gjykatën e Lartë të rekursit që mund të bëjë Prokuroria rreth vendimit të Apelit, afateve proceduriale u vjen fundi dhe, të akuzuarit ‘bëhen erë’ pa pritur përfundimin e gjykimit ndaj tyre.
Ja përse Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk duhet të bëjë sehir dhe t’i kalojë në heshtje vendime të tilla që njollosin me turp mbarë drejtësinë shqiptare dhe i vënë shkopinj në rrota bashkëpunimit ndërkombëtar të agjencive ligjzbatuese. Njëherazi, që hedhin poshtë të gjitha pretendimet elektorale të Qeverisë ende në detyrë, se paska pastruar vendin nga krimi dhe nga bandat.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 17 2009, 05:17AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Skandal/ Shqipëria pa laborator analizash për virusin A H1N1

Aktualisht, analizat bëhen në Rumani

Megjithëse gripi i derrit ka pushtuar botën dhe alarmi i pandemisë është vendosur kudo, vendi ynë mbetet shumë mbrapa me përgatitjet si dhe me gatishmërinë. Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe se vigjilenca është në stadin e duhur por me sa duket ka harruar se ende nuk ka laboratorët e duhur për të kryer analizat e nevojshme për virusin AH1N1. Nga specialistët është bërë e ditur se, të gjitha mostrat e marra, pasi analizohen fillimisht pranë Institutit të Shëndetit Publik, më pas dërgohen në qendrën e referencës për Evropën Juglindore, në Rumani. “Brenda dy orësh ne nxjerrim rezultatin dhe kemi gjithë aparaturat për të bërë kontrollin molekular, por kemi analiza të tjera që nuk i bëjmë dot. Shpresojmë që në gusht të përfundojë laboratori i ri”- kanë bërë të ditur specialistët e Institutit të Shëndetit Publik. Tashmë, mjekët e familjes, ndonëse jo të gjithë janë të trajnuar, duhet t'i marrin vetë mostrat e rasteve me grip. Ndërkohë që, në të gjithë spitalet rajonale të vendit, është shpërndarë një sasi e konsiderueshme Tamiflu.

Marrje mostrash për çdo pacient me grip

Të gjithë rastet e paraqitur me grip të zakonshëm në spitale, po analizohen si të jenë raste me gripin e derrave, por specialistët sigurojnë se nuk ka vend për panik. Sipas mjekëve të spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", vdekshmëria e gripit të derrave po rezulton në të njëjtët nivele me gripin e zakonshëm. Ndërsa specialistët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se po rritet numri i mostrave që po merren për raste dyshuara me gripin e derrave. Kjo është dhe një nga direktivat kryesore të OBSH-së, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës, në një kohë kur Shqipëria, nga momenti në moment, mund të shënojë rastin e parë. “Të paktën në një javë do të merren 10 mostra. Deri më tani kemi marrë 71 mostra për të investiguar në Fier, Durrës e Gjirokastër, duke përfshirë edhe ditët e fundjavës”, kështu ka bërë të ditur shefja e departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, duke shtuar se disa ditë më parë është marrë mostra e një studenti të dyshuar nga Gjirokastra, për të cilin është vërtetuar që është virus A, por sipas specialistëve, nuk ka lidhje epidemiologjike me virusin A/H1N1. Por, sipas saj, kjo analizë do të konfirmohet në Rumani. Më tej specialistët e ISHP-së bëjnë të ditur se: “Kemi vetëm një rast të ekzaminuar që ka dalë A, por që mendohet se është grip i zakonshëm. Tani, pjesën tjetër të mostrave do ta dërgojmë në Rumani. Duhet kontrolluar se mos përhapet në ndonjë komunitet të caktuar. Deri tani nuk ka pasur raste, por mund të kenë qenë një rast sporadik dhe të ketë kaluar”

Spitali infektiv në pritje të pacientëve me grip derri

Spitali Infektiv është në gatishmëri për të pritur pacientët e parë të prekur nga virusi H1N1. Sipas mjekëve të spitalit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, gripi i derrave nuk ndryshon shumë nga ai i zakonshmi dhe se virusi ka po ato shenja dhe simptoma që shfaq gripi i zakonshëm. Megjithatë, rastet e komplikuara paraqiten me vështirësi në frymëmarrje, të vjella dhe diarre. Edhe vdekshmëria e gripit të derrave po rezulton në të njëjtat nivele me epideminë e gripit të zakonshëm. Njerëzit nuk duhet të tremben dhe të mos i kapë paniku nëse H1N1 mbërrin tek ne, pasi virusi nuk do të ndryshojë asgjë në cilësinë e jetesës së qytetarëve. Njerëzit mund të pushojnë, udhëtojnë dhe punojnë të qetë. Megjithatë, ata theksojnë se me mbërritjen e vjeshtës, të gjithë mund të jenë më të kujdesshëm me shëndetin, pasi qarkullimi i virozave është më i shpeshtë në këtë stinë.

AH1N1, poliklinikat në gatishmëri

Alarmi për gripin e derrave ka përfshirë tashmë gjithë sistemin shëndetësor. Menjëherë pas thirrjes së ministrisë së shëndetësisë për ekzaminim të çdo rasti të mundshëm, qoftë ai edhe me grip të zakonshëm, poliklinikat kanë marrë të gjitha masat për marrjen e mostrave. Sipas drejtueseve të poliklinikave në kryeqytet, çdo pacient me simptomat e gripit do të kalojë përmes kësaj procedure. Edhe pse në këtë moment gjithë shëndetësia është mobilizuar për të kapur dhe trajtuar në kohë rastet e para të gripit të derrave, nga statistikat e vizitave të mjekëve të familjes, raportohet se edhe rastet me grip të zakonshëm janë sporadike. Nëpër çdo poliklinikë e qendër shëndetësore, janë afishuar broshura të cilat tregojnë se cilat janë simptomat tipike të gripit të derrave, po ashtu edhe udhëzimet që duhet të ndjekin pacientët në rast se konstatojnë shenja të ngjashme me AH1n1.

Infermierët të pambrojtur ndaj H1N1

Përfaqësues të infermierëve nga qarqet kryesore si Berati, Vlora, Shkodra etj, kanë ngritur zërin për mungesën e mbrojtjes së tyre gjatë procesit të punës përmes mjeteve të posaçme, të cilat do t’i mbronin nga sëmundjet e ndryshme, një pjesë e të cilave janë të transmetueshme. Në këtë kuadër, Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë ka ngritur seriozisht problemin e mospajisjes së infermierëve në rang vendi mjaftueshëm me mjete mbrojtëse si doreza, maska etj. Parë kjo edhe në kuadrin e alarmit për afrimin e rrezikut të prekjes së vendit tonë nga virusi H1N1, për përfaqësuesit e UISH-së në rrethe, e bën edhe më akute domosdoshmërinë e zgjidhjes së tij, pra të mbrojtjes me çdo kusht të stafit infermieror nga rreziqet me të cilat mbarten gjatë procesit të punës së tyre të përditshme.

Agjensia e Lajmeve "SOT"

Updetimi i Fundit eshte bere:17.07.09
� 2008 Gazeta "Sot" - Krijuar nga Albanian Webmasters


[ Edited Wed Sep 09 2009, 04:26AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Fri Jul 17 2009, 05:50AM



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 08:46AM

Posts: 10533
Skandal!!!
Back to top
S~erenity
Fri Jul 17 2009, 05:56AM
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 06:41AM

Posts: 5994
Kjo asht katastrofe dhe kulmi!
Back to top
L - N
Fri Jul 17 2009, 06:56AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Normalisht asgja nuk bahet ne Shqypni sot po nuk mori naj 10-15% politika-familja ose miqsia politike, ne qoft se s'fitojn gja personalisht ku pa ju u ndin parlamentarve dhe qeveris ne Tirane se desin fukarat.

Ne fund te fundit ata (POLITIKA+QEVERIA) vete kane pasaporta diplomatike dhe jane shum te pasun me pagu per kurim ku tju dojn zemra neper bote, biles mendoj se ky rast ka munsi mu ba nji rast imire me cjell ma shum prej taksave te shqyptarve


[ Edited Fri Jul 17 2009, 06:57AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jul 21 2009, 08:49AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Kreu i Gjykatës së Lartë: Ka korrupsion në gjyqësor

Në radhët e gjyqësorit të sotëm është prezent fenomeni i korrupsionit. Kjo është deklarata e parë publike e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, e cila ka reaguar në lidhje me lirimet dhe pushimet e dhjetëra dosjeve nga Gjykata Supreme. Sipas saj, krahas korrupsionit në drejtësinë shqiptare ekzistojnë sekserë, të cilët janë jo të paktë. "Çdo qytetar shqiptar duhet të kuptojë domosdoshmërisht se drejtësinë duhet ta kërkojë dhe ta gjejë te pushteti gjyqësor e jo te sekserët, të cilët janë fatkeqësisht jo të paktë në numër ndër avokatë, punonjës të agjencive shtetërore e private dhe ndërmjetës të tjerë të paligjshëm", tha kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj,
duke shtuar se transparenca e veprimtarisë gjyqësore e "detyroi" të dalë para opinionit të gjerë
publik dhe të qartësojë misionin kushtetues dhe ligjor të drejtësisë në Shqipëri.

Imuniteti i gjykatës Beçaj, në deklaratën e parë publike, shpjegoi se në krye të pushtetit gjyqësor qëndron Gjykata e Lartë, si shkalla më e lartë e sistemit gjyqësor për dhënien e drejtësisë dhe si gjykatë ligji që ka në kompetencë të vendosë përfundimisht për ligjshmërinë e vendimeve të gjykatave të Apelit e të rretheve gjyqësore, duke vlerësuar respektimin ose zbatimin e keq të ligjit gjatë marrjes së vendimeve dhe shkeljet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e këtyre vendimeve. Ajo ka pranuar "de jure" se prishja e dhjetëra vendimeve nga Gjykata Supreme, qofshin këto të Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë bërë si pasojë e gabimeve procedurale. Por deklarata publike lidhet edhe me prishjen e dosjes "Durrës- Kukës", ku gabimet procedurale të prokurorisë "shpëtuan" ishministrin e Transporteve, Lulzim Basha, nga një abuzim prej 230 milionë eurosh. Gjithashtu, "gabimet" e gjykatave të vogla kanë detyruar në prag të sezonit veror që anëtarët e Gjykatës Supreme të vendosin për lirimin e disa të pandehurve të akuzuar nga Prokuroria për Krime të Rënda. Reagimi i gjyqtares dhe kryetares së Gjykatës së Lartë është bërë
në një kohë që disa punonjës në Gjykatën Supreme kanë marrë pushimet verore. Përpos këtyre, në deklaratën publike të zonjës Beçaj thuhet se Gjykata e Lartë ka imunitet, si edhe kompetencë përinterpretimin e ligjit në dhënien e drejtësisë nga gjykatat e shkallëve më të ulëta. "Gjykata e Lartë
ka pavarësi të plotë në dhënien e vendimeve, autoritet e integritet të lartë, imunitet dhe garanci kushtetuese e ligjore", thotë Beçaj. Më pas thotë se Gjykata e Lartë shprehet vetëm me vendime të arsyetuara dhe të argumentuara. Kryetarja e Gjykatës së Lartë ka "sulmuar" median dhe politikën
për interpretime të vendimeve të saj. Ajo thotë se çdo pjesë ose paragraf i arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Lartë, e interpretuar mediatikisht dhe/ose politikisht në mënyrë të shkëputur nga përmbajtja tërësore e vendimit dhe provave të administruara në dosjen gjyqësore, përbën vlerësim e qëndrim joprofesional, të njëanshëm dhe dashakeqës. Në fakt, media ka publikuar vetëm vendimet e Gjykatës së Lartë, në rastet e prishjes së vendimeve, por edhe për lirimet e disa individëve të cilësuar nga prokuroria si "kriminelë". Megjithatë, Beçaj pranon se në sistemin gjyqësor është prezent fenomeni i korrupsionit, por nuk përcakton nëse në gjykatën që drejton ka raste të tilla. Korrupsioni në gjyqësor Kryetarja e Gjykatës së Lartë tha se organet e specializuara të ngarkuara me ligj për zbulimin dhe goditjen e këtij korrupsioni punojnë në mënyrë konstante për plotësimin e detyrës së tyre, por mediat, analistët, njerëzit e veshur me pushtet politik apo shtetëror, krahas domosdoshmërisë së denoncimit me fakte dhe prova të fenomenit korrupsion në gjyqësor, duhet që në mënyrë po kaq konstante të injektojnë në opinionin publik idenë se çdo problem, i madh apo i vogël që është shtruar për zgjidhje në organet e drejtësisë, zgjidhjen e drejtë dhe ligjore do ta gjejë në gjykatë. Në lidhje me sekserët në gjykata, Beçaj tha se "publiku dhe të gjithë faktorët politikë, shoqërorë dhe ligjorë duhet të kontribuojnë me forcë dhe vendosmëri për evidentimin dhe goditjen e këtyre spekulantëve, jashtë dhe brenda drejtësisë, duhet të punojnë pandërprerë në drejtimin e ndryshimit të një mentaliteti të gabuar e tepër të dëmshëm që ekziston sot, se atë që të takon apo pretendon se të është mohuar, mund ta fi tosh lehtë nëpërmjet korruptimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të veçantë". Sipas saj, për të garantuar parimin e ligjshmërisë të shtetit juridik, në Kodin Penal janë parashikuar veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga persona të ngarkuar me funksione në shërbimin publik, ku përfshihen edhe të gjithë gjyqtarët e të tre shkallëve të gjyqësorit. "Gjithkush duhet të bindet dhe të kërkojë me forcë që të drejtën ta fitojë vetëm nëpërmjet rrugëve ligjore dhe drejtësisë", përfundoi kryetarja e Gjykatës së Lartë.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Wed Sep 09 2009, 04:27AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Tue Jul 21 2009, 11:22AM



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 08:46AM

Posts: 10533
Prap ka korrupsjon???

Po Sala garantoj qe Korrupsjoni eshte gati zero?
Back to top
L - N
Fri Jul 24 2009, 04:10AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Bashkia fle gjumë, ndërtimet pa leje mbysin Tiranën

Një çmenduri, shëmtirë, që me siguri rrezikon të gjithë ndërtesën dhe banorët e pallatit e dalë konsol fare pranë rrugës, në kryqëzimin e rrugës Myslym Shyri me rrugën “Islam Alla”. Një tjetër ndërtim pa leje mund të gjesh pak më poshtë po në rrugën “Myslym Shyri” në krahun e djathtë. Ndërtim pa leje në rrugën “Mine Peza” në krahun e majtë ndërmjet kryqëzimit me rrugën e Durrësit dhe kryqëzimit me rrugën Fortuzi. Ndërtim pa leje në Bulevardin kryesor të qytetit “Zogu I”, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe ky dy kate me konstruksion betonarme. Ndërtim pa leje në rrugën e Durrësit, ngjitur me Ministrinë e Mjedisit. Ndërtime të tjera pa leje po ndërtohen përditë në zonën rreth stadiumit Dinamo, në rrethinat e Tiranës etj., kudo në Tiranë dhe kudo në Shqipëri. Pra ku është shteti ligjor dhe kontrolli mbi territorin e Sali Berishës dhe Edi Ramës? Si mund të pranohemi në Bashkimin Europian kur ne nuk kemi as kontrollin mbi territorin? Në kundërshtim me çdo gjë edhe me një ligj më të keq se ligji i socialistëve, Sali Berisha vuri në lëvizje legalizimin e ndërtimeve pa leje që nuk ishte veçse një proces i madh korruptiv, grabitje e organizuar e pronarëve të vërtetë të tokave, grabitje e një pjese të madhe të popullsisë që nuk ka shkelur ligjin as duke pushtuar tokë shtetërore por që i duhet të paguajë për pushtuesit e tokave dhe shkelësit e ligjit që ata ta marrin tokën me një çmim qesharak dhe shteti në vend që ti prishë pa paguar asgjë ato ndërtime që nuk lejojnë të bëhet infrastruktura për këto zona duhet të dëmshpërblejë ata dhe ata të vazhdojnë të abuzojnë gjatë procesit të legalizimit duke marrë edhe toka të tjera me lloj lloj mënyrash. Duke i shpronësuar pronarët e vërtetë me një të dhjetën e vlerës së tokave që ka miratuar vetë qeveria (nga do të dalin paratë e buxhetit nëse dikujt ia fal tokën duke paguar ai një vlerë qesharake dhe tjetrit duhet t’ja shpërblesh me vlerën e tregut?), duke nxjerrë dhe disa propozime për ti lehtësuar vazhdimisht të paligjshmit që të paguajnë sa më pak dhe sa më vonë qoftë taksën e infrastrukturës dhe sidomos propozimi i fundit për të paguar me letra me vlerë 50-80 % të vlerës së tokës, kjo ka sjellë që legalizimi i ndërtimeve pa leje, vazhdimi i ndërtimeve pa leje të jetë një proces pa fund pa limit në kohë dhe gjithnjë dhe më i favorshëm. Prandaj o burra të ndërtojmë pa leje se kështu shkojmë më shpejt në Europën e Bashkuar.

Ndërtimet pa leje kthehen në modë, me leje përjashtim rregulli

Ndërtimet pa leje janë kthyer në modë, në rregullsi, ndërsa ndërtimet me leje janë përjashtim nga rregulli, janë të rralla. Për të frenuar ndërtimet pa leje nuk mjaftoi kalimi i kontrollit të territorit nga Policia e Ndërtimit tek pushteti vendor dhe sidomos në Tiranë, ku Edi Rama mezi priti të merrte kontrollin e territorit që me njërën dorë të priste dhe me tjetrën të vriste po vetë. Dhe ndodhi që ndërtimet pa leje jo vetëm nuk u pakësuan por u shtuan. Dhe arsyeja është vetëm korrupsioni i punonjësve të njësive administrative, të Bashkisë, të Inspektoriatit ndërtimor dhe urbanistik. Mirëpo mesa duket i korruptuar dhe që shpërdoron detyrën është edhe Inspektoriati Kombëtar Ndërtimor dhe Urbanistik mbasi përveç objekteve dhe zonave me rëndësi kombëtare në bazë të ligjit “për inspektimin e Ndërtimit” ai ka kompetencë të kontrollojë zbatimin e dispozitave të ligjit nga inspektoriati ndërtimor e urbanistik i Bashkisë dhe Komunës (neni 9), të vendosë gjoba ndaj kryeinspektorëve dhe inspektorëve të inspektoriateve të komunave dhe bashkive për veprim dhe mosveprim, propozon marrje mase disiplinore ndaj inspektoreve dhe kryeinspektorëve, përgatit kallëzim penal për vepra penale, vendos prishjen e ndërtimit të kundraligjshëm (neni10) etj.

Asnjë kallëzim për shkelësit e ligjit

Me ndryshimet në kodin penal që nga 15 Janari 2009, neni 199/a, ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Po kjo vepër e kryer në tokën publike ose shtetërore apo dhe tokën e tjetrit dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. A ka bërë ndonjë inspektor ndërtimi, punonjës policie apo punonjës urbanistike kallëzim penal për ndonjë shkelës të ligjit apo po heton prokuroria apo a është dënuar ndonjë person për një vepër të tillë? Me siguri asnjë. Po kështu kodi penal ka pasur dhe ka nenin 199: shpërdorimi i tokës “Shpërdorimi i tokës në kundërshtim me destinacionin e saj përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. A është zbatuar ndonjëherë kjo për ata që ndërtojnë në kundërshtim me atë që ka parashikuar studimi urbanistik? Me siguri asnjëherë.

Ligji për planifikimin e territorit, larg ligjeve të vendeve të BE

Po kështu është miratuar ligji Nr.10119, datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit” që me 23 .05.2009 ka hyrë në fuqi pjesë-pjesë. Ky ligj është shumë larg ligjeve të vendeve të Bashkimit Europian dhe mjaft terma dhe përcaktime të tij janë evazive dhe të pazbatueshme. Ndoshta është bërë qëllimisht i tillë që asnjëherë të mos vendoset kontrolli mbi territorin në Shqipëri por të vazhdojë anarshija, papërcaktueshmëria dhe ndërtimet pa leje. A janë zbatuar dispozitat e nenit 82 të këtij ligji për kryerje punimesh pa leje. Me siguri që jo. Ndërsa me anën tjetër vazhdon miratimi i shesheve dhe lejeve të ndërtimit të kundraligjshme nga KRRT e Bashkive, qarqeve, komunave dhe KRRTRSH dhe kjo paligjshmëri fillon që nga grabitja e tokës së pronarit të ligjshëm ose me tokë të përfituar me dokumente të falsifikuara. Nëse kërkesa për leje ose shesh ndërtimi ose studim pjesor nuk plotëson kërkesat teknike ose/edhe ligjore (përfshirë edhe ndikimin në mjedis) ajo nuk duhet të kalojë nga këshilli teknik ose Sekretaria teknike e KRRTRSH në KRRT ose KRRTRSH por me urdhër nga lart ose si pasojë e korrupsionit ajo dërgohet atje dhe në pjesën më të madhe të rasteve miratohet ndonëse nuk qëndron nga ana

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:24.07.09


[ Edited Wed Sep 09 2009, 04:29AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 24 2009, 04:23AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Firmat e pastrimit neglizhojnë ndotjen në Tiranë, bashkia asnjë penalizim ndaj tyre

Kontenierët nuk dezinfektohen gjatë gjithë verës. Rrugët nuk lagen sipas rregullores Plehrat, pirgjet e mbeturinave, mungesa e kontenierëve... janë panorama e Tiranës prej shumë vitesh. Miliona lekë mblidhen nga xhepat e qytetarëve nga Bashkia e Tiranës me taksën e pastrimit. Shërbim, i cili nuk ju kthehet as 1 për qind. Pakënaqësia e qytetarëve ka arritur kulmin dhe për çdo ditë ata ngrenë zërin. Firmat e pastrimit që operojnë në Tiranë, duket sikur nuk ekzistojnë pasi plehrat janë të kudondodhura. Ajo që e vuan më shumë këtë situatë alarmante është periferia e kryeqytetit, e cila nëse do shoqërohet nga kjo situatë për shumë kohë, do të rrezikohet nga ndonjë epidemi. Me sa duket, nuk ka mjaftuar fakti që Tirana kryeson listën e kryeqyteteve më të ndotura në kontinent, apo më e rëndësishmja, që çdo vit humbin jetën 200 qytetarë nga nivelet e larta të ndotjes. Firmat private të pastrimit, që veprojnë në kryeqytet, kanë shkelur disa nga pikat kryesore te kontratës së lidhur me Bashkinë e Tiranës, veprime këto që kanë çuar në gjobitjen e tyre. Para disa kohësh ishte firma “Bruçi sh.p.k” e cila u gjobit me 30 mijë lekë të reja për shkak të mospastrimit sipas orareve të përcaktuara në kontratë. Më pas ishin firmat ekzistuese që vetëm para pak kohësh u gjobitën nga Agjencia Rajonale e Mjedisit meqenëse nuk pastronin rrugët dhe nuk i lanin ato sipas kushteve të përcaktuara në kontrata. Mosdezinfektimi i kontenierëve dhe gjendja e tyre jo e mirë tani është një nga problemet më shqetësues. Lidhur më këtë çështje, qytetarët shprehen të shqetësuar. Pasi ata ndihen të kërcënuar nga përhapja e ndonjë infeksioni apo sëmundje. E gjithë kjo situatë është krijuar nga puna jo e mirë që bëjnë të 6-ta firmat e pastrimit që janë aktualisht kontraktuese të Bashkisë.

Kazanët e plehrave nuk dezinfektohen kurrë

Të gjashtë firmat e pastrimit kontraktuese me Bashkinë e Tiranës nuk i lajnë apo dezinfektojnë asnjëherë kontenierët apo kazanët e plehrave, të cilat mund të bëhen shkak për përhapjen e një sërë infeksionesh. Në të gjitha lagjet e kryeqytetit ku gjenden të vendosura kazanët e plehrave ndihet era e keqe që mbajnë dhe që përhapet në të gjithë ambientin. Mjekja infeksioniste, Esmeralda Priska lidhur me këtë fenomen pohoi se: “Mikrobet që janë prezentë në kontenierët e plehrave që ndodhen në rrugët e kryeqytetit janë shkaktarë për sëmundje të ndryshme. Madje këto sëmundje të cilat merren nga papastërtia janë ngjitëse dhe mjaft të rrezikshme. Më e keqja është se ato janë edhe shkaktar të ndonjë epidemie të mundshme. Dezinfektimi i kazanëve të plehrave është i domosdoshëm përndryshe qytetarët janë të rrezikuar në çdo çast. Kam vënë re se kohët e fundit në disa kontenierë hidhet pluhur gëlqereje i cili nuk është aspak efikas për mbytjen e mikrobeve dhe luftimin tyre. Duhet me patjetër të përdoren dezinfektantë të tjerë që janë të posaçëm për këtë gjë”.

Periferia, e mbuluar nga plehrat

Sasia e madhe e plehrave të hedhura në Selitën e Vogël në Tiranë, po e kufizon çdo ditë e më tepër hapësirën e gjelbër në këtë zonë, duke krijuar gjithnjë e më tepër një impakt mbytës. Kjo është e vërteta e hidhur e një lagjeje në metropolin shqiptar, një vend që fare mirë çdokush ndoshta do të mund ta krahasonte me vendet e harruara . Ky është realiteti që banorët e kësaj zone hasin çdo ditë e më shumë, pa u bërë ende i mundur ndonjë përmirësim sado i vogël i situatës së plehrave. Edhe pse temperaturat në këto ditë të ftohta dimri janë të ulëta, era e keqe e plehrave ndihet çdo herë e më shumë. Në këtë vend është e pamundur të kalosh pranë këtyre mbetjeve të hedhura nga vetë banorët, pasi duhet të mbyllësh hundët nga kundërmimi i padurueshëm. Kështu, banorëve të kësaj lagjeje përveç rrugëve te parregulluara, me gropa dhe dendësisë së pluhurit që përditë e më shumë rëndon mushkëritë e tyre, u shtohet dhe problemi tjetër- ai i mbetjeve të konsumit të përditshëm. Bashkia, që është organi i vetëm kompetent për zgjidhjen apo trajtimin e këtij problemi mjaft shqetësues për këta qytetare, mesa duket nuk ka marrë asnjë masë për këtë gjë. Duke marrë shkas edhe nga shqetësimet e banorëve, mësohet se qytetarëve u duhet të durojnë për kush e di sa kohë erën kundërmuese që vjen si pasojë e plehrave të hedhura vend e pa vend e që, sipas ekspertëve, mund të krijojnë shumë lehtë edhe përhapjen e ndonjë epidemie. Por ajo se çfarë është më e çuditshme në këtë zonë, është fakti se kazanët e plehrave janë bosh dhe përbri tyre gjenden pirgje plehrash. Qytetarët thonë se plehrat janë hedhur përdhe për shkak se nuk kanë pasur kontenierë në kohën kur ato kanë qenë të mbushur me plehra. Këta banorë shprehen se një pastrim më i shpeshtë i rrugëve dhe kazanëve të plehrave të mbushur, do të ishte zgjidhja më e efektshme që të gjithë njerëzit kërkojnë nga Bashkia e Tiranës.

Shqetësimet e banorëve

Banorët e kësaj zone janë shumë të shqetësuar për shkak të ambientit skandaloz që i rrethon. Ata janë të detyruar që të "bashkëjetojnë" në të njëjtin vend me pirgjet e plehrave, që "mbretërojnë" në mes të pallateve luksozë dhe shumë-katësh. Dhe si për të mos mjaftuar kjo, ata tashmë duhet të durojnë edhe prishjet e kanalizimeve që u bënë për shkak të ndërtimit të një pjese të rrugës, që nisi pa e ditur se kur do të përfundojë. Shpresat e tyre për një rrugë të rregullt dhe të pastër u shuan menjëherë, kur pas disa ditësh nga fillimi i punimeve, gjithçka u ndërpre. Afrim Tonuzi, një nga banorët e kësaj zone, kur e pyetëm se çfarë mendonte për ndërtimin e kësaj rruge, u shpreh: "Më mirë të mos kishte nisur fare se sa na ngeli kështu si gërmadhë. Këtu të mbyt balta dhe plehrat. Tashmë, na duhet edhe të ruhemi se mos të biem në gropat e trotuareve sepse as ndriçim nuk mundën të na vënë edhe në këto pak metra rrugë të rregulluar. Këtu duket se asgjë nuk funksionon". Ndërsa një tjetër banore, Fiqirete Karemani, shprehet: "Menduam se do të shpëtonim dhe se do të realizoheshin të gjitha ata që na premtuan por, asgjë. Tashmë nuk pimë dot as ujë se janë çarë tubacionet gjatë punimeve. Këtu nuk ke se ku të ecësh, ku të hedhësh plehrat por, më e keqja është se nuk di se ku të ankohesh se askush nuk të përgjigjet". Të njëjtat fjali dëgjoheshin nga të gjithë banorët e Selitës. "Të harruar" dhe "të papërkrahur", ishin dy togfjalëshat e pandarë të çdo qytetari në këtë zonë.

Shërbimet nuk kryhen në mënyrë të rregullt nga firmat e pastrimit

Në kontratat e lidhura mes firmave të pastrimit dhe Bashkisë së Tiranës janë vendosur disa rregulla për të cilat janë përgjegjëse të dyja palët. Në marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët parashikohet pastrimi 2 apo 3 here në ditë i kazanëve të plehrave si dhe dezinfektimi i tyre. Por, dezinfektimi i kazanëve duket se nuk bëhet asnjëherë dhe tregues për këtë është era e ndotur e kontenierëve. Njëkohësisht, marrëveshja parashikon grumbullimin dhe transportim e mbetjeve urbane dhe tregjeve, fshirje dhe larje të rrugëve dhe trotuareve, larje speciale e rrugëve, pastrim i territoreve urbane me punëtorë dhe fshesa, larje dhe dezinfektim i konteniereve. Po kështu, parashikohet që të bëhet grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve inerte dhe të vëllimshme, mirëmbajtja e vend- grumbullimeve të mbetjeve gjatë ditës, si dhe mirëmbajtja e rrugëve kryesore në kryeqytet. Këto shërbime asnjëherë nuk kryhen në mënyrë të rregullt nga firmat e pastrimit. Ndaj kryeqytetasit janë të shqetësuar. Olta Ara, një banore e Tiranës shprehet se: “Në rrugën “Bardhyl” ku unë banoj prej disa vitesh kurrë nuk kam vënë re ndonjë punë korrekte nga ana e firmave të pastrimit. Plehrat nuk mblidhen kurrë në oraret e duhura dhe kontenierët shihen gjithmonë plot. Kazanët janë me një numër tejet të kufizuar dhe madje ato që janë kanë një gjendje skandaloze. Të mos flasim pastaj për dezinfektimin e tyre që nuk bëhet kurrë. Kam frikë të dërgoj fëmijët që të derdhin plehra se mos më marrin ndonjë infeksion. Nuk kalohet pranë kazanëve të plehrave se të mbyt era e keqe. Këtu është tmerr”.

Bashkia rrit taksën e pastrimit, Tirana mbulohet në plehra

Për këtë vit, Bashkia e Tiranës vendosi rritjen e taksës së pastrimit në më shumë se 50 për qind. Një vit më parë kjo taksë ishte 2.100 lekë të reja ndërkohë që këtë vit ajo u vendos të ishte 3.600 lekë të reja. Por në këtë moment u vu re edhe paradoksi i radhës që ndodh me vendimet e Bashkisë. Me rritjen e taksave u rrit edhe sasia e plehrave në kryeqytet. Në fakt me rritjen e taksa të gjithë qytetarët pritën që të kishte edhe një rritje në cilësinë e pastrimit por na rezultoi krejt e kundërta. Për çdo ditë e më tepër rrugët e Tiranës po mbulohen e nga plehrat gjë që ka sjellë edhe irritimin e banorëve të cilët kanë dërguar ankesa të shumta në adresë të Bashkisë. Madje edhe Agjencia Rajonale e mjedisit ka vënë disa gjoba për punën e keqe që po bëjnë këto firma pastrimi të cilat sipas kësaj agjencie më shumë i ndotin rrugët se sa i pastrojnë. Madje është pohuar se firmat e pastrimit që operojnë në kryeqytet shpeshherë bëhen edhe shkaktare të ndotjes së ambientit.

Firmat e pastrimit, si e nisën e bitisën

Akoma pa nisur mirë puna për të gjashta firmat e pastrimit në kryeqytet, u vu re shkelja e kontratave që lidhën me Bashkinë e Tiranës. Sipas një vendimi të mëparshëm të Bashkisë, ishte deklaruar një datë fikse që, këto firma duhet të nisnin punën. Ndërkohë që tre firmat e pastrimit, që mbulojnë zonën perëndimore të qytetit, nisën të punon me disa muaj vonesë edhe atëherë jo me kohë të plotë. Ata thjeshtë bënë shpërndarjen e kontenirëve në zonën që mbulojnë dhe herë pas here dërgonin edhe ndonjë makinë për të bërë mbledhjen e mbeturinave. Këtë gjë e dëshmojnë edhe banorët e zonës së Tiranës së Re. Ganimete Ukaj, një nga banoret e kësaj zone shprehet: “Bashkia le të thotë sa të dojë se ka hedhur shuma të mëdha parash për pastrimin e qytetit se sërish ne i shohim rrugët të mbuluara nga papastërtia. Këtu ka pak ditë që janë sjellë disa kazanë të rinj që kanë zëvendësuar të vjetrit. Po kjo nuk është zgjidhja pasi ato nuk është se kanë sjellë më shumë kazanë. Madje, kanë sjellë më pak se sa ishin më parë. Por ajo që lë më shumë për të dëshiruar është fakti se makinat nuk vijnë shpesh për të marrë mbeturinat dhe këtu bëhen pirgjet e plehrave sa mbulojnë vendin”. Kjo është situata që paraqitet në zonën perëndimore të Tiranës dhe dëshmon më së miri se këto firma kanë bërë shkeljen e parë të kontratave, megjithëse xhepat i kanë mbushur mirë me para.

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:24.07.09

Tragjedi në Gramsh, vdesin nga helmimi nënë e bijë

Hetime intensive nga policia. Dyshimet për vdekjen, pas pirjes së një limonade në një dyqan në fshatin e tyre
Nënë e bijë nga rrethi i Gramshit kanë gjetur vdekjen, ndërsa dyshohet se tragjedia ka ndodhur për shkak të helmimit nga një pije që ato kanë konsumuar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrethin e Gramshit, të qarkut të Elbasanit, në fshatin Buçar. Burime zyrtare nga policia lokale thanë gjatë ditës së djeshme se, "Nafije Bujku, 39 vjeç banuese në Buçar të rrethit të Gramshit dhe vajza e saj R. Bujku, 10 vjeç, kanë ndërruar jetë në të gdhirë të ditës së djeshme, gjatë rrugës kur po transportoheshin nga të afërmit e tyre në spitalin kirurgjik të Elbasanit". T ë afërmit kanë deklaruar se, shqetësimet e nënë e bijë janë shfaqur pasi ato kanë konsumuar ushqimin e darkës. Më pas gjendja e tyre është rënduar dhe në këto kushte rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm janë transportuar drejt spitalit rajonal. Grupi i ekspertizës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së nënë e bijë. Paraprakisht mendohet se ato mund të jenë helmuar nga ushqimi.

Ngjarja

Ngjarje tragjike ka ndodhur në Gramsh ku një grua 39 vjeçe dhe e bija 10 vjeç ka vdekur në fshatin Kodovjat. Dyshohet se shkak mund të jetë helmimi, por më saktë përgjigjen do ta nxjerrë autopsia. Policia e Elbasanit bëri të ditur në orët e para të ditës (ora: 02:35) kanë shkuar në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, të vdekura Nafije Nebi Bujku, 39 vjeç dhe e bija R. Fredi Bujku, 10 vjeç nga fshati Buçar, komuna Kodovjat. Ato kanë qenë në shtëpinë e tyre dhe pasi kanë darkuar dyshohet të jenë helmuar. "Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e vdekjes", ka bërë të ditur një njoftim zyrtar Policia e Elbasanit. Drejt fshatit ku ka ndodhur ngjarja e rëndë mësohet se, ka shkuar grupi hetimor për të kryer veprimet e para procedurale dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes së dy personave. Në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar krerët më të lartë të Policisë së Elbasanit, si dhe të institucionit të akuzës. Ata kanë marrë dëshmitë e para, por ende nuk kanë nxjerrë një përfundim për shkakun e vdekjes së Nafije Bujkut dhe vajzës së saj vetëm 10 vjeçe.

Hetimet

Burime jo zyrtare kanë bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se, nënë e bijë mund të jenë helmuar nga një esencë limonade që pasi e kane blerë në dyqan kanë përgatitur pijen freskuese. Dyshohet që kjo esencë e skaduar të jetë bërë shkak i ngjarjes fatale në këtë familje. Trupat e pajetë gjenden në morgun e spitalit të Gramshit, ku është duke u bërë autopsia, por burimet spitalore thonë se përgjigjet dalin pas një jave. Ndërkohë që uniformat blu kanë bllokuar dyqanin ku dyshohet se, dy viktimat kishin blerë limondatën. Policia ka bërë të ditur se, ka bllokuar dhe sendet që ndodheshin brenda. Nëna së bashku me të bijën nuk kanë pasur asnjë shpresë shpëtimi në kohën kur kanë mbërritur në spitalin e Elbasanit. Mjekët kanë bërë të ditur se 39-vjeçarja së bashku me të bijën kanë mbërritur të pajeta në spital. Sipas tyre nëse do u ishte dhënë ndihma më e shpejtë ato do të kishin shpëtuar.
Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:24.07.09


[ Edited Mon Oct 12 2009, 08:47AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 24 2009, 07:35AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Konfiskohen pronat e Lul Berishës. Shpëtojnë apartamentet


(Dërguar më: 24/07/09) Pasuria e përbërë nga 19 mijë metra katrorë dhe një makinë luksoze kap vlerën e miliona eurove. Lulzim Berisha, i cilësuar nga prokuroria si kapo i bandës së Durrësit është në proces gjyqësor për një sërë krimesh.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi për konfiskimin e pasurive të Lulzim Berishës, i cilësuar nga Prokuroria si kapo i të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”. Sipas verdiktit të gjyqtarit Dritan Hallunaj, katër troje me sipërfaqe 19 mijë metra katrorë, të gjitha në qytetin bregdetar të Durrësit dhe një makinë luksoze ‘BMV X5’ në pronësi të të akuzuarit për krime të rënda, do të kalojnë në pronësi të shtetit.

Këto pasuri, thuhet në vendimin e Gjykatës, i pandehuri Berisha i ka vënë nëpërmjet veprimtarive kriminale, ndaj për pasojë duhet të konfiskohen. Vlera e tyre, sipas llogaritjeve të bëra, shkon në disa miliona euro.


Pas prangosjes së Lulzim Berishës në vitin 2005, Prokuroria nisi hetimin për të verifikuar pronat dhe pasuritë e tij. Ligji antimafia parashikon që krerëve apo anëtarëve të bandave kriminale, t’u sekuestrohen të gjitha pronat dhe asetet që mendohet se i kanë vënë nëpërmjet veprimtarive kriminale. Pas një hetimi disamujor, organi i akuzës zbuloi të gjitha pasuritë në emër të vetë Berishës si dhe familjarëve të tij. Fillimisht, Gjykata miratoi kërkesën për sekuestrimin e të gjitha pronave dhe pasurive dhe me pas u be konfiskimi.

Gjykata rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për konfiskimin e pasurive të regjistruara në emër të familjarëve të Berishës, kryesisht të motrës së tij, me argumentin se nuk rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar dhe sekuestrimin e 33 apartamenteve në qytetin e Durrësit, 23 garazhe, si dhe një dyqan 600 metra katrorë. Të gjitha këto prona ishin në pronësi të motrës së Lulzim Berishës. Duke qenë se ka mundur ta justifikojë burimin e të ardhurave dhe të bindë Gjykatën se nuk janë pasuri të krimit, i ka shpëtuar nga konfiskimi.

Lulzim Berisha akuzohet për krime të rënda, që sipas Prokurorisë i ka kryer në kuadër të bandës së Durrësit, të krijuar prej vetë atij. Procesi ndaj Berishës dhe 15 të akuzuarve të tjerë, po vazhdon në Gjykatën e Krimeve të Rënda prej më shumë se dy vitesh. E ndërsa për të akuzuarin nuk është dhënë ende ndonjë vendim fajësie, Gjykata ka vendosur kalimin e pronave në emër të tij në llogarinë e shtetit.
(s.g/BalkanWeb)


Sepse nuk ja kane sekuestru 33 apartamentet dhe 23 garazhe në qytetin e Durrësit kyt vetem avokatat dhe zyrtart qe jane tuj u marr me qeshtjen e tij e dijn, gjithsesi kjo gja rreflekton edhe njollat e zeza t'sistemit t'drejtsis


[ Edited Wed Sep 09 2009, 04:32AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 26 2009, 09:10AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Sistemi shëndetësor ka nevojë i gjithi për Anti-viper

Written by Gazeta SOT

Saturday, 25 July 2009 18:57
Nga Besi BEKTESHI
Në fakt kur po bënin bilancin në një ditë vere një grup gazetarësh, se kush bënte dëm më shumë me karakteristikat e sotme të dy sistemeve-shtylla të shoqërisë, si arsimi dhe shëndetësia, një miku ynë përcaktoi: Arsimi bën shumë dëme, sepse nxjerr injorantë të plotë dhe këtë mjedis të ndytë arsimor do ta paguajmë në vitet që do të vijmë dhe po e paguajmë edhe sot. Por shëndetësia ka akoma më fuqi negative.. ajo të vret..!! Patjetër që janë fjalë të rënda, por ama janë të vërteta.

Ashtu është..njëri sistem prodhon injorantë dhe fëmijë të paditur jashtë çdo lloj standardi, dhe po ashtu edhe universitarë që nuk kanë bërë asgjë tjetër, por kanë ndenjur nëpër klube dhe “Pub-e” dhe kanë paguar për të marrë notat. Kurse shëndetësia këtë papërgjegjshmëri e ka me zarar, aty për aty. Me shumë zarar. Normalisht që nuk duhen futur të gjithë në një thes. Në asnjë mënyrë. Nuk duhet të trajtohen të gjithë arsimtarët, pedagogët dhe mjekët apo infermierët si kriminelë..! Në asnjë mënyrë. Ka shumë që vuajnë pikërisht sistemin tonë të poshtër, që konceptimit të arsimit dhe shëndetësisë i ka vënë një kryq sipër. E vuajnë shumë, dhe e dinë se është shumë e vështirë të përshtatësh në këtë sistem vlerash të munguara, si morale dhe monetare. Natyrisht që si një pjesë e mirë e shqiptarëve, jeta na ka çuar si në dyert e spitaleve dhe në pavijonet apo sistemin shëndetësor në përgjithësi.

Sot Prokuroria e Korçës ka arrestuar katër persona në lidhje me mungesën e dhënies së “anti-viperës” një vogëlushi i cili fatkeqësisht vdiq. Anti-vipera është antidoda që mund të përkthehet “anti-nëpërka” që shpëton njeriun nga kafshimi i një sasie gjarpërinjsh. Pa dashur të fillojmë zhurmën mbi fatkeqësinë e fëmijës dhe të atyre që në një farë mënyre duhet të shkojnë përpara drejtësisë, duhet të them se: Kur humbet jeta për fajet e spitalit, dikush duhet të paguajë.. po po.. duhet të paguajë dhe shtrenjtë. Mbase kanë të drejtë infermierët që thonë “ne zbatojmë vetëm urdhrat e mjekëve” dhe mbase ka të drejtë Prokuroria që arreston të gjithë ato që sipas saj janë fajtorë në këtë tragjedi... por ama faji nuk është thjesht te njerëzit, por te sistemi. Është sistemi dhe drejtuesit e lartë të shëndetësisë, që duan nga një “anti-viper” të mirë. Më kujtohet një nga fjalët e Topallit në Shkodër ku ka deklaruar se “shëndesinë nuk do ta lejojmë ta marrë tjetër kush”..!! Pra Ministrinë e Shëndetësisë Topalli... dhe nuk e di në se ka ndërmend Berisha, duhet ta ketë një parti shumice e cila mban në “shumicë përgjegjësi”. Po kështu edhe sikur të fitonte PS-ja... ajo duhet ta kishte si drejtim shëndetësinë dhe reformën në të. Ka disa vite që Ministrinë e Shëndetësisë e administrojnë si në vertikale dhe horizonalet, parti të dorës së dytë..!! Është e pafalshme kjo gjë..! Nuk ka reformë dhe nuk ka thellësi të saj, por nuk ka as seriozitet dhe mbajtje përgjegjësie. Sepse është një pikë shumë nevralgjike e sistemit tonë qeverisës.
Si me PDK-në dhe me PR-në, Partia Demokratike ka bërë një “brimë në ujë” me shëndetësinë.. më tepër se brimë në ujë. Nga njëra ana dy partitë e vogla kanë rehatuar partizanët e tyre dhe nga ana tjetër PD-ja, në bazament është ankuar se... po i prishet imazhi dhe po i largohen njerëzit nga puna. Mbase asgjë më tepër nuk do të ishte bërë... por ama do të drejtoheshin kritikat aty ku duhesh dhe jo aty që nuk mbajnë përgjegjësi. Shpikjet me drejtorë juristë dhe menaxherë, apo me sisteme kote kontrolli dhe të tjera, nuk kanë prodhuar asgjë. Ne nuk kemi shërbim mjekësor dhe shëndetësor njerëzor në shumicën e rasteve, dhe nuk kemi profesionalizëm, por edhe kontroll mbi sistemin. Ne nuk kemi kontrolle mbi veprimtarinë profesionale dhe që regjistrohet vërtetësisht në spitale. Nuk kemi kontroll mbi punën që bëjnë si mjekët dhe infermierët, dhe nuk dimë se ku fillon (ku ndahet) dhe ku mbaron detyra e mjekut nga infermieri. Spitalet tona janë gjysmë shtetërore dhe gjysmë privat, sepse në fakt e gjithë rroga që jep shteti shqiptar është vetëm një tallje për të gjithë. Si produkt i kësaj... është vendosur në të gjithë sistemin shëndetësor shqiptar diktatura e bardhë e mjekësisë së korruptuar. Tani edhe sikur t’ua bësh rrogat nga 2 milion të vjetra... përsëri kjo diktaturë do të vazhdojë. Ajo mund të dallohet lehtë në lidhjet mafioze të mjek-farmacistit dhe mjek-infermierit dhe po ashtu mjek-reaminatorit..!! Në kontradiktën që kanë sistemet private dhe shtetërore, ku punojnë të njëjtit mjekë dhe infermierë dhe që “punën kryesore e bëjnë jo në shtet, por në privat”. Në sa raste nuk është kryer qëllimisht shërbimi në shtet, sepse ju është thënë pacientëve “nuk ka .. këtë, apo atë..” dhe hajde në privat..! Po diagnostikimi..!!

Asgjë kundra privatit dhe zhvillimit të tij, por ama në Shqipëri vetëm të “humburit” dhe krejtësisht të varfrit diagnostikohen në shtet... sepse aty analizat, as që kanë kuptim, dhe merret vesh se paguajnë lekët dhe “analizohen” në privat. Apo shërbimi hospitalor është në lartësinë e të bërit punën e tij..! Po... kjo është një sëmundje kancerogjene që nuk po shërohet kurrë. Sa do të “kisha dashur”... jo... nuk do ta uroja, por po të kishte bërë vaki që të sëmureshin rëndë një pjesë e mirë e lartësive politike dhe të mos kishin as lekët dhe mundësitë e vizave... sot “paçin jetën e gjatë” nuk do të ishin as gjallë..!! Nuk e kuptoj, a e di Berisha se çfarë mund të bëjë një fukara që e ka votuar pikërisht Berishën, kur i shkreti ka një sëmundje disi të rëndë dhe ka nevojë për diagnostikim dhe shërbim hospitalor çfarë i ndodh?? Po... ai ndoshta edhe mbijeton..jo.... dhe ka ndodhur shpesh!!. Rasti i fundit është fëmija fatkeq në Korçë, të cilit nuk i dhanë anti-viper. Po sa maskarallëqe ndodhin në sajë të një sistemi absurd shëndetësor, kur çdo gjë pothuaj është antinjerëzore dhe megjithëse jo të gjithë, një pjesë e madhe e mjekëve dhe personelit mjekësor edhe pse nuk duan të jenë në këtë vorbull, detyrohen të jetojnë pikërisht në këtë mjedis të ndytë. Detyrohen..!! Nuk ka shumë kohë, që një njeri i afërm i imi u kurua jashtë shtetit, sepse në këtë vend... jo vetëm nuk e morën përsipër, por edhe diagnostikimi ishte baraz me “shkuarjen te fallxhorja”..!!

Po edhe pagesa nga privati (e kërkuar) ishte shumë më e madhe se sa jashtë... dhe kjo i vuri kapakun. Në këtë pikë, patjetër duhet të them se “ashtu si nuk kemi fuqi të analizojnë gripin e derrave dhe e bëjmë në Rumani”, nuk kemi as mundësitë reale të besueshmërisë në të gjithë sistemin e tillë në Shqipëri dhe pa dyshim, analizat në privatin e shëndetësisë janë edhe më të larta se jashtë. E shteti e di dhe janë po njerëzit që punojnë në shtet, që bëjnë po të njëjtën në punë..!! Kaq të pa fytyrë janë, sa peshojnë apo sforcojnë edhe në pushtete... për të mos pasur laboratorë dhe skanerë në shtet, për fituar pikërisht ato lekët në privat..!! Kjo është e pafalshme. Normalisht sistemi shëndetësor në Shqipëri, është kafshuar nga gjarpri..!!
Nga gjarpri i korrupsionit dhe sistemi antisocial më të madh në Europë. Askund më shumë se sa te ne, nuk është i pasigurtë si një qytetar..!?? Nuk funksionon asnjë skemë sigurimi, dhe nuk pijnë aspak ujë, të gjithë librezat e një sigurimi të tillë shtetëror. Sepse është gara e të njëjtëve njerëz, që punojnë si në shtet dhe në privat, por që natyrisht shërbim i bëjnë lekut dhe jo vendit të punës. Nuk ka asnjë skemë që të garantojë si diagnostikimin dhe po ashtu edhe pagesat. Ka pagesa jo natyrore dhe në shtet..! E këtë e dinë të gjithë se paguhet, kur në fakt ato që janë të siguruar “nuk duhet të paguajnë”..!??
Analiza dhe shërbime që kërkohet pagesë... edhe pse jepen lekët dhe mbahet taksa, apo edhe sigurimi..!!??? Pastaj ka komplikacione skemash që lejojnë matrapazllëkun dhe hilen e vogël apo të madhe, dhe për më tepër ka skema që mbushin xhepat e farmacistëve dhe mjekëve..po pikërisht atyre të pa ndershëm....jo të gjithëve. Kemi sistemin më të pa-garantuar në Europë dhe patjetër edhe për gjënë më të vogël është “më mirë të dalësh jashtë shtetit”..! Po mirë ato që kanë mundësi, po të tjerët..!!? Ky sistem ka nevojë për “anti-viper”, sepse vërtetë e ka kafshuar nëpërka, fort biles, dhe nuk pret puna sepse..!! Mund të jetë shumë vonë.

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:26.07.09


[ Edited Wed Sep 09 2009, 04:34AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 26 2009, 11:14AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Policia, shtetrrethim tek ish-Blloku

Uniformat blu "rrethojnë" lagjen luksoze. Shoqërohen në komisariate 30 persona, bllokohen 30 makina

BLEDI GILAJ

Policia ka vendosur ta prishë "qetësinë" pas zgjedhjeve, që kishte sjellë siguri të shumë personave që dyshohen për krime të ndryshme. E pikërisht "folenë" e tyre, që ndodhet në zonën e ish-Bllokut e ka prishur këto dy net, duke shoqëruar mbi 30 persona dhe bllokuar 20 makina luksoze. Burimet policore bënë të ditur se një operacion i madh është ndërmarrë të premten dhe të shtunën gjatë natës në të gjithë zonën e ish-Bllokut. Sipas informacioneve, kjo zonë është ajo, e cila bashkon shumë persona me precedentë penalë, jo vetëm nga Tirana, por nga i gjithë vendi. Madje, nga këtu nisin shumë konflikte që më pas përfundojnë në krime të rënda.

Burimet policore të Tiranës shpjeguan se qetësia pas zgjedhjeve mblodhi në Tiranë shumë persona të ndryshëm, që janë kontingjent i njohur kriminal. Në këto kushte, u përgatit një plan kontrolli nga patrullat e policisë për të gjithë këta persona dhe për makinat luksoze. Plani nisi dy net më parë. Si një "zonë e pushtuar", ish-Blloku u rrethua nga forca policie në të gjitha anët. Makina të shumta luksoze filluan të kontrollohen, ndërsa persona të përfshirë edhe në konfliktet më të vogla u shoqëruan në polici. Operacioni vijoi gjatë gjithë natës. Burimet policore treguan se ai nisi pikërisht rreth orës 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit. U ushtruan kontrolle edhe për armë, por asnjë nuk u kap me objekte të tilla.

Por, e gjithë kjo punë solli edhe frytet e veta. Për herë të parë në zonën e ish-Bllokut, nuk pati asnjë të rrahur, asnjë vjedhje, e jo më krime më të rënda. Nga ana tjetër, policia verifikoi të gjitha mjetet luksoze që hynë në zonën e ish-Bllokut, duke bllokuar ato që ishin problematike, që nga dokumentet e parregullta, e deri tek ato që rezultonin të vjedhura jashtë Shqipërisë. Operacioni vijoi edhe mbrëmë. Pikërisht në të njëjtën orë, policia nisi kontrollet dhe verifikimet, qoftë për personat me precedentë penalë, ashtu edhe për mjetet luksoze. Sipas të dhënave të policisë, kontrolli do të vijonte deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. E kjo nuk është furtuna e vetme, pasi çdo fundjavë, pikërisht kur këta persona mblidhen në këtë zonë, do të ketë kontrolle për të gjitha dyshimet e policisë, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës.

Në lidhje me këtë operacion, policia deklaroi se bllokoi mbi 20 mjete luksoze, disa motorë, si dhe shoqëroi mbi 30 persona, ku kapi edhe një të kërkuar. Nga këto mjete, tre prej tyre rezultonin të vjedhura jashtë vendit, ashtu si edhe një motor, që ishin pajisur edhe me targa shqiptare. Sipas të dhënave hetimore, makinat luksoze që rezultuan të vjedhura jashtë vendit janë "Audi", "Mercedes Benz" dhe "BMW". Policia shpjegoi se mjeti "Audi" me targë TR 2880 P, iu bllokua Artur Lukës, 31 vjeç, pasi rezulton i vjedhur në Itali që me datë 25 nëntor të vitit 2005. Ndërsa mjeti "Mercedes Benz", me targë ZG 21837, iu bllokua Petrit Mulajt, 27 vjeç, pasi rezulton i vjedhur në Zvicër që me datë 1 mars të vitit 2007. Kurse makina e fundit e vjedhur, që është trafikuar nga Italia më 17 nëntor të vitit 2004, iu bllokua Besnik Sulës, 38 vjeç.

Për të gjitha rastet, policia referoi materialet në prokurori, ndërkohë që e njëjta procedurë u ndoq edhe për një motor. Sipas policisë, tashmë nga jashtë vendit nuk po trafikohen vetëm makina të vjedhura, por edhe motorë të tillë. Policia deklaroi në lidhje me këtë rast se filloi procedimi penal për Agron Gordanin, 46 vjeç, sepse motori "Yamaha", me targë TR 547 G, që u bllokua, rezulton i vjedhur jashtë shtetit më datë 11 qershor të vitit 2009. Ndërsa për mjetet e tjera të bllokuara, policia deklaroi se ato janë të gjitha të shtrenjta, por nuk janë të pajisura me dokumentacionin përkatës ose janë të pajisura me dokumentacion fals. Për këtë arsye, ato i kanë kaluar për verifikim policisë së qarkullimit rrugor.


© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Wed Sep 09 2009, 04:34AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 30 2009, 08:48AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
"Pasurite e "boseve" te krimit, rrenim me ligj"

E Enjte, 30 Korrik 2009

Plotesimi i kritereve per liberalizimin e vizave, do e detyrojne qeverine qe te nxjerre nje ligj te ri, per sa i perket sekuestrimit dhe konfiskimit te autoreve te veprave penale dhe te krimit te organizuar. Ne mbledhje e djeshme te Komitetit Nderministror per Integrimin, kryeministri shtroi si problem nje vendim te Gjykates te Larte te vitit 2007, vendim i cili nderhyne duke kufizuar sekuestrimin dhe konfiskimin e produkteve te vepres penale per krimin e organizuar. Sipas Berishes, eshte shume e rendesishme qe ky vendim te kundershtohet me ligj, i cili duhet te hartohet sipas modelit britanik. Kryeministri vleresoi se "boset" e krimit, nuk mund t'i luftosh nese iu le ende ne "dore" pushtetin ekonomik. "Ky vendim kufizon mundesine e rrenimit te "boseve" te krimit. Atyre po nuk ua rrenove ekonomine, pushteti u mbahet. Ne nuk mund te kufizohemi ne shembjen e "perandorise" ekonomike te krimit, fuqise ekonomike te krimit te organizuar", deklaroi Berisha. Sipas tij, ne menyre urgjente duhet te qe te krijohet nje ligj, i cili te marre modelet me te mira, duke u bazuar kryesisht tek ai anglez. "Ajo qe mund te behet ne Itali dhe ne Britanine e madhe, nuk ka pse mos te behet ne Shqiperi. Ai ligj te sillet sa me shpejt ne qeveri dhe Komisioni Evropian, kerkon pergjigje ligjore ndaj ketij vendimi", deklaroi kryeministri. Sipas tij, per kete problem te mprehte, kerkohet nje pergjigje e shpejte ligjore.

Takimi

Berisha theksoi se ideja per marrjen e nje modeli britanik ne lidhje me konfiskimet dhe sekuestrimet, i erdhi gjate takimit me drejtorin e Pergjithshem te Agjencise Kunder Krimeve Serioze dhe te Organizuara, te Britanise se Madhe (SOCA).

© 1991 - 2009 Koha Jone


Simas ktij ligjit qe lyp europa masanej i takon pothujse shumica e biznesmenve shqyptare bashk me padront e tyne ne politike duhet mu rrenu me ligj, kuptohet se pse ky ligj nuk egziston ne shqypni, s'jan krej te marr politikant shqyptare ja qe se aprovojn kyt ligje se te part qe e hajn qafen e krapit jane vete ata
.


[ Edited Wed Sep 09 2009, 04:35AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 30 2009, 10:15AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Rrugët, harta e plotë e burimit të aksidenteve

(Dërguar më: 30/07/09) Klodiana Lala

Mungesa e sinjalistikës rrugore është shkaku kryesor i aksidenteve. Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi, pasi përditë në rrugët e Shqipërisë po humbasin jetën dhjetëra njerëz. Vetëm gjatë katër ditëve të fundit janë shënuar dhjetë viktima dhe disa të plagosur. Raporti i Dobjanit, ku janë evidentuar të gjitha zonat më problematike dhe që shihen si burim aksidenti, gjendet tashmë në zyrën e punës së drejtorit të përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma, ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi dhe kryeministrit Sali Berisha. Avokati i Popullit i ka njohur drejtuesit e tre institucioneve përgjegjëse me gjendjen skandaloze në të cilën ndodhet autostrada Tiranë-Durrës, e cila është kthyer në burimin me të madh të aksidenteve në vend. Shqetësuese paraqitet gjendje në mjaft akse të tjera rrugore, ndaj Dobjani i kërkon kreut të Rrugëve, Toma, të marrë masat për përmirësimin e sinjalistikës, çka do të minimizonte numrin e aksidenteve dhe do të garantonte jetën e qytetarëve.
Inspektimet
Inspektorët e Avokatit të Popullit kanë zbritur në terren për të evidentuar akset rrugore problematike, pasi ditët e fundit janë shënuar një numër i madh aksidentesh me pasoja të rënda për jetën e qytetarëve. Kryesisht, këto aksidente janë regjistruar përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Gjithashtu, për sigurinë e qarkullimit në këtë aks rrugor, Avokati i Popullit ishte njohur dhe përmes shqetësimit të ngritur nga një diplomat francez, rezident në Shqipëri. Në këto kushte, Dobjani urdhëroi nisjen e një inspektimi në akset rrugore, Tiranë-Rinas, Rinas –Fushë-Krujë, Fushë-Krujë – Kashar -Prezë - Vorë, Vorë-Durrës e kthim. Inspektimi është kryer më 27 korrik 2009, në orët e vonë të mbrëmjes, konkretisht nga ora 22.30, deri në 24.00. Inspektorët kanë vërejtur se në shumë nga akset rrugore mungon ndriçimi, shumë nga llambat janë djegur dhe askush nuk është kujdesur për ndërrimin e tyre.

Mbikalimi

Inspektorët e Avokatit të Popullit kanë evidentuar se tek objekti “Mbikalimi”, i ndodhur tek kryqëzimi i rrugës së Kamzës me rrugën e Durrësit, ka mungesë të sinjalistikës fosforeshente përgjatë murit ndarës së superstradës Tiranë –Durrës. Në raport thuhet se në këtë objekt mungon tërësisht ndriçimi i sipërm i rrugës, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së këtij sistemi dhe moszëvendësimit të llambave të djegura në shtyllat e ndriçimit. Gjithashtu, në vazhdim të superstradës Tiranë-Durrës është vërejtur mungesa e kufizimit viziv mbrojtës në anën e jashtme të rrugës, çka sipas Dobjanit, do të evitonte aksidente të mundshme që reduktohen nëse do të ekzistonte ky kufizim. “Gjykojmë të nevojshme ngritjen e lartësisë së murit ndarës të karrexhatave të rrugës, me qëllim evitimin e kalimeve të këmbësorëve nga njëra anë në anën tjetër të saj. Këto kalime kanë përbërë një nga shkaqet kryesore të numrit të madh të aksidenteve të ndodhura në këtë superstradë”, - sqaron Dobjani në raportin e tij. Të njëjtat probleme vërehen dhe në pjesën ndarëse të rrugës Tiranë-Durrës, që të çon në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Rruga e Vorës

Gjatë inspektimit të kryer në akset e rrugës së vjetër, Rinas-Kashar-Prezë-Vorë, është vënë re mungesa totale e ndriçimit të rrugës. Më problematike paraqitet gjendja tek ura e cila ndodhet tek rreth-rrotullimi i Vorës dhe që të çon nga rruga e vjetër për në aeroportin “Nënë Tereza”, për faktin se është tërësisht e amortizuar dhe problematike për mjetet që kalojnë mbi të. Sa i përket aksit rrugor nacional Vorë-Durrës, konstatohet se, deri në fshatin Marikaj ekziston infrastruktura ndriçuese (shtyllat e ndriçimit), por është jashtë funksionit, pasi nuk ka ndriçim, veç një pjesë rruge rreth një kilometër në afërsi të kompleksit “Deka”. Gjithashtu, mungojnë kufizimet në pjesën e jashtme të rrugës. Duhet të mbahet parasysh se rruga vijon përgjatë zonave të pabanuara, gjë që paraqet rrezik për shkak të kalimit të kafshëve të ndryshme, që përbëjnë rrezik aksidentesh për drejtuesit e mjeteve motorike. “Mbeten shqetësuese rastet e hyrjeve dhe daljeve të mjeteve motorike në superstradë përgjatë saj, krejtësisht në kundërshtim me sensin e lëvizjes së mjeteve për shkak të mungesës së sinjalistikës, e cila do të paralajmëronte drejtuesit e mjeteve si dhe do të shërbente për të parandaluar aksidente shumë të rënda që kanë ndodhur kohë pas kohe, deri dhe para pak ditësh”, - thuhet në raport. Në përfundim, Dobjani vlerëson se, aktualisht gjendja e sinjalistikës rrugore në akset e inspektuara nuk është aspak e mirë dhe përbën një nga shkaqet potenciale për ndodhjen e aksidenteve rrugore. Ndaj, rekomandon marrjen e masave për ndriçimin e rrugëve dhe vendosjen e sinjalistikës, çka do të parandalonte aksidente të tjera fatale.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Wed Sep 09 2009, 04:36AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 05 2009, 04:48AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Tregu i votës, pushteti i fundit i të inkriminuarve

Written by Gazeta SOT

Sunday, 02 August 2009 07:58
Nga Ilir VATA
Edhet elektorale në zgjedhjet e qershorit i kanë kaluar edhe kufijtë e njerëzores, madje janë shfaqur të shfrenuara deri aty sa të ofrojnë çmim edhe për votën e qytetarit. Rallë herë janë shfaqur fenomene të tilla edhe në zgjedhjet e shkuara, por kësaj radhe kandidatët janë shfrenuar në këtë drejtim. Në qarkun e Dibrës bursa e votës arriti në shifra marramendëse, një votë u shitet 70 euro por si çdo treg tjetër edhe tregu i votës ka luhatje në zona të ndryshme dhe çmimi është edhe më i ulët, madje një pjesë e madhe e votuesve nuk kanë pranuar një aferë të tillë. Kjo çmenduri elektorale tashmë është konkretizuar, duke shkelur çdo etikë dhe çdo parashikim të ligjit. Asnjë nga kandidatët për deputet nuk ka bërë deklarimin e të ardhurave që i nevojiten për të përdorur në fushatë, duke i lënë hapësirë të hyjnë në tregun e votës, para të pista e që vijnë nga burime të inkriminuar. Asnjë kandidat nuk është vënë përballë detyrimit të ligjit për pastërtinë e figurës duke lënë të nënkuptohet se njerëz me të kaluar të inkriminuar me krimet e komunizmit të garojnë për në parlamentin e ardhshëm dhe aktualisht kanë arritur të marrin mandate shumë deputetë të inkriminuar me krimet e komunizmit. Askush nga institucionet e SHISH nuk ka bërë prezent një fakt të tillë, çfarë lë të nënkuptohet se tregu i votës ka suport dhe mekanizëm mbështetës.

Qytetari shqiptar, ndodhet aktualisht përballë dilemës së madhe në radhë të parë të ekzistencës së tij si qytetar i këtij vendi, dhe të mbijetesës për të jetuar pasi përgjatë këtyre viteve gjendja e qytetarëve në trevat e Dibrës dhe të Matit është mjaft e mjerueshme. Por mbi këtë mjerim ekziston rreziku i së ardhmes, pasi vihet në dyshim mendimi qytetar për votën dhe pushtetin e tij ligjbërës. Kontrata sociale që në kohë të hershme shpjegon mekanizmin e votës, ku qytetari duke votuar për pushtetarin e ardhshëm jep pak nga të drejtat e tij për të garantuar një sërë të drejtash të tjera. Por kjo filozofi nuk zë vend në Shqipëri, pasi qytetari shqiptar nga varfëria dhe mosbesimi në politikë mendon më mirë pesë lekë sot sesa asnjë fjalë për katër vjet radhazi. Të drejtat dhe detyrimet e votuesit dhe politikani marrin fund që në aktin e parë pasi politikani ia ka blerë votën shqiptarit dhe nuk i lind më detyrim, (të paktën nga ana morale) pasi detyrimi ligjor është përfaqësimi..! Duke u nisur nga përvoja e gati 19 viteve të shkuara që ish- deputetët nuk kanë bërë asgjë për vendin e tyre, qytetari i kësaj treve kërkon të përfitojë të mirën më të vogël pa menduar se që në këtë moment ai ka humbur të gjitha të drejtat që ia garanton Kushtetuta e Shqipërisë. Ky xhambazllëk me tregun e votës tregon se ekzistenca e shtetit jo vetëm që është në dilemë, por vetë segmente të tij janë jashtë kontureve të çdo lloj formati shtetëror. Ky realitet është pjesa që duket dhe e has, gati në çdo fshat e komunë, por ajo që vret është heshtja shtetërore dhe rreziku që do të vijë pas...! Gara elektorale nuk ka mbaruar ende, tashmë beteja mbetet në lojën e shifrave, që së fundmi nuk i vlen askujt.

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:05.08.09


[ Edited Wed Sep 09 2009, 04:37AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Aug 10 2009, 07:15AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Gruaja e Dajtit, "spiunia" e policisë

Zbulohen detaje të reja për arratinë disavjeçare të të shumëkërkuarit. Përdorte 10 numra të ndryshëm. Skema e "killerit": Një telefon për çdo "ushtar"

Sokol Çobo

Një telefon për një "ushtar". Biseda realizohej kryesisht në gjuhën greke. Urdhrat ishin të prerë: mos flisni shqip. Frika e përgjimeve ekzistonte kudo. Pas një bisede, telefoni hidhej. Pas një urdhri për kryerjen e një "porosie" numri fshihej. Mesazhet telefonike duhej të fshiheshin patjetër. Prokuroria ka arritur të zbardhë mekanizmin e grupit kriminal që drejtohej nga Dajti. Ai ishte kapoja. Urdhrat i jepte vetëm ai. Dy "ushtarët" e tij të preferuar ishin kunati i tij, Ergys Xhaxho dhe Ledion Mara. Dy të fundit komunikonin me personat e tjerë për kryerjen e veprës penale. Por asnjëherë urdhrat nuk jepeshin drejtpërdrejt nga Dritan Dajti. Skema e krijimit dhe rekrutimit të "ushtarëve" ishte huazuar nga grupet mafioze italiane. Kapoja nuk njihej nga askush. Askush nuk duhej të merrte informacione rreth kapos. Atë e njihnin vetëm një numër i vogël njerëzish. Urdhrat jepeshin gojarisht dhe biseda nuk duhej të realizohej në gjuhën shqipe. Frika e vëzhgimeve dhe përgjimeve e ka "detyruar" Dritan Dajtin ta modifikojë grupin kriminal. Një mënyrë që nuk ishte adaptuar ndonjëherë në Shqipëri (përveç Aldo Bares që jetonte në Turqi dhe jepte urdhra për ushtarët e tij në Lushnjë).

Numrat e telefonit

Dritan Dajti, i shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, kishte në përdorim 10 telefona celularë që i janë gjetur në automjetin tip "Tuareg" ku ndodhi përplasja midis tij dhe policisë. Çdo celular kishte vetëm një numër tjetër të regjistruar. Sipas prokurorisë, Dajti nuk përdorte një telefon për dy urdhra. Ai komunikonte me disa prej bashkëpunëtorëve të tij me numra që i kishte marrë në rajon. Në 10 telefonat që i janë sekuestruar gjatë përplasjes me policinë, asnjë numër nuk ka qenë nga kompanitë celulare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Gjuha e tij e preferuar ka qenë greqisht, ndërsa kishte në përdorim numra malazezë, maqedonas, serbë e italianë. Kjo ka ngjallur dyshimin se grupi i Dajtit ka qenë ndërkombëtar, një rrjet i fuqishëm i trafikut dhe gjobëvënies në rajon. Ka dyshime të argumentuara se bashkëpunëtorët e Dajtit kishin ngritur baza të vogla kriminale në shtetet e mësipërme. Megjithatë këto indicie duket se do të shërbejnë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të filluar një hetim të gjerë rreth aktivitetit të 38-vjeçarit, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje dhe për arratisje nga Gjykata e Tiranës.

Verifikimi

Pas sekuestrimit të 10 aparateve të telefonisë celulare, grupi hetimor në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nisi këqyrjen e tyre. Nga të dhënat e para ka rezultuar se numrat që përdorte Dajti në këta telefona kanë qenë të paktë. Përkatësisht, çdo numër ka pasur vetëm një numër tjetër si pikë kontakti. Është zbuluar se të gjitha thirrjet e numrit i adresoheshin vetëm një personi. Krahas numrave që janë gjendur në celularë, hetuesit kanë zbuluar disa mesazhe në gjuhën greke, që Dajti përdorte me bashkëpunëtorët e tij. Kjo ka ngjallur dyshimin se mesazhet mund të jenë urdhra për kryerjen e veprave penale. Një fakt interesant për hetuesit ka qenë gjetja e disa numrave që dyshohet se u përkasin oficerëve të policisë në Shqipëri. Ka dyshime se Dajti kishte informatorë në strukturën e Policisë së Shtetit, nga ku mund të merrte të gjitha informacionet për operacionet e tyre. Dyshimet kanë rënë mbi disa oficerë të policisë që mbulojnë disa zona në Tiranë e Durrës. Megjithatë numrat në celularin e Dajtit mund të kenë qenë edhe thjesht për t‘i pasur. Prokuroria e Përgjithshme, që informohet për hetimet e ngjarjes së rëndë, thotë se do të verifikohet çdo informacion dhe nëse ka vepër penale, atëherë do të procedohen të gjithë personat që e kanë kryer atë vepër penale.

Arresti Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, masa ndaj Xhaxhit dhe Dajtit

Masakra e Durrësit, prokuroria ngre akuzën


Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një polici gjatë detyrës, ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, vrasje kjo e kryer në bashkëpunim ndaj Dritan Dajtit, kunatit të tij Erges Xhaxhit, në bazë të nenit 79 të Kodit Penal. Ndërsa ndaj të arrestuarit Elvis Karolit, i cili u kap në Tiranë një ditë pas ngjarjes, është ngritur akuza e ndihmësit në bashkëpunim për vrasjen e katër oficerëve. Për të tre të arrestuarit do të shtohet edhe akuza e mbajtjes pa leje të armëve luftarake, si edhe të mjeteve policore.

Prokuroria e Krimeve të Rënda do t‘i drejtohet gjykatës sot paradite për të caktuar masën e sigurisë për tre të arrestuarit. Dritan Dajti, përveç kësaj mase, do të njihet edhe me tre dënimet e tjera që ka marrë gjatë periudhës që ka qenë në arrati.

Dënimi minimal për tre të akuzuarit në bazë të Kodit Penal është 20 vjet, ndërsa maksimali është burgim i përjetshëm. Sipas burimeve policore ka të tjerë persona që e kanë ndihmuar Dritan Dajtin në lëvizje gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, për të cilët pritet vetëm sigurimi i provës materiale për të kryer edhe arrestime të tjera. Dy të arrestuarit që ndodhen në qelitë e paraburgimit të 313-ës në Tiranë kanë dhënë hollësi në lidhje me ngjarjen se si ndodhi ajo, duke u përpjekur të mos marrin fajësi në krim, ndërsa vetë i akuzuari kryesor ka kundërshtuar t‘u përgjigjet pyetjeve të grupit hetimor. Ndërkohë që policia është duke kërkuar gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarve të gjejë emra të tjerë bashkëpunëtorë të Dritan Dajtit. Ndërkohë që do të hetohet edhe në lidhje me mjetet policore që iu gjetën në automjetin "Volksvagen Tuareg".

Një ndër pikat kryesore me të cilën policia është duke u marrë aktualisht, mbetet se kush i ka dhënë ndihmë për kalimin e kufirit Dritan Dajtit, që rezulton se kishte ardhur nga një prej shteteve fqinje javët e fundit në Tiranë. Ndërkohë që policia shqiptare mohon zyrtarisht të ketë pasur dekonspirim gjatë aksionit për kapjen e Dritan Dajtit.

Prokuroria Mjetet që iu sekuestruan Dajtit

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka sekuestruar Dritan Dajtit disa sende personale, si një çantë dore, tre pistoleta, 10 aparate telefoni, si dhe 4 mijë e 500 euro. Ndërkohë iu sekuestruan edhe tri karta të falsifikuara policie me emrin Agron Zeneli, të cilat Dajti i përdorte kur kishte përballë policinë. Sipas këtyre burimeve, përveç tri kartave të identitetit me uniformë policie dhe me numrat seri të saj, Dajtit i është sekuestruar edhe një patentë shoferi e shtetit italian me po këtë emër dhe me foton e tij. Policia ka sekuestruar brenda makinës edhe një fenelinë policie që e mbante në kroskot dhe dy radio lidhjeje të policisë që ishin të vendosura në frekuencat e efektivëve të Durrësit. Mësohet se frekuencat e radio lidhjeve i shumëkërkuari i ndërronte duke u bazuar në qytetin që ndodhej. Përveç këtyre, policia ka sekuestruar në çantën e dorës së Dajtit plot 10 aparate telefonike celularë me numra Shqipërie dhe vendeve fqinje. Ndërsa po këqyren dhe verifikohen numrat, mesazhet dhe thirrjet e kryera nga këto numra telefoni brenda dhe jashtë vendit. Në proces sekuestrimi është edhe banesa ku jetonte Dajti, megjithëse ka dyshime se banesa mund të jetë e marrë në përdorim.

Gruaja e Dajtit, "spiunia" e policisë

Efektivat e zbulimit gjetën fortesën e Dajtit duke ndjekur bashkëshorten. Shtatzënia, dyshime për një bashkëjetesë

Sokol Çobo

Me gjithë kujdesin e veçantë që t‘i shpëtonte çdo lloj operacioni për arrestimin e tij, Dritan Dajti është "tradhtuar" nga bashkëshortja, e cila kishte shkuar për ta vizituar në Durrës. Ka dyshime të forta se forcat e policisë gjurmonin gruan e të shumëkërkuarit, me qëllim që të mbërrinin te "preja". Dhe kështu rezultoi. Prej katër muajsh, efektivët e policisë kishin mësuar nga vëzhgimet në shtëpinë e Dajtit në Tiranë, se bashkëshortja e Dajtit ishte shtatzënë. U ngritën dyshime se çifti kishte filluar të frekuentohej, madje bashkëjetonte. Një grup vëzhgimi mori urdhër nga Drejtoria e Policisë së Shtetit që të merrte të gjitha informacionet rreth vendndodhjes së personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Sipas informacioneve, ditën që ndodhi masakra e Durrësit, agjentët e policisë kanë vëzhguar në itinerarin Tiranë-Durrës bashkëshorten e tij, e cila fillimisht ka ndaluar në afërsi të pistës "Iliria" në Durrës. Agjentët e policisë kanë marrë kontakte me drejtuesit e Policisë së Shtetit se kishin zbuluar fortesën e Dajtit në Durrës, e cila ishte një papafingo në katin e gjashtë të një pallati, në afërsi të vendndodhjes së gruas. Sipas prokurorisë, gjatë zhvillimit të operacionit gruaja nuk ka qenë në automjet, por në një lokal aty pranë ku e priste. Gjurmimi i bashkëshortes së Dajtit realizohej prej katër muajsh dhe ditët e fundit çifti kishte menduar që të kalonin së bashku pushimet e verës, madje do të bashkëjetonin në "fortesë". Sipas hetuesve, shtatzënia e bashkëshortes së Dajtit ka "ndihmuar" oficerët e policisë të mendojnë se 38-vjeçari e takonte shpesh bashkëshorten dhe pas ndjekjes disamujore ajo i dërgoi te destinacioni, por rezultoi fatal për katër punonjës të policisë, të cilët gjetën vdekjen si pasojë e përplasjes me grupin e Dajtit.

Jeta në arrati

Dritan Dajti përgjatë viteve në arrati kishte ndërtuar një nga bandat më famëkeqe në Shqipëri, madje kishte gjetur edhe skemën e funksionimit të saj. Strehëzat nuk kanë qenë vende të fshehta, por apartamente dhe banesa në qendër të qyteteve Tiranë e Durrës. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbërthyer jetën e Dritan Dajtit, i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale në të kaluarën dhe tashmë do të përballet me ekzekutimin e katër punonjësve të policisë, e cila ishte mes luksit dhe parasë, nga ku drejtonte "ushtarët" e tij në të gjithë Shqipërinë. Hetuesit janë ndihmuar pikërisht nga bashkëshortja e tij, e cila gjatë katër muajve të fundit është parë shumë herë që të shkojë në qytetin e Durrësit. Krahas këtyre të dhënave, hetuesit dyshojnë se aktiviteti i grupit të Dajtit ka qenë i bazuar kryesisht te shuarja e konflikteve, ku "ndërmjetës" futej pikërisht i shumëkërkuari. Emri i frikshëm i tij ka arritur të arkëtojë qindra milionë lekë nga biznesmenë të ndryshëm, të cilët kundrejt sigurisë për ndërtimin e objekteve paguanin te kapoja një shumë të caktuar parash, ndërsa paratë investoheshin te jeta e luksit në apartamente dhe banesa luksoze në metropolin e Shqipërisë. Hetuesit më të mirë të prokurorisë po mbledhin të gjitha informacionet për aktivitetin kriminal të Dritan Dajtit, si edhe shokëve të tij, puna po përqendrohet kryesisht në shkatërrimin e kësaj bande, ku pjesëtarët po shoqërohen në polici e prokurori dhe po u ngrihen akuzat e ndihmës në ekzekutimin e katër punonjësve të policisë. Njëri prej "ushtarëve" është pikërisht Elvis Karoli, i arrestuar dy ditë më parë, për të cilin prokuroria tha se ka ngritur akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe ndihmës në kryerjen e një vepre penale. Skena e policisë është e qartë: të ketë pas qelive të gjithë "ushtarët" e Dritan Dajtit. Frika e ndonjë sulmi që mund të kryejnë pas arrestimit të kapos ka ngritur strukturat e policisë në këmbë, të cilat po mbledhin çdo provë që mund të fajësojë kreun e grupit. Pa dyshim që provat më të forta janë kryesisht dëshmitë e personave që kanë qenë në këtë grup dhe oficerët e policisë gjyqësore për tri ditë me radhë kanë shoqëruar në Tiranë e Durrës, ku shtrihej aktiviteti i tyre kriminal, dhjetëra persona, me shpresën se midis tyre do të gjejnë një informator të besueshëm, i aftë të tregojë të gjitha bëmat e kreut të grupit. Por hetimi i këtij aktiviteti do kohë dhe policia e prokuroria po mbështeten aktualisht tek ekzekutimi i katër punonjësve të policisë. Pas verifikimeve të të gjitha pistave, puna e grupit hetimor padyshim që do të përqendrohet te veprimtaria kriminale e grupit, ku ka dyshime të arsyetuara se ata merreshin me trafik droge.

Bashkëpunimi

Grupi hetimor në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka dyshime se lëvizja lirisht e Dritan Dajtit në qytetin bregdetar të Durrësit mund të realizohej vetëm me pëlqimin e disa grupeve të vogla kriminale të dyshuara në zonë. Sipas të dhënave, Dajti kishte një emër për t‘u pasur frikë nga kundërshtarët e tij dhe për këtë arsye ai e kishte gjithmonë rrugën hapur. Fuqizimi i gjendjes financiare të tij, ku thuhet se Dajti kishte hyrë në botën e ndërtimeve të pallateve, solli që ai të respektohej dhe të bashkëpunonte me këto grupe kriminale. Madje ai dyshohet se ka qenë palë me disa nga ish-drejtuesit e organizatave kriminale në qytetin e Durrësit. Me gjithë informacionet që disponojnë hetuesit, Dajti asnjëherë nuk i ka lejuar vetes që mund të vihet në befasi nga punonjësit e policisë, pasi kishte rreth e rrotull persona të besuar, të gatshëm të japin jetën për të. I ndihmuar edhe nga pajisjet e policisë që mbante gjithmonë me vete, 38-vjeçari arrinte të ishte gjithmonë një hap para policisë. Ka dyshime se Dajti kishte rekrutuar në organizatën kriminale disa oficerë të policisë në Policinë e Durrësit, të cilëve në këmbim të ryshfetit të majmë merrte të gjitha informacionet operative.

Precedenti Lul Berisha

Lulzim Berisha u prangos në Shkup në një apartament, bashkë me të dashurën e tij nga Gramshi. Fiorentina Kotorri kishte kaluar kufirin drejt Maqedonisë 10 ditë para se të arrestohej i dashuri i saj. Ishte pikërisht ndjekja e saj ajo që i çoi tek i shumëkërkuari Lul Berisha

Ka të dhëna se filmimi është bërë nga një agjent që merrte pjesë në operacion

Prokuroria kërkon kasetën filmike të policisë

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon kasetën filmime, ki agjentët e policisë kanë filmuar operacionin. Struktura e policisë që vëzhgonte Dajtin prej disa muajsh gjatë operacioneve të të kërkuarve, filmonte të gjithë skenën e arrestit dhe dyshohet se një nga agjentët e ka filmuar këtë skenë që kishte një fund të përgjakshëm. Prokuroria ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit për të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me mënyrën e urdhërimit të këtij operacioni, si edhe për ekzistencën e një filmimi të tillë. Deri dje pasdite ende nuk kishte mbërritur një përgjigje nga policia, megjithëse gjatë gjithë kohës grupi hetimor te Krimet e Rënda mban kontakte me zyrtarët e Policisë së Shtetit. Dje, gjatë gjithë ditës grupi hetimor i Krimeve të Rënda, i kryesuar nga zv/prokurori Henrik Ligori dhe dy prokurorët Ardian Nezha dhe Eugen Beçi, kanë zhvilluar një analizë të hollësishme të të gjitha provave të gjetura në vendngjarje, nga ku përgatitën edhe provat për masën e sigurisë që pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme.

Hetimet Prokuroria: Enigma e personit të katërt

Bashkëpunëtori tjetër i Dritan Dajtit në masakrën e Durrësit ka arritur të shpëtojë, duke u futur mes pushuesve të plazhit, ndërsa shoku i tij i arrestuar është detyruar të tregojë lëvizjet në vendin e ngjarjes. Kur gjithçka ka shkuar drejt një beteje plumbash që merrte jetë njerëzish, i katërti ka mundur të zhduket duke lëvizur me një armë në dorë në krahun jugor të plazhit, andej nga është zona e pyllëzuar e bllokut të vilave qeveritare. Masakra dhe të gjitha informacionet dhe hamendjet e bëra që çuan drejt saj pohojnë praninë e dy grupimeve të forta brenda strukturave të larta të Policisë së Shtetit dhe vetë shtetit. Një grupim i lidhur ngushtë me krimin dhe një tjetër që synon ta godasë atë, duke dalë përtej trashëgimisë së një shteti të mbërthyer nga krimi i organizuar dhe ryshfeti i majmë që shet e blen pa pyetur për jetët që merr. Ndryshe nga dy ditë më parë, në zonën e krimit syri nuk të zinte asnjë punonjës policie. Të paktën jo nga ata me uniforma. Dy ditë pas ekzekutimit të 4 policëve, jeta duket se rrjedh në të njëjtin ritëm në plazhin e Durrësit. Shiritat që rrethonin vendin e krimit janë hequr, njerëzit lëvizin në dukje të qetë mes rërës dhe detit, ndërsa po të vëzhgosh dhe pyesësh më shumë kupton se nuk janë të pakta familjet e pushuesve që kanë mbledhur plaçkat dhe janë larguar, të frikësuar nga pasiguria dhe aksionet e rrezikshme policore. "Kur nuk janë të përgjegjshëm për veprimet që u marrin jetën e tyre, si mund të jenë për tonën?!" - pyet pa kërkuar përgjigje një pushuese nga Kosova. Shezlongjet përballë zonës ku ndodhi krimi nuk janë të mbushura plotësisht. Ngjarja e përgjakshme ka ndikuar. Njerëzit vazhdojnë të komentojnë masakrën dhe atë që ndodhi dy ditë më parë, ende të shokuar nga zhvillimet në një prej zonave më të frekuentuara të plazhit të madh.


© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 09 2009, 04:38AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Drejtësia propozon penalizmin e 34 prokurorëve të Tiranës

ELTON QYNO
08/09/2009 Alibeaj Ramës: 12 prokurorë propozohen për shkarkim, 10 për transferim

TIRANE- Ministri i Drejtësisë Enkeled Alibeaj me anën e një rekomandimi i ka kërkuar Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, që të marrë vendime penalizuese për 34 prokurorë që kanë ushtruar dhe ushtrojnë funksionin e tyre pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Ministrisë së Drejtësisë, të cilat thanë se nga një kontroll inspektimi që inspektorët e saj kanë kryer vitin e kaluar në Prokurorinë e Tiranës, është konstatuar se 34 prokurorë kanë kryer shumë shkelje ligjore në hetimin e çështjeve të ndryshme. Nisur nga kjo situatë, drejtuesit e ministrisë kanë përpiluar një raport në të cilin kanë veçuar, emrat e prokurorëve që duhet të shkarkohen, transferohen, si dhe të ndëshkohen me masa të ndryshme disiplinore. Kështu sipas raportit, që i është dërguar me rekomandim Ina Ramës, Enkeled Alibeaj i kërkon kësaj të fundit shkarkimin nga detyra të 12 prokurorëve, ndërsa për 10 prokurorë të tjerë kërkohen transferimi nga një prokurori në një tjetër. Gjithashtu rekomandimi vlen edhe për 12 prokurorë të tjerë, ndaj të cilëve kërkohen penalizime me masa të ndryshme disiplinore. Mësohet se në materialin që i është dërguar Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, thuhet se gjatë kontrollit të inspektimit 34 prokurorëve u janë gjetur shkelje të rënda ligjore. Shumica e këtyre shkeljeve bëjnë fjalë për mënyrën e formulimit të akuzës, kërkimin e masave të sigurisë në gjykatë, ekzekutimin e vendimeve të paraburgimit e të tjera. Ndërkohë që lidhur me këtë çështje nga ana tjetër burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme shprehen se për të vërtetuar shkeljet e 34 prokurorëve, Ina Rama ka urdhëruar Drejtorinë e Inspektimit që të ngrejë një grup pune për të kryer një kontroll të imtësishëm në të gjitha dosjet që kanë hetuar prokurorët e gjetur me shkelje nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë. Pritet që puna e këtij grupi të fillojë së shpejti, i cili në kohët në vazhdim do të nxjerrë një raport tjetër, ku do të përcaktojë me imtësi nëse 34 prokurorët e Tiranës kanë kryer shkelje ligjore apo jo. Ndërkaq mësohet se pas këtij raporti të gjithë prokurorët që janë gjendur me shkelje ligjore gjatë hetimit të dosjeve penale, duhet të paraqesin me shkrim pretendimet e tyre. Këto pretendime do analizohen nga anëtarët e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas, secili prej tyre do të vendosë pro ose jo shkarkimit të kolegëve të tyre. Më pas materiali do i kalojë Kryeprokurores Ina Rama, e cila do i propozojë Presidentit të Republikës Bamir Topi shkarkimin e tyre.

Përplasja dhe rekomandimi

Rekomandimi për penalizmin në detyrë të 34 prokurorëve vjen në një kohë kur marrëdhëniet institucionale, midis Kryeprokurores Ina Rama dhe ministrit Enkeled Alibej nuk janë shumë të mira. Nuk dihet me saktësi nëse Kryeprokurorja do të miratonte rekomandimet e Alibeajt, por tani për tani numri një i akuzës nuk do të marrë asnjë vendim, pa u analizuar dhe inspektuar e gjithë çështja. Kontrolli i Inspektimit në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë ka filluar në muajt e parë të vitit që kaloi. Në të kanë marrë pjesë inspektorët e Drejtorisë së Inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët me ligjin e ri për “Organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme”, kanë të drejtën ligjore të kryejnë kontrolle në të gjitha prokuroritë e vendit.

Shkeljet e kryera:

1. Caktimi i masave të sigurisë

2. Ekzekutimin e vendimeve të paraburgimit

3. Përcaktimin e veprave penale

4. Pushimin e procedimeve penale

5. Shkelje në aspektin procedural

6. Lehtësimin e të pandehurve

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 15 2009, 05:22AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Dritan Prifti, vjedhjet milionëshe dhe kërkesa për heqjen e imunitetit

Nga Tema

Ministri i ri i Ekonomisë dhe i Energjitikës në Shqipëri, Dritan Prifti, në fillim të vitit 2002 është përballur me akuza zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme për shpërdorim të detyrës dhe mashtrime gjatë kryerjes së saj. Atëbotë Dritan Prifti, i cili ishte rrëzuar nga posti i Sekretarit të Shtetit për Energjitikën si pasojë e rënies së qeverisë Meta, i ka shpëtuar heqjes së imunitetit, për shkak të tensioneve politike që çuan në shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm dhe për shkak të rrethanave njerëzore që u krijuan atëherë. Dritan Prifti vuante nga një sëmundje e rrezikshme dhe për këtë gjë ai u dërgua të kurohej jashtë vendit dhe për fat të mirë ai e fitoi betejën me sëmundjen e tij. Prokuroria e Përgjithshme nisi një hetim të gjerë për abuzimet financiare dhe të detyrës në korporatën shqiptare të energjisë, KESH, e cila ishte për rreth një vit e drejtuar nga Dritan Prifti, i cili, siç u tha më pas, u bë edhe Sekretar Shteti për Energjinë. Prokuroria e Përgjithshme përpiloi zyrtarisht akuzën dhe nisi shkresën për zhveshjen nga imuniteti parlamentar të Dritan Priftit. Burime të shtypit të asaj kohe tregojnë se kërkesa për të hequr imunitetin e ish-drejtorit të KESH, Dritan Prifti, u vonua, për shkak se parlamenti po shqyrtonte miratimin e qeverisë Majko. Duhet thënë se këto zhvillime në ngarkim të zyrtarëve të lartë të korporatës së energjisë për abuzime bëheshin në sfondin e një beteje të ashpër politike pas akuzave të drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste për zyrtarë të qeverisë Meta për korrupsion masiv dhe pas akuzave shumë të ashpra nga ana tjetër të Partisë Demokratike në opozitë, e cila, veç akuzave për korrupsion, i akuzonte zyrtarët e qeverisë Meta edhe për dhunë ndaj zgjedhjeve dhe manipulim të tyre një vit më herët. Në dokumentacionin e Prokurorisë së Përgjithshme të asaj kohe, i cili rridhte në formë informacioni në shtyp, thuhej se hetimet kanë nxjerrë në pah shkelje të rënda të drejtuesit të KESH, Dritan Prifti. Prokuroria e pati të vështirë të shkojë te nisja zyrtare e hetimeve ndaj deputetit Dritan Prifti, për shkak të mungesës së thellë të vullnetit në parlament nga një grup i madh deputetësh të kontrolluar nga Ilir Meta dhe për shkak të burokracive parlamentare. Më pas rrethanat njerëzore të shëndetit të deputetit Dritan Prifti ishin të mjaftueshme për ta pezulluar heqjen e imunitetit. Do të ishte cinike nga ana e parlamentit që ta bënte këtë gjë, ndërkohë që ai po zhvillonte një betejë për jetën me sëmundjen e tij.

Dritan Prifti, përgjegjës kryesor së bashku me drejtues të tjerë

Personat që prokuroria mori nën hetim për abuzimet në KESH ishin Leonard Mone, drejtor i Prokurimeve në KESH, me akuzën për shpërdorim detyre.

Arben Kruja, ish-drejtor i KESH, me akuzën për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tender. Pritej të formulohej edhe për Dritan Priftin e njëjta akuzë, nëse imuniteti do të hiqej. Prokuroria kishte, sipas saj, dyshime të arsyeshme se personat e mësipërm kishin abuzuar gjatë zhvillimit të tenderëve në detyrën që kanë pasur. Kanë favorizuar firmat fituese në tenderë. Kanë shpallur fituese firmat që kanë dhënë oferta më të larta për blerjen e energjisë nga jashtë. Kanë mashtruar duke deklaruar si angleze, firmën fituese të tenderit të fundit, EFT, që në fakt është firmë serbe. Në vija të trasha këto qenë hullia, ku Prokuroria e Përgjithshme kishte vënë re shkelje të rënda ligjore dhe për të cilat kishte nisur hetimet. Dritan Prifti kishte qenë drejtori i korporatës dhe më pas Sekretar Shteti për Energjinë dhe për pasojë një prej të dyshuarve më të mëdhenj.

4 milionë USD në xhepat e zyrtarëve të lartë të KESH vetëm për një vit!

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga korrupsioni në KESH ndaj shtetit shqiptar vetëm për periudhën tetor-dhjetor 2000 dhe vitin 2001 është 3. 968. 960 USD sipas hetimeve të prokurorisë ndaj ish-Drejtorit të Përgjithshëm të KESH-it. Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme atëkohë dërguar parlamentit shqiptar për heqjen e imunitetit të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të KESH, Dritan Prifti, përmban të dhëna interesante në lidhje me korrupsionin e zhvilluar në këtë institucion me anë të tenderëve të drejtpërdrejtë të urdhëruar nga funksionarët më të lartë të shtetit dhe të firmosur nga ‘administratorë të papërgjegjshëm”. Kështu, për tremujorin e fundit të vitit 2000, nga ana e KESH-it është iniciuar nxjerrja e disa Vendimeve të Këshillit të Ministrave, të cilat mbulonin të njëjtën periudhë kohore me fonde të njëpasnjëshme dhe kjo, për shkak të mosrealizimit në sasi të kontratave nga subjektet e paraqitura nga KESH Këshillit të Ministrave dhe për më tepër me çmime të ndryshme nga të njëjtat subjekte. Si përfundim, dëmi financiar ndaj shtetit si rezultat i parregullsive për tremujorin e fundit të 2000 është në shumën 520 860 USD. Në lidhje me vitin 2001, shkeljet fillojnë që në janar (4 janar 2001) me vlerën 2. 645. 360. 000 lekë. Për t’u përmendur është fakti se nga dokumentacioni i verifikuar del se nuk janë marrë në konsideratë oferta të subjekteve, të cilat kanë tentuar të japin energji me çmim më të ulët, por janë preferuar oferta të subjekteve ndërmjetës të energjisë dhe jo të prodhuesve të saj, që do të thotë se energjia është blerë jo nga “burimi i saj, por nga të tretë për qëllime të qarta të përfitimit.” Në datën 19.09.2000 është bërë prokurim i drejtpërdrejtë në shumën 1. 575 000 000 lekë me procedurën “Kërkesë për kuotim”. Për realizimin e këtij prokurimi nga ana e KESH-it iu është drejtuar ftesë për ofertë 9 subjekteve dhe u paraqitën vetëm 2 firma:

“EPCG” Mal i Zi me çmim 29USD/MWh sasia 150 000 MWh

“EGL” Zvicër me çmimin 30/USD MWh, sasia 77 000MWh.

Kontrata u lidh me firmën EGL, Zvicër dhe u realizua vetëm në masën 83,3% (6.10.2000.) Interesante është se pas shpalljes fituese të firmës nuk rezultojnë asgjëkund faturat e paguara nga ana e KESH dhe nuk rezulton të jetë bërë furnizim me energji në këtë periudhë pa u sqaruar me dokumente apo praktikë dokumentimi. Në datën 31.10.2000 një tender i drejtpërdrejtë për blerjen e energjisë elektrike për periudhën nga 28.10.2000 - 15.11.2000 me fond prej 210. 250. 000 lekësh me subjektin EPCG Mal i Zi. Në mbështetje të vendimit të mësipërm është nxjerrë urdhri i prokurimit i datës 31.10.2000. Në dosjen e tenderit ekziston një draft kontrate e datës 15.10.2000 për sasinë 13, 540 MWh me çmim 34 USD/MWh për mbulimin e nevojave me energji elektrike për periudhën nga 28.10.2000-11.11.2000, pra duke mos mbuluar të tërë periudhën kohore të përcaktuar në V. K. M. Ky subjekt kishte nënshkruar më parë kontratën nr. 10661 datë 06.10.2000 me çmimin 29 USD/MWh. Dëmi financiar mund të eliminohej, nëse do të ishte bërë lidhje e kontratës me çmimin 29 USD/MWh dhe nga ana e KESH nuk lidhej kontrata e dytë me çmim 34USD/MWH dhe si rezultat i diferencës së çmimit, shtetit i është shkaktuar një dëm me vlerë 68. 580 USD. Po në 31.10.2000 është lejuar prokurimi për blerjen e energjisë elektrike për periudhën 03.11.2000-12.11.2000 me fond 115. 800. 000 në sasinë e 15. 000 MWh. Kjo kontratë nuk ka pasur parasysh faktin se një firmë tjetër kishte ofruar energji me 30USD/MWH dhe subjekti që u lidh kontrata e shiti energjinë në KESH me 31,2 USD/MWh. Dëmi financiar është 14. 400 USD. Kontrata mban firmën e Dritan Priftit. Po në datën 31.10.2000 është lejuar prokurimi për periudhën 31.10.2000 deri në 03.11.2000 me vlerë 159. 515. 200 lekë. Abuzimi është në vlerën 557 550 USD. Prokuroria ka arritur të dokumentojë në atë kohë një sërë shkeljesh mjaft të rënda të kryera gjatë dy viteve dhe ku dëmi financiar është shumë i madh, ai shkon në disa milionë euro.

Për shembull, në vitin 2001 kemi 7 tenderë, nga të cilët 4 me prokurim të drejtpërdrejtë dhe 3 me procedura. Fondi i lejuar ka qenë 12. 647. 810. 000 lekë për blerjen e energjisë në sasinë 1. 985. 000 MWh, ndërsa sasia faktike e kontratuar është 1. 895. 000 ose 90 000 më pak se në vendimet e Këshillit të Ministrave. Është e pamundur të përmendësh faktet e rënda të gjetura, por në vija të trasha mund të thuhet se nga të dhënat, konstatohet se të gjitha kontratat e vitit 2001 janë nënshkruar pa përcaktuar si kusht kontraktual sigurimin e kontratës në masën 10%, kriter ky i parashikuar dhe i detyrueshëm nga Ligji nr. 7971 datë 26.07.1995, për “Prokurim Publik” dhe pika 6 e VKM nr. 335 datë 23.06.2000 për “Rregullat e prokurimit Publik”. Kontratat janë nënshkruar po nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i KESH.

Nga kontrolli i të gjithë dokumentacionit që ndodhet në dosjen hetimore konstatohen shkelje të rënda duke sjellë për pasojë një dëm financiar për periudhën tetor-dhjetor 2000 dhe vitin 2001 në shumën rreth 4 milionë USD. Vlen të theksohet se për vitin 2001 nga tri subjekte të kontaktuara, vetëm N. E. C, Bullgari është subjekt prodhues i energjisë elektrike, ndërsa E. F. T. Londër dhe “Montmontacana”, Kroaci janë subjekte komisionare, dhe çmimet e shitjes në USD i kanë pasur më të larta se prodhueset.

© Copyright 2007 tema.al


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 17 2009, 02:51AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Vjedhja e energjisë na kushton 50 milionë euro Bilanci i 6-mujorit: Rritet prodhimi

Ata që nuk paguajnë energjinë elektrike i kanë sjellë një dëm shtetit në vlera rreth 50 milionë euro. Më së shumti ky dëm bie në kurriz edhe ndaj konsumatorëve që janë të rregullt me faturat. Humbjet e mëdha në rrjetin elektrik po sjellin përkeqësim të bilancit ekonomik të OSSH-së, i cili në 6 muajt e parë të vitit 2009, (para se të privatizohej), rezulton deficit rreth 1 milion e 239 mijë megavat energji elektrike. Duke zbritur 10 për qind nga humbja normale teknike, diferenca e shumëzuar me mesataren e importit prej 45 eurosh, del në përfundimin e rreth 50 milionë eurove mangët në arkën e shtetit shqiptar. Sasia e vjedhur në rrjet, pra e konsumuar, por e papaguar, është zëvendësuar me rritjen e importit të bërë nga KESH-i për llogari të OSSH-së, që në pjesën e parë të vitit ishte ende pronë e shtetit shqiptar. Të dhënat zyrtare rreth bilancit energjetik si 6-mujor i parë për 2009-ën, janë publikuar dje nga Instituti i Statistikës. Raporti tregon një situatë të përmirësuar të sistemit energjetik në vend, me rritje të prodhimit dhe burimeve energjetike.

Shifrat

Përgjatë pjesës së parë të vitit, humbjet në rrjetin elektrik janë rritur me 7.3 për qind, krahasuar me vitin 2008, për të njëjtën periudhë. Sipas INSTAT-it, humbjet gjithsej janë 1 239 000 megavat, që përbëjnë 27.3 për qind të sasisë së energjisë për përdorim. Humbjet në shpërndarje zënë 91.3 për qind të sasisë së energjisë të humbur në rrjet. Sa i takon importit (përfshirë këmbimet), rezultati del me rritje 26 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2008. Gjatë kësaj periudhe, vendi ka importuar rreth 1 869 000 megavat energji elektrike, baras me 38.4 për qind të sasisë të përftuar gjithsej në gjashtëmujorin e parë 2009, kur në 2008-n zinte 42.7 për qind. Rritja e importit ka ardhur si pasojë e humbjeve të mëdha në rrjetin shpërndarës, e cila është zëvendësuar me energjinë e blerë në tregun e huaj.

Prodhimi dhe burimet

Energjia elektrike e përftuar nga të gjitha burimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009 u rrit me 40 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2008. Sipas INSTAT-it, prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit me 50 për qind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2008. Në total, burimet energjetike në vend kanë siguruar një prodhim prej 2 994 000 megavat, ose 61.5 për qind të sasisë gjithsej të energjisë. Prodhimi i hidrocentraleve u rrit me 50.5 për qind, duke dhënë ndikimin kryesor në rritjen e burimeve të energjisë elektrike. "Rritje të ndjeshme prej 44 për qind ka energjia e prodhuar nga
impiantet private e me koncesion krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë", nënvizon raporti, i cili thekson se, TEC-et gjatë gjashtëmujorit të parë 2009 nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji elektrike.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 29 2009, 05:36AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Korrupsioni, në pranga dy mjekë dhe tre infermierë

Nga Tema

Korrupsioni ka njollosur sërish bluzat e bardha. Policia e kryeqytetit bëri të ditur arrestimin e tre mjekëve dhe dy infermierëve të spitalit gjinekologjik, “Kiço Glozheni”, që akuzohen për mitmarrje. Të prangosurit janë Petrit Rexhepi, Dritan Xhangolli, Hyre Reçi, Nilka Perhati dhe Lefter Mano. Arrestimi i tyre është kryer pas hetimeve 8-mujore të kryera nga policia. Mjekët më pas janë lënë të lirë dhe do të procedohen penalisht nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Operacioni

Oficerët e policisë së kryeqytetit kanë arrestuar paraditen e djeshme tre mjekë dhe dy infermierë të spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Glozheni” të Tiranës. “Shtetasit e arrestuar janë shefi i klinikës obstetrike te “Koço Glozheni”, Petrit Rexhepi, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë, Dritan Xhangolli, 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i pa dënuar, me profesion dhe i punësuar mjek reanimator, Hyre Reçi, 54 vjeç, lindur në Pukë e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere-mami, Nilka Perhati, 57 vjeç, lindur e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere- mami, Lefter Mano, 53 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me profesion anestezist, të punësuar të gjithë në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Koço Glozheni” të Tiranës”, - bëri të ditur policia e kryeqytetit. Arrestimi i këtyre të fundit është kryer në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Trashëgimtari”. Sipas burimeve të policisë, mjekët e arrestuar akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash, kundrejt ofrimit të shërbimit mjekësor në lindje normale dhe lindje me operacion për disa shtetas. Kanë qenë këtë ta fundit që kanë bërë denoncimet në polici, gjë që më pas ka bërë edhe nisjen e hetimeve nga ana e uniformave blu. “Procedimi penal në ngarkim të tyre filloi mbi bazën e disa kallëzimeve të kryera nga disa paciente, të cilat kanë deklaruar se, stafi mjekësor i lartpërmendur ka përfituar prej tyre një shumë të konsiderueshme parash për ofrimin e shërbimeve mjekësore të mësipërme”, - thanë burime pranë policisë së kryeqytetit. Sipas këtyre të fundit, për arrestimin e të dyshuarve janë kryer më shumë se tetë muaj hetime, kohë në të cilën është bërë e mundur mbledhja e provave të nevojshme, të cilat vërtetojnë marrjen e ryshfetit nga ana e mjekëve dhe infermierëve të akuzuar. Të prangosurit do të akuzohen për veprat penale të “Mitmarrjes” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa në bazë të vendimit të Gjykatës së Tiranës, ata do të procedohen nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Ky është operacioni i disatë që policia e kryeqytetit ka kryer ndaj bluzave të bardha, të akuzuar për korrupsion. Si pasojë e këtyre operacioneve, në prangat e policisë kanë përfunduar disa mjekë dhe infermierë, të cilët më pas janë lënë në gjendje të lirë.

© Copyright 2007 tema.al


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Oct 05 2009, 05:03AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
"Prokuroria, pengon hetimet per pasurine e zyrtareve"

Rozeta Rapushi
E Hene, 05 Tetor 2009

Thellohen perplasjet mes Inspektoriatit te Deklarimit te Pasurive dhe Prokurorise se Pergjithshme. Kryetari i ILDKP-se, Adriatik Llalla, ankimoi pak dite me pare ne Gjykaten e Tiranes, vendimin qe Prokuroria dha per pushimin e procedimit penal ndaj Ambasadorit tone ne Hungari, Florian Nova. Per diplomatin ne fjale, inspektorati beri kallezim penal ne fillim te ketij viti, pasi Nova u dyshua per burim te paligjshem te 300 mije eurove, si dhe per mos deklarim te nje apartamenti. Me pushimin e ceshtjes nga Prokuroria, ku Nova u padit per refuzim te deklarimit, mos deklarim, fshehje ose deklarim te rreme te pasurise, Inspektoriati ankimot ceshtjen ne Gjykaten e Tiranes. Sipas kreut te ILDKP-se, organi i Prokurorise ka vendosur pushimin e procedimit penal ndaj Florian Noves, me arsyetimet absurde se "fakti nuk parashikohet nga ligji si veper penale" dhe se "nuk vertetohen dashja dhe qellimi per te bere deklarim te rreme apo per te fshehur pasurine". Ne vendimin e Prokurorise behet e ditur se, lidhur me burimin e shumes prej 300.000 euro, shtetesia Eleonora Nova ka deklaruar se kjo shume nuk ka ekzistuar asnjehere dhe se ajo e kishte genjyer djalin e saj, duke shpjeguar me tej edhe arsyet personale e familjare per kete veprim. Me te njejten logjike, sipas inspektoratit, prokuroria ka argumentuar pushimin e procedimit dhe per banesen dhe pagat e padeklaruara nga ky zyrtar. "Pranimi i bere nga organi i Prokurorise per kete justifikim nuk eshte bindes per Inspektoratin e Larte. Per kete arsye, ILDKP i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane per prishjen e vendimit per pushimin e procedimit penal dhe urdherimin per vazhdimin e hetimeve te metejshme", thekson Llalla. Prokuroria e Pergjithshme, ende nuk ka nje reagim mbi keto pakenaqesi qe vijne nga ILDKP. Ky institucion ankohet se eshte rasti i dyte brenda nje kohe te shkurter qe organi i Prokurorise pushon procedimet penale per raste flagrante te deklarimit te rreme te pasurise, te evidentuara me prova te plota shkresore nga ana e Inspektoratit te Larte. Ne muajin Shkurt 2009, reagon inspektorati, prokuroria pushoi ceshtjen ne ngarkim te subjektit Arjan Ndoja, me funksion Prokuror i Rrethit Gjyqesor, Durres, i dyshuar per burim te paligjshem ne krijimin e te ardhurave ne shumen 740 mije euro gjate nje periudhe 4-vjecare ne profesionin e lire te avokatit. "Per rastet e kallezuara penalisht, ILDKP veren se organi i prokurorise aplikon standarte te ndryshme per raste te ngjashem, pavaresisht se nga ana formale, procedura e hetimit administrativ dhe vertetimi me prova shkresore eshte i njejte per te gjithe rastet", reagon ashper Llalla.


Abuzimet me tokat, pritet "furtune" arrestimesh

E Diele, 04 Tetor 2009

Vlore- Policia e Vlores paralajmeron se do te kete te tjera arrestime, per abuzimet me trojet turistike.Burime zyrtare te policise bregdetare, bene te ditur se ne liste jane persona te tjere, qe dyshohen se jane perfshire ne kete rrjet falsifikatoresh. Sipas ketyre burimeve, shume shpejt operacioni i nisur me venien ne pranga te 4 personave, do te pasohet me arrestimin e personave te tjere, te perfshire ne kete dosje abuzive. Prokuroria e Vlores, prej disa muajsh kishte nisur hetimet, pas denoncimeve te disa qytetareve, per falsifikimin e dokumenteve te akteve te pronesise. Pasi ka verifikuar te gjithe dokumentacionin ne hipoteken e Vlores, Taske Forca, urdheroi arrestimin e Drejtorit te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te Vlores, Edmond Banushi, ish juristit ne kete institucion, Viktor Kulaj, kryeplakut te fshatit Vuno, Leonard Bala si dhe biznesmenit Oert Begaj, i dyshuar si ndermjetes. Operacioni i koduar "Fillimi i Vjeshtes", u organizuar nga drejtoria e policise se Vlores. Arrestimi i drejtorit te ZRPP-se, Edmond Banushi, u krye ne Tirane, prane zyrave te Hipotekes, pas urdherit te leshuar nga prokuroria. Ndaj Banushit, rendojne 3 akuza, "shperdorim detyre", "falsifikim" dhe "korrupsion aktiv te zyrtareve ne bashkepunim". Ndersa per kryeplakun e fshatin Vuno, mesohet se ishte rast i perseritur. Ai ishte vene ne pergjim, deri sa eshte provuar akuza e falsifikimit te dokumentave, Sipas policise, Bala, firmoste dokumente te falsifikuara me qellim ndeerrimin e pronesise se tokave ne fshatin Vuno. Ne keto afera me trojet turistike, akuzohet se eshte perfshire edhe ish-juristi i ZRPP-se, Viktor Kulaj, i cili duke njohur mire anen ligjore, bashkepunonte me keta funksionare ne kryerjen e veprimeve abuzive. Ende nuk dihet shuma e parave te perfituar nga keta persona, ne kembim te gjithe aktivitetit te tyre korruptim dhe falsifikues. Pas arrestimit dhe komunikimit te akuzave, ata jane marre ne pyetje per te te hedhur drite mbi veprimtarine e tyre dhe te personave te tjere bashkepunetore. Pritet qe gjykata te jape edhe masen e sigurise ndaj te arrestuarve, per akuzat e ngritura nga prokuroria e Vlores.

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Mon Oct 12 2009, 08:48AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Oct 05 2009, 08:24AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
"Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar"


Poli Hoxha

Është hapur një debat i madh jo vetëm mes juristëve. Bëhet fjalë për rolin e avokatëve. Gati çdo ditë shohim që ata sabotojnë proceset gjyqësore. Problemi që shtrohet nuk ka të bëjë me moralin e tyre dhe me parimet e "drejtësisë së drejtë". Në fund të fundit ata janë palë me të akuzuarin si kriminel, vrasës e kushedi se çfarë, sepse për atë "punë" paguhen. Por roli i gjykatësit, prokurorit në shërbim të tyre, a duhet vënë në dyshim?! Ka zëra që kërkojnë penalizmin e avokatëve për t‘u dhënë fund odiseve gati karagjoze të gjyqeve të bandave kriminale. Është kjo tentativa jonë në këtë "Përtej Lajmit", për të hapur një debat. Flasin Kreshnik Spahiu, avokat Vladimir Meçe, dhe gazetarët Artan Hoxha dhe Dashamir Biçaku...

"Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar" Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD-së


Situata e krijuar në shumë nga proceset penale kërkon një ndërhyrje emergjente dhe disa planëshe. Së pari kërkohet një monitorim i vazhdueshëm dhe inspektim i çështjeve konkrete me qëllim identifikimin e pengesave subjektive dhe objektive. Parimisht do të na duhet të ndajmë proceset në të cilat gjyqtarët janë të paaftë të zbatojnë ligjin si dhe ato procese ku vetë legjislacioni bëhet pengesë për një proces të pandërprerë penal. Së dyti është e rëndësishme që të garantohen një sërë parimesh procedurale penale të jenë të zbatueshme dhe të përqasura me realitetin e gjykimeve penale në Shqipëri. Shpesh, shumë parime të rëndësishme ndodh të mos zbatohen në Shqipëri. Moszbatimi i këtyre detyrimeve procedurale penale mund të vijë nga paaftësia e gjyqtarëve apo nga mungesa e vullnetit, por janë të shumta rastet kur ndonjë prej këtyre parimeve të jetë i pamundur të zbatohet. Është e qartë që në rastin e parë gjyqtarët duhet të jenë subjekte të procedimeve disiplinore gjë të cilën Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka hezituar ta bëjë, por në rast të tjera kërkohet të realizohen ndërhyrje të forta dhe rrënjësore në legjislacion. Ajo çka mund të vinim re në një vështrim profesional të shpejtë është se parimi i gjykimit penal të pandërprerë nuk zbatohet. Ky është një konstatim i asaj çfarë nuk zbatohet e ku ne pasojat i vuajmë çdo ditë në dhjetëra e qindra gjykime penale. Këto procese nuk i nënshtrohen një gjykimi nga mëngjesi në mbrëmje e ku të nesërmen e kështu me radhë të vazhdojnë, por ndodh të kemi një maratonë seancash me intervale javore, dyjavore, mujore e ku shumë e shumë procese humbasin qëllimin dhe vlerën e tyre. Pa mëdyshje do të thosha se në të gjitha këto raste gjykata nuk mund të japë dot drejtësinë e kërkuar si pasojë e një degradimi në procedurë. Shumë thjesht do ta quaja "një drejtësi e vonuar, një drejtësi e munguar". Gjithsesi, me racionalitet do të kërkoja që situata e krijuar do të duhet të përmirësohet nëpërmjet një amendimi urgjent dhe rrënjësor të gjithë legjislacionit procedural penal. Në këto ndryshime është e nevojshme të përcaktohen në mënyrë eksplicite rastet dhe detyrimet për garantimin e një procesi të rregullt gjyqësor, por dhe të gjykimit të pandërprerë. Për të qenë më i drejtpërdrejtë dhe më i kuptueshëm me lexuesit tuaj do të thosha se është e nevojshme që çdo ndryshim të realizohet duke i garantuar të drejtën e mbrojtjes në çdo seancë dhe çdo proces penal të pandehurve.

Ndryshimet thelbësore duhet të jenë këto

1. Pavarësisht nga shkaqet e mungesës së avokatit në një proces penal seancat të mos shtyhen por ata të zëvendësohen në të njëjtën seancë me mbrojtës të caktuar, të cilët paguhen nga shteti, pra duke i krijuar mundësinë të pandehurit të kenë avokat.
2. Në rastet e shkaqeve ta paarsyeshme për shtyrje të seancës Gjykata duhet të ketë të drejtën e përcaktimit të një detyrimi financiar (gjobe)për të pandehurin ose mbrojtësin. Le të themi p.sh. për çdo ditë shtyrje 50.000 lekë apo një shumë tjetër paçi të përllogaritet dëmi që shkaktohet nga këto shtyrje. Jo vetëm në procesin penal, por dhe atë civil palët duhet të paguajnë për dëmin që i sjellin drejtësisë, por dhe sistemit gjyqësor. Gjyqtarët paguhen për të dhënë drejtësi dhe jo për të shtyrë seancat. Ata nuk mund të paguhen vetëm për shtyrje seancash dhe për këtë dikush duhet të përgjigjet kur këto shtyrje pafund ndodhin pa shkaqe të arsyeshme.
3. Masa disiplinore mbi avokatët të cilët nuk respektojnë Kodin e Etikës në mënyrë të përsëritur. Ashtu siç një gjyqtar ndëshkohet me masë disiplinore për diskreditim të figurës së gjyqtarit po ashtu dhe avokatët duhet të jenë pjesë e të njëjtit detyrim. Në fund të fundit do të thosha se çdo ndërhyrje apo ndryshim qoftë në ligjin procedural apo atë material duhet të ishte pjesë e diskutimeve të grupeve të interesit dhe një procesi legjislativ të shpejtë me qëllim mospërsëritjen e gabimeve të hartimit të normave të cilat shpesh mbeten thjesht të zbardhura në kode, por që asnjëherë nuk zbatohen.

"Doni të linçoni avokatët?!" Avokat, Vladimir Meçi

Gjithmonë e më tepër po bëhet zhurmë për avokatët mbrojtës të cilët konsiderohen "delja e zezë", shkaktarët e vetëm që prishin e zvarrisin proceset. Kjo zhurmë amplifikohet si nga media edhe nga politika. Një fushatë e tillë më sjell ndër mend vitet e errëta ‘60-‘70 të shekullit që lamë pas, kur shteti diktatorial e suprimoi institutin e avokatisë. Procesi nuk administrohet nga avokatët, është gjykata zot i procesit. Është gjykata që sjell zvarritjen dhe shtyrjen e procesit, me paaftësinë e saj në menaxhimin, organizimin dhe drejtimin e tij, si dhe me apologjinë që i bën mungesës së profesionalizmit të prokurorisë. Këto "qarje" të gjykatës, që ua delegon fajin avokatëve, përveçse komprometojnë paanësinë dhe objektivitetin e saj, janë edhe naive. Kjo është si "të fshihesh pas gishtit". Ka një ligj mbi të cilin zhvillohet procesi penal në gjykatë dhe ky është Kodi i Procedurës Penale, i cili ka parashikuar edhe zgjidhjen e rasteve kur mungesa e avokatëve mbrojtës bëhet shkak për zvarritje. Ky Kod ofron një sërë mjetesh procedurale që zgjidhin çdo lloj ngërçi të procesit, pa pasur nevojë të mbërrihet te ndëshkimi i avokatëve, të cilët për hir të së vërtetës edhe kur mungojnë, në më të shumtën e rasteve kanë arsye. Po në rastet kur mungojnë prokurorët apo vetë gjykatësit, ç‘duhet bëre sipas kësaj logjike? Të pushohen ata nga puna?!!! Gjykata, të paktën njëherë të vetme, le të tregojë se di ta kryejë detyrën e vet, minimumi njësoj si avokatët. Si mund të ankohet gjykata për paaftësinë e vet?!!! Avokati mbrojtës në procesin penal është ai kundërpushtet, është ajo opozitë që ka misionin fisnik për të kontestuar dhe denoncuar çdo shtrembërim, devijim apo shkelje të të drejtave të qytetarëve në proces. Të synosh të përjashtosh avokatët me ligj, apo t‘i detyrosh të mos kryejnë funksionin e tyre, është njëlloj si të miratohet nga Parlamenti një ligj për të detyruar opozitën aktuale t‘i japë fund bojkotit.

"Ka ardhur koha për masa ndaj avokatëve" Artan Hoxha, autor i emisionit investigativ "Xhungël"

Zvarritja e proceseve gjyqësore tej afateve të parashikuara nga ligji nuk është një fenomen i ri në gjykatat shqiptare. Shumë prej anëtarëve më të rëndësishëm të disa bandave të njohura kriminale në vend, kanë përfituar lirinë pikërisht në sajë të skadimit të afateve të parashikuara nga ligji. E njëjta taktikë e përdorur nga avokatët mbrojtës ka vazhduar të jap rezultat dhe vitet e fundit, por tashmë situata duket më e rëndë për shkak të monitorimit më të mirë të proceseve gjyqësore nga mediat. Avokatët, duke njohur mirë pikat e dobëta të procedurës penale kanë shfrytëzuar çdo hapësirë të mundshme, qoftë kjo edhe duke e banalizuar procesin gjyqësor. Gjykata në shumë pak raste ka vepruar me ashpërsinë që i jep ligji për të parandaluar këto strategji të "pista" të avokatëve. Kërkesat e saj drejtuar Dhomës së Avokatëve, për të ndëshkuar personat përgjegjës as që janë marrë në shqyrtim nga kjo e fundit. Nuk është konstatuar asnjë masë ndaj avokatëve që zvarrisin qëllimisht proceset nga Dhoma e Avokatëve. Në përgjithësi, institucioni i avokatisë në Shqipëri ka nevojë për një reformë të thellë, organizative dhe legjislative, në mënyrë që ta ndryshojë imazhin e avokatit nga një sekser i rëndomtë mes të pandehurve dhe gjyqtarëve, në një mbrojtës të zbatimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore të qytetarit. Përvoja e deritanishme ka dëshmuar se avokatët ia kanë dalë mbanë të kenë sukses, kur kanë hasur në trupa gjykues të mefshtë, të paaftë ose që kanë rënë në kompromis mes tyre. Në fund të fundit është trupi gjykues organizatori dhe drejtuesi i seancës gjyqësore dhe legjislacioni penal i ka dhënë të gjitha kompetencat për të përmbushur sa më mirë, në kohë dhe konform rregullave misionin e tij, duke parashikuar dhe manovrat e pista të avokatëve.

"Avokatët janë bërë bajatë, nuk kanë seriozitet" Dashamir Biçaku, shef i kronikës në gazetën "Shekulli"

Shtyrja, zvarritja, apo përpjekja për të shkatërruar procese të ndryshme gjyqësore në vend dhe në veçanti ato që kanë të bëjnë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, mendoj se është mungesë e seriozitetit të këtyre njerëzve që kanë marrë përsipër të mbrojnë të akuzuarit, pra avokatëve. Edhe nëse ndonjë prej tyre mundohet ta argumentojë se nuk është paraqitur në seanca të proceseve të ndryshme, për arsye të përligjura në mënyrë të vazhdueshme duket se bie erë bajate. Në një seancë të disa kohëve më parë, një nga avokatët e të pandehurve të bandës së Durrësit, në një seancë ku do dëgjohej dëshmia e të penduarit Adriatik Coli, arriti deri aty sa për të shtyrë seancën e radhës, u ankua se e kishte prerë barku apo kishte dhimbje barku nga një kafe me qumësht që kishte pirë. Arsye si këto, apo të tjera ka dhjetëra muaj që iu ka dalë boja dhe janë bërë të bezdisshme dhe deri krejtësisht edhe të pabesueshme. Në një rast kur gjykata verifikoi alibinë e një avokati se ishte në një proces tjetër dhe nuk mund të paraqitej, rezultoi se avokati në fjalë ishte në gjykatë i lirë dhe pa kurrfarë angazhimi tjetër gjyqësor. Nuk do mend të thuhet se kjo taktikë, është një strategji e avokatëve për të minuar disa nga proceset më të bujshme që janë zhvilluar dhe po zhvillohen në vend, këtë pesëvjeçar. Por mendoj se kjo taktikë pavarësisht se duket sikur shkon në kah të të akuzuarve të cilët fitojnë nga koha e tyre e dënimit të mëvonshëm, apo e kohës së paraburgimit, mund të ketë një fund të hidhur për ta në disa aspekte juridike që vetë ata duhet t‘i kenë mësuar më mirë gjatë kësaj kohe që ndjekin proceset e tyre. Ka nevojë për ndërhyrje urgjentisht...Kjo është ajo që nuk diskutohet si rrugë që minon në tërësi sistemin gjyqësor shqiptar duhet të marrin masa urgjente që fenomene të tilla të mos ndodhin. Në të kundërt dosjet e proceseve gjyqësore vite më vonë do duken si trakte të bardha mureve të qyteteve që kërkojnë drejtësi.


© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Oct 12 2009, 08:47AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Përtej Lajmit Tentativë për të zbardhur kronikat "e zeza"


POLI HOXHA

Grabitës femrash

Nuk ka qenie më të shqetësuar dhe meraklie sesa femra. Dhe sa më të mira, me sa më shumë karakter e halle, sa më shumë punëtore e me më shumë thinja në kokë të jenë, aq më të madh e kanë shpirtin dhe kuptohet më kollaj të trazueshëm. Imagjinoni një zonjë me çantën në sup që nxiton për në shtëpi t‘u përgatisë darkën bashkëshortit dhe fëmijëve. Duke iu drejtuar dyqanit të lagjes, në mendjen e saj kalkulohet lista e gjërave që do të blejë. Dhe njëkohësisht, fare njëkohësisht ("përroi i mendjes") bën edhe hesapin e lekëve që ka në portofolin e futur në çantë. Ajo çantë në fakt nuk mban vetëm paratë e shpenzimeve të ditës. Aty brenda, janë një mijë gjëra të vogla që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për një femër. Dhe pikërisht vetëm pak metra përpara se të mbërrijë te dyqani, një motor i vogël i afrohet vrullazi nga prapa. Ul shpejtësinë në minimum në krah të saj dhe njëri prej të rinjve që rrinë krekosur mbi të, me skafandra në kokë, pikërisht ai që është mbrapa, rrëmbimthi zgjat dorën drejt çantës së saj, e mbërthen dhe e tërheq. Por zonja edhe pse e trembur për vdekje nga kjo hata që i ka ardhur mu në mes të lagjes së saj, në atë lagje ku metri katror i shtëpive i ka kaluar 800 eurot, e shtrëngon fort "gjënë" ku ka brenda pazarin e darkës së familjes, e 1000 gjëra të tjera të sajat, vetëm të sajat. Por "gabim". Është "gabim" i rëndë që tenton të mbrojë pasurinë e saj të vogël që e mban përherë me vete, në sup. Grabitësi e shtyn përdhe, fort pa mëshirë, e qëllon me shkelm në kokë disa herë, derisa ajo detyrohet e dëshpëruar, por më shumë e frikësuar deri në tmerr, ta lëshojë. Pastaj motori zhduket te kthesa e parë... Çfarë mendoni se ndodh te sytë, mendja, shpirti i kësaj zonje...?!
Kjo që rrëfyem nuk është pjellë e fantazisë së autorit të rubrikës. Jo, te "Përtej Lajmit", fantazia konsiderohet herezi. Reporteri i gazetës "Shqip", Bledi Gilaj, ka një javë rresht që raporton për shumë grabitje (një nga të cilat është edhe ky rast) që bëhen nga dy të rinj hipur mbi motor. Zona e veprimit të tyre duket se është "Tregu Tlektrik", por sipas lajmeve të fundit, kanë nisur të veprojnë edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Idenë e kanë "gjeniale", synojnë vetëm çantat e femrave. Banorët i thanë gazetarit tonë se, janë në panik. Policia vetëm tani që kuptoi se kjo bandë e vogël që vjedh gjëra të vogla, mund të prishë qetësinë e një lagjeje me 100 mijë banorë edhe më tepër se sa ia arrin një vrasje, ka ngritur një grup të posaçëm agjentësh. E kemi trajtuar edhe herë tjetër temën e të ashtuquajturit "krim i vogël" dhe s‘do rreshtim kurrë së ngrituri këtë problem që prek direkt përditshmërinë dhe terezinë e qytetarit. Policia na thotë zyrtarisht se ka infi ltruar agjentë civilë nëpër autobusë, supermarkete dhe kudo që ka "dyndje" të komunitetit. Mesatarisht çdo ditë në Tiranë ndodhin 5-6 vjedhje, ndërkohë që shënohen edhe 13-18 denoncime. Por të gjithë e dimë dhe veçanërisht policia, se kjo është "maja e ajsbergut". Vjedhjet e xhepave, çantave, celularëve, laptopëve etj., për policinë mund të jenë "krime të vogla", por po të pyesni atë zonjën që e grabitën poshtë shtëpisë, jam i sigurt se do t‘ju thotë që për të, ajo natë ka qenë e tmerrshme…

Edhe njëherë për avokatët

Në rubrikën e fundit trajtuam një temë të mprehtë: Rolin e avokatëve në shërbim të degradimit të proceseve gjyqësore në përgjithësi dhe atyre të organizatave kriminale në veçanti. Kishim miq në "Përtej Lajmit" nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, avokatin e njohur, Vladimir Meçe, dhe gazetarët Artan Hoxha dhe Dashamir Biçaku. Nga debati i tyre pak a shumë doli se një ndërhyrje në legjislacion për këtë çështje, është urgjente. Një ditë pas debatit, në datën 5 tetor, zëvendëskryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, mblodhi të gjithë kryetarët e gjykatave të vendit për të diskutuar pikërisht këtë problem. Loja e krimit për prishjen e gjyqeve, është qelbëzuar deri në atë pikë saqë për një pjesë të mirë të opinionit publik në seancat e bandave si ato të ashtuquajtura "E Durrësit" dhe "E Lushnjës", ligjin nuk e bëjnë më gjyqtarët, por të akuzuarit për dhjetëra krime që edhe mafi a siciliane, do t‘ua kishte zili. Dhe duket se institucioni i KLD-së, seriozisht nuk ka ndërmend të tolerojë më. Vetëm pak ditë pas kësaj mbledhjeje, grupi i punës i ngritur enkas për këtë çështje ka hedhur propozime konkrete. Kështu kërkohet që të ndërhyhet sa më urgjentisht në Kodin e Procedurës Penale pikërisht për këtë çështje. Një nga propozimet më pikante është që në Kod të parashikohet se nëse avokatët mungojnë në seancat gjyqësore do të gjobiteni rëndë nga gjykata. Por ka edhe penalizime më radikale. Përveç gjobës, mbrojtësit ligjorë do të jenë të detyruar të paguajnë dhe shpenzimet gjyqësore të seancës e cila shtyhet për shkak të mungesave të tyre, por edhe pezullim e deri heqje të licencës. Tashmë është fakt i hidhur që drejtësia shqiptare është goditur rëndë nga shtyrja pa fund e gjyqeve si pasojë e lojës së avokatëve (shpeshherë në bashkëpunim të nëndheshëm me prokurorët apo gjyqtarët) duke bërë të mundur lirimin apo uljen drastike të vuajtjes së dënimit të dhjetëra pjesëtarëve të botës së krimit. Por më në fund, me shpresën se propozimet e grupit të punës të ngritur enkas nga KLD-ja, do të pranohen nga Komisioni i Ligjeve, kësaj maskarade të lodhshme e të turpshme në gjyqësorin tonë, po i vjen fundi.
Gjithsesi, rishikimi i statusit, por veçanërisht përgjegjësive të avokatit nuk duhet të ndalë këtu. Medalja ka edhe një anë tjetër po kaq të ndryshkur për të cilën shumë shpejt do të hapim një debat në rubrikën tonë. Janë mijëra e mijëra shqiptarë brenda e jashtë burgjeve që ankohen për avokatët. Pretendojnë se nuk u kanë mbaruar punën për të cilën janë paguar, i kanë gënjyer, madje ka edhe që i akuzojnë në raste jo të rralla si bashkëpunëtorë me palën kundërshtare sidomos në gjyqet civile dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje pronash. Ku të ankohen? Cili është roli i Dhomës së Avokatisë? Mbi çfarë kriteresh jepen licencat? Kur hiqen? Si përcaktohen marrëdhëniet avokat-klient? Kush është garant? etj., etj...


© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Mon Oct 12 2009, 08:49AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Oct 14 2009, 03:39AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Pse të paguajmë për ata që vjedhin energji? Të jemi të barabartë"

Dërguar me SMS (..68998)

Po na vjedhin me energjinë. Nga statistikat del se energjinë e paguajnë vetëm 50 për qind e popullatës. A mund ta bëni problem në gazetë edhe këtë punë? Si mund t'u tregojmë vendin këtyre hajdutëve?


Nuk është e drejtë që 50 përqindëshi tjetër, ku futen edhe "votuesit" e qeverisë, ta vjedhin energjinë dhe kusuret i hamë ne që paguajmë, që na rritet çmimi çdo vit për të plotësuar humbjet e mëdha nga mospagesat.


Të gjithë duhet të jemi të barabartë, jo ca t'i vjedhin trojet dhe të mos paguajnë asnjë detyrim shoqëror e ligjor e ca të tjerë t'i blenë shtëpitë qindra mijëra euro e të zhvaten me fatura.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4 5 6  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System


Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Eurodita Live - Trokit




Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.5184 sec, 0.0124 of that for queries. DB queries: 62. Memory Usage: 3,334kB